Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Një vendim pa vendim i Kushtetueses/ Artur Nura: Ka dhënë një vendim gjysmak, nuk e kreu detyrën që ia ngarkon Kushtetuta

7 February 2026 at 23:39

TIRANË– Gjykata Kushtetuese rrezoi të premten padinë e kryeministrit Edi Rama, i cili u ankua për tejkalim kompetencash nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

GJKKO vendosi në muajin nëntor 2025 pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas 3 javësh shqyrtim, gjyqtarët votuan katër pro dhe 4 kundër, duke mos arritur të marrin një vendim shumice, e duke rikthyer masa e pezullimit nga detyra për zëvendëskryeministren.

Analisti Artur Nura, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se kryeministri Edi Rama duhet ta vijojë “betejën” e tij politike me institucionet e drejtësisë dhe pse jo vendimin e së premtes dhënë nga Gjykata Kushtetues ta çojë edhe në Strasburg.

Sipas tij, në një sistem demokratik çdo institucion duhet të ketë kufijtë e vetë dhe duhet të ushtrojë aktivitetin e vet ligjor brenda kompetencave, pa cenuar pavarësinë e pushteteve të tjera.

Gjatë bisedimit për “Ora e Fundit”, Nura theksoi se Gjykata Kushtetuese  dha një vendim gjysmak ndaj padisë së Ramës dhe nuk e kreu siç duhet detyrën, që ia ka ngarkuar vetë Kushtetuta e Republikës.

“Besoj se Rama duhet t’i qëndrojë qasjes së tij politike. Mund ta referojë çështjen edhe në Strasburg, që të ndahet njëherë e mirë ‘shapi nga sheqeri’. Ka kufij për çdo pushtet. Kjo është demokracia.

Iku koha kur një person vendoste për të gjitha shkallët e drejtësisë. Sot duhen ndarë kompetencat e pushteteve në mënyrë demokratike dhe asnjëri nuk duhet të ndërhyjë në kompetencat e institucioneve.

Nëse ti nuk respekton vullnetin e sovranit, Rama duhet ta vazhdojë betejën politike në raport me institucionet e drejtësisë. Parimisht, presioni që bën Berisha në mënyrë permanente ndaj drejtësisë dhe ndaj emrave të këtyre institucioneve nuk përbën lajm, por është i zakonshëm.

Gjykata Kushtetuese, sipas mendimit tim, si gazetar dhe jo si jurist, them që ka dhënë një vendim gjysmak, që nuk e çoi vendimin deri në fund për detyrën që i ka dhënë Kushtetuta”, tha ndër të tjera gazetari Nura./abcnews.al

Vokshi nga Strasburgu: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Po gërryhen themelet e demokracisë

By: Brisi
29 January 2026 at 11:26

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, deklaroi se Shqipëria po përjeton një nga krizat më të rënda demografike dhe politike, duke theksuar se largimi masiv i të rinjve është një krizë e thellë e demokracisë. Nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në Strasburg, Vokshi u shpreh se mbi 1.1 milion shqiptarë janë larguar në dekadën e […]

The post Vokshi nga Strasburgu: Eksodi i të rinjve po zbraz Shqipërinë! Po gërryhen themelet e demokracisë appeared first on BoldNews.al.

Berisha në Këshillin e Europës: Zgjedhjet në Shqipëri në klimën e një partie-shtet

TIRANË, 28 janar/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg se zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga dy fenomene madhore: partia-shtet dhe narkoshteti.

Në fjalën e mbajtur, Berisha u shpreh se ndryshe nga zgjedhjet e lira që i shërbejnë shtetit të së drejtës, farsa zgjedhore prodhon efektin e kundërt.

“Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si pyetje më themelore këtë: a kemi zgjedhje apo një farsë zgjedhore. Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës; farsa zgjedhore ka efektin e kundërt. Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti-parti ose partia-shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit, se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një partie-shtet”, tha ai.

Sipas tij, krimi i organizuar ka shndërruar drogën në vota dhe votat në mbrojtje politike. “28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë”, u shpreh ai.

