Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SPECIALE/ Europa, rreziku që vjen nga Ukraina. Kallas: BE nuk mund të bënte asgjë pa mbështetjen ushtarake të SHBA

8 December 2025 at 15:47

Nga Sokol Balla

Në qershor 2022 Lionel Messi ngrinte Kupën e Botës. Ishte kulmi i një lojtari që kishte bërë historinë e futbollit.

Por edhe kulm i Katarit, vendit organizator. Vendi i vogël i Gjirit loboi për më shumë se një dekadë, dhe e mori organizimin duke mundur kandidaturën e Anglisë me ambasador David Beckham. E mundi përmes një debati të fortë edhe për korrupsion të FIFA-s.

Por Gianni Infantino, italo-zvicerani që drejton trupën botërore të futbollit, tha pak ditë më parë se, nëse e pyesin se ku u mbajt Kupa më e mirë e Botës, ai pa dyshim do të zgjidhte Katarin.

Dhe nuk është i vetmi. Presidenti amerikan Donald Trump, deri pak vite më parë e konsideronte Dohan një qendër të rrezikshme, ku strehoheshin terroristë dhe për këtë e izoloi Katarin dhe hapësirën e tij ajrore, për dy vjet. Por gjatë vitit të tij të parë si president, familja zotëruese e Katarit, Al Thani, i dhuroi atij një Boeing 747 si avioni i ri i Air Force One. Avioni në fund të mandatit do të kalojë në pronësi të fondacionit presidencial Trump, pra de facto do jetë i tij përjetësisht. Kjo dhuratë është simbol i fuqisë së Katarit, një vend i vogël, me zemër të madhe. Po aq sa portofoli i tij. Katari është vendi me rezervën më të madhe të gazit në botë. Dhe dihet, se kur të mbarojë gazi, poshtë tij fshihet nafta.

Kjo shpjegon arsyen pse Doha, prej vitit 2000, është kthyer në pikë reference fillimisht rajonale dhe pastaj botërore për dialogun dhe komunikimin, edhe për vende që janë në luftë. Si dhe pse kësaj radhe familja Trump, që kishte vite që kishte bojkotuar eventin, kësaj radhe kishte sjellë pinjollin e saj kryesor.

Forumi i Dohas: politikanë e liderë botërorë, diplomatë dhe gazetarë. Këtu çdo vit ata bashkohen çdo dhjetor dhe flasin për politikën, sigurinë, diplomacinë. Bota sot ndryshon shpejt. Armiqtë e djeshëm bëhen miq. Një vit më parë, Al Shaara ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë nga Amerika. Sivjet në Doha, si president i Sirisë së ripranuar në gjirin e vendeve normale, ai intervistohej në panelin qendror të forumit në Doha nga Christiane Amanpour.

“Doha ka qenë gjithmonë vend kryqëzimi i interesave të Lindjes dhe të Perëndimit. Këtu, deri para dy vitesh zhvilloheshin negociatat mes talibanëve dhe Amerikanëve. Tashmë që konflikti në Gaza ka marrë një drejtim, fokusi kryesor i konflikteve është Ukraina”

Në Kiev e Kharkiv vazhdojnë bombardimet. Nga Viena vijnë alarme për ndotje të re bërthamore nga Çernobil. Fantazmat e vjetra po rishfaqen. Rusia duket se ka gjetur një mbështetje që nuk e kishte në Washington. Europa duket e vënë me shpatulla pas murit. Në Doha, në të njëjtën karrige ku u ul Al Shaara, komisionerja europiane e punëve të jashtme duket në një pozitë jokomode.

“Nuk e kam lexuar raportin amerikan sikur Europa është armiku, në fakt lexova vetëm pjesën europiane. Nuk lexuar pjesën tjetër, sigurisht ka patur shumë kritika, por mendoj se disa prej tyre janë gjithashtu të vërteta. Po të shohësh Europën ajo e ka nënvlerësuar fuqinë e saj përballë Rusisë, me gjithë këtë dua të them se duhet të jemi më të siguritë në vetvet”

Në të njëjtën kohë, me Forumin në Doha, Vladimir Putin bënte një vizitë historike në Indinë e 1.7 miliardë njerëzve, dhe ekonominë e fortë të saj. Një shtrirje dore për një aleancë sot financiare, ndoshta nesër diçka më shumë. Dhe një ftesë Delhit që t’i pajtojë me Kinën.

Kina, armiku më i madh i Amerikës së sotme. Që nga koha e Reagan e deri te Trump dy, diplomacia dhe ushtria amerikane shohin me skepticizëm dhe ankth forcimin ushtarak të Pekinit. Rusia e Putin ka investuar shumë që ta intensifikojë ankthin në Uashington për Kinën. Amerika nga ana e saj ka investuar shumë që pas Luftës së Dytë Botërore të rrisë ankthin në Moskë, me forcimin e Europës Perëndimore. Por tani Donald Trump thotë se ka ardhur koha që Europa të paguajë mbrapsht interesat e investimit amerikan: duke ndërprerë blerjen e naftës dhe gazit rus, si fillim. Por Europa e plakur dhe e kamur nuk duket të jetë akoma gati. Macron apo Mertz po flasin për forcim ushtarak të Europës.

