NAIROBI, 16 dhjetor /ATSH-DPA/- Sudani – i shkatërruar nga lufta – ka kryesuar në Listën vjetore të Vëzhgimit të Emergjencave të vendeve ku kushtet humanitare pritet të përkeqësohen më tej gjatë vitit të ardhshëm.
Lista, e publikuar sot nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC), identifikoi 20 vendet më në rrezik në vitin 2026.
Sudani u rendit i pari për të tretin vit radhazi. Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor – territoret palestineze që IRC-ja i grupon së bashku – u renditën të dytat, të ndjekura nga Sudani i Jugut.
Lufta civile në Sudan, e cila shpërtheu në prill të vitit 2023, mbetet e bllokuar në një ngërç brutal – dhe me sa duket nuk ka asnjë perspektivë të dukshme për uljen e përshkallëzimit.
“Rrethimet kanë bllokuar qytete të tëra nga ndihma humanitare, ndërsa përshkallëzimi i mëtejshëm midis Forcave rivale të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) dhe Forcave të Armatosura Sudaneze (SAF) rrezikon përhapjen e dhunës në zona të tjera të vendit”, tha IRC.
“Miliona njerëz në Sudan janë të ekspozuar ndaj dhunës ekstreme, urisë dhe sëmundjeve”, tha grupi i ndihmës në raportin e titulluar “Çrregullimi i Botës së Re”.
Kombet e Bashkuara (OKB) e kanë përshkruar gjithashtu konfliktin në Sudan, i cili filloi në prill të vitit 2023, si krizën më të madhe humanitare në botë.
“Luftimet kanë zhvendosur rreth 12 milionë njerëz, ndërsa çdo banor i dytë kërcënohet nga uria”, thuhet në raport.
“Lista e Mbikëqyrjes së këtij viti është një dëshmi e mjerimit, por edhe një paralajmërim: pa veprime urgjente nga ata që kanë pushtet për të bërë një ndryshim, viti 2026 rrezikon të bëhet viti më i rrezikshëm deri më tani”, tha presidenti i IRC-së, David Miliband. //a.i/
Zgjedhjet e pjesshme për kryetarët e 5 bashkive që u mbajtën të dielën e 9 nëntorit, përfshinë Beratin, Vlorën, Cërrikun, Matin, Tepelenën dhe u përkthyen në një fitorje të thellë të partisë në pushtet. Megjithatë në asnjë bashki nuk kaloi pjesëmarrja e votuesve më shumë se 40%, që e përngjajnë Shqipërinë me regjime autoritare, si […]
KEJP TAUN, 4 nëntor /ATSH-AFP/- Pabarazia e pasurisë përbën një krizë globale që kërcënon demokracinë dhe kohezionin social, paralajmëroi sot një grup ekonomistësh, duke u bërë thirrje udhëheqësve të G20 ta konsiderojnë këtë krizë në të njëjtin nivel me emergjencën klimatike.
”Kjo krizë pabarazie po përkeqëson urinë për miliarda njerëz dhe mund të përkeqësohet veçanërisht nga politikat tregtare të administratës Trump”, sipas një raporti të udhëhequr nga laureati i Çmimit Nobel në Ekonomi, Joseph Stiglitz.
“Një në katër persona në botë tani anashkalon rregullisht një vakt, ndërsa pasuria e akumuluar e miliarderëve ka arritur nivele të papara”, thuhet në raportin e porositur nga presidenca e Afrikës së Jugut e G20, e cila do të bashkojë ekonomitë më të mëdha të botës në një samit më 22 dhe 23 nëntor në Johannesburg.
“Bota e kupton se po përballemi me një emergjencë klimatike, është koha të pranojmë se po përballemi edhe me një krizë pabarazie”, argumentoi laureati i Çmimit Nobel në një deklaratë për shtyp.
Stiglitz dhe pesë ekspertët e tjerë fillimisht rekomandojnë krijimin e një paneli ndërkombëtar mbi pabarazinë për të kuptuar të gjithë mekanizmat e saj, siç janë teknikat e shmangies së taksave.
Ndër zgjidhjet e mundshme për të adresuar pabarazitë, ata përmendin masat e drejtësisë tatimore me një kontribut më të barabartë nga individët më të pasur, stabilizimin e çmimeve, çmontimin e monopoleve të mëdha dhe ristrukturimin e borxhit për vendet në zhvillim.
Ata gjithashtu shprehin shqetësimet e tyre se politikat e administratës Trump, veçanërisht vendosja e tarifave shtesë, do të përkeqësojnë pabarazitë globale.
“Kjo botë e re, në të cilën të fuqishmit i thyejnë rregullat pa u ndëshkuar dhe që po na largon nga një rend ndërkombëtar i bazuar në rregulla, mund të sistematizojë modele të pabarabarta të tregtisë, investimeve dhe teknologjisë”, thote Stiglitz.
“Pabarazia gërryen besimin në institucione, nxit polarizimin politik dhe krijon një klimë tensionesh sociale të llojeve të ndryshme”, shtoi ai./ /f.k/ /os/
KËLN, 28 tetor /ATSH-DPA /- Varësia nga lëndët djegëse fosile, ngrohja globale dhe ritmi i ngadaltë i përshtatjes me ndryshimet klimatike po kushtojnë miliona jetë çdo vit në mbarë botën, sipas një studimi të ri ndërkombëtar.
Raporti vjetor, i botuar sot në revistën mjekësore “The Lancet”, tregon se 12 nga 20 treguesit e rreziqeve shëndetësore të lidhura me klimën kanë arritur nivele rekord. Autorët paralajmërojnë se “kërcënimet për shëndetin nga ndryshimet klimatike kanë arritur përmasa të paprecedentë”.
Sipas studimit, numri i vdekjeve nga nxehtësia është rritur me 23% në nivel global që nga vitet 1990, , duke arritur në mesatare rreth 546 000 vdekje në vit gjatë periudhës 2012–2021.
Po ashtu, rreth 2.5 milionë njerëz vdesin çdo vit për shkak të ndotjes së ajrit që lidhet drejtpërdrejt me djegien e karburanteve fosile.
Ndërkohë që kompanitë e naftës dhe gazit po zgjerojnë prodhimin, qeveritë në mbarë botën shpenzuan rreth 956 miliardë dollarë në subvencione për karburantet fosile në vitin 2023 më shumë se sa buxhetet kombëtare të shëndetësisë në mbi 15 vende.
Sëmundjet infektive të lidhura me ndryshimet klimatike po shtohen gjithashtu.
Për shembull, rreziku global i transmetimit të etheve të shkatuara nga mushkonjat është rritur ndjeshëm që nga vitet 1950.
