Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 31 December 2025Main stream

Tri klube të mëdha angleze mund ta transferojnë Alexander-Arnoldin në vitit 2026, Liverpooli nuk është në listë

31 December 2025 at 10:36


Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold mund të rikthehet në Ligën Premier më shpejt sesa që ishte menduar, por jo te Liverpooli.

Sipas mediumit të afërt me klubin mbretëror, DefensaCentral, Alexander-Arnold, mund të largohet nga Los Blancos në afatin kalimtar të verës 2026.

Anglezi 27-vjeçar nuk është ambientuar ende plotësisht në klubin e tij të ri, kështu që e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Manchester City, Manchester United dhe Newcastle United thuhet se mund të ofrojnë deri në 40 milionë euro për të blerë Trentin në verën e vitit 2026.

Nga ana e tij, Alexander-Arnold nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe klubi nuk është ende gati të shqyrtojë ofertat në tavolinë.

Të gjithë në ekip besojnë te Alexander-Arnold dhe mendojnë se ai duhet të luajë më shumë ndeshje për t'u përshtatur me klubin e tij të ri.

Mbrojtësi iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2025 si lojtar i lirë. Këtë sezon, ai ka dhënë një asistim në 11 ndeshje në nivel klubesh. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

“Jam i shkatërruar”, Alexander-Arnold flet pas lëndimit të fundit

5 December 2025 at 23:44


Ylli i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold u është drejtuar tifozëve me një mesazh inkurajues në rrjetet sociale të premten, vetëm pak orë pasi u konfirmua se do të mungojë për një periudhë të gjatë për shkak të një lëndimi të ri.

Mbrojtësi anglez ishte titullar në ndeshjen e mesjavës ndaj Athletic Bilbaos në La Liga, ku shkëlqeu gjatë pjesës së parë dhe regjistroi edhe asistimin e tij të parë në futbollin spanjoll. Por sapo nisi pjesa e dytë, gjithçka mori kthesë negative.

Alexander-Arnold u ndal papritur duke ndier shqetësime fizike dhe Xabi Alonso e zëvendësoi menjëherë. Testet mjekësore të kryera të enjten konfirmuan një lëndim muskulor, që pritet ta mbajë larg fushave për një periudhë të zgjatur.

Megjithatë, pas një 48-orëshi të vështirë, anglezi ka vendosur t’i qetësojë tifozët e Real Madridit me një reagim të drejtpërdrejtë në Instagramin e tij.

"Jam i shkatërruar nga ky lëndim. Koha kur ndodhi më dhemb shumë, por do të punoj fort të kthehem më i fortë dhe më i mirë! Shihemi në vitin 2026, madridistë”, shkroi ai.

📲 Trent: “Absolutely gutted about this one. The timing of it hurts but I will work hard to come back stronger and better! See you in 2026 Madridistas 🤍” pic.twitter.com/WT7P7yAz96
— Madrid Xtra (@MadridXtra) December 5, 2025

Ndërkohë, ende nuk dihet saktësisht se kur do të rikthehet Alexander-Arnold si dhe ka synim të gjejë formën për të marrë ftesë për Kupën e Botës 2026./Telegrafi/

Zbulohet se sa do të mungoj Alexander-Arnold pas dëmtimit

4 December 2025 at 14:03


Trent Alexander-Arnold pritet të mungojë rreth dy muaj pas një dëmtimi muskulor, ndërsa Real Madridi ka dhënë diagnozë përfundimtare për lëndimin e fundit.

Trent Alexander-Arnold ka pësuar një dëmtim muskulor në pjesën e përparme të këmbës së majtë, një lëndim që pritet ta mbajë jashtë fushave për afërsisht dy muaj.

Mbrojtësi anglez u detyrua të largohej nga loja në minutën e 55-të të fitores 3-0 të Real Madrid ndaj Athletic Bilbao të mërkurën në mbrëmje, pasi duket se pësoi një tjetër dëmtim, këtë herë në kyçin e këmbës së djathtë.

Ai u rrëzua në fushë duke mbajtur kyçin, pasi u shkel nga Alejandro Rego.

Alexander-Arnold ishte duke zhvilluar një nga paraqitjet e tij më mbresëlënëse me fanellën e Madridit, duke asistuar me një pasim të jashtëzakonshëm golin hapës të Kylian Mbappes.

Ndërkohë, Real Madridi ka publikuar një diagnozë zyrtare për lëndimin e pësuar në ndeshjen e së mërkurës, duke lënë të qartë shkallën e plotë të tij.

