Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ambasada amerikane: Synojmë bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

17 December 2025 at 16:24


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha të mërkurën se pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë synon të punojë ngushtë me Qeverinë e re të zgjedhur “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.

Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë tha në disa përgjigje me shkrim për REL-in se shpreson që “partneriteti ynë të thellohet me Qeverinë e Kosovës”, përfshirë edhe rinisjen e Dialogut të planifikuar Strategjik.

Kjo do të kërkojë veprim për të avancuar agjendën tonë të përbashkët për paqe rajonale, stabilitet dhe prosperitet të ndërsjellë ekonomik”, tha zëdhënësi i Ambasadës amerikane.

Ky qëndrim i Ambasadës vjen pas deklaratave të bëra nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një interviste në televizionin lokal Kanal 10 se raportet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe mospajtimet kryesore gjithmonë kanë qenë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.

Më 11 dhjetor, Kurti tha, po ashtu, se sa u përket mbrojtjes dhe sigurisë, raportet “kurrë nuk kanë qenë më të mira”.

Megjithatë, në shtator të këtij viti, SHBA-ja njoftoi për pezullim për një kohë të pacaktuar të Dialogut të planifikuar Strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.

Nga Ambasada amerikane po ashtu thanë se janë të “zhgënjyer nga veprimet” e Kurtit, duke theksuar se qëndrimet e tij kanë rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë në Kosovë.

Dialogu ishte planifikuar që të forconte raportet ekonomike dhe diplomatike, por veprimet e Kurtit u panë si sfida për përparim.

Disa analistë politikë patën komentuar atëbotë se pezullimi ishte paralajmërim se mbështetja ndërkombëtare për Kurtin dhe Qeverinë e tij po zbehet.

Kurti fillimisht kishte pranuar se ekzistonin disa dallime me SHBA-në, por raportet me Uashingtonin nuk ishin prishur. Më pas, më 28 shtator tha se arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar Strategjik ishte për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, “i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise”.

Dialogu Strategjik, që SHBA-ja zhvillon me shtete të tjera, përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, e të tjera.

Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998. Uashingtoni konsiderohet si partneri më i rëndësishëm i Kosovës dhe mbështetja e tij vlerësohet jetike për vendin.

Viteve të fundit, Kurti, që është në pushtet që nga fitorja në zgjedhje më 2021, është kritikuar disa herë nga faktori ndërkombëtar për shkak të disa vendimeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, që kishin të bënin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen nga përdorimi i dinarit serb dhe mbylljen e institucioneve serbe.

Ai ka thënë se këto veprime janë në kuadër të shtrirjes së sundimit të ligjit në veri, duke theksuar se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Megjithatë, SHBA-ja dhe qendrat evropiane i kanë cilësuar shpesh këto si veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.

Ushtrim i përbashkët nga Policia e Kosovës dhe Ambasada e SHBA-së

12 December 2025 at 18:13

PRISHTINË, 12 dhjetor/ATSH/ Ushtrimi i përbashkët i planifikuar nga Policia e Kosovës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tanimë ka nisur dhe ndodhet në fazën fillestare.

Varësisht nga informacionet dhe skenarët e përgatitur në ushtrim, do të kyçen njësitë policore, duke filluar nga njësitë patrulluese të rendit publik, njësitë e reagimit të shpejtë e deri te njësitë elite speciale të profileve të ndryshme, të cilat do të përdorin mjetet dhe pajisjet e nevojshme logjistike, për veprime policore varësisht nga situata dhe rrethanat e paraqitura.

Policia kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë (ora 15:00-21:00) të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës amerikane në Prishtinë – lagjja “Arbëria”, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë publikun të informuar mbi rrjedhën e ushtrimit, informacione këto të cilat do të publikohen edhe në faqet zyrtare të saj.

Ushtrimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës amerikane, janë një tregues i forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në menaxhimin dhe reagimin ndaj situatave emergjentë, dhe të çfarëdo incidenti të mundshëm në Kosovë.

Përmes këtij ushtrimi synohet testimi i kohës së reagimit, efektiviteti dhe efikasiteti i zyrtarëve dhe pajisjeve, si dhe komunikimi e koordinimi ndërmjet njësive dhe institucioneve relevante në situata emergjente, ku kërkohet garantimi i një ambienti të sigurt për qytetarët, stafin diplomatik dhe institucionet e Kosovës. /Kosovapress/

The post Ushtrim i përbashkët nga Policia e Kosovës dhe Ambasada e SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pamje nga operacioni, Policia e Kosovës zhvillon ushtrim sigurie afër Ambasadës amerikane

12 December 2025 at 17:02


Policia e Kosovës ka njoftuar se ushtrimi i përbashkët i planifikuar të realizohet sot në orët e mbrëmjes (15:00 -21:00), së bashku me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, tani veçse ka filluar dhe është në fazën fillestare.




