Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Flakron Hadergjonaj përkujdeset për një transferim sensacional në Turqi

30 January 2026 at 19:38


Flakron Hadergjonaj, vëllai i vogël i mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës Florent Hadergjonaj, po ndërton një emër gjithnjë e më të respektuar në botën e futbollit, por jashtë fushës së lojës.

Derisa Florenti po shkëlqen në fushë, Flakroni është i lidhur ngushtë me futbollin në rolin e agjentit të lojtarëve, duke realizuar punë të rëndësishme në prapaskenë. Deçanasi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, është përkujdesur ndër vite për karrierën e vëllait të tij të madh, duke ndërmjetësuar transferimet e tij te Ingolstadt, Huddersfield, Kasimpasa dhe aktualisht Alanyaspor, por edhe për futbollistë të tjerë.

Së fundmi, përmes kompanisë së tij FH Sports Management, Flakron Hadergjonaj ka realizuar një transferim të konsideruar sensacional gjatë afatit kalimtar të janarit. Bëhet fjalë për futbollistin çeçen Rakhim Chaadaev.

Sulmuesi i talentuar 20-vjeçar është produkt i Akademisë së Akhmat Grozny, ndërsa sezonin e kaluar kishte bërë një hap prapa në karrierë duke u transferuar në ligën e katërt të Rusisë, te Angusht Nazran.

Yilmaz Seyfi dhe Rakhim Chaadaev

Megjithatë, falë lidhjeve të shkëlqyera të Flakron Hadergjonajt me klubet turke dhe bashkëpunimit me agjentin Yilmaz Seyfi, Chaadaev ka siguruar një transferim në Ligën e Parë të Turqisë, te Hatayspor, ish-skuadra e portierit kosovar Visar Bekaj.

“Ka qenë padyshim transferimi më i veçantë, pasi të transferosh një futbollist nga liga e katërt e Rusisë në ligën e parë turke është një arritje e madhe”, ka deklaruar Flakron Hadergjonaj për Telegrafin.

“Janari është një muaj shumë i vështirë për transferime, sepse klubet janë pothuajse të kompletuara dhe ndryshimet bëhen me vështirësi. Gjithsesi, transferimin e Chaadaev e konsideroj jashtëzakonisht të veçantë”, shtoi ai.

Telegrafi e ka pyetur Hadergjonajn edhe për vëllanë e tij Florent Hadergjonaj, i cili po kalon një sezon shumë të mirë me Alanyasporin, duke realizuar pesë gola dhe katër asistime këtë edicion.

Dy vëllezërit Hadergjonaj, Flakroni dhe Florenti në momentin që ky i dyti nënshkroi për Alanyasporin

“Jam i lumtur me formën e Florentit. Ai është një nga mbrojtësit më produktivë në Superligën e Turqisë dhe po kalon një periudhë të shkëlqyer”, u shpreh Flakroni.

I pyetur për të ardhmen e Florentit, ai shtoi: “Gjithmonë ka oferta për të, edhe tani, por Alanyaspor e vlerëson jashtëzakonisht shumë. Të shohim në verë – nëse vjen oferta e duhur për klubin dhe lojtarin, atëherë gjithçka mund të ndodhë”.

Edhe pse ende i ri në moshë, Flakron Hadergjonaj po bën punë të jashtëzakonshme në menaxhimin e futbollistëve, duke ndërtuar një rrjet të gjerë kontaktesh me klube nga Zvicra, Gjermania, Austria, Turqia, Kroacia dhe Polonia. /Telegrafi/

Arrestohet një i ri në Gjonaj të Prizrenit për gjuajtje me armë zjarri, sekuestrohet pistoleta

30 January 2026 at 14:35


Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri në fshatin Gjonaj të Prizrenit, i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri nga automjeti, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 29 janar 2026, rreth orës 12:15, kur autoritetet kanë pranuar informata se në afërsi të një shkolle në fshatin Gjonaj janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një automjet i tipit VW Golf.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka identifikuar automjetin e dyshuar, duke i dhënë sinjal për ndalim, por drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar urdhrin dhe është larguar me shpejtësi. Pas kësaj, policia ka ndërmarrë ndjekje, me përfshirjen edhe të patrullave tjera.

Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit, por ai nuk është hasur aty. Më pas, i dyshuari është ndaluar, ndërsa arma një pistoletë me pesë fishekë, të cilën dyshohet se e kishte hedhur në tokë, është gjetur dhe sekuestruar.

I dyshuari, H.B., 21 vjeç, është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Ndaj tij kanë nisur hetimet dhe pritet të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për të vepruar me vendosmëri kundër çdo akti të paligjshëm dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/


Florent Hadergjonaj së bashku me yje tjerë pjesë e formacionit të javës në Superligën e Turqisë

20 January 2026 at 13:53


Formacioni i javës në Superligën e Turqisë për xhiron e 18-të nga Sofascore sjell paraqitje mbresëlënëse nga disa emra të mëdhenj, por vëmendje të veçantë ka marrë edhe mbrojtësi shqiptar, Florent Hadergjonaj.

Futbollisti kosovar i Alanyaspor u përzgjodh në 11-shen më të mirë pas një performance shumë solide, duke u vlerësuar me notën 8.5, një nga më të lartat në repartin e tij.

Hadergjonaj u dallua jo vetëm për sigurinë në mbrojtje, por edhe për kontributin e tij, duke qenë aktiv në krahun e djathtë gjatë gjithë ndeshjes me një gol dhe një asistim.

Në të njëjtin formacion bëjnë pjesë edhe yje si Anderson Talisca, i cili spikat me notën më të lartë, ndërsa në sulm u dallua edhe Bruno Petkovic.

Mesfusha përbëhet nga emra si Orkun Kokçu, Jackson Muleka dhe Eldor Shomurodov, të cilët dhanë ekuilibër dhe kreativitet.

Ndërsa Omer Ali Sahiner kompletoi një paraqitje shumë pozitive në krah së bashku me Ridvan Yilmaz, Emre Topçu dhe Yassine Bounasser që kompletuan mbrojtjen.

Në portë, Johan Cuesta kompletoi formacionin e javës me ndërhyrje vendimtare që ndihmuan skuadrën e tij të ruajë rezultatin. /Telegrafi/

Florent Hadërgjonaj me paraqitje të jashtëzakonshme, por nuk i mjaftoi Alanyasporit ndaj Fenerbahces

18 January 2026 at 21:03


As paraqitja e mrekullueshme e Florent Hadërgjonajt nuk i ka mjaftuar Alanyasporit ndaj Fenerbahces.

Mbrojtësi kosovar shënoi një eurogol si dhe asistoi te goli i dytë, por Feneri në fund arkëtoi pikët e plota me rezultat 2-3.

Pas vetëm tre minutave lojë, Hadërgjonaj me një goditje të fuqishme nga distanca e la të shtangur portierin mysafir për të kaluar Alanyasporin në epërsi.

Ndërsa, pak minuta më vonë, asistoi te Makuota për ta rikthyer epërsinë pasi Feneri kishte barazuar me anë të Talisca.

Sidoqoftë, Fenerbahce në fund shënoi edhe dy gola, falë Musaba dhe Taliscas për t’i arkëtuar pikët e plota.

SofaScore” e vlerësoi Hadërgjonajn me notën 8.5, që ishte më e larta në skuadrën e Alanyasporit si dhe e dyta më e larta në ndeshje, pas Taliscas, që mori notën 9.2 si pasojë e dy golave.

Hadërgjonaj po synon të vazhdojë me këtë formë fantastike me shpresën që të merr një ftesë nga Franco Foda për play-offin e Botërorit, ku Kosova fillimisht do të përballet me Sllovakinë më 26 mars./Telegrafi/

Florent Hadërgjonaj shënon supergol ndaj Fenerbahçes

18 January 2026 at 18:31


Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadëgjonaj, realizoi një supergol në ndeshjen kundër Fenerbahçes, e vlefshme për javën e 18-të të Superligës turke.

Hadërgjonaj mori një top jashtë zonës, vazhdoi kontrollin dhe me një gjuajtje të fortë nga mbi 20 metra hapi rezultatin për 1-0.

