Greqia është përfshirë nga protesta prej tre ditësh. Edhe këtë të martë është paralajmëruar të mbahet protestë në akset kryesore në Greqi. Fermerët një ditë më parë u përfshinë në përplasje me policinë gjatë tubimit. Ndërkohë sipas mediave greke, fermerët kanë njoftuar se protesta e tyre do të vijojë me bllokimin e porteve. Këtë të […]
Një xhup Loro Piana, model Kiku patch-pocket bomber jacket, me çmim plot 8,001 dollarë, është “outfit”, që ka zgjedhur drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli. Veshja, e prodhuar nga një prej markave më të shtrenjta në botë, kushton sa rroga vjetore e dhjetëra familjeve shqiptare, në një kohë kur vendi renditet mes ekonomive me […]
TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Administrata Doganore bëri të ditur se vijon monitorimin e kushteve të motit në të gjitha pikat kufitare të vendit, ndërsa shërbimet doganore po funksionojnë normalisht, pavarësisht reshjeve të dendura në disa zona.
Sipas DPD-së, në pikën doganore të Qafë-Botës reshjet intensive nuk kanë sjellë ndërprerje të aktivitetit. Edhe në Shkodër, në Han të Hotit dhe Muriqan, shirat e vazhdueshëm nuk kanë penguar zhvillimin e procedurave të zakonshme.
Ndërsa në Qafë-Thanë situata paraqitet më e stabilizuar dhe proceset po kryhen pa vonesa.
Në Morinë, shërbimet vijojnë normalisht pavarësisht reshjeve në zonë, ndërsa në Bllatë intensiteti i shiut është zbutur dhe puna po vazhdon pa pengesa.
Në Kakavijë, reshjet e dendura të ditës nuk kanë ndikuar në funksionimin e pikës doganore, e cila mbetet plotësisht operacionale.
Qeveria shqiptare planifikon të falë detyrimet e prapambetura të tatimpaguesve në tatime dhe dogana dhe të lidhë marrëveshje ‘paqeje’ për vetdeklarimet me anë të nismës për “Paqe fiskale” e parashikuar në ligjet financiare që shoqërojnë projektbuxhetin për vitin 2026. “Paqja fiskale” vjen me anë të dy projektligjeve, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore […]
Qeveria shqiptare planifikon të falë detyrimet e prapambetura të tatimpaguesve në tatime dhe dogana dhe të lidhë marrëveshje ‘paqeje’ për vetdeklarimet me anë të nismës për “Paqe fiskale” e parashikuar në ligjet financiare që shoqërojnë projektbuxhetin për vitin 2026. “Paqja fiskale” vjen me anë të dy projektligjeve, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore […]
Borxhi doganor i vendit vijon të zgjerohet vit pas viti, ndërkohë që auditimi më i fundit i realizuar nga KLSH mbi detyrimet e papaguara ka nxjerrë në pah një tablo të rënduar jo vetëm sa i përket vlerës së stokut, por edhe mënyrës së administrimit, rikuperimit dhe monitorimit të tij nga strukturat doganore. Të dhënat […]
Një mega aferë financiare pritet të shpërthejë në zemër të sistemit doganor shqiptar, me në qendër Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Gent Gazheli — personazh që burime nga brenda institucionit e përshkruajnë si “i paprekshëm” dhe “Don Zhuani i Doganave”. Sipas dokumenteve dhe komunikimeve zyrtare tashmë të referuara në SPAK, bëhet fjalë për një skandal të pezulluar prej pesë vitesh, […]
Të hënën, më 27 tetor, pika kufitare e Kakavijës do të bllokohet për katër orë për shkak të grevës së doganierëve grekë. Sipas njoftimit të Policisë Kufitare Kakavijë, ndalimi i automjeteve do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në 10:00 (me orën shqiptare). Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe […]
TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Autoriteti Portual Durrës në vijim të përpjekjeve për digjitalizimin dhe modernizimin e proceseve doganore nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e të dhënave të informacionit paraprak për ngarkesat detare në hyrje dhe dalje, përmes platformës inovative ASYHUB.
