Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rama ndan fotoalbumin e javës

21 December 2025 at 17:09

TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/  Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotoalbumin me momentet kryesore të aktiviteteve gjatë javës.

Gjatë kësaj jave, kryeministri mori pjesë në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”, ku ishte një ndër të ftuarit specialë. Kryeministri Rama e cilësoi fanellën kuqezi si një privilegj që rrëmben dhe bashkon të gjithë shqiptarët në një lumë emocionesh.

Një tjetër aktivitet që u zhvillua gjatë javës ishte edhe Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias, për një bilanc vjetor e për problemet që kërkojnë adresim.

Gjithashtu gjatë javës u zhvillua një takim i zgjeruar me rreth 1500 fermerë nga të gjitha zonat e vendit, i organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili i vuri në dukje se, përtej rritjes së buxhetit, ekzistojnë edhe mundësi të tjera financimi, veçanërisht në kuadër të afrimit me Bashkimin Europian, që hap perspektiva të reja për financimin e fermave, projekteve të zhvillimit dhe kërkimit shkencor në bujqësi.

Gjatë javës nisi zbatimin edhe projekti “Smart City Albania”, një nga investimet më të avancuara teknologjike në fushën e sigurisë publike, i cili synon instalimin e një sistemi të integruar kamerash inteligjente në qytete, shkolla, rrugë dhe mjedise të tjera publike. Projekti do të vendosë Shqipërinë në nivelin më të lartë të standardeve ndërkombëtare të monitorimit dhe menaxhimit të territorit.

Një tjetër aktivitet i rëndësishëm gjatë javës, ishte edhe organizimi nga kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, i pritjes tradicionale me përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë.

/m.q/j.p/

The post Rama ndan fotoalbumin e javës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga vizita në Jordani tek ekonomia dhe punësimi i të rinjve

14 December 2025 at 16:40

TIRANË, 14 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotoalbumin me momentet kryesore të aktiviteteve të tij gjatë javës.

Në fillim të kësaj jave Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë në Aman (Jordani), ku u prit me një ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein. Ai e vlerësoi mbretin Abdullah II bin Al-Hussein, si një monark të respektuar ndërkombëtarisht dhe një mik të çmuar të Shqipërisë.

Ky takim konfirmon partneritetin e ngushtë mes Shqipërisë dhe Jordanisë, bashkëpunimin në nivel rajonal dhe përkushtimin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike.

Gjatë javës, Rama mori pjesë në “Tirana Economic Forum”, ku theksoi se “Shqipëria po kthehet në një korridor zhvillimi nga veriu në jug”. “Po ngrihen aeroporte dhe porte të reja, parqet energjetike po zgjerohen, zonat turistike dhe zonat industriale po marrin formë”, nënvizoi Rama. Sipas Kreut të Qeverisë, Shqipëria ka një rritje që nuk vjen prej sloganeve, por prej reformave.

Në vijim të agjendës së aktiviteteve mes java shënoi përkujtimin e 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut. Rama mori pjesë në mbrëmjen solemne e organizuar me këtë rast në Pallatin e Kongreseve, në nderim të vlerave tona kombëtare, dhe në vlerësim të njerëzve që frymëzojnë të tashmen dhe sendërtojnë të ardhmen tonë të përbashkët europiane.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama theksoi se medaljet mbajnë emrin e heroit tonë kombëtar, i cili ishte “pajtori i historisë sonë dhe shqiptari që hodhi farën e shtetit në tokën e lirisë”.

“Në çdo kthesë të historisë, kur shqiptarët janë mbledhur a janë gjendur bashkë, për të vendosur një gur të ri në rrugën e gjatë të përpjekjes kombëtare, apo për të ngritur një shtyllë të re të shtetësisë sonë të brishtë, ata i kanë kthyer sytë, me vetëdije apo pa vetëdije, nga figura që qëndron në zemër të qenies sonë si subjekt kombëtar e shtetëror: Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha Rama.

Në 100- vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut u nderuan 24 personalitete me kontribut në fusha të ndryshme.

Po këtë javë kryeministri ishte i pranishëm në aktivitetin “30 vjet Prokurime Publike – Shqipëria, lider rajonal në modernizimin e sistemeve të prokurimit”, ku theksoi se vendi ka kaluar një transformim rrënjësor, i cili, sipas tij, duhet të komunikohet më shumë në një mjedis të “helmuar nga politika””.

Rama tha se, Shqipëria është shndërruar në vend lider në rajon për modernizimin dhe integritetin e sistemit të prokurimeve publike, duke u renditur e para në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit të monitorimit të SIGMA-s.

Kryeministri deklaroi sot se 2200 të rinj po përfitojnë nga programi i Garancisë Rinore, ndërkohë që deri në fund të këtij mandati pritet të mbështeten rreth 60 mijë të rinj.

Garancia Rinore për të Rinjtë, një program kombëtar prej 63,5 milionë eurosh është miratuar si pjesë e Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023-2030, me qëllim mbështetjen e 60 mijë të rinjve në Shqipëri.

