Lojtarët e Real Madridit dominojnë listën e lojtarëve më të paguar në La Liga, sipas të dhënave të Transfermarkt, dhe këtë e bëri të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, në rrjetet sociale.
Sipas këtyre të dhënave, pagën më të lartë bruto vjetore e merr Kylian Mbappe, i cili fiton 31.3 milionë euro.
Vinicius Junior vjen pas me 25 milionë euro, pastaj David Alaba me 22.5 milionë euro, dhe mesfushori anglez, Jude Bellingham, është gjithashtu i katërti me një pagë vjetore bruto prej 20.8 milionë eurosh.
Portieri i Atletico Madridit, Jan Oblak, plotëson pesëshen e parë me të ardhura prej 20.8 milionë eurosh.
Pas kësaj vjen dyshja e Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili fiton njësoj si Bellingham dhe Oblak, dhe Frenkie de Jong me 19 milionë euro.
Më pas vijnë Nico Williams, Raphinha, Federico Valverde, Rodrygo Goes, Lamine Yamal dhe Trent Arnold-Alexandar, të cilët fitojnë nga 16.7 milionë euro.
Marc-Andre Ter Stegen dhe Jules Kounde përfundojnë listën e 15 lojtarëve më të paguar me një pagë bruto vjetore prej 15.6 milionë eurosh. /Telegrafi/
Ndërkohë që shumë sulmues në pesë ligat kryesore evropiane shënojnë me ritme të larta, disa prej tyre kanë tentuar shumë herë pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë.
Analiza e gjuajtjeve dhe xG (golat e pritura) zbulon lojtarët që më shumë godasin se sa shënojnë.
Ky sezon sjell disa emra surprizë, përfshirë kampionë bote, fitues të Ligës së Kampionëve dhe sulmues të Serie A, të cilët nuk kanë qenë efektivë në finalizim. Mes tyre është edhe një shqiptar, kandidat për fanellën e Kosovës.
10. Abde Rebbach (Alavés) – 23 gjuajtje
Sulmues krahu që tenton shpesh nga qendra, por shumica e gjuajtjeve janë bllokuar ose devijuar nga portieri.
9. Andrej Ilic (Union Berlin) – 23 gjuajtje
Asnjë gol këtë sezon, por shtatë asistime. Shumë gjuajtje me kokë nga harkimet këndi kanë përfunduar jashtë.
8. Mathias Pereira Lage (St. Pauli) – 24 gjuajtje
Ka pasur disa raste të pastra, por humbja e qetësisë në finalizim ka bërë që golat të mungojnë.
7. Arijon Ibrahimovic (Heidenheim) – 24 gjuajtje
Sezon i vështirë për sulmuesin e talentuar shqiptar; rastet e humbura përfshijnë shtylla dhe topa të devijuar nga shokët e skuadrës. Por ai vazhdon të rritet me ritme të kënaqshme.
6. Florian Lejeune (Rayo Vallecano) – 25 gjuajtje
Goditje ambicioze nga distanca dhe me kokë, por vetëm disa gjuajtje kanë prekur rrjetën. I vetmi nga lista që ka qenë edhe sezonin e kaluar.
5. Alexis Mac Allister (Liverpool) – 26 gjuajtje
Argjentinasi ka humbur raste të pastra dhe vetëm pak goditje kanë detyruar portierët të reagojnë. Nuk ka qenë golashënues i besueshëm këtë sezon.
Mesfushor që po luan më shumë në sulm këtë sezon. Përpjekjet e tij janë të pasakta, por pa gabime të mëdha.
3. Federico Valverde (Real Madrid) – 27 gjuajtje
Favorizon gjuajtjet e gjata dhe diagonale, shpesh pa sukses. Një nga surprizat e listës, duke pasur parasysh golin e fundit spektakolar.
2. Jesús Rodríguez (Como) – 29 gjuajtje
Lojtar i ri spanjoll që shpesh humbet saktësinë nga distanca ose nga pozicione të favorshme. XG-ja e tij është e lartë, por golat mungojnë.
1. Matteo Politano (Napoli) – 31 gjuajtje
Sulmuesi italian ka tentuar më së shumti, por rrjeti ka mbetur i paprekur në shumicën e rasteve. Numri i tij i golave këtë sezon nuk reflekton përpjekjet e shumta.
Debutimi i Alvaro Arbeloas si trajner i Real Madridit ka shkaktuar një krizë të paprecedentë institucionale pas eliminimit turpërues nga Kupa e Mbretit kundër Albacetes.
Humbja në stadiumin Carlos Belmonte jo vetëm që nënkuptonte një eliminim të parakohshëm nga Kupa e Mbretit, por shënoi edhe fillimin e një spastrimi radikal të brendshëm. Arbeloa, i konfirmuar si trajner deri në fund të sezonit aktual, i ka paraqitur menaxhmentit të lartë të klubit një listë të zezë me emra të shquar.
Në këtë situatë të tensionuar, trajneri beson se cikli për disa lojtarë kyç ka mbaruar për shkak të performancave që kufizohen me të papranueshmen. Tre lojtarë janë veçuar nga trajneri: braziliani Vinicius Junior, kapiteni uruguaian Federico Valverde dhe i riu Franco Mastantuono.
Bordi drejtues e ka pritur raportin me habi, duke kuptuar se dhoma e zhveshjes ka nevojë për një ndryshim pas performancës së dobët në La Mancha.
