Mbrëmjen e djeshme, ka nisur edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, ku 14 personazhe janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Dy këngëtarët e njohur, Stine dhe Miri janë zyrtarisht pjesë e këtij edicioni të pestë, që publiku e ka pritur me padurim.
Pasi ka mbaruar spektakli, banorët kanë qëndruar zgjuar deri në orët e para të mëngjesit. Në një moment teksa po bisedonin jashtë në oborr, Miri i kërkon Stines që të shkojnë së bashku te dhoma e rrëfimit.
Stine i kthehet se nuk i kanë thirrur dhe do duket sikur po bëjnë aleanca.
Duke qeshur Miri i kthehet: “Ça aleanca leshi o burrë, do pyesim për këto gjërat” dhe më pas shton:
“Ça aleance, unë me atë? Do t’i fus shkelmin sa të më vijë në dorë”.
Pjesë nga biseda:
Miri: Do futemi bashkë aty se e kam fiksim, te dhoma
Stine: Nuk na kanë thirrur
Miri: Pa thirrur
Stine: Na thirrni pak ju lutem
Miri: Pa thirrur
Stine: Futemi, po duket sikur po bëjmë aleanca
Miri: Ça aleanca leshi o burrë, do pyesim për këto gjërat
Armiri: Sot filluat aleancat?
Miri: Ça aleance, unë me atë? Do t’i fus shkelmin sa të më vijë në dorë.
Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, në zgjedhjet e 11 janarit në Komunën e Vrapçishtit do ta përkrah kandidaturën e Zuli Demirit. Partia e Selës fton anëtarësinë e saj të përkrah Demirin në zgjedhjet në Vrapçisht, në të cilat nuk u arrit censusi në zgjedhjet e rregullta. "Aleanca për Shqiptarët mbështet kandidaturën e Zuli Demirit, për Kryetar të Komunës së Vrapçishtit, në zgjedhjet e 11 Janarit. Duke besuar në personalitetin, përgaditjen dhe aftësitë e dëshmuara deri më tani, si një personalitet i formuar, njeri besnik dhe punëtor, menaxhues i suksesshëm në përgjegjësitë që ka bartur deri më tani, jemi të bindur se me të njëjtin përkushtin dhe sukses do të menaxhojë edhe këtë detyrë të re". "Ftojmë anëtarët e Aleancës për Shqiptarët, simpatizantët dhe të gjithë qytetarët, që në mënyrë masovike të mobilizohen dhe të mbështesin njeriun i cili me punë dhe ndershmëri e ka dëshmuar tanimë se është zgjedhja më e mirë për të menaxhuar Komunën e Vrapçishtit", thonë nga ASH e Ziadin Selës.
Ndryshe, dje edhe koalicioni VLEN doli në mbështetje të kandidaturës së Demirit, i cili përball do të ketë kryetarin e deritanishëm Isen Shabani, i cili do të përkrahet nga koalicioni AKI./Telegrafi/
Zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit po shkon drejt dështimit për të disatën herë që prej pranverës së vitit 2022, kur nisi ky proces. Opozita deklaroi të martën se do të tërhiqen nga procesi, duke akuzuar mazhorancën socialiste se po përpiqej të diktonte emrin që do të zgjidhej nga një listë me 6 emra […]
TIRANË, 9 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri bëri të ditur sot se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka tërhequr mbështetjen për cilindo nga kandidatët në garë për Avokatin e Popullit, ndaj sipas tij, asnjë prej kandidatëve nuk plotëson kushtet për të vijuar garën.
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet plotësimi i kushteve ligjore për kandidatët që kanë marrë mbështetjen me jo më pak se 28 firma për vendin vakant të Avokatit të Popullit, Strazimiri theksoi se deputetët e PD-së kanë tërhequr mbështetjen për secilin prej kandidatëve në garë.
