Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Amir Rrahmani fiton një tjetër trofe me Napolin, mposhtin Bolognan dhe ngritin Superkupën e Italisë

22 December 2025 at 22:03


Sulmuesi David Neres realizoi dy gola dhe i dhuroi SSC Napolit fitoren 2-0 ndaj Bolognas, duke i siguruar klubit Superkupën e Italisë për herë të tretë në histori, në finalen e zhvilluar në “King Saud University Stadium” në Arabinë Saudite.

Pas fitores ndaj kampionëve në fuqi të Italisë, AC Milan, në gjysmëfinale vetëm katër ditë më parë, Napoli hyri në finale me vetëbesim të lartë, pavarësisht dy humbjeve radhazi të mëparshme ndaj Benficës dhe Udineses.

Të besuarit e Antonio Contes ishin skuadra më e mirë në pjesën e parë dhe krijuan rastin e parë serioz që në minutën e 10-të, kur pasimi i Scott McTominay gjeti Eljif Elmasin brenda zonës. Mesfushori nga Maqedonia e Veriut pati kohë dhe hapësirë të mjaftueshme për të finalizuar, por në situatë një kundër një me Milinkovic-Savic, goditja e tij përfundoi jashtë shtyllës së majtë.

Megjithatë, David Neres nuk e përsëriti gabimin e parë. Gjashtë minuta para përfundimit të pjesës së parë, braziliani avancoi rreth 25 metra nga porta dhe lëshoi një goditje të fuqishme me të majtën, e cila kaloi mbi portierin Federico Ravaglia dhe përfundoi në cepin e sipërm të rrjetës.

Neres ka hapur rezultatin në secilën nga katër ndeshjet e fundit ku ka shënuar, ndërsa për Bolognan kjo ishte ndeshja e shtatë radhazi ku pëson gol e para.

Edhe pse Bologna kishte arsye për zhgënjim pas paraqitjes së pjesës së parë, shpresat për rikthim u shuan shpejt në fraksionin e dytë. Vetëm 12 minuta pas rifillimit, një gabim fatal në mbrojtje i kushtoi shtrenjtë skuadrës Rossoblu.

Duke tentuar të ndërtonte aksionin nga prapavija, pasimi i Ravaglias drejt Jhon Lucumit u ndërpre nga Neres, i cili i rrëmbeu topin mbrojtësit dhe me një parabël elegante mbi portierin në dalje dyfishoi epërsinë e Napolit. Ky ishte vetëm rasti i pestë në 14 ndeshjet e fundit që Napoli shënonte më shumë se një gol brenda 90 minutave.

Bologna u përpoq të rikthehej në lojë, por Napoli menaxhoi me qetësi minutat e mbetura, duke përballuar presionin dhe duke ruajtur avantazhin deri në fund. Pas dy finaleve të mëparshme të humbura pa shënuar gol, kësaj here skuadra napolitane tregoi pjekuri dhe përvojë për ta mbyllur ndeshjen në favorin e saj.

Me këtë triumf, Antonio Conte fiton Superkupën e Italisë për herë të gjashtë në karrierë – tri herë si lojtar dhe tri herë si trajner – duke forcuar edhe më shumë statusin e tij si një nga trajnerët më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave./Telegrafi

Before yesterdayMain stream

Amir Rrahmani shpallet “Lojtari i Vitit”, fiton çmimin “Fadil Vokrri”

21 December 2025 at 19:39


Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2026.

Rrahmani kaloi një tjetër sezon të jashtëzakonshëm, ku ndihmoi Napolin që ta fitojë titullin kampion, i dyti në tre vitet e fundit – ndërsa ishte edhe në formacionin më të mirë në Serie A.

FFK-ja në ceremoninë “Laureatët e Vitit” e shpallën Rrahmanin si më të mirin, por ky i fundit nuk kishte si të ishte i pranishëm shkaku që do të luajë në finalen e Superkupës së Italisë me Napolin, kundër Bolognas.

Në anën tjetër, sulmuesi i Ballkanit Valentin Serebe e fitoi çmimin “Golashënuesi më i mirë i vitit”, të cilit ia dha ish lojtari i “Xhebrailave” Albion Rrahmani.

Rrahmani ndër të tjera deklaroi se për të është shumë i rëndësishëm ky çmim pasi e kishte fituar në dy vitet e fundit.

