Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Xheneta kritikon lojën e Ibros: Fjalët e tua nuk kanë pasur peshë

13 December 2025 at 20:16


Ibro Deli ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Big Talk, pak pas eliminimit të tij nga Big Brother VIP Kosova 4, për të folur rreth eksperiencës së tij në shtëpi dhe arsyet që çuan në largimin e tij.

Gjatë intervistës, diskutimi u fokusua tek situatat dhe vendimet që, sipas banorëve dhe publikut, ndikuan në vendimin për ta eliminuar nga gara.

Një nga momentet më të tensionuara ishte debati me opinionisten e Big Talk Xhenetën, e cila kritikoi Ibron për mënyrën se si ai trajton fjalën e dhënë.

BBVK/YouTube

Ajo theksoi se fjalët e tij nuk kishin peshë dhe nuk reflektonin gjithmonë vendosmërinë që pritej nga një pjesëmarrës.

Nga ana e tij, Ibro u mbrojt duke sqaruar se gjithmonë ka qëndruar pas asaj që ka thënë. “Unë i kam qëndruar fjalës, kur është kërkuar mendimi im, nuk më ka munguar kurrë fakti dhe argumenti”, tha ai, duke nënvizuar seriozitetin me të cilin i ka marrë angazhimet e tij brenda shtëpisë.

Xheneta u shpreh gjithashtu se problemi nuk qëndron tek aftësia e tij për të komunikuar, por tek fakti që ai nuk lufton mjaftueshëm për atë që thotë.

Për këtë, Ibro tha se nuk dëshironte të bëhej tepër i zhurmshëm duke përsëritur të njëjtat gjëra shumë herë.

“Bëhesh shumë zhurmues nëse e përsërit shumë herë, nuk kam dashur të përsëritëm”, shtoi ai, duke sqaruar qasjen e tij të matur dhe të balancuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Intervista e sotme ofroi një pasqyrë më të qartë mbi perceptimet e ndryshme të banorëve dhe të publikut dhe zbuloi mendimet e Ibros mbi mënyrën se si ai ka përjetuar garën dhe ndikimin e vendimeve të tij gjatë Big Brother VIP Kosova 4. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Xheneta Fetahu “demaskon” Labinot Rexhën: “Kam mesazhet, kërkoi këshilla si të luante

By: D Marku
30 November 2025 at 16:41

Opinionistja e emisionit “Big Talk”, e njekohesisht ish banorja e “BBVK”, Xheneta Fetahu, ka hedhur kritika të forta ndaj banorit te shtepise Labinot Rexhës lidhur me mënyrën se si ai është futur në lojën e Big Brother VIP Kosova 4. Sipas saj, banori i shtepise Rexha ka kërkuar udhëzime dhe këshilla nga persona të ndryshëm përpara se të hynte në shtëpi, përfshirë edhe vetë ate, Xhenetën.

“Unë mendoj që siç është jashtë, është edhe brenda. Nuk ka lënë njeri pa ngacmuar për t’i pyetur për lojën”, u shpreh opinionistja e “Big Talk” në studio. Xheneta Fetahu madje tregoi se ka ruajtur edhe mesazhet që Rexha i ka dërguar, duke theksuar se është e gatshme t’i publikojë nëse kërkohet.
“Njëra prej tyre jam unë, i kam mesazhet dhe jua kam dërguar edhe juve në grup. Mund t’i bëj publike pa problem”, tha ajo, duke shtuar se për të, një lojtar nuk mund të quhet strateg nëse kërkon ndihmë për të ndërtuar lojën e tij.

“Për mua nuk je lojtar dhe as strateg, nëse i thua dikujt ‘më ndihmo’, ‘më trego si të luaj aty brenda’”, përfundoi opinionistja, duke vënë në pikëpyetje autenticitetin e strategjisë së banorit Labinot Rexha brenda shtëpisë së BBVK4.

