Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Durrësi ‘han pa porta’! Si u zbuluan pajisjet e përgjimit në furgonin e karabinierëve italianë të Gjadrit

By: Elva
9 December 2025 at 22:15

Nga Elton Qyno Ndërtimi i kampit të emigrantëve Afrikanë në Gjadër të Lezhës, ka sjellë një situatë të pazakonshme, disa ditë më pare, kur policia e Kufirit në Durrës, zbuloi në një furgon aparatura përgjimi, kufje, GPS-a, pinca, kaçavida dhe tela. Përtej debateve politike në dy vendet Itali-Shqipëri, tashmë kampi i Gjadrit është kthyer një […]

The post Durrësi ‘han pa porta’! Si u zbuluan pajisjet e përgjimit në furgonin e karabinierëve italianë të Gjadrit appeared first on BoldNews.al.

OKB dhe ActionAid zbulojnë probleme serioze në kampin e Gjadrit

3 December 2025 at 15:25

Kampi i emigrantëve në Gjadër po përballet së fundmi me kritika të forta për shkelje të të drejtave të njeriut dhe keqpërdorim fondesh. Dy raporte ndërkombëtare nxjerrin në pah probleme në funksionimin e këtij projekti të diskutueshëm mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kampi u krijua në kuadër të marrëveshjes “Rama-Meloni” për menaxhimin e flukseve të refugjatëve në Mesdhe. Struktura operon në territor shqiptar, por me mekanizma juridiksioni italian. Kjo ka lënë vend për një boshllëk kontrolli nga autoritetet shqiptare duke rritur shqetësimet mbi standardet etike dhe ligjore.

OKB: Shqipëria pa hetime të pavarura për rastet e torturës në Gjadër

Komiteti i OKB-së kundër Torturës raportoi më 28 nëntor të 2025 se Shqipëria nuk ofron të dhëna të besueshme për hetimet e keqtrajtimeve dhe torturës në Gjadër.

Komiteti kërkoi akses të plotë për Mekanizmin Kombëtar Parandalues (NPM) dhe ndjekje penale për autorët e mundshëm. Por hasi në mungesë të dhënash hetimore të ndara sipas kategorive mbi hetimet për torturë, keqtrajtim dhe përdorim të paligjshëm të forcës dhe si pasojë mungesën e llogaridhënies për autorët.

Shqipëria aderon në Konventën kundër Torturës dhe për rrjedhojë, sipas Komitetit të OKB-së, shteti shqiptar e ka të detyrueshme që të hetojë dhe raportojë për raste keqtrajtimesh apo torturash pavarësisht paqartësive lidhur me juridiksionin e kampit në Lezhë.

Kështu, komiteti i kërkoi Shqipërisë që mekanizmi NPM i saj të ketë akses të plotë dhe të pakufizuar në kampin e Gjadrit, sipas Protokollit Opsional të Konventës.

Ai theksoi se detyrimet e shtetit palë vazhdojnë të aplikohen pavarësisht menaxhimit ose juridiksionit të qendrave, pasi këto struktura ndodhen në territor sovran shqiptar.

Ndaj Shqipërisë i kërkohet të sigurojë hetime të shpejta, të plota dhe të pavarura për çdo rast torturë apo keqtrajtimi të raportuar, të pezullojë përkohësisht punonjësit e dyshuar gjatë hetimit, të ndjekë penalisht përgjegjësit dhe t’u garantojë viktimave dëmshpërblim të drejtë.

Po ashtu, Komiteti i OKB-së i kërkoi shtetit shqiptar të mbledhë dhe të publikojë të dhëna të sakta dhe të detajuara për këto raste.

ActionAid denoncon parregullsitë financiare në Gjadër

Action Aid, një organizatë ndërkombëtare jo qeveritare për të drejtat e njeriut, denoncoi shpërdorimin e fondeve publike për kampin në Gjadër, në Gjykatën e Llogarive të Italisë.

Sipas të dhënave të projektit Trattenuti të Universitetit të Barit, ka dyshime serioze për parregullsi në tenderin 133 milionë euro për menaxhimin e këtyre strukturave.

Sipas raportit nga Action Aid, që nga miratimi i protokollit Itali-Shqipëri, fondet për projektin janë rritur nga 39.2 milionë euro në 65 milionë; më pas Ministria e Mbrojtjes ka hapur tendera me vlerë 82 milionë euro, ka nënshkruar kontrata për mbi 74 milionë dhe ka disbursuar mbi 61 milionë euro – kryesisht me procedura të dhënies direkte.

