Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 December 2025Main stream

Si u krijua aleanca mes mafies shqiptare dhe karteleve të drogës në Meksikë

By: armand
29 December 2025 at 18:40

Nga Victor Manuel Sanchez Valdes, NORO ESTE Njoftimi i Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj familjes Hysa, e cila është me shtetësi meksikane, por me origjinë shqiptare – për akuzën e pastrimit të parave në favor të fraksionit “Mayiza” të Kartelit të Sinaloas, i shtohet një liste të gjatë lajmesh […]

The post Si u krijua aleanca mes mafies shqiptare dhe karteleve të drogës në Meksikë appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Shiste informacione tek mafia shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador

By: Elva
19 December 2025 at 15:37

Autoritetet në Ekuador kanë arrestuar ish-drejtuesen e lartë të Policisë, Tannya Varela, e dyshuar se ka shpërndarë informacione sekrete tek grupe kriminale të lidhura me mafian shqiptare. Operacioni u krye nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm këtë të enjte, më 18 dhjetor, në veri të Quito-s. Gjatë arrestimit, policia i sekuestroi telefonin celular dhe kompjuterin […]

The post Shiste informacione tek mafia shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador appeared first on BoldNews.al.

I lidhur me mafian shqiptare në Ekuador, dënohet me burg biznesmeni italian

By: Elva
3 December 2025 at 19:20

Autoritetet italiane kanë dënuar me katër vite burg biznesmenin Colonico P., i cili akuzohet për prodhim, posedim dhe trafikim të instrumenteve të përdorura për falsifikimin e monedhave. Arrestimi i tij u krye në shtator, në një kompleks banimi privat në Samborondón, në provincën Guayas të Ekuadorit. Sipas mediave të huaja, Colonico P. është nën hetim […]

The post I lidhur me mafian shqiptare në Ekuador, dënohet me burg biznesmeni italian appeared first on BoldNews.al.

Mafia shqiptare në Meksikë: operacioni i pastrimit të parave që lidh Ballkanin me Sinaloan

By: Ela
1 December 2025 at 10:03

Nga Oscar Balderas, DOSSIER POLITICO Imagjino sikur je një trafikant droge që ka sjellë në këtë kontinent një ngarkesë armësh nga Evropa Lindore; kartelet meksikane të kanë paguar një shumë të majme –le të themi 50 milionë dollarë në para të gatshme– për ato pushkë dhe municione. Por, ajo që dukej si bekim, është kthyer në […]

The post Mafia shqiptare në Meksikë: operacioni i pastrimit të parave që lidh Ballkanin me Sinaloan appeared first on BoldNews.al.

Droga me logon e “Rolls Royce”/ PAMJET e operacionit në Itali, si u godit mafia shqiptare

By: Brisi
27 November 2025 at 16:24

Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga operacioni i përbashkët antidrogë i SPAK me Prokurorinë e Brescias në Itali, në kuadër të së cilit janë lëshuar 21 urdhër-arreste. Në pamjet e siguruara nga operacioni shihen kontrolle me qen antidrogë, ndërsa droga e sekuestruar ishte e paketuar me logon e markës së njohur britanike […]

The post Droga me logon e “Rolls Royce”/ PAMJET e operacionit në Itali, si u godit mafia shqiptare appeared first on BoldNews.al.

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

By: Elva
10 November 2025 at 22:09

Gazeta spanjolle “Crónica Global” ka zbuluar detaje të reja nga operacioni “Trifásico”, që çoi në shkatërrimin e një rrjeti kriminal me anëtarë shqiptarë, i përfshirë në kultivimin dhe trafikun e kanabisit në Katalonjë. Hetimet treguan se kreu i bandës mbante një “libër llogarish kriminale”, ku kishte shënuar fitimet, kostot, shpërndarjet dhe parashikimet e korrjeve  provë […]

The post “Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë appeared first on BoldNews.al.

Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’

By: Elva
21 October 2025 at 21:19

Gazetari dhe autori italian Nello Trocchia, i njohur për investigimet mbi krimin e organizuar, ka analizuar strukturën dhe mënyrën e funksionimit të mafias shqiptare, duke e krahasuar me ‘Ndragheta-n’ e Kalabrisë. I ftuar në A2 CNN, Trocchia u shpreh se mafia shqiptare ka rrënjë të forta familjare dhe komunitare, gjë që e bën të ngjashme […]

The post Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’ appeared first on BoldNews.al.

Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare

By: armand
19 October 2025 at 19:34

Atentati me 1 kg tritol që hodhi në erë makinat e gazetarit të RAI3 Sigfrido Ranucci dhe vajzës së tij përpara banesës së tyre në Romë ka tronditur opinionin publik në vendin fqinj. Kjo ngjarje ka rikthyer në vëmendje atentatet mafioze të viteve ‘90 në Itali. Zbardhja e ngjarjes është marrë në dorë nga antimafia. […]

The post Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare appeared first on BoldNews.al.

