Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Evropa e ka humbur gjithë besueshmërinë në Lindjen e Mesme

19 December 2025 at 11:20


Burimi: The Guardian (titulli: Europe has lost all credibility in the Middle East. The way to regain it lies in Syria, Iraq and Lebanon)
Përkthimi: Telegrafi.com

Një vit pas rënies së diktatorit të Sirisë, Bashar al-Assad, ish-luftëtari xhihadist i kthyer në president sirian, Ahmed al-Sharaa, iu drejtua Forumit të Dohas në fillim të këtij muaji, duke iu shmangur me zgjuarsi pyetjeve rreth së kaluarës së tij kontroverse dhe duke përshkruar rrugëtimin kompleks të vendit të tij drejt një sistemi pjesëmarrës të bazuar në rregulla. Teksa e dëgjoja, mendova se, megjithëse roli i Evropës në Lindjen e Mesme është dëmtuar rëndë nga qëndrimi i saj amoral për luftën në Gazë dhe përjashtimi i vetëshkaktuar nga diplomacia bërthamore e Iranit, evropianët ende kanë një rol për të luajtur me fqinjët në lindje të Mesdheut.

Bota e Evropës është përmbysur nga aleanca e Uashingtonit me Moskën në luftën në Ukrainë dhe nga përçarja transatlantike, teksa administrata Trump e trajton Evropën si kundërshtare. Një dimension tjetër i kësaj trazire është rënia e rëndësisë së Evropës në Lindjen e Mesme. Vetëm nëse evropianët pranojnë se e kaluara ka përfunduar, mund të shpresojnë të rifitojnë një rol konstruktiv dhe të pavarur në rajon.

Pas krizës së Suezit në vitin 1956, që shënoi fundin e dominimit kolonial evropian në Lindjen e Mesme, evropianët u dorëzuan duke luajtur rolin dytësor në raport me ShBA-së. Ndërkohë që Uashingtoni merrte vendimet, qeveritë evropiane, si edhe opinioni publik, nuk ishin gjithmonë të pajtimit - më së shumti gjatë luftës në Irak në vitin 2003. Megjithatë, ShBA-ja zakonisht e ftonte Evropën të mbështeste nismat e saj dhe, në fund, Evropa bindej.

Kontrata sociale që qëndronte në themel të marrëdhënieve transatlantike - me Evropën të strehuar nën ombrellën e sigurisë së ShBA-së - e bënte marrëveshjen të vlefshme. Kjo nuk nënkuptonte që qeveritë evropiane nuk kishin ndikim në Lindjen e Mesme. Ato luajtën role kyçe gjatë procesit të paqes së Oslos, duke mbështetur Organizatën për Çlirimin e Palestinës si embrion të një shteti në ndërtim. Edhe më mbresëlënëse ishte diplomacia evropiane e cila, me durim, përparoi në përpjekjet shumëpalëshe që çuan përfundimisht te marrëveshja bërthamore me Iranin. Por, në çdo rast, roli i Evropës - edhe kur ishte në kundërshtim me Uashingtonin - synonte mbështetjen e udhëheqjes amerikane në rajon duke zbutur ekseset e saj hegjemoniste. Ndonjëherë Evropa kishte sukses; shpesh dështonte. Por, korniza politike mbetej e pandryshuar.

Ajo kornizë nuk ekziston më. Evropa është tërhequr nga Lindja e Mesme, e konsumuar nga lufta në kontinentin e vet. Konflikti në Ukrainë jo vetëm që ka përthithur shumicën e vëmendjes së politikës së jashtme evropiane, por gjithashtu ka shtrembëruar perspektivën e saj politike për Lindjen e Mesme. Sigurimi i mbështetjes së ShBA-së për Ukrainën, veçanërisht nën Donald Trumpin, ka kërkuar pranimin e pakushtëzuar të politikave rajonale të Uashingtonit, përfshirë edhe bombardimet e paligjshme ndaj Iranit. Irani, i cili prej kohësh shihej si shtet problematik për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut, forcave jashtë vendit dhe programit bërthamor, papritur u kthye në një armik në sytë e Evropës, për shkak të aleancës strategjike me Rusinë.

Nga ana e saj, ShBA-ja nuk e sheh më Evropën si partnerin e saj kryesor në Lindjen e Mesme. Me ngritjen e akterëve rajonalë - veçanërisht të shteteve të Gjirit dhe Turqisë - Uashingtoni tani angazhohet drejtpërdrejt me Riadin, Dohën, Abu Dabin apo Ankaranë. Anashkalimi i Evropës veçse ishte i dukshëm gjatë administratës së Joe Bidenit, kryesisht për shkak të vetëpërjashtimit të saj. Nën Trumpin, ky përjashtim është kthyer në refleks, teksa administrata e tij përpiqet ta shtyjë Evropën gjithnjë e më shumë në periferi.