Por Putin nuk duket i shqetësuar.

“Ata janë në anën e luftës edhe kur përpiqen gjoja të sjellin disa ndryshime në propozimin e Trump dhe ne shohim qartë se cfarë po bëjnë, të gjitha këto ndryshime, synojnë vetëm një gjë. Të bllokojnë plotësisht të gjithë procesin e paqes duke paraqitur kërkesa që janë absolutisht të papranueshme për Rusinë. Ata e kuptojnë këtë, duke vepruar kështu ata synojnë të fajësojnë Rusinë për rrëzimin e këtij procesi të paqes, ky është qëllimi i tyre. Nuk duam luftë me Europën, por nëse Europa papritmas dëshiron të na sulmojë ne jemi gati për këtë luftë. Do të jemi në një situatë në të cilën nuk do të kemi me kë të negociojmë”

Disa ditë më parë, ai tha se nëse Europa do luftë, Rusia është gati. Por a është Europa?

Përgjigjja gjendet në Ukrainë. Kievi po hyn në dimrin e katërt të një lufte pa fund, me më pak mbështetje se kurrë në Washington, mes skandalesh korrupsioni dhe një mbështetjeje në rënie të madhe të presidentit Zelensky mes vetë ukrainasve. Mbështetja e kredive europiane nuk mjafton. Duhet mbështetje amerikane — politike dhe ushtarake. Por Donald Trump nuk jep asgjë falas. Kievit i duhet të negociojë edhe me të. Europa nuk e ndihmon dot në këtë. Por së paku nuk duhet të bëjë dëm.

Vetëm tre ditë më parë, Komisioni Europian gjobiti një nga njerëzit më të afërt të Donald Trump, Elon Musk me 120 milionë euro për shkelje të një ligji të BE.

Musk reagoi: BE duhet të shkrihet dhe sovraniteti t’u rikthehet vendeve anëtare. I pari që reagoi, ish-presidenti rus dhe kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare Dimitri Medvedev.

Në Kiev nuk po dështon vetëm ushtria ukrainase, por edhe diplomacia europiane. Moska ka rrethuar Ukrainën por edhe Brukselin. Washingtoni po i kërkon Europës që të reagojë: të shkëpusë lidhjet me Kinën, të ndërpresë importin e naftës dhe gazit rus. Pastaj të rrisë edhe shpenzimet ushtarake. Duke mos harruar asnjëherë vitin 1945. Pa Amerikën, pas Luftës së Dytë Botërore Europa e bashkuar nuk do të ekzistonte. Kaja Kallas nga Doha e pranoi këtë më në fund.

“Ju e dini, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të jenë aleati ynë më i rëndësishëm. Në atë raport kam lexuar gjithashtu se ne jemi ende aleati më i madh i tyre dhe janë në interesin e Shteteve të Bashkuara humbjet e Europës. Ne jemi aleatë dhe punojmë së bashku. Nuk kemi pasur gjithmonë një mendim të përbashkët për tema të ndryshme, por mendoj se parimi i përgjithshëm është ende aty. Ne jemi aleatë të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar.”

Washington, Presidenti i FIFA-s i dorëzon presidentit Trump çmimin e paqes, të shpikur për herë të parë për të. Kupa e Botës, pas Katarit, do të ngrihet në korrikun e vitit tjetër në Shtetet e Bashkuara. Katër vjet edhe pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, në zemër të Europës. Po ndërsa për fituesin e Kupës së Botës do na duhet të presim deri në korrik, për rezultatin e luftës në Ukrainë frika është se mund ta marrim vesh më herët. Dhe një humbje e Ukrainës do ishte një dështim jo thjesht për Europën, por edhe një dështim i projektit të saj.

 “Reagimi i menjëhershëm i ish Presidentit dhe ish kryeministrit rus, Medvedev, ndaj deklaratës kërcënuese të Elon Musk për shkrirjen e BE tregon një fakt unik të vetëm por domethënës. BE paratë e tij, tregu i tij i bashkuar nuk është asgjë pa SHBA.

Presioni i Ëashingtonit nën administratën Trump, është që Europa të marrë fatin  e vet ushtarakisht brenda vitit 2027 sigurisht brenda kornizës së NATOs, por nëse deri atëherë kjo nuk arrihet, edhe Aleanca Euroatlantike mund të vihet në dyshim dhe bashkë me të sigurisht edhe ekzistenca e BE. Kjo spjegon faktin pse edhe vende anëtare dhe kandidate për t’u bashkuar me të sic është Shqipëria, po ngrenë alarmin dhe po drejtojnë gishtin e përgjegjësisë tashmë as nga nga Ëashingtoni as nga Moska, por pikërisht nga Brukseli”/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Sala takim me homologun e Katarit: Digjitalizimi dhe zhvillimi i IA, bazë për sistem modern në shëndetësi

7 December 2025 at 14:41

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala zhvilloi sot një takim me ministrin e Shëndetit Publik të Shtetit të Katarit, Mansoor bin Ebrahim bin Saad Al Mahmoud, në kuadër të Forumit të Dohas.

Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe identifikimin e fushave me potencial për projekte të përbashkëta.

Gjatë diskutimeve, ministrja Sala theksoi se, transformimi i shëndetësisë është sfida kryesore për Shqipërinë, duke identifikuar tre prioritete strategjike: përmirësimi i menaxhimit të shërbimeve shëndetësore, me qëllim rritjen e cilësisë dhe aksesit për pacientët; integrimi i shërbimeve të mirëqenies sociale dhe shëndetësore, për të ndërtuar një model të unifikuar dhe efektiv të kujdesit ndaj qytetarëve dhe digjitalizimi dhe zhvillimi i Inteligjencës Artificiale (IA) në shëndetësi, si bazë për një sistem modern dhe të qëndrueshëm.

Ministrja theksoi se vendi ka nevojë të ngrejë arkitekturën e sistemeve digjitale që sigurojnë ndërveprueshmëri, një komponent thelbësor për funksionimin efikas të sektorit dhe për zhvillimin e aplikimeve të avancuara të IA në shëndetësi.

Ajo nënvizoi se ky transformim do të shërbejë si bazë e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm, të integruar dhe të orientuar drejt inovacionit.

Në vijim, u vlerësua rëndësia e zhvillimit të robotikës mjekësore në Shqipëri, si një drejtim strategjik për përmirësimin e trajtimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ministrja Sala u shpreh se Katari, me sistemin e tij të avancuar të robotikës, përfaqëson një partner ideal për bashkëpunim në këtë fushë, duke ofruar mundësi për trajnime, shkëmbim ekspertize dhe projekte të përbashkëta zhvillimore.

Të dy ministrat shprehën vullnetin për të vijuar bashkëpunimin institucional dhe ranë dakord që ekipet teknike të dy vendeve të punojnë në muajt e ardhshëm drejt konkretizimit të marrëveshjeve dhe iniciativave të reja të përbashkëta.

Forumi i Dohas, që këtë vit u mbajt në datat 6-7 dhjetor 2025 me temë: Drejtësia në veprim – progresi përtej premtimeve dhe me fokus tek shëndetësia, financa e sfidat globale është një platformë globale për dialog, që bashkon liderët në politikë për të diskutuar sfidat kritike me të cilat përballet bota jonë dhe për të ndërtuar rrjete inovative dhe të nxitura nga veprimi.

/gj.m/r.e/

The post Sala takim me homologun e Katarit: Digjitalizimi dhe zhvillimi i IA, bazë për sistem modern në shëndetësi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj takim me homologun e Katarit, bashkëpunim ekonomik dhe financiar

7 December 2025 at 12:18

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim në Doha me ministrin e Financave të Shtetit të Katarit, Ali bin Ahmed Al Kuwari, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Doha Forum.

Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit, me fokus në krijimin e mundësive të reja për projekte të përbashkëta që mbështesin investimet, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ministri Malaj vlerësoi partneritetin me Katarin dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha me interes të ndërsjellë.

Takimi konfirmoi vullnetin e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimin strategjik dhe për të krijuar ura të reja partneriteti mes dy vendeve.

1 nga 3

/r.e/

The post Malaj takim me homologun e Katarit, bashkëpunim ekonomik dhe financiar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Malaj në Forumin e Dohas në Katar: Pjesëmarrja e Shqipërisë, mundësi për forcimin e dialogut

6 December 2025 at 18:10

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë sot në Forumin e Dohas në Katar, një nga platformat më të rëndësishme globale për dialogun dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Nën moton “Diplomaci, Dialog, Diversitet”, ky forum, sipas ministrit Malaj, mblodhi liderë, politikëbërës dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat që koha po na dikton, si dhe gjetjen e mënyra për të ndërvepruar në mënyrë më aktive.

“Në një botë ku kufijtë janë gjithnjë e më të padukshëm, bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor”, theksoi Malaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj nënvizoi se “pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë platformë të nivelit të lartë është një mundësi e çmuar për të forcuar dialogun, për të promovuar politikat tona dhe për të kontribuar në zgjidhje të qëndrueshme për zhvillimin ekonomik”.

Malaj shtoi se gjatë forumit pati mundësinë të takohej me homologët e vendeve të tjera dhe të ndante përvojat.

“Me shumë interes u prit edhe diskutimi nga Bill Gates, i cili theksoi rolin e rëndësishëm të inovacionit në arritjen e progresit”, nënvizoi Malaj.

1 nga 5

/m.q/a.f/

The post Malaj në Forumin e Dohas në Katar: Pjesëmarrja e Shqipërisë, mundësi për forcimin e dialogut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

DOHA – Kallas: SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh

6 December 2025 at 11:52

DOHA, 6 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, tha sot se Shtetet e Bashkuara janë ende aleati kryesor i Evropës, pas Strategjisë së re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, e cila kritikon institucionet evropiane.