Kreu i PD-së ka folur edhe për heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres duke u shprehur se Kryeministri Rama bllokoi dhe nuk lejon iniciativën e Prokurorisë.

The post Berisha në Këshillin e Europës: Zgjedhjet në Shqipëri në klimën e një partie-shtet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha në Strasburg: Situata në Shqipëri, rrezik për sigurinë e Evropës

27 January 2026 at 19:18

TIRANË, 27 janar /ATSh/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë debatit në grupin parlamentar të Partive Popullore Evropiane në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri, paraqiti situatën në vend si një rrezik serioz për sigurinë e Evropës, duke e cilësuar atë si “narkoshtet”.

Berisha u shpreh se, kartele të drogës, të lidhura me qeverinë, dominojnë tregjet e drogës në Evropë dhe se Shqipëria është kthyer në një qendër të madhe të pastrimit të parave përmes ndërtimeve dhe resorteve turistike.

“Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Evropës, parlamentet e këtyre vendeve të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël, i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha foli edhe mbi “terapinë konvertuese”, duke e cilësuar atë si një praktikë çnjerëzore dhe agresion ndaj fëmijëve. Sipas kryetarit të PD-së, kjo qasje synon vendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë në Shqipëri dhe më gjerë.

“Kjo propagandë është propaganda e ekstremit të majtë që synon rivendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropë e botë”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se, ndonëse debatet mbi këtë çështje ishin të ndara, në audiencë pati rezerva të mëdha ndaj raportit, i cili sipas tij tentonte të legjitimonte “terapinë konvertuese” ndaj fëmijëve.

/m.q/j.p/r.e/

The post Berisha në Strasburg: Situata në Shqipëri, rrezik për sigurinë e Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

By: V K
27 January 2026 at 13:45

Gjatë debatit në grupin parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paraqiti situatën në Shqipëri, si një rrezik serioz për sigurinë e Europës, duke e cilësuar atë si ‘narkoshtet’ të drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Berisha u shpreh se, kartele të drogës, të lidhura drejtpërdrejt me Ramën, dominojnë tregjet e drogës në Europë dhe se Shqipëria është kthyer në një qendër të madhe të pastrimit të parave përmes ndërtimeve dhe resorteve turistike.

Në një debat tjetër, kryedemokrati Sali Berisha, kritikoi ashpër raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, duke e cilësuar atë si një praktikë çnjerëzore dhe agresion ndaj fëmijëve.

Ai u shpreh se, në Shqipëri, në kopshte dhe shkolla fillore, po përdoren materiale mësimore që synojnë manipulimin e fëmijëve drejt ndryshimit të gjinisë, duke e lidhur këtë me atë që e quajti propagandë e ekstremit të majtë dhe ndikim të Xhorxh Sorosit.

Sipas kryetarit të PD-së Sali Berisha, kjo qasje synon vendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë në Shqipëri dhe më gjerë.

Gjithashtu, ai theksoi se, ndonëse debatet mbi këtë çështje ishin të ndara, në audiencë pati rezerva të mëdha ndaj raportit, i cili sipas tij tentonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve.

FJALA E PLOTE:

Dje gjatë ditës në debatin e zhvilluar në grupin parlamentar të EPP-së për zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin e ‘Terapisë konvertuese’ paraqita para audiencës rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti shqiptar më në krye Edi Rama apo siç quhet rëndom Ramaduro apo Noriega i Europës për sigurinë e vendeve të rajonit dhe vendeve të Europës.

Në fjalën time, paraqita dominimin e tregut të drogës në Europës, marijuanës, heroinës, kokainës nga kartelet e drogës të lidhura direkt me Edi Ramën, të komanduara direkt prej tij, i cili e ka shndërruar Shqipërinë në një parajsë të larjes së parave të tyre, në qindra kulla, ndërtesa, resorte turistike.
Shpreha kërkesën që vendet anëtare të Këshillit të Europës, parlamentet e këtyre vendeve të ngrenë zërin e tyre ndaj këtij rreziku serioz që u vjen nga një vend i vogël i cili ka të gjitha potencialet e mëdha të zhvillimit dhe e ka zhytur regjimi në drogë, vetëm për qëllime elektorale.

