Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 13 May 2026Main stream

Shkencëtarët e klimës paralajmërojnë: Ngjarjet ekstreme të motit janë të mundshme këtë vit

13 May 2026 at 09:20

Shkencëtarët e klimës paralajmëruan sot se ngjarjet ekstreme të motit janë të mundshme këtë vit, me vitin 2026 që potencialisht do të bëhet një nga vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë, sipas grupit “World Weather Attribution”, raportoi transmetuesi publik irlandez RTE.

“Mund të shkojmë drejt një viti të paprecedentë me zjarre globale dhe ngjarje rekord të motit”, tha grupi, duke përmendur rritjen e temperaturave globale dhe kushtet e fenomenit natyror El Nino në zhvillim.

Shkencëtarët thanë se temperaturat e sipërfaqes së detit po i afroheshin niveleve rekord ndërsa zjarret kishin djegur tashmë më shumë se 150 milionë hektarë gjatë katër muajve të parë të vitit, shumë më lart se mesataret e fundit.

Ata paralajmëruan se kombinimi i ndryshimeve klimatike dhe një fenomeni El Nino në forcim mund të intensifikojë përmbytjet, thatësirat dhe zjarret në fund të këtij viti dhe në vitin 2027. Daniel Swain nga Instituti i Universitetit të Kalifornisë për Burimet Ujore tha se El Nino prish natyrshëm modelet e reshjeve, por paralajmëroi se ndikimi i tij do të amplifikohej nga ngrohja globale.

“Ky efekt do të intensifikohet ndjeshëm nga ngrohja globale prej gati 1.5 gradë Celsius që po përjetohet që nga viti 2026”, tha ai duke shtuar se nuk ishte “e habitshme” që ndikime të papara globale mund të shfaqen në kushtet aktuale.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Sunway për Shëndetin Planetar, Jemilah Mahmood paralajmëroi se vdekjet që lidhen me nxehtësinë shpesh nënvlerësohen. “Ajo vret në heshtje, në shtëpi, në fusha të hapura”, tha ajo.

Mahmood theksoi rreziqet shëndetësore të lidhura me tymin e zjarreve, përfshirë ndotjen nga grimcat e imëta të shoqëruara me sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Bashkëthemeluesja e grupit “World Weather Attribution”, Friederike Otto tha se ndryshimi i klimës mbeti shkaku kryesor pas përkeqësimit të motit ekstrem.

Before yesterdayMain stream

Jaupaj: Sisteme paralajmërimi të hershëm në menaxhimin e rreziqeve mjedisore

TIRANË, 11 maj /ATSH/ Në kuadër të konferencës ndërkombëtare United for Climate, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj ishte i ftuar në podcast me moderatorin Blendi Salaj, ku diskutoi gjerësisht mbi Planin Kombëtar të Adaptimit ndaj Klimës 2026–2036.

Gjatë bisedës, ministri Jaupaj theksoi se “plani kombëtar përmban 66 masa konkrete, në të gjithë territorin e vendit, të cilat synojnë të shndërrohen në projekte të zbatueshme në sektorë strategjikë të ekonomisë, përfshirë bujqësinë, turizmin, transportin dhe fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”.

Ai nënvizoi se këto masa janë të dizajnuara për të rritur qëndrueshmërinë e vendit ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të forcuar kapacitetet institucionale në menaxhimin e rreziqeve mjedisore.

Sipas ministrit, hapi i radhës është sigurimi i financimit për zbatimin e tyre.

Jaupaj bëri të ditur se, “aktualisht Shqipëria ka fituar një projekt të madh në kuadër të Green Climate Fund, me vlerë 40 milionë USD që do të mundësojë investime konkrete në të gjithë sistemin hidrometeorologjik që ne te kemi të dhëna të aksesueshme sa i takon përmbytjeve, zjarreve dhe synon veçanërisht ngritjen dhe fuqizimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm”.

“Paralajmërimi i hershëm do të thotë reagim i hershëm, dhe reagimi i hershëm shpëton jetë, mbron ekonominë dhe parandalon dëmet”, u shpreh Jaupaj, teksa theksoi se me shumë rëndësi janë investimet në këtë drejtim si një prioritet kombëtar në përballimin e sfidave klimatike.

/e.xh/j.p/r.e/

The post Jaupaj: Sisteme paralajmërimi të hershëm në menaxhimin e rreziqeve mjedisore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çako: Sistem i integruar i paralajmërimit të rreziqeve klimatike në Shqipëri

TIRANË, 8 maj /ATSH/ Në kuadër të forumit rajonal “United for Climate Regional Cooperation for a Resilient Future”, u zhvillua sot një sesion diskutimi me temë “Sistemet e Paralajmërimit të Hershëm – Nga të dhënat te veprimi për komunitete rezistente”, i fokusuar në forcimin e gatishmërisë dhe mbrojtjen e komuniteteve, veçanërisht të grupeve më vulnerabël ndaj rreziqeve klimatike.

Paneli mblodhi drejtues dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen civile, shërbimet meteorologjike dhe qendrat shkencore kërkimore nga Shqipëria, rajoni dhe Europa, të cilët ndanë eksperiencat dhe praktikat më të mira për ndërtimin e sistemeve efektive të paralajmërimit të hershëm.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, theksoi rëndësinë e krijimit të një sistemi funksional dhe të integruar të paralajmërimit të hershëm për rreziqe të shumëfishta në Shqipëri. Ai nënvizoi se një sistem i tillë duhet të mbështetet në të dhëna të sakta, informacion në kohë reale dhe koordinim të fortë ndërinstitucional, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.

Sipas pjesëmarrësve, sfidat që lidhen me ndryshimet klimatike kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë rajonal, përdorimin e teknologjive inovative dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të përmirësuar reagimin ndaj emergjencave dhe për të rritur reziliencën e komuniteteve.

Në përfundim të diskutimeve, u theksua se ndërtimi i sistemeve moderne të paralajmërimit të hershëm mbetet një prioritet strategjik për vendet e rajonit, në funksion të minimizimit të rreziqeve dhe mbrojtjes së jetës, pronës dhe mjedisit.


/e.i/a.f/

The post Çako: Sistem i integruar i paralajmërimit të rreziqeve klimatike në Shqipëri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zyrtari zviceran viziton Gjakovën, në fokus zhvillimi urban

26 April 2026 at 20:28


Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se në vendin tonë po qëndron në vizitë Philipp Orga, Shef i Operacioneve për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO).

Sipas njoftimit të ambasadës, gjatë qëndrimit të tij në Gjakovë, Orga është takuar me kryetarin e Komunës, Ardian Gjini, me të cilin ka diskutuar për përpjekjet që synojnë avancimin e masave të zhvillimit urban të ndjeshëm ndaj klimës dhe më të qëndrueshëm ndaj sfidave në nivel komunal.

Ambasada ka theksuar se vizita vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të SECO-s në ndërtimin e qyteteve të qëndrueshme dhe të përgatitura për të ardhmen.