Deri në mars 2025 ishte aktivizuar vetëm 39% e kapacitetit zyrtar, ndërkohë që kostot janë shumë më të larta se ato të qendrave të ngjashme në Itali.

“Në Gjadër, mbajtja operative e një krevati për dy muaj kushtoi rreth 1,500 euro, pothuajse sa shpenzimet vjetore për një krevat në CPR-në e Modicas në Itali”’ citohet në raport.

Sipas denoncimeve të kësaj organizate, deri në fund të vitit 2024, kostoja ditore për çdo të ndaluar në Gjader ishte gati trefishi i asaj në CPR-të brenda Italisë, edhe pse 20% e vendeve në Itali mbeteshin të lira.

Shpenzimet shtesë përfshijnë mbi 2.6 milionë euro nga Ministria e Mbrojtjes për anijen Libra, udhëtimet dhe dietat e personelit ushtarak, 630,000 euro nga Ministria e Brendshme për transfertat dhe teknologjitë e kontrollit, si dhe kontrata prej gati 2 milionë eurosh të Ministrisë së Drejtësisë për burgun e Gjaderit, i cili mbetet 30% i papërfunduar dhe asnjëherë i përdorur.

ActionAid përmbyll se këto parregullsi dhe kostot e pajustifikuara kërkojnë hetim të plotë nga Gjykata e Llogarive dhe Autoriteti Kombëtar Kundër Korrupsionit (ANAC).

Citizens ka raportuar në vijimësi për kritikat dhe transformimin e funksionit të Kampit në Gjadër.

Lexoni më shumë:

The post OKB dhe ActionAid zbulojnë probleme serioze në kampin e Gjadrit appeared first on Citizens.al.

Paditet qeveria italiane, shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve

By: Elva
2 December 2025 at 18:00

Organizata ndërkombëtare ActionAid ka depozituar një kallëzim pranë Gjykatës së Auditit, duke denoncuar qeverinë italiane dhe kryeministren Giorgia Meloni për dyshime për shpërdorim të fondeve publike në kuadër të “Operacioni Shqipëria”, i cili përfshinte ndërtimin e hotspotit në Shëngjin dhe kampit të refugjatëve në Gjadër. Sipas dokumenteve të paraqitura, Prokuroria Rajonale e Lazios duhet të […]

The post Paditet qeveria italiane, shpenzimet për Gjadrin u dyfishuan brenda 3 muajve appeared first on BoldNews.al.

Organizata italiane denoncon në gjykatë kostot e kampeve në Shqipëri

2 December 2025 at 18:38

ActionAid Italia, një organizatë joqeveritare në Itali, i është drejtuar Gjykatës së Llogarive (Corte dei Conti) me një ankesë 60-faqëshe dhe Autoritetit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ANAC me një raport të veçantë, ku kërkon hetim për “shpërdorim të pajustifikueshëm të burimeve publike” në projektin e qendrave të paraburgimit për migrantët në Shqipëri, pjesë e protokollit Itali–Shqipëri. […]

The post Organizata italiane denoncon në gjykatë kostot e kampeve në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Dy vjetori i marrëveshjes Rama-Meloni kujtohet me protesta

3 November 2025 at 16:07

Aktivistë shqiptarë dhe italianë protestuan në Tiranë, të shtunën, kundër marrëveshjes “Rama-Meloni”, e cila shënjoi dy vjetorin e saj.

Disa rrjete si “Mesdhe” dhe “Network Against Migration Detention” bashkëpunuan për një plan treditor të quajtur “Të shfuqizohen qendrat e paraburgimit për migrantët”.

Më 1 nëntor u mbaj një marshim nga qendra e Tiranës, në drejtim të Kryeministrisë dhe Ambasadës Italiane, për t’u përmbyllur jashtë qendrave të kampit në Gjadër, në Lezhë.

Të dielën, 2 nëntor, në ambientet e Universitetit të Drejtësisë, u mbajt një konferencë ku pati panele të ndryshme diskutimi mbi ëndrrën evropiane, kolonializmin, të drejtën e lëvizjes, etj.

“Marrëveshja ilegale, rezistenca globale!”

Me një banderolë të madhe, e cila shkruante “Meloni, Rama, Von Der Leyen, Trump, burgjet tuaja të imigrimit janë kriminale” aktivistët marshuan në rrugët e Tiranës, përpara nisjes në Lezhë. Ndërkohe që gjatë marshimit dëgjoheshin thirrjet “Marrëveshja ilegale-Rezistenca globale”.

Aktivisti Edison Lika, i cili ishte i pari që mbajti fjalën, tha se kryeminstri Edi Rama për të mbajtur pushtetin, është i gatshëm, të bëj pakt edhe me djallin dhe është i gatshëm të burgos jo vetëm emigrantët, por të bëj çfarëdolloj “pisllëku” tjetër të nevojshëm.