“Ky çmim që po e dhuroi është me shumë rëndësi për mua sepse e kam fituar në dy vitet e fundit”./Telegrafi/

Si votuan Franco Foda dhe Amir Rrahmani për “The Best FIFA 2025”

16 December 2025 at 20:39


Franco Foda dhe Amir Rrahmani kanë dhënë votat e tij për çmimet “The Best FIFA 2025”, për “Lojtarin më të mirë”, “Trajnerin më të mirë” dhe “Portierin më të mirë”.

Osumane Dembélé u shpall “Futbollisti më i mirë”, Luis Enrique u shpall “Trajneri më i mirë”, ndërsa Gianluigi Donnarumma u shpall “Portieri më i mirë”.

Timonieri ynë, Franco Foda për “Lojtarin më të mirë”, i ka dhënë pikët maksimale, 5 pikë, sulmuesit të PSG-së, Ousmane Dembélé. Me 3 pikë është votuar Lamine Yamal, ndërsa një pikë ka shkuar për Harry Kane.

Sa i përket homologëve të tij, Foda me 5 pikë e ka vlerësuar Luis Enriquen. Hansi Flick ka marrë 3 pikë, ndërsa Mikel Arteta ka marrë 1 pikë.

Foda ka votuar edhe për “Portierin e Vitit”, ku Gianluigi Donnarumma ka marrë 5 pikë nga ai. Manuel Neuer ka marrë 3 pikë, ndërsa Thibaut Courtois ka marrë 1 pikë.

Edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka dhënë votat e tij për çmimet “The Best FIFA 2025”, për “Lojtarin më të mirë”, “Trajnerin më të mirë” dhe “Portierin më të mirë”.

Sa i përket votave për “Lojtarin më të mirë”, mbrojtësi i Napolit i ka dhënë 5 pikë Ousmane Dembélé, ndërsa 3 pikë kanë shkuar për Kylian Mbappé. Me 1 pikë është votuar Lamine Yamal.

Nga ana tjetër, për votat për “Trajnerin më të mirë”, Amir Rrahmani pikët maksimale (5) ia ka dhënë Luis Enriques. Për Hansi Flick kanë shkuar 3 pikë, ndërsa për Enzo Maresca ka shkuar 1 pikë.

Sa i përket çmimit për “Portierin e vitit”, Rrahmani me pikët maksimale e ka vlerësuar Thibaut Courtois. Gianluigi Donnarumma ka marrë 3 pikë, ndërsa Manuel Neuer ka marrë 1 pikë.

Sa i përket gazetarëve, këtë vit nga Kosova ka votuar gazetari i Telegrafit, Lavdim Pireva.

Në çmimet “The Best” u shpallën edhe fitues të tjerë, të cilët mund t’i gjeni këtu. /Telegrafi/

“E merituam fitoren ndaj Juventusit”, Amir Rrahmani lavdëron Spalletin dhe kërkon fokus për Ligën e Kampionëve

8 December 2025 at 11:32


Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani thotë se Napoli e meritoi fitoren ndaj Juventusit, por tani duhet të fokusohen për ta siguruar një vend në play-offin e Ligës së Kampionëve.

Kapiteni i Kosovës zhvilloi një paraqitje solide në triumfin 2-1 të Napolit ndaj Juventusit, ku te “Bianconerët” u inkuadrua edhe Edon Zhegrova.

Pas ndeshjes, Rrahmani deklaroi se duhet ta shijojnë fitoren ndaj Juves, meqenëse Napoli e meritoi plotësisht.

“Nuk jemi në probleme, kurrë nuk kemi qenë. Shumë lojtarë po mungojnë shkaku i lëndimeve, por të gjithë po bëjmë mirë”.

“Këto janë tre pikë të rëndësishme ndaj një skuadre të fortë që po garon për vendet kryesore. Duhet ta festojmë fitoren sepse luftuam fortë dhe e merituam”.

Ai ndër të tjera dha lëvdata edhe për trajnerin e Juventusit Luciano Spalletti, duke e vlerësuar si një nga më të mirët që ka pasur ndonjëherë.

“Spalletti? Është një ndër trajnerët më të mirë që kam pasur dhe një njeri i shkëlqyer. Gjithnjë mendonim për ndeshjen e radhës. Tani, do të luajmë për ta fituar secilën lojë, për tifozët dhe klubin. Ishte përballje e ngjashme me atë ndaj Atalantas”.

Në fund, Rrahmani kërkoi nga Napoli të fokusohet në Ligën e Kampionëve për ta siguruar play-offin.