/a.f/

The post Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga vizita në Jordani tek ekonomia dhe punësimi i të rinjve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga festat e Nëntorit tek takimet në Doha, aktivitetet e javës

30 November 2025 at 18:36

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau fotoalbumin e javës me momente të rëndësishme në planin kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Në Tiranë, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor riafirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për zbatimin e Planit të Rritjes, një kornizë thelbësore për përshpejtimin e integrimit ekonomik dhe rregullator me Tregun Unik të Bashkimit Europian. Takimi i mbajtur më 21 nëntor theksoi vullnetin e palëkundur të vendeve të rajonit për të avancuar reformat dhe për të forcuar bashkëpunimin me BE-në.

Shqipëria kremtoi 113-vjetorin e Pavarësisë. Ceremonia shtetërore u zhvillua në Vlorë, ku ngritja e Flamurit Kombëtar dhe homazhet në nder të Ismail Qemalit sollën në qendër të vëmendjes rrugëtimin historik të shtetit shqiptar.

Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule në monumentin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, duke nderuar përkushtimin dhe vizionin e rilindësve.

Po këtë javë, u përkujtua edhe 81-vjetori i Çlirimit të Atdheut. Në Varrezat e Dëshmorëve, ceremonia zyrtare u shoqërua me homazhet e krerëve të shtetit, ku kryeministri Rama u përul me respekt para Monumentit “Nënë Shqipëri”, duke theksuar mirënjohjen e përjetshme ndaj atyre që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.

Në Tiranë u çel edhe ekspozita “Besa” në “Bunk’Art 2”, një dëshmi e solidaritetit të jashtëzakonshëm të shqiptarëve ndaj popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri Rama nënvizoi rolin e familjeve shqiptare që strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë në një nga epokat më të errëta të njerëzimit.

Kryeministri Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Doha, Katar, ku u prit në takime të nivelit të lartë, përfshirë atë me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Diskutimet u përqendruan në projekte të rëndësishme për Shqipërinë dhe në thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Në këtë kuadër, u zhvillua edhe një takim me drejtorin e përgjithshëm të “Qatar Airways”, Badr Mohammed Al-Meer, me të cilin u diskutua vendosja e një linje direkte ajrore mes Katarit dhe Shqipërisë. /j.p/

The post Nga festat e Nëntorit tek takimet në Doha, aktivitetet e javës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fotoalbumi i një tjetër dite Europe në Tiranë

21 November 2025 at 18:45

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Shqipëria mirëpriti sot në Pallatin e Brigadave një tjetër ditë Europe, me zhvillimin e Samitit për Planin e Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”, që mblodhi në një tryezë të vetme krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisioneren për Zgjerimin e Bashkimit Europian Marta Kos, përfaqësues të lartë të Komisionit Europian dhe institucioneve rajonale.

Samiti u përqendrua te dinamika e re e integrimit ekonomik, qasja e përbashkët drejt tregut të vetëm të BE-së dhe transformimi i rajonit në një hapësirë më konkurruese, më inovative dhe më të qëndrueshme, në përputhje me objektivin afatgjatë të konvergjencës me Bashkimin Europian.

Në hyrje të Pallatit të Brigadave, kryeministri Edi Rama priti njëri pas tjetrit të ftuarit e lartë, ndër ta Komisioneren Marta Kos, kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurtin, kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajić, kryeministren e Bosnjë-Hercegovinës Borjana Kristo, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe kryeministrin e Serbisë Đuro Macut. Punimet e samitit u çelën me fjalën e Kryeministrit Rama dhe Komisioneres Kos, ndërsa pas përfundimit të diskutimeve ata dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij hapëse, Kryeministri Rama theksoi se rajoni po lë pas imazhin e pasigurisë dhe po shfaqet sot si një hapësirë mundësish, ku reformat dhe investimet po dëshmojnë se Ballkani Perëndimor nuk është pika e dobët e kontinentit, por shansi i ri i Europës. Ai nënvizoi se vendet e rajonit synojnë të integrohen në Bashkimin Europian jo si përfitues pasivë, por si kontribues realë për sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e përbashkët evropiane, duke shtuar se stabiliteti i Ballkanit është një vlerë e drejtpërdrejtë për sigurinë e BE-së.

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, u bëri thirrje vendeve të rajonit të ecin me të njëjtin ritëm reformash në procesin e integrimit, duke theksuar se objektivi i Bashkimit Europian është përparimi paralel i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit të plotë. Ajo kujtoi afatin e qershorit për përmbushjen e angazhimeve të mbetura, duke paralajmëruar se rreth 300 milionë euro mund të rrezikohen nëse ritmi reformues ngadalësohet, fonde që mund të përkthehen në investime konkrete si linja tramvaji, rrugë, shkolla e spitale.

Kos theksoi gjithashtu se një treg i përbashkët rajonal ka potencialin të rrisë ekonomitë e vendeve me deri në 10% dhe se mungesa e progresit mund të kufizojë qasjen në tregun unik të BE-së. Reformat, sipas saj, përshpejtojnë negociatat dhe i afrojnë ekonomitë e rajonit me standardet e një hapësire prej 450 milionë konsumatorësh, duke i treguar vendeve anëtare se Ballkani Perëndimor është i gatshëm për një fazë të re integrimi.