“Edi Rama e mirëmban pushtetin e tij përmes këtyre figurave; duke bërë marrëveshje ilegale me Melonin, gjë e cila u kalua në heshtje nga Bashkimi Evropian,” theksoj Lika.

Lika shtoj se për shumë vite Evropa ka qenë ëndrra e shqiptarëve dhe jo vetëm si vend që kishte liri ekonomike, që mund të lëvizje lirshëm, por më shumë si aspiratë demokratike.

“Evropa pa demokraci është një Evropë së cilës i ka ardh fundi,” përmbylli Lika.

Të njëjtën retorikë për “shuarjen” e Evropës demokratike mbajtën edhe aktivistë të tjerë. Kështu,  Detjon Begaj, aktivist i diasporës shqiptare në Itali tha se Shqipëria dhe Italia ndajnë të njëjtin vizion oligarkie dhe demokracie dhe kjo nuk është Evropa që ne ëndërruam.

“Giorgia Meloni tha se ky pakt do  të funksiononte, por në fakt nuk funksionoi, e vetmja gjë që funksionoi ishte dhunimi i të drejtave të njeriut” nënvizoi Begaj.

Aktivistët u ndalën edhe tek shpjegimi i narracioni të së djathtës ekstreme dhe jo vetëm, e cila për migrantët jep zgjidhjen “ti ndihmojmë në shtëpitë e tyre”.

“T’i ndihmojmë në shtëpinë e tyre. Dhe pastaj çfarë bëjnë? Giorgia Meloni dhe qeveria italiane, është e gjashta në botë për eksportimin e armëve” përmbylli aktivisti Damiano Borin.

“Kampe që s’po funksionojnë”

Kjo ishte hera e dytë që këto grupime aktivistësh protestojnë në Tiranë kundër marrëveshjes Rama-Meloni. Hera e parë që marshuan në rrugët e Tiranës ishte më 2 dhjetor 2024.

6 nëntor 2023, qeveritë e dy vendeve nënshkruan marrëveshje për të ndaluar valën e refugjatëve. Marrëveshja e pa-konsultuar më parë u bë e njohur për publikun vetëm nga mediat.

Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët parashikonte që rreth 3,000 refugjatë të mbërrinin çdo muaj në kampet e Gjadrit.

Por shifra zyrtare e pakonfirmuar deri më tani e migrantëve që ndodhen aktualisht në Gjadër mendohet të jetë rreth 20 persona. Ajo që është e konfirmuar është se deri në 2 tetor zyrtarisht kanë qenë 17 persona.

I gjithë qëllimi madhor i  kampit, për të cilin ishte krijuar fillimisht, për të shërbyer si qendër depërtimesh për emigrantët e kapur në detin Mesdhe, ra poshtë për shkak të rezistencës dhe ndërhyrjes së Gjtykatës së Romës, e cila hodhi dyshimin mbi listën e vendeve të sigurta, të krijuar nga Italia.

Kjo bëri që Gjykata Evropiane e Drejtësisë të dilte me vendim zyrtar më 1 gusht 2025.

Sipas gjykatësve evropianë, çdo shtet anëtar ka të drejtë të hartojë një listë të vendeve të sigurta të origjinës, por kjo vendimmarrje nuk është absolute. Ajo duhet të mbështetet në të dhëna të qarta, të dokumentuara dhe të aksesueshme, dhe të jetë e kontrollueshme nga proceset gjyqësore.

Kështu kjo solli që disa vende që Italia i konsideronte të sigurta si Bangladeshi, Egjipti, etj. sipas ekspertëve të drejtësisë të kishin shumë aspekte politiko-sociale që mund ti shndërronte të pasigurta për shumë qytetarë, përmendim këtu pasiguria e anëtarëve të komuniteti LGBTQ+ etj.

Për këtë arsye Italia ndryshoi funksionin primar të kampit, duke e përdorur tashmë për riatdhesimin e migrantëve të paligjshëm që ndodhen aktualisht në CPR- të (qendër qëndrimi për riatdhesim) italiane.

Figura të ndryshme të opozitës italiane e kanë quajtur kampin një projekt të dështuar dhe propagandistik të kryeministres italiane Giorgia Meloni. Vetë ish-kryeministri i Italisë dhe senatori i Firences, Matteo Renzi, në një vizitë të tijën në Gjadër në Mars të 2025, tha se ishin rreth një miliard lekë të shkuara dëm.

