Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Berisha: Nuk pranojmë seancë me dyer të mbyllura për Ballukun

19 December 2025 at 14:02

TIRANË, 19 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot, se opozita nuk do të pranojë zhvillimin e seancave plenare më dyer të mbyllura në lidhje me shqyrtimin e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë një konference për mediet, Berisha theksoi se nuk mund të fshihet e vërteta për aferat korruptive dhe vjedhjet e qeverisë në emër të sekretit hetimor.

Ai deklaroi se qytetarët janë viktimat reale të këtyre aferave dhe kanë të drejtë të informohen.

“Që ta ketë të qartë çdo shqiptar. Gjer sot ajo dosje ka vetëm një sekret, dhe ai sekret nuk mund të bëhet publik.  ë interesin e procesit, asnjë sekret tjetër, asnjë dokument tjetër, asnjë material tjetër. Ka një element dhe parlamentarët e opozitës në interesin më të mirë të procesit, do ta mbajnë, nuk do ta bëjnë publik”, u shpreh kreu i PD-së.

“Vetë prokurorët për shkak të atij sekreti kanë kërkuar që provat të mos i dorëzohen Ballukut dhe jo të mos i jepen deputetëve. Ne nuk pranojmë seancë të mbyllur për vjedhjet. Seanca do të jetë e hapur. Nuk jemi ne si deputet që na kanë vjedhur, janë qytetarët shqiptarë që janë vjedhur prej tyre”, tha Berisha.

Berisha u shpreh gjithashtu se opozita mbështet çdo prokuror dhe gjyqtar që zbaton ligjin dhe vepron me guxim, por akuzoi drejtësinë për standarde të dyfishta, presione politike dhe bllokim të hetimeve të rëndësishme.

Berisha shtoi më tej se opozita ka nisur mobilizimin për protesta kombëtare paqësore kundër qeverisë. Sipas Berishës, qëllimi është largimi i Kryeministrit nga pushteti dhe rikthimi i shtetit ligjor, kushtetutshmërisë dhe demokracisë në Shqipëri.

“Forcat politike të opozitës, të mbledhura sot, vendosën të mobilizojnë të gjithë potencialet e tyre në një betejë vendimtare, në revolta vendimtare. PD dhe opozita kërkojnë shtetin ligjor, kushtetutshmërinë e vendit në Shqipëri. Ndaj dhe iu është drejtuar qytetarëve me bindjen më të madhe se është radha e tyre për të përcaktuar me revoltën e tyre fatin e vet, të familjeve dhe të mbarë vendit”, tha Berisha.

/m.q/j.p/

The post Berisha: Nuk pranojmë seancë me dyer të mbyllura për Ballukun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot seancë plenare/ Nga betimi i Avokatit të Popullit te mocioni me debat për krimin e organizuar, çfarë parashikon Rendi i Ditës

By: V K
18 December 2025 at 07:56

Këtë të enjte në orën 10:00, Kuvendi mban seancë plenare, ku në rend dite parashikohen një sërë projektligjesh dhe mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën ndaj krimit të organizuar.

Gjithashtu, pritet që në seancën e sotme, para deputetëve të betohet edhe Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani.

RENDI I DITËS:

PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE NË DATËN 18.12.2025,
ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në programin e punës dhe në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 1 – 19 dhjetor 2025,

URDHËROJ:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18.12.2025, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.12.2025.

2. Njoftime.

3. Projektligji “Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024”.

4. Projektligji “Për kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë”.

5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.16/2018 “Për diasporën”, të ndryshuar.

7. Projektligji “Për vullnetarizmin”.

8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020 “Për ndryshimet klimatike”

9. Projektligji “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, të ndryshuar.

11. Mocion me debat për masat e marra nga qeveria për luftën me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar.

12. Projektvendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave”.

13. Projektvendimi “Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimin nr. 28, datë 18.06.2020, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar.

14. Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit”.

15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

 

The post Sot seancë plenare/ Nga betimi i Avokatit të Popullit te mocioni me debat për krimin e organizuar, çfarë parashikon Rendi i Ditës appeared first on Albeu.com.

Kuvendi sot në seancë plenare, nga Avokati i Popullit te buxheti 2026, ja 21 çështjet që do të shqyrtohen

By: V K
11 December 2025 at 08:20

Këtë të enjte, Kuvendi zhvillon seancën plenare të radhës ku parashikohen dy interpelanca, projektligjet për buxhetin 2026 dhe paketën fiskale, si edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Fillimisht pritet të zhvillohet interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa lidhur me projektin për restaurimin dhe rikualifikimin urban të zonës TID në Durrës.