“Në Ligën e Kampionëve kemi ndeshje të vështirë si mysafir. Duhet të luftojmë për play-off dhe besoj se do t’ia dalim”./Telegrafi

Amir Rrahmani kundër Edon Zhegrovës në derbin italian

7 December 2025 at 17:55


Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani sonte (e diele) do ta zhvillojë përballjen me sulmuesin Edon Zhegrova në Serie A.

Napoli është nikoqir i Juventusit, deri italian i vlefshëm për xhiron e 14-të të kampionatit italian.

Rrahmani si zakonisht është i padiskutueshëm në formacionin bazë të Napolit, andaj edhe pritet të luajë sërish nga minuta e parë, me “Napolitanët” që kërkojnë vetëm fitore për ta vazhduar garën për titull.

Ndërkohë, te Juventusi – Zhegrova pritet që sërish ta nisë nga stoli edhe pse dha sinjale pozitive në ndeshjen e fundit kur hyri nga banka, e shumë tifozë italianë po kërkojnë që të ketë vend në 11-shen startuese.

Edon Zhegrova dhe Amir Rrahmani

Zhegrova ndër të tjera thuhet se është kthyer 100 për qind nga lëndimi, kësisoj mbetet të shihet nëse Luciano Spalletti do t’ia japë shansin për ta dëshmuar kualitetin nga fillimi.

Përballja e zjarrtë që assesi s’duhet humbur fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Diego Maradona”.

Kujtojmë, Napoli renditet në pozitën e tretë në Serie A me 28 pikë derisa Juventusi në vendin e shtatë me 23 sosh./Telegrafi/

Amir Rrahmani në Formacionin e Vitit në Itali shfaqet përkrah partneres Drita Stublla

2 December 2025 at 11:00


Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte i pranishëm mbrëmë në Gala-n e futbollit italian, pasi u përfshi në Formacionin e Vitit, një vlerësim që vjen si rrjedhojë e paraqitjeve të tij fantastike sezonin e kaluar, ku u shpall kampion i Italisë si një nga protagonistët kryesorë të Napolit.

Rrahmani ka vazhduar formën e mirë edhe këtë sezon: në tetë ndeshjet ku është aktivizuar si titullar nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, Napoli ka pësuar vetëm tre gola me të në fushë.

Formacioni i Vitit përfshiu disa prej emrave më të rëndësishëm të Serie A, ndër ta Scott McTominay, Lautaro Martinez dhe Tijjani Reijnders.

💙 Scott #McTominay, Aurelio #DeLaurentiis e Amir #Rrahmani al Gran Galà del calcio pic.twitter.com/JWeNal844D
— Pianeta Napoli (@PianetaN) December 1, 2025

Nga skuadrat e Interit dhe Napolit u zgjodhën: Denzel Dumfries, Amir Rrahmani, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Scott McTominay, Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez.

Rrahmani mori pjesë në këtë mbrëmje speciale i shoqëruar nga partnerja e tij, Drita Stublla.

Çifti u shfaq elegant, duke zgjedhur veshje në ngjyrë të zezë, duke tërhequr vëmendjen e mediave të pranishme.

Ky vlerësim shënon edhe një tjetër moment krenarie për futbollistin kosovar, i cili vazhdon të jetë një nga mbrojtësit më të vlerësuar në kampionatin italian. /Telegrafi/

Gran Gala del Calcio 2025: Amir Rrahmani në formacionin e vitit, McTominay dhe Conte çmimet kryesore

2 December 2025 at 00:01


Mbrëmë u mbajt ceremonia prestigjioze e Gran Gala del Calcio, ngjarja më e rëndësishme e futbollit italian që vlerëson lojtarët dhe ekipet më të mirë të sezonit 2024-25 në Serie A.

Në qendër të vëmendjes ishte formacioni i vitit, si dhe çmimet individuale që njohin arritjet më të spikatura të sezonit.

Mesfushori i Napolit, McTominay, fitoi çmimin kryesor si "Lojtari i Vitit" në Serie A, pas titujve të fituar me klubin në vitet 2023 dhe 2025.


Në Formacionin e Vitit u përfshinë disa nga emrat më të mëdhenj të kampionatit italian, duke përfshirë Scott McTominay, Lautaro Martinez dhe Tijjani Reijnders.

Napoli dhe Inter dominuan në përbërje, duke reflektuar garën e ngushtë për titull deri në fund të sezonit. Nga Inter dhe Napoli u përfshinë: Denzel Dumfries, Amir Rrahmani, Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, McTominay, Nicolò Barella dhe Lautaro Martinez.