The post Dy vjetori i marrëveshjes Rama-Meloni kujtohet me protesta appeared first on Citizens.al.

Premtimi që s’ndriçoi Gjadrin, fshati ende në errësirë

29 October 2025 at 10:00

Një vit pas hapjes së kampit të emigrantëve, fshati Gjadër në Lezhë vijon të ketë probleme me energjinë elektrike. Banorët rrëfejnë se me ardhjen e dimrit, dritat ikin për orë të tëra për shkak të rrjetit të amortizuar. Bashkia Lezhë ia kalon përgjegjësinë OSHEE-së.

Esmeralda Topi

Në vjeshtën e vitit të kaluar, emri i fshatit Gjadër në Lezhë mori jehonë ndërkombëtare, pasi Italia hapi aty kampin për emigrantët. Në fillim, banorët ishin refuzues. Por me kalimin e kohës, investimi italian solli gjallërim ekonomik dhe mëndësia e banorëve ndryshoi. Shtëpitë u dhanë me qira, punësimi u rrit dhe për herë të parë pas shumë vitesh, Gjadri nisi të kishte lëvizje.

“I ka dhënë tmerrësisht shumë zhvillim. U lëshuan shtëpi me qira nga 400 euro më e dobta, deri në 1000 euro. U punësuan shumë njerëz, me paga deri në 1 mijë euro,” – thotë për Faktoje.al Aleksandër Preka, kryeplaku i fshatit.

Fshati Gjadër, 14 tetor 2025

Si shumë zona rurale të Shqipërisë, edhe Gjadri është prekur nga emigracioni. Nga mbi 2 mijë banorë para viteve ’90, sot kanë mbetur rreth 700. Megjithatë, pas hapjes së kampit, banorët thonë se pushteti vendor ka kthyer sërish sytë nga fshati me disa ndërhyrje infrastrukturore.

Errësira që nuk largohet

Një prej problemeve më të vjetra të Gjadrit mbetet energjia elektrike. Rrjeti i amortizuar bën që, sidomos në dimër, fshati të mbetet me orë të tëra pa drita.

Fshati Gjadër, 14 tetor 2025
Fshati Gjadër, 14 tetor 2025

“Na patën thënë ‘do ju lidhim me kampin’, por na rrejtën. Linja është e vjetër, do duhej shkëputur nga Lezha dhe lidhur në Bisht të Balldrenit,” – shpjegon Preka.

Banorët e fshatit thonë se, ndonëse disa probleme të tjera si kullimi dhe varrezat janë zgjidhur, energjia vijon të mbetet plagë e hapur.

“Më shumë pa drita se me drita. Dje, për shembull, nuk kishim për dy orë. Kur fryn pak erë, na ikin dritat,” – thotë një banor.

“Premtojnë shumë, por unë e di që më ikin dritat. Nganjëherë ikin natën dhe s’vijnë deri në mëngjes,” – shton një tjetër.

Premtimi elektoral

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të majit 2025, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, në prani të drejtuesit politik të qarkut, Ulsi Manja, u zotua se “energjinë elektrike nuk do ta kishin më temë banorët e Gjadrit”.

Por disa muaj më pas, terreni tregon të kundërtën. Në vizitën e “Faktoje” më 14 tetor, banorët raportuan ndërprerje të përditshme të energjisë.

Fshati Gjadër, 14 tetor 2025

“Dritat ikin shpesh. Dimri s’ka nisur mirë dhe ne rrimë në terr,” – shprehen ata.

Në një përgjigje zyrtare për “Faktoje”, Bashkia Lezhë sqaroi se investimet në rrjetin elektrik nuk janë në kompetencën e saj.

“Sipas ligjit nr. 139/2015 ‘Për vetëqeverisjen vendore’, Bashkia Lezhë është përgjegjëse vetëm për ndriçimin publik.”

Ndonëse premtimi në fushatën elektorale banorëve të Gjadrit iu bë nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, zgjidhja e problemit mbetet në dorën e OSHEE dhe pushtetit qendror, jo të bashkisë.

Drejtori i Zyrës së Shtypit të OSHEE-së, Ardi Kola, në një komunikim me Faktoje.al se problematika në Gjadër është e njohur dhe se janë marrë masa në planin afatmesëm nga OSSH Sh.A për ndërhyrje. Sipas tij, po hartohen projektet përkatëse për rikonstruksionin e rrjetit elektrik të zonës.

“Drejtoria Rajonale e Shkodrës ka marrë të gjithe masat për të ndërhyrë në pikat emergjente, bazuar mbi planin e remonteve.”- argumentoi më tej ai.