Parte médico de Trent.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) December 4, 2025

"Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Trent Alexander-Arnold nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në rectus femoris të kuadricepsit të majtë. Rikuperimi i tij do të monitorohet", shkruan në njoftimin e Los Blancos. /Telegrafi/

Çfarë ndodhi pas fitores ndaj Real Madridit? Arne Slot dhe përqafimi i papritur për Alexander-Arnold

5 November 2025 at 08:37


Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka folur me emocione pas fitores 1-0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të së martës mbrëma.

Pas përfundimit, Slot u pa duke përqafuar Trent Alexander-Arnold dhe më pas shpjegoi gjestin e tij ndaj ish-mbrojtësit të Liverpoolit.

“Vetëm pak çaste më pas, e përqafova. Nuk e di saktësisht çfarë i thashë, ndoshta asgjë të veçantë”, ka thënë Slot.

“Por sa herë që ta takoj, do ta përqafoj ose do të flas me të, sepse ai ka qenë shumë i veçantë për mua, si lojtar dhe si njeri”, përfundoi trajneri.

Ky gjest tregon respektin e madh që trajneri holandez ruan për Alexander-Arnold, një prej figurave më të dashura për tifozët e Liverpoolit. /Telegrafi/

Moment që u kap nga kamera: Alexis Mac Allister shënon dhe imiton festimin ikonik të Trent Alexander-Arnold

4 November 2025 at 23:45


Liverpooli më në fund e theu ngërçin në minutën e 60-të të ndeshjes ndaj Real Madridit, kur Alexis Mac Allister shënoi me kokë pas një goditjeje të saktë dënimi nga Dominik Szoboszlai.

Harkimi preciz i Szoboszlait gjetën mesfushorin argjentinas në zonë, i cili reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme – me një goditje të pastër me kokë që kaloi përtej portierit Thibaut Courtois, duke i dhënë epërsinë “Reds”.

Pas golit, Mac Allister festoi me një gjest simbolik, duke rikrijuar festën e Trent Alexander-Arnold, që këtë herë e drejtoi me humor drejt bankinës së Real Madridit, aty ku Trent ishte ulur.

Kamerat kapën edhe reagimin e Alexander-Arnold, i cili ishte në bankë në ato momente dhe u fut vetëm në minutat e fundit.

Goli ishte një moment që solli buzëqeshje në “Anfield” dhe vulosi një fitore të rëndësishme për Liverpoolin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Dëmtohet murali i Alexander-Arnold nga tifozët e Liverpoolit para ndeshjes ndaj Real Madridit

4 November 2025 at 17:07


Ylli i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold, vendosi t’i japë fund një periudhe gati dydekadëshe në Angli këtë verë, aty ku u rrit si tifoz i Liverpoolit dhe fitoi çdo trofe të mundshëm me klubin e fëmijërisë së tij.

Pas refuzimit për të rinovuar kontratën mes interesimit nga Real Madrid, mbrojtësi anglez hyri në muajin e fundit të marrëveshjes së tij me “Të Kuqtë” dhe Los Blancos arritën një marrëveshje prej vetëm 10 milionë eurosh për transferimin e tij.

Megjithatë, largimi i tij nuk u prit mirë nga të gjithë. Vendimi i Alexander-Arnold ndau opinionin në Liverpool, ku ai u përball me fishkëllima dhe kritika të ashpra në muajt e fundit si lojtar i klubit.

Në prag të përballjes së sotme në Ligën e Kampionëve mes Liverpool-t dhe Real Madrid, një murale e Alexander-Arnoldit, pikturuar pas triumfit të Liverpool në Ligën Premier, është shkatërruar.

Muralja mbante mbishkrimin: "Jam thjesht një djalë i zakonshëm nga Liverpooli, ëndrra e të cilit është bërë realitet", por të martën në mëngjes u pa e mbuluar me bojë të bardhë, ndërsa tani dikush ka shtuar edhe fjalët: "Lamtumirë mi".

Trent Alexander Arnold's mural this morning.... pic.twitter.com/VnBWxqPbyP
— Anything Liverpool (@AnythingLFC_) November 4, 2025

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, u shpreh se, ndonëse nuk mund të flasë në emër të tifozëve, ai do ta mirëpriste ngrohtësisht Alexander-Arnoldin, duke theksuar se ka vetëm kujtime pozitive për të gjatë kohës së tij në “Anfield”.

Nga ana tjetër, trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso, që në të kaluarën ka bërë të njëjtin kalim si lojtar, pranoi se rasti i Alexander-Arnold është më i veçantë, pasi ai është rritur në Liverpool.

Sidoqoftë, Alonso tha se edhe për të ndeshja do të kishte ngarkesë emocionale, por i bëri thirrje lojtarit të tij “ta shijojë momentin”./Telegrafi/

Lajm i keq për Real Madridin, Alexander-Arnold nuk është gati për Liverpoolin

3 November 2025 at 15:00


Mbrojtësi i djathtë i Real Madrid, Trent Alexander-Arnold është rikthyer në skuadër, por ende nuk është plotësisht i gatshëm fizikisht dhe ka shumë pak gjasa të jetë titullar kundër Liverpoolit në “Anfield”.

