Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Lady Gaga ndërpret koncertin në Sydney pas një aksidenti në skenë

By: gaze tare
15 December 2025 at 09:51

Këngëtarja e njohur amerikane Lady Gaga u detyrua të ndërpresë përkohësisht koncertin e saj në Sydney, Australi, pas një incidenti të rrezikshëm në skenë, ku një nga balerinët e saj u rrëzua për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Koncerti u mbajt në stadiumin e hapur “Accor”, ku gjatë performancës ra shi i rrëmbyeshëm, duke e bërë skenën tepër të rrëshqitshme.

Artistja kishte nisur shfaqjen me një repertor prej 31 këngësh dhe kishte interpretuar disa nga hitet e saj më të njohura, përfshirë “Judas”, “Poker Face” dhe “Aura”, përpara se të ndodhte incidenti. Rreth dy orë pas fillimit të koncertit, gjatë një momenti koreografik, balerinët u afruan drejt pjesës së përparme të skenës, kur njëri prej tyre, Michael Dameski, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Lady Gaga reagoi menjëherë, duke ndaluar performancën dhe duke u siguruar që balerini të merrte ndihmën e nevojshme. Për arsye sigurie, artistja dhe ekipi i saj morën një pushim të paplanifikuar për të ndërruar këpucët me të tjera më të përshtatshme për skenën e lagur.

Pas ndërprerjes së shkurtër, koncerti vijoi normalisht dhe Gaga interpretoi këngë të tjera të njohura si “Rain On Me”, “How Bad Do You Want Me” dhe “Always Remember Us This Way”. Veprimi i saj u vlerësua gjerësisht nga fansat, të cilët e përgëzuan për profesionalizmin dhe kujdesin ndaj ekipit.

Balerini Michael Dameski më vonë reagoi në rrjetet sociale, duke falënderuar fansat për mesazhet dhe interesimin për gjendjen e tij shëndetësore.

The post Lady Gaga ndërpret koncertin në Sydney pas një aksidenti në skenë appeared first on iconstyle.al.

“Nata e bardhë”, atmosferë feste dhe energji fantastike në Tiranë

29 November 2025 at 22:17

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ “Nata e bardhë”, një event i kthyer tashmë në traditë dhe që organizohet nga Bashkia e Tiranës në kuadër të festave të nëntorit, ka krijuar mbrëmje magjike për qytetarët në sheshin “Skënderbej”.

Koncerti nisi sonte rreth orës 19:00 dhe në skenën e ngritur në sheshin qendror performuan emra të njohur të muzikës shqiptare. Qytetarë të shumtë ia janë bashkuar festimeve me flamuj në duar dhe simbolet kombëtare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga “Nata e bardhë”: “Tirana sot, ku emrat më të njohur të muzikës po performojnë në Sheshin “Skënderbej”, duke sjellë atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin”.

Koncerti do të vijojë deri në mesnatë, me pjesëmarrjen e artistëve Era Istrefi, Majk, Lumi B, Soni Malaj dhe Kida.

Fotoreporter Florian Abazaj:

The post “Nata e bardhë”, atmosferë feste dhe energji fantastike në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“E jona Shqipëria”, nxënësit e shkollës “Onufri” performancë emocionuese në teatrin “Skampa”

27 November 2025 at 09:38

TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Teatri “Skampa” në Elbasan u mbush me muzikë dhe emocione në mbrëmjen artistike “E jona Shqipëria”, organizuar nga nxënësit e shkollës artistike “Onufri”.

Të rinjtë sollën për publikun një koncert vokalo–instrumental dhe një ekspozitë pikture, të përgatitura me pasion dhe përkushtim, duke vënë në qendër talentin dhe krijimtarinë e tyre.

Në aktivitet morën pjesë nënkryetarja e bashkisë Elbasan, Klaudja Krasnika, kryetarja e Këshillit të Qarkut, Ermira Urupi, drejtoresha e ZVA Elbasan, Vesa Liço, si dhe deputetja Aulona Bylykbashi, të cilat vlerësuan punën e nxënësve dhe stafit pedagogjik të shkollës “Onufri”, si një shembull të mirë të edukimit përmes artit dhe promovimit të vlerave kombëtare.

Nën ngjyrat kuqezi, atmosfera në sallë u shndërrua në një festë të vërtetë arti dhe krenarie kombëtare.

Interpretimet muzikore dhe veprat e artit pamor sollën për publikun mesazhe atdhedashurie, duke reflektuar energjinë, ndjeshmërinë dhe vizionin e brezit të ri për Shqipërinë.

Aktiviteti ishte pjesë e kalendarit të ngjarjeve që po organizohen në të gjitha shkollat e qytetit në kuadër të festave të Nëntorit, duke e kthyer këtë periudhë në një moment të rëndësishëm reflektimi, uniteti dhe frymëzimi.

