Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ambasada e SHBA: Presim të vazhdojmë partneritetin e fortë me kryeprokurorin e ri të posaçëm

11 December 2025 at 20:38

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, reagoi sot pas zgjedhjes së drejtuesit të ri të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Në reagim përgëzohet Altin Dumani për shërbimin e tij të pashembullt si kryeprokuror i SPAK.

Ambasada Amerikane cilëson se “integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës”.

“Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, thuhet në njoftim.

Drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), u zgjodh Klodian Braho, i cili mori 7 vota. Braho u zgjodh mes 4 kandidatëve dhe do të ketë një mandat trevjeçar, duke zëvendësuar në këtë pozicion Altin Dumanin.

/e.i/j.p/

The post Ambasada e SHBA: Presim të vazhdojmë partneritetin e fortë me kryeprokurorin e ri të posaçëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gardistët trajnim nga Shërbimi Sekret i SHBA-së

24 November 2025 at 16:39

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, njoftoi sot se tetë anëtarë të Gardës së Republikës kanë kryer trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA-së.

Në njoftim thuhet se “Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar”.

Sipas Ambasadës së SHBA-së, në këtë trajnim morën pjesë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK.

Trajnimi taktik i nivelit të lartë u realizua nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

/e.i/r.e/

The post Gardistët trajnim nga Shërbimi Sekret i SHBA-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e Amerikës: 8 anëtarë të Gardës kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA

By: redi
24 November 2025 at 15:36

Ambasada e Amerikës në Tiranë, ka informuar që 8 anëtarë të Gardës kanë kryer një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA, që u mbajt në Budapest. ”Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjithashtu ofron pajisje taktike dhe është krenare që zhvillon trajnime të rregullta me individët e guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarët e drejtësisë në Shqipëri”…

Source

Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane

By: armand
17 November 2025 at 16:53

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se ka rinisur punën normalisht, pas një periudhe ndërprerjeje për shkak të mbylljes së qeverisë amerikane. “Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht! Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin e kaluar Drejtorin për […]

The post Ambasada e SHBA në Tiranë rinis punën pas hapjes së qeverisë amerikane appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton aplikantët për vizë: Kujdes me barkodin e formularit DS-160

By: Ela
27 September 2025 at 11:50

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë amerikane, duke u bërë thirrje të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë. Në njoftimin zyrtar të publikuar sot, Ambasada thekson: “KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit […]

The post Ambasada e SHBA në Tiranë njofton aplikantët për vizë: Kujdes me barkodin e formularit DS-160 appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA reagon pas takimit të VanHorn me ministrin e Drejtësisë: Të çmontohet krimi i organizuar

By: Ela
24 September 2025 at 13:55

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar pas takimit të të Ngarkuarës me Punë, Nancy VanHorn me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, në nisje të mandatit të tij të ri. Ambasada thekson se koordinimi i efektshëm me sistemin e drejtësisë penale në Shqipëri është thelbësor për luftën kundër krimit të organizuar dhe grupeve […]

The post Ambasada e SHBA reagon pas takimit të VanHorn me ministrin e Drejtësisë: Të çmontohet krimi i organizuar appeared first on BoldNews.al.

Ambasada e SHBA-së hap platformën e re për mendim e dialog. I ftuar gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi

By: redi
15 September 2025 at 17:42

Ambasada Amerikane në Tiranë ka lançuar platformën e re për mendim e dialog, e cila nis më 18 shtator në ditën e Kushtetutës amerikane. Ndër të ftuarit e parë është gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi. “Bashkohuni me ne këtë të enjte, më 18 shtator, në orën 18:00, për nisjen e serive tona të reja emocionuese me ish-pjesëmarrës të programeve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Source

Anija luftarake amerikane, ndalesën e parë në Porto Romano/ Ambasada e SHBA në Tiranë: Partneritet i fortë mes vendeve tona!

9 September 2025 at 19:47

Anija luftarake amerikane “USS MOUNT WHITNEY” ka bërë ndalesën e  saj të parë në Porto Romano. Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë disa fotografi në Facebook, ndërsa shprehet se mbështet këtë fazë të re të modernizimit ushtarak të Shqipërisë.

Statusi:

Mirë se vjen në Shqipëri, USS MOUNT WHITNEY! Kjo është ndalesa e parë e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona.

