Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ministri Demo: Akademia e pushtetit vendor nis në janar, financimi është 50% nga buxheti i shtetit në tre vitet e para

By: redi
27 December 2025 at 17:53

Akademia e Pushtetit Vendor, një strukturë e re kombëtare që synon rritjen e kapaciteteve të administratës vendore në kuadër të procesit të integrimit evropian, pritet të nisë funksionimin në muajin janar. Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, thotë se akademia është krijuar për t’u përgjigjur drejtpërdrejt sfidave që do të përballen bashkitë, si në procesin e integrimit…

Source

Kurti: Mbështetja e qeverisë për bizneset rritet në mandatin e ardhshëm

19 December 2025 at 22:35


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar nga afër disa nga bizneset vendore.

Duke theksuar se mbështetja institucionale për sektorin privat ka sjellë rezultate konkrete në rritjen e punësimit, qarkullimit dhe pagave, ai tha se e njejta do të rritet edhe në mandatin e ardhshëm.


Kompania Delfin LTD, e cila e ka rritur numrin e të punësuarve për 100%, numëron 264 punëtorë, ndërsa qarkullimi vjetor është rritur nga 26 milionë në 63 milionë euro dhe paga mesatare nga 460 në 737 euro.




Praktikën e ndarjes së pagës së 13-të nga kjo kompani e ka vlerësuar Kurti, duke sjellur në vëmendje se Qeveria synon ta zbatojë këtë model edhe në sektorin publik në mandatin e ardhshëm, që në fillim të vitit.

Tutje, Kryeminstri Albin Kurti ka vizituar edhe kompanitë OTTO House Manufacture dhe OTTO Fabwerke L.L.C., me bashkëpronarë nga Kosova dhe Gjermania, prodhues të shtëpive modulare, ngjyrave dhe fasadave për tregun vendor dhe ndërkombëtar, me vlerë eksporti 1.5 milionë euro në Evropë dhe në ShBA.


Kompania Metal In në Fushë Kosovë, të cilën e vizitoi Kurti, me mbi 30 të punësuar, ka produkte të licencuara dhe të certifikuara sipas standardeve evropiane.

Ai tha se kontributi i prodhimtarisë vendore, është kyç për ekonominë, për çka i garantoi mbështetjen edhe në katërvjeçarin e ardhshëm.

Mustafa: Investimet e huaja po shkojnë në patundshmëri, jo në sektorë prodhues

9 December 2025 at 08:49



Ekonomisti Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest ka ngritur shqetësimin se struktura e investimeve të huaja direkte në Kosovë është e gabuar dhe nuk po kontribuon në zhvillimin real të ekonomisë.

Sipas tij, shumica e kapitalit të jashtëm po derdhet në patundshmëri, në vend se të investohet në sektorë që krijojnë vlerë të shtuar, punësim dhe eksport.

Mustafa tha në “Përballje Podcast” se kjo prirje është një nga arsyet pse ekonomia e Kosovës vazhdon të mbetet e brishtë dhe e varur nga importet transmeton Telegrafi.

Ai shtoi se mungesa e stabilitetit politik dhe perceptimi për konflikt të vazhdueshëm ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e investitorëve.

- YouTube www.youtube.com

“Investimet e jashtme janë kryesisht në patundshmëri, jo në sektorë prodhues që krijojnë vlerë të shtuar. Cili investitor i huaj vjen me investu në një vend ku në Google sheh konflikt politik permanent...”, ka shtuar ai.

Sipas Mustafës, Kosova ka nevojë për politika të qarta industriale dhe stimuj për sektorët prodhues, në mënyrë që investimet e huaja të orientohen drejt aktiviteteve që rrisin eksportin, përmirësojnë bilancin tregtar dhe krijojnë vende pune të qëndrueshme./Telegrafi/.

Rritja e tarifave vendore në Elbasan/ PD: Akt i papërgjegjshëm që rëndon familjet dhe bizneset

By: Ela
2 December 2025 at 14:20

Partia Demokratike, dega Elbasan, ka reaguar ndaj vendimit të Bashkisë për rritjen e tarifave vendore, duke e cilësuar atë si “një akt të papërgjegjshëm” që godet drejtpërdrejt familjet dhe bizneset e ndershme. Sekretari i PD-së në Elbasan, Sokol Shkëlzeni, gjatë një deklarate për mediat, u shpreh se vendimi për rritjen e tarifave përbën “një barrë […]

The post Rritja e tarifave vendore në Elbasan/ PD: Akt i papërgjegjshëm që rëndon familjet dhe bizneset appeared first on BoldNews.al.

