Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

BAGDAD – Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

31 December 2025 at 19:19

BAGDAD, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Iraku njoftoi sot se do të marrë në dorëzim javën e ardhshme një strukturë të rëndësishme ushtarake nga aleanca globale e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, e angazhuar në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik (IS), një çështje që prej kohësh ka qenë burim polemikash në vend.

Zëvendëskomandanti i Komandës së Përbashkët të Operacioneve të Irakut, gjenerallejtënant Qais al-Muhammadawi, deklaroi se koalicioni anti-IS do t’ia dorëzojë forcave irakiane të sigurisë bazën ushtarake “Ain al-Asad” në Irakun perëndimor.

“Do të ketë marrëveshje dypalëshe mes Bagdadit dhe disa vendeve anëtare të aleancës, përfshirë SHBA-në, Francën dhe Britaninë e Madhe”, shtoi ai.

”Baza ‘Ain al-Asad’ do të shohë javën e ardhshme një tërheqje të plotë dhe do t’u dorëzohet forcave tona irakiane”, tha al-Muhammadawi në një konferencë për shtyp në Bagdad.

“Kjo është një arritje që lidhet me kapacitetet irakiane, sovranitetin e Irakut, si dhe me mirëkuptimin me SHBA-në dhe vendet e tjera të aleancës për ta shndërruar misionin në memorandume dypalëshe për shkëmbim ekspertize dhe informacioni, si edhe për trajnim”, theksoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Iraku po shqyrton nënshkrimin e marrëveshjeve të sigurisë me SHBA-në pas tërheqjes së forcave të saj drejt rajonit autonom të Kurdistanit irakian, raportoi sot televizioni saudit al-Hadath, duke cituar burime të paidentifikuara.

Muajt e fundit, milicitë irakiane të afërta me Iranin kanë bërë thirrje të përsëritura për largimin e trupave amerikane nga vendi.

E vendosur në provincën perëndimore al-Anbar, baza “Ain al-Asad” ka qenë disa herë objekt sulmesh nga grupe irakiane të lidhura me Iranin.

Forcat amerikane vazhdojnë të jenë të dislokuara pranë aeroportit të Bagdadit dhe në bazën ajrore të Erbilit, në Kurdistanin irakian. /Ad.Ab./ a.jor.

The post BAGDAD – Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEHERAN – Irani ndalon furnizimet me gaz në Irak

23 December 2025 at 19:50

TEHERAN, 23 dhjetor /ATSH-DPA/- Irani ka ndaluar furnizimet me gaz në Irak, njoftoi sot Ministria e Energjisë në Bagdad, një veprim që pritet të përkeqësojë ndjeshëm furnizimin me energji tashmë të brishtë të vendit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve irakiane INA, kjo do të thotë se rrjeti i gazit i vendit do të humbasë 4,000 deri në 4,500 megavat kapacitet gjenerimi.

Autoritetet iraniane informuan ministrinë në Bagdad për vendimin përmes një njoftimi me shkrim, duke përmendur si justifikim “rrethanat e paparashikueshme”.

Qeveria irakiane tha se ishte konsultuar me Ministrinë e Naftës për të zbatuar “masa alternative” për të minimizuar ndërprerjet në centrale.

Importet mbulojnë rreth një të tretën e konsumit kombëtar të energjisë elektrike në Irak.

Në vitet e fundit, Teherani ka ulur vazhdimisht furnizimet me gaz për të përmbushur kërkesën e brendshme, në rritje.

Shumica e eksporteve të naftës së Iranit aktualisht dërgohen në Kinë.

Pavarësisht se mban disa nga rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë, Irani po përballet me një krizë të rëndë energjetike.

Vëzhguesit ia atribuojnë krizën sanksioneve ndërkombëtare, mungesës së investimeve në infrastrukturë, korrupsionit dhe keqmenaxhimit afatgjatë.

Ndërkohë, Iraku vazhdon të vuajë nga mungesa e energjisë elektrike pas disa dekadash lufte dhe konflikti, me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, veçanërisht në verë.

Në vitin 2019, ashtu si në vitet e mëparshme, kjo çoi në protesta masive në të cilat u vranë qindra njerëz dhe u plagosën mijëra të tjerë.