“Sigurisht, ka shumë kritika, por mendoj se disa prej tyre janë të vërteta”, tha Kallas në Forumin e Dohas, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me strategjinë e SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara janë ende aleati ynë më i madh. Mendoj se nuk kemi rënë gjithmonë dakord për shumë çështje, por mendoj se parimi i përgjithshëm është ende i vërtetë. Ne jemi aleatët më të mëdhenj dhe duhet të qëndrojmë së bashku”, theksoi ajo. /os/

The post DOHA – Kallas: SHBA-të janë ende aleati ynë më i madh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama pritet nga kryeministri i Katarit: Biseduam për projekte me rëndësi për Shqipërinë

23 November 2025 at 19:22


TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u takua sot në Doha, Katar, me kryeministrin dhe ministrin e të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi, ku theksoi se “biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”.

Kreu i qeverisë gjatë takimit ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Petrit Malaj si dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.

/m.q/

The post Rama pritet nga kryeministri i Katarit: Biseduam për projekte me rëndësi për Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manjani në Doha: Shqipëria, angazhim për zhvillim të barabartë dhe gjithëpërfshirës

10 November 2025 at 16:24

TIRANË, 10 nëntor/ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, mori pjesë në Samitin e Dytë Botëror për Zhvillim Social, organizuar në Doha (Katar), me ftesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Samiti u zhvillua 30 vite pas miratimit të Deklaratës së Kopenhagës për Zhvillimin Social dhe mblodhi përfaqësues të lartë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar politikat që nxisin zhvillimin gjithëpërfshirës dhe reduktimin e pabarazive.

Gjatë fjalës së saj, zv.ministrja Manjani prezantoi modelin e zhvillimit gjithëpërfshirës të Shqipërisë, që ndërthur rritjen ekonomike me përfshirjen sociale.

Ajo theksoi se rritja progresive e pagës minimale ka ndikuar ndjeshëm në reduktimin e varfërisë, ndërsa programet e targetuara si “Garancia Rinore” dhe masat aktive të tregut të punës po mbështesin integrimin e të rinjve, grave dhe grupeve të cenueshme në tregun e punës.

Sipas saj, përmes reformave në administratën publike, procesit të digjitalizimit dhe integrimit europian, Shqipëria po forcon transparencën, konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë institucionale.

“Rritja e qëndrueshme ekonomike qëndron te fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe modernizimi i institucioneve”, u shpreh Manjani, duke nënvizuar angazhimin e qeverisë shqiptare për zhvillim të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

/r.e/a.f/

The post Manjani në Doha: Shqipëria, angazhim për zhvillim të barabartë dhe gjithëpërfshirës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump: Do mbrojmë Katarin/ Dekret i Presidentit Amerikan, pas sulmit izraelit në Doha

By: xhir jeta
2 October 2025 at 15:31

Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv duke u zotuar të përdorë të gjitha masat e nevojshme, përfshirë veprime ushtarake, për të mbrojtur Katarin.

Urdhri u publikua në faqen e Shtëpisë së Bardhë, megjithëse mbetet e paqartë se çfarë peshe do të ketë ky premtim. Lëvizja e kreut të shtëpisë së bardhë vjen për të siguruar Katarin pas një sulmi të papritur izraelit që synonte udhëheqësit e Hamasit që ndodheshin në Doha, duke shqyrtuar propozimin e një armëpushimi.

Urdhri citon bashkëpunimin e ngushtë dhe interesin e përbashkët të të dy vendeve, duke u zotuar të garantojë sigurinë dhe integritetin territorial të shtetit të Katarit kundër sulmeve te jashtme.

“Shtetet e Bashkuara do ta konsiderojnë çdo sulm të armatosur ndaj territorit, sovranitetit ose infrastrukturës kritike të shtetit të Katarit si një kërcënim për paqen dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në urdhër.

Më tej parashikohen masa diplomatike, ekonomike dhe nëse është e nevojshme edhe ushtarake, për të mbrojtur interesat e dy vendeve dhe për të garanatuar paqen dhe stabilitetin.

Data e nënshkrimit është 29 shtator, pikërisht dita kur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Nga zyra ovale, Netanyahu telefonoi kryeministrin e Katarit për t’i shprehur keqardhjen e tij të thellë për sulmin që vrau gjashtë persona, përfshirë një anëtar të forcave të sigurisë së Katarit.

Ministria e Jashtme e Katarit e përshkroi premtimin e SHBA si një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit të ngushtë të mbrojtjes midis dy vendeve./abcnews.al

SHBA – Netanyahu i kërkon falje Katarit për sulmin në Doha

29 September 2025 at 19:57

UASHINGTON, 29 shtator /ATSH/- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i kërkoi falje sot homologut të tij nga Katari për sulmin e Izraelit në Doha – gjatë një telefonate nga Shtëpia e Bardhë, sipas “Reuters”.