The post Xheneta Fetahu “demaskon” Labinot Rexhën: “Kam mesazhet, kërkoi këshilla si të luante appeared first on Albeu.com.

Xheneta Fetahu “demaskon” Labinot Rexhën: “Kam mesazhet, kërkoi këshilla si të luante

By: gaze tare
30 November 2025 at 10:52

Opinionistja e emisionit “Big Talk”, e njekohesisht ish banorja e “BBVK”, Xheneta Fetahu, ka hedhur kritika të forta ndaj banorit te shtepise Labinot Rexhës lidhur me mënyrën se si ai është futur në lojën e Big Brother VIP Kosova 4. Sipas saj, banori i shtepise Rexha ka kërkuar udhëzime dhe këshilla nga persona të ndryshëm përpara se të hynte në shtëpi, përfshirë edhe vetë ate, Xhenetën.

“Unë mendoj që siç është jashtë, është edhe brenda. Nuk ka lënë njeri pa ngacmuar për t’i pyetur për lojën”, u shpreh opinionistja e “Big Talk” në studio. Xheneta Fetahu madje tregoi se ka ruajtur edhe mesazhet që Rexha i ka dërguar, duke theksuar se është e gatshme t’i publikojë nëse kërkohet.

“Njëra prej tyre jam unë, i kam mesazhet dhe jua kam dërguar edhe juve në grup. Mund t’i bëj publike pa problem”, tha ajo, duke shtuar se për të, një lojtar nuk mund të quhet strateg nëse kërkon ndihmë për të ndërtuar lojën e tij.

“Për mua nuk je lojtar dhe as strateg, nëse i thua dikujt ‘më ndihmo’, ‘më trego si të luaj aty brenda’”, përfundoi opinionistja, duke vënë në pikëpyetje autenticitetin e strategjisë së banorit Labinot Rexha brenda shtëpisë së BBVK4.

The post Xheneta Fetahu “demaskon” Labinot Rexhën: “Kam mesazhet, kërkoi këshilla si të luante appeared first on iconstyle.al.

“Më ka pyetur çfarë loje të bëj brenda”, Xheneta deklaron se i ka shkruar Labi para hyrjes në BBVK

29 November 2025 at 21:59


Opinionistja e emisionit “Big Talk”, Xheneta, ka dhënë një vlerësim kritik për strategjinë e Labinot Rexhës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo tha se Rexha ka kërkuar udhëzime për mënyrën se si duhet të sillet dhe të luajë në lojë.

“Unë mendoj siç është jashtë, është edhe brenda, nuk ka lënë njeri pa ngacmuar si për t’i pyetur për lojë. Njëra prej tyre jam unë që i kam mesazhet, bile jua kam dërguar edhe juve në grup. Edhe mundem t’i tregoj edhe publikisht pa asnjë problem”, deklaroi Xheneta.

BBVK/YouTube

Ajo shtoi gjithashtu: “Për mua nuk je lojtar dhe as strateg, nëse i thua dikujt më ndihmo dhe më trego si mundem të luajë aty brenda”.

Ky koment ka ndezur debat mes fansave të BBVK4, duke ngjallur pyetje për mënyrën se si Labinoti po e zhvillon lojën brenda shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Po komentohen lidhjet e saj jashtë, Xheneta i del në mbrojtje Elijonës: Edhe çka, shikoni të dashurit tuaj

23 November 2025 at 20:00


Xheneta Fetahu ka reaguar ashpër në rrjete sociale pas komenteve të shumta që po qarkullojnë ndaj Elijona Binakajt, një prej banoreve të Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo ka kritikuar ata që po merren me jetën private të Elijonës dhe po i numërojnë lidhjet e saj të kaluara.

Në një postim të drejtpërdrejtë, Fetahu ka theksuar se askush nuk ka të drejtë të gjykojë jetën personale të dikujt tjetër, duke shtuar se çdo person është i lirë të zgjedhë me kë dëshiron të jetë.