“Nëse merrni parasysh këtë, asnjëri prej kandidatëve nuk e ka mbështetjen sipas kushteve të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, madje edhe sikur të llogarisësh vetëm firmat e grupit parlamentar të PS-së”, tha ai.
Duke iu drejtuar kryetarit të komisionit Ulsi Manja, Strazimiri i kërkoi që të informojë komisionin që “firmat e deputetëve të PD-së nuk mund të llogariten sepse ka tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidatët”.
Po ashtu, Strazimiri theksoi se një deputet nuk mund të mbështesë më tepër se një kandidat në garë.
“Shkelet kushti që një deputet duhet të mbështesë vetëm një kandidat. Ndaj jemi në pikën zero dhe asnjë nga kandidatët nuk i plotëson kushtet që kemi vendosur në mbledhjen e datës 17 nëntor”, tha Strazimiri.
Pas qëndrimit të deputetit Strazimiri, Komisioni i Ligjeve votoi me 9 vota pro dhe 3 kundër kalimin në seancë plenare të raportit me gjashtë kandidatë për Avokat të Popullit. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja theksoi se në raport do të jetë edhe qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike për tërheqjen e firmave dhe do të jetë seanca plenare që do të duhet të shprehet për këtë qëndrim.
Deputeti Ilir Demiri do të veprojë si i pavarur. Ai e informoi Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, për këtë vendim, njoftoi zyra e Kryetarit të Kuvendit.
Demiri u zgjodh deputet nga njësia e gjashtë zgjedhore si anëtar i Aleancës për Shqiptarët nga krahu i Zijadin Selës, një parti që garoi në zgjedhjet parlamentare në Koalicionin "Fronti Evropian" të udhëhequr nga BDI.
Vendimi i Demirit për të vepruar në mënyrë të pavarur vjen menjëherë pasi Sela njoftoi se po largohej nga koalicioni me BDI-në.
Kryesia Qendrore, siç raportoi ASH më 18 nëntor, vendosi që partia të veprojë në mënyrë të pavarur, dhe deputetët e saj në Kuvend do të jenë një grup i pavarur.
Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, është përfshirë nga “Sofascore” në formacionin e sezonit kualifikues për Botërorin në Europë.
Mitaj konsiderohet lojtari që ka bërë më mirë në krahun e majtë të mbrojtjes. Ekipi ndërkohë përbëhet nga yjet e Holandës, Anglisë, Portugalisë, Spanjës, Belgjikës dhe Francës.
Mitaj është me vlerësimin e përgjithshëm 7.62, për gjithë fushat kualifikuese. Mitaj luan tek Al Itihad dhe bie në sy si rast unik. Ndryshe nga pjesa tjetër, Mitaj nuk luan në Europë.
Në një nga debatet zgjedhore të vitit 2021, isha e vetmja grua në panel. Natyrisht, jo si kandidate. Isha bashkautore dhe moderatore e emisionit.
Njëri prej kandidatëve nuk më shikonte as kur i drejtohesha me pyetje. I përgjigjej kolegut tim burrë, sikur unë të mos isha aty fare. Vetëm pasi i thashë qartë, “nuk të jap fjalën më, nëse nuk më përgjigjesh mua, sepse unë po të bëj pyetjen”, ai ndaloi dhe ndryshoi qasjen.
Në dukje, një episod i vogël. Por, simbolikisht, një pasqyrë shumë e qartë e një realiteti më të gjerë. Imagjinoni, nëse kështu trajtohet një grua me mbi njëzet vjet pjesë e jetës publike, si trajtohen vajzat e reja që sot po hyjnë në politikë, në kuvende komunale, apo janë në studio televizive për herë të parë?
Ndërkohë, vet mediat ende nuk e marrin sistematikisht parasysh balancën gjinore në debate. Raportet e organizatave të shoqërisë civile dhe misionit të BE-së nënvizojnë se panelet dhe debatet shumë shpesh vazhdojnë të jenë të dominuara nga burra, ndërsa gratë shfaqen rrallë ose hiç si zëra kryesorë të fushatës.
