Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Të shtëna në një lokal në Prizren, arrestohen dy persona

13 January 2026 at 09:10


Një mosmarrëveshjeje verbale mes dy të dyshuarve ka rezultuar me përdorim të armës, ku njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të lokalit të të dyshuarit tjetër.

Rasti ka ndodhur në Prizren rreth orës 23:00.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë identifikuar 10 vrima të shkaktuara nga të shtënat në objekt.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, ndërsa në veturën e tij janë gjetur dy gëzhoja.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar.

Me vendim të prokurorit të shtetit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Agjenti amerikan i imigracionit qëllon për vdekje një grua në Minneapolis, kamerat filmojnë gjithçka

8 January 2026 at 09:33


Një agjent i imigracionit amerikan ka qëlluar për vdekje një grua 37-vjeçare në qytetin e Minneapolis, duke shkaktuar protesta gjatë natës.

Zyrtarët federalë thanë se gruaja, Renee Nicole Good, ishte përpjekur të shtypte agjentët e imigracionit me makinën e saj, por kryebashkiaku i qytetit tha se agjenti që e qëlloi kishte vepruar në mënyrë të pamatur.

Videot e incidentit tregojnë agjentët e ICE-së duke iu afruar një makine të parkuar në mes të rrugës. Ndërsa ajo përpiqet të largohet, njëri prej tyre i drejton armën shoferit dhe dëgjohen të paktën dy të shtëna. FBI-ja po heton.

Qindra agjentë të ICE-së janë vendosur në Minneapolis, në shtetin e Minesotës, si pjesë e masave të Shtëpisë së Bardhë kundër imigracionit të paligjshëm, transmeton Telegrafi.

Videot e postuara në mediat sociale nga kalimtarët duket se tregojnë momentin e të shtënave, të cilat ndodhën rreth orës 10:25 lokale të mërkurën në mëngjes.

Nga pika të ndryshme të vëzhgimit, një SUV ngjyrë gështenje mund të shihet duke bllokuar një rrugë banimi në Minneapolis.

Një turmë njerëzish, të cilët duket se po protestojnë, janë rreshtuar në trotuar.

Mjetet e zbatimit të ligjit shfaqen aty pranë. Agjentët e imigracionit ndalojnë te automjeti i parkuar në rrugë, dalin nga kamioni dhe i thonë gruas pas timonit të dalë nga SUV-i. Njëri prej agjentëve tërheq dorezën e derës së shoferit.

Një agjent tjetër është pozicionuar pranë pjesës së përparme të automjetit.

Nuk është e qartë saktësisht se sa afër qëndron agjenti ose nëse është goditur nga automjeti bazuar në videot e shqyrtuara menjëherë nga BBC.

Agjenti hap zjarr ndërsa SUV-i ngjyrë gështenjë përpiqet të largohet.

Automjeti mund të shihet duke humbur kontrollin dhe duke u përplasur me një makinë të parkuar afër përgjatë rrugës.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se një oficer i ICE-së u shtyp "egërsisht".

"Është e vështirë të besohet se është gjallë, por tani po shërohet në spital", shkroi ai.

Presidenti republikan fajësoi gjithashtu "të Majtën Radikale" për "kërcënim, sulm dhe shënjestrim të oficerëve tanë të zbatimit të ligjit dhe agjentëve të ICE-së çdo ditë".

Shefi i policisë së Minneapolis, Brian O'Hara, tha se shoferja ishte në automjetin e saj dhe po bllokonte rrugën në Portland Avenue.

Pastaj asaj iu afrua në këmbë një oficer federal i zbatimit të ligjit, "dhe ajo filloi të largohej me makinë". /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë ku u plagos një e mitur e cila ishe kalimtare rasti

4 January 2026 at 08:40


Mbrëmjen e së shtunës, një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjakovën, ku në rrugën “Bardhyl Qaushi”, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt disa individëve,

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20, kur i dyshuari, mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë. Gjatë të shtënave, një predhë ka goditur edhe një vajzë të mitur e cila ka qenë kalimtare e rastit.