Përveçse u përfshi në formacionin më të mirë, Amir Rrahmani spikati duke luajtur luajti një rol kyç për Napolin. Rrahmani u vlerësua për kontributin e tij në mbrojtje dhe stabilitetin që solli në linjën e pasme, duke ndihmuar skuadrën të ruante performancën e lartë që e vendosi Napolin në garë për titull.

Ndër çmimet individuale, trajneri Antonio Conte u shpall "Trajneri i Vitit", ndërsa Napoli mori titullin "Klubi i Vitit" për arritjet e jashtëzakonshme në Serie A.


Formacioni i Vitit i Serie A 2025

Portier: Svilar (Roma)

Mbrojtës: Dumfries (Inter), Rrahmani (Napoli), Bastoni (Inter), Dimarco (Inter)

Mesfushor: McTominay (Napoli), Barella (Inter), Reijnders (Milan)

Sulmues: Lautaro Martinez (Inter), Kean (Fiorentina), Retegui (Atalanta)


Ky formacion pasqyron lojtarët më të mirë të sezonit, duke përfshirë Amir Rrahmanin, i cili është një nga figurat kyçe në mbrojtjen e Napolit dhe një nga lojtarët më të shquar nga Ballkani në Serie A këtë vit. /Telegrafi/

Amir Rrahmani, muri i papërshkueshëm i Napolit - por që vlerësohet më pak se sa duhet nga mediat italiane

1 December 2025 at 19:27


Me Amir Rrahmanin në qendër të mbrojtjes, Napoli ka arritur të fitojë dy tituj kampion në tre vitet e fundit. Kombinimi i tij me Kalidou Koulibaly kishte bërë që linja e mbrojtjes të duket e pakapërcyeshme, në titullin e parë, ndërsa në të dytin ishte lider absolut.

Për të gjithë trajnerët që e kanë pasur (Gennaro Gattuso, Luciano Spalletti, Rudi Garcia dhe Antonio Conte), Rrahmani ka qenë gjithmonë i pazëvendësueshëm.

Ky sezon, në 10 ndeshjet që ai ka munguar për shkak të dëmtimit, Napoli ka pësuar 17 gola. Kur ka luajtur ai, në 8 takime, skuadra ka marrë vetëm 3 gola.

Numrat flasin vetë. Edhe bashkëlojtarët e repartit mbrojtës përfitojnë nga prezenca e tij – si Alessandro Buongiorno dhe Sam Beukema, që shpesh dukeshin të pasigurt, me Rrahmanin pranë fitojnë qetësi, ndërsa Juan Jesus ka rifituar sigurinë si mbrojtës.

Në ndeshjen e fundit kundër Romës, Rrahmani ishte ndër më të mirët në fushë. Ai udhëhoqi linjën mbrojtëse me siguri, lexoi përpara çdo aksion të kundërshtarit, fitoi duelet me Ferguson. Nga një ndërhyrje e tij u krijua aksioni që solli golin e Napolit. Në pjesën e dytë mbylli çdo sulm me qetësi dhe vendosmëri.

Statistikat e tij në atë ndeshje: 10 ndërhyrje mbrojtëse, dhe 100 përqind duele ajrore të fituara.

Rrahmani është gjithmonë në vendin e duhur, një mur i fortë dhe një lider i heshtur. Shpesh i nënvlerësuar nga media dhe tifozët, ai mbetet një mbrojtës fenomenal dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të Napolit, shkruan faqja Calcio Totale.

Për mbrojtësin dhe paraqitjen e tij ndaj Romës në “Olimpico”, kanë shkruar edhe “La Gazzetta dello Sport” dhe Corriere dello Sport”.

Amir Rrahmani – një profesor i mbrojtjes dhe një nga top-lojtarët e Napolit./Telegrafi/

Ngec rinovimi i kontratës së Amir Rrahmanit me Napolit, dy gjigantët turq vihen pas kapitenit të Kosovës

28 November 2025 at 14:15


Gjigantët e Superligës së Turqisë, Besiktasi dhe Fenerbahce thuhet se janë të interesuar për yllin e kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, bisedimet e të cilit për rinovimin e kontratës me Napolin kanë ngecur.

Ndërsa sezoni afrohet, përpjekjet për transferime janë përshpejtuar gjithashtu. Fenerbahce dhe Besiktasi pritet të përballen me njëri-tjetrin në një transferim të madh gjatë vitit 2026.

Sipas një lajmi të publikuar në Corriere dello Sport, një nga gazetat me tirazhin më të lartë në Itali, të dyja ekipet e mëdha turke janë vënë pas yllit kosovar të Napolit, Amir Rrahmani.