27-vjeçari pësoi një lëndim në muskujt e pasmë të kofshës gjatë ndeshjes kundër Marseille më 16 shtator. Ai ishte në stol në fitoren 4–0 ndaj Valencias të shtunën, ashtu si edhe në “El Clasico” fundjavën e kaluar, por nuk mori minuta loje.

Sipas raportimeve të “The Athletic”, burime pranë klubit konfirmojnë se Alexander-Arnold ende nuk ka arritur formën e plotë.

E marta shënon javën e shtatë nga një plan rikuperimi tetë-javor, që do të thotë se rikthimi i tij i plotë është shumë afër, por ende jo i sigurt.

Trent Alexander-Arnold

Meqë Alexander-Arnold ka pak gjasa të jetë gati për të startuar në "Anfield" dhe Dani Carvajal vazhdon të jetë jashtë për shkak dëmtimi, Federico Valverde pritet të vazhdojë të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes.

Uruguaiani ka shkëlqyer në këtë rol në pesë ndeshjet e fundit, duke treguar formë të jashtëzakonshme si në aspektin mbrojtës ashtu edhe në atë ofensiv.

“Të gjithë po e shohim nivelin e ti. Ai ka shpirtin e një mesfushori, por është shumë i fortë në mbrojtje. Po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje – është një lojtar i plotë”./Telegrafi

“Nuk do ta kem të lehtë” – Trent Alexander-Arnold komenton përballjen ndaj Liverpoolit

2 November 2025 at 16:15


Mbrojtësi Trent Alexander-Arnold ka folur hapur për përballjen e ardhshme të Real Madridit me ish-klubin e tij, Liverpoolin, në Ligën e Kampionëve.

Anglezi u largua nga “Reds” si agjent i lirë në verë për t’iu bashkuar “Galaktikëve”, kurse dy gjigantët evropianë do të përballen në “Anfield” të martën mbrëma.

“Ishte e qartë që do të ndodhte. Që në momentin kur doli shorti, të gjithë e dinin se do të vinte kjo ndeshje – ishte si e shkruar”.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sidomos për shkak të atmosferës dhe pritjes që do të na bëhet”.

Kur u pyet nëse do të festonte në rast se do të shënonte kundër Liverpoolit, ai u përgjigj: “Nëse do të shënoja, nuk do të festoja. Jo”.

Alexander-Arnold theksoi gjithashtu se pavarësisht rezultateve të fundit, Liverpool mbetet një skuadër e madhe.

“Edhe pse nuk kanë pasur rezultatet më të mira së fundmi, ata janë ende një ekip i madh dhe askush këtu nuk mendon se do të jetë një ndeshje e lehtë”.

Sa i përket pritjes që mund të marrë nga tifozët e Liverpoolit, shtoi se gjithnjë do ta mbështet skuadrën angleze.

“Çfarëdo mënyre të më presin, është zgjedhja e tyre. Unë do ta dua gjithmonë klubin, do të jem gjithmonë tifoz i Liverpoolit. Jam përjetësisht mirënjohës për mundësitë që më dhanë dhe për gjithçka që arritëm bashkë – ato kujtime do të më shoqërojnë gjithë jetën. Nuk ka rëndësi si do të më presin, ndjenjat e mia ndaj klubit nuk do të ndryshojnë kurrë”./Telegrafi

Real Madridit do t’i rikthehen katër yje për El Clasicon ndaj Barcelonës

23 October 2025 at 13:56


Katërshja e Real Madridit, Dean Huijsen, Dani Carvajal, Trent Alexander-Arnold dhe Dani Ceballos thuhet se do të rikthehen nga lëndimet për El Clasicon e së dielës kundër Barcelonës.

Huijsen ka qenë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor që nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të këtij muaji, ndërsa Carvajal kishte pësuar një dëmtim në pulpë muajin e kaluar në derbin kundër Atletico Madridit.

Alexander-Arnold ka qenë jashtë fushave për javë të tëra për shkak të një problemi në kofshë, dhe Ceballos mungoi në dy ndeshjet e fundit kundër Getafes dhe Juventusit për shkak të një problemi muskulor.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, këta katër lojtar pritet të jenë të gatshëm për El Clasicon ndaj Barcelonës më 26 tetor.

🚨 NEW: Carvajal, Trent, Huijsen, and Ceballos will be available for El Clásico.