Si pasojë, e mitura ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku po merr kujdesin e nevojshëm. Nga informacionet e para, gjendja e saj është e stabile.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, ku kanë kryer kërkimet dhe gjetjen e katër gëzhojave, si dëshmi materiale. Policia ka konfirmuar se rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet intensive janë duke u zhvilluar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, ndërkohë që autoritetet policore bëjnë apel te qytetarët me çdo informacion të rëndësishëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/

"27 gëzhoja", dy persona gjuajnë me armë në drejtim të një shtëpie në Prishtinë - rasti po hetohet

16 December 2025 at 09:47


Dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e një personi tjetër dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë ku disa predha kanë depërtuar brenda dhe kishin dëmtuar disa mobilie shtëpiake.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 19:21, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja.

“Është raportuar se dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e ankuesit mashkull kosovar dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë, ku disa predha kishin depërtuar brenda dhe kishin dëmtuar disa mobile shtëpiake. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Australia planifikon ligje më të ashpra për armët pasi policia thotë se baba dhe bir vranë 15 persona në plazhin e famshëm Bondi të Sidneit

15 December 2025 at 11:50


Australia u zotua për ligje më të rrepta për armët, ndërsa filloi të mbante zi për viktimat e të shtënave më të rënda masive në pothuajse 30 vjet, në të cilat policia akuzoi një dyshe baba e bir për vrasjen e 15 personave në një festë hebraike në plazhin e famshëm Bondi të Sidneit.

Incidenti ka ngritur pyetje nëse ligjet e armëve të Australisë, ndër më të ashprat në botë, kanë nevojë për rishikim, me policinë që thotë se i dyshuari më i vjetër kishte pasur një licencë për armë zjarri që nga viti 2015, së bashku me gjashtë armë të regjistruara.

Kryeministri Anthony Albanese tha se kabineti i tij ra dakord të forcojë ligjet për armët dhe të punojë në një regjistër kombëtar të armëve të zjarrit për të trajtuar aspekte të tilla si numri i armëve të lejuara nga licencat e armëve dhe sa kohë janë të vlefshme këto të fundit.

"Rrethanat e njerëzve mund të ndryshojnë", u kishte thënë ai gazetarëve para se të mblidhej kabineti. "Njerëzit mund të radikalizohen gjatë një periudhe kohore. Licencat nuk duhet të jenë të përjetshme”.

Nga dy personat e armatosur, babai 50-vjeçar u vra në vendngjarje, duke e çuar numrin e të vdekurve në 16, ndërsa djali i tij 24-vjeçar ishte në gjendje kritike në spital, tha policia në një konferencë për shtyp.

Kur bëhet fjalë për 40 personat e dërguar në spital pas sulmit përfshinin dy oficerë policie në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, shtuan ata. Viktimat ishin të moshës midis 10 dhe 87 vjeç.

Albanese tha se masat që po shqyrtoheshin varionin nga kufizimet në licencat me afat të pacaktuar deri te kufizimet në armët e mbajtura nga një individ i vetëm dhe llojet që janë të ligjshme, duke përfshirë modifikimet, me leje të kufizuara për qytetarët australianë. /Telegrafi/

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! 26-vjeçari kërcënon të riun, blutë i hedhin prangat

By: M C
4 December 2025 at 16:55

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Altin Shpendin si person të dyshuar se ka kërcënuar me armë zjarri një të ri 20-vjeçar në zonën pranë Stacionit të Trenit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00, kur qytetarët kanë njoftuar për të shtëna në ajër.

Pas marrjes së informacionit, efektivët kanë ndërhyrë menjëherë, kanë kontrolluar perimetrin dhe kanë identifikuar autorin e mundshëm të incidentit. Hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari ka qëlluar një herë në ajër gjatë konfliktit me të riun, e më pas është larguar, por është kapur brenda një kohe të shkurtër nga patrullat.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. Sh., 26 vjeç.

Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Sh. ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

The post Të shtëna me armë zjarri në Shkodër! 26-vjeçari kërcënon të riun, blutë i hedhin prangat appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Policia me urgjencë në vendngjarje

By: M C
4 December 2025 at 16:14

Një person raportohet se është arrestuar pak minuta më parë në kryeqendrën e veriut, si autor i dyshuar të shtënave me armë zjarri. Informacionet janë se ai ka shtënë në ajër, pas konfliktit me një qytetar tjetër.

Personi i arrestuar dyshohet se ka kërcënuar me armë një djalë 20 vjeçar, menjëherë pas një konflikti banal me tyre, dhe ka shtënë disa herë në ajër.

Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si ish-Stacioni i Trenit, ndërsa nuk raportohet për persona të plagosur apo dëme materiale. Pritet që në minutat në vazhdim të ketë një njoftim sqarues nga Policia e Shkodrës.

The post Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Policia me urgjencë në vendngjarje appeared first on Albeu.com.

Qëlluan me armë drejt biznesit në Kukës/ Arrestohet 59-vjeçari, në kërkim i biri (EMRAT)

By: Brisi
3 December 2025 at 13:44

Policia e Kukësit ka arrestuar shtetasin Xheme Mema 59-vjeç dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij Misin Mema 26-vjeç pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri drejt një biznesi në këtë qytet. Sipas Policisë më datë 27 nëntor të këtij viti, këta shtetas në lagjen Drinas, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri […]

The post Qëlluan me armë drejt biznesit në Kukës/ Arrestohet 59-vjeçari, në kërkim i biri (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni

By: Brisi
30 November 2025 at 21:17

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit. Sipas raportimeve paraprake, të shtënat janë dëgjuar në Unazën jugore të qytetit në afërsi të një karburanti dhe dyshohet se është vrarë një biznesmen. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, apo personat e përfshirë në krim, detaje të reja […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, plagoset një person

By: Brisi
29 November 2025 at 21:36

Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në Fushë-Kosovë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dardania”, ndërsa ende nuk dihet identiteti i personave të përfshirë në ngjarje. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. “Aktualisht hetuesit policor kanë […]

The post Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, plagoset një person appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë në Elbasan, disa të shoqëruar/ DETAJE

By: Ela
29 November 2025 at 08:46

Mbrëmjen e djeshme, banorët e një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit njoftuan sallën operative për të shtëna me armë zjarri në një banesë. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë së Elbasanit u drejtuan në vendngjarje për të kryer verifikimet e para rreth situatës së raportuar. Sipas informacionit zyrtar paraprak, nuk rezulton për persona të […]

The post Të shtënat me armë në Elbasan, disa të shoqëruar/ DETAJE appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë në një banesë në Elbasan, policia nis verifikimet

By: M C
28 November 2025 at 23:20

Mbrëmjen e sotme, në një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një banesë.

Sipas informacioneve paraprake, njoftimi është bërë nga qytetarë të zonës në sallën operative, e cila menjëherë ka vënë në lëvizje shërbimet policore.

Forcat e Policisë së Elbasanit ndodhen aktualisht në terren dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo për shkallën e incidentit.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar sapo të ketë një panoramë më të qartë të situatës.

Ndërkohë, banorët e zonës raportojnë se janë shqetësuar nga zhurmat e dëgjuara, por gjithçka mbetet ende në fazën e verifikimit.

The post Të shtëna me armë në një banesë në Elbasan, policia nis verifikimet appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë brenda banesës në Elbasan

By: Brisi
28 November 2025 at 22:42

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të premte brenda një banese, në qytetin e Elbasanit. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, apo rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje.

The post Të shtëna me armë brenda banesës në Elbasan appeared first on BoldNews.al.

