Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I vranë shokun e skuadrës pak ditë më parë, ish-sulmuesi i Sitit dhe Interit mbyll karrierën: Nuk dua të dëgjoj më për futbollin

By: V K
25 December 2025 at 12:05

Ngjarja e rëndë në Ekuador, ku u vra në një atentat në mes të rrugës futbollisti Mario Pineida, ka tronditur opinionin sportiv në këtë vend dhe jo vetëm.

Të gjithë futbollistët e Barcelona Guajakuil, klubit ku bënte pjesë lojtari 33-vjeçar, janë duke menduar largimin pas kësaj ngjarje në të cilën mbeti e vrarë edhe gruaja e tij.

Një prej tyre është edhe një emër i njohur në futbollin europian, sulmuesi Felipe Kaisedo.

Lojtari 37-vjeçar, i lindur dhe rritur pikërisht në Guajakuil, mendonte se do të kalonte edhe disa vite në klubin e qytetit të tij, por kjo ngjarje ka bërë që ish-futbollisti i klubeve me emër si Mançester Siti, Sporting, Lacio e Inter, të vendosë mbylljen e karrierës.

“Gjëja më e mundshme është që të tërhiqem. Nuk mendoj të vazhdoj më. Vdekja e Mario Pineida më ka ndikuar thellësisht dhe nuk dua të di më asgjë për futbollin. Nuk do qëndroj më në këtë klub.

Kur vendosa të vija, mendova me zemër dhe jo me kokë. Nëse do të mendoja me kokë, padyshim që nuk do vija”, tha futbollisti duke zbuluar vendimin e tij.

The post I vranë shokun e skuadrës pak ditë më parë, ish-sulmuesi i Sitit dhe Interit mbyll karrierën: Nuk dua të dëgjoj më për futbollin appeared first on Albeu.com.

Shiste informacione tek mafia shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador

By: Elva
19 December 2025 at 15:37

Autoritetet në Ekuador kanë arrestuar ish-drejtuesen e lartë të Policisë, Tannya Varela, e dyshuar se ka shpërndarë informacione sekrete tek grupe kriminale të lidhura me mafian shqiptare. Operacioni u krye nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm këtë të enjte, më 18 dhjetor, në veri të Quito-s. Gjatë arrestimit, policia i sekuestroi telefonin celular dhe kompjuterin […]

The post Shiste informacione tek mafia shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador appeared first on BoldNews.al.

I lidhur me mafian shqiptare në Ekuador, dënohet me burg biznesmeni italian

By: Elva
3 December 2025 at 19:20

Autoritetet italiane kanë dënuar me katër vite burg biznesmenin Colonico P., i cili akuzohet për prodhim, posedim dhe trafikim të instrumenteve të përdorura për falsifikimin e monedhave. Arrestimi i tij u krye në shtator, në një kompleks banimi privat në Samborondón, në provincën Guayas të Ekuadorit. Sipas mediave të huaja, Colonico P. është nën hetim […]

The post I lidhur me mafian shqiptare në Ekuador, dënohet me burg biznesmeni italian appeared first on BoldNews.al.

Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Ekuador, arrestohen 7 shqiptarë

By: Elva
14 November 2025 at 19:08

12 persona janë arrestuar në Ekuador, përfshirë 7 shqiptarë, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Operacioni i policisë ka përfshirë tetë bastisje në komunat Samborondón, Naranjal dhe Daule të provincës Guayas. Grupi kriminal vepronte në disa vende të Evropës dhe Afrikës, me degë aktive në Spanjë, Belgjikë dhe Holandë, dhe përdorte […]

The post Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës në Ekuador, arrestohen 7 shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

Masakër në ndeshje futbolli në Ekuador, 6 të vrarë dhe 17 të plagosur

By: Elva
13 October 2025 at 19:35

Gjashtë persona humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën në një përleshje të dhunshme gjatë një ndeshjeje futbolli amator në Guayaquil, njoftoi policia ekuadoriane. Incidenti ndodhi rreth orës 23:00 të së dielës, kur një grup prej 6-7 personash, të cilët udhëtonin me motoçikleta dhe dy SUV, hapën zjarr ndaj banorëve të pranishëm. Sipas autoriteteve, […]

The post Masakër në ndeshje futbolli në Ekuador, 6 të vrarë dhe 17 të plagosur appeared first on BoldNews.al.