Fenerbahçe nuk vonoi shumë dhe barazoi rezultatin me golin e Anderson Talisca.

Hadergjonaj, Ederson'u perişan etti 😮💨
pic.twitter.com/Wq4upHujYL
— Le Marca Sports (@lemarcaspors_) January 18, 2026


Hadërgjonaj ka arritur të shënojë 5 gola dhe të dhurojë 4 asiste në të gjitha garat me fanellën e Alanyasporit.

Ai është pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin turk për edhe tre vite të tjera. /Telegrafi/

Florent Hadergjonaj, lideri kosovar i Alanyaspor: Golat, asistimet dhe ndikimi në çdo ndeshje

18 January 2026 at 11:29


Florent Hadergjonaj po kalon sezonin e tij të tretë në qytetin bregdetar turk, Alanya, ku me profesionalizëm dhe përkushtim po mbanë fanellën e Alanyaspor.

Mbrojtësi i djathtë kosovar është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, duke kombinuar stabilitetin dhe sigurinë në defensivë me kreativitet dhe impakt në sulm.

31-vjeçari ka zhvilluar 17 ndeshje deri më tani këtë edicion, duke kaluar një periudhë lëndimi dhe duke treguar një rikthim të fortë.

Hadergjonaj ka kontribuar drejtpërdrejt në shtatë gola, duke shënuar katër herë dhe duke asistuar tre të tjerëve, duke treguar se është një lojtar kyç në të dyja fazat e lojës.

Në ndeshjen e fundit të Kupës së Turqisë, Hadergjonaj shkëlqeu duke shënuar dy gola ndaj Karagumruk në barazimin 2-2 të Alanyaspor.

Forma e tij e lartë dhe performancat e vazhdueshme e bëjnë atë një nga futbollistët më të vlerësuar të skuadrës, dhe padyshim një aset të pazëvendësueshëm për përzgjedhësin e Kosovës, Franco Foda, para ndeshjeve vendimtare të muajit mars.

Në verë, Hadergjonaj kishte oferta të shumta, por vendosi të vazhdojë kontratën me Alanyaspor deri në vitin 2027, duke treguar besnikëri dhe dashuri për klubin. Ish-anëtari i Young Boys, Ingolstadt, Huddersfield dhe Kasimpasa ka zhvilluar deri më tani 87 ndeshje me Alanyasporin, duke regjistruar 11 gola dhe 11 asistime – statistika që flasin shumë për ndikimin e tij në skuadër.

- YouTube www.youtube.com

Forma e Hadergjonajt, profesionalizmi i tij dhe aftësia për të bërë diferencën në çdo ndeshje e bëjnë atë jo vetëm një nga lojtarët më të respektuar të klubit, por edhe një figurë inspiruese për të rinjtë që ndjekin futbollin dhe talentin kosovar në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Rrezikohet ura mbi lumin Drin në fshatin Gjonaj pas vërshimeve të djeshme

7 January 2026 at 13:02


Pas vërshimeve të mëdha të djeshme, ura mbi lumin Drin në fshatin Gjonaj është vënë nën rrezik, duke alarmuar banorët e zonës.

Sipas banorëve më të vjetër të fshatit, lumi Drin asnjëherë nuk ka pasur prurje kaq të mëdha, dhe kjo situatë rrezikon shëmbjen e urës që lidh zonën e Hasit me Prizrenin.

Banorët po kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga institucionet përkatëse për të parandaluar dëme të mëdha infrastrukturore dhe për të garantuar sigurinë e komunitetit.

Autoritetet lokale dhe shtabi emergjent janë vënë në gatishmëri për monitorimin e situatës dhe marrjen e masave të nevojshme./Telegrafi/

Garë shumë e ngushtë në LDK për dy mandatet e fundit, vendimtare votat e diasporës

2 January 2026 at 16:31


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar mbi 95 për qind të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa në Lidhjen Demokratike të Kosovës po zhvillohet një garë jashtëzakonisht e ashpër për dy mandatet e fundit, pa përfshirë ende votat e diasporës.

Sipas rezultateve aktuale, dallimet mes kandidatëve janë minimale:

14.Ermal Sadiku – 15,086 vota
15.Fadil Hadergjonaj – 15,017 vota
16.Arben Gashi – 14,480 vota
17.Paris Guri – 14,219 vota

Diferenca prej vetëm disa dhjetëra apo qindra votash mes kandidatëve e bën këtë garë një nga më të ngushtat brenda LDK-së, ndërsa votat e diasporës pritet të jenë përcaktuese për renditjen përfundimtare dhe fitimin e mandatit.

Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa KQZ pritet të publikojë rezultatet finale pas përfshirjes së votave nga jashtë vendit./Telegrafi/

Në Gjonaj të Hasit përgatitet flija gjigante 100 kilogramëshe në “Darkën e bereqetit hasjan”

13 November 2025 at 16:52


Në fshatin Gjonaj të Hasit, është mbajtur për të tretin vit radhazi aktiviteti tradicional “Darka e bereqetit hasjan”, i cili mbledh banorë të zonës, mysafirë nga Prizreni e më gjerë, për të festuar fundin e të korrave dhe bereqetin e vitit.

Në qendër të festës ka qenë flija gjigante, një veçori tashmë e njohur e këtij aktiviteti, e përgatitur nga Ramadan Totaj – anëtar i Shoqërisë Kulturore Artistike “Malësori”.

Totaj tha se përgatitja e kësaj flije kërkon përkushtim dhe përvojë, ndërsa theksoi se këtë vit ajo peshonte plot 100 kilogramë dhe ishte rreth 2 metra e gjatë.

“Ky është një simbol i bashkimit dhe gëzimit për fundin e një viti të begatë. Flija përgatitet me dashuri, dhe është krenari për të gjithë ne që e mbajmë gjallë këtë traditë,” u shpreh Totaj.

Kryetari i SHKA “Malësori”, Haziz Hodaj, tha se “Darka e Lamës” është ndër festat më origjinale dhe autoktone të Hasit, që pasqyron më së miri shpirtin punëtor dhe mikpritës të banorëve të kësaj treve.

Edhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, mori pjesë në këtë ngjarje, duke theksuar se festa të tilla që ruajnë e përcjellin traditat shqiptare duhet të përkrahen vazhdimisht.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe antropologia e njohur amerikane, Janett Reineck, e cila vlerësoi se “Darka e bereqetit hasjan” ka rëndësi të veçantë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe identitetit të Hasit.

Pjesëmarrësit shijuan ushqimet tradicionale dhe atmosferën festive, ndërsa flija gjigante, e përgatitur në mënyrë kolektive nga banorët e Gjonajt, mbeti atraksioni kryesor i ditës.

“Darka e Lamës”, e njohur gjithashtu si “darka e lamijeve, e fushës dhe e bereqetit”, është një festë tradicionale që simbolizon përfundimin e të korrave të drithërave dhe vjeshtës, duke kremtuar një vit të mbarë dhe të begatë për banorët e Hasit.

Për herë të parë në histori, mësim në shqip në shkollat publike të New York-ut

26 September 2025 at 07:34


Në një nga shkollat publike në New York u inaugurua "Programi Kalimtar Dygjuhësh për Shqiptarët", në shqip dhe anglisht, që do t’u shërbejë fëmijëve shqiptaro-amerikanë në Bronx.

I financuar nga Departamenti i Edukimit në Qytetin e New York-ut, programi lehtëson inkuadrimin e nxënësve shqiptarë që ende nuk dinë anglisht apo të nxënësve të rritur në SHBA që duan të mësojnë edhe shqip duke ua ofruar mësimin, në të gjitha lëndët, në të dy gjuhët, në shqip dhe anglisht.

Ky program që si e përmendën shumë nga folësit nuk ka të ngjashëm për shqiptarët në asnjë vend të botës, është fryt i një pune shumëvjeçare të drejtuar kryesisht nga udhëheqësi i komunitetit Mark Gjonaj dhe veprimtarja, mësuesja, dhe Anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), Drita Gjongecaj, raporton illyria.com.