Gazetari italian publikon librin për mafien shqiptare dhe takimin misterioz në Aruba

By: Elva
8 October 2025 at 11:54

Gazetari italian Nello Trocchia publikoi librin e tij të ri, Invicibili, ku trajton ngritjen e klaneve kriminale shqiptare dhe ndikimin e tyre ndërkombëtar. Një nga zbulimet më të bujshme të librit është takimi i grupeve kriminale në ishullin Aruba në vitin 2019, ku sipas autorit kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. […]

The post Gazetari italian publikon librin për mafien shqiptare dhe takimin misterioz në Aruba appeared first on BoldNews.al.

“Mafia shqiptare, organizatë terroriste”, reagon Tirana zyrtare: Ja si qëndron e vërteta

By: Ela
26 September 2025 at 19:27

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar pas lajmeve se Ekuadori ka shpallur “mafien shqiptare” si organizatë terroriste. Në një deklaratë zyrtare, MEPJ thekson se këto pretendime nuk janë të vërteta, duke sqaruar se në fjalimin e ministres së Jashtme të Ekuadorit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ka asnjë përmendje […]

The post “Mafia shqiptare, organizatë terroriste”, reagon Tirana zyrtare: Ja si qëndron e vërteta appeared first on BoldNews.al.

Media zviceriane: Mafia shqiptare dhe rrjeti global që Evropa nuk mund ta ndalë

By: Elva
22 September 2025 at 11:31

Një reportazh i televizioni zvicerian SRF shkruan mbi ndikimin e bandave shqiptare, serbe dhe malazeze në tregtinë e kokainës në Evropë. Në shkrim theksohet se, grupet kriminale nga Ballkani kanë ndërtuar lidhje të forta me politika dhe organizata të tjera mafioze ndërkombëtare, duke përfituar nga hapësira të reja të krijuara pas shpërbërjes së FARC-ut në […]

The post Media zviceriane: Mafia shqiptare dhe rrjeti global që Evropa nuk mund ta ndalë appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet “bankomati” i mafies shqiptare në Ekuador, banesa e biznesmenit plot me para fake

By: Ela
18 September 2025 at 12:45

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit njoftoi arrestimin e një biznesmeni të huaj në këtë vend me dyshimet se është i lidhur me mafien shqiptare. Biznesmeni italian Panfilo C, i njohur edhe si Benny Colonico njihet edhe si ‘bankomati’ i mafies shqiptare, pasi e ndihmon atë në pastrimin e parave në shuma të mëdha. Këtë herë, […]

The post Arrestohet “bankomati” i mafies shqiptare në Ekuador, banesa e biznesmenit plot me para fake appeared first on BoldNews.al.

Komunikimet e klanit Çopja-Çela, “The Telegraph”: Mafia shqiptare ndikonte çmimin e kokainës në Evropë

18 August 2025 at 16:33

Një nga mediat më prestigjioze në Britaninë e Madhe, “The Telegraph”, i ka kushtuar një artikull të gjatë klanit kriminal shqiptar Çela–Çopja, duke e cilësuar si një nga sindikatat më të fuqishme të trafikut të kokainës në të gjithë kontinentin evropian.

Ky grup kriminal u godit një javë më parë nga SPAK me 15 urdhër-arreste të lëshuara dhe 6 prej të cilëve vijojnë të jenë në kërkim. Ky rrjet trafiku u zbulua pas zbërthimit të bisedave nga aplikacioni Sky Ecc.

Sipas artikullit, i cili i referohet edhe SPAK, ky grup i strukturuar kriminal ka arritur të diktojë deri edhe çmimin e kokainës në Evropë, duke kontrabanduar sasi të mëdha të lëndës narkotike nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të Bashkimit Evropian.

Një kilogram kokainë në Mbretërinë e Bashkuar vlerësohet të kushtojë rreth 40,000 paund, krahasuar me 20,000 paund në Evropë.

Por ajo që vërtet ka tronditur autoritetet, janë përgjimet e zbuluara pas zbërthimit në platformën e enkriptuar të komunikimit Sky Ecc, ku krerët e grupit Franc Çopja, 33 vjeç, dhe Ervis Çela, 41 vjeç flisnin hapur për trafikun e kokainës, fshehjen e parave dhe investimet e tyre në pasuri të paluajtshme e ferma në Amerikën Latine.

Në një bisedë të përgjuar më 12 dhjetor të vitit 2020, Ervis Çela i shkruante Franc Çopjës se kishte plan për të fshehur paratë e pista nën tokë, në një plantacion me 200 rrënjë ullinj në Shqipëri.

