Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Jaupaj: BE, kontribuesi më i madh dhe partneri strategjik i Shqipërisë në tranzicionin e gjelbër

16 December 2025 at 13:36

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, ku theksoi se “vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, në Shqipëri janë duke u zbatuar 81 projekte me financim të huaj, me vlerë të përgjithshme rreth 2.3 miliardë euro, ku mbi 18.2% e kësaj shume lidhet drejtpërdrejt me ndërhyrje klimatike dhe mjedisore, duke dëshmuar se klima është tashmë një nga destinacionet kryesore të financimeve zhvillimore në vend”.

Në fjalën e tij, Jaupaj tha se kjo nuk është thjesht statistikë.

“Kjo është prova e një besimi të fortë ndërkombëtar mbi aftësinë e institucioneve shqiptare për të menaxhuar, planifikuar dhe zbatuar programe komplekse me standarde evropiane”, u shpreh ministri i Mjedisit.

Duke u ndalur tek projektet kryesore të këtij portofoli, Jaupaj tha se programi për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta, me financim 66.7 milionë euro nga KfW dhe SECO, është një ndërhyrje që transformon shërbimet bashkiake dhe rrit standardet e mjedisit urban.

“Programi “Klima në Shqipëri I”, i mbështetur nga KfW, modernizon dhe digjitalizon rrjetin energjetik, duke sjellë një reduktim real të emetimeve dhe një forcim të qëndrueshmërisë së sistemit energjetik. Në bujqësi, projekti “Qëndrueshmëria ndaj Klimës dhe Zhvillimi i Bujqësisë”, me financim 64.6 milionë euro nga Banka Botërore, ndihmon vendin të përshtatet ndaj rreziqeve klimatike përmes modernizimit të ujitjes dhe kullimit, forcimit të sigurisë ushqimore dhe digjitalizimit të analizës së politikave”, nënvizoi Jaupaj.

Në fushën e menaxhimit të rreziqeve, Jaupaj përmendi programin CLIRES, financuar nga SECO, si dhe programin ALBAdapt, i financuar nga GCF, BMZ, SECO dhe SDC, të cilët theksoi ai “krijojnë sisteme moderne paralajmërimi të hershëm dhe mbështesin 12 bashki bregdetare si edhe institucionet tona qendrore të menaxhimit të fatkeqësive si IGJEUM dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile”.

Ministri Jaupaj informoi se në fushën e natyrës, vijoi programi “EU for Nature”, i financuar nga BE dhe SIDA, që po ndihmon integrimin e rrjetit “Natura 2000”, ndërsa në transport, programi gjerman për transportin urban të qëndrueshëm mbështet tranzicionin e qyteteve tona drejt sistemeve moderne, gjithëpërfshirëse dhe klimë–rezistente.

“Nëse analizojmë burimet financiare të këtyre ndërhyrjeve, përveç Bashkimit Evropian, vërejmë se Banka Botërore ka aktualisht në zbatim 1,474 milionë euro projekte, KfW dhe GIZ rreth 1,240 milionë euro, ndërsa Japonia dhe AFD kontribuojnë në mënyrë të qëndrueshme në projektet mjedisore përkatësisht me 717,500 euro dhe 610,000 euro. Zvicra dhe Suedia mbeten gjithashtu partnerë të qëndrueshëm në financime klimatike”, vuri në dukje Jaupaj.

Megjithatë, shtoi ai, Bashkimi Evropian mbetet kontribuesi më i madh dhe partneri strategjik i Shqipërisë në tranzicionin e gjelbër.

“Nën instrumentin IPA III, Dritarja 3 “Marrëveshja e Gjelbër dhe Konektiviteti i Qëndrueshëm” përfaqëson shtyllën kryesore të mbështetjes së BE-së për vendin tonë. Rreth 15% e portofolit IPA për Shqipërinë është dedikuar për ndërhyrje klimatike, përfshirë programet BE për Natyrën, BE për Ekonominë Qarkulluese, BE për Ujin, paketën e rezistencës energjetike nën IPA 2023 me vlerë 80 milionë euro, si dhe programin BE për Pyjet me 13 milionë euro nën IPA 2024. Krahas kësaj, Programet Operacionale 2024–2027, veçanërisht Programi Operacional për Eficiencën Energjetike, me vlerë totale 79 milionë euro – ku 50 milionë euro janë kontribut i BE-së dhe 29 milionë euro bashkëfinancim kombëtar – adresojnë drejtpërdrejt ndërtesat publike, e-mobilitetin, energjinë e rinovueshme dhe elektrifikimin e hekurudhave, duke përputhur politikat tona kombëtare me prioritetet e BE-së për neutralitet klimatik”, tha Jaupaj.

Jaupaj bëri të ditur se “në kuadrin e Facilitetit për Reforma dhe Rritje, fusha e politikës nr.4  që i dedikohet energjisë së pastër parashikon një fond 127.8 milionë euro, i cili pritet të përthithet nga institucionet shqiptare pas kryerjes së reformave të qëndrueshme me fokus klimën dhe energjinë e pastër”.

Më tej Jaupaj tha se “në vitet e fundit, tranzicioni i gjelbër është shndërruar në boshtin themelor të modernizimit të shtetit shqiptar, një bosht që përkufizon qartë ambicien e vendit tonë për të avancuar si një ekonomi evropiane, rezistente, konkurruese dhe të orientuar drejt së ardhmes”.

“Shqipëria në vitin 2025 është një vend në transformim të thellë evropian. Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030 e përfshin tranzicionin e gjelbër si pjesë të pandashme të rrugës sonë drejt BE-së, duke e konsideruar energjinë e pastër, efikasitetin energjetik, ekonominë qarkulluese dhe mbrojtjen e mjedisit si fusha që përkufizojnë vetë modelin tonë të zhvillimit”, theksoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj u shpreh se “raporti i parë i progresit të kësaj strategjie, finalizuar në vitin 2025, dëshmoi forca të prekshme të Shqipërisë në fushën e klimës dhe energjisë, duke vërtetuar se vendi ynë nuk është më vetëm një aspirues i standardeve evropiane, por një kontribuues aktiv me rezultate konkrete”.