Mazniku: Bashkitë, aktorë kyç në zhvillimin ekonomik të territorit të tyre

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku foli sot në konferencën “Zbatimi i Kontratës Klimatike të Qytetit” që po mbahet në Elbasan.

Si pjesë e sesionit të parë të diskutimeve me fokus në strukturimin e investimeve për qytete me neutralitet klimatik, Mazniku tha se reforma territoriale e ndërmarrë një dekadë më parë, përmes bashkimit të bashkive, ka krijuar tashmë një kuadër të ri konceptual për funksionimin e pushtetit vendor.

Mazniku nënvizoi se bashkitë nuk duhet të shihen më thjesht si njësi që ofrojnë shërbime bazë, si mirëmbajtja e rrugëve, pastrimi apo menaxhimi i mbetjeve, por si aktorë kyç në zhvillimin ekonomik të territorit të tyre.

“Ligji i vitit 2014 dhe vetë koncepti i reformës kërkuan që bashkitë të transformohen në motorë zhvillimi ekonomik. Infrastrukturat dhe shërbimet bazë nuk janë vetëm detyra të përditshme, por edhe mekanizma për të nxitur ekonominë lokale”, u shpreh Mazniku.

Ai nënvizoi rëndësinë e identifikimit të sektorëve që përbëjnë motorët ekonomikë të një qyteti, duke theksuar se zhvillimi ekonomik lidhet drejtpërdrejt me prodhimin, punësimin dhe gjenerimin e të ardhurave.

Sipas Maznikut, investimet e bashkive dhe krijimi i sinergjive me aktorë të tjerë janë bërë po aq të rëndësishme sa funksionet tradicionale të pushtetit vendor.

Në këtë kuadër, ai solli si shembull zonën e Metalurgjikut në Elbasan, duke e cilësuar atë si një rast konkret të ndërveprimit mes qeverisë qendrore, pushtetit vendor dhe sektorit privat.

“Ndërveprimi mes qeverisë qendrore dhe bashkisë së Elbasanit për zhvillimin e zonës së Metalurgjikut tregon se kemi hyrë në një fazë të re, ku bashkitë kanë një rol aktiv në zhvillimin ekonomik të territorit të tyre”, tha ai.

Mazniku bëri të ditur se xhiroja vjetore e kompanive që operojnë në këtë zonë arrin në rreth 1.1 miliardë euro, duke e kthyer atë në një nga pikat më të rëndësishme ekonomike në vend.

Mazniku theksoi se të gjithë elementët janë të pranishëm për ta kthyer këtë zonë në një histori suksesi, jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por për gjithë Shqipërinë.

“Suksesi varet nga ndërveprimi i qëndrueshëm mes institucioneve dhe aktorëve ekonomikë. Ne kemi të gjitha mundësitë për ta kthyer këtë në një model zhvillimi për vendin”, u shpreh Mazniku.

Konferenca Ndërkombëtare “Elbasani 2030, Zbatimi i Kontratës Klimatike të Qytetit”, shënon një moment kyç në kalimin nga planifikimi strategjik në zbatimin konkret të objektivave për reduktimin e emetimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban.

/e.i/a.f/

The post Mazniku: Bashkitë, aktorë kyç në zhvillimin ekonomik të territorit të tyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Llatja: Elbasani, drejt transformimit në qytet klimatikisht neutral

TIRANË, 14 prill/ATSH/  Elbasani ka hyrë në një fazë vendimtare të transformimit të tij drejt një qyteti klimatikisht neutral, duke organizuar Konferencën Ndërkombëtare “Elbasani 2030, Zbatimi i Kontratës Klimatike të Qytetit”.

Kjo konferencë shënon një moment kyç në kalimin nga planifikimi strategjik në zbatimin konkret të objektivave për reduktimin e emetimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm urban.

Si pjesë e programit evropian “EU Mission: Climate-Neutral and Smart Cities”, Elbasani është ndër 112 qytetet e përzgjedhura në Evropë dhe një nga vetëm tre qytetet e Ballkanit Perëndimor që mban këtë status. Ky pozicion e vendos qytetin në një rol pionier në tranzicionin e gjelbër, duke e kthyer atë në një model referimi për Shqipërinë dhe rajonin.

Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, theksoi se përfshirja e Elbasanit në këtë mision nuk është thjesht një angazhim mjedisor, por një projekt transformues për zhvillimin ekonomik dhe social të qytetit. Ai nënvizoi se Kontrata e

Qyteti për Klimën përfaqëson një angazhim konkret për të ulur me 80% emetimet e gazeve serrë deri në vitin 2030, përmes një pakete prej 34 projektesh strategjike në fusha si energjia, transporti, ndërtesat dhe menaxhimi i mbetjeve.

“Ky është një moment historik për Elbasanin. Ne kemi ndërtuar një vizion të qartë dhe tani sfida jonë kryesore është ta kthejmë këtë vizion në investime konkrete dhe rezultate të matshme për qytetarët,” u shpreh Llatja.

Pas një procesi trevjeçar pune intensive, me mbështetjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe aktorëve lokalë, Elbasani ka siguruar miratimin e Kontratës së Qytetit për Klimën nga Komisioni Evropian, duke marrë edhe vlerësimin përkatës (EU Mission Label). Ky zhvillim rrit ndjeshëm besueshmërinë e qytetit dhe hap rrugën për akses më të lehtë në financime ndërkombëtare.

Konferenca synon të mbledhë vendimmarrës nga niveli vendor, kombëtar dhe ndërkombëtar për të forcuar bashkëpunimin dhe për të mobilizuar mbështetjen e nevojshme për zbatimin e projekteve klimatike.

Fokusi kryesor është kalimi nga planet strategjike drejt investimeve konkrete, duke siguruar përputhje institucionale, financim dhe kapacitete teknike.

Një element thelbësor i diskutimeve është roli i qeverisë qendrore në mbështetjen e këtij procesi. Ndryshe nga qytetet e Bashkimit Evropian, Elbasani përballet me kufizime në aksesin e drejtpërdrejtë në instrumentet financiare të BE-së, çka e bën të domosdoshëm krijimin e mekanizmave kombëtarë të bashkëfinancimit dhe mbështetjes rregullatore.

Kryetari Llatja theksoi se suksesi i këtij transformimi kërkon një qasje të koordinuar.

“Elbasani nuk mund ta realizojë i vetëm këtë tranzicion. Nevojitet një angazhim i fortë nga qeveria qendrore, partnerët ndërkombëtarë dhe sektori privat për të garantuar që projektet tona të bëhen realitet”, përfundoi ai.

Konferenca pritet të kontribuojë në forcimin e angazhimit politik për veprimin klimatik, përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe krijimin e një platforme kombëtare për qytetet klimatike neutrale në Shqipëri.

