Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Nis edicioni i 64-t i Festivalit të Këngës në RTSH

17 December 2025 at 22:48

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Edicioni i 64-t i Festivalit të Këngës në RTSH nisi mbrëmjen e sotme në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku gjatë katër netëve interpretojnë 28 artistë.

I cilësuar si festa më e madhe e muzikës së lehtë shqiptare ky festival prezantohet nga aktori Salsano Rrapi dhe këngëtarja Arilena Ara.

Drejtoresha artistike e festivalit, Elhaida Dani çeli natën e parë duke interpretuar këngën “Pyes lotin” të Elsa Liles, fituese e Festivalit të 35-të të Këngës në RTSH, duke risjellë emocione të forta dhe kujtime të paharrueshme për publikun.

Në skenë performoi edhe Kroni Pula, e cila interpretoi këngën “Fruta Perime”, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Junior Eurovision.

Në natën e parë të festivalit performuan 14 artistë, që prezantuan krijimet e tyre, duke shfaqur një ndërthurje të larmishme zhanresh nga baladat deri te rrymat më bashkëkohore.

Artistët që u ngjitën në skenë natën e sotme janë: Rigersa Loka me këngën “Albanian Heart”, Lorenc Hasrama – “Lamtumirë”, Sara Kapo – “Të dua shumë”, Sheila – “Zemra e tokës”, Kleansa Susa – “Hije”, Gresa Gjoçera & Bledi Kaso – “Busulla e zemrës”, Rezarta Smaja – “Balukeprera”, Ghiti – “Okej”, Lynx – “Nuk kthehem pas”, Erand Sojli – “Të kam në fron”, Inis Neziri – “Ta kam fal”, Kimi – “Prapë diell del”, Alis – “Nan” dhe Enxhi Nasufi – “Dritë”.

Ndërsa në natën e dytë, më 18 dhjetor, në skenë do të ngjiten Savjana Vjerdha, 2 Farm, Greta Mahmutaj, Sihana Haxhnikaj, Luna Causholli, Erik Lloshi, Frensi, Malvina Likaj, Vedat Ademi, Kamela Islamaj, Threex, Endri Kacaci, Fifi dhe Tiri Gjoci dhe Evi Reci.

Për 4 netë me radhë, 28 artistët pjesëmarrës, emra të njohur të skenës, por edhe artistë të rinj, do të ngjiten në skenën e Pallatit të Kongreseve, ku do të performojnë këngët e tyre para publikut dhe jurisë, si dhe do të garojnë për çmimet e këtij viti.

Nata e tretë, e cila do të quhet Nata e Nostalgjisë, do t’i dedikohet autorëve dhe poetëve të këngëve të Festivalit, të cilët do të sjellin performanca emocionuese për publikun, këngë të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e festivalit të fundvitit.

Në natën finale, më 20 dhjetor, do të shpallet, përveç çmimeve të tjera, edhe fituesi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.

Festivali i këngës në RTSH, Foto: Florian Abazaj
1 nga 16
Festivali i këngës në RTSH, Foto: Florian Abazaj

 

/k.s/a.f/

The post Nis edicioni i 64-t i Festivalit të Këngës në RTSH appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Leonardo Gashi ‘shkruan’ fundin e dashurisë me Lelen në këngën ‘Ex’!

By: gaze tare
1 November 2025 at 19:54

Leonardo Gashi ka rikthyer vëmendjen e publikut me projektin e tij më të ri muzikor të titulluar “Ex”, i cili është publikuar mbrëmjen e sotme dhe po komentohet gjerësisht në rrjete sociale. Kënga vjen në një moment kur po përflitet për një krizë të mundshme në marrëdhënien e tij me partneren, Lelen, duke bërë që shumë ndjekës ta interpretojnë si një reflektim personal të këngëtarit.

Teksti i “Ex” është i ngarkuar emocionalisht dhe mbart ndjenja të forta zhgënjimi e nostalgjie. Me vargje si “Sot pi kanë puthjet e mia, sa trona ato që i bane… s’du me dit pse, ma ktheve zi”, Leonardo duket se shpreh dhimbjen e një ndarjeje që ende nuk është shëruar plotësisht. Në refrenin e këngës ai shton: “Dashni un për ty qa kom ni, se di pse ti ma ktheve shumë zi”, duke theksuar tronditjen dhe zhgënjimin nga fundi i lidhjes.

Fansat kanë reaguar menjëherë në komente, duke ndarë mendime të ndryshme. Disa mendojnë se kënga është thjesht një projekt artistik i frymëzuar nga tema universale e dashurisë, ndërsa të tjerë janë të bindur se bëhet fjalë për një rrëfim personal pas ndarjes me Lelen.

