Përfshirja e Jude Bellingham në "Formacionin e vitit të FIFA" të vitit 2025 ka shkaktuar debate mes tifozëve dhe ekspertëve të futbollit.
Shumë e kanë vlerësuar si të diskutueshme vendimin për të përfshirë mesfushorin e Real Madridit, pasi ai nuk arriti të fitojë ndonjë trofe të rëndësishëm gjatë vitit 2025.
Moises Caicedo pati një vit të shkëlqyer me Chelsean dhe përfundoi me 14 pikë në renditjen e FIFA-s, e njëjta shifër që pati edhe Bellingham.
Madje, Caicedo mori më shumë pikë nga panelistët e FIFA-s (8 pikë) krahasuar me Bellinghamin (6 pikë), por megjithatë mesfushori nga Ekuadori u përjashtua nga lista e "The Best XI".
Sipas rregullave të FIFA-s për çmimet Best Awards, “në rast të barazimit, fitues shpallet lojtari që ka më shumë pikë nga ekspertët e futbollit të emëruar nga FIFA”.
Megjithatë, duket se këtë herë FIFA vendosi të japë prioritet votave të tifozëve, ku Jude Bellingham mposhti dukshëm Caicedon, duke siguruar vendin e tij në formacionin më të mirë të vitit.
Ky rast ka ngjallur debate mbi mënyrën se si FIFA vendos për përfshirjen e lojtarëve në The Best XI dhe rolin që kanë votat e tifozëve në krahasim me pikët e ekspertëve. /Telegrafi/
Paris Saint-Germain ka marr një përfaqësim të fuqishëm në “The Best FIFA Men’s 11 2025”, pasi gjashtë lojtarë që ndihmuan klubin francez të fitojë Ligën e Kampionëve dhe të arrijë në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFAjanë përzgjedhur në formacionin më të mirë të vitit.
Në portë është zgjedhur Gianluigi Donnarumma, i cili ndërkohë është transferuar te Manchester City. Atij i bashkohen Achraf Hakimi, Willian Pacho, Nuno Mendes, Vitinha dhe Ousmane Dembélé, duke e bërë PSG-në klubin me numrin më të madh të përfaqësuesve në ekipin ideal.
Në formacion është përfshirë edhe fituesi i Topit të Artë të Kupës së Botës për Klube, Cole Palmer, si dhe talenti i jashtëzakonshëm spanjoll Lamine Yamal, i cili vazhdon të impresionojë në moshë shumë të re.
The Best FIFA Men’s 11 – 2025
Portier: Gianluigi Donnarumma
Mbrojtës: Achraf Hakimi, Willian Pacho, Virgil van Dijk, Nuno Mendes
Çmimet përfshijnë performancat e futbollistëve në periudhën 11 gusht 2024 – 2 gusht 2025. Kandidaturat u përgatitën nga FIFA në bashkëpunim me akterë të futbollit botëror, ndërsa fituesit u përzgjodhën nga një panel ekspertësh dhe tifozë të regjistruar në FIFA.com.
Votat e tifozëve dhe të ekspertëve kishin peshë të barabartë, pavarësisht numrit të votuesve. Lojtarët morën pikë në bazë të votave sipas pozicioneve përkatëse.
Fituesi i çmimit “The Best FIFA Men’s Player” u përfshi automatikisht në formacion, ndërsa portieri fitues i çmimit për portierin më të mirë nisi me nëntë pikë.
Në fund, formacioni u plotësua duke respektuar kufijtë maksimalë për pozicione: katër mbrojtës, katër mesfushorë dhe tre sulmues. /Telegrafi/
Në formacionin më të mirë të javës në Spanjë, sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi spikat mes yjeve, duke konfirmuar peshën e tij te Mallorca.
Faqja e specializuar e statistikave, SofaScore ka publikuar “Formacionin e Javës” për xhiron e 16-të të sezonit 2025/26.
Në mesin e emrave më të njohur, vendin kryesor e zë sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili u vlerësua me notën 8.0, duke qenë pika referente e repartit sulmues.
Forcë fizike, duele në ajër dhe ndikim konstant - Muriqi ishte sërish vendimtar për ekipin e tij me një gol në fitores 3-1 ndaj Elches.
Përveç Muriqit, pjesë e formacionit ishin edhe emra tjerë të mëdhenj si Raphinha, Jude Bellingham dhe Koke.
Kjo është një tjetër dëshmi se Vedat Muriqi mbetet një nga sulmuesit më të respektuar në La Liga, pasi deri tani këtë sezon ka shënuar 7 gola duke qenë i treti në renditjen e golashënuesve pas Kylian Mbappe dhe Ferran Torres. /Telegrafi/
Sulmuesi francez, Karim Benzema ndodhet në Dubai duke u përgatitur për gjysmën e dytë të sezonit me klubin e tij, Al-Ittihad, pas një pushimi prej gati një muaji.
