I vendosur për të rritur nivelin e repartit defensiv, Real Madridi ka hartuar një listë kandidatësh ku spikasin emrat e francezit Jeremy Jacquet dhe gjermanit Nico Schlotterbeck.
Një nga objektivat kryesorë të Real Madridit për të ardhmen e afërt është përmbyllja e rinovimit të mbrojtjes.
Pas afrimit të të riut spanjoll Dean Huijsen, klubi madrilen synon të rikthehet në treg për të siguruar edhe një mbrojtës tjetër me garanci të plota.
Ditët e fundit, disa media kanë përmendur emrat e francezëve Dayot Upamecano (Bayern Munich, 27 vjeç) dhe Ibrahima Konate (Liverpool, 26), por realisht asnjëri prej tyre nuk ka shumë gjasa të zbarkojë në “Santiago Bernabeu”.
Sipas burimeve pranë klubit, të cituara nga ESPN, “transferimet e tyre janë praktikisht të përjashtuara”.
As Marc Guehi (Crystal Palace, 25) nuk konsiderohet si një profil plotësisht i përshtatshëm për madrilenët.
Edhe pse lojtari i përfundon kontrata në verë dhe e sheh me sy të mirë një transferim në kryeqytetin spanjoll, “nga Valdebebas nuk ka sinjale se do të bëhet një lëvizje konkrete për të”, thekson i njëjti burim.
Të preferuarit
Me këta emra të lënë mënjanë, në krye të listës së preferencave të klubit aktualisht qëndrojnë francezi Jeremy Jacquet (Rennes, 20 vjeç) dhe gjermani Nico Schlotterbeck (Borussia Dortmund).
Megjithatë, fakti që të dy kanë kontrata aktive e bën të vështirë realizimin e një transferimi në Madrid.
Paralelisht me këto analiza, drejtuesit e Real Madridit po ndjekin nga afër edhe ecurinë e Jacobo Ramon (20), i cili po zhvillohet te Como dhe mund të rikthehet në klub për shumën prej 8 milionë eurosh, të parashikuar në klauzolën e riblerjes.
Po ashtu, drejtoria dhe stafi teknik vazhdojnë të besojnë në progresin e talentit të akademisë, Joan Martinez (18). /Telegrafi/
Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, do të ketë shumë vendime të vështira përpara në muajt e ardhshëm, teksa përzgjedh skuadrën për Kupën e Botës në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
“Furia e Kuqe” nuk ka pësuar shumë ndryshime që nga fushata e suksesshme në Euro 2024, por gjithnjë e më shumë po shfaqen emra të rinj që po ushtrojnë presion si për vendet titullare ashtu edhe për një vend në listën përfundimtare.
Forma e Martin Zubimendit dhe Mikel Merinos ka vënë në diskutim pozitat e Rodrit dhe Fabian Ruiz në formacionin bazë, ndërsa kapiteni i Euro 2024, Alvaro Morata, e ka gjithnjë e më të vështirë të sigurojë një vend në skuadër. Një tjetër repart ku mbizotëron pasiguria është mbrojtja qendrore.
Një nga fytyrat e reja që është kthyer në një thirrje të rregullt nga de la Fuente është Dean Huijsen.
I grumbulluar për herë të parë në mars, Huijsen la përshtypje të mira në çerekfinalet e Ligës së Kombeve po atë muaj dhe, që prej atëherë, ka qenë pjesë e skuadrës sa herë ka qenë në formë, shpesh edhe si titullar.
Megjithatë, sipas Marca, vendi i tij nuk është i sigurt. Huijsen, mes dëmtimeve, ka pësuar një rënie forme së fundmi dhe ka bërë disa gabime befasuese këtë sezon nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Një nga faktorët vendimtarë do të jetë rikthimi në futbollin spanjoll i Aymeric Laporte.
Tashmë i rikthyer te Athletic Bilbao, Laporte kishte humbur vendin e tij në kombëtare gjatë vitit të fundit, teksa luante për Al-Nassr në Arabinë Saudite./Telegrafi/
Futbollisti i Real Madridit, Dean Huijsen, po numëron ditët e fundit para se të rikthehet në fushë pas më shumë se dy javësh pushim dhe pesë ndeshjeve të humbura.
Ndërkohë, babai i tij, Don Huijsen, tërhoqi vëmendjen duke postuar një foto të Dean duke iu nënshtruar fizioterapisë dhe rehabilitimit intensiv.
Në foto, llamba speciale që supozohet se përshpejton rigjenerimin e trupit tërheq vëmendjen.