Shkolla PS/MS 108 në Bronx është streha e këtij programi që po fillon me një klasë në moshën e kopshtit parashkollor dhe do të rritet vit pas viti duke pasur nga një klasë për fëmijët shqiptarë në çdo nivel shkollimi.

Në ceremoninë historike që u mbajt në mëngjesin e 25 shtatorit 2025 mori pjesë presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, që ndodhet në SHBA për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Gjonaj dhe Gjongecaj prezantuan miqtë nga atdheu me drejtoreshën e shkollës, Stephanie Mustafa, por edhe me figura të larta të sistemit shkollor në New York si Superintendentja Cris Vaughan, Senatoren e Shtetit Nathalia Fernandez dhe Anëtarin e Asamblesë John Zaccaro Jr. për distriktin ku ndodhet shkolla.

Përpara ceremonisë, Presidenti Begaj vizitoi klasën ku do të mësojnë vogëlushët shqiptarë, u takua me ta dhe me mësuesen e tyre si dhe u shpërndau në mënyrë simbolike disa nga librat që kishte sjellë me vete Ambasadori i Shqipërisë në Washington, Ervin Bushati.

Në hyrje të sallës së madhe ku u mbajt ceremonia, Presidenti Begaj dhe Ministrja Gërvalla firmosën sipas traditës stendat me fotografitë e tyre që u uronin mirëseardhjen.

Salla ishte zbukuruar me tullumbace që kishin ngjyrat e flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe plot simbole të tjera kombëtare, flamuj amerikanë, shqiptarë e të Kosovës.

Salla ishte plot me fëmijë dhe prindër të zonës përreth

Në fillim të ceremonisë u lexuan emrat e fëmijëve që po hyjnë në histori si nxënësit e parë të këtij programi kalimtar dygjuhësh, për të siguruar që asnjë fëmijë shqiptar të mos diskriminohet apo të mbetet mbrapa sepse nuk di anglisht apo se familja nuk ka mundësi financiare që ta shkollojë privatisht. Ky program siguron një 'kalim të përshkallëzuar' duke ia ofruar mësimet në të dy gjuhët, duke ia lehtësuar kalimin nxënësve në gjuhën angleze.

Në fjalimin e tij me këtë rast, Gjonaj falënderoi të gjithë të ftuarit e nderit, sidomos drejtoreshën e shkollës, Mustafa, dhe veprimtaren Drita Gjongecaj për kontributin e tyre në vite që ky program të bëhej realitet.

“Kur Drita Gjongecaj erdhi dhe më foli për këtë ide, në 2013 unë i dhashë arsye se pse nuk mund të realizohej. Nuk kemi aq shumë fëmijë si numër, nuk ka interes, nuk ka fonde, e të tjera. Por ka rëndësi në këto çështje kur punon me njerëz që nuk pranojnë fjalën “jo” dhe vijojnë deri sa ia arrijnë qëllimit”, tha ai.

Gjonaj vlerësoi ndihmën e jashtëzakonshme të shumë miqve të shqiptarëve në bashki dhe pushtetin lokal që ndihmuan që ëndrra të bëhej realitet.

Presidenti Begaj hapjen e programit dygjuhësh e vlerësoi si “një moment shumë të bukur dhe emocional”.

Ai nënvizoi se duke u dhënë mundësi fëmijëve që të mësojnë në gjuhën shqipe u japim atyre dhuratën e gjuhës, u japim rrënjë.



Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, foli si prind që ka rritur fëmijë në emigracion, sesi gjithmonë e ka menduar se çfarë duhej bërë që fëmijët e saj të mos rriteshin vetëm si gjermanë të mirë por edhe si shqiptarë, ndonëse në një vend tjetër, mes një kulture tjetër.

Ajo shprehu admirim për këtë program që e gërsheton bukur traditën me përfshirjen në atdheun e ri.

Duke iu drejtuar fëmijëve që dëgjonin të hutuar fjalimet, ajo u tha se mbase po mërziten dhe nuk e kuptojnë se çfarë rëndësie ka ky moment për komunitetin dhe kombin, por do të vijë një ditë dhe do ta kuptojnë dhe do të jenë krenarë që ishin pjesë e klasës së parë dygjuhëshe.

Një vizitë surprizë ishte ajo e kongresistes demokrate, Alexandria Octavia-Cortez, e cila uroi dhe përshëndeti komunitetin shqiptar për këtë arritje.

"Edhe unë jam rritur në New York si fëmijë me prindër portorikanë që kishin spanjishten si gjuhë të parë", tha ajo.

Ajo tha se pesha e mësimit të gjuhës nuk duhet të mbetet e gjitha në kurriz të prindit, por duhet të ndihmohet nga shteti pikërisht se si po ndodh në këtë rast.

Ndërkaq, Drita Gjongecaj e cila përshkroi rrugën që kishin ndjekur për të arritur deri aty dhe premtoi se ky program është vetëm fillimi.

“Ky hap i madh ka një rëndësi të veçantë për komunitetin shqiptar: ai jo vetëm që ruan dhe forcon gjuhën amtare te brezat e rinj, por gjithashtu rrit prezencën dhe identitetin tonë kulturor në një nga sistemet më të mëdha arsimore në botë. Si nismëtare e këtij projekti, jam e bindur se kjo është vetëm pika e parë e një rruge të gjatë. Synimi ynë është që ky model të shtrihet në shkolla dhe lagje të tjera të Nju Jorkut, duke i dhënë mundësi sa më shumë fëmijëve shqiptarë të mësojnë gjuhën, kulturën dhe historinë tonë, krahas zhvillimit akademik në anglisht”, tha ajo.

Komisioni Europian mblidhet jashtë sesionit, Tabaku refuzon pjesëmarrjen: Antikushtetuese!

By: Elva
29 August 2025 at 18:23

Komisioni për Çështjet Europiane u mblodh paraditen e sotme jashtë sesionit parlamentar për të shqyrtuar projekt-pozicionin negociues për Grupkapitullin e V-të “Burimet, bujqësia dhe kohezioni” në negociatat me BE-në. Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, e cilësoi mbledhjen antikushtetuese dhe refuzoi të merrte pjesë, duke theksuar se opozita ka prioritet procesin e integrimit me nisjen e […]

The post Komisioni Europian mblidhet jashtë sesionit, Tabaku refuzon pjesëmarrjen: Antikushtetuese! appeared first on BoldNews.al.

SKEMA/ Si “çanë” Marin Gjonaj dhe Sokol Tasha në Bulqizë, ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë: Banorët gati për protesta, projekti në pikëpyetje

By: E S
14 August 2025 at 12:28

Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat e licencimit për prodhim të energjisë elektrike të kompanisë “Infotelecom-Albsolar 4” shpk, për një park fotovoltaik me kapacitet 35.6 MW në Gjoricë të Bulqizës.

Vendimi u mor më 12 gusht 2025, me miratim për nisjen e procedurës për licencim të impiantit në rrugën “Gjorica e Poshtme”, Njësia Administrative Gjoricë, Bashkia Bulqizë.

Në dukje, një procedurë standarde për çdo impiant të ri.

Por, ndryshe nga shumë projekte të tjera, ky park pasqyron një kombinim interesash ekonomikë e politikë, të lidhur me skema të organizuara nga Tirana dhe që kanë shkaktuar reagim të fortë lokal.

Sipas dokumenteve të siguruara nga Skyweb.al, procedurat në terren nisën në fund të vitit 2023.

Më 23 shkurt 2024, Bashkia Bulqizë i kaloi në përdorim Sokol Tashës 42.5 hektarë tokë për ndërtimin e parkut fotovoltaik.

Kerkesa qe Sokol Tasha i beri Bashkise Bulqize ne janar 2024 per token
Kerkesa qe Sokol Tasha i beri Bashkise Bulqize ne janar 2024 per token

Tasha, një biznesmen lokal me xhiro modeste, nuk kishte mundësi të siguronte investimin prej 36 milionë eurosh të nevojshëm për projektin.

Në këtë moment, në skenë hyn Marin Gjonaj, një investitor i fuqishëm në energjinë diellore, i njohur për ndërtimin e një parku 125 MW në territorin e ish-rafinërisë ARMO.