Kjo marrëveshje, e firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli dhe Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Kreshnik Bajraktari synon të forcojë bashkëpunimin institucional ndërmjet dy strukturave në drejtim të digjitalizimit të shkëmbimit të informacionit dhe përmirësimit të menaxhimit të riskut në transportin detar.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Gazheli theksoi se “informacionet që do të marrim në avancë, bazur në informacionin paraprak të hyrjes apo daljes të ngarkesave detare të marra nga sistemi ASYHUB, do të na ndihmojnë për përzgjedhjen për kontroll të ngarkesave me risk, bazuar në rezultatet e analizave të riskut dhe dhënien prioritet çlirimit të ngarkesave me risk të ulët për mallrat që mbërrijnë në portin e hyrjes (përpunimi para mbërritjes) apo të daljes (përpunimi para nisjes)”.
Përmes integrimit të platformës ASYHUB me sistemet ekzistuese të Doganës dhe Portit, do të mundësohet shkëmbimi automatik dhe i sigurt i të dhënave për ngarkesat detare, që dorëzohen nga transportuesit përpara mbërritjes ose nisjes së anijeve.
Kjo pritet të sjellë thjeshtim dhe automatizim të procesit të dorëzimit të manifestit të ngarkesës, reduktim të barrës administrative për operatorët ekonomikë, rritje të efikasitetit në përpunimin doganor të mallrave dhe përmirësim të menaxhimit të riskut dhe sigurisë në kufijtë detarë.
Ky hap përbën një tjetër zhvillim të rëndësishëm në procesin e modernizimit të administratës doganore dhe digjitalizimit të zinxhirit logjistik, në funksion të lehtësimit të tregtisë dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë.
Për Administratën Doganore, digitalizimi i procedurave dhe në mënyrë të veçantë forcimi analizës së riskut për të balancuar lehtësitë për biznesin e ndershëm dhe forcimin e kontrollit për parandalimin e kontrabandës dhe evazionit fiskal, janë prioritetet kryesore të strategjisë së Teknologjisë së Informacionit.
Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare Karasoviq, mes Kroacisë dhe Bosnjës, pasi u kap duke tentuar të kontrabandonte një shumë të madhe parash. Gjatë një kontrolli rutinë në dalje nga Kroacia, oficerët e doganës dhe policisë zbuluan 702 mijë e 435 euro të fshehura në automjetin e tij. Sipas Doganës së Kroacisë, kjo […]
Zyrtarët e Doganës, në bashkëpunim me policinë kroate në pikën kufitare Karasoviqi, parandaluan një përpjekje për të kontrabanduar një shumë të madhe parash.
Gjatë një kontrolli në dalje nga Kroacia, 702,435 euro u gjetën të fshehura në makinën e një shtetasi shqiptar, që përfaqëson një nga sekuestrimet më të mëdha të parave të gatshme në kufijtë kroatë, raportoi dogana.
Zbulimi u bë gjatë masave të shtuara të mbikëqyrjes të kryera nga oficerët e Shërbimit Kundër Kontrabandës dhe Njësive Mobile të Dubrovnikut, së bashku me oficerët e Administratës së policisë Dubrovnik-Neretva.
Shoferi, një shtetas shqiptar, u ndalua në dalje nga vendi dhe një inspektim i detajuar i automjetit zbuloi paratë e fshehura, transmeton Telegrafi.
U përcaktua se shtetasi shqiptar nuk e kishte përmbushur detyrimin e tij ligjor për të deklaruar paratë e gatshme në Administratën Doganore ose policinë kufitare, qoftë me shkrim apo elektronikisht.
Në vend të kësaj, paratë ishin të fshehura në automjet. E gjithë shuma e gjetur u konfiskua dhe shoferi i dyshuar u arrestua me dyshimin për kryerjen e një vepre penale dhe iu dorëzua mbikëqyrësit të paraburgimit. /Telegrafi/
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tha të martën se Meta kishte përmbushur kërkesën e saj për të hequr një faqe në platformën e saj në Facebook, që agjencia tha se po përdorej për të ngacmuar agjentët e ICE në Çikago.
