Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Bashkimi rikthehet tek fitoret pas katër humbjeve, mposht Golden Eagle Yllin

18 December 2025 at 20:57


Pas katër humbjeve, Bashkimi u rikthye te fitorja, duke mundur Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 78:77 në javën e 12-të në ProCredit Superligës.

Në një sfidë interesante dhe të luftuar deri në momentet e fundit, ishin prizrenasit më të vëmendshëm në fund, që u ndihmoi të shënojnë fitore, derisa therandasit tentuan deri në fund, por pa sukses.

Kyan Anderson kishte 22 pikë e tetë asistime te prizrenasit, ndërsa Lejson Zeqiri shtoi 15 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te therandasit Antëan Scott shënoi 23 pikë.

Bashkimi pas 12 javësh ka tetë fitore e katër humbje, kurse Golden Ealge Ylli tri fitore e nëntë humbje./Telegrafi/

"Më mirë të luash në Kosovë, se sa në Kroaci" - basketbollist kroat flet për eksperiencën te klubet kosovare

14 December 2025 at 16:33


Basketbollisti kroat Henrik Sirko ka folur hapur për përvojën e tij disa vjeçare në basketbollin e Kosovës, duke e krahasuar atë drejtpërdrejt me kampionatin kroat.

Sirko u rikthye këtë sezon në Kroaci pas pesë sezoneve të kaluara në Kosovë, por thekson se atje ka gjetur një ambient dhe një pasion që mungon në ligën vendase. Ai luajti për klube si Peja, Prishtina, Ylli dhe Bora.

Sipas tij, investimi në basketboll dhe interesimi i tifozëve në Kosovë janë në nivel dukshëm më të lartë. Ai të gjitha këto i foli në Sportcast që prodhohet nga mediumi Sportske Novosti.

“Jam i lumtur që Cibona luajti kundër Bashkimit këtë sezon, i cili nuk është një ekip i fortë në Kosovë, kështu që pamë se si u paraqit Cibona në transfertë, para një salle plot. Në Kosovë, sallat janë plot, ka tension të madh, investohet shumë në basketboll, pritet një rezultat, dhe kjo është ajo që më tërhoqi”, deklaroi Sirko.

Kroati thekson se edhe cilësia e huajve dhe trajnerëve është më e lartë në Kosovë se sa në Kroaci, duke e bërë ligën më konkurruese.

“Liga atje ka tetë klube, dhe vit pas viti liga është e barabartë, kushdo mund të mposhtë këdo. Ata kanë një rregull prej pesë të huajsh, tre prej të cilëve mund të jenë në fushë. Ata sjellin trajnerë nga liga turke, ish-trajneri i kombëtares së BiH-së Adis Beciragic ka qenë atje për gjashtë sezone, shumë nga trajnerët tanë kanë qenë në Kosovë ose kanë qenë atje”, tregon ai.

Ai shton se dallimi kryesor mes dy ligave është atmosfera dhe kultura sportive.

“Dallimi më i madh midis ligës së Kosovës dhe ligës sonë është se klubet atje kanë shumë spektatorë, ka një dëshirë të tillë për të blerë një biletë. Ne nuk e kemi atë pritshmëri për ndeshjet, ndërsa ata e kanë.”

“Për shembull, fiton një trofe dhe pastaj 1,500 njerëz të ndjekin në një palestër mysafire me një kapacitet prej 3,000 personash, dhe pastaj ka 8,000 njerëz përreth teje në festë. Kjo është ajo që më tërhoqi, nuk ishte as kontrata”, shtoi ai.

Në fund, ai jep një konstatim të drejtpërdrejtë dhe kritik për realitetin e basketbollit kroat.

“Është e trishtueshme që është më mirë të shkosh të luash në Kosovë ose Rumani sesa të qëndrosh në Kroaci, por lojtarët duhet të gjejnë rrugën e tyre”, përfundoi Sirko. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

Golden Eagle Ylli fiton si mysafir i Vëllaznimit

10 December 2025 at 21:19


Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 66:71 (19:20, 17:21, 10:19, 20:11).

Takimi në Gjakovë ishte interesant. Periudha e parë ishte e baraspeshuar, duke përfunduar 19:20. Mysafirët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë, 17:21, për të shkuar në pushim me rezultat 36:41.