Kjo nuk do të thotë që nuk ka gra aktive. Do të thotë që strukturat ende nuk janë të menduara për t’i parë ato si aktore kryesore politike.
Gruaja që flet qartë, shpesh etikohet si “agresive”. Gruaja që peshon fjalën, shihet si “e dobët”. Kur është e re, ia ulin peshën e zërit me arsyetimin “s’ka përvojë”. Kur është e vendosur, e cilësojnë si “e vështirë”.
Këto etiketime krijojnë presion të heshtur.
Shumë gra hezitojnë të dalin në debat televiziv pikërisht nga frika se do të gjykohen jo për idetë, por për tonin, pamjen, moshën ...
Në të njëjtën kohë, duhet pranuar se ambienti publik në Kosovë shpesh mbetet aspak miqësor për gratë. Ai është i mbushur me paragjykime, tallje, presione morale dhe politike që synojnë t’i dekurajojnë ato. Por, ky realitet nuk mund të shërbejë si arsye për të heshtur. Edhe pse sistemi shpesh është i padrejtë, përgjegjësia për ndryshim nuk mund t’u lihet vetëm institucioneve apo partive. Edhe vetë gratë duhet të marrin përsipër pjesën e tyre të guximit, të kërkojnë hapësirë, të mos pranojnë të margjinalizohen dhe kur është e nevojshme, të paguajnë çmimin që kërkon angazhimi publik, sepse pa këtë përfshirje aktive, ndryshimi mbetet vetëm dhe thjesht dëshirë.
Prandaj, pjesëmarrja e grave në media dhe debate zgjedhore është e domosdoshme, përveç shumë çështjeve të tjera, edhe për t’u bërë model për vajzat dhe djemtë që nesër do të vendosin nëse publikja është vend edhe për ta.
Sa më shumë që gratë të jenë të pranishme në këto formate, aq më shumë normalizohet ideja se zëri i tyre është pjesë e natyrshme e diskursit politik.
E, kur jemi te politika, barazia gjinore duket mirë në letër dhe kjo ‘falë’ kërkesës ekskluzive të ligjit, sipas të cilit së paku 30 përqind në listat zgjedhore duhet të jenë gra.
Por, pyetja kryesore është: a përkthehet kjo në pushtet real, a përkthehet në zë real dhe më e rëndësishmja a ka ndikim real?!
Analiza e Democracy for Development (D4D) për përbërjen gjinore të listave për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 tregon se partitë politike, në thelb, e kanë mbajtur vetëm minimumin ligjor. Gratë janë futur në lista aq sa “duhet”, jo aq sa duan dhe mund të jenë pjesë e politikës.
Në të njëjtat zgjedhje, raportet e misionit të vëzhgimit të Bashkimit Evropian (EU EOM) theksojnë se, pavarësisht që prania e grave në lista është rritur krahasimisht me të kaluarën, ato vazhdojnë të jenë të nën-përfaqësuara në fushatë dhe kanë qasje më të kufizuar në burime dhe në ekspozim mediatik krahasuar me kolegët burra.
Edhe më e ‘zëshme’ është panorama në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe raportimeve mediatike, nga 206 kandidatë për kryetarë komunash, vetëm 20 ishin gra.
Më problematik akoma është rezultati: nga këto 20 gra, vetëm një grua fitoi mandatin e kryetares së komunës, ajo në Ranillug.
Kjo do të thotë se në 37 komuna të tjera, pushteti ekzekutiv lokal mbetet ekskluzivisht në duart e burrave. Dhe, kjo po ndodh në një vend që ndërkohë ka pasur dy presidente gra.
Pra, në krye mund të duket se barazia ka bërë hapa përpara. Por, në bazë, në komuna, në asamble, në jetën e përditshme politike, realiteti mbetet kryesisht botë burrash.