Në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Benzema dha një intervistë të gjatë për gazetën L'Equipe, në të cilën trajtoi tema të ndryshme, nga një rikthim i mundshëm në ekipin kombëtar francez deri te situata aktuale te Real Madridi.
Megjithatë, vëmendja ishte te situata e Real Madridit, me klubin mbretëror që po përjeton një krizë të rezultateve dhe Benzema ka identifikuar problemin.
“Ajo që u mungon është thjesht një lidhje, midis Mbappe, Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo. Secili duhet të dijë çfarë të bëjë në fushë”, ka thënë fillimisht Benzema për L’Equipe.
“Bellingham duhet të kuptojë se ai është mesfushori sulmues, jo golashënuesi. Mbappe është golashënuesi, jo mesfushori sulmues. Vinicius nuk është mesfushor mbrojtës, ai është një sulmues i krahut të majtë".
"Për sa kohë që të gjithë e dinë çfarë të bëjnë në fushë, kaq është. Sepse po flasim për lojtarë që janë ndër dhjetë më të mirët në botë, dhe të gjithë janë në të njëjtën skuadër".
“Zgjidhja e problemit? Është e vështirë sepse secili ka personalitetin dhe karakteristikat e veta. Secili dëshiron të jetë më i miri, kështu që është pak e komplikuar. Secili duhet ta kuptojë se, në rolin e tij, mund të kontribuojë, por se kjo është për të mirën e ekipit", përfundoi ylli francez. /Telegrafi/
Projekti i Xabi Alonsos te Real Madrid po rrezikon seriozisht të dështojë. Pas një muaji nëntor të vështirë dhe humbjes kundër Celta Vigos, trajneri spanjoll ndodhet në presion të madh, duke u përpjekur të mbajë vendin e tij në stolin e "Mbretërve", ndërsa klubi po mendon opsione alternative.
Alonso erdhi në Madrid verën e kaluar me objektivin për të rikthyer disiplinën dhe autoritetin në dhomën e zhveshjes, të cilën klubi e konsideronte të qetë dhe të mbështetur nga Carlo Ancelotti më parë. Ideja ishte që lojtarët të përshtateshin me trajnerin dhe jo trajneri me lojtarët. Por që nga fillimi, kanë nisur përplasje me disa futbollistë, dhe drejtuesit e Real Madridit kanë filluar të dyshojnë për zgjedhjen e tij.
Vinicius Jr. ishte i pari që u përplas me Alonson. Gjatë Kupës së Botës për Klube, braziliani u trondit kur kuptoi se do të ishte në stol kundër PSG-së. Edhe pse u aktivizua për shkak të një dëmtimi të Trent Alexander-Arnold, ky ishte sinjali i parë që roli i tij si yll nuk ishte më i privilegjuari, pasi projekti i Alonsos ishte i ndërtuar rreth Mbappes.
Tensionet me Vinicius u rritën për shkak të zëvendësimeve dhe ulja në stol gjatë ndeshjeve, kulmi i të cilave ishte gjatë El Clásico kur braziliani doli i zemëruar dhe u largua direkt në dhomën e zhveshjes. Ai kërkoi falje në një komunikatë, pa përmendur Xabi Alonson, dhe klubi nuk ndërhyri për ta qetësuar situatën, duke e lënë trajnerin në vend të vështirë.
Kjo tregoi se Real Madrid duket se ishte më pranë lojtarit sesa trajnerit, duke dobësuar edhe më shumë autoritetin e Alonsos.
Konflikte të tjera kanë pasur edhe me Jude Bellingham dhe Fede Valverde, dhe kanë filluar të përhapen thashetheme nga dhoma e zhveshjes se disa lojtarë nuk po e përmbahen ndaj metodave të Alonsos, duke u ankuar për videot e tepërta taktike dhe stërvitjen intensive.
Trajneri provoi të ndryshojë situatën me takime dhe biseda personale me lojtarët, përfshirë një takim në Athinë para sfidës me Olympiacos, që solli një fitore 4-3.
Dukej se tensionet ishin zbutur, por kjo nuk zgjati shumë. Pas barazimit në Girona dhe një fitore në San Mamés, Real Madrid pësoi një humbje tjetër katastrofike kundër Celtas në Bernabéu, duke rritur tensionin në klub.
Pas kësaj ndeshjeje, vetëm portieri Thibaut Courtois foli në rrjetet sociale, duke kërkuar të nxirren përfundime, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk deklaroi asgjë. Ky është tregues se marrëdhënia midis Xabi Alonsos dhe dhomës së zhveshjes është më larg se kurrë. /Telegrafi/
Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, është lidhur me një marrëveshje të mundshme shkëmbimi pas raporteve për përplasje mes mesfushorit dhe trajnerit Xabi Alonso.
Ka qenë një fillim i vështirë sezoni për Bellingham, i cili humbi javët e para të kampionatit ndërsa rikuperohej nga një operacion në shpatull.
Që nga rikthimi në fushë në shtator, ai ka startuar në shtatë ndeshje, duke shënuar tre gola, por është përpjekur të rikthejë formën që e bëri një nga lojtarët më të mirë në Spanjë sezonin e kaluar.
