Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident i rëndë tek ish-sheshi Shqiponja, humb jetën një grua

By: Elva
1 December 2025 at 08:28

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë ish-Sheshit Shqiponja në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:22. Sipas të dhënave paraprake, viktima po kalonte në zonë kur është goditur nga makina. Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e aksidentit apo […]

The post Aksident i rëndë tek ish-sheshi Shqiponja, humb jetën një grua appeared first on BoldNews.al.

Shqiponja dykrenore në Xhubletën e malësores, ishte shumë më hershme se sa t’i përkiste flamurit modern shqiptar

By: berti
28 November 2025 at 08:27

Nga Albert Vataj Duke marrë shkas nga një publikim i studiueses Luljeta Dano, ku një seri ornamentesh të Xhubletës vijnë në dritë përmes albumit të saj “Shqiponja dykrenore e Xhubletës”, shqyrtimi i këtij motivi kapërcen kufijtë e etnografisë dhe na fut në zemër të një trashëgimie që është njëkohësisht mit, kujtesë, arkeologji kulturore dhe dëshmi e identitetit të pandarë shqiptar. Xhubleta…

Source

Drake nuk i ndahet Shqipërisë, poston FOTO-n me simbolet kombëtare/ Çfarë planesh ka reperi

By: Ela
15 November 2025 at 18:36

Pasi pozoi me flamurin shqiptar, Drake ka trazuar sërish rrjetin. Ai ka ndarë një mori fotosh në rrjetet sociale, por një prej tyre lidhet përsëri me Shqipërinë. Një grup burrash të ulur rreth një tavoline, të gjithë të veshur me xhaketa të kuqe me shqiponjë dykrenare në shpinë. Drake ka shkruar vetëm “është ende personale” […]

The post Drake nuk i ndahet Shqipërisë, poston FOTO-n me simbolet kombëtare/ Çfarë planesh ka reperi appeared first on BoldNews.al.

Shqiponja dykrenare në fotot e Drake, çfarë po nënkupton reperi?

By: gaze tare
15 November 2025 at 13:56

Drake ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale me një set të ri fotosh intriguese, por një imazh i vetëm ka bërë që interneti të “ziejë”. Në foto, disa burra të ulur rreth një tavoline pokeri shfaqen të veshur me xhaketa të kuqe të dekoruara me shqiponjën dykrenare një detaj që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar dhe ndërkombëtar.

Skena, e vendosur në një ambient të zymtë, me drita të ulëta dhe atmosferë që të kujton filmat e krimit, ka krijuar edhe më shumë kuriozitet rreth zgjedhjes së artistit. Ndryshe nga fotot e tjera që Drake ndan zakonisht, kjo ka ngjallur reagime të shumta për shkak të përdorimit të simbolikës shqiptare, duke hapur diskutime mbi kuptimin e saj.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një referencë kulturore, një element artistik, apo thjesht një detaj stilistik për efekt vizual, por postimi ka ngjallur menjëherë reagime, analiza dhe teori nga fansat e tij në mbarë botën.

Serinë e fotove, reperi kanadez e ka shoqëruar me frazën enigmatike “Mbetet akoma personale…”, duke ndezur spekulimet se ai mund të jetë në prag të një projekti të ri muzikor.

Fansat mendojnë se Drake është duke ndërtuar atmosferën dhe narrativën për lançimin e një albumi ose videoklipi të ri dhe se simbolika e përdorur nuk është aspak e rastësishme.

Për momentin, Drake ka zgjedhur të mos japë asnjë shpjegim shtesë, duke e lënë publikun të hamendësojë se çfarë fshihet pas kësaj fotoje intriguese.

The post Shqiponja dykrenare në fotot e Drake, çfarë po nënkupton reperi? appeared first on iconstyle.al.

Çfarë po ndodh te “Pallati me Shigjeta”? Forcat Shqiponja shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve (VIDEO)

By: V K
27 October 2025 at 15:40

Pak minuta më parë, një prezencë e madhe e efektivëve të Policisë së Tiranës, është parë në kryqëzimin e rrugëve të Ish-Parkut dhe Pallatit me Shigjeta, pranë një karburanti.