EKUADOR – Sulm ndaj automjetit të presidentit Noboa, arrestohen të dyshuarit

8 October 2025 at 11:24

KUITO, 8 tetor /ATSH-DPA/- Një konvoj që përfshinte automjetin e presidentit të Ekuadorit, Daniel Noboa u rrethua dje nga rreth 500 persona dhe u godit me gurë, sipas raporteve qeveritare.

“Noboa ishte duke shkuar në një aktivitet në qytetin Canar në Ekuadorin qendror”, tha ministrja e Energjisë, Ines Manzano në një video të postuar në Instagram – duke shtuar se më vonë ishin gjetuar vrima plumbash në automjetin e presidentit konservator. Ai nuk pati lëndime.

Qeveria postoi një video në platformën X – ku tregohej sulmi i njerëzve që hidhnin gurë të mëdhenj drejt automjetit të presidentit dhe thyenin xhamat e saj.

Sipas Manzano, pesë sulmues të dyshuar u arrestuan dhe u akuzuan për tentativë vrasjeje dhe terrorizëm.

Ky ishte sulmi i dytë brenda pak javësh.

Në fund të shtatorit, protestuesit pranë qytetit verior, Cotacachi sulmuan një konvoj që transportonte ndihma humanitare, të udhëhequra nga Noboa dhe diplomatë të BE-së.

Dymbëdhjetë ushtarë u plagosën gjatë incidentit.

Që nga mesi i shtatorit, organizata të ndryshme në Ekuador kanë organizuar protesta – duke përfshirë bllokime rrugësh – kundër shkurtimeve të subvencioneve për naftë dhe masave të tjera shtrënguese qeveritare.

Noboa, 37 vjeç, ka qenë president që nga viti 2023 dhe u rizgjodh në prill.

Një nga sfidat e tij më të mëdha është krimi i përhapur, ndërsa bandat e fuqishme të drogës zgjerojnë aktivitetet e tyre – në atë që dikur ishte një vend relativisht i sigurt.

Sasi të mëdha kokaine kontrabandohen nëpërmjet porteve të Paqësorit kryesisht në Evropë dhe Azi. //a.i/

The post EKUADOR – Sulm ndaj automjetit të presidentit Noboa, arrestohen të dyshuarit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Panik në Ekuador, qëllohet autokolona e presidentit Daniel Noboa

By: gaze tare
7 October 2025 at 23:38

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ekuador, ku presidenti Daniel Noboa Azin ka qenë objekt i një sulmi të armatosur ndaj karvanit të tij presidencial, ndërsa udhëtonte drejt kantonit Cañar.

Sipas mediave vendase, autokolona presidenciale është qëlluar me armë, por për fat të mirë, kreu i shtetit ka dalë i padëmtuar nga incidenti. Pavarësisht frikës dhe rrezikut, Noboa ka vazhduar normalisht axhendën e tij, duke dërguar një mesazh të fortë vendosmërie dhe guximi.

“Asgjë nuk do të na ndalojë në punën për Ekuadorin,” deklaroi ai pas ngjarjes, duke shtuar se vendi do të vazhdojë rrugën demokratike, edhe pse disa përpiqen ta ndalojnë me dhunë.
“Ne gjithmonë do të zgjedhim rrugën e paqes dhe të drejtësisë. Nuk do të dorëzohemi,” theksoi Noboa.

Gjatë vizitës së tij në zonë, presidenti mbikëqyri disa projekte të rëndësishme zhvillimi, duke treguar se atentati nuk e pengoi të vazhdonte punën për qytetarët. Ai dorëzoi dhe kontrolloi ecurinë e disa investimeve madhore:

• Sistemi i ri i kanalizimeve në Sigsiuhayco, financuar nga Petroecuador me një investim prej 891 mijë dollarësh, që do të përmirësojë kushtet sanitare të komunitetit.
• Mbikëqyrja e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura, një projekt prej 4.5 milionë dollarësh i financuar nga BDE, që do të përfitojë më shumë se 26 mijë banorë.
• Nënshkrimi i një financimi të ri prej 815 mijë dollarësh për sistemin rajonal të kanalizimeve në Quilloac dhe zonat përreth.