Akterët rajonalë nuk po e kërkojnë me ngulm kthimin e Evropës. Më së shumti, refuzimi kokëfortë dhe amoral i saj për të përdorur ndikimin që ka për të ndalur luftën shkatërruese të Izraelit në Gazë, ka shkatërruar edhe atë pak kredibilitet që i kishte mbetur. Fasada ra kur kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi haptazi se Izraeli po e kryen “punën e pistë” të Evropës duke sulmuar Iranin. Evropa nuk akuzohej më për standarde të dyfishta; me disa përjashtime - si Spanja, Norvegjia, Irlanda dhe herë pas here Franca - ajo shihej se nuk e ka më asnjë standard. Nuk kishte më ndikim, as parim: Evropa thjesht ishte fshirë nga harta.

Sot, çdo shpresë për një armëpushim të qëndrueshëm në Gazë, apo edhe përparim drejt një shteti palestinez, nuk vjen nga përpjekjet evropiane. Udhëheqësit evropianë vazhdojnë të fshihen pas planit të paqes së Trumpit, duke shmangur çdo ndikim që mund të ushtronin mbi Izraelin.

Shpresa e kufizuar që ekziston vjen nga ndërmjetësimi i Katarit, me Turqinë, Arabinë Saudite dhe Egjiptin që luajnë role vendimtare. Po ashtu, nëse diplomacia ShBA-Iran rinis në të ardhmen, qeveritë evropiane nuk do ta udhëheqin procesin. Grupi E3 - Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar - e minuan pozicionin e vet duke aktivizuar “dënimin” e sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit, duke e përfunduar për pasojë marrëveshjen bërthamore, Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit, që kishin ndihmuar me ndërmjetësim.

Çdo përparim tani varet nga një konvergjencë mes shteteve të Gjirit dhe Iranit, veçanërisht nga roli i mundshëm i Arabisë Saudite në lehtësimin e bisedimeve mes Uashingtonit dhe Teheranit. Me pak fjalë, në çështjet më të ngutshme të Lindjes së Mesme - konflikti izraelito-palestinez dhe Irani - qeveritë evropiane munden, në rastin më të mirë, të mbështesin përpjekjet e Gjirit për të ndikuar mbi Trumpin. Kjo mbështetje ka rëndësi, sidomos në Gazë, ku një armëpushim i brishtë mund të shembet nëse plani i Trumpit dështon. Por, roli i Evropës në rajon është reduktuar në një status të shkallës së tretë.

Megjithatë, Lindja e Mesme mbetet fqinji i Evropës dhe do të ishte naive të mendohej se evropianët mund të mbeten pafundësisht të shkëputur. Me hapësirën e ngushtuar për veprim, Evropa duhet të përqendrohet në Levantin e gjerë - veçanërisht në Liban, Irak dhe Siri. Të tri këto vende janë jashtëzakonisht të brishta. Libani po lundron në një proces reformash të ndërlikuara, me kërcënimin e vazhdueshëm të luftës që rri pezull, ndërsa Izraeli vazhdon të mbajë të pushtuara pesë pika në territorin e tij. Iraku ka arritur të qëndrojë jashtë tronditjeve të fundit rajonale, duke ndjekur një ekuilibër delikat në një përpjekje për më shumë autonomi - pa e acaruar Teheranin. Siria mbetet e brishtë, teksa përpiqet të pajtojë drejtësinë me kohezionin social përballë një Izraeli ekspansionist dhe agresiv.

Me përjashtim të Sirisë, për të cilën Trumpi ka shfaqur njëfarë interesi - i kulmuar me vizitën e al-Sharaas në Uashington - ShBA-ja nuk është veçanërisht e angazhuar në Liban apo Irak. Dhe, ndonëse akterët rajonalë janë thelbësorë, qoftë për ndikimin e tyre në siguri (si ai i Turqisë në Siri), apo për mbështetjen ekonomike (si ajo e Gjirit), ekziston një vakum ku Evropa mund të ndihmojë për ta mbushur. Me rendin liberal ndërkombëtar në kaos, mbështetja për qeverisje mund të mos jetë më në modë, por kërkohet në Levant. Kjo është fusha ku Evropa ende mund të japë një kontribut konstruktiv. /Telegrafi/

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

By: D Marku
16 December 2025 at 14:44

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen e Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si ‘Gucci’. Sipas raportimeve të fundit, konflikti që çoi në ngjarjen e dhunshme ka nisur fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas është përshkallëzuar në një përplasje live.

Gazetarja Xhensila Kodra, në një lidhje direkte për News24, raportoi se gjatë dëshmisë së tij para policisë, Kuçi ka pohuar se konflikti me autorin e plagosjes, i cili tashmë është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ka nisur pas një debati dhe sharjesh në TikTok.

Sipas burimeve, Fabion Kuçi ka një histori kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli dhe i ka kryer disa vite burg atje. Ai ka qenë gjithashtu aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh përfshihej në debate dhe përplasje me figura të njohura si Kozak Braçi dhe Xhemal Uka, i cili njihet si ‘Fire’ online.