Beshiktas dhe Fenerbahce po kërkojnë të nënshkruajnë me Rrahmanin, i cili ende konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në treg pavarësisht se është në kulmin e karrierës së tij dhe mbi 30 vjeç.

🚨 Beşiktaş ve Fenerbahçe, Napoli'nin 31 yaşındaki stoperi Amir Rrahmani ile ilgileniyor.

👀 Oyuncu ile Napoli arasında yürütülen sözleşme uzatma görüşmeleri ise şu sıralar durma noktasına gelmiş durumda.

(Corriere dello Sport) pic.twitter.com/mVpiqLtEJt
— Fanatik (@fanatikcomtr) November 28, 2025

Pika e rëndësishme është se bisedimet për një kontratë të re me Napolin kanë ngecur.

Sipas gazetës me seli në Romë, negociatat për të zgjatur kontratën e Rrahmanit nga viti 2027 në vitin 2028 kanë arritur në një ngërç dhe klubet turke besojnë se ato mund ta përdorin këtë situatë për të futur një përçarje midis Rrahmanit dhe Napolit.

Kjo, nga ana tjetër, po ngre kambana alarmi në kampin e Napolit, ngjashëm me incidentin e mesfushorit Andre-Frank Zambo Anguissa. /Telegrafi/

Nuk ka të bëj me lëndim, Antonio Conte shpjegon arsyen se pse e zëvendësoi Amir Rrahmanin

23 November 2025 at 18:21


Trajneri Antonio Conte thotë se e ka larguar qendërmbrojtësin Amir Rrahmani sepse ka qenë i lodhur dhe nuk ka të bëjë me ndonjë lëndim.

Kishte frikë që ylli i Kosovës u lëndua ndaj Atalantas sepse pas një dueli me Zapacostan, tekniku italian e largoi menjëherë nga fusha.

Megjithatë, Conte për “Napoli Zone” ka konfirmuar se si largimi i Hojlund, ashtu edhe i Rrahmanit kanë ndodhur vetëm sepse i pa të lodhur.

“Hojlund dhe Rrahmani u zëvendësuan sepse e vërejta që ishin pak të lodhur. Preferoja të bëja ndryshime, sidomos meqenëse duhet të përfshihemi të gjithë dhe secili lojtarë duhet të ndihet i përfshirë. Pesë muaj kanë kaluar dhe na duhen të gjithë lojtarët tanë”, deklaroi ai.

Amir Rrahmani

Ky padyshim është lajm i shkëlqyer për Rrahmanin, i cili u kthye nga lëndimi që pësoi te Kosova vetëm muajin e kaluar, ndërsa ka rol të rëndësishëm në formacionin bazë të skuadrës italiane.

Kujtojmë, Rrahmani zhvilloi paraqitje solide në suksesin e Kosovës – ku u kualifikuan për herë të parë në histori në play-offin e Kampionatit Botëror 2026./Telegrafi/

Amir Rrahmani i pafat, pëson lëndim ndaj Atalantas

22 November 2025 at 22:27


Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani është detyruar të largohet nga fusha në derbin ndaj Atalantas, shkaku i lëndimit.

Qendërmbrojtësi u largua nga fusha në minutën e 64-të, pasi mori një goditje nga Zappacosta.

Sipas gazetarit italian Gianluca di Marzio, Rrahmani ka ndjerë dhimbje prandaj edhe trajneri Antonio Conte e largoi nga fusha.

“Gjatë ndeshjes me Atalantan, Rrahmani u largua shkaku i lëndimit. Mbrojtësi i Napolit pësoi një goditje, duke e detyruar trajnerin për ta zëvendësuar”, shkruan ndër të tjera ai.

Amir Rrahmani

Gjendja e Rrahmanit do të mësohet në orët e ardhshme, me shpresën që lëndimi i lojtarit të mos jetë serioz.

Kujtojmë, Rrahmani sapo ishte kthyer nga lëndimi në muajin e kaluar ndërsa zhvilloi paraqitje pozitive ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës./Telegrafi/

Vlera e kombëtareve dhe lojtarët më të shtrenjtë të Kosovës dhe Zvicrës

18 November 2025 at 15:30


Ekipi i kombëtares së Kosovës ka një vlerë thuajse dyfish më të vogël se ekipi i kombëtares së Zvicrës, para përballjes së sotme (e martë) në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Dardanët janë nikoqir të Helvetikëve në ndeshjen e fundit të Grupit B, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.

Por, si qëndron situata e vlerës së dy ekipeve kombëtare para kësaj ndeshje?