Shtyhet mbërritja e anijes USS Mount Whitney, ambasada e SHBA njofton anulimin e koncertit në Tiranë

By: Ela
9 September 2025 at 12:54

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se mbërritja e anijes komanduese të marinës amerikane, USS Mount Whitney, në Shqipëri është shtyrë për shkak të një procesi mirëmbajtjeje të paparashikuar. Si pasojë e këtij ndryshimi në axhendë, koncerti i planifikuar për sot në Tiranë është anuluar. Në […]

The post Shtyhet mbërritja e anijes USS Mount Whitney, ambasada e SHBA njofton anulimin e koncertit në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Trump uron RMV-në për 34-vjetorin e pavarësisë, Siljanovska-Davkova: Mesazhe plot mbështetje dhe dëshmi e një partneriteti të fortë strategjik

5 September 2025 at 19:45

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka uruar presidenten e Maqedonisë së Veriut për pavarësinë e shtetit të Maqedonisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja Gordana Siljanovska Davkova e cila ka shprehur mirënjohje për urimet, të cilat i vlerëson jo vetëm si një konfirmim të miqësisë dhe partneritetit të fortë strategjik të SHBA-së dhe Maqedonisë, por edhe si një arsye për përparimin e tyre.

“Mirënjohje e sinqertë për presidentin e SHBA-së dhe popullin amerikan për urimet me rastin e 34-vjetorit të 8 shtatorit”, thuhet në njoftim.

“Mesazhet e njohjes, mirëkuptimit dhe mbështetjes, të përfshira në mesazhin e urimit, të cilin më dorëzoi ambasadorja Anxhela Ageler, për ne nuk janë vetëm një konfirmim i miqësisë dhe partneritetit të fortë strategjik të SHBA-së dhe Maqedonisë, aq të nevojshëm në një kohë përpjekjesh për t’i dhënë fund konflikteve ushtarake, për t’u përballur me krimin ndërkombëtar dhe për të garantuar paqe dhe siguri të qëndrueshme, por edhe një arsye për përparimin e tyre!, thuhet në postimin e Davkovës.

The post Trump uron RMV-në për 34-vjetorin e pavarësisë, Siljanovska-Davkova: Mesazhe plot mbështetje dhe dëshmi e një partneriteti të fortë strategjik appeared first on Telegrafi.

Aggeler: Uashingtoni mbetet i përkushtuar në mbështetjen e RMV-së drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian

28 August 2025 at 17:50

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, në një intervistë për emisionin “Maqedonia në mëngjes” në Radio Televizionin e Maqedonisë (RTM), tha se Maqedonia e Veriut për të është si shtëpia e saj e dytë.

“Është e vështirë të thuash me pak fjalë se çfarë përfaqëson Maqedonia për mua. Ky vend është shtëpia ime tashmë për gjashtë vite – që për një diplomate amerikane është një periudhë shumë e gjatë. Maqedonia është një vend që unë e dua, e respektoj dhe i dëshiroj më të mirën. Një nga gjërat që më jep energji çdo mëngjes është dëshira për të bërë gjithçka që mundem, që kjo dashuri dhe përkushtim ndaj këtij vendi të përkthehet në rezultate konkrete, në zhvillim demokratik, stabilitet dhe përparim,” tha ajo.

Ambasadorja amerikane përmendi dhe potencial që kanë rinia, duke shtuar se e ardhmja duhet ndërtuar pikërisht për të rinjtë.

“Maqedonia ka një pasuri të jashtëzakonshme – rininë e saj. Ka një brez të ri energjik, kreativ dhe të angazhuar që meriton çdo mundësi për të ndërtuar të ardhmen në vendin e vet. Shtetet e Bashkuara janë këtu për të mbështetur këtë rrugëtim”, deklaroi Aggeler.

Aggeler theksoi se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në aspiratat e saj për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, për forcimin e institucioneve demokratike dhe për luftën kundër korrupsionit.

 

The post Aggeler: Uashingtoni mbetet i përkushtuar në mbështetjen e RMV-së drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian appeared first on Telegrafi.

Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret

By: M C
12 August 2025 at 20:45

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të tregojnë kujdes maksimal për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Ambasada e SHBA i bën thirrje amerikanëve që të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim apo çdo lloj udhëzimi të policisë.

“Ambasada Amerikane në Tiranë po monitoron me kujdes zjarret që po përfshijnë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes maksimal në zonat e rrezikuara.

Shumë zona janë në proces evakuimi. Ju lutemi shmangni këto zona dhe ndiqni udhëzimet e policisë për mbylljen e rrugëve apo ndërprerjet e trafikut.

Ndalohet kalimi përmes zonave me tym apo flakë. Nëse ndodheni pranë një zjarri, largohuni menjëherë.

Për çdo ndihmë apo informacion, kontaktoni Ambasadën në numrin 4224-7285 (nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (nga jashtë Shqipërisë), ose në email: ACSTirana@state.gov“, thuhet në njoftimin zyrtar.

Aktualisht në vend raportohen 30 vatra aktive zjarri, ndërsa situata më kritike paraqitet në Gramsh ku janë kryer evakuuime masive të banorëve.