Mbrëmja “E jona Shqipëria” rikujtoi se sa e bukur dhe e gjallë është Shqipëria kur shihet përmes syve dhe talenteve të të rinjve, të cilët me krijimtarinë e tyre i japin jetë simboleve dhe vlerave kombëtare.

/k.s/j.p/

The post “E jona Shqipëria”, nxënësit e shkollës “Onufri” performancë emocionuese në teatrin “Skampa” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane

24 November 2025 at 12:48

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ “Voyage”, titullohet koncerti i shfaqur në fundjavën që lamë pas në teatrin “Migjeni” nga sopranoja e njohur Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiçi.

Ky koncert e mbushi skenën e teatrit plot emocione, teksa publiku u ngrit në këmbë mes duartrokitjesh të gjata për artistët e njohur shqiptarë edhe në skenat ndërkombëtare.

Në koncert ishin të pranishëm Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ndoqi koncertin i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Repertori i mbrëmjes ishte një kombinim elegant mes himneve të muzikës franceze dhe jareve shkodrane që krijuan një udhëtim muzikor që lidhte elegancën pariziene me shpirtin shkodran.

Me drejtimin e mjeshtres Elda Laro, Orkestra Simfonike e Shkodrës, Kori Polifonik “Prenk Jakova” sollën një bashkëveprim të mrekullueshëm, duke dëshmuar edhe një herë se qyteti ynë mbetet një qendër e gjallë e artit. Të ftuar ishin edhe Isabele Eve Poro dhe këngëtari Glerdit Turmetaj.
Pas koncertit, Inva Mula u shpreh për vazhdimësinë e projekteve artistike që e lidhin me Shkodrën.

“Do të doja të jepja një kontribut ashtu siç e jap në një festival që e kam krijuar në Korçë prej 9 vitesh. Pse jo të krijojmë një festival edhe në Shkodër”, tha Mula.

Pianisti Genc Tukiçi tha se “të bësh koncert përditë në Shkodër është pak, kaq i mirë dhe kaq energji ka kjo sallë”.

/k.s/j.p/

The post Inva Mula dhe Genc Tukiçi, koncert mes muzikës franceze dhe jareve shkodrane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pasagjerët në një tren në Indi u gëzuan kur udhëtimi i tyre u shndërrua në një ‘koncert’

23 November 2025 at 18:30


Udhëtimi me tren zakonisht ka të bëjë me kalimin e kohës, shikimin nga dritarja ose bisedën me pasagjerët e tjerë.

Por për një grup udhëtarësh, një udhëtim normal me tren u shndërrua në një moment të papritur muzikor.

Një video e ndarë nga grupi indian Stone Keys, tregon se si një vagon treni u shndërrua në një koncert gjatë udhëtimit të tyre nga Ahmedabad në Lucknow.

Videoja tani është bërë virale, duke mbledhur mbi 18 milionë shikime në Instagram, transmeton Telegrafi.

Duke ndarë videon, Stone Keys përshkroi në mbishkrimin se si një udhëtim tipik papritmas u shndërrua në një mini-koncert.

Ata thanë se gjatë udhëtimit nga Ahmedabad në Lucknow, një atmosferë e gëzueshme u zhvillua në tren pa asnjë përgatitje.

Mbishkrimi i postimit shkruante: "Gjatë rrugës nga Ahmedabad në Lucknow, dhe po, ne përfunduam duke krijuar një atmosferë të tërë në tren".

Videoja tregonte disa pasagjerë duke nxjerrë telefonat e tyre për të regjistruar seancën e drejtpërdrejtë të improvizimit.

Disa madje iu bashkuan grupit ndërsa ata performuan këngën popullore "Inteah Ho Gayi Intezaar Ki" nga kënga "Sharaabi" me Amitabh Bachchan të vitit 1984.

Videoja mori një reagim të madh në mediat sociale, ku njerëzit vlerësuan transformimin e ndarjes së trenit në një mini-koncert.

Amazon Music India gjithashtu komentoi me shaka se edhe ata po mbërrinin në stacionin tjetër. /Telegrafi/


Simfoni e dy epokave, TKOB sjell dialogun e gjenive Mozart dhe Beethoven

21 November 2025 at 20:15

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit solli sonte për publikun shqiptar koncertin “Mozart & Beethoven”, një mbrëmje ku u përjetua fuqia e dy gjenive të muzikës klasike.

Repertori i mbrëmjes nisi me veprat e ndriçuara dhe elegante të Wolfgang Amadeus Mozart dhe përfundoi me harmonitë e qeta pastorale të Ludwig van Beethoven.

Nën dirigjimin e maestro Peter Michael Garst, skena e Teatrit u shndërrua në një hapësirë ku u bashkuan dy epoka, dy stile dhe dy vizione të mëdha muzikore.

Interpretimi i tij solli një ekuilibër të veçantë midis delikatesës së Mozartit dhe fuqisë lirike të Beethoven-it, duke e bërë mbrëmjen një përvojë të paharrueshme për publikun.