Telegrafi ka marrë në faqen e specializuar Transfermarkt vlerat e të dyja kombëtareve dhe ka bërë krahasimin mes tyre dhe lojtarëve të tyre.

Ekipi kombëtar i Kosovës ka një vlerë totale prej 131.38 milionë euro, ndërsa ai i Zvicrës ka një vlerë prej 240.40 milionë eurosh.

Dallimi mes dy kombëtareve qëndron se Helvetikët kanë dy futbollistë që vlejnë nga 40 milionë euro, si Dan Ndoye dhe Gregor Kobel.

Helvetikët gjithashtu kanë emra tjerë të vlerë të lartë në treg si Manuel Akanji me 22 milionë euro, Johan Manzambi me vlerë 15 milionë euro dhe Granit Xhaka e Breel Embolo me nga 12 milionë euro.

Në anën tjetër, te Kosova lojtari më vlerën më të lartë është Edon Zhegrova, i cili në treg vlerësohet me 25 milionë euro.

Lojtarët tjerë me vlerën më të lartë te Dardanët janë Fisnik Asllani me 18 milionë euro dhe Amir Rrahmani, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu me vlerë prej 12 milionë euro secili.

Kosova renditet e 84-ta në ranglistën e kombëtarëve të FIFA-s, teksa Zvicra renditet e 17-ta.

Vlen të theksohet se Zvicra ka 13 pikë në vendin e parë në grup, ndërsa Kosova 10 pikë. /Telegrafi/

“Nga tash duhet të bëhemi gati për mars”, Amir Rrahmani me fjalim motivues para lojtarëve pas fitores ndaj Sllovenisë

15 November 2025 at 22:59


Kapiteni Amir Rrahmani ka mbajtur një fjalim para lojtarëve të Kosovës pas arritjes historike, pra play-offi i Kampionatit Botëror 2026.

Rrahmani ka lavdëruar të gjithë lojtarët e Kosovës për këtë arritje, edhe ata që nuk kanë zhvilluar asnjë minutë.

Ai gjithashtu kërkoi nga lojtarët të jenë të fokusuar qysh tash për dy ndeshjet e marsit.

“Secili prej nesh ka merita. Ka pasur sakrifica, edhe ata që nuk kanë zhvilluar asnjë minutë, që kanë ardhur gjithë, që kanë bërë stërvitje. Si Edoni që s’ka luajtur sot, secili keni merita. Nga tash duhet të bëhemi gati për mars, shpresoj të kualifikohemi”.



Ndërkohë, Kosova kundërshtarët e play-offit do t’i mësojë qysh të premten e ardhshme.

Kujtojmë, fillimisht “Dardanët” do ta zhvillojnë një përballje ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Sllovenisë – Foda me disa ndryshime

15 November 2025 at 10:17


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ndarë tashmë mendjen për formacionin që do ta vendos për ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Sllovenisë, në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.

Kosova do të luajë si mysafir i Sllovenisë në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Kështu, trajneri gjerman, Foda, ka vendosur tashmë për formacionin që pritet të luajë në ndeshjen jetike ndaj Sllovenisë.

Sipas burimeve të Telegrafit, Foda do të vazhdojë t’i besojë rreshtimit 3-5-2, i cili në mbrojtje transformohet në 5-3-2, ku pjesë e tij do të jenë disa ndryshime të domosdoshme.

Ndryshimi i parë do të jetë në portë, ku Amir Saipi do ta marrë vendin e Arijanet Muric, i cili mungon shkaku i kartonëve.

Kapiteni Amir Rrahmani pritet të kthehet në ekip pas lëndimit dhe do të marr vendin e tij nga minuta e parë.

Përveç Rrahmanit, në treshen e mbrojtjes pritet të luajnë edhe Albian Hajdari dhe Lumbardh Dellova, i cili shihet si i favorizuar ndaj Fidan Alitit, ndërsa krahët do t’i mbulojnë Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni.

Mesfusha do të përbëhet nga Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija, teksa në sulm dyshja Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Milot Rashica dhe Edon Zhegrova pritet të marrin minutat e tyre gjatë pjesës së dytë. /Telegrafi/

De Laurentiis ‘shpërthen’ për lëndimin e Rrahmanit te Kosova: E dërguam në kombëtare, na u kthye i rrënuar

14 November 2025 at 22:17


Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis ka shpërthyer në kritika, duke kërkuar para nga UEFA dhe FIFA për lëndimet që po marrin lojtarët si së fundmi Amir Rrahmani kur përfaqësoi Kosovën.