Po kështu, tek rreziku i madh që përfaqëson Shqipëria, u ndala tek AKSHI, kopshti familjar i Edi Ramës, në të cilin koordinatori kryesor i karteleve të drogës me anëtarët e familjes Rama, kanë plaçkitur qindra e qindra milionë euro. Por mbi të gjitha Ergys Agasi ka eksportuar të gjitha të dhënat e internetit që ekzistojnë në Shqipëri, tek klanet kriminale dhe armiqtë e NATO-s dhe kjo është një rrezik i madh që Shqipëria shpërndan në rajon dhe Europë.

Mirëkuptimi ishte i plotë nga audienca. Përveç kësaj mora fjalën në debatin që u zhvillua për raportin mbi ‘terapinë konvertuese’, terapinë ç’njerëzore, një agresion i vërtetë që bëhet ndaj fëmijëve për të ndryshuar gjinitë.

Ftova të pranishmit që të vijnë në Shqipëri, të shohin pasojat e rënda të transformimit të Shqipërisë në republikën e Xhorxh Soros apo në kopshtin e lulëzuar të këtij të fundit, ku fëmijëve në kopsht dhe në shkolla fillore, u jepen tekste, figurina dhe objekte mësimore për t’i manipuluar në drejtim të ndryshimit të gjinisë.

Theksova se, kjo propagandë është propaganda e ekstremit të majtë që synon rivendosjen e një diktature të rrezikshme të ekstremit të majtë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë e botë. Debatet për këtë çështje natyrisht nuk ishin të njëjta, por në tërësi u shprehën rezerva shumë të mëdha për raportin i cili në një farë mënyre kërkonte të legjitimonte ‘terapinë konvertuese’ ndaj fëmijëve për ndryshim gjinie.

The post Berisha nga Strasburgu: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës appeared first on Albeu.com.

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

By: Brisi
27 January 2026 at 13:03

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar këtë të martë nga Strasburgu se qeveria e Edi Ramës, rrezikon sipas tij sigurinë e Europës. Nga mbledhja e grupit parlamentar të EPP-së në Strasburg mbi zgjedhjet në Shqipëri dhe raportin për ‘terapinë konvertuese’, Berisha e paraqiti situatën në Shqipëri, si një rrezik serioz për sigurinë e Europës, duke e […]

The post Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës! appeared first on BoldNews.al.

Kreu i KLGj-së vizitë studimore në KiE dhe GjEDNj në Strasburg

24 January 2026 at 16:54

TIRANË, 24 janar /ATSh/ Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, mori pjesë në një vizitë studimore të organizuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg (Francë), në datat 20-22 janar. Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte marrja e përvojës lidhur me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në çështjet mjedisore dhe zbatimin e vendimeve të GjEDNj-së që lidhen me mbrojtjen e mjedisit.

Gjatë vizitës, Rusi zhvilloi takime me presidentin e Seksionit të Tretë të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, i cili mbulon çështjet për Shqipërinë, Ioannis Ktistakis, me kancelaren e kësaj gjykate, Marialena Tsirli, si dhe me gjyqtarin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Darian Pavli.

Gjithashtu, Rusi pati një takim me drejtorin e Divizionit të Programeve për Bashkëpunim të Këshillit të Evropës, Giovanni Battista Celiento.

Çështjet e diskutuara në këto takime ishin adresimi i gjetjeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, roli dhe marrja e masave nga KLGj-ja për uljen e çështjeve të prapambetura, si edhe kohëzgjatja e proceseve gjyqësore në Shqipëri.

Gjithashtu, gjatë vizitës, Rusi mori pjesë në një seancë gjyqësore në Dhomën e Madhe të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kjo vizitë studimore, ndër të tjera, shërbeu edhe për njohjen dhe shkëmbimin e praktikave dhe përvojave më të mira në fushën e drejtësisë.