Ndërprerja e furnizimeve me gaz iranian ka ngritur shqetësime se trazira të ngjashme mund të shpërthejnë sërish nëse mungesat e energjisë përkeqësohen në javët e ardhshme. //a.i/

The post TEHERAN – Irani ndalon furnizimet me gaz në Irak appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAK – Pas 35 vitesh një avion evropian ulet në Bagdad

16 December 2025 at 21:23

BAGDAD, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një fluturim i operuar nga kompania greke “Aegean Airlines” mbërriti sot në Bagdad duke u bërë aeroplani i parë evropian për pasagjerë që zbret në kryeqytetin irakian pas 35 vitesh.

“Ky moment shënon rikthimin e Irakut si një qendër ajrore e sigurt dhe e besueshme pas viteve sfidash”, tha Ministria irakiane e Transportit.

Qeveria planifikon të zhvillojë më tej sektorin civil të aviacionit, të rrisë hapjen ndaj botës dhe të pozicionojë hapësirën ajrore irakiane si një urë për lidhjet globale.

“Aegean Airlines” do të operojë fillimisht dy fluturime në javë midis Athinës dhe Bagdadit, ndërsa numri i tyre mund të rritet në varësi të kërkesës.

Kompania “Oman Air” synon  gjithashtu të ofrojë fluturime nga Bagdadi drejt destinacioneve evropiane në të ardhmen.

Pas pushtimit të Kuvajtit në 1990, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi një embargo ekonomike dhe sanksione të plota ndaj Irakut, duke ndalur pothuajse të gjitha fluturimet ndërkombëtare.

Me rrëzimin e diktatorit Saddam Hussein në 2003, shumë sanksione u hoqën dhe vendi gradualisht u lidh përsëri me trafikun ajror ndërkombëtar./  /Ad.Ab./

The post IRAK – Pas 35 vitesh një avion evropian ulet në Bagdad appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fushatë e pazakontë në Irak - burri shfaqet në vend të gruas së tij në posterët e billbordeve

8 November 2025 at 15:20


Një burrë irakian ka shkaktuar zemërim tek qytetarët për drejtimin e fushatës së gruas së tij në zgjedhjet parlamentare, duke u shfaqur ai në billbordet në qytetin Kirkuk, ndërsa gruaja praktikisht nuk shihet.

Shayma Sami kandidon për partinë Taqadum Party të Mohammed al‑Halbousi në zgjedhjet parlamentare të Irakut, por në bazë të posterave dhe billboardeve përgjatë rrugëve të Kirkukut, do të mendonit se kandidati është burri i saj për një vend në parlament.

Sheikh Ahmed Ibrahim shfaqet në të gjitha materialet promovuese në vend të gruas së tij, dhe ai së bashku me të afërmit janë duke bërë fushatën në emër të politikanes, raporton odditycentral.com.

“Kjo është vetëm një shenjë për të treguar detajet e zyrës së saj. Siç e shihni, ka shumë posterë rrugëve që vetëm mbajnë emrin dhe numrin e kandidatit. Ne vijmë nga një sfond fisnor. Nuk përpiqesh të fitosh duke vënë imazhin tënd. Ke një emër, një fis, njerëz dhe të afërm [që votojnë për ty]”, tha Ibrahim.

Fushata jo-zakonshme politike e Shayma Sami ka ngjallur debat të nxehtë në rrjetet sociale, me aktivistë për të drejtat e grave që pretendojnë se për të siguruar votat e njerëzve, ajo duhet të jetë personi në qendër të vëmendjes dhe jo burri i saj, sepse është emri i saj ai që është në fletëvotim.

“Nga kuzhina në parlament, është shumë i pakënaqshëm. Do të ndikojë negativisht rrugët e Kirkukut”. tha Srud Mohammed, kreu i organizatës Iraqi Hope Organization dhe shtoi se “nëse ajo është përfaqësuesja ime, duhet të qëndrojë, duhet të jetë në gjendje të flasë. Si mund të avokoj për të drejtat e mia kur unë nuk e di se kush është… Kjo na tregon se ajo është përdorur”. /Telegrafi/

IRAK – Kryeministri Sudani: Çarmatimi i fraksioneve pas largimit të forcave shumëkombëshe

6 November 2025 at 11:35

BAGDAD, 6 nëntor /ATSH/ – Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, deklaroi se qeveria e tij synon t’i vendosë të gjitha armët nën kontrollin e shtetit, por kjo do të jetë e mundur vetëm pasi të largohet koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, të cilin disa fraksione e shohin si forcë pushtuese, sipas “Reuters”.