“Ex” është publikuar në YouTube dhe platformat muzikore, duke u pritur me shumë kuriozitet. Me këtë këngë, Leonardo Gashi duket se ka zgjedhur të shprehë emocionet përmes muzikës, duke treguar një anë më të ndjeshme dhe më të sinqertë të vetes.

The post Leonardo Gashi ‘shkruan’ fundin e dashurisë me Lelen në këngën ‘Ex’! appeared first on iconstyle.al.

Pak muaj pasi u bë nënë, Dafina Zeqiri po rikthehet me këngë të re

By: D Marku
27 October 2025 at 15:15

Pak muaj pasi u bë nënë, Dafina Zeqiri, po rikthehet fuqishëm në skenën muzikore.

Këngëtarja ka nisur përgatitjet për këngën e re dhe ka ndarë një pjesë të saj në rrjetet sociale, duke e shoqëruar postimin me përshkrimin intriguese: “Ku shkove natën?”.

Postimi menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët komentuan për energjinë dhe stilin e Dafinës, duke vënë re se ajo duket se është rikthyer në top formë pas periudhës së shtatzënisë.
Pak muaj më parë, Dafina u bë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë djalin e saj, të cilin e ka pagëzuar me emrin Daskan.

Rikthimi i saj në muzikë pas kësaj faze të rëndësishme personale tregon profesionalizëm dhe pasion për karrierën e saj.

Fansat presin me padurim projektin e ri, i cili premton të pasqyrojë stilin unik dhe energjinë e zakonshme të artistes.

Ndërkohë, Dafina vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momentet nga përgatitjet dhe detajet e këngës së re.
Ky rikthim vjen në një kohë kur Zeqiri është një nga figurat më të ndjekura dhe më të pëlqyera në skenën shqiptare, duke kombinuar famën me talentin dhe përkushtimin ndaj muzikës.

The post Pak muaj pasi u bë nënë, Dafina Zeqiri po rikthehet me këngë të re appeared first on Albeu.com.

Këngëtarja që ringjalli muzikën e tabanit/ Linda Rukaj: Dy dekada që frymëzohem nga këngët e hershme

By: xhir jeta
1 October 2025 at 11:53

Në Tiranë e solli shfaqja “Mall’, për të cilën thotë se lindi në mënyrë shumë të natyrshme duke kënduar një këngë së bashku me Arben Bajraktaraj.

Linda Rukaj këngëtare dhe kompozitore vjen në një rrëfim në Pas Mesnatë, ku ndër të tjera thotë se identitetin muzikor shqiptar synon ta përcojë kudo në botë.

“Kemi qenë duke shtëtitur në një lumë afër Parisit dhe ashtu lindi, si dicka për qejfin tonë, por jo për tu bërë një projekt.

Ishte në një moment shumë spontan, frymëzimi erdhi përmes një kënge shqiptare.

U munduam të mbajmë këtë në mënyrë sa më natyrale.

Ajo cfarë ndodh në skenë është që njerëzit e ndjejnë nëse këtë gjë po e bën në mënyrë sa më të natyrshme, apo je duke u sforcuar.

Mendoj se në fillim duhet të vijë ndjenja, pastaj mund të intelektualizohet ose jo,” shprehet ajo./abcnews.al

 

Të sharat ndaj Serbisë në koncert, Egli Tako: E ndjeva ta bëja natyrshëm

By: D Marku
24 September 2025 at 15:58

Në fund të korrikut, këngëtarja Egli Tako performoi në një koncert në Drenicë, ku një moment i saj në skenë u bë viral në rrjetet sociale.

E ftuar në emisionin “The Dalina Show”, ajo tregoi se gjithçka kishte ndodhur në mënyrë të natyrshme, pa menduar më tej.

“Doja që ta këndoja atë këngë, sido që të dilte dhe nuk më interesonte fare. Në momentin që mora flamurin duke qenë se isha me një triko të shkurtër, veshje koncerti për t’i dhënë këngës pak atë peshën dhe rëndësinë që ka dhe mora flamurin e Shqipërisë dhe dola… po kot nuk i thonë se hip se të vrava dhe zbrit se të vrava, çkado që të bësh”, tha ajo.

The post Të sharat ndaj Serbisë në koncert, Egli Tako: E ndjeva ta bëja natyrshëm appeared first on Albeu.com.