Xhemal Uka gjithashtu është shpallur në kërkim prej disa ditësh për një ngjarje të dhunshme që ndodhi në zonën e Freskut, ku një 26-vjeçar u dhunua brutalisht me sende të forta dhe çekiç. Pas këtij incidenti, Uka u shpall në kërkim, ndërsa personi që kreu dhunën u arrestua.

Policia vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjet që çuan në plagosjen e Kuçit.

Ky zhvillim tregon se konflikti fillimisht virtual mund të ketë pasoja serioze në jetën reale, duke rikthyer vëmendjen tek rreziqet e përfshirjes në debate dhe sharje online.

The post “Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja appeared first on Albeu.com.

“Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja

By: gaze tare
16 December 2025 at 13:40

Dalëngadalë po zbulohen detaje të reja lidhur me plagosjen e Fabion Kuçit, i njohur në rrjetet sociale si ‘Gucci’. Sipas raportimeve të fundit, konflikti që çoi në ngjarjen e dhunshme ka nisur fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas është përshkallëzuar në një përplasje live.

Gazetarja Xhensila Kodra, në një lidhje direkte për News24, raportoi se gjatë dëshmisë së tij para policisë, Kuçi ka pohuar se konflikti me autorin e plagosjes, i cili tashmë është identifikuar dhe shpallur në kërkim, ka nisur pas një debati dhe sharjesh në TikTok.

Sipas burimeve, Fabion Kuçi ka një histori kriminale jashtë vendit, duke qenë i dënuar në Angli dhe i ka kryer disa vite burg atje. Ai ka qenë gjithashtu aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh përfshihej në debate dhe përplasje me figura të njohura si Kozak Braçi dhe Xhemal Uka, i cili njihet si ‘Fire’ online.

Xhemal Uka gjithashtu është shpallur në kërkim prej disa ditësh për një ngjarje të dhunshme që ndodhi në zonën e Freskut, ku një 26-vjeçar u dhunua brutalisht me sende të forta dhe çekiç. Pas këtij incidenti, Uka u shpall në kërkim, ndërsa personi që kreu dhunën u arrestua.

Policia vijon hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë. Autoritetet bëjnë thirrje për bashkëpunim nga dëshmitarët që mund të kenë parë ngjarjet që çuan në plagosjen e Kuçit.

Ky zhvillim tregon se konflikti fillimisht virtual mund të ketë pasoja serioze në jetën reale, duke rikthyer vëmendjen tek rreziqet e përfshirjes në debate dhe sharje online.

The post “Më shau”! Plagosja e Gucci-t, dalin detaje të reja appeared first on iconstyle.al.

Plagoset me armë “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

By: D Marku
16 December 2025 at 13:54

Personazhi i njohur i TikTok-ut, Fabion Kuci, i njohur si Gucci, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, në lagjen nr. 9, e njohur si Lagjja e Re, pas një konflikti që përfundoi me përdorim dhune. Ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet, ndërsa i dëmtuari është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe strukturat e rendit janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi motivet e konfliktit, por hetimet paraprake po përqendrohen në sqarimin e rrethanave që çuan në plagosjen e të riut.

I plagosuri është identifikuar si Fabion Kuçi, një person me precedentë penalë jashtë territorit shqiptar. Sipas të dhënave, Kuçi ka qenë i dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra të ndryshme penale dhe ka vuajtur disa vite burg. Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm disa muaj më parë.

Gjatë kësaj periudhe, Kuçi ishte bërë aktiv në rrjetin social TikTok, ku njihej për përfshirjen e tij në debate dhe përplasje virtuale me disa personazhe të njohur të platformës, mes tyre Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka, i njohur ndryshe si “Fire”. Hetuesit po verifikojnë nëse këto konflikte kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Durrës.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe u bën thirrje qytetarëve që mund të kenë qenë dëshmitarë të incidentit në Lagjen e Re, të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Plagoset me armë “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori appeared first on Albeu.com.

Plagoset me armë “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

By: gaze tare
16 December 2025 at 11:56

Personazhi i njohur i TikTok-ut, Fabion Kuci, i njohur si Gucci, ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, në lagjen nr. 9, e njohur si Lagjja e Re, pas një konflikti që përfundoi me përdorim dhune. Ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet, ndërsa i dëmtuari është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar dhe strukturat e rendit janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Ende nuk janë bërë publike detaje të plota mbi motivet e konfliktit, por hetimet paraprake po përqendrohen në sqarimin e rrethanave që çuan në plagosjen e të riut.

I plagosuri është identifikuar si Fabion Kuçi, një person me precedentë penalë jashtë territorit shqiptar. Sipas të dhënave, Kuçi ka qenë i dënuar më parë në Mbretërinë e Bashkuar për vepra të ndryshme penale dhe ka vuajtur disa vite burg. Ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm disa muaj më parë.

