Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 26 December 2025Main stream

Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit

By: Elva
26 December 2025 at 21:11

Ka kaluar më shumë se një javë që nga momenti kur Prokuroria e Posaçme i kërkoi Kuvendit lejen për arrestimin e Belinda Ballukut dhe Edi Rama ka mbetur te një deklaratë as mish as peshk që e lë pezull qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj arrestimit që kërkon SPAK. Mesazhet e gjetura në celularët e Ervis […]

The post Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa zë e kryeministrit appeared first on BoldNews.al.

“SPAK një dhuratë e helmatisur”/ Bushati: Rama nuk e di kush po e godet

By: Elva
26 December 2025 at 20:39

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, hetimet e SPAK dhe ndikimin e tyre në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kreu i qeverisë ndodhet në një fazë pasigurie përballë goditjeve që po vijnë ndaj kabinetit të tij. Sipas Bushatit, […]

The post “SPAK një dhuratë e helmatisur”/ Bushati: Rama nuk e di kush po e godet appeared first on BoldNews.al.

Pal Lekaj: Gjakova dha mbështetje të madhe për AAK-në dhe numrin 129

26 December 2025 at 20:00


Kandidati i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka deklaruar se në Gjakova është shënuar një mbështetje e madhe për Aleancën dhe numrin 129, gjatë një tubimi elektoral të mbajtur sot.

Sipas Lekajt, atmosfera në Gjakovë ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa qytetarët kanë shprehur përkrahje të fuqishme për programin e AAK-së dhe drejtimin politik të saj.

Ai ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin e AAK-së dhe kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, janë shpalosur planet për katër vitet e ardhshme, me fokus në integrimin e Kosovës në NATO, zhvillimin e ekonomisë dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve.

Lekaj ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për mbështetjen e treguar, duke theksuar se qyteti edhe kësaj here ka dëshmuar se qëndron krah Aleancës.


Raporti i Kongresit të SHBA: Do të ketë “non grata” të reja në Shqipëri

By: armand
26 December 2025 at 18:58

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përqendruar vëmendjen e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në Shqipëri, ku vërehet një nivel i lartë korrupsioni dhe shtrembërim i konkurrencës, deri tek ndërhyrja e krimit dhe implikimi i politikanëve apo zyrtarëve të caktuar. Sipas raportit të Kongresit amerikan, paralajmërohet edhe një valë e dytë sanksionesh “Non grata” […]

The post Raporti i Kongresit të SHBA: Do të ketë “non grata” të reja në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

SHBA paralajmëron sanksione të reja dhe auditim 90-ditor për korrupsionin në Shqipëri. Nën hetim disa oligarkë

By: nik
26 December 2025 at 19:06

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur ndjeshëm vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor, me një theks të veçantë mbi Shqipërinë, ku vlerësimet tregojnë nivele të larta korrupsioni, shtrembërim të konkurrencës dhe ndërhyrje të krimit të organizuar, shpesh të lidhura me figura politike dhe zyrtarë të caktuar. Kjo situatë ka shtyrë Kongresin amerikan të paralajmërojë një valë të dytë sanksionesh…

Source

Dosja Balluku/ Zbardhet dëshmia e Ilir Shtufit: Për ortakun në tender, vendosa pasi takova Berberin

By: Elva
26 December 2025 at 17:57

Hetimet e SPAK për tenderët e Unazës së Madhe kanë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën se si është përzgjedhur fituesi i lotit 4. Sipas dosjes hetimore, biznesmeni Ilir Shtufi, pronar i kompanisë “Nova Construction 2012”, ka deklaruar se vendimi për t’u bërë pjesë e garës u mor vetëm pasi u takua me Evis Berberin, […]

The post Dosja Balluku/ Zbardhet dëshmia e Ilir Shtufit: Për ortakun në tender, vendosa pasi takova Berberin appeared first on BoldNews.al.

Ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vjet burg për pastrim parash

By: armand
26 December 2025 at 16:38

Ish-kryeministri malajzian Najib Razak u dënua me 15 vjet burg për shpërdorim pushteti dhe pastrim parash, në lidhje me skandalin e korrupsionit të fondit shtetëror 1MDB, një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në botë. Gjykata e rangut të lartë e shpalli fajtor për 25 akuza, ndërsa dënimet u bashkuan në një total prej […]

The post Ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vjet burg për pastrim parash appeared first on BoldNews.al.