Megjithatë, të dhënat tregojnë se masat e marra deri tani po japin efekt.
Kalimi drejt energjisë së pastër ka shmangur rreth 160 000 vdekje të parakohshme çdo vit që nga viti 2010, kryesisht falë përmirësimit të cilësisë së ajrit për shkak të rënies së përdorimit të qymyrit në vendet e pasura.
Studiuesit theksojnë gjithashtu se ndikimet e ndryshimeve klimatike po shkaktojnë dëme gjithnjë e më të mëdha ekonomike. Vetëm në vitin 2024, nxehtësia ekstreme çoi në humbjen e 639 miliardë orëve pune në mbarë botën 98% më shumë se mesatarja e viteve 1990–1999. /Ad.Ab.
ROMË, 28 tetor /ATSH/ – Italia ka qenë prej dekadash sinonim i elegancës dhe mjeshtërisë artizanale. Etiketa “Made in Italy” ka përfaqësuar gjithmonë cilësi, origjinalitet dhe pasion, por sot ajo përballet me një krizë të thellë. Nga mungesa e të rinjve që ndjekin profesionet tradicionale, deri te ndikimi i inteligjencës artificiale, po sfidohet vetë themeli i industrisë që dikur dominonte botën e modes, sipas “Euronews”.
Në një konferencë të mbajtur në Venecia, ekspertët e industrisë paralajmëruan se koha e artë e modës italiane mund të marrë fund nëse nuk ndërmerren masa urgjente. Ata theksuan nevojën për transparencë në zinxhirin e furnizimit dhe për përqafimin e qëndrueshmërisë si vlerë themelore e prodhimit.
Sipas tyre, vetëm kështu “Made in Italy” mund të mbetet simbol i cilësisë dhe jo një kujtim i së kaluarës.
Mjeshtëria tradicionale, si qepja e kostumeve me dorë apo punimi i lëkurës, kërkon vite trajnimi. Por sot, të rinjtë po e shmangin këtë rrugë të gjatë për karriera më të shpejta dhe më fitimprurëse.
Giuseppe Attolini, një nga emrat më të njohur të rrobaqepësisë napolitane, thotë se mungesa e praktikantëve është bërë alarmante. “Të rinjtë nuk shohin më të ardhme në këtë profesion. Ata kërkojnë para të lehta dhe rrugë të shkurtra drejt suksesit”, u shpreh ai.
Problemi është përhapur në gjithë Italinë , nga fabrikat e lëkurës në Toskanë, tek endësit e leshit në Piemonte.
Vetëm në tremujorin e dytë të vitit 2025 u mbyllën mbi 1 000 kompani të vogla, ndërsa vlera totale e industrisë ra nga 104 miliardë euro në vitin 2023 në 80 miliardë këtë vit.
Një tjetër kërcënim është teknologjia. Me ngritjen e inteligjencës artificiale, humbet lidhja njerëzore që e ka bërë modën italiane unike, njohja e mjeshtrit, kontakti me krijuesin dhe puna e dorës.
“Inovacioni teknologjik nuk mund të zëvendësojë inteligjencën dhe saktësinë artizanale”, paralajmëron Simone Balducci, president i Federmoda në Firence.
Megjithatë, ekspertët nuk janë pesimistë.
Në “Forumin e Modës së Qëndrueshme të Venecias” u arrit një dakordësi, e ardhmja e modës italiane do të varet nga kombinimi i traditës me transparencën dhe teknologjinë.
Organizata *”Confindustria Moda” po krijon një platformë dixhitale për të garantuar origjinën e produkteve, ndërsa Dhoma Kombëtare e Modës po përgatit kritere të përbashkëta për qëndrueshmërinë.
“Sot qëndrueshmëria nuk është një kosto, por identiteti ynë industrial”, deklaroi Luca Sburlati, president i Confindustria Moda. “E ardhmja e ‘Made in Italy’ do të jetë e qëndrueshme, konkurruese dhe e bashkuar ose nuk do të ekzistojë më fare”. /Ad.Ab./
Dy ditë më parë, u bë i ditur lajmi për krizën mes Leos dhe Leles, çiftit të njohur nga Big Brother VIP Kosova 3, që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave për muaj me radhë. Fillimisht, shumë dyshuan se gjithçka mund të ishte një manovër për të tërhequr më shumë vëmendje, por burime pranë çiftit kanë konfirmuar se kriza është e vërtetë dhe se marrëdhënia mes tyre ka kaluar një periudhë ftohjeje të dukshme.
Në rrjetet sociale, të dy vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin, por fshirja e fotove të përbashkëta ka ngritur dyshime te ndjekësit, që e kanë parë këtë si një shenjë të qartë të distancës që ka filluar të krijohet mes tyre. Leo ka reaguar shkurt për situatën, duke thënë: “Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë.” Ky reagim i shkurtër, por i drejtpërdrejtë, vetëm sa ka përforcuar dyshimet për krizën mes tyre.
Nga ana tjetër, Lela ka zgjedhur të ruajë heshtjen dhe të mos komentojë publikisht për këtë periudhë të vështirë. Kjo situatë ka ngritur më shumë pyetje për të ardhmen e marrëdhënies së tyre, ndërsa fansat janë të shqetësuar për mundësinë e një ndarjeje. Fansat janë në pritje për një deklaratë prej tyre.
PARIS, 13 tetor /ATSH-DPA/ – Detyra e formimit të një qeverie të re në Francë po përballet me presion të ri, ndërsa presidenti Emmanuel Macron përgatitet të marrë pjesë sot në samitin e Gazës duke e bërë atë të mungojë në një kohë vendimtare.
Kryeministri Sebastien Lecornu, i cili u rikthye në punë të premten disa ditë pasi dha dorëheqjen, synon të formojë një kabinet të ri deri të hënën në mënyrë që buxheti i vitit 2026 të mund të paraqitet pas një mbledhjeje të kabinetit në të njëjtën ditë.
Nëse ky afat nuk përmbushet, Franca mund të hyjë në vitin e ri pa një buxhet të miratuar duke rënduar më tej financat e saj publike tashmë të tendosura.
Formimi i një qeverie përbën një sfidë të madhe për Lecornu, duke pasur parasysh krizën politike të vazhdueshme dhe afatin e shkurtër kohor.
Meqenëse një mbledhje e kabinetit nuk mund të zhvillohet në mungesë të presidentit, zyrtarët në Paris tani po kërkojnë një Plan B.
Sipas gazetës ”Le Monde”, afatet kushtetuese mund të përmbushen ende nëse buxheti paraqitet të martën.