Gjatë kësaj periudhe, Kuçi ishte bërë aktiv në rrjetin social TikTok, ku njihej për përfshirjen e tij në debate dhe përplasje virtuale me disa personazhe të njohur të platformës, mes tyre Kozak Braçi dhe Xhemal Ujka, i njohur ndryshe si “Fire”. Hetuesit po verifikojnë nëse këto konflikte kanë lidhje me ngjarjen e ndodhur në Durrës.

Policia vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit dhe u bën thirrje qytetarëve që mund të kenë qenë dëshmitarë të incidentit në Lagjen e Re, të bashkëpunojnë me autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

The post Plagoset me armë “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori appeared first on iconstyle.al.

Bonucci tregon se çfarë biseduan Chiesa dhe Gattusos për refuzimin e thirrjes nga Italia

2 December 2025 at 18:00


Asistenti i Gennaro Gattusos te Kombëtarja e Italisë, Leonardo Bonucci, ka folur për situatën e Federico Chiesas dhe rikthimin e mundshëm të tij te Azzurrët.

Sipas Bonuccit, ylli i Liverpoolit dëshiron të jetë “plotësisht i gatshëm” përpara se të veshë sërish fanellën e Italisë.

Chiesa ka refuzuar disa thirrje nga trajneri Gattuso që prej emërimit të tij në qershor 2025, por Bonucci zbulon se komunikimi mes palëve ka qenë i drejtpërdrejtë.

“Trajneri pati kontakt të drejtpërdrejtë me Federicon, ashtu si me lojtarë të tjerë që kanë qenë më parë pjesë e ekipit”.

“Federico na ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë rrugën e tij dhe të jetë në formën më të mirë përpara se të jetë i disponueshëm për ekipin kombëtar”, deklaroi Bonucci për Sky Sport Italia.

Bonucci theksoi se Chiesa vazhdon të jetë pjesë e listës së gjerë të lojtarëve potencialë për fazën e play-offit të Kupës së Botës.

“Ne monitorojmë të gjithë lojtarët, brenda dhe jashtë Italisë. Chiesa është padyshim pjesë e grupit më të gjerë që mund të thirret, por vendimet përfundimtare do të merren në fillim të shkurtit. Shpresojmë që të gjithë të jenë plotësisht të gatshëm,” shtoi ai.

Chiesa nuk ka luajtur për Italinë që nga Euro 2024, ku ishte titullar në humbjen 2-0 kundër Zvicrës në raundin e 1/16-ve. Me 51 paraqitje dhe 7 gola për Azzurrët, ai mbetet një nga emrat më të rëndësishëm të gjeneratës aktuale.

Pas një sezoni të parë të vështirë te Liverpooli për shkak të lëndimeve, ai këtë edicion ka nisur të rikthejë formën: 2 gola dhe 3 asistime në 14 paraqitje, megjithëse rrallë është aktivizuar si titullar. /Telegrafi/

Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci/ La Capitale: Hetuesit po e përqendrojnë vëmendjen tek Artur Shehu

By: Ela
26 November 2025 at 15:28

Nga Luca Arnau, La Capitale Në hetimin për shpërthimin që ndodhi natën e 16 tetorit jashtë shtëpisë së prezantuesit të Report, Sigfrido Ranucci, ka dalë në pah një pistë e re hetimore, që çon larg Romës dhe përtej Adriatikut. Më shumë se një muaj pas sulmit, hetuesit po e përqendrojnë vëmendjen e tyre tek Artur Shehu, […]

The post Atentati ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci/ La Capitale: Hetuesit po e përqendrojnë vëmendjen tek Artur Shehu appeared first on BoldNews.al.

Monika Bellucci dhe Cate Blanchett respektojnë rregullat dhe shkëlqejnë para Papës

16 November 2025 at 11:17


Monika Bellucci dhe Cate Blanchett u takuan me Papën Leo në Vatikan. Për këtë takim të veçantë, yjet e mëdhenj të filmit zgjodhën stile të thjeshta dhe elegante

Papa Leo, në Vatikan priti në audiencë disa nga krijuesit më të njohur të filmit. Mes të ftuarve u gjendën divat e kinemasë Cate Blanchett dhe Monica Bellucci, si dhe regjisori i famshëm Spike Lee. Dy zonjat zgjodhën veshje të posaçme, në përputhje me rregullat e modës së Selisë së Shenjtë.

“Filmi nuk janë vetëm pamje lëvizëse, ai zgjon shpresën”, tha Papa Leo gjatë pritjes së sotme solemne në Vatikan. Gjatë kësaj ceremonie unike, të dedikuar “artit të shtatë”, ai kujtoi gjithashtu se kinematë po luftojnë për mbijetesë dhe se duhet bërë më shumë për t’i mbrojtur ato – dhe me këtë, për të ruajtur përvojën e të shikuarit të filmave. Fjalët e tij i ndoqën me vëmendje të ftuarit e nderuar, Monica Bellucci, Cate Blanchett, Spike Lee dhe disa nga emrat më të njohur të botës së kinematografisë.