Mallrat e huaja dominojnë në tregun e Kosovës, ekonomia e varur nga jashtë

15 November 2025 at 22:59


Mallrat e huaja po dominojnë edhe më tej në tregun kosovar. Prodhimi vendor ka ngecur e importi nga shtetet e tjera vazhdimisht është në ngritje. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, tregojnë se eksporti i mallrave në shtator të këtij viti arriti vlerën e 85.8 milionë eurove, ndërkaq importi mbi 606 milionë.

Përkthyer në përqindje i bie se importi në shtator të këtij viti ishte për mbi 19% më i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thotë kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve, Kushtrim Ajvazi.

" Një prej faktorëve kryesor të rritjes së importit është normalisht edhe mungesa e eksporteve sepse trendi i eksportit nuk është tu shku paralelisht me rritjen e importeve", tha Ajvazi.

Njohës të ekonomisë tregojnë arsyet se pse është rritur importi në Kosovë.

”Kjo vjen edhe si pasoj e rritjes së çmimit të energjisë kostos së lartë për ndërtimin e objekteve për të prodhuar në Kosovë si dhe konkurrencën e padrejtë që shpesh vendet tjera ja krijojnë Kosovës. Që të rritet prodhimi vendor duhet politika mbështetëse me financa me politika strukturore dhe ligje me qëllim që të rritet sasia e prodhimit të produkteve në Kosovë”, tha Ismet Mulaj, njohës i ekonomisë.

Në anën tjetër Kosova më së shumti ka eksportuar produkte minerale, pajisje mekanike e elektrike dhe ushqime, pije e duhan./RTK

Celibashi: Procesi i votimit pa problematika, rezultatet para mesditës së të hënës

9 November 2025 at 19:15

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi doli në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit të votimit në 5 bashkitë e vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat.

Celibashi bëri të ditur edhe të dhënat paraprake për pjesëmarrjen të marra nëpërmjet pajisjeve elektronike të identifikimit.

Sa i përket pjesëmarrjes në total për të 5 bashkitë pjesëmarrja është 18.4%, u shpreh ai.

“Në bashkinë e Vlorës pjesëmarrja është 12.5%. Për bashkinë e Beratit 19.8%. Për bashkinë e Cërrikut 24.8%. për bashkinë e Matit 39.2%. Për bashkinë e Tepelenës 34.6%”, tha Celibashi.

Kryekomisioneri theksoi se sa i përket ecurisë së procesit të votimit, nuk janë evidentuar problematika të cilat kanë cenuar standardin e procesit të votimit.

Sa i përket ndonjë rasti, Celibashi tha se, janë  adresuar.

“Kemi komunikuar me KZAZ-të dhe komisionet e qendrave të votimit dhe nuk kemi pasur probleme”, tha ai.

Celibashi shtoi se, “procesi i identifikimit është kryer në 100% të qendrave të votimit nëpërmjet pajisjes elektronike të identifikimit.

Gjithashtu, ai shtoi se, “ka filluar procesi i dorëzimit të përgatitjes për t’u dorëzuar të bazës materiale në qendrat e votimit dhe disa janë në proces të transportit të kutive të votimit drejt vendeve të numërimit dhe besoj shumë shpejt do të fillojë procesi i numërimit, të dhënat e të cilit do të transmetohen në kohë reale në faqen e internetit të KQZ-së. Pamjet filmike të qendrave të numërimit do të transmetohen direkt në kanalin youtube të KQZ-së”.

Ai theksoi se, “për bashkinë e Tepelenës, krahas procesit të numërimit manual prej anëtarëve të grupit të numërimit, do të bëhet vlerësimi fletëve të votimit edhe nëpërmjet inteligjencës artificiale. Të dhënat e numërimit duke përdorur inteligjencën artificiale do të jenë direkt të pasqyruara në faqen e internetit të KQZ-së”.

Ai shtoi, se “rreth orës 22:00 do të fillojë procesi i numërimit dhe shpresojmë që para mesditës së të hënës, të përfundojë procesi i numërimit për pesë bashki”.

/gj.m/j.p/

The post Celibashi: Procesi i votimit pa problematika, rezultatet para mesditës së të hënës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme lokale, përfundon procesi i votimit në 5 bashki

9 November 2025 at 19:10

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Procesi i votimit në zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan sot në pesë bashki të vendit: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë ka përfunduar në orën 18:00, ndërsa pas kësaj ore sopas Komisionerit Shtetëror të zgjedhjeve do të lejohen të votojnë vetëm zgjedhësit e evidnetuar nga komisioni i qendrës së votimit.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja e përgjithshme në nivel vendi deri në orën 17:00 ishte 17.89%.

Procesi i votimit është zhvilluar përgjithësisht i qetë, ndërsa numërimi i votave pritet të nisë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Në Bashkinë Vlorë, deri në orën 17:00 kanë votuar 16,828 qytetarë nga 140,815 zgjedhës të regjistruar në 188 nga 231 qendra të raportuara, duke shënuar një pjesëmarrje prej 11.95%.