Gjonaj kishte kapitalin, ndërsa Tasha ndikimin lokal dhe “besën” e banorëve. Për kontektin lokal, kjo ishte më e rendësishme se vetë paratë.

Burime lokale pohojnë se Gjonaj nuk mund të hynte drejtpërdrejt në Gjoricë.

Për këtë arsye, “flamurin” e licencës e mori Tasha përmes kompanisë “Gjorica Solar Park”, themeluar në nëntor 2023. Me lidhjet e tij fisnore dhe kontaktet në Bashkinë Bulqizë, ai zbuti rezistencën lokale dhe bëri të mundur zhvillimin e dëgjesës publike, pas së cilës bashkia miratoi kalimin e tokës.

Vendimi i Bashkise per t'i dhene token Sokol Tashes me qellim ndertimin e parkut
Vendimi i Bashkise per t’i dhene token Sokol Tashes me qellim ndertimin e parkut

Bashkia publikoi foto nga takimet me banorët, ku projekti prezantohej si investim i Sokol Tashës. Banorët mendonin se po mbështesnin një “djalë të zonës”. Por, në prill 2024, Tasha i shiti 97% të aksioneve të “Solar Park Gjoricë” Marin Gjonajt, i cili sot zotëron rreth 77% të aksioneve të kompanisë mëmë “Infotelecom SolarPark4”.

Partnerë në këtë projekt janë edhe turqit e Adame Mühendislik Enerji SAN. TIC. LTD. STI, me 20% të aksioneve. Kompania turke ka bazën në Adana, por në faqen e saj nuk ka informacion mbi projektin e Bulqizës.

Lëvizja e Tashës, e cilësuar nga burime lokale si “prerje në besë”, shkaktoi zemërim në zonë. Edhe pse të gjitha lejet janë marrë, ndërtimi nuk ka nisur ende.

Ndërkohë, banorët po organizohen për protesta, duke kundërshtuar faktin që investimi nuk do të zhvillohet nga përfaqësuesi lokal, por nga Gjonaj dhe partnerët e tij turq.

Kompania u shpall fituese e tenderit të zhvilluar nga MIE duke ofruar një çmim prej 39.7 euro/ MW orë. Por pas entuaziazmit të fillimit,burime bëjnë me dije se kjo ofertë është konsideruar tepër e ulët dhe rrezikon seriozisht projektin, i cili për shkak të detyrimeve kontraktuale të kredisë duhet të mbyllet deri në fund të këtij viti. /skyweb.al

The post SKEMA/ Si “çanë” Marin Gjonaj dhe Sokol Tasha në Bulqizë, ERE nis procedurat e licencimit për Solar Park Gjoricë: Banorët gati për protesta, projekti në pikëpyetje appeared first on Albeu.com.

Momenti emocionues kur Albërie Hadërgjonaj interpretoi këngën kushtuar Ibrahim Rugovës në dasmën e vajzës së tij, Teutës

26 July 2025 at 11:08

Fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka, ka ndarë me ndjekësit e tij në TikTok një nga momentet më prekëse të dasmës së Teuta Rugovës, vajzës së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Teuta Rugova kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Agron Gjeloshajn, djalin e aktivistit të njohur Nikë Gjeloshaj.

Ceremonia nisi në rezidencën familjare, vijoi me një kurorëzim solemn sipas riteve katolike në Katedralen e Prishtinës dhe u përmbyll me një festë madhështore në Hotel Emerald.

Videoja e publikuar nga Noriku ndriçon një moment të veçantë, ku këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, si e ftuar nderi, performon live këngën ikonike kushtuar presidentit Ibrahim Rugova.

@norik.uka♬ original sound – norik.uka

Interpretimi i saj prekës ka emocionuar të gjithë të pranishmit, ndërsa shihet edhe vetë Teuta Rugova teksa përlotet nga ky dedikim i veçantë për të atin.

Ky moment u përjetua me shumë ndjeshmëri nga familjarët, miqtë dhe mysafirët, duke i dhënë dasmës një dimension emocional dhe të paharrueshëm.

Postimi i Norik Ukës është pritur me reagime të shumta dhe komente mirënjohëse, teksa ndjekësit vlerësuan jo vetëm emocionin e kapur në video, por edhe profesionalizmin e tij në dokumentimin e një dite kaq të veçantë. /Telegrafi/

The post Momenti emocionues kur Albërie Hadërgjonaj interpretoi këngën kushtuar Ibrahim Rugovës në dasmën e vajzës së tij, Teutës appeared first on Telegrafi.

Shqiptarët nga viti 1908 me alfabet por pa abetare 

By: KultPlus
23 July 2025 at 15:11

Rrugëtimi ynë kombëtar, deformimi psikologjik i shkaktuar nga mungesa e shkollimit dhe projektimi i të ardhmes:

Shkruan: MsC. Mark Lucgjonaj

Shqiptarët, në gjithë historinë e tyre, jo vetëm gjeografikisht por edhe kulturalisht e shpirtërisht, kanë qenë dhe janë pjesë e kontinentit të Evropës. Qysh në fillimet e shkrimeve të para, përpjekjeve për t’u bërë komb në hap me shtetet e Evropës, shqiptarët janë të lidhur me rrënjët e këtij kontinenti. Rrugëtimi i kombit shqiptar ka qenë i vështirë. Në kohën kur kombet e tjera kishin marrë iniciativa për mësim në gjuhët e tyre amtare, edhe shqiptarët, hap pas hapi me ta, filluan mësimin në shqip. Por, përkundër fqinjëve të tyre perëndimorë, të cilët luftonin mes vete për ide të ndryshme, shqiptarët përballeshin me një kulturë tjetër, të kundërt me atë evropiane. Vetëm prej vitit 1908 kemi një alfabet unik, falë intelektualëve që vunë themele të shëndosha kombëtare, duke u mbështetur në shembujt e kombeve të tjera evropiane. Ata, themeluesit e shqiptarisë, duke ditur shumë mirë sa shekuj kishim humbur, duke ditur se sa njerëz të mëdhenj nga gjaku ynë i kishin përvetësuar kombet e tjera, të vendosur për ta ringritur shqiptarinë evropiane, zbritën në rrënjët e popullit tonë dhe nga aty e filluan procesin e Rilindjes Kombëtare. Të nisur nga parimi evropian, gjuhën e vendosën në radhë të parë. Gjuha shqipe, si njëra nga gjuhët më të lashta të kontinentit, përveçse kishte përjetuar tkurrje, ishte një gjuhë e padokumentuar. Kështu ndodh kur nuk ke një administratë tënden, ose kur ke një administratë që nuk e lejon shkrimin e gjuhës. Andaj, alfabeti u bë themeli i ringritjes gjuhësore, i cili u kthye edhe në katalizatorin kryesor për pastrimin e gjuhës shqipe nga shumë fjalë të huaja, që kishin depërtuar deri në palcën e fjalëformimit. Kjo është edhe arsyeja kryesore përse sot një numër i madh i bashkëkombësve tanë, në vend se ta duan veten dhe historinë e tyre, gjuhën dhe kulturën e identitetit të tyre autokton, janë cekëtisht të lidhur me një kulturë tjetër – të imponuar ndër shekuj nga pushtuesit. Madje, ky grupacion edhe pushtimin e sheh si shpëtim. Shpesh, në të njëjtin shesh, ngrihen përmendore kundërshtuese te shqiptarët: njëra palë adhuron kryeheroin tonë, kurse pala tjetër adhuron kundërshtarin e tij më të madh – masakruesin e kombit të vet. Arsyet janë të qarta: cektësia e njohjes dhe mungesa e shkollimit ndër shekuj. Viti 1908 është një vit relativisht i vonë për kontinentin evropian për të krijuar një alfabet.