Megjithatë, nën sipërfaqen e këtyre numrave, dua ta veçoj një gjeneratë grash që po përpiqen shumë dhe përditë ta ndryshojnë këtë kulturë.
Në shumë komuna, gratë asambleiste janë duke ngritur çështje që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve: transportin publik, sigurinë në shkolla, shërbimet sociale, korrupsionin në nivel lokal. Edhe nëse nuk janë titullare të posteve të larta, ato po e përdorin hapësirën që kanë për të kërkuar transparencë dhe llogaridhënie.
Këta shembuj nuk vijnë gjithmonë me tituj të mëdhenj.
Dhe, pikërisht për këtë, ato janë të rëndësishme: tregojnë se ndryshimi nuk vjen vetëm nga lart, por edhe nga gratë që çdo ditë zgjedhin të mos heshtin në hapësirat ku veprojnë.
E, një demokraci ku zëri i grave mbetet në margjina, është një demokraci që funksionon vetëm me gjysmën e potencialit të saj.
Prandaj, pyetja nuk është më nëse gratë “duhet” të jenë në politikë.
Pyetja është: sa gjatë do të vazhdojmë të humbasim cilësinë e demokracisë, duke mos i dëgjuar plotësisht ato?!
(Ky shkrim është hartuar në kuadër të projektit “Ajo Udhëheq: Luftimi i Gjuhës së Urrejtjes dhe Promovimi i Grave në Udhëheqjen Lokale”, që implementohet nga Demokraci për zhvillim (D4D) dhe mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Përmbajtja pasqyron mendimet dhe qëndrimet e autores dhe nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimet e organizatës/donatorit)
Qeveria shqiptare planifikon të falë detyrimet e prapambetura të tatimpaguesve në tatime dhe dogana dhe të lidhë marrëveshje ‘paqeje’ për vetdeklarimet me anë të nismës për “Paqe fiskale” e parashikuar në ligjet financiare që shoqërojnë projektbuxhetin për vitin 2026. “Paqja fiskale” vjen me anë të dy projektligjeve, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore […]
KD Events & Communications, kompania më e madhe vendore në fushën e eventeve dhe marketingut, sot shënon 15 vjet që prej themelimit të saj. Që nga viti 2010, kompania ka qenë partner i qindra ngjarjeve dhe brandeve ndërkombëtare, vendore dhe rajonale, duke ofruar mbulim të plotë të eventeve dhe një gamë të gjerë shërbimesh marketingu.
E themeluar nga Kushtrim Demiri, i cili vazhdon ta udhëheqë kompaninë si pronar dhe drejtor ekzekutiv, KD është shndërruar në sinonim të profesionalizmit, inovacionit dhe besueshmërisë. Gjatë këtyre 15 viteve, kompania ka realizuar një sërë ngjarjesh madhështore që kanë mbetur në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës.
Në mesin e eventeve më të përfolura të realizuara nga kjo kompani përfshihen:
Ndeshja e parë ndërkombëtare e Kosovës, Kosova–Haiti, që pushtoi vëmendjen mediatike botërore;
Transmetimet publike të kampionateve të mëdha të futbollit në sheshe qendrore;
Pritja madhështore për kampionen olimpike Majlinda Kelmendi;
Qindra evente komerciale, kulturore dhe institucionale në Kosovë dhe rajon.
Përtej këtyre, KD Events & Comunication ka realizuar qindra projekte komerciale, kulturore dhe korporative, duke ndikuar drejtpërdrejt në standardet e industrisë së eventeve në vend.
Gjatë këtij rrugëtimi, kjo kompani ka sjellë në Kosovë standarde të reja të realizimit të eventeve, duke e shndërruar atë që dikur dukej e paarritshme në një realitet të prekshëm.
