Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në një makinë në Selitë të Vogël

By: Rovena
19 December 2025 at 08:42

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Tregtonin lëndë piroteknike/ Tiranë arrestohen 2 persona, procedohet penalisht një tjetër

By: Rovena
17 December 2025 at 09:29

evidentuar dhe goditur rastet e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.

Gjatë kontrolleve janë goditur 3 raste të posedimit të lëndëve piroteknike dhe lëndëve plasëse, me qëllim shitjen dhe një rast i kontrabandës së mallrave.

Arrestohen 2 shtetas, procedohet penalisht 1.  Policia sekuestroi sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike, lëndë djegëse dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara./abcnews.al

Shisnin doza kokaine në qytet, arrestohen 2 persona në Fresk

By: Elva
13 November 2025 at 18:25

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në zonën e Institutit, të cilët u kapën me 2.2 kilogramë kokainë, lëndë e cila dyshohet se do të shitej në doza të vogla në zonën e Freskut. Sipas burimeve nga policia, të arrestuarit janë kushërinj, ndërsa identitetet e tyre nuk janë bërë publike për shkak të hetimeve […]

The post Shisnin doza kokaine në qytet, arrestohen 2 persona në Fresk appeared first on BoldNews.al.

Furnizonte grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet takstisti në Tiranë (EMRI)

By: Elva
8 November 2025 at 09:37

Një takist 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se furnizonte grupe kriminale me armë zjarri dhe lëndë narkotike Gjatë kontrollit të automjetit të Altin Celamit dhe banesës, policia sekuestroi 4 pistoleta me municion luftarak, kokainë dhe pjesë të ndryshme armësh, të cilat dyshohet se do t’u shiteshin grupeve kriminale. Automjeti i taksistit […]

The post Furnizonte grupet kriminale me armë dhe drogë, arrestohet takstisti në Tiranë (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Vjedhja me dhunë e lokalit në Tiranë, arrestohen 6 persona për “mos kallëzim krimi”

By: Rovena
6 November 2025 at 15:03

Policia e Tiranës arrestoi 6 persona: u arrestuan shtetasit Florin Stojku, Hil Kaçinari, Tun Kçira, Aleksandër Ndrepepaj,Leonard Mici dhe Safet Kyçyku, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk kanë kallëzuar një vjedhje me dhunë, të kryer në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në lokalin ku ata ndodheshin, në pronësi të shtetasit F. S., tek bulevardi i Kasharit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e lokalit, u gjetën dhe u sekuestruan, si prova materiale, 3 kompjuterë dhe 1 tavolinë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

 

Pranga “policit të rremë” në Tiranë/ Ervis Basha lëvizte me uniformë policie në rrugë

By: Rovena
2 November 2025 at 15:55

Një 20-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga Policia e Tiranës, sepse mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit dhe dilte në rrugë i veshur si punonjës policie. Policia sekuestroi uniforma policie, stema/grada policie, 1 armë sportive dhe dokumente të dyshuara të falsifikuara.

“Shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Nr. 5, gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të goditjes së paligjshmërisë në çdo fushë që shfaqet, në bulevardin “Nënë Tereza”, kanë konstatuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin E. B, i cili ishte i veshur me uniformë dhe stema policore, të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. Pas ndalimit të mjetit dhe verifikimit të mëtejshëm, rezultoi se drejtuesi, shtetasi E. B, nuk ishte punonjës policie.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara; 1 armë sportive të llojit pistoletë me 2 krehra përkatës; uniformë e Policisë së Shtetit; 16 stema dhe grada të ndryshme dhe 3 kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit”, njofton policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe verifikimin nëse 20-vjeçari mund të jetë i implikuar në veprimtari të tjera të kundërligjshme, që lidhen me përfitime përmes përdorimit të pajisjeve dhe uniformave policore.

Plagosi me mjet prerës një person/ Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

By: Rovena
24 October 2025 at 10:40

Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta vihet në pranga 51-vjeçari,  Ronald Lacej. I arrestuari Ronald Lacej rezulton me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një tjetër person 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë.

Ndërkaq 48-vjeçari ka marr plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Komunikuan pa etikë, pezullohen nga detyra dy punonjës policie

10 October 2025 at 13:19

TIRANË, 10 tetor /ATSH/ Policia e Tiranës njoftoi se janë pezulluar nga detyra dy punonjës policie.