Ai theksoi se prania e forcave të huaja nuk ka më arsye, pasi rreziku nga Shteti Islamik është zhdukur. “ISIS nuk ekziston më, falë Zotit kemi siguri e stabilitet; atëherë përse duhen 86 shtete në Irak (duke iu  referurar numrit të trupave shumëkombëshe?”, tha Sudani.

Sipas tij, plani për tërheqjen e plotë të koalicionit shumëkombësh mbetet në fuqi dhe pritet të përfundojë deri në shtator 2026, ndërsa pas largimit të trupave do të nisë një program për çarmatimin e çdo grupi të armatosur jashtë institucioneve shtetërore.

“Do të ketë një plan të qartë për t’i vendosur të gjitha armët nën kontrollin e shtetit”, tha ai, duke shtuar se grupet mund të përfshihen në forcat zyrtare të sigurisë ose të hyjnë në politikë.

Iraku po përballet me presione nga SHBA-ja për të çarmatosur milicitë e mbështetura nga Irani, pjesë e “Forcave të Mobilizimit Popullor” (PMF), të integruara formalisht në ushtri, por që ende ruajnë lidhje të forta me Teheranin.

Sudani tha se vetëm shteti mund të vendosë për “luftë dhe paqe” dhe se “asnjë palë nuk mund ta tërheqë Irakun në konflikt”. Ai theksoi se situata në Irak është ndryshe nga ajo e Libanit dhe se vendi është i vendosur të ruajë stabilitetin.

Që nga rrëzimi i Sadam Huseinit në vitin 2003, Irani ka fituar ndikim të madh në Irak, ndërsa qeveritë e njëpasnjëshme janë përpjekur të ruajnë ekuilibrin midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Ndërkohë, Sudani tha se marrëdhëniet ekonomike me SHBA-në po forcohen dhe se kompanitë amerikane po hyjnë fuqishëm në Irak”, përfshirë marrëveshjen më të madhe ndonjëherë me “General Electric” për 24 000 megavat energji elektrike.

Sudani, që garon për një mandat të dytë në zgjedhjet e 11 nëntorit, është paraqitur si “ndërtuesi i Irakut”. Ai theksoi se ka përfunduar mbi 2 500 projekte të mbetura pezull nga qeveritë e mëparshme, ndërsa buxheti i tij trevjeçar prej mbi 150 miliardë dollarësh është më i madhi në historinë e vendit. “Iraku është një vend i pasur me shumë burime,” përfundoi ai, “por rreziku më i madh është vonesa në zbatimin e reformave”. /Ad.Ab./

The post IRAK – Kryeministri Sudani: Çarmatimi i fraksioneve pas largimit të forcave shumëkombëshe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Irak/ Rekrutonte ushtarë në interes të Rusisë, autori dënohet me burgim të përjetshëm

By: armand
29 September 2025 at 15:34

Një iraken është dënuar me burgim të përjetshëm me akuzën për “trafikim njerëzor”.  Sipas burimeve lokale, i dënuari, kishte rekrutuar banorë vendas për t’i dërguar të luftonin përkrah Rusisë kundër Ukrainës. Gjykata Penale e Najafit deklaroi se i dënuari Risan Falah Kamel, kishte formuar grupe më parë dhe i kishte dërguar në vende të ndryshme për […]

The post Irak/ Rekrutonte ushtarë në interes të Rusisë, autori dënohet me burgim të përjetshëm appeared first on BoldNews.al.

Irak: Themelohet partia e parë politike e grave

By: gaze tare
26 August 2025 at 14:40

Disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të nëntorit në Irak, u themelua partia e parë politike tërësisht femërore. Partia e Grave al-Mawadda mori licencën e saj zyrtare pas dy vitesh pritjeje, me qëllim bashkimin e grave nga e gjithë vendi dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën politike.

Emri al-Mawadda vjen nga Kurani dhe simbolizon dhembshurinë, dashurinë dhe respektin. Siç shpjegon sekretari i përgjithshëm dhe themeluesi i partisë, Jihan al-Taei, “gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e shoqërisë irakiane. Partia jonë u krijua për shkak të rolit të margjinalizuar të grave dhe përjashtimit të tyre të konsiderueshëm nga të gjitha aspektet e jetës, veçanërisht nga vendimmarrja.”