Është një pajisje për bio-optimizim, e cila me dritën infra të kuqe stimulon punën mitokondriale dhe prodhimin e ATP-së, zvogëlon inflamacionin, lodhjen dhe dhimbjet muskulore, si dhe përmirëson metabolizmin duke aktivizuar leptinën.
Përveç kësaj, ndihmon në rregullimin e gjumit, humorit dhe ritmit cirkadian, prandaj është gjithnjë e më popullor në rikuperimin sportiv. Çmimi i pajisjes është 999 euro.
Llamba speciale të cilën e përdor Huijsen
Sipas rekomandimeve të prodhuesit, për lëkurën, sytë dhe rigjenerimin e dritës, pajisja mbahet 20 cm larg trupit për 16 minuta, ndërsa për dhimbjen, inflamacionin dhe kyçet rekomandohet një distancë prej 10 cm dhe 20 minuta trajtim.
Për inde të thella dhe një efekt sportiv, trajtimi zgjat 25-30 minuta në të njëjtën distancë.
Kjo pajisje mund të përdoret gjithashtu si zëvendësim për dritën natyrale të diellit brenda, duke kompensuar kështu frekuencat e dritës që mungojnë në brendësi të shtëpive dhe korridoreve.
Siç shpjegoi për gazetën spanjolle Marca, Luis Fernandez Rosa, profesor i fizioterapisë në Universitetin CEU San Pablo, është një teknikë terapeutike jo-invazive që përdor dritën me gjatësi vale të ndryshme për të stimuluar qelizat dhe për të rigjeneruar indet./Telegrafi/
U publikuan zyrtarisht renditjet e Golden Boy 2025, me yllin e PSG-së Desire Doue që u shpall fitues absolut i çmimit, falë një epërsie mbresëlënëse në votim.
Një element interesant i renditjes ishte diferenca minimale prej vetëm 3 pikësh mes Arda Guler i cili u rendit i dyti, dhe Dean Huijsen, që u pozicionua i katërti.
Ndërkohë, Pio Esposito u nderua me çmimin Italian Golden Boy dhe u klasifikua në vendin e nëntë në renditjen globale.
Real Madridi ka vazhduar me përgatitjet për duelin që ata do ta luajnë të mërkurën në udhëtim ndaj Olympiacosit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndërsa Xabi Alonso përpiqet të kalojë periudhën e parë të vështirësive te Real Madridi, ai do të jetë pa dy lojtarë kyç të skuadrës së tij për udhëtimin në Mesdhe.
‘Los Blancos’ janë tre ndeshje pa fitore dhe, pas një barazimi të zbehtë me Elchen këtë fundjavë, avantazhi i tyre në krye të La Ligës është shkurtuar në vetëm një pikë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, portieri belg Thibaut Courtois pritet të mungojë të mërkurën në mbrëmje.
Parte médico de Courtois. — Real Madrid C.F. (@realmadrid) November 25, 2025
Numri një i Real Madridit ishte një nga të paktët që dha një paraqitje në nivel të lartë kundër Elches, por nuk do të udhëtojë për shkak të një problemi në stomak, sipas Diario AS.
Ai është përjashtuar nga ndeshja, që do të thotë se Andriy Lunin është gati për debutimin sezonal dhe ndeshjen e parë nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Përveç tij, mungesë e konfirmuar është edhe Dean Huijsen. Mbrojtësi 20-vjeçar hyri në ndeshjen ndaj Elches me dyshime, pasi la grumbullimin e Spanjës javën e kaluar për shkak të shqetësimeve muskulore.
🚨 OFFICIAL: Real Madrid players out vs Olympiacos:
❌ Thibaut Courtois ❌ Dani Carvajal ❌ Antonio Rüdiger ❌ David Alaba ❌ Éder Militão ❌ Dean Huijsen ❌ Franco Mastantuono pic.twitter.com/cFYOtraaJK — Madrid Zone (@theMadridZone) November 25, 2025
Ai nuk u stërvit të martën për shkak të dhimbjes në gju dhe testet mjekësorë kanë vërë në dukje një problem muskulor.
Franco Mastantuono kreu vetëm një pjesë të seancës stërvitore me grupin, por lëndimi pritet ta mbajë jashtë fushës edhe për duelin në Greqi./Telegrafi/
Dean Huijsen është larguar nga kampi stërvitor i Kombëtares së Spanjës dhe tashmë është nisur për t’u rikthyer te Real Madridi.
Federata Spanjolle nuk ka dhënë një arsye zyrtare për këtë vendim, por klubi madrilen kishte njoftuar më herët se mbrojtësi i ri po përballet me një problem fizik.