Përfundim

Bazuar në verifikimin në terren dhe të dhënat e mbledhura, premtimin e kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, se energjia elektrike nuk do të jetë më problem për Gjadërin, e kategorizojmë si ende të pambajtur.

Faktoje, e mbështetur nga National Endowment Democracy (NED) po monitoron 10 bashki në vend dhe po verifikon nëse janë mbajtur ose jo premtimet e dhëna nga kryebashkiakët.

The post Premtimi që s’ndriçoi Gjadrin, fshati ende në errësirë appeared first on Faktoje.al.

Lumi Gjadër përmbyt tokat dhe rrezikon banorët, institucionet heshtin

By: armand
26 October 2025 at 16:56

Situata në fshatin Mali i Rëzuar, pjesë e Bashkisë Vau i Dejës, është përshkallëzuar ndjeshëm pas daljes nga shtrati të lumit Gjadër. Sipas raportimeve nga vendngjarja dhe dëshmive të banorëve, lumi ka përmbytur tokat bujqësore dhe po afrohet rrezikshëm drejt shtëpive. Banorët kanë ngritur alarmin publik, duke denoncuar mungesën totale të reagimit nga institucionet përgjegjëse. […]

The post Lumi Gjadër përmbyt tokat dhe rrezikon banorët, institucionet heshtin appeared first on BoldNews.al.

Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël

By: Elva
25 October 2025 at 20:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Gjadrit, në Lezhë, ku janë përplasur tre automjete. Sipas policisë, në ngjarje janë përfshirë mjetet me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe një shtetase e huaj me iniciale N. R. Si pasojë e përplasjes janë plagosur pesë persona  tre drejtuesit e mjeteve […]

The post Përplasen tre makina në Gjadër, pesë të plagosur mes tyre një vajzë e vogël appeared first on BoldNews.al.

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

By: Elva
22 October 2025 at 21:58

Gazetari i Rai-t, Sigfrido Ranucci, ka rrëfyer për atentatin ndaj tij disa ditë më parë dhe për kërcënimet që ka marrë gjatë investigimit mbi qëndrën e emigrantëve në Gjadër. Në një intervistë për Euronews Albania, Ranucci tha se ka marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar, i cili ka lidhje me kartelin e Sinaloas dhe […]

The post Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa appeared first on BoldNews.al.

La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri, mbi një milion euro për person për kampe bosh

By: Elva
20 October 2025 at 18:49

Gazeta italiane La Repubblica ka shkruar së fundmi për qendrën e emigrantëve në Shqipëri, duke e përshkruar projektin si tejet të kushtueshëm dhe thuajse të paefektshëm. Qendra e inauguruar më 14 tetor 2024 është kthyer në një “katedrale në shkretëtirë”, pasi pjesa më e madhe e hapësirave mbetet e pashfrytëzuar. Sipas dokumenteve të protokollit Itali–Shqipëri […]

The post La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri, mbi një milion euro për person për kampe bosh appeared first on BoldNews.al.

La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

By: Ela
19 October 2025 at 13:08

Një vit pas inaugurimit, qendra për emigrantët në Shqipëri, sipas një artikulli të publikuar nga La Repubblica, po rezulton një projekt tejet i kushtueshëm dhe thuajse i paefektshëm. Më 22 gusht, në qendrën për migrantët në Shqipëri kishin mbetur vetëm nëntë persona. Dhjetë ditë më parë ishin shtatëmbëdhjetë. Gjatë gjithë verës, numri mesatar nuk e […]

The post La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person appeared first on BoldNews.al.

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

4 August 2025 at 21:22

Janë vetëm 27 emigrantë që po mbahen aktualisht në Kampin e Gjadrit dhe që janë në pritje të riatdhesimit. Por siç raportojnë mediat italiane, e ardhmja e tyre është e paqartë. Shkak për këtë është bërë një vendim i Gjykatës së Romës, sipas së cilës kushtet për kujdesin shëndetësor të personave që mbahen në këtë […]

The post E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë “godet” planin e Melonit për emigrantët

4 August 2025 at 16:31

“Do të funksionojnë, do të funksionojnë!” deklaronte kryeministrja italiane Giorgia Meloni në fund të vitit të kaluar, duke iu referuar kampeve për emigrantët e paligjshëm në Gjadër. Por përmes një vendimi të marrë më 1 gusht në Luksemburg, Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) i ka vënë në pikëpyetje themelet ligjore të këtij projekti të dakordësuar me qeverinë Shqiptare të Edi Ramës.

Vendimi paraprak, u bë me dije nga Kreu i Gjykatës, Koen Lenaerts. Ai pritet të zbardhet ditët në vijim.