Therandasit dallimin e madh dhe vendimtar e bënë në periodën e tretë 10:19, kurse dhjetë minutat e fundit u takuan vendasve 20:11, por nuk arritën përmbysjen e madhe.


Jericole Hellems kishte 13 pikë e pesë kërcime te vendasit, ndërsa Arian Qallaku 18 pikë e shtatë kërcime te mysafirët.

Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e shtatë humbje. /Telegrafi/

Peja e fiton derbin ‘verdhezi’ ndaj Yllit

7 December 2025 at 21:30


Derbin verdhezi e ka fituar GO+ Peja ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 63:82 (13:18, 24:26, 14:16, 12:22), në javën e nëntë të ProCredit Superligës.

Përballja që u zhvillua në ‘Karagaçi’ ishte emocionuese, por në momentet vendimtare pejanët ishin më të mirë duke u rikthyer te fitoret.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë dhe e fituan çerekun e parë 13:18, derisa periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, duke përfunduar 24:26, për të shkuar në pushim me rezultat 37:44.

Ylli arriti të rikthehet në periodën e tretë për të kaluar në epërsi 47:46, por më pas ishte radha e basketbollistëve të GO+ Pejës, që ishin më të mirë për të fituar në fund me rezultat 63:82.

Trevon Allen kishte 20 pikë e pesë kërcime te Ylli, kurse në anën tjetër Tajh Green kishte 15 pikë e 17 kërcime te GO+ Peja, ndërsa Jordan Johnson 16 pikë e gjashtë asistime.

Golden Eagle Ylli numëron dy fitore e shtatë humbje, ndërsa GO+ Peja shtatë fitore e dy humbje./Telegrafi

Kupa e Kosovës në basketboll sjell çerekfinale të forta

2 December 2025 at 16:16


Fituesja aktuale e Kupës së Kosovës, Trepça, do të ketë një sfidë të fortë në çerekfinale, ku do të përballet me Golden Eagle Yllin.

Shorti për këtë fazë u tërhoq të martën në ambientet e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Një duel mjaft interesant pritet edhe ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, ndërsa ndeshje e balancuar shihet ajo mes Rahovecit 029 dhe Borës.

Po ashtu, shumë vëmendje pritet të marrë edhe përballja Vëllaznimi – Sigal Prishtina, që konsiderohet një nga sfidat më të forta të raundit.

Sipas njoftimit të FBK-së: Fituesi i çiftit Bashkimi – GO+ Peja do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelimit Vëllaznimi – Sigal Prishtina.

Ndërsa fituesi i sfidës Trepça – Golden Eagle Ylli do të ndeshet me fituesin e takimit Rahoveci 029 – Bora.

Në këtë fazë, skuadrat do të luajnë nga dy ndeshje, dhe ekipi me rezultat më të mirë total do të avanconi në gjysmëfinale. Edhe gjysmëfinalet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje. /Telegrafi/

Superliga rikthehet në aksion, derbi mes Pejës dhe Trepçës

2 December 2025 at 13:50


ProCredit Superliga rikthehet në aksion pas ndeshjes së Kosovës me shumë ndeshje interesante.

Derbi i xhiros së tetë do të zhvillohet të enjten mbrëma mes GO+ Peja dhe Trepçës, që është përballja e fundit e kësaj xhiro. Sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë dhuruar gjithmonë emocione dhe kështu pritet të enjten, me të dy skuadrat që kanë dhuruar shumë spektakël në këtë edicion dhe kanë ambicie të mëdha. Pejanët kanë gjashtë fitore e një humbje, derisa mitrovicasit katër fitore e dy humbje. Në takimin e parë në Mitrovicë fituan verdhezinjtë 80:86.

Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli është një përballje ku dy skuadrat synojnë fitoren, pasi që kohët e fundit nuk kanë pasur shumë rezultate pozitive. Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa therandasit një fitore e gjashtë humbje. Takimin e parë në Therandë e fituan kryeqytetasit 76:78, ndërsa edhe takimi i së mërkurës do të zhvillohet në Therandë.