Pikërisht për shkak të këtij shqetësimi, Huijsen nuk ishte në dispozicion për ndeshjen e parë të Spanjës gjatë pushimit të nëntorit.
Situata e tij fizike ka bërë që stafi teknik ta mbajë nën monitorim të vazhdueshëm.
Megjithatë, pavarësisht largimit nga kombëtarja, pritshmëritë janë pozitive.
Huijsen pritet të jetë plotësisht i gatshëm për t’u rikthyer në fushë me Real Madridin menjëherë pas përfundimit të angazhimeve ndërkombëtare, në sfidën e radhës kundër Elche. /Telegrafi/
Real Madridi ka pasur një pushim të mbushur me ngjarje ndërkombëtare deri më tani, me katër lojtarë që tashmë janë larguar nga detyrat e ekipit kombëtar për shkak të një sërë shqetësimesh për lëndime.
Thibaut Courtois (Belgjikë), Federico Valverde (Uruguai), Kylian Mbappe dhe Eduardo Camavinga (Francë) janë rikthyer në Madrid pasi u detyruan të tërhiqeshin nga aksioni, dhe në orët në vijim, atyre mund t'u bashkohet Dean Huijsen.
Sipas gazetës AS, Huijsen, i cili u detyrua të tërhiqej nga skuadra e Spanjës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës në tetor, po vuan nga dhimbje muskujsh.
Ai e shfaqi problemin gjatë seancës stërvitore të së premtes në kryeqytetin gjeorgjian Tbilisi, gjë që e ka detyruar të kryejë ekzaminime mjekësore.
Ishte një problem i ngjashëm që çoi në largimin e Huijsen nga skuadra e Spanjës muajin e kaluar, dhe tashmë është konfirmuar se ai nuk do të luajë asnjë rol kundër Gjeorgjisë.
Në varësi të rezultateve të testeve mjekësore, ai mund të përjashtohet edhe për ndeshjen kundër Turqisë të martën, që do të thotë se ai do të kthehet në Real Madrid menjëherë.
Huijsen pritej të luante si titullar kundër Gjeorgjisë
Është një goditje e madhe për Spanjën të jetë pa Huijsen, pasi raportet sugjeronin se ai ishte në radhë për të luajtur si titullar së bashku me Aymeric Laporte në qendër të mbrojtjes.
Luis de la Fuente është tashmë pa Robin Le Normand për shkak të një dëmtimi, që do të thotë se ai do të duhet të zgjedhë midis Dani Vivian dhe Pau Cubarsi për vendin e dytë të qendërmbrojtësit.
Real Madridi shpreson që shqetësimi i Huijsen të mos jetë asgjë serioze, megjithëse ata me siguri do ta mirëprisnin mospërfshirjen e tij kundër Turqisë si masë paraprake.
Ata shpresojnë që ai të jetë në gjendje të jetë i disponueshëm për udhëtimin e vështirë të fundjavës së ardhshme në Elche, megjithëse performancat e tij të fundit për Los Blancos sugjerojnë se ai mund të mos jetë titullar i garantuar për atë ndeshje gjithsesi. /Telegrafi/
Lojtari i ri i Real Madridit dhe Spanjës, Dean Huijsen, ka folur hapur rreth dinamikës konkurruese me Lamine Yamal të Barcelonës dhe Dani Carvajal të Real Madridit.
Fjalosja dhe konflikti verbal mes Yamal dhe Carvajal pas El Clasicos së fituar 2-1 nga Real Madridi ndaj Barcelonës ka bërë që të diskutohet shumë për raportet mes futbollistëve te Kombëtarja e Spanjës.
Megjithatë, sipas mbrojtësit të Real Madridit, Huijsen, ky konflikt nuk ndikon aspak te ekipi kombëtar pasi aty janë bashkëlojtarë dhe kur luajnë me skuadra është normale të ketë rivalitet.
“Lamine Yamal dhe Dani Carvajal? Në fushë duam të vrasim njëri-tjetrin, por jashtë ka një atmosferë shumë të mirë. Duhet të jetë kështu”, ka thënë fillimisht Huijsen.
Huijsen theksoi ekuilibrin midis konkurrencës së ashpër në fushë dhe shoqërisë jashtë saj.
“Ne vijmë këtu si shokë skuadre, por kur luajmë në klube, jemi rivalë. Është normale”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.
Ky informacion vjen përpara ndeshjeve kryesore ndërkombëtare, ku Spanja do të kërkojë të kualifikohet për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Katërshja e Real Madridit, Dean Huijsen, Dani Carvajal, Trent Alexander-Arnold dhe Dani Ceballos thuhet se do të rikthehen nga lëndimet për El Clasicon e së dielës kundër Barcelonës.