Varësisht nga informacionet dhe skenarët e përgatitur në ushtrim, do të kyçen njësitë policore, duke filluar nga njësitë patrulluese të rendit publik, njësitë e reagimit të shpejtë e deri te njësitë elite speciale të profileve të ndryshme, të cilat do të përdorin mjetet dhe pajisjet e nevojshme logjistike, për veprime policore varësisht nga situata dhe rrethanat e paraqitura.



"Kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë', ka njoftuar Policia e Kosovës.





Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane sot me ushtrim në shkallë të gjerë për reagim ndaj krizave

12 December 2025 at 10:02


Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, njofton se sot, më 12 dhjetor nga ora 15:00 -21:00, do të realizoj një ushtrim të gjerë në Prishtinë, përfshirë zonën pranë objektit të Ambasadës Amerikane, e cila gjendet në lagjen Arbëria të Prishtinës.

Në njoftim thuhet se ushtrimet e përbashkëta të Policisë së Kosovës dhe Ambasadës Amerikane, janë një tregues i forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit në siguri dhe për të siguruar gatishmërinë në menaxhimin dhe reagimin ndaj situatave emergjentë, dhe të çfarëdo incidenti të mundshëm në Kosovë.

“Përmes këtij ushtrimi synohet testimi i kohës së reagimit, efektiviteti dhe efikasiteti i zyrtarëve dhe pajisjeve, si dhe komunikimi e koordinimi ndërmjet njësive dhe institucioneve relevante në situata emergjente, ku kërkohet garantimi i një ambienti të sigurt për qytetarët, stafin diplomatik dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje thuhet se pjesëmarrja në këtë ushtrim do të përfshijë, prani të shtuar të Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së Ambasadës Amerikane, përdorim të shtuar të mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme policore siç janë altoparlantët, sirenat e mjetet të ndryshme logjistike policore.

“Pra, ky do të jetë vetëm një ushtrim e jo veprim policor ndaj një incidenti të vërtetë, andaj kërkojmë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë nga qytetarët e në veçanti nga pjesëmarrësit në trafik, që në këtë kohë të shmangin qarkullimin në zonën përreth Ambasadës Amerikane në Prishtinë – lagjja Arbëria, për shkak të zhvillimit të ushtrimit dhe ndërprerjes së qarkullimit të përkohshëm të disa segmenteve rrugore në atë zonë”, thuhet tutje. /Telegrafi/

Klodian Braho kreu i ri i SPAK, Ambasada Amerikane në Tiranë vlerëson Altin Dumanin: Integriteti dhe guximi i tij forcuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri

By: M C
11 December 2025 at 18:03

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me zgjedhjen e Klodian Brahos në krye të SPAK. Ambasada e SHBA ka përgëzuar gjithashtu edhe ish-kreun e SPAK, Altin Dumanin, për shërbimin, integritetin dhe guximin që tregoi gjatë ushtrimit të detyrës.

Reagimi i plotë

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK.

Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.

Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.

The post Klodian Braho kreu i ri i SPAK, Ambasada Amerikane në Tiranë vlerëson Altin Dumanin: Integriteti dhe guximi i tij forcuan bashkëpunimin SHBA-Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Një ditë pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Ambasada Amerikane: Dumani vendosi standard për bashkëpunim të fortë kundër krimit

By: M C
10 December 2025 at 20:30

Në ditët e fundit të qëndrimit të tij në detyrë si kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani është takuar me Zëvendësdrejtorin për Çështjet e Evropës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise.

Ambasada Amerikane ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve theksuar këtu dhe punën e zhvilluar me Altin Dumanin, duke përfunduar me shpresën për të vijuar në të njëjtin rrugëtim dhe me pasardhësin e tij.

“Përballja me krimin ndërkombëtar kërkon një angazhim të përbashkët. Sot, Zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore Lyn Debevoise vizitoi SPAK-un për të shprehur vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e Kryeprokurorit të Posaçëm Altin Dumani me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit për t’u përballur me rrjetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe për të luftuar korrupsionin që pengon kompanitë dhe investitorët amerikanë.

