Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 December 2025Main stream

Neymar elektrizon tifozët brazilianë, jep një premtim të madh për Kampionatin Botëror

21 December 2025 at 13:46


Neymar Jr. ka rikthyer veten në qendër të ëndrrës së Brazilit për Kupën e Botës, duke dërguar një mesazh të fortë emocional dhe plot besim për objektivin e tij final me kombëtaren.

Duke folur hapur para mediave, ylli brazilian e bëri të qartë se ngritja e trofeut mbetet prioriteti i tij absolut, ndërsa premtoi angazhim maksimal për ta rikthyer Brazilin në majën e futbollit botëror.

33-vjeçari ka premtuar se nëse shkojnë në finale me Brazilin do të shënoj gol.

“Do të bëjmë të mundurën dhe të pamundurën për ta sjellë Kupën e Botës në Brazil. Në korrik mund të më mbani përgjegjës. Nëse arrijmë në finale… premtoj se do të shënoj një gol”, deklaroi Neymar, duke treguar qartë vendosmërinë dhe emocionin me të cilin e pret këtë sfidë të madhe.

Sulmuesi brazilian nuk la pa përmendur as trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti, të cilit iu drejtua me humor, duke i kërkuar që t’i japë një dorë drejt realizimit të këtij objektivi madhor.

Në Brazil tema kryesore në mediat sportive është nëse Neymar do të ftohet apo jo në Kupën e Botës. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

A po e ‘tradhton’ Neymar klubin e tij Santos? Rivali i tyre mund ta transferojë brazilianin

17 December 2025 at 21:28


Bisedimet e Santos me Neymarin për rinovimin e kontratës raportohet se ndodhen në një fazë “të avancuar”, por rivalët Flamengo mund të tentojnë ta prishin këtë marrëveshje.

33-vjeçari pritet të mbetet pa kontratë me klubin e fëmijërisë së tij, pavarësisht rolit vendimtar që pati në mbajtjen e Santos në elitën e futbollit brazilian këtë sezon.

Teksa kontrata aktuale po shkon drejt përfundimit, duket se Santos dhe Flamengo janë përfshirë në një garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit për sezonin 2026.

Neymar luajti një rol kyç në mbijetesën e Santos në Serie A braziliane, me ish-yllin e Paris Saint-Germain që shënoi disa gola vendimtarë në ndeshjet e fundit të sezonit.

Reprezentuesi i Brazilit, i cili pritet t’i nënshtrohet një operacioni në gju, luajti duke përballuar dhimbjet dhe dha maksimumin në fushë.

Megjithatë, pavarësisht se e vuri skuadrën përpara vetes, nuk ka asnjë garanci që ai do të jetë pjesë e Santos edhe sezonin e ardhshëm.

Flamengo, që fitoi titullin kampion, sipas Marca synon të transferojë Neymarin për vitin 2026.

Raporti shton se Santos është i vendosur t’i rinovojë kontratën veteranit edhe për një sezon tjetër dhe se negociatat janë “mjaft të avancuara”.

Sidoqoftë, Flamengo po e monitoron nga afër situatën e ikonës braziliane dhe raportohet se disa lojtarë të skuadrës po e shtyjnë klubin të bëjë gjithçka për ta transferuar atë./Telegrafi/

FUTBOLL – Neymar i gatshëm të zgjasë kontratën me Santosin për një vend në Kupën e Botës

16 December 2025 at 15:55

RIO DE ZHANEIRO, 16 dhjetor /ATSH-ANSA/ – E ardhmja e Neymar në futbollin brazilian ka marrë një vrull të ri pas konfirmimit të ekipit të tij, Santos, në Serie A, i cili gjithashtu u kualifikua së fundmi për në Copa Sudamericana.

Sipas gazetës R7Esportes, sulmuesi dhe klubi i São Paulo kanë arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij (që skadon më 31 dhjetor) deri në mesin e vitit 2026, me qëllim që të sigurohet që lojtari të jetë në formën më të mirë për Kupën e Botës dhe të mund të garojë në turneun kontinental me ekipin që e ka rritur.

Mundësia që Neymar të qëndrojë te Santos ka fituar terren, veçanërisht pasi lojtari njoftoi se do t’i nënshtrohet një operacioni në menisk për të qenë në formën e tij më të mirë për Kupën e Botës 2026.

Ky vendim është interpretuar si një tregues i qëllimit të tij për të mbetur aktiv për të siguruar një vend në skuadrën e Carlo Ancelottit, duke pasur parasysh se ai ende nuk është thirrur në ekipin kombëtar brazilian.