Në vendngjarje janë forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit Nr.2.

Siç shihet, policët debatojnë me një qytetar, por nuk dihet arsyeja dhe as rrethanat e ngjarjes.

 

 

Disa sekonda më pas, aty vijnë me shpejtësi efektivët e Forcës “Shqiponja”, të cilët janë dërguar në ndihmë të kolegëve të rendit.

Ata përpiqen të largojnë qytetarin, ndërkohë që të tjerët shikojnë të habitur në rrugë apo mbi shtëpitë private përballë.

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë bëhet fjalë.

The post Çfarë po ndodh te “Pallati me Shigjeta”? Forcat Shqiponja shkojnë me urgjencë në ndihmë të policëve (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Karton i verdhë për shqiponjën?!

By: Elva
12 October 2025 at 10:55

Nga Lutfi Dervishi Rey Manaj shënoi mbrëmë golin që i hap rrugën Shqipërisë për pjesëmarrje në Botëror! Ishte momenti më i bukur i karrierës së tij dhe, ndoshta, i gjithë kombëtares shqiptare. Për atë emocion, ai tha se ishte i gatshëm të jepte 10 vite jetë. Gëzimi i tij u shpreh natyrshëm: fluturoi duke formuar […]

The post Karton i verdhë për shqiponjën?! appeared first on BoldNews.al.

Tentoi t’i arratisej “Shqiponjave”/ Arrestohet 31-vjeçari, përplasi 7 automjete, lëndohet polici

By: Rovena
5 October 2025 at 13:11

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në rrugën nga “Liqeni i Thatë” që të çon në zonën e TEG-ut. 31-vjeçari Imer Krrashi në tentativë për t’u arratisur Forcave Shqiponja, ka përplasur shtatë automjete dhe një motomjet.

Gazetarja e ABC News, Bleona Sari raporton se për pasojë kanë mbetur të plagosur dy personat që ndodheshin në motomjet, një polic i cili ndodhej jashtë detyrës dhe bashkëshortja e tij.

31-vjeçarit në automjet iu gjet edhe një armë zjarri, e me sa duket kjo ka qenë arsyeja e arratisjes së tij, për t’i shpëtuar kontrollit të Forcave Shqiponja./abcnews.al

Kjo shqiponjë gjigande u krijua nga inteligjenca artificiale

26 September 2025 at 14:55

Pretendimi: Kjo video tregon një shqiponjë gjigande që u rrëzua në Qarkun Red Hollow, Rruga Pineview

Verdikti: E pavërtetë, Gjeneruar me AI

——————————————————–

Një video që po qarkullon në rrjete sociale, përfshi ato shqipfolëse, pretendohet se tregon një shqiponjë gjigande, e cila ishte shfaqur në “Qarkun Red Hollow, Rruga Pineview” e më pas ishte zhdukur para syve të oficerëve të policisë.

Megjithatë, video e mësipërme nuk është autentike. Ajo është gjeneruar me anë të programeve kompjuterike që përdorin inteligjencë artificiale (AI).

Një tregues i dukshëm është teksti i përçudnuar që shfaqet në shiritin e verdhë të policisë. 

Simbolet e pakuptimta në vend të fjalëve të shkruara me shkronja janë dëshmi e përpjekjes dhe dështimit së programit të inteligjencës artificiale për të gjeneruar tekst koherent brenda një imazhi.

Më tej, me anë të motorrit të kërkimit pamor Google Lens, Faktoje gjeti videon origjinale, të postuar në Facebook më 24 korrik 2025.  Në përshkrimin e videos shpjegohet se ajo është “përmbajtje e gjeneruar me inteligjencë artificiale. Çdo gjë e treguar është trillim dhe nuk përfaqëson ngjarje të vërteta.”

Për të parandaluar që përmbajtje të tilla të keqinterpretohen, është e rëndësishme që çdo video, foto ose material tjetër i gjeneruar ose i manipuluar me inteligjencë artificiale të shënohet si i tillë. Kjo do të ndihmojë në informimin e audiencës dhe në mbrojtjen e tyre nga dezinformimi. Facebook i detyron përdoruesit të etiketojnë imazhet dhe videot e gjeneruara me AI si të tilla.