Huijsen ka qenë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor që nga pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të këtij muaji, ndërsa Carvajal kishte pësuar një dëmtim në pulpë muajin e kaluar në derbin kundër Atletico Madridit.
Alexander-Arnold ka qenë jashtë fushave për javë të tëra për shkak të një problemi në kofshë, dhe Ceballos mungoi në dy ndeshjet e fundit kundër Getafes dhe Juventusit për shkak të një problemi muskulor.
Megjithatë, sipas mediave spanjolle, këta katër lojtar pritet të jenë të gatshëm për El Clasicon ndaj Barcelonës më 26 tetor.
🚨 NEW: Carvajal, Trent, Huijsen, and Ceballos will be available for El Clásico.
Ndërkohë, David Alaba dhe Antonio Rudiger vazhdojnë të jenë jashtë fushave.
Raul Asencio gjithashtu u lëndua gjatë fitores kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve mbrëmë, por frika për një dëmtim serioz është zhdukur. /Telegrafi/
Dean Huijsen nuk do të jetë në dispozicion për Real Madridin në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit, e cila zhvillohet të mërkurën.
Mbrojtësi spanjoll, ish-lojtar i Juventusit, po rikuperohet nga një lëndim i pësuar më 4 tetor në përballjen e kampionatit kundër Villarrealit.
Konkretisht, Huijsen ka një dëmtim muskulor në muskulin e këmbës së majtë, që do ta mbajë jashtë fushës edhe për disa ndeshje.
Me Alaba gjithashtu të dëmtuar, pritet që qendra e mbrojtjes të përbëhet nga Eder Militao dhe Raul Asencio.
Fillimisht, koha e rikuperimit ishte parashikuar për rreth dy javë, por rikuperimi po shkon më ngadalë se sa pritej.
Trajneri Xabi Alonso dhe stafi mjekësor nuk duan të nxitojnë dhe do ta rikthejnë në listën e lojtarëve të grumbulluar vetëm kur Huijsen të jetë plotësisht i gatshëm.
Pas ndeshjes me Juventusin, Real Madrid ka edhe sfidat ndaj Barcelonës (26 tetor) dhe Liverpoolit (4 nëntor), ndaj nuk ka ngut për rikthimin e tij. /Telegrafi/
Real Madrid dhe Barcelona po hyjnë në El Clasico me një sërë shqetësimesh për shkak të dëmtimeve, dhe stafet teknike të të dy ekipeve po përpiqen të përcaktojnë formacionet titullare.
Megjithatë, Los Blancos e kanë vendosur tashmë mbrojtjen e tyre në të gjitha skenarët.
Real Madrid sapo ka mirëpritur rikthimin e Ferland Mendy në stërvitje të plotë pas gjashtë muajsh mungesë, por nuk pritet që ai të jetë faktor për momentin.
Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal po garojnë për t’u rikuperuar në kohë për El Clasico, me një optimizëm më të madh për këtë të fundit.
Mbrojtësi anglez gjithashtu ka postuar në Instagram duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij është i afërt.
Megjithatë, as Carvajal dhe as Alexander-Arnold nuk do të merren në konsideratë për një vend titullari ndaj Barcelonës, për shkak të mungesës disa javëshe në të dy rastet.
Sipas ESPN, rikuperimi i të dy lojtarëve ka qenë pozitiv, dhe ka gjasa që të jenë pjesë e skuadrës, por Real Madrid nuk dëshiron të rrezikojë me asnjërin prej tyre.
Si rrjedhojë, Fede Valverde do të rikthehet në pozicionin e mbrojtësit të djathtë për El Clasico, dhe me shumë mundësi edhe ndaj Juventusit të mërkurën.
Plani është që Alvaro Carreras të nisë si mbrojtës i majtë, ndërsa Dean Huijsen do të formojë qendrën e mbrojtjes me Eder Militao.
Mbrojtësi spanjoll ende nuk është rikuperuar nga shqetësimet muskulore, dhe ka njëfarë shqetësimi që ai mund të mos jetë gati në kohë për El Clasico.
Megjithatë, ndjesia aktuale është se ai do të jetë i gatshëm. Vetëm në rast të një pengese do të rikthehet Raul Asencio në formacionin titullar përkrah Militaos./Telegrafi/
Çdo vit, gazeta prestigjioze italiane Tuttosport mban një përzgjedhje të futbollistëve më të mirë të rinj në botë, dhe tani është shpallur lista e kandidatëve për çmimin prestigjioz Golden Boy.
Ky çmim prestigjioz është dhënë që nga viti 2003, dhe fituesi i parë ishte Rafael van der Vaart.
