Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Egli Tako këshillon banorët e “Big Brother VIP”: Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me…

By: V K
22 December 2025 at 07:46

Egli Tako, një nga protagonistet e sezonit të kaluar të “Big Brother VIP 4”, është rikthyer në vëmendje me disa këshilla të forta për banorët e rinj të “BBVA 5”.

Duke u nisur nga eksperienca e saj personale, ku spikati romanca e krijuar me Gjestin, Egli ka folur hapur për strategjinë dhe ndjenjat.

Në një bisedë në programin “E Diell”, ajo theksoi se gabimi më i madh që mund të bëjnë banorët është të shtiren.

“Të mos sjellin një personazh të bërë, të jenë vetja e tyre me të gjitha të mirat dhe të metat, sepse kështu njerëzit e kanë më të lehtë të identifikohen”, u shpreh ajo.

Por, momenti më interesant ishte kur u pyet për dashurinë brenda shtëpisë. Egli pranoi se formati ka vërtetuar se ndjenjat aty janë reale.

“Big Brother ka treguar që dashuria funksionon. Unë i këshilloj të gjithë që nëse e ndjejnë, ta bëjnë”, tha ajo.

Megjithatë, ajo nuk e la pa përmendur një paralajmërim, që tingëlloi si një reflektim mbi historinë e saj të shkuar: “Dyert e zemrës gjithmonë të hapura, por me kujdes! Kujdes po… por patjetër dashuroni”.

The post Egli Tako këshillon banorët e “Big Brother VIP”: Dashuria aty funksionon, vetëm kujdes me… appeared first on Albeu.com.

Do moderojë “Big Brother VIP Fan Club”? Egli Tako thyen heshtjen

By: M C
12 December 2025 at 22:31

Pas spekulimeve në media, Egli Tako ka vendosur të flasë me ndjekësit e saj.

Përmes një mesazhi të gjatë drejtuar fansave, ajo ka sqaruar se nuk do të jetë moderatore e Fan Club-it të Big Brother VIP, pavarësisht komenteve dhe aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi.

Egli ka falënderuar fansat për dashurinë, mbështetjen dhe përkushtimin e treguar ndaj saj, duke i quajtur ata një “dhuratë të çmuar në jetën e saj”. Ajo thekson se ndjen detyrimin t’i mbajë të informuar dhe të jetë transparente me ta.

“Dua ta dini se unë personalisht nuk do ta moderoj programin për të cilin jam komentuar muajt e fundit mediatikisht”, shprehet ajo, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë garë, asnjë kërkesë apo plan konkret nga ana e saj për këtë rol.

Do moderojë “Big Brother VIP Fan Club”? Egli Tako thyen

Sipas saj, e gjithë situata ka qenë më shumë një zhurmë mediatike e krijuar nga kërkesat e shumta që kanë ardhur në emrin e saj, për të cilat ajo shprehet mirënjohëse.

Në fund të mesazhit, ajo thekson se aktualisht është e fokusuar te vetja dhe rritja personale, duke premtuar se viti që vjen do të jetë i mbushur me projekte të reja në televizion, muzikë dhe biznes.

Ajo e mbyll mesazhin me fjalë dashurie për fansat, duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe duke u uruar një fundjavë të bukur.

The post Do moderojë “Big Brother VIP Fan Club”? Egli Tako thyen heshtjen appeared first on Albeu.com.

A do jetë Egli Tako moderatorja e “Big Brother VIP Fan Club”?

By: gaze tare
12 December 2025 at 16:41

Pas shumë zhurmash dhe spekulimesh në media, Egli Tako ka vendosur të flasë me ndjekësit e saj. Përmes një mesazhi të gjatë drejtuar fansave, ajo ka sqaruar se nuk do të jetë moderatore e Fan Club-it të Big Brother VIP, pavarësisht komenteve dhe aludimeve që kanë qarkulluar së fundmi.

Egli ka falënderuar fansat për dashurinë, mbështetjen dhe përkushtimin e treguar ndaj saj, duke i quajtur ata një “dhuratë të çmuar në jetën e saj”. Ajo thekson se ndjen detyrimin t’i mbajë të informuar dhe të jetë transparente me ta.