Prince la pas një “Kasafortë” plot hite të papublikuara

By: gaze tare
18 September 2025 at 19:36

Muzikanti legjendar Prince ishte i njohur për pasionin e tij ndaj regjistrimeve dhe eksperimenteve në studio, dhe një libër i ri hedh dritë mbi thesarin e tij të fshehur të këngëve të papublikuara. Autori John McKie zbulon se koleksioni i Prince, i njohur si “Kasaforta”, përmban një numër të madh të këngëve që ende nuk janë publikuar dhe që mund të ndodhen ende në qytetin e tij të lindjes, Minneapolis.

Prince, i cili ndërroi jetë në vitin 2016, la pas një varg hitesh që kanë shënuar historinë e muzikës, përfshirë “1999”, “Purple Rain”, “When Doves Cry” dhe “Little Red Corvette”. Megjithatë, sipas McKie, ky nuk është fundi i zbulimeve, dhe shumë material ende pret të shfaqet për publikun.

Libri gjithashtu diskuton rivalitetin e Prince me Michael Jackson në fillimet e karrierës së tyre dhe përshkruan momentet kyçe që e çuan drejt suksesit. Një performancë në një koncert të Rolling Stones thuhet se i dha atij mundësinë të depërtonte në skenën ndërkombëtare dhe të konsolidohej si një ikonë globale.

Producenti muzikor Andrew Watt dhe kontabilisti i Prince, Donnie Graves, vlerësojnë se këto eksperienca formuan rrugën e suksesit të artistit, duke i dhënë albumet e tij një fuqi dhe ndikim më të madh. Graves thekson se koncerti në Coliseum e vendosi Prince në një pozicion ku mund të arrinte majat që ndoshta nuk do t’i kishte arritur ndryshe.

Ky libër i ri risjell në vëmendje trashëgiminë e pasur muzikore të Prince dhe nxit kureshtjen për çfarë mund të vijë nga arkivat e tij të fshehura.

The post Prince la pas një “Kasafortë” plot hite të papublikuara appeared first on iconstyle.al.

Me kë do të bashkëpunojë? Erik Lloshi tregon detaje: Është një këngë shumë e bukur…

By: D Marku
17 September 2025 at 11:58

Një ditë më parë ishte i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, këngëtari i njohur, Erik Lloshi. Ai tregoi detaje nga karriera e tij por edhe nga jeta personale,

“Gjatë karrierës ka shumë njerëz që kanë atë kurbën e vet, shkëlqejnë shumë dhe ndoshta edhe nuk shkëlqejnë. Ti mendon se je aty ku duhet të jesh?”, e pyeti moderatori i njohur.

Erik Lloshi u shpreh se ai ka bërë një pauzë goxha të gjatë edhe nga festivalet, pothuajse edhe me videoklipet. Ai shton se një gjë të tillë e ka bërë për të parë veten se ku është, të shikojë risitë që vijnë nga të rinjtë.

“Sepse duam apo nuk duam ne mund të mësojmë edhe nga të rinjtë, sepse kanë ide të reja dhe gjëra të reja që fokusohen. Dhe jemi në atë pjesën e risive që mund të sjellim diçka të re dhe patjetër që jam gati. Në këto momente që po flasim bashkë, së shpejti do të kemi një bashkëpunim me Eranda Libohovën. Është një këngë shumë e bukur, por është edhe një këngë tjetër që e kam vetëm”, tha këngëtari i njohur.

The post Me kë do të bashkëpunojë? Erik Lloshi tregon detaje: Është një këngë shumë e bukur… appeared first on Albeu.com.

60 vjet nga “Yesterday”, kënga e kompozuar në gjumë nga McCartney

13 September 2025 at 07:36

MILANO, 13 shtator /ATSH-ANSA/ – Gjashtëdhjetë vjet më parë, më 13 shtator 1965, “Yesterday” u publikua në Shtetet e Bashkuara, dy muaj pasi ishte publikuar në BM.

Është luajtur të paktën shtatë milionë herë në shekullin XX, me 2 200 variante dhe të paktën dy referendume prestigjioze, ku u votua si kënga më e mirë e të gjitha kohërave.

Megjithatë, për shkak të gjenezës së saj, dhe veçanërisht faktit se është e vetmja këngë e ”Beatles” e interpretuar vetëm nga Paul McCartney dhe se ishte krejtësisht e ndryshme nga pjesa tjetër e repertorit të grupit, u deshën muaj që John, George dhe Ringo të hiqnin veton e tyre për publikimin e saj.

“Yesterday” është gjithashtu kënga më e famshme e kompozuar në gjumë.

McCartney tregon se si u zgjua me melodinë tashmë të përfunduar në kokën e tij, aq sa për muaj të tërë pyeti përreth se kush ishte kompozitori.