Rënia e figurave kyçe te Real Madridi
Real Madridi po kalon një nga periudhat më të errëta të dekadës, pasi u mposht qartë nga një kundërshtar i një lige më të ulët. Vinicius është objektivi kryesor i kritikave për shkak të formës së tij shqetësuese, duke treguar një version të panjohur të vetes që as nuk krijon çekuilibër dhe as nuk ofron zgjidhje për ekipin.
Anësori brazilian jo vetëm që ka humbur aftësinë e tij për të shënuar gola, por sjellja e tij e fundit ka shteruar durimin e stafit të trajnerëve të Arbeloas. Për trajnerin, braziliani nuk kontribuon më pozitivisht në mjedisin e zheshtores dhe largimi i tij do të lironte hapësirë të rëndësishme pagash për nënshkrimet e reja.
As Valverde nuk i ka shpëtuar kritikave, duke pësuar një rënie në formë që e ka vënë në pikëpyetje edhe lidershipin e tij si kapiten i Real Madridit. Mesfushori uruguaian duket se e ka humbur atë energji të pashtershme që e karakterizonte, duke u bërë një lojtar i paqëndrueshëm që nuk bën më një ndryshim të vërtetë.
Arbeloa beson se është koha ideale për të larguar Valverden, duke përfituar nga fakti se ai ende ruan një vlerë të lartë në treg në Ligën Premier. Qëllimi është të kërkohen lojtarë më dinamikë, me talent teknik, të cilët mund të rivendosin rendin në mesfushë pas javësh futbolli të ngadaltë dhe pa frymëzim.
Dyshime rreth talentit të Mastantuonos dhe të ardhmes te Real Madridi
Rasti i Mastantuonos është ndoshta më i habitshmi, duke pasur parasysh angazhimin e fortë të klubit së fundmi ndaj talentit të ri argjentinas. Megjithatë, trajneri i lindur në Salamanca ka qenë i prerë në vlerësimin e aftësive të tij aktuale, duke vënë në dukje mangësi serioze në kontrollin e topit dhe vendimmarrjen.
Pavarësisht moshës së tij të re dhe hapësirës për përmirësim, Arbeloa pohon se Mastantuono nuk e zotëron nivelin minimal të kërkuar për të veshur fanellën e bardhë. Kërkesat e klubit madrilen nuk lejojnë vonesa të zgjatura dhe performanca e argjentinasit është konsideruar e pamjaftueshme për kërkesat e nivelit elitar.
Edhe Vinicius, me rekordin e tij të gjerë suksesi, duket se është dobësuar pas një fillimi të sezonit ku prania e tij ka qenë e parëndësishme. Real Madridi tani përballet me dilemën e mbështetjes verbërisht të trajnerit të tyre apo mbrojtjes së aseteve financiare të përfaqësuara nga këta tre lojtarë.
Florentino Perez po analizon me ftohtësi hapat që duhen ndërmarrë, i vetëdijshëm se poshtërimi kundër Albacete kërkon vendime drastike për të shpëtuar sezonin. Planet sportive të Real Madridit mund të pësojnë një rishikim të plotë në afatin e ardhshëm të transferimeve nëse këto largime materializohen. /Telegrafi/
Xabi Alonso nuk është më trajner i Real Madridit, njoftoi klubi mbretëror të hënën dhe tashmë kanë filluar të dalin hipotezat pse erdhi deri te ndarja.
Alonso fillimisht bëri një nisje të suksesshme me 17 fitore në 20 ndeshjet e tij të para, por rezultatet e ekipit janë përkeqësuar kohët e fundit.
Edhe pse raportet sugjerojnë se bëhet fjalë për një ndërprerje të ndërsjellë të kontratës, mediumit The Athletic shkruan se arsyeja e largimit janë mosmarrëveshjet me lojtarët kryesorë, Vinicius Junior, Federico Valverde dhe Jude Bellingham, të cilët kishin probleme me qasjen taktike dhe stilin e udhëheqjes së Alonsos.
Problemet thuhet se kanë filluar gjatë një ndeshjeje kundër Barcelonës në tetor të vitit 2025. Pavarësisht fitores, Alonso u përplas me Vinicius pasi ai u zëvendësua.
Sulmuesi brazilian ishte i pakënaqur me zëvendësimin dhe refuzoi t'i shtrëngonte dorën trajnerit. Meqenëse klubi nuk ndërmori masa disiplinore kundër lojtarit, Alonso thuhet se ndjeu se po humbiste kontrollin dhe nuk u mbështet nga bordi.
Vështirësi për Bellingham dhe Valverde
Valverde dhe Bellingham dyshohet se kishin probleme me stilin e lidershipit dhe vendimet taktike të Alonsos.
Bellingham, pas një sezoni të parë të shkëlqyer në 2023/24 dhe roleve të shquara sezonin e kaluar, pati vështirësi me formën këtë sezon.
Nën drejtimin e Alonsos, ai nuk ishte më titullari i padiskutueshëm në mesfushë, statusi që kishte gëzuar nën drejtimin e Carlo Ancelottit.
Valverde, nga ana tjetër, shpesh gjendej duke luajtur në pozicione të ndryshme për shkak të shkathtësisë së tij, gjë që e largoi nga roli i tij i preferuar në mesfushë. /Telegrafi/
Real Madridi po shqyrton me kujdes një ofertë prej 120 milionë eurosh të paraqitur nga Chelsea për Federico Valverden, duke u rikthyer kështu në qendër të vëmendjes së afatit kalimtar ndërkombëtar.
Klubi londinez ka shfaqur interes konkret dhe të drejtpërdrejtë për mesfushorin, i cili konsiderohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit sportiv të klubit madrilen.
