Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 December 2025Main stream

Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit

23 December 2025 at 14:40


Galatasaray po mendon të paraqesë një ofertë për sulmuesin e AC Milanit, Santiago Gimenez, përpara afatit kalimtar të janarit, sipas raportimeve të fundit.

Sulmuesi i përfaqësueses së Meksikës pritet të mungojë deri në muajin shkurt, pasi iu nënshtrua së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës.

Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur spekulimin rreth një largimi të mundshëm nga “San Siro”.

AC Milan pritet të përforcojë repartin ofensiv me ardhjen e Niclas Fullkrug në formë huazimi nga West Ham United, çka mund të vërë në pikëpyetje rolin e Gimenez sapo ai të rikthehet nga dëmtimi.

Nga ana tjetër, Galatasaray është në kërkim të një zëvendësuesi për Mauro Icardin, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit aktual.

Klubi turk po vlerëson me kujdes gjendjen fizike të Gimenez për të përcaktuar nëse ai mund të shërbejë si një alternativë e besueshme në sulm, si mbështetje për Victor Osimhen. /Telegrafi/

Albion Rrahmani përfundon në listën e ngushtë të dëshirave të West Hamit për sulmuesin e ri

23 December 2025 at 14:27


Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Sparta Pragës, Albion Rrahmani është ndër emrat e përfolur, ndërsa West Ham United po shton kërkimin për një sulmues të ri në afatin kalimtar të janar.

Callum Wilson është aktualisht numri nëntë më i mirë në klub, por trajneri Nuno Espirito Santo nuk e ka nisur me sulmuesin anglez si titullar në asnjërën nga tre ndeshjet e fundit të “Çekanëve”.

West Ham po i jep përparësi një sulmuesi të ri në javët e ardhshme, pasi aktualisht duket se janë të destinuar të bien nga Liga Premier këtë sezon.

Is he the right choice? https://t.co/AD6CLdXlIH
— Hammers News (@HammersDotNews) December 23, 2025

Sipas mediumit të afërt me klubin londinez thewesthamway.com, West Hami po kërkon ta sjell Rrahmanin në ‘London Stadium’ këtë dimër.

Lojtari i Kombëtares së Kosovës ka shënuar 12 gola në 32 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe është vënë në radarin e trajnerit Espirito Santo.

25-vjeçari aktualisht po luan te Sparta Praga, duke iu bashkuar atyre verën e kaluar nga Rapid Bukureshti.

Është pohuar se West Ham e admiron Rrahmanin, por ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje për ta blerë atë. /Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim sulmuesin gjerman

21 December 2025 at 10:14


AC Milan dhe West Ham United janë shumë afër finalizimit të një marrëveshjeje për sulmuesin Niclas Fullkrug, me negociatat që aktualisht ndodhen në një fazë të avancuar, sipas Florian Plettenberg.

Milani ka bërë një ofertë me shkrim për një huazim gjashtëmujor, i cili përfshin një opsion blerjeje.

Në kuadër të këtij propozimi, klubi italian do të mbulojë pagën e plotë të Fullkrug deri në fund të sezonit, pa asnjë tarifë huazimi.

Një marrëveshje e plotë mund të arrihet së shpejti, dhe sulmuesi tashmë është gati të kryejë vizitat mjekësore.

Bisedimet midis dy klubeve kanë vazhduar prej javësh, dhe të dyja palët mbeten optimiste për arritjen e një marrëveshjeje.

Milani ka insistuar vazhdimisht për një opsion blerjeje, ndërsa West Ham fillimisht preferonte një detyrim për ta blerë lojtarin, por të dyja palët duket se po afrohen drejt një kompromisi./Telegrafi/

Ish-lojtari i West Ham mburrej në Instagram për shitjen e drogës - tani ai u dënua me 3 vjet burg

8 December 2025 at 22:08


Ish-futbollisti Thierry Never, ka përfunduar në burg pasi u kap duke u mburrur hapur në rrjetet sociale për trafik droge përmes videove me stil repi, raportoi e përditshmja britanike The Sun.

Nevers, i rritur në akademinë e West Ham dhe me periudha te Newport County, Bradford City dhe Sheriff Tiraspol, iu bashkua Varaždinit në verën e vitit 2024.

Megjithatë, aventura e tij në Kroaci zgjati pak: ai luajti vetëm dy ndeshje në HNL, me gjithsej 66 minuta lojë, dhe nuk ishte më pjesë e ekipit në këtë sezon.

Klubi e ndërpreu kontratën në mënyrë të njëanshme sezonin e kaluar, pasi futbollisti nuk ishte paraqitur dhe nuk kishte përmbushur detyrimet profesionale.

Nevers është dënuar nga një gjykatë britanike me tre vjet burg për trafikim të drogave të Klasit A — substanca shumë të rrezikshme dhe të kontrolluara si heroina, kokaina, LSD dhe MDMA.

Sipas gjykatës, ai udhëtonte rregullisht nga Dorrington drejt zonës së Reading, ku shpërndante drogën. Hetimet zbuluan gjithashtu se ai publikonte video në Instagram ku mburrej hapur për aktivitetin e tij kriminal.