The post Kjo shqiponjë gjigande u krijua nga inteligjenca artificiale appeared first on Faktoje.al.

“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë “Shqiponjat” në Shkodër, njëri prej tyre polic

10 September 2025 at 22:02

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë një postoblloku në hyrje të qytetit të Shkodrës. Burime për mediat bëjnë me dije se dy persona kanë kërcënuar me fjalë dhe armë efektivët e forcave “Shqiponja” të policisë. Sipas mediave, gjatë një patrullimi në hyrje të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave […]

The post “Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë “Shqiponjat” në Shkodër, njëri prej tyre polic appeared first on BoldNews.al.

“Do t'ju hapim barkun me plumba!” Kërcënohen Forcat Shqiponja në Shkodër

10 September 2025 at 22:14


Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona.

Teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët "do t'ju hapim barkun me plumba" dhe më pas janë larguar.

Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekje te tyre duke arritur që t'i ndalojnë. Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës, shkruan A2 CNN.

Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë.

Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

“Shqiponjat” arrestojnë një të mitur me d*ogë në Tiranë

By: Elva
28 August 2025 at 14:40

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan një shtetas të mitur 16-vjeçar në Tiranë, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, përfshirë kokainë dhe kanabis. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin e mitur 16-vjeçar, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” gjetën tek ai një sasi lënde narkotike kokainë dhe […]

The post “Shqiponjat” arrestojnë një të mitur me d*ogë në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Katër ekipet kosovare mësojnë kundërshtaret në EHF European Cup

15 July 2025 at 12:41

Plot katër skuadra kosovare të hendbollisteve do të paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Të gjitha ekipet fillojnë prej raundit të dytë, ku gjithsej paraqiten 50 skuadra evropiane.

Kampionia e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Istogu, do të përballet me skuadër greke, AEP Panorama, ku llogaritet favorite.

Në Kupën Evropiane paraqiten edhe nënkampionia, Samadrexha, e cila do të përballet me skuadrën e njohur greke, PAOK.

Finalistja e Kupës, Ferizaj, do të përballet me Jumi Salernon e Italisë në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste (EHF European Cup), teksa Shqiponja e Gjakovës do të ketë kundërshtar të vështirë, pasi do të përballet me skuadrën zvicerane Winterthur.

Në këtë raund do të luhen nga dy ndeshje, një në shtëpi e një në udhëtim, ku 25 skuadrat më të mira të raundit të dytë kualifikohen në raundin e tretë.

Ndeshjet e raundit të dytë janë paraparë të zhvillohen më 27/28 shtator dhe 4/5 tetor. /Telegrafi/

The post Katër ekipet kosovare mësojnë kundërshtaret në EHF European Cup appeared first on Telegrafi.

Vrau policin e “Shqiponja”-ve, prokuroria kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën

By: user 8
10 July 2025 at 14:14

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin Azgan Mërnica, i akuzuar për vrasjen e një punonjësi të Policisë së Shtetit në rrethana të rënduara, si dhe për mbajtje pa leje të armës së zjarrit dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 maj 2024, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier. Sipas hetimeve, i pandehuri A.M., pas një debati të çastit për shkak të një manovre të rrezikshme në rrugë, qëlloi me armë zjarri në fytyrë dhe vrau në vend efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia, i cili ndodhej brenda mjetit të tij të shërbimit dhe ishte në uniformë.

Sipas provave të mbledhura, Mërnica kishte ndaluar makinën e tij, kishte zbritur me një çantë ku mbante armën, e kishte mbushur atë dhe më pas kishte hapur zjarr mbi viktimën. Ngjarja është cilësuar si një akt i rëndë kundër përfaqësuesit të ligjit, kryer me dashje dhe me armë të paligjshme.

Në diskutimet përfundimtare të mbajtura sot, Prokuroria kërkoi që Mërnica të dënohet si më poshtë:

-Burgim të përjetshëm për “Vrasjen e punonjësve të Policisë së Shtetit” (neni 79/b i Kodit Penal),

-7 vite burgim për “Mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit” (neni 278),

-6 muaj burgim për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” (neni 291).