Duke refuzuar të lihen mënjanë nga qeveria konservatore e Irakut e dominuar nga meshkujt, politikanet dhe aktivistet femra kanë themeluar partinë e parë politike tërësisht gra në vend. Partia synon të bashkojë gratë nga çdo cep i Irakut, të veprojë si zëri i tyre i fortë dhe i unifikuar dhe të rrisë ndjeshëm pjesëmarrjen e tyre në politikë.

Sipas ligjit irakian, të paktën një e treta e anëtarëve të një partie politike duhet të jenë burra. Pavarësisht këtij kufizimi, al-Taei ka grumbulluar tashmë më shumë se 7,000 anëtarë në të gjithë Irakun dhe Rajonin e Kurdistanit. Ajo thotë se mbështetet në “besimin e njerëzve” në rolin e grave në hartimin e politikave për të ndërtuar mbështetje.

Fushata zgjedhore përfshin aktivitete informuese, punëtori edukative dhe krijimin e një platforme online për përfshirjen e anëtarëve nga sektori i medias.

The post Irak: Themelohet partia e parë politike e grave appeared first on iconstyle.al.

Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona të lidhur me MEK-un

By: Elva
5 August 2025 at 13:08

Irani ka arrestuar tre persona që dyshohet se janë pjesë e një celule sabotuese, të lidhur me opozitën në mërgim. Ata u arrestuan për prishje të rendit publik, raportuan mediat iraniane më 5 gusht. Të dyshuarit, që pretendohet se janë të lidhur me grupin e ndaluar Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), u […]

The post Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona të lidhur me MEK-un appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në qendrën tregtare në Irak, shkon në 60 numri i viktimave

By: Rovena
17 July 2025 at 12:34

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh që përfshiu një qendër tregtare pesëkatëshe në qytetin Kut të Irakut, bëjnë me dije zyrtarët lokalë. Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së mërkurës në qendrën tregtare “Corniche Hypermarket”, e cila ishte hapur vetëm një javë më parë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë zjarrfikës duke shpëtuar njerëz nga çatia e ndërtesës, ndërsa mediat shtetërore raportojnë se shumë persona ende rezultojnë të zhdukur. Guvernatori i rajonit, Mohammed al-Miyahi, e cilësoi ngjarjen si një “tragjedi dhe fatkeqësi”, duke paralajmëruar ndjekje penale ndaj pronarit të qendrës tregtare. Në nderim të viktimave, janë shpallur tre ditë zie.

Flakët përfshinë disa kate të qendrës, ndërsa zjarrfikësit luftonin për orë të tëra për shuarjen e tyre. Deri në orën 04:00 të mëngjesit, ambulancat vijonin të transportonin të plagosur drejt spitaleve në qytetin që ndodhet rreth 160 kilometra në juglindje të Bagdadit.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Irakut, nga zjarri kanë humbur jetën 61 persona, shumica prej të cilëve kanë ndërruar jetë nga asfiksia në banjot e qendrës. Deri më tani, janë identifikuar vetëm një pjesë e viktimave, pasi 14 trupa janë gjetur tërësisht të karbonizuar. Ndërkohë, 45 persona janë shpëtuar nga ndërtesa nga ekipet e zjarrfikësve.

“Na ka goditur një katastrofë,” rrëfen për AFP Nasir al-Quraishi, një mjek në të pesëdhjetat, i cili humbi pesë anëtarë të familjes së tij në zjarr. “Shkuam në qendër për të darkuar dhe për t’i shpëtuar ndërprerjeve të energjisë elektrike në shtëpi. Një kondicioner shpërtheu në katin e dytë dhe menjëherë shpërtheu zjarri. Nuk mundëm të iknim.”

Ali Kadhim, 51 vjeç, ka kërkuar të afërmit e tij, kushëririn, bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre – në spitalin kryesor dhe në vendngjarje, por ende nuk ka informacion për fatin e tyre.

Ndërsa Moataz Karim, 45 vjeç, ka identifikuar trupat e dy të afërmve të tij, njëri prej të cilëve kishte nisur punë në qendër vetëm tre ditë më parë. “Këtu nuk kishte asnjë sistem për shuarjen e zjarrit,” tha ai për AFP, ndërsa priste informacione për një të tretë të zhdukur jashtë Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave dhe ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të hetimeve për shkaqet e zjarrit. Ai ka kërkuar gjithashtu të evidentohen të gjitha mangësitë dhe të ndërmerren masa të rrepta për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

Sipas autoriteteve, qendra tregtare përfshinte edhe një restorant dhe ishte hapur vetëm një javë më parë. Ngjarja rikthen në vëmendje shqetësimet për mungesën e standardeve të sigurisë në ndërtesat publike në Irak, një vend që përballet prej dekadash me keqmenaxhim dhe korrupsion.

