Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet

9 January 2026 at 20:55

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana bëri të ditur sot se të gjitha strukturat e bashkisë janë të angazhuara për të menaxhuar situatën pas reshjeve të fundit dhe për të mbështetur banorët e prekur nga përmbytjet.

“Bashkia është në terren dhe po punon pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme familjeve të prekura”, deklaroi ai.

Arbana informoi se tashmë është punuar për pastrimin dhe sistemimin e rrugëve dhe kanaleve kulluese, për të siguruar qarkullimin e lirë dhe sigurinë e qytetarëve. Po ashtu, është bërë kontroll dhe pastrim i pusetave, për parandalimin e përmbytjeve dhe funksionimin normal të rrjetit kullues.

Nga ana tjetër, Arbana tha se është bërë edhe shpërndarja e pakove ushqimore dhe ndihmave për familjet e prekura. Ndërkohë ka nisur edhe puna për vlerësimin dhe dokumentimin e dëmeve në banesa, biznese dhe infrastrukturë.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të raportojnë çdo problematikë pranë strukturave përgjegjëse.

“Bëni vetëdeklarimin e dëmeve nëse nuk jeni kontaktuar ende nga grupet e terrenit”, apeloi Arbana.

1 nga 3

/r.e/

The post Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kryebashkiaku i Shijakut, Arbana: Strukturat në terren, mbështetje banorëve të prekur nga përmbytjet

By: redi
9 January 2026 at 21:00

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana thotë se të gjitha strukturat e bashkisë janë të angazhuara për të menaxhuar situatën pas reshjeve të fundit dhe për të mbështetur banorët e prekur nga përmbytjet. “Bashkia është në terren dhe po punon pa ndërprerje për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të ofruar ndihmë të menjëhershme familjeve të prekura”, deklaroi ai.

Source

Arbana Osmani rikthehet me një program të ri, ja kujt i dedikohet

By: D Marku
1 December 2025 at 11:38

Arbana Osmani ka ndarë më në fund lajmin që fansat e saj e prisnin prej kohësh: nisjen e programit të saj më të ri televiziv, një projekt të cilin ajo e quan “shumë të dashur për zemrën”.

Emisioni titullohet “Mirëmbrëma Yje Kids” dhe, sipas Arbanës, nuk është thjesht një format argëtues, por një hapësirë e vogël, intime dhe e ngrohtë ku fëmijët janë në qendër me ëndrrat, mendimet dhe botëkuptimin e tyre plot sinqeritet.

Moderatorja tregon se gjatë xhirimeve ka mësuar pafund nga të vegjlit, ndërsa përgjigjet e tyre e kanë bërë të reflektojë më shumë për jetën dhe vendimet e përditshme. Ajo pranon se ka bërë edhe “shaka të vogla” dhe rrengje të pafajshme, duke u përpjekur që fëmijët të ndiheshin mirë dhe të mos mërziteshin asnjë çast.
Arbana ka falënderuar gjithashtu partnerët që i besuan projektit, duke u shprehur mirënjohëse për mbështetjen e tyre. Programi pritet të sjellë një energji të re në ekran, me emocione të pastërta dhe spontanitetin e fëmijëve që gjithmonë mbeten “yjet” më të sinqertë.

Nderkohe, projekti i saj “Mirembrema Yje” i cili publikohet ne Youtube, vijon te jete shume i shikuar nga publiku shqiptar, per shkak te te ftuarve dhe deklaratave qe ata japin.

The post Arbana Osmani rikthehet me një program të ri, ja kujt i dedikohet appeared first on Albeu.com.

Rrjeti ‘zien’ nga kritikat pas emisionit të fundit, si iu përgjigjet Arbana Osmani

By: M C
22 November 2025 at 17:18

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi puntata e fundit e emisionit “Mirëmbrëma Yje”, ku Arbana Osmani u kryqëzua nga publiku për bullizëm dhe mungesë etike, të gjithë sytë ishin te moderatorja për një reagim.

Por, përballë kësaj vale kritikash dhe tensioni, Arbana Osmani ka zgjedhur të bëjë një veprim krejtësisht shpërfillës ndaj situatës.

