Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Gjashtë klube të mëdha vihen pas Ter Stegenit, ky i fundit dëshiron qëndrimin te Barcelona

17 December 2025 at 20:02


Marc-Andre Ter Stegen ndodhet në qendër të spekulimeve të afatit kalimtar pas paraqitjes së tij të parë këtë sezon, në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Guadalajara në Kupën e Mbretit.

Gazetari Ekrem Konur raporton se ekziston interes i fortë nga gjashtë klube të mëdha: AS Monaco, Tottenham Hotspur, Neëcastle United, Manchester United, Besiktas dhe Bayern Munich.

Portieri gjerman 33-vjeçar, i cili u rikthye pas shtatë muajsh mungesë për shkak të një operacioni në shpinë, u aktivizua vetëm simbolikisht, një paraqitje e cilësuar si një “gjest lamtumire”.

Ai shihet se ka nevojë për minuta të rregullta loje për të siguruar vendin e tij si portieri numër një i Gjermanisë për Kupën e Botës 2026.

Ndërkohë, Barcelona mbetet e vendosur te Joan García si zgjedhja e parë, me Wojciech Szczesny si alternativë.

Klubi do të ishte i gatshëm të lehtësonte një huazim në janar nëse Ter Stegen e kërkon një gjë të tillë, megjithatë burime pranë lojtarit tregojnë se ai preferon të luftojë për vendin e tij dhe të respektojë kontratën që zgjat deri në vitin 2028.

Pavarësisht tregut në rritje, i nxitur nga interesimi i klubeve të Ligës Premier dhe oferta nga Turqia, si ajo e Besiktasit për një huazim me opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh, Ter Stegen nuk ka shfaqur publikisht asnjë dëshirë për t’u larguar.

Raportimet nga SPORT theksojnë se, ndonëse ai nuk është pjesë e planeve afatgjata të Hansi Flick, portieri mbetet i vendosur të garojë./Telegrafi/

Ish-ylli i Gjermanisë kritikon Barcelonën për trajtimin që po i bëjnë Ter Stegenit

10 December 2025 at 19:36


Fituesi i Kupës së Botës 2014 me Gjermaninë, Christoph Kramer, beson se Marc-Andre Ter Stegen po trajtohet padrejtësisht te Barcelona.

“Kur shohim mënyrën se si Ter Stegen e zotëron topin në fushë, fakti që ai nuk po luan nuk mund të lidhet me paraqitjet e tij”, tha Kramer për Amazon Prime.

“Portieri që kanë tani po bën mirë, natyrisht, por Ter Stegen është thjesht një portier jashtëzakonisht i mirë, pothuajse joaditësor. Që ai të lihet në stol, nuk mund të ketë arsye sportive”.

“Duhet të ketë ndodhur diçka, dhe është diçka për të cilën nuk duam të spekulojmë. Kemi dëgjuar këtë e atë”.

“Dhe është e qartë se diçka ka shkuar keq. Njerëzit në Europën Jugore e kuptojnë menjëherë nëse ti ke kontribuar apo jo për klubin”.

“Dhe ai gjithmonë është sjellë si duhet me klubin, ndaj është e vështirë për ta kuptuar”, shtoi Kramer.

Ter Stegen u ul në stol ndërsa Barcelona mundi Eintracht Frankfurt 2-1. Ishte hera e tij e parë në një listë skuadre të ndeshjes për Barçën pas më shumë se pesë muajsh./Telegrafi/

Barcelona merr ofertën e parë për Ter Stegen

19 November 2025 at 17:45


Kapiteni i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen, po përballet me një zgjedhje të vështirë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Portieri veteran ka qenë i vendosur se nuk do të largohet nga Barcelona dhe dëshiron të luftojë për vendin e tij kundër afrimit të ri, Joan Garcia, por kjo mund t’i kushtojë shansin për të udhëhequr Gjermaninë në Kupën e Botës.

Ter Stegen aktualisht po rikuperohet nga një operacion në shpinë – i treti brenda katër viteve, por pritet të rikthehet në formë para fundit të vitit.

Megjithatë, Barcelona duket se ia ka bërë të qartë se nuk do të ketë minuta nëse vendos të qëndrojë në klub.

Pas raportimeve të fundit në Turqi për interes nga Besiktas, Fanatik bën të ditur se klubi turk ka bërë tashmë një qasje zyrtare për ta nënshkruar portierin.

Marc-Andre Ter Stegen

“Shqiponjat” thuhet se janë të gatshme të ofrojnë një huazim që mbulon pagën e tij deri në fund të sezonit, me opsion blerjeje prej 8 milionë eurosh në verë.

Besiktas kërkon me ngulm të sjellë një portier të ri për të zëvendësuar Mert Gunok pas një nisjeje të vështirë të sezonit.