Bashkëpunëtori i Nevers, Allan Barrass (50), u dënua me dhjetë vjet burg. Ai u shpall fajtor për të njëjtat akuza, si dhe për posedim të një arme gjahu. Policia gjeti sasi të konsiderueshme droge në banesën e tij, ndërsa kontrolli i telefonit celular zbuloi komunikim të rregullt dhe prova të qarta të bashkëpunimit mes Barrass dhe Nevers. /Telegrafi/

Portieri legjendar i Ligës Premier vuan nga kanceri agresiv, kontrolli rutinë zbulon një sëmundje të rëndë

5 December 2025 at 08:45


Portieri i famshëm, Shaka Hislop i zbuloi të enjten publikut britanik se po lufton me një sëmundje të rëndë, pasi është diagnostikuar me kancer agresiv të prostatës.

Siç ikona e Ligës Premier i shpjegoi mediumit Daily Mail, gjithçka filloi një vit e gjysmë më parë, kur iu diagnostikua kanceri gjatë një ekzaminimi rutinë.

"Kam një histori për të treguar. Rreth 18 muaj më parë shkova për kontrollin tim vjetor dhe këmbëngula për një test PSA, siç bëj gjithmonë. Këtë herë, megjithatë, PSA ime ishte e lartë. Një MRI dhe biopsi treguan shpejt se kisha kancer mjaft agresiv të prostatës”, zbuloi fillimisht Hislop.

“Një vit më parë, pothuajse deri më sot - më 4 dhjetor për të qenë i saktë - bëra një prostatektomi radikale. Dhe mendova se kjo ishte e gjitha", shtoi Hislop në një rrëfim zemërthyer, duke zbuluar se shpejt pësoi një goditje tjetër.

Shaka Hislop reveals he has aggressive cancer as he urges people to get tested https://t.co/GGyMpcfjwB
— talkSPORT (@talkSPORT) December 4, 2025

Gjegjësisht, situata u bë edhe më e ndërlikuar pas disa muajsh, kur kanceri u përhap në organe të tjera.

"Gjashtë muaj më vonë, PSA im filloi të rritej përsëri dhe një skanim tjetër tregoi se kanceri i prostatës ishte përhapur në kockën time të legenit. Menjëherë pas kësaj, fillova terapinë me ilaçe dhe vetëm këtë mëngjes përfundova shtatë javë e gjysmë radioterapie. Udhëtimi vazhdon", e përshkroi Hislop vështirësinë e tij.

Ky portier i famshëm, i cili mbahet mend mirë nga tifozët disi më të vjetër të futbollit anglez, u dërgoi një mesazh të gjithë burrave, duke i nxitur ata të kontrollojnë rregullisht veten dhe të monitorojnë shëndetin e tyre.

"Mjekët rekomandojnë që të gjithë burrat mbi moshën 50 vjeç të kontrollojnë rregullisht PSA-në e tyre. Kanceri i prostatës është i shërueshëm nëse kapet mjaftueshëm herët. Ka trajtime. Testimi shpëton jetë", përfundoi Hislop.

Sending our best wishes to Shaka Hislop who is battling prostate cancer

Keep fighting and get well soon Shaka #NUFC pic.twitter.com/RhoGQjfku4
— Newcastle United Supporters’ Club (@NUSCuk) December 4, 2025

Hislop është një portier me origjinë nga Trinidad dhe Tobago, i cili ka lindur në Londër në vitin 1969, dhe në Ligën Premier ai mbrojti për Reading, Newcastle, West Ham dhe Portsmouth, dhe e përfundoi karrierën e tij me ekipin e Dallasit në ligën MLS.

Ai luajti 221 ndeshje në Ligën Premier, duke bërë 154 paraqitje për West Ham, Portsmouth dhe Newcastle, teksa luajti 26 herë për ekipin kombëtar të Trinidad dhe Tobagos dhe u ftua në përzgjedhjen e Anglisë, por kurrë nuk debutoi. /Telegrafi/

Paqueta përballet me akuza të reja për manipulim ndeshjesh pas kartonit të kuq 'absurd'

3 December 2025 at 13:45


Përjashtimi i Lucas Paqueta në humbjen 2-0 të West Ham ndaj Liverpoolit ka rikthyer valën e akuzave online, vetëm pak muaj pasi braziliani u shpall i pafajshëm nga Federata Angleze e Futbollit për akuzat e manipulimit të basteve.

Paqueta u ndëshkua me dy kartonë të verdhë radhazi në minutën e 83-të për protesta të tepruara ndaj arbitrit Darren England, pas një faulli të bërë ndaj Dominik Szoboszlai.

Ai sapo ishte kthyer në formacionin titullar, pasi kishte kryer një ndeshje pezullim për akumulim kartonësh.

Episodi ka ringjallur vëmendjen mbi mesfushorin, i cili për gati dy vite ishte nën hetim për dyshime se kishte provokuar qëllimisht ndëshkimet e tij në periudhën nëntor 2022 - gusht 2023.