Siç dihet gjerësisht, vetëm shtatë gra në botë kanë të drejtë të veshin të bardhë në praninë e Papës. Rregullat e Selisë së Shenjtë janë të qarta: një fustan i zi me mëngë të gjata, një vel i mëndafshtë ose dantelle që mbulon plotësisht ose pjesërisht fytyrën, pa dekolte dhe pa këmbë të zbuluara mbi gju. Ngjyra e zezë simbolizon përulësinë, respektin dhe pikëllimin dinjitoz për Krishtin që dha jetën për shpëtimin e njerëzimit. Mungesa e ngjyrave të tjera tregon modesti, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, as Cate dhe as Monica nuk u shfaqën me fustane, ato zgjodhën kostume elegante në të zezë. Femra fatale italiane preferoi një kombinim klasik dhe shumë efektiv të së zezës me të bardhën, një kostum me linja të pastra, në stil minimalist, siç i pëlqen zakonisht. Edhe këmisha ishte e thjeshtë, me dy kopsa të sipërme të hapura për t’i dhënë pak lehtësi veshjes. Ajo nuk ndryshoi stilin e flokëve, mbeti besnike ballukeve të saj të famshme.

Ndryshe nga Monica plot joshje, aktorja australiane fituese e çmimit Oscar ishte e veshur në të zezë nga koka te këmbët. E rafinuar dhe e matur: një kostum me prerje pak më të lirshme, këmishë e zezë, pantallona me këmbë të shkurtra, flokët të mbledhura topuz… Dhe natyrisht, një takim i ngrohtë me Papën Leo.

Në prag të këtij takimi, Vatikani publikoi edhe listën e filmave të preferuar të Papës: mjuzikli familjar “Tingujt e Muzikës” me Julie Andrews, drama emocionale “It’s a Wonderful Life”, filmi i Robert Redford “Ordinary People” dhe historia prekëse e Roberto Benignit “La Vita è Bella”. /Telegrafi/

Zbardhet letra për atentatin ndaj Ranuccit, përmendet mafia shqiptare

By: Elva
24 October 2025 at 16:34

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me hetimet për sulmin me bombë ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci, autor i emisionit investigativ “Report” në RAI. Gazetari italian Nello Trocchia ka bërë publike në një postim në Facebook se gazeta “Domani” ka zbardhur detaje të reja përmes një letre anonime, e cila ndodhet aktualisht në duart e […]

The post Zbardhet letra për atentatin ndaj Ranuccit, përmendet mafia shqiptare appeared first on BoldNews.al.

I bënë atentat në Romë, gazetari Rai-t: Nuk ka elementë që lidhen me mafian shqiptare

By: Elva
22 October 2025 at 22:08

Gazetari investigativ i RAI, Sigfrido Ranucci, foli për Euronews Albania lidhur me atentatin ndaj tij pak ditë më parë, ku një sasi eksplozivi shpërtheu pranë makinës së tij dhe të vajzës, pa shkaktuar të lënduar. Ranucci theksoi se fuqia e eksplozivit mund të kishte vrarë vajzën e tij, e cila sapo ishte kthyer në shtëpi. […]

The post I bënë atentat në Romë, gazetari Rai-t: Nuk ka elementë që lidhen me mafian shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Atentati ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci/ “La Repubblica”: Po hetohet emri i Artur Shehut, lidhjet e tij të dyshuara me mafian dhe me Engjëll Agaçin

By: V K
21 October 2025 at 14:11

Hetimet për atentatin me eksploziv ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci, drejtues i emisionit investigativ Report, kanë marrë një tjetër drejtim, duke vënë në qendër të vëmendjes një emër të njohur të botës së krimit, Artur Shehu, 58-vjeç, një biznesmen me origjinë nga Shqipëria, i njohur prej vitesh nga hetimet si një figurë me peshë në krimin e organizuar shqiptar, shkruan La Repubblica.

Shehu aktualisht jeton në Florida, SHBA, ku udhëheq një jetë të tërhequr në qytetin e Miamit.

Sipas burimeve hetimore, edhe Drejtoria e Antimafias italiane, ka marrë informacione nga qyteti i Vlorës për një përfshirje të mundshme të tij në shpërthimin e ndodhur më 16 tetor, përpara banesës së Ranuccit në Pomezia.

Aktualisht, kjo mbetet një hipotezë hetimore që kërkon verifikime të mëtejshme, por po ndiqet me kujdes nga prokurorët e Antimafias në Romë, në bashkëpunim me karabinierët e njësive hetimore në Frascati dhe Via In Selci.

 

Pistat e hetimit

Një ndër pistat kryesore që po shqyrtohet lidhet me një episod të Report, transmetuar më 21 prill 2024, që analizonte projektet e qendrave për migrantët në Shëngjin dhe Gjadër, si pjesë e marrëveshjes mes qeverive të Romës dhe Tiranës.

Në këtë material, emri i Artur Shehut,përmendet disa herë dhe lidhet me rrjete biznesi dhe marrëdhënie me qarqe politike e institucionale në Shqipëri.