Rahoveci 029-Bora po ashtu është një përballje shumë interesante dhe shumë e rëndësishme. ‘Vreshtarët’ kanë tri fitore e katër humbje, kurse prishtinasit një fitore e pesë humbje. Duelin e parë në kryeqytet e fitoi skuadra nga Rahoveci me rezultat 84:95.

Të enjten do të sfidohen Bashkimi me Vëllaznimin, ndeshje që do të zhvillohet në Gjakovë, pasi takimi i parë ishte zhvilluar në Prizren. Portokallezinjtë janë skuadra e vetme pa asnjë humbje me shtatë fitore në shtatë ndeshje, kurse Kuqezinjtë një fitore e gjashtë humbje. Përballjen e parë e fituan prizrenasit 69:106.

ProCredit Superliga-Java 8

E mërkurë

18:45 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli

18:45 Rahoveci 029-Bora

E enjte

18:45 Bashkimi-Vëllaznimi

20:00 GO+ Peja-Trepça

Bashkimi vazhdon si i pamposhtur në Superligë, e mposht edhe Yllin

9 November 2025 at 21:53


Bashkimi shënoi fitoren e pestë në pesë ndeshje në ProCredit Superligë. Portokallezinjtë fituan ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 64:74 (12:16, 15:17, 14:20, 23:21), në takimin e zhvilluar në Prizren.

Prizrenasit në pjesën e parë ishin për një nuancë më të mirë, duke fituar çerekun e parë 12:16 dhe atë të dytë 15:17, për të shkuar në pushim me shifrat 27:33.

Portokallezinjtë e nisën mirë edhe pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë ku ishin shumë më të mirë 14:20, derisa lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e fundit, por pa pasur shumë dallim, me prizrenasit që triumfuan në fund me dhjetë pikë dallim.

Te therandasit u dallua Trevon Allen me 15 pikë, kurse te prizrenasit Dequon Lake kishte 12 pikë e 13 kërcime, Kyan Anderson 16 pikë, katër kërcime e shtatë asistime dhe Jan Palokaj 16 pikë.

Golden Eagle Ylli ka një fitore e katër humbje, ndërsa Bashkimi pesë fitore në pesë ndeshje./Telegrafi

“Ekipet Sportive në Shkolla”, risi përfshirja e shahut

2 November 2025 at 15:59

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli zhvilloi sot një takim me koordinatorët nga e gjithë Shqipëria të projektit “Ekipet Sportive në Shkolla”, për nisjen e edicionit të katërt.

Sipas një njoftimi të KOKSH-it, qëllimi i takimit ishte informues dhe këshillues dhe për të koordinuar në mënyrën më të mirë të mundshme vijueshmërinë e projektit në të gjithë vendin.

Presidenti Ylli vlerësoi punën e bërë në tre edicionet e mëparshme, për arritjen e masivizimit dhe prezencën në të gjithë vendin, ndërsa për këtë edicion të katërt, theksi u vendos në rritjen e cilësisë sportive.

Në njoftim theksohet se “duke filluar nga ky sezon do të krijohen Ekipet Elitë për disiplinën e basketbollit dhe të volejbollit, që do të ndihmojnë në furnizimin me elementë cilësorë të ekipeve zinxhir të qyteteve dhe të Ekipive Kombëtare”.

Sipas KOKSH-it, risia më e rëndësishme e këtij edicoini të katërt është përfshirja e shahut në shkolla, ku në katër qarqe, Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Vlorë, ku fëmijët do të kenë mundësinë të stërviten dhe të garojnë në këtë displinë. Në proces është përfshirja edhe e disa disiplinave të tjera në shkolla.

KOKSH cilëson se një vëmendje e veçantë ju kushtua dhe kujdesit shëndetësor, ku grupi i mjekëve të projektit do të vijojnë të ndjekin me kujdes kontrollet periodike mediko-morfo-funksionale, duke plotësuar një punë shkencore të detajuar për rritjen e shëndetshme të fëmijëve, si edhe për të evidentuar edhe më mirë fëmijët që kanë të dhëna të mira fizike për të qenë e ardhshëm të sportit shqiptar.