“Dua ta dini se unë personalisht nuk do ta moderoj programin për të cilin jam komentuar muajt e fundit mediatikisht”, shprehet ajo, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë garë, asnjë kërkesë apo plan konkret nga ana e saj për këtë rol.

Sipas saj, e gjithë situata ka qenë më shumë një zhurmë mediatike e krijuar nga kërkesat e shumta që kanë ardhur në emrin e saj, për të cilat ajo shprehet mirënjohëse.

Në fund të mesazhit, ajo thekson se aktualisht është e fokusuar te vetja dhe rritja personale, duke premtuar se viti që vjen do të jetë i mbushur me projekte të reja në televizion, muzikë dhe biznes.

Ajo e mbyll mesazhin me fjalë dashurie për fansat, duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe duke u uruar një fundjavë të bukur.

The post A do jetë Egli Tako moderatorja e “Big Brother VIP Fan Club”? appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Egli Tako është fejuar?

By: M C
5 December 2025 at 16:59

Moderatorja e njohur Egli Tako ka reaguar publikisht pas zërave të shumtë që qarkulluan së fundmi në rrjet lidhur me një fejesë të mundshme të saj.

Shkas për këto aludime u bë një video e postuar ditën e djeshme në Instagram, ku në gishtin e saj u vu re një unazë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe ndezi dyshime për statusin e saj.

Për të shuar çdo keqkuptim, Egli ka sqaruar se unaza nuk lidhet me ndonjë partner. Përmes një postimi, ajo zbuloi se bizhuteria me diamant natyral dhe flori 18 karat është një shpërblim që ajo i ka dedikuar vetes.

“Tek videoja që kam postuar dje, shumë më kanë pyetur për unazën… dhurata më e bukur që mund t’i bëja vetes këtë fundvit,” shkroi ajo, duke treguar se e ka blerë vetë.

Me këtë përgjigje të drejtpërdrejtë, Egli ka hedhur poshtë spekulimet për një romancë të re, duke konfirmuar se unaza është thjesht një simbol i vlerësimit për veten.

The post FOTO/ Egli Tako është fejuar? appeared first on Albeu.com.

Këngëtarja merr vendimin dhe largohet nga Shqipëria/ Shpërthen Egli Tako: Më cënuan moralin!

By: M C
22 November 2025 at 18:16

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Egli Tako, ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” ndërsa nuk i ka kursyer kritikat ndaj komenteve negative që merr në rrjete sociale dhe portaleve.

Egli Tako tha se shpesh cënohet morali i saj ndërsa theksoi se një ditë më parë ka bërë kallëzim për një media që ka publikuar të pavërteta.

Mesa duket, pas kësaj interviste, Egli Tako ka marrë një tjetër vendim, për t’u larguar jashtë vendit. Arsyet nuk dihen.

Në instastory Egli Tako pa publikuar një foto nga makina teksa duket se po shkon drejt aeroportit ndërsa trafiku nuk mungon. Mbi foto ajo shkruan: “Ecni pak pra se iku avioni.”

“Njerëzit mendojnë se të pasurit të drejtën të shprehësh mendimin tënd të lirë, ti mund ta ofendosh dikë, ta bastardosh, ta degjenerosh, ti ke të gjithë të drejtën e botës, është mendimi jot.

Absolutisht jo. Arsyeja pse më vjen keq është për faktin që nuk mbahet përgjegjësia e duhur, sepse njerëzit mund të jenë të çfarëdo lloj klase shoqërie, të çfarëdo lloj formimi dhe aq kanë e aq bëjnë. Por përgjegjësia që duhet të mbahet nuk është ajo e duhura.

Funksionojnë pak më ndryshe gjërat. Por unë vazhdoj sërish të besoj te shteti, te drejtësia, vazhdoj sërish të besoj se Shqipëria ka premisa për t’u bërë një vend më i mirë, me produkte më të mira dhe me njerëz më të edukuar dhe më të mirë.

Me pjesën e komenteve jam mësuar. Domethënë kam ardhur në një pikë që komente nga individë të caktuar që unë se di kush janë, nuk më ndikojnë më në jetën time.