Presidenti Noboa theksoi se “Ekuadori i Ri po ecën me vendosmëri, shpresë dhe drejtësi”, duke shtuar se përpjekjet për të frenuar ndryshimin do të dështojnë, sepse qytetarët duan paqe, zhvillim dhe siguri.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në vend dhe jashtë tij, me shumë figura politike që kanë dënuar aktin e dhunës dhe kanë shprehur mbështetje për presidentin Noboa dhe institucionet e Ekuadorit.

The post Panik në Ekuador, qëllohet autokolona e presidentit Daniel Noboa appeared first on iconstyle.al.

DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge

By: Ela
6 October 2025 at 12:19

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i 44-vjeçarit Artur Bushi në Ekuador, krim i cili dyshohet se u krye nga vrasës me pagesë. Raportohet se shqiptari mbante dokumente ekuadoriane, ndërsa një grua që ndodhej nën shoqërinë e tij u plagos nga të shtënat me armë zjarri dhe u dërgua në spital. Vrasja me pagesë […]

The post DETAJE nga ekzekutimi i Artur Bushit në Ekuador/ Dyshimet për vrasës me pagesë! Mediat: Viktima, trafikant droge appeared first on BoldNews.al.

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

By: dan iela
5 October 2025 at 12:20

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga Europol. Bëhet me dije se më 1 tetor 2025, u zhvilluan bastisje të njëkohshme në Shqipëri dhe Kolumbi, gjatë të cilave u kryen: 16 kontrolle në banesa (7 në Shqipëri dhe 9 në Kolumbi); 17 arrestime (7 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi); Identifikim i 54 viktimave nga Amerika e Jugut (44 në Shqipëri, 5 në Kroaci dhe 5 në Kolumbi).

Bëhet fjalë për një strukturë shumë të organizuar, me role të ndara në rekrutimin, transportin dhe shfrytëzimin e viktimave për përfitime seksuale.

Shërbimet seksuale reklamoheshin në faqet online, ndërsa pagesat dhe negociatat kryheshin nga operatorë të call center-ave.

 

 

 

“Mafia shqiptare, organizatë terroriste”, reagon Tirana zyrtare: Ja si qëndron e vërteta

By: Ela
26 September 2025 at 19:27

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka reaguar pas lajmeve se Ekuadori ka shpallur “mafien shqiptare” si organizatë terroriste. Në një deklaratë zyrtare, MEPJ thekson se këto pretendime nuk janë të vërteta, duke sqaruar se në fjalimin e ministres së Jashtme të Ekuadorit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara nuk ka asnjë përmendje […]

The post “Mafia shqiptare, organizatë terroriste”, reagon Tirana zyrtare: Ja si qëndron e vërteta appeared first on BoldNews.al.

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane

By: armand
21 September 2025 at 15:51

Një shef i njohur kuzhine në Sulmona të Italisë është arrestuar së fundmi në Ekuador i dyshuar si pjesë e karteleve të kokainës si dhe për lidhje me mafian shqiptare. Panfilo Colonico i njohur me nofkën Bennt C. u arrestua pas bastisjes së policisë ekuadoriane në shtëpinë e ti në Samborondon, pranë kryeqytetit Quito. Nga kontrollet […]

The post I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane appeared first on BoldNews.al.

Arrestohet “bankomati” i mafies shqiptare në Ekuador, banesa e biznesmenit plot me para fake

By: Ela
18 September 2025 at 12:45

Ministri i Brendshëm i Ekuadorit njoftoi arrestimin e një biznesmeni të huaj në këtë vend me dyshimet se është i lidhur me mafien shqiptare. Biznesmeni italian Panfilo C, i njohur edhe si Benny Colonico njihet edhe si ‘bankomati’ i mafies shqiptare, pasi e ndihmon atë në pastrimin e parave në shuma të mëdha. Këtë herë, […]

The post Arrestohet “bankomati” i mafies shqiptare në Ekuador, banesa e biznesmenit plot me para fake appeared first on BoldNews.al.

Rritet me 40 për qind numri i vrasjeve në Ekuador – koha më e përgjakshme në dekadat e fundit

21 August 2025 at 23:58

Numri i vrasjeve në Ekuador është rritur me 40.36 për qind në shtatë muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të Ekuadorit.

Me 5268 vrasje, kjo është periudha më e dhunshme shtatëmujore e regjistruar në dekadën e fundit, një rritje nga 3,753 vrasje të regjistruara nga janari deri në korrik të vitit të kaluar.