Me këtë hap, Elbasani nuk pozicionohet vetëm si përfitues i një iniciative evropiane, por si një model konkret i zbatimit të politikave të BE-së në nivel vendor, duke kontribuar drejtpërdrejt në avancimin e agjendës së integrimit evropian dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarë

/e.i/j.p/

The post Llatja: Elbasani, drejt transformimit në qytet klimatikisht neutral appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë

By: Ela
26 March 2026 at 08:30

Po jetojmë në një botë ku kushtet ekstreme atmosferike sa vijnë e përkeqësohen. Vitin e kaluar, përmbytje me cikël 50-vjeҫar goditën Teksasin, akullnajat e Islandës u shkrinë me shpejtësi rekord, një uragan goditi Xhamajkën me forcë pothuajse të paparë dhe bota u përvëlua nga i nxehti që shënoi temperatura rekord. Shkencëtarët paralajmërojnë se ka mbetur pak kohë për të […]

The post OBM: Klima e Tokës, më e zhbalancuar se kurrë appeared first on BoldNews.al.

Integrimi pa përfshirje në “Kapitullin 27”

5 February 2026 at 14:50

Ministria e Mjedisit planifikon t’i kalojë Kuvendit propozimin për shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të ligjit “Për zonat e mbrojtura” vetëm në fund të 2027-ës, periudhë e cila shënon, njëkohësisht, mbylljen e negociatave; pra, në fund të periudhës. Shfuqizimi i dispozitave, së bashku me tetë çështje të tjera që lidhen me standardet dhe specifikat e politikave mjedisore, u kërkuan nga Komisioni Evropian në shtator të 2025. Të njohura si piketat mbyllëse (Closing Benchmarks), ato duhet të përmbushen përpara anëtarësimit të vendit në BE. Dhjetori i 2027-ës është afati i fundit, kur “Paketa e Gjelbër” do t’i bashkëngjitet Traktatit të Aderimit.

Ministria paraqiti planin për përmbushjen e piketave në 17 shkurt, duke i njehsuar me projektaktet mjedisore që do të shqyrtohen në Kuvend përgjatë 2026-ës. Gjatë paraqitjes përpara ekspertëve dhe grupeve të interesit, në të ashtuquajturën “Tryeza 27”, u vu re se shfuqizimi i dispozitave në fjalë ishte planifikuar në tremujorin e katërt të 2027-ës. Gjatë takimit nuk u dha asnjë mundësi për rishikimin e programit, radhës dhe afateve të përmbushjes, ndonëse ndryshimi i kuadrit ligjor i zonave të mbrojtura ka nxitur reagimin e organizatave dhe grupeve për mbrojtjen e natyrës, brenda dhe jashtë vendit.

Kjo do të thotë se përgjatë dy viteve (2026-2027) lejet për ndërtimin e resorteve turistike dhe të parqeve energjitike do të vijojnë presionin ndaj zonave të mbrojtura.

Ligji “Për zonat e mbrojtura” u ndryshua nga qeveria në fillim të 2024 për të dobësuar mbrojtjen nga agresioni i papërballueshëm i projekteve zhvillimore. Ndryshimet mundësojnë ndërtimin e hoteleve dhe ngritjen e paneleve të energjisë së rinovueshme brenda territoreve me ndjeshmëri të lartë natyrore. Organizatat e shoqërisë civile alarmuan opinionin publik për rreziqet e ndryshimeve. Një grup iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin, por nuk ia doli. Një tjetër kërkoi ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, të cilët, këta të fundit, iu drejtuan zyrtarëve në drejtorinë e zgjerimit dhe atë të mjedisit në Komisionin Evropian me qëllim prapësimin e ndryshimeve.

Çështjet mjedisore mbërritën në tryezën e diskutimit të Kapitullit 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike dhe u shqyrtuan intensivisht gjatë përgatitjes së pozicionit negociues, mes Komisionit dhe Shqipërisë. Pozicioni, i cili synon përafrimin me “acquis” të Bashkimit Evropian, u rishikua disa herë deri në shtator të 2025-ës, kur u përgatit drafti i parë me nëntë piketa mbyllëse, ku Shqipëria merrte përsipër t’i realizonte deri në datën e anëtarësimit. Mes tyre spikati një rezultat: dy prej piketave ishin prapësuese. E para kërkonte shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme (më “acquis”) të ligjit “Për zonat e mbrojtura”, ndërsa e dyta, dhënien fund të ligjit “Për investimet strategjike”. Qeveria ishte tërhequr!

“Piketat nuk mund të diskutohen, por vetëm periudha e përmbushjes së tyre”, –  konfirmoi ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj gjatë takimi të Tryezës 27. Por ndërkohë që barrën për investimet strategjike ia kaloi Ministrisë së Ekonomisë, shfuqizimit të dispozitave të papajtueshme të ligjit për zonat e mbrojtura ia mbylli derën e diskutimit lidhur me kohën e trajtimit të tyre. Vendimmarrja mbi planifikimin e trajtimit të piketave mbeti jashtë Tryezës 27, duke u akaparuar nga burokratët e ministrisë, për t’u lënë siç ishte parashikuar: në fund të 2027-ës. Nuk pati asnjë shpjegim për këtë vonesë.

Mendësia përjashtuese shtrihet përtej tryezës së integrimit. Në Ministrinë e Mjedisit, Drejtoresha e Biodiversitetit dhe Zonave të Mbrojtura, znj. Klodiana Marika, ndan të njëjtën mendësi, ndonëse çështjet e biodiversiteti, njëanshmërisht të provokuara, kanë reflektuar historikisht ndjeshmëri shoqërore.

“Po i shohim njëherë vetë”, – justifikohet Marika. “Po marrim në konsideratë të njëjtat kritika që kanë paraqitur organizatat mjedisore. Më duhet të lexoj, rreth 500 faqe dokumentacion, përpara se të prezantoj draftin final të ndryshimeve”, – argumenton ajo. 

Qasja e autoritetit vijon të ushqejë një model. Pasi nxituan për ndryshimet pa dëgjuar askënd, tani vonojnë prapësimin, duke i përjashtuar të gjithë. Të njëjtët që nuk u përfillën atëherë, nuk përfillen as tani. A nuk ushqejnë rrethanat dhe përvoja një mentalitet krejt të ri? A nuk duhej të ishte përfshirja e ekspertëve të pavarur një mekanizëm shpëtimi përballë volumit të madh të punëve të hapura prej Integrimit? Përse vijojnë e biem pre e teknokracisë pa rrugëdalje? Në fund të fundit, a nuk janë ndryshimet ligjore të zonave të mbrojtura simbol i dështimit të autoriteti shtetëror për mbrojtjen e natyrës?