Brenda Real Madridit ekziston konsensus i plotë për vlerën e Valverdes, i cili ka fituar statusin e një lojtari kyç falë paraqitjeve të qëndrueshme, shumëfunksionalitetit dhe mentalitetit fitues.
Klubi nuk ndjen asnjë urgjencë financiare apo sportive për të negociuar dhe qëndrimi fillestar është i qartë: vetëm një ofertë jashtë çdo standardi tregu do të merrej realisht në konsideratë.
Nga ana tjetër, Chelsea ndodhet në një fazë të re rindërtimi dhe synon të dërgojë një sinjal të fortë në treg.
Trajneri i ri e sheh Valverden si figurën ideale për të ndërtuar mesfushën, falë intensitetit, dinamikës dhe aftësisë së tij për të ndikuar në disa faza të lojës.
Oferta prej 120 milionë eurosh është dëshmi e bindjes së plotë të klubit anglez.
Megjithatë, Real Madridi vlerëson më shumë aspektin sportiv sesa përfitimin e menjëhershëm ekonomik.
Zëvendësimi i një lojtari me profilin e Valverdes nuk konsiderohet i lehtë, ndërsa lidhja e fortë e futbollistit me klubin dhe roli i tij në fushë e në dhomat e zhveshjes përforcojnë idenë e vazhdimësisë.
Në moshën 27-vjeçare, Valverde përfaqëson një kombinim ideal mes përvojës dhe perspektivës afatgjatë.
Oferta e Chelseat po analizohet pa presion dhe me qetësi, ndërsa në Madrid mbetet bindja se vetëm dëshira e qartë e lojtarit mund të hapte rrugën e negociatave për një nga operacionet më të mëdha të mundshme të verës. /Telegrafi/
Real Madridi po avancon me rezultat 1-0 ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
Nuk vonoi shumë pas nisjes së ndeshjes dhe ‘Los Blancos’ shënuan menjëherë për të marrë epërsinë.
Ishte Federico Valverde i cili në minutën e tretë realizoi një euro gol prej afro 30 metra nga goditja e lirë për t’i dhënë avantazhin prej 1-0 skuadrës së tij.
Drejtuesit e Real Madridit nuk kanë ndërmend të përforcojnë skuadrën gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Pavarësisht se ekipi ndodhet katër pikë larg Barcelonës në renditjen e La Ligës dhe ka shfaqur një formë të paqëndrueshme si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, klubi madrilen nuk planifikon afrime të reja në muajin janar.
Sipas gazetarit Mario Cortegana, vendimi bazohet në tre arsye kryesore.
Së pari, drejtuesit besojnë se skuadra aktuale ka cilësinë dhe potencialin e nevojshëm për të konkurruar për të gjithë trofetë.
Si shembull përmendet reparti i mesfushës, ku pavarësisht zërave për nevojën e një mesfushori kreativ, klubi vlerëson se alternativa si Aurelien Tchouameni, Eduardo Camavinga, Fede Valverde dhe Dani Ceballos janë mëse të mjaftueshme.
Së dyti, në ‘Santiago Bernabeu’ mendojnë se gjatë afatit kalimtar së dimrit, lojtarët realisht të arritshëm janë zakonisht ata që nuk po kalojnë momentin më të mirë sportiv.
Për futbollistë të nivelit të lartë, çmimet në janar do të ishin shumë të larta, ndërkohë që në fund të sezonit ata mund të bëhen më të përballueshëm në aspektin financiar.
Së fundmi, drejtuesit e klubit nuk duan të nxitojnë me vlerësimin e projektit aktual.
Ata besojnë se është ende herët për të nxjerrë përfundime për performancën e ekipit dhe se analiza e vërtetë do të bëhet në fund të sezonit, për të parë nëse investimet e rëndësishme të bëra gjatë verës kanë dhënë rezultatet e pritshme. /Telegrafi/
Projekti i Xabi Alonsos te Real Madrid po rrezikon seriozisht të dështojë. Pas një muaji nëntor të vështirë dhe humbjes kundër Celta Vigos, trajneri spanjoll ndodhet në presion të madh, duke u përpjekur të mbajë vendin e tij në stolin e "Mbretërve", ndërsa klubi po mendon opsione alternative.
Alonso erdhi në Madrid verën e kaluar me objektivin për të rikthyer disiplinën dhe autoritetin në dhomën e zhveshjes, të cilën klubi e konsideronte të qetë dhe të mbështetur nga Carlo Ancelotti më parë. Ideja ishte që lojtarët të përshtateshin me trajnerin dhe jo trajneri me lojtarët. Por që nga fillimi, kanë nisur përplasje me disa futbollistë, dhe drejtuesit e Real Madridit kanë filluar të dyshojnë për zgjedhjen e tij.
Vinicius Jr. ishte i pari që u përplas me Alonson. Gjatë Kupës së Botës për Klube, braziliani u trondit kur kuptoi se do të ishte në stol kundër PSG-së. Edhe pse u aktivizua për shkak të një dëmtimi të Trent Alexander-Arnold, ky ishte sinjali i parë që roli i tij si yll nuk ishte më i privilegjuari, pasi projekti i Alonsos ishte i ndërtuar rreth Mbappes.
Tensionet me Vinicius u rritën për shkak të zëvendësimeve dhe ulja në stol gjatë ndeshjeve, kulmi i të cilave ishte gjatë El Clásico kur braziliani doli i zemëruar dhe u largua direkt në dhomën e zhveshjes. Ai kërkoi falje në një komunikatë, pa përmendur Xabi Alonson, dhe klubi nuk ndërhyri për ta qetësuar situatën, duke e lënë trajnerin në vend të vështirë.