Sipas raportit të ministrisë, shumica e viktimave ishin të moshës ndërmjet 25 dhe 34 vjeç, dhe shumica e vrasjeve janë kryer me armë zjarri, raporton reuters.

Numri i vrasjeve në këtë vend të Amerikës së Jugut është rritur pavarësisht përpjekjeve të presidentit Daniel Noboa për të frenuar dhunën e bandave.

Noboa, i zgjedhur president këtë vit, ka vendosur ushtrinë në rrugë dhe ligjvënësit kanë miratuar reforma që, sipas tij, synojnë të ndihmojnë në luftën kundër krimit, përfshirë dënime më të ashpra për kontrabandën e drogës.

Sipas të dhënave të ministrisë, vrasjet në vitin 2024 kishin rënë me 15 për qind.

Qeveria ia atribuon rritjen e dhunës muajt e fundit përplasjeve midis anëtarëve të bandave që kërkojnë të marrin kontrollin e rrugëve të kontrabandës së drogës, të cilat janë nën presion të shtuar nga forcat e sigurisë.

Muajin e kaluar, qeveria ekstradoi drejt SHBA-së liderin e bandës “Los Choneros”, Jose Adolfo Macias Villamar, i njohur si “Fito”, ku ai po përballet me akuza për kontrabandë droge dhe armësh. /Telegrafi/

The post Rritet me 40 për qind numri i vrasjeve në Ekuador – koha më e përgjakshme në dekadat e fundit appeared first on Telegrafi.

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

By: lindita
21 July 2025 at 12:56

Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën “Fito” në Shtetet e Bashkuara, një muaji pasi ka rënë në duart e autoriteteve. Më 2024, ai pati ikur nga një burg i sigurisë së lartë. Zyra e Prokurorit në Shtetet e Bashkuara e ka publikuar aktakuzën kundër tij në prill. I përshkruar si kreu i bandës “Los Choneros”…

Source

Ekuadori ekstradon në SHBA trafikantin më të madh të drogës

By: xhir jeta
21 July 2025 at 10:55

Qeveria e Ekuadorit e ka ekstraduar të dielën trafikantin më të madh të drogës, Adolfo Macias, të njohur me nofkën “Fito” në Shtetet e Bashkuara, një muaji pasi ka rënë në duart e autoriteteve.

Më 2024, ai pati ikur nga një burg i sigurisë së lartë.

Zyra e Prokurorit në Shtetet e Bashkuara e ka publikuar aktakuzën kundër tij në prill.

I përshkruar si kreu i bandës “Los Choneros”, Macias akuzohet për shpërndarje të kokainës, për komplot dhe dhunë me armë, përfshirë kontrabandë të armëve.

Në një letër të lëshuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë është thënë se Macias do të paraqitet në gjykatën federale të hënën.

Ky shtetas ekuadorian, dikur një shofer taksie, por i shndërruar në bos krimi, është pajtuar në gjykatë një javë më parë që të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat.

Ai është shtetasi i parë i Ekuadorit që ekstradohet nga vendi i tij prej hyrjes në fuqi të ligjit të ri një vit më parë.

Ligji është miratuar pas një referendumi të mbajtur nga presidenti Daniel Noboa me qëllim të sigurimit të mbështetjes për t’i luftuar bandat kriminale./rel

Aksident tragjik/ Nëntë persona humbin jetën, mes tyre edhe dy fëmijë (FOTO)

By: V K
21 July 2025 at 08:52

Ditën djeshme, nëntë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në Ekuadorin perëndimor, pasi një kamion dhe një makinë u përplasën ballë për ballë.

Sipas mediave lokale, bëhet me dije se mes viktimave janë edhe dy fëmijë të moshës gjashtë dhe 11-vjeç.

“Dyshojmë për shkelje të korsisë“, u tha gazetarëve Juan Carlos Martillo, një hetues në Komisionin e Trafikut Ekuadorian.

Martillo tha se, duke pasur parasysh numrin e viktimave, supozohet se të paktën një nga automjetet mbante një numër të tepërt pasagjerësh.

Aksidentet rrugore janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në Ekuador.

Shifrat zyrtare tregojnë se vetëm midis janarit dhe majit 2025, pati 4,756 aksidente trafiku me 565 viktima në kombin e Amerikës së Jugut.