Ajo që nis të ndikojë është kur këta individë të panjohur marrin peshën për të qenë një referencë për një media, për një portal, të cilët janë të regjistruar si biznese në shtet. E këta duhet të mbajnë një përgjegjësi shumë të madhe për fjalët që nxjerrin nga goja dhe për titujt që shkruajnë.

Është shumë e freskët diçka që ka ndodhur. Unë jam rrahur shumë, u bë një vit. Në dhjetor bëhet fiks një vit që nga momenti që jam futur në “Big Brother” dhe gjithë kjo peripecia e daljes, e komenteve dhe lajmeve. Kurrë nuk kam dërguar një mesazh kundrejt dikujt, qoftë kërcënues, zero, nuk jam marrë fare.

As nuk jam drejtuar në organe kompetente, në institucione ligjore. Dje ka qenë hera e parë që kam ndërprerë xhirimet e mia, se ja kisha vënë vetes kusht: po pres edhe një, një që vërtetë ia vlen për t’i dhënë energji nëpër seanca gjyqësore.”-u shpreh Tako.

The post Këngëtarja merr vendimin dhe largohet nga Shqipëria/ Shpërthen Egli Tako: Më cënuan moralin! appeared first on Albeu.com.

Egli Tako zbulon projektin e ri: Po shijoj çdo moment krijimi…

By: V K
22 November 2025 at 15:24

Mëngjesin e së premtes, ish-banorja e “Big Brother Vip 4”, Egli Tako, ishte bashkëmoderatore në emisionin “Wake Up”, së bashku me Blendi Salaj.

Ndër të tjera, ajo zbuloi dhe një surprizë për publikun.

E pyetur se çfarë projekti të ri muzikor do të sjellë, Egli u shpreh:

Kam një projekt muzikor me të cilin po punoj, nuk është ende gati. Është akoma në proces pune, unë vdes për këtë procesin gjatë kohës që përgatitet. Më pëlqen energjia, më pëlqen frymëzimi, më pëlqej ë ato sekondat, ato minutat që bie një qetësi në studio dhe njëri hedh një fjalë këtu, dikush hedh një fjalë aty… Është shumë e bukur. Në ato tre minuta video që ti shikon në një material muzikor, është një punë shumë e madhe nga pas që ato fjalët janë vendosur aty ashtu siç janë vendosur. Kur flas për muzikën gjithmonë më shkëlqejnë sytë.

Keni një datë se kur do të publikohet?

Nuk kam një datë. Kur bëhet fjalë për artin dhe projekte artistike nuk më pëlqen të kem një afat, sepse mendoj që është një gjë shumë e ndjerë dhe nuk mund të jetë kurrë kaq ekzakte dhe matematikë. Nuk më pëlqen të vë data, më pëlqen të vij në një formë lineare dhe shumë spontane, të ndjerë dhe sipas frymëzimit. Jemi duke punuar dhe shpresoj që gjatë dhjetorit të kemi diçka.

 

The post Egli Tako zbulon projektin e ri: Po shijoj çdo moment krijimi… appeared first on Albeu.com.

Lajmet e fundit për të, Egli Tako reagon ashpër: Shihemi në gjyq

20 November 2025 at 17:04


Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka reaguar me tone të ashpra pas përhapjes së lajmeve që e vendosnin në qendër të një romance të supozuar me biznesmenin Endri Topalli.

Thashethemet u shpërndanë me të madhe në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta dhe duke e vënë ish-konkurrenten në qendër të vëmendjes.

Përballë kësaj situate, Egli vendosi të mos qëndrojë më në heshtje dhe të japë një qëndrim publik.

Foto: Instagram

Ajo reagoi nëpërmjet Instagramit, aty ku zakonisht komunikon me ndjekësit e saj.

Në postimin e shkurtër, por tepër domethënës, Egli zgjodhi vetëm dy fjalë për të shprehur qëndrimin e saj ndaj lajmeve të qarkulluara.

“Shihemi në gjyq", ka shkruar ajo.