Biseda telefonike me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, erdhi ndërsa Netanyahu u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump sot në Uashington.

Një ekip teknik i Katarit ndodhet gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjate bisedës me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani – i kërkoi falje për sulmin ajror të fundit të Izraelit – që synonte zyrtarët e Hamasit në Doha.

Netanyahu shprehu keqardhje për sulmin ajror të 9 shtatorit – që shkeli sovranitetin e Katarit dhe për vrasjen e një roje sigurie të Katarit.

Vendimi i Izraelit për të kërkuar falje për sulmin – ishte një kusht thelbësor i Katarit për të vazhduar rolin e tij si ndërmjetës në negociatat e armëpushimit në Gaza.

Netanyahu mbërriti sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Trump, të cilat pritet të fokusohen kryesisht në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Trump ka mirëpritur progresin drejt një marrëveshjeje për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh – që nga takimi javën e kaluar me udhëheqësit e vendeve myslimane në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Trump njoftoi një plan me 21 pika – për t’i dhënë fund luftës – gjatë takimit të së martës së kaluar. //a.i/

 

The post SHBA – Netanyahu i kërkon falje Katarit për sulmin në Doha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KATAR – Nis takimi i kryediplomatëve arabë pas sulmit izraelit në Doha

14 September 2025 at 17:28

DOHA, 14 shtator /ATSH-AA/ – Ministrat e jashtëm të vendeve arabe dhe islamike kanë filluar një takim me dyer të mbyllura në Doha për t’u përgatitur për një samit emergjent për të adresuar sulmin ajror izraelit në kryeqytetin e Katarit.

Takimi përgatitor pritet të formësojë agjendën e samitit arabo-islamik, që do të fillojë nesër në Doha duke mbledhur krerët e shteteve dhe zyrtarë të lartë nga i gjithë rajoni.

Samiti u thirr nga Katari në përgjigje të sulmit izraelit që shënjestroi udhëheqësit e Hamasit në Doha të martën, që vrau pesë anëtarë të grupit dhe një oficer të sigurisë së Katarit.

Katari, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin, ka qenë ndërmjetës në negociatat për t’i dhënë fund luftës izraelite në Gaza, ku të paktën 64.900 palestinezë janë vrarë që nga tetori i vitit 2023.   /os/

The post KATAR – Nis takimi i kryediplomatëve arabë pas sulmit izraelit në Doha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe dënojnë sulmet ajrore izraelite në Doha

13 September 2025 at 14:01

LONDËR, 13 shtator /ATSH-DPA/- Tre ditë pasi Izraeli kreu sulme ajrore ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe e dënuan sulmin.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga qeveria britanike, ministrat thanë se sulmi kishte shkelur sovranitetin e Katarit dhe rrezikuar përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon.

“Një veprim i tillë përbën një rrezik të madh për arritjen e një marrëveshjeje të negociuar, e cila do të siguronte lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe do t’i jepte fund luftës në Gazë”, thuhet në deklaratë.

Ministrat i kërkuan të gjitha palëve të dyfishonin përpjekjet e tyre për të rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm.

Katari, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Egjiptin, ka vepruar si ndërmjetës në bisedime.

Ushtria e Izraelit shënjestroi të martën udhëheqësit e Hamasit në Doha, por, sipas Hamasit, asnjë anëtar i delegacionit të tij negociues nuk u vra.

Gjashtë persona u raportuan të vrarë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sulmin në një deklaratë të përbashkët të enjten.

“Ne shprehim solidaritetin tonë me Katarin dhe mbështesim plotësisht rolin jetësor që ai vazhdon të luajë në përpjekjet e ndërmjetësimit midis Izraelit dhe Hamasit, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes”, thuhet në deklaratën e përbashkët. //a.i/

The post FOKUS – Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe dënojnë sulmet ajrore izraelite në Doha appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit

By: D Marku
12 September 2025 at 22:49

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të takohet me kryeministrin e Katarit, Mohammed Abdulrahman Al Thani, në një darkë zyrtare që do të zhvillohet në prani të të dërguarit të posaçëm Steve Witkoff, konfirmoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate të shkurtër.

Takimi vjen vetëm pak ditë pas një sulmi ajror izraelit që goditi objektiva të dyshuara të Hamasit në periferi të Dohas – një zhvillim që ngriti tensionet në rajon dhe vuri në pikëpyetje pozicionin e Katarit si ndërmjetës neutral në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.
Sipas burimeve ndërkombëtare, sulmi izraelit ndodhi pas pretendimeve se disa zyrtarë të lartë të Hamasit po operonin nga territori i Katarit. Katari, i cili ka shërbyer historikisht si një kanal diplomatik për çështjet palestineze dhe është aleat kyç i SHBA-ve në rajon, ka dënuar sulmin, duke e quajtur një shkelje të sovranitetit të tij.