Plumbat drejt biznesit “Furra Kosova” në Kukës, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

By: Ela
28 November 2025 at 12:57

Policia e Kukësit ka zbuluar detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri drejt një biznesi në qytet gjatë orëve të natës së kaluar. Raportohet se rreth orës 09:30, shtetasi L. O.,  ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës se ka konstatuar të dëmtuar fasadën me xham të dyqanit të tij. […]

The post Plumbat drejt biznesit “Furra Kosova” në Kukës, pronari: Nuk kam konflikte me askënd appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat në Prishtinë, Prokuroria konfirmon tentim-grabitjen

24 November 2025 at 16:34


Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, Policia e Kosovës ka marrë një informacion për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Menjëherë pas raportimit, njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, rasti ka të bëjë me një grabitje në tentativë, ndërsa autorët janë ende në arrati.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, konfirmoi për Telegrafin se organet e drejtësisë dhe hetimit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e personave të dyshuar.

“Ju njoftojmë se në lagjen Bregu i Diellit ka ndodhur një grabitje në tentativë dhe kryerësit ende ndodhen në arrati. Prokurori i shtetit, së bashku me njësitet e tjera relevante, janë duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale ‘Grabitje në tentativë’ sipas nenit 317 lidhur me nenin 28, si dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ sipas nenit 366 të KPRK-së. Për çdo zhvillim të ri ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Shala.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e personave të përfshirë në incident./Telegrafi/

Njoftimi për të shtëna me armë alarmoi policinë në Vlorë, ja çfarë rezultoi

By: Ela
24 November 2025 at 14:49

Policia e Vlorës u njoftua mesditën e kësaj të hëne se një person është qëlluar me armë zjarri në zonën e Plazhit të Vjetër. Menjëherë pas njoftimit, policia ka nisur kontrollet në terren dhe ka ngritur pika kontrolli në disa zona të qytetit për të bërë të mundur identifikimin e autorit. Por sipas informacioneve nga […]

The post Njoftimi për të shtëna me armë alarmoi policinë në Vlorë, ja çfarë rezultoi appeared first on BoldNews.al.

Të shtëna me armë në Prishtinë, tentohet grabitja e një furgoni me para

24 November 2025 at 15:28


Sot rreth orës 14:00, Policia e Kosovës ka pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

"Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", ka thënë Pllana. /Telegrafi/

Të shtëna me armë në Gjilan, policia konfiskon gëzhoja dhe një pushkë gjysmë automatike

24 November 2025 at 09:15


Në fshatin Perlepnic të Gjilanit rreth orës 02:55, pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka takuar një mashkull kosovar, i dyshuar për rastin.

Gjatë kontrollit të veturës së tij dhe zonës përreth, janë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja.

Po ashtu, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Të shtëna me armë në Fier, policia arrestohen dy persona

By: V K
22 November 2025 at 12:00

Policia e Fierit, ka njoftuar arrestimin e dy personave të përfshirë në incidentin e mbrëmjes së djeshme, ku në një lokal në lagjen “8 Shkurti” u raportuan të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes dy shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kapën dhe arrestuan në flagrancë 36-vjeçarin Mariglen Sinaj, banues në Fier, një nga personat e përfshirë në konflikt, si dhe pronarin e lokalit, 43-vjeçarin A. B., i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Ndërkohë, vijon puna intensive për kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar në dyshemenë e lokalit me armë zjarri, 33-vjeçarit Romeo Çako, banues në Fier, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas të dhënave paraprake, mbrëmjen e së premtes dy persona janë konfliktuar brenda lokalit, dhe situata ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e rrethanave që çuan në përshkallëzimin e konfliktit.

The post Të shtëna me armë në Fier, policia arrestohen dy persona appeared first on Albeu.com.

Detaje nga të shtënat në Shkodër/ Automjeti u qëllua në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit

By: Ela
15 November 2025 at 21:40

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja duke lënë makinën e tij aty. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet paraprake.     Automjeti duket se është qëlluar në […]

The post Detaje nga të shtënat në Shkodër/ Automjeti u qëllua në ecje, konflikti nisi në doganën e Hanit të Hotit appeared first on BoldNews.al.

❌
❌