Foto: Instagram

“Po shoh disa duke i numëruar lidhjet e Elijonës sikur ju takon me ditë jetën e saj. Edhe çka nëse ka pasur lidhje? Çka ju ha juve?”, tha ajo.

Fetahu shtoi se ata që gjykojnë të tjerët shpesh nuk i kanë të rregulluara as vetë punët e tyre.

Sipas saj, nëse secili do të fokusohej tek vetja dhe marrëdhëniet e veta, do të kishte më pak negativitet në rrjetet sociale.

Ish-banorja gjithashtu u shpreh se shumë prej atyre që komentojnë janë vetë të përfshirë në situata të ndryshme romantike, duke theksuar se askush nuk është aq 'i moralshëm' sa pretendojnë. /Telegrafi/

Xheneta Fetahu: Nuk kam faj që suksesi im ju djeg problemi jeni ju, jo unë

23 November 2025 at 17:34


Influencerja Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj pasi ka publikuar një video të re në TikTok, të shoqëruar me një përshkrim që ka ngritur shumë pikëpyetje.

Ajo ka zgjedhur të dërgojë një mesazh të drejtpërdrejtë, por të pa-adresuar ndaj askujt konkret.

“Nuk kam faj suksesi im që ju djeg, problemi jeni ju, jo unë”, ka shkruar Fetahu.

Foto: TikTok

Edhe pse videoja është pritur me reagime të shumta, nuk dihet se për kë saktësisht e ka pasur fjalën influencerja.

Komentet e ndjekësve kanë qenë të shumta, me shumë prej tyre që kanë tentuar të zbulojnë se kush mund të jetë 'shënjestra'.

Xheneta njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale dhe shpesh ka bërë deklarata që kanë gjeneruar diskutime.

Kësaj radhe, ajo ka zgjedhur të mos japë sqarime shtesë, duke lënë hapësirë për interpretime. /Telegrafi/

Xheneta Fetahu largohet nga Top Channel?

By: gaze tare
15 November 2025 at 11:22

Xheneta Fetahu, e njohur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Kosova”, ka njoftuar zyrtarisht se ka përfunduar rrugëtimin e saj në Top Channel. Përmes një postimi në Instagram, ajo bëri të ditur se po i jep fund këtij kapitulli për t’iu përkushtuar projekteve të reja profesionale.

Në “Top Channel”, Xheneta ishte pjesë e disa rubrikave dhe formateve pas daljes nga BBVK. Publiku e ka parë shpesh në panel, në debate televizive, si dhe në rubrika të “E Diell”, ku shpesh spikaste për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta.

Në postimin e saj, ajo falënderoi ekipin e “E Diell” për hapësirën dhe përvojën, ndërsa një falënderim të veçantë ia dedikoi moderatorit Ed Manushi për mbështetjen dhe për mundësinë që i dha të shprehte lirshëm mendimet e saj.

“Tash përpara me energji të re, çdo fund është fillim i diçkaje edhe më të madhe”, shkroi Xheneta, duke lënë të kuptohet se në horizont ka projekte të reja dhe ambicioze që së shpejti do të bëhen publike.

Largimi i saj ka sjellë reagime dhe kuriozitet tek ndjekësit, të cilët tashmë pyesin: Çfarë do të sjellë Xheneta në fazën e radhës të karrierës së saj?

Pritet që shumë shpejt të zbulojmë më tepër rreth projekteve të saj të reja.

The post Xheneta Fetahu largohet nga Top Channel? appeared first on iconstyle.al.

Xheneta Fetahu në një video në TikTok: Mos u lodhni me më përmend, unë jam arsyeja pse ju njohin

13 November 2025 at 21:03


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një reagim të fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar një video në platformën TikTok, ku duket se i është drejtuar disa personave që kanë folur për të, megjithëse nuk ka përmendur emra konkretë.

“Kur nuk kanë identitet të shfaqen, normal që flasin për Xhenetën veç ashtu dhezin”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.