Në vend të ndonjë sqarimi apo kundërpërgjigjeje, moderatorja ka publikuar një foto të ëmbël në “Instastory”.

Ajo shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, larg zhurmës së Tiranës, duke shijuar rrezet e diellit në Lugano të Zvicrës, në krah të djalit të saj.

Me këtë postim, Arbana duket se ka dashur të japë mesazhin se nuk është e shqetësuar nga polemikat e rrjetit dhe ka zgjedhur të shijojë kohën me familjen, duke injoruar totalisht “dramën” që ka shpërthyer pas emisionit të saj.

The post Rrjeti ‘zien’ nga kritikat pas emisionit të fundit, si iu përgjigjet Arbana Osmani appeared first on Albeu.com.

“Idiote komplet”/ Pasi u ofendua në podcastin e Arbanës, reagon Egla Ceno: Futini një të… (FOTO)

By: D Marku
21 November 2025 at 17:28

Aktorja e njohur Egla Ceno, ka reaguar në rrjetin social “Instagram”, ku nuk ka nguruar t’iu kthej përgjigje ofendimeve që i janë bërë në podkastin “Mirëmbrëma Yje”.

Ajo u bë objekt diskutimi dhe ofendimesh nga të ftuarit e Arbana Osmanit, ku gjatë një loje me foto, Zhaklin Lekatari e quajti “homofobe”, Inida Gjata (Zhaku) e etiketoi “idiote komplet”, ndërsa Arjan Konomi u shpreh se nuk e njihte. E gjithë kjo situatë u shoqërua me të qeshura në studio, përfshirë Arbanën, gjë që solli reagimin e aktores.

Përmes një postimi në Instagram, Egla ka reaguar me ironi dhe ashpërsi ndaj kësaj situate, duke u kthyer përgjigje të gjithëve.

Ajo shkroi: “Nëse ju bën punë përbaltja e emrit tim, ju lutem vazhdoni! Të paktën, mos e bëni gratis se dukeni si idiotë pastaj. Maksimumi, futini një të zgërdhirë kur i dëgjoni se kur nuk prodhon dot seriozitet, nuk të ngelet veçse të zgërdhihesh”.

Me termin “të zgërdhirë”, aktorja i referohet qartë momentit kur moderatorja dhe të ftuarit qeshën pas ofendimeve të bëra ndaj saj, duke treguar se përpjekja për ta ulur atë, në fakt tregoi mungesën e seriozitetit të vetë programit.

The post “Idiote komplet”/ Pasi u ofendua në podcastin e Arbanës, reagon Egla Ceno: Futini një të… (FOTO) appeared first on Albeu.com.

A do të prezantojë Arbana Festivalin e Fundvitit në RTSH?

By: M C
27 October 2025 at 19:38

Arbana Osmani duket se po përgatitet për një rikthim surprizë në televizion, por jo në formatin që shumica e publikut mund të presin. Burime pranë “Vip Magazine” bëjnë me dije se Arbana është parë në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), ku ka zhvilluar një takim me drejtuesen e institucionit, Eni Vasili.

Ky takim ka nxitur menjëherë zërat se Osmani mund të jetë zgjedhja e re për të moderuar Festivalin e Fundvitit.

Kujtojmë se disa javë më parë është raportuar se si Arbana Osmani, ashtu edhe Luana Vjollca, kanë dorëzuar pranë organizatorëve të festivalit idetë dhe konceptet e tyre kreative. Kjo ka krijuar një konkurrencë të re mes dy moderatoreve më të njohura të ekranit, e cila e bën garën për këtë rol edhe më interesante.

Edhe pse RTSH ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht nëse takimi i Arbanës me Eni Vasili nënkupton finalizimin e marrëveshjes, burime nga televizioni publik pohojnë se gjithçka po shkon drejt vendimit përfundimtar. Koha është e shkurtër, pasi festivali pritet të nisë pas vetëm disa javësh.