Përpjekjet e z. Dumani vendosën standardin për bashkëpunim të fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, i cili shpresojmë se do të vazhdojë me pasardhësin e tij”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit përfundon më 16 dhjetor ndërsa ditën e nesërme Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet për të zgjedhur pasardhësin e tij.

The post Një ditë pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Ambasada Amerikane: Dumani vendosi standard për bashkëpunim të fortë kundër krimit appeared first on Albeu.com.

Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane do të zhvillojnë ushtrim të gjerë sigurie në Prishtinë

10 December 2025 at 16:03


Policia e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, të premten do të realizojë një ushtrim të gjerë sigurie në kryeqytet.

Aktiviteti do të zhvillohet nga ora 15:00 deri në 21:00 dhe përfshin zonën përreth objektit të Ambasadës Amerikane në lagjen Arbëria.

Sipas njoftimit zyrtar, ushtrimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë dhe rritjen e gatishmërisë për menaxhimin e situatave emergjente dhe incidenteve të mundshme në vend.

“Përmes këtij ushtrimi synohet testimi i kohës së reagimit, efektivitetit dhe efikasitetit të zyrtarëve dhe pajisjeve, si dhe komunikimi e koordinimi ndërmjet njësive dhe institucioneve relevante në situata emergjente, me qëllim garantimin e një ambienti të sigurt për qytetarët, stafin diplomatik dhe institucionet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Gjatë ushtrimit pritet prani e shtuar e Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë së Ambasadës Amerikane, si dhe përdorimi i mjeteve policore, përfshirë altoparlantë, sirena dhe pajisje të tjera logjistike.

Autoritetet sqarojnë se bëhet fjalë vetëm për një ushtrim dhe jo për reagim ndaj ndonjë incidenti real.

Policia kërkon bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët, sidomos nga pjesëmarrësit në trafik, të cilëve u rekomandohet të shmangin lëvizjen në zonën përreth Ambasadës Amerikane gjatë orëve të ushtrimit, për shkak të ndërprerjeve të përkohshme të qarkullimit./Telegrafi.

Abuzimet e Ballukut dhe pezullimi nga GJKKO, reagon Ambasada Amerikane: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve

By: M C
4 December 2025 at 19:20

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me abuzimet me tendera të zv.kryeministres Belinda Balluku dhe vendimin që GJKKO vendosi ndaj saj; pezullim nga detyra dhe bllokim të pasaportës.

Ambasada amerikane deklaroi se nuk komenton çështje në hetim, ndërsa theksoi se pavarësia e drejtësisë është thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane për Report TV.

Pezullimi

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën.

Ajo u mor e pandehur disa javë më parë për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.

Kryeministri pretendon se me vemdimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej dy ditësh ka rritur presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një vendimmarrje në favor të tij.

“Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe me vetë jetën politike do krijonte precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit nëpërmjet procesve penale, do ndodhte diçka që është e panjohur në Europë,” tha Rama të hënën gjatë një video-mesazhi.

Rama e ka justifikuar ankimin në Kushtetuese si një betejë për pavarësinë e pushtetit ekzekutiv dhe mbrojtjen e kompetencave kryeministrore.

Hetimet per Ballukun

Prokuroria sqaron se nga hetimet janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi.

Në tenderin me objekt ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, me fond limit më shumë se 18.9 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të pandehurës Belinda Balluku, e cila në cilësinë e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, e deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.

“E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues ‘I….dhe A…..’”, citohet në njoftim.

Po ashtu, shpjegohet se në kohën e kryerjes së veprimeve, i pandehuri Evis Berberi ka mbajtur funksionin si drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar; Erald Elezi ka qenë drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar; Gentian Gjyli si drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, ndërsa të pandehurat Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica kanë qenë specialist të nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Tenderi i dytë në të cilin Balluku është gjetur përgjegjëse është ai i Lotit 4 të Unazës së Jashtme Tiranë në vitin 2021, me fond limit 2 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar nga ARRSH. Sipas SPAK, ka rezultuar se dhe në këtë rast, Balluku ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga ARRSH, institucion në varësi të ministrisë që ajo drejton.

Edhe në këtë rast, Balluku akuzohet se në bashkëpunim me Berberin, tre anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K. e D.Xh, si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi, K.K. e M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e tenderit duke krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë të shpallur fitues.

The post Abuzimet e Ballukut dhe pezullimi nga GJKKO, reagon Ambasada Amerikane: Pavarësia e drejtësisë, thelbësore për bashkëpunimin mes dy vendeve appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA në Kosovë: Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin e Listës Serbe, dritëshkurtër dhe përçarëse

3 December 2025 at 10:44

PRISHTINË, 3 dhjetor/ATSH/ Ambasada e SHBA-së në Prishtinë reagoi sot pas moscertifikimit të Listës Serbe nga anëtarët e KQZ-së për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada e SHBA thotë se përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin e Listës Srpska për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse.