Edhe këtë radhë palët e kanë të pamundur ndërtimin e një ure të sinqertë komunikimi. Le të imagjinojmë për një moment të kundërtën: bashkëpunimin! Ç’përfitim mund të arrihej…

Vitrina 27

Së fundi diçka po lëviz. Ose për të mos qenë përkrahës naivë – po ngjan e tillë. Në janar u nxor një njoftim i përsëritur nga Ministria e Mjedisit e cila kërkonte rekrutime të reja për pjesëmarrje në “Tryezën 27”. Fjala është për tryezat e integrimit dhe të këshillimit, të ngritura për tridhjetetre kapituj, çdonjëri nga të cilët përfaqëson fushat e legjislacionit evropian. 27-a ka të bëjë më politikat dhe legjislacionin mjedisor. Tryeza është një mekanizëm për të demokratizuar vendimmarrjen e gjelbër: një togfjalësh në modë. Për herë të fundit tryeza ishte mbledhur fillim të 2025-ës, por ndonëse një vit i ngarkuar me negociatat për integrimin, nuk u mblodh deri në fund të vitit.

Pothuajse në të njëjtën kohë me tryezat e integrimit (2019), Këshilli i Ministrave miratoi ngritjen e tryezave ndërinstitucionale të punës, sipas së njëjtës ndarje: nga një për secilin kapitull; kryesisht, me pjesëmarrjen të nëpunësve të administratës. Të tilla struktura burokratike kanë realizuar një portofol të pasur takimesh gjatë dy viteve të fundit: rreth një takim për çdo muaj.

Vihet re se tryezat e integrimit nuk kanë të njëjtën ngarkesë, pasi shumëçka është përgatitur nga grupet ndërinstitucionale, të mbështetura edhe nga një rreth i ngushtë jofitimprurësesh. Por ky nuk është tipari i vetëm i strukturës integruese të Kapitullit 27. Koha e pamjaftueshme dhe volumi i lartë i punës rrezikon shtimin e tensionit gjatë miratimit të paketave të shumta ligjore, çka mund t’i reduktojë diskutimet dhe konsultimet në seanca formale.

“Koha është e shkurtër, por jo e pamundur”, – konstatoi Jaupaj në takimin e 17 shkurtit në tryezën e integrimit. “Përfshirja e Komisionit Evropian dhe e ekspertëve vendas nuk do të krijojë diskutime mbi legjitimitetin e akteve të planifikuara për t’u miratuar, – konkludoi ai.

Tryeza e 17 shkurtit ishte e para në 2026, ndërkohë që për vendin ka filluar numërimi mbrapsht drejt Bashkimit Evropian. Tryeza ishte masive në pjesëmarrje, por e varfër në ekspertizë. Më shumë sesa ekspertë, të pranishmit ishin menaxherë fondesh, kryesisht mjedisore. Media nuk ishte e pranishme, por ministria ishte kujdesur të kontraktonte operatorë dhe fotografë, editimet e të cilëve i kontrollon. Pjesëmarrja e përfaqësuesve të medias në tryezë ishte e parëndësishme, çka nënkupton se raportimet e pavarura nuk mund të përcillen lehtë.

Prodhimtaria e tryezës duket e zymtë. 27-a nuk është vetëm kapitulli më i vështirë e më i kushtueshëm për Shqipërinë, por dhe një model i qëndrueshëm e demokratik për menaxhimin e burimeve natyrore. Në fund të fundit, rendja drejt Evropës nuk është vetëm aksion politik, por, në thelbin e saj, aspiratë.

Më shumë takime, më pak përfaqësues

Javën e shkuar, siç ministri Jaupaj kishte premtuar, u zhvillua tryeza për prezantimin e strategjisë kombëtare të ajrit, së bashku me planin e veprimit. Takimi ishte i hapur për përfaqësuesit e biznesit, por prania e tyre regjistroi jo më shumë se dy-tre persona, përfaqësues kompanish nafte. Askush nuk u shqetësua. “Checkbox”-et u plotësuan, së bashku me listë-prezencën prej dyzetekatër pjesëmarrësish, pothuajse të gjithë punonjës në administratën publike.

Cilësia e ajrit, krahas kuadrit ligjor, përbën një prej periudhave kalimtare (transition period) të negociuara për t’u përafruar me “acquis” edhe më vonë se pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe natyrisht, nga më të kushtueshmet. Një pjesë e kostos bie mbi kompanitë e naftës, pikave të furnizimit me karburant, të përpunimit të metaleve etj. Përveç ajrit, Shqipëria ka kërkuar periudha kalimtare edhe për cilësinë e ujërave, menaxhimin e mbetjeve dhe shkarkimet industriale. Fusha e mjedisi ka numrin më të lartë të periudhave kalimtare të kërkuara pranë Komisionit Evropian..

“Janë trembëdhjetë të tilla”, – informon Artenida Duraku, Drejtore e Integrimit dhe Projekteve të Huaja në Ministrinë e Mjedisit. “Dhe kemi planifikuar realizimin e tyre, në përputhje me kërkesat e BE”, – siguron ajo.

Të krijohet përshtypja se Integrimi po ecën dhe se mbizotëron optimizmi. Zbatimi i direktivave ështëçështje kohe; periudhat kalimtare njësoj, si vetë fjala. Por megjithëse në fushën e biodversitetit nuk kemi asnjë periudhë të tillë, pra, asnjë pengesë, sërish shfuqizimi i dispozitave ligjore për zonat e mbrojtura u la për në fund. Ç’tregon kjo?! Nëse nuk kemi ende një përgjigje të qartë, të paktën kemi ngritur një pyetje të drejtë.

Lexoni gjithashtu:

The post Integrimi pa përfshirje në “Kapitullin 27” appeared first on Citizens.al.

Trump shfuqizon dispozitën kyçe për mbrojtjen e klimës

By: Ela
15 February 2026 at 08:53

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shfuqizuar një nga rregulloret më të rëndësishme për mbrojtjen e klimës në SHBA. Së bashku me kreun e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit(EPA), Lee Zeldin, Trump e ka shpallur të pavlefshme Rregulloren e Gjetjes së Rrezikut të vitit 2009. Sipas kësaj Rregulloreje, që nga mandati i parë i Presidentit […]

The post Trump shfuqizon dispozitën kyçe për mbrojtjen e klimës appeared first on BoldNews.al.

Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon

By: Ela
2 February 2026 at 12:06

Shqipëria ka përgatitje nën nivelin bazë dhe shumë më pas rajonit në përshtatjen e sistemit të saj arsimor dhe tregut të punës me tranzicionin e gjelbër. Fondacioni Europian për Trajnimet që kujdeset për kapitalin njerëzor jashtë BE-së e vlerësoi Shqipërinë negativisht në përgatitjen e forcës punëtore për ekonominë e gjelbër. Tranzicioni me karbon të ulët […]

The post Përshtatja me klimën, Shqipëria përgatitjen më të dobët në rajon appeared first on BoldNews.al.

Pse Trumpi është i interesuar për Grenlandën?

9 January 2026 at 11:11


Parashikimet sugjerojnë se ngrohja globale mund të krijojë një rrugë të shkurtër nga Azia në Amerikën e Veriut dhe rrugë të reja për tregti, transport detar - dhe sulm.

Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Një javë tjetër, një fenomen tjetër i çuditshëm moti për të cilin ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë. Nëse nuk është “bomba e motit” me erëra dhe borë ekstreme që Britania po përpiqet të përballojë teksa po shkruaj, janë raportet në The Guardian për drerët në Arktik që po përballen me të kundërtën: moti jashtëzakonisht i ngrohtë që sjell më shumë shi, i cili ngrin dhe krijon një lloj dëbore të cilën ata nuk mund ta gërmojnë lehtësisht me thundrat e tyre për të arritur tek ushqimi. Në një habitat aq të ashpër sa Arktiku, ku mbijetesa varet nga përshtatja e duhur, edhe ndryshimet më të vogla të motit kanë pasoja që përhapen pafundësisht - dhe jo vetëm për drerët.

Për dekada të tëra, politikanët kanë paralajmëruar për luftërat klimatike që po vijnë - konflikte të shkaktuara nga thatësira, përmbytjet, zjarret dhe stuhitë që detyrojnë njerëzit të zhvendosen, ose i shtyjnë të konkurrojnë me fqinjët për burime të pakësuara natyrore. Për këdo që e ka paramenduar këtë si diçka që do të ndodhte larg pragut të Evropës, në shkretëtira të goditura nga thatësira ose në ishujt e Paqësorit që po zhyten ngadalë në det, diskutimet e kësaj jave në Shtëpinë e Bardhë - për marrjen në pronësi të Grenlandës - janë një alarm i zëshëm për t’u zgjuar. Siç e ka thënë komandanti i parë i Marinës britanike, gjenerali Gwyn Jenkins - për këdo që ka qenë i gatshëm ta dëgjojë - shkrirja e Veriut, për shkak të krizës klimatike, ka shkaktuar prej kohësh një garë të egër në Arktikun që po shkrihet: për burime, territore dhe qasje strategjike në Atlantik. Për të kuptuar se si kjo e kërcënon Evropën Veriore, shikoni globin nga sipër, jo hartën.

Deri në fillim të viteve 2040, parashikimet sugjerojnë se ngrohja globale mund t’i bëjë ujërat e ngrira rreth Polit të Veriut - oqeanin që ndan Rusinë nga Kanadaja dhe Grenlanda - pothuajse pa akull gjatë verës. Kjo mund të hapë një rrugë të re të shkurtër nga Azia për në Amerikën e Veriut, jo përmes mesit të planetit, por nga sipër, duke krijuar rrugë të reja për tregti, transport detar, peshkim - dhe, gjëja më shqetësuese - për sulm.

Një teatër i ri lufte po shfaqet si pasojë e akullit që po shkrihet, dhe Kina, Rusia dhe ShBA-ja janë gjithnjë e më të përfshira në një betejë për dominim. Ndërkohë, teksa temperaturat në rritje e kthejnë Veriun e largët në një tabelë shahu për autokratët, territoret që kanë fatin e keq të jenë në rrugë - nga Grenlanda te Kanadaja e deri te arkipelagu norvegjez i Svalbardit, të cilin Rusia e ka dëshiruar prej kohësh - rrezikojnë të bëhen pionë.

Pothuajse po aq të rrezikshme për këto vende, sa kërcënimet që sjell Poli që po shkrihet, janë edhe mundësitë që hapen. Përse mendon ShBA-ja se duhet të aneksojë Grenlandën miqësore për të mbrojtur këtë kufi kritik arktik? Në fund të fundit, ata kanë pasur trupa të vendosura në këtë territor autonom danez që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe Danimarka e ka bërë të qartë gatishmërinë se janë të mirëpritur të sjellin më shumë. Interesant, përfitimi i vetëm që vjen ekskluzivisht me pronësinë, është e drejta mbi pasuritë nëntokësore që mund të zbulohen ndërsa ky vend i ngrirë nxehet!

Grenlanda është një burim i rrallë dhe i pashfrytëzuar jo vetëm për naftë dhe gaz, por edhe për mineralet e rralla që përdoren për të prodhuar gjithçka - nga bateritë e makinave elektrike te procesorët e qendrave të të dhënave, të cilat janë shpresa e ShBA-së për të fituar garën teknologjike me Kinën - siç ishte goma nga Malajzia apo pambuku nga India për ekonomitë e dikurshme koloniale. Edhe pse shpesh është gabim të kërkosh së tepërmi metodën logjike në çmendurinë e dukshme presidenciale, nuk mungojnë ideologët dhe krerët e teknologjisë në orbitën e Trumpit të cilët janë në gjendje t’i lidhin të gjitha këto dhe t’ia shesin atij. Dhe, edhe nëse shfrytëzimi i Arktikut nuk është ekonomikisht i vlefshëm për shumë vite, ankesat e Trumpit këtë javë për “plot anije kineze dhe ruse kudo” bëjnë me dije se dikush e ka bindur se nuk mund t’i lejojë rivalët ta mposhtin atë në një mundësi të vlefshme zhvillimi - një koncept që çdo ish-manjat pasurish të paluajtshme mund ta kuptojë. Në fund të fundit, në Ukrainë, Trumpi kërkoi të drejta për nxjerrjen e mineraleve të rralla në këmbim të garancive të sigurisë, dhe në Gazë mendoi për ndërtimin e hoteleve mbi rrënojat e bombarduara: pse të mos përpiqet të përfitojë shpejt nga një katastrofë mjedisore?

Dhe, teksa për britanikët e gjithë kjo duket si një epokë e re e perandorisë, për besnikët e MAGA-s ndoshta ka një jehonë të një historie shumë më amerikane - atë të kolonëve që krijonin pasurinë e tyre duke iu bashkuar karvanëve drejt Perëndimit, duke shtyrë kufijtë e kombit pafundësisht përpara, duke shpallur pretendime mbi tokat e popujve autoktonë dhe duke i mbajtur ato përmes një përzierjeje brutale të tregtisë dhe dhunës. Qëllimi nuk është të pushtohet Grenlanda, shpjegon sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, por të blihet - ose të paktën të merret me qira për qasje ekskluzive ushtarake. Është tregues i asaj se sa shpejt është shembur marrëdhënia midis ShBA-së dhe ish-aleatëve të saj - në pak më shumë se një vit - saqë kjo thuhet për të qetësuar: ej, miq, duam vetëm t’ju shfrytëzojmë, jo t’ju vrasim!