Audienca u zhyt në tingujt e muzikës, duke ndjerë delikatesën e Mozartit dhe qetësinë e harmonive të Beethoven-it. Çdo notë dukej se fliste drejtpërdrejt në zemrat e të pranishmëve, dhe duartrokitjet e gjata pas secilës pjesë shprehën emocionin e përbashkët që mbizotëroi në sallë.

Dirigjenti Peter Michael Garst u lind në Worms, Gjermani, dhe ka shërbyer si dirigjent kori, dirigjent skenik dhe drejtor kori në Teatrin e Operës së Zyrihut.

Më pas, ka qenë drejtor muzikor i operave, operetave dhe muzikaleve në Stadttheater Winterthur, Zvicër.

Karriera e tij përfshin koncerte në qytete të ndryshme të Zvicrës (Berne, Solothurn, Aarau, Lucerne, Burgdorf, Konstanz), si dhe shfaqje dhe opera simfonike në teatro të njohura të Gjermanisë, Austrisë, Italisë dhe Spanjës.

Repertori i tij përfshin muzikën klasike, operën, simfonitë, operetat, muzikalet dhe baletin, duke interpretuar kompozitorë që nga Lasso, Monteverdi dhe Handel, deri te Verdi, Strauss, Mahler, Bartok dhe Schönberg.

Koncerti “Mozart & Beethoven” në TKOB- Foto: Andrin Hoxha
1 nga 17

/a.f/r.e/

The post Simfoni e dy epokave, TKOB sjell dialogun e gjenive Mozart dhe Beethoven appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ansambli Popullor çeli nëntorin e festave me koncertin “Shqipëri, o nëna ime”

10 November 2025 at 11:19

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Në këtë muaj të festave kombëtare, Ansambli i Këngëve dhe Valleve çeli siparin e aktiviteteve të tij kushtuar nëntorit të festave, me premierën e koncertit “Shqipëri, o nëna ime”.

Që nga koralet, vallet dhe kostumografia, çdo gjë e përfshirë në programin e këtij koncerti flet për ADN-në e shqiptarëve, bashkimin nën një flamur, pavarësisht se ku ndodhen.

Artistët e TKOBAP-së sollën për publikun e pranishëm në sallë, disa nga perlat e gurrës sonë popullore, në një mbrëmje plot ritme, ngjyra dhe emocione. Publiku e tejmbushi sallën dhe dhuroi duartrokitje të gjata për orkestrën, grupin e AP dhe solistët.

Në këtë koncert ishte i pranishëm edhe tenori Kastriot Tusha. Publiku përjetoi thellësisht shpirtin e muzikës dhe valleve shqiptare, si një homazh i denjë për traditën dhe krenarinë tonë kombëtare.

Trupa e “ansamblit kuqezi” do të udhëtojë me këtë koncert fillimisht drejt Fierit e më pas drejt Vlorës, ku do të zhvillojë një shfaqje të veçantë Ditën e Flamurit.

/a.f/r.e/

The post Ansambli Popullor çeli nëntorin e festave me koncertin “Shqipëri, o nëna ime” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Flor Mumajesi anulon koncertin! Çfarë po ndodh me kantautorin, shkëputja nga miqtë dhe tregu muzikor

By: M C
2 November 2025 at 23:15

Prej disa vitesh, fansat dhe kolegët po kërkojnë rikthimin e Flor Mumajesit në muzikë. Kantautori mungon prej shumë kohësh, duke u shkëputur jo vetëm nga muzika, por edhe nga jeta aktive dhe kontaktet me miqtë e tij. Vetëm pak kohë më parë, u përfol se ai ishte duke u përgatitur për një rikthim, me një koncert të tij.

Flori ka gati një sërë këngësh, që pritet të lançohen së shpejti. Një koncert, duket se do të jetë eventi që do të sjellë edhe njëherë në skenë Florin. Kënga e famshme, “Pa jetë” pritet që të ketë një variant të ri, të ribërë, duke qenë vetëm një nga këngët e ribëra prej tij. Rreth 1 vit më parë është përfolur edhe për një koncert recital që artisti do të mbante, por ndonëse gjithçka duket gati nga ana e materialeve, vetë Flori nuk ka rënë ende dakord për t’u ngjitur sërish në skenë.

Prej vitesh kantautori është zhvendosur në Kosovë, ku dhe jeton larg zhurmës mediatike që shoqëron emrin e tij. Të shumtë kanë qenë personazhet që kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke qenë ndër artistët më të vlerësuar. Por duket se Flori këtë periudhë ka preferuar që të distancohet, duke mos qenë pranë publikut. Por duket se ky rikthim, ende nuk është gati, pasi artisti ende nuk ka dhënë asnjë sinjal se do të rivijë përpara publikut.