Sot, vijoi Jaupaj, mbi 45.4% e konsumit total të energjisë së vendit mbështetet në burime të rinovueshme, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet me peshën më të lartë të energjisë së pastër në Evropë.

Jaupaj vuri në dukje se “kjo arritje nuk buron vetëm nga tradita hidroenergjetike, por edhe nga investimet e reja strategjike si Parku Diellor i Karavastasë me kapacitet 140 MË, një shembull i modelit të ri të zhvillimit të energjisë në vend”.

“Klima është sot fusha ku bashkërendohet më qartë se kudo tjetër vizioni politik i qeverisë, pritshmëria e qytetarëve dhe standardet e BE-së. Detyra jonë e përbashkët është të garantojmë koherencë, të forcojmë koordinimin dhe të sigurojmë që çdo euro e investuar të materializohet në zhvillim të qëndrueshëm dhe në mirëqenie për qytetarët e vendit.  Platforma Kombëtare e Financave të Klimës do të jetë një tjetër element i rëndësishëm i bashkimit të forcave dhe energjive për të maksimizuar burimet dhe rezultatet. SASPAC mbetet plotësisht e angazhuar ta udhëheqë këtë proces me profesionalizëm, me integritet dhe me një vizion të qartë evropian për Shqipërinë e vitit 2030”, tha Jaupaj.

/k.s/j.p/

 

The post Jaupaj: BE, kontribuesi më i madh dhe partneri strategjik i Shqipërisë në tranzicionin e gjelbër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria më e goditura në rajon nga reshjet e nëntorit: Mbi 200 mm shi në jug, një viktimë dhe dëme të mëdha

By: Ela
4 December 2025 at 14:08

Gjatë datave 3-9 nëntor, një sistem me presion të ulët atmosferik solli reshje të përhapura në të gjithë Mesdheun Lindor. Sipas të dhënave satelitore të NASA-s (GPM IMERG) dhe Climatebook.gr, në Shqipëri reshjet arritën nga 80 mm deri mbi 150 mm në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jug u regjistruan mbi 200 […]

The post Shqipëria më e goditura në rajon nga reshjet e nëntorit: Mbi 200 mm shi në jug, një viktimë dhe dëme të mëdha appeared first on BoldNews.al.

Planeti drejt katastrofës globale? Temperaturat pritet të rriten me 2.6°C deri në fund të shekullit!

By: Elva
13 November 2025 at 16:57

Bota po përballet me një paralajmërim serioz nga shkencëtarët për një rritje dramatike të temperaturës globale me 2.6°C mbi nivelet para-industriale, nëse vendet nuk marrin masa urgjente për uljen e emetimeve. Raportet e fundit të “Climate Action Tracker” tregojnë se planet aktuale të qeverive nuk po arrijnë të shmangin ngrohjen e rrezikshme të Tokës, ndërsa […]

The post Planeti drejt katastrofës globale? Temperaturat pritet të rriten me 2.6°C deri në fund të shekullit! appeared first on BoldNews.al.

Progresi dhe sfidat e Shqipërisë një dekadë pas Marrëveshjes së Parisit

By: Ela
11 November 2025 at 12:11

Dhjetë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit, Shqipëria është duke përgatur plane ambicioze për uljen e shkarkimeve të gazeve serë, me synimin për të arritur neutralitetin klimatik. Deri në vitin 2030, vendi parashikon të sigurojë rreth 59,4% të energjisë nga burime të rinovueshme dhe të reduktojë shkarkimet neto me afro 17,4% krahasuar me vitin […]

The post Progresi dhe sfidat e Shqipërisë një dekadë pas Marrëveshjes së Parisit appeared first on BoldNews.al.

Danimarka mund të përballet me stuhi të forta detare çdo 3 vjet nëse dështojnë qëllimet klimatike

7 November 2025 at 16:21

Sipas të dhënave nga Instituti Meteorologjik Danez (DMI), Danimarka mund të përballet me valë të forta stuhish çdo tre vjet nëse bota nuk arrin të përmbushë objektivat klimatike.

Sipas transmetuesit TR, valët e stuhive si ajo që goditën Danimarkën në tetor të vitit 2023, të përshkruara si “ngjarje 100-vjeçare” mund të ndodhin çdo tre vjet brenda 50 viteve të ardhshme nëse bota vazhdon në rrugën e parashikuar për një rritje globale të temperaturës prej 2.8 gradë Celsius.

Sipas DMS-së, nëse arrihet qëllimi i Marrëveshjes së Parisit për kufizimin e rritjes së temperaturës në 1.5 gradë Celsius, numri i valëve të forta të stuhive në Danimarkë mund të ulet në çdo gjashtë vjet.

“Me Marrëveshjen e Parisit, do të shohim rritje të valëve të stuhive. Por, kjo është diçka që në përgjithësi mund ta trajtojmë me masa të ndryshme”, tha Jens Hesselbjerg Christensen, profesor i akullit, klimës dhe gjeofizikës në Institutin “Niels Bohr”.

Të dhënat e DMI-së zbuluan se Danimarka mund të ketë më shumë valë të nxehti nëse bota qëndron në kursin e saj aktual, me 5 ditë me valë të nxehti në vit deri në fund të këtij shekulli.

Në të njëjtën kohë, numri i ditëve me ngricë parashikohet të ulet. Një rritje e temperaturës prej 1.5 gradë Celsius do të rezultonte në 13 ditë më pak me ngricë në vit, 2.5 gradë Celsius në 21 ditë më pak me ngricë dhe 4 gradë Celsius në 34 ditë më pak me ngricë.