Bellingham iu bashkua Real Madridit për një shumë fillestare prej 88.5 milionë eurosh në verën e vitit 2023, duke kaluar dy vitet e para nën drejtimin e Carlo Ancelottit.
Trajneri italian e aktivizoi kryesisht në një rol më të avancuar, me Bellingham që shënoi 38 gola në dy sezonet e tij të para në Spanjë.
Pas një fillimi të mirë sezoni, gjigantët spanjollë kanë hasur në vështirësi javët e fundit, duke barazuar tre ndeshjet e fundit në La Liga dhe duke humbur vendin e parë ndaj Barcelonës.
Në mesin e këtij rënieje formë, media spanjolle Mundo Deportivo raportoi se ka tension mes Alonsos dhe Bellingham.
Pavarësisht këmbënguljes së Alonsos se ai është i kënaqur me Bellingham, Defensa Central raportoi se Liverpooli ka bërë një ofertë për mesfushorin.
“Të Kuqtë”, të cilët tentuan ta transferonin Bellingham në vitin 2023 para se ai të kalonte te Madridi, raportohet se e shohin këtë si një mundësi për ta sjellë reprezentuesin anglez në ‘Anfield’.
Raporti gjithashtu pretendon se Liverpooli do të ishte i gatshëm të ofronte fituesin e Kupës së Botës, Alexis Mac Allister, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme shkëmbimi.
Megjithatë, si Bellingham ashtu edhe Real Madridi janë të vendosur që mesfushori të qëndrojë në Spanjë./Telegrafi/
Pep Guardiola nuk e fsheh interesin e tij për Jude Bellingham dhe e ka vënë atë në tryezë për Real Madridin si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme shkëmbimi me vlerë 150 milionë euro, që përfshin edhe Rodrin. Trajneri i Manchester Cityt beson se është koha ideale për të forcuar mesfushën e tij me anglezin e ri, veçanërisht pas vlerësimit të performancës së Rodrit që nga rikuperimi i tij.
Bellingham është bërë një obsesion për Guardiolën, i cili nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për mesfushorin anglez. Trajneri katalunas beson se lojtari i Real Madridit do të përshtatej në mënyrë të përkryer në sistemin e tij, duke forcuar mesfushën dhe duke rritur kreativitetin e Cityt.
Plani do të përfshinte ofrimin e Rodrit si pjesë të marrëveshjes, një transaksion që mund të arrijë një vlerë të kombinuar prej 150 milionë eurosh.
City beson se nënshkrimi i Bellingham do të sillte rini, vizion dhe lidership në zhvillim në mesfushë. Në moshën 22 vjeçare, anglezi zotëron përvojën për të bërë diferencën në Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve, duke e bërë atë një partner plotësues ideal për Erling Haaland dhe yjet e tjerë të tyre.
Guardiola është i bindur se prania e Nico Gonzalez, i cili tashmë është i vendosur në Etihad, do ta lehtësojë largimin e Rodrit pa kompromentuar ekuilibrin e ekipit.
Real Madridi dhe qëndrimi i tyre ndaj Bellinghamit
Real Madridi po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të Rodrit, por Florentino Perez e ka bërë të qartë përparësinë e tij: Bellingham nuk është në shitje. Xabi Alonso e konsideron atë thelbësor për zgjidhjen e problemeve të mesfushës të identifikuara këtë sezon.
Menaxhmenti sportiv i klubit mbretëror nuk është i gatshëm të sakrifikojë një nga yjet e rinj më të mirë, pavarësisht ofertës tërheqëse të Guardiolës.
Marrëdhënia e Bellingham me Cityn dhe Guardiolën është një faktor që mund të ndikojë në negociatat e ardhshme. Anglezi, i admiruar nga trajneri katalunas që nga koha e tij në Borussia Dortmund, do të ishte një nënshkrim strategjik për çdo ekip që kërkon të dominojë në Evropë.
Megjithatë, qëndrimi i vendosur i Real Madridit e bën të qartë se një shkëmbim i kësaj madhësie është shumë i vështirë, megjithëse jo i pamundur. /Telegrafi/
Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, pritet ta nisë nga stoli ndeshjen e Anglisë ndaj Serbisë në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
Sipas “The Guardian”, përzgjedhësi Thomas Tuchel ka vendosur t’i japë përparësi futbollistit të Aston Villës, Morgan Rogers, në rolin e mesfushorit ofensiv (numri 10), duke e lënë Bellingham jashtë formacionit bazë.
Rogers ka qenë titullar në tri ndeshjet e fundit të “Tre Luanëve”, përfshirë edhe fitoren bindëse 5–0 ndaj Serbisë në ndeshjen e kaluar.
Raporti shton se Bellingham nuk është lënë jashtë për arsye disiplinore, por për arsye taktike, pasi Tuchel dëshiron të testojë alternativa të reja në fazën ofensive. Anglia e ka siguruar tashmë kualifikimin dhe trajneri gjerman po shfrytëzon takimet e mbetura për të vlerësuar balancën e skuadrës.