1 nga 2

/m.q/r.e/

The post Kreu i KLGj-së vizitë studimore në KiE dhe GjEDNj në Strasburg appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Trajneri që po befason në garat ndërkombëtare është favorit kryesor të marr drejtimin e Chelseat

1 January 2026 at 16:47


Enzo Maresca nuk është më trajner i Chelseat. Bordi i klubit londinez është ndarë nga trajneri italian, më pak se dy vjet pasi ai kishte nënshkruar një kontratë pesëvjeçare.

Vendimi ka ardhur pas një serie prej tri ndeshjesh pa fitore, si dhe për shkak të një marrëdhënieje të tensionuar mes Marescës dhe menaxhmentit të klubit, raportojnë mediat britanike.

Sipas burimeve angleze dhe ndërkombëtare, favoriti kryesor për ta pasuar Marescën është Liam Rosenior, trajneri 41-vjeçar anglez që aktualisht drejton Strasburgun. Dy klubet kanë të njëjtët pronarë, çka e bën një lëvizje të mundshme më të lehtë për t’u realizuar.

I pari në Ligën e Konferencës

Rosenior mori drejtimin e Strasburgut në fillim të sezonit të kaluar dhe e udhëhoqi ekipin drejt vendit të shtatë në Ligue 1 – pozitë që klubi e mban edhe pas 16 xhirove të sezonit aktual.

Në Ligën e Konferencës, Strasburgu shkëlqeu duke e përfunduar fazën e ligës në vendin e parë, me 16 pikë nga maksimumi i mundshëm prej 18.

Karrierën si trajner, Rosenior e nisi në vitin 2022 si trajner i përkohshëm i Derby County, ku drejtoi ekipin për 12 ndeshje. Më pas, nga nëntori 2022 deri në maj 2024, ai ishte në krye të Hull City.

Si futbollist, Rosenior ka mbi 15 vjet përvojë në Ligën Premier dhe Championship, duke luajtur për Fulham, Reading, Ipswich, Hull City dhe Brighton. /Telegrafi/

Eurodeputeti grek Nikos Pappas dhunon gazetarin në Strasburg

By: Elva
17 December 2025 at 21:08

Një incident i rëndë dhune është shënuar mbrëmjen e 16 dhjetorit në Strasburg, ku protagonist është eurodeputeti grek i SYRIZA-s, Nikos Pappas. Ai akuzohet se ka sulmuar fizikisht gazetarin grek Nikos Giannopoulos, pas një konflikti që nisi në ambientet e një lokali në qendër të qytetit. Sipas mediave greke, eurodeputeti dhe një grup gazetarësh që […]

The post Eurodeputeti grek Nikos Pappas dhunon gazetarin në Strasburg appeared first on BoldNews.al.

Lamallari në Strasburg, takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës

11 December 2025 at 22:08

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari gjatë qëndrimit në Strasburg,  zhvilloi sot takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

Në takim, sipas Lamallarit, u bisedua mbi partneritetin strategjik Shqipëri–KE dhe mbështetjen që vendi ynë merr në proceset transformuese të drejtësisë.
Po ashtu, ministri i Drejtësisë takoi edhe Presidentin e Asamblesë Parlamentare, Theodoros Rousopoulos si dhe Michael O’Flaherty, Komisioner për të Drejtat e Njeriut. Në takimet me ta, Lamallari riafirmoi angazhimin e palëkundur për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, veçanërisht të grupeve më vulnerabël të shoqërisë.
“Diskutime të frytshme për të forcuar bashkëpunimin tonë në fushën e shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zbatimit të reformave që Shqipëria po ndërmerr me vendosmëri. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të çuar përpara standardet europiane dhe për të forcuar institucionet demokratike në vendin tonë”, shkroi Lamallari në rrjetet sociale.