Në fund, FA e liroi nga të katër akuzat, por në tetor e qortoi zyrtarisht për mosbashkëpunim gjatë procesit hetimor.

Pas ndeshjes së së dielës, Paqueta publikoi një deklaratë të fortë në X, ku e lidhi reagimin e tij në fushë me ngarkesën psikologjike të dy viteve të fundit.

It's ridiculous to have your life and career affected for two years without any psychological support from the federation. Perhaps this ridiculous behavior is just a reflection of everything I've had to endure and, it seems, have to continue enduring! I'm sorry if I'm not perfect https://t.co/0CdUYNkoSU
— Lucas Paquetá (@LucasPaqueta97) November 30, 2025

Duke shpërndarë videon e kartonit të kuq, ai shkroi:

“Është qesharake të kesh jetën dhe karrierën tëndë të ndikuar për dy vite pa asnjë mbështetje psikologjike nga federata. Ndoshta kjo sjellje e tepruar është thjesht pasqyrim i gjithçkaje që kam përjetuar dhe vazhdoj të përjetoj. Më vjen keq që nuk jam perfekt”.

Paqueta gjithashtu shtoi:

“E kuptoj që tani duhet të dukem si fajtori. Është e vështirë të jetosh me gjithçka që më është shkaktuar në jetën time dhe shëndetin tim mendor. Do të vazhdoj të përpiqem të mos më ndikojnë më tej. Kjo nuk justifikon përjashtimin tim dhe për këtë i kërkoj falje tifozëve dhe shokëve të ekipit”.

Ish-portieri i West Ham, Rob Green, e përshkroi shkarkimin në Sky Sports si "krejtësisht të papërgjegjshëm".

Trajneri Nuno Espirito Santo nuk pranoi të diskutonte përjashtimin menjëherë pas ndeshjes, duke thënë se do të "fliste më parë me lojtarin".

Spekulimet online u rritën përsëri pas kartonit të kuq, me përdoruesit që bënin paralele me rastin e mëparshëm.

Liverpooli e vulosi fitoren me golat e Alexander Isak dhe Cody Gakpo, i dyti i shënuar menjëherë pas përjashtimit të Paquetas duke e lënë West Hamin në vendin e 17-të në tabelën e Ligës Premier. /Telegrafi/

Liverpool rikthehet te fitorja dhe mposht West Hamin

30 November 2025 at 16:58


Liverpooli më në fund është kthyer të fitorja në Ligën Premier, për të mposhtur në udhëtim West Ham Unitedin.

“Reds” zhvilluan një paraqitje solide, ani pse fituan vetëm me rezultat 0-2.

Mysafirët e nisën fuqishëm nga fillimi për të rrezikuar me alexander Isak dhe Florian Wirtz, mirëpo Alphonse Areola me super pritje iu mohoi golat.

Pas një aksioni të shpejtë Cody Gakpo asistoi për mrekulli te Isak, i cili me një goditje të saktë e kaloi Liverpoolin në epërsi (60’). Për suedezin ishte goli i parë në fanellën e “Reds”.

Situata për vendasit u vështirësua kur Lucas Paqueta mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha, kësisoj u përjashtua nga loja.

Krejt në fund, Cody Gakpo e vulosi fitoren pas një asistimi të Joe Gomez (90+2’).

Liverpool tani ngjitët në pozitën e tetë me 21 pikë derisa West Ham zë pozitën e 17-të me 11 sosh./Telegrafi/

Greenwood lidhet me një rikthim tronditës, dy klube të Ligës Premier hyjnë në garë

28 October 2025 at 14:17


Mason Greenwood është lidhur me një rikthim në kampionatin anglez, Ligën Premier, pasi dy klube besohet se kanë hyrë në garë për nënshkrimin e tij nga Olympique Marseille.

Tottenham Hotspur po rrit interesin e tyre për Greenwood, ndërsa ringjallja e sulmuesit 24-vjeçar në Ligue 1 vazhdon të tërheqë vëmendjen në të gjithë Evropën.

Greenwood u bashkua me Marseille nga Manchester United në vitin 2024 për rreth 30 milionë euro, pasi polemikat jashtë fushës çuan në largimin e tij nga Old Trafford, por United mban një klauzolë shitjeje prej 50%.

Përveç Spurs, West Ham United e sheh Greenwoodin si një lojtar që mund të ndihmojë në shpëtimin e asaj që ka qenë një sezon i dëshpëruar deri më tani.

Greenwood ka lulëzuar në Francë, duke shënuar 21 gola në ligë sezonin e kaluar dhe tashmë tetë në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë katër në një ndeshje të vetme të tetorit kundër Le Havre.

Barcelona dhe Interi Hami janë ndër klubet tjera që konkurrojnë për anglezin dhe thuhet se Greenwood favorizon një transferim në një skuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Kur babë e bir luajnë për të njëjtin klub të madh evropian - 10 raste fantastike

21 October 2025 at 00:35


Për shumë futbollistë, është një ëndërr që fëmijët e tyre të ndjekin hapat e tyre dhe të luajnë për klube të njohura, duke vazhduar trashëgiminë në futboll.