Jude Bellingham
Në anën tjetër, Nico O’Reilly nga Manchester City pritet të bëjë debutimin e tij me fanellën e Anglisë, duke qenë pjesë e formacionit fillestar për herë të parë.
Ky vendim shihet si një sinjal i qartë nga Tuchel se asnjë lojtar nuk ka vend të garantuar, pavarësisht emrit apo statusit. Bellingham mbetet një nga yjet kryesorë të Anglisë dhe Real Madridit, por duket se do t’i duhet të përshtatet me kërkesat taktike të trajnerit për të rifituar rolin e tij si titullar./Telegrafi
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka bërë një deklaratë surprizuese, duke thënë se kapiteni Harry Kane dhe yjet Jude Bellingham e Phil Foden nuk mund të jenë pjesë e të njëjtit ekip.
Në një intervistë për TalkSport, Tuchel theksoi se do të zgjedhë lojtarët në pozicionet ku japin më të mirën e tyre dhe nuk do të ndryshojë formacionin ose sistemin vetëm për të futur emra të mëdhenj në fushë.
Ai shtoi se nuk do të marrë pesë “numra 10” për Botërorin, duke sugjeruar se do të jetë i detyruar të lërë jashtë një ose më shumë nga Bellingham, Morgan Rogers, Foden, Cole Palmer dhe Eberechi Eze, për shkak të bollëkut të talentit në atë pozicion.
“Aktualisht, nëse mbajmë strukturën tonë, ata nuk mund të luajnë së bashku”, ka thënë Tuchel për treshen Kane, Bellingham dhe Foden.
Ndryshe, Anglia tashmë është kualifikuar në Kupën e Botës 2026, por do të përballet edhe me Serbinë dhe Shqipërinë këtë javë. /Telegrafi/
Pesë lojtarë raportohet se nuk janë plotësisht të kënaqur me trajnerin e Real Madridit, Xabi Alonso, pavarësisht se basku ka udhëhequr “Los Blancos” drejt kreut të La Ligës pas 12 javësh.
Sa i përket fillimit të sezonit, katër muajt e parë të Alonsos në stolin e Real Madridit kanë qenë mjaft pozitivë: 15-herë kampionët e Europës kanë fituar 10 ndeshje, kanë barazuar një dhe kanë humbur vetëm një në kampionat.
Në Ligën e Kampionëve, madrilenët kanë fituar tre nga katër takimet e para, duke pësuar një humbje minimale 1-0 kundër Liverpoolit në “Anfield” javën e kaluar.
Megjithëse Real Madrid ndodhet në krye të La Ligës me tre pikë avantazh ndaj Barcelonës, të cilën e mposhti 2-1 në fund të tetorit, jo gjithçka duket e qetë në “Santiago Bernabeu”.
Të dielën, skuadra barazoi 0-0 në transfertë ndaj Rayo Vallecanos. Pas ndeshjes, Alonso u bëri thirrje lojtarëve të tij të “vazhdojnë të rriten, të përmirësohen dhe të angazhohen në vetë-reflektim pozitiv”, ndërsa pranoi se ekipi “vuajti” për të zbatuar planin e lojës për shkak të presionit të kundërshtarit.
Xabi Alonso
Që nga ajo ndeshje, mediat spanjolle, shpesh të pamëshirshme, kanë reaguar ashpër ndaj paraqitjes së zbehtë të Realit. Mundo Deportivo shkroi se “dhoma e zhveshjes nuk tregon asnjë lidhje me Alonson”, pavarësisht pozicionit të mirë në renditje.
“Ishte e qartë se disa lojtarë, si Vinicius, Bellingham dhe Courtois, nuk ishin plotësisht të kënaqur me vendimet e trajnerit në lidhje me ndërtimin e lojës nga mbrojtja. Të tjerë, si Fede Valverde dhe Camavinga, të cilët ende nuk kanë siguruar një vend titullari dhe lëvizin shpesh në pozicione të ndryshme, gjithashtu duken të shkëputur nga Xabi Alonso”, ka thënë gazetari Martin Calderon.
Sipas Calderon, problemi i supozuar lidhet kryesisht me ndryshimin e metodave të stërvitjes që prej ardhjes së trajnerit bask./Telegrafi/
Organizata globale që përfaqëson futbollistët profesionistë, FIFPro, ka publikuar formacionin më të mirë të vitit 2025.
Në këtë “Best XI” janë përfshirë vetëm futbollistë nga klubet më të mëdha të Evropës – si Barcelona, PSG, Manchester City, Chelsea dhe Real Madrid – duke reflektuar dominimin e këtyre gjigantëve në futbollin modern.
Në portë ndodhet Gianluigi Donnarumma, tashmë pjesë e Manchester Cityt, i cili fitoi vendin falë paraqitjeve heroike me PSG-në sezonin e kaluar.