The post Lamallari në Strasburg, takime me zyrtarë të lartë të Këshillit të Evropës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“S’ka arsye të na ndalojnë!” – OVL e UÇK sfidon Maqedoninë e Veriut për protestën e 13 dhjetorit

5 December 2025 at 19:53


Fatmir Sopi nga OVL e UÇK-së vlerëson se autoritet maqedonase nuk kanë ndonjë arsye që mos të lejojnë që protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë të mbahet në Shkup.

Sopi, në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë vullnet për mbajtjen e kësaj proteste teksa shtoi se kanë edhe shumë bashkëluftëtarë atje.

“Ne jemi të bindur se protesta do të ndodhë se nuk ka asnjë arsye që autoritetet maqedonase të mos lejojnë mbajtjen e saj pasi ajo do të jetë një protestë paqësore ku do të shprehet mllefi ndaj padrejtësive në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne konsiderojmë që përderisa nuk kemi pasur pengesa në Prishtinë, Hagë, Strasburg e Tiranë nuk ka asnjë arsye që të pengohemi që të kemi një protestë të tillë në Shkup kur dihet se kemi shumë bashkëluftëtarë atje dhe kur dihet se shqiptarët janë pjesë përbërëse e popullsisë e qeverisjes atje dhe kanë vullnet për mbajtjen e kësaj proteste”, tha Sopi.

“Ne me dhunë nuk mund të organizojmë askund protestë, kemi paraqitë kërkesën në mënyrë zyrtare dhe presim që kjo të mos has në ndonjë pengesë”, u shpreh Sopi.

Kujtojmë se OVL e UÇK-së ka njoftuar të premten se protesta e radhës në përkrahje të çlirimtarëve, do të mbahet më 13 dhjetor sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

- YouTube youtu.be

Protestat pro-UÇK shtrihen në Strasburg, avokatët: Procesi në Hagë është stërzgjatur

16 November 2025 at 23:11


Protestat në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë të zhvillohen paralelisht me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë. Dy avokatë, Skënder Musa dhe Ardian Bajraktari, thonë se këto protesta po dëshmojnë pakënaqësi të gjerë qytetare me mënyrën se si po zhvillohet ky proces dhe se opinioni publik është gjithnjë e më i bindur se bëhet fjalë për një padrejtësi.

Pas Prishtinës, Hagës e Tiranës, protesta në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e katërta me radhë, është mbajtur në Strasburg të Francës, para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Avokati Skënder Musa vlerëson se protestat janë një kundërpërgjigje ndaj deklarimeve të kryetares së Speciales, e cila kishte thënë se qytetarët e Kosovës e mbështesin këtë gjykatë, e po ashtu ato tregojnë qartë se qytetarët e Kosovës janë të bindur në pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.

“Në fakt qytetarët e Kosovës e kanë humbur besimin nga Gjykata Speciale, duke i parë veprimet e prokurorëve dhe anëtarëve të trupit gjykues dhe kryetarit të trupit gjykues, që shpeshherë janë treguar si me qenë prokurorë dhe jo arbitër të pavarur objektiv. Në këtë drejtim besoj që edhe te trupi gjykues dhe vetë prokurorët krijojnë situata të tjera në realitet, sepse këto protesta dëshmojnë se qytetarët e Republikës së Kosovës nuk janë kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, besojnë në pafajësinë e tyre, sepse janë të vetëdijshëm dhe të sigurtë që ata nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e asnjë krimi për çka akuzohen. Ndërkaq, sa i përket aspektit formal e juridik, protestat nuk kanë peshë për shkak se nuk janë provë në procedurën penale”, tha Skënder Musa, avokat.

Avokati Ardian Bajraktari vlerëson se gjykata e Specializuar ka devijuar nga ideja fillestare për të cilën ishte kërkuar themelimi i saj. Ai e quan procesin që po zhvillohet në Hagë si të stërzgjatur, me shkelje të shumta, dhe thekson se tashmë opinioni mbarëkombëtar është i bindur se ndaj ish-krerëve të UÇK-së po bëhet padrejtësi.