Deri atëherë, Macron do të ishte kthyer nga Egjipti, duke i dhënë Lecornu më shumë kohë për të përfunduar emërimet e tij ministrore.
Megjithatë, kërkimi për ministra të rinj ka rezultuar i vështirë, pasi disa parti njoftuan gjatë fundjavës se nuk do t’i bashkoheshin qeverisë së re./ a.jor.
Industria e tekstileve dhe këpucëve, ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 dhe atij 2025, ndërsa në krahasim me 2023, industritë kanë “humbur” gati një të pestën e fuqisë punëtore, referojnë të dhënat zyrtare të INSTAT.
Indeksi i punësimit në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit ra në 83.93 pikë, nga 92.31 pikë që ishte në tremujorin e dytë 2024.
Kjo përfaqëson një rënie prej rreth 8.3 pikë % brenda një viti. Tendenca e rënies, e cila nisi që prej vitit 2023, vazhdon të përkeqësohet, duke treguar për thellim të krizës në këtë sektori.
Në mënyrë të ngjashme indeksi i punësimit në fabrikat e këpucëve dhe lëkurëve ra me 7%, në nivelin më të ulët të regjistruar në këtë seri të dhënash, duke konfirmuar presionin e fortë mbi industrinë e prodhimit nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.
Indekset e punësimit po edhe të shitjeve tregojnë se industria fason është në një trajektore të fortë rënëse. Por sektori i lëkurës dhe këpucëve rezulton më i godituri.
Fasoni kishte rënie të punonjësve me 22 për qind ndërmjet tremujorit të dytë 2023 dhe të dytit 2025 referojnë të dhënat zyrtare.
Fabrikat e veshjeve dhe këpucëve kanë qenë kalorësi i eksporteve gjatë dekadës së fundit por roli i tyre u zbeh pas pandemisë. Gjithashtu ato ishin një punëdhënës i rëndësishëm në punën me pagesë për gratë ne nevoja të mëdha financiare.
Arsyet pse sektori po tkurret lidhet me një kombinim faktorësh të brendshëm dhe të jashtëm. Rritja e pagave minimale dhe e kontributeve të sigurimeve ka dhënë ndikim të drejtpërdrejt mbi bizneset prodhuese.
Me marzhe të ulëta fitimi, çdo rritje e kostos ndikon menjëherë në uljen e konkurrueshmërisë në këto njësi prodhimi.
Rënia e euros pati gjithashtu ndikim të fortë pasi solli një seri falimentesh në njësite e vogla dhe të mesme që punonin si nënkontraktorë të fabrikave me të mëdha.
Në sektorin e veshjeve dhe këpucëve Shqipëria konkurron kryesisht në segmentin e prodhimit me kosto të ulët, por vende si Turqia, Maroku apo edhe Azia Juglindore ofrojnë çmime më të leverdishme për kompanitë europiane.
Kjo i ka shtyrë disa marka ndërkombëtare të zhvendosin kontratat drejt tregjeve më të mëdha e më të lira.
Sektori shqiptar i tekstileve dhe këpucëve varet pothuajse tërësisht nga eksportet. Ngadalësimi i konsumit në vendet e BE-së sidomos në Itali dhe Gjermani, që janë partnerët kryesorë ka sjellë tkurrje të porosive. Inflacioni i lartë në këto tregje ka bërë që konsumatorët të kufizojnë blerjet e produkteve të veshjeve e këpucëve./Monitor
Sektorët prodhuese të ekonomisë janë në krizë të pandalshme dhe qeveria po e gjen rritjen ekonomike të rritja e rrogave dhe taksat. Ekonomia shqiptare u rrit me 3.51 për qind në tremujorin e dytë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas INSTAT, dy të tretat e rritjes ekonomike erdhi vetëm […]
Prej disa muajsh, Roza Lati dhe Xhonatan Islami, ishin ndër çiftet më simpatike të “showbizz”-it tonë.
Dyshja, e cila fillimisht e mbajtën të fshehtë këtë raport, më pas nisën të postonin foto së bashku, duke na zbuluar se mes tyre kishte një dashuri të fortë.
Për shumë muaj me radhë, në rrjetet e tyre sociale, fotot e të dyve ‘ëmbëltuan’ “Instagram”-in.
Por sot, nëse u hedhim një sy, këto postime mungojnë. Në profilin e Rozës ka mbetur vetëm një foto me Xhonatanin, ku ai shfaqet me kurriz mbi një varkë, bashkë me miqtë e tyre.
Ndërkohë që të gjitha postimet e tjera janë larguar. Po e njëjta është tabloja edhe te profili i Xhonatanit.
Nuk e dimë, nëse këto foto të hequra, janë sinjal i ndonjë krisjeje të çifti, një sherr i zakonshëm, apo fotot janë larguar për ndonjë arsye tjetër.
Sakaq, të dy vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu pa dashje, se ndoshta mes tyre nuk bëhet fjalë për një ndarje.
Kujtojmë se përgjatë gjithë verës, çifti është parë së bashku në jug, ku Xhonatan ka qenë i zënë me sezonin turistik, teksa Roza e ka shoqëruar, për 3 muaj me radhë.
Moderatorja e njohur Roza Lati prej disa kohësh ka bërë publike lidhjen e saj të dashurisë me Xhonatan Islamin.
Shpesh ata ndajnë në rrjetet e tyre sociale momente të ëmbla pranë njëritjetrit. Mirëpo së fundmi Roza e ftuar në një intervistë ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tyre teksa ka heksuar se mes tyre ka shumë dashuri.
“Unë Xhonatanin e gjeta në det. Shpirtrat binjakë gjejnë njëritjetrin. U kuptuam dhe që nga ajo ditë nuk kemi qëndruar më pa njëri-tjetrin”, – u shpreh ajo.
Megjithatë, e pyetur për plane për martesë moderatorja theksoi se në këtë fazë të marrëdhënies ata nuk janë duke menduar për këtë.
“Për martesën është shumë herët për të folur, me rëndësi është se ka shumë dashni”, – tha Roza.
Në një seri përgjigjesh për ndjekësit në “Instagram”, Roza ka treguar se po përjeton një periudhë të qetë dhe të bukur në jetë.
Ajo ka deklaruar se ka gjetur “njeriun e duhur” dhe se marrëdhënia e saj me Xhonatanin, i cili është 8 vjet më i ri, është një burim lumturie dhe harmoni.
Në lidhje me pyetjet rreth mundësisë së një shtatzënie apo krijimit të familjes, Roza është përgjigjur, duke theksuar se ata janë të fokusuar në të tashmen dhe po jetojnë çdo moment pa presion.