Xheneta Fetahu

Në një tjetër pjesë të reagimit të saj, Xheneta shton: “Mos u lodhni me më përmend, unë jam arsyeja pse ju njohin”, duke nënkuptuar se disa persona kanë fituar vëmendje përmes emrit të saj.

Megjithëse nuk ka bërë të ditur se për kë bëhet fjalë, videoja e saj ka marrë shumë komente dhe shpërndarje nga ndjekësit në TikTok.

Fetahu ka qenë një nga personazhet më të komentuar të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Postimet dhe paraqitjet e saj vazhdojnë të bëjnë bujë e të komentohen me të madhe. /Telegrafi/

@xhennetafetahuu Kur s’kanë identitet me shfaq, normal që folin për Xhenkin veç qashtu dhezin. #viral #big #hates #xhenki #xheneta ♬ Originalton - UN JAM SHQIPTAR

Vazhdojnë dramat mes Eglit dhe Xhenetës, kjo e fundit: Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë

10 November 2025 at 11:00


Një debat i nxehtë ka pushtuar rrjetet sociale këto ditë, duke përfshirë dy ish-banore shumë të njohura të “Big Brother”.

Në qendër të vëmendjes janë Xheneta Fetahu, ish-konkurrente e Big Brother VIP Kosova 3, dhe Egli Tako, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4.

Shkak janë bërë disa poza të fundit të Xhenetës, të cilat sipas fansave të shumtë të Eglit, duken si një “kopjim” i pozave tipike të Egli Takos. Kjo ka nxitur një rrjedhë komentesh dhe akuza drejt Xhenetës.

Egli Tako

E veçanta është se të dyja janë aktualisht pjesë e programit “E Diell” në Top Channel, megjithëse punojnë në rubrika të ndryshme, duke bërë që ky debat të marrë vëmendje edhe më të madhe.

Xheneta Fetahu

Kur u përball me këto akuza, Xheneta vendosi të reagojë. Përmes një Story në Instagram, ajo hodhi poshtë të gjitha spekulimet. Ajo publikoi një kolazh me fotot e saj dhe shkroi: “Duket se edhe pozat qenkan pronë tashmë. 6+ muaj që bëj foto kështu, por hajt se është ‘coincidence’. S’blej komente, s’krijoj fake account-e dhe s’merrem me askënd. Mos më përfshini në dramën tuaj, unë s’kam nevojë për llogari fake për të ekzistuar. Puçi puçi”.

Mesazhi i saj është i qartë: ajo mohon që po imiton dikë, duke theksuar se ka përdorur këto poza më shumë se gjashtë muaj, dhe i dërgon një mesazh të qartë kritikëve, duke treguar se nuk ka nevojë për drama apo llogari false për të tërhequr vëmendje. /Telegrafi/

Xheneta Fetahu/InstaStory

Xheneta Fetahu mahnit me paraqitjen e saj të fundit

6 November 2025 at 17:38


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, vazhdon të mahnit ndjekësit e saj në rrjetet sociale me imazhet e saj tërheqëse dhe stilin unik.

Së fundmi, ajo publikoi dy fotografi ku shfaqet e veshur thjesht, por me shumë elegancë, duke pozuar nën rrezet e buta të diellit në këtë mesvjeshtë.

Në pamjen e saj, Xheneta veshi një pale xhinse të ngushta dhe një bluzë të bardhë klasike, të kombinuar me një pallto të hollë që i shtonte hijeshi dhe freski dukjes.

Foto: Xheneta Fetahu / Instagram

Bukuria e saj binte menjëherë në sy, ndërsa stilin e veçantë e kompletonte mënyra se si veshja i përqafonte hijshëm vijat e trupit.

Pamja e saj transmetonte një kombinim të sofistikimit dhe thjeshtësisë, duke treguar se Xheneta di të kombinojë elegancën me rehati, edhe në veshjet më të thjeshta të përditshme.