Në reagimin e ambasadës amerikane thuhet se veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së përfshirë rinisjen e dialogut strategjik për avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare.

“Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin që Lista Srpska të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rinisjen e dialogut tonë strategjik për avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare”, thuhet në reagim.

Në votimin e djeshëm ndaras për certifikimin e subjekteve politike, Lista Srpska nuk u certifikua nga anëtarët e KQZ-së ku mori 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime. /KosovaPress.

 

The post Ambasada e SHBA në Kosovë: Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin e Listës Serbe, dritëshkurtër dhe përçarëse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada Amerikane në Tiranë: SHBA dhuroi pajisje sigurie për të forcuar rrjetet kibernetike shqiptare

By: Rovena
1 December 2025 at 09:46

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se muajin e kaluar Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë, Kathryn Hammond, i ka dorëzuar Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike pajisje të avancuara për mbrojtjen e sigurt të rrjetit.

Kjo iniciativë përbën një tjetër hap në mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin Shqipërisë për forcimin e sigurisë kibernetike, një element kyç i mbrojtjes kombëtare në epokën digjitale dhe i rritjes së kapaciteteve të përbashkëta ndaj kërcënimeve kibernetike në nivel rajonal dhe të NATO-s.

“Muajin e kaluar, Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë Kathryn Hammond i dorëzoi pajisje të avancuara për mbrojtje të sigurt të rrjetit Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, si pjesë e mbështetjes së fortë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara për forcimin e sigurisë kibernetike në Shqipëri. Në një botë gjithnjë e më digjitale, siguria kibernetike është një përbërës thelbësor i sigurisë kombëtare dhe i forcimit të mbrojtjes sonë të përbashkët ndaj kërcënimeve kibernetike keqdashëse. Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura që kanë mbështetur Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes së saj kibernetike, duke çuar përpara sigurinë rajonale dhe atë të NATO-s”, njofton ambasada./abcnews.al

Ambasada amerikane në Kosovë kufizon përditësimet në Facebook

PRISHTINË, 1 tetor /ATSH/ Ambasada Aamerikane në Prishtinë ka kufizuar përditësimet në Facebook, për shkak të krizës buxhetore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton KosovaPress.

Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria amerikane është mbyllur pasi liderët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nuk arritën të bien dakord për një financim të përkohshëm. Si rrjedhojë, mijëra punonjës që paguhen nga buxheti shtetëror do të jenë në pushim pa pagesë, derisa të arrihet një marrëveshje mes partive.

Në njoftimin e Ambasadës amerikane thuhet se llogaria në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota. Kjo, për shkak të mungesës së fondeve të alokuara, thuhet në njoftimin në Facebook.

“Kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë. Në këtë kohë, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave në Shtetet e Bashkuara dhe në Ambasadat dhe Konsullatat e SHBA-së jashtë vendit do të vazhdojnë gjatë mungesës së fondeve të alokuara, sipas situatës. Ne nuk do ta përditësojmë këtë llogari derisa të rifillojnë operacionet e plota, me përjashtim të informacionit urgjent të sigurisë”, thuhet po aty.

Për informacion mbi shërbimet dhe statusin e funksionimit, vizitoni travel.state.gov.

Kjo është mbyllja e parë e qeverisë pas shtatë vitesh, që nga mandati i parë i presidentit aktual.

Në atë kohë, qeveria qëndroi e mbyllur për 35 ditë, nga fundi i vitit 2018 deri në fillim të vitit 2019. /KosovaPress/

The post Ambasada amerikane në Kosovë kufizon përditësimet në Facebook appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbyllja e qeverisë në SHBA/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Faqja zyrtare nuk do të përditësohet

By: Elva
1 October 2025 at 09:42

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas mbylljes së qeverisë në SHBA, e cila ndodhi për shkak se ligjvënësit nuk ranë dakord për miratimin e fondeve buxhetore. Në një postim në Instagram, Ambasada bëri me dije se faqja zyrtare nuk do të përditësohet rregullisht, përveç informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë. Situata […]

The post Mbyllja e qeverisë në SHBA/ Ambasada Amerikane në Tiranë: Faqja zyrtare nuk do të përditësohet appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët e vizave amerikane

By: lindita
27 September 2025 at 11:29

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë amerikane, ndërsa u bën thirrje të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë. Në njoftimin zyrtar të publikuar sot, Ambasada thekson: “KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me…

Source

​Takimi i liderëve të ish-opozitës në Ambasadën Amerikane, a ka shtytje për arritjen e një koalicioni qeverisës?

