Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Sparta Pragës, Albion Rrahmani është ndër emrat e përfolur, ndërsa West Ham United po shton kërkimin për një sulmues të ri në afatin kalimtar të janar.
Callum Wilson është aktualisht numri nëntë më i mirë në klub, por trajneri Nuno Espirito Santo nuk e ka nisur me sulmuesin anglez si titullar në asnjërën nga tre ndeshjet e fundit të “Çekanëve”.
West Ham po i jep përparësi një sulmuesi të ri në javët e ardhshme, pasi aktualisht duket se janë të destinuar të bien nga Liga Premier këtë sezon.
Qendërsulmuesi Albion Rrahmani e ka rifituar besimin plotësisht te Sparta Praga, ndërsa shënoi për të tretën ndeshje radhazi. Këtë herë në fitoren ndaj klubit rumun Universitatea Craiova.
Pasi mori një pasim të bukur, Rrahmani me një finalizim fantastik ia tundi rrjetën Craiovas, me Spartën që në fund arkëtoi pikët e plota me rezultat 1-2 (VIDEO).
Pas ndeshjes, ylli i Kosovës u shpreh i lumtur me golin e shënuar sidomos pasi ishte në Rumani, aty ku kaloi dy sezone fantastike te Rapid Bukureshti.
“Është mirë të shënosh sërish në Rumani. Jam i lumtur për tre pikët. Ishte ndeshje e vështirë, Craiova luajti futboll të mirë dhe luftoi shumë. Ishte lojë e mirë”.
Albion Rrahmani
“Ndjeja se do të shënoja. Do të doja të luaja më shumë, por trajneri ndoshta ka menduar se do të luaja prapa pas tre ditëve. Shpresoj ta ndihmoj skuadrën edhe të dielën gjithashtu. Është ndjenjë e veçantë të luash në Evropë, kemi edhe një ndeshje dhe duhet të japim 100 për qind”.
Rrahmani ndër të tjera mori edhe një fanellë të re të ish klubit Rapid Bukuresht si dhuratë, për të cilën deklaroi: “Është e re dhe më pëlqen. Ndoshta në të ardhmen do ta vesh sërish, do të doja”.
“Kur isha te Rapidi dhashë më të mirën, por kush e di se çfarë e ardhmja mban? Shpresoj që të fitojnë diçka këtë sezon dhe shumë suksese”, nënvizoi ai.
Sparta Praga përndryshe zë pozitën e gjashtë me 10 pikë, tre më pak se lideri Strasbourg./Telegrafi/
Sparta Praga ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj ekipit rumun Universitatea Craiova në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Një ndër më meritorët pse gjiganti çek mori pikët e plotë në këtë sfidë, ishte sulmuesi kosovar Albion Rrahmani.
Pas kritikave të shumta që kishte marrë shkaku i mungesës së golave, Rrahmani me golin e sotëm tani ka tre gola në tri ndeshjet e fundit, duke konfirmuar ringritjen në formë.
Për shkak të golit dhe paraqitjes së tij, Rrahmani u dallua si një ndër lojtarët më të mirë në fushë duke marrë notën 7.7 nga Sofascore.
Rrahmani fitoi gjithsej tri duele në këtë ndeshje, gjashtë pasime të sakta si dhe një driblim të kompletuar.
Ndeshjen e radhës Sparta Praga do ta luajë ndaj Liberec në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit çek, ku Rrahmani do të ketë mundësinë të shtojë numrin e golave./Telegrafi/
Sulmuesi Albion Rrahmani është i lumtur që e ka rifituar besimin dhe po bën paraqitje të mira për Sparta Pragën.
Rrahmani kaloi një periudhë jo të mirë pasi në dy muajt e fundit dështoi të shënojë gol, megjithatë e tërë situata ndryshoi në dy ndeshjet e fundit – ku falë golave të tij, Sparta avancoi në Kupën e Çekisë si dhe i fitoi pikët e plota në elitë.
Në konferencë për shtyp para përballjes me klubin rumun Craicova për Ligën e Konferencës, Rrahmani pranoi se kaloi një periudhë jo të mirë por tani është fokusuar.
“Sigurisht është e rëndësishme për një futbollist të ketë besim. Mendoj se e kam fituar prapë besimin. Shpresoj se po bëj gjërat mirë dhe të vazhdoj kështu”.