Në Bashkinë Berat, deri në orën 17:00, në 91 nga 116 qendra të raportuara, kanë ushtruar të drejtën e votës 12,455 zgjedhës, që përbën 18.94% të votuesve në listë.

Në Bashkinë Cërrik, procesi ka vijuar me 7,986 votues nga 32,686 zgjedhës, ose 24.43% e pjesëmarrjes, në 48 nga 57 qendra të raportuara.

Në Bashkinë Mat, interesimi i qytetarëve ka qenë më i lartë, me 8,146 votues nga 21,004 zgjedhës deri në orën 17:00, që përfaqësojnë 38.78% të pjesëmarrjes në 33 nga 47 qendra të raportuara.

Ndërsa në Bashkinë Tepelenë, deri në orën 17:00 kanë votuar 2,420 zgjedhës nga 7,184 të regjistruar në listë, në 13 nga 21 qendra të raportuara.

Pas përfundimit të procesit të votimit, pritet që materialet zgjedhore të dërgohen në KZAZ-të dhe  komisionet e numërimit të nisin punën, ndërsa rezultatet paraprake do të publikohen gjatë orëve në vijim.

/gj.m/j.p/

The post Zgjedhjet e pjesshme lokale, përfundon procesi i votimit në 5 bashki appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme vendore, pjesëmarrja 18.51 % deri në orën 18:00

9 November 2025 at 18:43

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Deri në orën 18:00, pjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme vendore që po zhvillohen sot në pesë bashkitë e vendit ka arritur në 18.51 %, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në Bashkinë Vlorë kanë raportuar 191 nga 231 qendra votimi, ku kanë votuar 18,039 zgjedhës nga 143,227 në listat e raportuara, ose 12.59 %.

Në Bashkinë Berat, me 95 nga 116 qendra të raportuara, kanë votuar 13,492 zgjedhës nga 68,123, duke shënuar një pjesëmarrje prej 19.81 %.

Në Bashkinë Cërrik, me 48 nga 57 qendra të raportuara, kanë votuar 8,108 zgjedhës nga 32,686, me një pjesëmarrje prej 24.81 %.

Në Bashkinë Mat, me 34 nga 47 qendra të raportuara, kanë votuar 8,270 zgjedhës nga 21,083, që përfaqësojnë 39.23 % të trupës zgjedhore.

Ndërsa në Bashkinë Tepelenë, me 13 nga 21 qendra të raportuara, kanë votuar 2,488 zgjedhës nga 7,184, ose 34.63 %.

Në këto pesë bashki, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë, procesi i votimit ka përfunduar në orën 18:00, ndërsa pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë në vijim të dhënat përfundimtare të pjesëmarrjes dhe rezultatet paraprake të zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore do të transportohen drejt KZAZ-ve ku do të bëhet edhe numërimi i votave.

/gj.m/j.p/

The post Zgjedhjet e pjesshme vendore, pjesëmarrja 18.51 % deri në orën 18:00 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme vendore, deri në orën 15:00 pjesëmarrja 16.08%

9 November 2025 at 15:27

TIRANË, 9 nëntor /ATSH/ Deri në orën 15:00, pjesëmarrja në votime për zgjedhjet e pjesshme vendore në pesë bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat ka arritur në 16.08%, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në Bashkinë Vlorë, nga 231 qendra votimi janë raportuar 69, ku kanë votuar 5,582 zgjedhës nga 52,244 në listë, duke shënuar një pjesëmarrje prej 10.68%.

Në Bashkinë Berat, nga 116 qendra votimi janë raportuar 33, me 3,998 zgjedhës që kanë hedhur votën nga 23,933 gjithsej, ose 16.7%.

Në Bashkinë Cërrik, janë raportuar 10 nga 57 qendra, me 1,524 votues nga 7,125 zgjedhës në listë, që përfaqëson 21.39% pjesëmarrje.

Në Bashkinë Mat, nga 47 qendra janë raportuar 15, me 3,278 votues nga 9,280 zgjedhës, që përkon me një pjesëmarrje prej 35.32%, më e larta ndër pesë bashkitë.

Ndërsa në Bashkinë Tepelenë, nga 21 qendra janë raportuar 7, me 1,151 votues nga 4,005 zgjedhës në listën e raportuar, ose 28.74%.

Procesi i votimit vijon normalisht në të gjitha qendrat e votimit në pesë bashkitë ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore: Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.

/gj.m/j.p/

The post Zgjedhjet e pjesshme vendore, deri në orën 15:00 pjesëmarrja 16.08% appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama: Votoni për kryebashkiakët e rinj

9 November 2025 at 09:38

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Qytetarët në 5 bashki të vendit do u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj.