/e.i/a.f/

The post “Ekipet Sportive në Shkolla”, risi përfshirja e shahut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trepça shënon fitore dramatike ndaj Golden Eagle Yllit

1 November 2025 at 21:15


Trepça shënoi fitore dramatike ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 67:65në javën e katërt të ProCredit Superligës.

Çereku i parë ishte i paparashikueshëm e me shumë kthesa, e më pas vendasit kishin epërsi të lehtë, duke e fituar këtë pjesë 20:18.

Periudha e dytë i takoi tërësisht mysafirëve, që kishin epërsi deri në 13 pikë, 27:40, kurse pjesa e parë përfundoi 30:40.

Edhe në periodën e tretë, therandasit ruajtën epërsinë, kurse me tre pikë në fund nga mitrovicasit, shifrat pas 30 minutash ishin 46:53.

Drama u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, kur vendasit u rikthyen fuqishëm për të kaluar në epërsi 58:57, e më pas u zhvillua përballje shumë interesante, duke u vendosur në fund në Ja'cori Payne me dy pikë nga gjuajtjet e lira, tre sekonda nga fundi.

Ja'cori Payne kishte 18 pikë te vendasit, derisa Trevon Allen 24 te mysafirët.

Trepça ka dy fitore e dy humbje, kurse Golden Eagle Ylli një fitore e tri humbje./Telegrafi/

“VLON” RRJETI/ Yll Limani së shpejti në një bashkëpunim me Rita Orën?

By: D Marku
30 October 2025 at 17:43

Këngëtarja me famë botërore me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjete sociale pasi ka filluar së fundmi të ndjekë në Instagram artistin e njohur e shumë të dashur, Yll Limani.

Ky veprim nuk i ka shpëtuar vëmendjes së fansave shqiptarë, të cilët e kanë vënë re menjëherë ndryshimin në listën e ndjekësve të Ritës.

Shumë prej tyre kanë nisur të spekulojnë për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artistëve, që do të ishte një surprizë e madhe për publikun.

Rita Ora, e cila aktualisht po shijon suksesin e këngës së saj të re “All Natural”, duket se po i kushton gjithnjë e më shumë vëmendje skenës muzikore shqiptare.

Nga ana tjetër, Yll Limani është një nga emrat më të spikatur të muzikës moderne shqiptare, i njohur për vokalin e fuqishëm dhe projektet e tij të kuruara me detaje artistike.

Karriera e tij e qëndrueshme, performancat e mbushura me emocione dhe suksesi në trojet shqipfolëse duket se kanë tërhequr vëmendjen e Ritës, e cila gjithmonë ka treguar krenari për rrënjët e saj shqiptare.

Ky “follow” i papritur në Instagram ka ndezur rrjetin me pyetje e komente, ndërsa fansat shpresojnë se lidhja mes dy artistëve mund të shndërrohet në një bashkëpunim muzikor që do të pushtonte tregun shqiptar e ndërkombëtar.

The post “VLON” RRJETI/ Yll Limani së shpejti në një bashkëpunim me Rita Orën? appeared first on Albeu.com.

Ekipet Sportive në Shkolla, kryhet kontrolli mjekësor i fëmijëve pjesëmarrës

30 October 2025 at 14:06

TIRANË, 30 tetor /ATSH/ Grupi i mjekëve të Projektit Ekipet Sportive në Shkolla po vijon procesin e matjeve mediko-morfo-funksionale të të gjithë fëmijëve që janë pjesë e edicionit të 4-t.

Procesin e ka ndjekur nga afër edhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, që e ka cilësuar themelor këtë proces për të gjithë fëmijët.

Ai theksoi se kështu ndiqet në mënyrë të kontrolluar rritja e tyre fizike dhe parandalohen në kohë anomali të padëshirueshme.

Ylli ka qenë i pranishëm në disa shkolla të kryeqytetit, ku është kryer procesi i matjeve dhe ku ka patur mundësinë të flasë për detaje me mjekët dhe mësuesit.

Mbi 12 mijë nxënës do të jenë pjesë e programit të ekipeve sportive në shkolla për vitin shkollor 2025-2026.

Këtë vit ky program përfshin për herë të parë, përveç basketbollit dhe volejbollit, edhe shahun.