“Në këtë drejtim e shoh rolin dhe angazhimin e këtyre protestave, që në instancë të fundit po dëshmohet që populli është gjithnjë e më shumë në vlerësim të vlerave të luftës dhe ish-krerëve të saj, dhe është tashmë i bindur se ajo çfarë po ndodh atje është një padrejtësi e madhe, që po u bëhet jo vetëm ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe luftës sonë për liri në përgjithësi”, tha Ardian Bajraktari, avokat.

Kjo dhe protestat tjera, në Prishtinë, Hagë e Tiranë, janë organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë tash e pesë vite. /RTK

Strasburgu u “vesh” kuqezi kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së

16 November 2025 at 16:22

PRISHTINË, 16 nëntor /ATSH/ Pas protestës në Prishtinë, Hagë e Tiranë, sot me brohoritma të shumta “UÇK”, “Liri për çlirimtarët”, mijëra qytetarë protestuan në Strasburg të Francës, para Këshillit të Evropës, për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Gjykatën Speciale të Hagës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bëri të ditur se ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet e tyre lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, OVL UÇK, Hysni Gucati gjatë fjalimit të tij tha se qytetarë të shumtë po protestojnë para Këshillit të Evropës për t’u thënë ndal padrejtësisë e cila po bëhet në burgun e Hagës.

Sipas tij, Haga ka dalë nga “shtrati” i vet, duke marrë dëshmitarë të fabrikuar nga Serbia duke dëshmuar kundër krerëve të UÇK-së.

Gucati tha se në Gjykatën Speciale të Hagës, nuk dënohen vetëm krerët e UÇK-së por i gjithë kombi shqiptar.

“Po protestojmë para asamblesë së Parlamentit të Evropës, ku në këtë parlament është bë një rezolutë e padrejtë e shqiptarëve dhe ish pjesëtarëve të UÇK-së. UÇK-ja nuk njolloset, ajo ka qenë organizatë çlirimtare, e cila e çliroi Kosovën nga hordhitë serbo-çetnike dhe ne sot kemi ardhur këtu para këtij Parlamenti t’i themi stop padrejtësisë, e cila po bëhet në Hagë. Haga ka devijuar nga shtrati i vet, duke marrë dëshmitarë të fabrikuar që i dërgon të dëshmojnë kundër krerëve të UÇK-së. Në atë gjykatë nuk dënohen vetëm krerët, por i gjithë kombi shqiptar”, tha Gucati.

Ndërsa njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Ervin Muja nga Anglia, shtoi se ish-krerët e UÇK-së po gjykohen jo për krime, por për kauzën e lirisë së vendit e popullit të Kosovës.

“Ata janë një viktimë e një padrejtësie të re, janë në burg jo për krime, po për kauzën e lirisë sonë. Jemi këtu për t’i thënë jo kësaj padrejtësie të madhe, jemi këtu për t’i treguar botës, se kombi nuk vdes kur ka një kujtesë. Sot të gjithë jemi të bashkuar dhe kur shqiptarë bashkohen nuk ka gjykatë që na thyen”, tha Muja.

Përfaqësuesi i veteranëve në diasporë, Fatmir Koci tha se drejtësia nuk mund të jetë e njëanshme, duhet të jetë pa paragjykim e pa agjenda të fshehta.

Qytetarët të cilët protestuan para Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës, dërguan edhe nga një letër ku shprehën shqetësimet e tyre për gjykimin e ish-krerëve, ku i pari prej tyre ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. /KosovaPress/

The post Strasburgu u “vesh” kuqezi kundër padrejtësive ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ahmeti mbështet protestën për UÇK-në: Lironi djemtë tanë, Specialja po gjykon mbi shpifjet e Serbisë dhe Rusisë

16 November 2025 at 10:57


Ali Ahmeti, lideri i BDI-së në Maqedoninë e Veriut ka shprehur sot mbështetjen e tij të plotë për bashkëkombasit që do të protestojnë në Strasburg, përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ahmeti në një postim në rrjetet sociale tha se sot është me bashkëkombasit që do të protestojnë.

"Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombasve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar", ka shkruar ai.