Nëse ky bashkëpunim konkretizohet, nuk do të ishte hera e parë që Arbana ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve. Moderatorja e prezantoi festivalin edhe tre vite më parë, në një periudhë kur shënoi kulmin e suksesit të saj me “Big Brother VIP Albania”.

The post A do të prezantojë Arbana Festivalin e Fundvitit në RTSH? appeared first on Albeu.com.

Arbana reagon pas komenteve për intervistën me Feron: Dëgjojeni përpara se të gjykoni

By: D Marku
23 October 2025 at 15:38

Arbana Osmani ka reaguar pas valës së komenteve dhe reagimeve që kanë shpërthyer në rrjete sociale, pas njoftimit se Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e saj “Mirmëbrëma YJE”. Në një postim në Instastory, moderatorja theksoi se e ka lexuar çdo reagim që ka qarkulluar lidhur me pjesëmarrjen e reperit, dhe se e respekton mendimin e secilit ndjekës, duke e marrë gjithë këtë debat si një shenjë vlerësimi për punën e saj.

“I kam lexuar të gjitha reagimet në rrjet në lidhje me pjesëmarrjen e Feros tek @mirembremajuve. E respektoj mendimin e secilit prej jush, dhe e marr si shenjë vlerësimi ndaj meje të gjithë këtë tymnajë; por besoj është e udhës që përpara se të gjithë të dalin në përfundime të nxituara, të dëgjojnë dhe të kuptojnë arsyen kryesore pas kësaj ftese,”- shkruan Arbana.

Moderatorja i ftoi ndjekësit që ta ndjekin episodin e plotë përpara se të formojnë mendimin e tyre, duke theksuar se gjithçka do të kuptohet nesër në mbrëmje.

“Nesër, ora 20:00 në kanalin tim në YouTube,” -shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se episodi do të zbulojë më shumë rreth motivit të intervistës me reperin, i cili prej kohësh është në qendër të vëmendjes për deklaratat dhe sjelljet e tij publike.

The post Arbana reagon pas komenteve për intervistën me Feron: Dëgjojeni përpara se të gjykoni appeared first on Albeu.com.

Arbana Osmani drejt rikthimit në TCH? Story i saj thotë shumë

By: M C
16 October 2025 at 22:56

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, edhe pse prej vitesh është larguar nga “Top Channel”,vazhdon të jetë mirënjohëse për gjithçka ka mësuar dhe për hapat e parë që hodhi në këtë televizion.

Pak orë më parë, Arbana publikoi një postim të ndjerë për themeluesin e Top Medias,

Dritan Hoxhën, duke e kujtuar me respekt dhe dashuri, shkruan “Kosovarja”.

Në mbishkrimin e fotos, ajo shkroi se do të jetë “përgjithmonë mirënjohëse”.

Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta, pasi shumë ndjekës dyshojnë se Arbana mund të jetë në prag të një rikthimi në shtëpinë mediatike ku hodhi hapat e parë në karrierë.

The post Arbana Osmani drejt rikthimit në TCH? Story i saj thotë shumë appeared first on Albeu.com.

Përmbyllet rindërtimi në Shijak, strehohen edhe 4 familjet e fundit të prekura nga tërmeti

16 October 2025 at 19:49

TIRANË, 16 tetor/ATSH/ Katër familjet e fundit që kishin mbetur të pastreha nga tërmeti i vitit 2019 në Shijak janë sistemuar përfundimisht në banesa të reja, duke shënuar mbylljen e plotë të procesit të rindërtimit në këtë bashki.

Që prej vitit 2021, rreth 1600 familje janë strehuar në shtëpi të reja, ndërsa mbi 3000 familje të tjera kanë përfituar nga rikonstruksioni i banesave të tyre të dëmtuara.

Katër familjet e mbetura jashtë këtij procesi u sistemuan në apartamente të reja të ndërtuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pasi më herët nuk zotëronin truall të mjaftueshëm për zbatimin e projektit.