Kujtojmë se në vitin 2023, mbi 100 persona humbën jetën nga një zjarr në një dasmë në veri të Irakut, ndërsa në vitin 2021, mbi 90 persona vdiqën pas një zjarri në repartin e izolimit për pacientët me Covid në qytetin Nasiriya./abcnews.al

IRAK – 60 viktima pas zjarrit në një qendër tregtare

17 July 2025 at 12:39

BAGDAD, 17 korrik  /ATSH-DPA/ – Rreth 60 persona humbën jetën pas një zjarri masiv në një hipermarket në qytetin irakian të Al-Kutit, tha sot një guvernator lokal.

”Flaka shpërtheu gjatë natës në qendrën tregtare shumëkatëshe në provincën e Wasit, rreth 170 kilometra në juglindje të Bagdadit, duke bllokuar blerësit brenda vendit mes flakëve në rritje dhe tymit të dendur”, thanë dëshmitarët okularë.

Disa media irakiane raportuan se zjarri la 77 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa zjarrfikësit po përpiqeshin ende ta shuanin atë dhe të nxirrnin trupat e të vdekurve nga rrënojat.

Shkaku i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë.

”Midis të vdekurve ishin gra dhe fëmijë”, tha guvernatori i Wasit, Mohammed Jamil al-Miyahi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Irakut INA.

Al-Miyahi shtoi se gjetjet e një hetimi paraprak mbi incidentin do të bëhen publike brenda 48 orësh.

Megjithatë, banorët  thanë se flakët ishin përhapur për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë në qendrën tregtare./  /Ad.Ab./

The post IRAK – 60 viktima pas zjarrit në një qendër tregtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Irak: Ranë në kontakt me gazin metan në një shpellë, vdesin 12 ushtarë turq

7 July 2025 at 14:21

Të paktën 12 ushtarë turq kanë vdekur pasi u ekspozuan ndaj një rrjedhjeje gazi metan, teksa po kryenin një operacion kërkimi në një shpellë në veri të Irakut.

Ministria e Mbrojtjes në Ankara njoftoi se në tërësi ishin 19 ushtarët që ranë në kontakt me gazin gjatë operacionit që po kryhej ditën e diel, por të hënën 12 prej tyre kanë ndërruar jetë në spital.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se e kishte marrë lajmin me “keqardhje të thellë” dhe i ka bërë tashmë ngushëllimet e tij familjeve të ushtarëve dhe Forcave të Armatosura Turke.

Gazi i Metanit nuk është direkt një lëndë toksike, por mund të rezultojë fatale sidomos në hapësirat e mbyllura, pasi mund të çojë drejt mbytjes.

Ushtarët që u prekën prej tij ishin në kërkim të trupit të një kolegu që kishte mbetur i vrarë në një shkëmbim zjarri në maj të 2022-shit, gjatë atij që njihet si “Kapja e Kthetrës”, një operacion ushtarak i trupave turke kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Irak, që përfshiu si sulme ajrore edhe tokësore.

PPK, që konsiderohet një grup terrorist në Turqi, BE, Britani dhe Shtetet e Bashkuara, ka zhvilluar një rebelim 40-vjeçar ndaj shtetit turk, kohë gjatë të cilës janë vrarë rreth 40 mijë persona.

Synimi i grupit kur nisi luftimet në vitet ’80 ishte të krijonte një strehë të pavarur për kurdët, por më vonë u shkëput nga synimet e tij, duke u fokusuar tek autonomia dhe shtimi i të drejtave për kurdët.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irak: Ranë në kontakt me gazin metan në një shpellë, vdesin 12 ushtarë turq appeared first on Euronews Albania.

12 ushtarë turq humbin jetën nga ekspozimi ndaj gazit metan në një shpellë në Irak

By: Rovena
7 July 2025 at 11:46

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se dymbëdhjetë ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e ekspozimit ndaj gazit metan gjatë një operacioni kërkimi në një shpellë në territorin irakian.

Sipas njoftimit zyrtar, të paktën 19 pjesëtarë të forcave turke u ekspozuan ndaj gazit gjatë operacionit të kërkim-pastrimit të zhvilluar të dielën, dhe u transportuan menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Ministria konfirmoi se deri të hënën, 12 prej tyre kishin ndërruar jetë.