Jo çdo fëmijë i një futbollisti të madh arrin të bëjë karrierë të shquar, por ka pasur shumë raste kur fëmijët e yjeve të futbollit kanë bërë ndikim në lojë.

Në këto raste, genet dhe talenti natyror kanë luajtur rol, duke mundësuar që djali i futbollistit të trashëgojë cilësitë e babait dhe të mbajë emrin e familjes të shkëlqejë në fushë.

Ja 10 nga çiftet më të njohura babë-djalë që kanë luajtur për të njëjtin klub, që konsiderohen si prej më të mëdhenjëve evropianë.

10. Zinedine Zidane dhe Enzo Zidane

Zinedine Zidane pati një karrierë të jashtëzakonshme, veçanërisht te Real Madrid, ku luajti një rol kyç në fitimin e Ligës së Kampionëve 2001/02.

Djali i tij, Enzo Zidane, debutoi te Real Madrid në sezonin 2015/16, por nuk arriti të bëjë karrierë të suksesshme dhe u tërhoq nga futbolli në 2023.

9. George Weah dhe Timothy Weah

George Weah është i vetmi afrikan që ka fituar Topin e Artë dhe ka luajtur për PSG, Marseille dhe AC Milan. Djali i tij, Timothy Weah, debutoi te PSG në sezonin 2017/18 dhe tani luan për Marseille, duke ndjekur hapat e babait. Dy klubet të njëjta për dyshen Weah.

8. Danny Blind dhe Daley Blind

Danny Blind ishte një nga mbrojtësit më të mirë të kohës së tij te Ajax. Djali i tij, Daley Blind, u rrit në akademinë e Ajax dhe ka luajtur për Manchester United, duke rikthyer më pas te Ajax dhe aktualisht te Girona.

7. Frank Lampard Sr dhe Frank Lampard

Frank Lampard është një nga mesfushorët më të mëdhenj të Ligës Premier, ndërsa babai i tij, Frank Lampard Sr, luajti mbi 600 ndeshje për West Ham United. Të dy kanë luajtur te West Ham, por Frank Jr pati sukses të madh te Chelsea.

6. Carles Busquets dhe Sergio Busquets

Carles Busquets luajti për Barcelona dhe ishte një nga të preferuarit e Johan Cruyff. Djali i tij, Sergio Busquets, e tejkaloi babain me suksese, duke fituar La Liga, Ligë të Kampionëve dhe Kupën e Botës me Spanjën.

5. Diego Simeone dhe Giuliano Simeone

Diego Simeone është i njohur për lidhjen e gjatë me Atletico Madrid si lojtar dhe trajner. Djali i tij, Giuliano Simeone, ka luajtur për Atletico që nga 2022, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e ekipit.

4. Lilian Thuram dhe Khephren Thuram

Lillian Thuram ishte një mbrojtës inteligjent dhe i fortë për Francën dhe klubet si Juventus dhe Barcelona. Djali i tij, Khephren, luan te Juventus dhe po përpiqet të vazhdojë trashëgiminë e familjes në futboll.

3. Alf-Inge Haaland dhe Erling Haaland

Alf-Inge Haaland luajti për Leeds United dhe Man City, ndërsa djali i tij, Erling Haaland, u bë një fenomen te Manchester City, duke fituar dy tituj Ligës Premier dhe Ligën e Kampionve dhe duke 96 gola në 105 ndeshje Ligën Premier deri tani.

2. Johan Cruyff dhe Jordi Cruyff

Johan Cruyff është legjendë holandeze dhe pionier i futbollit total. Djali i tij, Jordi, debutoi te Barcelona nën drejtimin e babait të tij dhe luajti për klubin, megjithëse nuk arriti të arrijë nivelin e pabesueshëm të Johan.

1. Cesare Maldini dhe Paolo Maldini

Cesare Maldini ishte një mbrojtës i madh për AC Milan dhe fitues i Ligës së Kampionëve. Djali i tij, Paolo Maldini, pati një karrierë legjendare 25-vjeçare te AC Milan, duke fituar shtatë tituj Serie A dhe pesë Liga të Kampionëve.

Trashëgimia e familjes Maldini vazhdoi me Daniel Maldini, i cili aktualisht luan për Atalanta. /Telegrafi/

Hapësirat e pakta, tre klube duan huazimin e Endrick në janar

8 October 2025 at 13:17


Sulmuesi brazilian Endrick, i cili deri më tani ka gjetur pak hapësira te Real Madrid, mund të largohet gjatë afatit kalimtar të dimrit, me tre klube evropiane që tashmë kanë shfaqur interes për huazimin e tij.

Trajneri i madrilenëve, Xabi Alonso, ka shpjeguar mungesën e minutave për talentin 19-vjeçar:

“Ai po stërvitet shumë mirë pas dëmtimit dhe është vetëm çështje gjetja e momentit të duhur në një ndeshje që ai të jetë në gjendje të dalë në fushë. Ai ka instinkt shënimi goli dhe një gjuajtje të fuqishme. Konkurrenca është e fortë, por koha e tij do të vijë", tha Alonso.