“Ka baktere në pemë që janë të rrezikshme për to. Ato vriten nga ngrica. Pra, kur nuk kemi më ngricë, pemët sfidohen në një mënyrë tjetër”, shpjegoi Christensen.

Në Raportin e 16-të për Hendekun e Emetimeve, UNEP tha se nëse të gjitha planet aktuale kombëtare për klimën zbatohen plotësisht, temperaturat globale parashikohet të rriten midis 2.3 gradë Celsius dhe 2.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit. Bazuar në politikat ekzistuese, rritja vlerësohet në rreth 2.8 gradë Celsius./abcnews.al

Thatësira dhe temperaturat e larta ulin me 30% prodhimin e ullirit këtë vit

By: Ela
7 November 2025 at 11:15

Ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në sektorin e ullishtarisë, kudo në pellgun e mesdheut duke mos lënë pas edhe vendin tonë. Temperaturat e larta, mungesa e reshjeve në periudha kritike dhe lagështira e lartë gjatë vjeshtës kanë bërë që sezonet e fundit të jenë ndër më të vështirat për prodhimin e ullirit […]

The post Thatësira dhe temperaturat e larta ulin me 30% prodhimin e ullirit këtë vit appeared first on BoldNews.al.

Projektligji për ndryshimet klimatike, Jaupaj: Fond i gjelbër dhe rritje me 50% të gjobave

28 October 2025 at 15:48

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural diskutoi edhe ditën e sotme projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për ndryshimet klimatike” të ndryshuar”.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se “ndryshimet në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, kanë për qëllim forcimin e kuadrit ligjor për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e gazeve me efekt serrë (GES), si dhe përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian”.

Sipas tij, ndryshimet përfshijnë shtimin e dispozitave të reja për sektorët e energjisë dhe transportit, të cilat parashikojnë hartimin e planeve vendore për energjinë, klimën dhe përshtatjen që nga viti 2027, si dhe zhvillimin e infrastrukturës për lëndët djegëse alternative, në përputhje me rregulloren e BE-së për karburantet e gjelbra.

Ministri theksoi se, një nga risitë kryesore është krijimi i sistemit MRVA (Monitorim, Raportim, Verifikim dhe Akreditim), që do të mundësojë kontroll më të saktë të shkarkimeve të gazeve serrë në industri, transport ajror dhe detar.

“Ndryshimet synojnë të rrisin transparencën dhe saktësinë e të dhënave mbi emetimet, duke garantuar që Shqipëria të përmbushë detyrimet kombëtare e ndërkombëtare për reduktimin e gazeve serrë dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së. Projektligji parashikon zbatimin gradual të këtij sistemi me periudha afatshkurtra 2025-2026, fashë pilote që lejon subjektet të përshtaten me kërkesat e reja dhe institucioneve të ndërtojnë kapacitete të reja legjislative”, u shpreh ai, teksa vuri në dukje se deri tani fokusi ishte tek operatorët industrialë dhe tani do të shtrihet deri te bizneset që shesin lëndë djegëse, të cilët duhet të raportojnë për shkarkimet serrë që vijnë nga produktet e tyre.

Jaupaj tha se zbatimi i sistemit MRVA do të nisë gradualisht nga viti 2026 edhe në  subjektet e transportit detar e ajror, ndërsa synohet gjithashtu nxitja e politikave për reduktimin e ndotjes, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe zhvillimin e investimeve të gjelbra, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë për klimën.

Lidhur me masat administrative, tha ai, Ligji parashikon gjithashtu rritjen me 50% të gjobave për shkeljet në fushën e klimës dhe ngritjen e Fondit të Gjelbër për Klimën, me një autoritet kombëtar përgjegjës për administrimin e tij.

Në kuadër të procesit të integrimit në BE, projektligji do të mundësojë zbatimin e plotë të sistemit MRVA siç kërkohet nga Komisioni Evropian, dhe pritet të sjellë përfitime konkrete financiare për vendin, mbështetje nga programet e reformave të Bashkimit Evropian.

“Zbatimi i këtij ligji do të kontribuojë në rritjen e transparencës, ndërtimin e një sistemi modern të raportimit mjedisor dhe forcimin e politikave kombëtare për mbrojtjen e klimës dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, deklaroi Jaupaj.

Në interes të deputetit të opozitës Xhelal Mziu për kostot që duhet të paguajnë subjektet për instalimin e teknologjive në mbrojtje të mjedisit, ministri Jaupaj tha se, “ligji është në aplikim gradual dhe gjatë 3 viteve të para kosto e instalimeve që duhet të bëjnë subjektet për reduktimin e gazeve me efekt serrë do të jenë 1 milion lekë të reja deri në 3 milionë lekë në vit, maksimumi”.

Projektligji është hartuar nga Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me mbështetjen e asistencës teknike të projekteve SANECA–Legal (GIZ) dhe SANE 27. Ai synon të krijojë një sistem të qëndrueshëm për uljen e emetimeve, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe përafrimin e Shqipërisë me standardet klimatike të Bashkimit Evropian.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Projektligji për ndryshimet klimatike, Jaupaj: Fond i gjelbër dhe rritje me 50% të gjobave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KËLN – OKB: Veprime urgjente ndaj ndryshimeve klimatike

21 October 2025 at 12:36

KËLN, 21 tetor /ATSH-DPA/ – Shefi i OKB-së për klimën, Simon Stiell, po bën thirrje për veprime më të shpejta ndaj ndryshimeve klimatike, një muaj para Konferencës së ardhshme të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, e njohur si COP30.

Pas publikimit të raportit mbi adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike, ai tha se ka lajme të mira dhe të këqija.

Lajmi i mirë, sipas tij, është se drejtimi tani është i saktë, me pothuajse të gjitha vendet që përpiqen të adaptohen ndaj pasojave të rritjes së temperaturave.