Në këto bashki garojnë kandidatët e Partisë Socialiste dhe kandidatët e mbështetur nga forcat e opozitës.

Në bashkinë Vlorë, për postin e kryetarit të bashkisë garojnë Brunilda Mersini nga Partia Socialiste, si dhe kandidati Dionis Sota i mbështetur nga opozita.

Në Bashkinë Cërrik në garë janë Eligert Hima kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, Amarildo Hoxha i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.

Në Bashkinë Mat garojnë Altin Bojni nga Partia Socialiste, Eduart Brahilika i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe kandidatja e propozuar nga zgjedhësit, Suzana Pasha.

Në Bashkinë Tepelenë, kandidatët janë Gabriel Guma i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita dhe Gramos Sako nga Partia Socialiste.

Në Bashkinë Berat, gara zhvillohet mes Ervin Cecës nga Partia Socialiste dhe Pavlo Shkarpës i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbështetur nga opozita.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat organizative dhe logjistike për zhvillimin e procesit zgjedhor në kushte normale dhe të sigurta.

/m.m/a.f/

The post Zgjedhjet e pjesshme vendore, Rama: Votoni për kryebashkiakët e rinj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

5 November 2025 at 08:33

Qytetarët e Vlorës do të kenë mundësinë të zgjedhin, të dielën, mes tre kandidatëve për deputetë, dy të pavarur dhe një të Partisë Socialiste. Mes të pavarurve, njëri mbështetet nga opozita kryesore, ndërsa një, jo. Pritshmëritë janë gjithsesi të ulëta për kandidatët sfidantë në një bashki që ka votuar socialistët në shumicë dërrmuese që pas […]

The post Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve appeared first on Reporter.al.

Shkarpa: Së bashku për një qytet ku çdo fëmijë luan lirshëm dhe i sigurt

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, për kreun e bashkisë së Beratit në zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 9 nëntor, Pavlo Shkarpa ftoi sot bashkëqytetarët e tij ta votojnë, pasi siç shprehet ai, “e dua këtë qytet e kam ëndërra për këtë qytet, por jam gjithashtu kritikues për “plagët” e tij, si dhe vlerësues për punët e mira që Bashkia ka zhvilluar”.

Ai vizitoi sot ish-fushën e vjetër e futbollit, e cila tashmë është shndërruar në një kënd lojërash për fëmijë. Dikur aty luhej futboll i bukur, ndërsa sot kjo hapësirë i është dedikuar lojës dhe argëtimit për më të vegjëlit.

Duke vlerësuar punën e bërë nga paraardhësit, Shkarpa theksoi se “kjo është një vepër e bukur dhe më gëzon të shoh se Bashkia ka investuar për fëmijët tanë.

Megjithatë, më shqetëson fakti që për të luajtur aty fëmijët duhet të paguajnë. Nëse do të jem Kryetar i Bashkisë, do të heq tarifën e hyrjes, ndërkohë që Bashkia do të forcojë rregullat për mirëmbajtjen e këndit, në mënyrë që fëmijët të luajnë aty me siguri dhe dashuri”.

Ai i siguroi bashkëqytetarët beratas se së bashku mund ta bëjnë Beratin një qytet ku çdo fëmijë mund të luajë lirshëm dhe i sigurt

The post Shkarpa: Së bashku për një qytet ku çdo fëmijë luan lirshëm dhe i sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Produktet e Kosovës së shpejti me barkoda ndërkombëtare

23 October 2025 at 10:54

Barkodat ndërkombëtare do të jenë së shpejti realitet për produktet e Kosovës, njofton Oda Ekonomike e Kosovës (OEK).

Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, Elif Muftuoglu, ku është diskutuar për hapat përfundimtarë drejt anëtarësimit të Kosovës në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1.

Gjatë takimit, Rafuna ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës, proces që do të mundësojë identifikim dhe njohje globale të produkteve vendore.

Falë këtij bashkëpunimi, GS1 Kosova pritet të fillojë së shpejti lëshimin e barkodave ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve kosovare për praninë dhe konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare.

Ky zhvillim pritet të rrisë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve të Kosovës, duke sjellë përfitime si për konsumatorët vendorë, ashtu edhe për ata jashtë vendit.

Oda Ekonomike e Kosovës ka shprehur falënderim të veçantë për GS1 Turqinë dhe Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Produktet e Kosovës së shpejti me barkoda ndërkombëtare appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet e pjesshme vendore, KSHZ miraton prodhimin e rreth 335 mijë fletëvotimi

17 October 2025 at 18:43

TIRANË, 17 tetor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot  kërkesën e dy partive politike për t’u regjistruar si subjekte zgjedhore në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie që do të mbahen në datën 9 nëntor 2025.