Sipas policisë, pezullimi i tyre vjen pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 2 punonjës policie, duke komunikuar pa etikë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të të 2 punonjësve, përkatësisht Inspektor H. I. dhe Inspektor L. A., oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Gjithashtu, në zbatim të nenit 121 të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor, për 2 punonjësit, për shkelje të rëndë.

/m.q/j.p/

The post Komunikuan pa etikë, pezullohen nga detyra dy punonjës policie appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike në Tiranë, kufizim qarkullimi në disa akse

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, në datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tij.

Konkretisht, në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve, janë ndërmarrë këto masa: “Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

“Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve”.

Sipas policisë kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Policia e Tiranës iu bën thirrje qytetarëve, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, fton qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.

/m.q/j.p/

The post Konferenca e NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike në Tiranë, kufizim qarkullimi në disa akse appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, tre të arrestuar

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Policia njoftoi sot se ka zbardhur dinamikën e vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit një ditë më parë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes E.SH, si dhe shtetasit G.Sh, xhaxhai i autorit, dhe B.K, me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Policia bëri të ditur se “më datë 06.10.2025, rreth orës 15:38, është marrë njoftim në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë se në ambientet e brendshme të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë është qëlluar me armë zjarri gjyqtari A. K., i cili po zhvillonte seancë gjyqësore me objekt “Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore”, me palë paditëse shtetasin R. K, i shoqëruar nga djali i tij E. K., si dhe palë të paditur përmbaruesi gjyqësor T. M., Zyra Përmbarimore Shkodër, dhe palë të treta shtetasin G. Sh, i shoqëruar nga nipi i tij E. Sh”.

Pas marrjes së njoftimi policia njoftoi se mbërriti në vendngjarje duke marrë masa për shoqërimin e autorit si dhe të gjithë shtetasve të dyshuar ose që kishin dijeni për ngjarjen.

Njëkohësisht, njoftoi më tej policia grupi hetimor i përbërë nga oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë kriminalistë, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar me veprimet hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrja e deklarimeve nga dëshmitarët duke bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje.

“Në orën 13:42, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner (detektor), njëri pas tjetrit, shtetasit E. Sh. dhe G. Sh. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por shtetasi B. K., me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit, ku duhet të evidentohen të gjithë personat që hyjnë dhe dalin nga ambientet e Gjykatës”, njoftoi policia.

Policia njofton më tej se të dy këta shtetas, E. Sh. dhe G. Sh., qëndrojnë në hollin e pritjes së Gjykatës deri rreth orës 15:29, dhe më pas futen në ambientet e sallës së zhvillimit të seancës gjyqësore (salla nr. 3). Në orën 15:35, palët ngrihen në këmbë dhe, menjëherë pasi gjyqtari A. K. shpall vendimin, shtetasi E. Sh., që ndodhej në sallë, nxjerr nga brezi një armë zjarri pistoletë dhe qëllon disa herë në drejtim të gjyqtarit A. K., i cili, si pasojë e dëmtimeve të marra dhe pas ndihmës së parë mjekësore, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital”.

Sipas policisë, njëkohësisht, pas këtij veprimi, shtetasi E. Sh. i drejton pistoletën dhe qëllon një herë në drejtim të shtetasve R. K. dhe E. K., duke i plagosur të dy, të cilët aktualisht ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, njoftoi policia nga hetimet ka rezultuar se shtetasi G. Sh. nuk ndërmerr asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij, çka krijon dyshimin e arsyeshëm se ai ka qenë në dijeni të planit për ekzekutimin e gjyqtarit të çështjes, në rolin e shtytësit dhe/ose ndihmësit.

“Pas ngjarjes, shtetasi E. Sh. ka dalë nga salla dhe i ka dorëzuar armën shtetasit B. P., me detyrë nëpunës gjyqësor, për mbikëqyrjen dhe mbarëvajtjen e proceseve gjyqësore, në një tjetër sallë. Autori E. Sh., pas daljes në oborr, është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga punonjësit e Policisë”, njoftoi policia.

Në përfundim të të gjitha veprimeve proceduriale, u bë arrestimi në flagrancë sipas veprave penale si më poshtë:

E.Sh., 30 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

G.Sh., 56 vjeç, si i dyshuar për veprat penale të “Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim;

B.K., 63 vjeç, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”;

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë me tre fishekë, e përdorur nga autori, si dhe prova të tjera materiale të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, që i shërbejnë dokumentimit të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/m.q/j.p/

The post Zbardhet dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, tre të arrestuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vr*sja në sallën e gjyqit e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen në Drejtorinë e Policisë Tiranë Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij

By: M C
6 October 2025 at 22:47

Elvis Shkambi së bashku me xhaxhanë e tij, Gjon Shkambi, janë dërguar në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas ngjarjes së rëndë ditën e sotme në Gjykatën e Apelit, ku Elvis Shkambi vrau me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja.