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana theksoi se ky hap përmbush zotimin e bërë që askush të mos mbetet pa strehë. Ai nënvizoi se pas rindërtimit nuk qëndron vetëm procesi fizik i ndërtimit të banesave të reja, por një histori rikthimi dinjiteti dhe shprese, ku familjet përfitojnë falas një shtëpi më të madhe dhe më të sigurtë se ajo që kishin më parë.
Mbështetja për familjet në nevojë në Shijak do të vijojë edhe më tej.

Qeveria shqiptare dhe bashkia Shijak e kanë prioritet përfundimin e çdo procedure për familjet që janë të kualifikuara sipas sistemit të pikëzimit dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak, në mënyrë që të certifikohen dhe të përfitojnë banesën si të pastreha.

Në kuadër të vizionit për zhvillimin e Shijakut, janë planifikuar një sërë investimesh të reja, si rivitalizimi i lumit Erzen, asfaltimi i rrugëve në çdo fshat, si dhe ndërtimi i aksit nga Ura e Ardhishtes deri në njësinë administrative Gjepalaj. Këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit. /j.p/

The post Përmbyllet rindërtimi në Shijak, strehohen edhe 4 familjet e fundit të prekura nga tërmeti appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arbana Osmani rrëfen: A do ta shohim sërish në një reality show?

By: D Marku
24 September 2025 at 20:08

Arbana Osmani, e pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse do ta shohim sërish në ndonjë reality show televiziv, ka dhënë një përgjigje të sinqertë mbi të ardhmen e këtij formati. Moderatorja shpjegoi se çdo vit i vijnë ftesa për të drejtuar reality show me idenë për të sjellë diçka “ngjitëse” si dikur Big Brother, por situata ka ndryshuar.

“Problemi është që tani nuk vendos më produksioni i famshëm, por algoritmet,” – shkruan Arbana, duke shtuar se kaoset e fundit dhe mënyra se si funksionojnë platformat e reja kanë bërë që realiteti televiziv të mbetet gjithnjë e më pak i qartë. Sipas saj, kjo nuk është një dukuri vetëm në Shqipëri, por ka prekur të gjitha reality show-t në botë.

Moderatorja u shpreh kurioze nëse këtë vit do të rikthehet te formula klasike e reality show-ve, megjithatë theksoi se aktualisht ato po kalojnë në një fazë transformimi, duke funksionuar më shumë si videogame sesa si formate tradicionale televizive.

Madje, Arbana solli edhe një batutë nga djali i saj:
“Djali im Joni më thoshte një ditë: Mam, pse nuk e bën një lojë si Roblox-i por me Big Brother?”

Në fund, ajo përmendi edhe një studim të Deloitte, sipas të cilit 53% e gjeneratës Z tashmë preferon formatet “choose your own story” mbi programet lineare televizive.

The post Arbana Osmani rrëfen: A do ta shohim sërish në një reality show? appeared first on Albeu.com.

Reshat Arbana në 85-vjetorin e lindjes: T’i lëmë hasmëritë, sepse jeta është e shkurtër

16 September 2025 at 22:59

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Nën dritën e kujtimeve dhe magjinë e artit të tij, Reshat Arbana festoi mbrëmjen e sotme 85-vjetorin e lindjes rrethuar nga miqtë, kolegët dhe dashamirë.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i kushtoi një homazh të veçantë aktorit të madh me shfaqjen e dokumentarit “Përballë, me Reshat Arbanën”, duke sjellë pranë publikut figurën e aktorit që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kinemanë dhe teatrin shqiptar.

“Jeta qenka tre ditë: e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja. E nesërmja nuk dihet. Ta bëjmë sot atë që kemi për të bërë, mos ta lemë për nesër. Ta duam më shumë njëri-tjetrin. Ky ishte stacioni im i 85-të. Po të ikja nga kjo botë, koka do të mbetej pas dhe në zemër do të kisha pengun për të parë në Shqipërinë time të dashur demokracinë e vërtetë. T’i lëmë hasmëritë, sepse jeta është e shkurtër”, u shpreh Arbana mes emocionesh.

Reshat Arbana mbetet një prej figurave më të dashura për publikun, falë kontributit të jashtëzakonshëm në kinematografi dhe teatrin shqiptar. Ai ka sjellë në jetë mbi 40 personazhe në film dhe qindra role në skenë, duke u shndërruar në simbol të shpirtit popullor, burrërisë, dhimbjes, revoltës dhe dashurisë për vendin.