Pasi u konfirmua se ishte një vepër origjinale, ndërsa prisnin tekstin, John Lennon dhe Paul e titulluan “Scrambled Eggs”.

Melodia melankolike dhe titulli i gjallë e transformuan kompozimin në një moment gjallërues midis Paul dhe John.

Megjithatë, me kalimin e kohës, Paul e mori punën seriozisht, aq sa kërkoi që një piano të vendosej në sheshxhirimin e “Help!” në mënyrë që të mund ta përfundonte këngën.

Koha e tepërt e kaluar duke kompozuar gjatë xhirimeve shkaktoi një shpërthim të furishëm emocional nga Richard Lester, regjisori i hershëm i ”Beatles”.

George Harrison, i cili ishte i pakrahasueshëm kur bëhej fjalë për zgjuarsinë e tij, tha se për muaj të tërë Paul foli vetëm për atë këngë.

Pas muajsh pune, McCartney më në fund arriti në versionin përfundimtar: u provuan disa aranzhime me instrumente të tjera, por me këmbënguljen e George Martin, kënga u regjistrua vetëm me Paul, duke luajtur kitarë akustike të shoqëruar nga një kuartet me tela.

Episodi më sensacional lidhet me Chris Farlowe, një nga zërat më origjinalë në skenën angleze të blues rock-ut, të cilit iu ofrua mundësia të regjistronte “Yesterday” përpara se të publikohej nga ”Beatles”, por ai e refuzoi sepse mendonte se ishte shumë banale.

Ndoshta kritika më prestigjioze ishte nga Bob Dylan, i cili tha fillimisht se “biblioteka e Kongresit ka mijëra këngë më të mira se ‘Yesterday’ dhe ‘Michelle’.

Më pas, ai regjistroi versionin e tij të “Yesterday” me mikun e tij George Harrison, që nuk u publikua kurrë, por regjistrimi ekziston./  a.jor.

The post 60 vjet nga “Yesterday”, kënga e kompozuar në gjumë nga McCartney appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri

12 September 2025 at 15:11

Oriola Marashi është një nga vajzat më të bukura dhe të famshme shqiptare, e cila prej vitesh korr sukses në industrinë e modës. Nga bashkëpunimet me stilistë të njohur të vendit apo ndërkombëtarë, te pasarelat e markave si Guess, modelja ia ka dalë të spikasë. Por këtë herë, Oriola po sjell një projekt të ri […]

The post Oriola Marashi “lë” modelingun për muzikën: Fillimi i një kapitulli të ri appeared first on BoldNews.al.

“Versioni në jetë?”/ Rikthehet Flori Mumajesi, këngëtari zbulon detajet

By: M C
1 September 2025 at 17:05

Këngëtari dhe kantautori i njohur Flori Mumajesi i cili prej shumë kohësh tashmë është tërhequr nga muzika herë pas here reagon përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Para pak minutash Flori ka publikuar një video të këngës “PA JETË” ndërsa krahas saj shkruan: PA JETË VERSIONI NË JETË.31 Tetor 2022.

Kujtojmë se disa ditë më parë këngëtari nga Kosova, Yll Limani i ka kërkuar publikisht që të kthehet në skenë.

The post “Versioni në jetë?”/ Rikthehet Flori Mumajesi, këngëtari zbulon detajet appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Rikthim në skenë mes sfidave shëndetësore, Egli Tako zbulon nga se po vuan

By: D Marku
28 July 2025 at 11:43

Pas zhurmës që shkaktuan performancat e saj të fundit me këngë patriotike, Egli Tako është rikthyer sërish në skenë, këtë herë në një koncert të mbajtur në Drenicë, ku interpretoi këngën “A vritet pafajësia”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ndau edhe një mesazh personal, duke sqaruar se prej tre muajsh është nën trajtim të vazhdueshëm për një dëmtim serioz në kordat vokale, i cili ka ndikuar ndjeshëm në zërin e saj dhe në performancat e fundit.

The post FOTO/ Rikthim në skenë mes sfidave shëndetësore, Egli Tako zbulon nga se po vuan appeared first on Albeu.com.

MUZIKË – Kujtoni përgjithmonë Ozzy Osbourne me këto 10 këngë

NJU JORK, 23 korrik /ATSH/ – Historia është e mbushur me figura pioniere muzikore, por pas tyre vjen Ozzy Osbourne, vokalisti i madh i ”Black Sabbath”, mitologjia personale e të cilit eklipsohet vetëm nga forca dhe pavdekësia e këngëve të tij.

Fuqia e ”heavy metal”, Osbourne vdiq dje në moshën 76-vjeçare, vetëm disa javë pas performancës së tij të fundit.