Vitin e kaluar pati rreth 2,300 vdekje në aksidente rrugore, ku mbi një e treta i atribuohen mungesës së përvojës ose pakujdesisë së shoferëve.

 

 

The post Aksident tragjik/ Nëntë persona humbin jetën, mes tyre edhe dy fëmijë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Aksident tragjik në Ekuador, të paktën 9 viktima, mes tyre edhe 2 fëmijë

21 July 2025 at 07:26

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Ekuador.

Mes viktimave raportohet se janë edhe dy fëmijë të moshës 6 dhe 11 vjeç.

Aksidentet rrugore në Ekuador janë shqetësuese dhe një ndër shkaqet e numrit të lartë të vdekshmërisë.

Nga janari deri në muaji maj u regjistruar mbi 4 700 aksidente me mbi 656 viktima.

/abcnews.al/

Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet: I përket mafias shqiptare

4 July 2025 at 23:29

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafias shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane.

Lënda narkotike është gjetur të enjten në një fermë në qytetin jug-perëndimor të Guayaquil.

Për zhvillimin e këtij operacioni anti-drogë u angazhuan forca të shumta policore dhe të ushtrisë.

Shefi i policisë së Guayaquil tha se kokaina ishte e fshehur në një kamion të mbushur me arka bananesh, e cila ishte e paketuar me logo të ndryshme, gati për t’u nisur drejt portit.

Pas kontrolleve në fermë, policia ekuadoriane ka arrestuar pesë persona.

Lënda narkotike e cila u sekuestra kap vlerën e 90 milionë dollarëve.

Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një goditje të madhe për mafian shqiptare.

Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e tyre./Euronews Albania

The post Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet: I përket mafias shqiptare appeared first on Telegrafi.

Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet: I përket mafias shqiptare

By: fra nc
4 July 2025 at 14:38

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafias shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane.

Lënda narkotike është gjetur të enjten në një fermë në qytetin jug-perëndimor të Guayaquil.

Për zhvillimin e këtij operacioni anti-drogë u angazhuan forca të shumta policore dhe të ushtrisë.

Shefi i policisë së Guayaquil tha se kokaina ishte e fshehur në një kamion të mbushur me arka bananesh, e cila ishte e paketuar me logo të ndryshme, gati për t’u nisur drejt portit.

Pas kontrolleve në fermë, policia ekuadoriane ka arrestuar pesë persona.

Lënda narkotike e cila u sekuestra kap vlerën e 90 milionë dollarëve.

Ministria e Mbrojtjes e përshkroi operacionin si një goditje të madhe për mafian shqiptare.

Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e tyre.

The post Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet: I përket mafias shqiptare appeared first on Euronews Albania.

Kokaina/ Si u shndërrua Ekuadori në vendin e preferuar të rrjeteve shqiptare

By: user 4
27 June 2025 at 17:16

Në vitet e fundit, Ekuadori ka qenë skena e një zgjerimi të heshtur, por sistematik të rrjeteve kriminale me origjinë nga Ballkani, veçanërisht nga Shqipëria. Larg nga imazhet tradicionale të trafikut të drogës, ky zgjerim nuk ka konsistuar në dhunë pa dallim apo kontroll territorial, por më tepër në konsolidimin e një modeli biznesi transnacional të bazuar në tregtinë ligjore – kryesisht banane – dhe inxhinierinë korporative.

Një raport i C4ADS, i ndarë me Infobae, i cili mbledh informacione deri në mesin e vitit 2023, gjurmon se si gjashtë kompani shqiptare që importojnë banane nga Ekuadori janë përfshirë në sekuestrime droge që nga viti 2014, dhe se si të njëjtat kompani, pavarësisht gjetjeve, mbeten aktive ose kanë rifilluar operacionet me ndryshime kozmetike në menaxhimin e tyre.

Për shembull, Masabi Fruit vazhdoi të operonte pas një sekuestrimi në prill 2021. Edhe pse dy persona – Erjon Peti dhe Klajdi Xibrau – u arrestuan dhe u larguan nga kompania, biznesi vazhdoi nën drejtimin e një menaxheri tjetër, Shyqyri Xibrau. Një model i ngjashëm ndodhi me Zico Sha, e njohur edhe si Bana King LLC, e cila u përfshi në një sekuestrim në nëntor 2022. Aksionari i saj, Trifon Murataj, u hoq nga të dhënat, por u rikthye muaj më vonë, ndërsa kompania rifilloi importet e bananeve nga Ekuadori dhe mbajti linja të tjera tregtare me mish të ngrirë nga Brazili.