Që nga rikuperimi i dëmtimit, Endrick ka luajtur vetëm pesë ndeshje (katër në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve), të gjitha nga stoli, dhe nuk ka arritur të shënojë minuta të vazhdueshme. Për një lojtar të moshës së tij, kohë loje dhe përvojë janë thelbësore, ndaj një huazimi në janar duket gjithnjë e më i mundshëm.

Sipas Sport, tre klube kanë shprehur gatishmërinë për të marrë Endrick: West Ham, Valencia dhe Real Sociedad.

Të tre klubet, që aktualisht nuk po kalojnë sezonin më të mirë, do të ishin të kënaqur të përfitonin nga talenti i brazilianit, i cili deri më tani ka regjistruar 7 gola dhe 1 asist në 37 ndeshje zyrtare me Los Blancos.

Shumë shpejt do të shihet nëse Endrick do të qëndrojë duke luftuar për minutat te Real Madrid apo do të nisë një aventurë huazimi për të fituar përvojë dhe konsistencë. /Telegrafi/

Arsenali shënon fitore komode ndaj West Hamit

4 October 2025 at 17:58


Arsenali ka triumfuar në derbin e rivalëve londinez ndaj West Ham Unitedit, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën Premier.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 2-0, sfidë që e dominuan në përgjithësi.

Arsenali e nisi në mënyrë fantastike, ku krijoi disa raste shënimi me Bukayo Sakan, i cili edhe gjeti rrugën drejtë rrjetës, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Declan Rice që me një goditje të fuqishme e zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Eberechi Ezes (38’).

“Topçinjtë” ishin shumë herë më të mirë edhe në pjesën e dytë, ku vazhduan të krijojnë aksione të shumta. Saka e vulosi çështjen e fituesit duke shënuar nga pika e bardhë (67’).

Vlen të ceket se West Hami në këtë përballje nuk kishte as edhe një goditje në portë.

Kësisoj, Arsenali merr primatin përkohësisht në Ligën Premier me 16 pikë derisa West Hami renditet në pozitën e parafundit me katër sosh./Telegrafi/

Frank Lampard afër rikthimit në Ligën Premier, kandidat për ta marrë drejtimin e skuadrës londineze

18 September 2025 at 16:35


Trajneri Frank Lampard është një ndër kandidatët për ta zëvendësuar Graham Potter te West Ham United.

“Çekanët” po e konsiderojnë ndryshimin e trajnerit pas paraqitjeve zhgënjyese në fillimin e këtij sezoni në Ligën Premier.

Sipas “Football Insider”, klubi londinez ka interesim serioz për Lampard, që e shohin si pasuesi adekuat i Potter.

Aktualisht, Lampard është në krye të Coventry, klub që garon në Championship. Sezonin e kaluar, skuadra kishte një progres të madh, duke lëvizur nga gara për mbijetesë në pozitën e pestë në tabelë.

Frank Lampard

Tekniku anglez është i lumtur me përmirësimin që ka bërë skuadra gjatë kësaj periudhe, megjithatë mundësia për t’u rikthyer në Ligën Premier lehtësisht t’ia ndryshojë mendjen.

Potter në anën tjetër mbetet nën presion të vazhdueshëm pavarësisht që mori drejtimin e West Hamit që nga janari i vitit 2025.

Kujtojmë, Lampard e njeh mirë West Hamin shkaku i periudhës që kaloi te “Çekanët” si lojtar, ku zhvilloi 187 paraqitje./Telegrafi/

E larguan në korrik, por e rikthyen në shtator - Fabianski dhe West Ham nuk arrijnë të ndahen

10 September 2025 at 23:39


Vetëm disa muaj pasi i kishte thënë lamtumirë West Ham United, portieri polak Lukasz Fabianski është rikthyer në “London Stadium”. Në moshën 40-vjeçare, ai ka nënshkruar një kontratë deri në fund të këtij sezoni me klubin londinez, duke sjellë sërish përvojën dhe autoritetin e tij në dhomën e zhveshjes.

Pas shtatë viteve të suksesshme me West Ham, Fabianski u largua në fund të sezonit të kaluar duke lënë të hapur mundësinë për të vazhduar karrierën në Poloni si lojtar i lirë. Por, ftesa e papritur nga ish-klubi i tij bëri që ai të kthehej aty ku la gjurmë të thella.

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer, sepse ky klub do të thotë shumë për mua. Jam këtu për të mbështetur ekipin dhe për të ruajtur standardet e larta. Kam shumë përvojë dhe besoj se kjo mund të jetë e dobishme. Do të vazhdoj të punoj si gjithmonë, në një nivel të mirë, edhe pse e kuptoj se roli im është i ndryshëm këtë herë”, u shpreh Fabianski për faqen zyrtare të klubit.

Welcome back, Fab ✍️@CorpayFXpic.twitter.com/c7X0fRlypT
— West Ham United (@WestHam) September 10, 2025


Gjatë karrierës së tij me West Ham, portieri polak regjistroi 216 paraqitje. Ai ka mbrojtur gjithashtu për Lech Poznan, Legia Varshava, Arsenal dhe Swansea City, ndërsa në arenën ndërkombëtare numëron 57 ndeshje me Poloninë.