Xabi Alonso will make the final decision on their inclusion. @SQuirante pic.twitter.com/yhbsjauVXj
— Madrid Xtra (@MadridXtra) October 23, 2025

Ndërkohë, David Alaba dhe Antonio Rudiger vazhdojnë të jenë jashtë fushave.

Raul Asencio gjithashtu u lëndua gjatë fitores kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve mbrëmë, por frika për një dëmtim serioz është zhdukur. /Telegrafi/

Real Madridi shpreson t’i rikthehen dy lojtarë nga lëndimi për ‘El Clasico’

9 October 2025 at 19:28


Real Madrid ka gjasa të konsiderohet si favorit për ‘El Clasico’-n e parë të sezonit, që zhvillohet pas pak më shumë se dy javësh në ‘Santiago Bernabeu’.

Dhe shanset e tyre për fitore do të rriteshin ndjeshëm nëse të paktën një nga dy mbrojtësit e djathtë do të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Barcelonës.

Aktualisht, Xabi Alonso nuk mund të llogarisë në Trent Alexander-Arnold apo Dani Carvajal, të cilët janë goditur nga dëmtimet në javët e fundit.

Megjithatë, besohet se ata po i afrohen fundit të fazës së rikuperimit – dhe në një moment tepër të rëndësishëm.

Federico Valverde dhe Raul Asencio kanë zëvendësuar përkohësisht në pozicionin e mbrojtësit të djathtë gjatë mungesës së tyre, por duket se kjo nuk do të zgjasë shumë.

Sipas Mundo Deportivo, si Trent ashtu edhe Carvajal po punojnë intensivisht për të qenë në dispozicion për ‘El Clasico’ dhe në rastin e parë, ai mund të rikthehet edhe më herët.

Trent u dëmtua në sfidën ndaj Marseille në mes të shtatorit, ku pësoi një tërheqje muskulore në kofshë dhe u parashikua të mungonte 6-8 javë, çka e vinte në dyshim pjesëmarrjen e tij ndaj Barcelonës.

Megjithatë, raporti thekson se ai po ecën mirë me rikuperimin dhe mund të jetë gati të luajë qysh në sfidat kundër Getafes ose Juventusit, që janë ndeshjet para ‘El Clasico’-s për Real Madridin.

Sa i përket Carvajal, ai pësoi dëmtimin në derbin e Madridit, pak më shumë se dy javë më parë, dhe parashikohet të rikuperohet brenda 3-4 javëve.

Edhe ai po lufton me kohën për të qenë gati për ‘El Clasico’, por njësoj si Trent, po punon fort për të qenë në dispozicion të trajnerit nëse do të jetë e nevojshme./Telegrafi/

Gerrard reagon për herë të parë për transferimin e Alexander-Arnold te Reali: Nuk do ta bëja kurrë

8 October 2025 at 09:48


Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, ka komentuar për herë të parë vendimin e Trent Alexander-Arnold për t’u larguar nga “Anfield” dhe për t’u bashkuar me Real Madridin.

Në një intervistë për Rio Ferdinand, ish-kapiteni i “The Reds” u shpreh se nuk do ta kishte marrë kurrë një hap të tillë, duke e cilësuar si një rrezik të madh për karrierën e mbrojtësit anglez.

“Nuk do ta kisha bërë këtë. Mendoj se ai mori një rrezik të madh. Ai është një futbollist i mrekullueshëm, shumë i talentuar, një nga pasuesit më të mirë që kam parë ndonjëherë. Ai është në të njëjtën klasë me Beckham dhe Scholes, pa dyshim”, tha Gerrard.

Megjithatë, ai tregoi mirëkuptim për zgjedhjen e Trentit, duke theksuar se dëshira për t’u sfiduar dhe lidhja e tij me Jude Bellingham mund të kenë ndikuar në këtë vendim.

“Shoku i tij më i mirë luan atje. Ndoshta donte ta sfidonte veten. Ai ka fituar gjithçka me Liverpoolin. Dhe këtë pjesë e kuptoj plotësisht”.

Gerrard shtoi se, ndonëse e kupton nga ana profesionale, si tifoz i Liverpoolit e ka të vështirë ta pranojë largimin e një lojtari që ishte simbol i klubit.

“Nëse e shikon si tifoz i Liverpoolit, çfarë po bën? Ti ishe në një nga ekipet më të mira në Evropë, fitove trofe për të cilët unë ende ëndërroj. Tifozët të adhuronin. Çfarë po bën? Por unë po flas si tifoz", përfundoi Gerrard.