Ky reagim u interpretua si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për ata që kanë publikuar apo shpërndarë informacione që ajo i konsideron të pavërteta. /Telegrafi/

Në lidhje me një biznesmen? Egli Tako i drejtohet gjykatës

By: redi
20 November 2025 at 16:32

Egli Tako njofton se ”Shihemi në gjyq”. Ajo ka reaguar ashpër pas lajmeve dhe thashethemeve që qarkulluan me shpejtësi gjatë ditës së sotme, duke e lidhur atë në një romancë me biznesmenin e njohur, Endri Topalli. Ky postim u pa si një paralajmërim i qartë ndaj mediave apo burimeve që shpërndanë lajme të paverifikuara rreth jetës së saj private. …

Source

“Nuk dua të flas për këtë temë…”/ Çfarë ndodhi mes Sara Gjordenit dhe Egli Takos?

By: gaze tare
11 November 2025 at 23:50

Në finalen e “Big Brother VIP Albania”, një nga momentet që u komentua më shumë ishte mbështetja e fortë që Sara Gjordeni i dha Egli Takos. Sara u shfaq në skenë me një surprizë emocionale për Eglin.

Por sot, situata mes tyre duket ndryshe. Të dyja nuk ndiqen më në Instagram dhe ky detaj ka ngjallur pyetje nga publiku për prishjen e miqësisë. Gjatë emisionit ‘Goca dhe Gra’, Rudina Dembacaj nuk hezitoi ta adresonte drejtpërdrejt këtë ndryshim:

“Ti erdhe në natën finale me një surprizë për Eglin. Ndërkohë tani nuk ndiqni njëra-tjetrën. Çfarë ka ndodhur? Kush e hoqi kë?”

Sara vendosi të mos japë detaje:

“Duke qenë se kam parë që këto muhabete zgjasin shumë, nuk dua të flas për këtë. Pse nuk ia bëtë këtë pyetje Eglit kur ajo ishte në këtë panel?”

Më tej, ajo shtoi:

“Unë mendoj se ka gjëra që ia vlen të fliten dhe ka gjëra që nuk ia vlen të fliten.”

Deklarata e Sarës lë të kuptohet se mes tyre ka pasur një largim gradual, por jo domosdoshmërisht një konflikt të hapur. Ajo zgjodhi të mos e shndërrojë raportin në debat publik dhe nuk dha as emra, as arsye.

A do të ketë sqarime në të ardhmen?

The post “Nuk dua të flas për këtë temë…”/ Çfarë ndodhi mes Sara Gjordenit dhe Egli Takos? appeared first on iconstyle.al.

Vazhdojnë dramat mes Eglit dhe Xhenetës, kjo e fundit: Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë

10 November 2025 at 11:00


Një debat i nxehtë ka pushtuar rrjetet sociale këto ditë, duke përfshirë dy ish-banore shumë të njohura të “Big Brother”.

Në qendër të vëmendjes janë Xheneta Fetahu, ish-konkurrente e Big Brother VIP Kosova 3, dhe Egli Tako, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4.

Shkak janë bërë disa poza të fundit të Xhenetës, të cilat sipas fansave të shumtë të Eglit, duken si një “kopjim” i pozave tipike të Egli Takos. Kjo ka nxitur një rrjedhë komentesh dhe akuza drejt Xhenetës.

Egli Tako

E veçanta është se të dyja janë aktualisht pjesë e programit “E Diell” në Top Channel, megjithëse punojnë në rubrika të ndryshme, duke bërë që ky debat të marrë vëmendje edhe më të madhe.

Xheneta Fetahu

Kur u përball me këto akuza, Xheneta vendosi të reagojë. Përmes një Story në Instagram, ajo hodhi poshtë të gjitha spekulimet. Ajo publikoi një kolazh me fotot e saj dhe shkroi: “Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë. 6+ muaj që bëj foto kështu, por hajt se është ‘coincidence’. S’blej komente, s’krijoj fake account-e dhe s’merrem me askënd. Mos më përfshini në dramën tuaj, unë s’kam nevojë për llogari fake për të ekzistuar. Puçi puçi”.