Gjimnastika braziliane në zi: Ndërron jetë 18-vjeçarja Isabelle Marciniak pas betejës me kancerin

By: gaze tare
26 December 2025 at 17:15

Gjimnastika brazilane është tronditur nga një humbje e madhe, pasi Isabelle Marciniak ka ndërruar jetë në moshën vetëm 18-vjeçare, pas një beteje të vështirë me limfomën e Hodgkin. Lajmi i trishtë u konfirmua zyrtarisht nga Federata e Gjimnastikës së Paranà, e cila njoftoi se e reja nuk arriti ta mposhtë sëmundjen.

Federata Braziliane e Gjimnastikës, si edhe komuniteti sportiv në vend, shprehën dhimbje të thellë për humbjen e një prej talenteve më premtuese të gjimnastikës ritmike. Në një postim prekës në rrjetet sociale, federata theksoi se pasioni, përkushtimi dhe historia e Isabelle do të mbeten një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm. “Shpresojmë që kujtimi i saj të jetojë si shembull i forcës, dashurisë për sportin dhe vlerave njerëzore që gjimnastika përçon,” thuhej në mesazhin e ngushëllimit.

Pavarësisht moshës së re, Isabelle Marciniak kishte ndërtuar një karrierë të admirueshme. Në vitin 2021, ajo u shpall kampione e Brazilit në gjimnastikën ritmike në garimin individual, duke konfirmuar potencialin e saj të jashtëzakonshëm. Po atë vit, ajo fitoi medaljen e artë në ushtrimet me top dhe medaljen e argjendtë në ushtrimet me fjongo, rezultate që e renditën ndër emrat më të spikatur të disiplinës.

Edhe gjatë përballjes me sëmundjen, Isabelle mbeti një figurë frymëzuese për ekipin e saj. Në vitin 2023, ajo ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin Paranaense në garimin trio, përpara se të tërhiqej për t’iu përkushtuar kurës onkologjike. Humbja e saj lë një boshllëk të madh në sportin brazilan, por trashëgimia e saj do të mbetet e gjallë.

The post Gjimnastika braziliane në zi: Ndërron jetë 18-vjeçarja Isabelle Marciniak pas betejës me kancerin appeared first on iconstyle.al.

SPAK kërkon ta arrestojë/ Balluku i bën karshillëk drejtësisë, shfaqet duke festuar

By: Brisi
26 December 2025 at 15:18

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ka sfiduar sërish drejtësinë. Në një kohë kur SPAK kërkon arrestimin e saj, numri dy i qeverisë Rama shfaqet në rrjete sociale e qeshur, teksa ka uruar Krishtlindjen duke harruar që është zyrtare e pandehur në krye të shtetit. “E […]

The post SPAK kërkon ta arrestojë/ Balluku i bën karshillëk drejtësisë, shfaqet duke festuar appeared first on BoldNews.al.

Kontrollet për Ballukun/ SPAK zbarkon te biznesmeni Rrok Gjoka, pyetet edhe vartësja e zv/kryeministres

By: Brisi
26 December 2025 at 14:32

Të tjera detaje janë zbuluar nga kontrollet e ushtruara këtë të premte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve për Belinda Ballukun. Burime për mediat bëjnë me dije se pjesë e kontrolleve ka qenë edhe biznesmeni Rrok Gjoka, fitues i disa projekteve infrastrukturore në vend, ndërsa është marrë në pyetje edhe drejtoresha […]

The post Kontrollet për Ballukun/ SPAK zbarkon te biznesmeni Rrok Gjoka, pyetet edhe vartësja e zv/kryeministres appeared first on BoldNews.al.

SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar

By: V K
26 December 2025 at 14:58

Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga festimet e Krishtlindjes.

Krahas fotove, Balluku e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje në 11 procedura tenderuese, të cilat kapin vlerën e 1.1 mld eurosh, shkruan se ka kremtuar festën mes familjeve lushnjare

“Gëzimi i festave është akoma më i madh kur ndahet me njerëzit që duam. Zërat e gëzuar të fëmijëve, aroma e ëmbël e gatimeve dhe bisedat e zhurmshme të miqve, krijojnë një atmosferë magjike.
E kalova ditën sot mes ngrohtësisë së familjeve lushnjare, miq të mirë, me zemër të bardhë e mikpritës të rrallë. Gëzuar këtë ditë të bekuar! Paqja, shëndeti e lumturia të ulen këmbëkryq në vatrat tuaja!”, shkruan Balluku.