Çiljeta Xhilaga ka rrëfyer për karrierën e saj, përjetimet pas skenës dhe mundësinë e një rikthimi në muzikë. Edhe pse vitet e fundit është distancuar nga jeta artistike, Çiljeta mbetet një nga figurat më të dashura e më karizmatike të shoubizit shqiptar. Me një karrierë që nisi herët dhe me hite që u kthyen në himne të një brezi të tërë, ajo ka arritur të ruajë lidhjen e saj me publikun përmes natyrshmërisë, humorit dhe energjisë pozitive që e karakterizon. E pyetur nëse planifikon të rikthehet me një këngë të re, Çiljeta u shpreh me sinqeritetin që e dallon: “Jam karikuar të bëj një këngë të re, por do ta bëj vetëm nëse Flori Mumajesi rikthehet.”

Me plot humor, ajo shtoi se vetëm Flori di t’i sjellë në jetë këngët që përfaqësojnë frymën e brezit të saj: “Vetëm Flori mund t’i bëjë këngët e kohës sime, ose do iki tek ai që më ka nxjerrë për herë të parë si këngëtare”.

Këngëtarja tregoi se ka tentuar të komunikojë me producentin e njohur për një rikthim të mundshëm: “I kam shkruar para dy muajsh: ‘Do kthehesh, se na ke lënë pa këngë’. Por nuk më ka kthyer përgjigje. Unë mendoj se do vijë një kohë që i gjithë brezi ynë do të rikthehet. Nuk e di, por kështu e ndjej”.

Dashur pa dashur, këngëtarja ka konfirmuar atë që prej kohësh përflitej, shkëputjen e raporteve që Flori ka edhe me miqtë që dikur i ka pasur të afërt. Ndërkohë, deklarata e saj konfirmon edhe faktin se rikthimi i tij do të marrë sërish shumë kohë.

The post Flor Mumajesi anulon koncertin! Çfarë po ndodh me kantautorin, shkëputja nga miqtë dhe tregu muzikor appeared first on Albeu.com.

80-vjetori i OKB, Tirana feston nën tingujt e koncertit “Better Together”

24 October 2025 at 21:49

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ Me rastin e 80-vjetorit të themelimit të Kombeve të Bashkuara, në Tiranë u organizua mbrëmjen e të premtes koncerti festiv me titullin “Better Together”, duke sjellë një atmosferë reflektimi, arti dhe mesazhi ndërkombëtar.

Ky aktivitet, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare dhe bashkoi artistë shqiptarë dhe të huaj në një program shumëdimensional me muzikë, poezi dhe performanca të fjalës së lirë, kushtuar vlerave universale të paqes, drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe bashkëpunimit global.

Koncerti “Better Together” ngjiti në skenë interpretime nga autorë të njohur ndërkombëtarë si Bob Dylan, Edgar Albert Guest dhe John Lennon, të ndërthurura me elementë të muzikës tradicionale shqiptare dhe artistëve të rinj, duke sjellë në skenë një udhëtim të rrallë artistik që tejkalon gjuhët dhe kufijtë.

Me pesë temat qendrore: Paqja dhe Jo Dhuna, Të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësia, Dinjiteti dhe Barazia, Solidariteti Global dhe Shpresa për Gjeneratat e Ardhshme – koncerti është një thirrje për reflektim dhe bashkëpunim në frymën e Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Aktiviteti vjen në vijim të një serie ngjarjesh kulturore që po zhvillohen në Tiranë në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare. Menjëherë pas këtij eventi, në datën 28 tetor 2025, do të nisë Java Kulturore Austriake, e mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që do të sjellë koncerte, ekspozita dhe aktivitete të tjera kulturore, të cilat do të pasurojnë më tej kalendarin artistik të kryeqytetit.

80-vjetori i themelimit të Kombeve të Bashkuara, koncerti “Better Together” - Fotot: Flor Abazi
1 nga 11

/r.e/

The post 80-vjetori i OKB, Tirana feston nën tingujt e koncertit “Better Together” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Robbie Williams anulon koncertin në Turqi për shkak të frikës nga terrorizmi

By: gaze tare
5 October 2025 at 08:54

Robbie Williams është detyruar të anulojë koncertin e tij të planifikuar në Stamboll, për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe frikës nga sulmet terroriste.

Këngëtari britanik, 51 vjeç, njoftoi përmes një postimi në Instagram se anulimi i performancës së fundit të turneut “Britpop” ishte përtej kontrollit të tij dhe stafit organizator.

“Autoritetet e qytetit e kanë anuluar shfaqjen në interes të sigurisë publike,” shkroi Williams, duke shtuar se “gjëja e fundit që do të doja është të rrezikoja jetën e fansave të mi. Siguria e tyre është prioriteti im.” Koncerti duhej të mbahej më 7 tetor në Atakoy Marina, në të njëjtën datë me përvjetorin e dytë të sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit, një moment i ndjeshëm për rajonin. Mediet turke raportojnë se vendimi lidhet me tensionet politike dhe rreziqet e mundshme të sigurisë.