Pas tij, laureatët e vitit ishin Wayne Rooney, Lionel Messi, Cesc Fabregas, Sergio Aguero, Anderson, Alexandre Pato, Mario Balotelli, Mario Gotze, Isco, Paul Pogba, Raheem Sterling, Anthony Martial, Renato Sanches, Kylian Mbappe, Matthijs de Ligt, Joao Felix, Erling Haaland, Pedri, Gavi, Jude Bellingham dhe Lamine Yamal, i cili e fitoi çmimin vitin e kaluar.
Rregullat përcaktojnë se i njëjti lojtar nuk mund ta fitojë çmimin më shumë se një herë, dhe për këtë arsye 18-vjeçari Yamal, megjithëse plotëson kërkesën për të qenë nën 21 vjeç, nuk është në listën e kandidatëve.
🚨 OFFICIAL: Golden Boy 2025 finalists as 25-men shortlist has been unveiled ⭐️
Real Madrid ka humbur një tjetër mbrojtës për shkak dëmtimi, me Dean Huijsen që është lojtari më i fundit i prekur.
Të mërkurën, Federata Spanjolle e Futbollit konfirmoi se Huijsen është detyruar të tërhiqet nga grumbullimi i kombëtares së Luis de la Fuente për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Gjeorgjisë dhe Bullgarisë. Ai është zëvendësuar nga mbrojtësi i Athletic Club, Aymeric Laporte.
“Dean Huijsen largohet nga grumbullimi i Kombëtares për shkak dëmtimi për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Gjeorgjisë në Elche dhe Bullgarisë në Valladolid”.
“Mbrojtësi i Real Madridit mbërriti në grumbullim të hënën në mbrëmje me shenja lodhje muskulore. Të martën nuk u stërvit dhe klubi i tij u informua se gjendja nuk po përmirësohej”.
“Të mërkurën në mëngjes iu nënshtrua një kontrolli mjekësor që konfirmoi një dëmtim muskulor, për të cilin Real Madrid tashmë është njoftuar. Ai largohet nga grumbullimi me urimet tona për një rikuperim të shpejtë”, thuhej në njoftimin e Federatës.
Menjëherë pas kësaj, Real Madrid publikoi raportin mjekësor për Huijsen, duke zbuluar se “ai është diagnostikuar me një dëmtim muskulor në muskujt e këmbës së majtë.
Parte médico de Huijsen. — Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 8, 2025
Huijsen ka qenë një lojtar kyç për Xabi Alonson që kur iu bashkua klubit nga Bournemouth në qershor, por tani do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë të shkurtër.
Sipas Diario AS, lojtari pritet të mungojë për 12 deri në 15 ditë, që do të thotë se ai do të mungojë kundër Getafes dhe në dyshim për ndeshjen ndaj Juventusit, por më e rëndësishmja, do të jetë në dispozicion për ‘El Clasico’-n./Telegrafi/
Dean Huijsen është tërhequr nga grumbullimi me Kombëtaren e Spanjës për shkak të një dëmtimi muskulor.
Mbrojtësi i Real Madridit kishte shfaqur shenja lodhjeje që në momentin e mbërritjes në kampin stërvitor dhe nuk mori pjesë në seancën e parë stërvitore të së martës.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera të mërkurën në mëngjes, u konfirmua dëmtimi muskulor që detyroi Federatën të zyrtarizojë largimin e tij nga lista e grumbullimit.
Në vend të Huijsen, trajneri Luis de la Fuente ka ftuar Aymeric Laporte, i cili rikthehet në Kombëtare pas gati një viti mungesë, ndeshja e tij e fundit ishte në Nations League, në nëntor të vitit 2024.
Huijsen do të rikthehet te Real Madridi ku do t’i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjekësore nga stafi i klubit për të përcaktuar saktësisht shkallën e dëmtimit.
Kjo lëndim i shtohet listës së mungesave të Spanjës, ku tashmë janë edhe Lamine Yamal dhe Rodri.
Deklarata zyrtare e Federatës Spanjolle:
“Dean Huijsen largohet nga grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Georgias në Elche dhe Bullgarisë në Valladolid për shkak të një dëmtimi muskulor. Lojtari i Real Madridit mbërriti në kamp me simptoma lodhjeje, nuk u stërvit të martën dhe pas përkeqësimit të gjendjes iu nënshtrua analizave mjekësore që konfirmuan dëmtimin. Klubi është njoftuar dhe lojtari është larguar nga grumbullimi. I urojmë një rikuperim të shpejtë”. /Telegrafi/
Babai i ish-mbrojtësit të Juventusit, Dean Huijsen, ka hedhur akuza të forta ndaj mënyrës se si klubi bardhezi trajtoi djalin e tij, duke e detyruar të largohej nga Torino.