Zëri idiosinkratik dhe i ngjirur i ikonës angleze paraqiti breza të tërë metalistësh, si përmes punës së tij ashtu edhe përmes karrierës së tij solo.

Për të përkujtuar jetën dhe trashëgiminë e Osbourne, më poshtë janë 10 këngë, nga ato me melodi të përjetshme deri te ato me ide progresive dhe liberale.

1970: “Iron Man” Black Sabbath

Do të ishte një sfidë të përmendnim një kitarë tjetër më të njohur, sesa ajo që lançon megahitin e vitit 1970 të Black Sabbath, “Iron Man”. Ajo tejkalon zhanrin metal, një këngë e të gjitha kohërave, e dëgjuar në të gjithë botën dhe në dyqanet e kitarave.

1970: “War Pigs” Black Sabbath

Një nga këngët e mëdha të protestës kundër Luftës së Vietnamit, “War Pigs” e Black Sabbath është një moment i rrallë ku hipitë dhe metalistët mund të bien dakord. “Politikanët fshihen / Ata vetëm sa e filluan luftën / Pse duhet të dalin për të luftuar?”, këndon Osbourne.

1971: “Children of the Grave” Black Sabbath

Performancat më të mira të Osbourne i detyrohen të paktën pjesërisht basistit dhe tekstshkruesit të Black Sabbath, Terry “Geezer” Butler, dhe ndoshta nuk ka shembull më të mirë se “Children of the Grave,” kënga nga albumi i vitit 1971 i grupit, “Master of Reality”. “A duhet të jetojë bota në hijen e frikës atomike?”

1973: “Sabbath Bloody Sabbath,” Black Sabbath

Black Sabbath ishin në një rutinë krijuese në periudhën kohore që çoi në “Sabbath Bloody Sabbath,” kënga hapëse nga albumi i tyre i vitit 1973 me të njëjtin emër. Është pothuajse e vështirë të besohet tani, pasi refreni i saj përmban disa vokale vërtet ngjitëse.

1980: “Crazy Train” Ozzy Osbourne

A do ta dinte bota se si tingëllon një vibraslap, pa hyrjen menjëherë të dallueshme të këngës së parë solo të Osbourne, “Crazy Train?” Ajo ka një melodi që të bën të varur, e plotë me kitarat që të çmendin dhe frikën e epokës së Luftës së Ftohtë.

1980: “Z. Crowley” Ozzy Osbourne

Një tjetër këngë klasike nga albumi i parë solo i Osbourne, “Blizzard Of Ozz” — i publikuar një vit pasi Osbourne u pushua nga Black Sabbath për teprimet e tij legjendare, — himni i rokut në arenën “Z. Crowley” i bën homazh okultistit të famshëm anglez Aleister Crowley.

1981: “Diary of a Madman” Ozzy Osbourne

Kjo këngë zgjat më shumë se gjashtë minuta, përmban instrumente të fuqishme me tela dhe një kor aq teatral sa tingëllon sikur po shkruajnë muzikë për një film mesjetar lufte.

1991: “Mama, I’m Coming Home” Ozzy Osbourne

Kjo është një baladë e fuqishme me tekste të shkruara nga vokalisti i ndjerë i ”Motörhead”, Lemmy.

1992: “I” Black Sabbath

Kur të vjen ndërmend Black Sabbath, shumica e fansave kalojnë te një seri albumesh të pamohueshme në vitet ’70 dhe fillim të viteve ’80. “I” është albumi i parë i Sabbath që paraqet këngëtarin Ronnie James Dio dhe bateristin Vinny Appice.

2019: “Take What You Want” Post Malone me Ozzy Osbourne dhe Travis Scott

Në fund të jetës, Ozzy Osbourne ishte bujar me kohën dhe talentin e tij duke bashkëpunuar shpesh me interpretues më të rinj që e adhuronin legjendën e metalit. Një shembull i tillë është “Take What You Want” i Post Malone, ku paraqitet edhe reperi Travis Scott./ a.jor.

The post MUZIKË – Kujtoni përgjithmonë Ozzy Osbourne me këto 10 këngë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

J.Lo këngë për Affleck: Shiko si dal nga rrënojat e tua

By: user 10
9 July 2025 at 19:49

Jennifer Lopez performoi këngën e saj të re “Wreckage of You” të martën gjatë turneut në Spanjë, duke dhënë një mesazh të fuqishëm për forcën pas ndarjes nga Ben Affleck.

“Dashuria që dua, dashuria që më duhet, nis nga unë. Tani që e gjeta rrugën, do të qëndroj aty,” këndoi Lopez para publikut, duke vazhduar me vargjet prekëse:
“Faleminderit për plagët që më le në zemër, më mësove se yjet ndriçojnë më shumë në errësirë.”