KSHZ vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.

Po ashtu, sot u miratua edhe sasia e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, në bashkitë Vlorë, Berat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat.

Nga përpunimi i të dhënave të listës të zgjedhësve marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025, rezulton se numri i zgjedhësve për pesë bashkitë që shkojnë në zgjedhje është 334,559 zgjedhës.

Referuar Kodit Zgjedhor, duke shtuar 2% mbi numrin e zgjedhësve në pesë bashkitë ku zhvillohen zgjedhjet e pjesshme, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohen është 335,199 fletë votimi.

Gjithashtu, Komisioneri caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, të datës 9 nëntor 2025.

/m.m/

The post Zgjedhjet e pjesshme vendore, KSHZ miraton prodhimin e rreth 335 mijë fletëvotimi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Në 6 bashkitë do kemi kandidatë të pavarur

TIRANË, 4 tetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për gazetarët jashtë selisë, pas mbledhjes së kryesisë, është shprehur se, do të mbështeten kandidatë të pavarur që do të shpallin kandidaturat e tyre për të konkurruar në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në datën 9 nëntor.

Berisha u shpreh se, këto kandidatura do të jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por edhe në 5 bashkitë e tjera të vendit.

‘Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera’, theksoi Berisha.

Sipas tij, ky është një vendim ‘jashtëzakonisht i rëndësishëm i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër’.

Gjatë prononcimit për mediat, Berisha u shpreh se, kandidati i pavarur do të regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike.

‘Ai regjistrohet si i pavarur, i mbështetur nga forcat politike.  Do të regjistrohet, si një koalicion mbështetës i kandidatit.  Do të zgjedhim se cili gjykohet më i zgjedhshëm.  Identikiti do të jetë një njeri i cili të ketë aftësitë për të bindur më shumë se, kushdo tjetër qytetarët e Tiranës për shkak të aftësive të tij, përfomancës së tij etj’, nënvizoi Berisha.

Kreu i PD, u ka bërë thirrje të gjithë personaliteteve të vendit dhe të Tiranës që të bëhen pjesë e kësaj dhe se opozita do t’i mbështesë dhe mirëpresë në mënyrë absolute.

‘Do të kemi kandidatin, ne do e mbështesim, partitë e tjera do e mbështesin ta supozojmë, por unë ftoj personalitete të këtij vendi, e këtij qyteti, të guxojnë sepse ne i mirëpresim absolutisht me shumë sinqeritet’, përfundoi kryetari i PD-së deklaratën e tij për gazetarët.

Berisha: Nuk ka bojkot nga opozita, për Tiranën kemi biseduar për modelin

Partia Demokratike mblodhi sot kryesinë për të vendosur modelin që do përzgjedh kandidatin e PD për garën elektorale për kryeqytetin.

Në fjalën e tij kreu i PD-së tha se opozita do të shfrytëzojë çdo hapësire beteje në luftën kundër regjimit, pasi bojkoti është provuar se ka patur efekt shkatërrimtar tek opozita, pavarësisht se e cilësoi dekretin e Presidentit për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë si antikushtetues.

“Bojkoti, i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitat, për ekzistencën e tyre”, tha Berisha.

Berisha tha se “duhet të motivojmë qytetarët shqiptarë për një rezistencë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim, por shpëtimi nuk vjen nga bojkoti dhe as nga jashtë”.

“Vjen me pozicionim në çdo pozicion dhe qëndresë në çdo pozicion. Nuk vjen nga jashtë, vjen nga ne, nga qëndresa jonë”, tha Berisha.

I ndalur tek kandidatura e opozitës për kryeqytetin, Berisha u shpreh se përfaqësuesit e PD-së kanë biseduar vetëm për modelin, jo për kandidatura.

“Tani, për Tiranën unë ngrita një delegacion për të eksploruar me jo kandidaturat, por për të eksploruar me aleatët tanë modelin ku ne mund të binim, a mund të gjenim një model në të cilin të ishim të gjithë të bashkuar si opozitë. Edhe këta me të cilët jemi në koalicion, miqtë tanë, por edhe ata me të cilët nuk kemi qenë në koalicion, por janë faktuar me një numër të pamohueshëm votash në Tiranë dhe në Shqipëri.

“Disa e kanë shprehur haptas, disa jo, që do preferonin një kandidat të pavarur dhe të mbështetur nga opozita, në mënyrë që shanset në qoftë se mbështet nga e gjithë opozita, shanset të jenë më të mëdha.

Berisha u shpreh se PD ka kandidatura shumë të mira.

“Kështu që përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer. Por ka lidhje me rekordin elektoral. Tërësinë e votave si opozitë dhe kjo nuk mund të injorohet”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi se nuk janë bërë diskutime për kandidatura nga përfaqësuesit tanë, janë bërë diskutime për modelin që do të bashkonte më shumë spektrin opozitar në kandidaturën e Tiranës.

Zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, në Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë, Cërrik dhe Mat, do të mbahen më 9 nëntor.

/m.q/a.f/

The post Berisha: Në 6 bashkitë do kemi kandidatë të pavarur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Celibashi: Regjistrimi i partive deri në 11 tetor, fushata nis në 1 nëntor

2 October 2025 at 17:03

TIRANË, 2 tetor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi propozoi sot që fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen në 9 nëntor në gjashtë bashki, përfshirë Tiranën, të nisë në datën 1 nëntor, ndërsa ka përcaktuar edhe afatet procedurale që duhet të zbatojnë subjektet pjesëmarrëse në këto zgjedhje.

Celibashi ka vënë sot në lëvizje Komisionin Rregullator për shqyrtimin e disa projektvendimve që lidhen me zhvillimin e zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.

Për sa i përket afateve procedurale që lidhen me zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, Celibashi propozon që “partitë politike të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte
zgjedhore jo më vonë se data 11 tetor ndërkohë që koalicionet zgjedhore kanë afat deri në 16 tetor.

Dokumentet e kandidimit paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, si
dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, jo më vonë se data 19 tetor.

“Në përfundim të proceseve të lartpërmendura, fushata zgjedhore është parashikuar të fillojë në afatin më të afërt të mundshëm, që është data 1 nëntor 2025”, thuhet në projektvendim.

Vëzhguesit shqiptarë kanë afat deri në 25 tetor për t’u akredituar pranë KQZ-së, ndërsa vëzhguesit e huaj dhe subjektet zgjedhore duhet të akreditohen jo më vonë se data 6 nëntor.

Për shkak të afateve procedurale të reduktuara në kohë, parashikohet që partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ-të përkatëse, jo më vonë së data 20 tetor. Po ashtu, partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në GNV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ, jo më vonë së data 28 tetor.

“Afatet procedurale të reduktuara në kohë kushtëzojnë datën 25 tetor, si fillimin e detyrimit të bashkive, institucioneve të tyre të varësisë si dhe institucioneve publike
qendrore, organeve të tyre të varësisë dhe degëve të tyre vendore, si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, për të raportuar në KQZ, të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë nga periudha 25 tetor 2025 deri ditën e zgjedhjeve. Në të njëjtën datë fillon edhe monitorimi i OSHMA-ve nga ana e Autoritetit të Mediave Audiovizive, për veprimtaritë me karakter publik të institucioneve publike”, thuhet në projektvendim.

Celibashi ka propozuar edhe miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit, ndërkohë që në projektvendim thuhet se varësi të subjekteve zgjedhore që do të regjistrohen brenda afatit ligjor, mund të ndryshohen përmasat e fletëve të votimit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka propozuar po ashtu Komisionit Rregullator, që procesi i identifikimit elektronik të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet pajisjeve elektronike të
identifikimit (PEI) në të gjitha qendrat e votimit.

Po ashtu, Celibashi i propozon Komisionit Rregullator edhe projektvendimin “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit të votave.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kompetencë të instalojë dhe përdorë sisteme video monitorimi në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave, në VNV-të, për të monitoruar dhe provuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre. Sistemi i video monitorimit nuk mund të instalohet në qendrat e votimit në mënyrë të tillë që të cenojë ose të rrezikojë kryerjen në fshehtësi të votimit. Nëse nuk e kryen vetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka të drejtë të prokurojë instalimin ose edhe operimin e
sistemit të video monitorimit”, thuhet në projektvendim. //j.p/

 

The post Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Celibashi: Regjistrimi i partive deri në 11 tetor, fushata nis në 1 nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veliaj kundër Presidentit: A po shkelet Kushtetuta me zgjedhjet në Tiranë?

2 October 2025 at 16:20

Presidenti ka dekretuar 9 nëntorin si datën e zgjedhjeve të pjesshme për gjashtë bashki, përfshirë Tiranën, ndonëse kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj e ka ankimuar vendimin për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese, duke e pezulluar automatikisht.

Ky veprim i Presidencës ka ngritur pikëpyetje për vlefshmërinë ligjore të dekretit dhe rrezikon të thellojë më tej krizën institucionale mes pushteteve.

Zgjedhjet e pjesshme, mes polemikash për zvarritje

Presidenti Bajram Begaj dekretoi të mërkurën datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie në gjashtë bashki: Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik.

Për bashkitë Mat, Berat dhe Tepelenë, kryetarët përkatës – Agron Malaj, Ervin Demo, Tërmet Peçi – patën dhënë dorëheqjen prej më shumë se gjashtë muajsh pasi kandiduan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Andis Salla la postin e kryetarit të bashkisë Cërrik pasi më 11 shtator u mandatua ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërsa rreth një javë më vonë, Ermal Dredha dha dorëheqjen nga kryesimi i bashkisë Vlorë.