“Ishte pak vështirë, por më duhet të luftoj dhe do të provoj të bëj më të mirën në secilën lojë”.
Rrahmani kujtoi se kur ishte pjesë e Rapid Bukureshtit debutoi ndaj Craicovas, por këtë herë shpreson të gjejë rrugën drejtë rrjetës meqenëse ende nuk ka shënuar gol.
“Sigurisht është gjithnjë mirë. Kam kaluar kohë të mirë këtu. Kur erdha në këtë stadium, e kujtova debutimin. Ishte lojë e bukur dhe shpresoj të ndodhë e njëjta”.
“Craicova është skuadër shumë e mirë. Po luajnë mirë në ligë, por edhe në Ligën e Konferencës. Sidomos në shtëpi, në qytetin e tyre janë të fortë. Besoj se do të jemi 100 për qind gati për të fituar. Do të luajmë fortë dhe t’i fitojmë tre pikë”.
Në fund, ylli i Kosovës përgëzoi Rapid Bukureshtin në garën për titull, si dhe shtoi se shpreson që ta mbyllin sezonin me trofe.
“I shikoj thuajse të gjitha ndeshjet. Po luajnë shumë mirë, janë në rrugën e duhur. Shpresoj që fitojnë trofe këtë sezon”./Telegrafi/
Qendërsulmuesi Albion Rrahmani sërish ka qenë vendimtari në suksesin e Sparta Pragës. Kosovari shënoi në fitoren ndaj Sigma Olomouc.
Sparta Praga ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Sigma, me rezultat minimal 0-1.
Ishte Albion Rrahmani që e bëri dallimin, për të shënuar golin e dytë radhazi për Spartën – këtë herë në fundin e takimit pas asistimit të Mercados (88’).
⏱️ 89. MINUTA
GÓÓÓL! Mercadův centr z levé strany si našel Albion Rrahmani, který z první poslal balon k zadní tyči! 🎯
Rrahmani kishte vetëm një goditje në portë, atë të golit për 90 minuta lojë, ndërsa u vlerësua me notën 7.6 nga “SofaScore”, kësisoj edhe mori epitetin e “Lojtarit të Ndeshjes”.
Për Rrahmanin ky ishte goli i shtatë në kampionatin çek, vetëm dy më pak se top golashënuesi Vasulin.
Ky gol gjithashtu do ta qetësojë edhe më shumë Rrahmanin, i cili kishte filluar të kritikohet në Çeki për paraqitje të zbehta. Në dy ndeshjet e fundit, ai ishte më meritori për fitoret e Spartas./Telegrafi/
Sparta Praha ka arritur që të kualifikohet në raundin e ardhshëm të Kupës së Çekisë, pas triumfit me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Artis.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi duke realizuar për rezultatin 1-0 në minutën e 27-të përmes John Mercados.
Teksa po i afroheshim fundit të pjesës së parë, vendasit ia dolën që të barazojnë gjithçka me anë të Quadri Adebayo Adediran që realizoi për 1-1.
Me rezultat të barabarët 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë kur dukej se nuk do të mjaftonin 90 minuta për t’u përcaktuar fituesi, në skenë doli Albion Rrahmani i cili realizoi golin që kualifikoi tutje Sparta Prahën.
Sulmuesi kosovar u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 89-të për të realizuar për rezultatin përfundimtar 2-1.
Ky gol ishte tejet i nevojshëm për Rrahmanin i cili kishte një kohë të gjatë pa shënuar gol, ndërsa tani shpresojmë se ai do t’i rikthehet normalitetit./Telegrafi/
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, po përjeton një fazë të ndërlikuar në karrierën e tij pas transferimit të bujshëm nga Rapid Bukureshti te Sparta Praga.
Kalimi i tij prej 5 milionë eurosh, së bashku me 15% të kartonit për shitjen e ardhshme, e bëri lojtarin 25-vjeçar blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit rumun, por pritjet e larta nuk po përkthehen në paraqitje të mira në kampionatin çek.