Ahmeti kritikon mënyrën se si po funksionon Gjykata Speciale, duke thënë se po gjykon mbi shpifjet e Serbisë e Rusisë.

Kryetari i BDI-së ka kërkuar lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

"Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia. Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të SHBA-së dhe BE-së dhe vendin e kanë në Kosovë. Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë!", shkroi Ahmeti.

Ai përfundoi me një thirrje për drejtësi.

"Padrejtësia duhet të marrë fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtare", tha ai. /Telegrafi/

Protestohet në Strasburg kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

16 November 2025 at 07:32

PRISHTINË, 16 nëntor /ATSH/ Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sot duke nisur nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka theksuar se do të protestohet për të kërkuar drejtësi dhe për t’i kujtuar institucioneve evropiane se kanë themeluar një gjykatë etnike mbi gënjeshtrat e ish-senatorit zviceran, Dick Marty.

Gucati pret mbështetje të madhe të diasporës shqiptare në këtë protestë, ndërsa tha se do t’ua dërgojnë nga një letër të gjithë anëtarëve të Parlamentit të KiE-së për t’ua dëshmuar padrejtësinë e Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët prej pesë vjetësh po mbahen në Hagë nën akuzën “për krime lufte”.

“Të gjitha ato vërejtje, shkelje i kemi vendosur në dokumentacione për secilin deputet që ta lexojë dhe ta dijë vetë se çfarë gjykate janë duke financuar”, tha ai.

Paraprakisht, veteranët kanë mbajtur protesta në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, ndërsa, kur u pyet për mundësitë e organizimit të një proteste në Shkup, Gucati tha se për momentin e njëjta nuk do të mbahet për shkak të situatës politike atje. Ndërkaq, ritheksoi se nuk planifikojnë të organizojnë protestë as në Luginë të Preshevës.

Krahas kësaj, Gucati theksoi se dëshmia e ish-gjeneralit amerikan Wesley Clark në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të jetë një “bombë” për Gjykatën Speciale.

/KosovaPress/

The post Protestohet në Strasburg kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protestohet në Strasburg kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

16 November 2025 at 08:52


Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sot nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka theksuar se do të protestojnë për të kërkuar drejtësi dhe për t’ia përkujtuar institucioneve evropiane se kanë themeluar një gjykatë etnike mbi gënjeshtrat e ish-senatorit zviceran, Dick Marty.

Gucati pret mbështetjen e madhe të mërgatës shqiptare në këtë protestë, ndërsa tha se do t’ua dërgojnë nga një letër të gjithë anëtarëve të Parlamentit të KiE-së për t’ua dëshmuar padrejtësinë e Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në Hagë nën akuzën “për krime lufte”, raporton KosovaPress.

“Të gjitha ato vërejtje, shkelje i kemi vendosur në dokumentacione për secilin deputet që ta lexojë dhe ta dijë vetë se çfarë gjykate janë duke financuar”, tha ai.

Lexo po ashtuPolicia jep detaje nga shpërthimi i zjarrit në një restorant në MilloshevëParaprakisht, veteranët kanë mbajtur protesta në Prishtinë, Hagë dhe Tiranë, ndërsa, kur u pyet për mundësitë e organizimit të një proteste në Shkup, Gucati tha se për momentin e njëjta nuk do të mbahet për shkak të situatës politike atje. Ndërkaq, ritheksoi se nuk planifikojnë të organizojnë protestë as në Luginë të Preshevës.

Krahas kësaj, Gucati theksoi se dëshmia e ish-gjeneralit amerikan Wesley Clark në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale.

Rama shpreh mbështetjen për protestën në Strasburg kundër padrejtësisë ndaj UÇK-së

15 November 2025 at 21:58


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti i Kosovës qëndron në mbështetje të të gjithë shqiptarëve që të dielën protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kundër padrejtësisë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

“Në mbështetje të të gjithë shqiptarëve që nesër protestojnë në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kundër padrejtësisë ndaj UÇK-së! Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, është me ju”, ka shkruar Rama.