Alexander-Arnold, pas një dekade te Liverpooli, vendosi t’i bashkohet gjigantit spanjoll Real Madrid këtë verë, në një transferim që ka ngjallur shumë reagime në botën e futbollit. /Telegrafi/

Saliba përmend Alexander-Arnold si një prej arsyeve pse “refuzoi” Real Madridin

30 September 2025 at 23:51


William Saliba ka zbuluar arsyen pse zgjodhi të nënshkruajë një kontratë të re me Arsenalin, pavarësisht interesimit të madh nga Real Madridi, duke përmendur ndër të tjera edhe lëvizjen e Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli si një nga arsyet.

Mbrojtësi francez kishte një marrëveshje të mëparshme që skadonte në verën e vitit 2027. Ai tani ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë që do ta mbajë në klub deri në vitin 2030.

Real Madridi kishte shfaqur interes për Saliban që kur ai shpërtheu në Ligën Premier.

Megjithatë, duke nënshkruar një kontratë të re afatgjatë, reprezentuesi francez ka bërë të qartë se është i lumtur të vazhdojë me “Topçinjtë”.

“Për të qenë i sinqertë, nuk po mendoja për klubet e tjera. Doja të qëndroja këtu për më shumë vite. Nuk isha i përqendruar te klubet e tjera. Jam i përqendruar te klubi im”.

Saliba u pyet gjithashtu pse nuk ndoqi shembullin e Alexander-Arnold dhe të transferohej te Real Madridi.

“Ai fitoi disa tituj me Liverpoolin, ndërsa unë nuk kam fituar asgjë këtu përveç Community Shield. Dua të qëndroj këtu dhe të fitoj shumë trofe”.

“E dua këtë klub, nuk mund të largohem nga ky klub pa dhënë diçka mbrapsht. Nuk kam fituar asgjë. Dua të qëndroj këtu dhe të fitoj”, ka deklaruar mbrojtësi francez./Telegrafi/

Trent Alexander-Arnold u lëndua rëndë: Ai do të humbasë tetë ndeshje, përfshirë El Clasicon

17 September 2025 at 19:21


Njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë, Trent Alexander-Arnold, pësoi një lëndim të rëndë mbrëmë në fillim të ndeshjes mes Real Madridit dhe Marseilles.

Sot, stafi mjekësor i “Los Blancos” ka konfirmuar lajmin e keq për trajnerin Xabi Alonso, me mungesën e gjatë të anglezit.

Alexander-Arnold iu desh të largohej nga fusha vetëm pas pesë minutash lojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi ndjeu dhimbje në këmbën e majtë. Në vend të tij u aktivizua Dani Carvajal.

Xabi Alonso dhe Trent Alexander Arnold

Edhe pse Reali arriti fitoren 2-1, humbja e Alexander-Arnoldit është goditje e madhe për ekipin, pasi mbrojtësi do të mungojë të paktën gjashtë javë për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Kështu, Real Madridi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tij në ndeshjet kundër Espanyol, Levante, Atletico Madrid, Kairat, Villarreal, Getafe dhe Juventus. Ai do të mungojë gjithashtu edhe në El Clasico kundër Barcelonës, që do të zhvillohet më 26 tetor.

Parte médico de Trent.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 17, 2025


Alexander-Arnold pritet të rikthehet në fushë më së shpejti më 2 nëntor, kur Real Madridi do të presë Valencian në “Santiago Bernabeu”. /Telegrafi/

Real Madrid konfirmon lëndimin e Alexander-Arnold, mësohet sa do të mungojë anglezi

17 September 2025 at 13:41


Real Madrid ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare dëmtimin e mbrojtësit të djathtë, Trent Alexander-Arnold, i cili u detyrua të largohej nga fusha vetëm katër minuta pas fillimit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Olympique de Marseille.

Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera të mërkurën paradite nga shërbimi mjekësor i Real Madridit, është zbuluar se Alexander-Arnold ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e pasme të këmbës së majtë.

Klubi konfirmoi se lojtari do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë prej gjashtë deri në tetë javë, në varësi të ecurisë së rikuperimit.

“Pas testeve të kryera sot te lojtari ynë Trent Alexander-Arnold nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, atij i është diagnostikuar një dëmtim muskulor në kofshën e pasme të këmbës së majtë. Pritet përparimi”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.


Parte médico de Trent.
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 17, 2025


Ky dëmtim vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit, kur Real Madrid ka përpara një kalendar të ngjeshur me ndeshje vendimtare si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Për më tepër, dëmtimi i anglezit e komplikon më tej situatën në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke i kufizuar opsionet për trajnerin Xabi Alonso.

Zgjedhjet e tij do të jenë vendimtare, sidomos në përballjen e radhës kundër Kairat Almaty, e planifikuar për 30 shtator. /Telegrafi/

Trent pëson një dëmtim në ndeshjen Real Madrid - Marseille, lëshon fushën para kohe

16 September 2025 at 21:42


Real Madridi pësoi një goditje të papritur në fillim të ndeshjes ndaj Marseilles në Ligën e Kampionëve, pasi Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej i lënduar pas vetëm katër minutash lojë.