Deri tani nuk ka pasur përparime konkrete, pasi agjenti i Ter Stegen po pret oferta të tjera, ndërsa vetë lojtari ende nuk ka marrë një vendim për atë që dëshiron të bëjë në janar./Telegrafi/

Gjiganti anglez dëshiron huazimin e Ter Stegen në janar

28 October 2025 at 20:34


Sipas raportimeve nga Sky Sports, Chelsea dëshiron të nënshkruajë Ter Stegenin si huazim nga Barcelona në janar.

Burimi thotë se Chelsea kërkon një portier me përvojë për të rritur konkurrencën në portë, pasi ka provuar dhe ka dështuar të nënshkruajë Mike Maignan nga Milan gjatë verës.

Raportohet se portieri gjerman është i prirur të largohet nga Barca, pasi nuk pranon të qëndrojë në stol përpara transferimit të ri, Joan Garcia.

Ter Stegem

Ter Stegen nuk ka luajtur për Barcelonën që nga fillimi i sezonit, ndërsa vazhdon rikuperimin nga një operacion në shpinë. Ai pritet të kthehet në fushë në dhjetor.

Portieri 33-vjeçar shpreson të luajë rregullisht për të vendosur veten në garë për Kupën e Botës verën e ardhshme.

Chelsea shpreson se eksperienca dhe aftësitë e tij mund të sjellin stabilitet dhe konkurrencë në portë, duke forcuar një skuadër që ka pasur disa vështirësi në këtë pozicion këtë sezon./Telegrafi/

Ylli i Barcelonës e ka në mendje largimin gjatë afatit kalimtar të janarit

23 October 2025 at 21:10


Barcelona me shumë gjasa nuk do të bëjë afrime gjatë afatit kalimtar të dimrit, por mund të ketë një ose dy largime.

Njëri prej atyre që mund të largohet është Marc-Andre Ter Stegen, i cili ka nevojë të luajë gjatë gjysmës së dytë të sezonit nëse dëshiron të sigurojë vendin titullar te Gjermania në Kupën e Botës që mbahet verën e ardhshme.

Para fillimit të sezonit, Ter Stegen u informua se trajneri Hansi Flick nuk do të llogariste te ai, pasi ka zgjedhur Joan Garcian dhe Wojciech Szczesnyn si portierët e tij për sezonin 2025/2026.

Megjithatë, ai vendosi të mos largohej dhe në fund iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të trajtuar një problem të vështirë në shpinë.

Ter Stegen po afron rikuperimin e plotë, çka do të vendosë sërish në qendër të vëmendjes të ardhmen e tij.

Ter Stegen

Ai ka tërhequr interesin e disa klubeve dhe, megjithëse ka qenë i vendosur të qëndrojë në Barcelonë dhe të luftojë për vendin e tij, po fillon të kuptojë se nuk do të përdoret nga Flick.

Sipas Florian Plettenburg, Ter Stegen mund të largohet nga Barcelona me huazim gjatë merkatos së dimrit, që konsiderohet një opsion më i mundshëm sesa një transferim përfundimtar.

Gjithashtu, Sky Sport raporton se portieri gjerman është i dëshpëruar të realizojë largimin sa më shpejt të jetë e mundur, në kërkim të një vendi titullari në një klub tjetër.

Barcelona ka bërë të qartë se për të ardhmen e afërt, Joan Garcia do të jetë portieri titullar, ndërsa Szczesny zëvendësuesi i tij./Telegrafi/

Tronditje te Barcelona: Ter Stegen mund të largohet gjatë janarit

17 October 2025 at 22:12


Sipas raportimeve nga Gjermania, të përcjella nga “Mundo Deportivo”, portieri gjerman Marc-Andre ter Stegen mund të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.

33-vjeçari pritet të rikthehet nga lëndimi në dhjetor, por aktualisht duket se nuk është më pjesë e planeve kryesore të trajnerit Hansi Flick, i cili i ka dhënë përparësi të riut Joan Garcia.

Klubi katalunas raportohet se është i hapur për shitjen e tij, me qëllim uljen e faturës së pagave, pasi Ter Stegen mbetet një nga lojtarët më të paguar në skuadër.

Portieri gjerman është pjesë e Barcelonës që prej vitit 2014, duke fituar një numër të madh trofesh, përfshirë La Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

Marc-Andre Ter Stegen

Megjithatë, me Garcian që po konsolidohet si zgjedhja e parë në portë, drejtuesit e klubit e shohin largimin e mundshëm të Ter Stegen si një zgjidhje të leverdishme për të dyja palët.

Ende nuk dihet se cilat skuadra kanë shprehur interesim për Ter Stegen, me këtë të fundit që është kërkuar ndër vite në Ligën Premier.

Raporti shton se nëse Flick nuk ndryshon qasje për portierin kryesor, atëherë Ter Stegen në janar do të bëhet me klub të ri./Telegrafi/

Rashford është ‘çelësi’ i një shkëmbimi të madh që mund të ndodhë mes Man Utd dhe Barcelonës

7 October 2025 at 18:32


Një skenar i bujshëm shkëmbimi mes Manchester United dhe Barcelonës duket se ka marrë formë dhe Marcus Rashford luan një rol kyç për realizimin e tij.