Performanca e Rrahmanit ka rënë dukshëm në javët e fundit, gjë që është vënë në pah edhe nga media çeke “Ruik”, e cila thekson se ai nuk ka arritur të shënojë apo të asistojë në tetë ndeshjet e fundit. Madje artikulli i tyre mban titullin kritik:
“Sparta nuk ka sulmues! Kuchta dhe Rrahmani jashtë forme, ndërsa transferimi i Millas ishte gabim”.
Sipas “Ruik”, Rrahmani ka humbur shkëlqimin dhe energjinë që tregoi në fillim të sezonit:
Lojtari nga Kosova nisi furishëm aventurën e tij me gola vendimtare në Ligën e Konferencës dhe kampionat, por që prej derbit kundër Slavia Prague nuk ka arritur të gjejë më rrugën e rrjetës.
Mediumi vëren se ai nuk ka shënuar që nga 5 tetori, ndërsa në sfidën ndaj Varshavës është dukur krejtësisht i zbehtë – me vetëm 15 prekje të topit dhe asnjë driblim përgjatë 60 minutave në fushë.
Statistikat e përgjithshme tregojnë për kontrast të madh mes dy edicioneve të tij te Sparta:
Sezoni i parë: 34 ndeshje, 10 gola dhe 3 asistime
Sezoni aktual: 26 ndeshje, 9 gola dhe 2 asistime
Përkundër fillimit premtues, Rrahmani po përballet me një periudhë që kërkon rikthim të ritmit dhe vetëbesimit për të qenë sërish vendimtar për klubin e tij dhe Kosovën./Telegrafi/
Trajneri i Sparta Pragës Brian Priske thotë se sulmuesi Albion Rrahmani nuk ka gjendje të mirë shëndetësore që kur iu bashkua klubit pas pushimit ndërkombëtar.
Rrahmani shtoi frikë te Kosova kur u zëvendësua të enjten pas vetëm 24 minutave lojë në barazimin 0-0 ndaj Rakow në Ligën e Konferencës.
Priske në televizionin çek “Nova Sport” konfirmoi se Rrahmani nuk është në gjendje shëndetësore të mirë.
Albion Rrahmani
“Nuk e di saktësisht cili është problemi, por që nga java e kaluar aktualisht që prej pushimit ndërkombëtar ka pasur disa probleme me frymëmarrje. Nuk e di, por nuk ishte mirë në lojë”.
“Ka marrë infeksione javët e fundit, duke marrë antibiotikë. Ai u ndje se mund të luante, por fatkeqësisht që nga fillimi i lojës nuk ishte”, shtoi ai.
Kësisoj, aktualisht nuk ka detaje nëse Rrahmani do t’i bashkohet Kosovës për dy sfidat vendimtare të muajit nëntor.
Lista e përzgjedhësit Franco Foda do të bëhet publike pas disa orëve, andaj mbetet të shihet nëse ylli i Sparta Pragës do të ketë ndonjë vend në listë./Telegrafi/
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është detyruar të lërë fushën pas vetëm 24 minutash lojë në ndeshjen mes Sparta Pragës dhe Rakowit, e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Rrahmani e nisi ndeshjen si titullar, por pas një kontakti u detyrua të kërkojë zëvendësimin, duke ia lënë vendin Lukas Haraslín.
Klubi çek ka njoftuar se zëvendësimi ishte i detyruar, megjithëse shkalla e dëmtimit mbetet të konfirmohet në orët në vijim.
Ky zhvillim vjen në një moment delikat, vetëm një ditë para se Franco Foda të publikojë listën përfaqësuese për dy ndeshjet e nëntorit, ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Rrahmani pritej të ishte pjesë e listës si një nga pikat kyçe të sulmit të Kosovës, por tani mbetet për t’u parë nëse do të mund të rikuperohet në kohë. Në rast se dëmtimi rezulton më i rëndë, përzgjedhësi Foda do të duhet të kërkojë një zëvendësim emergjent.
Kosova do të zhvillojë dy sfida vendimtare për fatin e saj në kualifikimet e Kupës së Botës 2026 – fillimisht ndaj Sllovenisë, e më pas përballë Zvicrës – ku lufton për një vend në play-off, ndërsa matematikisht ekziston ende mundësia edhe për pozitën e parë në grup. /Telegrafi/
Para kalimit te Rapid Bukureshti, qendërsulmuesi Albion Rrahmani ishte shumë pranë kalimit te rivali, Dinamo. Këtë e ka zbuluar drejtori sportiv Andrei Nicolescu.