Në çështjet e bashkuara “C‑758/24 Alace dhe C‑759/24 Canpelli” GJED i referohet caktimit të një vendi origjine si “i sigurt”, një koncept kyç në procedurat e përshpejtuara të azilit, të përdorura nga Italia për dëbimin e emigrantëve të dërguar në Shqipëri.

Sipas gjykatësve evropianë, çdo shtet anëtar ka të drejtë të hartojë një listë të vendeve të sigurta të origjinës, por kjo vendimmarrje nuk është absolute. Ajo duhet të mbështetet në të dhëna të qarta, të dokumentuara dhe të aksesueshme, dhe të jetë e kontrollueshme nga proceset gjyqësore.

“Për të justifikuar përjashtimin e një aplikimi për azil si të papranueshëm, shpallja e një vendi si i sigurt duhet të bazohet në informacion të aksesueshëm dhe të kontrollueshëm, si nga kërkuesi i azilit, ashtu edhe nga gjykata,” thuhet në deklaratën për shtyp të GJED.

“Qeveria e harton listën. Gjykatat e verifikojnë”, theksohet në përmbledhjen e vendimit të lexuar nga kreu i gjykatës Koen Lenaerts.

Rasti nga Bangladeshi dhe reagimet për GJED-në

Rasti që çoi në këtë vendim të GJED-së kishte të bënte me dy shtetas nga Bangladeshi, të transferuar në Gjadër pasi kishin kërkuar azil në Itali, por që kërkesa iu ishte refuzuar përmes procedurave të përshpejtuar.

Refuzimi bazohej në një vendim të vitit 2024, ku qeveria italiane e kishte përfshirë Bangladeshin në listën e vendeve të sigurta. Por vendimi nuk i specifikonte burimet e përdorura për të vlerësuar nivelin e sigurisë në atë shtet.

Kjo sipas GJED pengoi kërkuesit e azilit dhe gjykatat të verifikonin besueshmërinë e listës së qeverisë italiane, duke e bërë procedurën jo të drejtë nga ana ligjore.

Vendimi i GJED-së shkaktoi reagime të forta politike në Itali. Kryeministrja Meloni, nga një takim në Turqi, akuzoi gjykatën evropiane për tejkalim të kompetencave:

“Sërish gjyqësori, kësaj here ai evropian, pretendon hapësira që nuk i përkasin, për çështje që janë ekskluzivisht politike”, thuhej në deklaratën e kryeministres italiane.

Ndërkohë, opozita reagoi me akuza për dështim të projektit “Meloni-Rama” dhe keqmenaxhim të fondeve.

Elly Schlein, kryetare e Partisë Demokratike të Italisë, e quajti investimin në kampet e Shqipërisë “shpërdorim të 800 milionë eurove” që, sipas saj, mund të ishin përdorur për shëndetësinë.

Giuseppe Conte, i Lëvizjes 5 Yjet (M5S), e cilësoi vendimin “të parashikueshëm” dhe kritikoi Melonin për “propagandë boshe” dhe “viktimizim të qëllimshëm”.

Vendimi i GJED-së do të ketë efekt deri më 12 qershor 2026, kur pritet të hyjë në fuqi rregullorja e re e BE-së si pjesë e Paktit për Migracionin.

Edhe pse për momentin ndikimi real është i kufizuar – rreth 150 emigrantë janë sjellë në total në Gjadër nga viti i shkuar, – kjo vendimmarrje ngre dyshime serioze për ligjshmërinë afatgjate të modelit italo-shqiptar për “përpunimin e shpejtë të kërkesave për azil”.

Lexoni gjithashtu:

The post Gjykata Evropiane e Drejtësisë “godet” planin e Melonit për emigrantët appeared first on Citizens.al.

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

By: Ardit
3 August 2025 at 14:25

Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm. Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar […]

The post Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor appeared first on BoldNews.al.

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor

By: V K
3 August 2025 at 14:35

Një tjetër pengesë për qendrat e emigrantëve në Shqipëri të promovuara nga qeveria Meloni, e cila tashmë ndodhet nën presion të fortë në Europë për të shpëtuar një eksperiment të dështuar dhe jashtëzakonisht të kushtueshëm. Problemet nuk lidhen më vetëm me përcaktimin e listës për vendet e sigurta, një kriter kyç për procedurën e përshpejtuar të kufirit dhe për mbajtjen e emigrantëve në territorin shqiptar, një koncept i rrëzuar nga vendimi i fundit i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Një vendim i ri i Gjykatës së Romës vë në pikëpyetje edhe fazën e dytë të projektit: përpjekjen për të shpëtuar dështimin shqiptar përmes transformimit të qendrës në Gjader në një CPR, duke transferuar aty edhe persona të ndaluar tashmë në Itali. Gjykata është e qartë: në Shqipëri nuk mund të ofrohet kujdes shëndetësor i përshtatshëm, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta italiane.