Sipas Report, Shehu përshkruhet si një narkotrafikant me lidhje të mundshme me Cosa Nostra-n dhe Sacra Corona Unita-n, i përmendur më parë në hetime ndërkombëtare.

Gjithashtu, Report pretendon se Shehu ka dhuruar një sipërfaqe prej 30 mijë metra katrorë pranë Vlorës për një fondacion të lidhur, gjeneralin Fabrizio Lisi.

Ky transaksion dyshohet se është ndërmjetësuar nga Engjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit Edi Rama, figurë kyçe në marrëveshjen për migrantët.

 

 

Hetim ndërkombëtar

Emri i Shehut nuk është i panjohur për median ndërkombëtare. Në mars të vitit 2021, gazeta amerikane Miami Herald i kushtoi një artikull investigativ me titull: “Nga një vilë në Miami Beach, një burrë me lidhje të dyshuara me mafian ndërton një perandori biznesi në Shqipëri”, ku përshkruhet jeta e tij luksoze në SHBA dhe aktivitetet në Shqipëri.

Prokuroria italiane po heton edhe këtë profil ndërkombëtar, duke krahasuar të dhënat nga Shqipëria me lëvizjet e Shehut në muajt e fundit.

Në kërkim autorët

Ndërsa dyshimet për përfshirjen e krimit të organizuar shqiptar po thellohen, autoritetet italiane po vijojnë kërkimet për autorin ose autorët që kanë vendosur mjetin shpërthyes, ku dyshohet se kanë tentuar të futen edhe në shtëpinë e dytë të gazetarit gjatë verës, pa sukses.

Për shkak të numrit të lartë të hetimeve sensitive të realizuara nga Report gjatë viteve, pista e motiveve mbetet e gjerë.

Megjithatë, fokusi i hetuesve aktualisht po shkon drejt lidhjeve me segmentet e mafias shqiptare, të cilat mund të jenë ndjerë të goditura nga zbulimet e fundit mediatike./ Panorama

The post Atentati ndaj gazetarit italian Sigfrido Ranucci/ “La Repubblica”: Po hetohet emri i Artur Shehut, lidhjet e tij të dyshuara me mafian dhe me Engjëll Agaçin appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

20 October 2025 at 18:22

Personi që shihni në foton e mëposhtme është 38-vjeçari shqiptar Altin Simoni, i cili u arrestua në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi ishte arratisur nga Italia për t’i shpëtuar drejtësisë. Ai konsiderohet si porositësi i vrasjes së shqiptarit Selavdi Shehaj, i njohur me nofkën “Passerotto”, i vrarë më 20 shtator 2020 në […]

The post Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit appeared first on BoldNews.al.

Detaje nga arrestimi i Altin Sinomatit në Abu Dhabi, i dyshuar për atentatin ndaj gazetarit italian, Sigfrido Ranucci

By: Ela
20 October 2025 at 13:57

Shqiptari Altin Sinomati, i kërkuar nga prokurorët e Drejtorisë Antimafia në Itali, është arrestuar dhjetë ditë më parë në Abu-Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai akuzohet si porositësi i vrasjes së bashkëkombasit të tij Selavdi Shehaj, i njohur si “Passerotto”, i cili u ekzekutua më 20 shtator pesë vite më parë në plazhin e Torvaianica. Siç […]

The post Detaje nga arrestimi i Altin Sinomatit në Abu Dhabi, i dyshuar për atentatin ndaj gazetarit italian, Sigfrido Ranucci appeared first on BoldNews.al.

Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare

By: armand
19 October 2025 at 19:34

Atentati me 1 kg tritol që hodhi në erë makinat e gazetarit të RAI3 Sigfrido Ranucci dhe vajzës së tij përpara banesës së tyre në Romë ka tronditur opinionin publik në vendin fqinj. Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje atentatet mafioze të viteve ‘90 në Itali. Zbardhja e ngjarjes është marrë në dorë nga antimafia. […]

The post Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare appeared first on BoldNews.al.

I vendosën bombë para shtëpisë, gazetari Sigfrido Ranucci: Kam një listë të gjatë kërcënuesish

By: armand
17 October 2025 at 17:06

Gazetari italian Sigfrido Ranucci, ka reagur pas ngjarjes së mbrëmshme, ku iu vendos një bombë nën makinën e parkuar para banesës së tij. Sipas ANSA, shpërthimi i fuqishëm ka përfshirë automjetin e tij dhe atë të vajzës, të cilat ishin të parkuara para banesës së tyre në Pomezia. Sipas hetimeve paraprake, mjeti nuk është aktivizuar […]

The post I vendosën bombë para shtëpisë, gazetari Sigfrido Ranucci: Kam një listë të gjatë kërcënuesish appeared first on BoldNews.al.