Trajneri i ri i West Hamit, Graham Potter, vlerësoi rikthimin e Fabianskit duke thënë se mbetet portier i nivelit të lartë.

“Lukasz mbetet një portier i nivelit të lartë dhe një profesionist i përsosur. Është zgjedhja ideale për rolin që duhej të mbushnim. Ai e njeh klubin jashtëzakonisht mirë, është i vlerësuar dhe shumë popullor me të gjithë këtu. Personaliteti dhe karakteri i tij do të jenë një shembull i shkëlqyer, veçanërisht për lojtarët e rinj”, deklaroi ai.

Back together 🫂 pic.twitter.com/yOtj8lCaIq
— West Ham United (@WestHam) September 10, 2025


Aktualisht, pas tre javëve të para në Ligën Premier, West Ham ndodhet në vendin e 16-të me 3 pikë dhe një golavarazh negativ 4-8, ndërsa rikthimi i Fabianskit shihet si një shtysë e rëndësishme për stabilitetin e ekipit. /Telegrafi/

Futbollistët e Ligës Premier ‘po kurdisin ndeshje’: Pretendimi tronditës i ish-shefit të njësisë policore pas bastisjes në kazino

27 August 2025 at 16:26

Një ish-drejtues i njësisë ndërkombëtare për hetimin e krimit në sport ka deklaruar se disa lojtarë të Ligës Premier kanë qenë të përfshirë në kurdisjen e ndeshjeve.

Fredrik Gardare, i cili udhëhoqi për vite me radhë një njësi policore suedeze kundër krimit të organizuar në sport, tha se gjatë një bastisjeje në një kazino të paligjshme në vitin 2021 u sekuestrua një telefon me prova të qarta për trukime ndeshjesh.

Sipas tij, në aplikacionin Telegram gjendeshin biseda ku lojtarë profesionistë bashkëpunonin me një kriminel për të manipuluar duele në ligat evropiane, përfshirë edhe ndeshje ndërkombëtare në Ligën e Kombeve.

Gardare theksoi se mes të implikuarve kishte më shumë se një lojtar të Ligës Premier. Ata dyshohet se kishin ndikuar në situata specifike të lojës, si kartonët e verdhë, goditjet nga këndi dhe episode të tjera të ndeshjeve, për t’i shfrytëzuar në baste.

Megjithatë, pavarësisht provave, policia e Stokholmit dhe autoritetet kombëtare suedeze vendosën të mos e çonin më tej hetimin. Gardare e cilësoi këtë vendim “zhgënjyes dhe të pashpjegueshëm”, duke theksuar se telefoni me provat ende ndodhet në duart e policisë.

“Ishte një prioritet shumë i lartë për mua, e gjithë njësia ime u angazhua në këtë hetim. Ne ia dhamë informacionin edhe federatës suedeze të futbollit, duke i paralajmëruar se ishte një çështje serioze. Shpresoj që ata ta kenë ndarë edhe me FA-në”, u shpreh ai për Daily Mail Sport.

FA, nga ana tjetër, thuhet se nuk ka marrë ende informacion të drejtpërdrejtë nga autoritetet suedeze, por është e interesuar t’i shqyrtojë gjetjet.

Ky zbulim tronditës ngre pikëpyetje serioze për përhapjen e manipulimit të ndeshjeve në futbollin evropian dhe nëse autoritetet ndërkombëtare janë duke bërë mjaftueshëm për ta ndalur këtë fenomen. /Telegrafi/

The post Futbollistët e Ligës Premier ‘po kurdisin ndeshje’: Pretendimi tronditës i ish-shefit të njësisë policore pas bastisjes në kazino appeared first on Telegrafi.

Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier 2025/26 pas ndeshjes së parë të sezonit, shumë befasi në renditje

22 August 2025 at 13:49

Një superkompjuter i publikuar nga mediumi The Sun ka përpunuar shifrat pas ndeshjeve të xhiros hapëse të Ligës Premier dhe ka prodhuar një parashikim të plotë të tabelës për sezonin 2025/26.

Në parashikimin e fundit të bërë nga superkompjuteri, parashikohet një pikëllim për Arsenalin, i cili pritet të përfundojë me pikë të barabarta (86 pikë) me Manchester Cityn, por humbet titullin për shkak të diferencës së golave.

Liverpooli pritet të renditet i treti me 80 pikë, gjashtë pikë pas liderëve, ndërsa Aston Villa pritet të sigurojë vendin e fundit që i dërgon në Ligën e Kampionëve, duke zënë një vend para Newcastle United.

Chelsea parashikohet të sigurojë vendin e gjashtë dhe një kualifikim në Ligën e Evropës, me Manchester United që gëzon një kërcim të madh duke arritur në vendin e shtatë pas vendit të 15-të vitin e kaluar.

Parashikimi sipas superkompjuterit të The Sun

Crystal Palace, Nottingham Forest dhe Brighton gjithashtu pritet të përfundojnë në pjesën e parë të tabelës, megjithëse diferenca e golave ​​është shumë e vogël.