“Ky raport i ri tregon se po bëhen përparime reale”, tha Stiell.

Megjithatë, lajmi i keq është se gjithçka po ecën shumë ngadalë.

“Pra, ky raport mund të ketë lehtësisht nëntitullin; ‘Mjaft me justifikime, investitorë!’,  tha Stiell, i cili drejton Konventën e Kornizës për Ndryshimet Klimatike të Kombeve të Bashkuara (UNFCCC) me seli në Bonn të Gjermanisë.

Veçanërisht vendet më të varfra kanë vështirësi në mbledhjen e burimeve financiare të nevojshme për përpjekjet klimatike përkatëse.

Për të shfrytëzuar fondet e vendosura nga vendet më të pasura, shpesh kërkohen procedura të ndërlikuara aplikimi. Vendeteve më të varfra u mungon gjithashtu ekspertiza e nevojshme.

“Çdo vit, pasojat e ndryshimeve klimatike bëhen më intensive dhe më të pabarabarta,” tha Stiell. Adaptimi ndaj ngrohjes globale nënkupton mbrojtje ndaj përmbytjeve, thatësirave, zjarreve në pyje dhe stuhive.

Kjo është e barabartë me mbrojtjen e ekonomisë, e cila ndikohet rëndë nga këto katastrofa natyrore, tha Stiell. /Ad.Ab./

The post KËLN – OKB: Veprime urgjente ndaj ndryshimeve klimatike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Raporti I EEA: Shqetësuese ndotja e ajrit! Shqipëria, sfida serioze që kërkojnë veprim urgjent

By: Ela
14 October 2025 at 09:13

Profili për Shqipërinë, i përgatitur nga ekspertë kombëtarë të Rrjetit Evropian të Informacionit dhe Vëzhgimit Mjedisor (Eionet) dhe bazuar në 20 tregues të vendosur nga EEA ose Eurostat, ofron një përmbledhje të tendencave kryesore në tri dimensione: mjedisi dhe klima, ndryshimet sociale-ekonomike, dhe ndryshimi i sistemit të energjisë, mobilitetit dhe ushqimit. Vlerësimi vë në dukje zhvillime pozitive, por edhe […]

The post Raporti I EEA: Shqetësuese ndotja e ajrit! Shqipëria, sfida serioze që kërkojnë veprim urgjent appeared first on BoldNews.al.

Klima nuk ngroh? Mos thërrisni ende mjeshtrin - provoni këtë truk të thjeshtë

6 October 2025 at 07:02


Me siguri disa prej jush këto ditë keni provuar ta vendosni kondicionerin në mënyrën e ngrohjes, por nuk keni arritur ta bëni. Dhe tani pyesni veten pse ndodh kjo. Me disa këshilla të mjeshtërve të kondicionerëve, do ta zgjidhni këtë problem shpejt dhe lehtë

Jemi dëshmitarë të një rënieje të menjëhershme të temperaturës, ndaj shumëkush u detyrua për herë të parë këtë sezon ta ndezë klimën për ngrohje. Pajisjet që na shpëtuan nga vapa në verë, tani duhet të na ngrohin, por edhe këtu lind një pengesë. Shumë përdorues ankohen se nuk munden ta kalojnë “programin” nga ftohja në ngrohje. Nëse nuk e dini si ta vendosni kondicionerin të ngrohë, ja disa këshilla të dobishme.

Si ta vendosni klimën në mënyrën e ngrohjes

Në çdo telekomandë ekziston butoni MODE.
Duke shtypur këtë buton, kërkoni opsionin HEAT (ngrohje). Në disa pajisje, kjo shfaqet në ekran si ikona e diellit ose me mbishkrimin HEAT. Sigurohuni që shigjeta treguese të jetë e drejtuar tek “HEAT”.

Hapi tjetër: vendosja e temperaturës.
Këshillohet që temperatura në telekomandë të caktohet dy gradë më e lartë se ajo që dëshironi në dhomë. Nëse dëshironi që temperatura në ambient të jetë 24°C, atëherë vendoseni në 26°C, sepse njësia e brendshme mat nxehtësinë pranë vetes, ku zakonisht është rreth dy gradë më e lartë se në pjesën tjetër të dhomës.

Nuk rekomandohet që, ndërsa kondicioneri është në punë, të ndryshoni opsionin nga ftohja në ngrohje, këtë duhet ta bëni para ndezjes së pajisjes. Ndërkohë, ndryshimi i temperaturës mund të bëhet lirshëm gjatë funksionimit.

Pasi ta ndizni, klimës i duhen rreth 2 deri në 10 minuta që të fillojë të lëshojë ajër të ngrohtë.

Shpejtësinë e fryrjes së ajrit mund ta rregulloni me butonin FAN SPEED në telekomandë. Në shumicën e pajisjeve ekzistojnë tre ose katër nivele të shpejtësisë.

Rekomandohet shpejtësia e parë (LOW), sepse ventilatori rrotullohet më ngadalë dhe ajri qëndron më gjatë në përpunuesin e njësisë së brendshme, duke u ngrohur më mirë, transmeton Telegrafi.

Çfarë të bëni nëse kondicioneri sërish nuk kalon në ngrohje

Nëse pas të gjitha këtyre hapave pajisja ende nuk kalon në ngrohje, duhet ta rindizni.

Në rast se nuk është bërë shërbimi vjetor i kondicionerit, mund të ndodhë që pajisja të mos ndizet fare ose të shfaqë një mesazh gabimi në ekran. Në këtë rast, rindezja është e domosdoshme.

Si të bëni rindezjen e kondicionerit

Së pari, fikeni klimën përmes telekomandës dhe pastaj nxirrni kabllon nga priza. Lëreni jashtë prizës për disa minuta, pastaj lidheni sërish me rrymën.