Megjithatë, Çopja e paralajmëroi se kartëmonedhat do të kalbeshin nën tokë dhe e nxiti të këmbehej në shufra ari.

“S’ka ar… Duhet të grabis një bankë… Duhet ta porosis nga Afrika”, i përgjigjet më tej Çela.

Biseda më pas kaloi tek orët luksoze dhe tokat bujqësore. Po në të njëjtën ditë, ata komunikojnë sërish ku Çela paraqiti planet për të blerë dy ferma në Paraguai për 10 milionë paund, një investim që sipas tij do të sillte 1.8 milionë paund në vit.

Në një bisedë të ndarë me vëllain e tij në Sky ECC në nëntor 2020, Çela shkroi se 800,000 paund që i duhej nga një nga trafikantët e tyre po vonoheshin “për shkak të një rënieje në tregun e Britanisë së Madhe”.

Sipas aktakuzës prej 282 faqesh të lëshuar nga SPAK më 8 gusht, karteli dyshohet se ka tentuar të trafikojë 28 tonë kokainë gjatë viteve 2020–2021, përmes mallrave të fshehura në kuti sapuni, kanaçe boje dhe ngjitës industrial.

Një nga kapjet më të mëdha ndodhi më 12 shkurt 2021, kur 16.4 ton kokainë me pastërti të lartë, me vlerë në treg prej 3 miliardë paund, u sekuestrua në portet e Hamburgut dhe Anversës, një prej rasteve më të mëdha të konfiskimit të drogës në historinë e Evropës. (A2 Televizion)

The post Komunikimet e klanit Çopja-Çela, “The Telegraph”: Mafia shqiptare ndikonte çmimin e kokainës në Evropë appeared first on Telegrafi.

Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet: I përket mafias shqiptare

By: fra nc
4 July 2025 at 14:38

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafias shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane.

Lënda narkotike është gjetur të enjten në një fermë në qytetin jug-perëndimor të Guayaquil.

Për zhvillimin e këtij operacioni anti-drogë u angazhuan forca të shumta policore dhe të ushtrisë.

Shefi i policisë së Guayaquil tha se kokaina ishte e fshehur në një kamion të mbushur me arka bananesh, e cila ishte e paketuar me logo të ndryshme, gati për t’u nisur drejt portit.

Pas kontrolleve në fermë, policia ekuadoriane ka arrestuar pesë persona.

Lënda narkotike e cila u sekuestra kap vlerën e 90 milionë dollarëve.

Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një goditje të madhe për mafian shqiptare.

Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e tyre.

The post Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet: I përket mafias shqiptare appeared first on Euronews Albania.

“El Tiempo”: Jeta luksoze e Dritan Gjikës dhe lidhjet me kartelet e kᴏkainës

By: user 6
12 June 2025 at 23:13

Stamboll, Guayaquil, Dubai, Bogotá, Tirana, Cali… Këto janë disa nga destinacionet që shfaqen në lëvizjet e bosit të fuqishëm të drogës Dritan Gjika, i përshkruar nga Presidenti i Kolumbisë Gustavo Petro si një nga udhëheqësit e kartelit të trafikimit të drogës që fshihet në Emiratet e Bashkuara Arabe, citon gazeta kolumbiane “El Tiempo”.

Presidenti kolumbian e përmendi Gjikën më 28 maj, dy ditë pasi bosi shqiptar i drogës u kap në një rrugë në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kishte mbërritur duke u paraqitur si investitor. Petro foli për shqiptarin dhe për bosët e drogës të kombësive të tjera (kroate, serbe, franceze, holandeze, meksikane, paraguaiane dhe amerikane) si pjesë e një klani mafioz që, së bashku me disa kolumbianë, dyshohet se po planifikon sulme kundër tij. Ai i konsideroi ata si mjeshtrat e rinj të trafikimit të drogës.

“El Tiempo” shkruan se përtej deklaratave të Presidentit kolumbian, agjencitë federale tashmë kanë informacione mbi bashkëpunëtorët e fuqishëm kolumbianë të Dritan Gjikës, i njohur ndryshe si “Tony”. Gazeta shkruan se ka pasur qasje në një dosje konfidenciale që tregonte se bosi i fuqishëm shqiptar i drogës ka dhjetëra hyrje në Kolumbi. Një nga udhëtimet e tij në Bogota daton më 24 janar 2022, pas një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqi.

Ajo që dihet është se Gjika udhëtoi nëpër Evropë duke mbledhur porosi për kokainë kolumbiane. Ai udhëtoi në Cali për të negociuar mbi drogën të cilën e fshehu në fermat në Valle del Cauca dhe më pas u zhvendos në kufirin ekuadoras, ku ndihej më i sigurt.
“El Tiempo” shkruan se ka vërtetuar se bosi shqiptar i drogës krijoi të paktën 4 kompani në Guayaquil: “Agricontrade S.A.”, “Cresmark S.A.”, “Cannmaná S.A.” dhe “Negoglobal S.A.”, të dedikuara për kultivimin e luleve të kanabisit dhe kallam sheqerit dhe eksportin e mineraleve.

