Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 January 2026Main stream

Njësoi si me Lindon Emërllahun, Polissya e paralajmëron edhe transferimin e Ilir Krasniqit

12 January 2026 at 14:22


Ekipi ukrainas Polissya Zhytomyr duket se e ka kompletuar edhe transferimin e mbrojtësit Ilir Krasniqi.

Krasniqi do të ndjekë rrugët e Lindon Emërllahut për t’iu bashkuar skuadrës që po lufton për titullin kampion, pranë Shakhtarit dhe LNZ Cherkasyt të Muharrem Jasharit.

Njësoi siç bëri me Emërllahun, Polissya ka vepruar njëjtë edhe me Krasniqin, duke shtuar kurreshtjen mbi tifozët për afrimin më të fundit.

Pollissya teasing signing new player 🤝 pic.twitter.com/Wpc4ZG3B7w
— Polissya Zhytomyr EN (@PolissyaEN) January 12, 2026

Sipas mediave ukrainase, 25-vjeçari gjatë javës së kaluar ka qenë tek klubi i ri – ku edhe ka kryer me sukses të gjitha testet mjekësore. Përpos kësaj, ai edhe u njoftua me bashkëlojtarët e rinj.

Polissya thuhet se pagoi rreth 2 milionë euro për të nënshkruar me kosovarin, i cili ka nënshkruar kontratë afatgjatë.

Përndryshe, Polissya aktualisht renditet në pozitën e tretë në tabelën e kampionatit ukrainas me 30 pikë, pesë më pak se liderët Cherkasy e Shakhtar./Telegrafi/

Before yesterdayMain stream

Emërllahu u nda me lot në sy nga Cluj - ai i preku edhe njerëzit në klub

30 December 2025 at 17:55


Trajneri i Clujit, Daniel Pancu, ka folur për largimin e Lindon Emërllahut, duke e cilësuar ndarjen si një moment shumë emocional, si për lojtarin ashtu edhe për klubin.

Mesfushori kosovar është transferuar nga Cluji në Ukrainë, ku ka nënshkruar me skuadrën Polissya Zhytomyr, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.

Në një intervistë për “Digi Sport”, Pancu zbuloi se reagimi i Emërllahut pas largimit nga klubi rumun ishte tejet prekës, duke nënvizuar anën njerëzore dhe profesionale të lojtarit.

“Emërllahu na la me lot në sy, një tregues i karakterit të tij të jashtëzakonshëm. Nuk di asgjë për situatën e lojtarëve, kush po largohet dhe kush po vjen”, ka thënë 48-vjeçari Pancu.

Emërllahu kishte fituar vlerësime të mëdha në futbollin rumun, duke qenë një nga mesfushorët kryesorë të Clujit gjatë periudhës së tij në klub.


Reprezentuesi i Kosovës ka firmosur një kontratë trevjeçare me Polissya Zhytomyr. Gjatë kohës së tij te Cluji, ai regjistroi 41 paraqitje, shënoi gjashtë gola dhe dhuroi tri asistime, duke kontribuar edhe në fitimin e Kupës së Rumanisë. /Telegrafi/

Zyrtare: Lindon Emërllahu është lojtar i ri i Polissya Zhytomyr

25 December 2025 at 10:18


Klubi ukrainas, FC Polissya Zhytomyr ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit kosovar, Lindon Emërllahu nga CFR Cluj.

Pritjes i erdhi fundi. Emërllahu është prezantuar tashmë si lojtar i ri i ukrainasve të Polissya Zhytomyr.

Është vet faqja zyrtare e klubit ukrainas që ka prezantuar lojtarin, teksa ka zbuluar detajet e marrëveshjes.

“Klubi i futbollit Polissya ka arritur një marrëveshje për bashkëpunim me mesfushorin kosovar Lindon Emërllahu”.

“Kontrata me lojtarin është nënshkruar për një periudhë trevjeçare. Lojtari do të luajë nën numrin 14. Mirë se vini në grup, Lindon!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, këtë sezon, mesfushori therandas luajti 24 ndeshje, në të cilat shënoi 4 gola dhe 2 asistime si pjesë e CFR Cluj në Rumuni. /Telegrafi/

Klubi ukrainas ‘nxehë’ fansat me një foto engimatike të Lindon Emërllahut

25 December 2025 at 08:23


Klubi ukrainas, FC Polissya Zhytomyr është gati ta prezantojë si lojtar të ri reprezentuesin e Kosovës, Lindon Emërllahu.

Emërllahu pritet ta vazhdoj karrierën në Superligën e Ukrainës, pasi presidenti i CFR Cluj konfirmoi para disa ditësh shitjen e tij te Polissya Zhytomyr.