Artisti i njohur për hitin “Angels” shprehu keqardhje për fansat turq, duke theksuar se kishte dashur ta mbyllte turneun pikërisht në Stamboll, një qytet me të cilin ka lidhje familjare përmes bashkëshortes së tij, aktoren Ayda Field, e cila është me origjinë turke. Pavarësisht anulimit, Williams do të rikthehet së shpejti me projekte të reja: albumi i tij i ri “Britpop” pritet të publikohet më 6 shkurt 2026, pasi data e mëparshme u shty për të shmangur përplasjen me publikimin e fundit të Taylor Swift.

The post Robbie Williams anulon koncertin në Turqi për shkak të frikës nga terrorizmi appeared first on iconstyle.al.

U rrëzua në skenë gjatë festivalit “All Things Go”, reagon Lola Young

By: gaze tare
29 September 2025 at 11:19

Këngëtarja britanike Lola Young ka reaguar pas një momenti shqetësues që përjetoi në skenë gjatë performancës së saj në festivalin “All Things Go” në New York të shtunën.

Gjatë interpretimit të këngës së saj “Conceited”, artistja 23-vjeçare u rrëzua papritur në skenë, duke shkaktuar alarm mes spektatorëve. Në disa video të publikuara nga fansat, shihet momenti kur ajo bie prapa, ndërsa performanca ndalet menjëherë dhe ekipi i saj nxiton për ta ndihmuar.

Lola Young COLLAPSED on stage 😳 pic.twitter.com/CR5kpZDrvW

— Luxe ✧ (@luxcurv) September 28, 2025

Pas incidentit, Lola Young publikoi një mesazh në rrjetet sociale, ku siguroi fansat se tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore:

“Për të gjithë ata që panë performancën time sot në All Things Go, jam mirë tani. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj.”

Sipas “People”, pak para rrëzimit, Lola kishte ndarë me publikun një moment emocional:

“Ndonjëherë jeta të bën të ndihesh sikur nuk mund të vazhdosh. Por sot u zgjova dhe vendosa të jem këtu. Nuk dua të mbytem në trishtim.”

Pas ngjarjes, këngëtarja anuloi pjesëmarrjen e saj në pjesën tjetër të festivalit që zhvillohej të dielën në Columbia, Maryland.

Në një tjetër deklaratë, ajo shtoi:

“E dua këtë punë dhe kurrë nuk i marr për të mirëqena as angazhimet, as publikun. Më vjen keq për ata që u zhgënjyen.”

Në fund, Lola Young kërkoi mirëkuptim dhe pak empati:

“Për ata që duan të jenë të këqij online, ju lutem më jepni një ditë pushim.”

The post U rrëzua në skenë gjatë festivalit “All Things Go”, reagon Lola Young appeared first on iconstyle.al.

MUZIKË – ”Take That” njoftojnë turneun për 2026-n

20 September 2025 at 07:06

LONDËR, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Grupi i njohur i muzikë pop ”Take That” ka njoftuar një turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë për vitin 2026.

Grupi, i njohur më së miri për këngët “Back For Good” dhe “Shine”, zbuloi se do të dalë në turne vitin e ardhshëm me një nga shfaqjet e tyre më të mëdha live, të titulluar “The Circus Live”.

Shfaqja u organizua fillimisht në vitin 2009, me më shumë se një milion fansa që morën pjesë në koncertet e shitura në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën.

Pothuajse dy dekada më vonë, grupi do të kthehet për të performuar listën origjinale të vitit 2009 me disa surpriza gjatë rrugës.

”Take That” tha se “turneu i ‘Circus’ ishte një nga përvojat tona të preferuara si grup dhe, në vitet që nga ajo kohë, kemi folur shumë herë se sa shumë do të donim ta bënim përsëri një ditë”.

“Kjo kohë ka ardhur. Jemi shumë të emocionuar të mirëpresim audiencat e vjetra dhe të reja në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën në spektaklin e ‘The Circus Live’ verën e ardhshme. Shihemi”, shtoi grupi.

Grupi irlandez i rock-ut ”The Script”, i cili mbështeti ”Take That” në ”Circus Live Tour” në vitin 2009, do të kthehet gjithashtu si i ftuar special në të gjitha shfaqjet në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2026, së bashku me yllin e pop-it dhe ish-këngëtaren kryesore të ”Go-Go’s”, Belinda Carlisle, e cila gjithashtu do të performojë në të gjitha shfaqjet në Mbretërinë e Bashkuar.

Turneu do të fillojë në stadiumin ”St Mary’s” në Southampton më 29 maj përpara se të shkojë në Coventry, Sunderland, Glasgow, Cardiff dhe Manchester./ a.jor.