Në një postim në X, Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi tha se faqja ishte pjesë e një përpjekjeje për të "doksuar dhe synuar" afërsisht 200 oficerë të Imigracionit dhe Doganave që kanë mbërritur në qytet, si pjesë e fushatës së presidentit Donald Trump për zbatimin e ligjit për imigracionin. Doksim është ndarja e informacionit personal rreth njerëzve në internet.
Një zëdhënës i Meta konfirmoi se kompania e kishte hequr faqen nga platforma e Facebook për "shkelje të politikave tona kundër dëmit të koordinuar", transmeton Telegrafi.
Apple më parë këtë muaj hoqi aplikacionet që u lejonin përdoruesve të gjurmonin lëvizjet e agjentëve të ICE, pas presionit nga administrata Trump.
Google gjithashtu ka bërë që aplikacione të ngjashme të mos jenë të disponueshme. Administrata ka kërcënuar të ndjekë penalisht krijuesit e aplikacioneve të gjurmimit.
ICE ka qenë qendrore në agjendën e ashpër të imigracionit të Trump. Agjentët e saj kanë bastisur dhe arrestuar rregullisht migrantë, dhe mbrojtësit e të drejtave thonë se liria e fjalës dhe procesi i rregullt ligjor shpesh po shkelen.
Administrata ka pohuar se protestuesit e krahut të majtë kanë ngacmuar dhe ndërhyrë rregullisht tek agjentët e ICE. Bondi nuk dha prova në postimin e saj në X për incidente specifike të lidhura me faqen e Facebook-ut.
Meta dhe firma të tjera teknologjike janë përpjekur të përmirësojnë marrëdhënien e tyre me Trump, që kur ai fitoi rizgjedhjen në nëntor.
Kompania kontribuoi 1 milion dollarë në fondin e inaugurimit të presidentit dhe hoqi programet e saj të diversitetit dhe verifikimit të fakteve.
Meta gjithashtu pranoi t'i paguante Trump 25 milion dollarë, për të zgjidhur një padi mbi pezullimin e llogarive të tij pas sulmit në Kapitol të SHBA-së më 6 janar 2021.
Prania e ICE në Çikago është rezistuar nga kryetari demokrat i qytetit, Brandon Johnson, dhe guvernatori demokrat i Illinois, JB Pritzker.
Më herët këtë muaj, Johnson nënshkroi një urdhër që u ndalonte agjentëve të ICE-së të përdornin pronat në pronësi të qytetit si zona përgatitore për operacione, dhe bizneset lokale kanë vendosur tabela që deklarojnë se lokalet e tyre janë të ndaluara për ICE-në. /Telegrafi/
TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi sot një takim me drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek.
Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rëndësinë e koordinimit mes doganave dhe strukturave të transportit për të lehtësuar qarkullimin tregtar dhe për të përmirësuar lidhjet ndërkufitare në rajon.
Takimi u fokusua gjithashtu në vijimin e nismave të përbashkëta për zhvillimin e kalimeve të shpejta për transportin “Green Lanes” dhe përmirësimin e efikasitetit në pikat e kalimit kufitar, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për një rajon më të lidhur dhe me procedura më të shpejta.
Ky takim nënvizoi angazhimin e Doganës Shqiptare për të vijuar bashkëpunimin me Komunitetin e Transportit dhe partnerët rajonalë në kuadër të përpjekjeve për rritjen e efikasitetit të korridoreve tregtare dhe përmirësimin e lidhjeve ndërkufitare.
Përmes këtyre nismave, Shqipëria konfirmon rolin e saj aktiv në proceset që synojnë integrimin më të plotë të rajonit me tregun e Bashkimit Evropian dhe modernizimin e procedurave të tregtisë dhe transportit. /j.p/
Një rast i shmangies së obligimeve doganore është parandaluar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë, gjatë kontrolleve të rregullta të automjeteve në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.