Por zvarritja e shpalljes së këtyre vakancave ka ngjallur dyshime mbi ndikimin që mund të kenë pasur zhvillimet e fundit në kryeqytet në vendimmarrjen presidenciale.

Rasti i Tiranës, në qendër të debatit

Dekretimi i datës për zgjedhjet në Bashkinë Tiranë ka shkaktuar polemikë, për shkak se kryebashkiaku Erion Veliaj e ka ankimuar vendimin për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese, çka sipas ligjit pezullon efektet e shkarkimit derisa të ketë një vendim përfundimtar.

Por, Presidenca e justifikoi dekretimin e së martës që e njohu zyrtarisht vakancën e tij me moskompetencën e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin, duke pretenduar se ankimi është dërguar në gjykatën e gabuar dhe se duhet të ishte shqyrtuar në gjykatën administrative.

Megjithatë, në dekret thuhet se “në respekt të neutralitetit institucional, Presidenti i Republikës nuk shqyrton meritën e çështjes”, një frazë që bie në kundërshtim me vlerësimin ligjor që vetë Presidenti i ka bërë rrugës së ndjekur nga Veliaj.

Kryebashkiaku i arrestuar e konsideroi dekretin e Presidentit si antikushtetues. Në një deklaratë për shtyp të enjten, ai theksoi se “mandati nuk është personal” por “shprehje e sovranitetit të qytetarëve të Tiranës” duke nënkuptuar se në këtë proces po deformohet vullneti i qytetarëve.

Juristi Dorian Matlija shpjegon për Citizens.al se vendimi i Presidentit shkel pikën 3 të Nenit 115 të Kushtetutës, që përcakton qartë:

“Në rastin e mos ushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse.”

Sipas Matlijas, ky kusht nuk është përmbushur, pasi procesi kushtetues është ende në zhvillim.

“Presidenti mund të bëjë edhe gabime, siç ndodhi me dekretet e zgjedhjeve që bëri Ilir Meta, dy herë. Por në këtë rast, i takon KQZ-së që të zgjedhë si do të veprojë,” shton Matlija.

Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka dhënë një deklaratë të qartë, por ka shpërndarë dekretin e Presidentit në rrjetet sociale – një veprim që nënkupton një formë miratimi ose së paku vijimësie të procesit.

“Nëse KQZ vendos ta ndjekë këtë vendim, atëherë edhe ajo do të jetë pjesë e shkeljes. Megjithatë, KQZ ka të drejtën të japë një interpretim të vetin kushtetues,” analizon Matlija.

A është dekretimi i Presidentit i vlefshëm?

Skenari i vetëm ku vendimi i Presidentit do të kishte fuqi të plotë, sipas Matlijas, është përfundimi i gjykimit në Kushtetuese përpara datës 9 nëntor. Por ai shprehet skeptik për këtë mundësi, pasi një proces kushtetues zakonisht zgjat më shumë se një muaj.

Kujtojmë se më 23 shtator 2025, Këshilli Bashkiak i Tiranës propozoi shkarkimin e Erion Veliajt, me 50 vota pro, pas një seance ku ai nuk ishte i pranishëm për shkak të arrestimit. Vendimi u konsiderua i diskutueshëm, pasi kryetari nuk kishte mundësi të shprehej personalisht.

Pak ditë më vonë, Veliaj e ankimoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila automatikisht pezullon shkarkimin deri në një vendim përfundimtar.

Çështja politike ndaj Veliajt vjen pak javë pasi SPAK e dërgoi çështjen e tij në gjykatë, duke e akuzuar zyrtarisht për ndërtimin e një skeme korruptive me përfitues kryesor rrethin e tij familjar dhe një grup të zgjedhur biznesmenësh pranë tij.

Siç ka raportuar më parë Citizens.al, hetimi i SPAK përfshiu kryesisht bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa, të cilës iu gjurmuan kontrata, biznese, blerje dhe ndërtime me financime të dyshimta.

Një prej këtyre rasteve ishte edhe projekti i një rruge të hapur posaçërisht për t’i shtuar vlerën ndërtimit të një pallati në pronësi të familjes Xoxa, një investigim i publikuar më 10 prill nga Citizens.al.

Lexoni gjithashtu:

The post Veliaj kundër Presidentit: A po shkelet Kushtetuta me zgjedhjet në Tiranë? appeared first on Citizens.al.