Me zhvillimet e tij kulturore, gjeostrategjike dhe njerëzore, Ballkani Perëndimor vijon të konsolidojë kursin drejt Bashkimit Europian, ndërsa forcimi i integrimit në tregun e vetëm shihet si një hap transformues që nxit inovacion dhe rritje të qëndrueshme, duke krijuar një bazë solide për afrimin ekonomik me BE-në.

Pas mbylljes së takimit, Kryeministri Edi Rama publikoi fotoalbumin e kësaj dite të rëndësishme europiane në Tiranë, duke sjellë atmosferën e mbërritjeve, punimeve dhe bashkëbisedimeve që shënuan një tjetër hap përpara në rrugëtimin e përbashkët të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian.

“Fotoalbumi i një tjetër dite Europe në Tiranë”, u shpreh Rama.

/r.e/a.f/

The post Fotoalbumi i një tjetër dite Europe në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Mbledhja e parë e qeverive Shqipëri-Itali, ditë historike e marrëdhënieve tona ndërkombëtare

14 November 2025 at 08:52

TIRANË, 14 nëntor/ATSH/- Shqipëria dhe Italia zhvilluan dje në Romë mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, duke shënuar një hap të rëndësishëm në partneritetin strategjik midis dy vendeve.

Rama publikoi sot në rrjetet sociale fotoalbumin nga Roma duke e cilësuar një ditë historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare.

Kryeministri Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në Vila Doria Pamphilj, rezidencë historike e shekullit të 17 dhe një nga parqet më të mëdha publike në Romë, ku u mbajt edhe mbledhja e përbashkët mes dy qeverive.

Në vijim, Rama dhe Meloni shkëmbyen marrëveshje për bashkëpunim strategjik (G2G) në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjes përmes inovacionit.

Kryeministrja italiane, Meloni e cilësoi historike këtë moment për marrëdhëniet dypalëshe “jo vetëm për faktin që është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji, por edhe për sasinë dhe cilësinë e marrëveshjeve dypalëshe teknike dhe qeveritare”.

Edhe Kryeministri Rama e cilësoi historike faktin që “për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për projekte dhe për një të ardhme të përbashkët”.

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Shqipëria dhe Italia shkëmbyen 15 marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi nga ministrat respektivë të kabineteve qeveritare që mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike.

Të dy vendet do të bashkëpunojnë mbi sigurinë kibernetike, krijimin e një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare si dhe për përforcimin e aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri.

Gjithashtu, pikë e rëndësishme e marrëveshjeve të nënshkruara është edhe projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave.

Edhe në fushën e kulturës, u nënshkrua memorandumi i  mirëkuptimit mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë.

Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019 si dhe për prodhimin e anijeve ushtarake.

 

The post Rama: Mbledhja e parë e qeverive Shqipëri-Itali, ditë historike e marrëdhënieve tona ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vizita zyrtare e Kryeministrit Rama në Paris me ftesë të Presidentit Macron

30 October 2025 at 20:48

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi vizitë zyrtare në Paris, ku mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit francez Emmanuel Macron, ku edhe këtë vit personalitete nga e gjithë bota u mblodhën me fokus bashkëpunimin mes tyre.

Rama ndau në rrjetet sociale fotoalbumin e vizitës në Paris.

Në fjalën e tij, Rama foli për krizën e rendit global dhe mungesën e një reflektimi të thellë në Evropë. Kryeministri u shpreh ndër të tjera se Evropa, përballë krizave që po përshkojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, duhet të shkundet nga vetëkënaqësia dhe të marrë përgjegjësi reale për paqen.

Po ashtu, Kryeministri i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama mori pjesë në darkën zyrtare në Pallatin Elize me Presidentin Macron dhe me të ftuarit e nderit të Paris Peace Forum.

Forumi i Paqes në Paris është një ngjarje ndërkombëtare vjetore që mbahet në Paris, e krijuar për të promovuar bashkëpunimin global dhe qeverisjen shumëpalëshe përballë sfidave botërore.

The post Vizita zyrtare e Kryeministrit Rama në Paris me ftesë të Presidentit Macron appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga prezantimi i identitetit digjital tek takimet në Londër e Berlin, fotoalbumi i javës

26 October 2025 at 18:27

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Aktivitetet kryesore të javës u përcollën përmes fotove nga Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. 

Kryeministri Edi Rama ishte të hënën në aktivitetin e prezantimit të Identitetit Digjital që u zhvillua në Tiranë. Rama shprehu besimin te fuqia e inovacionit për të krijuar një bazë solide për të imagjinuar transformime në çdo sektor. 

Rama ishte i pranishëm në hapjen e konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”.

Kryeministri theksoi se Komisioni i Venecias ka kontribut historik për reformën më të thellë dhe më të vështirë që ka bërë Shqipëria, Reformën në Drejtësi.

Mesjava e gjeti Kryeministrin Rama në Londër ku mori pjesë në samitin vjetor të Procesit të Berlinit. Kreu i qeverisë shqiptare mori pjesë edhe në pritjen e mbretit Charles III dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer për liderët e Ballkanit Perëndimor, në Pallatin St. James.