Cluji do të përfitojë 1.5 milionë euro si dhe ka 15 për qind në shitjen e radhës, ndërsa Emërllahu pritet të zyrtarizohet shumë shpejt te skuadra e re.

Se zyrtarizimi i ish-yllit të Ballkanit te klubi ukrainas është afër, këtë e tregon një postim i fundit i tyre në rrjetet sociale.

Faqja zyrtare e Polissya Zhytomyr ka publikuar një fotografi enigmatike, por që vërehet se është transferimi i tyre i ri, Emërllahu.


Në postim ata kanë vendosur një bredh, duke paralajmëruar se reprezentuesi i Kosovës do të jetë “dhurata” e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri për tifozë.

Ndryshe, Polissya Zhytomyr e ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në pozitën e tretë me 30 pikë apo pesë ma pak se LNZ dhe Shakhtar që renditen në vendin e parë dhe të dytë. /Telegrafi/

Viti i tretë që jepet i njëjti çmim, por tani është bërë viral: Artisti Sali Shkupolli tregon si u punua çmimi 'Futbollisti i Vitit'

23 December 2025 at 13:46


Po përmbyllet një vit jashtëzakonisht i suksesshëm në futbollin kosovar, me shumë të arritura, si nga Kombëtarja e Kosovës, ashtu edhe nga klubet tona në arenën ndërkombëtare.

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimet për 'Laureatët e Vitit', derisa Arb Manaj mori çmimin kryesor si futbollisti i vitit në Kosovë.

Por ajo që ka bërë temë diskutimi në 48 orët e fundit në vendin tonë është çmimi që ka marrë Manaj, i cili është viti i tretë radhazi që i ndahet futbollistit më të mirë në Superligë.

Më herët këtë çmim e ka marrë Lumbardh Dellova, ndërsa vitin e kaluar i takoi Lindon Emërllahut.

Vepra nuk mban titullin 'Topi i Artë'. Telegrafi ka kontaktuar FFK-në, të cilët kanë treguar se këtë vepër dhe çmimet tjera i ka realizuar artisti Sali Shkupolli.

Telegrafi gjithashtu ka kontaktuar artistin, i cili ka dhënë detaje mbi çmimet e punuara.

"Kjo vepër nuk është një “laker” dekorativ apo objekt ornamental i zakonshëm, por një studim i thelluar mbi materialin dhe procesin. Ajo është punuar me poliester të përforcuar dhe pluhur mermeri për të krijuar masivitet dhe teksturë të qëndrueshme, ndërsa shtresat e bakrit kontribuojnë në formimin e një patine që ndërvepron në mënyrë dinamike me sipërfaqen dhe dritën".

"Ky kombinim materialesh gjeneron një dialog të vazhdueshëm ndërmjet ngrohtësisë metalike dhe masës së ngurtë, duke synuar jo vetëm efektin vizual, por edhe reflektimin mbi materialitetin, kohën dhe procesin krijues. Sipërfaqja e punuar ruan dhe ekspozon gjurmët e dorës së artistit, një zgjedhje e vetëdijshme konceptuale dhe teknike, që thekson autenticitetin e veprës".

"Vepra nuk mban titullin “Topi i Artë”, pasi nuk synon të imitojë apo të referojë drejtpërdrejt çmime ndërkombëtare ekzistuese. Ajo është konceptuar si çmimi për Futbollistin e Vitit, me identitet të pavarur artistik dhe simbolik. E punuar në mënyrë autentike në Kosovë, kjo vepër përmban motive dhe ndjeshmëri që lidhen drejtpërdrejt me kontekstin kulturor dhe sportiv të vendit tonë".

"Ajo nuk është një kopje e importuar apo objekt i blerë nga jashtë, por një krijim origjinal që përfaqëson vlerësimin e arritjeve sportive përmes gjuhës së artit bashkëkohor vendor. Ky top tashmë është tradicional, duke u shndërruar në një simbol të veçantë të nderimit për futbollistin më të mirë të vitit", ka thënë autori i çmimeve, Sali Shkupolli. /Telegrafi/


Pas Lindon Emërllahut, ekipi ukrainas nis punën edhe për yllin tjetër të Kosovës

21 December 2025 at 23:32


Ekipi ukrainas Polissya Zhytomyr është duke punuar për të nënshkruar edhe me mbrojtësin Ilir Krasniqi nga Kolos.

Krasniqi është bërë një ndër lojtarët më të vlerësuar në futbollin ukrainas, si dhe e ka dëshmuar vetën që kur iu bashkua klubit nga Llapi në vitin 2024.

Polissya që gjithashtu thuhet se e ka kompletuar edhe afrimin e Lindon Emërllahut, po lufton për garën për titull andaj e sheh Krasniqin si opsion mjaftë tërheqës.