Nën këtë mbulesë, ai udhëtoi nëpër Kolumbi si biznesmen dhe kontaktoi kompani të njohura ekuadoriane të bananeve që, sipas hetimit, u përdorën për të transportuar kokainë kolumbiane në Evropë. Ai dhe gruaja e tij, ekuadoriane Ashley Ruiz blenë një rezidencë luksoze në një zonë banimi ekskluzive në periferi të Guayaquil. Autoritetet gjetën aty një BMW X6 të bardhë me vlerë mbi 120 000 dollarë dhe një Porsche Cayenne të zezë me vlerë 149 990 dollarë. Automjeti gjithashtu kishte një sistem të blinduar të Nivelit 3 dhe ishte i regjistruar në emër të “Agricomtrade”, një nga kompanitë e bosit të drogës.

U gjet gjithashtu një Chevrolet Corvette dhe një jaht i blerë nga gruaja e bosit në tetor 2020 për 50 000 dollarë i markës “Sea Ray Sundancer 310”, të cilin ajo e pagëzoi me emrin “Recreo”. Sipas agjentëve federalë, jeta luksoze ka vijuar edhe në Dubai. Aty u gjetën makina luksoze, akomodime në vila dhe udhëtime me fluturime çarter. Tani po hetohet nëse ai ka prona në Kolumbi.

Është konfirmuar tashmë se ai ka një partner të fuqishëm i cili është furnizuesi i kokainës që mbërrin në Evropë përmes porteve të Algeciras, Spanjë; Francë, Holandë dhe ata madje kontrolluan edhe një ngarkesë në Shqipëri.

“Ai filloi të përdorte shkurtime për emrin e tij pasi DEA e kapi në Shtetet e Bashkuara” – tha një agjent i antimafia. Ai shtoi se autoritetet në Medellín e dinë shumë mirë se kush është ai dhe tani po kërkojnë prova për ta kapur përsëri.

Tashmë ka të dhëna rreth pronave të tij dhe lidhjes së tij me “Tony”-n. Përveç marrëveshjeve mafioze dhe komunikimeve me bosë të tjerë droge që fshihen në Dubai dhe Abu Dhabi, “El Tiempo” ka vërtetuar se Kolumbia po studion mundësinë që Drejtoria Kombëtare e Inteligjencës (DNI), në bashkëpunim me agjencitë e huaja, të gjejë bosët kolumbianë të drogës që fshihen në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Për më tepër, në nivelin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, është arritur tashmë një marrëveshje bashkëpunimi midis autoriteteve kolumbiane dhe paraguaiane për të gjetur Sebastián Marset, të cilin Presidenti Petro e ka lidhur me vrasjen e prokurorit paraguaian Marcelo Pecci në Kolumbi.

“Pse vrasja e prokurorit Pecci u la në duart e prokurorit Burgos dhe pse prokurori Burgos e hoqi vrasësin nga çështja? Është trafikanti i drogës Marset”, deklaroi presidenti në shkurt. Më 1 maj, në mes të fjalimit të tij në Plaza de Bolívar në Bogotá, për Ditën e Punës, ai iu referua përsëri Marset dhe bashkëpunimit në fshehjen e çështjes Pecci.

Pas arrestimit të gruas së tij, Marset u dërgoi një letër disa mediave paraguaiane disa ditë më parë, në të cilën kërcënon autoritetet dhe sfidon vendet e tjera ta arrestojnë atë. Lidhur me Gjikën, nuk përjashtohet që qeveria Petro të kërkojë që ai të hetohet në lidhje me bashkëpunëtorët e tij kolumbianë në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshirë edhe me personin me pseudonimin “JR”. ©El Tiempo, LAPSI.al

The post “El Tiempo”: Jeta luksoze e Dritan Gjikës dhe lidhjet me kartelet e kᴏkainës appeared first on Lapsi.al.

Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

By: user 6
6 June 2025 at 22:29

Bruno Megale është në krye të Shtabit të Policisë së Milanos prej rreth 1 viti. I lindur në Reggio Calabria në vitin 1966, Megale konsiderohet si një nga ekspertët më të mëdhenj të antiterrorizmit. Në fillim të karrierës së tij ai punoi për 10 vjet në Brescia dhe ishte drejtor i “Digos” në Milano, por edhe komisar policie në Caltanissetta, më i riu në Itali.