Më pas rendi i ditës parashikon një tjetër interpelancë, këtë radhë të kërkuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj me Kryeministrin Edi Rama, në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa vendime të formës së prerë dhe pa respektuar procedurat ligjore.

Më pas, Kuvendi pritet të shqyrtojë disa projektligje të rëndësishme të lidhura me paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2026.

RENDI I DITËS

Në mbështetje të urdhrit nr. 39, datë 9.12.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 2.12.2025 dhe 4.12.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores së Kuvendit)

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. (Në mbështetje të
neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të
Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)

8. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të
Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe
155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

10.Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

11.Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

12.Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55, 75-77, 84 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

13.Projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 dhe 158, të Kushtetutës, të nenit 30, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 55, 75-77 dhe 84 të
Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

14.Projektligji “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

15.Projektligji “Për gjuetinë”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës,
dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

16. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2020, “Për ndryshimet klimatike””. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

17. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 80/2021, “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, të ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

18. Projektvendimi “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”. (Në mbështetje të nenit 61, të Kushtetutës, të neneve 3, 4, 5 dhe 9, të ligjit nr. 8454, datë 4.2.1999, “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar, si dhe të nenit 111, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e cilësuar prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për miratim)

19. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 104/2025 “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të
Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”. (Në mbështetje të neni 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

20. Mocion me debat për gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e raportit final të OSBE-ODIHR-it, për zgjedhjet parlamentare të 11 maj 2025. (Në mbështetje të nenit
99 të Rregullores së Kuvendit)

Zhvillimi i debatit (Në bazë të nenit 48, pika 3, koha prej 150 minuta e debatit do të jetë e shpërndarë në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve parlamentare.)
Minutazhi është si vijon:
 Grupi parlamentar i Partisë Socialiste: 89 minuta
 Grupi parlamentar i Partisë Demokratike: 38 minuta
 Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim”: 8 minuta
 Grupi parlamentar “Partia e Lirisë”: 8 minuta
 Deputetët jashtë grupeve parlamentare: 8 minuta

21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

The post Kuvendi sot në seancë plenare, nga Avokati i Popullit te buxheti 2026, ja 21 çështjet që do të shqyrtohen appeared first on Albeu.com.

Kuvendi diskuton sot raportin vjetor të KQZ dhe 13 projektligje

4 December 2025 at 08:15

TIRANË, 4 dhjetor /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancë plenare, ku pritet të shqyrtohen një sërë projektligjesh dhe projektvendimesh.

Në nisje të seancës, deputetët do të shqyrtojnë Raportin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024, i cili paraqet performancën e institucionit dhe rekomandimet për përmirësimin e proceseve.

Më pas, Kuvendi do të kalojë në shqyrtimin e projektligjeve mes të cilave janë edhe 3 projektligje që lidhen me financimin e projekteve hekurudhore në vend.

Kuvendi do të diskutojë edhe disa projektligje që lidhen me sektorin energjetik.

Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin që fuqizon rolin mbikëqyrës të Kuvendit në procesin e integrimit, si dhe projektligjin që përmirëson funksionimin dhe kompetencat e institucionit të Avokatit të Popullit.

Në rend të ditës sot janë edhe tre projektvendime, mes të cilave edhe zgjedhja e  Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, për të cilin Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ka kualifikuar Lefterije Lleshin si kandidaten e vetme që plotëson kushtet ligjore.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Kuvendi diskuton sot raportin vjetor të KQZ dhe 13 projektligje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot seancë plenare në Kuvend, çështjet që parashikohen në Rendin e Ditës

By: V K
4 December 2025 at 08:17

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, ku 20 çështje janë parashikuar në Rendin e Ditës.

Seanca plenare do të fillojë në orën 10:00, ndërsaa Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 2.12.2025.

Njoftime.

Raporti i veprimtarisë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2024.

Projektligji “Për denoncimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të

Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondacionit Hanns-Seidel të Republikës Federale të Gjermanisë, ratifikuar me ligjin nr. 9781, datë 19.7.2007”. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër, me vështirësi në shikim ose me aftësi të kufizuara në leximin e teksteve të shtypura, bërë në Marrakesh, më 27.6.2013”. Projektligji “Për pranimin e ndryshimeve të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, për krimin e agresionit, ratifikuar me ligjin nr. 8984, datë 23.12.2002”. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për kontrollin shtetëror portual në Rajonin e Mesdheut, bërë në Maltë, më 11 korrik 1997”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe

Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”. Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Korridori hekurudhor VIII, faza I – seksioni Durrës – Rrogozhinë’””.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., (KESH, sh.a.) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin fotovoltaik (FV) solar nga 2 KESH-i”.