Kampionati i Ekipeve Sportive në shkolla është një bashkëpunim i MAS dhe KOKSH që ka rikthyer masivisht frymën sportive tek të rinjtë.

Në programin e ekipeve sportive në shkolla vitin e kaluar shkollor u angazhuan më shumë se 12 mijë fëmijë, 800 ekipe të basketbollit dhe volejbollit për vajza e djem dhe më shumë se 400 mësues të edukimit fizik.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Ekipet Sportive në Shkolla, kryhet kontrolli mjekësor i fëmijëve pjesëmarrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Golden Eagle Ylli shijon fitoren e parë në Superligë, mposht Vëllaznimin

26 October 2025 at 19:33


Golden Eagle Ylli ia ka bërë sefte me fitore në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës.

Ylli fitoi me rezultat të ngushtë 84-82 (25:12, 15:27, 20:24, 24:19).

Klubi nga Thëranda e nisi fuqishëm çerekun e parë, për ta mbyllur me plot 13 pikë epërsi (25:12), sidoqoftë Vëllaznimi papritur u këndell në çerekun e dytë për ta lënë diferencën vetëm një pikë pasi e fitoi me rezultat 15:27.

Vëllaznimi pastaj e përmbysi epërsinë e Yllit duke e fituar çerekun e tretë me rezultat 20:24. Sidoqoftë, klubi suharekas në çerekun vendimtar ishte më e mirë për ta mbyllur me pesë pikë epërsi (24:19).

Më i miri në këtë ndeshje ishte Trevon Allen me 27 pikë, nëntë topa të kthyer e katër asistime, derisa te Vëllaznimi u dallua Marques Warrick me 28 pikë, dy topa të kthyer e dy asistime./Telegrafi/

Vdes ish-basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Arben Fondaj

25 October 2025 at 13:56


Klubi i basketbollit nga Theranda, Golden Eagle Ylli ka njoftuar se ish-lojtari dhe ish-anëtari i bordit të klubit, Arben Fondaj, ka ndërruar jetë.

Dita e sotme (e shtunë), 25 tetor, është dite zie për basketbollin e Kosovës.

Kjo pasi ka ndërruar jetë ish-lojtari dhe ish-anëtari i bordit të Golden Eagle Yllit, Arben Fondaj, i cili ishte edhe ish-anëtar i bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Arben Fondaj, i pari në të djathtë

Njoftimi i klubit

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Arben Fondajt, ish lojtarit, ish anëtarit të bordit të K.B. Golden Eagle Ylli dhe ish anëtar i bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Arbeni do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e klubit tonë dhe për dashurinë e sinqertë që kishte ndaj basketbollit dhe qytetit të Suharekës.

Ai ishte pjesë e familjes së Yllit në periudha të rëndësishme të historisë sonë, duke lënë pas kujtime të bukura, respekt dhe mirënjohje të përhershme.

Në emër të gjithë klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Fondaj dhe të afërmit e tij.

U prehtë në paqe.

/Telegrafi/

“Largimet nga PD, akte të pastra politike”, gazetari: Po ikin votuesit, sepse nuk ka shpresë

24 October 2025 at 23:47

TIRANË– Gazetari Ylli Pata, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, u shpreh se “farsa elektorale” e pretenduar nga Sali Berisha është pjesë e një strategjie për të justifikuar dështimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit.

“Berisha po bën një lojë politike të sforcuar. E gjitha bëhet për të gjetur një alibi për rezultatin katastrofik i PD në zgjedhje. PD nuk është më një parti ku mund të jetë zëra për të diskutuar, Ata që kanë patur zëra janë larguar, nuk janë afruar, Ajo është si një kazermë politike dhe Berisha është gjenerali”, tha ai.

Duke komentuar largimet e fundit nga radhët e demokratëve, gazetari u shpreh se këto lëvizje tregojnë krizën e brendshme të partisë dhe pakënaqësinë ndaj drejtimit aktual.

Besart Xhaferrin, i cili sfidoi publikisht Berishën duke i kujtuar se duhet të largohet nga PD nëse nuk vërteton farsë eletorale dhe nuk përsërit zgjedhjet, gazetari e cilësoi si pjesë e establishmentit të ish-kryeministrit.