Në një intervistë për Tuttosport, Donald Caspar Huijsen e përshkroi momentin si “një tronditje të vërtetë” dhe “një ditë të errët” për familjen.
“Dean po bënte mrekulli në Torino, fliste italisht në mënyrë perfekte dhe ishte i dashur nga të gjithë. Por Giuntoli ishte kategorik dhe Motta brutal, kur i thanë se nuk mund të stërvitej më me ekipin e parë”, deklaroi ai.
Dean Huijsen te Juventus
Nga Bournemouth te Real Madrid
Largimi i Huijsen shkaktoi keqardhje të madhe te tifozët e Juventusit. Qendërmbrojtësi spanjoll verën e kaluar u transferua te Bournemouth, ku shkëlqeu në Ligën Premier dhe siguroi një kalim të madh te Real Madrid këtë verë.
Donald Huijsen komentoi edhe mbi thashethemet se drejtori sportiv Cristiano Giuntoli u largua nga Juventus pikërisht për shkak të shitjes së djalit të tij: “Unë nuk besoj shumë te rastësitë. Ai dhe Motta nuk janë ndër miqtë e mi më të mirë…”, u shpreh ai me ironi.
Huijsen te Real Madridi
Megjithatë, babai i lojtarit zbuloi se Dean ende ruan një lidhje emocionale me ish-klubin dhe lojtarët legjendarë që kanë luajtur aty.
“Ende lexon Tuttosport në telefonin e tij dhe i pëlqente të shkonte në restorantet e Marchisio e Bonucci në Torino.”
Miqësia me Yildiz dhe shpërthimi te “Los Blancos”
20-vjeçari ka ruajtur gjithashtu marrëdhënie të ngushta me disa ish-bardhezinj, sidomos me yllin e ri Kenan Yildiz.
“Dean dhe Kenan Yildiz janë ende miq shumë të mirë, u lidhën menjëherë që në ekipin e të rinjve të Juventusit”, deklaroi i ati.
Huijsen dhe Yildiz
Huijsen ka filluar në të gjitha ndeshjet e Real Madrid këtë sezon, përveç njërës, duke treguar pjekuri dhe siguri në qendër të mbrojtjes së gjigantëve spanjollë – dhe duke lënë pas një histori të hidhur me Juven. /Telegrafi/
Real Madridi është optimist se kartoni i kuq i Dean Huijsen në fitoren 2-1 ndaj Real Sociedad do të anulohet.
Sipas Marca-s, Los Blancos do të apelojnë vendimin dhe janë të bindur se mbrojtësi do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme në La Liga kundër Espanyol.
Klubi madrilen do të mbështetet në dy argumente kryesore: së pari, fakti që Eder Militao ishte shumë afër për ta zëvendësuar Huijsen në momentin e faullit, dhe së dyti, distanca e konsiderueshme nga porta, që e bën më pak të justifikueshme dhënien e kartonit të kuq direkt.
Edhe pse zakonisht ankesat e tilla nuk pranohen, optimizmi i Real Madridit është rritur pasi Komiteti i gjyqtarëve spanjollë ka pranuar se është bërë një gabim para përjashtimit të Huijsen.
Tani mbetet të shihet nëse apeli do të ketë sukses dhe nëse mbrojtësi i ri do të rikthehet menjëherë në dispozicion të Carlo Ancelottit. /Telegrafi/
Komiteti spanjoll i arbitrimit ka konfirmuar se është bërë një gabim para përjashtimit të Dean Huijsen në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Real Sociedad, raporton Marca.
Sipas raportit, zyrtari i VAR-it, Figueroa Vazquez, gaboi duke mos e njoftuar gjyqtarin kryesor në fushë, Gil Manzano, që të shkonte te monitori për të shqyrtuar incidentin.
Ekziston bindja se nëse Manzano do të kishte pasur mundësinë ta shihte aksionin nga afër, ai mund ta anulonte kartonin e kuq dhe t’i jepte Huijsen vetëm një të verdhë.
Për shkak të këtij gabimi, Figueroa Vazquez pritet të pezullohet për disa javë si ndëshkim. Megjithatë, ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse kartoni i kuq i mbrojtësit të Real Madridit do të anulohet në ditët e ardhshme.
Real Madridi fitoi duelin në udhëtim te Real Sociedad me rezultat 1-2 falë golave nga Kylian Mbappe dhe Arda Guler. /Telegrafi/
Ish gjyqtari Perez Burull e ka mbështetur plotësisht vendimin e Jesus Gil Manzano për ta ndëshkuar mbrojtësin Dean Huijsen direkt me karton të kuq në përballjen Sociedad – Real Madrid.