Gazetari Mykhailo Spivakovskyi raporton se Polissya tashmë është në negociata me Kolos për të nënshkruar me lojtarin e Kosovës. Marrëveshja pritet të jetë në vlerë mbi 2 milionë euro.

🟢 Polissya working on Ilir Krasniqi transfer

Journalist Mykhailo Spivakovskyi reports that Polissya are actively negotiating with Kolos over the signing of Ilir Krasniqi.

📌 Estimated transfer fee — at least €2m
📌 The player is well adapted to the UPL, with strong football… pic.twitter.com/J6gYk4yJL5
— Polissya Zhytomyr EN (@PolissyaEN) December 21, 2025

Krasniqi gjithashtu thuhet se do ta pranonte kalimin te “rivali”, meqenëse janë gjasat më të mëdha që ta sigurojnë një vend në Evropë. Aktualisht zënë pozitën e tretë me 30 pikë, pesë më pak se lideri – njëkohësisht skuadra e Muharrem Jasharit, LNZ Cherkasy.

Mbetet të shihet në javët e ardhshme nëse do të mbyllet një marrëveshje edhe për Krasniqin./Telegrafi/

E kryer: Presidenti i Clujit e konfirmon shitjen e Lindon Emërllahut te Polissya Zhytomyr

18 December 2025 at 18:50


Presidenti i CFR Clujit Iuliu Muresan ka konfirmuar shitjen e mesfushorit Lindon Emërllahu te klubi ukrainas Polissya Zhytomyr.

Ylli kosovar po kryen testet mjekësore ndërsa pas pak ore do ta nënshkruajë edhe kontratën. Cluji do të përfitojë 1.5 milionë euro si dhe ka 15 për qind në shitjen e radhës.

Muresan për “gsp.ro” ka konfirmuar shitjen e Emërllahut, kurse thotë se skuadra rumune ka përfituar më shumë sesa që ka investuar.

“Emërllahu është në Ukrainë që nga e mërkura. Ai duhet t’i kalojë testet mjekësore dhe gjithçka është e qartë. Nuk flasë për çmim, kurrë nuk e kam bërë. Mund të them se është biznes me përfitim për CFR-në, duke krahasuar se sa kem investuar dhe sa po përfitojmë tani”.

“Është plus. Kemi mbajtur edhe përqindje për të ardhmen. Është përqindja e njëjtë (15%) që vendosëm në kontratë me klubin në Ukrainë”, tha ai.

FCSB gjithashtu kishte shprehur interesim për Emërllahun gjatë të kaluarës, por marrëveshja dështoi shkaku i çmimit.

Emërllahu këtë edicion ka zhvilluar 17 paraqitje në sezon, duke shënuar katër gola në proces. Ai ndër të tjera zhvilloi edhe pesë paraqitje në kualifikuese evropiane, tre në Ligën e Evropës dhe dy në Ligën e Konferencës.

Në total, Emërllahu zhvilloi 41 paraqitje për Clujin, ku shënoi gjashtë gola dhe dhuroi tre asistime në të gjitha garat. Kujtojmë, ish ylli i Ballkanit ka edhe 12 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës./Telegrafi/

Lindon Emërllahu zbarkon në Ukrainë - gati transferimi te Polissya Zhytomyr

17 December 2025 at 19:10


Lindon Emërllahu, mesfushori i CFR Cluj, do të transferohet te Polissya Zhytomyr, ekip në ligën e parë ukrainase, për një shumë prej 1.5 milion eurosh, njofton mediumi rumun GSP.ro.

Emërllahu është nisur tashmë drejt Ukrainës, ku pritet të nënshkruajë kontratën me klubin e ri, duke mos mundur të paraqitet në ndeshjen e fundit të vitit 2025 kundër Botoşanit.

Polissya Zhytomyr momentalisht renditet e treta në Ukrainë pas 16 raundeve, me 30 pikë, pesë pikë pas liderit surprizë LNZ Cherkasy, i cili ndan vendin e parë me Shakhtar Donetsk.

Mesfushori kosovar ishte gjithashtu në listën e FCSB-së, por pronari Gigi Becali nuk ishte i gatshëm të paguante shumën që do ta kënaqte Neluțu Vargan.

Gjatë aventurës së tij te CFR Cluj, Emërllahu ka grumbulluar 40 ndeshje, shënuar 6 gola dhe dhënë 3 asiste.

Për Kombëtaren e Kosovës, ai ka 12 paraqitje, një gol dhe dy asiste. Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg aktualisht është 1.3 milion euro. /Telegrafi/

Prapaskenat e çmendura: Si Cluji e “detyroi” Lindon Emërllahun ta pranojë ofertën e klubit ukrainas edhe pse kërkohej nga gjiganti gjerman

14 December 2025 at 10:32


Mesfushori Lindon Emërllahu e ka refuzuar përfundimisht skuadrën e famshme gjermane Werder Bremen dhe do t’i bashkohet klubit ukrainas Polissya Zhytomyr.