Gjatë qëndrimit në Londër, Kryeministri Rama mori  pjesë ne  panelin Chatham House me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku foli mbi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri ishte i ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale.

Gjithashtu  Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Berlin për të marrë pjesë në Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë.

Ky forum ka në fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.

Kryeministri ishte i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Rama deklaroi nga Berlini se objektivi për anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030 nuk bazohet në dëshirë, por në fakte. /j.p/

The post Nga prezantimi i identitetit digjital tek takimet në Londër e Berlin, fotoalbumi i javës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama ndan fotoalbumin e javës

19 October 2025 at 19:15

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e javës.

Kryeministri Rama priti të hënën presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila nisi nga Tirana turin e saj në rajon, si dhe mori pjesë në Forumin e parë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor.

Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes u mbajt në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e më pas kryeministri Rama dhe presidentja Von der Leyen zhvilluan një takim kokë më kokë në Kryeministri, i cili u pasua nga takimi mes dy delegacioneve.

Në vijim, kryeministri Rama dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhanë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më pas ata morën pjesë në hapjen e Forumit të parë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor. Ky forum përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian. Ai ofron mundësi për të tërhequr investimet e huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajon.

Në kuadër të Forumit u shkëmbyen një seri letrash qëllimi (LOI) që i paraprijnë marrëveshjeve mes vendeve me interes të ndërsjellë.

Të martën kryeministri Edi Rama mori pjesë në forumin e Investimeve WB6- Bashkimi Europian, në aktivitetin Hackathon-i Rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025 që bëri bashkë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në Inteligjencën Artificiale (IA) për sfida reale shoqërore.

Kryeministri Rama, gjatë hapjes së eventit, vlerësoi rëndësinë e krijimit të një hapësire bashkëpunimi për inovatorët dhe startup-et, duke ofruar akses në institucionet shtetërore dhe burimet e të dhënave që do të mundësojnë zhvillimin e zgjidhjeve të reja përmes inteligjencës artificiale.

Të enjten kryeministri Rama ishte i pranishëm në konkursin ndërkombëtar për rilindjen e pallatit të sporteve “Asllan Rusi”, ku 6 skuadrat finaliste prezantuan për jurinë projektidetë arkitekturore.

Fitues u shpall projekti i kompanisë MVRDV. Ai parashikon që godina ekzistuese të transformohet në një qendër të gjallë, që ka jetë gjatë 24 orëve, një hapësirë ku takohen aktivitetet sportive, kulturore dhe ato sociale.

/gj.m/r.e/

The post Rama ndan fotoalbumin e javës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Taylor Swift shkruan histori: “The Life of a Showgirl” thyen rekordin e Adeles në javën e parë

By: gaze tare
14 October 2025 at 15:43

Taylor Swift ka bërë histori me albumin e saj të 12-të në studio, “The Life of a Showgirl”, duke shitur plot katër milionë kopje në vetëm një javë në Shtetet e Bashkuara. Ky sukses i jashtëzakonshëm i ka siguruar Swift një rekord të ri për shitjet më të mëdha të javës së parë në historinë moderne të muzikës, raporton HuffPost, transmeton Indeksonline.

Sipas të dhënave nga kompania analitike Luminate, e cila monitoron shitjet muzikore që nga viti 1991, asnjë artist nuk ka arritur këtë nivel shitjesh në javën debutuese të një albumi. Deri më tani, rekordi mbahej nga Adele me albumin e saj të famshëm 25, i cili në vitin 2015 shiti 3.4 milionë kopje në javën e parë.

“The Life of a Showgirl” është pritur me entuziazëm të madh nga fansat dhe kritika, duke vazhduar traditën e Taylor Swift për të dominuar tregun muzikor çdo herë që publikon një projekt të ri. Albumi përmban një kombinim të baladave emocionale dhe ritmeve pop që e karakterizojnë stilin e saj të veçantë artistik.

Ky arritje e re e forcon edhe më shumë pozicionin e Swift si një nga figurat më të rëndësishme dhe me ndikim në industrinë e muzikës botërore. Me këtë ritëm, duket se rekorde të tjera janë në horizont për yllin amerikan.

The post Taylor Swift shkruan histori: “The Life of a Showgirl” thyen rekordin e Adeles në javën e parë appeared first on iconstyle.al.

Momentet kryesore nga vizita e Von der Leyen në Tiranë

13 October 2025 at 19:53

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila vizitoi Shqipërinë në kuadër të Forumit të parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor” që po zhvillon punimet në datat 13-14 tetor.

“Sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale duke sjellë momentet kryesore të vizitës së zyrtares së lartë të Bashkimit Evropian.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Rama vlerësoi mbështetjen e Komisionit Europian në procesin e integrimit europian.

Rama vlerësoi faktin e nisjes nga Shqipëria të turit në rajonin tonë të presidentes së KE, Von der Leyen, por edhe mbledhjen në Tiranë të Konferencës së Investimeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që organizohet për herë të parë dhe që mikpret një numër të konsiderueshëm sipërmarrjesh nga i gjithë rajoni.