Kujtojmë se Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin pas përfundimit të seancës gjyqësore për një pronë në Shkodër, në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit.

Mësohet se pasi gjyqtari Kalaja dha vendimin kundër Elvis Shkambit dhe xhaxhait të tij Gjon Shkambi, i cili ishte i pranishëm në seancë, Elvisi nxori armën dhe qëlloi me 3 plumba në gjoks ndaj gjyqtarit dhe plagosi gjithashtu babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces me të cilët Shkambi ishte në gjyq.

Babë e bir ndodhen në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ata kanë qenë palë në proces me familjen e Gjon Shkambit, e cila pretendonte pronësinë e ish-shkollës së rezervave në Shkodër dhe kërkonte lirimin e ambienteve nga 31 familje.

Babë dhe bir rezultojnë se e kanë fituar gjyqin kundër Përmbarimit në Shkodër në shkallën e parë, duke bllokuar lirimin e banesave në favor të Shkambit.

The post Vr*sja në sallën e gjyqit e gjyqtarit Astrit Kalaja, dërgohen në Drejtorinë e Policisë Tiranë Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij appeared first on Albeu.com.

Shiste kokainë në Tiranë, arrestohet 29-vjeçari/ Në pranga edhe blerësi, theu masën “arrest në shtëpi”

By: Rovena
6 October 2025 at 13:41

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine.  Në prangat e policisë, ra edhe blerësi, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia sekuestroi lëndën narkotike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari.

“Gjatë operacionit, në rrugën “Anton Lufi”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin A. A. duke i shitur një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokaine, shtetasit S. Xh. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. Xh. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia./abcnews.al

Posedonin kanabis me qëllim shitjen/ Tiranë arrestohen tre persona

By: Rovena
5 October 2025 at 11:23

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona pasi u kapën në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, që e posedonin me qëllim shitjen në zonën e Kamzës. U sekuestruan rreth 700 gram lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 3 aparate celular.

“Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. C., 22 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe një shtetas i mitur, 17 vjeç. Shërbimet e Policisë lokalizuan tre shtetasit në rrugën “Azem Galica”, Kamëz, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në këtë zonë. Nga hetimet ka rezultuar se lënda narkotike është siguruar nga shtetasi S. C”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

“1.5 milion euro për tetorin…”/ Policia u prish planet mashtruesve të ‘Call Center-it’ në Tiranë, pranga administratorit

4 October 2025 at 10:46

TIRANË- Finalizohet operacioni policor i koduar “SCAMS”. Gjatë këtij operacioni është goditur një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive.

Në pranga është vënë administratori i subjektit dhe një shtetas tjetër të cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundërligjshme.

ABC News mëson se janë arrestuar, Kejsi Përgjegji, dhe Marjus Hysa.

Gjithashtu janë proceduar 38 shtetas të punësuar në call center. Nga ky operacion janë sekuestruar gjithsej 106710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara.

Sipas policisë, në ambientet e subjektit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

65210 euro pa dokumentacion për vërtetimin e burimit; lista e emrave që i ishte vendosur çdo operatori në momentin e prezantimit me viktimën; lista e shumave që secili operator kishte përvetësuar me anë të mashtrimit; lista e objektivave të vendosura nga menaxherët dhe bonuset që merrnin operatorët në bazë të objektivave, ku për muajin tetor ishte 1.5 milionë euro; 51 njësi kompjuterike dhe 14 aparate celular.

Në vijim të operacionit, janë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëpunëtorëve të afërt të shtetasit K. P., dhe nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit M. H., 38 vjeç, pa dokumentacion të burimit të të ardhurave.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. P. dhe M. H.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”; “Punësim i paligjshëm”; “Fshehje të ardhurash”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

/abcnews.al/

Mashtruan qytetarët dhe përfituan 17 mijë euro/ Arrestohet administratori i agjencisë turistike

By: Rovena
25 September 2025 at 13:27

Policia e Tiranës ka arrestuar administratorin e një agjencie turistike dhe ka proceduar penalisht punonjësen, pasi duke mashtruar klientët përfituar 17 mijë euro. Policia njofton se agjencia u merrte lekë klientëve për bileta dhe akomodim, por nuk bënte rezervimin.