Foto: Xheneta Fetahu / Instagram

Xheneta Fetahu e pranon se kishte bluzën e Gjestit në videoklipin e Adrit dhe Ilirianës

5 November 2025 at 08:45


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj të fundit në videoklipin e këngës së Adri Rrogaqit dhe Iliriana Sadriut.

Në disa skena prekëse, ajo shfaqet e mbushur me emocione, duke përqafuar një bluzë dhe shpërthyer në lot, moment që u shpërnda me të madhe në rrjetet sociale.

Pasi pamjet u bënë virale, fansat filluan të hamendësonin se bluza që ajo mbante në duar kishte një domethënie të veçantë.

- YouTube www.youtube.com

Shumë prej tyre dyshuan se bëhej fjalë për bluzën e Gjestit, ish-partnerit të saj me të cilin kishte ndarë momente të afërta gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së.

Thashethemet morën hov të madh në rrjete sociale, me ndjekës që kërkonin konfirmim nga vetë Xheneta.

Ajo zgjodhi të reagojë përmes një live në TikTok, ku i dha fund çdo paqartësie, duke e pranuar publikisht se bluza që shihej në klip ishte vërtet e Gjestit.

“Po, ishte bluza e tij”, u shpreh hapur.

Klipi, përveçse u komentua për mesazhin emocional, u kthye në një moment reflektues për Xhenetën, e cila duket se ende ruan kujtime të forta nga periudha e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Adri dhe Iliriana vijnë me "Haram", në klip edhe Xheneta Fetahu

30 October 2025 at 08:01


Dy artistët e njohur të muzikës shqiptare, Adri dhe Iliriana, kanë sjellë projektin e tyre më të ri muzikor me titull “Haram”, një baladë e ndjerë që po pëlqehet menjëherë nga publiku.

Kënga vjen me tekst dhe muzikë nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Arti Rec.

Videoklipi i “Haram” është realizuar nga N’sken, i njohur për projektet e tij me estetikë moderne dhe kinematografi të veçantë.

Foto: YouTube

Klipi i jep këngës një dimension vizual të fuqishëm që përforcon ndjenjën e mesazhit.

Protagoniste në videoklip është Xheneta Fetahu, ish-banore e Big Brother VIP Kosova 3, e cila ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj dhe interpretimin emocional.

Foto: YouTube

Kjo këngë pritet të bëhet një ndër baladat më të dëgjuara të sezonit, duke dëshmuar edhe një herë se dyshja di të prekë zemrat e publikut me projekte me shpirt dhe mesazh.

Ky projekt i ri e forcon më tej pozicionin e Adri dhe Ilirianës në skenën muzikore shqiptare, duke i renditur mes artistëve më aktivë dhe më të pëlqyer të momentit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Përplasje në rrjet mes Gresës dhe Xhenetës: Pse gënjen publikisht

27 October 2025 at 10:31


Pas paraqitjes së saj në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ku foli për raportin e ftohur me Xheneta Fetahun, Gresa Gashi është bërë sërish temë e diskutimeve në rrjet.

Ajo zbuloi se Xheneta e kishte hequr nga rrjetet sociale, çka duket se ka ndezur tensionet mes dy ish-banoreve të Big Brother VIP Kosova.

Vetëm pak orë pas emisionit, Xheneta reagoi me tone të ashpra në Instagram, duke akuzuar Gresën për mashtrim dhe manipulim të publikut.

“Wtf edhe qita e pash po ti moj Gresa, a m’shkruve para do dite n’private pse m’ke hek, ta jepa përgjigjen pse duhesh me dalë e me rrejt publikisht”, ka shkruar ajo hapur në komente.

Nga ana tjetër, Gresa iu përgjigj menjëherë, duke tentuar të zbusë situatën dhe duke sqaruar se intervista nuk ishte e ditëve të fundit. “Kjo intervistë u bo ma herët oj zemër, qetësohu, chill”, shkroi ajo.