Kjo tregoi se Real Madrid duket se ishte më pranë lojtarit sesa trajnerit, duke dobësuar edhe më shumë autoritetin e Alonsos.
Konflikte të tjera kanë pasur edhe me Jude Bellingham dhe Fede Valverde, dhe kanë filluar të përhapen thashetheme nga dhoma e zhveshjes se disa lojtarë nuk po e përmbahen ndaj metodave të Alonsos, duke u ankuar për videot e tepërta taktike dhe stërvitjen intensive.
Trajneri provoi të ndryshojë situatën me takime dhe biseda personale me lojtarët, përfshirë një takim në Athinë para sfidës me Olympiacos, që solli një fitore 4-3.
Dukej se tensionet ishin zbutur, por kjo nuk zgjati shumë. Pas barazimit në Girona dhe një fitore në San Mamés, Real Madrid pësoi një humbje tjetër katastrofike kundër Celtas në Bernabéu, duke rritur tensionin në klub.
Pas kësaj ndeshjeje, vetëm portieri Thibaut Courtois foli në rrjetet sociale, duke kërkuar të nxirren përfundime, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës nuk deklaroi asgjë. Ky është tregues se marrëdhënia midis Xabi Alonsos dhe dhomës së zhveshjes është më larg se kurrë. /Telegrafi/
Mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde, ka komentuar mbi fitoren e mbrëmshme ndaj Athletic Bilbao dhe përvojën e tij me shiritin e kapitenit.
“Goli i dytë ishte spektakolar, një lëvizje e bukur ku ishin të përfshirë shumica e lojtarëve. Duhet të theksojmë edhe pritjet e Courtoisit”, ka thënë fillimisht Valverde.
Për sa i përket shiritit të kapitenit, Valverde shtoi:
“Të mbash shiritin e kapitenit është fantastike. Përpiqem të jap më të mirën time, dhe në ndeshjet e fundit ka qenë e vështirë të mos e bëj”.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e përkushtimit dhe mbështetjes së ekipit.
“Stërvitem për të sjellë më të mirën nga vetja. Vlerësoj mbështetjen e shokëve të skuadrës, që gjithmonë më bëjnë të buzëqesh, dhe stafin teknik për besimin që kanë tek unë”, përfundoi Valverde. /Telegrafi/
Mesfushori Federico Valverde ka lëshuar një komunikatë zyrtare për thashethemet e fundit për përçarje te Real Madridi.
Uruguaiani ka deklaruar se të gjithë e mbështesin trajnerin Xabi Alonso dhe që “Los Blancos” janë më të bashkuar se kurrë.
Kishte spekulime që Vini Jr ka refuzuar rinovimin shkaku i pakënaqësive me Alonson, si dhe disa nga lojtarët “senior” të klubit e mbështesin brazilianin, por tani Valverde i ka mohuar spekulimet.
“Pas një jave ku shumë gjëra u thanë për ne, jemi më të bashkuar se kurrë dhe këtë mund ta shihni”.
“Ta kemi Vini Jr dhe Mbappe në një ekip është fat i madh, por të luash në ekipin më të mirë në botë si një grup i bashkuar është nder”.
“Në nivelin personal, jam duke punuar që të kthehem në paraqitjet më të mira. Trajneri gjithnjë ka qenë afër meje, duke më mbështetur dhe bërë gjithçka për të më ndihmuar të përmirësohem dhe ta ndihmoj skuadrën”.
“Nuk është gjithnjë e lehtë, por stafi teknik dhe të gjithë lojtarët janë të bashkuar se kurrë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Real Madridi në vikend do të përballet me Gironan./Telegrafi/
Ekipi i Real Madridit si duket është ndarë në dysh sa i përket raportit të tyre me trajnerin Xabi Alonso, pasi “grupi” i Vinicius Junior thuhet se tani përfshin edhe pesë lojtarë tjerë të pakënaqur.
Një raport i ri nga mediumi COPE nxjerr në pah më tej ndarjen në dhomat e zhveshjes te Real Madridi në lidhje me marrëdhënien me trajnerin Xabi Alonso.
Një pjesë e lojtarëve, përfshirë Kylian Mbappe, Arda Guler, Alvaro Carreras, Thibaut Courtois dhe Dean Huisjen, thuhet se kanë respekt të thellë për Alonson dhe e besojnë filozofinë e tij si trajner.
Megjithatë, Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Federico Valverde, Brahim Diaz, Endrick dhe Ferland Mendy janë në anën tjetër të situatës, gjë që sinjalizon se tensioni në dhomat e zhveshjes ka arritur nivele të reja në Madrid.
⚖️ ¿Qué jugadores del Real Madrid están contentos y descontentos con Xabi Alonso?
Përveç marrëdhënies së tendosur me disa lojtarë, Alonso është vënë nën vëzhgim pasi nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore në tre ndeshjet e fundit.
Marrëdhënia midis Vinicius dhe Alonsos duket se është në një spirale në rënie, me raportet e fundit që pretendojnë se braziliani nuk është i gatshëm të zgjasë kontratën e tij për shkak të pranisë së spanjollit. /Telegrafi/
Real Madridi ka pasur një pushim të mbushur me ngjarje ndërkombëtare deri më tani, me katër lojtarë që tashmë janë larguar nga detyrat e ekipit kombëtar për shkak të një sërë shqetësimesh për lëndime.
Thibaut Courtois (Belgjikë), Federico Valverde (Uruguai), Kylian Mbappe dhe Eduardo Camavinga (Francë) janë rikthyer në Madrid pasi u detyruan të tërhiqeshin nga aksioni, dhe në orët në vijim, atyre mund t'u bashkohet Dean Huijsen.