Prandaj, marrëveshja ka dy qëllime kryesore: që lojtari yll të mbërrijë në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm në formë të mirë fizike dhe që të jetë në gjendje të luajë në Copa Sudamericana me Santos.  /os/

 

The post FUTBOLL – Neymar i gatshëm të zgjasë kontratën me Santosin për një vend në Kupën e Botës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Është zhgënjyese që përfundoi kështu”, Thiago Silva flet hapur për përçarjen Neymar-Mbappe te PSG

13 December 2025 at 11:29


Mbrojtësi i Fluminense, Thiago Silva, ka folur për marrëdhënien e tensionuar midis Neymar të Santos dhe Kylian Mbappe të Real Madridit gjatë kohës së tyre te Paris Saint-Germain.

Silva ka deklaruar se ishte plotësisht i befasuar kur pa që një miqësi e shëndetshme po përkeqësohej dhe tani ka treguar situatën.

“Tek Paris Saint-Germain, Mbappe dhe Neymar shkuan mirë në fillim, por marrëdhënia e tyre u përkeqësua. Pse? Ishte një histori e bukur. Më kujtohet ndeshja e Trofeut të Kampionëve kundër Monacos së Kylian Mbappe në Marok. Në fund të ndeshjes, Mbappe donte të fliste me mua. Ai tha: “Edhe nëse Neymar nënshkruan, unë dua të vij dhe të jem pjesë e kësaj skuadre. Nëse mund të flasësh me presidentin...”, zbuloi fillimisht Silva.

“Të dy mbërritën atë verë dhe marrëdhënia e tyre ishte e pabesueshme. Ata ishin shumë të afërt, ndër ata që argëtoheshin më shumë çdo ditë”.

“Nuk e kuptova pse u ndanë. Unë nuk isha më te PSG. Nuk e di se cili prej të dyve shkaktoi ndarjen, por kjo më trishtoi. Ata janë dy djem të mrekullueshëm dhe është zhgënjyese që përfundoi kështu”, përfundoi ish-kapiteni i PSG-së. /Telegrafi/

Neymar do t’i nënshtrohet operacionit në gju, në dyshim për Kupën e Botës

8 December 2025 at 14:53


Sulmuesi Neymar pritet t’i nënshtrohet një operacioni në gju, pasi luajti i dëmtuar për të ndihmuar Santosi të shmangë rënien nga elita e futbollit brazilian.

Fitorja bindëse 3:0 ndaj Cruzeiros të dielën i siguroi mbijetesën klubit, por njëkohësisht shtoi edhe më shumë pikëpyetje për pjesëmarrjen e yllit brazilian në Kupën e Botës vitin e ardhshëm.

33-vjeçari u rikthye në janar te klubi i fëmijërisë së tij, Santos, pas një aventure jo të gjatë në Arabinë Saudite. Pavarësisht problemeve të vazhdueshme fizike, ndikimi i tij në javët vendimtare ishte i jashtëzakonshëm, pasi shënoi pesë gola në katër ndeshjet e fundit, duke luajtur një rol kyç në mbijetesën e ekipit në kampionatin brazilian.

“Për këtë kam ardhur, të përpiqem të ndihmoj sa më shumë që mundem. Këto javë kanë qenë shumë të vështira për mua”.

Neymar, i cili këtë sezon ka luajtur vetëm në 20 nga 38 ndeshjet e ligës për shkak të lëndimeve të shpeshta, theksoi se pa mbështetjen e njerëzve rreth tij do ta kishte pasur të pamundur të zbriste në fushë në fund të sezonit.

🙌 NEYMAR JR 🙌 pic.twitter.com/vdHoXcigz8
— Santos FC (@SantosFC) December 7, 2025

“I falënderoj të gjithë ata që qëndruan pranë meje për të më ngritur. Nëse nuk do të ishin ata, nuk do t’i kisha luajtur këto ndeshje për shkak të këtyre lëndimeve, këtij problemi me gjurin. Më duhet pushim dhe më pas do t’i nënshtrohem operacionit në gju”.

Sulmuesi nuk dha detaje të mëtejshme rreth natyrës së operacionit apo një afati të saktë për rikuperimin e tij të pritshëm, duke lënë të hapur mundësinë e një mungese të gjatë nga fushat e blerta.

Ndërkohë, Neymar nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje me përfaqësuesen e Brazilit prej dy vitesh, për shkak të një serie lëndimesh që kanë penguar vazhdimësinë e tij.

Në tetor, përzgjedhësi i kombëtares braziliane, Carlo Ancelotti, kishte deklaruar se Neymar duhet të rikthehet në formë të plotë fizike nëse dëshiron të rimeritojë një ftesë për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Telegrafi

I shpëtoi nga rënia, Neymar thyen heshtjen dhe zbulon nëse do të vazhdojë me Santosin

7 December 2025 at 23:47


Sulmuesi Neymar Junior ka lënë të hapur mundësinë për të vazhduar kontratën me Santosin.