Përpara tij, në mbrojtje, janë dy ish-bashkëlojtarë nga Parisi, Achraf Hakimi dhe Nuno Mendes, ndërsa treshen e plotëson veterani i Liverpoolit, Virgil van Dijk, që vazhdon të ruajë nivelin më të lartë në moshën 34-vjeçare.
Mesfusha përbëhet nga një kombinim i talentit të ri dhe përvojës: Cole Palmer nga Chelsea, që po shkëlqen me kreativitetin e tij; Jude Bellingham i Real Madridit, lideri i padiskutueshëm i mesfushës; Pedri nga Barcelona, që rikthehet fuqishëm pas lëndimeve; dhe Vitinha i PSG-së, që po rritet si një motor i vërtetë i skuadrës pariziene.
Në sulm, treshja është thjesht spektakolare: Lamine Yamal i Barcelonës, vetëm 18 vjeç, që është sensacioni më i ri i futbollit botëror; Kylian Mbappé, tashmë ikonë e Real Madridit, që po vazhdon të udhëheqë me gola.
Ky formacion nuk do të kishte kuptim pa Ousmane Dembele, ylli i madh i Paris Saint-Germain.
Formacioni i FIFAPro
Votat e lojtarëve profesionistë kanë nxjerrë, një gjenerat të futbollistëve që po dominojnë Evropën – një përzierje perfekte mes yjeve të afirmuar dhe talenteve që do të përcaktojnë të ardhmen e sportit më të dashur në planet. /Telegrafi/
Polemikat në “El Clásico” mes Real Madridit dhe Barcelonës kanë vazhduar edhe pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa analisti i gjykimit në Radio MARCA, Pérez Burrull, ka komentuar momentin e diskutueshëm mes Jude Bellingham dhe Eric García.
Në një analizë të detajuar për incidentin, Burrull ka sqaruar se ndërhyrja me dorë e mbrojtësit të Barcelonës duhet ndëshkuar si penallti.
“Goditja me dorë e Eric Garcías erdhi nga një rikthim topi. Gjyqtari Soto Grado e pa dhe VAR e thirri. Çelësi i kësaj loje është të shihet nëse krahu i tij e pengon Bellinghamin të kundërshtojë topin. Ai e ngre krahun sepse po e merr topin. Është penallti”, deklaroi ai.
🚨 CONTINÚA EL ROBO EN EL BERNABÉU 🚨
Soto Grado y el VAR dan penal por mano de Eric García.
A pesar de que la mano existe, la normativa exime de penal cuando la mano VIENE PRECEDIDA DE UN REBOTE.
Sipas ish-gjyqtarit, momenti ishte i qartë dhe ndikoi drejtpërdrejt në zhvillimin e aksionit. Ai shtoi se vendimi për të mos akorduar penallti ka shkaktuar paqartësi, duke e cilësuar rastin si një prej episodeve më delikate të ndeshjes.
“Në këto situata, interpretimi i pozicionit të krahut është vendimtar. Nëse ai pengon qarkullimin e topit apo lojtarin rival, duhet të jepet penallti”, theksoi Burrull në përfundim.
Penalltia u akordua pas ndërhyrjes së VAR-it për shkak të një prekjeje me dorë, mirëpo Kylian Mbappe nuk arriti të shënojë, pasi goditjen e tij e ndali në mënyrë fantastike portieri Szczesny, duke mbajtur gjallë shpresat e katalanasve. /Telegrafi/
Jude Bellingham ka paraqitur një udhërrëfyes taktik dhe mendor për triumfin e Real Madridit në ‘El Clasico’ të dielën, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit emocional për duelin me Barcelonën në “Santiago Bernabeu”.
Ylli anglez, që po rikthehet pas një rikuperimi dy-mujor pas operacionit, ndjehet “i fortë dhe pozitiv”, në gjendjen e tij më të mirë fizike prej vitesh, i gatshëm të vazhdojë me paraqitje pozitive ashtu siç bëri kundër Getafes dhe Juventusit.
Prania e tij forcon skuadrën e Xabi Alonsos, e cila synon të zgjerojë epërsinë prej dy pikësh, me Bellingham që premton të kontribuojë plotësisht në vazhdimësinë e momentit të krijuar gjatë mungesës së tij.
Jude Bellingham
Ai theksoi vështirësitë e sezonit të kaluar, humbjen e përqendrimit pas disavantazhit si një mësim, duke kërkuar forcë mendore për 90 minuta për të përballuar presionin dhe atmosferën e ndeshjes.
“Menaxhimi i momentit, emocioneve dhe detajeve bën gjithë dallimin”, tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e ndërgjegjësimit taktik ndaj stilit të Barçës dhe nevojën për të mbetur i qetë.
Me “Bernabeun” të përgatitur për një ditë të madhe, Bellingham e sheh fitoren si një deklaratë globale, që forcon respektin e tij për trashëgiminë e këtij rivaliteti./Telegrafi/
Pas gati tre muajsh, Jude Bellingham më në fund është rikthyer në formën dhe gjendjen e tij më të mirë fizike, pasi luajti të gjithë 90 minutat kundër Juventusit, ndërsa shënoi edhe golin e fitores 1-0 në Ligën e Kampionëve.