Projektligji “Për përgjegjësitë e zgjeruara të subjekteve prodhuese të produkteve që gjenerojnë mbetje”.

Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10304, datë 15.7.2010 “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. 14. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15, datë 5.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” i ndryshuar”

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8454, datë 04.02.1999 “Për Avokatin e Popullit”, të ndryshuar”.

Projektvendimi “Për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit”.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”.

Projektvendimi “Për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

 

The post Sot seancë plenare në Kuvend, çështjet që parashikohen në Rendin e Ditës appeared first on Albeu.com.

Pas Javës së Gjelbërt, Kuvendi mblidhet në seancë plenare

By: M C
2 December 2025 at 16:47

Kuvendi është mbledhur ditën e sotme në senacë plenare, pas Javës së Gjelbërt. E para që mori fjalën nga deputetët ishte demokratja Ina Zhupa, ku foli lidhur me rastin ku ish zv/presidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ishte një nga tre personat e arrestuar nga policia belge, në një hetim të gjerë për mashtrim mbi financimin e një akademie në Bruges për diplomatë të rinj.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19 Nëntor 2025
2. Njoftime.
3. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit

The post Pas Javës së Gjelbërt, Kuvendi mblidhet në seancë plenare appeared first on Albeu.com.

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, shqyrtohet projektbuxheti 2026 dhe paqja fiskale

19 November 2025 at 07:40

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancë plenare, ku do të shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme që lidhen me sistemin tatimor, fiskal dhe buxhetor të vendit.

Seanca pritet të përfshijë diskutime mbi procedurat tatimore, tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin mbi të ardhurat, taksat vendore, faturimin dhe monitorimin e qarkullimit, si dhe masat për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme dhe menaxhimin e detyrimeve tatimore.

Në seancë pritet të diskutohet projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”.

Projektbuxheti 2026 parashikon shpenzime totale prej 886,7 miliardë lekësh, ose 31,9% të PBB-së, me një rritje prej rreth 55 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2025.

Ndërkohë, të ardhurat buxhetore për vitin e ardhshëm janë planifikuar në 823,1 miliardë lekë, ose 29,6% të PBB-së, me një rritje prej 52,9 miliardë lekësh krahasuar me planin e rishikuar të këtij viti

Shtylla kryesore e tij është Reforma e Pensioneve, që nis në janar 2026 dhe do të shtrihet deri në vitin 2030, me një efekt financiar prej 10,4 miliardë lekësh për vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, paga minimale do të rritet me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, me synimin 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.

Gjithashtu do të zbatohet edhe indeksimi periodik i pagave në administratën publike dhe rritje të diferencuara për kategori të caktuara punonjësish.

Një tjetër element i rëndësishëm është rritja e pagës minimale, e cila do të kalojë nga 40 mijë në 50 mijë lekë në muaj nga 1 janari 2026, duke përfshirë rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat. Sipas planit afatmesëm, paga minimale do të arrijë 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe 70 mijë lekë deri në fund të mandatit.

Në buxhet janë parashikuar edhe rritje të diferencuara pagash dhe indeksim periodik për mbi 144 mijë punonjës të administratës qendrore dhe vendore, me një kosto të përgjithshme prej 10 miliardë lekësh.

Rritja ekonomike për vitin 2026 parashikohet të jetë 4%, papunësia do të ruhet në nivelin 8,5%, ndërsa inflacioni pritet të mbetet i qëndrueshëm në 2,2%. Deficiti buxhetor do të ulet në 2,3% të PBB-së dhe borxhi publik në 53,6%.

Gjithashtu rendi i ditës në seancën plenare përfshin gjithashtu miratimin e projektligjit “Për marrëveshjen e paqes fiskale”.

Sipas projektligjit, nëse një biznes ka deklaruar informacion gabim për vitet e kaluara, mund ta korrigjojë atë dhe të paguajë një tatim 5% për ndryshimet, pa pasur dënime të tjera të shtrënguara.

Ky projektligj ka për qëllim të ofrojë mundësinë e një marrëveshjeje me administratën tatimore për një periudhë afatmesme prej tre vitesh.

Ky instrument do të jetë i vlefshëm për tatimpaguesit me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë, të cilët përmbushin disa kushte të veçanta, siç janë mungesa e detyrimeve të papaguara dhe një histori e pastër tatimore.