Albania: The U.S. Embassy in Tirana continues to monitor several wildfires throughout the country and urges all U.S. citizens to exercise caution in areas threatened by the fires. Several areas throughout the country are under evacuation order. More information at… pic.twitter.com/uZUFEw75Qu

— Travel – State Dept (@TravelGov) August 12, 2025

The post Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 2 shtatori hyjnë në fuqi ndryshimet për aplikimin për vizë

By: M C
8 August 2025 at 17:53

Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese.

Në njoftimin e amabasadës theksohet se duke filluar nga data 2 shtator 2025, të gjithë aplikantët për viza joemigruese përfshirë edhe ata që aplikojnë për rinovim do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Kjo masë vlen për shumicën e kategorive të vizave, dhe përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në procedurat e deritanishme, ku disa aplikantë kishin mundësi të përfitonin nga përjashtimi nga intervista.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Duke filluar nga data 2 shtator 2025, aplikantët për viza jo-emigruese në shumicën e kategorive të vizave, përfshirë edhe ata që po rinovojnë, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

The post Ambasada e SHBA jep njoftimin e rëndësishëm: Nga 2 shtatori hyjnë në fuqi ndryshimet për aplikimin për vizë appeared first on Albeu.com.

Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

PRISHTINË, 29 korrik/ATSH/- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se udhëheqësit politikë duhet t’i shfrytëzojnë javët në vijim për të gjetur një zgjidhje që siguron udhëheqje të qëndrueshme dhe në përputhje me Kushtetutën.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, një zëdhënës Ambasadës shtoi se, përveç tjerash, ngërçi politik që ka përfshirë vendin po vonon progresin drejt aspiratave të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve të saj.

“Ky bllokim i vazhdueshëm po vonon progresin në aspiratat e ardhshme të Kosovës dhe po rrezikon integritetin e institucioneve për të cilat populli i Kosovës luftoi aq fortë për t’i krijuar. Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve politikë t’i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre dhe të punojnë së bashku për të arritur një marrëveshje për konstituim të Kuvendit, që nënkupton zgjedhjen e një kryetari dhe zëvendëskryetarëve. Ata duhet t’i përdorin javët e ardhshme për të gjetur një rrugë përpara që siguron një udhëheqje të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën. Udhëheqësit politikë nuk duhet të mbështeten te Gjykata Kushtetuese për ta rregulluar një bllokim politik që vetëm ata mund ta zgjidhin. Populli i Kosovës pret nga udhëheqësit e tyre ta përmbushin angazhimin e tyre për të punuar në interesin më të mirë të vendit”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për Klankosova.tv.

Ndërkohë, as pas 55 seancave nuk është arritur formimi i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Pas përfundimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese ka ndaluar çdo veprim të deputetëve, për shkak të moszgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit./Klankosova.tv

The post Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA: Bashkëpunim mes organeve të rendit dhe institucioneve të drejtësisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore

TIRANË, 23 korrik/ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri bëri të ditur sot se, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, mbetet një sfidë globale e nxitur nga krimi i organizuar dhe emigracioni i paligjshëm.  

Në konferencën përmbyllëse të projektit “Të Drejtat e Viktimave Nuk Kanë Çmim”, mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, McKenzie Louw, së bashku me zbatuesin e projektit, qendrën Psiko-Sociale Vatra, dhe partnerët nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Gjykata e Lartë dhe forcat shqiptare të zbatimit të ligjit, theksuan nevojën për bashkëpunim mes organeve të rendit, institucioneve të drejtësisë dhe komuniteteve për të çmontuar rrjetet e trafikantëve dhe për të mbështetur viktimat. 

Në njoftimin e Ambasadës, thuhet se “Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara në luftën kundër trafikimit, sigurimin e kufijve dhe çmontimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtare që shfrytëzojnë individët më të cenueshëm”.

Konferenca përmbyllëse e projektit “Të Drejtat e Viktimave Nuk Kanë Çmim”, mbështetur nga Ambas...
1 nga 4

/e.i/r.e/

The post Ambasada e SHBA: Bashkëpunim mes organeve të rendit dhe institucioneve të drejtësisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve

3 July 2025 at 22:26

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler.

Në takimin u bisedua për avancimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik – si konfirmim të partneritetit të fuqishëm strategjik dhe marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes dy vendeve.

Theks i posaçëm u vendos në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe përkrahjes së iniciativave të orientuara drejt përforcimit të tregtisë dhe investimeve, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Në bisedë gjithashtu janë këmbyer mendimet për zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe sfidat e sigurisë. U konfirmua angazhimi i përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, partneriteti i fortë në kuadër të Aleancës së NATO-s, si dhe përpjekjet për të promovuar vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ministri Mucunski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe dhe kontributin aktiv të shtetit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

The post Takimi Mucunski-Ageler: Konfirmohet partneriteti i fuqishëm strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve appeared first on Telegrafi.