Kujtojmë se opozita ka kërkuar sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Ballukut, c`ka i hap rrugë procedurës së arrestimit të saj.

 

The post SPAK kërkon ta arrestojë për aferat miliona euro, Balluku shfaqet duke festuar appeared first on Albeu.com.

Bardhi: Mazhoranca po tenton t’i japë kohë Ballukut për të prishur provat

26 December 2025 at 12:49

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e thirrur sot nga pesë anëtarët e Partisë Demokratike për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, nuk u zhvillua.

Në një deklaratë për mediet jashtë kryesisë së Kuvendit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, e ka kthyer institucionin e Kuvendit në një bunker për të mbrojtur Belinda Ballukun.

Bardhi, theksoi se mazhoranca po tenton që t’i japë kohë Ballukut që të intimidojë dëshmitarët dhe të prishë provat.

“Me një akt të turpshëm, Niko Peleshi jo vetëm ka mbyllur çdo sallë në Kryesi, por ka penguar deputetët që edhe në sallën e grupit të tyre të kishin mundësi të komunikonin me mediet. Nuk ka ndodhur kurrë që kjo godinë të shndërrohet në bunkerin e Belinda Ballukut. Sot Kuvendi është bunkeri i Belinda Ballukut, ku këta mendojnë se do të strehojnë çdo të korruptuar të kësaj qeverie, mendojnë se do të marrin peng drejtësinë, mendojnë se do të pengojnë drejtësinë të bëjë punën e saj.

“E kanë shumë gabim, më së pari Kryetari i Kuvendit, që kthehet në zyrtarin e dytë të lartë të shtetit, pas Kryeministrit, që në vend që t’i shërbejë interesit publik, e ka shndërruar zyrën e tij në zyrë avokatie të të pandehurës Belinda Balluku, duke zvarritur një kërkesë të ngutshme të prokurorisë. Ju e keni parë që media ka publikuar dëshminë e vartëses së Ballukut, që ka bashkëpunuar me SPAK-un për të treguar sesi është zhvilluar procedura e tenderit të tunelit të Llogorasë. Është pikërisht kjo vartëse që sipas kërkesës së prokurorisë dhe provave të sjella në Kuvend është intimiduar nga e pandehura Balluku. Këta po tentojnë, duke i dhënë kohë Ballukut, të intimidojnë dëshmitarë dhe të prishë provat”, tha Bardhi.

Bardhi bëri të ditur se Peleshi ka nisur një shkresë në të cilën Balluku kërkon tri javë kohë për t’u mbrojtur si dhe të pritet shqyrtimi i Gjykatës Kushtetuese. Por sipas Bardhit, çështja në Kushtetuese nuk ka asnjë lidhje me atë që Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit.

“Peleshi ka nisur një shkresë, e kemi lexuar pesë herë dhe nuk e kemi kuptuar çfarë ka shkruar. Është gjuhë korrupsioni. Peleshi na thotë se e pandehura Belinda Balluku ka kërkuar tri javë kohë dhe ai është i vendosur t’i garantojë asaj të drejtën e mbrojtjes. Çdo i pandehur kërkon të zvarrisë drejtësinë dhe të shtyjë sa më shumë momentin që do të shkojë në burg. Por kjo nuk do të thotë që ky të jetë argument për Kuvendin.

“Niko Peleshi sqaron se Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar të japë një vendim mbi një çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar dhe se, për këtë arsye, nuk mund të mblidhet Këshilli. Çështja që i është drejtuar Kuvendit, nuk ka asnjë lidhje me atë që po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Është në shkelje totale të ligjit. Ka shndërruar Kuvendin e Shqipërisë në zyrë dhe bunker të Belinda Ballukut”, tha ai.

Bardhi bëri të ditur se në fillim të javës që vjen do të kërkojnë sërish mbledhjen e Këshillit.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mbledhjen e Këshillit, sipas Rregullores. Ne kërkojmë mos të pengohet drejtësia dhe të bëhet hetimi i plotë në rastin Balluku”, tha ai.