Duke pasur parasysh hapësirën legjendare të shkurtër të vëmendjes së presidentit, është e vështirë të thuhet se çfarë fati e pret Grenlandën. Ndoshta thjesht do të mërzitet dhe do të vazhdojë diku tjetër, sidomos pasi të kenë kaluar zgjedhjet afatmesme dhe të mos ketë më nevojë për dramë jashtë vendit për të larguar vëmendjen nga dështimet e brendshme. Ose, përkundrazi, ndoshta Shtëpia e Bardhë do të huazojë manualin e Putinit, duke shfrytëzuar dëshirën e grenlandezëve për pavarësi nga Danimarka për të nxitur lloj-lloj trazirash të brendshme - të cilat lehtë ndizen në epokën e rrjeteve sociale - përpara se ta paraqesë ShBA-në si një shpëtimtar dashamirës që vjen për t’i mbrojtur dhe për t’i pasuruar.

Por, sido që të jetë, më mirë të mësohemi me idenë se ky është fillimi, jo fundi i konflikteve që mund të vijnë teksa ngrohja globale rishkruan hartat tona, zhbën aleancat e vjetra dhe krijon rivalitete të reja vdekjeprurëse për tokë, ujë dhe burime natyrore.

Sigurisht që do të jetë më keq për ata që tashmë jetojnë në kufijtë e mbijetesës - në shkretëtira tepër të thata që të rritet diçka, ose në qytete bregdetare që tashmë po luftojnë me ngritjen e niveleve të detit, ose në vendet tepër të varfra për të mbrojtur veten nga stuhitë gjithnjë e më të dhunshme - sesa për Evropën me klimë të butë dhe me fat. Dhe, sigurisht që këto rreziqe mund të menaxhoheshin më mirë nga qeveritë bashkëpunuese që i trajtojnë ngjarjet, si shkrirja e Veriut, si një sfidë kolektive për njerëzimin që duhen përballuar së bashku, dhe jo si një garë vdekjeprurëse për përparësi kombëtare.

Por, në javën kur Trumpi njoftoi se do ta tërhiqte ShBA-në nga një sërë nismash ndërkombëtare për klimën, është e qartë se kjo nuk është bota në të cilën jetojmë. Prandaj, të paktën, le të shërbejë Grenlanda e varfër dhe e sfilitur si një kujtesë se kriza klimatike do të ketë pasoja gjeopolitike të cilat mezi kemi filluar t’i kuptojmë, dhe se çdo gjë që mund të bëjmë për të kufizuar temperaturën në rritje ose për të zbutur efektet e saj, ka ende rëndësi. Madje, ose ndoshta, pikërisht sepse nuk mund ta zhbëjmë ende dëmin që tashmë është bërë me qëllim. /Telegrafi/

Nga zjarret te përmbytjet: Si u përball Shqipëria me pasojat e ndryshimeve klimatike në 2025

By: Ela
8 January 2026 at 13:26

Viti 2025 rezultoi si një vit jashtëzakonisht i vështirë për Shqipërinë. Rreth 60,000 hektarë tokë u dogjën nga zjarret, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa përmbytjet sollën dy viktima dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë. Vendi u godit nga valë të zgjatura të nxehti, thatësira kronike dhe reshje intensive në periudha të shkurtra, duke […]

The post Nga zjarret te përmbytjet: Si u përball Shqipëria me pasojat e ndryshimeve klimatike në 2025 appeared first on BoldNews.al.

Lajme të mira për klimën për ta mbyllur vitin

By: Ela
31 December 2025 at 17:41

Viti 2025 solli pengesa të mëdha në veprimin klimatik: emetimet që ngrohin planetin vazhduan të rriten dhe angazhimet e vendeve janë ende larg nivelit të nevojshëm për të shmangur ndryshimet katastrofike të klimës. Megjithatë, përkundër këtij realiteti, pati edhe zhvillime pozitive që tregojnë se tranzicioni energjetik po ecën më shpejt nga sa pritej një dekadë […]

The post Lajme të mira për klimën për ta mbyllur vitin appeared first on BoldNews.al.

Jaupaj: BE, kontribuesi më i madh dhe partneri strategjik i Shqipërisë në tranzicionin e gjelbër

16 December 2025 at 13:36

TIRANË, 16 dhjetor/ATSH/ Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare të Financave të Klimës, ku theksoi se “vetëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, në Shqipëri janë duke u zbatuar 81 projekte me financim të huaj, me vlerë të përgjithshme rreth 2.3 miliardë euro, ku mbi 18.2% e kësaj shume lidhet drejtpërdrejt me ndërhyrje klimatike dhe mjedisore, duke dëshmuar se klima është tashmë një nga destinacionet kryesore të financimeve zhvillimore në vend”.

Në fjalën e tij, Jaupaj tha se kjo nuk është thjesht statistikë.

“Kjo është prova e një besimi të fortë ndërkombëtar mbi aftësinë e institucioneve shqiptare për të menaxhuar, planifikuar dhe zbatuar programe komplekse me standarde evropiane”, u shpreh ministri i Mjedisit.

Duke u ndalur tek projektet kryesore të këtij portofoli, Jaupaj tha se programi për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve të ngurta, me financim 66.7 milionë euro nga KfW dhe SECO, është një ndërhyrje që transformon shërbimet bashkiake dhe rrit standardet e mjedisit urban.

“Programi “Klima në Shqipëri I”, i mbështetur nga KfW, modernizon dhe digjitalizon rrjetin energjetik, duke sjellë një reduktim real të emetimeve dhe një forcim të qëndrueshmërisë së sistemit energjetik. Në bujqësi, projekti “Qëndrueshmëria ndaj Klimës dhe Zhvillimi i Bujqësisë”, me financim 64.6 milionë euro nga Banka Botërore, ndihmon vendin të përshtatet ndaj rreziqeve klimatike përmes modernizimit të ujitjes dhe kullimit, forcimit të sigurisë ushqimore dhe digjitalizimit të analizës së politikave”, nënvizoi Jaupaj.

Në fushën e menaxhimit të rreziqeve, Jaupaj përmendi programin CLIRES, financuar nga SECO, si dhe programin ALBAdapt, i financuar nga GCF, BMZ, SECO dhe SDC, të cilët theksoi ai “krijojnë sisteme moderne paralajmërimi të hershëm dhe mbështesin 12 bashki bregdetare si edhe institucionet tona qendrore të menaxhimit të fatkeqësive si IGJEUM dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile”.

Ministri Jaupaj informoi se në fushën e natyrës, vijoi programi “EU for Nature”, i financuar nga BE dhe SIDA, që po ndihmon integrimin e rrjetit “Natura 2000”, ndërsa në transport, programi gjerman për transportin urban të qëndrueshëm mbështet tranzicionin e qyteteve tona drejt sistemeve moderne, gjithëpërfshirëse dhe klimë–rezistente.

“Nëse analizojmë burimet financiare të këtyre ndërhyrjeve, përveç Bashkimit Evropian, vërejmë se Banka Botërore ka aktualisht në zbatim 1,474 milionë euro projekte, KfW dhe GIZ rreth 1,240 milionë euro, ndërsa Japonia dhe AFD kontribuojnë në mënyrë të qëndrueshme në projektet mjedisore përkatësisht me 717,500 euro dhe 610,000 euro. Zvicra dhe Suedia mbeten gjithashtu partnerë të qëndrueshëm në financime klimatike”, vuri në dukje Jaupaj.