Nëpërmjet këtij projektligji, tatimpaguesit mund të lidhin një marrëveshje të veçantë me administratën tatimore, ku do të përcaktohet paraprakisht baza e tatueshme dhe detyrimi tatimor për një vit, me mundësi rinovimi deri në dy vite të tjera.

Në rend të ditës parashikohen edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar.”

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’.”

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’.”

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar.”

Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar.

Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.

Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Kuvendi mblidhet në seancë plenare, shqyrtohet projektbuxheti 2026 dhe paqja fiskale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot seancë plenare në Kuvend/ Nga zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator të KQZ, te projektligji për barazinë gjinore dhe raportimi i disa institucioneve

By: V K
6 November 2025 at 08:24

Mbahet seancë plenare në Kuvend, ku në rendin e ditës parashikohet zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendor të Zgjedhjeve.

Sot pritet gjithashtu të raportojnë disa institucione, si KLSH, Komisioni i Prokurimeve Publike dhe ai i administratës Publike, ndërsa pritet diskutimi i projektligjit për barazinë gjinore.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 31, datë 4.11.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi,
rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datës 27.10.2025 dhe 30.10.2025. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Projektvendimi “Për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Koha e votimit të projektvendimit

4. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të

Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)
Koha e votimit të projektvendimit

5. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të

Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Koha e votimit të projektvendimit

6. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Koha e votimit të projektvendimit

7. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. (Në mbështetje të neneve 13, 15 dhe 17 të ligjit nr. 10 019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bazuar në kandidaturat e përzgjedhura nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shumicë e cilësuar votash për miratim)

Koha e votimit të projektvendimit

8. Raporti i veprimtarisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2024. (Në mbështetje të nenit 164, pika 2 të Kushtetutës, nenit 31 të ligjit nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu (jo më
shumë se 20 minuta)

Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Pyetje (depozitohen me shkrim tek Shërbimi i Seancës Plenare para fillimit të seancës)
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

9. Raporti i veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2024. (Në mbështetje të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar, si dhe nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pireni (jo më shumë se 20 minuta)

Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Pyetje (depozitohen me shkrim tek Shërbimi i Seancës Plenare para fillimit të seancës)
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

10. Raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2024. (Në mbështetje të nenit 32 të ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, nenit 103 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga Nënkryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, z. Fiorent Zguro (jo më shumë se 20 minuta)

Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Pyetje (depozitohen me shkrim tek Shërbimi i Seancës Plenare para fillimit të seancës)
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

11. Raporti i veprimtarisë së Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit për vitin 2024. (Në mbështetje të nenit 103 të Rregullores së Kuvendit dhe nenit 10, pika 2, të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)

Paraqitja e raportit nga Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit, znj. Gentiana Sula (jo më shumë se 20 minuta)

Lexohet projektrezoluta nga Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike dhe nga Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale

Pyetje (depozitohen me shkrim tek Shërbimi i Seancës Plenare para fillimit të seancës)

Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi parlamentar ose të paktën 10 deputetë)

Koha e votimit të projektrezolutës

12. Akt normativ nr. 7, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e

Qëndrueshëm

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

13. Akt normativ nr. 8, datë 1.10.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit””. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e

Qëndrueshëm

Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

14. Akt normativ nr. 9, datë 1.10.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme””, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e

Qëndrueshëm

Dhënie mendimi Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural

Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

15. Akt normativ nr. 10 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar. (Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

16. Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024”. (Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, nenit 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

17. Projektligji “Për barazinë gjinore”. (Në mbështetje të nenit 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale

Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat

Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme

Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik

Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

18. Projekligji “Për një shtesë në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, i ndryshuar. (Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës dhe neneve 55, 68 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike

Dhënie mendimi Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)

Koha e votimit

19. Projektvendimi “Për miratimin e raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, për mosngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës, z. Bajram Begaj”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, nenit 112, pika 3, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Diskutime (Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit të projektvendimit

20. Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 64/2025 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektvendimit)
Koha e votimit të projektvendimit

21. Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe neneve 21/1 dhe 55 të Rregullores së

Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektvendimit)
Koha e votimit të projektvendimit

22. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)

The post Sot seancë plenare në Kuvend/ Nga zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator të KQZ, te projektligji për barazinë gjinore dhe raportimi i disa institucioneve appeared first on Albeu.com.

Institucionet e drejtësisë raportojnë sot në Kuvend

27 October 2025 at 06:50

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare.