The post MUZIKË – ”Take That” njoftojnë turneun për 2026-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“U ndjeva e përkëdhelur”, Ermonela Jaho rrëfen emocionet: Dy orë në skenë sfidë me veten, por edhe mesazh për brezin e ri

By: xhir jeta
19 September 2025 at 10:44

Në Shqipëri, është gjithnjë e mirëpritur nga publiku i saj, i cili në daljen e fundit e duartrokiti në skenë për rreth 15 minuta, në koncertin e saj në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, titulluar “Kur ndjenjat marrin zë”. Sopranoja me famë botërore, rrëfen për Pas Mesnatë, emocionet e shfaqjes dhe rikthimin në Atdhe.

“Detyra e një artisti është të japë në mënyrë totale, të mos mbajë asgjë për veten e vet. Efekti që duhet të ketë arti, muzika është një efekt katarsisi. Kështu është krijuar, ky ka qenë qëllimi. Nëse unë kam arritur të shihemi në pasqyrë shpirtrat njëri tjetrit, qoftë edhe me një person mendoj se kam bërë detyrën time si artiste.

Dhe kur sheh atë lloj rezonimi me publikun, më bën të lumtur por edhe mendoj është detyra e artistit. Artisti duhet të arrijë në atë pikë. Në vendin tënd, edhe një qime floku pasqyrohet. Ne e shohim, publiku yt të sheh me atë lupën magjike, të sheh cdo lëvizje frymë marrje. Nuk i kalon pa e vënë re, isha aq ngjitur duket sikur po këndoja me publikun. Kur kthehet në vendin tënd ka një vlerë tjetër sepse unë këtu u rrita, u formova dhe më pas u perfeksionova jashtë Shqipërisë. Është një lloj përgjegjësie tjetër edhe për brezin e ri. Dy orë në skenë një sfidë me veten por edhe një mesazh për brezin e ri, cfarë do të thotë të jesh artist sot. Rezultati nuk do ishte ai që ishte, nëse unë nuk do kisha mbështetjen e orkestrës, korit, dirigjentit, e të gjithë stafit pas skene. Jam ndjerë e përkëdhelur në shtëpi” thotë sopranoja, ndërsa rrëfen emocionet para nisjes së shfaqjes.

“Unë kam 32 vite në skenë si këngëtare operistike profesioniste, plus shumë vite të tjera si këngëtare e vogël në Pallatin e Pionerëve, por emocioni sa më shumë kalon mosha apo eksperienca është edhe më i madh. Kur je fëmijë këndon do të argëtohesh, me kalimin e kohës ke një zë, sepse po të dëgjojnë filizat e rinj që duan të bëjnë si ty. Edhe për mua si artiste, dua të sfidoj veten time. Para koncertit bëj 500 hedhje me litar, për të lëvizur, muskujt, vokalica mbi 2-3 orë përpara, është një filozofi e imja që nuk e ndryshoj prej ditës së parë.”/abcnews.al

Buzëqeshje dhe lotë, sopranoja Ermonela Jaho sjell emocione të rralla në skenën e TKOB

17 September 2025 at 21:21

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho entuziazmoi mbrëmjen e sotme publikun në kryeqytet, ndërsa u rikthye me koncert në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të titulluar “Kur ndjenjat marrin zë”.

Ashtu sikundër është deviza e saj, Jaho performoi në tempullin të muzikës klasike sikur të dilte për herë të parë dhe të fundit në skenë, duke dhënë gjithçka nga shpirti dhe talenti i saj.

Salla kishte mbledhur publik të zgjedhur, nga artistë e kolegë, aktorë, regjisorë, profesionistë të fushave të artit dhe të kulturës.

“Muzika është gjuhë e shpirtit dhe në çdo notë, ka një buzëqeshje, lot, hidhërim, vuajtje”, u shpreh Jaho përpara koncertit dhe të gjitha këto variacione të shpirtit njerëzor u ndjenë nga publiku në veprat e interpretuara.

Me figurën e saj elegante, veshur bardhezi, Jaho arriti të mbante “peshë” publikun nga fillimi deri në fund.

Koncerti i mbrëmjes së sotme ishte i veçantë për sopranon, pasi rikthehej në skenën e TKOB për të dhënë nga eksperienca e saj, tashmë e jashtëzakonshme edhe në skenat botërore.

Ashtu si çdo herë kur kthehesh në shtëpi, sepse skena e TKOB është e atillë për Jahon, edhe këtë herë ajo solli shumëçka nga jeta e saj.

Programi i zgjedhur ishte pak ndryshe, duke filluar me Belganton, një program sfidues i paluajtur më parë në TKOB.

Kjo veçanti e koncertit ishte dhe një nga shtysat që mbushi plot sallën e madhe, ndërsa nuk mungonin të rinjtë që ashtu si Ermonela dikur, shpresojnë të ndjekin ëndrrat e tyre drejt skenave të botës.