““Besart Xhaferri është pjesë e pasqyrës së Sali Berishës. Ai është pjesë e establishmentit të Sali Berishës. Zgjedhjet nuk kanë pse përsëriten, sepse këtë e thonë qartë edhe ndërkombëtarët. Po ikin njerëzit për t’i treguar Sali Berishës se është një akt politik i pastër, një përplasje dere dhe për t’i thënë edhe “te PS më mirë”, sepse kush ikën nga atje është një lehtësim. Po i ikin votuesit, sepse në PD nuk ka shpresë ”, pohoi gazetari./abcnews.al

Ylli: Taekwondo, shumë shpejt në projektin e Ekipeve Sportive në Shkolla

6 October 2025 at 09:34

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli mori pjesë në ceremoninë e hapjes së edicionit të 6-të të “Albanian Open G1”, që po mbahet në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë.

Ylli  është shoqëruar nga dy zv/presidentët e Unionit Europian të Taekwondo, Endrit Hoxha dhe Slavi Binev, si edhe nga Michalis Mouroutsos, anëtar i Kryesisë së Unionit Europian të Taekwondo dhe atleti i parë kampion olimpik për sportin e Taekwondo.

Ylli ka vlerësuar organizimin e këtij aktiviteti, që tashmë është kthyer në traditë dhe po bëhet një aktivitet shumë i rëndësishëm në agjendën europiane të Taekwondo.

Më pas, Ylli ka pritur në zyrën e tij zv.presidentin Slavi Binev, që njëherësh është dhe presidenti i Federatës Bullgare të Taekwondo, me të cilin diskutoi mundësitë e bashkëpunimit për sportin e Taekwondo, që shumë shpejt do të përfshihet në projektin e Ekipeve Sportive në Shkolla.

/gj.m/j.p/

The post Ylli: Taekwondo, shumë shpejt në projektin e Ekipeve Sportive në Shkolla appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sigal Prishtina e nis me fitore sezonin e ri, mposht Golden Eagle Yllin

4 October 2025 at 21:37


Edicioni i ri në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll filloi me fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76:78 (12:18, 20:19, 17:29, 25:14).

Në një dramë në fund, bardhekaltrit shënuan fitoren e parë në këtë edicion.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, por në fund prishtinasit me tetë pikë radhazi e fituan këtë pjesë 12:18.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë dhe u shkëputën në 14 pikë, 19:33, por më pas u rikthyen vendasit, duke ngushtuar shifrat, ku pjesa e parë përfundon 32:37.

Bardhekaltrit sërish u shkëputën në periodën e tretë që e fituan 17:29, dhe dukej se po shkonin drejt fitores së sigurt, por kështu nuk ndodhi me therandasit që luftuan deri në fund dhe afruan rezultatin në 76:78, madje, duke pasur edhe aksionin e fundit, por që nuk ishin të suksesshëm.

Te vendasit u dallua Trevon Allen me 22 pikë, ndërkohë që te mysafirët Lamb Autrey kishte 15 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, ndërsa Arian Azemi shtoi 12 pikë, pesë kërcime e pesë asistime./Telegrafi/

Repishti: Në Shqipëri, 95% e shërbimeve publike vetëm online

3 October 2025 at 16:36

TIRANË, 3 tetor /ATSH/ Përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit,  Nevila Repishti, drejtoreshë e e-Albania dhe Enis Ylli, drejtor i Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet, morën pjesë në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor në Shkup, ku u mblodhën anëtarë të institucioneve nga Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi etj.

Në panelin “Nga sisteme të ndërlidhura tek qytetarë të ndërlidhur”, Repishti foli për mënyrën se si ndërveprimi ka ndryshuar rrënjësisht ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset.

Repishti tha se “95% e shërbimeve publike ofrohen vetëm online, 70% e të dhënave në formularët elektronikë plotësohen automatikisht, ndërsa qytetarët dhe bizneset nuk mbledhin më asnjë dokument shoqërues nga institucionet”.

Përfaqësuesja e AKSHI-t theksoi se deri tani janë kryer 1.5 miliardë transaksione online që përkthehet në miliona letra të eliminuara.