Kryeministri theksoi se, ky forum synon të kthehet në një traditë në vitet në vijim.

Rama vlerësoi faktin se presidentja Von der Leyen dhe Komisioni aktual i japin një vëmendje të posaçme procesit të përafrimit të vendeve tona me Bashkimin Europian.

Ndërsa Ursula von der Leyen tha se, Shqipëria ka bërë një progres të mrekullueshëm në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Von der Leyen vlerësoi punën e bërë nga qeveria shqiptare dhe theksoi se mbështet ambicien e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e grup-kapitujve deri në fund të vitit 2027.

Von der Leyen theksoi se, Shqipëria është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme të sigurisë me Bashkimin Evropian.

Më tej, Presidentja e KE-së theksoi se, ekonomia shqiptare ka fituar akses në tregun e përbashkët dhe në investimet e reja të BE-së.

/gj.m/j.p/

The post Momentet kryesore nga vizita e Von der Leyen në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – “Showgirl” Taylor Swift i kthehet pop-it

4 October 2025 at 07:16

MELBURN, 4 tetor /ATSH-AFP/ – Mirë se vini në një epokë të re, pasi megaylli amerikan Taylor Swift publikoi albumin shumë të pritur “The Life of a Showgirl”, një album padyshim pop që vjen për të fejuarin e saj, lojtarin e futbollit amerikan Travis Kelce.

Falë një strategjie mjeshtërore marketingu, fansat e këngëtares, “Swifties”, nuk kishin dëgjuar ende asnjë notë të albumit XII të idhullit të tyre.

Për të shuar kuriozitetin e tyre, ata u detyruan të kënaqeshin me një ngjyrë portokalli të shndritshme që ishte e pranishme kudo gjatë gjithë promovimit, një seri fotosh të artistes me veshjen e një balerineje kabareje dhe fragmente tekstesh këngësh të lëshuara gjatë fazës së fundit.

Falë diferencës së kohës, fansat e këngëtares të mbledhur në një teatër në Melburn, Australi, ishin ndër të parët që dëgjuan idhullin e tyre të performonte.

Publiku entuziast, kryesisht femra dhe shpesh të veshura me portokalli, i dha një mirëseardhje triumfale albumit të ri të Taylor Swift.

“Sonte, të gjitha këto jetë bashkohen këtu, mozaikët e të qeshurave dhe koktejet e lotëve… Nuk mund t’ju them sa krenare jam që e ndaj këtë album me ju”, postoi më parë ylli 35-vjeçar në median sociale.

E ftuar në një emision të njohur të BBC Radio 1, ylli zbuloi se i fejuari i saj, lojtari i futbollit amerikan Travis Kelce, ishte i pari që dëgjoi albumin e saj.

“Ai është inkurajues”, tha ajo, përpara se të shtonte se “e dija që ky ishte lloji i albumit që ai do ta donte më shumë”.

Pas katër albumeve folk dhe introspektive, “The Life of a Showgirl” ofron – siç u premtua – këngë me tinguj të viteve ’80, duke filluar me këngën “The Fate of Ophelia”./ a.jor.

The post MUZIKË – “Showgirl” Taylor Swift i kthehet pop-it appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Lista e këngëve të ‘The Life of a Showgirl’: Çdo këngë në albumin më të ri të Taylor Swift

By: gaze tare
3 October 2025 at 12:09

Sot Taylor Swift ka publikuar albumin e saj të dymbëdhjetë në studio, “The Life of a Showgirl”, nëpërmjet Republic Records, dhe emocioni është i prekshëm. I njoftuar në podkastin New Heights të drejtuar nga Travis dhe Jason Kelce më 13 gusht, ky album premton një zhytje marramendëse në shkëlqimin e showgirl-ave të Las Vegasit të viteve 1950. I prodhuar nga Max Martin , Shellback dhe Swift, mendjet kryesore pas “Shake It Off’, ai vjen pas riblerjes së saj në maj 2025 të incizimeve të saj master nga Shamrock Capital.

Me një çmim prej 12.99 dollarësh për versionin standard dixhital dhe 34.99 dollarë për vinilin luksoz (i disponueshëm për porosi paraprake në faqen e internetit të Swift), albumi përmban 12 këngë, përfshirë një bashkëpunim me Sabrina Carpenter në këngën titullare. Arti i kopertinës, një skenë magjepsëse nënujore e xhiruar nga Mert Alas dhe Marcus Piggott, e paraqet Swift në një ansambël me xixa, duke i dhënë një ton luksoziteti.

Lista e këngëve :

-The Fate of Ophelia
-Elizabeth Taylor
-Opalite
-Father Figure
-Eldest Daughter
-Ruin the Friendship
-Actually Romantic
-Wi$h Li$t
-Wood
-CANCELLED!
-Honey
-The Life of a Showgirl (feat. Sabrina Carpenter)

Ky programim përzien ritmet e muzikës pop me rrëfimin e historive, duke i bërë jehonë temave nga “The Tortured Poets Department”. Faza e parë e këtij publikimi shkëlqen me bujën e saj strategjike – reklamat në Billboard dhe zhurma e podkasteve i kanë bërë fansat të teorizojnë “Actually Romantic” si një këngë të vetme. Megjithatë, faza e dytë lë të kuptohet se ka sfida.