Ndryshimet në rrjetet e tyre sociale, janë vënë re menjëherë pas kthimit të tyre nga jugu. Ne jemi gjithë sy e vesh për të zbuluar ndonjë detaj më shumë rreth raportit të këtij çifti.
Më shumë se një mijë njerëz kaluan Kanalin Anglez të premten në varka të vogla me destinacion bregdetin britanik, ndërsa qeveria britanike dërgoi një emigrant të tretë përsëri në Francë. Numri i njerëzve që tentojnë të kalojnë nënvizon shkallën e sfidës me të cilën përballet qeveria e Keir Starmer ndërsa përpiqet të vërë nën kontroll krizën. Shifrat e fundit të Ministrisë së Brendshme tregojnë se 1,072 persona e bënë udhëtimin në 13 varka.
Mbërritjet e djeshme e çuan numrin e njerëzve që kanë kaluar deri më tani në vitin 2025 në 32,103 – një rekord për këtë kohë të vitit.
Ministrat shpresojnë që marrëveshja “një brenda, një jashtë” me Francën do të veprojë si një pengesë duke u treguar migrantëve se do të kthehen mbrapsht nëse përpiqen të kalojnë Kanalin. Por shkalla e kalimeve të djeshme sugjeron se politika deri më tani ka pasur pak ndikim tek ata që janë mbledhur në bregdetin e Francës veriore. Personi i tretë i dërguar mbrapsht ishte një burrë iranian i cili u kthye në Francë të premten. Dëbimi i tij vjen pas deportimit të mëparshëm të një burri nga Eritrea, apeli ligjor i të cilit për të ndaluar largimin e tij u refuzua, dhe deportimit të një shtetasi indian pardje.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ngritur alarmin për gjendjen e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se industria, energjia dhe bujqësia po përjetojnë rënie të thellë. “Industria ka rënë me 7,5% në tremujorin e fundit, duke sjellë një rënie të punësimit me 5,2%. Edhe energjia ka rënë me 5,2%, ndërsa punësimi në këtë sektor është ulur […]
Padi, falimentime, anulime fluturimesh – Air Albania në krizë! Në pranverë, linja ajrore shqiptaro-turke njoftoi se po rifillonte operacionet e saj. Por vetëm disa muaj më vonë, Air Albania po përballet me padi. Por këto nuk janë problemet e saj të vetme. Nga Martin Dichler – aeroTelegraph Kushtet janë në fakt të mira: Biznesi i fluturimeve […]
BRUKSEL, 19 shtator /ATSH-DPA-ENR/ – Dështimi për të zgjidhur mungesën e strehimit dhe kostot në rritje mund të kenë pasoja të zymta për shoqërinë, paralajmëron presidenti në largim i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), Oliver Ropke për European Newsroom (ENR) në një intervistë në fund të mandatit të tij, i cili skadon këtë muaj pas dy vitesh e gjysmë.
“Kriza e kostos së jetesës është një kërcënim i madh për… besimin te demokracia dhe për besimin edhe në aftësinë e Evropës për të vepruar”, tha Ropke për ENR, ku ATSH është anëtare me të drejta të plota.
“Ne duhet ta trajtojmë këtë sepse përndryshe ne tashmë po shohim standardet themelore, të drejtat themelore, standardet e shtetit të së drejtës që po gërryhen”, shtoi ai.
EESC është një organ këshillues që përfaqëson punëdhënësit, sindikalistët dhe organizatat e shoqërisë civile në të gjithë Evropën.
Ai ka bërë fushatë për vite me radhë për të ndërmarrë më shumë veprime të BE-së për strehimin.
Që nga viti 2010, çmimet e shtëpive janë rritur me 57,9% në të gjithë Bashkimin Evropian dhe qiratë me 27,8%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara në korrik. Gjatë së njëjtës periudhë, pagat kanë pasur vështirësi të përballojnë kostot në rritje.
Me rritjen e kostove të ndërtimit dhe ngadalësimin e ndërtimit, ka më pak banesa të reja që hyjnë në treg. Në të njëjtën kohë, më shumë shtëpi po përdoren për qira afatshkurtra ose blihen si investime, duke e përkeqësuar më tej rritjen e çmimeve, veçanërisht në qytete.
“Ne e dimë se nuk ka një zgjidhje të vetme për të gjithë”, tha Ropke, ndërsa shprehu shpresën se Komisioni Evropian do të hartojë propozime konkrete, një kornizë dhe një plan veprimi për shtetet anëtare.
KESE ka dhënë rekomandime për politikat e strehimit në nivel BE-je, duke theksuar një mungesë prej 270 miliardë eurosh (318 miliardë euro) të identifikuar nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI).
Ai argumenton se politika e kohezionit të BE-së – përpjekjet për të zvogëluar pabarazitë ekonomike midis shteteve anëtare – duhet të përfshijë instrumente për të trajtuar strehimin e përballueshëm dhe se rregullat e buxhetit të BE-së duhet të japin më shumë liri veprimi.
Brukseli nuk mund të vendosë politika strehimi
BE-ja nuk ka kontroll të drejtpërdrejtë mbi çështjet e strehimit. Nuk mund të nxjerrë ligje ose vendime për gjëra të tilla si çmimet e shtëpive, rregullat e ndërtimit ose politikat e strehimit në të gjithë bllokun. Këto janë pronë e shteteve anëtare.
Megjithatë, BE-ja mund të ndikojë në kryeqytetet kombëtare. Blloku planifikon të paraqesë një Plan Strehimi të Përballueshëm në fillim të vitit 2026.
“Ky plan do të përshkruajë se si BE-ja mund të ketë ndikim dhe si mund të punojmë së bashku drejt strehimit të përballueshëm, të qëndrueshëm dhe të denjë për të gjithë”, tha Dan Jorgensen, komisioneri i parë i Strehimit i BE-së.
Ai i nxiti evropianët të kontribuojnë në një konsultim publik përmes një pyetësori online.
Strehimi është ngritur në agjendë që nga zgjedhjet e Parlamentit Evropian të vitit të kaluar. Rritja e çmimeve, kostoja e jetesës dhe ekonomia ishin temat kryesore që i motivuan njerëzit të votonin, sipas anketës pas zgjedhjeve të BE-së.
Ropke tha se një nga pyetjet kryesore është se si të financohet strehimi. Ai e pranoi se do të ishte e kushtueshme, por tha se kostoja e mosveprimit do të ishte “edhe më e lartë”.
“Shpresoj se do të shohim disa instrumente të reja. Shohim shumë gatishmëri te BEI-ja për të ecur përpara dhe gjithmonë kam këmbëngulur që politika e kohezionit duhet të përqendrohet më shumë edhe në strehimin e përballueshëm”, tha ai./ a.jor.
Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou, i larguar nga posti për shkak të mosmiratimit të buxhetit.
Lecornu premton ndryshim dhe “ndarje të thellë” me politikën e vjetër, ndërsa përballet me sfidën e vështirë për të siguruar mbështetjen e parlamentit të ndarë dhe të paqëndrueshëm për miratimin e buxhetit të ri. Nëse dështon, edhe ai rrezikon të rrëzohet në pak javë, si paraardhësit e tij.
“Do të arrijmë atje… Asnjë rrugë nuk është e pamundur,” tha Lecornu, duke theksuar nevojën për kreativitet dhe seriozitet në bashkëpunimin me opozitën.
Ai pritet të formojë qeverinë e re në javët në vijim, ndërsa Franca po përjeton protesta masive dhe tensione politike, me dhjetëra mijëra protestues në rrugë dhe mbi 80,000 policë të vendosur në të gjithë vendin.
Lecornu, i njohur si një nga aleatët më të afërt të presidentit Emmanuel Macron dhe shpesh quajtur “djali shpirtëror i Macronit”, shihet më shumë si përfaqësues i vazhdimësisë sesa ndryshimit rrënjësor që kërkojnë opozitat.
Këto të fundit paralajmërojnë se një gabim i vetëm mund t’i kushtojë Lecornut detyrën përmes një mocioni mosbesimi, duke e lënë Francën sërish pa qeveri stabile.
Radio Televizoni Publik Shqiptar (RTSH) është duke u përballur me një krizë financiare, që ka lenë dhjetëra gazetarë dhe bashkëpunëtorë pa paga.
Kjo situatë është denoncuar publikisht nga gazetarët, të cilët po kërkojnë shpjegime.
Gazetarja Elsa Demo në një letër publike të publikuar në median Reporter.al të BIRN Albania, u shpreh se emisioni i saj “ARTES” do të ndalojë së transmetuari në televizionin publik.
“Sot duhet të isha në transmetim, dhe, me sa di, nuk është asnjë nga programet që realizohen nga bashkëpunëtorët e jashtëm. Kërkova dy herë takim me drejtoreshën e përgjithshme, edhe pse “nuk pret” më kishin thënë. Nuk ka përgjigje as stafi i saj”, u shpreh në letrën e saj publike gazetarja Demo.
Ndërsa u shpreh se prej muajsh gazetarët nuk janë paguar në televizionin publik.
“Arka bosh’ nuk është argument. As kur bëhet fjalë për një institucion publik, të financuar nga taksapaguesit, dhe as kur bëhet fjalë për profesionistë që kanë përmbushur detyrimet e tyre”.
Të njëjtin shqetësim ndau edhe gazetarja e producentja Kozeta Kurti, që u shpreh se prej pesë muajsh ajo dhe stafi i saj nuk janë paguar.
“Në fillim u përpoqa jo vetëm vetë, por duke bërë katalizatorin edhe të bashkëpunëtorëve të mi, të tregoja mirëkuptim dhe empati për një grup njerëzish që janë rishtarë, që u duhet kohë të kuptojnë ku kanë ardhur, të analizojnë situatën etj, etj. Më vonë nuk lashë vend pa trokitur”, shkruan Kurti në një reagim publik.
Në prill të 2025-ës në krye të RTSH-së u vendos gazetarja Eni Vasili.
Vasili konstatoi se RTSH është në krizë, dhe dërgoi kërkese zyrtare për mbështetje financiare nga buxheti i shtetit, drejtuar ministrit te financave.
Sipas kërkesës, institucioni ka rreth 8 milionë euro detyrime për shkak të keqmenaxhimit të viteve të shkuara.
Organizatat e medias, thirrje për masa të menjëhershme
Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalist) kërkoi nga RTSH-ja që të veprojë me hapa transparentë, duke publikuar një plan të qartë dhe me një afat konkret për të shlyer detyrimet.
“RTSH duhet të bashkëpunojë plotësisht me organet e mbikëqyrjes. Këshilli Drejtues duhet të mbajë mbledhje të hapura dhe të publikojë procesverbalet; Inspektorati i Punës duhet të verifikojë respektimin e kontratave dhe pagesave me mbështetjen aktive të RTSH; dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive duhet të vlerësojë vijimësinë e detyrimeve të shërbimit publik dhe standardeve të transparencës”, thuhet në komunikimin e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt.
Mes te tjerash, Rrjeti thekson se për çështjet gjyqësore të nisura nga ish-punonjësit e RTSH-së gjykata ka një rol thelbësor, ndëra publikut, si aktori më i rëndësishëm duhet ti rikthehet besimi tek media publike.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë u shpreh se ka kërkuar informacion për situatën por prej 10 ditësh nuk ka mundur të marrë një përgjigje nga RTSH-ja.
“Kjo qasje jo vetëm që dëmton rëndë të drejtat e punonjësve të medias, por cenon edhe besimin publik tek Televizioni Publik, i cili financohet nga taksapaguesit shqiptarë dhe ka detyrimin ligjor e moral për të respektuar standardet më të larta të transparencës dhe korrektësisë”, u shpreh Asociacioni, ndërsa i bëri thirrje drejtuesve të RTSH-së të marrin masa të menjëhershme.
RTSH ka qenë në qendër të debatit publik, që nga koha kur në krye të institucionit ishte Alfred Peza. Ai dha dorëheqjen një vit pas marrjes së detyrës në shtator 2024, pas një periudhe të tensionuar gjatë së cilës u kritikua për shkarkime të shumta të gazetarëve dhe punonjësve të RTSH-së.
Ka shumë histori që ia vlen të tregohen për pandeminë e COVID-19. Por, nëse i analizojmë ato, thuajse të gjitha flasin për politikën dhe mënyrën e vendimmarrjes.
Cili autoritet e menaxhoi: qeveria apo komuniteti shkencor i mjekëve? Mbi të gjitha, a kishte transparencë dhe hapësirë për kritika?
Sipas qeverisë u veprua në kohë, shifrat tregojnë për 310 mijë të infektuar dhe 3,625 viktima.
Qeveria thotë se e menaxhoi situatën me sukses. Sipas saj vetëm 11.5% e popullsisë u prek nga virusi dhe 1.2% e të prekurve humbën jetën.
Por çfarë ndodhi përtej këtyre shifrave dhe çfarë thuhet sot për pandeminë?
“Krim dhe ndëshkim” mes bluzave të bardha
Alarmin për COVID-19 në Shqipëri e ndezën lajmet nga Italia. Ishte shkurti 2020. Qindra viktima raportoheshin çdo ditë në vendin fqinj duke nxitur frikë dhe pasiguri.