Marrëveshja mes klubeve si dhe lojtarit është kompletuar, ku Cluj do të përfitojë 1.5 milionë euro për shërbimet e yllit kosovar, ndërsa ky i fundit do të paguhet mbi 30 mijë euro në muaj.

Sidoqoftë, mediumi rumun “digisport” raporton se Cluj e ka “detyruar” Emërllahun ta pranojë këtë destinacion, pasi në garë ka qenë edhe Werder Bremeni i Bundesligas.

“Emërllahu do ta preferonte një kampionat tjetër, më të fortë dhe sigurt, duke ditur se ka luftë në Ukrainë. Sidoqoftë, Nelutu Varga ia bëri të qartë se do ta humbiste vendin e titullarit te Cluj dhe sidomos premtimin prej 100 mijë eurove bonus, duke e detyruar futbollistin ta pranojë propozimin dhe të paketojë valixhet”.

“Lojtari po hezitonte sepse e dinte interesimin e Werder Bremen nga Gjermania dhe kuptohet do të preferonte të bënte hapin e madh për Bundesliga. Sidoqoftë, gjermanët nuk ishin më konkret se ukrainasit dhe kishte rrezik se në fund nuk do të finalizohej transferimi. CFR nuk mund ta pranonte si opsion me situatën aktuale”, thuhet ndër të tjera në raportim.

Emërllahu kësisoj pritet të shkojë së shpejti në Ukrainë për t’i kryer testet mjekësore dhe pastaj ta nënshkruajë kontratën si futbollist i Polissya./Telegrafi/

Drejtuesi i Cluj thotë se kanë pranuar shitjen e Emërllahut në Ukrainë, zbulon detajet e plota të marrëveshjes

10 December 2025 at 17:14


Lindon Emërllahu do të kalojë te Polissya Zhytomyri, me mesfushorin e Kosovës që pritet të nënshkruajë kontratën pas përfundimit të vizitave mjekësore të hënën.

Marrëveshja mes klubeve është arritur dhe Emërllahu do të ketë një kontratë të rëndësishme në aspektin financiar. Mesfushori do të përfitojë 500 mijë euro në vit, ndërsa me bonuse të përfshira, paga e tij mund të arrijë deri në 600 mijë euro.

Konfirmimi erdhi nga aksionari i Clujit, Nelutu Varga, i cili tha për “Fanatik”, i cili dha edhe detaje të tjera.

“Arritëm një marrëveshje me Polissyan, Lindoni gjithashtu pranoi të shkonte në Ukrainë sepse paga është shumë joshëse për të. Ai do të fitojë 500 mijë euro plus bonuse. Jam i kënaqur me shumën që na dhanë dhe më duken njerëz shumë seriozë. Ai do të kryejë vizitat mjekësore të hënën. Pastaj do të nënshkruajë dhe do të jetë lojtar i ekipit ukrainas”, deklaroi Varga.

Nga ana sportive dhe ekonomike, Cluji do të përfitojë 1.5 milionë euro nga shitja, si dhe 15% të një transferimi të ardhshëm të mundshëm.

Kujtojmë se këtë edicion, Emërllahu ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 23 ndeshje për klubin rumun, ndërsa Cluji e kishte transferuar nga Ballkani për 700 mijë euro.

Interesimi për mesfushorin ka qenë i madh edhe më herët, me Clujin që kishte refuzuar një ofertë nga FCSB, por kësaj radhe ka vendosur të pranojë transferimin drejt Ukrainës. /Telegrafi/

Lindon Emërllahu afër transferimit në Ukrainë, pritet të marrë një pagë rekord

9 December 2025 at 19:17


Mesufshori kosovar Lindon Emërllahu, duket se po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Clujit në Rumani.

Kjo pasi sipas mediumit rumun Digi Sport, reprezentuesi kosovar është shumë afër nënshkrimit me ekipin ukrainas Polissya Zhytomyr, që aktualisht renditet e treta në kampionat.

Emërllahu pritet që të niset për në Ukrainë të shtunën, atje ku do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore para se të nënshkruajë kontratën.

Një ditë pas ndeshjes që Cluji do ta luajë ndaj Csikzeredas në kuadër të javës së 20-të të elitës rumune, Emërllahu do të niset direkt për në Ukrainë.

Nëse gjithçka shkon mirë në testet mjekësore, Emërllahu do të nënshkruajë një kontratë e cila vlen rreth 350 mijë euro në sezon.