“Si rezultat i operacionit: -u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike;  

-nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë përfituar rreth 17 000 euro, duke mashtruar klientët e agjencisë, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Fshehja e të ardhurave”./abcnews.al

Vodhi makinën për ta shitur për skrap/ Procedohet penalisht 42-vjeçari në Tiranë

By: Rovena
21 September 2025 at 13:49

Vodhi një automjet në rrugën “Niko Avrami”, me qëllim shitjen e tij për skrap, vihet në pranga 42-vjeçari. Procedohet penalisht pronari i pikës së skrapit. Policia e Tiranës gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, automjeti i vjedhur.

“Si rezultat i një pune të mirëorganizuar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në rrugën “Niko Avrami”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. A., dhe më pas e ka dërguar në një pikë skrapi, me qëllim shitjen e tij”, njofton policia.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në pikën e skrapit, në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua automjeti i vjedhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Trafik armësh drejt Anglisë/ Arrestohen dy persona në Tiranë, një tjetër shpallet në kërkim

By: Rovena
21 September 2025 at 12:02

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, është ky bilanci i një operacioni nga policia.

Të rinjtë të dyshuar si anëtarë të një grupi kriminal, ushtronin veprimtarinë e tyre në fushën e trafikimit të armëve të zjarrit.

Të arrestuar janë Jurgen Suca 26 vjeç, dhe Segest Meti 20 vjeç ndërsa në kërkim është shpallur një 20-vjeçar, sipas policisë të tre rezultojnë banues në Shkodër.

Këta persona kishin fshehur në brendësi të një televizori një armë zjarri të pajisur me silenciator të ndarë në pjesë me qëllim trafikimin, destinacion sipas policisë ishte Anglia.

Televizori ishte ngarkuar në një kamion, i cili u ndalua për kontroll në zonën e “Bulevardit të Ri” në Tiranë, ndërsa nga hetimet dyshohet se drejtuesi I mjetit nuk ka pasur dijeni për armën.

Segest Meti një nga të arrestuarit rezulton i dënuar në Angli me 3 vite e 2 muaj burg për plagosje me thikë, ngjarje e ndodhur më 13 janar 2024, ndërkohë më herët ka qenë çiklist me ekipin e Vllaznisë.

Grupi hetimit i ngritur për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, thotë se ka dyshime të forta për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm dhe vijon hetimet, gjithashtu dyshohet se kjo nuk është hera e parë e trafikimit të armëve nga ky grup.

/abcnews.al

Kishin mbetur të bllokuar te ujëvara e Shëngjergjit, shpëtohen dy turistët gjermanë

20 September 2025 at 15:34

TIRANË, 20 shtator /ATSH/ Dy turistë gjermane të cilët kishin mbetur të bllokuar te ujëvara Shëngjergjit janë shpëtuar nga policia.

Policia njoftoi sot se në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te ujëvara e Shëngjergjit.

Sipas policisë pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre.

“Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftoi policia.

/m.q//a.f/

The post Kishin mbetur të bllokuar te ujëvara e Shëngjergjit, shpëtohen dy turistët gjermanë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokohet spitali privat në Tiranë, akuzohet për 1 milion euro evazion

4 September 2025 at 13:21

Policia e Tiranës njoftoi të enjten rezultatet e një hetimi disamujor ndaj veprimtarisë që ushtrohej në spitalin privat “International Medicare” me vendodhje në vendin e quajtur Zogu i Zi në Tiranë, prej nga dyshohet se shërbimet kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, të kontrabanduara; se ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 milion […]

The post Bllokohet spitali privat në Tiranë, akuzohet për 1 milion euro evazion appeared first on Reporter.al.

Nxiste 3 të miturit që të kryenin vjedhje, arrestohet 39 vjeçari në Tiranë

By: Rovena
3 September 2025 at 15:31

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi nxiste 3 të mitur që të organizuar si grup të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit. Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, 3 shtetas të moshave 12 dhe 13 vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme, në disa zona të Tiranës.

39-vjeçar ka qenë i dënuar më parë për të njëjtin krim, për të cilin shtynte të miturit. Sekuestrohen sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H., 39 vjeç”, njoftoi policia.

Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të 39-vjeçarit, në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

❌
❌