17 September 2025 at 16:45


Tri partitë ish-opozitare, PDK, LDK dhe AAK shfaqen të rezervuara për të komentuar përmbajtjen e takimit të përbashkët të Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut dhe Ramush Haradinajt në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, pas vendimit të SHBA-së për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën. Zyrtarë të këtyre partive thonë se janë në kontakt të rregullt me amerikanët dhe të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Annu Prattipati.

Sipas tyre, amerikanët dëshirojnë një partner tjetër strategjik në Kosovë, mirëpo kur pyeten nëse ka pasur ndonjë kërkesë apo shtytje që këto parti të bashkërendohen për formimin e një koalicioni të ardhshëm qeverisës nëse Lëvizja Vetëvendosje dështon të krijojë një shumicë të re parlamentare, thonë se ende nuk ka arritur një momentum i tillë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 12 shtator kanë marrë vendim për pezullim të dialogut strategjik me Kosovën, siç është thënë pas ngritjes së shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Të njëjtën ditë, diplomatja amerikane në Kosovë, Prattipati priti në takim kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Megjithatë, përkundër vendimit për pezullim të dialogut strategjik, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë në një përgjigje për KosovaPress të hënën ka theksuar se do të vazhdojnë të jenë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë për KosovaPress se janë në kontakt dhe bashkëbisedim të vazhdueshëm me Ambasadën e SHBA-së, por edhe me përfaqësues të lartë të SHBA-së në Uashington.

Ajo akuzon Kurtin për prishje të raporteve me SHBA-në, derisa thekson se i njëjti nuk i ka numrat për të formuar qeverinë e ardhshme pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kosova tash e tetë muaj nuk ka institucione të reja, derisa Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator në lidhje me konstituimin e Kuvendit.

Deputetëve iu ndalohet çfarëdo vendimi për Kuvendin si dhe pezullohen afatet në lidhje me formimin e qeverisë së re pas ankesës së Listës Serbe, ku është mbyllur seanca konstituive e legjislaturës së nëntë pa u zgjedhur nënkryetari nga komuniteti serb.

Çitaku thotë për KosovaPress se është ende herët për diskutimet nëse partitë e ish-opozitës mund të formojnë qeverinë në rast që LVV-ja nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë, mirëpo shton për nevojën që ish-opozita të bashkohet dhe unifikohet për ta larguar Kosovën, siç deklaron, nga pellgu ku e ka fundosur Kurti.

“Unë mund t'ju konfirmoj vetëm që Partia Demokratike e Kosovës është në kontakte dhe në bashkëbisedim të vazhdueshëm me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, por edhe me përfaqësues të tjerë të lartë të SHBA-së në Uashington...12:38 Nuk jemi ende në një momentum të tillë. Ne kemi ditur që nga dita e parë që zoti Kurti nuk e ka shumicën parlamentare, për atë ne kemi insistuar qysh më 10 shkurt që ish-opozita të bashkohet dhe të unifikohet. Kjo jo një unifikim inatëçor, por thjesht për ta larguar Kosovën nga pellgu, në të cilin po e fundos zoti Kurti”, thekson ajo.

Edhe deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, thotë për KosovaPress se takimet me zyrtarë amerikanë janë të rregullta për ta, derisa thekson se SHBA-ja po dëshiron një partner tjetër strategjik në Kosovë.

Sipas tij, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i dëmton relacionet dhe aleancën me SHBA-në.

“Është shqetësuese kur shohim deklaratat edhe të Ambasadës Amerikane në lidhje me qeverinë aktuale, pra dëshirojnë një partner tjetër strategjik e realisht për interesa të vendit tonë. Kjo është shqetësuese për ne si LDK dhe për popullin e Kosovës. Unë kujtoj që do duhej të jenë shumë të kujdesshëm, pikërisht zoti Kurti dhe Qeveria, në relacion me partnerin tonë strategjik sepse këto relacione janë ruajtur dhe këto relacione kanë sjellë edhe frytet që ne sot i gëzojmë...03:25 Këto takime janë të rregullta për LDK-në, pra ne mbajmë takime të rregullta me Ambasadën Amerikane dhe me Departamentin Amerikan. Normalisht që po të kishte relacione të mira sot zoti Kurti, do të kishim pasur edhe një trysni të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndoshta edhe të shteteve evropiane, në drejtim të konstituimit të Kuvendit”, potencon ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42 për qind në zgjedhjet e 9 shkurtit, mirëpo deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, thotë se janë të gatshëm për bashkëqeverisje me PDK-në dhe LDK-në pa asnjë lloj kushtëzimi, vetëm, siç thekson, ta largojnë nga pushteti Albin Kurtin.