Nga ana tjetër, pas transferimit, Cluj do të marrë 1.5 milionë euro një shumë të cilës i shtohet një përqindje prej 10% e një transferimi të mundshëm në të ardhmen.

Vlen të theksohet që Emerllahu ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar dy asistime në 23 ndeshje këtë sezon me Clujin, në të gjitha garat./Telegrafi/

Ish-trajneri i Korenicës dhe Emërllahut vuan nga një sëmundje misterioze, humbet 24 kilogramë

9 December 2025 at 16:00


Ish-ylli i Chelseat dhe anëtari i kombëtares rumune, Dan Petrescu, shkaktoi shqetësim të madh në atdheun e tij, pasi, sipas mediave rumune, humbi deri në 24 kilogramë për shkak të një sëmundjeje misterioze.

57-vjeçari është një nga mbrojtësit e preferuar në historinë e Chelseat, për të cilin luajti 208 ndeshje midis viteve 1995 dhe 2000 dhe fitoi dy herë Kupën FA dhe Kupën e Ligës.

Pas karrierës së tij si lojtar, në të cilën luajti për Bradford dhe Southampton, ai iu përkushtua punës si trajner në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rumani.

Angazhimi i tij i fundit ishte si trajner i Meriton Korenicës dhe Lindon Emërllahut në CFR Cluj, por në gusht ai papritmas dha dorëheqjen dhe u tërhoq nga publiku.

Gazeta rumune Cancan pohon se që atëherë Petrescu ka humbur rreth 30 kilogramë dhe se ai është bërë "i panjohshëm". Vajzat e tij udhëtuan për në Rumani për të qenë me të gjatë trajtimit të tij.

Ish-presidenti i CFR Cluj, Cristian Balaj, konfirmoi se Petrescu po kalon një periudhë të vështirë, por edhe se gjendja e tij po stabilizohet ngadalë.

"Dani po ndërmerr hapa drejt shërimit dhe gjendja e tij po përmirësohet. Vajzat e tij erdhën dhe ishin me të. Ai aktualisht është në Cluj duke marrë trajtim dhe kjo është gjëja më e mirë për të", ka thënë fillimisht Balaj.

Ai zbuloi gjithashtu se Petrescu në një moment i ishte nënshtruar trajtimeve me mjekësi kineze.

"Eca me të dhe e çova në trajtim. Ajo që është e rëndësishme është që ai vendosi të ndërmarrë ato hapa", përfundoi Balaj.

Gazeta rumune ProSport raporton se Petrescu, së bashku me CFR Cluj, paditën Rapid Bukuresht për gati 105,000 euro, të cilat duhej t'i ishin paguar nga transferimi i Kader Keita.

Paratë dyshohet se do të përdoreshin për trajtim mjekësor, por nuk u paguan kurrë në kohë. Gjykata urdhëroi që fondet duhet të paguhen më së voni deri më 18 dhjetor. /Telegrafi/

Dy yjet e Kosovës po kërkohen me ngulm nga një klub në MLS

29 November 2025 at 15:11


Dy futbollistët e Kosovës, Lindon Emërllahu dhe Meriton Korenica, po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre te Cluji, duke u bërë ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës rumune.

Forma e tyre e mirë nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi sipas raportimeve të mediumit rumun ProSport, për ta ka shprehur interesim një klub nga MLS, konkretisht DC United.

Sipas ProSport, vëmendja më e madhe është drejtuar te Meriton Korenica, i cili ka impresionuar drejtuesit amerikanë me kualitetet e tij.

“Zyrtarët e klubit të ligës MLS i pëlqejnë kualitetet fizike dhe teknike të 28-vjeçarit, të cilin e shohin si opsion për ta transferuar në afatin kalimtar dimëror”, shkruan mediumi rumun.

Korenica iu bashkua Clujit në verën e vitit të kaluar dhe këtë sezon ka pasur një ndikim të madh në skuadër, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar shtatë asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat.

Në rast se DC United ndërmerr hapin për të nënshkruar me mesfushorin kosovar, Cluji pritet të përfitojë një shumë të konsiderueshme financiare, për shkak të formës së tij dhe ndikimit në ekip.

Nga ana tjetër, pronari i Clujit, Nelutu Varga, ka deklaruar se nuk është i informuar për ndonjë ofertë konkrete.

“Sinqerisht, nuk e di. Jam në Dubai dhe nuk më është thënë për këtë asgjë”, u shpreh ai.