Erion Veliaj sfidon qeverinë në Gjykatën Kushtetuese

29 September 2025 at 11:59

Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ankimuar sot në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij, duke e cilësuar si të paligjshëm dhe antikushtetues. Ankimimi pezullon automatikisht efektet e vendimit dhe shtyn çdo proces të mundshëm zgjedhor për Bashkinë e Tiranës deri në një vendim përfundimtar të Kushtetueses.

Ky zhvillim ngadalëson planet politike të shumicës socialiste për të organizuar zgjedhje të parakohshme dhe lë në një terren të paqartë drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Veliaj argumenton se vendimi për shkarkimin e tij, i bazuar në Nenin 62 të ligjit “Për Vetëqeverisjen Vendore”, është i pamjaftueshëm nga pikëpamja kushtetuese.

Lexo: Tirana tjetër e Erion Veliajt

Ai thekson se çdo shkarkim i një kryebashkiaku duhet të mbështetet ekskluzivisht në Nenin 115 të Kushtetutës, i cili kërkon “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjit” dhe një vendim të formës së prerë për ta legjitimuar këtë.

Sipas Veliajt mungesa e tij në detyrë prej datës 10 shkurt 2025 është rezultat i “një pamundësie objektive” – paraburgimi – dhe nuk përbën veprim të vullnetshëm që do të cilësohej si “shkelje e rëndë” sipas standardeve kushtetuese.

Kërkesa argumenton duke iu referuar vendimeve të mëparshme të Gjykatës Kushtetuese se ligjbërësit nuk mund të shtojnë kategori të reja për shkarkim përtej atyre të sanksionuara në Kushtetutë. Nëse kjo ndodh, sipas Veliajt, ligji zëvendëson Kushtetutën, duke rrënuar parimin e hierarkisë së normave dhe rendit ligjor.

Në këtë interpretim të kryebashkiakut, qeveria ka tejkaluar kompetencat e veta duke aplikuar një dispozitë ligjore që nuk ka mbështetje kushtetuese të drejtpërdrejtë. Për më tepër, Veliaj thekson se vijimësia e funksionit është garantuar përmes emërimit të nënkryetares, sipas Nenit 64 të të njëjtit ligj, dhe se nuk ka pasur vakuum institucional.

Pak orë pas ankimimit, Gjykata Kushtetuese njoftoi në regjistrin e saj elektronik për caktimin e gjyqtares Sonila Bejtja si relatore të çështjes me objekt: Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 ‘Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj’, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Një kundërshtim kushtetues me pasoja të gjera

Citizens.al e ka ndjekur në vijimësi çështjen e Veliajt që gjatë ditës së arrestimit e deri në momentin kur u votua në Këshillin Bashkiak për t’i propozuar qeverisë shkarkimin e tij.

raportimin e mëparshëm theksuam se shkarkimi i tij erdhi pas një propozimi të mbështetur nga shumica socialiste dhe opozita, duke e bërë rastin unik në politikën shqiptare të pas viteve ’90 për një konsensus të tillë.

LexoKauza morale për të cilën s’po hetohet Veliaj

Kërkesa aktuale në Kushtetuese shkon përtej fatit të Veliajt, i cili duket se përfundimisht – të paktën jo në qëndrim zyrtar – prish marrëdhëniet me Partinë Socialiste duke kundërshtuar një vendim të hapur politik të ardhur nga kryetari i saj, Edi Rama.

Nga ana tjetër, ajo shtron precedent për autonominë e pushtetit vendor, për kufizimin e ndërhyrjeve të qeverisë dhe për rolin real të Kushtetutës në mbrojtjen e mandateve të zgjedhura.

Për sa kohë që shqyrtimi në Kushtetuese do të zgjasë – potencialisht disa muaj – çdo përpjekje për të dekretuar zgjedhje të parakohshme për Bashkinë e Tiranës mbetet e pezulluar.

Kandidatura e propozuar nga Partia Socialiste, Ogerta Manastirliu, nuk mund të formalizohet në mungesë të një procesi zgjedhor. Nga ana tjetër, kjo i jep kohë opozitës të shqyrtojë dhe planifikojë më mirë kandidaturat e mundshme pasi nga ana e tyre nuk ka pasur një emër zyrtar të propozuar.

Nëse Gjykata Kushtetuese do të pranojë interpretimin e Veliajt, kjo mund të kufizojë ndjeshëm kompetencat e ekzekutivit në ndërhyrjen mbi pushtetet vendore dhe të rishkruajë një standard të ri mbi arsyet e shkarkimeve.

Në këtë kuptim, çështja nuk është më vetëm për Veliajn. Ajo është kthyer në një test për rolin e Gjykatës Kushtetuese si gardiane e rendit juridik dhe për peshën që Kushtetuta mban realisht përballë vendimeve politike.

Lexoni gjithashtu:

The post Erion Veliaj sfidon qeverinë në Gjykatën Kushtetuese appeared first on Citizens.al.

❌
❌