Pas ndeshjes në ‘Bernabeu’, Bellingham shpjegoi se si ndihet pasi shënoi golin e fitores dhe ndryshimin midis sezonit të kaluar dhe këtij viti me Real Madridin.
"Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme. Pas kaq shumë kohësh, të luaj një ndeshje të madhe të Ligës së Kampionëve dhe të shënoj golin e fitores, e kam ëndërruar këtë moment", ka thënë fillimisht Bellingham.
Anglia është kualifikuar si skuadra e parë evropiane për Kupën e Botës 2026, dhe këtë e ka arritur pa një nga yjet e saj më të mëdhenj, Jude Bellingham.
Mesfushori i Real Madridit nuk ishte pjesë e dy ndeshjeve të fundit të përfaqësueses, ndërsa përzgjedhësi Thomas Tuchel ka zgjedhur të mos garantojë një vend të sigurt për të në listën finale për turneun në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Vendimi për të lënë jashtë 22-vjeçarin ka shkaktuar reagime të forta në mediat britanike, ku Tuchel është kritikuar për qasjen e tij të rreptë.
Raportet mes Tuchel dhe Bellingham nuk janë gjithmonë të qeta. Në qershor, trajneri gjerman kritikoi mënyrën emocionale të reagimeve të lojtarit, duke thënë se “kur buzëqesh, fiton të gjithë, por nganjëherë shfaq një zjarr që mund të jetë i pakëndshëm për disa, për shembull për nënën time para televizorit”.
Më vonë, ai kërkoi falje për tonin e përdorur, por marrëdhënia mbeti e tendosur.
Megjithatë, përjashtimi i Bellingham nga lista përfundimtare për Botërorin është ende pak i mundshëm.
Lojtari ka vuajtur një dëmtim në shpatull në fillim të sezonit, por tashmë është rikuperuar dhe në formë.
Sipas Telegraph, Tuchel nuk po ofron garanci as për emra të mëdhenj si Phil Foden, Trent Alexander-Arnold apo Cole Palmer, duke nënvizuar qartësi se askush nuk është i paprekshëm në skuadër.
Pas fitores 5-0 ndaj Letonisë, Tuchel konfirmoi se do të kontaktojë personalisht me disa lojtarë të lënë jashtë, përfshirë edhe Bellingham.
“Po, është një lojtar i madh. Do të flas me shumë prej tyre, sidomos me ata që nuk ishin në grumbullim. Do të marrin mesazhe nga unë. Nuk është ndëshkim, thjesht një zgjedhje taktike. Të gjithë duan të kthehen, dhe ashtu duhet të jetë”, ka thënë Tuchel, duke lënë të kuptohet se derën nuk e ka mbyllur për askënd, por konkurrenca mbetet e ashpër. /Telegrafi/
Sipas Forbes, këta dhjetë futbollistë dominojnë botën jo vetëm në fushë, por edhe në aspektin financiar.
Me gjashte prej tyre që luajnë në Evropë, ndërsa pjesa tjetër në Lindjen e Mesme dhe SHBA, futbolli modern po përjeton një epokë ku ndikimi ekonomik i lojtarëve është po aq i madh sa ai sportiv.
10. Lamine Yamal – 43 milionë dollarë
Në vendin e dhjetë, dhe si më i riu ndonjëherë në këtë listë, renditet Lamine Yamal, vetëm 18 vjeç, me 43 milionë dollarë fitime totale. Ai përfiton 33 milionë dollarë nga Barcelona dhe 10 milionë jashtë fushës, përmes marrëveshjeve me Beats by Dre, Adidas, dhe linjën e tij të veshjeve “304”. Yamal përfaqëson fytyrën e re të futbollit botëror – talent, marketing dhe ndikim global në moshë shumë të re.
9. Jude Bellingham – 44 milionë dollarë
Në vendin e nëntë renditet Jude Bellingham, 22 vjeç, me fitime prej 44 milionë dollarësh. Ai merr 29 milionë dollarë në fushë nga kontrata me Real Madrid, pas transferimit të tij prej 140 milionë dollarësh, ndërsa 15 milionë dollarë jashtë saj nga Adidas dhe Lucozade. Përveç suksesit sportiv, Bellingham njihet edhe për angazhimin në fushën e shëndetit mendor, duke u bërë një figurë me ndikim për brezat e rinj.
Sadio Mané, 33 vjeç, renditet i teti me 54 milionë dollarë, prej të cilave 50 milionë dollarë vijnë nga Al Nassr, në vitin e fundit të kontratës së tij. Ai fiton edhe 4 milionë jashtë fushës përmes marrëveshjes me New Balance. Pavarësisht largimit nga Evropa, Mané mbetet një nga lojtarët afrikanë më të paguar në botë.