Brazilianit i skadon kontrata pas disa javëve, ndërsa ka raportime që mund të largohet nga Santosi për të shkuar te Inter Miami, aty ku do të ribashkohej me Luis Suarez e Lionel Messin.

Megjithatë, këto xhirot e fundit – Neymar ka qenë ndoshta arsyeja kryesore që Santos arriti të qëndrojë në elitën e futbollit brazilian. Anësori konfirmoi që do të vendosë ditëve të ardhshme për të ardhmen.

“Nuk e di, vërtetë nuk e di. Më duhen disa ditë, të pushoj pak e pastaj ta vendos të ardhmen time”.

“Sigurisht, prioriteti im gjithnjë është te Santosi”, tha ai.

🚨🇧🇷 Neymar on his future with contract at Santos due to expire in few weeks after he saved the club from relegation…

“I do not know, really. I don’t know”.

“I need some days now, I need to rest, disconnect then decide my future”.

“For sure my PRIORITY always goes to Santos”. pic.twitter.com/rCttHxGC3K
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 7, 2025

Ndërkohë, edhe përzgjedhësi i Brazilit Carlo Ancelotti i ka kërkuar të zhvillojë sa më shumë minuta që të merr ftesë për Kupën e Botës.

Që kur Ancelotti mori drejtimin e Brazilit, ai nuk e ka ftuar Neymarin, i cili po vuante vazhdimisht nga lëndimet./Telegrafi/

Flamengo fiton kampionatin brazilian, Neymar i lënduar shënon het-trik dhe po shpëton Santosin nga rënia

4 December 2025 at 12:48


Flamengo mundi Cearan me rezultat 1-0 në stadiumin Maracana dhe fitoi titullin e Superligës së Brazilit, falë golit të Samuel Lino në minutën e 38-të.

Ky është titulli i tetë kampion i Brazilit për klubin nga Rio de Janeiro, dhe katër ditë më parë Flamengo ngriti gjithashtu trofeun e Copa Libertadores.

Sezoni nuk ka mbaruar për Flamengon, pasi ata përballen me Kupën Ndërkontinentale kundër Cruz Azul të Meksikës të mërkurën, dhe fituesi do të luajë kundër Pyramids FC të Afrikës për finalen kundër PSG-së.

Standings provided by Sofascore

Në të njëjtën kohë, Santos mbeti në ligë falë një het-triku nga Neymar i lënduar, i cili shtrëngoi dhëmbët, luajti dhe shkëlqeu në një fitore 3-0 kundër Juventude.

Braziliani shënoi kështu gjithsej 150 gola për klubin ku e filloi karrierën e tij, dhe Santos është në vendin e 14-të me 44 pikë, dy më shumë se zona e rënies nga kategoria.

Në ndeshjen e fundit, Santos pret në shtëpi Cruzeiron, klubi i cili ka siguruar pozitën e tretë. /Telegrafi/

𝐈𝐍𝐉𝐔𝐑𝐄𝐃 𝐍𝐄𝐘𝐌𝐀𝐑 𝐒𝐂𝐎𝐑𝐄𝐒 𝐀 𝐇𝐀𝐓-𝐓𝐑𝐈𝐂𝐊 🤯🤯🤯

CAN YOU IMAGINE SCORING A HAT-TRICK WHILE PLAYING THROUGH INJURY, JUST TO SAVE YOUR BOYHOOD CLUB? 🫨

Neymar is doing absolutely 𝑬𝑽𝑬𝑹𝒀𝑻𝑯𝑰𝑵𝑮 to keep Santos up 😍👑 pic.twitter.com/AbgXLFPhBw
— 433 (@433) December 4, 2025

Santos ende i ka borxh Barcelonës për Neymarin, katalunasit duan ta shfrytëzojnë për transferimin e mbrojtësit brazilian

3 December 2025 at 11:14


Bordi i Barcelonës po shqyrton mundësinë e përdorimit të 2.9 milionë eurove që Santos i detyrohet klubit katalanas, për të siguruar mbrojtësin e majtë Souza, i cili tashmë ka filluar të shkëlqejë me ekipin brazilian.

Borxhi daton nga korriku i vitit 2013, kur Barcelona bleu shërbimet e Neymar për një shumë prej 88 milionë eurosh, një transferim që solli mosmarrëveshje ligjore të gjatë dhe që ende gjeneron pasoja financiare.

Sipas Sport, Barça po konsideron përdorimin e këtij borxhi për të ruajtur njëfarë kontrolli mbi Souzan dhe për të ulur koston e transferimit të tij.