Shqiptarët ishin shpërqendruar nga kërcënimi i virusit prej traumave që la pas tërmeti i nëntorit 2019. Virusi në fakt përflitej prej së paku katër muajsh nëpër botë.
Ilir Allkja ishte mjek i Urgjencës Lëvizëse në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT). Ai kujton për Citizens.al se fillimisht nisi të tregohej kujdes për rastet që kishin histori udhëtimi nga Italia.
Simptomat ishin të ngjashme me gripin apo ftohjen: temperaturë, rrufë dhe kollë e rënduar. Por thirrjet për ambulancë nisën të fshihnin rastet e dyshimta për COVID-19 me dhimbje barku apo të vjella.
Kur dyshohej për COVID-19, ekipi i urgjencës vishej me veshje mbrojtëse. Për thirrjet e zakonshme ato nuk përdoreshin.
Për javë me radhë, ekipi i doktor Allkjës u përball me raste të rrezikshme infektimi.
Më 9 mars 2020, qeveria konfirmoi zyrtarisht rastin e parë me COVID-19 në Shqipëri.
Allkja kujton të paktën tre raste të dyshimta të një mbrëmje më pas. Qendra e Urgjencave i kishte referuar si probleme reumatologjike, neurologjike dhe gastrointestinale. Por të tre pacientët kishin ardhur nga Italia dhe kishin temperaturë.
“Ishin me ethe, ndërkohë që ishin referuar për shqetësime që nuk kishin lidhje fare me COVID-19,” thotë Allkja teksa tregon se ai dhe ekipi ishin nisur pa veshjet mbrojtëse.
Të nesërmen, më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli infeksionin pandemi globale.
I tronditur nga zhvillimet dhe situata e përsëritur, Allkja tregon se kontaktoi Shefin e Shërbimit në QSUNT dhe drejtuesin e Qendrës Kombëtare të Urgjencave Mjekësore.
“Nuk mora asnjë përgjigje, qoftë dhe një fjalë mbështetëse,” kujton Allkja për Citizens.al. Ai e ruan ende mesazhin e dërguar në telefon.
Mjeku Ilir Allkja gjatë një deklarate për mediat, dhjetor 2020/Facebook.
I kapluar nga lodhja, frika prej infektimit dhe shpërfillja institucionale, mjeku i urgjencave lëvizëse u mbyll në karantinë. Për të dhe kolegët, nuk pati ndihmë psikologjike, pavarësisht stresit dhe dinamikave të jashtëzakonshme në ritmet e punës.
Në këto kushte, Allkja botoi një video në Facebook. Ai apeloi për më shumë kujdes dhe koordinim për masat mbrojtëse. Synimi i tij ishte të ndërgjegjësonte për ruajtjen e jetëve të bluzave të bardha.
“Veshjet vlejnë më pak se jeta jonë,” ishte apeli publik i tij.
Por, në 9 muaj (deri në dhjetor 2020), nga COVID-19 humbën jetën mbi 50 mjekë. Mes tyre dy kolegë të Allkjës.
Në prill, teksa qeveria po shqyrtonte lirimin e masave kufizuese, Allkja drejtoi një apel tjetër.
Ai sugjeroi decentralizimin e trajtimeve përtej QSUNT-së dhe spitalit “Shefqet Ndroqi” duke përfshirë spitalet rajonale.
I mirinformuar nga zhvillimet në vendet e tjera, si Franca, Allkja i drejtoi një letër të hapur qeverisë. Ai këshilloi angazhimin edhe të sistemit të referimit – mjekët e familjeve.
Kjo qasje u përdor nga qeveria vetëm në fund të vitit 2020. Në atë kohë, bilanci zyrtar i pandemisë kishte shkuar në 23,500 raste me rreth 1,200 viktima.
Më 30 dhjetor 2020, Allkja ishte në shërbim kur mori shkresën e pushimit nga puna. Në kulmin e pandemisë, ai u shkarkua pa paralajmërim.
“E prisja pasi isha linçuar publikisht, jo për ndonjë shkelje, por sepse kërkova të shpëtoheshin më shumë jetë,” thotë mjeku.
Qeveria e etiketoi Allkjën “militant të opozitës”. Drejtoria e arsyetoi pushimin me shkelje etike në qëndrimet publike që ai kishte mbajtur.
Sot Allkja punon në një spital privat. Sipas tij, propaganda politike kufizoi dhe instrumentalizoi profesionistët e shëndetësisë.
“Patën paturpësinë të bënin edhe koncerte nëpër spitale,” shton Allkja duke e cilësuar periudhë tejet frustruese.
Amulli dhe shmangie informacioni
Gjatë pandemisë isha gazetar në Euronews Albania. Në tetorit 2020, zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, ishte e ftuar në emisionin e Ilva Tares.
Media kishte shtatë muaj që vinte në diskutim bilancin zyrtar të pandemisë. Qeveria raportonte vetëm vdekjet spitalore si raste të konfirmuara me COVID-19.
I sugjerova drejtueses së informacionit që ta pyeste zëvendësministren pikërisht për këtë çështje. A kishte qeveria të dhëna edhe për vdekjet jospitalore dhe a mund t’i bënte ato publike.
“Po të mi kishit dhënë pyetjet para, do të kisha ardhur [me të dhënat]…”tha Rakacolli.
“Pa diskutim që, po!” shtoi si përgjigje nëse shifrat mund të jepeshin pas një kërkese për informim.
Kërkesa u dërgua, por përgjigja nuk erdhi kurrë. Pesë vite më pas bilanci i pandemisë së COVID-19 nuk është rishikuar, ose së paku nuk publikohet.
Përkundrazi. Faqja zyrtare që dikur mbante shifrat e pandemisë është zeruar nga informacioni. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) të adreson te Ministria e Shëndetësisë.
Në vend të një pasqyre të plotë, zyrtarisht jepen vetëm përgjigje të pjesshme. Ministria tha për Citizens.al se emergjenca kombëtare “përfundoi më 5 maj 2023”.
Këtë nuk e mbështeti me asnjë vendim qeverie, apo urdhër, por me një link të faqes kryesore të OBSH-së. Në këtë mënyrë duket se Shqipëria nuk ka një datë zyrtare se kur doli nga pandemia e koronavirusit.
Si bilanc përfundimtar ministria dha raportin ditor të datës 25 prill 2023 me 310,536 të infektuar dhe 3,625 të vdekur.
Pas ndërhyrjes së Komisionerit për të Drejtën e Informimit, ISHP tha se “është hequr vetëm emergjenca” dhe se “pandemia vazhdon”. Sipas ISHP, analizat përfundimtare do të bëhen “në përfundim të pandemisë”.