Interesimi i DC United vjen në një moment kur si Korenica, ashtu edhe Emërllahu, po tregojnë rritje të vazhdueshme dhe po tërheqin vëmendjen e klubeve jashtë Evropës./Telegrafi/

Klubi amerikan zbarkoi në Cluj për ta ndjekur talentin rumun, por mbetën të impresionuar nga Lindon Emërllahu

25 November 2025 at 18:35


Një fitore e pastër për CFR Cluj ndaj Rapidit, me rezultatin 3-0, u ndoq nga vëzhgues të veçantë nga MLS, të cilët erdhën nga Amerika për të parë talentin rumun Louis Munteanu, por vëmendja e tyre u tërhoq nga mesfushori ynë, Lindon Emerllahu, i cili tregoi një paraqitje të jashtëzakonshme dhe ndikim të qartë në lojën e ekipit.

Iuliu Muresan, pronari i klubit, zbuloi se trajneri i ekipit amerikan ishte i pranishëm në ndeshje dhe mbeti i impresionuar jo vetëm nga Munteanu, por edhe nga Emerllahu, shkruan Sport.ro.

Ai theksoi se paraqitja e mesfushorit kosovar ishte e dukshme për të gjithë, jo vetëm për specialistët e futbollit.

“Ata vunë re dy lojtarë: Louis Munteanu, i cili luajti shumë mirë, dhe Emerllahu. Ishte normale që tërhiqnin vëmendje. Madje trajneri Razvan Zamfir pati një koment me humor: ‘Një lojtar të mirë, edhe nënat e shohin! Edhe këtu është e njëjta gjë, edhe gjyshja e pa!’”, tregoi Muresan për Fanatik.

Prania e përfaqësuesve të klubit amerikan, që besohet të jetë DC United, nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët dhe media lokale.

Ata ndoqën një ndeshje të fortë nga skuadra e Daniel Pancus, ku Louis Munteanu shkëlqeu përsëri, por Emerllahu doli gjithashtu në pah me lojën e tij të mençur, vizionin në mesfushë dhe ndikimin në sulmet e ekipit.

Diskutimet rreth një transferimi të mundshëm në Shtetet e Bashkuara po intensifikohen, dhe Emerllahu duket se ka tërhequr interesin e amerikanëve po aq sa edhe Munteanu.

Mbetet të shihet nëse amerikanët do të paraqesin një ofertë konkrete për dyshen në “paketë” Munteanu–Emerllahu.

Për Lindon Emërllahun ka shprehur interesim edhe Metalist 1925, që ishin të gatshëm ta paguanin klauzolën prej 1.8 milion eurove. /Telegrafi/

“90 për qind e kryer”, Lindon Emërllahu befason me klubin e ri – afër kalimit në Ukrainë

17 November 2025 at 22:21


Mesfushori Lindon Emërllahu është shumë afër ta bëjë lëvizjen e radhës, për t’iu bashkuar klubit Metalist 1925, së paku kështu raporton mediumi nga Ukraina “sport.ua”.

Emërllahu ishte i lidhur me largimin nga Cluji që disa muaj, me rivalin FCSB si një ndër favoritët – por duket se një destinacion tjetër ka dalë në skenë.

Gjithnjë në bazë të raportimit, klubi ukrainas do t’ia paguajë klauzolën e lirimit në vlerën 1.8 milionë euro.

“22-vjeçarit i skadon kontrata në qershorin e 2028 dhe transferimi do të kushtojë 1.8 milionë euro. Sipas burimeve, mundësia e transferimit të Lindonit në kampionatin ukrainas është 90 për qind”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lindon Emërllahu

Problemet kyçe të Clujit në aspektin financiar shkaku i transferimeve që paguhen shumë, si Kurt Zouma dhe Marcus Coco kanë bërë që edhe klubi rumun ta konsiderojë seriozisht shitjen e Emërllahut.

Emërllahu ka qenë ndër lojtarët kryesorë të Clujit këtë edicion, ku ka zhvilluar 19 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe dhuruar dy asistime në proces.

Kujtojmë, Emërllahu ka të zhvilluar edhe 12 paraqitje te kombëtarja e Kosovës. Ndërkohë, te klubi ukrainas do të gjente edhe dy futbollistët shqiptarë Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica./Telegrafi/

Katër lojtarët që mbetën jashtë listës përfundimtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen ndaj Sllovenisë

15 November 2025 at 13:27


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka përditësuar sot (e shtunë) në mëngjes listën e futbollistëve të ftuar duke dorëzuar 23 emrat që do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë.

Dardanët janë mysafir të sllovenëve në ndeshjen e parafundit të Grupit B, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Stozice” të Lubjanës me fillim nga ora 20:45.

Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja kombëtaret, por sidomos për Kosovën, e cila me një barazim siguron pozitën e dytë apo ‘play-off’-in për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Ekipi i përzgjedhësit Franco Foda është i kompletuar për këtë ndeshje, përveç portierit Arijanet Muric, i cili mungon shkaku i kartonëve, dhe kështu imperativ i vetëm është rezultati pozitiv.