Rashford iu bashkua Barcelonës nga Manchester United në formë huazimi për një sezon gjatë afatit kalimtar të verës.

Marrëveshja përfshin një opsion blerjeje me vlerë rreth 26 milionë euro, që mund ta kthejë transferimin në të përhershëm.

Aktualisht, Barcelona është e gatshme të aktivizojë këtë opsion, ndonëse ekzistojnë ende diskutime për shumën, për shkak të gjendjes së ndërlikuar financiare të klubit.

Sulmuesi anglez ka lënë mbresa pozitive te skuadra e re, duke shënuar golat e parë kundër Neëcastle United në Ligën e Kampionëve, si dhe golin e tij të parë në La Liga gjatë humbjes 4-1 ndaj Sevillës të dielën.

Barcelona synon të arrijë një marrëveshje me Manchester United për Rashfordin kur të hapet sërish afati kalimtar i verës.

Në këtë kuadër, mund të përfshihet edhe emri i Marc-Andre Ter Stegen, për të cilin klubi anglez ka treguar interes të madh.

Trajneri i ri i United, Ruben Amorim, është i vendosur të sjellë një portier të ri, pavarësisht transferimit të Senne Lammens nga Royal Antwerp.

Pas largimit të Andre Onana, Manchester United është ende në kërkim të një gardiani të nivelit të lartë, dhe sipas mediumit spanjoll SPORT, Ter Stegen është në listën e tyre të dëshirave.

Nëse Barcelona vendos të nënshkruajë me Rashfordin përfundimisht, kjo mund të hapë rrugën që Ter Stegen të transferohet në drejtim të kundërt.

Megjithatë, Manchester United nuk është i vetmi klub anglez që po ndjek situatën e portierit gjerman, pasi edhe Newcastle United dhe Tottenham Hotspur gjithashtu kanë shprehur interes për të./Telegrafi/

Tri klubet e mëdha të Ligës Premier duan të nënshkruajnë me Ter Stegen

7 October 2025 at 14:49


Situata e Ter Stegen po fillon të shfaqet si një nga të panjohurat më të mëdha të tregut të transferimeve dimërore. Manchester United, Neëcastle United dhe Tottenham Hotspur kanë filluar bisedimet me Barcelonën për të shqyrtuar nënshkrimin e tij.

Ter Stegen po kalon një periudhë të vështirë te Barcelona. Pasi kapërceu një dëmtim në shpinë që pësoi gjatë verës, portieri gjerman zbulon se roli i tij në ekip është zvogëluar.

Ardhja e Joan Garcias, së bashku me performancën e Wojciech Szczesnyt, ka tronditur hierarkinë e zakonshme në portën e Blaugranëve. Ter Stegen, kapiten dhe portier historik, përballet me një të ardhme me më pak minuta nëse nuk vendos të largohet.

¿El capitán blaugrana buscará minutos en la Premier para llegar al Mundial 2026? Ter Stegen tiene la decisión 🔄🌍https://t.co/zdlL4Vqj3Y
— Fichajes.net (@fichajesnet) October 7, 2025

Barcelona është e hapur për të negociuar lirimin e tij nëse lojtari kërkon të largohet. Opsioni më i përmendur është një huazim me mundësi blerjeje, megjithëse ende nuk është pranuar asnjë ofertë zyrtare.

Sipas burimeve të besueshme të Sport dhe TEAMtalk, Manchester United, Neëcastle United dhe Tottenham Hotspur kanë filluar bisedimet me Barcelonën për të shqyrtuar nënshkrimin e tij.

United duket të jetë një nga pretendentët kryesorë. Djajtë e Kuq kanë bërë tashmë kërkime dhe, megjithëse e kanë Senne Lammens si një bast të ardhshëm, ata po kërkojnë stabilitet të menjëhershëm në portë me një portier me përvojë si Ter Stegen.

Neëcastle gjithashtu ka shprehur interes. Edhe pse ata e kanë përforcuar pozicionin e tyre të portierëve gjatë verës, ata besojnë se një portier veteran me reputacion mund të ofrojë lidership, performancë në ndeshje kyçe dhe mbështetje në situata të vështira.

Tottenham nuk është shumë prapa. Spurs kanë bërë pyetje në lidhje me disponueshmërinë e Ter Stegen, duke vlerësuar nëse nënshkrimi i tij i janarit mund ta forcojë skuadrën, veçanërisht duke pasur parasysh mungesat e mundshme ose rëniet në performancën e titullarëve aktualë. /Telegrafi/

Hansi Flick e pranon se çështja e Ter Stegen mund të ishte trajtuar më mirë

26 August 2025 at 14:51

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka pranuar se menaxhimi i situatës së Marc-Andre ter Stegen mund të kishte qenë më i mirë, pas një përplasjeje midis klubit dhe kapitenit të tyre. Portieri gjerman po përballet me një sezon të vështirë me Joan Garcian që pritet të jetë në titullar këtë sezon.