The post Lista e këngëve të ‘The Life of a Showgirl’: Çdo këngë në albumin më të ri të Taylor Swift appeared first on iconstyle.al.

Rama ndan fotoalbumin e javës

21 September 2025 at 17:50

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli sot, përmes një fotoalbumi, zhvillimet kryesore të javës, që nga punimet e Konferencës së 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE kushtuar grup-kapitullit IV, te takimi në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, mbajtjen e një leksioni për studentët në Kolegjin Europian të Bruzhit në Bruksel dhe zhvillimin e mbledhjes së parë të qeverisë së re.

Në fillim të kësaj jave, në Bruksel u zhvillua Konferenca e 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE për hapjen edhe të katër kapitujve të tjerë të negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pas punimeve të Konferencës së gjashtë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, kryeministri Rama zhvilloi konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Çështjeve Europiane të Danimarkës Marie Bjerre dhe komisioneren europiane për Zgjerimin Marta Kos, ku u theksua se shpejtësia e Shqipërisë për integrimin në BE është mbresëlënëse.

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE iu kushtua grup-kapitullit IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, i cili përmban fusha me rëndësi të posaçme për ekonominë dhe biznesin.

Në Bruksel, kryeministri Rama zhvilloi një takim të rëndësishëm me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe aleancës transatlantike.

Ky takim vjen në një moment kyç për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit dhe fokusi i diskutimeve u vu dhe tek roli i Shqipërisë në misionet e NATO-s. Në një deklaratë të përbashkët për mediet, të dy liderët theksuan angazhimin e përbashkët për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes dhe forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe NATO-s.

Në fotoalbumin e aktiviteteve dhe ngjarjeve që shenjuan këtë javë, kreu i qeverisë ka ndarë foto edhe nga takimi me studentët në Kolegjin Europian të Bruzhit, ku mbajti edhe një leksion.

Rama u shpreh thellësisht i nderuar për mundësinë e dhënies së një leksioni në këtë Kolegj, që e cilësoi hapësirë të jashtëzakonshme, ku shpirti i Robert Schumanit, Jean Monnet dhe shumë të tjerëve vazhdon të kumbojë ende.

Rama foli dhe për historinë e këtij qyteti, që sipas tij ia kishte rrëfyer ambasadori shqiptar në BE, Ferit Hoxha. Ndërsa theksoi se, edhe pse situata globale është e ndërlikuar, Shqipëria do të vazhdojë rrugën e integrimit europian, si e vetmja alternativë.

Kreu i qeverisë ndau momente edhe nga mbledhjen e parë e Këshillit të Ministrave me kabinetin e ri qeveritar.

Pas ceremonisë së betimit para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, Kryeministri Rama dhe 16 ministrat e kabinetit qeveritar realizuan fillimisht foton familjare në shkallët e Kryeministrisë dhe më pas iu drejtuan sallës së mbledhjeve të Këshillit të Ministrave.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 82 vota pro programin qeverisës për katër vitet e ardhshme dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave.

Seanca zgjati vetëm 25 minuta, pasi opozita bllokoi foltoren dhe nuk lejoi vijimin e prezantimit të programit qeverisës nga kryeministri Edi Rama.

/r.e/

The post Rama ndan fotoalbumin e javës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

28 kapituj negociatash të hapur në 11 muaj, Rama: Rekord absolut

16 September 2025 at 17:23

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Shqipëria hapi sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama publikoi fotoalbumin nga konferenca e sotme ndërqeveritare ku u çel grup-kapitulli Për Agjendën e Gjelbër dhe Lidhjen e Qëndrueshme, si dhe nga takimet në Bruksel, ndërsa e cilësoi ecurinë e shpejtë të këtij procesi një rekord absolut.

Ai theksoi gjithashtu se synimi është që edhe pesë kapitujt e mbetur të hapen brenda këtij viti.

“Krenar për Shqipërinë! Sot në Bruksel, 28 kapituj negociatash të hapur në 11 muaj, rekord absolut. Mbeten edhe 5 dhe duam t’i hapim brenda këtij viti,” deklaroi Rama.

Pas punimeve të konferencës së gjashtë ndërqeveritare BE-Shqipëri, kryeministri Rama zhvilloi konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Çështjeve Europiane të Danimarkës Marie Bjerre dhe komisioneren Europiane për Zgjerimin Marta Kos, ku u theksua se shpejtësia e Shqipërisë për integrimin në BE është mbresëlënëse.