Sipas gazetës AS, Huijsen, i cili u detyrua të tërhiqej nga skuadra e Spanjës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në tetor, po vuan nga dhimbje muskujsh.
Ai e shfaqi problemin gjatë seancës stërvitore të së premtes në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, gjë që e ka detyruar të kryejë ekzaminime mjekësore.
Ishte një problem i ngjashëm që çoi në largimin e Huijsen nga skuadra e Spanjës muajin e kaluar, dhe tashmë është konfirmuar se ai nuk do të luajë asnjë rol kundër Gjeorgjisë.
Në varësi të rezultateve të testeve mjekësore, ai mund të përjashtohet edhe për ndeshjen kundër Turqisë të martën, që do të thotë se ai do të kthehet në Real Madrid menjëherë.
Huijsen pritej të luante si titullar kundër Gjeorgjisë
Është një goditje e madhe për Spanjën të jetë pa Huijsen, pasi raportet sugjeronin se ai ishte në radhë për të luajtur si titullar së bashku me Aymeric Laporte në qendër të mbrojtjes.
Luis de la Fuente është tashmë pa Robin Le Normand për shkak të një dëmtimi, që do të thotë se ai do të duhet të zgjedhë midis Dani Vivian dhe Pau Cubarsi për vendin e dytë të qendërmbrojtësit.
Real Madridi shpreson që shqetësimi i Huijsen të mos jetë asgjë serioze, megjithëse ata me siguri do ta mirëprisnin mospërfshirjen e tij kundër Turqisë si masë paraprake.
Ata shpresojnë që ai të jetë në gjendje të jetë i disponueshëm për udhëtimin e vështirë të fundjavës së ardhshme në Elche, megjithëse performancat e tij të fundit për Los Blancos sugjerojnë se ai mund të mos jetë titullar i garantuar për atë ndeshje gjithsesi. /Telegrafi/
Pesë lojtarë raportohet se nuk janë plotësisht të kënaqur me trajnerin e Real Madridit, Xabi Alonso, pavarësisht se basku ka udhëhequr “Los Blancos” drejt kreut të La Ligës pas 12 javësh.
Sa i përket fillimit të sezonit, katër muajt e parë të Alonsos në stolin e Real Madridit kanë qenë mjaft pozitivë: 15-herë kampionët e Europës kanë fituar 10 ndeshje, kanë barazuar një dhe kanë humbur vetëm një në kampionat.
Në Ligën e Kampionëve, madrilenët kanë fituar tre nga katër takimet e para, duke pësuar një humbje minimale 1-0 kundër Liverpoolit në “Anfield” javën e kaluar.
Megjithëse Real Madrid ndodhet në krye të La Ligës me tre pikë avantazh ndaj Barcelonës, të cilën e mposhti 2-1 në fund të tetorit, jo gjithçka duket e qetë në “Santiago Bernabeu”.
Të dielën, skuadra barazoi 0-0 në transfertë ndaj Rayo Vallecanos. Pas ndeshjes, Alonso u bëri thirrje lojtarëve të tij të “vazhdojnë të rriten, të përmirësohen dhe të angazhohen në vetë-reflektim pozitiv”, ndërsa pranoi se ekipi “vuajti” për të zbatuar planin e lojës për shkak të presionit të kundërshtarit.
Xabi Alonso
Që nga ajo ndeshje, mediat spanjolle, shpesh të pamëshirshme, kanë reaguar ashpër ndaj paraqitjes së zbehtë të Realit. Mundo Deportivo shkroi se “dhoma e zhveshjes nuk tregon asnjë lidhje me Alonson”, pavarësisht pozicionit të mirë në renditje.
“Ishte e qartë se disa lojtarë, si Vinicius, Bellingham dhe Courtois, nuk ishin plotësisht të kënaqur me vendimet e trajnerit në lidhje me ndërtimin e lojës nga mbrojtja. Të tjerë, si Fede Valverde dhe Camavinga, të cilët ende nuk kanë siguruar një vend titullari dhe lëvizin shpesh në pozicione të ndryshme, gjithashtu duken të shkëputur nga Xabi Alonso”, ka thënë gazetari Martin Calderon.
Sipas Calderon, problemi i supozuar lidhet kryesisht me ndryshimin e metodave të stërvitjes që prej ardhjes së trajnerit bask./Telegrafi/
Një nga yjet e Real Madridit ka dëshmuar sërish përkushtim të plotë ndaj fanellës galaktike në fitoren 2-1 ndaj Barcelonës. Fjala është për mesfushorin Federico Valverde, që sipas raportimeve, ka luajtur me ‘gastroenterit’, që nënkupton infeksion në stomak gjatë gjithë ndeshjes.
Mesfushori uruguaian u aktivizua që nga minuta e parë në “Santiago Bernabeu”, në edicionin e parë të këtij sezoni të “El Clasicos”. Me Dani Carvajal të rikuperuar pjesërisht, Valverde u rikthye të luajë si mbrojtës i djathtë, një rol që e ka përmbushur me profesionalizëm të lartë.
Pavarësisht se nuk ishte në 100 për qind të formës, Valverde shkëlqeu në fushë – duke mbuluar çdo hapësirë dhe duke dhënë gjithçka për ekipin.
Federico Valverde
Sipas gazetarit Sergio Quirante (DAZN), “Fede Valverde e luajti ndeshjen me gastroenterit, prandaj edhe u pa i rraskapitur në fund.”
Uruguaiani është parë disa herë gjatë ndeshjes në gjendje të vështirë, por asgjë nuk e ndaloi të kontribuonte në një nga fitoret më të rëndësishme të Real Madridit këtë sezon.