De Laurentiis përmendi lëndimet e Rrahmanit dhe Franck Anguisa me kombëtaren e Kamerunit, ku sipas tij i kanë nxjerrë probleme edhe skuadrës italiane.

Ai tha se Rrahmani iu kthye Napolit si i “rrënuar”, ndërsa FIFA dhe UEFA duhet t’i dëmshpërblejnë klubet.

“E huazuam Rrahmanin dhe është kthyer i rrënuar. Anguisa është kthyer i rrënuar gjithashtu. Nuk mund të vazhdohet kështu. Kur ka kampionate, duhet të shkoj deri në fund pa ndërprerje. Duhet të ketë më pak skuadra, të zhvillohen më pak ndeshje”.

Amir Rrahmani

“Lojtarët marrin rrogë nga klubet dhe klubet duhet të kenë mundësi të vendosin nëse do t’i dërgojnë lojtarët në Kombëtare ose jo. Nëse një lojtar lëndohet me Kombëtaren, duhet të rihapet një merkato dhe të dëmshpërblehemi. Por duket se FIFA dhe UEFA nuk i intereson fare për kampionatet kombëtare”, deklaroi ai për mediat italiane.

Rrahmani përndryshe u rikthye te Kosova pasi mungoi në muajin tetor, kurse pritet të jetë titullar qysh në përballjen ndaj Sllovenisë./Telegrafi/

Franco Foda e konfirmon se Amir Rrahmani luan ndaj Sllovenisë, flet edhe për Edon Zhegrovën

14 November 2025 at 18:45


Përzgjedhësi i Kosovës Franco Foda e ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Amir Rrahmani do të luajë titullar ndaj Sllovenisë, ndërsa nuk e tha të njëjtën për Edon Zhegrovën.

Rrahmani nuk ka qenë fare pjesë e “Dardanëve” në muajin tetor shkaku që ishte i lënduar, ndërsa Zhegrova zhvilloi shumë pak minuta.

Në konferencë për shtyp, Foda konfirmoi se Rrahmani do të jetë gati pasi edhe ka luajtur tre ndeshje me Napolin para se t’i bashkohej ekipit kombëtar.

“Po, Amiri tashmë i ka zhvilluar tre ndeshje të plota me Napolin. Është pak i ngarkuar, por pritet të jetë gati nesër”.

Kurse, sa i përket yllit të Juventusit, Foda shtoi:

“Zhegrova? Do të shohim nesër. Në ndeshjen e fundit zhvilloi 30 minuta, ka qenë në formë, të shohim se çfarë do të ndodhë. Në bazë të nevojave të kombëtares, do të marrim vendimin”.

Kujtojmë, përballja mes Sllovenisë dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Telegrafi me ekipin e pranishëm në Lublanë, me dyshen Romak Zeqiri dhe Bardh Maxhuni do të ju mbajë të informuar për çdo gjë rreth Kosovës. Udhëtimi i ekipi tonë është mundësuar nga ELBAU./Telegrafi/

Foda flet për rikthimin e Rrahmanit, por edhe i premton minuta më shumë Zhegrovës

10 November 2025 at 12:21


Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet e muajit nëntor, ku do të përballet me Slloveninë dhe Zvicrën.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka folur për rikthimin e Amir Rrahmanit në ekipin kombëtar pas lëndimit të gjatë, por edhe për formën e Edon Zhegrovës.

Foda ka deklaruar për Zhegrovën se pasi ka filluar të luaj më shumë te Juventusi, do të ketë minuta më shumë edhe te Kosova.

“Amir Rrahmani ka qenë jashtë për dy muaj për shkak të lëndimit. Tani është rikthyer dhe është shëruar plotësisht. Javën e kaluar ka luajtur tri ndeshje, por duhet të rigjenerohet, të përshtatet me ekipin dhe të jetë gati për ndeshjet e ardhshme".

"Sa i përket Zhegrovës, ai po fiton më shumë minuta lojë, që është shumë e rëndësishme për t’u rikthyer në formën fizike optimale. Këtë e kemi parasysh. Tani kemi shumë lojtarë në dispozicion dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Pas minutave të fituara në skuadrën e tij, do të mundohemi t’i sigurojmë edhe më shumë minuta se në ndeshjet e kaluara", tha Foda. /Telegrafi/

Puna e madhe më në fund i shpërblehet, Napoli vendos t’ia rris pagën Amir Rrahmanit

6 November 2025 at 18:20


Qendërmbrojtësi Amir Rrahmani është shumë pranë rinovimit të kontratës me Napolin.