Ndër rolet e tij më të spikatura përmenden Islami te “Duel i heshtur” (Anagnosti, 1967), Samiu te “Fije që priten” (1976), Prefekti te “Gjeneral gramafoni” (Gjika, 1978), Bimbashi te “Liri a vdekje” (Muçaj, Mitro, 1979), Isa Boletini te “Nëntori i dytë” (Gjika, 1982), Ahmeti te “Dora e ngrohtë” (Çashku, 1983), Adnani te “Hije që mbeten pas” (Musliu, 1985), Aliu te “Binarët” (Fejzo, 1987), Emili te “Rikonstruksioni” (Kasaj, 1988) dhe Kukë Memini te “Balada e Kurbinit” (Çashku, 1990).

Për interpretimet e tij të fuqishme si Dajlan Beu te “Kush vdes në këmbë” (Prifti, 1984) dhe Kryetari i Këshillit te “Kur hapen dyert e jetës” (Ljarja, 1986), Arbana është vlerësuar me Medalionin e Festivaleve të Filmit në vitet 1985 dhe 1987.

Mbrëmja kushtuar 85-vjetorit të tij u kthye në një homazh të ngrohtë, ku publiku e përshëndeti me emocione, kujtime dhe duartrokitje të gjata, duke i dëshmuar edhe njëherë dashurinë e pakushtëzuar. /j.p/

The post Reshat Arbana në 85-vjetorin e lindjes: T’i lëmë hasmëritë, sepse jeta është e shkurtër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Rotary Club” nderon aktorin Reshat Arbana për 85-vjetorin e lindjes

By: redi
15 September 2025 at 20:39

Aktori i njohur shqiptar, Reshat Arbana feston 85-vjetorin e lindjes. Ai është një nga figurat më të dashura të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Arbana është zëri i shumë vargjeve poetike, nga Gjergj Fishta e deri te më të rinjtë. Rrënjosur në zemrat e publikut për dekada, edhe Rotary Club, si disa institucione në vend, ka vendosur të nderoj artistin. Çmimin e madh ia dha Avni Ponari…

Source

85-vjetori i lindjes së Reshat Arbanës, shfaqet dokumentar në nder të aktorit

15 September 2025 at 13:38

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit uroi sot aktorin Reshat Arbana, Nderi i Kombit, për 85-vjetorin e lindjes.

“Në këtë përvjetor, e urojmë me dashuri e mirënjohje, si një aktor që nuk luajti vetëm role, por preku jetët tona me artin e tij të sinqertë”, u shpreh në një postim në rrjetet sociale, drejtori i AQSHF, Eljan Tanini. Ai kujtoi se, me këtë rast, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit do të shfaqë sot në kinemanë e institucionit, dokumentarin “Përballë, me Reshat Arbanën”.

Reshat Arbana është një prej figurave më të dashura nga publiku, për kontributin e tij të dhënë në kinematografi dhe teatrin shqiptar. Ai solli në jetë mbi 40 personazhe në kinematografi dhe qindra role në teatër, duke u bërë një simbol i gjallë i shpirtit popullor, burrërisë, dhimbjes, revoltës dhe dashurisë për vendin.

Disa nga rolet e tij më të spikatura janë Islami tek “Duel i heshtur” (Anagnosti, 1967), Samiu tek “Fije që priten” (1976), Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” (Gjika, 1978), Bimbashi tek “Liri a vdekje” (Muçaj, Mitro, 1979), Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” (Gjika, 1982), Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” (Çashku, 1983), Adnani tek “Hije që mbeten pas” (Musliu, 1985), Aliu tek “Binarët” (Fejzo, 1987), Emili tek “Rikonstruksioni” (Kasaj, 1988), Kukë Memini tek “Balada e Kurbinit” (Çashku, 1990).

Për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë” (Prifti, 1984) dhe Kryetarit të Këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” (Ljarja, 1986), ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit në vitet 1985 dhe 1987.