Sipas Prive, tensionet mes dy vajzave kanë nisur gjatë ditës së lamtumirës së vëllait të Gjestit, ku besohet se ka ndodhur edhe përplasja e parë mes tyre.

Kjo shkëmbim publik ka ndezur rrjetet sociale, me fansa të ndarë në dy kampe, disa në mbështetje të Gresës, e të tjerë që marrin anën e Xhenetës, ndërsa miqësia e dikurshme mes tyre duket se ka marrë fund përfundimisht. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Përplasje virtuale mes Gresa Gashit dhe Xheneta Fetahut! Çfarë po ndodh mes tyre?

By: gaze tare
27 October 2025 at 10:59

Pas intervistës së saj në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ku foli për raportin e ftohur me Xheneta Fetahun, Gresa Gashi është bërë sërish në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.

Në emision, Gresa zbuloi se Xheneta e kishte hequr nga rrjetet sociale, gjë që duket se ka rikthyer tensionet mes dy ish-banoreve të Big Brother VIP Kosova. Vetëm pak orë më vonë, Xheneta reagoi ashpër në Instagram, duke e akuzuar Gresën për mashtrim dhe manipulim të publikut.

“Wtf, edhe qita e pash! Po ti moj Gresa, a m’shkruve para do dite pse t’kom hek? T’kom dhanë përgjigjen, pse duhesh me dalë me rrejt publikisht?”, ka shkruar Xheneta hapur në komente.

Gresa nuk e la pa reaguar, duke tentuar ta qetësojë situatën: “Kjo intervistë është bo ma herët oj zemër, qetësohu, chill,” iu përgjigj ajo.

Sipas burimeve të “Prive”, tensionet mes tyre kanë nisur që në ditën e lamtumirës së vëllait të Gjestit, ku dy vajzat dyshohet se janë përplasur për herë të parë.

Ky shkëmbim publik ka ndezur rrjetet sociale, me fansat që tashmë janë ndarë në dy kampe, disa në mbështetje të Gresës, të tjerë në anën e Xhenetës. Ajo që dikur ishte një miqësi e ngushtë, duket se ka përfunduar përfundimisht.

The post Përplasje virtuale mes Gresa Gashit dhe Xheneta Fetahut! Çfarë po ndodh mes tyre? appeared first on iconstyle.al.

Xheneta Fetahu e largoi nga rrjetet sociale, Gresa Gashi: Nuk i kam bërë keq askujt, nuk ka rëndësi

26 October 2025 at 22:46


Pas lajmeve që qarkulluan për largimin e saj nga lista e ndjekësve në Instagram nga Xheneta Fetahu, Gresa Gashi ka vendosur të flasë për herë të parë rreth këtij rasti.

Të dyja kanë qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, dhe marrëdhënia mes tyre ka tërhequr vëmendje të madhe të mediave dhe fansave.

Në një intervistë për "Prive by Liberta Spahiu", Gresa u shpreh qartë se nuk ka pasur asnjë konflikt personal me Xhenetën apo pjesëmarrësit e tjerë.

Foto: YouTube

“Unë e di që asgjë keq nuk kam pasur me askënd prej Bigut. I uroj suksese secilit dhe më gëzon zemra kur shoh të tjerët të arrijnë. Unë kam qëndruar tre muaj me ta dhe nuk kam asnjë hatërmbetje apo inat personal. Unë kënaqem nëse tjetri arrin edhe ka sukses, sidomos ata që i kam pasur brenda në shtëpi", tha ajo.

Aktorja shtoi gjithashtu se mund të ketë arsyet e veta dhe nuk duhet marrë me rëndësi.

“I ka arsyet e veta, pse qysh e tek. Nuk është najfar rëndësie", theksoi mes tjerash.