Një tjetër shembull i përkushtimit dhe karakterit të Federico Valverde, që vazhdon të jetë një nga shtyllat më të forta të skuadrës së Xabi Alonsos.
Përndryshe, Reali vazhdon si lider i vetëm në La Liga me 27 pikë, pesë mbi Barcelonën, e cila renditet e dyta./Telegrafi/
Polemikat rreth Federico Valverdes pas lënies si rezervistë i pashfrytëzuar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve midis Real Madridit dhe Kairat Almaty nuk kanë kaluar pa u vënë re në botën e futbollit. Prania e tij në stol menjëherë shkaktoi thashetheme për një përplasje me Xabi Alonson dhe refuzimin e supozuar për të luajtur si mbrojtës i krahut. Në përgjigje, si klubi ashtu edhe lojtari kanë mohuar çdo konflikt.
Përçarja midis thashethemeve dhe raporteve zyrtare filloi kur Real Madridi e shkatërroi Almatin me rezultatin 5-0 pa Valverden në fushë. Mediat spekuluan se ai refuzoi të ngrohej ose të luante në pozicionin e mbrojtësit të djathtë, një pozicion i kërkuar nga lëndimet e Dani Carvajal dhe Trent Alexander-Arnold.
Në deklaratën e tij, uruguaiani u betua se "nuk kam refuzuar kurrë të luaj", duke pohuar se është gjithmonë i gatshëm të marrë përsipër çdo rol që i kërkon skuadra. Nga ana e tij, Alonso mohoi se vendimi për ta lënë jashtë ishte një surprizë, duke argumentuar se ishte planifikuar dhe se lojtari i dinte arsyet paraprakisht.
Analistët pajtohen se problemi i vërtetë shkon përtej pozicionit: Valverde ka humbur rëndësinë në sistemin e adoptuar nga Xabi Alonso, dhe zhvendosja e tij në një rol qendror në mesfushë ka qenë një sfidë. Disa madje përmendin një "atmosferë depresive" në performancën e tij të fundit.
Sipas mediave, klubet e Ligës Premier po e monitorojnë nga afër këtë konflikt të zjarrtë. Ekipe si Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Manchester United tashmë po përmenden në shtypin britanik si kandidatë të mundshëm për të nënshkruar me Valverden në janar. Raportet sugjerojnë se Chelsea, Tottenham dhe United do të "luftojnë" për mesfushorin nëse Real Madrid vendos ta shesë atë.
United, në veçanti, mbetet i interesuar fuqimisht për uruguaianin. Sipas TeamTalk, Real Madridi do të përjashtonte shitjen për më pak se 80 milionë euro dhe, për momentin, lojtari nuk duket i gatshëm të largohet nga klubi.
Tottenham, nga ana e tyre, e sheh Valverden si një mesfushor të aftë për të transformuar skuadrën e tyre dhe për të përmirësuar konkurrencën e tyre në Ligën Premier. Spurs kanë hyrë në treg me ambicie të papritura, megjithëse Real Madridi nuk tregon shenja tërheqjeje. Ndërkohë, në Santiago Bernabeu, pozicioni është i qartë: ata nuk kanë plane të ndahen me Valverden.
Një epokë e re për Valverden?
Kriza e famës mund të shënojë një pikë kthese në karrierën e uruguaianit. Nëse Valverde mund të përshtatet me rolin e tij të ri, ai mund të rifitojë shkëlqimin e tij. Përndryshe, një transferim te Tottenham ose United mund të bëhet realitet sa më shpejt të jetë e mundur. Sezoni është ende i ri, por tashmë ka shenja të çarjeve në marrëdhënien midis lojtarit dhe Real Madridit.
Në kontekstin e Pablo Duran (ose gazetarisë sportive aktuale), kjo situatë meriton vëmendje: një yll në konflikt me trajnerin e tij, i vëzhguar nga gjigantët e Ligës Premier dhe në prag të një vendimi vendimtar. Komunikimi zyrtar i Real Madridit dhe ofertat e mundshme nga Anglia do të jenë çelësi për të përcaktuar nëse Valverde mbetet në zemër të projektit të Real Madridit.
Fokusi tani është te rikuperimi i tij, pozicioni i tij në formacionin titullar dhe nëse negociatat me Tottenhamin ose Unitedin do të çojnë në ndonjë gjë konkrete. Dhe gjithmonë me Valverden në qendër të historisë. /Telegrafi/
Një lojtar i Real Madridit ka nxjerrë një deklaratë me tone të forta pas leximit të “disa artikujve që dëmtuan reputacionin e tij” në mes të thashethemeve për një përplasje të mundshme me Xabi Alonson.
Një nga temat më të diskutuara pas përballjes të së martës mbrëma midis Real Madridit dhe ekipit kazak Kairat, ishte një thashethem që përfshinte Alonson dhe futbollistin uruguaian Federico Valverde.
Para ndeshjes, Valverde pranoi se “nuk ka lindur për të luajtur në krahun e djathtë të mbrojtjes”, pas sugjerimeve nga mediumi spanjoll AS se Alonso kishte planifikuar ta përdorte Valverden në atë pozicion, për shkak të mungesave të Dani Carvajal dhe Trent Alexander-Arnold.
Në fakt, publikimi theksonte se Valverde qëndronte me duart pas shpinës gjatë nxehjes në pjesën e dytë kundër Kairat, ndërsa pjesa tjetër e bashkëlojtarëve të tij po kryenin ushtrime.
Më pak se 24 orë më vonë, Valverde ka nxjerrë një deklaratë për të sqaruar situatën.