Rapidi pagoi 600 mijë euro verën e vitit 2023, atëherë kur kërkohej me ngulm nga shumë skuadra.
Megjithatë, Nicolescu ka zbuluar një prapaskenë interesante se si tentuan ta transferonin yllin e Kosovës, megjithatë nuk ishin në gjendje ta blinin shkaku se nuk kishin para, kurse Ballkani iu kërkonte 400 mijë euro për kartonin e lojtarit.
“Donim ta transferonim para se të nënshkruante me Rapidin, por nuk kishim para. Ata (Ballkani) na kërkuan 400 mijë euro”.
Nicolescu konfirmoi se arsyeja e vetme që s’u finalizua ky transferim ishin paratë.
Albion Rrahmani
“Sapo ishim promovuar dhe ishte një vlerë shumë e lartë për atë periudhë, edhe pse ishte një lojtar shumë interesant”.
“A e shikuat para kalimit në Rumani? Po. Këtu në Rumani ishte lojtar që krijoi vetë golat e tij, në fakt e ndihmoi shumë skuadrën”, shtoi ai për “Fanatik”.
Rrahmani ndërkohë kaloi te Sparta e Pragës para dy viteve dhe ishte pranë largimit për t’iu bashkuar Lyonit – megjithatë marrëveshja dështoi shkaku se klubi çek kërkoi 8 milionë euro, dy milionë euro më shumë se sa ofronte gjiganti francez.
Rrahmani përndryshe po synon ta rigjejë formën pasi këto javët e fundit nuk ka qenë në nivelin më të mirë për dallim nga fillimi i “frikshëm” i sezonit që kishte./Telegrafi/
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka ndarë mendjen tashmë për formacionin që pritet ta inkuadroj në përballjen ndaj Sllovenisë.
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot (e premte) ndaj Sllovenisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Dardanët janë nikoqir të sllovenëve në ndeshjen e tretë të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Franco Fodas vjen në këtë përballje nga një fitore e madhe ndaj Suedisë dhe synon tri pikët e radhës për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit.
Trajneri gjerman ka ndarë mendjen për lojtarët që pritet t’i besoj në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.
Telegrafi mëson se Foda do t’i besojë 11-shes që fitoi ndeshjen e madhe ndaj Suedisë, ndërsa për dallim nga ai takim, në formacion do të ketë vetëm një ndryshim.
Formacioni ndaj Suedisë
Ndryshimi i vetëm në formacion pritet të jetë inkuadrimi i prurjes së re, Albian Hajdari, në vend të Lumbardh Dellovës së lënduar.
Në portë do të startoj Arijanet Muric, ndërsa partner të Hajdarit në qendër të mbrojtjes do të jenë Ilir Krasniqi dhe Fidan Aliti.
Albian Hajdari në stërvitje te Kosova
Krahët do të përbëhen nga Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni, teksa mesfusha do t’i besohet Leon Avdullahut, Elvis Rexhbeçajt dhe Florent Muslija, i cili është favorit në balotazhin ndaj Muharrem Jasharit.
Dyshja e sulmit do të përbëhet nga Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani, ndërsa në pjesën e dytë mund të ketë minuta edhe për Fisnik Asllanin dhe dy yjet e rikthyer në këtë grumbullim, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica. /Telegrafi/
Albion Rrahmani e nisi titullar në derbin e javës së 11-të të elitës së futbollit çek, ndërmjet Sparta Pragë dhe Slavia Pragë.
Sulmuesi kosovar ishte protagonist që në minutat e para, duke shënuar një gol në minutën e 6-të, i cili megjithatë u anulua për pozicion jashtë loje.
Slavia mori epërsinë më pas me golin e Vasil Kusej, por Sparta dhe Rrahmani nuk u dorëzua.
Në minutën e 30-të, sulmuesi i Spartës gjuajti nga një goditje standarde në distancë 26 metrash, duke sulmuar drejt këndit të poshtëm të djathtë, por portieri Jakub Markovic arriti ta ndalonte dhe topi goditi shtyllën.
Momenti vendimtar erdhi në minutën e gjashtë të kohës shtesë, kur një gabim i mbrojtjes së Slavias lejoi Rrahmanin të merrte topin dhe të dërgonte saktë në rrjetë, duke barazuar rezultatin për Spartën Pragë në 1-1.