Diçka që Barcelona nuk ia komunikoi më parë, duke nënshkruar me Joan Garcian nga Espanyol për 25 milionë euro, dhe më pas thuhet se i tha Ter Stegen se do të ishte zgjedhja e tretë.

I ndjerë i detyruar të largohej, Ter Stegen refuzoi të nënshkruante dërgimin e raportit të tij mjekësor në La Liga pasi iu nënshtrua një operacioni në shpinë, duke i penguar ata të aktivizonin rregullin e dëmtimit për Garcian.

Më pas, Barcelona hapi një procedurë disiplinore kundër Ter Stegen, duke pezulluar shiritin e kapitenit, dhe çështja u zgjidh pasi Ter Stegen pranoi të jepte pëlqimin e tij për të dërguar raportin e tij mjekësor në La Liga.

Si Ter Stegen ashtu edhe Barcelona u kritikuan për mënyrën se si e trajtuan çështjen, por Flick ka pranuar se kishte shumë hapësirë ​​për përmirësim në BILD Sports Gala, pasi ai mori çmimin Trajneri i Vitit.

“Tani kemi një portier shumë të ri dhe të talentuar si Joan Garcia, i cili është në një nivel shumë, shumë të lartë. Ne të gjithë vendosëm së bashku se kjo duhej të ishte e ardhmja e Barçës. Pra, për mua ishte e qartë se cila ishte qasja jonë”, ka thënë fillimisht Flick.

“A ishte gjithçka mirë në aspektin e komunikimit? Mendoj se ka shumë për të përmirësuar, edhe nga ana ime”.

Ter Stegen duket se do të mungojë për tre deri në pesë muaj, varësisht nga raporti, që do të thotë se do të kthehet midis nëntorit dhe janarit në një moment të caktuar. Megjithatë, Flick tha se nuk mund t’i jepte asnjë garanci kapitenit të tij.

“Për mua, është e rëndësishme që Marc dhe klubi të kenë kontaktuar me njëri-tjetrin. Dhe që ata të kenë kërkuar komunikimin e duhur. Për mua, është e rëndësishme që Marc të kthehet. Ai është një portier i nivelit të lartë dhe ka mbështetjen tonë të plotë në mënyrë që të mund të kthehet të luajë në formën e tij më të mirë. Çfarë mund t’i premtoj? Jo, nuk bëj asnjë premtim”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

The post Hansi Flick e pranon se çështja e Ter Stegen mund të ishte trajtuar më mirë appeared first on Telegrafi.

La Liga pranon se dëmtimi i Ter Stegen është afatgjatë – Barcelona konfirmon regjistrimin e Joan Garcias

13 August 2025 at 22:49

La Liga ka rënë dakord që dëmtimi i Marc Andre Ter Stegen është një dëmtim afatgjatë, duke i lejuar Barcelonës të kompensojë 80% të pagës së tij për të regjistruar një lojtar tjetër.

Barcelona e konfirmoi lajmin në një deklaratë, ndërsa konfirmoi se portieri Joan Garcia është lojtari që do të regjistrohet.

“Barcelona njofton me anë të kësaj se Komiteti Mjekësor i LaLigas ka vendosur që dëmtimi i portierit Marc-André ter Stegen përmbush kriteret e dëmtimit afatgjatë të përcaktuara nga rregulloret aktuale”.

“Klubi do të vazhdojë nesër për të zyrtarizuar menjëherë regjistrimin e lojtarit Joan García”, thuhet në komunikatë.

Trajneri Hansi Flick, aktualisht nuk do të jetë në gjendje të llogarisë te Wojciech Szczesny dhe Marcus Rashford, pasi ende nuk janë regjistruar.

Në këtë fazë, është shumë e pamundur që Rashford dhe Szczesny të jenë gati për t’u përballur me Mallorcën të shtunën, dhe koha po mbaron për të krijuar hapësirën e nevojshme të pagave për të regjistruar të dy lojtarët. /Telegrafi/ 

 

The post La Liga pranon se dëmtimi i Ter Stegen është afatgjatë – Barcelona konfirmon regjistrimin e Joan Garcias appeared first on Telegrafi.

Ter Stegen nënshkruan raportin mjekësor që i lejon Barcelonës të regjistrojë lojtarë – klubi ia kthen shiritin e kapitenit

9 August 2025 at 08:46

Barcelona ka konfirmuar se çështja e tyre kundër Marc-Andre Ter Stegen ka përfunduar, pasi ai nënshkroi një raport mjekësor të nevojshëm për të përpunuar dokumentacionin e regjistrimit në La Liga dhe pas këtij gjesti klubi vendosi t’ia rikthej shiritin e kapitenit.