Zgjerim strategjik dhe inovacion
Për t’iu përgjigjur kërkesave gjithnjë në rritje të partnerëve dhe klientëve, KD ka zgjeruar gradualisht fushën e shërbimeve. Sot, KD Events & Communications ofron një gamë të plotë shërbimesh në fushën e marketingut dhe komunikimit, duke mbuluar çdo aspekt të nevojave të klientëve modernë. Në qendër të portofolit qëndron Marketingu Digjital, i cili përfshin fushata të targetuara, optimizim të performancës dhe komunikim të avancuar online. Kompania ofron gjithashtu PR dhe komunikim strategjik, duke zhvilluar narrativë profesionale dhe marrëdhënie të qëndrueshme me publikun.
Në sferën e përmbajtjes, KD realizon menaxhim të rrjeteve sociale, Content Marketing dhe copywriting, si dhe krijimin e përmbajtjes së personalizuar për audiencat digjitale. Po ashtu, ekipi merret me Branding dhe Rebranding, duke zhvilluar identitete vizuale për marka të reja ose duke modernizuar ato ekzistuese.
Në aspektin kreativ dhe prodhues, KD ofron video prodhime dhe përmbajtje multimedia, të kombinuara me krijim kreativ dhe art direction, për të sjellë koncepte inovative dhe vizuale profesionale. Për të mbështetur komunikimin strategjik, kompania realizon analiza tregu dhe strategji komunikimi, duke garantuar që çdo projekt të ketë bazë të fortë hulumtuese dhe drejtim të qartë.
I gjithë ky portofol, i integruar në një strukturë të vetme, e vendos KD Events & Communications si partnerin më të kompletuar strategjik për brande, institucione dhe kompani të çdo përmase.
Fuqia teknike që sjell ndryshim
KD është ndër kompanitë më të mëdha në rajon për mbulim teknik të eventeve dhe dhënien me qira të pajisjeve profesionale, duke ofruar:
LED ekrane me rezolucion të lartë dhe konfigurime fleksibile
Audio profesionale me cilësi të pastër zëri
Ndriçim skenik dhe efekte vizuale që transformojnë çdo ambient
Animacione dhe grafika dinamike që u japin ngjarjeve dimension unik
Falë kapaciteteve të mëdha teknike dhe ekipit të specializuar, kompania realizon ngjarje të çdo madhësie, nga eventet intime deri te produksionet masive publike.
15 vite - vetëm fillimi
Aktualisht, KD bashkëpunon me qindra partnerë dhe klientë në të gjithë vendin dhe rajonin, duke ofruar shërbime të integruara që ndërthurin kreativitetin, teknologjinë dhe ekspertizën shumëvjeçare.
Me rastin e 15-vjetorit, drejtori ekzekutiv Kushtrim Demiri thekson:
“We make big things happen nuk është vetëm slogan, por vizioni dhe përkushtimi ynë i përditshëm për të mbetur lider në Kosovë dhe në rajon.”
Anëtari bordit ekzekutiv të LSDM-së Agron Demiri, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo, me të cilin kemi diskutuar për zgjedhjet lokale, LSDM-në, si dhe rezultatin e tyre më 19 tetor.
Ai tha se LSDM ka pasur rënie të votave në zgjedhjet lokale, në krahasim me zgjedhjet parlamentare, ndërsa tha se këtë çështje do ta diskutojnë në mbledhje të partive.
"LSDM me ardhjen e Filipçes si kryetar partie, u konsolidua, dhe sa i përket rezultateve në Zhelinë, Kriva Pallankë dhe Qendër në raundin e parë jemi të kënaqur. Por nëse shohim rezultatet në të gjitha komunat, nuk jemi të kënaqur, ka pasur gabime dhe këto do t'i diskutojmë në mbledhje të partisë", tha Demiri.
Ai theksoi se OBRM-PDUKM votat i ka marrë me politika ultra-nacionaliste, ndërsa tha se pas diskutimit të rezultatit të zgjedhjeve në mbledhjen e partisë, LSDM do të del me oferta konkrete.