Në rend të ditës janë dy projektvendime, ai për “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore” dhe ai për “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për Reformën Administrativo–Territoriale në Republikën e Shqipërisë”.

Gjithashtu në rend të ditës janë edhe raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë.

Kështu, Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela do të prezantojë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024.

Më pas kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani do të prezantojë raportin mbi veprimtarinë e SPAK për vitin 2024.

Po ashtu, do të prezantohet edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për vitin 2024 nga ILD, Artur Metani.

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi do të prezantojë më pas raportin mbi gjendjen e Sistemit Gjyqësor dhe veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2024.

Gjithashtu, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani do të prezantojë raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2024.

Koha për debat pas çdo raportimi do të jetë 150 minuta, e shpërndarë në mënyrë përpjesëtimore ndërmjet grupeve parlamentare. Për raportimet e këtyre institucioneve pritet të miratohen edhe rezolutat përkatëse nga Kuvendi.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të shmangë provokimet ndaj opozitës dhe të zbatojë Rregulloren.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Institucionet e drejtësisë raportojnë sot në Kuvend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot seancë plenare në Kuvend, shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve për 2024, pritet edhe miratimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”

By: V K
16 October 2025 at 09:05

Këtë të enjte, deputetët mblidhen në seancë plenare, ku në rendin e ditësh parashikohet të shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve për vitin 2024.

Kuvendi do të shqyrtojë raportin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024, Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish – Sigurimit të Shtetit, si dhe Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në rend të ditës gjithashtu është edhe shqyrtimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.

Kuvendi gjithashtu, pritet të miratojë edhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Shqyrtimin dhe Përzgjedhjen e Kandidaturave të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

The post Sot seancë plenare në Kuvend, shqyrtohet veprimtaria e disa institucioneve për 2024, pritet edhe miratimi i projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” appeared first on Albeu.com.

Miratohet kalendari 3-javor i Kuvendit, opozita bojkoton votimin

29 September 2025 at 15:10

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Kuvendi u mblodh sot në seancën e radhës plenare. Seanca nisi në orën 13:00 dhe zgjati rreth dy orë. Në fund, kuvendi miratoi kalendarin trejavor, teksa opozita bojkoit votimin. Ky votim, i hap rrugë punës së komisioneve parlamentare.

Gjatë kësaj seancë u miratua edhe procesverbali i seancës plenare të datës 24 shtator, ku u miratua përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare.

Më herët u mblodh dhe Konferenca e Kryetarëve, ku Partia Demokratike paraqiti dy kërkesa: Mocion me Debat mbi programin e qeverisë për katër vitet e ardhshme dhe gjithashtu përsëritjen e seancës plenare ku u prezantua programi i qeverisë. Konferenca e Kryetarëve nuk arriti dakortësinë për programin, çka do të thotë se programi i kalon seancës për miratim.

Në nisje të punimeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe deputeti Flamur Noka kërkuan të rishihet programi i Kuvendit.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha se Komisioni për Monitorimin e Institucioneve të Pavarura është antikushtetues dhe në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Tabaku shtoi se opozita ka kërkuar mocion për kryetarin e Parlamentit, debat për programin e qeverisë dhe interpelancë për integrimin në BE.

“Ne duhet të fokusohemi te kërkesat e diskutuara në Konferencën e Kryetarëve dhe përgjegjësja e komisioneve duhet të respektojë Rregulloren,” tha ajo.

“Grupi parlamentar i PD ka kërkuar një mocion për kryetarin e Parlamentin dhe një mocion me debat për programin e qeverisë dhe një interpelancë për programin e qeverisë për integrimin në BE.

Mendoj që duhet të fokusohemi te kërkesat që u diskutuan në Konferencën e Kryetarëve. Ne e patëm një debat në Konferencën e Kryetarëve për përgjegjësinë e komisioneve parlamentare. Komisioni për monitorimin e institucioneve të pavarura është antikushtetues dhe në shkelje të Rregullores së Kuvendit. Ka vetëm një komision përgjegjës, ashtu si e thotë Rregullorja në nenet 37 dhe 38, Komisioni Përgjegjës mban përgjegjësi për raportimin e institucioneve. Nuk ka komisione parlamentare të rëndësisë së parë dhe të dytë, të gjithë kanë të një rëndësi”, tha Tabaku.

Deputeti Flamur Noka tha se seancat po zhvillohen “sa për të thënë”.