Aksionari i Rapid Bukureshtit, Victor Angelescu, ka zbuluar se klubi kishte zhvilluar bisedime për të rikthyer në skuadër sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, por marrëveshja nuk u konkretizua.
Në një prononcim për Prima Sport, Angelescu ka bërë të ditur se kontakti me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij kishte ndodhur në fillim të sezonit, por projekti i ri i Spartës së Pragës dhe besimi i trajnerit aktual te Rrahmani bënë që ai të qëndronte në Çeki.
“E provova sepse doja të shihja nëse ishte e mundur, ndonëse askush nuk besonte realisht se mund të ndodhte. Fola me menaxherin dhe me Albionin, por gjërat nuk shkuan më tej”.
“Më pas trajneri i Spartës u ndryshua dhe ai e donte lojtarin. Menaxheri më tha qartë se Rrahmani do të mbetej atje, pasi ishte pjesë e planeve të reja të klubit,” ka deklaruar Angelescu.
Albion Rrahmani, i cili iu bashkua Rapidit në vitin 2023 nga Ballkani, qëndroi vetëm një sezon në Rumani para se të transferohej te Sparta Praga për një shumë prej 5 milionë eurosh.
Në sezonin aktual, 25-vjeçari ka lënë mbresa me fanellën e klubit çek, duke realizuar tetë gola në 16 paraqitje në të gjitha garat, një kthesë e dukshme pas vështirësive që pati në formën e tij sezonin e kaluar./Telegrafi/
Sezoni i kaluar nuk ishte aspak i lehtë për Albion Rrahmanin. Ai luajti pak, shpesh ishte i shqetësuar dhe pyeste veten se ku kishte gabuar. “Kisha prekur fundin”, pranoi sulmuesi kosovar për mediat çeke, duke treguar se ndodhej në një periudhë të vështirë.
Por këtë vit gjithçka ka ndryshuar. Edicioni i tij i dytë te Sparta Praga, klub që pagoi 5 milionë euro për ta transferuar, ka nisur shkëlqyeshëm. Rrahmani ka shënuar tetë gola në 15 ndeshje në të gjitha garat – pesë në kampionatin çek dhe tre në kualifikimet e Ligës së Konferencës – si dhe ka regjistruar një asistim.
“Dallimi është si dita me natë, jam më i fortë në kokë”, tha 25-vjeçari në një intervistë për mediumin çek iSport.
Albion Rrahmani
Rrahmani shfaqet i thjeshtë dhe modest. Kur mbërriti në qendrën stërvitore të Strahovit për intervistë, përshëndeti të gjithë me një buzëqeshje.
Ai pranon se flet vetëm disa fjalë në gjuhën çeke: “Është gjuhë e vështirë”. Megjithatë, me anglishten e tij të rrjedhshme, foli hapur për besimin, lidhjen e fortë me babain, si dhe për ëndrrën e madhe që ka me Spartën dhe Kombëtaren e Kosovës.
“Dua të kualifikohem në Kampionatin Evropian ose Botëror me Kosovën”, theksoi ai.
Me Kosovën, në 17 ndeshje ka realizuar 6 gola, duke u vlerësuar si e ardhmja e repartit ofensiv.
Albion Rrahmani me Kosovën
“Lewandowski i Malishevës”
Në fillim të intervistës, Rrahmani shpjegoi origjinën e nofkës së tij të famshme, që e ka përcjellur edhe në Rumani, ku shpërtheu te Rapid Bukuresht.
“Filloi me një komentator, i cili pas golit tim nisi të bërtiste në komentim ‘Lewandowski i Malishevës’. Dhe askush më nuk u ndal. U përhap. Sot shokët e mi të ekipit përfaqësues dhe miqtë më quajnë kështu. Madje u përhap edhe në Rumani”.
Sulmuesi e pranon me kënaqësi këtë krahasim me Robert Lewandowskin, yllin e Barcelonës.
Albion Rrahmani 13:"Shpend Ahmeti
Stili i golave dhe ndikimi i të atit
Rrahmani tha se aftësinë për gjuajtje drejt portës e ka zhvilluar duke punuar me babain e tij, Dritonin, i cili ka qenë futbollist i njohur. Shumë gola i ka shënuar nga distanca, me goditje të forta dhe të sakta.