Me këtë alfabet do të fillonte të shkruhej e rishkruhej e gjithë letërsia shqipe. Do të rishkruhej me alfabetin shqip gjithë letërsia që, deri në standardizimin e alfabetit, ishte shkruar me shumë shkronja dhe me disa alfabete evropiane – latine, sllave, greke dhe arabe. Me gjuhën shqipe do të shkruheshin rreshtat e parë të historisë shqiptare, ku në rrënjët e saj do të vendoseshin kokat e shquara të dala nga gjaku ynë: Aleksandri i Madh, Genti, Teuta, Pirroja i Epirit e shumë figura – shtylla të lashtësisë sonë, të ndritura e të vuajtura. Kërthiza e kombit të ri me emër, që doli nga formula Ilir–Arbën–Shqiptar, do të vendosej te ai që do të quhej Ati i Kombit – Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Deri këtu duhet ta kemi të qartë se dy nivele bashkëpunuan në formë të barabartë me njëra-tjetrën: patriotët me pushkë në dorë dhe patriotët intelektualë. Betejat ishin pothuajse të barabarta për të dyja grupet, sepse shumë prej patriotëve intelektualë u vranë dhe u likuiduan në katër anët e botës, kudo që ata merreshin me veprimtarinë e tyre kombëtare. Duhet ta kemi të qartë se e vetmja gjuhë dhe e vetmja shkollë që ishte e ndaluar gjatë pushtimit pesëshekullor ishte gjuha shqipe. Të drejtë në shkollim në gjuhën amtare kishin të gjitha kombësitë e tjera – edhe serbët, edhe grekët – përveç shqiptarëve. Kosova do të priste edhe më gjatë për një ligj që lejonte shkollën në gjuhën shqipe – shumë më gjatë se viti 1912.

Kapitulli i ri për shqiptarët ishte futja e gjuhës shqipe në shkolla, ose hapja e shkollave shqipe në mbarë vendin. Vatra e gjuhës shqipe lindi atë ditë që u hap shkolla e parë shqipe në Shqipërinë e lirë – për të mos u mbyllur më. Kjo frymë e intelektualëve shqiptarë e kishte të qartë se politika kishte fushën e vet të veprimit, duke e lënë të lirë anën kulturore, ta përkrahnin dhe ta nxisnin për të punuar sa më shumë e sa më fort për atdheun. Ata synonin të merrnin nga kjo gurrë njerëz të formuar, të cilët do të ishin menaxherët më të mirë të shtetndërtimit dhe zhvillimit të vendit. Ata e dinin më së miri – sepse jetonin e vepronin në shtete evropiane ku demokracia kishte filluar të ishte e avancuar – andaj artin, kulturën, historinë dhe ligjin i lanë të pavarura, duke i shpallur të shenjta. Këto do të ishin arma e kombit, krenaria e të gjithëve, dhe assesi një mjet i politikës – siç do të bëheshin më pas. Shtypi, arti, kultura, shkenca dhe ligji i lirë do të ndërtonin një shtet që kishte nevojë të arrinte kohën e humbur. Kjo lloj qasjeje na bën të kuptojmë se rilindësit e dinin ç’është integrimi – ose më qartë ta themi, rikthimi i shqiptarëve në gjirin e Evropës. Ata nuk do ta besonin se sot, pas kaq shumë vitesh, mbi një shekull, ne ende nuk jemi integruar në shtëpinë tonë evropiane. Në shumë aspekte kemi bërë edhe hapa pas. Por devijimi më i madh është devijimi psikologjiko-kulturor, pra adhurimi i kulturës së pushtuesit. Dihet se gjuha shqipe u ruajt nëpër shkolla të ndryshme të improvizuara, nga intelektualë e patriotë që shkrinë pasurinë dhe jetën e tyre për ta mbajtur të gjallë pishtarin e kombit shqiptar. Pa sakrificën e tyre, me siguri sot nuk do të flitej as për Shqipëri, as për gjuhë shqipe, e as për shqiptarë. Pra, Rilindja e shqiptarëve nuk ishte një farë që shpërtheu bimën e kombit, por ishin shumë të mbjella që shuheshin herë pas here nga armiqtë e popullit autokton – i cili jetonte i ndarë në pesë vilajete, me një territor dhe natyrë mahnitëse, me pasuri tokësore, nëntokësore dhe ujore, aq sa edhe njerëzore.

Gjuha, gojëdhënat, përrallat, këngët, vajtimet, doket, ritet pagane e fetare u ruajtën nga populli. Por u dokumentuan nga intelektualët. U shpëtua ajo që mund të shpëtohej nga gurra popullore. Duke mos pasur forcën e mendjes për t’u bashkuar si komb rreth çështjes më të madhe e jetike për një popull – vetëqeverisjes – ne humbëm mjaft asete nga kultura dhe tradita që patëm. Humbëm manastire e kisha, varreza dhe kala, qytete të lashta, turma njerëzish që largoheshin nga beteja në betejë. Themeluam koloni nëpër Itali, Kroaci, Ukrainë e gjetiu. Humbëm mundësinë e dokumentimit të masakrave të shumta që u kryen ndaj kombit tonë – nga pushtues dhe dhunues që nuk ishin të paktë. U çoroditëm si popull dhe nuk po ia dilnim të bëheshim komb. Madje, duke përkrahur pushtues të ndryshëm, luftuam edhe kundër njëri-tjetrit, duke shkrirë jetët kot – për t’u kujtuar si heronj të kombeve dhe idealeve të huaja, e jo të atyre me të cilat sot do të krenoheshim. Në rrëmujën e madhe të Luftrave Ballkanike – të cilat ishin orkestruar për të shpërbërë shtetin shqiptar – ishin pikërisht intelektualët shqiptarë ata që ngritën zërin nëpër kancelaritë e Evropës, që kjo masakër, ky gjenocid i orkestruar nga fqinjët, të ndalej.

Kështu, në pushtet erdhi Ahmet Zogu. Me të filloi ngritja e shtetit shqiptar – e Shqipërisë Londineze. Prej këtu, fati i shqiptarëve filloi të shkruhej ndaras e ndryshe. Shqiptarët që mbetën jashtë kufijve vazhduan të jenë të pushtuar dhe nën sundimin e tjetrit. Nëse shqiptarët në Shqipëri po ndërtonin shtetin e tyre – në mes të varfërisë së madhe – po ndërtonin diplomacinë e parë shqiptare, ushtrinë, policinë dhe organet e tjera shtetërore, për shqiptarët e tjerë, mjerimi ishte i dyfishtë. Mbi të gjitha, rreziku nga asimilimi ishte shumë agresiv. Alfabeti i gjuhës shqipe ia doli të shkruhej vetëm në Shqipëri, dhe po ashtu shkolla shqipe ishte mundësi vetëm për shqiptarët e Shqipërisë. Por patriotët shqiptarë dhe intelektualët nuk pushuan së punuari për mbijetesën e kombit, duke vazhduar luftën për ëndrrën e madhe – të lirisë dhe pavarësisë.  Ahmet Zogu do të qëndronte në krye të shtetit shqiptar prej vitit 1920 deri në vitin 1939, në forma të ndryshme të qeverisjes. Ai u rikthye në fron me ndihmën e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, pasi Fan Noli nuk ia doli ta mbante pushtetin pas Revolucionit. Në kohën kur Zogu po ringrinte Shqipërinë nga humnera e errësirës, shqiptarët jashtë Shqipërisë ishin në zjarr. Atje po kryheshin masakra, djegie fshatrash dhe dëbime. U instalua regjim ushtarak serb, për të nënshtruar, shfarosur dhe asimiluar shqiptarët. Librat shqip dhe shkollat shqipe u ndaluan. Nëse në Shqipëri emrat e mbiemrat po shqipëroheshin, për shqiptarët në Kosovë, Luginë, Maqedoni, Plavë, Guci, Ulqin e Malësi, ata po sllavizoheshin dhe po asimiloheshin. Në ditët e sotme ka përplot shqiptarë anembanë ish-Jugosllavisë, të cilët nuk duan ta kthejnë mbiemrin dhe ta shkruajnë në gjuhën shqipe.