Ter Stegen më në fund ka nënshkruar raportin mjekësor që i lejon Barcelonës të shkurtojë 80% të pagës së tij dhe të regjistrojë dikë tjetër si Marcus Rashford apo Joan Garcia.

“Barcelona njofton se lojtari Marc-Andre ter Stegen ka nënshkruar autorizimin për Shërbimet Mjekësore të Klubit për të paraqitur raportin e detyrueshëm mjekësor në La Liga pas ndërhyrjes kirurgjikale”.

“Dosja disiplinore konsiderohet e mbyllur dhe lojtari rifillon shiritin e kapitenit të ekipit të parë me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

 

FC Barcelona official statementhttps://t.co/igQa8YJln6

— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 8, 2025

Nënshkrimi i dokumentit do t’i lejojë Barcelonës të informojë La Ligën se një lojtar i ekipit të parë, Ter Stegen, do të mungojë për katër ose më shumë muaj, gjë që do të aktivizojë një klauzolë në rregullore që u lejon atyre të kompensojnë pagën e tij.

Lufta midis Ter Stegen dhe Barcës tani ka mbaruar zyrtarisht, por kjo nuk do të thotë që gjermani do të jetë numri 1 i Barcelonës këtë sezon.

Portieri gjerman pritet të rikuperohet nga operacioni në 3-5 muajt e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Ter Stegen nënshkruan raportin mjekësor që i lejon Barcelonës të regjistrojë lojtarë – klubi ia kthen shiritin e kapitenit appeared first on Telegrafi.

Barcelona në probleme të mëdha, ndërprerja e kontratës të Ter Stegen i kushton dhjetëra miliona euro

6 August 2025 at 16:30

Barcelona ndodhet në një situatë të vështirë financiare, pasi marrëdhënia me kapitenin dhe portierin Marc-Andre ter Stegen është tensionuar seriozisht. Klubi rrezikon pasoja të rënda ekonomike nëse vendos të ndërpresë kontratën me gjermanin.

Sipas raportimeve të La SER më 6 gusht 2025, Ter Stegen ka refuzuar të nënshkruajë një raport mjekësor që do t’i mundësonte Barcelonës ta klasifikonte dëmtimin e tij si afatgjatë. Kjo do t’i lejonte klubit të lironte fondet për regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Portieri ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2028 dhe nuk pranon të heqë dorë nga asnjë pjesë e të ardhurave të dakorduara, që arrijnë në rreth 42 milionë euro bruto për tre sezonet e mbetura, ose afërsisht 14 milionë euro në vit.

Sipas beIN SPORTS, kjo shumë përbën një barrë të rëndë për Barcelonën. Ndërprerja e njëanshme e kontratës jo vetëm që nuk e zgjidh problemin, por e përkeqëson situatën duke mos sjellë asnjë përfitim financiar në afatshkurtër.

Problemi kryesor lidhet me kufirin e shpenzimeve (LCPD) të vendosur nga La Liga, i cili ndalon klubet të tejkalojnë shpenzimet në raport me të ardhurat. Në shkurt 2025, ky limit për Barcelonën ishte 463 milionë euro, megjithëse klubi pretendon se tani ka kaluar mbi 500 milionë.

Rregulloret e La Ligës përfshijnë në këtë limit edhe shumat që paguhen për prishjen e kontratave apo kompensimet e largimit. Nëse Barcelona e ndërpret kontratën e Ter Stegen, ajo do të detyrohet të përballojë të gjithë shumën prej 42 milionë eurosh si “para të vdekura”.

Kjo do të thotë se klubi nuk do të fitojë asnjë hapësirë për regjistrime të reja dhe, për më tepër, do të rëndohet financiarisht për disa vite. Kjo situatë po pengon gjithashtu përpjekjet për të regjistruar portierët Joan Garcia dhe Wojciech Szczesny. /Telegrafi/

The post Barcelona në probleme të mëdha, ndërprerja e kontratës të Ter Stegen i kushton dhjetëra miliona euro appeared first on Telegrafi.

Barcelona në telashe serioze, klubi po shqyrton padi kundër Ter Stegenit

5 August 2025 at 15:43

Barcelona u gjend në një situatë të ndërlikuar ligjore dhe financiare për shkak të trajtimit të Marc-Andre ter Stegen pas operacionit në shpinë.

Sipas mediave spanjolle, portieri gjerman refuzoi të nënshkruante formularin me anë të të cilit klubi mund të dërgonte një raport mjekësor në komisionin e La Ligës, i cili është një hap i nevojshëm për të vlerësuar dëmtimin dhe ndoshta për të liruar një pjesë të pagës së tij si pjesë e Fair Play Financiar.