Kapitujt përfshijnë: politikat e transportit (Kapitulli 14), energjia (Kapitulli 15), rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), mjedisi dhe klima (Kapitulli 27)”, të cilat prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit. /j.p/

 

The post 28 kapituj negociatash të hapur në 11 muaj, Rama: Rekord absolut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Qeveria e re për Shqipërinë 2030 në BE

12 September 2025 at 09:32

TIRANË, 12 shtator /ATSH/  Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama shpalli dje përbërjen e qeverisë së re, pas fitores së mandatit të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Kreu i qeverisë ndau sot edhe fotoalbumin e qeverisë së re për Shqipërinë 2030 në BE me biografinë e secilit prej anëtarëve të kabinetit.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama theksoi se detyra madhore e këtij mandati të katërt është integrimi i Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade.

Rama vuri në dukje se tre kulminacione që kanë të bëjnë me mbylljen e negociatave në 27 muajt e ardhshëm, mundësimin e ratifikimit në 27 parlamentet e vendeve të BE dhe ngritja e shqiponjës dykrenare në oborrin e selisë së BE.

“Misioni ynë kombëtar i bashkimit të plotë me Europën, s’ka qenë kurrë më i qartë dhe më konkretisht i pasqyruar në programin qeverisës se sa sot. Detyra jonë si përfaqësues të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, s’ka qenë kurrë me e qartë dhe më konkrete sesa në këtë mandat të katërt radhazi të Partisë Socialiste, për Shqipërinë 2030″, tha Rama.

 

/gj.m/j.p/

The post Rama: Qeveria e re për Shqipërinë 2030 në BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MUZIKË – Taylor Swift në albumin e saj të 12-të “The Life Of A Showgirl”

12 August 2025 at 22:37

NJU JORK, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Ylli i pop-it, amerikania Taylor Swift ka njoftuar daljen e albumit të saj të 12-të, me titull “The Life Of A Showgirl”, gjatë një podkasti të të dashurit të saj, Travis Kelce.

Nuk ka një datë të konfirmuar publikimi, por është bërë i disponueshëm për porosi paraprake dhe do të dërgohet deri më 13 tetor, sipas faqes së internetit të këngëtares amerikane.

Swift u shfaq në një klip me të dashurin e saj të NFL-së, Kelce dhe vëllain e tij Jason, një ish-lojtar i NFL-së, në podkastin e tyre “New Heights”.

“The Life Of A Showgirl” është albumi i parë i Swift që kur ajo njoftoi se kishte rifituar kontrollin mbi katalogun e saj të mëparshëm dhe kishte blerë të drejtat për të gjitha filmat e koncerteve, videoklipet muzikore, kopertinën e albumeve dhe fotografinë si dhe këngët e saj të papublikuara.

Ylli amerikan i muzikës pop ka riregjistruar gjashtë albumet e saj të para dhe i ka publikuar ato si “Taylor’s Version”, pas një mosmarrëveshjeje me menaxherin e talenteve në pension, Scooter Braun.

Swift ka publikuar versione të reja të “Fearless” (2008), “Red” (2012), “Speak Now” (2010) dhe “1989” (2014).

Albumi i saj i 12-të vjen pas albumit të vitit 2024 “The Tortured Poets Department” dhe vjen pas përfundimit të turneut në dhjetor.

Ajo bëri histori verën e kaluar kur turneu u bë më fitimprurës i të gjitha kohërave dhe Swift u bë artistja e parë solo që performoi në stadiumin “Wembley” të Londrës tetë herë në një turne të vetëm./ /os/

The post MUZIKË – Taylor Swift në albumin e saj të 12-të “The Life Of A Showgirl” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Justin Bieber rrëfen krizën martesore me Hailey në albumin “Swag”

By: user 10
11 July 2025 at 18:49

Justin Bieber ka zgjedhur t’u përgjigjet drejtpërdrejt thashethemeve për krizën në martesën e tij me Hailey Bieber — përmes albumit të tij të ri surprizë, “Swag”, që u publikua të premten.

Albumi përmban 21 këngë, mes tyre balada të ndjera ku këngëtari flet për tensionet në marrëdhënien e tij me Hailey. Kënga “Walking Away” është cilësuar si “e çmendur” nga fansat në rrjetin social X, për shkak të tekstit të drejtpërdrejtë dhe emocioneve të forta.

“Zemër, më mirë ndalemi para se të themi ndonjë budallallëk / Po testojmë durimin tonë / Mbase kemi nevojë për një pushim, për të kujtuar ç’është mëshira… Por unë nuk po largohem,” këndon Bieber.

Ai i referohet Hailey-t si “diamanti” i tij dhe i kujton se i ka bërë një premtim që do të ndryshojë. “Këto janë dhimbjet e rritjes… por unë nuk po largohem,” shton ai në këngë.

Në këngën tjetër “Daisies”, Bieber shfaq pasiguri mbi dashurinë e bashkëshortes së tij:

“Ti the ‘Përgjithmonë’, por a e kishe seriozisht apo jo? Nëse s’është e duhura, e respektoj… por nëse të duhet kohë, merr kohën tënde.”

Në këngën “Go Baby”, këngëtari 31-vjeçar e quan Hailey-n “ikonë” dhe vlerëson markën e saj të make-up-it, Rhode. Ai i thotë asaj të mos mbajë gjithçka brenda dhe ta përdorë atë si krah për të qarë:

“Kur drita kthehet në hije dhe gjithçka bëhet e vështirë, unë jam aty. Mos u shtir sikur je mirë – nuk ka nevojë për këtë.”