“Barça po shqyrton përdorimin e këtij borxhi me Santosin, të cilët aktualisht nuk janë në gjendje ta paguajnë atë, për të siguruar lojtarin dhe për të ulur tarifën e transferimit”, raporton gazeta katalunase Sport.

Edhe pse Barcelona ka mbrojtës të majtë të fortë si Alejandro Balde, Gerard Martín dhe Jofre Torrents në zhvillim, mundësia e transferimit nuk është përjashtuar për sezonet e ardhshme.

Souza, me progres të shkëlqyer dhe aftësi tërheqëse në sulm pa lënë pas dore detyrat mbrojtëse, po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha europiane.

Mbrojtësi brazilian ka kontratë me Santos deri në dhjetor 2028 dhe deri më tani ka regjistruar 36 paraqitje zyrtare, me një gol dhe katër asistime. Interesim për të kanë shprehur gjithashtu klube si Bayern Munich, Chelsea dhe Arsenal, duke e bërë 19-vjeçarin Souza një nga talentet më të ndjekur të momentit në Brazil. /Telegrafi/

Transferimi sensacional në horizont - Neymar drejt kalimit në Ligën Premier

2 December 2025 at 15:50


Manchester United thuhet se mund ta befasojë botën e futbollit nëse përfundon një transferim të përfolur kohëve të fundit.

Sipas mediumit kroat index.hr, superylli brazilian Neymar mund të transferohet në Angli dhe t'i japë një shtysë të konsiderueshme skuadrës nga Old Trafford.

Ekziston gjithashtu pyetja nëse braziliani 33-vjeçar, pas një serie lëndimesh në sezonet e fundit, është gati për sfidat e Ligës Premier.

Neymar, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i ekipit kombëtar brazilian (79 gola në 128 ndeshje), aktualisht luan për klubin e qytetit të tij të lindjes, Santos.

Pavarësisht dhimbjeve dhe këshillave të mjekut të tij, ai po bën çmos për ta shpëtuar klubin nga rënia nga kategoria.

Ai u kthye në Brazil në janar pasi ndërpreu kontratën e tij me ekipin saudit Al-Hilal dhe iu nënshtrua një periudhe të gjatë rehabilitimi për shkak të një dëmtimi në ligamentet e gjurit.

MLS përmendet gjithashtu si opsion

Me kontratën e tij që skadon në fillim të vitit 2026, po shtohen spekulimet rreth destinacionit të tij të radhës. Përveç opsionit të lartpërmendur në Angli, është përmendur edhe Major League Soccer.

Ka spekulime se Neymar mund të ribashkohet me ish-shokët e ekipit të Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez, te Inter Miami, duke ribashkuar kështu treshen e famshme sulmuese "MSN".

Neymar luajti për PSG-në dhe Barcelonën përpara aventurës së tij në Al Hilal dhe mbërritjes në Santos. Ai fitoi gjithçka që mund të fitohej. /Telegrafi/

Neymar shënon gol pas 107 ditësh, nuk mund ta humbiste këtë

20 November 2025 at 11:43


Gjiganti brazilian, Santos po lufton për mbijetesë këtë sezon dhe në xhiron e 34-të të kampionatit vendas, ata barazuan me rezultatin 1-1 si vendas ndaj Mirassol.

Shënuesi i golit të vetëm për Santosin ishte Neymar, disi i harruar. Golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit kombëtar brazilian shënoi një gol pas 107 ditësh ‘agjërim’.

Neymar shënoi golin ndaj Mirassol në minutën e katërt kur, pas një goditjeje nga këndi nga mysafirët, Lautaro Diaz bëri një pasim të shkëlqyer nga gjysma e fushës dhe Neymar doli i vetëm para portierit Ëalter dhe e mposhti atë në mënyrë rutinore për 1-0.

What a goal from Neymar 😭

pic.twitter.com/9C5agOTbWr
— Ney (@Neycromancer) November 20, 2025

Fatkeqësisht për Santosin dhe vetë Neymarin, Reinaldo shënoi nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar 1-1, dhe Santosin e pret një luftë e vështirë për mbijetesë.

Me katër ndeshje të mbetura, Santosi ka vetëm një pikë më shumë se Vitoria, e cila është në zonën e rënies nga kategoria.

Rastësisht, ndeshja e fundit në të cilën Neymar shënoi gol u luajt më 5 gusht në kuadër të xhiros së 18-të kur Santos mposhti Juventuden me rezultatin 3-1.