Ky veprim i habiti drejtuesit e Barcelonës, të cilët menjëherë përfshinë ekipin e tyre ligjor. Klubi po shqyrton nisjen e një procedure të brendshme disiplinore dhe një padie kundër Ter Stegen, me mundësinë e sanksioneve, nëse avokatët arrijnë në përfundimin se refuzimi i tij dëmton seriozisht interesat e klubit – si sportive ashtu edhe financiare.

Menaxhmenti beson se, megjithëse Ter Stegen ka të drejtë ligjore për mbrojtjen e të dhënave të tij shëndetësore, si punonjës i klubit ai ka edhe detyrime të caktuara kontraktuale ndaj klubit që e paguan. Nëse përcaktohet se sjellja e tij bllokon drejtpërdrejt regjistrimin e një lojtari tjetër dhe prish stabilitetin e ekipit, kjo mund të ketë pasoja ligjore.

Nëse La Liga konfirmon se është një dëmtim afatgjatë (pesë muaj ose më shumë), Barcelona mund të përdorë 80 për qind të pagës së tij vjetore për të nënshkruar zëvendësuesin e tij, Joan Garcia.

Një skenar i ngjashëm ndodhi verën e kaluar kur lëndimet e Andreas Christensen dhe Ronald Araujo mundësuan regjistrimin e Dani Olmos dhe Inigo Martinezit pas konfirmimit të La Ligës.

Megjithatë, pa firmën personale të Ter Stegen, i gjithë procesi është aktualisht i bllokuar. Raportet mjekësore janë ligjërisht private dhe nuk mund të ndahen pa pëlqimin e lojtarit.

Situata ndërlikohet edhe më tej nga fakti se qëndrimet e klubit dhe lojtarit në lidhje me ashpërsinë e dëmtimit janë krejtësisht të ndryshme. Ter Stegen njoftoi më parë nëpërmjet rrjeteve sociale se pret të kthehet në fushë pas tre muajsh, ndërsa mjekët e klubit vlerësojnë se rikuperimi do të zgjasë të paktën katër deri në pesë muaj.

 

🚨🚨🌕| BREAKING: Marc-André ter Stegen has REFUSED to let Barça submit his post-surgery medical report to La Liga’s medical commission — a key requirement for registering him as a long-term injury and freeing up FFP space.

The club has now launched a disciplinary case, viewing… pic.twitter.com/0mB3gHMe1w

— Managing Barça (@ManagingBarca) August 5, 2025

Në raportin e tij zyrtar, klubi e etiketoi operacionin si një “përsëritje” në të njëjtën rajon lumbar ku Ter Stegen iu nënshtrua operacionit në vitin 2023 – duke sugjeruar ashpërsinë e dëmtimit.

Barcelona tashmë u përpoq të organizonte një bisedë me portierin pas kthimit të tij nga turneu, por përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë – ai nuk dëshiron të nënshkruajë asnjë dokument.

Nuk ka frustrim të fshehur në klub – ata besojnë se refuzimi i Ter Stegen ka një efekt negativ jo vetëm në klub, por edhe te shokët e tij të ekipit – veçanërisht Joan Garcia, i cili ende nuk mund të regjistrohet për shkak të kësaj.

Se çfarë do të ndodhë përfundimisht me Ter Stegen dhe Barcelonën, do ta mësojmë së shpejti. /Telegrafi/

The post Barcelona në telashe serioze, klubi po shqyrton padi kundër Ter Stegenit appeared first on Telegrafi.

Ky është dënimi që e pret Barcelonën nëse Ter Stegen rikthehet nga lëndimi para kohës

4 August 2025 at 13:58

Barcelona vazhdon të besojë në aftësinë e saj për të regjistruar transferimet e reja, Roony Bardghji, Marcus Rashford dhe Joan Garcia, pa pasur nevojë për shitje të tjera lojtarësh. 

Presidenti Joan Laporta po ashtu ka theksuar se klubi nuk ka ndërmend të përdorë rregullin emergjent për zëvendësim të një lojtari të dëmtuar për të regjistruar Garcian. 

Nëse një lojtar mungon për shkak të dëmtimit për katër muaj, klubet e La Ligas mund të përdorin deri në 50 për qind  të kufirit të pagave për të regjistruar një lojtar zëvendësues, shifra që rritet në 80 për qind nëse mungesa është pesë muaj ose më shumë. 

Kur u raportua se Marc-Andre Ter Stegen mund të ketë nevojë për operacion për problemin e tij të shpinës, u mendua se Barcelona do ta shfrytëzonte këtë rregull për të regjistruar Garcian, pasi ai ende nuk ka zyrtarisht status. 

Megjithatë, Ter Stegen njoftoi se do të mungojë vetëm për tre muaj. 

Vendimi i La Ligas për të miratuar ndryshimin do të varet nga raporti mjekësor i Ter Stegen. Ndërkohë, thuhet se doktori Amelie Le­glise, kirurgu i tij, ka dorëzuar një raport mjekësor që parashikon mungesën në mes të katër dhe pesë muajve. 