“Mbajtje që cenon të drejtën për shëndet”

Në vendim thuhet se “mënyrat me të cilat aktualisht është i ndaluar paditësi në CPR-në e Gjadrit cenojnë të drejtën e tij themelore për shëndet”. Një shkelje aq e hapur, sa që kërkonte një masë të menjëhershme mbrojtëse. “Pamundësia për të përmirësuar gjendjen për shkak të mungesës së trajtimit mjekësor dhe përkeqësimit të vazhdueshëm të kushteve shëndetësore të paditësit, me pasoja të paparashikueshme, justifikon lëshimin e një vendimi urgjent pa dëgjuar palën tjetër”, thekson gjykata.

Rasti që çoi në këtë vendim

Gjykata mori vendimin në përgjigje të kërkesës së një shtetasi të ndaluar, i cili ishte transferuar nga CPR-ja e Torinos. Ai ishte ndaluar thjesht sepse, ndonëse kishte punuar vazhdimisht, nuk kishte asnjë kontratë pune që t’i siguronte dokumentacion të rregullt. Pas transferimit në Shqipëri, ai nisi të shfaqte “pagjumësi” dhe makthe të përsëritura, “ankth të shpeshtë”, gjendje depresive, humbje oreksi, pa mendime vetëvrasëse.

Pa qenë i informuar dhe pa nënshkruar asnjë lloj “pëlqimi”, një kusht i domosdoshëm për terapitë jashtë protokolleve të sistemit shëndetësor kombëtar – atij i janë dhënë psikotropë të fortë, “pa recetë të duhur mjekësore dhe për qëllimin e vetëm të qetësimit”.

Antiepileptikë si qetësues

Konkretisht, atij iu dha Rivotril, një antiepileptik i fortë. Disa javë më vonë, për shkak të përkeqësimit të shpejtë të gjendjes shëndetësore, iu shtua edhe një tjetër ilaç i njohur si “trittico”, një sedativ dhe antidepresiv. Ky “koktej” farmaceutik përdoret shpesh në mënyrë të pakontrolluar edhe në CPR-të brenda territorit italian, siç është zbuluar nga një hetim i Altraeconomia, i cili evidentoi rritjen alarmante të blerjeve të antiepileptikëve, që përfaqësojnë benzodiazepinat me kosto të ulët.

Në rastin e Shqipërisë – dhe ndoshta jo vetëm – paraqiten disa problematika serioze. Së pari, administrimi i terapisë jashtë protokolleve (off-label) lejohet vetëm pasi pacienti të jetë informuar plotësisht dhe të ketë dhënë pëlqimin me shkrim. Së dyti, në dosjen shëndetësore të paditësit është përmendur edhe nevoja për ndihmë psikologjike, e cila nuk është ofruar asnjëherë.

“Terapia jashtë kushteve ligjore”

Sipas gjyqtarit, “jo vetëm që paditësi nuk po merr trajtim të përshtatshëm për gjendjen e tij shëndetësore, e cila duket se po përkeqësohet vazhdimisht, por terapia i është dhënë jashtë kushteve dhe garancive të parashikuara nga ligji”. Gjithashtu, “terapia psikologjike, e rekomanduar që nga hyrja e tij në Gjadër, nuk është ofruar, por janë zhvilluar vetëm vetëm seanca monitorimi”.

Kush janë mjekët që ofrojnë kujdes në CPR?

Deri këtu, kemi të bëjmë me një rast individual. Por gjykata vë në dukje edhe probleme strukturore më të thella. “Nga ditari klinik – shkruan gjykata – nuk kuptohet se cilës organizatë i përkasin mjekët që e kanë në kujdes paditësin, apo nëse janë apo jo pjesë e Shërbimit Shëndetësor Italian. Në fakt, në Shqipëri nuk ka një strukturë të përhershme të këtij shërbimi, ndërkohë që është e qartë se paditësi duhet të trajtohet nga një strukturë e përshtatshme siç është një qendër për shëndetin mendor pranë ASL-së.”

Problem i përhapur në të gjitha CPR-të

Këto arsye ishin të mjaftueshme për të pranuar kërkesën e paditësit dhe për të urdhëruar lirimin e menjëhershëm dhe kthimin e tij në Itali. Por ajo që zbulohet në këtë vendim nuk është vetëm problem i këtij rasti të veçantë.