Pastaj afrohuni te njësia e brendshme dhe ngrini kapakun. Në anën e djathtë ose të majtë poshtë, zakonisht ndodhet një buton i vogël për rindezje.

Mbajeni të shtypur për rreth dhjetë sekonda dhe më pas lëshojeni.

Kondicioneri duhet të jetë tashmë i rindezur. Ndizeni përmes telekomandës dhe vendoseni në mënyrën e ngrohjes. /Telegrafi/

Klima po dëmton bujqësinë/ Studimi: Deri në 2030 prodhimi i disa kulturave do ulet 10 përqind

By: Re Nato
27 September 2025 at 13:56

Stinët po humbasin tiparet ndërsa ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta.  Europa  Juglindore po humbet klimën mesdhetare  dhe Shqipëria është një ndër vendet më të prekura.

Sipas studiuesve klima e vendit tonë po i ngjason asaj tropikale,  me dimër të butë, verë të nxehtë e gjithnjë e më të thatë, më e theksuar në Ultësirën Perëndimore  nga Shkodra në Vlorë  dhe fushën e Korçës.

“20 herë më i shpejtë është ndryshimi se në rajone të tjera të botës  dhe kjo gjë po prek masivisht edhe Shqipërinë. Ka një tropikalizim të klimës në territorin shqiptar  kjo më e theksuar është në pjesën e Ultësirës Perëndimore  duke filluar nga Velipoja e mbaron deri në Vlorë, pjesë  të tjera janë  pjesa e fushës së Korçës ku  ka një rënie të theksuar të reshjeve.”

Sa kanë ndryshuar temperaturat?

Në dhjetë vjeçarin e fundit ndryshimi i temperaturave është me 1.1 – 1.2 gradë celcius  referuar vitit 1990 që merret si  vit referimi.

Ndikimi sipas ekspertëve është i gjithanshëm, por më i ndjeshëm në bujqësi.

Në pesë vite studiuesit përllogarisin  rënie të prodhimit për kultura të veçanta  me 8 deri në 10%  ndërsa  shumë  produkte bujqësore po humbasin cilësinë.

“Ka disa studime që evidentojnë që deri në vitin 2030 do ketë një rënie 8 deri në 10% rënie të prodhimit bujqësor vetëm nga ndryshimet e klimës, në nivel botëror kjo vlerë është shumë e madhe shkon deri në 23%  për kultura të veçantë si ajo e misrit, që është kulturë verore që ndjenë thatësinë,  e disa kultura të tjera. Sa i përket aspektit tjetër ka të bëjë me cilësinë, pra prodhimet bujqësore gjithnjë e më tepër po humbasin cilësitë e tyre e kjo vjen nga regjimi klimatik se jemi të ekspozuar ndaj thatësirës  temperaturave të larta apo ndaj stuhive  apo dukurive të tjera meteorologjike.  Në kuadër të  ndryshimeve klimatike   janë shfaqur dëmtues të rinjë që ska qenë më parë.”

Përshtatja  sipas specialistëve është e vetmja rrugë  për të reduktuar dëmin. Nga fermerët e deri tek agjencitë shtetërore.

“Ajo që vihet re është mungesa e informacionit. Fermerat vijojnë  me praktikat  që njohin  tradicionalisht.

Agjenciët duhet të informojnë fermerët për farat që duhet të mbjellin.  Ka shumë shembuj nga territori që psh janë marrë e mbjellë fidanë spanjollë, nuk pajtohen me kushtet klimtike të zonës. Duhet te blejnë fara që kanë rezistencë më të madhe.

E para ka të bëjë me menaxhimin e bimëve, siç janë datat e mbjelljeve. E dyta me menaxhimin e tokës, nga ndryshimet e klimës ajo është e ekspozuar nga erozioni në radhe të pare,  sidomos në zona bregdetare, por dhe nga  humbja e vetive fiziko- kimike të saj  apo dhe nga acidifikimi.  Shumë zona gjatë verës përballen me thatësira të zgjatura kështu duhet të menaxhojmë burimet në dispozicon.”

Bujqësia në Shqipëri kontribuon  për rreth 18 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.    Ndryshimet klimatike  e sfidojnë me rendimentin e cilësinë e prodhimit./abcnews.al

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri të botës

By: e xh
17 September 2025 at 14:56

11 vite më parë, në Siberinë verilindore u zbulua krateri i parë gjigant, i shkaktuar nga një shpërthim i fuqishëm nën sipërfaqe. Që atëherë janë identifikuar 8 deri në 17 kraterë të ngjashëm, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për shkencëtarët.

Fillimisht, shkaku i këtyre shpërthimeve mbeti mister. Megjithatë, hulumtimet i lidhën ato me ngrohjen globale dhe shkrirjen shtresës së ngrirë të tokës. Shkrirja krijon xhepa me metan që, nën presion, mund të shpërthejnë. Por dilema ishte pse fenomeni shfaqej kryesisht në gadishujt Jamall dhe Gida të Siberisë, e jo në pjesë të tjera të Arktikut.

Një studim i ri i publikuar në Science of the Total Environment, i udhëhequr nga Helge Hellevang, profesor në Universitetin e Oslos, jep përgjigje. Sipas modelimeve kompjuterike, në këto rajone përmafrost-i është më i dobësuar për shkak të çarjeve të krijuara nga aktiviteti tektonik, të cilat lejojnë gazin të ngjitet drejt sipërfaqes. Kur shkrirja e akullit formon liqene të cekëta, shtresa mbrojtëse dobësohet dhe presioni i metanit çon në shpërthime.

Shkencëtarët paralajmërojnë se me rritjen e temperaturave, numri i kraterëve mund të shtohet ndjeshëm. Kraterët shpesh shndërrohen në liqene, duke e bërë të vështirë studimin e tyre.