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, Prokuroria kërkoi bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm: burgim të përjetshëm. 

The post Vrau policin e “Shqiponja”-ve, prokuroria kërkon burg përjetë për Azgan Mërnicën appeared first on Lapsi.al.

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

10 July 2025 at 13:56

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës N.C.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
4. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit A.M. me burgim të përjetshëm.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

The post Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën appeared first on Sot News | Lajme.

Përplasën tri makina në tentativë për t’iu larguar policisë, arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim një tjetër

TIRANË, 2 korrik /ATSH/ Një i ri është arrestuar sot nga Forcat Shqiponja në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi në tentativë për t’iu larguar policisë kanë përplasur tri makina dhe më pas kanë hedhur në rrugë një armë zjarri.

Policia e Tiranës njoftoi sot se “rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat””.

Sipas Policisë, “gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme”.

“Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, shtetasit S. S., 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion. Ndërkohë, është bërë identifikimi i drejtuesit të automjetit dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij”, njoftoi Policia.

Grupi hetimor i ngritur për rastin po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

/m.q//r.e//a.f/

The post Përplasën tri makina në tentativë për t’iu larguar policisë, arrestohet i riu në Tiranë, në kërkim një tjetër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën

By: V K
28 June 2025 at 12:32

NJë zjarr masiv ka rënë paraditen e kësaj të shtune pranë ish-sheshit “Shqiponja” në Tiranë.

Siç shihet edhe në foto, shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar zonën, teksa nuk dihen rrethanat, nëse ka marrë flakë ndonjë sipërfaqe me shkurre apo ndonjë objekt.

Në vijim pritet të zbardhen më shumë detaje.

The post Zjarr pranë ish sheshit “Shqiponja”, tymi mbulon zonën appeared first on Albeu.com.

Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar, fotoja ‘pushton’ rrjetin

By: D Marku
26 June 2025 at 11:34

Ikona e kinemasë botërore, Will Smith, është fotografuar së fundmi duke bërë simbolin shqiptar të shqiponjës me dy koka, një gjest që përfaqëson krenarinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve.

Në një imazh që është bërë virale në rrjetet sociale, aktori i njohur shfaqet krah futbollistit shqiptar Ergys Pepaj, ndërsa të dy formojnë me duar shqiponjën karakteristike. Fotografia është publikuar fillimisht në llogarinë zyrtare të Pepajt në Instagram, ku momenti është përshkruar me emocion të veçantë.

“Me më të mirin e të gjitha kohërave ????????”, ka shkruar Pepaj në përshkrim, duke përfshirë gjithashtu dhe akronimin “AL”, një simbol i qartë i lidhjes me Shqipërinë.

The post Will Smith bën simbolin e shqiponjës me futbollistin shqiptar, fotoja ‘pushton’ rrjetin appeared first on Albeu.com.

Zbardhen dëshmitë/ Si 3 efektivët e forcave “Shqiponja” bënë për në spital qytetarin

By: user 6
17 June 2025 at 20:57

Katër ditë më parë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vendosi pezullimin nga detyra të tre efektivëve të forcave “Shqiponja” të Policisë së Shtetit të drejtuar nga Alban Laçi, pasi dhunuan një qytetar gjatë momentit të shoqërimit në komisariatin nr.2 të kryeqytetit, duke e bërë për spital.

Më konkretisht, bëhet fjalë për efektivët: 

Inspektor Egzon Toskaj, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
Inspektor Denis Gërdeci, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.
Inspektor Elis Noto, me detyrë Trupë Shërbimi, Seksioni “Shigjeta”, në sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja.

Ata akuzohen për kryerjen e vepres penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim. Boldnews.al ka siguruar vendimin e gjyqtarit Taulant Banushi, i cili vendosi pezullimin e tyre nga detyra, teksa rezulton se qytetari i dhunuar është shtetasi Rigert Zagorçani.