“Në Milano, gjithçka shitet”

“Grabitjet e mëdha apo sulmet politike terroriste të viteve ’70 dhe ’80, nuk ekzistojnë më”, – thotë Megale i intervistuar nga gazeta e përjavshme italiane “Famiglia Cristiana”. “Në këtë kontekst po shfaqen realitete të reja kriminale përveç ‘Ndranghetës, veçanërisht të fshehta, siç është mafia shqiptare” – thotë ai në intervistë.

“Milanoja është gjithashtu qyteti i 300 mijë studentëve universitarë që ndjekin 9 universitetet e pranishme, të barabarta me 17.8% të banorëve. Kjo do të thotë se nuk ka më vetëm 4 ose 5 zona për argëtim në mbrëmje siç kishte deri pak kohë më parë”.

Kjo sipas Megale bën që në Milano të “shitet gjithçka: kokainë, droga sintetike, pilula të të gjitha llojeve, droga etnike si shaboo, një metamfetaminë sintetike e fuqishme, jashtëzakonisht e rrezikshme dhe shumë problematike. Edhe disa droga që kishin dalë nga moda, si heroina, po rikthehen”.

“Droga qarkullonte edhe në dy anët e stadiumit San Siro”

“Ka rrugë të ndryshme. Kur unë isha komisioner policie në Reggio Calabria mbaj mend që shpesh na është dashur të merremi me portin e Gioia Tauro, i cili përveç aktiviteteve normale tregtare funksiononte edhe si një qendër për mbërritjen e kokainës në dispozicion të ‘Ndranghetës. Në vitin 2023, u sekuestruan 23 ton kokainë në Kalabri. Natyrisht, jo të gjitha ishin të destinuara për në Itali, por kjo na tregon fuqinë e organizatës. Trafiku i drogës është ende motori ekonomik i krimit këtu në Milano.

Droga qarkullonte gjithashtu në dy anët e stadiumit San Siro, objekt i hetimeve tona të koordinuara nga Zyra e Prokurorit, rreth vrasjes së Bellocco, një figurë kryesore në ‘Ndrangheta. Hetime që çuan në dhjetëra arrestime. Baza e tifozëve ultras është dominuar nga këto grupe të cilët, përmes dhunës, kanë marrë përsipër të gjitha mundësitë e biznesit që ofronte vetë stadiumi”, – tha ai.

“Tani ‘Ndrangheta po lëviz edhe përmes kriptovalutave”

“Milano nuk është Gotham City: është një metropol kompleks, ku krimet, falë veprimit të përbashkët të policisë, po zvogëlohen. Nuk ka lagje ku policia nuk arrin, kontrolli i territorit është i përhapur. Mafia ka përfituar nga kriza e bizneseve tregtare për shkak të Covid për t’u futur në strukturën prodhuese përmes të ardhurave të mëdha të trafikut të drogës.

Ata kanë marrë dyqane, kanë blerë kompani në vështirësi, kanë depërtuar në shumë sektorë produktesh. Tani ‘Ndrangheta lëviz edhe përmes kriptovalutave. Në Shtabin e Policisë kemi një seksion të veçantë që heton këtë lloj trafikimi” – thotë ai. ©LAPSI.al

The post Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano appeared first on Lapsi.al.

Rrëfehet mafiozi italian i penduar: Trafikuam 3 tᴏnë drogë dhe kallashë me shqiptarët

By: user 6
5 June 2025 at 22:54

Gianluigi Troiano, 34 vjeç, i njohur me nofkën “U’ Minorenne”, një bashkëpunëtor i drejtësisë italiane është rrëfyer mbi aktivitetin e tij në klanet mafioze. Ai ka treguar edhe se si ka bashkëpunuar si ndërmjetës me organizatat shqiptare, nga të cilat merrte edhe armë kallashnikovë përveç drogës. Mediat italiane ka zbuluar se Troiano ka treguar më shumë mbi trafikun e drogës në operacionin “Coast to Coast” midis botës kriminale në Gargano të Italisë dhe Shqipërisë.

“Mora pjesë në tre zbarkime. Në njërën prej tyre, trafikantët braktisën varkën në Pugnochiuso. Gjatë këtij zbarkimi, Trotta (Omar, i vrarë në vitin 2017) ishte në Shqipëri si garanci. Kisha një shqiptar që jetonte tashmë në Itali.

Ne flinim në një hotel në Ruggiano. Miucci kishte kontakte me shqiptarët përmes miqve të tij kalabrezë. Miucci kishte organizuar tashmë zbarkime me shqiptarët. Shqiptarët donin Trottën si garanci, sepse dy shqiptarë ishin arrestuar më parë në Vieste me drogë dhe armë. Trotta shkoi në Shqipëri me aeroplan.