Koncerti “Kur ndjenjat marrin zë” erdhi nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, dhe me pjesëmarrjen e korit dhe orkestrës së TKOBAP-së.

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është ndër zërat brilantë, me karrierë të suksesshme. Me albumin e saj “Anima Rara” dalë në treg në shtator 2020,  ajo ka marrë vlerësime të shumta.

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho fitoi edhe çmimin “Artistja e huaj më e mirë” për vitin 2023, për interpretimin e “Suor Angelica” në Barcelonë.

Koncerti i saporanos Ermonela Jaho, foto: Andrin Hoxha
1 nga 28

 

The post Buzëqeshje dhe lotë, sopranoja Ermonela Jaho sjell emocione të rralla në skenën e TKOB appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sheshi “Skënderbej” u ndez nga magjia e Scorpions

14 September 2025 at 23:05

TIRANË, 14 qershor/ATSH/ Atmosfera në sheshin “Skënderbej” mbrëmjen e sotme ishte elektrizuese, ndërsa grupi legjendar gjerman i rock-ut, “Scorpions”, u ringjit në skenë, pas 24 vitesh, në një koncert që publiku shqiptar do ta kujtojë gjatë.

Qindra duar u ngritën në ajër, mijëra zëra u bashkuan në një kor gjigant, ndërsa hitet më të njohura të grupit si “Wind of Change” dhe “Still Loving You” pushtuan hapësirën me energji dhe emocione të forta.

Mikkey Dee, Matthias Jabs, Klaus Meine, Rudolf Schenker dhe Paweł Mąciwoda performuan për publikun shqiptar hitet e tyre më të njohura.

Muzika e “Scorpions”, një prej grupeve më të dashura e më të suksesshme të skenës ndërkombëtare, që ka shoqëruar breza të tërë në mbarë botën, jehoi edhe në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Organizatorët theksuan se interesi ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa sheshi “Skënderbej” u mbush përplot duke reflektuar dashurinë e publikut shqiptar për grupin që ka lënë gjurmë në muzikën botërore.

Koncerti u mbyll mes ovacioneve të gjata dhe emocionit të publikut, në një mbrëmje që do të mbahet mend si një festë e madhe e rock-ut në zemër të Tiranës.

Scorpions në Tiranë Foto: Andrin Hoxha dhe Flor Abazaj
1 nga 18

The post Sheshi “Skënderbej” u ndez nga magjia e Scorpions appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Moment i sikletshëm në koncert, El Morad refuzon gjestin e fanses shqiptare

By: gaze tare
14 September 2025 at 16:54

Koncerti i fundit i El Morad në Shqipëri nuk do të mbahet mend vetëm për performancën muzikore, por edhe për një episod të papritur që shkaktoi reagime të forta.

Teksa atmosfera ishte në kulmin e saj dhe publiku po e shijonte performancën, një vajzë nga turma vendosi të bënte një veprim provokues: ajo hodhi reçipetat në skenë në drejtim të reperit.

Reagimi i El Morad ishte i menjëhershëm dhe i prerë. Ai i largoi menjëherë nga skena dhe më pas u pa duke pështyrë, një gjest që u lexua si shenjë e qartë revolte dhe refuzimi. Për artistin, ky ishte një akt i papërshtatshëm që nuk kishte vend në një mbrëmje muzike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by antidrroga (@antidrroga07)

Reperi është i njohur për bindjet e tij të forta fetare dhe për faktin që është një besimtar mysliman praktikues. Për këtë arsye, shumëkush e ka parë reagimin e tij si një mbrojtje të parimeve morale dhe shpirtërore që ai përfaqëson, duke mos lejuar që skena të kthehej në një hapësirë vulgariteti.

Ky episod ka ngjallur diskutime edhe në rrjetet sociale, ku një pjesë e publikut ka mbështetur reagimin e tij si të drejtë dhe të arsyeshëm, ndërsa të tjerë e kanë parë si një reagim disi të ekzagjeruar.

The post Moment i sikletshëm në koncert, El Morad refuzon gjestin e fanses shqiptare appeared first on iconstyle.al.

Grupi legjendar i rrokut “Scoprions” rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë

13 September 2025 at 13:28

TIRANË, 13 shtator /ATSH/Sheshi “Skënderbej” në Tiranë do të elektrizohet mbrëmjen e së dielës nga këngët e grupit legjendar të rrokut “Scorpions”.

Pas më shumë se dy dekadash, një nga grupet më ikonike të rock-ut botëror rikthehet në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori.

Mikkey Dee, Matthias Jabs, Klaus Meine, Rudolf Schenker dhe Paweł Mąciwoda do të performojnë për publikun shqiptar hitet e tyre më të njohura si “Wind of Change”, “Still Loving You”, “Rock You Like a Hurricane” dhe shumë të tjera. “Scorpions” ngjiten sërish në skenë përpara publikut shqiptar – aty ku në vitin 2001 krijuan një nga koncertet më të paharrueshme që ka përjetuar ndonjëherë ky vend.