Ky i fundit ka përfunduar në spitalin e Traumës për mjekim, pasi kishte shenja dhune në kokë, fytyrë dhe trup nga dhunimi i efektivëve të “Shqiponjave”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes së 8 Majit, rreth orës 19:30, tek “Rruga e Kosovarëve”, ku Rigert Zagorçani ndodhej me automjetin e tij, Mercedes Benz, ngjyrë e bardhë, së bashku me vjerrën e tij, Brunilda Balliu, e cila po ashtu ka bërë kallëzim për dhunën e ushtruar ndaj dhënderit të saj, por edhe ndaj saj nga punonjësit e Policisë.

DËSHMITË E DY KALLËZUESVE

Sipas dëshmive të dy kallëzuesve, 4 efektivë të “Shqiponja” me motora u kanë bllokuar rrugën, teksa ata po dilnin nga një karburant.

Fillimisht Rigert Zagorçani ka ikur, ndërkohë efektivët më pas i kanë bërë me shenjë për të ndaluar dhe sipas Brunilda Balliut, i kanë kërkuar “llogari” se pse u kishte reaguar me arrogancë. Më pas ata i kanë kërkuar për t’i ushtruar kontroll me pretendimin se ai është përdorues i lëndëve narkotike, ndërkohë që Rigert Zagorçani ka kërkuar që kontrrollin t’ia bënin në komisariat.

Brunilda Balliu ka deklaruar se gjatë shoqërimit në komisariat, dhëndrin e saj e kanë goditur vazhdimisht në pjesë të ndryshme të trupit duke i nxirë syrin, teksa shton se punonjësi i policisë që ishte ulur mbrapa e ka goditur edhe atë në shpatulën e majtë. Pasi ajo ka bërtitur, e kanë nxjerrë nga automjeti.

“Shtetasja Brunilda Balliu,në ka lëzimin e saj ka sqaruar se më datë 08.05.2025 rreth orës 19:30 minuta ka qenë duke udhëtuar së bashku me dhëndrin e saj Rigert Zagorçani, me mjetin e tij tip Mercedes Benz ngjyrë e bardhë me targa “AA086HP” dhe kanë ndaluar tek karburant “Kastrati” pranë rrugës së “Kosovarëve”, në atë moment kanë ardhur dy motomjete me katër punonjës policie me uniformë me ngjyrë të kuqe duke i ndaluar motorat pranë automjetit dhe duke bllokuar rrugën. Ajo sqaron se kur Rigerti i ka bërë me dorë që të largohen pak pasi mjeti nuk mund të kalonte, njëri nga punonjësit e policisë i ka bërë me dorë që të ndalonte dhe se Rigerti ka kaluar karburantin dhe ka ndaluar 10 metra më poshtë. Njëri nga punonjësit e policisë është afruar dhe i ka thënë Rigertit, “pse na flet keq dhe me atë lëvizjen me dorë, me atë arrogancë”, Rigerti ka thënë që kishe bllokuar rrugën dhe të thashë vetëm shtyu pak. Ajo sqaron se punonjësit e policisë i kanë kërkuar dokumentat e mjetit duke i thënë se “ngaqë ti je përdorues i lëndëve narkotike pasi të kemi kapur edhe herë tjetër, do të bëjmë kontroll”.

Kur Rigerti u ka thënë që mos i bëjnë kontroll në rrugë por në Komisariatin e Policisë, ata e kanë kapur dhe e kanë mbështetuar pas makinës për ti bërë kontrollin. Shtetasja sqaron se ata e kanë futur Rigertin, në sedilen e pasme nga ana e shoferit ndërsa shtetasen nuk e kanë lejuar të shkonte me ta në Komisariat duke e zbritur nga automjeti dhe kur janë nisur pas rreth 20 metra ata kanë përplasur mjetin e Rigertit me një mjet tjetër, dhe në atë kohë shtetasja tregon që ka vajtur dhe është futur në sediljen e parë të mjetit sepse ka dëgjuar Rigertin që bërtise pasi punonjësit e policisë po e godisnin, dhe ai u kërkonte që ta çonin në Komisariat me mjet policie.