Ndërkohë, ministria pranoi 32 viktima nga radhët e bluzave të bardha mes të cilëve katër infermierë. Por kjo nuk përputhet me të dhënat nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë. Për Citizens.al ai foli për 59 mjekë të vdekur gjatë pandemisë.
Kryeministri Rama gjatë një videotakimi me kabinetin, gjatë pandemisë daljet online të tij ishin të shpeshta/Facebook.
Bilanci “i fshehur” i vdekjeve
Përpara pandemisë, në Shqipëri, çdo vit humbnin jetën 21,000-21,500 persona. Një mesatare shumëvjeçare, me prirje rritëse që lidhej kryesisht me plakjen e popullsisë.
Por gjatë pandemisë, vdekjet e regjistruara tejkaluan ndjeshëm këtë raport. Prirja kapërceu mesataren dhe prodhoi një bilanc lufte që ende nuk është arsyetuar nga autoritetet shqiptare.
Sipas INSTAT, në 2020, në Shqipëri u shënuan 27,605 vdekje. Viti i parë i pandemisë regjistroi 25.8% më shumë fatalitete se viti 2019.
Në 2021 pati 30,507 vdekje – 10.5% më shumë se 2020. Një vit më vonë, 23,998 vdekje – 21.3% më pak. Ndërsa në 2023 shifrat u kthyen te mesatarja shumëvjeçare (21,286 vdekje, 11.3% më pak se 2022).
Në total, gjatë tre vite e gjysmë pandemi Shqipëria vuajti mbi 17,500 vdekje se periudha normale. Kjo ngre dyshimin se fatalitetet lidhen direkt, ose indirekt me pasojat e COVID-19.
Megjithatë, qeveria njeh vetëm 3,625 vdekje nga koronavirusi, rreth 5 herë më pak se kjo valë vdekjesh. Shifra është vetëm për periudhën mars 2020-prill 2023, e cila u konfirmua edhe nga ministria edhe nga ISHP.
Me gjasë, testimet e pakta ndikuan që jo të gjitha vdekjet të përfshiheshin në bilancin zyrtar. Vdekja llogaritej e shkaktuar nga COVID-19 vetëm nëse: viktima rezultonte pozitiv në teste dhe pasqyrohej në aktin mortor.
Gjatë gjithë pandemisë, qeveria u kritikua për mungesë transparence dhe testime të ulëta.
Deri më 16 prill 2023, ishin kryer 2,052,830 teste. Mesatarja e përgjithshme ishte 1,808 teste në ditë – me mbulim 664 teste çdo 1,000 banorë.
Për krahasim, në qershor 2022, shtete si Serbia, apo Maqedonia e Veriut kishin si mbulim 986 deri 1,434 teste për 1,000 banorë çdo ditë.
Me më pak testime, Shqipëria pati më pak raste të konfirmuara. Për rrjedhojë, më pak vdekje të raportuara prej COVID-19.
Të dhëna të tjera nga INSTAT e mbështesin këtë ide. Për shembull, vdekjet nga sëmundjet e frymëmarrjes u rritën ndjeshëm gjatë pandemisë.
Zakonisht, më parë, ato varionin në shifrat 500-700 vdekje në vit. Gjatë tre viteve pandemike u raportuan si total 6,878 vdekje nga këto sëmundje – 3,233 vetëm në vitin 2022.
Kjo sugjeron se shumë nga këto vdekje mund të kenë pasur lidhje me COVID-19 – infeksion, i cili godiste rrugët e frymëmarrjes. Ato mund të mos jenë klasifikuar si vdekje nga koronavirusi për mungesë të testimeve.
Këto të dhëna tregojnë nevojën për analizë të thelluar. Bilanci zyrtar i pandemisë në Shqipëri duhet rishikuar. Mijëra vdekje nuk mund të fshihen për efekt propagande.
Mjeku epidemiolog Taulant Muka/Facebook.
Nevoja për reforma dhe reflektim
Pesë vite pas shpërthimit të pandemisë, kritikat për menaxhimin e saj mbeten.
Taulant Muka, mjek epidemiolog, gjatë pandemisë, punonte në një universitet në Zvicër. Si studiues, ai sjell një këndvështrim të dyfishtë: nga brenda akademisë dhe jashtë sistemit shëndetësor shqiptar.
Sipas tij qeveria aplikoi një qasje krejtësisht politike dhe jo shkencore në menaxhimin e situatës. Muka beson se ajo madje e përkeqësoi gjendjen.
“Komisioni qeveritar la jashtë ekspertët shkencorë, të cilët mund të kishin ofruar udhëzime më efektive,” thotë ai.
Sipas Mukës, masat ishin të pakoordinuara dhe shpesh tragjikomike, kryesisht të huazuara nga vendet e tjera.
“Në Tiranë u nxorën tanket për të luftuar virusin,” kujton ai bashkë me udhëzimet absurde për udhëtime “diagonal” në taksi.
Sipas Mukës, këto vendime treguan mungesë totale të udhëheqjes shkencore.
Në nisje të pandemisë, ai kishte kryer projeksione të pavarura të bilancit që rrezikonte Shqipëria. Një prej skenarëve të tij parashikonte 16-18 mijë vdekje shtesë.
“Fatkeqësisht, këto parashikime u konfirmuan,” thotë për Citizens.al. Të dhënat e shqyrtuara më lart nga raportimet e INSTAT duket se e mbështesin këtë tezë.
“Masat e qeverisë nuk patën ndikim të matshëm në reduktimin e vdekshmërisë.” thekson Muka.
Ai kritikon edhe përqendrimin e trajtimit vetëm në Spitalin Infektiv. Sipas tij, kjo strategji u përdor më shumë për kontroll informacioni, se sa përkujdesje shëndetësore.
Muka thotë se Shqipëria vuajti edhe nga mungesa e kapaciteteve shkencore. Universitetet nuk prodhuan të dhëna apo analiza që mund të ndihmonin qeverinë në menaxhimin e krizës. Ndërsa akademikët u përfshinë në propagandë politike.
Ky pretendim duket se u konfirmua nga Universiteti i Mjekësisë. Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike tha për Citizens.al se deri në prill 2025 realizoi vetëm katër punime shkencore.
Një prej punimeve trajtonte ndikimet e mundshme të virusit te pacientët me diabet. Të tjerat, botime të vitit 2020-2022, përqendroheshin te pasojat në shëndetin mendor të stafit mjekësor.
Ndërkohë, mungesa e kontrolleve dhe protokolleve të qarta mjekësore solli pasoja.