Mesazhi i saj është i qartë: ajo mohon që po imiton dikë, duke theksuar se ka përdorur këto poza më shumë se gjashtë muaj, dhe i dërgon një mesazh të qartë kritikëve, duke treguar se nuk ka nevojë për drama apo llogari false për të tërhequr vëmendje. /Telegrafi/

Xheneta Fetahu/InstaStory

“Serbi, Serbi…”, Egli Tako rrëfen të vërtetën pas momentit viral në Drenicë: Nuk kam thënë asnjë fjalë banale, turma e nisi

8 November 2025 at 11:31


Ish-finalistja e “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ishte e ftuara e radhës në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Lei Krajën, ku dha një intervistë të sinqertë dhe të ngjeshur me detaje nga karriera, përvoja në reality show dhe jeta personale. Ndër temat kryesore, ajo u rikthye edhe te momenti që pak muaj më parë u bë viral dhe ndezi debat të gjerë në rrjetet sociale.

Në korrik të këtij viti, këngëtarja u komentua gjerësisht pas performancës së saj në një koncert në Drenicë. E mbështjellë me flamurin kombëtar, Egli hapi performancën duke nisur thirrjen “Serbi, Serbi…”, të cilës publiku iu përgjigj me korin e njohur: “Të q** motrën!”. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjet dhe hapën diskutime të forta për mënyrën si u interpretuar momenti.

Duke folur në Top Albania Radio, Egli vendosi të sqarojë gjithçka rreth asaj skene, duke theksuar se situata u keqkuptua dhe se shumë portale e kthyen ngjarjen në tituj sensacionalë: “Si çdo gjëje tjetër i vihen bishta dhe tjetërsohet historia sepse lajmi dhe titulli shesin. Unë nuk kam qenë iniciatorja e të bërtiturit kundër Serbisë, edhe pse në fund të ditës… pse mos të isha?”, tha ajo.

Këngëtarja u shpreh se nuk e kupton arsyen pse reagimi i publikut këtë herë ishte kaq i ashpër, duke theksuar se thirrjet e tilla janë dëgjuar me vite nëpër stadiume e evente të shumta.

@topalbania_radio “Serbi, Serbi të q** motrën”/ Videoja që ndezi rrjetin, Egli zbulon të vërtetën e saj: Pse ju dhemb? Nuk e nisa unë, por pse të mos e bëja kur… #topalbaniaradio #topalbania #topradio #tar #uamamitopalbania #radiolover #radio #pardonmyfrench #eglitako ♬ original sound - Top Albania Radio

“Nuk e di pse shqiptarëve iu dhemb kaq shumë. Kjo gjë është thënë për herë të 250. Nuk e di pse këtë radhë i pickoi kaq fort dhe e morën kaq personale. A i kanë rregulluar marrëdhëniet me serbin? Ku e di unë?”, u shpreh ajo.

Egli mohoi kategorikisht se ka përdorur gjuhë banale në skenë, duke theksuar se momenti nisi nga turma dhe ajo thjesht u bë pjesë e energjisë së publikut: “Nga goja ime nuk kam nxjerrë asnjë fjalë banale. Turma e nisi atë gjë, unë u bëra pjesë me ta, e ndjeva të bëhesha. Kaq. Mbaroi muhabeti”.

@zeri_al Këngëtarja shqiptare Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave pas një paraqitjeje të fundit në një koncert të organizuar në Drenicë. Performanca e saj u bë virale në rrjetet sociale, jo vetëm për këngët e interpretuara, por për një moment të pazakontë që ndodhi në hyrje të saj në skenë. E mbështjellë me flamurin kombëtar shqiptar, Egli hapi performancën duke nisur një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiumet e futbollit, konkretisht: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj me korin e njohur “Të q***** motrën!” #zeri #zeriai #zerivideos #zerinews #eglitako ♬ original sound - ZËRI

Artistja shtoi se për të, situata ishte e qartë dhe pa asnjë problem, por mënyra se si u shënjestrua në rrjet tregoi se disa reagime ishin të ekzagjeruara.