Neymar ka luajtur 25 ndeshje për Santos që kur mbërriti nga Al-Hilal në fund të janarit dhe ka shënuar gjithsej shtatë gola. /Telegrafi/

Lojtarët dhe drejtuesit e Santosit janë të ngopur me Neymarin - largimi shumë afër

11 November 2025 at 18:33


Marrëdhënia mes Neymar dhe klubit të tij, Santos, duket gjithnjë e më e tensionuar. Konflikti i fundit u shfaq në ndeshjen kundër Flamengos, ku ekipi pësoi një humbje dhe po përballet me një krizë që rrezikon rënien nga kategoria.

Në atë ndeshje, Neymar u ankua për performancën e ekipit, disa gabime të shokëve të tij që çuan në golat e pësuar, si dhe vendimin e trajnerit Juan Pablo Vojvoda për ta zëvendësuar.

Reagimi i tij pas zëvendësimit, kur u largua nga fusha dukshëm i mërzitur, u konsiderua nga shokët e ekipit si "krejtësisht i jashtëzakonshëm dhe i tepërt". Ai u zëvendësua nga Benjamin Rollheiser pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Sipas gazetës Globo Esporte, lojtarët dhe drejtuesit e Santosit janë të ngopur me sjelljen e Neymarit. Ata ndihen të poshtëruar nga reagimet e tij dhe shqetësohen se ylli brazilian nuk po kontribuon sa duhet në suksesin e ekipit.

Megjithatë, klubi nuk planifikon të marrë masa disiplinore për momentin. Neymar ka kërkuar falje për sjelljen e tij dhe ka deklaruar se ankesat buronin nga pakënaqësia me performancën e gjyqtarit në ndeshje.

Neymar é muito ruim, fominha e individualista

Ele recebe a bola, atrasa toda a jogada sem necessidade e perde a bola. E ainda reclama sabe-se de lá do que

Aí o time recupera, não toca pra ele e ele dá xilique

Recupera de novo, toca pra ele e ele dorme perdendo novamente pic.twitter.com/jMohEvwHAU
— ANDRÉ ALFIERI (@Andre_Alfieri) November 9, 2025

Tensionet mbeten të larta, veçanërisht pasi Neymar ka luajtur vetëm 15 ndeshje dhe ka humbur 17 të tjera në Kampionatin Brazilian për shkak të lëndimeve, duke ulur ndjeshëm ndikimin e tij këtë sezon. /Telegrafi/

Robert Lewandowski shkruan histori te Barcelona, lë pas Neymarin me rekord të ri golash

9 November 2025 at 23:30


Sulmuesi Robert Lewandowski ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.

Sulmuesi polak ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos. Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.

Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick.


Robert Lewandowski has now scored 107 goals for FC Barcelona, surpassing Neymar Jr (105) 🇵🇱📈 pic.twitter.com/3VGzMVcbcj
— CentreGoals. (@centregoals) November 9, 2025


Arritja e kësaj shifre në këtë periudhë të shkurtër po e dëshmon që polaku është ndër qendërsulmuesit më të mirë në historinë e futbollit.

Megjithatë, ka raportime se Lewa mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit./Telegrafi

Neymar përdor një truk gjatë një ndeshje me Santosin që e detyroi FIFA-n të ndryshojë rregullat

4 November 2025 at 18:11


Neymar riktheu shkëlqimin e viteve të arta me një lëvizje teknike që dikur detyroi FIFA-n të ndryshojë rregullat për ekzekutimin e penalltive dhe pothuajse funksionoi.

Sulmuesi 33-vjeçar, ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, që tani luan për klubin e tij të fëmijërisë, Santos, bëri rikthimin e shumëpritur në ndeshjen kundër Fortalezas pas një periudhe të gjatë mungese për shkak dëmtimi.

Ai u fut në lojë në minutën e 67-të, duke zëvendësuar Victor Hugon dhe u prit me një ovacion të jashtëzakonshëm nga tifozët në ‘Estadio Urbano Caldeira’.

Pak më vonë, një autogol i Bruno Pachecos barazoi rezultatin dhe me rreth 15 minuta të mbetura, një Santos i rigjallëruar kërkoi me ngulm tre pikët e shumë nevojshme pas formës së dobët të javëve të fundit.

Në fakt, vetëm sekonda pas fillimit të kohës shtesë, Neymar ishte shumë pranë golit të fitores, pas një përpjekjeje për të realizuar një goditje dënimi me “Paradinha”.

Neymar almost scored this paradinha free-kick, his OG penalty kick technique that got banned by FIFA 🤯 pic.twitter.com/9wiBPeZdJb
— Ginga Bonito 🇧🇷 (@GingaBonitoHub) November 1, 2025

Paradinha, një term që në portugalisht do të thotë “ndalesë e vogël”, u bë e famshme nga Pele në vitet 1970 dhe kishte për qëllim të çrregullonte kohën e reagimit të portierit.