Mohamed Salah, 33 vjeç, zë vendin e shtatë me 55 milionë dollarë. Ai përfiton 35 milionë dollarë në fushë dhe 20 milionë jashtë saj, kryesisht nga kontratat reklamuese. Egjiptiani vazhdon të jetë një nga figurat më dominuese te Liverpool, ndërsa synon një tjetër sezon të suksesshëm në Ligën Premier.
Mohamed Salah
6. Vinícius Jr. – 60 milionë dollarë
Vinícius Jr., 25 vjeç, renditet i gjashti me 60 milionë dollarë, duke ndarë fitimet në 40 milionë në fushë dhe 20 milionë jashtë saj me klubin e tij, Real Madrid. Braziliani ka sponsorizime nga Nike, Hugo Boss dhe Prada Eyewear, duke reflektuar ndikimin e tij global si një nga figurat më të dashura në futbollin modern.
Në vendin e pestë është Erling Haaland, 25 vjeç, me 80 milionë dollarë fitime. Pjesa më e madhe, 60 milionë dollarë, vjen nga kontrata e tij e re me Manchester City, ndërsa 20 milionë të tjera nga marrëveshjet me Nike, Bama Gruppen, Godfisk dhe një investim të ri në kompaninë e bagazheve Db. Haaland po rrit gjithnjë e më shumë ndikimin e tij komercial, ndërsa Man City synon një tjetër titull në Ligën Premier.
Kylian Mbappé, 26 vjeç, renditet i katërti me 95 milionë dollarë, nga të cilat 70 milionë vijnë nga kontrata me Real Madrid, pavarësisht eliminimit zhgënjyes në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. Ylli francez po zgjerohet edhe në biznes, me investime në Loewe, Stade Malherbe Caen, Wristcheck dhe France SailGP Team përmes kompanisë së tij, Coalition Capital.
Kylian Mbappe
3. Karim Benzema – 104 milionë dollarë
Karim Benzema, 37 vjeç, ruan vendin e tretë me 104 milionë dollarë fitime. Ai përfiton 100 milionë dollarë nga kontrata me Al Ittihad, që është në vitin e fundit të saj, dhe 4 milionë dollarë nga marrëveshje me Adidas dhe Assaf Perfumes. Në media po qarkullojnë spekulime për një rikthim të mundshëm në Evropë – ndoshta te Benfica nën drejtimin e Jose Mourinhos – por për momentin, qëndrimi i tij në Lindjen e Mesme e mban ende në mesin e elitës botërore.
Në vendin e dytë renditet Lionel Messi, 38 vjeç, në formë të shkëlqyer te Inter Miami. Ai pritet të përfitojë gjithsej 130 milionë dollarë, ndërsa raportet sugjerojnë se është pranë një rinovimi shumëvjeçar që do ta mbajë në MLS përtej vitit 2026. Tifozët presin mundësinë që Messi të luajë në Kupën e Botës 2026, ndoshta për herë të gjashtë me Argjentinën.
Në moshën 40-vjeçare, Cristiano Ronaldo ka heshtur të gjitha zërat për pensionim këtë verë duke rinovuar me Al Nassr për një kontratë dyvjeçare. Sipas Forbes, ai pritet të fitojë 230 milionë dollarë nga paga dhe bonuset në fushë gjatë sezonit 2025–26, dhe 50 milionë të tjera jashtë saj nga kontratat me Nike, Binance dhe Herbalife, duke dëshmuar se karriera e tij nuk ka të ndalur.
Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, nuk është thirrur në skuadrën e re të Anglisë, duke shkaktuar spekulime se ky vendim mund të ketë për qëllim t'i japë atij pushim shtesë dhe kohë për t'u rikthyer plotësisht në formë pas operimit të fundit në shpatull.
Bellingham, i cili iu nënshtrua një operacioni në korrik 2025 pas një zhvendosjeje të përsëritur të shpatullës së majtë, është rikthyer në stërvitje të plotë dhe është paraqitur në ndeshjet e Real Madridit kohët e fundit, duke u përpjekur të rikthehet në formë.
Megjithatë, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, e ka mbajtur atë jashtë detyrave ndërkombëtare përkohësisht për ndeshjet ndaj Uellsit dhe Letonisë, për t'u siguruar që ai është plotësisht i përgatitur për sezonin e ardhshëm.
21-vjeçari ka qenë një lojtar kyç për Anglinë që nga debutimi i tij me ekipin e parë në nëntor 2020, duke shkëlqyer në Euro 2020, Kupën e Botës 2022 dhe Euro 2024.
Mungesa nga skuadra shihet gjerësisht si një masë paraprake dhe jo si një reflektim mbi formën apo rëndësinë e tij për ekipin kombëtar. /Telegrafi/
Ceremonia e Topit të Artë 2025 po zhvillohet në Paris (22 shtator), aty ku do të shpallet futbollisti më i mirë i planetit për këtë vit.
Para shpalljes së fituesit, janë zbuluar tashmë renditjet nga vendi i 30-të deri te i 21-ti, me shumë emra të mëdhenj të futbollit botëror që kanë zënë këto pozita.