Ajo ironizoi faktin që debati u ringjall pas fitores historike të Shqipërisë kundër Serbisë në futboll: “U desh të bënim një gol historik ndaj Serbisë që të rikthehej kjo temë. Dhe të thonë: ‘Kjo është gjendja ime në këto momente’, kur deri dje e kanë masakruar”. /Telegrafi/

 “Më kanë ndryshuar gustot”, Egli Tako: Që pas BBV nuk pranoj më pak se vëmendjen që jap

By: Elva
6 November 2025 at 15:34

E ftuar në emisionin “Pardon My French”, Egli Tako foli hapur për jetën personale dhe marrëdhëniet romantike. Artistja tregoi se pas eksperiencës në “Big Brother VIP” ka ndryshuar jo vetëm profesionalisht, por edhe në mënyrën si e sheh dashurinë. “Po, më kanë ndryshuar gustot. Kam kuptuar që dua diçka tjetër, meritoj diçka tjetër nga një […]

The post  “Më kanë ndryshuar gustot”, Egli Tako: Që pas BBV nuk pranoj më pak se vëmendjen që jap appeared first on BoldNews.al.

Egli Tako moderatore e “BBV Fan Club” këtë vit?

By: D Marku
6 November 2025 at 13:12

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ishte ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako. Ajo ka zbuluar shumë detaje jo vetëm për karrierën e saj muzikore, eksperiencën në shtëpinë më të famshme, jetën personale dhe jo vetëm kaq…

Pyetja- Pasi të mbarojë “Yes Day” si projekt, ka në plan Egli diçka tjetër?
Kam, patjetër që e kam në plan diçka tjetër. Nuk është se e kam si natyrë që të parashikoj të ardhmen ose të eci në të, por dua që të bëj mirë atë çfarë po bëj tani. Gjihmonë e kam një parapërgatitje të vogël dhe e kam një plan B. Jam duke menduar për diçka, por nuk mund ta them konkretisht se çfarë.

Lei i bëri një pyetje direkte nëse do të donte që ta prezantonte “Big Brother VIP Fan Club” dhe Egli u përgjigj duke thënë se:

Me thënë të drejtën patjetër që po. Nëse do të më besohej do të isha shumë e lumtur, por unë nuk jam natyra që i ngacmoj njerëzit ose të shkoj ti them dikujt që ‘shiko jam dhe unë, a do të më konsiderosh’. Unë mendoj që sidomos në këtë moment që jemi askush nuk e ka nevojën që ti t’i dalësh përballë dhe ti thuash që je këtu.

Ti i di vlerat pak a shumë tani e dinë edhe aftësinë në moderim kushdo që e ka kompetencën e përzgjedhjes dhe nëse e meritoj po dhe është kaq e thjeshtë…

The post Egli Tako moderatore e “BBV Fan Club” këtë vit? appeared first on Albeu.com.

Egli Tako moderatore e “BBV Fan Club” këtë vit?

By: gaze tare
5 November 2025 at 21:57

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ishte ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako. Ajo ka zbuluar shumë detaje jo vetëm për karrierën e saj muzikore, eksperiencën në shtëpinë më të famshme, jetën personale dhe jo vetëm kaq…

Pyetja- Pasi të mbarojë “Yes Day” si projekt, ka në plan Egli diçka tjetër?

Kam, patjetër që e kam në plan diçka tjetër. Nuk është se e kam si natyrë që të parashikoj të ardhmen ose të eci në të, por dua që të bëj mirë atë çfarë po bëj tani. Gjihmonë e kam një parapërgatitje të vogël dhe e kam një plan B. Jam duke menduar për diçka, por nuk mund ta them konkretisht se çfarë.

Lei i bëri një pyetje direkte nëse do të donte që ta prezantonte “Big Brother VIP Fan Club” dhe Egli u përgjigj duke thënë se:

Me thënë të drejtën patjetër që po. Nëse do të më besohej do të isha shumë e lumtur, por unë nuk jam natyra që i ngacmoj njerëzit ose të shkoj ti them dikujt që ‘shiko jam dhe unë, a do të më konsiderosh’. Unë mendoj që sidomos në këtë moment që jemi askush nuk e ka nevojën që ti t’i dalësh përballë dhe ti thuash që je këtu.