Megjithatë, shtoi ai, Bashkimi Evropian mbetet kontribuesi më i madh dhe partneri strategjik i Shqipërisë në tranzicionin e gjelbër.

“Nën instrumentin IPA III, Dritarja 3 “Marrëveshja e Gjelbër dhe Konektiviteti i Qëndrueshëm” përfaqëson shtyllën kryesore të mbështetjes së BE-së për vendin tonë. Rreth 15% e portofolit IPA për Shqipërinë është dedikuar për ndërhyrje klimatike, përfshirë programet BE për Natyrën, BE për Ekonominë Qarkulluese, BE për Ujin, paketën e rezistencës energjetike nën IPA 2023 me vlerë 80 milionë euro, si dhe programin BE për Pyjet me 13 milionë euro nën IPA 2024. Krahas kësaj, Programet Operacionale 2024–2027, veçanërisht Programi Operacional për Eficiencën Energjetike, me vlerë totale 79 milionë euro – ku 50 milionë euro janë kontribut i BE-së dhe 29 milionë euro bashkëfinancim kombëtar – adresojnë drejtpërdrejt ndërtesat publike, e-mobilitetin, energjinë e rinovueshme dhe elektrifikimin e hekurudhave, duke përputhur politikat tona kombëtare me prioritetet e BE-së për neutralitet klimatik”, tha Jaupaj.

Jaupaj bëri të ditur se “në kuadrin e Facilitetit për Reforma dhe Rritje, fusha e politikës nr.4  që i dedikohet energjisë së pastër parashikon një fond 127.8 milionë euro, i cili pritet të përthithet nga institucionet shqiptare pas kryerjes së reformave të qëndrueshme me fokus klimën dhe energjinë e pastër”.

Më tej Jaupaj tha se “në vitet e fundit, tranzicioni i gjelbër është shndërruar në boshtin themelor të modernizimit të shtetit shqiptar, një bosht që përkufizon qartë ambicien e vendit tonë për të avancuar si një ekonomi evropiane, rezistente, konkurruese dhe të orientuar drejt së ardhmes”.

“Shqipëria në vitin 2025 është një vend në transformim të thellë evropian. Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian 2022–2030 e përfshin tranzicionin e gjelbër si pjesë të pandashme të rrugës sonë drejt BE-së, duke e konsideruar energjinë e pastër, efikasitetin energjetik, ekonominë qarkulluese dhe mbrojtjen e mjedisit si fusha që përkufizojnë vetë modelin tonë të zhvillimit”, theksoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj u shpreh se “raporti i parë i progresit të kësaj strategjie, finalizuar në vitin 2025, dëshmoi forca të prekshme të Shqipërisë në fushën e klimës dhe energjisë, duke vërtetuar se vendi ynë nuk është më vetëm një aspirues i standardeve evropiane, por një kontribuues aktiv me rezultate konkrete”.

Sot, vijoi Jaupaj, mbi 45.4% e konsumit total të energjisë së vendit mbështetet në burime të rinovueshme, duke e vendosur Shqipërinë ndër vendet me peshën më të lartë të energjisë së pastër në Evropë.

Jaupaj vuri në dukje se “kjo arritje nuk buron vetëm nga tradita hidroenergjetike, por edhe nga investimet e reja strategjike si Parku Diellor i Karavastasë me kapacitet 140 MË, një shembull i modelit të ri të zhvillimit të energjisë në vend”.

“Klima është sot fusha ku bashkërendohet më qartë se kudo tjetër vizioni politik i qeverisë, pritshmëria e qytetarëve dhe standardet e BE-së. Detyra jonë e përbashkët është të garantojmë koherencë, të forcojmë koordinimin dhe të sigurojmë që çdo euro e investuar të materializohet në zhvillim të qëndrueshëm dhe në mirëqenie për qytetarët e vendit.  Platforma Kombëtare e Financave të Klimës do të jetë një tjetër element i rëndësishëm i bashkimit të forcave dhe energjive për të maksimizuar burimet dhe rezultatet. SASPAC mbetet plotësisht e angazhuar ta udhëheqë këtë proces me profesionalizëm, me integritet dhe me një vizion të qartë evropian për Shqipërinë e vitit 2030”, tha Jaupaj.

/k.s/j.p/

 

The post Jaupaj: BE, kontribuesi më i madh dhe partneri strategjik i Shqipërisë në tranzicionin e gjelbër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria më e goditura në rajon nga reshjet e nëntorit: Mbi 200 mm shi në jug, një viktimë dhe dëme të mëdha

By: Ela
4 December 2025 at 14:08

Gjatë datave 3-9 nëntor, një sistem me presion të ulët atmosferik solli reshje të përhapura në të gjithë Mesdheun Lindor. Sipas të dhënave satelitore të NASA-s (GPM IMERG) dhe Climatebook.gr, në Shqipëri reshjet arritën nga 80 mm deri mbi 150 mm në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në jug u regjistruan mbi 200 […]

The post Shqipëria më e goditura në rajon nga reshjet e nëntorit: Mbi 200 mm shi në jug, një viktimë dhe dëme të mëdha appeared first on BoldNews.al.

Planeti drejt katastrofës globale? Temperaturat pritet të rriten me 2.6°C deri në fund të shekullit!

By: Elva
13 November 2025 at 16:57

Bota po përballet me një paralajmërim serioz nga shkencëtarët për një rritje dramatike të temperaturës globale me 2.6°C mbi nivelet para-industriale, nëse vendet nuk marrin masa urgjente për uljen e emetimeve. Raportet e fundit të “Climate Action Tracker” tregojnë se planet aktuale të qeverive nuk po arrijnë të shmangin ngrohjen e rrezikshme të Tokës, ndërsa […]

The post Planeti drejt katastrofës globale? Temperaturat pritet të rriten me 2.6°C deri në fund të shekullit! appeared first on BoldNews.al.

Progresi dhe sfidat e Shqipërisë një dekadë pas Marrëveshjes së Parisit

By: Ela
11 November 2025 at 12:11

Dhjetë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit, Shqipëria është duke përgatur plane ambicioze për uljen e shkarkimeve të gazeve serë, me synimin për të arritur neutralitetin klimatik. Deri në vitin 2030, vendi parashikon të sigurojë rreth 59,4% të energjisë nga burime të rinovueshme dhe të reduktojë shkarkimet neto me afro 17,4% krahasuar me vitin […]

The post Progresi dhe sfidat e Shqipërisë një dekadë pas Marrëveshjes së Parisit appeared first on BoldNews.al.

Danimarka mund të përballet me stuhi të forta detare çdo 3 vjet nëse dështojnë qëllimet klimatike

7 November 2025 at 16:21

Sipas të dhënave nga Instituti Meteorologjik Danez (DMI), Danimarka mund të përballet me valë të forta stuhish çdo tre vjet nëse bota nuk arrin të përmbushë objektivat klimatike.