Mbrojtësi anglez u duk pa disponim dhe bëri shenjë drejt bankinës menjëherë, duke mos qenë në gjendje të vazhdonte ndeshjen. Në vend të tij, trajneri Xabi Alonso aktivizoi Dani Carvajal, i cili mori rolin e mbrojtësit të djathtë.

Madridi tani është në pritje të përditësimeve mjekësore për të përcaktuar ashpërsinë e dëmtimit, i cili mund të rezultojë në mungesë të rëndësishme, duke qenë se skuadra ka ndeshje të mëdha në horizont.

Trent Alexander Arnold

Alexander-Arnold, i cili iu bashkua Real Madridit këtë verë nga Liverpooli, ka ndarë minuta me Carvajal në këtë pozicion dhe konsiderohej një armë shtesë për fleksibilitetin e skuadrës.

Mungesa e tij e mundshme për periudhë më të gjatë do të ishte një goditje serioze për “Los Blancos”. /Telegrafi/

Alonso komenton rikthimin e Bellingham, flet edhe për rivalitetin Alexander-Arnold – Carvajal

12 September 2025 at 17:50


Trajneri Xabi Alonso shpreson se mesfushori Jude Bellingham të rikthehet para muajit tetor, ndërsa është i lumtur për rivalitetin mes Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal për një vend në formacionin bazë.

Real Madridi të shtunën rikthehet në “aksion” përballë Real Sociedadit, me Alonson që ka kërkuar vetëm pikët e plota.

“Ky nuk është testi im i parë i madh. Secila ndeshje është e rëndësishme dhe pikët mund të jenë vendimtare në këtë rrugëtim të gjatë”.

“Mbappe është në formë të mirë, jo vetëm në mënyrë fizike por edhe psiqike. Rodrygo dhe Vinicius mund të luajnë, nuk është diçka jashtë mendjes. Duhet të jemi të qetë”.

Xabi dha lëvdata për rikthimin e mëhershëm të Bellinghamit pas operacionit që kaloi në krahë.

Jude Bellingham dhe Vini Jr

“Dua të jem optimist dhe shpresoj që të jetë gati para muajit tetor. Ka bërë disa stërvitje me grupin, por duam ta mbrojmë. Ka bërë një përpjekje të madhe, edhe pse nuk do të jetë nesër. Po e presim”.

I pyetur për garën mes Dani Carvajal dhe Trent Alexander-Arnold për vendin titullar në formacion, tekniku spanjoll nënvizoi se kjo është shumë e mirë për skuadrën.

“Gara është e shëndetshme dhe e rëndësishme në dhomën e zhveshjes. Nuk është vetëm për pozitën e mbrojtësit të krahut, por në pozitat e tjera gjithashtu. Kush do që e meriton të luajë, do të luajë”.

Reali është mysafir i Sociedadit të shtunën me fillim nga ora 16:15./Telegrafi/

Pagat bruto dhe neto të lojtarëve të Real Madridit – ka pakënaqësi në zhveshtoren e Los Blancos

25 July 2025 at 23:50

Real Madridi ka njoftuar zyrtarisht se për sezonin financiar 2024/2025 ka arritur një rekord të ri në të ardhura, me plot 1.185 miliardë euro të gjeneruara dhe një fitim neto prej 24 milionë eurosh pas taksave.

Këto rezultate theksojnë menaxhimin financiar të shkëlqyer të klubit të drejtuar nga Florentino Perez, duke shënuar një nga momentet më të forta ekonomikisht në historinë moderne të klubit.

Në mënyrë të veçantë, klubi ndan vetëm 43% të të ardhurave për pagat bruto dhe neto të skuadrës, shumë më poshtë pragut të rekomanduar prej 70 për qind nga UEFA.

Në fakt, kjo është përqindja më e ulët që nga sezoni 2009/2010, duke reflektuar kontrollin e rreptë të politikave të brendshme të pagave, pa ndikuar aspak në performancën e ekipit.

Mbappe dhe hierarkia e pagave

Lojtari më i paguar aktualisht te “Los Blancos” është Kylian Mbappe, i cili përfiton 31 milionë euro bruto në sezon (rreth 16 milionë euro neto). Në krahun tjetër të spektrit, Endrick Felipe, përforcimi i ri brazilian, përfiton mbi 4 milionë euro bruto (rreth 2 milionë neto), duke qenë lojtari më i lirë në aspektin financiar.