“Kërkon teknikë. Kjo është arsyeja pse shpesh qëndroj në fushë me trajnerët dhe djemtë pas stërvitjes dhe organizojmë gara të ndryshme me gjuajtje. Më detyron të jem i përqendruar dhe shumë i saktë”, tha ai.
Albion Rrahmani me trajnerin
Nga Llapi te Sparta Praga
Rrahmani ka kaluar një rrugëtim të gjatë: filloi me të rinjtë e Llapit, më pas luajti për Minatorin, Bashkimin, Malishevën dhe Ballkanin.
Në vitin 2023, nga Ballkani kaloi te Rapid Bukureshti, ku shkëlqeu dhe tërhoqi vëmendjen e skautëve. Pikërisht aty nisi hapi i madh: transferimi rekord te Sparta Praga, ku sot po tregon vlerat e tij. /Telegrafi/
Ish futbollisti, tani drejtor sportiv te Sparta e Pragës Tomas Rosicky ka dhënë lëvdata për sulmuesin Albion Rrahmanin, i cili po pëlqehet nga klubet e top pesë ligave evropiane.
Rrahmani ishte pranë largimit nga gjiganti çek në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, megjithatë Lyoni nuk i plotësoi kriteret që kërkonte Sparta (8 milionë euro) për ta lejuar kosovarin të largohet.
Në një intervistë për faqen e klubit, Rosicky ka konfirmuar se pëlqen tepër qendërsulmuesin dhe pritshmëritë për këtë të fundit janë shumë të larta.
“Ai e ka pasur këtu një sezon. Ka kaluar në situata të rëndësishme të cilat nuk i ka përjetuar diku tjetër dhe mendoj se ato e kanë bërë më të fortë. Jemi ende në një fazë ku nevojitet ana fizike dhe agresive, por ai është i fortë”.
Albion Rrahmani
“Sezonin e kaluar kemi pritur më shumë nga ai, e kemi parë potencialin, por ai duhet të vazhdojë. Mund ta shohim se klube nga top-pesë ligat janë interesuar për të. Megjithatë, nuk ka pasur asnjëherë debat nga asnjëra palë për largim të tij”, deklaroi Rosicky.
25-vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 14 paraqitje për Sparta Pragën, duke kontribuar me tetë gola e një asistim në proces./Telegrafi/
Albion Rrahmani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Sparta Pragës, pasi sot ndaj Zlin ka arritur të shënojë dy gola.
Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 59-të, duke shfrytëzuar një pasim të shkëlqyer para zonës dhe duke gjuajtur në qoshen e poshtme të majtë, në stilin e tij karakteristik.
Ky ishte goli i dytë i Rrahmanit në këtë takim, ndërsa trajneri vendosi ta zëvendësojë në minutën e 80-të, duke i dhënë pushim pas paraqitjes mbresëlënëse.
Sparta jde do trháku a naděje Zlína jsou ty tam. Na dva góly v krátkém sledu asistovaly nové akvizice a ostrými pálily ověřené stálice – Birmančevič a dnes podruhé oslavenec Rrahmani. #chanceligapic.twitter.com/dshu8LCiJU
Albion Rrahmani, sulmuesi i Spartës së Pragës, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së katërt të kampionatit çek, zgjedhur nga faqja zyrtare e ligës.
Të dielën, ai ishte heroi i ekipit të tij duke shënuar golin e vetëm dhe vendimtar në fitoren 1-0 ndaj Sigma Olomoucut, një rezultat që e mban Spartën në garë për kreun e tabelës.
Goli i tij ishte i bukur si zakonisht, duke treguar për formën e lartë që po tregon me gjigantin çek.
24-vjeçari nga Kosova ka nisur sezonin 2025/26 në formë të shkëlqyer, me katër gola të shënuar në shtatë ndeshje në të gjitha garat, duke treguar vazhdimësi dhe instinkt të lartë golashënuesi.
Rrahmani u bashkua me Spartën vitin e kaluar nga Rapid Bukureshti për një shumë prej 5 milionë eurosh.
Sparta Praha ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Sigma Olomouc.