Kolonizimi i tokave shqiptare filloi me vendosjen e serbëve dhe malazezëve, me qëllim ndryshimin e përbërjes etnike. Figurat e rezistencës si Azem Galica dhe Shote Galica (si prijës) u shuan dhe u përsekutuan. Kështu, në Shqipëri, libri shqip po hapte petalet e veta, duke arsimuar brezat e rinj, por shqiptarët e tjerë ndodheshin në kushte çnjerëzore. Në Kosovë, libri i parë shqip i botuar ishte “Doktrina e Krishterë” – Gjon Nikollë Kazazi, më 1743, i cili u ndalua. U desh të pritej viti 1945, që të shtypej libri i dytë shqip: Abetarja. Ndërsa më 1953, erdhi edhe libri i parë artistik, “Një fyell ndër male” i Martin Camajt. Në Ulqin, që prej Buzukut (1555) dhe Hafiz Ali Ulqinakut (shek. XIX), u desh të pritej viti 1938, kur botoi Hajro Ulqinaku. Në Malësi, libri i parë shqip, “Malësori këndon”, u botua nga Gjergj Hasanaj, në vitin 1971. Ndërsa në Guci, Idriz Ulaj, në vitin 1978, botoi përmbledhjen “Këngë popullore nga Gucia”. Kjo pasqyrë është e qartë: prej shpalljes së pavarësisë nuk ka filluar ringritja e kombit, por vetëm ka lindur qeliza ose bërthama e saj – shteti shqiptar, i cili me varfëri të madhe e me vështirësi të shumta, filloi ngritjen nga pluhuri.

Në vitin 1939, Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste, duke krijuar probleme të tjera, ndarje të reja dhe ideologji të panjohura për popullin shqiptar. Italia Fashiste dhe Gjermania Naziste, pasi pushtuan tokat shqiptare, krijuan një hartë të re për shqiptarët, ku, në këtë kohë, qeveria shqiptare fashiste (e pushtuar) hapi shkolla shqipe në Kosovë dhe në vendet e tjera të banuara me shqiptarë. Filloi një periudhë katërvjeçare me një administratë të re, e cila e njihte gjuhën dhe kombin shqiptar dhe i favorizonte ato. Duke ditur se asnjë pushtues nuk është i mirë dhe as nuk vjen për të shpëtuar ndonjë popull, shqiptarët u munduan të ishin sa më neutralë, por nuk shpëtuan pa u lagur. Jugosllavia ishte e fortë dhe me rrënjë e mbështetje nga Rusia. Lufta e shqiptarëve bashkë me jugosllavët për çlirim nga Gjermania Naziste solli në pushtet komunizmin – me program antishqiptar, të përpiluar në Beograd.

Në pushtet erdhi Enver Hoxha. Tashmë, mjerimi për shqiptarët u kthye në makth. Shqiptarët, në tokat e veta autoktone – përfshi edhe Shqipërinë – humbën lirinë e tyre. Të vetmit shqiptarë të lirë ishin përsëri shqiptarët në mërgim. Intelektualizmi shqiptar në Shqipëri u kthye të punonte kundër shqiptarëve. Por qeliza e dritës shqiptare, në gjithë atë katrahurë, u bë Prishtina. Fatmirësisht, ishte Shqipëria ajo e cila – në frymën e saj të fundit, para mbytjes së plotë moniste – dha një dorë të madhe në hapjen e shkollave shqipe në Kosovën e Jugosllavisë. Shqipëria komuniste ndryshoi gjuhën standarde shqipe, duke eliminuar standardin e Elbasanit, të vendosur më përpara. Kosova e përqafoi fuqishëm gjuhën standarde, duke mos u ndarë nga trungu gjuhësor. Në këtë kohë, shqiptarët e Sanxhakut ishin duke u shuar. Brezi i fundit që fliste shqip po vdiste. Pas rënies së komunizmit, shqiptarët e Shqipërisë ia mësynë Evropës, duke iu bashkuar mërgatës shqiptare, e cila prej dekadash ishte themeluar nga shqiptarët jashtë Shqipërisë.Deportime, vrasje dhe krime antishqiptare ishin kryer nga Jugosllavia, por Shqipëria nuk ishte aty për t’i njohur, për t’i bërtitur dhe për t’i gjykuar.

Mendësia e shqiptarëve në Shqipëri kishte ndryshuar, falë dhunës së egër komuniste të Enver Hoxhës, i cili kishte ushtruar dhunë dhe pastrim intelektual shqiptar. Ata nuk kishin ndjenja patriotike e as atdhetare ndaj shqiptarëve në përgjithësi – e sidomos ndaj shqiptarëve të ngelur në Jugosllavi. Nuk hezitonin t’i quanin jugosllavë. Ata urrenin pothuajse çdo gjë që ishte shqiptare, ngase ajo përfaqësonte komunizmin dhe Enverin. Ndërsa shqiptarët në Jugosllavi, për shkak të mungesës së informacioneve të sakta, kishin idealizuar Shqipërinë e TVSH-së së Enverit, duke parë atje një lider dhe një shtet të fortë si çeliku, që kur të nisej në sulm, do t’i shpëtonte shqiptarët. Shqiptarët nuk njiheshin mes vete, por me shembjen e komunizmit, filloi procesi i rinjohjes. Lufta në Kosovë i vuri shqiptarët në një pozitë të re. Intelektualizmi shqiptar filloi të aktivizohej fuqishëm edhe brenda vendit, në veçanti përmes lobimit të fuqishëm të shqiptarëve të mërgatës, të cilët, përmes mjeteve të shumta, arritën të depërtonin në të gjitha skutat dhe pozitat shtetërore anembanë botës. Kjo ndodhi edhe me vetë shtetin amë të tyre. Mërgata shqiptare, veçanërisht ajo nga Mali i Zi, ishte motori kryesor i lobimit tek kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të Pentagonit. Kjo mërgatë nuk humbi kohë dhe nuk u kursye në asnjë moment për ta bërë luftën për çështjen shqiptare të njohur në gjithë botën. Mbledhje, grumbullime fondesh për lobim dhe për front, darka e protesta të shumta ishin vetëm maja e ajsbergut – pjesa e dukshme e asaj që ishte punuar për dekada në kohët e errëta të komunizmit, kur haptazi shantazhoheshin, përndiqeshin e madje edhe vriteshin nga shërbimet sekrete, si ato jugosllave, ashtu edhe ato të Partisë Komuniste Shqiptare. Vetë Nënë Tereza u aktivizua për çështjen e Kosovës, dhe porosia e saj drejtuar Presidentit Bill Klinton do të mbetet urata më e shenjtë e kombit shqiptar, sidomos për shqiptarët e Kosovës. Kjo frymë, kjo arterie e gjallë e mërgatës, zgjoi nga gjumi edhe administratën e përgjumur të shtetit të lodhur të Shqipërisë, e cila, në momentet më delikate për Kosovën, u vu në dispozicion – jo ashtu siç do të kishte qenë ideale, por shumë më mirë nga sa në realitet pritej. Kryeministri Pandeli Majko do të mbahet mend si një ndër më të dashurit për shqiptarët, për vetë faktin se nuk u tremb, por veproi si një burrështetas i vërtetë. Shumë gjëra janë thënë për kontributin e tij dhe të patriotëve shqiptarë nga Shqipëria, e shumë të tjera do të dalin në dritë nga historia. Por në thelb, Shqipëria u zgjua nga gjumi.

Mërgata shqiptare, veçanërisht ajo nga Malësia, meriton një studim të veçantë për këtë kontribut, sepse përndryshe, shumë fakte do të humbasin. Emrat e shumë individëve që punuan me shumë mish e shpirt për atdheun, do të shuhen bashkë me veprën e tyre, e kjo nuk na shërben. Shembujt e mirë duhen ruajtur, trashëguar e promovuar, sepse nga këta mësojmë. Kosova u çlirua. Ndërkohë, shqiptarët në Mal të Zi, që prisnin më të keqen nga Batalioni famëkeq i njohur si “Batalioni i Shtatë”, i formuar nga vullnetarë për të vrarë shqiptarë, nuk e panë të realizohej dëshira e përgjakshme për spastrim etnik. Diplomacia dhe puna e mençur e Gjukanoviqit gjatë kësaj kohe ishte mbresëlënëse, pasi ai ia doli që ta nxirrte Malin e Zi nga katrahura e Jugosllavisë, pa luftë dhe me shumë pak viktima. Por shqiptarët në Mal të Zi, si edhe në troje të tjera, vazhduan të largoheshin masivisht. Këto largime ishin të dhimbshme, sepse ajo rini që largohej, rrallëherë kthehej në trojet e veta.