Bombë në dy makinat e gazetarit të Rai-t dhe të bijës: Ata mund të kishin vrarë dhe vajzën time

By: gaze tare
17 October 2025 at 09:31

Dy shpërthime me bombë shkatërruan makinat e gazetarit të transmetuesit publik italian Rai, Sigfrido Ranucci, dhe vajzës së tij. Ngjarja ndodhi vonë të enjten në mbrëmje.

Pajisje shpërthyese të improvizuara me shumë mundësi u përdorën për të shkatërruar plotësisht dy makinat, të cilat ishin parkuar jashtë shtëpisë së gazetarit në zonën bregdetare të Campo Ascolano, pak jashtë Romës. Ndërtesa e gazetarit u dëmtua gjithashtu nga jashtë, por për fat të mirë nuk pati viktima ose të lënduar. Sigfrido Ranucci foli me Corriere della Sera pak pas orës 2:00 të mëngjesit në telefon:

“Vajza ime, e cila sapo ishte larguar, mund të kishte humbur jetën. Do të ngre padi”, tha Ranucci, i cili prej vitesh prezanton emisionin Report në kanalin televiziv Rai Tre.

Seriali është trajtuar vazhdimisht raste korrupsioni, krimi të organizuar dhe kontraktimi i paligjshëm, dhe Sigfrido Ranucci ka marrë kërcënime të shumta kundër jetës së tij. Vitin e kaluar, ai dhe të afërmit e tij kishin gjetur dy plumba në hyrje të shtëpisë së tyre.

Antimafia po heton Prokurorët antimafia të Romës po hetojnë ngjarjet në Pomezia. Aktualisht, prokurori i DDA-së, Carlo Villani, i koordinuar nga zëvendësprokurorja Ilaria Calò. po ngre akuza për dëmtim me rrethanë rënduese të metodave mafioze, në pritje të raporteve fillestare nga policia që ndërhyri.

The post Bombë në dy makinat e gazetarit të Rai-t dhe të bijës: Ata mund të kishin vrarë dhe vajzën time appeared first on iconstyle.al.

Policia nis hetimet për drogë ndaj 19 personazheve të famshme në Turqi

8 October 2025 at 13:01


Autoritetet në Turqi kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur publikë për përdorim të dyshuar të drogës, përfshirë këngëtaret Hadise Acikgoz dhe Irem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tuzunatac si dhe influencueset Duygu Ozaslan e Derin Talu.

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit konfirmoi se hetimi ka të bëjë me “përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese” sipas Kodit Penal turk.

Nuk ka urdhra arresti; të përfshirët janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për t’u testuar përmes analizave të gjakut.

Hadise Acikgoz

Operacioni u krye nga Komanda Provinciale e Xhandarmerisë së Stambollit, e cila shoqëroi personazhet në qendra shëndetësore për marrjen e mostrave të gjakut dhe më pas për deklarata.

Lista përfshin këngëtarë, aktorë, prezantues televizivë dhe influencues si: Ziynet Sali, Kubilay Aka, Kaan Yildirim, Mert Yazicioglu, Metin Akdulger, Ceren Moray, Ozge Ozpirincci, Engin Polat, Dilan Polat, Deren Talu, Zeynep Meric Aral, Birce Akalay dhe avokaten Feyza Altun.

Irem Derici

Hetimi do të bazohet kryesisht në rezultatet e testimeve toksikologjike dhe në vlerësimet ligjore pasuese.

Sipas ligjit turk, përdorimi personal i drogës mund të çojë në trajtim, rehabilitim ose kushtim provizor, jo domosdoshmërisht në burgim. /Telegrafi/

Demet Evgar

Berrak Tuzunatac

Aktori i famshëm Stanley Tucci flet për martesën me partneren 21 vjet më të re

30 September 2025 at 07:30


Aktori i famshëm, Stanley Tucci, (64 vjeçar) nuk e ka problem diferencën prej 21 vitesh në moshë midis tij dhe gruas së tij Felicity Blunt (43 vjeçare), por kohët e fundit pranoi frikën që ka për të ardhmen e tyre së bashku.

Ndërsa nuk e ka problem që është më i vjetër se gruaja e tij, aktori zbuloi se çfarë e trishton.

"Më vjen keq që nuk do ta shoh të plaket dhe që nuk do të jem në gjendje të kujdesem për të nëse ka nevojë për kujdes", tha Tucci për The Times të Londrës.

Foto: EPA

"Mendoj se ka diçka vërtet të bukur tek njerëzit që plaken së bashku. Dhe nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, kjo nuk mund të ndodhë”.

Tucci u takua me agjenten letrare në vitin 2006 në premierën e filmit “The Devil Wears Prada”, në të cilin ai luajti së bashku me motrën e saj, Emily Blunt.

Rrugët e tyre u kryqëzuan përsëri katër vjet më vonë, në dasmën e Emily me aktorin John Krasinski në vitin 2010.

Aktori, gruaja e parë e të cilit, Kate Tucci, vdiq nga kanceri i gjirit në vitin 2009, u martua me Felicity në vitin 2012.