“Seanca përçudnuese 5-minutëshe që i zhvilloni sa për të thënë që ka seancë, ndërkohë që presim që kryeministri të flasë për programin e qeverisë. T’u thonë shqiptarëve se çfarë kanë ndërmend të bëjnë. Zhvilloni seancë pas seance sa për të thënë”, theksoi Noka.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi që të mos shkelet Rregullorja duke nisur seancën me debat për procesverbalin.

“Seanca plenare nis me miratim procesverbali dhe kur s’ka vërejtje, quhet i miratuar. Fjala u jepet vetëm deputetëve që propozojnë korrigjim”, sqaroi Balla.

Kreu i grupit socialist tha se ajo që po ndodh në seancën e sotme është e paprecedentë.

“Kemi mbi 20 minuta që dëgjojmë këtu diskutantë që s’kanë thënë asnjë fjalë për fjalimin e tyre historik të para disa ditëve. Po ndodh një precedent që nuk ka ndodhur ndonjëherë; nuk ka pasur diskutime të këtij lloji në këtë pikë të rendit të ditës. Diskutimet ndodhin pas miratimit të procesverbalit.”

Sipas Ballës, sot ka pasur një diskutim shumë të mirë në Konferencën e Kryetarëve, por ai kërkoi që në këtë seancë të zbatohet Rregullorja.

“Tani pak durim. Le të shkojmë tek ajo pikë dhe aty është autorizuar kryetari i grupit parlamentar të marrë fjalën. T’i japim fund këtij standardi të çuditshëm, që nuk mbahet mend, Kuvendi të nisë me debat për proceverbalin, kur kjo është pjesa më e rregulluar e Rregullores. Merr fjalën dhe thua që kam marrë fjalën dhe ma kanë thënë gabim”, deklaroi Balla gjatë seancës.

Pas këtij diskutimi, Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës procesverbalin e seancës së shkuar plenare. Kuvendi miratoi në seancën e 24 shtatorit me 94 vota pro, 3 abstenime dhe 1 kundër projektvendimin “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, si dhe miratoi me 87 vota pro, 4 abstenime dhe 2 kundër projektvendimin “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”.

Edhe për pikën e dytë të rendit të ditës pati debate. Opozita shprehu shqetësim për depozitimin e 19-të projektligjeve në një ditë. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa vuri në dukej se mazhoranca ka sjellë 19 projektligje brenda ditës për diskutim dhe pa i kaluar në debat.

Nga krahu tjetër, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu deklaroi sot në seancën plenare në Kuvend se, shqyrtimi i  19 projektligjeve të depozituara rishtaz lidhet vetëm me një objektiv: integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Pas kësaj, kreu i Kuvendit Niko Peleshi thirri një folës pro dhe një kundër mbi programin e Kuvendit. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka deklaroi sot në seancën plenare në Kuvend se, mazhoranca synon që çdo seancë ta kthejë në farsë.

Teksa kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se ka programi trejavor duhet votuar pasi i hap rrugë vijimit normal të punës në Kuvend.

Pas diskutimeve, Kuvendi u thirr në votim dhe me votat e mazhorancës u miratua programi trejavor i punimeve, duke i hapur rrugë punës së Komsioneve Parlamentare.

/a.f//r.e/

The post Miratohet kalendari 3-javor i Kuvendit, opozita bojkoton votimin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit”/Deputeti, ‘nuk kursen’ Kreun e PD-së: Sali ti je i fundit në…

26 June 2025 at 11:23

Nuk kanë munguar diskutimet në seancën plenare, ndaj deputetëve dhe Kreut të PD, Sali Berisha. Deputeti i PS, Petro Koçi nuk ka kursyer Berishën, duke e akuzuar për zgjedhjet e lira ndër vite dhe bandat e tij elektorale.

Petro Koçi:

Sali ti je i fundit në republikë që mund të flasësh për zgjedhje të lira sepse je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit në 1996,
E ke mbarë mend ç’i ke bërë kreut të PS Librazhd dhe kreut të PS Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat tuaja elektorale.
E mban mend ç’i ke bërë komisionerëve të Fierit? I keni rrahur e nxjerrë nga qendrat e Votimit me bandat që bridhnin në çdo qendër.
Banda juaj qëlloi komisionerin e PS Viktor Binaj, u ndaluat vetëm se ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatio Nanon për politikë. Turp të kesh!

The post “Je kampioni i vjedhjes dhe grushtit të shtetit”/Deputeti, ‘nuk kursen’ Kreun e PD-së: Sali ti je i fundit në… appeared first on Sot News | Lajme.