Madrilenët mbetën me një lojtar më pak që nga minuta e 32-të, pasi mbrojtësit spanjoll iu tregua i kuqi shkaku se e rrëzoi Oyarzabal.
Në programin e Marcas “Marcador”, Burrull deklaroi se Oyarzabal ka qenë më përpara Huijsen, andaj vlerësohet si “lojtari i fundit”, prandaj edhe vendimi për kartonin e kuq është plotësisht i drejtë.
Dean Huijsen
“Është në limit dhe në mënyrë perfektë shihet si një mundësi shënimi. Sulmuesi i Real Sociedadit është më afër golit se mbrojtësit dhe Huijsen nuk mund të luftonte për top”.
“Në mendimin tim është më shumë karton i kuq se i verdhë”, nënvizoi ai.
If you still don't believe Barca has bought the referees, watch this. Huijsen wasn't the last man wth is this joke!
Ky nuk ishte rasti i vetëm i çuditshëm në këtë sfidë, shkaku që gjyqtari e anuloi edhe golin e Arda Guler si pasojë që Kylian Mbappe ishte në pozitë jashtë loje.
Përndryshe, Real Madridi fitoi me rezultat 1:2./Telegrafi/
Real Madridi ka shënuar edhe fitoren e katërt në La Liga, për të mposhtur me rezultat të ngushtë në udhëtim Real Sociedadin.
Madrilenët i arkëtuan pikët e plota me një triumf 1:2, pavarësisht që ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 32-të shkaku që Dean Huijsen u ndëshkua direkt me të kuq.
Arda Guler shënoi pas vetëm tre minutave lojë, mirëpo që goli iu anulua si pasojë e një pozite jashtë loje.
Ishte Kylian Mbappe që e zhbllokoi epërsinë me një gol fantastik (12’).
Situata pastaj u përkeqësua për mysafirët, kur gjqytari e ndëshkoi direkt me të kuq Huijsen, i cili rrëzoi Oyarzabal gjatë një kundëraksioni (32’).
Megjithatë, Reali vazhdoi të dominojë në këtë pjesë, me Mbappe që gjeti për mrekulli Arda Guler, i cili dyfishoi epërsinë (44’).
Sociedadi u këndell në pjesën e dytë, ku dominoi në periudhën më të madhe të lojës. Oyarzabal shënoi nga pika e bardhë pasi Carvajal shkaktoi 11-metërsh si pasojë e një prekje të topit me dorë (56’).
Vendasit tentuan deri në fund që ta barazonin rezultatin, mirëpo mbrojtja mysafire ishte në vendin e duhur për të mos lejuar ebfasi.
Me këtë fitore, Reali mbetet lider i vetëm me 12 pikë derisa Sociedadi bie në pozitën e 17-të me dy sosh./Telegrafi/
Legjenda dhe ish-presidenti i Juventusit, Giampiero Boniperti, dikur tha: “Fitorja nuk është gjëja më e rëndësishme, është e vetmja gjë që ka rëndësi".
Kjo shprehje është bërë pjesë e ADN-së së klubit torinez. Dhe “Zonja e Vjetër” gjithmonë ka bërë gjithçka të mundshme – madje edhe të pamundurën – për të qëndruar në krye.
Megjithatë, vitet e fundit këto fjalë duken sikur janë marrë shumë fjalë për fjalë në zyrat e Continassas. Juventusi ka humbur sensin e vlerësimit për lojtarët që vërtet kanë dhënë kontributin e tyre, ndërsa numri i fitoreve ka rënë.
Ky material nuk synon të analizojë arsyet apo pasojat. Është thjesht një listë me lojtarë që janë larguar – me fakte dhe me fjalët e tyre.
Paulo Dybala (2015–2022)
Erdhi nga Palermo për 41 milionë euro, fitoi 12 trofe në 7 sezone dhe u largua si lojtar i lirë te Roma. Dybala deklaronte se ishte klubi që e largoi edhe pse ai kishte ëndërruar të qëndronte gjatë te Zonja e Vjetër.
“Në mars më njoftuan se nuk kishte më vend për mua në projekt. Nuk ishte çështje financiare, thjesht drejtim tjetër. Nuk ishte zgjedhja ime”, deklaroi argjentinasi.
U transferua falas nga PSG, me një pagë të lartë. Pas pesë vitesh, Juventusi vendosi të mos e rinovonte. “Thiago Motta më telefonoi, por Giuntoli nuk bëri asgjë për të më bindur. Nuk ndjeva se donin të ndërtonin diçka serioze”, deklaronte francezi.