Foto: Getty Images

Çifti pati dy fëmijë - djalin Matteo në vitin 2015 dhe vajzën Emilia në vitin 2018.

Tucci ka tre fëmijë të tjerë më të mëdhenj nga martesa e tij e parë. /Telegrafi/

Monica Bellucci thyen heshtjen për ndarjen nga Tim Burton me një deklaratë emocionuese

By: gaze tare
24 September 2025 at 20:41

Monica Bellucci ka folur publikisht për herë të parë që kur konfirmoi ndarjen e saj nga regjisori Tim Burton, dhe fjalët e saj tregojnë se pavarësisht ndarjes, lidhja që kishin ende ka kuptim. Në një deklaratë të lëshuar pas njoftimit se marrëdhënia e tyre dyvjeçare kishte mbaruar, ylli italian e përshkroi Burton si dikë që do të mbante gjithmonë një vend unik në zemrën e saj.

Bellucci, 61 vjeç, dhe Burton, 67 vjeç, zbuluan ndarjen e tyre në një letër të përbashkët në fillim të kësaj jave, duke sinjalizuar fundin e një romance që filloi në vitin 2022 pasi dyshja u lidh për herë të parë në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon. Ndërsa vetë ndarja ka tërhequr vëmendje të gjerë, reflektimet e Bellucci-t janë ato që bien në sy tani. Duke folur për Burton, ajo theksoi respektin dhe dashurinë që ajo vazhdon të ketë për të.

“Ai do të ketë gjithmonë një vend unik në zemrën time”, tha Bellucci, duke theksuar se lidhja që ata ndanin nuk ishte diçka e fshirë nga një ndryshim në statusin e tyre në marrëdhënie. Zgjedhja e saj e fjalëve shmangte hidhërimin, duke e portretizuar kohën e tyre së bashku si kuptimplote dhe të paharrueshme. Për një aktore të njohur për elegancën e saj si në ekran ashtu edhe jashtë tij, përgjigja ndihej në karakter – e përmbajtur, e menduar dhe thellësisht personale.

Burton, i njohur për stilin e tij vizual gotik në filma të tillë si Edward Scissorhands , Beetlejuice dhe Alice in Wonderland , nuk kishte bërë komente të tjera përtej deklaratës së përbashkët, por falënderimi nga Bellucci i shton një shtresë humanizmi asaj që përndryshe mund të shihej si një tjetër ndarje e personazheve të famshëm. Duke zgjedhur ta paraqiste atë si dikë që mbetet i rëndësishëm në jetën e saj, ajo i dha njoftimit një dimension emocional.

Bellucci, e cila vazhdon të jetë një ikonë e kinemasë italiane dhe modës ndërkombëtare, rrallë komenton në detaje për jetën e saj personale. Fjalët e saj për Burton mund të shihen si të rralla dhe domethënëse, duke ofruar një pamje të mënyrës se si ajo i vlerëson marrëdhëniet e saj edhe pasi ato ndryshojnë formë. Në vend që të ndalet te humbja, ajo duket se e paraqet ndarjen si një tranzicion, duke e ruajtur të paprekur vlerësimin e saj.

The post Monica Bellucci thyen heshtjen për ndarjen nga Tim Burton me një deklaratë emocionuese appeared first on iconstyle.al.

Monica Bellucci thyen heshtjen pas ndarjes nga Tim Burton: Për sa kohë që jam gjallë, ai do të ketë një vend në zemrën time

24 September 2025 at 19:22


Aktorja italiane Monica Bellucci ka folur për herë të parë që nga ndarja e saj me regjisorin amerikan Tim Burton. Pavarësisht fundit të dashurisë së tyre, ajo nuk ka gjë tjetër veçse lëvdata për të.

Në një intervistë për edicionin italian të revistës Vogue, ajo theksoi se nuk ka armiqësi mes tyre.

"Ndonjëherë rrugët tona kryqëzohen për pak kohë për të ecur bashkë... Unë dhe Timi kryqëzohemi për të qenë bashkë për pak kohë dhe pastaj të ndjekim rrugë të ndara. Por për sa kohë që unë jetoj, Timi do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time", tha ajo.

Ata filluan të dilnin bashkë në vitin 2023. Në atë kohë, ajo deklaroi në një intervistë për Elle se e donte si person dhe e respektonte si artist. Ajo luajti në filmin e tij "Beetlejuice Beetlejuice". Ajo tha se ky bashkëpunim mes tyre i dha jetë krijimtarisë.

Ata u panë për herë të fundit së bashku në publik në qershor të këtij viti në edicionin e 71-të të Festivalit të Filmit në Taormina. Tim Burton ishte në një lidhje me aktoren Helena Bonham Carter nga viti 2001 deri në vitin 2014, me të cilën ka një djalë, Billy, dhe një vajzë, Nell.

Monica Bellucci është martuar dy herë: me Claudio Carlos Basso dhe Vincent Cassel, me të cilët ka vajzat Deva dhe Leonie. /Telegrafi/

❌
❌