Ambasada amerikane: Do t’ju refuzohet viza nëse qëllimi është të lindni fëmijën në SHBA

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot qytetarët se përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane nënvizon se oficerët konsullorë do të refuzojnë aplikimet për vizë turistike në rast se qëllimi i udhëtimit është për të lindur fëmijën në SHBA.

“Oficerët konsullorë të SHBA do të refuzojnë aplikimet për vizë turistike nëse besojnë se qëllimi kryesor i udhëtimit është të lindni fëmijën tuaj në Shtetet e Bashkuara për të fituar shtetësinë amerikane, kjo është e ndaluar”, njoftoi Ambasada amerikane.

/m.q//r.e//a.f/

The post Ambasada amerikane: Do t’ju refuzohet viza nëse qëllimi është të lindni fëmijën në SHBA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, ndikimi shkon përtej ushtrisë

By: M C
24 June 2025 at 20:24

Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet sociale një postim ku tregon ndikimin që do të ketë investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje.

Teksa në Hagë zhvillohet samiti dy ditor i NATO-s, ambasada amerikane shprehet se nën udhëheqjen e Donald Trump, 32 aleatët pritet të marrin vendime të rëndësishme. Më tej në postim thuhet se 5% i investuar te mbrojtja do të ketë ndikim edhe përtej ushtrisë.

POSTIMI I PLOTË:

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, 32 Aleatë pritet të marrin vendime të rëndësishme dhe me ndikim të gjerë. Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, por ndikimi i tij shkon përtej ushtrisë.
Na ndiqni për më shumë.

The post Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje do të na bëjë më të fortë, ndikimi shkon përtej ushtrisë appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe

By: V K
22 June 2025 at 11:07

Pas sulmeve të forcës ajrore amerikane ndaj tre objektivave bërthamore të Iranit, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka shpërndarë mesazhin e presidentit Donald Trump,

Trump shkruan se në rast kundërpërgjigje, Teherani do të përballet me një forcë ushtarake edhe më të madhe se ajo e mbrëmjes së kaluar.

Mesazhi i Trump:

“Çdo hakmarrje nga irani kundër shteteve të bashkuara të amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se çfarë u pa sonte. Faleminderit! Donald Trump, president i shteteve të bashkuara”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një seri sulmesh ajrore kundër lokacioneve bërthamore në Fordow, Isfahan dhe Natanz, në Iran. Njoftimi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump erdhi në mbrëmjen përmes një mesazhi të publikuar në platformën e tij Truth Social dhe të shpërndarë për gazetarët nga Shtëpia e Bardhë.

Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, presidenti i SHBA-së tha se të tre lokacionet ishin “shkatërruar plotësisht”, duke specifikuar se qëllimi i Uashingtonit është të pamundësojë aftësitë e pasurimit të uraniumit të Teheranit dhe “t’i japë fund kërcënimit bërthamor të paraqitur nga një vend që është sponsori kryesor i terrorizmit në botë”. Trump i bëri thirrje edhe një herë Iranit, të cilin e quajti “ngacmuesi i Lindjes së Mesme”, të bëjë paqe, duke parashikuar sulme të reja të SHBA-së nëse nuk e bën këtë. “Nëse ata nuk bëjnë paqe, sulmet e ardhshme do të jenë më të këqija dhe shumë më të lehta për t’u kryer: kanë mbetur shumë objektiva dhe nëse paqja nuk arrihet së shpejti, ne do t’i godasim”, theksoi ai.

 

The post Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani do të përballet me forcë edhe më të madhe appeared first on Albeu.com.

Ambasada e SHBA: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundër krimeve

TIRANË, 13 qershor /ATSH/ 33 specialistë të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit përfunduan kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ndau sot një mesazh urimi për 33 specialistët, ndërkohë që u shpreh se ky është një program i thelluar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve Bashkuara (ICITAP), në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.

Sipas ambasadës së SHBA-ve, përmes këtij “trajnimi rigoroz, policia shqiptare po forcon aftësitë e saj për të shërbyer si një vijë mbrojtjeje thelbësore kundër krimeve që kërcënojnë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara dhe për ta bërë këtë me transparencë dhe përgjegjësi, në përputhje me parimet bashkëkohore dhe ndërkombëtare të policisë”.

Nga marrja e diplomave të 33 specialistëve të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit Shqiptar ...
1 nga 7

/e.i/j.p/

The post Ambasada e SHBA: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundër krimeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