Megjithatë, Foda është detyruar t’i largojë edhe katër lojtarë tjerë nga lista preliminare pasi për ditën e ndeshjes nevojiten vetëm 23 futbollistë.

Kështu, në listën e dorëzuar te UEFA, vërehet se Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Baton Zabërgja janë lënë jashtë. /Telegrafi/



FCSB e do transferimin e Lindon Emërllahut, gati oferta prej 4.5 milionë eurove

4 November 2025 at 09:10


FCSB po përgatitet të bëjë një nga lëvizjet më të bujshme të afatit kalimtar dimëror në Rumani, duke synuar transferimin e mesfushorit kosovar Lindon Emërllahu nga CFR Cluj.

Sipas raportimeve të “Digisport”, klubi i Gigi Becalit ka ofruar rreth 4.5 milionë euro për të siguruar shërbimet e dy lojtarëve të CFR Cluj, Louis Munteanu dhe Lindon Emërllahu.

Në një intervistë të dhënë të hënën në mbrëmje, vetë Becali nuk e konfirmoi dhe as e mohoi këtë ofertë, duke theksuar se ka një marrëveshje me presidentin e CFR-së, Ioan Varga, për të mos zbuluar detajet e negociatave.

"Ka gjëra që nuk mund t'i diskutojë. Ato janë diskutime tona mes dy klubeve. Kur të hapet afati kalimtar, atëherë do të jemi nëgjendje të flasim", tha Becali.

Megjithatë, ai e vlerësoi lart Emërllahun, duke e përshkruar si një lojtar të ri, të vlefshëm dhe me potencial të madh. Komentet e Becalit u pasuan edhe nga analiza e ish-futbollistit rumun Andrei Cristea, i cili për “PRO TV” deklaroi se një transferim i dyshes Munteanu–Emërllahu te FCSB do të ishte një goditje e madhe sportive dhe ekonomike, pasi të dy janë lojtarë të çmuar dhe me treg të gjerë evropian.

Lindon Emërllahu, 22 vjeç, iu bashkua CFR Cluj në shkurt të vitit 2025 nga Ballkani, duke firmosur kontratë deri në qershor 2028.

Aktualisht, Transfermarkt e vlerëson mesfushorin kosovar me 1.3 milionë euro, ndërsa paraqitjet e tij këtë sezon e kanë rritur ndjeshëm interesin e klubeve të tjera. Ai ka zhvilluar 12 ndeshje në Superligën rumune, duke shënuar 4 gola dhe dhënë 2 asistime, ndërkohë që ka 12 paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, ku ka realizuar një gol.

Nëse marrëveshja finalizohet, Emërllahu do të bëhej një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e FCSB-së dhe një tjetër histori suksesi për futbollistët kosovarë në kampionatin rumun. /Telegrafi/


Nuk mjafton goli i Lindon Emërllahut, Cluj pëson humbje për dy minuta nga Dinamo Bukuresht

31 October 2025 at 21:31


CFR Cluj ishte në epërsi deri në minutën e 90-të në përballjen ndaj Dinamo Bukuresht, por pësoi humbje në kohën shtesë.

Mesfushori i Kosovës Lindon Emërllahu shënoi një gol të bukur nga afërsia pas harkimit të Munteanut, e të gjithë prisnin që të ishte i pikëve të plota.

Sidoqoftë, paraqitja fantastike e Emërllahut u zbeh pasi vendasit shënuan dy herë për dy minuta. Fillimisht Karamoko (90’) e pastaj Soro u përkujdesën për ta përmbysur rezultatin (90+2’).

Emërllahu ishte më i miri në fushë te Cluji, ku nga “SofaScore” u vlerësua me notën 7.7. Ai kishte 81 për qind në saktësi të pasimeve (81 nga 86 të tentuara), si dhe 100 për qind i saktë në topat e gjatë (dy nga dy të tentuara).



Kjo formë e Emërllahut është e mirëseardhur pasi vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm te përzgjedhësi Franco Foda, me Kosovën që do t’i zhvillojë ndoshta dy përballjet më të rëndësishme në histori gjatë muajit nëntor.

Në këtë përballje nga minuta e parë luajti edhe Meriton Korenica, por nuk ishte në natën e tij më të mirë./Telegrafi/

“Të kualifikohemi direkt nga vendi i parë”, Lindon Emërllahu beson se Kosova do të shkojë në Botëror

20 October 2025 at 13:10


Kombëtarja e Kosovës ka kualitetin dhe potencialin për t’u kualifikuar direkt nga vendi i parë në Kampionatin Botëror, kështu ka deklaruar mesfushori Lindon Emërllahu në një intervistë për Telegrafin.