Ti i di vlerat pak a shumë tani e dinë edhe aftësinë në moderim kushdo që e ka kompetencën e përzgjedhjes dhe nëse e meritoj po dhe është kaq e thjeshtë…

The post Egli Tako moderatore e “BBV Fan Club” këtë vit? appeared first on iconstyle.al.

Eksperienca si moderatore, Egli Tako: E kam nuhatur, ndihem mirë

By: gaze tare
5 November 2025 at 21:16

E ftuar në emisionin “Pardon My French”, ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka dhënë një intervistë nga jeta profesionale dhe personale. Artistja, e cila aktualisht është pjesë e stafit të “E Diell” në rolin e moderatores së emisionit “Yes Day”, ka folur për kalimin nga muzika dhe reality show në drejtimin e një programi televiziv dedikuar fëmijëve.

Kur u pyet se si po ndihet me eksperiencën e re si moderatore në “Yes Day” në “E Diell”, ajo u shpreh se:

Po ndihem mirë, shumë natyrshëm. Nuk më vjen si diçka që po e bëj si profesion apo si diçka që po e bëj për herë të parë. Më duket sikur e kam bërë ndërvite këtë gjë dhe e ndjej veten shumë të lirshme.

Të menaxhosh një emision ku në fokus janë fëmijët sigurisht që ka vështirësi, si ka arritur t’ia dalë deri më tani Egli?

Është e vërtetë kjo. Ndoshta më ka rastisur deri më tani që të jem shumë me fat dhe t’i kem patur më të pjekur se çfarë i prisja fëmijët në studio pavarësisht se janë moshë e vogël.

Në “Yes Day” Egli shpeshherë është përlotur nga emocionet që janë përcjellë nga historitë.

Jam natyrë emocionale të them të drejtën. Kanë qëlluar edhe tematikat që kanë pasur të bëjnë edhe me moshën e tretë, prindërit. Janë gjëra për të cilat unë jam vulnerabël në disa tema të caktuara që më bëjnë instiktivisht që të prekem.

E ka pasur gjithmonë si qëllim moderimin Egli?

Si qëllim nuk mund të them, por që e kam ditur se kam premisa për ta mbajtur peshën e moderimit po, e kam nuhatur edhe unë tek vetja ime si aspekt.

The post Eksperienca si moderatore, Egli Tako: E kam nuhatur, ndihem mirë appeared first on iconstyle.al.

Egli Tako shfaqet në veshje tradicionale në fotografitë e fundit

18 October 2025 at 18:30



Egli Tako ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një seri fotografish ku shfaqet e veshur me kostume tradicionale shqiptare të punuara me mjeshtëri të rrallë.

Në postimin e saj të fundit, Egli shfaqet me tri veshje të ndryshme, secila më elegante dhe më simbolike se tjetra, duke i dhënë një frymë moderne trashëgimisë kulturore.

Në njërën prej pamjeve, ajo vishet me një fustan të kuq të zbukuruar me qëndisje floriri dhe dantellë të bardhë, që i jep një pamje të sofistikuar.

Egli Tako/Instagram

Në një tjetër paraqitje, ajo mahnit me një fustan të zi luksoz me detaje të arta, ndërsa mbyll serinë me një veshje të bardhë prej dantelle, të kombinuar me jelek të punuar me dorë.

Komentet nga ndjekësit nuk kanë munguar, me qindra komplimente për paraqitjen e saj dhe për mënyrën se si ka përçuar bukurinë e veshjeve tradicionale në një format modern e inspirues.

Kjo paraqitje është një tjetër dëshmi se Egli jo vetëm që është ikonë stili, por edhe një zë i fortë për promovimin e kulturës shqiptare në rrjete sociale. /Telegrafi/

Egli Tako/Instagram

Egli Tako/Instagram

Egli Tako mahnit me stilin e saj elegant – pamje nga parapaskenat e emisionit të ri

5 October 2025 at 15:15


Egli Tako ka ndarë me ndjekësit një paraqitje krejtësisht të veçantë nga prapaskenat e projektit të saj më të ri televiziv, emisionit “Yes Day”.