“Ndërveprimi nuk është thjesht teknologji, por transformim i jetës së përditshme, ka bërë që të dhënat të lëvizin, jo njerëzit”, tha Repishti, teksa cilësoi se përveç shërbimeve, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e Mbrojtjes së Infrastrukturave Kritike Qeveritare të Informacionit.

Në panelin për sigurinë kibernetike “Qasja rajonale për ndërtimin e një ekosistemi kibernetik të qëndrueshëm”, Ylli theksoi se Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme përmes ngritjes dhe operimit të SOC modern qeveritar, përafrimit ligjor dhe zbatimit të standardeve të BE-së dhe rritjes së kapaciteteve të monitorimit nëpërmjet integrimit të Inteligjencës Artificiale.

“Me investime gjithnjë e më të mëdha në teknologji, rritje kapacitetesh dhe partneritete ndërkombëtare, është ndërtuar një ekosistem digjital më i sigurt dhe për të përballuar sfidat në të ardhmen”, pohoi Ylli.

Edicioni i shtatë i Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Shkup i bashkorganizuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), duke konfirmuar angazhimin e rajonit ndaj transformimit digjital, bashkëpunimit dhe integrimit evropian.

/e.i/j.p/

The post Repishti: Në Shqipëri, 95% e shërbimeve publike vetëm online appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klima e Tokës po u afrohet pikave të pakthyeshme

By: Elva
14 September 2025 at 09:06

Shkencëtarët po përpiqen për të kuptuar sa afër mund të jenë ato, shkruan The Economist Pylli tropikal i Amazonës është aq i madh sa krijon klimën e vet. Ndërsa kryejnë fotosintezë dhe gjatë avullimit, miliarda pemë prodhojnë së bashku mjaftueshëm lagështi për të formuar re. Këto, sipas disa vlerësimeve, janë përgjegjëse për të paktën një […]

The post Klima e Tokës po u afrohet pikave të pakthyeshme appeared first on BoldNews.al.

Korça vendos kandidaturën për t’u bërë Qyteti Europian i Sportit 2026

12 September 2025 at 09:53

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Qyteti i Korçës ka vendosur kandidaturën për t’u bërë Qyteti Europian i Sportit për vitin 2026.

Kjo iniciativë e Bashkisë së Korçës është mbështetur nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Në Korçë ka mbërritur Presidenti dhe themeluesi i ACES Europe, Gian Francesco Lupattelli, shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Hugo Alonso, anëtarja e Bordit, Andrea Junger dhe CEO i CBBS, Berislav Čižmek.

Pas vizitës në Bashkinë e Korçës, ku është bërë edhe prezantimi i kandidaturës nga kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, delegacioni i ACES Europe ka vizituar të gjitha qendrat dhe ambientet sportive të qytetit të Korçës.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Lupattelli është shoqëruar nga Presidenti i Komitetit Olimpik Fidel Ylli, zv.ministri i Arsimit dhe Sportit, Endrit Hoxha, zv/presidenti i KOKSH dhe president i Federatës së Volejbollit, Erlind Pëllumbi, si edhe nga presidenti i Federatës së Boksit, Florend Kalivopulli.

Pas Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, Korça bëhet qyteti i katërt që kandidon në ACES Europë, për titullin Qytetin Europian i Sportit.

/gj.m/j.p/

The post Korça vendos kandidaturën për t’u bërë Qyteti Europian i Sportit 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Vajzë Fest 2025”, tre ditët e edicionit të tretë të Vajzës së Labërisë që u bë Zonjë e festës së traditës dhe trashëgimisë

By: berti
27 August 2025 at 15:32

Nga Albert Vataj Tre ditë magjike në zemrën e Labërisë, në Vajzën që u ngrit si Zonjë e kujtesës dhe krenarisë, i dhanë jetë një feste që ishte më shumë se thjesht ngjarje kulturore. Ishte një zgjim shpirtëror ku u përqafuan historia dhe e tashmja, tradita dhe moderniteti, zakoni i lashtë dhe energjia e brezave të rinj. Në këtë udhëtim tre-ditor, Vajza u bë altari i mallit, i historisë…

Source

❌
❌