Ekspertët besojnë se shpërthime të ngjashme kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por nuk janë dokumentuar për shkak të mungesës së vëzhgimeve në këtë zonë të thellë e të rrallë. Studiuesit theksojnë se fenomeni mbetet ende i nënvlerësuar dhe i panjohur në thellësi.

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri

Shkencëtarët i japin shpjegim gropave gjigante misterioze në veri

Mijëra vdekje këtë verë në Evropë për shkak të ndryshimeve klimatike

By: e xh
17 September 2025 at 14:12

Më shumë se 15 000 vdekje mund t’i atribuohen ndryshimeve klimatike deri në fund të kësaj vere në qytetet kryesore evropiane, parashikojnë studiuesit në një studim paraprak, rëndësia e të cilit është vlerësuar nga shkencëtarë të tjerë.

“I përqendruar në 854 qytete evropiane, ky studim arrin në përfundimin se ndryshimi i klimës është shkaku i 68% të 24 400 vdekjeve që besohet se lidhen me nxehtësinë këtë verë”, thuhet në një njoftim për shtyp nga dy institutet britanike, të cilave u përkasin autorët, ”Imperial College London” dhe ”London School of Hygiene & Tropic Medicine”.

Ata arrijnë në përfundimin se midis 15 013 dhe 17 864 vdekjeve të lidhura me nxehtësinë këtë verë nuk do të kishin ndodhur pa ngrohjen globale, në këto qytete, të cilat përfaqësojnë vetëm një të tretën e vogël të popullsisë evropiane.

Ky është vlerësimi i parë në shkallë të gjerë i ndikimeve shëndetësore të një vere të shënuar nga temperatura veçanërisht të larta në Evropë.

U vunë re disa valë të nxehta, dhe vera ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në disa vende, si Spanja, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Efektet shëndetësore të nxehtësisë janë të njohura: përkeqësimi i problemeve kardiovaskulare, dehidratimi, çrregullimet e gjumit e tjerë.

Dhe të moshuarit janë, deri tani, në rrezikun më të madh për të vdekur prej saj.

“Mijëra njerëz do të vdesin vetëm nëse valët e nxehtësisë mund të jenë 2-4°C më të nxehta”, tha Garyfallos Konstantinoudis, bashkautor i studimit, gjatë një konference për shtyp, duke i quajtur valët e nxehtësisë “vrasëse të heshtura”.

Manual për gazetarinë mjedisore dhe verifikimin e fakteve

By: FAKTOJE
15 September 2025 at 17:42

Ky manual është ndërtuar për të ndihmuar studentët e gazetarisë që dëshirojnë të thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për të raportuar mbi çështjet mjedisore me saktësi, etikë dhe ndikim publik. Në një kohë ku krizat klimatike, humbja e biodiversitetit, ndotja dhe keqinformimi janë përditshmëri, roli i gazetarit bëhet më i rëndësishëm se kurrë.

Manuali-per-Gazetarine-Mjedisore_V3_ON-eb-1-1-1

The post Manual për gazetarinë mjedisore dhe verifikimin e fakteve appeared first on Faktoje.al.

Automjetet elektrike dhe sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-së

By: Ela
11 September 2025 at 09:39

Prodhuesit e makinave kanë qenë prej vitesh në kundërshtim me zotimet e Bashkimit Evropian për të arritur objektivat e shkarkimit zero të CO2  deri në vitin 2050. Që prej shpalljes së Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane nga Komisioni Evropian gati gjashtë vjet më parë, industria ka argumentuar se ambiciet klimatike mund të kërcënojnë konkurencën brenda sektorit. […]

The post Automjetet elektrike dhe sfidat për të përmbushur objektivat e CO2 të BE-së appeared first on BoldNews.al.

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

By: Oldi
1 August 2025 at 12:53

Sipas raportimeve të fundit nga Agjencia Rajonale e Ekstensionit Bujqësor (AREB) në Lushnjë, sipërfaqja e mbjellë me grurë në këtë zonë ka rënë me 30% gjatë vitit 2025. Temperaturat e larta gjatë dimrit dhe thatësirat e vazhdueshme gjatë vitit kanë shkurtuar ciklin jetësor të kësaj kulture, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e kokrrës dhe në […]

The post Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës appeared first on BoldNews.al.

Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci

31 July 2025 at 17:55

Në një treg ku rritja ekonomike shpesh matet me optimizëm, raporti i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë sjell një “sinjal të verdhë” për klimën e biznesit në Shqipëri. Indeksi i Biznesit për vitin 2024 ka rënë në 46.47 pikë, një rënie me 1.1 pikë krahasuar me një vit më parë, duke treguar një perceptim […]

The post Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci appeared first on BoldNews.al.

Si të mos kthehet banesa në saunë kur jashtë është +30: Zgjidhja me dritaret për ata që nuk kanë klimë

21 July 2025 at 21:47

Kur asfalti “digjet” nën këmbë, edhe nëse nuk keni klimë, ekzistojnë disa truke që ju ndihmojnë të përballoni të nxehtit dhe të freskoni hapësirën

Duket e pabesueshme, por me pak taktikë, dhoma juaj e ndenjës mund të bëhet një vend më i rehatshëm edhe në ditët tropikale.

Çelësi është menaxhimi i duhur i ajrit dhe lagështisë, kështu që nuk ka arsye për t’u dëshpëruar nëse shtëpia nuk ka klimë. Temperaturat e larta po kthehen sërish, prandaj ja disa mënyra që do t’ju ndihmojnë ta mbani banesën më të freskët.

Hapni dritaret, por në kohën e duhur

Harroni hapjen e dritareve pa plan. Nëse i hapni kur jashtë është më nxehtë, nxehtësia vetëm hyn brenda. Strategjia e duhur është që gjatë ditës të mbani dritaret të mbyllura dhe të ulni roletat ose perde të trasha.