Nga ana tjetër, Tottenham Hotspur pritet të përfundojë në vendin e 11-të, ndërsa Everton dhe Bournemouth do të jenë pas tyre në pozitën 12-të dhe 13-të.

Pozitat 14-të, 15-të dhe 16-të janë parashikuar të arrihen nga Brentford, Leeds United dhe Fulham.

Sunderland parashikohet të mbijetojë me diferencë shumë të vogël golash, duke i dërguar Wolveraporton Wanderers në Championship së bashku me Burnley dhe West Ham United. /Telegrafi/

The post Superkompjuteri parashikon tabelën përfundimtare të Ligës Premier 2025/26 pas ndeshjes së parë të sezonit, shumë befasi në renditje appeared first on Telegrafi.

Klubet e Ligës Premier monitorojnë yllin e Barcelonës

19 August 2025 at 14:38

Mesfushori i Barcelonës, Marc Casado, është shfaqur si objektiv i disa klubeve të Ligës Premier, përfshirë West Ham United dhe Wolverhampton Wanderers.

Sipas gazetari Matteo Moretto, dy klubet po e monitorojnë nga afër situatën e tij, me një ofertë të mundshme prej 30 milionë eurosh që pritet para mbylljes së afatit kalimtar.

Pavarësisht interesit në rritje, Casado mbetet i përkushtuar ndaj Barcelonës. 21-vjeçari vazhdon të stërvitet me ekipin e parë nën drejtimin e Hansi Flick dhe nuk ka treguar asnjë dëshirë për t’u larguar nga klubi.

Burime pranë lojtarit thonë se ai e ka përparësi zhvillimin e tij te Barcelona dhe është i përqendruar në vendosjen e tij në skuadrën e parë.

Barcelona thuhet se është e hapur për të shqyrtuar oferta në rangun e 30 milionë eurove, megjithëse çdo lëvizje e mundshme do të varet nga gatishmëria e Casados për t’u larguar dhe vlerësimi i klubit për propozimin.

Me konkurrencën për pozicionet në mesfushë dhe rikthimin e lojtarëve të tjerë nga lëndimet, klubi mund të vlerësojë nëse shitja e Casados përputhet me planet e tyre financiare dhe të skuadrës. /Telegrafi/

The post Klubet e Ligës Premier monitorojnë yllin e Barcelonës appeared first on Telegrafi.

Man City i gatshëm ta sakrifikojë Grealish për transferimin e yllit brazilian

7 August 2025 at 19:22

Raportohet se Manchester City është gati të përdorë Jack Grealish si pjesë të një marrëveshjeje shkëmbimi për një yll të Ligës Premier. 

Pas një sezoni zhgënjyes 2024/2025, City ka punuar intensivisht për të përmirësuar skuadrën e Pep Guardiolës. 

Gjatë kësaj vere, City ka nënshkruar tashmë me lojtarë si Tijjani Reijnders, Rayan Ait-Nouri, Rayan Cherki, James Trafford, Sverre Nypan dhe Marcus Bettinelli. 

Ndërkohë, lojtarë si Kevin De Bruyne, Kyle Walker, Yan Couto dhe Maximo Perrone janë larguar nga ‘Etihad’. 

Teksa jemi afër fillimit të sezonit të ri, ylli i Cityt, Grealish, vazhdon të lidhet me një largim nga klubi. 

Së fundmi, 29-vjeçari është përfolur për një huazim te Everton, të cilët po tentojnë të arrijnë një marrëveshje me City. 

Tani raportohet se City mund ta përdorë Grealish si pjesë të një shkëmbimi në përpjekje për të transferuar yllin e West Ham, Lucas Paqueta. 

Sipas Sport Witness, gazetari brazilian Jorge Nicola deklaroi se City është i vendosur të nënshkruajë me mesfushorin e West Ham. 

Është sugjeruar se po diskutohet për një formulë të re për të arritur marrëveshjen, në vend që të paguhet çmimi i plotë prej 50 milionë eurosh që kërkon West Ham. 

Nicola tha se City mund të ofrojë një shumë më të ulët së bashku me Grealish për të bindur West Hamin të pranojë. 

27-vjeçari u lidh për herë të parë me një transferim te City në verën e vitit 2023, megjithatë, kjo lëvizje dështoi për shkak të hetimeve ndaj brazilianit për shkelje të supozuara të rregullave të basteve./Telegrafi/

The post Man City i gatshëm ta sakrifikojë Grealish për transferimin e yllit brazilian appeared first on Telegrafi.

Yann Bisseck kërkohet nga skuadrat angleze, Interi i vendos çmimin e largimit

31 July 2025 at 15:59

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë interes në tregun e transferimeve. Mbrojtësi gjerman 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Crystal Palace, fituesit e fundit të Kupës FA, kanë shprehur gatishmërinë për t’i ofruar Interit 32 milionë euro për Bisseck.

Interi e bleu qendërmbrojtësin në vitin 2023 nga Aarhus për vetëm 7 milionë euro dhe tani sheh mundësinë e një fitimi të madh kapitali, edhe pse lojtari ka kontratë deri në vitin 2029.