Gjatë rrugës së kthimit, unë dhe Quitadamo shkuam ta merrnim në aeroportin e Barit, ngarkesa e varkës ishte 1,200 kilogramë. Shqiptarët më pas fjetën me ne. Të nesërmen i shoqëruam në San Giovanni Rotondo dhe ata morën një autobus për t’u larguar. Pastaj morëm marihuanën dhe e transportuam në Torino me furgonin e Z. A.

Ne ua dhamë Torinon shqiptarëve të tjerë që kishin një punishte. Për këtë zbarkim morëm 100 kilogramë marihuanë si kompensim. Piergiorgio Quitadamo, Trotta, Claudio Iannoli, Roberto Prencipe, Libero Colangelo dhe Tommaso Tomaiuolo e ndanë atë”, – ka rrëfyer i penduari i drejtësisë italiane duke treguar edhe trafiqet mes vendit tonë dhe Italisë. Ky trafik kryehej jo vetëm me anije, por edhe me jahte.

“Pastaj bëmë një tjetër zbarkim, gjatë të cilit mbërritën dy anije. Një jaht që i përkiste miqve të Miucci-t dhe një gomone që i përkiste miqve të Quitadamos. Kishte 3,000 kilogramë në jaht dhe një mijë në gomone. Zbarkimi u bë në një zonë të Peschici-t. Unë dhe Piergiorgio shkarkuam një mijë kilogramët dhe i transportuam me furgon në një shtëpi fshati në Peschici”, – vijon ai. Troiano tregon edhe për mënyrën se si ndahej droga dhe mes kujt.

“Nga 3,000 kilogramët si kompensim, morëm 150 kilogramë. Miucci, Quitadamo, Trotta dhe unë ishim në dijeni të asaj zbarkimi. I lamë 10 kilogramë drogë pronarit të shtëpisë së fermës. Edhe në këtë rast, e çuam drogën në Torino. Me ngarkesën nga jahti, mbërritën edhe dy kallashnikovë, një për Miucci-n dhe një për Piergiorgio-n. Shqiptarët na i dhanë. Ishin ato të modifikuara që qëllonin me breshëri. I testuam në Ruggiano” – tha ai. /LAPSI.al

The post Rrëfehet mafiozi italian i penduar: Trafikuam 3 tᴏnë drogë dhe kallashë me shqiptarët appeared first on Lapsi.al.

“Ky qytet është imi ose vdes!”/ SMS: Pse bosët e Liverpool s’punojnë me shqiptarët

By: user 6
3 June 2025 at 21:28

Liverpool është një qytet ku mafia shqiptare ka pasur gjithmonë vështirësi për të depërtuar, ndryshe nga pjesa tjetër e Britanisë ku ajo dominon tregun e drogës. Tabloidi “Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim të gjatë investigativ kësaj çështjeje.

Ky realitet pasqyrohej edhe në dramën kriminale të BBC-së ‘This City Is Ours” (Ky qytet është i yni), ku bosi i krimit në Liverpul, Michael Kavanagh, refuzon krijimin e lidhjeve me trafikantët shqiptarë.

“Daily Mail” ka zbuluar një sërë provash, përfshirë mesazhe, që tregojnë se si bandat lokale ruajnë kontrollin mbi tregtinë e drogës në Liverpul dhe tregohen të kujdesshme për të mos lejuar rivalët shqiptarë të fitojnë terren.

“Është territori i fundit i drogave në Angli që nuk kontrollohet nga mafia shqiptare, e cila ka forcuar pushtetin në Britani përmes reputacionit për besueshmëri, çmime të ulëta dhe gatishmëri për të përdorur dhunë vdekjeprurëse. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) pranon se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britaninë e Madhe” – citohet në shkrim.

Por si kanë arritur gangsterët e Liverpool të mbajnë dominimin përballë një rreziku kaq të madh?

Shikuesit e serialit ‘This City Is Ours’ mund të kujtojnë një skenë ku Jamie Phelan – që përpiqet të zëvendësojë Michael Kavanagh si drejtues i perandorisë familjare të drogës – propozon të blejnë një ngarkesë nga trafikantë shqiptarë. Por Michael e refuzon idenë me zemërim, duke thënë se “nëse i përfshin shqiptarët, ata nuk do largohen më kurrë”.

Edhe pse skena është fiktive, prova nga jeta reale tregon se debati i bosëve të krimit në Liverpool për bashkëpunimin me furnizues nga Ballkani është shumë i vërtetë. Kjo u ilustrua nga një bisedë mes lordëve të drogës në Liverpul, Vincent dhe Francis Coggins – të njohur si pjesë e bandës së frikshme Huyton Firm në EncroChat, e cila tashmë është dekriptuar.

Mesazhet, të zbuluara gjatë një procesi gjyqësor, tregojnë vëllezërit duke diskutuar mundësinë për të punuar me një trafikant shqiptar me bazë në Marbella. Vincent i thotë Francis se një “djalë i ri” i kishte ofruar partneritet, por Francis përgjigjet se “nuk ishin të interesuar”, duke sugjeruar në vend të kësaj një kontakt tjetër nga bota e krimit.