Kjo deklaratë vjen pas spekulimeve që kanë qarkulluar për marrëdhënien e tyre, duke qartësuar se Gresa e sheh situatën si një çështje pa rëndësi dhe pa ndonjë konflikt të hapur. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Xheneta Fetahu mahnit me imazhet e reja në Instagram

23 October 2025 at 17:12


Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me disa fotografi të reja mahnitëse, të cilat i publikoi në profilin e saj në Instagram.

Në imazhet që ndau, ajo shfaqet e veshur me një fustan elegant të zi, që i theksonte linjat trupore dhe barkun e saj të tonifikuar.

Pamja e saj reflektonte sharm, vetëbesim dhe thjeshtësi njëkohësisht.

Foto: Xheneta Fetahu / Instagram

Xheneta kishte zgjedhur të kombinonte veshjen me disa aksesorë të artë, përfshirë qafore delikate dhe byzylykë, të cilët i shtonin shkëlqim dukjes së saj.

Flokët i kishte të lëshuara dhe të stiluar thjeshtë, që i binin varur siluetës së saj.

Foto: Xheneta Fetahu / Instagram

Me këtë paraqitje, Xheneta ka marrë komente të shumta pozitive nga fansat, të cilët e kanë vlerësuar për elegancën dhe hijeshinë.

Foto: Xheneta Fetahu / Instagram

Xheneta Fetahu mahnit me imazhet e reja në Instagram

By: D Marku
23 October 2025 at 17:21

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me disa fotografi të reja mahnitëse, të cilat i publikoi në profilin e saj në Instagram.

Në imazhet që ndau, ajo shfaqet e veshur me një fustan elegant të zi, që i theksonte linjat trupore dhe barkun e saj të tonifikuar.

Pamja e saj reflektonte sharm, vetëbesim dhe thjeshtësi njëkohësisht.
Xheneta kishte zgjedhur të kombinonte veshjen me disa aksesorë të artë, përfshirë qafore delikate dhe byzylykë, të cilët i shtonin shkëlqim dukjes së saj.

Flokët i kishte të lëshuara dhe të stiluar thjeshtë, që i binin varur siluetës së saj.

The post Xheneta Fetahu mahnit me imazhet e reja në Instagram appeared first on Albeu.com.

“Kam pasur diçka me të…”/ Eduard Kuci i kërkon falje publikisht Xheneta Fetahut

By: gaze tare
22 October 2025 at 23:22

Eduard Kuci, i njohur për komentet e tij të drejtpërdrejta dhe shpesh herë të bujshme në rrjete sociale, është përfshirë sërish në qendër të vëmendjes pas një transmetimi “live” që shkaktoi reagime të shumta.

Gjatë videos me ndjekësit, një komentues e pyeti për ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahun, duke i shkruar: “Preke veshin nëse ke pasur diçka me të.” Vetëm pak sekonda më pas, Edi bëri pikërisht atë lëvizje, gjë që shumëkush e interpretoi si një mënyrë të tërthortë për të konfirmuar një lidhje mes tyre.

Videoja u përhap me shpejtësi në rrjete sociale, duke ndezur komente, meme dhe reagime të shumta. Ndërsa disa e morën si një shaka, të tjerë e konsideruan gjestin e tij si provokues dhe të papërshtatshëm.

Pas kësaj buje, Eduardi reagoi publikisht përmes një postimi në Instagram, duke kërkuar falje për situatën e krijuar.

“Kam reaguar pa vetëdije, nuk e kam parë fare komentin. Me atë gjest kam përcjellë informacione të gabuara dhe kërkoj falje, posaçërisht Xheneta Fetahut,” – shkroi ai.

Ngjarja ka hapur sërish diskutimin mbi ndikimin që kanë “live”-t në rrjete sociale dhe mënyrën se si një veprim i vogël mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, duke u kthyer menjëherë në një temë të nxehtë për publikun online.

The post “Kam pasur diçka me të…”/ Eduard Kuci i kërkon falje publikisht Xheneta Fetahut appeared first on iconstyle.al.