“Kam lexuar disa artikuj që dëmtojnë reputacionin tim. E di që kam pasur paraqitje të dobëta, jam i vetëdijshëm për këtë. Nuk po fshihem, dhe përballem me kritikën me kokë lart. Jam me të vërtetë i trishtuar. Njerëzit mund të thonë shumë gjëra për mua, por asnjëherë nuk mund të thonë se unë refuzoj të luaj”.
He leído varios artículos dañando mi persona. Sé que he tenido partidos malos, soy consciente. No me escondo y doy la cara. Realmente estoy triste. De mí pueden decir muchas cosas, pero bajo ningún punto de vista pueden decir que me niego a jugar. He dado todo y más por este… — Fede Valverde (@fedeevalverde) October 1, 2025
“Kam dhënë gjithçka dhe më shumë për këtë klub, kam luajtur edhe i dëmtuar, dhe nuk jam ankuar asnjëherë apo kam kërkuar pushim”.
“Kam një marrëdhënie të mirë me trajnerin, që më bën të ndihem i sigurt për t’i thënë se cilin pozicion preferoj në fushë, por gjithmonë, gjithmonë kam qenë i qartë se jam i gatshëm të luaj kudo, në çdo udhëtim dhe në çdo ndeshje”.
“Kam lënë zemrën dhe shpirtin tim në këtë klub dhe do të vazhdoj ta bëj këtë, edhe nëse ndonjëherë nuk mjafton ose nuk po luaj ashtu si doja”.
“Betohem në krenarinë time se nuk do të dorëzohem kurrë dhe do të luftoj deri në fund, duke luajtur kudo që ka nevojë”, ka shkruar Valverde./Telegrafi/
Ekipi i Real Madridit po përjeton një tension jo të vogël në javën e fundit, ku akterët kryesorë janë trajneri Xabi Alonso dhe njëri nga kapitenët, Federico Valverde.
Real Madridi fitoi me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te Kairat Almaty në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, nuk ishte vetëm het-triku i Kylian Mbappes, ai i cili tërhoqi vëmendjen te klubi madrilen.
Fokusi ishte edhe te lënia në bankë dhe mos inkuadrimi për asnjë minutë në këtë ndeshje i kapitenit Valverde.
❗️Last night, Fede Valverde was seen warming up with his hands behind his back and in a calm manner. This comes after he said on Monday that: "I was not born to play as a right-back".
Deri te ky vendim i Alonsos erdhi, pasi mesfushori deklaroi para ndeshjes kundër Almaty se “ai nuk ka lindur për të luajtur në pozicionin e mbrojtësit të djathtë” , në një kohë kur ekipi është pa Dani Carvajal dhe Trent Alexander-Arnold në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
Mesazhi i tij ishte befasues, i fuqishëm dhe i drejtpërdrejtë, megjithëse ai gjithashtu bëri të ditur se është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë ekipin në çfarëdo që ata kanë nevojë.
Megjithatë, ajo që u pa në stadiumin e klubit nga Kazakistani ka krijuar tension të papritur me një futbollist që gjithmonë është sjellë si një ushtar që ndjek urdhrat pa devijuar asnjë grimcë nga misioni i tij.
Asgjë nuk u raportua në televizion, përveç një videoje nga Ivan Martin i mediumit OK Diario që ka qarkulluar në mediat sociale, por lëvizjet e uruguaianit nëpër stadium i habitën të gjithë të pranishmit.
Numri 8 ishte zëvendësues dhe në një moment kur Alonso i kishte ngritur disa lojtarë për t’u ngrohur në pjesën e dytë, ai kishte vendosur “duart në bel” dhe nuk i bëhej aspak vonë.
Raporti i tensionuar në dukje mes Alonsos dhe Valverdes ka shqetësuar tifozët e klubit mbretëror, të cilët shpresojnë që një gjë e tillë të përfundoj sa më shpejt dhe palët të arrijnë një pajtim mes vete. /Telegrafi/
Ekipi i Real Madridit po përjeton një tension jo të vogël në javën e fundit, ku akterët kryesorë janë trajneri Xabi Alonso dhe njëri nga kapitenët, Federico Valverde.
Real Madridi fitoi me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim te Kairat Almaty në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, nuk ishte vetëm het-triku i Kylian Mbappes, ai i cili tërhoqi vëmendjen te klubi madrilen.
Fokusi ishte edhe te lënia në bankë dhe mos inkuadrimi për asnjë minutë në këtë ndeshje i kapitenit Valverde.
❗️Last night, Fede Valverde was seen warming up with his hands behind his back and in a calm manner. This comes after he said on Monday that: "I was not born to play as a right-back".
Deri te ky vendim i Alonsos erdhi, pasi mesfushori deklaroi para ndeshjes kundër Almaty se "ai nuk ka lindur për të luajtur në pozicionin e mbrojtësit të djathtë" , në një kohë kur ekipi është pa Dani Carvajal dhe Trent Alexander-Arnold në pozicionin e mbrojtësit të djathtë.
Mesazhi i tij ishte befasues, i fuqishëm dhe i drejtpërdrejtë, megjithëse ai gjithashtu bëri të ditur se është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë ekipin në çfarëdo që ata kanë nevojë.
Megjithatë, ajo që u pa në stadiumin e klubit nga Kazakistani ka krijuar tension të papritur me një futbollist që gjithmonë është sjellë si një ushtar që ndjek urdhrat pa devijuar asnjë grimcë nga misioni i tij.