Në krahasim me vitin e kaluar, të ardhurat totale janë rritur me më shumë se 10 për qind, ndërsa përqindja e shpenzimeve për paga është ulur nga 47 për qind në 43 për qind. Klubi thekson se ky është një tregues i “përsosmërisë së brendshme financiare”, pasi të dy përqindjet janë nën kufirin optimal prej 50 .

Rroga në defanziv: Alaba dhe Courtois kryesojnë

Në repartin mbrojtës, David Alaba kryeson me një pagë prej 22.5 milionë euro bruto (11.25 milionë neto), i ndjekur nga portieri Thibaut Courtois me 15 milionë bruto (7 milionë neto). Rudiger dhe Militão ndajnë një pagë të ngjashme prej 14.5 milionë bruto (7.25 milionë neto), ndërsa Carvajal dhe Mendy marrin rreth 10.5 milionë bruto (5.25 milionë neto) secili.

Fran García (5.2 milionë bruto/2.6 neto) dhe Andriy Lunin (4.5 milionë bruto/2.25 neto) përmbyllin listën. Ndërkohë, Lucas Vazquez dhe Jesus Vallejo janë larguar, përkatësisht me paga prej 9.4 dhe 1.8 milionë euro bruto.

Mesfusha nën komandën e Bellingham

Jude Bellingham është lojtari më i paguar në mesfushë, me 20.8 milionë euro bruto (10.4 milionë neto), duke kaluar Fede Valverde që merr 16.7 milionë bruto (8.4 neto). Pas tyre renditen Tchouameni dhe Camavinga, me 12.5 milionë bruto (6.3 neto). Dani Ceballos dhe Arda Guler përfitojnë 10.4 dhe 5.2 milionë bruto përkatësisht, me paga neto që shkojnë në 5 dhe 2.6 milionë euro.

Veterani Luka Modric ka reduktuar ndjeshëm pagën pas rinovimit, duke marrë 10.5 milionë bruto sezonin e kaluar (afro 5 neto).

Sulmi: Mbappe dhe Vinicius në krye

Në sulm, Mbappé mbetet i pakapshëm me 16 milionë euro neto në sezon, pa llogaritur bonuset e firmës. Vinicius Junior ka të njëjtën pagë si Bellingham – 20.8 milionë bruto (10.4 neto) – dhe synon një rinovim që ta vendosë në nivelin e francezit, megjithëse negociatat mbeten të ndërlikuara.

Rodrygo Goes përfiton 12.5 milionë bruto (6.25 milionë neto), ndërsa Brahim Diaz merr 7.3 milionë bruto (3.7 neto). Endrick Felipe përmbyll listën, por në horizont është edhe talenti Gonzalo García, i cili mund t’i bashkohet ekipit të parë pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kupën e Botës për Klube. Klubi është në negociata për rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në vitin 2027 dhe përmban një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh. /Telegrafi/

The post Pagat bruto dhe neto të lojtarëve të Real Madridit – ka pakënaqësi në zhveshtoren e Los Blancos appeared first on Telegrafi.

Kjo është skuadra e ëndrrave të Xabi Alonsos te Real Madridi – në secilën pozitë nga dy yje

18 July 2025 at 08:31

Ky është ekipi që Xabi Alonso ka në mendje për Real Madridin sezonin e ardhshëm, një projekt që synon shkathtësi dhe thellësi në çdo linjë. Vizioni i trajnerit është për një ekip të strukturuar, me profile të larmishme, alternativa për çdo pozicion dhe aftësinë për të modifikuar sistemin sipas nevojave të kundërshtarit ose momentit të ndeshjes.

Me nënshkrimet e siguruara tashmë dhe të tjera që ende nuk janë finalizuar, bordi i Real Madridit po zbaton planin e hartuar për të forcuar çdo sektor të fushës.

Mbrojtja do të jetë gurthemeli i Real Madridit të ri, me një mbrojtje me tre lojtarë që do të ofrojë siguri dhe priza të pastra nga mbrojtja. Dean Huijsen dhe Antonio Rudiger do të alternohen në të majtë, ndërsa Aurelien Tchouameni dhe Eder Militao do të ndajnë rolin e qendrës, me Ibrahima Konate – një nga kërkesat e Xabit – që do t’i bashkohet krahut të djathtë. Si zëvendësues, shfaqet Asencio, duke siguruar thellësi në atë pozicion.

Mbrojtësit e krahut do të jenë dinamikë, me Alvaro Carreras dhe Ferland Mendy në të majtë, ndërsa Trent Alexander-Arnold do të konkurrojë me Dani Carvajal në të djathtë. Të dy krahët do të jenë kyç si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Një mesfushë e re te Real Madridi?