Në refren, ajo thekson: Jam më e fortë, më e mençur, e paprekshme. Tani shiko si dal nga rrënojat e tua.”

Edhe pse nuk përmend drejtpërdrejt ish-bashkëshortin, kënga vjen vetëm gjashtë muaj pas finalizimit të divorcit nga aktori Ben Affleck. Çifti u martua në korrik të vitit 2022 dhe Lopez bëri kërkesën për divorc dy vjet më vonë.

Kënga “Wreckage of You” u dëgjua për herë të parë javën e kaluar në një event privat në Los Angeles, ku artistja prezantoi edhe pesë këngë të tjera të reja.

Sipas një pjesëmarrësi në event, Lopez e përshkroi këngën si një mënyrë për të treguar se ajo nuk u shkatërrua nga një lidhje e dështuar, por doli prej saj më e fortë dhe më e vendosur.

Pavarësisht ndarjes, burime të afërta kanë treguar për Page Six se Jennifer nuk ka hequr dorë nga dashuria dhe ndihet gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj.

 

The post J.Lo këngë për Affleck: Shiko si dal nga rrënojat e tua appeared first on Lapsi.al.

Drake shpërthen pas koncertit të Kendrick: Vdekje për tradhtarët

By: user 10
6 July 2025 at 13:37

Drake ka publikuar një këngë të re  “What Did I Miss?”, ku reflekton për humbjet personale pas përplasjes së ashpër me Kendrick Lamar.

Në datën 4 korrik, në transmetimin e tij special “Iceman: Episode 1”, Drake zbuloi projektin më të ri muzikor, duke shoqëruar publikimin me një vizual të ngarkuar emocionalisht dhe simbolikisht, ku shihet i rrethuar me armë dhe akull, si për të theksuar gjendjen e tij shpirtërore pas një viti të trazuar.

Në vargjet e para të këngës, Drake nuk i kursen fjalët:

“S’më intereson nëse më doni, s’më intereson nëse më pëlqeni. Më pyesin ‘Si u ndjeve?’ S’mund të them që s’u befasova. Herën e fundit që hodha sytë djathtas, ju ishit aty në krahun tim. Si ka mundësi që disa nga njerëzit që dua rrinë me ata që më kanë sfiduar?”

Ai duket se i referohet drejtpërdrejt koncertit “The Pop Out” të mbajtur nga Kendrick Lamar në qershor 2024 në Los Angeles — një moment kyç në konfliktin mes dy artistëve, ku Lamar performoi pesë herë rresht dissin e tij “Not Like Us”.

Drake shpreh zhgënjimin ndaj ish-miqve të tij që, sipas tij, po qëndrojnë pranë kundërshtarëve të tij:

“Jam prapë në qytetin tënd sonte, me kokën lart. E pashë shokun që shkoi në Pop Out me ata, por ka qenë me ne që nga ‘Headlines’.

 Duket sikur askush nuk është aty derisa të fillosh të japësh orë të florinjta. Dhe askujt s’i intereson derisa të qëndrojnë përballë varrit tënd. Ju keni qenë në këtë mënyrë për shumë kohë.”

Kujtojmë se përplasja mes Drake dhe Kendrick Lamar zgjati disa muaj dhe u publikuan disa këngë nga të dy palët. Lamar arriti sukses të madh me këngën “Not Like Us”, e cila i solli pesë çmime Grammy.

Ish-miq dhe bashkëpunëtorë të Drake, si Future, Metro Boomin dhe Rick Ross, u pozicionuan në krahun e Lamar gjatë kësaj periudhe. Disa prej tyre u shfaqën edhe në koncertin Pop Out në qershor.

Pas kësaj, Drake ndërmori veprime ligjore ndaj Universal Music Group, duke i akuzuar për shpifje dhe përpjekje për të dëmtuar reputacionin e tij. UMG i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar hedhjen poshtë të padisë.

 

 

The post Drake shpërthen pas koncertit të Kendrick: Vdekje për tradhtarët appeared first on Lapsi.al.

Gjiko thotë se i ka gati 35 këngë: Asgjë për ngut s’e kam

By: D Marku
2 July 2025 at 19:30

Reperi i njohur nga Peja, Gjiko, po shijon këto ditë të verës larg skenës, duke kaluar momente të bukura me bashkëshorten Elita Rudi dhe dy fëmijët e tyre.

Ndërsa fansat e tij janë në pritje të projektit të radhës muzikor, Gjiko – emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli – ka publikuar një fotografi nga plazhi përmes InstaStory, duke treguar se muzika nuk mungon, por koha për publikim do të vijë kur ai ta ndiejë.