Skandalet nuk i ndaluan operacionet e këtyre kompanive. Përkundrazi, raporti i C4ADS arrin në përfundimin se shumica e kompanive të përfshira në sekuestrimin e drogës mbetën aktive për të paktën një farë kohe. Me përjashtim të një firme, të gjitha kompanitë shqiptare që kanë mbajtur tregti të rregullt bananeje midis Ekuadorit dhe Shqipërisë që nga viti 2022 janë lidhur me dërgesa të kontaminuara me kokainë. Madje u zbulua edhe një model i riciklimit të korporatave, në të cilin menaxherët dhe aksionarët e përfshirë u zëvendësuan përkohësisht, vetëm për t’u rikthyer në punë pasi vëmendja e publikut u zbeh.

Figura e Trifon Murataj është veçanërisht përfaqësuese. Ky biznesmen, i lidhur me Bana King LLC në Shtetet e Bashkuara dhe Zico Sha në Shqipëri, ishte subjekt i një urdhër-arresti në vendin e tij pas sekuestrimit të kokainës në një kontejner nga Puerto Bolívar, Ekuador. Megjithatë, siç thekson C4ADS, Murataj u rishfaq në të dhënat e korporatave në gusht 2023 dhe thuhet se operonte edhe nga New Jersey, ku zotëron prona dhe kompani të tjera, përfshirë Vision 22 LLC. Aktivitetet e tij tregojnë për një rrjet që kombinon ligjshmërinë e dukshme, rezidencën ndërkombëtare dhe tregtinë globale të logjistikës, të gjitha brenda një kuadri të vetëm.

Për Observatorin e Ekonomive të Paligjshme GI-TOC, këto raste nuk janë të izoluara. Raporti i tij, i botuar në prill 2025, përshkruan evolucionin e rrjeteve kriminale në Ballkanin Perëndimor – me theks të veçantë në rrjetet shqiptare – si një nga fenomenet më strategjike të trafikut modern të drogës. Që nga fillimi i viteve 2000, këto grupe kanë pushuar së qeni ndërmjetës margjinalë për t’u bërë operatorë me shumicë të kokainës, duke krijuar aleanca të drejtpërdrejta me prodhuesit në Kolumbi, Peru dhe Bolivi, dhe duke përdorur vende destinacioni si Brazili dhe Ekuadori për të lëvizur mallrat e tyre në Evropë.

Në Ekuador, rrjetet shqiptare nuk kanë vepruar sipas logjikës tradicionale të kartelit. Sipas Fatjona Mejdini, autore e raportit dhe drejtoreshë e Observatorit GI-TOC të Ekonomive të Paligjshme në Evropën Juglindore, modeli i tyre bazohet në emisarë, lajmëtarë dhe biznesmenë. Disa mbërrijnë duke ikur nga çështjet ligjore në Evropë dhe arrijnë të vendosen në Amerikën e Jugut si operatorë logjistikë, duke krijuar marrëdhënie me bandat lokale. Të tjerë, siç janë emisarët, zgjidhen drejtpërdrejt nga udhëheqësit kriminalë për të vendosur vendbanim të përhershëm në vendet e Andeve, për të ndërtuar lidhje me furnizuesit e kokainës dhe për të siguruar rrjedhën drejt porteve evropiane si Antverpi, Gioia Tauro, Roterdami ose Selaniku.

Një nga rastet më të dokumentuara është ai i Dritan Rexhepit. Një shtetas shqiptar, ai u arratis nga burgjet në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë përpara se të vendosej në Ekuador në vitin 2012. Ai u arrestua për trafik kokaine në vitin 2014, por burgosja e tij i lejoi të konsolidonte marrëdhëniet me grupet ekuadoriane si Los Choneros. Nga qelia e tij në Latacunga, Rexhepi drejtoi operacione ndërkombëtare derisa iu dha arrest shtëpiak në vitin 2021, nga i cili u arratis.