Vetëm kur temperatura jashtë bie, zakonisht në mbrëmje ose herët në mëngjes, hapini dritaret plotësisht, por me mend.

Krijoni qarkullim ajri (shkuji). Hapni dritaret në të dy anët e banesës, dhe nëse keni mundësi, vendosni një ventilator që të tërheqë ajrin e freskët nga jashtë brenda. Më mirë akoma nëse dritarja më e vogël është nga ana prej nga fryn era, dhe ajo më e madhja në anën tjetër – kjo krijon një efekt “klime natyrale”, transmeton Telegrafi.

Përdorni ventilatorin me zgjuarsi

Ventilatori nuk është vetëm një pajisje që fryn erë. Me një truk të thjeshtë, mund të bëhet aleati juaj më i mirë. Vendosni një enë me akull ose shishe uji të ngrira para ventilatorit dhe do të merrni një frymëmarrje të freskët që e ftoh dhomën si klimë improvizuese.

Nëse keni ventilator tavani, kontrolloni drejtimin e rrotullimit. Gjatë verës, ai duhet të rrotullohet në drejtim të kundërt me akrepat e orës për të shtyrë ajrin e ftohtë poshtë.

Nxehtësia nuk qëndron vetëm në ajër

Ushqimet e ngrohta janë të shkëlqyera, por gatimi gjatë verës do të thotë më shumë nxehtësi në shtëpi. Nëse duhet të gatuani, gjithmonë ndizni aspiratorin e kuzhinës. E njëjta gjë vlen edhe për ventilatorët në banjo, ata ndihmojnë që avulli dhe nxehtësia të mos bllokohen brenda.

Një truk tjetër është të hapni dritaret në katet më të larta (nëse jetoni në shtëpi me kate) dhe të vendosni ventilatorin të nxjerrë ajrin e nxehtë jashtë. Në katin përdhes, mbani dritaret hapur që ajri më i freskët të ketë nga të hyjë.

Lagështia, armiku i fshehur

Gjatë verës, ndjenja e zymtësisë vjen shpesh jo vetëm nga nxehtësia, por edhe nga lagështia e tepërt në ajër. Nëse keni përshtypjen se djersiteni por nuk freskoheni dot, ndoshta ka ardhur koha për një dehumidifikues. Duke hequr lagështinë e tepërt, ambienti bëhet shumë më i këndshëm.

Mos harroni: kujdesuni për veten!

Nëse temperaturat janë mbi 30 gradë, bëni pushime të shpeshta, pini ujë, bëni dush me ujë më të ftohtë ose shkoni në një hapësirë të freskuar. Kujdesi për trupin është po aq i rëndësishëm sa freskimi i banesës! /Telegrafi/

The post Si të mos kthehet banesa në saunë kur jashtë është +30: Zgjidhja me dritaret për ata që nuk kanë klimë appeared first on Telegrafi.

Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi

11 June 2025 at 16:20

Autore: Ola Mitre | Citizens.al | Tiranë

Në dhjetor 2010, Shkodra u përfshi nga përmbytje masive. Shtëpi, rrugë, ura – gjithçka nën ujë. Historia u përsërit disa herë në vitet që pasuan. Ngjashëm ndodhi dhe në fundvitin 2024 në Vlorë. Mot ekstrem, pasoja shkatërruese.

Ndryshimet klimatike nuk janë më paralajmërim i së ardhmes për Shqipërinë, por realitet i prekshëm. Përmbytjet, thatësirat ekstreme, stuhitë apo luhatjet e mëdha të temperaturave, janë kthyer në dukuri të shpeshta.

Megjithatë Shqipëria vazhdon të përballet me to pa një sistem qendror funksional paralajmërimi meteorologjik dhe hidrologjik. Një boshllëk kritik ky që po rrezikon menaxhimin e ujërave, bujqësinë dhe vetë sigurinë publike.

“Në errësirë” përballë motit ekstrem

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore. 95% e bashkive janë prekur nga përmbytje, zjarre, tërmete apo rrëshqitje dheu në dy dekadat e fundit. Megjithatë, sistemi kombëtar i vëzhgimit meteorologjik dhe hidrologjik është në rënie.

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO), institucioni që monitoron dhe vlerëson rreziqet natyrore me qëllim uljen e riskut, pranon për Citizens.al se numri i vendmatjeve meteorologjike ka rënë nga 116 në vitin 2014 në 95 në vitin 2025.

Pajisjet moderne shpesh janë të mirëfinancuara – nga Banka Botërore, GIZ, apo Universiteti Politeknik i Tiranës – por të mirëmbajtura keq. Stacionet manuale mbeten dominuese, por ofrojnë të dhëna një herë në ditë – një ritëm që lë vend për tragjedi.

Ekspertët si Kristi Bashmili dhe Prof. Dr. Petrit Zorba ngrenë shqetësimin për mungesën e të dhënave të besueshme në kohë reale dhe për moskoordinimin e institucioneve. Shqipëria, thonë ata, ka nevojë urgjente për sistem qendror të dhënash dhe një rrjet të modernizuar paralajmërimi.

Bashmili, thotë se shkalla e lartë e cenimit nga faktorët e mjedisit “vjen veçanërisht nga mungesa e kapaciteteve për të përballuar ndryshimet klimatike dhe pasojat në sektorë të ndryshëm”.

Për përballimin pa dëme të situatave emergjente, Bashmili thekson se nevojiten parashikime në kohë, të dhëna të besueshme shumëvjeçare, sistematike si dhe paralajmërimi i hershëm dhe efektiv.

“Nuk kemi sistem të integruar paralajmërimi për përmbytjet apo rrëshqitjet e dherave,” thotë Prof. Dr. Zorba, nga IGJEO, sipas të cilit të dhënat që disponohen janë fragmentare, shpesh të vjetërsuara dhe që nuk përcillen në kohë reale pranë institutit.