Në vendin e 30-të është mesfushori i Bayern Munichut, Michael Olise, i cili e sheh veten mes më të mirëve pas një sezoni impresionues në Bundesliga. Pas tij, në pozitën e 29-të, është ylli i Liverpoolit, Florian Wirtz, një nga talentet më të mëdha të futbollit gjerman.
Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk zë vendin e 28-të, ndërsa kapiteni i Arsenalit, Declan Rice, është pozicionuar i 27-ti. Një surprizë e vogël është renditja e Erling Haaland në vendin e 26-të, pasi sulmuesi i Manchester Cityt pritej të ishte më lart pas performancave të tij.
Pozitat nga 26 deri 30
Lista vazhdon me mbrojtësin e Interit, Denzel Dumfries (25), mesfushorin e PSG-së, Fabian Ruiz (24) dhe superyllin e Real Madridit, Jude Bellingham, i cili është renditur në pozitën e 23-të.
Në vendin e 22-të ndodhet kampioni i botës me Argjentinën, Alexis Mac Allister nga Liverpooli, ndërsa top-30 për momentin mbyllet me Serhou Guirassy të Borussia Dortmundit në pozitën e 21-të.
Pozitat nga 21 deri 25
Këta emra tregojnë edhe njëherë konkurrencën e ashpër për çmimin më prestigjioz individual në futboll. Lista e plotë do të bëhet e ditur në ceremoninë madhështore në Paris, ku pritet të shpallet edhe fituesi i Topit të Artë 2025. /Telegrafi/
Pas dy muajsh mungesë për shkak të një operacioni në shpatull, Jude Bellingham u rikthye më në fund në fushë me fanellën e Real Madridit.
Mesfushori anglez u inkuadrua në minutën e 80-të të ndeshjes që madrilenët fituan 2:0 ndaj Espanyolit, duke marrë duartrokitje të zjarrta nga tifozët në “Santiago Bernabeu”.
Bellingham shprehu emocionet e tij edhe në rrjetet sociale pas rikthimit, ku ndër të tjera shkroi:
"Më ka munguar shumë kjo dhe të gjithë ju”.
"Jam vërtet i përulur nga dashuria që më dhatë në stadium sot dhe mbështetja gjatë gjithë periudhës së rikuperimit. Do të thotë shumë për mua”.
Ai e mbylli mesazhin e tij me një premtim: “Tani për më shumë. Hala Madrid”.
Sipas raporteve nga Spanja, Bellingham pritet të rikthehet si titullar në derbin e madh kundër Atletico Madridit fundjavën e ardhshme, një lajm i shkëlqyer për trajnerin Xabi Alonso dhe për tifozët madrilenë.
Kujtojmë, Real Madridi nuk di për humbje deri më tani këtë sezon, ku kanë regjistruar gjashtë fitore (pesë në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve)./Telegrafi/
Sonte nis faza e ligës në Ligën e Kampionëve, kompeticioni më i madh dhe më prestigjioz i klubeve evropiane, dhe në prag të këtij starti “Sky Sport Itakua” ka publikuar formacionin më të vlefshëm të sezonit 2025/26.
Ajo që bie menjëherë në sy është mungesa e lojtarëve nga Serie A, ndërsa Italia përfaqësohet vetëm nga portieri Gianluigi Donnarumma, i cili u transferua te Manchester City në ditën e fundit të afatiti kalimtar.
Formacioni i përzgjedhur përfshin futbollistët më të shtrenjtë të momentit dhe është një pasqyrë e qartë e fuqisë ekonomike e sportive që do të shfaqet këtë sezon në Ligën e Kampionëve.
Në portë është Gianluigi Donnarumma, me një vlerë prej 40 milionë eurosh. Mbrojtja përbëhet nga Nuno Mendes i PSG-së (70 milionë euro), Achraf Hakimi po ashtu i PSG-së (80 milionë euro), Pau Cubarsí i Barcelonës (80 milionë euro) dhe William Saliba i Arsenalit (80 milionë euro).
Mesfusha është e mbushur me yje të La Ligës, ku spikasin Federico Valverde i Real Madridit (130 milionë euro), Pedri González i Barcelonës (140 milionë euro) dhe Jude Bellingham, gjithashtu i Real Madridit, i vlerësuar me plot 180 milionë euro.
Pedri dhe Bellingham, dy mesfushorët më të shtrenjtë
Sulmi është edhe më i fuqishëm, me talentin e madh të Barcelonës, Lamine Yamal, që vlerësohet në 200 milionë euro, Kylian Mbappé i Real Madridit (180 milionë euro) dhe sulmuesin norvegjez Erling Haaland të Manchester Cityt (180 milionë euro).
Në total, ky 11-sh ka një vlerë marramendëse prej 1.36 miliardë euro, duke reflektuar jo vetëm cilësinë e jashtëzakonshme të lojtarëve, por edhe konkurrencën e lartë që pritet ta karakterizojë këtë sezon elitar të futbollit evropian.