Takimi i Trump me kryeministrin e Katarit shihet si përpjekje për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, për të adresuar shqetësimet mbi rolin e Katarit në konflikt dhe për të riafirmuar mbështetjen amerikane për stabilitetin në Gjirin Persik.
Ndërkohë, vëmendja është përqendruar te reagimi i administratës Biden, e cila ende nuk ka komentuar zyrtarisht për sulmin. Takimi i Trump-it mund të interpretohet edhe si një sinjal politik për qëndrimet alternative të mundshme në politikën e jashtme amerikane, sidomos për Lindjen e Mesme.

The post Sulmet izraelite në Doha, Presidenti Trump njofton takimin me kryeministrin e Katarit appeared first on Albeu.com.

Trump takohet me kryeministrin e Katarit pas sulmit izraelit në Doha

By: armand
12 September 2025 at 21:36

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë sot për një darkë zyrtare kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në resortin e tij të golfit në New Jersey, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Takimi vjen vetëm tre ditë pas një sulmi ajror të paprecedentë nga Izraeli ndaj drejtuesve të lartë të lëvizjes palestineze […]

The post Trump takohet me kryeministrin e Katarit pas sulmit izraelit në Doha appeared first on BoldNews.al.

Sulmi i Izraelit në Doha ka shkatërruar besueshmërinë amerikane

11 September 2025 at 16:53

Nuk është e qartë nëse, dhe sa shumë, Shtetet e Bashkuara kishin dijeni për sulmin ajror të Izraelit kundër negociatorëve të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha. Por tani nuk mund të ketë më dyshime se Izraeli ka marrë liri të plotë që të veprojë si të dojë. Pas dekadash në të cilat ka gëzuar […]

The post Sulmi i Izraelit në Doha ka shkatërruar besueshmërinë amerikane appeared first on Reporter.al.

KOMENT – Çfarë dimë për sulmin izraelit ndaj Hamasit në Katar?

9 September 2025 at 21:31

DOHA, 9 shtator /ATSH/ – Izraeli kreu sot pasdite një sulm ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, sipas BBC.

Katari e akuzoi Izraelin për sjellje “të pamatur” dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar, pas sulmit ndaj një ndërtese banimi në qytet.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) pretenduan se kishin shënjestruar ata që ishin “drejtpërdrejt përgjegjës për masakrën brutale të 7 tetorit”.

Sipas ushtrisë izraelite, ajo kreu një “sulm të saktë” të synuar ndaj udhëheqësve të lartë të Hamasit në Katar duke përdorur “municione precize”.

Media izraelite thotë se operacioni përfshinte 15 avionë luftarakë izraelitë, duke qëlluar 10 predha kundër një objektivi të vetëm.

Katari ka strehuar Byronë Politike të Hamasit që nga viti 2012 dhe ka luajtur një rol kyç në lehtësimin e negociatave indirekte midis grupit dhe Izraelit që nga sulmet e 7 tetorit.

Kush u godit në sulm?

Hamasi tha se ishin shënjestruar anëtarët e delegacionit negociues të grupit në Doha, por i mbijetuan sulmit dhe se gjashtë të tjerë, përfshirë një zyrtar të sigurisë së Katarit, ishin vrarë.

Sipas Hamasit, të vrarët ishin:

Humam Al-Hayya (Abu Yahya) – djali i kryenegociatorit al-Hayya
Jihad Labad (Abu Bilal) – drejtor i zyrës së al-Hayya
Abdullah Abdul Wahid (Abu Khalil)
Moamen Hassouna (Abu Omar)
Ahmed Al-Mamluk (Abu Malik)
Kaporali Badr Saad Mohammed Al-Humaidi – forcat e sigurisë së brendshme të Katarit

“Ne konfirmojmë dështimin e armikut për të vrarë vëllezërit tanë në delegacionin negociues”, thuhet në një deklaratë të Hamasit.

”Sulmi konfirmon pa dyshim se Netanyahu dhe qeveria e tij nuk duan të arrijnë ndonjë marrëveshje për paqe”, thekson Hamas.

Në një postim në X, presidenti i Izraelit Isaac Herzog theksoi se ishte “e rëndësishme dhe korrekte të shënjestrohej udhëheqja e Hamasit”.

Çfarë dinte SHBA-ja dhe a e miratoi Trump?

Zyra e kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu lëshoi ​​një deklaratë menjëherë pas sulmit, duke pretenduar se sulmi ishte “një operacion tërësisht i pavarur izraelit”.

“Izraeli e inicioi atë, e kreu atë dhe Izraeli merr përgjegjësi të plotë”, tha ajo në një deklaratë.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu konfirmoi shpejt se ishte informuar për operacionin. Kjo do të thotë që Donald Trump pati një shans t’i thoshte ”jo” Izraelit, por zgjodhi të hapte dritën jeshile.

Duke qenë se ky ishte një sulm ndaj territorit sovran të Katarit, mbeten pyetje se si kjo do të ndikojë në bazën masive ajrore amerikane në al-Udeid dhe si do të ndikojë në marrëdhëniet e SHBA-së me të gjithë aleatët e saj arabë të Gjirit.

Çfarë po bënin udhëheqësit e Hamasit në Katar?