Pas deklarimit të palës se nuk kishte mallra për të deklaruar, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë hasur në mallra të padeklaruara, konkretisht 153 pako me pluhur kolagjeni (nga 200 gram secila), të cilat ishin të vendosura në bagazh dhe për të cilat pala nuk kishte paraqitur asnjë faturë apo dokumentacion përcjellës.
"Malli është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj palës është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore, në bazë të nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës", thuhet në njoftim.
Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të ndaluar kontrabandën, për të mbrojtur ekonominë e vendit dhe për të siguruar që mallrat që hyjnë në Kosovë të jenë të kontrolluara dhe të deklaruara sipas ligjit. /Telegrafi/
Nga janari në korrik 2025, të dhënat mbi tregtinë dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës shfaqën diferenca të pazakonta. Psh, në korrik, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) raportoi se importet nga Shqipëria arritën vetëm 24 milionë euro, ndërsa sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) eksportet shqiptare drejt Kosovës për të njëjtën periudhë u regjistruan […]
TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Dogana në Kapshticë ka kapur dhe ndaluar një sasi të madhe mallrash të dyshuar si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.
Kontrolli u bë gjatë inspektimit të një automjeti që po kalonte në këtë pikë kufitare, ku u zbuluan veshje dhe aksesorë që mbanin logo të markave të tilla si Nike, Lacoste, Prada, Hugo Boss, dhe shumë të tjera.
Këto mallra dyshohet se shkelin pronësinë intelektuale, pasi nuk janë produkte origjinale dhe mund të dëmtojnë konsumatorët dhe bizneset që operojnë në mënyrë të ndershme.
Ky operacion vjen pas dy ndalimeve të ngjashme gjatë ditëve të fundit në të njëjtën pikë doganore, ku u sekuestruan edhe mallra me logo të markave si Adidas, Vans, dhe Massimo Dutti.
Dogana shqiptare thekson se do të vazhdojë me kontrolle të tilla për të mbrojtur tregun dhe për të siguruar që konsumatorët të mos bien pre e produkteve të falsifikuara. /j.p/
TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Shqipëria po intensifikon përgatitjet për anëtarësimin në Unionin Doganor të Bashkimit Europian dhe partneriteti doganë – biznes mbetet kyç.
Në forumin e biznesit me administratën doganore” me temë “Shqipëria drejt unionit doganor të BE-së 2027”, mbajtur sot në Tiranë, drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, theksoi rëndësinë e dialogut me komunitetin e biznesit si një element thelbësor në procesin e integrimit evropian, veçanërisht në përmbushjen e Kapitullit 29 – Bashkimi Doganor.
Gazheli prezantoi strategjinë e re të digjitalizimit të doganave, që synon modernizimin e shërbimeve, lehtësimin e procedurave doganore, uljen e kohës së zhdoganimit dhe rritjen e transparencës.
Kjo strategji, sipas tij, pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për bizneset, përmes shërbimeve më të shpejta dhe efikase.
Nga ana e tij, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, vlerësoi progresin e bërë nga Administrata Doganore, duke theksuar rëndësinë e digjitalizimit të plotë të shërbimeve dhe përshpejtimit të procedurave të importit, eksportit dhe tranzitit.
Ai theksoi nevojën për thjeshtimin e procedurave për statusin AEO (Operator Ekonomik i Autorizuar), me synimin e njohjes reciproke në vendet e BE-së.
“Integrimi është sfidë edhe për sipërmarrjen. Ne duhet të jemi gati që të jemi në hapin e duhur dhe standardin e duhur për t’u përfshirë në tregun e madh te BE. Jam i bindur që sipërmarrja është përgatitur për kostot që ka anëtarësimi në BE, pasi ky hap mund të bëhet sukses për disa por nga ana tjetër mund te sjelle sfida”, shtoi Jaka.
Agjentët e Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Tampas u habitën kur zbuluan një kafkë njerëzore gjatë një kontrolli rutinë të çantave.