Albumi u publikua një ditë pasi Bieber postoi foto të Hailey dhe djalit të tyre Jack, 10 muajsh, në Instagram për të promovuar projektin. Çifti, që u martua në 2018 dhe rinovoi zotimet në vitin 2024, vazhdoi të shfaqet i bashkuar në publik, pavarësisht thashethemeve për ndarje, përdorim të supozuar të drogës nga Justin dhe vështirësi financiare.

Hailey gjithashtu reagoi ashpër ndaj komenteve në rrjete sociale dhe në një intervistë për Vogue, duke thënë:

“Do të mendoje që pasi bëhesh me fëmijë, njerëzit do të qetësoheshin… por jo.”

 

The post Justin Bieber rrëfen krizën martesore me Hailey në albumin “Swag” appeared first on Lapsi.al.

Justin Bieber rikthehet me albumin e ri “SWAG”

By: user 10
11 July 2025 at 14:01

Justin Bieber publikoi së fundmi projektin e tij të ri muzikor me titullin “SWAG”, nën shtëpinë diskografike Def Jam, duke shënuar kështu rikthimin e tij në skenën muzikore pas tre vitesh nga albumi i fundit, Justice.

Albumi përmban 21 këngë, ku nuk mungojnë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës si Gunna, Sexxy Red, Cash Cobain, Lil B, Eddie Benjamin dhe të tjerë. Disa nga titujt që bien në sy janë: “ALL I CAN TAKE”, “STANDING ON BUSINESS”, “FORGIVENESS”, “THERAPY SESSION” dhe “DAISIES”. Projekti tashmë është i disponueshëm për dëgjim në platformat Spotify dhe Apple Music.

Burime për revistën PEOPLE zbuluan se albumi sjell një atmosferë më të thellë dhe më të papërpunuar krahasuar me projektet e mëparshme të këngëtarit, megjithatë nuk është aspak “depresiv”, por emocional dhe i sinqertë.

Burimet treguan gjithashty se djali 10-muajsh i Justin-it, Jack Blues, të cilin ai e ka me bashkëshorten Hailey Baldwin Bieber, ka qenë një ndikim i madh në ndjeshmërinë dhe zemrën e albumit SWAG.

Pak para publikimit të albumit, një billboard gjigand në Islandë me fytyrën e Bieber dhe mbishkrimin “SWAG” u bë viral në rrjete sociale. Po të njëjtën ditë, një billboard i ngjashëm u shfaq edhe në Los Angeles.

Ndërkohë, Bieber postoi në Instagram një video nga New York City ku shfaqej një ekran i madh me tituj të këngëve të reja, duke konfirmuar kështu zyrtarisht albumin e ri.

Në muajin maj, një tjetër burim konfirmoi për PEOPLE se Justin Bieber ishte izoluar për disa javë në Eleven Deplar Farm në Ólafsfjörður të Islandës, një resort luksoz me studio muzikore të dedikuar për artistët, për të punuar në projektin e ri.

 

 

The post Justin Bieber rikthehet me albumin e ri “SWAG” appeared first on Lapsi.al.

“SWAG” është këtu: Justin Bieber nis një kapitull të ri muzikor

By: gaze tare
11 July 2025 at 09:08

Pas një pritjeje të gjatë, Justin Bieber ka publikuar albumin e tij të shtatë në studio, SWAG, këtë të premte, më 11 korrik. Projekti, i lansuar nga Def Jam, përmban 21 këngë dhe bashkëpunime me emra si Gunna, Sexyy Red, Cash Cobain, Lil B, Eddie Benjamin e të tjerë.

Sipas burimeve për PEOPLE, albumi sjell një tingull më të errët, më të thellë dhe emocional, duke shënuar një kthesë në stilin e artistit.

Frymëzimi më i madh i Bieber këtë herë? Djali i tij 10-muajsh, Jack Blues, që sipas të afërmve ka “formuar zemrën e albumit.”

Albumi është tashmë i disponueshëm në Spotify dhe Apple Music.

The post “SWAG” është këtu: Justin Bieber nis një kapitull të ri muzikor appeared first on iconstyle.al.

Rama ndan fotoalbumin nga Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte sot në Romë ku mori pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, që ka si qëllim mbështetjen për Ukrainën dhe rindërtimin e saj pas pasojave shkatërruese të luftës.

Në momentin e mbërritjes, Kryeministri Rama është pritur nga Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Kreu i qeverisë ndau në rrjetet sociale edhe fotoalbumin e ditës së sotme në “Ukraine Recovery Conference 2025” – Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë.

Ky forum, i mbështetur nga liderët botërorë, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, ka si qëllim koordinimin e ndihmës konkrete dhe investimeve strategjike në sektorët kyç në Ukrainë.

Kryeministri Rama iu drejtua këtij forumi me fjalën e rastit, duke theksuar angazhimin e Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën në këtë periudhë të vështirë dhe për të kontribuar në procesin e rindërtimit të vendit pas luftës.

/gj.m/j.p/

 

The post Rama ndan fotoalbumin nga Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Romë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