“Po, të lodhin shumë albot,” shkruan Vincent. “I thashë që nuk ishim të interesuar, por i lidhëm me dikë tjetër”. Një burrë nga Liverpuli me njohuri për tregun e drogës tha se kjo bisedë pasqyron qëndrimin e përgjithshëm mes bosëve të bandave në qytet.

“Ja ku e keni – ata nuk duan të punojnë me shqiptarët, por kjo është në nivelin e shumicës, kështu që biseda është korrekte dhe mjaft e sjellshme”, i tha ai Daily Mail. “Në këtë nivel, firma të ndryshme lëvizin para dhe ndajnë informacion e burime. Por nëse vëllezërit Coggins do të dëgjonin se shqiptarët donin të hynin në tregun me pakicë në Merseyside, biseda do të kishte qenë shumë ndryshe. Do të kishte luftë”.

Francis shkruan në një mesazh tjetër: “Qyteti është i imi ose vdes”. Burimi i Daily Mail shtoi: “Francis është shumë i qartë se kush sundon Liverpulin, dhe nuk janë shqiptarët”. Bandat shqiptare besohet se kanë marrë kontrollin e tregut britanik të kokainës, me vlerë 5 miliardë paund në vit, duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane dhe duke konkurruar me çmime shumë më të ulëta kundër rivalëve kriminalë.

Një nga emrat kryesorë është Dritan Rexhepi, i njohur si “Mbreti i Kokainës”, i cili u ekstradua në Shqipëri më në fund në janar, pas 27 vitesh arratisje. Ekspertët shpjegojnë këtë fenomen me faktin që shqiptarët e kanë të vështirë të “përzihen” në Liverpool siç bëjnë në Londër apo Birmingem, si dhe për shkak të rrezikut nga kundërpërgjigjet e dhunshme nëse do përpiqeshin të hynin me forcë në tregun lokal.

Burimi nga Liverpuli tha: “Nëse ke portin, ke qytetin. Nëse shqiptarët duan të bëjnë lëvizje, duhet të marrin kontrollin e portit. Por kjo nuk po ndodh për momentin”. Një ish-trafikant i kokainës nga Liverpool po ashtu vuri në dukje rëndësinë e kontrollit të portit për bandat e drogës: “Tregu i drogës të klasit A në Liverpul dominohet nga grupet nga Huyton, Speke dhe Vauxhall. Ata kanë shokë në Portin e Liverpulit, që u jep kontroll mbi atë që hyn në qytet. Ata nuk do t’i lejojnë shqiptarët në tregun e tyre”.

Edhe pse jo e gjithë droga hyn në Liverpul përmes transportit detar — shumë prej saj vjen me aeroplanë ose anije të vogla — ndikimi mbi portin padyshim ka ndihmuar ngritjen e grupeve si Huyton Firm. /LAPSI.al

The post “Ky qytet është imi ose vdes!”/ SMS: Pse bosët e Liverpool s’punojnë me shqiptarët appeared first on Lapsi.al.

Kërcënime, plagosje e zhvatje/ Del në gjyq grupi mafioz italo-shqiptar i Viterbos

By: user 6
29 May 2025 at 20:49

“Mafia e Viterbos” e kanë quajtur mediat italiane një grup italo-shqiptar prej 11 të arrestuarish që kanë dalë të mërkurën para gjykatës së Apelit. Seanca e radhës do të mbahet në korrik për shkak të një kërkese të avokatëve. Grupi mafioz italo-shqiptar që drejtohej nga bosët Giuseppe Trovato dhe Ismail Rebeshi u godit më 25 janar 2019 dhe çoi fillimisht në pranga 13 persona.

Hetimet e koordinuara nga prokurori i antimafia Giovanni Musarò përfunduan në fund të vitit 2024. Të pandehurit akuzohen për përdorimin e metodave mafioze. Ata akuzohen për plagosjen e 7 personave, përfshirë një marshall të karabinierëve, politikanin Claudio Ubertini dhe dy djemtë e tij.

Ubertini ishte ndër të parët që u rebelua, duke raportuar dhe duke bashkëpunuar në mënyrë aktive me hetuesit. Kjo çoi në 9 dënime përfundimtare për lidhjet e grupit me stilin mafioz.

Anëtarët shqiptarë të grupit janë Spartak Patozi, i njohur si “Ricmond” apo “Ricciolo”, lindur në Shqipëri më 3 korrik 1988; Ergen Petshtanaku, lindur në Shqipëri më 07.02.1996, i shpallur në kërkim më 19.09.2024; Sabri Patozi, lindur në Shqipëri 03.06.1992; Eduart Voka, lindur në Shqipëri më 5 korrik 1979 dhe Emanuela Hima, lindur në Shqipëri më 29 korrik 1978.