Kjo sfidë i takoi javës së katërt të elitës së futbollit çek dhe meritori për këtë triumf ishte sulmuesi kosovar Albion Rrahmani.
Rrahmani shënoi golin e vetëm për Spartën në këtë ndeshje, duke realizuar për 1-0 në minutën e 56-të të takimit.
Me këtë fitore Sparta shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, por me pikë të barabarta me Zlin dhe Slavia Praha që ndajnë dy pozitat e para.
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, e ka nisur sezonin e ri me gol në kampionatin çek. Ai realizoi në minutën e 22-të për të kaluar Sparta Pragën në epërsi 1-0 në ndeshjen ndaj Mlada Boleslav, e vlefshme për xhiron e dytë të elitës çeke.
Sparta triumfoi në fund me rezultat 3-2, në një sfidë dramatike që pati kthesa të shumta.
Rrahmani, i cili ishte titullar, u largua nga loja në minutën e 53-të, ku në vend të tij hyri sulmuesi sllovak, Lukas Haraslin.
Pas ndeshjes, trajneri i Spartës, Brian Priske, vlerësoi paraqitjen e sulmuesit kosovar, jo vetëm golin.
“Jam i kënaqur që kemi kualitet në gjithë lojtarët. Më duhet ta lavdëroj Albion Rrahmanin, që ka pasur lojë shumë të mirë. Ai ishte i përfshirë në presing, shënoi gol të rëndësishëm”, u shpreh Priske.
Për Rrahmanin, ky ishte një rikthim i mirë, pas një sezoni të parë të vështirë në Çeki, ku luftoi me formën dhe kohën e aktivizimit.
Ndërkohë, futbollisti tjetër kosovar në radhët e Spartës, Ermal Krasniqi, nuk u aktivizua në këtë ndeshje dhe qëndroi në stol gjatë gjithë takimit. /Telegrafi/
Kombëtarja e Kosovës ka shkëlqyer në dy ndeshjet miqësore të zhvilluara në kuadër të grumbullimit të qershorit, ku sulmuesi Albion Rrahmani ka qenë padyshim protagonist me dy performanca spektakolare.
Me pesë gola të shënuar në këto dy përballje, Rrahmani ka treguar se është në një formë të jashtëzakonshme dhe i gatshëm që ta mbajë peshën e sulmit të ekipit kombëtar.
Në ndeshjen e parë ndaj Armenisë, Rrahmani u shfaq në qendër të vëmendjes duke shënuar dy gola, duke ndihmuar Kosovën të marrë një fitore të rëndësishme që ndërtoi moralin dhe besimin e skuadrës.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe ishte performanca e tij në ndeshjen e dytë ndaj Komoreve, ku sulmuesi i Spartës së Pragës realizoi het-trik.
FOTO: Ridvan Slivova (Telegrafi)
Kjo ndihmoi Kosovën të triumfonte me rezultatin 5-2 në një ndeshje plot gola, duke treguar se kombëtarja është në rrugën e duhur për përmirësim dhe konsolidim.
Rrahmani, me shpejtësinë, teknikën dhe ndjeshmërinë e tij për golin, ishte shtylla kryesore e sulmit të Kosovës në këto dy ndeshje.
Forma e tij e mirë është një lajm i mirë për trajnerin dhe tifozët, të cilët shohin në të një shpresë të madhe për sfidat e ardhshme, përfshirë edhe fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.
FOTO: Ridvan Slivova (Telegrafi)
Ndërsa në nivel klubesh, Rrahmani po kalon një periudhë pozitive me Spartën e Pragës, ku ka shënuar pesë gola në 23 ndeshje sezonale, duke e pasur këtë formë si një bazë të fortë për të dhënë më të mirën në kombëtare.
Ky grumbullim i qershorit dhe paraqitjet e Rrahmanit janë sinjal i fortë për Kosovën se sulmi i saj ka gjetur një lider dhe një golashënues të besueshëm.
Me pesë gola në dy ndeshjet e fundit, ai ka treguar se mund të jetë përforcimi kryesor i sulmit të Kosovës dhe një lojtar kyç në përpjekjet e ekipit për të arritur objektivat e mëdha.
Nëse vazhdon me këtë formë dhe përkushtim, e ardhmja e Rrahmanit me fanellën dardane duket shumë premtuese./Telegrafi/