Asgjë nuk u raportua në televizion, përveç një videoje nga Ivan Martin i mediumit OK Diario që ka qarkulluar në mediat sociale, por lëvizjet e uruguaianit nëpër stadium i habitën të gjithë të pranishmit.
Numri 8 ishte zëvendësues dhe në një moment kur Alonso i kishte ngritur disa lojtarë për t’u ngrohur në pjesën e dytë, ai kishte vendosur “duart në bel” dhe nuk i bëhej aspak vonë.
Raporti i tensionuar në dukje mes Alonsos dhe Valverdes ka shqetësuar tifozët e klubit mbretëror, të cilët shpresojnë që një gjë e tillë të përfundoj sa më shpejt dhe palët të arrijnë një pajtim mes vete. /Telegrafi/
Real Madrid shënoi një fitore të thellë ndaj Kairat në Ligën e Kampionëve, dhe pas ndeshjes trajneri Xabi Alonso foli për tri çështjet kryesore: hat-trikun e Mbappes, zëvendësimin e Vinicius Jr. dhe lënien e Federico Valverdes në bankën rezervë.
Alonso u shpreh i kënaqur me seriozitetin e skuadrës. “Vinim me objektiv të qartë, për të fituar. Objektivi u arrit, lojtarët luajtën me përkushtim. Tani na pret Juventusi, ndërsa në kampionat mendojmë për Villarrealin”.
Për Valverden, i cili mbeti në bankë, trajneri spanjoll sqaroi se është ai që i merr vendimet në skuadër.
“Vendimi ishte marrë më parë. Fede gjithmonë është i gatshëm, por duhet të menaxhojmë minutat e secilit lojtar”, tha Alonso.
Ai vlerësoi lart edhe Kylian Mbappen, i cili shkëlqeu me tre gola.
“Është vendimtar në pothuajse çdo ndeshje, klinik para portës, jo vetëm për golat, por edhe për ndikimin e tij. Mund të bëjë një sezon spektakolar”.
Ndërkohë, Vinicius u pa i pakënaqur kur u zëvendësua, por Alonso minimizoi gjithçka.
“Nuk ishte një reagim i papritur. Ka ndodhur edhe më herët, por sot jo. Gjithmonë është vendim i trajnerit. Ai i Vinicius nuk ishte shpërthim, thjesht pati një koment që e kuptuam”, përfundoi Alonso.
Alonso foli edhe për dy lojtarë të rinj që po fitojnë hapësira. “Arda Guler mund të luajë si mesfushor sulmues, ndërsa Rodrygo është shumë i vlefshëm edhe në krahun e djathtë. Ndaj Kairat të dy luajtën në mënyrë spektakolare", përfundoi Alonso. /Telegrafi/
Federico Valverde, mesfushori i Real Madridit, ka folur për mediat në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Kairat, duke komentuar gatishmërinë për të luajtur në çdo pozicion që kërkon trajneri, pritjen emocionuese në Kazakistan dhe nevojën për të reaguar pas humbjes në derbi.
Valverde u shpreh i prerë për diskutimet rreth përdorimit të tij si mbrojtës i djathtë, duke theksuar se ai kurrë nuk ka refuzuar të luajë në ndonjë pozicion dhe është gjithmonë i gatshëm të japë maksimumin për ekipin.
“Nëse e them këtë, disa mund të mendojnë se po gënjej. Pyesni trajnerin, gjithmonë kam thënë që jam në dispozicion të ekipit. Nuk kam refuzuar kurrë të luaj në asnjë pozicion, jap maksimumin kudo që luaj. Me Ancelottin, me Zidanen, dhe me Xabin, gjithmonë kam qenë transparent për mendimet e mia. Kushdo që luan duhet ta përqafojë atë mundësi si të ishte e fundit. Luajtja për Real Madrid është privilegj, kjo është e qartë. Mund ta pyesni trajnerin apo shokët e skuadrës, gjithmonë jam këtu për ekipin”, ka thënë fillimisht Valverde.
Ai komentoi edhe përvojën e parë në Kazakistan, ku Real Madridi është pritur me entuziazëm nga tifozët vendas, edhe pse në orët e vona të natës.
“Te Madrid këto gjëra janë të zakonshme, por për mua ishte hera e parë që vij në këtë vend. Ishte çmenduri, vonë në mbrëmje, dhe megjithatë kishte aq shumë njerëz që na prisnin në aeroport. Është një ndjenjë krenarie. Duhet ta vlerësosh këtë. Janë këto momente që ta kujtojnë se çfarë dhurate është futbolli. Është një nder të luajmë këtu. Do të japim gjithçka për të fituar edhe për ata njerëz”.
Në fund, Valverde ndaloi te humbja e fundit në derbin ndaj Atletico Madrid, duke e cilësuar si një situatë që nuk duhet të përsëritet dhe duke vënë theksin te qëndrimi dhe përgjegjësia që ka një lider brenda skuadrës.
“Në ndeshje të tilla nuk ka nevojë të bërtasësh në zhveshtore për të motivuar lojtarët. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla, as te Madrid e as diku tjetër. Duhet të jesh i motivuar në çdo ndeshje, sidomos në një derbi. Gabimet mund të ndodhin në shumë aspekte, por qëndrimi nuk negociohet. Është gjëja e parë që tregon se e dëshiron fitoren. Në minutat e para të pjesës së dytë dolëm në fushë sikur barazimi do të mjaftonte. Kjo duhet të ndryshojë, duke nisur nga ndeshja e radhës. Si një nga liderët e skuadrës, duhet ta kalojmë këtë moment dhe ta shohim si një mundësi për të ecur përpara”, përfundoi Valverde. /Telegrafi/