“35 këngë hazer, send përngut s’e kam”, ka shkruar reperi, duke nënkuptuar se ka materiale të përgatitura, por nuk do të nxitojë për t’i publikuar.

Gjiko, i njohur për hitet e tij të suksesshme dhe tekstet me stil të veçantë, nuk ka qenë shumë aktiv muajve të fundit në muzikë, duke ia kushtuar më shumë kohë jetës familjare dhe projekteve të tjera personale

Megjithatë, deklarata e tij ka ngjallur reagime pozitive në rrjete sociale, me shumë ndjekës që mezi po presin rikthimin e tij në skenë – veçanërisht me 35 këngë në pritje.

The post Gjiko thotë se i ka gati 35 këngë: Asgjë për ngut s’e kam appeared first on Albeu.com.

Egli shfaqet në stil të mrekullueshëm ‘cowgirl’ dhe paralajmëron këngën e re

By: D Marku
1 July 2025 at 12:58

Egli Tako ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me një paraqitje të veçantë, ku prezanton projektin e saj më të ri muzikor.

Këngëtarja ka publikuar një set fotografik me frymë “cowgirl”, ku shfaqet me një veshje karakteristike të stilit western: çizme të gjata, xhinse të shkurta, kapelë kauboji dhe aksesorë të spikatur që theksojnë një imazh të guximshëm dhe plot vetëbesim.

Përmes një postimi në Instagram, Egli ka zbuluar se kënga më e re është një bashkëpunim me artistin Sergio.

Projekti do të publikohet më 1 korrik, në orën 18:00, dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Reagimet nuk kanë munguar: komentet entuziaste dhe mijëra pëlqime brenda pak orësh tregojnë se pritshmëritë për këtë këngë janë të larta.

The post Egli shfaqet në stil të mrekullueshëm ‘cowgirl’ dhe paralajmëron këngën e re appeared first on Albeu.com.

‘Grurë dhe këngë’ nga e mrekullueshmja Eranda Libohova (VIDEO)

By: Kult Plus
29 June 2025 at 20:32

Eranda Libohova është këngëtare shqiptare e cila ka lindur në Tiranë. Ajo ka një karrierë të bujshme muzikore, me mbi 10 albume me këngë shqipe. Ne spektaklin “Kënget e Shekullit” është përzgjedhur një ndër dhjetë këngëtaret më të mira.

KultPlus ju sjellë tekstin dhe këngën ‘Grurë dhe Këngë’ të interpretuar nga Eranda Libohova:

Oj erdhi bilbili,
oj erdhi ne lëme.
Tak ma beri zemra,
kur i ndjeva zene.
Dhe shoqet me pane,
o me bisht te syrit,
c’u perzie me grurin
kenga e bilbilit.

Oj erdhi bilbili,
oj erdhi ne lëme.
Shoqet mbillnin grure
une mblidhja kenge,
dhe nuk di c’me gjeti
dhe nuk di c’me zuri.
O sa shpejt u bera
kuq o si purpuri.

Lemi plot me grure
grure edhe kenge,
o bilbil i dashur
o pse erdhe ne leme.

Tani vajzat syte
tek une shpesh i kthejne,
oh sikur ta dine
ku e ke folene.

Ne zemer folene
e ke thurur vete,
o bilbil i dashur
o pse s’me le te qete.

O c’dasem do bejme,
o po c’dasem ne leme,
shoqet mbillnin grure
une mblidhja kenge./KultPlus.com

Kanye West, këngë dedikuar Diddy

By: user 10
29 June 2025 at 16:41

Teksa gjyqi penal ndaj Sean “Diddy” Combs po afrohet drejt përfundimit, djali i tij, Christian “King” Combs, publikoi të premten albumin e ri Never Stop, në bashkëpunim me Kanye West.

Projekti përfshin këngën “Diddy Free”, një deklaratë e drejtpërdrejtë në mbështetje të babait të tij.

Kënga hapet me vargun: “S’ka gjumë derisa ta shohim Diddy-n të lirë.” Më tej, King Combs vazhdon: “Kur situata bëhet e dyshimtë, ata luajnë viktimën. Fytyrë e pastër, por ata po përpiqen të njollosin imazhin.”

EP-ja hapet me këngën “Lonely Roads”, ku si artiste e ftuar figuron edhe North West, vajza e Kanye West.

Publikimi i projektit erdhi pak para se ekipi ligjor i Diddy-t të jepte argumentet përmbyllëse në sallën e gjyqit të premten në mëngjes. Avokati kryesor i tij, Marc Agnifilo, e quajti gjyqin një “proces të rremë”.