/e.r//r.e//a.f/

The post 85-vjetori i lindjes së Reshat Arbanës, shfaqet dokumentar në nder të aktorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arbana apo Ledioni? Ja si u përgjigj Ilir Shaqiri

By: M C
6 September 2025 at 22:32

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, Ilir Shaqiri, ka ndarë disa nga përvojat e tij në lidhje me formatin dhe ka komentuar mbi dy moderatorët, Arbana Osmani dhe Ledion Liço.

Shaqiri u shpreh si fillim se vendimin për të qenë pjesë e kishte marrë menjëherë, ndërsa nëse do t’i ofrohej një rikthim në një edicion tjetër, do të ishte më i matur në vendimmarrje.

I pyetur për Arbana Osmanin dhe Ledion Liçon, ai tha:

“Janë dy stile komplet ndryshe. Nuk dua t’i bëj qejfin as njërit, as tjetrit sepse i njoh të dy. Mendoj që secili kur ka qenë në atë skenë, që është shumë e vështirë për ta përballuar nga presioni mediatik dhe ai i publikut, e ka bërë punën e vet në kulmin e tij,” u shpreh ai.

Gjithashtu, Shaqiri nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë dy moderatorët të prezantojnë së bashku një format si “Big Brother All Stars”, duke e quajtur një ide të veçantë që mund të realizohet në të ardhmen.

The post Arbana apo Ledioni? Ja si u përgjigj Ilir Shaqiri appeared first on Albeu.com.

Lulja e vogël e familjes feston ditëlindjen e tretë, mami Arbana e uron me fotot e veçanta: Jeta ime, je bekim

By: M C
1 September 2025 at 18:16

Ky fillim shtatori për familjen e Arbana Osmanit është tejet i veçantë. Lulja e saj e vogël, Zoi feston ditëlindjen e saj të tretë dhe mami Arbana, së bashku me babi Eduartin dhe dy vëllezërit s’mund të qëndronin pa shkrepur dhe fotot e ditëlindjes.

Ka qenë vetë moderatorja ajo e cila në llogarinë e saj në “Instagram”, postoi fotot e ëmbla familjare, krah të cilave nuk nguroi të shkruante dhe disa fjalë zemre për vogëlushen e saj, e cila çdo ditë dhe më tepër po rritet dhe zbukurohet akoma dhe më shumë.

“Gëzuar ditëlindjen Zoi im, jeta ime! Çfarë drite je, çfarë bekimi”, shkruan Arbana, krah fotove me Zotin, Eduartin, Jonin dhe Diellin.

The post Lulja e vogël e familjes feston ditëlindjen e tretë, mami Arbana e uron me fotot e veçanta: Jeta ime, je bekim appeared first on Albeu.com.

Arbana Osmani rikthehet me një sezon të ri të “Mirëmbrëma Yje”

By: D Marku
30 August 2025 at 23:27

Pas suksesit të madh të sezonit të parë, Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm që ka entuziazmuar të gjithë adhuruesit e programit “Mirembrëma Yje”: sezoni i dytë po vjen shumë më shpejt nga sa pritej – dhe këtë herë me një shtëpi të re televizive.

Në një postim në rrjetet sociale, moderatorja e dashur ka zbuluar se ky sezon do të jetë edhe më i pasur në përmbajtje dhe surpriza.

Të ftuarit do të jenë më të shumtë, temat më të larmishme dhe momentet më të papritura, duke e kthyer çdo episod në një përvojë të veçantë për publikun.

Arbana ka premtuar një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, ku bisedat do të shkojnë përtej ekranit, duke prekur zemrat e shikuesve.

“Mirembrëma Yje”, sipas saj, nuk është thjesht një program televiziv, por një hapësirë ku ndahen histori frymëzuese, reflektime dhe shumë momente të paharrueshme.

Për të gjithë ata që mezi po e presin rikthimin, lajm i mirë është se sezoni i dytë pritet të mbajë shikuesit të lidhur fort pas ekranit, duke forcuar edhe më tej lidhjen që ky program ka krijuar me publikun shqiptar.