"Ajo që filloi si një pasagjer që deklaronte vetëm 10 cigare në Aeroportin Ndërkombëtar të Tampas u bë e çuditshme", shkroi Carlos C Martel, drejtor i operacioneve në terren të Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së, më 18 shtator.
Por specialistët zbuluan bimë të ndaluara, puro të padeklaruara dhe një çantë të mbështjellë me fletë metalike që përmbante mbetje njerëzore, përfshirë kafkën.
🚬 FROM CIGARS TO BONES?! 💀 What started as a passenger declaring just 10 cigars at @FlyTPA turned bizarre. CBP Agriculture Specialists uncovered prohibited plants, undeclared cigars, and a foil-wrapped duffel bag containing what looked like human remains, including part of a… pic.twitter.com/yxFKtU5EQP — Director of Field Operations Carlos C. Martel (@DFOFlorida) September 18, 2025
Megjithëse udhëtari pretendoi se sendet ishin për rituale, Martel tha se ato u sekuestruan dhe u shkatërruan "për shkak të rreziqeve serioze shëndetësore".
Martel postoi imazhe të zbulimit në platformën e mediave sociale, duke treguar një kafkë dhe fragmente të tjera kockash. /Telegrafi/
Gjatë një kontrolli rutinë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, oficerët doganorë kanë zbuluar një rast të mosdeklarimit të stoli argjendi nga një pasagjer, i cili tentoi të shmangte detyrimet doganore duke kaluar përmes kanalit të gjelbër, të destinuar për udhëtarët pa mallra për deklarim.
Pas kontrollit të detajuar, u gjetën mbi 1.5 kilogramë stoli me vlerë të konsiderueshme, çka çoi në nisjen e procedurave për kundërvajtje doganore ndaj personit në fjalë.
"Gjatë skanimit të bagazhit, u zbulua një sasi e konsiderueshme stoli argjendi, e cila, pas verifikimit, rezultoi të ishte 1.518,89 gram me një vlerë të faturuar prej 2.457,58 euro. Fatura u prezantua nga vetë pasagjeri vetëm pas zbulimit të rastit, ndërsa shmangia doganore ishte në vlerë prej 732,40 €", thuhet në njoftim.
Malli është ndaluar dhe i nënshtrohet procedurave të mëtejshme në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe Akcizës. Kundër personit në fjalë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat do të mbeten nën mbikëqyrje doganore deri në përfundimin e të gjitha procedurave ligjore të parashikuara me legjislacionin në fuqi.
Tutje, thuhet se Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në zbatimin e ligjit, në parandalimin e kontrabandës dhe në ndalimin e çdo përpjekjeje për shmangien e detyrimeve doganore.
"Apelojmë tek të gjithë qytetarët dhe udhëtarët që të respektojnë detyrimet ligjore lidhur me deklarimin e mallrave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës", vijon njoftimi./Telegrafi/
TIRANË, 21 gusht /ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nisur hartimin e një Strategjie të re për Zhvillimin e Sistemeve Digjitale Doganore, në bashkëpunim me AKSHI-n, UNCTAD dhe me asistencën teknike të DG TAXUD të Komisionit Evropian.
Kjo strategji është pjesë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe synon përafrimin e sistemeve dhe legjislacionit doganor me Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor.
Në një njoftim për shtyp sot, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bën të ditur se, gjatë mbledhjes së fundit të Grupit të Përhershëm të Punës, u diskutuan tri shtyllat kryesore të digjitalizimit: Sistemet qendrore transevropiane, për shkëmbim certifikatash, kontroll importi dhe menaxhim risku; Sistemet e decentralizuara transevropiane, përfshirë NCTS dhe zhdoganimin e centralizuar; Sistemet kombëtare, të zhvilluara nga Shqipëria, si njoftimi i mbërritjes, magazinimi i përkohshëm dhe sistemi kombëtar i importit.
“Kjo strategji synon të transformojë doganën shqiptare në një strukturë moderne, transparente dhe të integruar me tregun e përbashkët evropian, duke lehtësuar procedurat tregtare dhe garantuar siguri më të madhe në shkëmbimet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e DPD-së.