Infobae ndoqi rastin e Rexhepit dhe zbuloi se si ai u arratis nga autoritetet ekuadoriane dhe si falsifikoi firmat për të shmangur shpalljen në kërkim. Këto zbulime çuan te ish-anëtari i Asamblesë dhe kandidati presidencial i vrarë, Fernando Villavicencio, i cili kërkoi informacion nga shërbimi i burgjeve në prill 2023 dhe zbuloi paligjshmëritë për publikun. Kjo çoi në shpalljen zyrtare të Rexhepit të arratisur dhe në kërkimin e tij nga Interpoli. Ai u rikap në Turqi në vitin 2023.

Një tjetër lojtar kyç në konsolidimin e rrjeteve kriminale shqiptare në Ekuador është Dritan Gjika. Sipas raportit të GI-TOC, ai drejtoi një strukturë që kontrabandonte deri në katër ton kokainë nga Kolumbia përmes Ekuadorit çdo muaj për shpërndarje në Evropë. Gjika vepronte nën mbulesën e të paktën dymbëdhjetë kompanive ligjore të lidhura me sektorët e pasurive të paluajtshme dhe frutave, të krijuara së bashku me ekuadorianin Rubén Cherres, i cili u vra në vitin 2023. Marrëdhënia e Cherres me kunatin e ish-presidentit Guillermo Lasso e shndërroi këtë rast në një bombë politike që u përdor në përpjekjen e dështuar për të rrëzuar presidentin. Gjika u arrestua në vitin 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mund të ekstradohet.

Ndryshe nga organizatat e tjera transnacionale, grupet shqiptare nuk mbështeten në struktura të ngurta hierarkike. Sipas raportit të Mejdinit, ato veprojnë si rrjete horizontale, fleksibile dhe shumë të specializuara. Ato janë në gjendje të koordinojnë operacione komplekse me ndërmjetës që nuk janë gjithmonë pjesë e bërthamës origjinale. Ky decentralizim i lejon ato të përshtaten shpejt me kushtet lokale dhe të zgjerohen pa lënë gjurmë të dukshme të një zinxhiri komandues.

C4ADS paralajmëron gjithashtu për qëndrueshmërinë e disa kompanive, të tilla si Jordil, Masabi dhe Zico Sha, të cilat kanë vepruar për disa vite pavarësisht se janë të lidhura me sekuestrime. Megjithatë, firma të tjera shfaqen vetëm për periudha të shkurtra – gjashtë muaj ose një vit – me pak importe të regjistruara, duke sugjeruar skema prove ose biznese të strukturuara vetëm për një operacion specifik. Raporti vëren se që nga fillimi i vitit 2023, vetëm Masabi Fruit ka vazhduar dërgesat direkte të bananeve nga Ekuadori në Shqipëri, ndërsa kompani të tjera kanë ridrejtuar dërgesat e tyre në Greqi ose kanë ndaluar përkohësisht aktivitetet e tyre pa shpjegime të qarta.

Një tipar i përsëritur është marrëdhënia midis këtyre rrjeteve dhe portit të Gioia Tauro, Itali, një enklavë historikisht e kontrolluar nga mafia ’Ndrangheta. Për Mejdini, kjo lidhje nuk është e vogël: “mafiat shqiptare kanë mësuar drejtpërdrejt nga mafia italiane dhe, në shumë raste, punojnë si partnerë në zinxhirin e trafikimit. Marrëdhënia e tyre bazohet në respekt të ndërsjellë dhe pragmatizëm tregtar, jo në nënshtrim”.

Përfundimi i të dy studimeve – C4ADS dhe GI-TOC – është se trafikimi i kokainës midis Ekuadorit dhe Evropës nuk shpjegohet vetëm nga dobësitë institucionale lokale, por nga një strategji e qëllimshme dhe afatgjatë nga rrjetet kriminale që kanë gjetur tregtinë ligjore, logjistikën ndërkombëtare dhe diskrecionin e biznesit si aleatët më të mirë për të mbështetur biznesin e tyre.

Ajo që tregojnë këto raporte është se kokaina nuk udhëton vetëm. Ajo shoqërohet me dokumente ligjore, të dhëna të pastra të korporatave dhe deklarata doganore të patëmetë. Dhe pas gjithë kësaj qëndron një grup operatorësh të cilët, pa ngritur dyshime, e kanë shndërruar Ekuadorin në një platformë strategjike për trafikun global të drogës./Infobae.com

The post Kokaina/ Si u shndërrua Ekuadori në vendin e preferuar të rrjeteve shqiptare appeared first on Lapsi.al.

❌
❌