Siç shihet në pamjet e ndeshjes, Neymar mori një hov normal drejt topit, u ndal pak para se ta godiste, dhe më pas simuloi një gjuajtje, duke bërë që muri mbrojtës i Fortalezas të kërcente para kohe, përpara se ta godiste topin me përpjekjen e tij të dytë./Telegrafi/

Rikthimi i ëndrrave: Neymar drejt Inter Miamit, po ribashkohet “MSN”

3 November 2025 at 10:51


Neymar u rikthye te klubi i fëmijërisë, Santos, në janar 2025, pasi ndërpreu me marrëveshje kontratën me klubin saudit Al-Hilal, duke firmosur fillimisht një marrëveshje gjashtëmujore.

Në qershor, Santos vendosi të zgjaste kontratën deri në fund të vitit 2025, me opsion për ta vazhduar deri në vitin 2026, që përfshin edhe periudhën e Kupës së Botës 2026. Marrëveshja përfshin gjithashtu të drejta imazhi, që i sigurojnë brazilianit të paktën 15 milionë dollarë nga sponsorët dhe aktivitetet e marketingut të lidhura me emrin e tij.

Megjithatë, pas rikthimit në Brazil, dëmtimet e shpeshta e kanë kufizuar pjesëmarrjen e Neymarit në fushë. Me kontratën që i skadon në fund të vitit të ardhshëm, ai tani po përballet me një vendim të rëndësishëm për të ardhmen.

Sipas gazetarit Ekrem Konur, një nga opsionet që po shqyrton është transferimi te Inter Miami, ku mund të ribashkohet me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, duke rikrijuar trion legjendare “MSN” që shkëlqeu te Barcelona.

Opsioni për zgjatjen e kontratës me Santos deri në vitin 2026 i jep fleksibilitet si klubit, ashtu edhe lojtarit. Ambicia e Neymarit për të qenë në formë dhe konkurrues për Kupën e Botës 2026 pritet të ndikojë shumë në zgjedhjen e tij të ardhshme. Një vendim përfundimtar pritet para fundit të vitit 2025./Telegrafi

Legjenda braziliane i bindur: Brazili do ta fitoj Botërorin vetëm nëse Neymari është në skuadër

2 November 2025 at 10:24


Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka folur për shanset e Selecao-s për të fituar Kupën e Botës FIFA 2026.

Duke komentuar mundësitë e skuadrës së tij, Romario deklaroi: "Probabiliteti, sado i vogël, që Brazili të jetë kampion i Kupës së Botës vitin e ardhshëm do të jetë i mundur vetëm nëse e kemi Neymarin", tha Romario.

Interesante është se Neymar ende nuk ka bërë asnjë paraqitje për Brazilin që kur Carlo Ancelotti mori drejtimin e ekipit kombëtar.

Sulmuesi i Santos po përpiqet të bëjë përshtypje në Brazil, por deri tani ka shënuar vetëm tre gola në 14 ndeshje të Serie A në vitin 2025.



Brazili ka një histori të pasur në Kupën e Botës, por që titulli i fundit është fituar vetëm në vitin 2002.

Selecao është gjithashtu pesë herë kampion bote, më shumë se çdo ekip kombëtar tjetër në histori.

Romario duket i bindur se pa Neymarin, shanset për triumf në Botëror 2026 janë të reduktuara ndjeshëm, por prapë të mundshme. /Telegrafi/

Tronditje në Brazil: As Santosi s’po e do në skuadër Neymarin

26 October 2025 at 23:40


Ylli brazilian Neymar po përballet me pasiguri të madhe për të ardhmen e tij te Santos, pas një rikthimi zhgënjyes në klub verën e kaluar.

Sulmuesi nuk ka arritur të rifitojë formën e tij më të mirë, duke shënuar vetëm 3 gola në 13 ndeshje kampionati, ndërsa nuk është ftuar as nga trajneri Carlo Ancelotti në Kombëtaren e Brazilit.

Santos ndodhet aktualisht në vendin e 16-të, me të njëjtin numër pikësh si Vitoria, që është në zonën e rënies nga kategoria. Për këtë arsye, fokusi i klubit dhe i Neymarit është ruajtja e statusit në elitë, jo rinovimi i kontratës.

Neymar

Me kontratën që skadon në dhjetor, Neymar është lidhur me një sërë klubesh të huaja – mes tyre Inter Miami, ku mund të ribashkohej me Lionel Messin, si dhe me Napolin e Interin në Itali. Megjithatë, qëndrimi te Santos ende mbetet një mundësi, edhe pse raportet nga “O Globo” sugjerojnë se klubi aktualisht nuk është i gatshëm ta rinovojë marrëveshjen.

Sipas raportit, babai dhe menaxheri i tij, Neymar Sr është takuar me drejtuesit e Santos javën e kaluar për të diskutuar një zgjatje kontrate deri në Kupën e Botës 2026.