“Mirembrëma Yje” tashmë është kthyer në një traditë, por këtë herë Arbana premton ta çojë në një nivel krejtësisht të ri.

The post Arbana Osmani rikthehet me një sezon të ri të “Mirëmbrëma Yje” appeared first on Albeu.com.

Arbana Osmani rikthehet në ekran, ja ku do e shohim moderatoren

By: D Marku
2 August 2025 at 14:13

Arbana Osmani po përgatit rikthimin e shumëpritur në ekran, me dy projekte të reja. Pas suksesit të sezonit të parë, ajo do të sjellë sezonin e dytë të “Mirëmbrëma Yje” në shtator.

Po ashtu, është në fazë finalizimi një reality show që do të fokusohet në talentet e reja nga fusha të ndryshme të artit.
Përveç këtyre, Arbana ka paralajmëruar dhe një projekt të ri ekskluziv për YouTube, pa dhënë shumë detaje për përmbajtjen. Ndërkohë, moderatorja ka deklaruar se ka bërë një ndryshim të madh në shtëpinë e saj mediatike, duke lënë pas një periudhë të gjatë në televizionin ku ka punuar për vite.

The post Arbana Osmani rikthehet në ekran, ja ku do e shohim moderatoren appeared first on Albeu.com.

Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje

By: Ardit
6 June 2025 at 21:30

Mbrëmjen e datës 30 maj 2025, në redaksinë e emisionit “Piranjat” mbërritën disa video shqetësuese të filmuara në vend-grumbullimin e mbetjeve të qytetit, pranë fshatit Hardhishtë. Situata ishte thuajse apokaliptike, e cila zgjati gjatë gjithë mbrëmjes dhe deri të nesërmen. Sigurisht që “Piranjat” shkuan me urgjencë për të dokumentuar gjithçka. Banorët e zonës ishin të […]

The post Digjen plehrat e Shijakut, kryetari xhiro me Range: Nuk meritoni asnjë përgjigje appeared first on BoldNews.al.

Djegia e mbeturinave në Shijak/ Reagon kryetari i bashkisë: Disa dashakeqës kanë vënë flakën

31 May 2025 at 17:24

Një emision televiziv publikoi pamje të dërguara nga banorë të fshatit Çizmeli në Shijak, ku gjatë natës digjeshin plehrat, duke krijuara re gjigante tymi, njëkohësisht problematike për shëndetin.

Banorët e këtij fshati akuzonin se ishin vetë punonjësit e grumbullimit të plehrave në Bashkinë Shijak që i kishin vënë flakën plehrave.

Ka ardhur reagimi zyrtar nga Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, i cili mohoi kategorikisht përfshirjen e institucionit që drejton. Ai tha se zjarri është vënë qëllimisht nga persona dashakeqë dhe nuk ka lidhje me grumbullimin apo djegien e mbetjeve nga bashkia.

“Në fshatin Çizmeli disa dashakeqës i kanë vënë flakën zonës përreth. Falënderoj zjarrfikësit dhe vullnetarët që punuan gjatë gjithë natës. Policia duhet të identifikojë autorët. Këta nuk meritojnë të jenë shijakas, as të merren me politikë”, shkruan Arbana.

Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikën e menaxhimit të mbetjeve dhe përgjegjësinë institucionale, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit vijojnë.

The post Djegia e mbeturinave në Shijak/ Reagon kryetari i bashkisë: Disa dashakeqës kanë vënë flakën appeared first on Sot News | Lajme.

“Qytetarët të zhgënjyer nga Qeveria”/ Tabaku vijon fushatën, takohet dhe me Reshat Arbanën

29 April 2025 at 10:53

Jorida Tabaku, është një prej kandidatëve më aktive të opozitës në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, në lidhje me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku bën me dije se ka takuar qytetarët në rrugën “Fortuzi” në kryeqytet, ku sipas saj, prej më shumë se […]

The post “Qytetarët të zhgënjyer nga Qeveria”/ Tabaku vijon fushatën, takohet dhe me Reshat Arbanën appeared first on BoldNews.al.

❌
❌