Me një karrierë 60-vjeçare, mbi 100 milionë disqe të shitura dhe turne në çdo cep të botës, “Scorpions” janë shumë më tepër se një grup – janë një simbol i gjallë i muzikës rock. Ky koncert nuk është thjesht një performancë. Është një rikthim emocional, një përballje me kujtimet, një përjetim që bashkon breza – me të njëjtën fuqi që i bëri legjendë.

Legjendat e rokut “Scorpions” rikthehen në Shqipëri si pjesë e turneut të tyre botëror “Coming Home”, që shënon 60 vjet karrierë muzikore.

Koncerti i 14 shtatorit pritet të mbledhë mijëra fansa nga i gjithë vendi dhe rajoni. Madje ka edhe shumë shqiptarë të cilët janë rikthyer këtë fundjavë në Shqipëri vetëm për të shijuar grupin ikonik, që ka shkruar historinë e rock-ut botëror.

Këtë vit, “Scorpions” festojnë 60-vjetorin e krijimit. Në këto gjashtë dekada, secili anëtar ka lënë gjurmën e tij, duke krijuar këngë që kanë frymëzuar gjenerata të tëra dhe që vazhdojnë të prekin zemrat e publikut edhe sot.

/k.s//a.f/

The post Grupi legjendar i rrokut “Scoprions” rikthehet pas 24 vitesh me koncert në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtyhet mbërritja e anijes USS Mount Whitney, ambasada e SHBA njofton anulimin e koncertit në Tiranë

By: Ela
9 September 2025 at 12:54

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se mbërritja e anijes komanduese të marinës amerikane, USS Mount Whitney, në Shqipëri është shtyrë për shkak të një procesi mirëmbajtjeje të paparashikuar. Si pasojë e këtij ndryshimi në axhendë, koncerti i planifikuar për sot në Tiranë është anuluar. Në […]

The post Shtyhet mbërritja e anijes USS Mount Whitney, ambasada e SHBA njofton anulimin e koncertit në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

6 September 2025 at 17:43

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka informuar qytetarët se koncerti “Flagship”, i parashikuar për t’u mbajtur ditën e diel në orën 19:00 në Durrës, është anulua. Nuk është dhënë një arsye konkrete për anulimin e koncertit, ndërkohë që ambasada i ka ftuar ndjekësit që të […]

The post Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet appeared first on BoldNews.al.

Turqia ndalon koncertin e këngëtarit francez që mbështet luftën e Izraelit në Gaza

By: gaze tare
4 September 2025 at 16:18

Autoritetet turke kanë anuluar një koncert të planifikuar nga këngëtari franko-algjerian Enrico Macias në Stamboll, pas kundërshtimeve publike për qëndrimet e tij pro-Izraelit. Zyra e guvernatorit të Stambollit njoftoi të mërkurën se performanca e Macias, e parashikuar për të premten në lagjen Şişli, nuk do të zhvillohej.

Vendimi erdhi pas “thirrjeve intensive për protesta kundër koncertit”, sipas një deklarate zyrtare. Autoritetet shtuan se demonstrata të tilla mund të vendosnin protestuesit në një pozicion të padrejtë ligjor dhe të shkaktonin pakënaqësi, prandaj ndaluan të gjitha tubimet pranë vendit të ngjarjes.

Macias, 86 vjeç, u shpreh i zhgënjyer për anulimin, duke thënë për AFP se ishte “thellësisht i befasuar dhe i trishtuar që nuk mundi të takonte audiencën e tij, me të cilën gjithmonë ka ndarë vlerat e paqes dhe vëllazërisë”. Ai shtoi se kishte performuar në Turqi për më shumë se gjashtë dekada dhe kishte një lidhje të gjatë me vendin.

I lindur Gaston Ghrenassia në një familje hebraike sefardike në Algjeri, Macias ka qenë një figurë e njohur e muzikës popullore franceze që nga vitet 1960. Ai nuk është i mirëpritur në Algjeri për shkak të qëndrimeve të tij pro-Izraelit, duke përfshirë performanca për trupat izraelite dhe mbledhje fondesh për ushtrinë izraelite. Në një intervistë të vitit 2025, Macias theksoi se nuk ka asgjë kundër palestinezëve dhe se dhuna izraelite ishte “një përgjigje ndaj Hamasit”.

Koncerti i anulueshëm nxjerr në pah tensionet e vazhdueshme mes politikës dhe kulturës në rajon, duke reflektuar ndjeshmërinë e temave ndërkombëtare për publikun turk.

The post Turqia ndalon koncertin e këngëtarit francez që mbështet luftën e Izraelit në Gaza appeared first on iconstyle.al.

❌
❌