E pyetëm për dallimin në mes Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes, ai tha se janë të ndryshëm në udhëheqjen e LSDM-së, por që i vlerëson pozitivisht.
"Çdo lider politik ka anët pozitive dhe negative kundrejt masës, por për mua janë shumë pozitiv të dy. Zaev ishte shumë humanist, shumë punëtor, ndërsa Venko është mjek dhe ata janë shumë decid dhe e kërkon punën më ndryshe. Të dy mund t'i komentoj pozitivisht në aspektet e vete dhe nuk mund t'i ndaj", tha Demiri kur e pyetëm për kryetarët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe.
Ndërsa sa i përket kalimit të tij në ndonjë prej partive shqiptare, ai tha se e sheh veten në LSDM, duke thënë se aty vendos për politika madhore.
Deputeti demokrat gent Strazimiri, në konferencën e zhvilluar në Tiranë me përfaqësues të Komisionit të Venecias, me fokus në drejtësi, zgjedhje dhe Kushtetutë, mbajti një fjalë të gjatë dhe kritike ndaj mënyrës se si është zbatuar reforma në drejtësi në Shqipëri. Ai solli dëshminë e tij si ish-anëtar i Komisionit të Reformës në Drejtësi dhe […]
Artisti i ri Ermal Demiri ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Për ty e për mu”, një baladë e ngrohtë në zhanrin R&B, që sjell një ndërthurje emocionale mes ndjenjës dhe tingullit modern.
Kënga është realizuar me kujdes artistik nga Lis Boshtrakaj, i cili është kujdesur për produksionin muzikor, ndërsa teksti mban firmën e Arjola Zadrimës dhe Auron Devës – dy emra të njohur në krijimtarinë e muzikës shqipe.
“Për ty e për mu” vjen si një rrëfim i sinqertë dashurie, me një interpretim vokal që nxjerr në pah ndjeshmërinë dhe stilin e veçantë të Ermalit, duke e pozicionuar atë si një nga zërat më premtues të brezit të ri.
Ermali këtë herë prezantohet në kategorinë “New Artist”, me synimin për t’u kualifikuar në fazën finale të festivalit, e cila pritet të mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Me këtë projekt, ai jo vetëm që hyn në skenën e madhe muzikore shqiptare, por edhe dëshmon përkushtimin dhe potencialin e tij për t’u bërë një emër i rëndësishëm në të ardhmen e afërt të muzikës moderne shqipe. /Telegrafi/
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, Mike Huckabee.
Ambasadorja Demiri bën të ditur se në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
“Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë të takoja Sh.T. Z. Mike Huckabee, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael.
Gjatë takimit, diskutuam për marrëdhëniet e veçanta dhe të qëndrueshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për mundësitë për të thelluar më tej bashkëpunimin ndërmjet Kosovës, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Populli i Kosovës mbetet thellësisht mirënjohës për miqësinë e qëndrueshme dhe mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të popullit amerikan”, shkruan Demiri. /Telegrafi/
Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim të enjten projektligjin e ri për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili parashikon ngritjen e një superagjencie shtetërore që do të administrojë infrastrukturën e mbetjeve në vend, duke sjellë rritje të kostove dhe tarifave sipas parimit “ndotësi paguan”. Diskutimet e deputetëve u përqendruan tek kostot financiare dhe rrezikun […]
Lideri lokal boshnjak në Prizren, Rasim Demiri, ka vlerësuar lartë projektin e realizuar në fshatin Manastiricë, duke e cilësuar atë si të një rëndësie të veçantë për banorët.
“Ky projekt dëshmon se Komuna e Prizrenit, e drejtuar nga kryetari Totaj, ka mirëkuptim për zonat ku jetojnë boshnjakët dhe në këtë rast edhe për banorët e fshatit Manastiricë,” tha Demiri.