Ata akuzohen për një grabitje në zyrën postare të Caninos më 28 nëntor 2020. Ata dyshohen se dogjën dy makina natën midis 7 dhe 8 janarit 2018, si hakmarrje për një fyerje të supozuar financiare ndaj një anëtari italian të grupit. Shqiptari Eduart Voka thuhet se kishte zakonin e keq të djegies së makinave të policisë.

(Kërcënimi me kokë të prera kafshësh)

Makina e parë që i vuri flakën ishte Audi i një zv.brigadieri në natën midis 18 dhe 19 prillit 2017. E dyta ishte Passat i një kolegu që po hetonte sulmin për zjarrvënie, të cilit iu vu flaka natën midis 11 dhe 12 qershorit 2017.

Midis atyre që kanë bërë padi është edhe një pronar restoranti 58-vjeçar, Jaguari i të cilit u dogj jashtë shtëpisë së tij më 21 dhjetor 2018 nga banda. Ai vendosi të shkonte te Karabinierët një vit më vonë, në nëntor 2019, kur vëllai i Ismail Rebeshit, Davidi, u shfaq në klubin e tij në Toskana me 3 shqiptarë 20-vjeçarë që u përpoqën t’i zhvatnin 6500 euro.

Teksa hetimet vazhdonin u zbulua se kur Rebeshi ishte në burg, midis 8 majit dhe 7 qershorit 2019, në bashkëpunim me partneren e tij Laura Jona Zaharia dhe partneren e vëllait të tij Emanuela Hima, ai dyshohet se kreu dy operacione për të shmangur dispozitat për parandalimin e pasurisë, me rrethanën rënduese të “kryerjes së veprës penale me qëllim lehtësimin e aktivitetit të shoqatës mafioze”.

Ai dyshohet se e regjistroi në mënyrë fiktive pronësinë e kompanisë së makinave “Bicu” me seli në Viterbo në emër të dy grave.

Dënimet
– Giuseppe Trovato: 12 vjet e 9 muaj burgim
– Ismail Rebeshi: 10 vjet e 11 muaj
– Spartak Patozi: 8 vjet e 8 muaj
– Gabriele Laezza: 7 vjet
– Shkelzen Patozi: 6 vjet e 4 muaj
– Fouzia Oufir: 5 vjet
– Gazmir Gurguri: 4 vjet e 8 muaj
– Sokol Dervishi: 4 vjet e 6 muaj
– Luigi Forieri: 3 vjet e 6 muaj

The post Kërcënime, plagosje e zhvatje/ Del në gjyq grupi mafioz italo-shqiptar i Viterbos appeared first on Lapsi.al.

Dokumentari i fortë i ZDF: Si e mori pushtetin mαfia shqiptare e kokαinës

By: user 6
28 May 2025 at 21:01

“Mαfia shqiptare e kokαinës” – është titulli i dokumentarit të radhës investigativ të rrjetit prestigjioz gjerman ZDF në seritë e njohura si “Planeti kriminαl”.

Dokumentari nënvizon se konsumi i kokainës po rritet në Evropë, por nuk ka probleme me furnizimin. Droga transportohet nga Amerika Latine në kontinent me anije mallrash dhe mafia shqiptare luan një rol kyç.

Reporteri Matt Shea ka shkuar deri në Kolumbi ku ka zbuluar se si mafiozët shqiptarë bashkëpunojnë me kartelet për shpërndarjen e kokαinës në Europë. Më pas flitet për grupin kriminal “Hellbanianz” që mburret në rrjetet sociale me pasurinë e tyre pasi shpërndan drogën te konsumatorët.

Një e kaluar e trazuar

Shqipëria është një nga vendet më të varfra në Evropë dhe ka një të kaluar të trazuar, citon ZDF. Përveç varfërisë, një qeveri e dobët, korrupsioni dhe trashëgimia e komunizmit e bëjnë shtetin ballkanik një vend të favorshëm për krimin e organizuar.

Ky episod i serialit dokumentar shqyrton ngritjen e mafies shqiptare, e cila është bërë një nga organizatat kriminale më të frikshme në botë.

Në biseda me anëtarë të bandave, tregtarë ambulantë, zyrtarë doganorë dhe gazetarë investigativë, Matt Shea zbulon se si kartelet, klanet dhe institucionet financiare bashkëpunojnë për të ushqyer një nga tregjet më fitimprurëse në botë. Më poshtë dokumentari.

The post Dokumentari i fortë i ZDF: Si e mori pushtetin mαfia shqiptare e kokαinës appeared first on Lapsi.al.

❌
❌