Ashtu si në Shqipëri, edhe në CPR-të në Itali, kujdesi shëndetësor nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, siç është në burgje, por sigurohet nga enti menaxhues. Kjo është një dobësi e njohur edhe nga një vendim i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cila ndonëse evidentoi një sërë shkeljesh dhe mangësish, që nga mungesa e kujdesit shëndetësor deri te cenimi i të drejtës për lidhje emocionale, nuk u shpreh për kushtetutshmërinë e normave përkatëse, duke ia lënë vendimmarrjen ligjvënësit.

Rreziku i një vale padish

Ndër problemet e evidentuara është edhe mungesa e qartësisë për kompetencat e gjyqtarit civil në rastet e mbajtjes në CPR. Aktualisht, siç rikujton Gjykata e Romës, gjyqtari mund të vendosë vetëm për vazhdimin ose ndërprerjen e ndalimit, por jo për transferimin në një CPR tjetër, veprim që gjithsesi nuk do të zgjidhte problemin e trajtimit shëndetësor, pasi nuk parashikohet që në këto qendra kujdesi të ofrohet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar.

Për këtë arsye, siç thekson gjykata, “duhet të konsiderohet se, në këtë rast, masa e vetme e përshtatshme për të mbrojtur të drejtën për shëndet të paditësit është ndërprerja e menjëhershme e ndalimit dhe lirimi i tij”. Një vendim që vendos një precedent dhe mund të hapë rrugën për paditë e ardhshme të të gjithë personave të ndaluar./ La Repubblica

The post Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët/ Gjykata e Romës: Nuk garantohet e drejta për kujdes shëndetësor appeared first on Albeu.com.

ANSA: Pas vendimit të GJEND, Qendrat në Shqipëri do të vazhdojnë të funksionojnë si CPR

By: redi
1 August 2025 at 21:42

Qendrat e ngritura nga Italia në Shqipëri do të vazhdojnë të funksionojnë si Qendër për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (CPR), siç ka ndodhur prej disa muajsh. Lajmi është konfirmuar për ANSA, nga burimet qeveritare të intervistuara pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi vendet e sigurta. Që nga prilli i kaluar, në Gjadër ka funksionuar një qendër paraburgimi për riatdhesim…

Source

Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv

1 August 2025 at 16:14

Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian vendosi të enjten se një shtet anëtar mund të shpallë një vend të tretë si “të sigurt” për origjinën e azilkërkuesve përmes një akti ligjor, por vetëm nëse ky akt i nënshtrohet një kontrolli gjyqësor të plotë dhe efektiv. Vendimi u dha në lidhje me dy raste azili të […]

The post Gjykata e BE: Vendet “e sigurta” të origjinës kërkojnë garanci për shqyrtim gjyqësor efektiv appeared first on Reporter.al.

Raporti i Komitetit të Azilit dhe Emigracionit për kampin në Gjadër: Të pezullohet zbatimi i protokollit Itali-Shqipëri

By: redi
29 July 2025 at 19:27

”Plagët kufitare. Faza e re e modelit shqiptar”, u përgatit nga Komiteti i Azilit dhe Emigracionit në bashkëpunim me Grupin e Kontaktit të Parlamentit Italian dhe atij Europian. Në këtë tryezë u fol edhe për kampin në Gjadër, ky kjo motedë për ta krijon një sistem ndërkombëtar paraburgimi administrativ, të karakterizuar nga transparencë e ulët dhe një rrezik shumë i lartë i shkeljes së të drejtave…

Source

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

By: Ela
29 July 2025 at 09:23

Më 9 maj, një avion çarter u nis nga aeroporti Fiumicino i Romës drejt Tiranës, qëndroi në pistë për nëntëdhjetë minuta dhe më pas u ngrit sërish në fluturim, këtë herë me destinacion Kajron, me pesë shtetas egjiptianë në bord. Nuk pati asnjë njoftim për shtyp, as ndonjë deklaratë zyrtare. Megjithatë, ky fluturim shënoi dëbimin […]

The post Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’ appeared first on BoldNews.al.

Pakti Shqipëri-Itali, model nga BE për krizën e azilantëve

By: redi
22 July 2025 at 18:17

Prej vitesh BE është përballë krizës për riatdhesimet e emigrantëve të huaj. Për këtë arsye, në Danimarkë u mbajt një takim informal i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së, duke diskutuar çështjen e emigracionit. Ministri danez për Emigracionin, Kaare Dybvad Bek, ngriti alarmin për azilkërkuesit me të cilët përballet sistemi evropian. ”Sistemi evropian i azilit është në krizë.

Source

❌
❌