Ai thotë se aleatët veçanërisht ShBA-ja si dhe vendet e BE-së po dëshirojnë të dëgjojnë partitë ish opozitare për të marrë mendime nëse janë në të njëjtën linjë me Kurtin.

“Aleatët tanë, vendet e Bashkimit Evropian, në këtë rast edhe Amerika dëshirojnë t’i dëgjojnë edhe partitë opozitare, të marrin mendime nëse janë në të njëjtën linjë me këtë që e bën zoti Kurti.... (Haradinaj) Do të ofronte mundësinë për një bashkëqeverisje ndërmjet partive ish-opozitare vetëm që ky njeri (Albin Kurti), anti-Kosovë dhe anti-amerikan, të largohet nga udhëheqja. Aleanca është e gatshme për një bashkëqeverisje vetëm e vetëm që zoti Kurti mos të jetë”, thekson Brahimaj.

Reagimi i SHBA-së për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën erdhi në kohën kur Kurti ka adresuar një varg kritikash ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, si dhe qeveria në detyrë ka mbyllur disa struktura paralele serbe në Kosovë, për çka të shtunën ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qëndruar i heshtur prej të premtes së javës së kaluar kur është marrë vendimi i SHBA-së, mirëpo, zëdhënësi i tij, Përparim Kryeziu, ka thënë se Republika e Kosovës është partneri më serioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për stabilitet, siguri dhe paqe në rajon, derisa ka theksuar se të gjitha veprimet e qeverisë në detyrë janë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e vendit.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik.

Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese

15 September 2025 at 17:25

PRISHTINË, 15 shtator/ATSH/ Shteteve të Bashkuara i duhet një partner në Kosovë i cili e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese, ta avancojë stabilitetin rajonal dhe t’i mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, tha një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Zëdhënësi e tha këtë të hënën për Radion Evropa e Lirë, pak ditë pasi SHBA-ja e pezulloi për kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ai tha se e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati, mban takime të rregullta me Kurtin dhe se “ne ia kemi shprehur drejtpërdrejt kryeministrit shqetësimet tona në këto takime, dhe e kemi bërë plotësisht të qartë qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara”.

Ambasada amerikane nuk ka shpjeguar se cilat kanë qenë veprimet e kryeministrit në detyrë Kurti që çuan në vendimin e saj për ta pezulluar pa afat dialogun e planifikuar strategjik.

Të hënën, zëdhënësi theksoi se SHBA-ja “do të vazhdojë t’i vlerësojë veprimet e Qeverisë në detyrë”, duke mos dashur të japë më shumë hollësi.

Ai siguroi se SHBA-ja do të mbetet gjithmonë mike e ngushtë e popullit të Kosovës dhe është plotësisht e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën, por tha se u kërkon partnerëve të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri.

“Ne dëshirojmë të ecim përpara me Qeverinë në detyrë, por na nevojitet një partner që e kupton domosdoshmërinë për të shmangur veprimet destabilizuese dhe që është i përkushtuar të avancojë stabilitetin rajonal dhe të mbrojë të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksoi zëdhënësi.

Javën e kaluar, Qeveria në detyrë i hodhi poshtë kritikat e SHBA-së që çuan në pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik, duke thënë se “veprimet tona, të ligjshme dhe kushtetuese, përgjatë gjithë kohës kanë qenë në shërbim të eliminimit të vatrave të destabilitetit me qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë”.

Ndërsa, presidentja e vendit, Vjosa Osmani – e cila kishte njoftuar në fillim të këtij viti se Kosova do ta finalizonte një marrëveshje të arritur me SHBA-në për këtë dialog – shprehu keqardhje dhe shqetësim për vendimin e SHBA-së.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti amerikan i Shtetit në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Derisa SHBA-ja nuk ka treguar për cilat veprime të Kurtit është e pakënaqur, ditëve të fundit, Kurti – i cili është njëkohësisht udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje – dhe zyrtarë të tjerë të partisë, përfshirë nënkryetarin Glauk Konjufca, e kanë kritikuar Gjykatën Kushtetuese për njëanshmëri, duke thënë se ajo është e afërt me partitë shqiptare që mandatin e kaluar ishin në opozitë.

Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme përmes së cilës ua ndaloi deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të ndërmarrin veprime deri më 30 shtator, si dhe ua ndaloi zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re.

Gjykata e vendosi këtë masë në mënyrë ex officio dhe në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe.

Kushtetuesja dhe bashkësia ndërkombëtare e kanë dënuar trysninë e Kurtit dhe partisë së tij ndaj gjykatës më të lartë të vendit. /rel/

The post Ambasada amerikane në Kosovë: Na duhet partner që e kupton nevojën për t’i shmangur veprimet destabilizuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, reagime të ashpra nga politika e biznesi

13 September 2025 at 00:17


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e Qeverisë në detyrë të kryeministrit Albin Kurti.

Ambasada amerikane në Prishtinë, tha se veprimet e ekzekutivit kanë rritur tensionet dhe kufizuar bashkëpunimin produktiv.

Ambasada theksoi se mbetet e përkushtuar për të avancuar interesat e përbashkëta, por se përpjekjet do të rifillojnë vetëm “kur kushtet të jenë të përshtatshme”.

Qeveria në detyrë i hodhi poshtë kritikat, duke theksuar se veprimet e saj kanë synuar stabilitet afatgjatë.

Presidentja Vjosa Osmani shprehu keqardhje dhe e cilësoi marrëdhënien me SHBA pjesë ekzistenciale të identitetit shtetëror të Kosovës, duke bërë thirrje për unitet politik që dialogu të rifillojë sa më shpejt.

Partitë opozitare PDK e LDK e konsideruan pezullimin si pasojë të drejtpërdrejtë të qeverisjes së Kurtit, duke e cilësuar situatën si më të rëndën në marrëdhëniet me SHBA.

Edhe Ramush Haradinaj paralajmëroi se Kosova po përballet me ditët më të errëta të saj.

Reagime erdhën edhe nga komuniteti ekonomik.

Dhoma e Tregtisë, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane paralajmëruan se pezullimi i Dialogut Strategjik dëmton aspiratat ekonomike e diplomatike të vendit, duke kërkuar reflektim dhe koordinim më të ngushtë me SHBA-në.

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën po konsiderohet brengosës edhe nga analistët.Profesori i së drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu konsideron se krerët shtetëror duhet ta trajtojnë me seriozitet këtë vendim të aleatit kryesor të Kosovës.

Baraliu vlerëson se kjo situatë duhet të riparohet sa më parë.

Eugen Cakolli nga KDI, tha se në gati dy dekada të ekzistencës së mekanizmit të “dialogut strategjik”, SHBA-të e kanë pezulluar apo ndërprerë atë vetëm me katër shtete Kinën, Rusinë, Gjeorgjinë, Kosovën.

Kurse, ish ambasadori Lulzim Peci ka shkruar se pezullimi i Dialogut Strategjik nga ana e SHBA-ve ka qene njëra nga masat e pritura që janë pasojë e politikes se papërgjegjshme të VV-së, gjegjësisht të Albin Kurtit, me të cilin po vallëzon edhe Vjosa Osmani.

E analisti Shkëlzen Gashi ka shkruar se Ambasada e Amerikës në Prishtinë e paska hapë sot e para fushatën zgjedhore.

Pezullimi të dialogut strategjik nga SHBA, liderët e ish-opozitës në Ambasadën Amerikane

12 September 2025 at 17:20


Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullim të dialogut strategjik me Kosovës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë shkuar në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka konfirmuar për KosovaPress, duke thënë se për temat që është diskutuar nuk e di dhe për këtë çështje flet kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“E di që ka takim temat tjera flet kryetari vetë”, tha ai.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ndodhet në takimin që po zhvillohet në Ambasadën Amerikane, pas pezullimit të SHBA të dialogut strategjik.

Këtë e ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu e cila tha se temë diskutimi mendon se është vendimi i fundit i shtetit amerikan karshi Kosovës.

Ajo tha në këtë takim ndodhen liderët e partive opozitare.

“Kryetari është në takim…nuk kam informata se cila ka qenë tema por e di që në këto momente takimi është duke u zhvilluar mendoj që lidhet me zhvillimet e fundit që kanë ndodhur veprimet e ambasadës amerikane në raport me zhvillimet e fundit rreth dialogut”, tha ajo.

Në takim është edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Këtë e ka konfirmuar deputetja Time Kadrijaj.