Seancë plenare në Kuvend, projektligjet që pritet të diskutohen

By: user 11
26 June 2025 at 08:11

Këtë të enjte në orën 10:00 do të mbahet seanca plenare në Kuvend. Në rend të ditës do të jenë një sërë projektligjesh, mes të cilëve ndryshimet në ligjin e sportit, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, si dhe ndryshimet për strukturën dhe klasifikimin e pagave të personelit pranë KQZ.

Po ashtu, gjatë seancë plenare pritet të diskutohen projektligji për kontrollin e kufirit shtetëror, për shëndetin e bimëve e kafshëve dhe ndryshime në ligjin për të huajt.

Në seancë pritet të ketë debate mes maxhorancës dhe opozitës, teksa kjo e fundit akuzon qeverinë për vjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve të 11 majit.

The post Seancë plenare në Kuvend, projektligjet që pritet të diskutohen appeared first on Lapsi.al.

Sot seancë plenare, ja projektligjet që pritet të diskutohen në Kuvend

By: V K
26 June 2025 at 08:15

Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje, si ai për “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, të miratuar nga qeveria me propozim të Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu, gjatë seancës plenare pritet të diskutohen dhe të hidhen për votim edhe disa pr/ligje të tjera:

Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.

Projektligji “Për shëndetin e bimëve”.

Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të Huajt”.

Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin, për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit””.

Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.

Po ashtu, gjatë seancë plenare pritet të diskutohet edhe projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”.

The post Sot seancë plenare, ja projektligjet që pritet të diskutohen në Kuvend appeared first on Albeu.com.

Projektligji i performancës energjetike në Kuvend, parashikohet rinovimi i rreth 8200 ndërtesave publike

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku në rendin e ditës parashikohet diskutimi dhe votimi i projektligjit “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

Projektligji i paraqitet seancës plenare pas miratimit në komisionet e përhershme të Kuvendit.

Nisma synon rritjen e eficiencës së energjisë në ndërtesa dhe reduktimin e emetimeve të gazeve serrë.

Projektligji është në përputhje me objektivat e Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën deri në vitin 2050.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj gjatë raportimeve në komisionet parlamentare ka vënë në dukje se ligji ka për qëllim përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave të reja dhe ekzistuese, si dhe transformimin e tyre në ndërtesa pa emetime.

Ajo nënvizoi se ligji do të zbatohet për të gjitha ndërtesat që nga faza e projektimit deri në lejen e shfrytëzimit, përfshirë ndërtesat që do t’i nënshtrohen rinovimeve të konsiderueshme.

Në fokus të zbatimit të projektligjit është edhe rinovimi i ndërtesave publike.

Sipas zv/ministres parashikohet deri në vitin 2050, rinovimi i rreth 8200 ndërtesave publike që përbëjnë një sipërfaqe prej 5.5 milionë metrash katrorë.

Në kuadër të këtij angazhimi, do të rinovohet çdo vit 3% e sipërfaqes totale të ndërtesave publike në pronësi të qeverisjes qendrore dhe 2% në nivel vendor.

Ky projektligj përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së objektivave klimatike dhe energjetike të vendit, konfirmon vullnetin e qeverisë për përafrim të mëtejshëm me direktivat e Bashkimit Europian në fushën e energjisë dhe mjedisit.

The post Projektligji i performancës energjetike në Kuvend, parashikohet rinovimi i rreth 8200 ndërtesave publike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të hënën seancë plenare, ja për çfarë do të diskutohet në Kuvend

14 June 2025 at 09:12

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e hënë në seancën e radhës. Raportohet se seanca do të nisë në orën 13:00. Seanca e kaluar më 12 qershor u anullua përshkak të mungesës së kryeparlamentares, Elisa Spiropali.

Kjo u njoftua në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarës, ku u bë me dije se Spiropali atë ditë do të merrte pjesë në një samit në Ukrainë. Në rendin e ditës pritet të miratohet proces verbali i seancës plenare të 5 qershorit. Gjithashtu në rend dite do të përfshihen çështje si Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

Njoftimi:

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor 2025, URDHËROJ: I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 16.6.2025, ora 13:00. II.

Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 5.6.2025.

2. Njoftime.

3. Projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet. IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

The post Të hënën seancë plenare, ja për çfarë do të diskutohet në Kuvend appeared first on Sot News | Lajme.

Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja

By: Ela
9 June 2025 at 15:54

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me seancën e radhës plenare më 12 qershor, e cila tashmë është shtyrë për në datën 16. Ndryshe nga sa është vendosur në Konferencën e Kryetarëve të datës 29 maj, mazhoranca ka kërkuar të mos ketë seance parlamentare ne 12 qershor. Ky propozim […]

The post Shtyhet seanca pleanare e 12 qershorit, zbulohet arsyeja appeared first on BoldNews.al.

Opozita kërkon ndërprerjen e seancës plenare, Bardhi: Nuk mund të nisë pa kuorumin minimal, thërrisni deputetët

5 June 2025 at 10:25

Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare në Kuvend, duke theksuar se ajo nuk mund të nisë pa u siguruar kuorumi minimal i nevojshëm.

“Sipas rregullores dhe çdo organi kolegjial, mbledhja e Kuvendit nuk mund të fillojë pa patur minimalisht 70 deputetë në sallë. Është përgjegjësia e Kryetares që të nisë seancën vetëm kur ky kuorum është i plotësuar,” u shpreh Bardhi.

Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit të ndërpresë seancën dhe të njoftojë deputetët, për të garantuar pjesëmarrjen e nevojshme. “Kur nis mbledhja e Kuvendit, duhet të jenë të paktën 70 deputetë. Kështu që ndërprisni seancën, njoftoni deputetët dhe pastaj fillojmë,” theksoi ai.

Edhe Flamur Noka dha të njëjtin argument, duke theksuar se “keni nisur seancën në kundërshtim me rregulloren, në sallë nuk ka as 55 deputetë. Nuk ka kuorum”.

The post Opozita kërkon ndërprerjen e seancës plenare, Bardhi: Nuk mund të nisë pa kuorumin minimal, thërrisni deputetët appeared first on Sot News | Lajme.

Kuvendi diskuton tre marrëveshje me BE, pjesë e paketës së mbështetjes

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ Kuvendi zhvillon sot seancën e radhës plenare, ku në rend të ditës, janë disa projektligje që lidhen ne rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Kështu, në rend të ditës janë Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.

Gjatë diskutimeve në komisione Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, e cilësoi këto pr/ligje si një “akt politik dhe strategjik” që përshpejton integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Sipas ministrit, kjo marrëveshjet vijnë në një moment të rëndësishëm për agjendën evropiane të vendit dhe janë pjesë e paketës së mbështetjes në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Në këtë kuadër, Shqipëria ka akses në një shumë të konsiderueshme mbështetjeje financiare, por me një kusht të qartë: përmbushjen e reformave të dakorduara me BE-në.

“Shqipëria ka një mundësi të artë për të përfituar mbështetje financiare deri në 922 milionë euro (kredi dhe grant), përfshirë 27 milionë euro mbështetje direkte buxhetore, nëse përmbushim në kohë reformat e dakorduara me BE-në, përfshirë edhe këtë marrëveshje,” theksoi ai.

Programi përfshin një financim total prej 44 milionë eurosh, nga të cilat 30 milionë euro janë grant nga Komisioni Evropian dhe 14 milionë euro bashkëfinancim nga buxheti i shtetit shqiptar. Raporti i bashkëpunimit është 68% financim evropian dhe 32% kombëtar.

Në rendin e ditës së seancës së nesërme janë edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të drejtën e detit mbi ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të diversitetit biologjik detar të zonave përtej juridiksionit kombëtar”.

Akti normativ nr. 3, datë 29.4.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024 “Për buxhetin e vitit 2025″”.

Akti normativ nr. 4 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, i ndryshuar.

Akti normativ nr. 5 “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, i ndryshuar.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”.

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Themelimin e Zyrës Evropiane të Komunikacioneve (ECO) Hagë, më 23 qershor 1993, të ndryshuar në Kopenhagë, më 9 prill 2002”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t për financimin e “Mbështetjes për buxhetin e përgjithshëm mbi përpjekjet për zhvillim””.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për marrëveshjen e huas ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group, sh.a., (OSHEE) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e qëndrueshmërisë së OSHEE-së”. /j.p/

The post Kuvendi diskuton tre marrëveshje me BE, pjesë e paketës së mbështetjes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda

By: Ela
5 June 2025 at 08:36

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka urdhëruar mbledhjen e seancës plenare të parlamentit për ditën e sotme në orën 10:00. Rendi i ditës përfshin diskutimin dhe miratimin e një sërë projektligjesh dhe akteve normative që prekin fusha të ndryshme, nga ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare deri te ndryshimet ligjore për buxhetin dhe dokumentacionin personal. […]

The post Sot Kuvendi mblidhet në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet/ Axhenda appeared first on BoldNews.al.

❌
❌