Muka përmend përdorimin në masë të pakontrolluar të antibiotikëve dhe kthimin e klinikave dhe farmacive si tregje pa rregulla. Kjo, sipas tij, krijoi një skenar të rrezikshëm për xhepat dhe shëndetin e qytetarëve.
Për të ardhmen, Muka ndan bindjen se nevojitet hulumtim i thelluar shkencor dhe institucional për menaxhimin e pandemisë. Ai thotë se është e rëndësishme që të shqyrtohen evidencat mbi të cilat u bazuan masat e marra.
“Ministria e Shëndetësisë duhet të mbajë përgjegjësi për vdekjet shtesë,” thekson Muka. Sipas tij Shqipëria u rendit ndër vendet me shkallën më të lartë të vdekshmërisë në Evropë gjatë pandemisë.
“Pa reflektim të sinqertë dhe reforma të thella, sidomos në arsim të lartë, do mbetemi të papërgatitur për sfidat e ardhshme,” përfundon ai.
Politikëbërësit francezë kanë diskutuar nëse vendi do të detyrohet të kalojë kufirin e borxhit që ka ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, nëse parlamenti vazhdon të rezistojë ndaj reformave buxhetore dhe të zvogëlojë totalin e borxhit. Aktualisht, financat publike të Francës janë lëmsh. Parisi nuk ka qenë në gjendje të ulë huamarrjen që nga fundi i pandemisë, […]
“Është një votë qartësie dhe përgjegjësie. Nuk duhet të mohojmë dhe as të jemi në katastrofë”, tha Emmanuel Macron në një takim të kabinetit të Francës këtë mëngjes, sipas burimeve që morën pjesë në takim, në lidhje me vendimin e Kryeministrit François Bayrou për të kërkuar një votë besimi.
“Ne arritëm të konsolidonim financat publike midis viteve 2017 dhe 2019, duke krijuar vende pune dhe duke ulur taksat. Sfida mund të përballohet. Ky është një votë për situatën dhe parimet, jo për buxhetin, dhe kjo lejon negociata më pas”, theksoi presidenti francez.
Ndërkohë, qëndrimi i qeverisë franceze në lidhje me votimin e 8 shtatorit në Asamblenë Kombëtare u dha pas mbledhjes së kabinetit nga zëdhënësja e qeverisë Sophie Prima , duke theksuar se çështja nuk ka të bëjë me një buxhet, por me një diagnozë të kursit të vendit.
Prima tha se Presidenti francez Emmanuel Macron është në bashkëveprim, dakordësi dhe mbështetje të përsosur” me drejtimin e Bayrou-t për të prodhuar më shumë rritje dhe për të menaxhuar më mirë burimet publike. Ajo theksoi se “racionalizimi dhe vendosmëria” janë të nevojshme në periudhën e ardhshme.
GJENEVE, 26 gusht /ATSH-AA/ – Olga Cherevko, zëdhënëse e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), deklaroi se uria në Gaza po përshkallëzohet me shpejtësi dhe paralajmëroi se nëse situata aktuale nuk adresohet në mënyrë holistike, uria mund të përhapet lehtësisht në pjesë të tjera të Gazës.
Cherevko në një intervistë për Anadolu foli në lidhje me situatën në Gaza e cila është nën sulme intensive izraelite.
Ajo deklaroi se uria dhe kriza e ushqimit janë të përhapura në Gaza dhe theksoi se konfirmimi i urisë në qytetin e Gazës në një raport të botuar nga Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) i mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB) nuk ishte surprizë.
“Sado e tmerrshme të jetë (uria në Gaza), është diçka për të cilën kemi paralajmëruar prej muajsh. Ne e kemi ngritur këtë çështje dhe e kemi theksuar rrezikun në çdo platformë të mundshme, duke thënë se po ndodh prej muajsh. Nëse kjo situatë nuk ndryshon, do të shohim skenarin më të keq”, tha Cherevko.
Ajo ka kujtuar se raporti i IPC-së theksoi se nëse situata aktuale nuk trajtohet në mënyrë të saktë, uria mund të përhapet lehtësisht në pjesë të tjera të Gazës.
“E vetmja mënyrë për të ndaluar urinë (në Gaza) tani është të lejojmë furnizime të mjaftueshme që të hyjnë dhe të arrijnë më të prekshmit. Pengesa që hasim duhet të hiqen dhe duhet të lejohet qasje e vazhdueshme, e parashikueshme dhe e sigurt për të arritur më të prekshmit”, tha Cherevko.
Zëdhënësja theksoi se numri i pacientëve të sjellë në Spitalin Nasser në Gazën jugore për shkak të kequshqyerjes po rritet çdo ditë, duke theksuar se kjo ka qenë një krizë që ka vazhduar prej muajsh.
– Uria dhe kriza në Gaza
“Aktualisht jemi në një fazë ku uria (në Gaza) po përshpejtohet mjaft shpejt”, tha Cherevko, duke shtuar se ata (Izraeli) nuk po lejojnë që të gjitha ndihmat në Gaza të kalojnë dhe furnizimet me ndihmë të dorëzohen shpejt.
Cherevko deklaroi se raporti i IPC-së për urinë tregoi se ofrimi i ndihmës humanitare u vonua në shumë mënyra, duke thënë: “Vdekje të parandalueshme kanë ndodhur tashmë. Kjo situatë, e cila është tërësisht e shkaktuar nga njeriu, mund të ishte parandaluar nëse do të kishim kërkuar që ajo të ndalej dhe të adresohej. Fatkeqësisht, nuk u ndërmor asnjë veprim dhe nuk u ndërmorën hapa të mjaftueshëm për ta ndaluar atë”.
Ajo tha se njerëzit që takoi në Gaza gjatë armëpushimit po përjetonin frikë dhe pasiguri të madhe, duke u kujtuar atyre se ata i janë nënshtruar vdekjes, shkatërrimit dhe zhvendosjes për gati 2 vjet.
“Jam shumë e shqetësuar se nëse kjo nuk ndalet dhe nuk ka një zgjidhje për konfliktin së shpejti, do të arrijmë në një pikë pa kthim. Mendoj se kjo është mendimi më i frikshëm. Po shohim viktima masive, zhvendosje të detyruara. Gjithashtu po shohim që të gjitha këto sulme të vazhdojnë dhe njerëz të vdesin nga uria. Shpresa jonë është për një armëpushim. Ne kemi nevojë për lirimin e pakushtëzuar dhe të menjëhershëm të të gjithë pengjeve dhe situata duhet të ndryshojë. Ne duhet t’i japim fund kësaj vuajtjeje dhe urie. Ne kemi nevojë për qasje të parashikueshme dhe të sigurt”, tha Cherevko. /os/