Ushtarët po kërkonin trupin e një kolegu të tyre, i cili kishte humbur jetën në një përplasje me armë në maj të vitit 2022. Megjithatë përpjekjet, autoritetet turke bëjnë të ditur se trupi ende nuk është gjetur./abcnews.al

12 ushtarë turq vriten në Irak/ Shkaktar i tragjedisë dyshohet se është…

7 July 2025 at 11:55

Dymbëdhjetë ushtarë turq kanë vdekur pasi u ekspozuan ndaj gazit metan gjatë kërkimit në një shpellë në Irak, tha Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare.

Të paktën 19 persona u ekspozuan ndaj gazit gjatë operacionit të kërkimit dhe pastrimit të së dielës dhe u dërguan menjëherë në spital. Deri të hënën, 12 ushtarë kishin vdekur, tha ministria.

Ushtarët po kërkonin trupin e një ushtari që u vra në të shtëna me armë zjarri në maj 2022. Ministria tha se pavarësisht përpjekjeve, eshtrat ende nuk janë gjetur.

The post 12 ushtarë turq vriten në Irak/ Shkaktar i tragjedisë dyshohet se është… appeared first on Sot News | Lajme.

SOFT NEWS – Festival irakian kushtuar bukurisë së maceve

BAGDAD, 2 korrik /ATSH-AA/ – Për herë të dytë, në Suleymaniyah të Irakut u organizua Festivali i Bukurisë së Maceve (Miss Cat), në të cilin morën pjesë rreth 200 mace.

Festivali organizohet çdo vit nga Spitali Mbretëror Veterinar, ku zgjidhen macet më të bukura.

Festivali do të mbahet në disa faza.

Në fazën e parë do të përzgjidhen macet që kanë marrë më shumë pëlqime dhe komente në rrjetet sociale.

Në raundin e dytë, 10 macet fituese do të vlerësohen nga një panel gjyqtarësh për të përcaktuar fituesit.

Në festivalin e këtij viti, një mace me emrin Gula Rana fitoi vendin e parë për shkak të bukurisë dhe atraktivitetit të saj.

Çmimet e festivalit u përcaktuan në para të thata.

Vendi i parë mori 300 mijë dinarë (193 euro), vendi i dytë mori 200 mijë dinarë (129 euro) dinarë dhe vendi i tretë mori 100 mijë dinarë irakian (64 euro).

Vlen të përmendet se festivali “Miss Cat” në Suleymaniyah është bërë ngjarje vjetore dhe e ndjekur, ku njerëzit kanë mundësinë të tregojnë kafshët e tyre të dashura dhe përmes këtij festivali i përçohet shoqërisë mesazhi i kujdesit për kafshët dhe mbrojtjes së tyre./  /os/

The post SOFT NEWS – Festival irakian kushtuar bukurisë së maceve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Pas Katar, rradhën e ka Irak? Agjencia Reuters: Është aktivizuar sistemi i mbrojtjes ajrore

23 June 2025 at 19:11

Sistemi i mbrojtjes ajrore është vënë në funksion në bazën ushtarake amerikane Ain al-Asad, në Irak. Lajmi raportohet nga agjencia Reuters, duke cituar burime ushtarake.

The post Pas Katar, rradhën e ka Irak? Agjencia Reuters: Është aktivizuar sistemi i mbrojtjes ajrore appeared first on Sot News | Lajme.

Irani kërkon që IAEA të hetojë sulmet amerikane në centralet bërthamore

22 June 2025 at 10:31

Irani po bën thirrje për një hetim mbi sulmet ajrore amerikane ndaj objekteve të tij bërthamore.

Kështu thuhet në një letër nga shefi i energjisë bërthamore të vendit, Mohammad Eslami, drejtuar kreut të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, raportoi rrjeti i lajmeve SNN i Iranit.

Eslami i kërkoi Grossit të dënonte veprimin e SHBA-së dhe të merrte masat e duhura. Ai e kritikoi Grossin për “mosveprimin dhe bashkëpunimin” e tij , duke shtuar se Irani do të ndjekë “masa të duhura ligjore”.

“Kjo letër shpreh protestën e saj kundër shkeljes së rëndë të ligjeve dhe rregulloreve ndërkombëtare, veçanërisht Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore [NPT]”, thuhej në të.