Ekzistojnë kontrolle për këtë rregull. Nëse Ter Stegen nuk mungon minimumi tre muaj (kur mungesa është paraqitur si katër muaj), ose nuk mungon të paktën katër muaj (kur mungesa është paraqitur si pesë muaj ose më shumë), La Liga mund të penalizojë Barcelonën. 

Sanksioni i parashikuar do të ndikojë në limitin e pagave të klubit, duke e ulur atë me trefishin e rrogës së Ter Stegen në këtë rast./Telegrafi/

The post Ky është dënimi që e pret Barcelonën nëse Ter Stegen rikthehet nga lëndimi para kohës appeared first on Telegrafi.

“Është një problem”, ylli i Barcelonës reagon rreth kaosit që ka shkaktuar Ter Stegen

27 July 2025 at 15:43

Barcelona ka nisur përgatitjet për sezonin 2025/2026 pa Marc-Andre Ter Stegen, i cili së shpejti do t’i nënshtrohet një operacioni për një problem të përsëritur në shpinë. 

Por, pavarësisht se nuk është përfshirë në skuadrën që po zhvillon turneun në Japoni dhe Korenë e Jugut, 33-vjeçari vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. 

Ka pasur shumë spekulime në lidhje me pozicionin e Ter Stegen si kapiten i klubit. 

Zyrtarët e Barcelonës duan që ai të hiqet nga roli i kapitenit, dhe vendimi për këtë do të merret nga bashkëlojtarët e tij, me një votim që do të zhvillohet pak para fillimit të sezonit të ri të La Ligës, që nis për tre javë. 

Pas fitores 3-1 të Barcelonës ndaj Vissel Kobe të dielën, mbrojtësi Eric Garcia u pyet për mendimin e tij në lidhje me këtë çështje. 

“Është një çështje që e trajton trajneri. Supozoj që kur të kthehemi në Barcelonë, ai do të flasë për këtë”. 

“Vitin e kaluar pati votim, këtë vit nuk e di si do të jetë, ndaj do të presim të kthehemi dhe të shohim”. 

Eric foli gjithashtu për ndeshjen ndaj Vissel Kobe, që nuk u zhvillua në kushte ideale për Barcelonën për shkak të mbërritjes së vonë në Japoni. 

“Ishte një ndeshje e vështirë për shkak të lagështirës dhe kishim shumë pak kohë që kur zbarkuam”. 

“Unë do të ndihmoj sa më shumë që mundem, aty ku trajneri Flick ka nevojë për mua. Në Girona kam luajtur tashmë si mbrojtës i djathtë  dhe jam në dispozicion kudo që të më kërkojë trajneri”, përfundoi spanjolli./Telegrafi/

The post “Është një problem”, ylli i Barcelonës reagon rreth kaosit që ka shkaktuar Ter Stegen appeared first on Telegrafi.

Fund i hidhur për një lider: Barcelona ia kthen shpinën Ter Stegen?

27 July 2025 at 15:33

Marc-Andre Ter Stegen po përballet me një të ardhme të pasigurt te Barcelona, por të paktën për këtë verë, ai pritet të qëndrojë në klub.  

Kjo pasi ai ka vendosur të nënshtrohet një operacioni për një problem në shpinë, që do ta mbajë jashtë fushave për të paktën tre muaj. 

Ishte vetë Ter Stegen ai që e bëri publike lajmin për operacionin, por njoftimi i tij nuk u prit mirë nga zyrtarët e Barcelonës. 

Ekziston një bindje brenda klubit se portieri 33-vjeçar qëllimisht deklaroi se periudha e rikuperimit do të jetë tre muaj, që do të thotë se klubi nuk do të mund të përdorë 80 për qind të pagës së tij për të regjistruar njërin nga Joan Garcia apo Wojciech Szczesny. 

Për këtë arsye, brenda klubit ka pasur thirrje që Ter Stegen të humbasë rolin e kapitenit. 

Aktualisht, ai është kapiteni i parë i skuadrës, megjithatë kjo mund të ndryshojë. Skuadra e parë e Barcelonës do të vendosë për grupin e kapitenëve pak para nisjes së sezonit 2025/2026, dhe sipas Mundo Deportivo, trajneri Hansi Flick do të ketë gjithashtu një votë, njësoj si çdo lojtar tjetër. 

Barcelona po hyn në sezonin e ri me optimizëm të ripërtërirë, dhe ka besim falë suksesit të sezonit të kaluar,  gjatë të cilit fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës. 

Por situata me Ter Stegen padyshim që po krijon një re të zezë mbi klubin. Zgjidhja ideale për Barcelonën do të ishte shitja e Ter Stegen, i cili nuk është më pjesë e planeve, gjë që Flick ia ka komunikuar tashmë atij./Telegrafi/

The post Fund i hidhur për një lider: Barcelona ia kthen shpinën Ter Stegen? appeared first on Telegrafi.