Katari ka vepruar si ndërmjetës midis Izraelit dhe Hamasit dhe ka pritur negociata midis tyre që nga tetori i vitit 2023.

Disa ditë më parë, Hamasi tha se mirëpriti “disa ide” nga SHBA-të se si të arrihet një marrëveshje armëpushimi në Gaza që mori përmes ndërmjetësve.

Hamasi tha se ”ishte në diskutime se si t’i shndërronte ato në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që plotëson nevojat e popullit tonë”.

Mendohet se ka të ngjarë që udhëheqësit e synuar të Hamasit ishin në mes të diskutimit të përgjigjes së tyre zyrtare ndaj ideve të SHBA-së.

Si reagoi Katari?

Në Doha, qeveria e Katarit reagoi e irrituar duke e quajtur sulmin ”të pamatur dhe frikacak”, si dhe një shkelje të hapur të të gjitha ligjeve dhe normave ndërkombëtare.

Deklarata të ngjashme zemërimi erdhën nga e gjithë bota arabe.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjithashtu dënoi “këtë shkelje flagrante të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit”./   /os/

The post KOMENT – Çfarë dimë për sulmin izraelit ndaj Hamasit në Katar? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trump distancon SHBA-në nga sulmi 'i pafat' izraelit ndaj 'aleatit të ngushtë'

9 September 2025 at 21:29


Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, thotë se administrata Trump u njoftua nga ushtria amerikane këtë mëngjes për sulmin e Izraelit.

Ajo refuzon t'u përgjigjet pyetjeve nëse vetë ushtria amerikane u informua nga Izraeli apo nëse e zbuloi sulmin, transmeton Telegrafi.

"Hamasi, për fat të keq, ishte i vendosur në një pjesë të Dohas", tha ajo.

"Bombardimi i njëanshëm brenda Katarit, një komb sovran dhe aleat i ngushtë i SHBA-së që po punon shumë fort duke marrë me guxim rreziqe me ne për të ndërmjetësuar paqen, nuk i çon përpara qëllimet e Izraelit apo të Amerikës”, shtoi ajo.

"Megjithatë, eliminimi i Hamasit, i cili ka përfituar nga mjerimi i atyre që jetojnë në Gaza, është një qëllim i denjë", shtoi Karoline Leavitt.

I dërguari special Witkoff e paralajmëroi Katarin për sulmin e afërt, thotë ajo.

"Presidenti e sheh Katarin si një aleat të fortë dhe mik të SHBA-së dhe ndihet shumë keq për vendndodhjen e këtij sulmi", theksoi ndër tjera ajo.

Trump beson se "ky incident i pafat mund të shërbejë si një mundësi për paqe".

Presidenti amerikan i siguroi udhëheqësit e Katarit se një sulm i tillë nuk do të ndodhte përsëri, thotë ajo.

Në një pyetje pasuese, Leavitt u pyet nëse Trump është i mërzitur me Netanyahun tani pas veprimit të njëanshëm të Izraelit në kryeqytetin e Katarit.

Leavitt u përgjigj duke thënë se presidenti i bëri mendimet e tij shumë të qarta dhe ky ishte rasti.

E pyetur nëse do të kishte pasoja për Netanyahun, Leavitt tha se vetëm presidenti mund ta marrë atë vendim. /Telegrafi/

Netanyahu thotë se Izraeli i ka dhënë 'goditje të mëdha boshtit të së keqes'

9 September 2025 at 21:09


Kryeministri izraeli Benjamin Netanyahu e ka quajtur sulmin në Doha një "sulm kirurgjikal dhe preciz".

Netanyahu theksoi se njerëzit e sulmuar në Doha sot iniciuan, organizuan dhe festuan sulmet e 7 tetorit.

Pjesa më e madhe e botës demokratike e ka "harruar me turp 7 tetorin", tha ai, transmeton Telegrafi.

Më herët sot, Netanyahu argumentoi gjithashtu se sulmi ishte "plotësisht i justifikuar", pasi dy persona të armatosur hipën në një autobus në Jerusalem të hënën dhe vranë gjashtë persona. Hamasi mori përgjegjësinë.

"Armiqtë tanë duhet të dinë një gjë: Se që nga themelimi i shtetit të Izraelit, gjaku hebre nuk do të derdhet", shtoi kryeministri izraelit.

"Ne jemi në mes të një fushate për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar të gjithë pengjet. Ne kemi dhënë goditje të mëdha në të gjitha pjesët e boshtit të së keqes", tha ndër tjera.

"Së bashku qëndrojmë, së bashku luftojmë dhe me ndihmën e Zotit do të jemi fitimtarë", theksoi për fund Netanyahu. /Telegrafi/

KATAR – Situatë qetë pas sulmit izraelit ndaj lidershipit të Hamasit

9 September 2025 at 19:12

DOHA, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Autoritetet e Katarit kanë deklaruar se nuk ka rrezik pas sulmit ajror izraelit kundër udhëheqësve të lartë të Hamasit në Doha.