Kanye West, i cili ka qenë vazhdimisht në qendër të polemikave gjatë vitit 2025 për deklarata fyese në rrjetet sociale, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Diddy-n dhe u pa në sallën e gjyqit në Nju Jork në fillim të këtij muaji.

Sean Combs përballet me akuza të rënda për trafikim seksual dhe pjesëmarrje në një rrjet kriminal – akuza për të cilat mund të përfundojë me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor. Ai ka deklaruar pafajësinë për të gjitha akuzat.

Pas më shumë se një muaji dëshmish dhe provash, Combs zgjodhi të mos dëshmonte në gjyq këtë javë. Të enjten, prokurorët federalë mbajtën argumentet e tyre përmbyllëse që zgjatën katër orë e gjysmë, duke i bërë thirrje jurisë që ta shpallë fajtor Diddy-n dhe duke e quajtur atë “udhëheqës i një organizate kriminale”.

“E gjithë kjo  jep një pamje të qartë të mënyrës se si i akuzuari ka kryer krimet,” tha prokurorja Christy Slavik. “Deri më sot, ai ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë për shkak të parasë, pushtetit dhe ndikimit të tij. Por kjo mbaron këtu. Ka ardhur koha për drejtësi.”

 

The post Kanye West, këngë dedikuar Diddy appeared first on Lapsi.al.

Mbahet koncerti me këngë pogradecare “Serenata mbi liqen”

21 June 2025 at 17:58

Pogradeci është prej atyre qyteteve që brenda tij ruan thesare të shumta të trashëgimisë kultuore. Krahas lirikave Lasgushjane, qyteti ka ditur të ruajë dhe përçojë me fanatizëm dhjetra këngë qytetare pogradecare të cilat në kohë dhe vite të ndryshme kanë qenë pjesë e pandarë e gëzimeve dhe organizimeve festive.

Për të vendosur në pah vlerat e këtij repertori u zhvillua një koncert me këngë pogradecare. Jovan Shuke themelues i grupit “Nostalgjia”,  i cili të gjithë hisotrikun e tij 25 vjeçar e ka me këngë qytetare ka mbi 40 vite që e këndon serenatën pogradecare. Ai sot ndihet i emocionuar që të rinjtë po e trashëgojnë këtë muzikë.

Për organizatorët ky format ka për qëllim jo vetëm argëtimin por edhe ruajtjen e promovimin e këngës qytetare pogradecare, e cila për hir të së vërtetës ka mungesa të theksuara për regjistrimin dhe arkivimin e saj.

Eni Guçi është një vajzë e re korçare e cila guxon të këndojë edhe këngën pogradecare, për shkak të lidhjes mes dy qyteteve ajo e ka të vështirë ti ndajë, ndërsa pohon se ndihet e vlerësuar që këndon mes më të vjetërve.

Mbrëmja ‘Serenatë mbi liqen’ mblodhi me qindra qytetarë dhe turistë në Odeon të cilët shijuan muzikën që ta ndjen edhe shpirti, serenatën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbahet koncerti me këngë pogradecare “Serenata mbi liqen” appeared first on Euronews Albania.

Dhurata Dora dhe Any Gonzalez sjellin këngën e re “Qaje”

By: D Marku
11 June 2025 at 17:22

“Qaje” është kënga më e re e këngëtares shqiptare Dhurata Dora në bashkëpunim me artisten spanjolle Any Gonzalez.

Ky projekt muzikor është i disponueshëm në platformat kryesore si Spotify, Apple Music dhe YouTube dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut për kombinimin e ritmeve latine dhe shqiptare.

“Qaje” përfshin elemente të muzikës latine dhe shqiptare, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe ritmike që i përshtatet stinës së verës.

Kënga është punuar nga BigBang Studio dhe është pjesë e RedBox Entertainment, me të drejtat e autorit të mbrojtura nga Sony Entertainment.

Videoklipi i “Qaje” është realizuar me kujdes të veçantë, duke reflektuar temën dhe emocionet e këngës përmes skenave vizuale dinamike dhe ngjyrave të ngrohta.

Any ndërkaq është një këngëtare dhe influencuese me origjinë spanjolle, e njohur për stilin e saj ‘flamenco’ dhe ndikimin në rrjetet sociale.

Ajo ka një prezencë të fuqishme në platformat digjitale dhe është aktive në promovimin e stilit të jetesës dhe bukurisë.

The post Dhurata Dora dhe Any Gonzalez sjellin këngën e re “Qaje” appeared first on Albeu.com.

❌
❌