Adrien Rabiot
Federico Chiesa (2020–2024)
Me kontratë aktive, por i përjashtuar nga planet e Thiago Mottas. Italiani te Liverpooli tregon se klubi nuk i ofroi rinovim. “Nuk mora asnjë ofertë rinovimi. Më thanë para se të niste sezoni se nuk isha pjesë e projektit”, deklaroi Chiesa.
Federico Chiesa
Wojciech Szczesny (2017–2024)
Pas Buffonit u bë një nga portierët më të mirë të Serie A. Megjithatë, kontrata iu ndërpre. “Nuk e prisja të mos isha pjesë e projektit. E pranova vendimin, edhe pse nuk isha dakord”, deklaroi polaku.
Wojciech Szczesny
Danilo (2019–2025)
Kapiten dhe figurë kyçe. Edhe pse donte të qëndronte, klubi vendosi ndryshe. Danilo nuk ishte në planet e Thiago Mottas. “Nuk ishte vendimi im. Gjithmonë kam qenë i gatshëm për Juventusin. Më vjen keq që nuk iu thashë lamtumirë tifozëve në stadium”, ka thënë braziliani.
Danilo
Dean Huijsen (2021–2024)
Produkt i Next Gen, i detyruar të largohej pas një huazimi te Roma. Ai tani është pjesë e Real Madridit, ndërsa Juventusi e shiti te Bournemouth. “Më bënë të stërvitesha veçmas. Doja një shans në ekipin e parë, por më thanë se duhej të largohesha”, deklaroi spanjolli.
Dean Huijsen
Samuel Mbangula (2020–2025)
I promovuar nga Motta, belgu u shit te Werder Bremen për 10 milionë euro. “Juventusi më tha se duhej të më shiste për fonde. Nuk ishte zgjedhja ime”, deklaronte pas largimit.
Samuel Mbangula
Matias Soule (2020–2024)
Pas një sezoni të madh te Frosinone, Roma pagoi 25 milionë euro për të. “Motta donte të më mbante, por klubi vendosi ndryshe. Nuk e prisja të largohesha nga Juventusi”, ka thënë argjentinasi.
Matias Soule
Juan Cuadrado (2015–2023)
U largua pa ceremoni pas 8 vitesh. Luajti te Interi dhe Fiorentina pastaj. Ishte nga të dashurit e tifozëve bardhezi. “Doja të qëndroja. Klubi thjesht njoftoi në rrjete sociale se nuk do të rinovohej kontrata ime. Ishte e pakëndshme”, ishin fjalët e kolumbianit.
Juan Cuadrado
Sami Khedira (2015–2021)
Konflikt me klubin për prishjen e kontratës. U largua si lojtar i lirë te Hertha Berlin. Gjermani për gjashtë vite ishte prej më të mirëve.
Sami Khedira
Emre Can (2018–2020)
U la jashtë listës së Championsit dhe u ndje i tradhtuar. Ishte Maurizio Sarri që nuk e pëlqente lojën e tij dhe vendosi ta linte jashtë. “PSG më donte, por vendosa të qëndroja. Juventusi më premtoi se do të isha në Champions, pastaj më përjashtuan”, deklaronte gjermani me prejardhje turke.
Emre Can
Gonzalo Higuain (2016–2020)
Pasi klubi mori Cristiano Ronaldon, argjentinasi u detyrua të largohej, fillimisht si huazim te Milani, pastaj te Chelsea. U ble për rekord nga Napoli. “Në thelb, thjesht u përjashtova. Nuk ishte zgjedhja ime”.
Gonzalo Higuain
Paul Pogba (2012–2016; 2022–2024)
Periudha e dytë u shënua nga lëndimet dhe çështja e dopingut. Juventusi e mori me bujë nga Man Utd, por Pogba nuk ishte më i vjetri. “Kërkova ndihmë nga klubi, por nuk ma dhanë. Ishte e dhimbshme të kuptoja se nuk ishin në anën time”, deklaronte francezi.
Paul Pogba
Përfundimi
Në Torino, historia tregon se askush nuk është i paprekshëm. Nga legjendat tek të rinjtë premtues, klubi ka treguar se është i gatshëm të ndajë rrugët në çdo moment, shpesh pa shumë ceremoni.
Vendimet kanë ardhur nën drejtimin e trajnerëve të ndryshëm – Andrea Pirlo, Maurizoi Sarri, Max Allegri, Thiago Motta – dhe drejtuesve si Andre Paratici apo Cristiano Giuntoli. /Telegrafi/