Shtetasja në kallëzimin e saj është shprehur se gjatë rrugës për në Komisariatin e Policisë, që të dy punonjësit e policisë që ishin shoferi dhe ai që ishte ulur mbrapa me Rigertin, e kanë goditur vazhdimisht në pjesë të ndryshme të trupit duke i nxirë syrin, ajo sqaron se punonjësi i policisë që ishte ulur mbrapa ka goditur edhe shtetasen në shpatulën e majtë. Në një moment ajo ka bërtitur shumë dhe në një bllokim rruge i është afruar tek xhami një person me këmishë të bardhë, ai është prezantuar si punonjës policie duke i nxjerrrë dokumentin dhe e ka zbritur atë nga mjeti ku ndodhej dhe ka njoftuar një patrulë policie e cila e ka shoqëruar më pas shtetasen në Komisariatin e policisë.” – thuhet në vendimin e Gjykatës referuar, kallëzimit të Brunilda Balliut.

Ndërkohë, oficerët e AMP-së i kanë marrë një dëshmi në spitalin e Traumës edhe të dhunuarit Rigert Zagorçani, i cili ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Ai thotë se gjatë kontrollit fizik, e kanë kontrolluar edhe në pjesët intime, teksa u ka kërkuar që ta shoqëronin në komisariat për të kryer kontrollin, por jo me mjetin e tij, por me një automjet të Policisë dhe makinën e tij ta sillnin me karrotrec. Gjithsesi, kjo kërkesë e tij nuk është plotësuar dhe se e kanë futur në pjesën e pasme të automjetit të tij, “Mercedes Benz”, ku personi që ka filluar ta godasë i pari ka qenë efektivi i “Shqiponjave” Egzon Toskaj.

Më pas e ka dhunuar edhe efektivi tjetër, i cili ndodhej në pjesën e pasme të automjetit, duke e goditur pa pushim në kokë, në fytyrë dhe në trup. Rigert Zagorçani thotë se edhe efektivi që ishte në drejtimin e automjetit, kthehej mbrapa dhe e godiste me një hekur gjithmonë që ndalonte në trafik.

Po ashtu, i dhunuari pretendon se ia kanë përplasur disa herë edhe automjetin, teksa dhunimi i tij ka ndodhur në prani të vjehrrës, të cilët e kanë zbritur më pas. Rigert Zagorçani thotë se efektivët që e kanë dhunuar kanë qenë të njëjtët që e kanë arrestuar edhe dy muaj më parë.

“Shtetasi Rigert Zagorçani, ka ka lëzuar se: Më datë 08.05.2025, rreth orës 19:30, ka qenë tek karburant “Kastrati”, në rrugën “Marko Boçari”, duke furnizuar automjetin e tij me targë AB086PH, mercedes ngjyrë e bardhë, në momentin që ai është nisur për tu larguar, kanë ndaluar pranë tij dy motorra të policisë me nga dy punonjës policie sipër të veshur me jelekë të kuq të cilët kanë ndaluar motorrët duke b lokuar rrugën e klimit të mjetit të shtetasit. Ai sqaron se i ka thënë vjerrës së tij shtetases Brunilda Ba liu, e cila udhëtonte së bashku me të në sedilen e parë që: “Shiko si i lënë motorrat këta”, dhe ka vazhduar rrugën ku ka ndaluar pas disa metrash tek supermarket “Big Market”, për të blerë paketë cigare. Ai sqaron se kur ka zbritur nga mjeti i tij ka parë punonjësit e policisë që po shkonin drejt tij, dhe në atë moment ai u ka thënë se “nuk kam punë me ju, boll më keni rënë në qafë”, por njëri nga punonjësit e policisë i ka thënë shtetasit “prit prit dhe mbështetu tek makina se do të bëjmë kontroll”, dhe i është drejtuar kolegëve të tij duke i thënë se “Ky është ai që kemi kapur para disa kohësh”. Më pas ata i kanë kërkuar të vendosë duart nga pas dhe të kthehet nga mjeti i tij dhe kanë nisur ti bëjnë kontrll duke e kontrolluar edhe në vende intime. Shtetasi sqaron se u ka kërkuar atyre që ta dërgonin në Komisariatin e policisë për kontroll mos ma bënin aty në mes të rrugës, në vijim ata i kanë thënë se do ta shoqërojnë në komisariat dhe e kanë hipur në derën e pasme të mjetit të tij. Ai u ka kërkuar atyre që të njoftojnë një mjet policie për të bërë shoqërimin dhe të mos e merrnin ata mjetin e tij, por atë të vinte dhe ta merrte një karroatrec për ta dërguar në Komisariat.