Protesta në Strasburg pritet të mbledhë pjesëtarë të komuniteteve shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, lidhur me padrejtësitë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta e OVL e UÇK-së në Strasburg, Krasniqi: Ftoj qytetarët, miqtë dhe mërgatën të bashkohen në këtë thirrje për drejtësi

14 November 2025 at 15:17


Memli Krasniqi i PDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen e të protestojnë për krerët e UÇK në Strasburg.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se aty ku nisi procesi që rëndoi padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e UÇK-së aty do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi.

“Të dielën, të gjitha rrugët çojnë në Strasburg. Aty ku nisi procesi që ka rënduar padrejtësisht mbi emrin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty do të ngrihet zëri i shqiptarëve për drejtësi dhe dinjitet. Më 16 nëntor, protestat paqësore për të vërtetën dhe respektimin e historisë sonë vazhdojnë, me qytetari, me qetësi dhe me besim në drejtësinë që meriton populli ynë”, ka shkruar ai.

Ai ftoi të gjithë qytetarët, miqtë e Kosovës dhe mërgatën kudo që është, të bashkohen në këtë thirrje të përbashkët për drejtësi dhe për lirinë e çlirimtarëve tanë. /Telegrafi/


Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg (AKUZAT)

By: V K
10 November 2025 at 13:55

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke e akuzuar për shkelje të imunitetit parlamentar dhe të së drejtës për privatësi gjatë hetimeve të zhvilluara ndaj tij nga SPAK.

Sipas dokumentit zyrtar, padia është bërë bashkë me partneren e tij Erjola Hoxha dhe është depozituar më 8 maj 2024.

Çështja i është komunikuar zyrtarisht qeverisë shqiptare më 6 tetor 2025.

Akuza lidhet me kontrollin e ushtruar më 9 mars 2023 në banesën e Ahmetajt dhe Hoxhës, si dhe me sekuestrimin e telefonit të Hoxhës, mbi bazën e një urdhri të GJKKO.

Ahmetaj pretendon se kontrolli ishte i paligjshëm, pasi në atë kohë ai ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe sipas nenit 73, pika 2 të Kushtetutës, banesa e një deputeti nuk mund të kontrollohet pa miratim paraprak nga Kuvendi.

Në ankesën e tij, ish-ministri dhe partnerja e tij deklarojnë se nuk kishin asnjë mjet efektiv ligjor për të kundërshtuar urdhrin e kontrollit dhe sekuestrimit, duke pretenduar shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe banesës) dhe nenit 13 (e drejta për një mjet juridik efektiv) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata e Strasburgut i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të sqarojë:

1. A ka pasur shkelje të së drejtës së kërkuesit të parë për respektimin e banesës së tij, të garantuar nga neni 8 i Konventës? Në veçanti, a është kryer kontrolli i banesës në përputhje me nenin 73 (2) të Kushtetutës mbi imunitetin e AP-ve? A ka shteruar kërkuesi i parë ndonjë mjet efektiv juridik në këtë drejtim?

2. A ofronin legjislacioni dhe praktika vendase mjete procedurale të mjaftueshme për të kundërshtuar ligjshmërinë e urdhrit të kontrollit, mënyrën e kryerjes së kontrolleve të banesës së tyre dhe të personit dhe telefonit celular të kërkueses së dytë, ose sekuestrimin e sendeve në banesën e tyre, siç kërkohet nga nenet 8 dhe 13 të Konventës? Në veçanti, a ishte vendimi gjyqësor i 8 marsit 2023 i ankueshëm?

 

The post Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg (AKUZAT) appeared first on Albeu.com.

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

By: armand
5 November 2025 at 19:35

Shteti shqiptar iu detyrohet ish-pronarëve një dëmshpërblim prej 18 milionë euro për gjyqet e fituara në Strasburg. Detyrimi është krijuar deri në shtator të vitit 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të bëra publike me projektbuxhetin e vitit 2026, për 12 çështje të fituara në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut […]

The post Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro appeared first on BoldNews.al.

❌
❌