Në mesfushë, Xabi Alonso planifikon të vendosë Enzo Fernandezin, objektivin e tij kryesor për këtë verë, si forcën organizuese përpara mbrojtjes. Krahas tij, Federico Valverde dhe Arda Guler do të sigurojnë ekuilibër dhe fuqi sulmuese nga linja e dytë. Kjo strukturë do të lejojë një mesfushë sulmuese të dyfishtë me Jude Bellingham dhe Franco Mastantuono, ky i fundit një lojtar i ri me perspektivë të sapo nënshkruar që premton talent dhe qetësi në linjën e treçerekëve.

Në sulm, Kylian Mbappe do të jetë përgjegjës për pozicionin e sulmuesit qendror, me Gonzalo dhe Endrick si zëvendësues. Në krahë, Vinicius Jr. do të fillojë i padiskutueshëm në të majtë, me pritjet për të shtuar një tjetër sulmues anësor për të cilin do të ndahen rreth 50 milionë euro. Ky lojtar do të jetë çelësi për të ruajtur konkurrencën e brendshme dhe për të ofruar opsione sulmuese.

Real Madridi po mendon edhe për largime

Para finalizimit të këtyre nënshkrimeve, klubi synon të lirojë hapësirë me disa largime të rëndësishme. Dani Ceballos, Brahim Diaz, Rodrygo Goes, Fran Garcia, David Alaba, dhe madje edhe Eduardo Camavinga janë në listën e transferimeve. Shitjet, përveç gjenerimit të të ardhurave, do të lirojnë pagat dhe do t’u hapin rrugë përforcimeve që trajneri ka kërkuar.

Kjo do të krijonte një skuadër të ekuilibruar, të thellë dhe taktikisht fleksibile, të gatshme për t’u përballur me sezonin sfidues të ardhshëm me qëllimin për të garuar për të gjithë titujt. /Telegrafi/

The post Kjo është skuadra e ëndrrave të Xabi Alonsos te Real Madridi – në secilën pozitë nga dy yje appeared first on Telegrafi.

Pse mungon Alexander-Arnold përballë PSG-së

9 July 2025 at 20:04

Trent Alexander-Arnold nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Real Madridit për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube këtë të mërkurë kundër Paris Saint-Germain.

Mbrojtësi i djathtë ka qenë mbresëlënës që prej transferimit te “Los Blancos”, duke regjistruar dy asistime në paraqitjet e tij të fundit.

Megjithatë, ai nuk figuron as në stol për këtë përballje të rëndësishme, pasi raportohet se ka pësuar një shqetësim muskulor në këmbën e djathtë gjatë stërvitjes.

Në mungesë të tij, trajneri Xabi Alonso ka vendosur të aktivizojë Federico Valverde në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa Real Madridi synon finalen e madhe që do të luhet të dielën në stadiumin “MetLife”.

Formacionet zyrtare:

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes; João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz; Dembélé, Doué, Kvaratskhelia.

Real Madridi: Courtois; Fede Valverde, Asencio, Rüdiger, Fran García; Arda Güler, Tchouaméni, Bellingham; Gonzalo, Mbappe, Vinicius. /Telegrafi/

The post Pse mungon Alexander-Arnold përballë PSG-së appeared first on Telegrafi.

Alexander-Arnold do të përjashtohet nga Alonso nëse ai thyen rregullin e rreptë të Real Madridit në Botëror

27 June 2025 at 07:30

Trent Alexander-Arnold mund të humbasë vendin titullar te Real Madridi nëse thyen një nga rregullat e rrepta të trajnerit Xabi Alonso.

Mbrojtësi 26-vjeçar ka bërë dy paraqitje që nga transferimi nga Liverpooli dhe synon të zëvendësojë Dani Carvajal në formacionin bazë.

Por sipas mesfushorit Aleix Garcia, që ka punuar më parë me Alonson te Bayer Leverkusen, Alonso nuk toleron vonesa apo shkelje të disiplinës.

Ai ka lënë në stol lojtarë të rëndësishëm për mospërmbushje të rregullave, duke kërkuar përpikmëri në stërvitje dhe angazhim maksimal.

Garcia thekson se trajneri është i afërt me lojtarët, por i rreptë kur duhet: “Ai nuk luan me askënd, dëshiron që stërvitja të jetë kohë pune”.

Nuk ka indikacione që Alexander-Arnold është problematik në këtë drejtim. Madje, ai është përpjekur të integrohet shpejt, duke folur spanjisht gjatë prezantimit të tij.

Bazuar në këtë sjellje, pritet që anglezi të jetë i përkushtuar dhe i përpiktë për të bindur trajnerin dhe për të fituar vendin e tij në ekip. /Telegrafi/

The post Alexander-Arnold do të përjashtohet nga Alonso nëse ai thyen rregullin e rreptë të Real Madridit në Botëror appeared first on Telegrafi.

❌
❌