La të nënkuptohej se ka fjetur me të, Edi i kërkon falje publikisht Xheneta Fetahut

22 October 2025 at 22:21


Eduard Kuqi, i njohur për daljet e tij të shpeshta dhe shpeshherë provokuese në rrjete sociale, është bërë sërish në qendër të vëmendjes pas një transmetimi “live” që ndezi reagime të shumta në publik.

Gjatë transmetimit me ndjekësit, një komentues e pyeti atë për ish-banoren e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahun, duke i shkruar që “ta prekë veshin nëse ka pasur diçka me të”. Pak sekonda më pas, Kuqi u pa duke bërë pikërisht atë gjest – veprim që u interpretua si një lloj konfirmimi për një raport mes tyre.

Pas shpërthimit të reagimeve në rrjete sociale, Edi vendosi të sqarojë situatën. Në një postim në Instagram, ai kërkoi falje publike për keqkuptimin e krijuar, duke theksuar se veprimi nuk kishte qenë i qëllimshëm.

“Kam reaguar pa vetëdije, nuk e kam parë fare komentin. Me atë gjest kam shprehur informata të gabuara, ndaj kërkoj falje publikisht, posaçërisht personit në fjalë, Xheneta Fetahut”, shkroi ai.

Reagimi i tij u prit me komente të ndryshme nga ndjekësit – disa e vlerësuan ndjesën e tij si të sinqertë, ndërsa të tjerë e quajtën një përpjekje për të zbutur situatën pas bujës që shkaktoi në rrjet.

Foto: cobrakuci/Instagram

Ngjarja ka ndezur sërish debatin rreth ndikimit të “live”-ve në rrjete sociale dhe mënyrës se si një veprim i vetëm mund të interpretohet e të përhapet me shpejtësi, duke sjellë reagime publike të menjëhershme. /Telegrafi/

Xheneta del në mbrojtje të Loredanës: Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e saj

By: gaze tare
20 October 2025 at 22:06

Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht në mbrojtje të Loredana Bratit, pas disa komenteve që duket se kanë keqinterpretuar sjelljen e saj. Në një Instastory, Xheneta shkruan se është “e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e dikujt si Loredana, një vajzë pozitive, e thjeshtë dhe pa asnjë qëllim negativ”.

Ajo shton se Loredana “gjithmonë ka treguar respekt për fansat e saj” dhe se është zhgënjyese kur dikush përpiqet të marrë vëmendje duke keqinterpretuar një moment respekti si diçka tjetër.

“Mos harroni, energjia e mirë s’ka nevojë për zhurmë”, përfundon Xheneta, duke dërguar një mesazh të qartë për ata që përpiqen të përhapin negativitet.

Screenshot

David Dano, një emër që u bë i njohur për mënyrën me forcë që u fut javë më parë në mbledhjen e këshillit Bashkiak të Vlorës, shihet pranë Loredana Bratit duke e puthur në faqe. Reagimi i Loredanës nuk ka vonuar. Në një mesazh në videon e ‘Top Albania Radio’, ajo ka sqaruar se takimi ka qenë krejt rastësor dhe se nuk ka pasur asnjë raport personal përtej një përshëndetjeje miqësore.

”Isha e ftuar në një event në Vlorë më 14 gusht, ku ndodheshin edhe emra të tjerë si Laerti, Rizarta e Françeska Murati. Ishim në varkë dhe Davidi erdhi në momentin kur po zbrisnim, vetëm për disa minuta. Kishte edhe fansa të tjerë që kërkonin foto.

Ai erdhi si fans për një përshëndetje dhe një video, madje i dridhej dora nga emocionet. Për të qenë njerëzore, pranova. Krejt papritur erdhi ajo puthje që më vuri në siklet”,-ka treguar Loredana. Sakaq Loredana ka publikuar një sërë mesazhet edhe në Instagram.

The post Xheneta del në mbrojtje të Loredanës: Është e padrejtë kur njerëzit tentojnë të prishin imazhin e saj appeared first on iconstyle.al.

❌
❌