Ai shtoi se angazhimi i tij për komunitetin boshnjak është i përditshëm dhe i pandalshëm.
“Unë angazhohem 24 orë për komunitetin tim, dhe bashkëpunimi me kryetarin Totaj ka qenë gjithmonë i shkëlqyer. E njëjta frymë do të vazhdojë edhe gjatë katër viteve të ardhshme,” theksoi Demiri.
Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri tregon pse opozita nuk ka shpallur ende kandidaturën për Bashkinë e Tiranës. ”Procesi i përzgjedhjes së kandidaturave në PD është proces që nuk e vendos më i pari, siç e ka të caktuar qeveria. Te ne është proces më i komplikuar, e zgjedhim me primare. Mos prisni që të bëhet një mbledhje dhe të dalë dikush e të thotë do të jetë filani kandidat. Ajo që më shqetëson…
Zyra e BE në Shqipëri reagon pas akuzave të Ramës ndaj magjistratëve dhe çmon se mbështetja e një sistemi drejtësie të pavarur mbetet në qendër të misionit të këtij delegacioni, si dhe një kusht kyç për përparimin në negociatat e anëtarësimit të vendin tonë në BE. Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehet […]
Zyra e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri shprehet se i ndjek nga afër zhvillimet në sistemin e drejtësisë, përfshirë dhe përpjekjet për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Në një përgjigje që delegacioni i BE-së i ktheu BIRN të hënën lidhur me sulmin e fundit të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës […]
Nënkryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Abudsh Demiri në intervistën për Alsat theksoi që pas dështimit të Kuvendit për të miratuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor, tanimë është bërë për të kryer operacione të tilla, ndërsa edhe po të miratohen, ato nuk do të vlenin për këto zgjedhje pasi që veprimet zgjedhore kanë filluar.
“Situatë të atillë hipotetike nuk do ta kisha komentuar, mirëpo e di një gjë sigurt se nuk do të ketë efekt retrospektiv që të kthehet procedura prapë pasi që zgjedhjet jemi në fazën e realizimit të veprimeve zgjedhore dhe pritet të mbahen në datën e përcaktuar ashtu siç është”, deklaroi Abdush Demiri, Nënkryetar i KSHZ.
Lidhur me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese për Rregulloren e KSHZ-së që lejoi kandidatët e pavarur të marrin pjesë në zgjedhje me vetëm dy nënshkrime, Demiri tha që ajo ka qenë e domosdoshme për të legjitimuar propozuesit e kandidatëve. Demiri, tha se pavarësisht numrin të madh të kandidatëve të paraqitur në këto zgjedhje, KSHZ është e gatshme për të zbatuar procesin.
Ndërkohë në Maqedoni kanë filluar të vijnë grupet e para të vëzhguesve ndërkombëtar. KSHZ në seancën e sotme miratoi 24 persona të propozuar nga ODIHR. Gjithashtu, u publikuan edhe përshkrimet e 3.480 vendvotimeve, ndërsa prej të hënës do të fillojë edhe trajnimi i këshillave zgjedhor.
Diten e djeshme, sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti shkëlqeu me Bristol Sitin, që fitoi 0-3 në transfertën e Shefilld Junajtid.
Mehmeti shënoi gol si dhe asistoi në Championship.
Për paraqitjen e tij, Mehmeti është më i vlerësuari i “Sofascore”. Nota 8 është edhe më e larta e ndeshjes dhe për të nuk është hera e parë këtë sezon, që qëndron mbi të tjerët.
Mehmeti e tentoi portën pesë herë, ndërsa një herë goditi edhe shtyllën. Dy prej pasimeve të tij ishin kyçe në ndeshje.
Padyshim që ky fillim sezoni e sheh si protagonist te Bristol Siti. E njëjta situatë ishte edhe vjet në Championship me sulmuesin shqiptar.