Mbrojtësi kosovar pritet të kalojë nga paga aktuale prej 2.5 milionë eurosh në rreth 4 milionë euro në sezon. Marrëveshja e re do të vlejë deri më 30 qershor 2028, megjithëse ende nuk dihet nëse do të përfshijë opsion për zgjatje.

Fillimisht ishte menduar një rinovim deri në vitin 2029, por duke qenë se Rrahmani tashmë është 31 vjeç, klubi preferon një afat më të afërt.

Pas një periudhe mungese për shkak lëndimi, kapiteni i Kosovës u rikthye në fushë në ndeshjen ndaj Comos.

Amir Rrahmani

“Kundër këtyre skuadrave duhet të vraposh shumë. Nuk arritëm të fitojmë, por as nuk humbëm – kur nuk mund të fitosh, nuk duhet të humbasësh. Ishte shumë e vështirë për mua, pas dy muajsh mungesë humbet ritmin. Vrapimet, duelet… ishte e lodhshme, por jam i lumtur që u ktheva”.

Pas Rrahmanit, Napoli pritet të vazhdojë me rinovimet e tjera. Kapiteni Giovanni Di Lorenzo, Matteo Politano dhe Frank Anguissa janë gjithashtu në listë për përmirësime kontratash, si shpërblim për paraqitjet e tyre të mira gjatë periudhës nën drejtimin e Antonio Contes.

Megjithatë, Amir Rrahmani është i pari në radhë — rinovimi i tij është pothuajse gati./Telegrafi/

Napoli ndalet në shtëpi nga Frankfurti – paraqitje pozitive e Amir Rrahmanit

4 November 2025 at 20:45


Napoli ka luajtur baras me rezultat 0-0 në shtëpi ndaj Eintracht Frankfurtit në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

Të besuarit e Antonio Contes patën dy raste shumë të mira në pjesën e parë me Rasmus Hojlund dhe Eljif Elmas, por portieri mysafir ua mohoi golin që të dyve.

Rastin e vetëm në këtë ndeshje Frankfurti e pati në minutën e 73-të kur Ansgar Knauff rrezikoi seriozisht portën e klubit Italian, por u ndal nga portieri vendas.

Një tjetër mundësi shënimi e pati Hojlund në minutën e 94-të, por portieri i mysafirëve ishte sërish në nivel të detyrës.


Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili kompletoi 90 minuta.

Rrahmani pati një paraqitje tejet pozitive duke udhëhequr me sukses fazën defensive dhe duke mos lejuar sulmuesit e Frankfurtit të rrezikojnë në shumë raste portën.

31-vjeçari në këtë ndeshje kompletoi 101 pasime me një efikasitet prej 93 për qind, teksa pati edhe pesë spastrime, një ndërhyrje dhe katër duele ajrore të fituara./Telegrafi/

Conte merr lajm të mirë para Interit: Rrahmani dhe Hojlund të gatshëm për lojë

23 October 2025 at 12:00


Pas dy rezultateve kontradiktore në Ligën e Kampionëve, fitorja 4-0 e Interit në Bruksel dhe humbja 6-2 e Napolit në Eindhoven kundër PSV-së atmosfera për Interin dhe Napoli është e përzier.

Interi vjen në ndeshjen e radhës në Diego Maradona në një formë të shkëlqyer, ndërsa Napoli, i trajnuar nga Antonio Conte, kërkon rikuperimin pas dy humbjeve radhazi.

Stafi mjekësor i Napolit ka një lajm pozitiv: Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani synojnë të jenë gati për ndeshjen kundër Interit.

Danezi Hojlund po fiton vetëbesim pas paraqitjeve të fundit, ndërsa qendërmbrojtësi kosovar Rrahmani pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen, përveç ndonjë surprize të fundit.

telegrafi.com

McTominay gjithashtu është rikuperuar dhe ishte gatshëm për udhëtimin në Holandë, ku shënoi dy gola, ndërsa trajneri Conte po përpiqet të shmangë çdo rrezik dhe të përgatisë skuadrën sa më mirë të jetë e mundur, duke pasur parasysh serie të vështirë ndeshjesh që e presin Napoli.

Hojlund, ish-lojtari i Atalantës, ka synim të imponojë veten dhe të marrë një rol vendimtar në ndeshjen kundër Interit, duke u përpjekur të fitojë besimin e trajnerit Conte dhe të kontribuojë në luftën për Scudetto. /Telegrafi/

❌
❌