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

6 September 2025 at 17:43

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka informuar qytetarët se koncerti “Flagship”, i parashikuar për t’u mbajtur ditën e diel në orën 19:00 në Durrës, është anulua. Nuk është dhënë një arsye konkrete për anulimin e koncertit, ndërkohë që ambasada i ka ftuar ndjekësit që të […]

The post Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet appeared first on BoldNews.al.

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

21 August 2025 at 19:12

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë prioritet progresin dhe stabilitetin e vendit.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënes i Ambasadës tha se partitë parlamentare në Kosovë duhet të punojnë së bashku për t’i themeluar institucionet e reja në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo bllokadë e vazhdueshme politike po i kushton Kosovës me humbje të mundësive. Është koha që udhëheqësia të vendosë përparësi tek progresi dhe stabiliteti, për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha ajo.

Kjo deklaratë e Ambasadës amerikane vjen një ditë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin, gati pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Deputetët u mblodhën të mërkurën për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Të mërkurën, edhe Bashkimi Evropian dhe Ambasada italiane në Prishtinë u bënë thirrje partive parlamentare t’i themelojnë institucionet e reja sa më parë.

Pas seancës, Vetëvendosje i akuzoi partitë e tjera të mëdha në Kuvend, si PDK, LDK dhe AAK, se me këtë dëshmuan se emri i Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Në të kaluarën, LDK ka thënë vazhdimisht se nuk e voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Kosova mbajti zgjedhje parlamentare në shkurt, por nuk ka qenë në gjendje t’i themelojë institucionet e reja prej atëherë.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosje i fitoi 48 ulëse, PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave.

The post Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin appeared first on Telegrafi.

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

21 August 2025 at 17:06

PRISHTINË, 21 gusht/ATSH/ Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë prioritet progresin dhe stabilitetin e vendit.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, një zëdhënes i Ambasadës tha se partitë parlamentare në Kosovë duhet të punojnë së bashku për t’i themeluar institucionet e reja në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Kjo bllokadë e vazhdueshme politike po i kushton Kosovës me humbje të mundësive. Është koha që udhëheqësia të vendosë përparësi tek progresi dhe stabiliteti, për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha ajo.

Kjo deklaratë e Ambasadës amerikane vjen një ditë pas dështimit më të fundit të deputetëve për ta zhbllokuar ngërçin, gati pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

Deputetët u mblodhën të mërkurën për vazhdimin e seancës konstituive, pasi dy ditë më parë gjykata më e lartë e vendit e publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me këtë çështje, i cili i detyron ata ta bëjnë Kuvendin e ri brenda një afati prej 30 ditëve, i cili skadon më 18 shtator.

Megjithatë, konstituimi dështoi pasi asnjëra prej dy kandidateve të propozuara nga partia fituese e zgjedhjeve Lëvizja Vetëvendosje – Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla – nuk arritën t’i marrin më shumë se 57 vota, që është 4 vota më pak se të paktën 61 votat e kërkuara për t’u zgjedhur.

Të mërkurën, edhe Bashkimi Evropian dhe Ambasada italiane në Prishtinë u bënë thirrje partive parlamentare t’i themelojnë institucionet e reja sa më parë.

Pas seancës, Vetëvendosje i akuzoi partitë e tjera të mëdha në Kuvend, si PDK, LDK dhe AAK, se me këtë dëshmuan se emri i Haxhiut nuk ishte problemi kryesor, por se ato “po synojnë bllokimin e formimit të institucioneve”.

PDK-ja përsëriti qëndrimin se ka votë vetëm për një kandidat të Vetëvendosjes, i cili nuk ka qenë pjesë e Qeverisë në mandatin paraprak.

LDK-ja tha Vetëvendosje e ka ditur që Haxhiu dhe Gërvalla nuk kanë vota të mjaftueshme. Në të kaluarën, LDK ka thënë vazhdimisht se nuk e voton asnjë kandidat të Vetëvendosjes për kryeparlamentar.

Ndërkaq, AAK-ja tha se pret që edhe në seancën e radhës Vetëvendosje të propozojë emra për të cilët nuk ka mbështetje.

Kosova mbajti zgjedhje parlamentare në shkurt, por nuk ka qenë në gjendje t’i themelojë institucionet e reja prej atëherë.

E gjithë kjo krizë disamujore vjen si pasojë e mungesës së një marrëveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnjëra parti nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosje i fitoi 48 ulëse, PDK-ja doli e dyta me 24 ulëse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – me 9, dhe koalicioni mes AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me 8 të tilla.

Edhe 11 ulëse tjera janë të pakicave. /rel/

The post Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