Në vijim të kallëzimit të tij shtetasi Rigert Zagonçari është shprehur se në sediljen e pasme të mjetit së bashku me shtetasin, ka hipur edhe një punonjës policie që kolegët e thërrisnin Egzon, i cili e ka kapur shtetasin nga qafa dhe ka nisur ta godasë, dhe në kohën kur shtetasi (pranon), se i ka sharë ai dhe kolegu i tij që ishte ulur në sedilen e shoferit po e godisnin të dy papushim, në pjesë të fytyrës kokës dhe trupit. Në vijim shtetasi ka sqaruar se pasi janë nisur punonjësi i policisë i cili kishte marrë drejtimin e mjetit është përplasur më një automjet tjetër, duke dëmtuar mjetin e shtetasit, dhe në kohën kur ai ka reaguar dhe i ka tëhnë “ndaloni mjetin tim mos i jepni ju”, ata kanë vazhduar ta godisnin përsëri, veprime për të cilat ai shprehet se kanë ndodhur në prezencë të vjerrës së tij të cilët më pas punonjësit e policisë e kjanë zbritur nga mjeti. Shtetasi Rigert Zagorçani, në kallëzimin e tij ka sqaruar se këta punonjës police kanë qenë të njëjtët që e kanë ndaluar dhe arrestuar atë përpara dy muajsh. Ai shprehet se ai që ndodhej në sediljen e parë kthehej dhe e godiste atë me një send hekuri, veprim për të cilin e bënte vazhdimisht sa herë që ndalonte në trafik dhe deri në komisariatin e kanë goditur që të dy punonjësit.” – thuhet në vendimin e Gjykatës referuar dëshmisë së Rigert Zagorçanit.

ÇFARË U KONSTATUA NË TRUPIN E TË DHUNUARIT

Në vendim theksohet se nga kqyrja e jashtme, Rigert Zagorçani ka patur në pjesën rreth syri të djathtë një mavijosje të theksuar më tepër në pjeë e poshtëme të tij, si dhe vihet re skuqje e pjesës së brendshme të syrit. Po ashtu, edhë në anën e djathtë të syrit në pjesën e qafës është vënë re një mavijosje, e cila fillonte nga pjesa pas veshit deri lart në pjesën e ballit.

Në pjesën e poshtëme të veshit të djathtë gjithashtu janë vënë re njolla të kuqe si ato të gjakut, si dhe poshtë saj një mavijosje e stërgjatur në formën Z. Në kyçin e dorës së majtë ka patur një gërvishtje me gjatësi rreth 2 cm, ndërsa në pjesën e e majtë të qafës një skuqje të lehtë. Ndërsa në pjesën e shpinës janë vënë re gërvishtje të përmasave dhe formave të ndryshme.

Ndërkohë, nga akti i ekspertimit mjeko ligjor për të përcaktuar dëmtimet në trupin e Rigert Zagorcanit ka rezultuar se: Bazuar në ekzaminimin fizik të shtetasit Rigert Zagorcani si edhe në shqyrtimin e dokumentacionit mjekësor, i konstatua shembje e indeve të buta të kokës, fytyrës dhe trupit, dërmishje, ekimoza, hematoma si dhe grumbullim gjaku i lirë në sklerën e syrit të djathtë, të gjitha sa u përmendën me lokalizim dhe karakteristikat e përshkruara më lart.
Këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë mbretës.

Dëmtimet e mësipërme nuk kanë dhënë rrezikshmëri reale për jetën në momentin e shkaktimit të tyre dhe si të tilla hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbje aftësisë së përkohshme për punë në masën mbi nëntë ditë.

KQYRJA E PAMJEVE TË KAMERVA ETË SIGURISË

Grupi i hetimit ka administruar edhe pamjet filmike të përftuara nga kamerat e sigurisë të instaluara në vendin ku ka ndodhur ngjarja. Nga kqyrja e tyre ka rezultuar se efektivët e “Shqiponjave” e kanë futur me forcë në automjet, teksa edhe vjerrës së tij, Brunilda Balliut kanë tentuar t’i marrin telefonin me të cilin po filmonte.