Edhe pse më herët klubi kishte qenë optimist për një marrëveshje të re, situata e vështirë në kampionat ka bërë që çdo vendim për të ardhmen e Neymarit të mbetet pezull./Telegrafi/

Neymar ‘hap derën’ për një transferim sensacional që do të befasonte botën e futbollit

23 October 2025 at 17:01


Raportohet se Neymar ka ‘hapur derën’ për një transferim të bujshëm, vetëm disa muaj para nisjes së Kupës së Botës.

33-vjeçari u rikthye me emocion në klubin e tij të fëmijërisë, Santos, në fillim të vitit 2025, pas një periudhe të dështuar me skuadrën arabe Al-Hilal. Megjithatë, kthimi i tij në Brazil nuk ka shkuar sipas pritshmërive.

Aktualisht, Santos renditet në vendin e 16-të në kampionat, vetëm një pozicion mbi zonën e rënies nga kategoria, ndërsa Neymar ka kaluar një tjetër sezon të shoqëruar nga dëmtime të shumta.

Kontrata e tij skadon në fund të dhjetorit, pas përfundimit të sezonit, që do të thotë se ai do të jetë lojtar i lirë në vitin 2026.

Me Kupën e Botës që po afrohet, Neymar është i vendosur të ringjallë karrierën e tij dhe të bindë Carlo Ancelottin për ta përfshirë në listën e Brazilit.

Edhe pse ai e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Evropë, sipas të përditshmes Sport, asnjë klub nuk ka shfaqur interes të vërtetë për ta transferuar.

Neymar

Burimi spanjoll shton se tani Neymar ka dy alternativa: të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore të me Santos ose të transferohet në MLS.

Megjithëse i ati i tij thuhet se dëshiron ta shohë të qëndrojë në Brazil, situata e klubit mbetet e pasigurt, pasi ata po luftojnë për të qëndruar në elitën e futbollit brazilian.

Një destinacion i mundshëm që ka dalë në SHBA është Inter Miami.

Një kalim i tillë do ta ribashkonte Neymarin me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, me të cilët ai formoi një nga treshët më të frikshëm sulmues në historinë e futbollit gjatë kohës te Barcelona, ku fituan tripletën.

Me ish-bashkëlojtarët e tij te Barça, Jordi Alba dhe Sergio Busquets, që pritet të tërhiqen në fund të vitit, Neymar mund të bashkohet me Inter Miamin./Telegrafi/

Kritika e ashpër e Emerson Leao për Neymar: Ai nuk është shembull për askënd

By: gaze tare
20 October 2025 at 20:48

Ish-trajneri i Brazilit dhe fituesi i Kupës së Botës në vitin 1970, Emerson Leao, e ka sulmuar Neymarin duke pretenduar se numri 10 i Santosit “nuk është shembull për askënd” dhe nuk duhet të konsiderohet si zgjidhje për Seleção-n përpara Kupës së Botës 2026, për shkak të paqëndrueshmërisë kronike dhe lëndimeve të përsëritura. Portieri veteran theksoi në një intervistë televizive se “njeriu jashtë fushës dhe njeriu në fushë janë të ndërthurur” dhe se Neymar “e ka kaluar moshën” për të zgjidhur problemet e ekipit kombëtar.

Në zemër të kritikave të Leaos janë gjendja fizike dhe qëndrueshmëria e asit brazilian. Ai tha se Neymar “e di çfarë dëshiron të bëjë në fushë, por nuk mund ta ekzekutojë atë si më parë”, duke ia atribuar lëndimet e shpeshta gjendjes së reduktuar fizike dhe humbjes së shpërthyesit që karakterizonte lojën e tij në vitet e kaluara. Ai theksoi se “ai nuk është i njëjti atlet”, duke treguar mungesën e stërvitjes së vazhdueshme pas problemeve të fundit me kuadricepsët.

Leao zbuloi se në fillim të karrierës së Neymarit, ai i kishte dhënë atij këshilla personale që të “kujdesej për veten” përpara Kupës së Botës, një rekomandim që, siç tha ai, “nuk e ndoqi”. Ndërkohë, Neymar, i cili u rikthye te Santos në janar, ka bërë 21 paraqitje, ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asiste këtë sezon, me kontratën e tij që skadon më 31 dhjetor dhe ende pa hapur bisedime për një rinovim. Qëllimi i tij mbetet të kthehet vazhdimisht, në mënyrë që të bindë se mund të kërkojë një vend për Kupën e Botës 2026.

The post Kritika e ashpër e Emerson Leao për Neymar: Ai nuk është shembull për askënd appeared first on iconstyle.al.