Në fotografitë e publikuara, Egli shfaqet me një kostum oversize ngjyrë të errët, i kombinuar me bizhuteri elegante, që i japin pamjes së saj një shkëlqim të sofistikuar.

Grim i kuruar dhe modeli i flokëve të mbledhura theksojnë edhe më shumë tiparet e sa, duke e vendosur atë në qendër të vëmendjes.

Egli Tako/Instagram

Përveç paraqitjes së saj, ajo ka lënë të kuptohet se këto imazhe vijnë si pjesë e përgatitjeve dhe prapaskenave të emisionit të ri “Yes Day”, të cilin Egli po e moderon.

Ky projekt pritet të sjellë një energji të re në ekran, ku publiku do të shohë një format ndryshe, të mbushur me momente pozitive.

Me këtë dalje, Egli Tako jo vetëm që konfirmon elegancën e saj në paraqitje publike, por edhe forcon imazhin e një moderatoreje profesionale, që di të tërheqë vëmendjen me karizmën dhe stilin e saj. /Telegrafi/

Egli Tako/Instagram

Egli Tako/Instagram

Egli Tako/Instagram

Egli Tako/Instagram

A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun

By: gaze tare
28 September 2025 at 18:51

Programi i fundjavës “E Diell” vijon të mbajë të mbërthyer publikun, jo vetëm për shkak të temave të trajtuara, por edhe për dinamikat mes moderatoreve që e drejtojnë. Egli Tako dhe Xheneta Fetahu janë dy prej emrave kryesorë të ekranit këtë sezon, por secila ka rolin e saj në rubrika të ndryshme.

Së fundmi, Egli është pyetur nëse do të pranonte të ishte pjesë e rubrikës “Trotuar”, gjë që do të sillte një ballafaqim të drejtpërdrejtë me Xhenetën. Një skenë e tillë do të ngjallte sigurisht interes maksimal tek publiku, duke qenë se të dyja vajzat janë shpesh të përfolura për marrëdhëniet e tyre me Gjestin, njëra për eksperiencën e saj në “Big Brother Kosova”, e tjetra për atë në “Big Brother Albania”.

E pyetur për këtë mundësi, Egli u tregua e rezervuar, duke e pranuar se një vendim i tillë nuk është i lehtë për t’u marrë. “Këtu duhet ta rimendoj,” tha moderatorja, duke lënë të kuptohet se nuk është e gatshme të japë një përgjigje të menjëhershme.

Edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka folur hapur për marrëdhënien me tjetrën, publiku i sheh Egli Tako dhe Xheneta Fetahun si rivale, për shkak të historive të ndërlidhura me Gjestin.

The post A do të ndodhë takimi i shumëpritur? Egli flet për Xheneta Fetahun appeared first on iconstyle.al.

Do të përballet me Xheneta Fetahun? Egli Tako habit me përgjigjen

28 September 2025 at 17:30


Egli Tako dhe Xheneta Fetahu janë pjesë e programit “E Diell”, por moderojnë rubrika të ndryshme brenda tij.

Së fundmi, Egli u pyet nëse do të pranonte të shfaqej ndonjëherë në rubrikën “Trotuar” dhe kjo do të nënkuptonte një përballje me Xheneta Fetahun.

Moderatoren e njohur pyetja e bëri të reflektonte, dhe përgjigjja e saj tregoi se nuk është e gatshme të marrë vendime të menjëhershme për një situatë të tillë.

Foto: Instagram

“Këtu duhet ta ri mendoj”, tha Egli.

Ky reagim ka ngjallur interes dhe kuriozitet mes fansave të “E Diellit”, të cilët janë të etur të dinë nëse do të ndodhë një takim televiziv mes dy moderatoreve, duke e bërë rubrikën “Trotuar” një nga momentet më të pritura të programit në të ardhmen e afërt.

Egli dhe Xheneta cilësohen si rivale të njëra-tjetrës për shkak historive që kanë krijuar me Gjestin, njëra në BB të Kosovës e tjetra në Shqipëri.

Sidoqoftë, tani secili ka vazhduar me angazhimet e tyre jashtë formatit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌
❌