Më parë, Grossi tha se po thërret një takim urgjent të bordit të guvernatorëve prej 35 vendesh të IAEA-s pas sulmeve ajrore të SHBA-së.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Irani kërkon që IAEA të hetojë sulmet amerikane në centralet bërthamore appeared first on Euronews Albania.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së thërret takim urgjent

22 June 2025 at 10:26

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) do të mbajë një takim urgjent nesër “në dritën e situatës urgjente në Iran”, sipas kreut të mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.

Ndërkohë, shefi i energjisë bërthamore të Iranit, Mohammad Eslam, i ka shkruar IAEA-s, duke thënë se Teherani dëshiron një hetim mbi sulmet amerikane dhe po i kërkon këtij organi mbikëqyrës të dënojë veprimin e SHBA-së, raportojnë mediat iraniane.

Më parë, IAEA konfirmoi se nuk ka pasur “rritje” të niveleve të rrezatimit pasi SHBA-të goditën tre centrale bërthamore në Iran.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së thërret takim urgjent appeared first on Euronews Albania.

“Kërcënim i rëndë për paqen rajonale”, Iraku reagon pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit

22 June 2025 at 10:22

Iraku ka paralajmëruar se sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit kërcënojnë stabilitetin e Lindjes së Mesme.

“Ky përshkallëzim ushtarak përbën një kërcënim të rëndë për paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe paraqet rreziqe serioze për stabilitetin rajonal”, tha në një deklaratë zëdhënësi i qeverisë irakiane, Basim Alawadi.

Alawadi paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme do të rrezikonin “përshkallëzim të rrezikshëm me pasoja që shtrihen përtej kufijve të çdo shteti të vetëm, duke kërcënuar sigurinë e të gjithë rajonit dhe botës”.

Iraku bëri thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës dhe tha se bashkësisë ndërkombëtare duhet t’i kujtohet “se luftërat lënë pas vetëm shkatërrim”, thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Kërcënim i rëndë për paqen rajonale”, Iraku reagon pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit appeared first on Euronews Albania.

Iraku: 50 avionë luftarakë izraelitë kanë shkelur hapësirën tonë ajrore

20 June 2025 at 19:52

Përfaqësuesi i Irakut në OKB thotë se shkeljet ndodhën pak para takimit të sotëm të Këshillit të Sigurimit.

Abbas Kadhom Obaid al-Fatlawi, i ngarkuari me punë i misionit të Irakut në OKB, i tha këshillit se avioni vinte nga zonat kufitare siriano-jordaneze.

“Njëzet aeroplanë u nisën, të ndjekur nga 30 aeroplanë që u drejtuan drejt jugut të Irakut, dhe fluturuan mbi qytetet Basra, Najaf dhe Qerbela”, tha ai.

“Këto shkelje janë shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së”, tha ai.

“Ato gjithashtu përbëjnë një kërcënim për vendet dhe rajonet e shenjta, gjë që mund të shkaktojë reagime të forta popullore, duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre vendeve të shenjta për popujt tanë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Iraku: 50 avionë luftarakë izraelitë kanë shkelur hapësirën tonë ajrore appeared first on Euronews Albania.

Protesta në Irak kundër luftës Izrael-Iran, mijëra qytetarë në rrugët e Bagdadit dhe Basrës

20 June 2025 at 16:04

Mijëra qytetarë irakianë kanë dalë në protesta në rrugët e Bagdadit, duke kundërshtuar luftën që Izraeli nisi ndaj Iranit më 13 qershor. Kundërshtime masive u raportuan edhe në qytetin portual jugor të Basrës, ku rreth 2,000 protestues u mblodhën në një nga bulevardet kryesore, sipas raportimeve të AFP-së.

Protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj ndërhyrjeve izraelite dhe amerikane në rajon, duke theksuar se “kjo është një luftë e pabazë dhe se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë dashur të kontrollojnë Lindjen e Mesme”.

Ndërkohë, sulmet mes Izraelit dhe Iranit kanë vijuar pa ndërprerje edhe këtë të premte, teksa konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në javën e tij të dytë. Mëngjesin e sotëm, raketat balistike të Iranit goditën për të dytën ditë radhazi qytetin Beer Sheva, ku Irani pretendon se kishte shënjestruar një park teknologjik të përdorur nga ushtria izraelite.

The post Protesta në Irak kundër luftës Izrael-Iran, mijëra qytetarë në rrugët e Bagdadit dhe Basrës appeared first on Sot News | Lajme.

❌
❌