Lionel Messi bëhet asistuesi më i mirë i të gjitha kohërave në ndeshjet ndërkombëtare

15 October 2025 at 08:52


Lionel Messi theu një tjetër rekord në fitoren shkatërruese të Argjentinës ndaj Porto Rikos me rezultat 6-0 në një ndeshje miqësore.

Ylli i Inter Miamit dha dy asistime të shkëlqyera për Gonzalo Montiel dhe Lautaro Martinez për të arritur në kuotën e 60 asistimeve për Argjentinën.

Me këto dy asistime, Messi lë pas Neymarin me 59 asistime në listën e asistuesve më të mirë të të gjitha kohërave në futbollin ndërkombëtar.

💙🤍🧞♂️ Leo Messi reaches 60 assists with Argentina, most in international football history beating Neymar’s previous record at 59.

Messi’s also 2 assists away from 400 career assists. pic.twitter.com/kCuMFxL4d6
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 15, 2025

38-vjeçari është gjithashtu vetëm dy asistime larg arritjes së shifrës prej 400 asistimeve në karrierën e tij.

Messi ka shënuar 114 gola për kombëtaren Albiceleste dhe është vetëm pas Cristiano Ronaldos (143 gola) në listën e golashënuesve më të mirë ndërkombëtarë të të gjitha kohërave.

Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë ka grumbulluar 26 gola dhe 15 asistime për Inter Miamin në MLS këtë vit. /Telegrafi/

🚨 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋: 𝐌𝐄𝐒𝐒𝐈 𝐁𝐑𝐄𝐀𝐊𝐒 𝐓𝐇𝐄 𝐑𝐄𝐂𝐎𝐑𝐃 𝐎𝐅 𝐌𝐎𝐒𝐓 𝐈𝐍𝐓𝐄𝐑𝐍𝐀𝐓𝐈𝐎𝐍𝐀𝐋 𝐀𝐒𝐒𝐈𝐒𝐓𝐒 𝐈𝐍 𝐇𝐈𝐒𝐓𝐎𝐑𝐘 🎁

Assist 5️⃣9️⃣ and 6️⃣0️⃣ for Argentina — he’s now the all-time assist leader in international football! 🏆

6️⃣0️⃣ 🅰️ Lionel Messi 🇦🇷
5️⃣9️⃣ 🅰️… pic.twitter.com/P1Su3ysGqa
— 433 (@433) October 15, 2025

Inter Miami planifikon transferimin e Neymar për të ribashkuar treshen ikonike të njohur si ‘MSN’

11 October 2025 at 14:41


Inter Miami po synon një transferim sensacional për të sjellë Neymarin në Major League Soccer, duke synuar të rikrijojë treshen legjendare sulmuese të ‘MSN’ së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Sipas mediumit Daily Mail, braziliani 33-vjeçar, aktualisht i rikthyer te klubi i fëmijërisë, Santos, pasi u nda nga Al-Hilal, i është ofruar ekipit të David Beckham, ndërsa kontrata e tij po skadon në dhjetor.

Me Messin që e drejton ekipin që nga viti 2023 dhe Suarezin që u bashkua nga Gremio në dhjetor të atij viti, shtimi i Neymarit - 105 golat e të cilit në 177 ndeshje me Barcelonën plotësuan ish-shokët e tij të ekipit - mund të ndezë një epokë të re dominimi për klubin nga Florida.

Ndërsa bisedimet zyrtare midis përfaqësuesve të Neymar dhe Inter Miami ende nuk kanë filluar, lëvizja shihet si e kohëzuar strategjikisht, me Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara që po afrohet.

Kampi i Neymar e sheh MLS-në si një platformë ideale për sulmuesin që të rifitojë mprehtësinë dhe dukshmërinë përpara sezonit të ri të Brazilit, duke u bazuar në kiminë e tij me Messin që nga ditët e tyre te Barcelona (2014-2017) dhe koha e tyre te Paris Saint-Germain (2021-2023).

Ndërkohë, Inter Miami është i përqendruar në sigurimin e marrëveshjeve të reja për Messin dhe Suarezin për të ruajtur fuqinë e tyre prej yjeve, por pensionimet e afërta të Jordi Albës dhe Sergio Busquets paraqesin sfida, duke kërkuar talentë të rinj për të mbështetur ambiciet e klubit në një ligë konkurruese.

Perspektiva e Neymar që do t’i bashkohej Inter Miami jo vetëm që do të ringjallte dinamikën elektrizuese të MSN - përgjegjëse për 364 gola në 423 ndeshje me Barcelonën, por gjithashtu do të përforconte atraktivitetin global të klubit, duke tërhequr vëmendje të paparë ndaj MLS. /Telegrafi/

❌
❌