Pasi shqiptarët në Kosovë u liruan nga lufta e UÇK-së dhe Aleatëve të NATO-s, ishin shqiptarët në Maqedoni ata që nuk mund të duronin më padrejtësitë që po u bëheshin nga maqedonasit. Organizimi i mërgatës dhe Shqipërisë vazhdoi edhe për ta, por tani me një dorë shtesë – atë të Kosovës. As sot nuk njihen mirë nga shqiptarët jashtë Maqedonisë ngjarjet e masakrat që kanë ndodhur me shqiptarët atje. Por pas nënshkrimit të paqes, gjendja e shqiptarëve në Maqedoni filloi të ndryshojë. Gjatë kësaj kohe, shkollat, universitetet dhe zhvillimi kulturor në mbarë shqiptarinë ishin të paralizuara. Në fakt, studentët diplomoheshin, por një numër i madh i tyre largohej, ose edhe ata që mbeteshin, përballeshin me kushte dhe rrethana jonormale, e jeta e tyre linte shumë për të dëshiruar. Pas shpalljes së Pavarësisë nga Mali i Zi, për shqiptarët atje nisi një kapitull i ri – një luftë politike me qeverinë e Gjukanoviqit, të cilit i kishin qëndruar besnik për afro 25 vite. Tashmë kërkonin të drejtat e tyre si popull autokton, paqedashës, e që ishte i vetmi që nuk fliste sllavisht. Të drejtat e tyre u avancuan sado pak, por duhej pritur deri në rënien nga pushteti të Gjukanoviqit (thuajse plotësisht, pasi humbi zgjedhjet), që shqiptarët të fitonin disa të drejta si: përdorimin e gjuhës shqipe në administratë në komunat ku përbënin 5% të popullsisë, përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar dhe festimin e festave të tyre kombëtare. Para shpalljes së Pavarësisë nga Mali i Zi, kur në pasaportë ende figuronte emri “Serbia dhe Mali i Zi”, në vitin 2004 në Podgoricë u hap Programi i Mësuesisë në Gjuhën Shqipe në kuadër të Universitetit të Malit të Zi, ku mësimi zhvillohet 80% në gjuhën shqipe dhe 20% në atë malazeze. Profesorët erdhën kryesisht nga Shkodra, falë bashkëpunimit të dy universiteteve.

Fitorja më e madhe e shqiptarëve në Mal të Zi, që nga shpallja e Pavarësisë—ku vota e tyre ishte vendimtare—është themelimi i Komunës së Malësisë, me emërtimin Komuna e Tuzit. Malësisë iu dha e drejta për vetëqeverisje lokale, duke u nda nga Komuna e Podgoricës dhe ajo e Gollubovcit. Megjithatë, përveç shumë diskriminimeve, iu mohua e drejta për t’u quajtur “Komuna e Malësisë”. Gjashtë vite më pas u themelua Komuna e Zetës, por aty s’ngeli emri “Gollubovac”; iu dha e drejta ta quajnë “Komuna e tyre” me emrin e lashtë dhe historik të rajonit. Megjithatë, që nga themelimi i Komunës, shqiptarët në Malësi kanë bërë të gjithë dokumentacionin e administratës në gjuhën shqipe, ndonëse në Ulqin, që kishte vetëqeverisje lokale prej dekadash, administrata mbante kryesisht gjuhën malazeze. Zhvillimi i Malësisë nisi me një hov të madh. Mërgata e Malësisë dha shembullin më të bukur në rajon për mënyrën si duhej udhëhequr vendi dhe si duhej vepruar për vendlindjen. Në zgjedhjet e para të Komunës së lirë, ata udhëtuan dhe mbështetën partitë shqiptare, dhe për herë të parë në histori administruan Malësinë. Edhe në rundin e dytë, partitë shqiptare dolën edhe më të forta dhe, pa nevojë për koalicion, vazhduan mandatin e tyre. Për herë të parë u formuan lidhje kulturore, shkencore e administrative me Shqipërinë dhe Kosovën. Komuna e Tuzit organizoi Panairin e parë të librit në Malësi, mirëpriti aktivitetin vjetor të Arkivit Shtetëror të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe organizime të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon (ku u anëtarësua). U botua monografia për figura kulturore si Gjelosh Gjokaj dhe një monografi për Xhubletën, për të cilën u organizua një ngjarje kulturore me përmasa kombëtare. Ekipi i futbollit “Deçiq” u ngrit nga kategoria e dytë në atë elitare, u shpall kampion i Malit të Zi dhe fitoi Kupën e Malit të Zi, duke luajtur edhe ndaj klubeve evropiane dhe duke fituar pikë në duelit kokë më kokë. U ndërtua stadiumi i ri, u përmirësuan ujësjellësit për zonat rurale; u rinovua infrastruktura rrugore me asfaltim në gjithë Malësinë. U ndërtua Sheshi “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, i financuar nga Bashkia e Tiranës, dhe në të u vendos përmendorja e tij, gjithashtu financuar nga mërgata shqiptare.

Rruga drejt Bashkimit Europian po avancon, veçanërisht për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Duke pasur ura dhe kanale të bashkimit, është koha që kultura shqiptare të mbështetet nga shtetet përkatëse, duke i lënë pavarësi veprimit akademik, kulturor dhe artistik – në një qendër bashkëkombëtare. Qeveritë e rajonit dhe donatorët e BE-së dhe SHBA-së mund të ndihmojnë akademitë, arkivat, universitetet, muzetë, shtëpitë e kulturës, botuesit, festivalet koreografike e përkthimore, etj., për të ndërtuar një të ardhme bashkëkohore dhe të qëndrueshme.

Sipas regjistrimit të fundit në Mal të Zi, shqiptarët përbëjnë 4.97% të popullsisë: 15 078 në Ulqin, 8 119 në Tuz, dhe në pakicë në komunat tjera: Guci (1 352), Rozhaje (1 176), Plavë (853), Tivar (1 919), Podgoricë (1 780), në total 30 978 shqiptarë të deklaruar. Në Shqipëri jetojnë 2 186 917 banorë (94% shqiptarë të deklaruar). Në Kosovë ka rreth 1 457 000 shqiptarë. Në Maqedoninë e Veriut janë 446 245, ndërsa në Serbi 61 687 shqiptarë të regjistruar.

Nëse shqiptarët në Ballkan udhëhiqen nga një politikë e mençur dhe diplomaci vigjilente, me një platformë bashkëpunimi kulturore, artistike dhe shkencore, kjo do të forconte statusin e tyre në rajon dhe mërgatë. Me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe SHBA-së, mërgata mund të investojë dhe të rikthehet në vendlindje. Ky është një vizion afatgjatë: një komb prej 4 milionësh brenda Ballkanit, që do të kontribuonte paqe dhe stabilitet, duke treguar se shqiptarët janë popull paqëdashës dhe jo diskriminues.

Nëse vazhdohet me trendin aktual – me lëvizje të popullsisë, rënie demografike – brenda 20 vjetësh popullsia shqiptare mund të përgjysmohet. Në Mal të Zi dhe Serbi mund të zhduken, ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë do të mungojë fuqia punëtore. Në Maqedoninë e Veriut do të ketë rënie për shkak të largimit dhe asimilimit. Kjo është për shkak të sistemeve edukativo-universitare të dobëta. Për rrëmbimin e standardit gjuhësor, ripastrimin e historisë dhe edukimin e brezave të rinj me të vërtetën historike, nevojiten shkolla dhe universitete të forta. Unë shpresoj që intelektualët shqiptarë të marrin pushtetin – sepse nëse hyjmë në BE si një komb gjysmak, rrezikojmë të shuhemi./ KultPlus.com

Zyrtare: Florent Hadërgjonaj rinovon me Alanyasporin

9 July 2025 at 20:32

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka zgjatur kontratën me Alanyasporin edhe për dy vite të tjera, me klubi turk që konfirmoi marrëveshjen që e mban lojtarin në skuadër deri në verën e vitit 2027.