/m.q/a.f/r.e/

The post Bardhi: Mazhoranca po tenton t’i japë kohë Ballukut për të prishur provat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

736 mijë lek rrogë në muaj/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit 1 mln €

By: Brisi
26 December 2025 at 12:45

Xhenila Tamizi, një juriste e kompanisë “Soft & Solution”, rezulton të jetë pronare e disa pasurive që SPAK dyshon se zotëruesi i vërtetë i tyre është biznesmeni i teknologjisë elektronike, Ermal Beqiri. Ndaj Beqirit dhe biznesmenit tjetër të shpallur në kërkim, Ergys Agasi, tashmë SPAK ka nisur një hetim pasurur me qëllim zbulimin e pasurive […]

The post 736 mijë lek rrogë në muaj/ Kush është juristja e Ermal Beqirit që doli pronare e Jahtit 1 mln € appeared first on BoldNews.al.

Përplasjet për imunitetin e Ballukut/ PD kërkon mbledhjen e Këshillit, PS do ‘të blejë kohë’

By: Brisi
26 December 2025 at 12:09

Tensione janë regjistruar mëngjesin e kësaj të premte, në Kryesinë e Kuvendit, në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Pesë anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve janë paraqitur në kuvend pasi kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet sot dhe të shqyrtohet kërkesa e SPAK për Ballukun, por pala socialiste nuk është […]

The post Përplasjet për imunitetin e Ballukut/ PD kërkon mbledhjen e Këshillit, PS do ‘të blejë kohë’ appeared first on BoldNews.al.

Dosja e Ballukut/ “KM më kërkoi të takoj biznesmenin Ramë Geci”! Ja si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin në Durrës

By: Ela
26 December 2025 at 11:31

Zbardhet në dosjen hetimore të zv.kryeministres Belinda Balluku një mesazh që implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama. Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ramë Gecin me kërkesën e kryeministrit. Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë […]

The post Dosja e Ballukut/ “KM më kërkoi të takoj biznesmenin Ramë Geci”! Ja si “Geci sh.p.k” fitoi tenderin në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Hetimet për Ballukun/ SPAK urdhëron kontrolle për personat e lidhur me zv.kryeministren, mes tyre edhe biznesmenë

By: V K
26 December 2025 at 11:26

Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe personave të tjerë të bashkëpandehur me të.

Burime për News24, konfirmojnë se kontrollet janë bërë me vendim të GJKKO-së pas kërkesës së SPAK, dhe pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe biznesmen, emrat e të cilëve mbeten të rezervuar. Deri tani nuk konfirmohet për masa sigurie.

Balluku akuzohet për paracaktimin e garës për tenderin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë, por edhe për dosjen e Unazës së Madhe.

Ajo është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion më 3 nëntor.

Balluku u mor e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me procedurën e prokurimit të Tunelit të Llogarasë, një projekt që i ka kushtuar qytetarëve 22 miliardë lekë, ose rreth 220 milionë euro.

Në fillim nuk pati masë sigurie ndaj Ballukut por në ditët në vijim, zëvendëskryeministrja u mor e pandehur jo vetëm për Tunelin e Llogarasë, por edhe për disa procedura te tjera prokurimi për projektin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Gjykata e Posaçme urdhëroi pezullimin e saj nga detyra, masë të cilën Rama e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit vendosi shfuqizimin e përkohshëm të masës dhe njoftoi shqyrtimin e çështjes në themel në 22 janar.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme, ka kërkuar autorizim nga Kuvendit për heqjen e mandatit, për t’i hapur rrugë arrestimit të saj.

Por kjo procedurë po zvarritet nga mazhoranca, e cila thotë se nuk do ta shqyrtojnë derisa Gjykata Kushtetuese ta trajtojë çështjen në themel.

The post Hetimet për Ballukun/ SPAK urdhëron kontrolle për personat e lidhur me zv.kryeministren, mes tyre edhe biznesmenë appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ A do të mblidhet sot Këshilli i Mandateve?