“Në orën 19:53:23 në rrugë ndalon një automjet ngjyrë e bardhë, i markës Mercedes Benz, ku nga dera e përparme e anës së majtë del një shtetas, i veshur me bluzë të zezë, (i identifikuar më pas me gjeneralitetet Rigert Zagorçani). Pas disa sekondash afrohen tre shtetas të veshur me uniformë të kuqe si ato të policisë së shtetit në pamje vërehet se ka komunikime mes tyre dhe shtetasit që zbriti nga automjeti. Pas disa çastesh dy shtetasit e veshur me uniformë si ato të policisë së shtetit, me flokë të shkurtra kapin nga krahu shtetasin Rigert Zagorçani dhe tentojnë ta fusin në makinë. Ky veprim nuk kryhet në këtë moment dhe mes tyre vazhdon të ketë komunikime. Më pas drejtuesi i mjetit hipën vetë në automjet, ndërkohë në këtë moment afrohet një shtetas tjetër me uniformë si ato të policisë së shtetit, ndërsa nga dera e përparme e anës së djathë ka dalë një shtetase e veshur me rroba me ngjyrë të zezë. Në këtë kohë shtetasi Rigert Zagorçani del pësëri nga automjeti dhe drejtohet së bashku me punonjësit e policisë në anën e trotuarit, ndërkohë shtetasja që ishte pasagjere evidentohet me telefon në dorë të cilin tenton tja heqë nga dora një punonjës tjetër policie, por ky veprim refuzohet nga shtetasja. Në vijim një punonjës policie hap bagazhin e mjetit ngjyrë të bardhë dhe pasi e mbylin përsëri pas disa sekondash, ata tentojnë të neutralizojnë shtetasin Rigert Zagorçani, ku evidentohen duart e tij që mbahen në pjesën e pasme nga efektivët e policisë dhe tre prej tyre tentojnë ta fusin me forcë në derën e pasme të anës së majtë. Pasi e fusin, nga dera e pasme e anës së djathë futet një punonjës policie. Më pas një punonjës policie hyn në anën e shoferit ndërkohë shtetasja që ndodhej në automjet me Rigert Zagorçanin tenton të hipë në vendin e pare të pasagjerit por nuk lejohet nga efektivët. Më pas automjeti filon lëvizjen dhe në një moment vërehet që shtetasja e cila u la jashtë mjetit të lëviz me nxitim në drejtim të automjetit, i cili qëndron në rrugë në kthesën e anës së djathtë dhe pasi ka qëndruar për disa çaste mjeti vazhdon lëvizjen dhe largohet.” – thuhet në vendimin e Gjykatës referuar administrimit të pamjeve të kamerave të sigurisë.

Gjithsesi, edhe pse tre efektivë Policie kanë dhunuar brutalisht një qytetar, AMP dhe Gjykata janë mjaftuar vetëm me pezullimin e tyre nga detyra dhe asnjë tjetër masë sigurie. Forcat “Shqiponja” të Policisë së Shtetit të drejtuar nga Alban Laçi njihet si një sektor problematik në radhët e uniformave blu, ku jo pak herë kanë ushtruar dhunë ndaj qytetarëve. /Marrë nga Boldnews.al

The post Zbardhen dëshmitë/ Si 3 efektivët e forcave “Shqiponja” bënë për në spital qytetarin appeared first on Lapsi.al.

Gangsterët e Alban Laçit të Shqiponjave dhunojnë qytetarin, AMP vetëm i pezullon

By: Ardit
13 June 2025 at 10:24

Tre efektivë të “Shqiponjave”, janë pezulluar detyra nga AMP, pasi kanë dhunuar një qytetar, i cili ka përfunduar në spitalin e Traumës. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) bën me dije se punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet me drejtues shtetasin R. Z., dhe me veprime arbitrare kanë kaluar në konfrontim fizik, ku për […]

The post Gangsterët e Alban Laçit të Shqiponjave dhunojnë qytetarin, AMP vetëm i pezullon appeared first on BoldNews.al.

❌
❌