Në elitën e futbollit turk, Hadërgjonaj ka regjistruar 171 paraqitje, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 14 asistime gjatë gjithë qëndrimit të tij në klub.

Sezoni i fundit ishte shumë i suksesshëm për të, me 33 ndeshje, 4 gola dhe 5 asistime, duke dëshmuar edhe më shumë vlerën e tij në skuadër.

“Florent Hadërgjonaj është me ne edhe për dy vite të tjera! I dëshirojmë shumë suksese në sezonin e ri,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Ai ka mbrojtur ngjyrat e Kosovës në 38 ndeshje zyrtare, duke shënuar 1 gol.

Mbrojtësi i djathtë është pjesë e Alanyaspor që nga fillimi i sezonit 2023/24. /Telegrafi/ 

 

The post Zyrtare: Florent Hadërgjonaj rinovon me Alanyasporin appeared first on Telegrafi.

Dubai i dorëzon Italisë një tjetër shqiptar, 44-vjeçari drejtonte trafikun e drogës në Breshia

By: Elva
9 July 2025 at 20:27

Një 44-vjeçar shqiptar, i shumëkërkuar nga drejtësia italiane si drejtues i një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës, është ekstraduar nga Dubai drejt Italisë. Ai është zbarkuar me pranga në aeroportin Fiumicino të Romës nga agjentët e Interpol-it të cilët udhëtuan në Emiratet e Bashkuara Arabe për ta marrë në dorëzim. Operacioni është koduar “Tornado” […]

The post Dubai i dorëzon Italisë një tjetër shqiptar, 44-vjeçari drejtonte trafikun e drogës në Breshia appeared first on BoldNews.al.

Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano, ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim

5 July 2025 at 23:38

Fatjon Gjonaj, një 33-vjeçar shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Itali, ku akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjonaj, i njohur edhe me nofkën “Don Bobi”, ishte në arrati që nga dhjetori i vitit 2023, pas një urdhri arresti të lëshuar nga gjykata e Milanos, në kuadër të hetimeve të kryera nga Sektori i Antidrogës i Policisë së Shtetit të Milanos, nën drejtimin e Prokurorisë Antimafia.

Ai është i dyshuar për lidhje me atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano.

Masat hetimore kundër Gjonajt kanë lidhje me hetimet për atentatin e 12 prillit 2019, ndaj Enzo Anghinelli, i njohur dikur si “mbreti i kokainës” në Milano, sipas medias italiane.

Për këtë atentat, autoritetet italiane kanë dënuar në shkallë të parë si autorin ekzekutues ashtu edhe urdhëruesin e dyshuar të sulmit.

Gjonaj u lokalizua dhe arrestua më 3 qershor 2025 në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas një operacioni të përbashkët mes Policisë italiane, Shërbimit Qendror Operativ, Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor, si dhe me ndihmën e ekspertëve të sigurisë italianë në Shqipëri dhe në Emiratet e Bashkuara.

Ekstradimi i tij përbën një hap të rëndësishëm në një proces hetimor të gjerë, gjatë të cilit janë arrestuar tashmë 12 persona, në datat 17 dhjetor 2024 dhe 4 prill 2025./Top Channel

The post Dyshohet për atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano, ekstradohet nga Dubai në Itali shqiptari në kërkim appeared first on Telegrafi.

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

By: Ela
5 July 2025 at 21:41

Fatjon Gjonaj, shqiptari i akuzuar si kreu i një bande të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine, hashashi dhe marijuane, u ekstradua në Itali. Gjonaj arriti në aeroportin Fiumicino rreth orës 18:15 dhe u dërgua menjëherë në burg, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane. Ai ishte arrestuar më 3 qershor në Dubai. Hetimet kundër Gjonajt filluan […]

The post EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës appeared first on BoldNews.al.

‘Shqipëria me strategji zyrtare kundër dezinformimit’, Gjonaj në Kuvend: Për sigurinë kombëtare

3 July 2025 at 14:23

Deputetja Etilda Gjonaj, duke folur sot në Kuvend për përmbylljen e punës së Komisionit të Posaçëm kundër Dezinformimit, tha se tashmë Shqipëria ka një strategji të qartë për të adresuar këtë fenomen.

“Ne sot, si në këtë strategji, ashtu edhe gjatë gjithë veprimtarisë së këtij komisioni dhe këtë e them me bindje të plotë si sekretare e këtij komisioni nuk kemi bërë asgjë tjetër përveçse kemi ndjekur modelin e Parlamentit Evropian dhe veprimtarinë e këtyre dy komisioneve të posaçme. Pa dyshim, kjo është një veprimtari që ka edhe background-in të përshtatur për realitetin shqiptar, por nga ana tjetër ne e dimë shumë mirë se ekzistojnë disa detyrime që Bashkimi Evropian i ka vendosur Shqipërisë edhe në grupkapitullin 6 për politikën e jashtme. Këtu përfshihet edhe lufta dhe parandalimi i dezinformimit dhe çdo forme tjetër ndërhyrjeje të huaj keqdashëse, do duhet që Shqipëria të marrë masa të detyrueshme, masa që janë të parashikuara pikërisht në këtë dokument strategjik”, deklaroi Gjonaj.

Gjonaj shprehu më tej keqardhjen që opozita nuk u përfshi në këtë proces.

“Unë jam me keqardhje që opozita, në fakt, do të duhej të kishte qenë që në fillim pjesë e këtij komisioni të posaçëm. Kjo, jo vetëm për shkak të rëndësisë së objektit të punës së komisionit, por nga ana tjetër, si një vend anëtar i NATO-s, si vend që ka nevojë të përmbushë të gjitha detyrimet në kuadër të aleancave të ndryshme ndërmjet shteteve dhe strukturave euroatlantike. Duhej të ishit pjesë e këtyre diskutimeve dhe e kësaj strategjie, e cila ka pasur si udhërrëfyes, siç e përmenda strategjitë dhe dokumentet e Parlamentit Evropian dhe të komisioneve të posaçme që ai ka ngritur. Po ashtu, kjo strategji ka pasur si bazë të gjitha detyrimet që ne kemi si vend në rrugën drejt objektivit përfundimtar: anëtarësimi në familjen e madhe evropiane”, tha Gjonaj teksa theksoi se sot do të ishte rasti që deputetët e opozitës të bënin një mea culpa.

“Unë do të dëshiroja shumë, në respekt të qytetarëve, që çdo koleg i opozitës, të paktën, të dilte në foltore dhe të thoshte: “Po, ne nuk e kuptuam që kishte rëndësi kaq të madhe se do të bëheshim pjesë që në krye të herës”, dhe të bënte një mea culpa. Sepse nuk është thjesht një dokument që e ka përgatitur mazhoranca, por është një strategji e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, përfshirë edhe proceset zgjedhore që përmendi znj. Zhupa, ashtu si edhe të gjithë elementët e tjerë që u përmendën nga kryetari Braçe. Prandaj, të nderuar kolegë deputetë, nuk jemi vonë për mea culp-ën. Unë uroj që në fund, këtë dokument strategjik ta miratojmë të gjithë së bashku”, tha Gjonaj.

The post ‘Shqipëria me strategji zyrtare kundër dezinformimit’, Gjonaj në Kuvend: Për sigurinë kombëtare appeared first on Sot News | Lajme.

Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj

By: Ela
27 June 2025 at 10:54

Zyrtari Zambak Gjonaj, i cili ndodhet në paraburgim pasi dyshohet për hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike të SPAK, do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata nuk e ka pranuar kërkesën për lirimin e tij. Seanca për shqyrtimin e masës së sigurisë u zhvillua këtë të premte, ku Gjonaj kërkoi zëvendësimin e paraburgimit […]

The post Hyri në e-mailin e 3 prokurorëve të SPAK, lihet në burg Zamblak Gjonaj appeared first on BoldNews.al.

❌
❌