Lamine Yamal pritet të bëhet njëri nga kapitenët e Barcelonës

25 July 2025 at 15:31

Lamine Yamal është një nga lojtarët që janë në garë për t’u bërë një nga katër kapitenët e Barcelonës nëse Marc-Andre Ter Stegenit i hiqet shiriti i kapitenit.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Inigo Martinez, Robert Lewandowski, Ferran Torres dhe Lamine Yamal janë katër kandidatët e fortë për t’iu bashkuar grupit të kapitenit në vend të Ter Stegen.

Disa drejtues të Barcelonës duan që Ter Stegen të hiqet shiriti i kapitenit pas luftës së ftohtë me klubin.

 

💎 pic.twitter.com/vjVRmxhpfR

— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 24, 2025

Nëse ata ia dalin mbanë dhe ia heqin shiritin e kapitenit Ter Stegen, Barca do të ketë nevojë për një emër tjetër për t’u bashkuar me listën e kapitenëve që përfshin Ronaldo Araujo, Frenkie De Jong, Raphinha dhe Pedri.

Do të ishte e jashtëzakonshme nëse Lamine merr miratimin, por kjo është mjaft e pamundur, ku dihet se emrat me të cilët është në garë janë kryesisht ‘veteranë’. /Telegrafi/

The post Lamine Yamal pritet të bëhet njëri nga kapitenët e Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Ter Stegen i nënshtrohet një tjetër operacioni, e ardhmja te Barcelona mbetet në pikëpyetje

By: armand
24 July 2025 at 19:07

Marc-André ter Stegen është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes këtë verë te Barcelona, jo për pritjet e tij vendimtare, por për problemet e vazhdueshme fizike dhe të ardhmen e paqartë në “Camp Nou”. Portieri gjerman, një nga kapitenët e skuadrës, ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale në shpinë, duke e […]

The post Ter Stegen i nënshtrohet një tjetër operacioni, e ardhmja te Barcelona mbetet në pikëpyetje appeared first on BoldNews.al.

Ka vetëm një mënyrë që Ter Stegen të largohet nga Barcelona

22 July 2025 at 09:34

Marc-Andre ter Stegen mund të largohet nga Barcelona këtë verë, pasi trajneri Hansi Flick e ka informuar portierin gjerman se nuk do të jetë zgjedhja e parë për sezonin e ardhshëm.

Ky vendim vjen pas një sezoni të vështirë për Ter Stegen, i cili u përball me lëndime të shumta gjatë vitit 2024–25, ndërsa në skuadër janë paraqitur opsione të reja për portën.

Sipas mediave spanjolle, Ter Stegen është emri i parë në listën e lojtarëve për largim, dhe vendimi i Flick e ka intensifikuar presionin mbi të për të gjetur një klub të ri.

Barcelona ka vendosur të promovojë Joan Garcia si portierin kryesor për sezonin e ri, duke sinjalizuar një ndryshim të qartë në hierarkinë e portierëve në “Camp Nou”.

Ter Stegen është stërvitur veçmas për shkak të problemeve me shpinën, çka pasqyron edhe një raport të ftohur me drejtimin aktual teknik të klubit.

Nga ana financiare, portieri ka kontratë të vlefshme deri në 2028, me pagesa të shtyra për tre vitet e ardhshme, një barrë e madhe për klubin.

The Athletic raporton se shkëputja e kontratës është zgjidhja më e mundshme, por vetë lojtari kërkon pagesën e plotë të marrëveshjes për t’u larguar.

Ndërkohë që Barça përgatitet për sezonin 2025–26, e ardhmja e Ter Stegen mbetet e pasigurt. Me Kupën e Botës 2026 në horizont, portieri gjerman kërkon minuta të rregullta, duke e shtuar urgjencën për një zgjidhje të shpejtë. /Telegrafi/ 

The post Ka vetëm një mënyrë që Ter Stegen të largohet nga Barcelona appeared first on Telegrafi.

Barcelona e vë para dy kushteve Ter Stegenin

18 July 2025 at 20:54

Gazetari i afërt me Barcelonën, Javi Miguel raporton se klubi katalunas i ka dhënë ultimatum Marc-Andre ter Stegenit që ose t’i nënshtrohet një operacioni për një problem në shpinë ose të gjejë një klub të ri.

Sidoqoftë, portieri gjerman nuk do të jetë në aeroplan me skuadrën blaugranase për turneun e tyre parasezonal në Azi.

Ter Stegen ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë, me mjekët që e këshillojnë të operohet ‘për të mirën e tij’.

Siç thotë legjenda gjermane Lothar Matthaus, Ter Stegen mund të mos luajë më kurrë për Barcelonën.

Nëse i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ai do të jetë jashtë fushave deri në janar, kur klubi planifikon ta dërgojë në huazim. /Telegrafi/

The post Barcelona e vë para dy kushteve Ter Stegenin appeared first on Telegrafi.

❌
❌