By: Brisi
26 December 2025 at 08:47

Imuniteti i zv/kryeministres Belinda Balluku, ka mbetur pezull prej disa ditësh, pasi Këshilli i Mandateve nuk mori një vendim për kërkesën e SPAK për arrestimin e saj, mbledhjen e kaluar. Pesë anëtarët demokratë të Këshillit, i janë drejtuar me shkresë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ku kërkojnë mbledhjen e Këshillit ditën e sotme, (26 dhjetor […]

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ A do të mblidhet sot Këshilli i Mandateve? appeared first on BoldNews.al.

Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit

26 December 2025 at 08:26

Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të cilave një klub hipizmi, xhiro me kuaj apo sporte ujore për stinët e nxehta të vitit. Por koleksioni më i vlefshëm fshihej në një qilar brenda resortit. Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për […]

The post Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD kërkojnë sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve

By: V K
26 December 2025 at 09:40

Pesë anëtarë të Partisë Demokratike të Këshillit të Mandateve, iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen sot të Këshillit të Imunitetit për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet kryetarit të Kuvendit. Socialistët kanë deklaruar se shqyrtimi i kërkesës se Prokurorisë së Posaçme, nuk do bëhet para se të shprehet Gjykata Kushtetuese për çështjen e pezullimit të anëtarit të qeverisë.

Demokratët vene theksin te kërkesa e SPAK që çështja të shqyrtohet brenda 5 ditëve, për shkak të rrezikshmërisë së zëvendës kryeministres për të prishur prova apo intimiduar dëshmitarë.

“Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posaçme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;

Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që çështja të shqyrtohet nga Këshilli brenda 3-5 ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin e hetimeve”, thuhet në kërkesën e demokratëve, duke kërkuar që mbledhja të mbahet më 26 dhjetor.

Mbledhja e kaluar Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve u zhvillua më 19 dhjetor, me pjesëmarrjen e 10 deputetëve dhe nën prezencën e 3 prokurorëve të posaçëm, drejtuesit të ri të SPAK Klodian Braho dhe dy prokurorëve të çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Diskutimet u rrotulluan rreth USB-së me mbi 10 mijë faqe prova kundër Ballukut e dorëzuar nga SPAK ku argumentohet kërkesa e depozituar. Kjo USB iu shpërnda të gjithë anëtarëve, ndërsa palët nuk ranë dakord për caktimin e një date fikse për mbledhjen e ardhshme pas njohjes me provat.

The post SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputetët e PD kërkojnë sot mbledhjen e Këshillit të Mandateve appeared first on Albeu.com.

Arrestimet e SPAK te AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet

By: V K
26 December 2025 at 08:50

Faqja e portalit qeveritar e-albania, ka dalë jashtë funksionit vetëm pak ditë pas operacionit të SPAK për arrestimin e drejtoreshës së AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe personave të tjerë të akuzuar për skandalin e tenderave në këtë sektor.

Çdo qytetar që tenton të lgoohet në e-albania, merr një mesazh gabimi nga platforma dhe nuk arrin ta përdorë atë.

“e premte, 26 dhjetor 2025
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
Ju lutemi mbyllni shfletuesin dhe provoni përsëri.
2025-12-26 07:12:21Z
Telemetry operation ID: 430a95f8890a8a7b-44cf533d4814fd56”, eshte mesazhi qe shfaqet.

Platforma të fton që të mbyllësh programin për ta hapur sërish, por edhe nëse e bën, serish shfaqet i njëjti mesazh dhe përsëritet i njëjti cikël me një përfundim: pamundësi për aksesimin e platformës.

Pas një përfolje të gjatë mediatike dhe me denoncime për fondet e shumta të dhëna nga buxheti i shtetit në këtë sektor, pas sulmeve kibernetike të përsëritura që dëshmuan mungesën totale të sigurisë së platformave qeveritare, ky është një tjetër rast i papërgjegjshmërisë në këtë sektor.

Hetimi i SPAK, konfirmoi denoncimet për rrjedhjen e miliona eurove nga buxheti i shtetit në xhepat e zyrtarëve dhe biznesmenëve abuzues në një kohë që qytetarët shqiptarë nuk marrin shërbimin minimal nga platforma në fjalë.

The post Arrestimet e SPAK te AKSHI, e-albania del jashtë funksionit, nuk aksesohet appeared first on Albeu.com.

❌
❌