Ministria e Brendshme deklaroi se situata në qytet është “e sigurt” dhe se “ekipet speciale” po kryejnë detyrat e tyre.

‘‘Izraeli goditi selinë rezidenciale të Hamasit në Doha’’, deklaroi ministria.

Banorëve iu bë thirrje të mbështeten vetëm në informacionin zyrtar dhe të shmangin përhapjen e thashethemeve, përfshirë median sociale.

Ministria e Jashtme e Katarit vuri në dukje se një “përkeqësim i mëtejshëm i situatës së sigurisë” nuk mund të përjashtohet, duke përfshirë incidente të mundshme ose ndërprerje të trafikut ajror.

”Qatar Airways” deklaroi se nuk ka pasur anulime fluturimesh ose ndërprerje të tjera.

Katari ka një popullsi prej gati tre milionë banorësh, shumica e të cilëve jetojnë në dhe përreth Dohas.

Vetëm rreth 10% janë qytetarë të Katarit, ndërsa pjesa tjetër janë kryesisht punëtorë emigrantë./  /os/

 

The post KATAR – Situatë qetë pas sulmit izraelit ndaj lidershipit të Hamasit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Udhëheqja e Hamasit i mbijeton sulmeve izraelite në Doha, por djali i njërit prej udhëheqësve është vrarë

9 September 2025 at 18:55


Djali i udhëheqësit të Hamasit, Khalil Al-Hayya, u vra në sulmin e Izraelit në Doha, mëson Sky News.

Por kuptohet gjithashtu se udhëheqësia e grupit mbijetoi, transmeton Telegrafi.

Al-Hayya është shefi i Hamasit në Gaza në mërgim dhe negociatori kryesor, i parë si figura më me ndikim e grupit jashtë vendit që kur Ismail Haniyeh u vra në korrik 2024.

Ai është një nga pesë burrat në këshillin udhëheqës të Hamasit që kanë udhëhequr grupin që kur Yahya Sinwar u vra nga Izraeli tetorin e kaluar.

Nuk është hera e parë që Izraeli ka vrarë një anëtar të familjes së Al-Hayyas.

Një sulm ajror izraelit goditi shtëpinë e tij familjare në lagjen Sejaiyeh të qytetit të Gazës në vitin 2007, duke vrarë disa nga të afërmit e tij.

Gjatë luftës së vitit 2014 midis Hamasit dhe Izraelit, shtëpia e djalit të tij të madh, Osama, u bombardua, duke vrarë atë, gruan e tij dhe tre nga fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Pamje nga momenti kur ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Doha të Katarit

9 September 2025 at 18:02


Izraeli ka kryer sulme ndaj Katarit duke synuar udhëheqjen e lartë të Hamasit, në një veprim që kërcënon të destabilizojë më tej Lindjen e Mesme.

Re të mëdha tymi mund të shiheshin duke u ngritur mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, të martën, ndërsa videot treguan njerëz që vraponin për t'u fshehur gjatë sulmeve ajrore izraelite, transmeton Telegrafi.

IDF tha se ajo dhe Agjencia e Sigurisë së Izraelit, Shin Bet, kishin "kryer një sulm të saktë duke synuar udhëheqjen e lartë" të Hamasit, ndërsa Doha dënoi sulmin "frikacak", të përshkruar si një "shkelje flagrante e të gjithë ligjit ndërkombëtar".

Ushtria izraelite këmbënguli se "janë marrë masa për të zbutur dëmin ndaj civilëve" dhe u zotua të "vazhdojë të veprojë për të mposhtur organizatën terroriste Hamas".

Një zyrtar i lartë izraelit u tha mediave izraelite se sulmi kishte për qëllim udhëheqësit e lartë të Hamasit, përfshirë Khalil al-Hayya, kreun e saj në Gaza.

Katari tha se sulmet kishin synuar shtëpitë e banimit të zyrtarëve të Hamasit.

Një burim nga Hamasi tha se sulmet izraelite kishin synuar zyrtarët gjatë një takimi për të diskutuar propozimet e armëpushimit të Donald Trump.

Negociatorët thuhet se u goditën dhe shpërthimet tronditën një kompleks të Hamasit, por një burim tha se të gjithë pjesëmarrësit mbijetuan.

Raportime kontradiktore filluan të shfaqen shpejt, ndërsa kanalet e huaja raportuan se Khalil al-Hayya, udhëheqësi i Hamasit, dhe Khaled Mashal, kreu i byrosë politike të jashtme në Katar, u vranë në sulm.

Nuk ka pasur raporte zyrtare për viktima.

Doha dënoi menjëherë sulmet "frikacake", të përshkruara si një "shkelje flagrante e të gjithë ligjit ndërkombëtar".

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha BBC-së se administrata Trump ishte "njoftuar" për sulmin në Katar, një partner zyrtar i SHBA-së dhe aleat i madh i NATO, përpara se të ndodhte.

Baza më e madhe ushtarake e SHBA-së në Lindjen e Mesme, Al Udeid, është në Katar. /Telegrafi/


❌
❌