Profesori analizon se ajo që i mungon sistemit aktual është standardi në përdorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve, pasi mund të qëllojë që pajisjet të jenë edhe moderne, por të mungojnë këto elementë.

Ai merr si shembull 24 stacione të ngritura nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, të cilat ai thotë se pavarësisht se janë të rregullta, kanë mangësi në mirëmbajtje dhe standard përdorimi.

“Standard nuk do të thotë të kesh celularin e fundit, që kushton 1.5 milionë lekë, duhet që dhe të dish ta përdorësh siç duhet, aq më tepër pajisjet meteorologjike,” vijon Prof. Zorba.

“Nëse një stacion ti e vë mbi një pllakë betoni, betoni të nxjerr temperatura të larta, nëse e vë në një zonë ku bari shkon 25cm, nuk do të të dallojë elementët dhe do të të raportojë për borë në korrik, pra këto elementë teknikë duhen konsideruar, pasi pajisja e mirë, po nuk pati mirëmbajtjen dhe metodologjinë e duhur të përdorimit nuk do të nxjerrë të dhënat e duhura,” thekson Zorba.

Situata paraqitet e ngjashme edhe për stacionet e monitorimit në sektorin bujqësor dhe aeroportual. Në tërësi sistemi konsiderohet i dobët në raport me infrastrukturën, dendësisë së rrjetit, digjitalizimin e të dhënave dhe kapaciteteve njerëzore.

“Rrjeti i stacioneve meteorologjike përfaqësohet nga shumë stacione manuale, të cilat nuk ofrojnë informacione në kohë reale dhe kanë nevojë për staf të shtuar,” shpjegon Bashmili.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “Plani Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike” mbetet pa një metodologji zyrtare monitorimi dhe vlerësimi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk e ka miratuar një metodologji të tillë.

“Me qëllim realizimin e objektivave të këtij veprimi prioritar duhet të hartohet dhe aprovohet një program monitorimi i integruar si dhe të vlerësohet rregullisht një paketë treguesish,” thotë KLSH në një auditim të kryer planit.

Përmbytjet në Shkodër gjatë vitit 2022/Franc Zhurda.

Pasojat dhe nevoja për ndërhyrje

Në vitin 2023, dëmet nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi, industrinë ushqimore dhe sektorë të tjerë të ekonomisë kapërcyen për herë të parë shifrën prej 100 milionë eurosh. Një pjesë e kësaj shifre mund të ishte shmangur nëse vendi do të kishte një sistem efikas paralajmërimi.

Eksperti i mjedisit Kristi Bashmili tregon se ndryshimi i vazhdueshëm i klimës me valë të shtuara të nxehti dhe të ftohti ka ndikuar negativisht në rendimentin bujqësor, cilësinë e jetës dhe përparimit të detit drejt tokës, faktor që po ndikon ndjeshëm në turizëm dhe ekosistemet lagunore dhe bregdetare.

“Kemi të bëjmë me emergjenca të nxitura nga kushtet e motit, të cilat duhet të parashikohen në kohë dhe hapësirë, në mënyrë që më pas të merren masa për parandalimin e dëmeve të mundshme,” thotë Bashmili, sipas të cilit sistemi shqiptar i paralajmërimit kërkon fuqizim të rrjetit dhe shërbimeve hidrometeorologjike.

Por, përballë nevojës për investime fondet mbeten të kufizuara.

Raporti i fundit i Bankës Botërore tregon qartë: kostoja e investimit në përshtatje me ndryshimet klimatike është e lartë, por mosveprimi kushton edhe më shumë. Shqipëria ka nevojë për mbi 6 miliardë dollarë për të përballuar ndryshimet klimatike, por mungesa e koordinimit e bën edhe këtë objektiv të largët.

“Përshtatja me ndryshimet redukton në masë të madhe humbjet njerëzore dhe ekonomike nga fatkeqësitë dhe ngjarjet klimatike”, thekson BB në Raportin e Klimës dhe Zhvillimit të Vendit, të publikuar në tetor të vitit të kaluar.

IGJEO thotë se vendit i duhen jo vetëm më shumë stacione matëse – së paku një për çdo 100km2 – por edhe një shumëllojshmëri pajisjesh të tjera automatike, të cilat do të mund të gjeneronin të dhëna periodike me një frekuencë dhe saktësi më të lartë.

Sipas Prof. Dr. Petrit Zorba, krahas kësaj nevoje për pajisje dhe stacione, duhet dhe një sistem qendror për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në mënyrë të standardizuar.

“Nuk po them ndonjë shpikje të madhe, por atë që kanë bërë vendet e tjera, në gjithë botën të dhënat grumbullohen në një qendër dhe ajo më pas i përpunon me përgjegjësi sa i takon standardeve dhe i nxjerr si produkt,” përfundon Zorba.

Nëse Shqipëria nuk ndërton një sistem të integruar, çdo stuhi, thatësirë apo situatë e pazakontë natyrore rrezikon të kthehet në një krizë kombëtare.

The post Shqipëria përballë krizave klimatike pa sistem të besueshëm monitorimi appeared first on Citizens.al.

Peshkimi dhe akuakultura nën kërcënimin e klimës

By: Oldi
4 July 2025 at 12:16

Ngrohja globale po sjell transformime të dukshme në sektorin e peshkimit dhe akuakulturës, duke i vendosur fermerët dhe peshkatarët shqiptarë përballë sfidave të reja. Ekspertët paralajmërojnë se, ndërsa disa specie po zhduken, të tjera po përshtaten me mjedisin e ndryshuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në ekosistemet ujore dhe ekonominë e sektorit. Sipas Bankës Botërore (2022), sektorët […]

The post Peshkimi dhe akuakultura nën kërcënimin e klimës appeared first on BoldNews.al.

❌
❌