Emërllahu ishte i suspenduar në barazimin 0-0 ndaj Sllovenisë, megjithatë luajti si inkuadrues në fitoren e madhe të Kosovës në udhëtim te Suedia (0-1).

Ylli i Clujit në një intervistë për Telegrafin deklaroi se “Dardanët” morën tre pikë të arta në Suedi, ndërsa duhet të jenë të bashkuar që ta realizojnë ëndrrën.

“Ndeshja me Suedinë ishte një fitore shumë e madhe për ne duke marrë parasysh renditjen në tabelë, kemi marrë tre pikë të arta dhe të vazhdojmë kështu të bashkuar drejt ëndrrës së madhe”.

Lindon Emërllahu ndaj Suedisë

Kosova vazhdimisht ndër vite problemin kyç e ka pasur te mesfusha. Megjithatë, me ardhjen e yjeve si Elvis Rexhbecaj, Leon Avdullahu e Veldin Hoxha mesfusha është bërë pika më e fortë e jona.

I lumtur me këtë kualitet të mesfushës po ndahet edhe Emërllahu, i cili e pranoi se po e ka të lehtë të kuptohet me “bashkëlojtarët e rinj”.

“Mesfusha tani ka shumë kualitet. Secili lojtar e luan rolin e vetë dhe në fushë besoj që kuptohemi shumë mes vete, nuk është aspak e vështirë të luash aty ku është kualiteti”.

Ish futbollisti i Ballkanit gjithashtu beson se Kosova mund të kualifikohet direkt nga vendi i parë, ndërsa konfirmoi se me bashkëlojtarët vazhdimisht po e diskutojnë mundësinë që të jenë të kualifikuar në Botëror.

“Në nëntor kemi ndeshje me rëndësi, do të shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe të paraqitemi sa më mirë që është e mundur edhe pse jo të kualifikohemi direkt nga vendi i parë. Shpresoj shumë që do të arrijmë këtë gjë”.

“Normal është diskutim pasi që kur ke mundësinë edhe bisedimet ndodhin mes lojtarëve. Është ëndërr që të shkojmë në Botëror, kemi kualitetin dhe potencialin”.

Emërllahu ndër të tjera foli edhe për periudhën që këtë edicion po kalon te CFR Cluj, skuadër që nuk e nisi mirë sezonin por këto xhirot e fundit kanë filluar të këndellen.

Ai nënvizoi se synimi i vetëm i Clujit është dalja në Evropë, kurse personalisht ka për qëllim që të përmirësohet edhe më shumë

“Edicioni nuk ka filluar shumë mirë për ne, patëm vështirësi në disa ndeshje por tani kemi nisur ta marrim vetën si ekip. Synimi këtë sezon është dalja në Evropë dhe besoj që do ta arrijmë në fund të sezonit”.

“Forma ime dita ditës po shkon duke u rritur dhe synoj të vazhdoj me këtë ritëm. Gjithashtu dua të shënoj dhe asistoj sa më shumë që të mundem”, përfundoi ai për Telegrafin.

Emërllahu vazhdon të jetë një ndër lojtarët që preferohet shumë nga Foda, me teknikun gjerman që po i jep zakonisht minuta pavarësisht që nuk po e nis nga fillimi shkaku se përballë ka dyshen që po luajnë në Bundesliga, pra Elvis Rexhbecajn e Leon Avdullahun.

Kujtojmë, Kosova në nëntor udhëton për në Slloveni e pastaj e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/

Kosova me shumë mungesa ndaj Suedisë: Katër largohen nga grumbullimi, një rikthim

13 October 2025 at 10:02


Kombëtarja e Kosovës sonte do ta zhvilloj ndeshjen e dytë të muajit të tetorit, ku përballet me Suedinë.

Dardanët në stadiumin Nya Ullevi në Goteborg do të përballen me suedezët me fillim nga ora 20:45.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda do të duhet t'ia dalë në këtë ndeshje pa disa lojtarë shumë të rëndësishëm, shkaku i lëndimeve dhe kartonëve.

Fillimisht nga lista fillestare u largua Florian Haxha për shkak të lëndimit, derisa rrugën e tij e ka ndjekur edhe Lumbardh Dellova që nuk ka arritur të rikuperohet.

Në mbrojtje Foda nuk mund të llogarisë edhe në shërbimet e Fidan Alitit që është larguarunga grumbullimi shkaku i suspendimit me kartonë.

Ndërkohë një tjetër lajm i keq është edhe largimi i Elvis Rexhbecajt, i cili pësoi lëndim ndaj Sllovenisë dhe nuk do të luaj ndaj Suedisë.

Për këtë sfidë Foda do ta ketë në dispozicion mesfushorin Lindon Emërllahu i rikthyer nga suspendimi. /Telegrafi/

❌
❌