Sipas transmetuesit TR, valët e stuhive si ajo që goditën Danimarkën në tetor të vitit 2023, të përshkruara si “ngjarje 100-vjeçare” mund të ndodhin çdo tre vjet brenda 50 viteve të ardhshme nëse bota vazhdon në rrugën e parashikuar për një rritje globale të temperaturës prej 2.8 gradë Celsius.

Sipas DMS-së, nëse arrihet qëllimi i Marrëveshjes së Parisit për kufizimin e rritjes së temperaturës në 1.5 gradë Celsius, numri i valëve të forta të stuhive në Danimarkë mund të ulet në çdo gjashtë vjet.

“Me Marrëveshjen e Parisit, do të shohim rritje të valëve të stuhive. Por, kjo është diçka që në përgjithësi mund ta trajtojmë me masa të ndryshme”, tha Jens Hesselbjerg Christensen, profesor i akullit, klimës dhe gjeofizikës në Institutin “Niels Bohr”.

Të dhënat e DMI-së zbuluan se Danimarka mund të ketë më shumë valë të nxehti nëse bota qëndron në kursin e saj aktual, me 5 ditë me valë të nxehti në vit deri në fund të këtij shekulli.

Në të njëjtën kohë, numri i ditëve me ngricë parashikohet të ulet. Një rritje e temperaturës prej 1.5 gradë Celsius do të rezultonte në 13 ditë më pak me ngricë në vit, 2.5 gradë Celsius në 21 ditë më pak me ngricë dhe 4 gradë Celsius në 34 ditë më pak me ngricë.

“Ka baktere në pemë që janë të rrezikshme për to. Ato vriten nga ngrica. Pra, kur nuk kemi më ngricë, pemët sfidohen në një mënyrë tjetër”, shpjegoi Christensen.

Në Raportin e 16-të për Hendekun e Emetimeve, UNEP tha se nëse të gjitha planet aktuale kombëtare për klimën zbatohen plotësisht, temperaturat globale parashikohet të rriten midis 2.3 gradë Celsius dhe 2.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit. Bazuar në politikat ekzistuese, rritja vlerësohet në rreth 2.8 gradë Celsius./abcnews.al

Thatësira dhe temperaturat e larta ulin me 30% prodhimin e ullirit këtë vit

By: Ela
7 November 2025 at 11:15

Ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në sektorin e ullishtarisë, kudo në pellgun e mesdheut duke mos lënë pas edhe vendin tonë. Temperaturat e larta, mungesa e reshjeve në periudha kritike dhe lagështira e lartë gjatë vjeshtës kanë bërë që sezonet e fundit të jenë ndër më të vështirat për prodhimin e ullirit […]

The post Thatësira dhe temperaturat e larta ulin me 30% prodhimin e ullirit këtë vit appeared first on BoldNews.al.

Projektligji për ndryshimet klimatike, Jaupaj: Fond i gjelbër dhe rritje me 50% të gjobave

28 October 2025 at 15:48

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural diskutoi edhe ditën e sotme projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për ndryshimet klimatike” të ndryshuar”.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha se “ndryshimet në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, kanë për qëllim forcimin e kuadrit ligjor për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e gazeve me efekt serrë (GES), si dhe përafrimin e plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian”.

Sipas tij, ndryshimet përfshijnë shtimin e dispozitave të reja për sektorët e energjisë dhe transportit, të cilat parashikojnë hartimin e planeve vendore për energjinë, klimën dhe përshtatjen që nga viti 2027, si dhe zhvillimin e infrastrukturës për lëndët djegëse alternative, në përputhje me rregulloren e BE-së për karburantet e gjelbra.

Ministri theksoi se, një nga risitë kryesore është krijimi i sistemit MRVA (Monitorim, Raportim, Verifikim dhe Akreditim), që do të mundësojë kontroll më të saktë të shkarkimeve të gazeve serrë në industri, transport ajror dhe detar.

“Ndryshimet synojnë të rrisin transparencën dhe saktësinë e të dhënave mbi emetimet, duke garantuar që Shqipëria të përmbushë detyrimet kombëtare e ndërkombëtare për reduktimin e gazeve serrë dhe përafrimin me legjislacionin e BE-së. Projektligji parashikon zbatimin gradual të këtij sistemi me periudha afatshkurtra 2025-2026, fashë pilote që lejon subjektet të përshtaten me kërkesat e reja dhe institucioneve të ndërtojnë kapacitete të reja legjislative”, u shpreh ai, teksa vuri në dukje se deri tani fokusi ishte tek operatorët industrialë dhe tani do të shtrihet deri te bizneset që shesin lëndë djegëse, të cilët duhet të raportojnë për shkarkimet serrë që vijnë nga produktet e tyre.

Jaupaj tha se zbatimi i sistemit MRVA do të nisë gradualisht nga viti 2026 edhe në  subjektet e transportit detar e ajror, ndërsa synohet gjithashtu nxitja e politikave për reduktimin e ndotjes, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe zhvillimin e investimeve të gjelbra, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë për klimën.

Lidhur me masat administrative, tha ai, Ligji parashikon gjithashtu rritjen me 50% të gjobave për shkeljet në fushën e klimës dhe ngritjen e Fondit të Gjelbër për Klimën, me një autoritet kombëtar përgjegjës për administrimin e tij.

Në kuadër të procesit të integrimit në BE, projektligji do të mundësojë zbatimin e plotë të sistemit MRVA siç kërkohet nga Komisioni Evropian, dhe pritet të sjellë përfitime konkrete financiare për vendin, mbështetje nga programet e reformave të Bashkimit Evropian.

“Zbatimi i këtij ligji do të kontribuojë në rritjen e transparencës, ndërtimin e një sistemi modern të raportimit mjedisor dhe forcimin e politikave kombëtare për mbrojtjen e klimës dhe zhvillimin e qëndrueshëm”, deklaroi Jaupaj.

Në interes të deputetit të opozitës Xhelal Mziu për kostot që duhet të paguajnë subjektet për instalimin e teknologjive në mbrojtje të mjedisit, ministri Jaupaj tha se, “ligji është në aplikim gradual dhe gjatë 3 viteve të para kosto e instalimeve që duhet të bëjnë subjektet për reduktimin e gazeve me efekt serrë do të jenë 1 milion lekë të reja deri në 3 milionë lekë në vit, maksimumi”.

Projektligji është hartuar nga Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe me mbështetjen e asistencës teknike të projekteve SANECA–Legal (GIZ) dhe SANE 27. Ai synon të krijojë një sistem të qëndrueshëm për uljen e emetimeve, përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe përafrimin e Shqipërisë me standardet klimatike të Bashkimit Evropian.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Projektligji për ndryshimet klimatike, Jaupaj: Fond i gjelbër dhe rritje me 50% të gjobave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