Bisseck zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Interin, me 46 paraqitje në të gjitha garat. Ai u dallua për shkathtësinë në mbrojtje, forcën fizike dhe aftësitë e tij ajrore, duke debutuar së fundmi edhe me Gjermaninë në Ligën e Kombeve.

Crystal Palace nuk është i vetmi klub anglez i interesuar. Aston Villa e Unai Emery po kërkon gjithashtu të përforcojë mbrojtjen dhe e ka përfshirë Bisseck në listën e objektivave.

Interi vlerëson lojtarin rreth 35 milionë euro dhe vetëm një ofertë e afërt me këtë shumë mund të hapë derën për negociata. Në garë janë edhe West Ham dhe Tottenham, të cilëve iu bashkohet Palace me ofertën prej 32 milionë eurosh.

E ardhmja e Bisseck do të vendoset në javët e ardhshme dhe te Interi nuk përjashtohet mundësia që ai të shitet për të bërë një fitim të madh financiar. /Telegrafi/

The post Yann Bisseck kërkohet nga skuadrat angleze, Interi i vendos çmimin e largimit appeared first on Telegrafi.

Paqueta pranë fitores së madhe pasi hupi transferimin te Man City dhe vendin te Kombëtarja e Brazilit – shkaku i akuzave për baste

27 July 2025 at 19:20

Mesfushori i West Ham United, Lucas Paqueta, është pranë një lehtësimi të madh. Sipas raportimeve nga The Times, një panel rregullator i pavarur pritet ta shpallë të pafajshëm brazilianin në lidhje me akuzat për kurdisje të ndëshkimeve me kartonë të verdhë – çështje që e kishte vënë në rrezik serioz karrierën e tij.

27-vjeçari akuzohej nga Shoqata e Futbollit (FA) për marrjen e qëllimshme të kartonëve të verdhë në katër ndeshje specifike gjatë sezonit 2022/23 dhe 2023/24: ndaj Leicester City, Aston Villa, Leeds United dhe Bournemouth.

Sipas FA-së, këto ndëshkime ishin të qëllimshme për të përfituar financiarisht përmes basteve të vendosura nga palë të treta.

Paqueta i ka mohuar kategorikisht akuzat që nga dita e parë, duke theksuar se stili i tij agresiv i lojës e bën atë të prirur për kartonë të verdhë dhe se nuk ka pasur kurrë qëllim për të ndikuar në ndonjë bast. Ai ka bashkëpunuar plotësisht me hetimin, duke dorëzuar të dhëna të plota telefonike, deklarata bankare dhe pajisje personale.

Nëse vendimi i panelit është në favor të tij, FA mund të detyrohet të mbulojë edhe shpenzimet ligjore, që raportohet të kenë arritur deri në 1.18 milionë euro. Një vendim zyrtar pritet brenda javës së ardhshme.

Akuzat ndaj Paquetas kishin pasoja të mëdha edhe jashtë fushës. Verën e kaluar, një transferim i bujshëm prej 95 milionë eurosh te Manchester City dështoi pikërisht për shkak të këtij hetimi.

Gjithashtu, lojtari u tërhoq nga Kombëtarja e Brazilit për t’u fokusuar në mbrojtjen e tij ligjore. Nëse lirohet nga të gjitha akuzat, kjo do të përfaqësonte një rikthim të rëndësishëm për karrierën e tij, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë personal. /Telegrafi/ 

The post Paqueta pranë fitores së madhe pasi hupi transferimin te Man City dhe vendin te Kombëtarja e Brazilit – shkaku i akuzave për baste appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Kudus prezantohet nga Tottenhami

10 July 2025 at 23:00

Tottenham Hotspur ka konfirmuar transferimin e sulmuesit ganez, Mohammed Kudus, nga rivali i Ligës Premier, West Ham United.

Kudus i bashkohet Spurs për një shumë të raportuar prej 60 milionë eurosh, duke u bërë përforcimi i pestë i klubit gjatë kësaj vere.

Më herët, Tottenham ka siguruar shërbimet e Mathys Tel, Kevin Danso, Luka Vuskovic dhe Kota Takai – në kuadër të projektit të ri nën drejtimin e trajnerit Thomas Frank.

He only wanted Spurs.

Welcome to North London, Mohammed Kudus.

🔊 @stonebwoy 🇬🇭 pic.twitter.com/zllwRvuZeL

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) July 10, 2025

Ganezi 23-vjeçar iu bashkua West Hamit në vitin 2023 nga Ajax, duke realizuar 13 gola në 65 paraqitje në të gjitha garat për “Çekanët”.

Kudus e nisi karrierën profesionale me klubin danez Nordsjaelland, pasi më parë ishte formuar në akademinë e njohur “Right to Dream” në Ganë.

Tottenhami pritet të zhvillojë ndeshjet parasezonale më vonë gjatë këtij muaji, duke filluar me përballjen ndaj Readingut më 19 korrik. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Kudus prezantohet nga Tottenhami appeared first on Telegrafi.

❌
❌