Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Mbi 2,800 vizita specialistike dhe 27 lindje në Spitalin e Pejës

22 December 2025 at 09:47


Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar në këtë institucion shëndetësor kanë ardhur në jetë gjithsej 27 foshnje, prej tyre 14 djem dhe 13 vajza.

Gjatë së njëjtës periudhë, spitali ka ofruar një numër të konsiderueshëm shërbimesh shëndetësore për qytetarët. Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar 2 mijë e 880 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 255 pranime të reja të pacientëve.

Mesatarisht, 171 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë në repartet e spitalit. Po ashtu, 1 mijë e 656 pacientë kanë kryer gjithsej 19 mijë e 236 analiza laboratorike.

Në sallat operative janë realizuar 75 operacione të suksesshme, ndërsa janë kryer edhe 221 seanca të dializës. Në kuadër të shërbimeve diagnostikuese janë bërë 511 incizime me rëntgen, 256 ekzaminime eho, 71 rezonanca magnetike (MRI) dhe 8 mamografi.

Po ashtu, janë kryer 24 teste ergometrike, 49 ehokardiografi, 9 kolonoskopi dhe 22 gastroskopi, si dhe 285 shërbime fiziatrike.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës është theksuar se stafi shëndetësor vazhdon të ofrojë shërbime cilësore dhe të pandërprera për pacientët, duke u përkushtuar ndaj kujdesit shëndetësor të qytetarëve të rajonit. /Telegrafi/


Spitali i Pejës pajiset me inventar dhe pajisje të reja mjekësore

18 December 2025 at 09:06


Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pajisur me një numër të konsiderueshëm pajisjesh dhe mobilieri mjekësore, të siguruara nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kushteve të trajtimit për pacientët.

Sipas njoftimit të spitalit, pajisjet e reja përfshijnë shtretër elektrikë për pacientë, karroca emergjente dhe procedurale, tavolina për ekzaminime, pajisje për sallat operative, mobilieri spitalore, si dhe pajisje mbështetëse për repartet dhe shërbimet diagnostike.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë bëhet e ditur se këto investime janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për modernizimin e infrastrukturës spitalore, rritjen e sigurisë së pacientëve dhe lehtësimin e punës së stafit shëndetësor.

Institucioni shëndetësor thekson se do të vazhdojë me investime të tilla edhe në të ardhmen, me synimin që qytetarëve t’u ofrohen shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe dinjitoze. /Telegrafi/


Po realizohen disa projekte infrastrukturore në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

15 December 2025 at 14:02


Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u realizuar disa projekte infrastrukturore me qëllim përmirësimin e kushteve të shërbimit dhe të ambientit spitalor.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Dr. Fahri Hasani, së bashku me Drejtorin e Administratës, Edonis Haxhijaj, dhe Shefin e Shërbimit Teknik, Shefqet Kryeziu, kanë vizituar nga afër punimet që po zhvillohen në ambientet e brendshme dhe të jashtme të spitalit.

Aktualisht, punimet janë të përqendruara në disa projekte, përfshirë renovimin e Repartit Internistik, renovimin e Repartit të Pulmologjisë, renovimin e ambulancave specialistike të TBC-së, ndërtimin e kanalit kullues, si dhe pastrimin dhe rregullimin e hapësirave gjelbruese përreth spitalit.

Nga menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës theksohet se këto projekte synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor. /Telegrafi/


Vetëm gjatë javës së kaluar, Spitali i Pejës ka kryer 61 operacione, 210 dializa dhe 16 lindje

15 December 2025 at 12:16


Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në këtë institucion kanë lindur 16 fëmijë, nga të cilët 12 janë vajza dhe 4 djem.

Sipas të dhënave të spitalit, gjatë javës së kaluar janë kryer gjithashtu edhe shërbime të tjera mjekësore në volum të konsiderueshëm:

  • 2,601 vizita specialistike;
  • 211 pranime pacientësh;
  • 164 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë;
  • 1,606 pacientë kanë kryer gjithsej 19,296 analiza laboratorike;
  • 61 operacione të suksesshme;
  • 210 dializa;
  • 509 Rëntgen, 252 Eho, 73 MRI, 19 Mamografi;
  • 30 ergometri dhe 34 ehokardiografi;
  • 4 kollonoskopi dhe 23 gastroskopi;
  • 286 shërbime fiziatrike.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës thekson se ky statistika tregon angazhimin e stafit mjekësor për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të gjithanshme për qytetarët. /Telegrafi/

Rikthehet hyrja e Emergjencës në Spitalin e Pejës – vendoset sistem i ri i triazhimit dhe rregulla të rrepta funksionimi

27 November 2025 at 13:35


Pas përfundimit të renovimeve, hyrja e Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është rikthyer sot në lokacionin e saj të mëparshëm. Nga ora 14:00, të gjithë pacientët duhet të përdorin hyrjen tradicionale të këtij shërbimi.

Spitali ka njoftuar gjithashtu se nga sot ka hyrë në fuqi edhe sistemi i ri i funksionalizimit të Emergjencës, i bazuar në standardet moderne të triazhimit dhe menaxhimit të rasteve urgjente.

Sipas udhëzimeve të reja, çdo pacient do t’i nënshtrohet vlerësimit fillestar nga personeli i triazhës, ndërsa trajtimi do të bëhet sipas nivelit të urgjencës – me prioritet për rastet që paraqesin rrezik për jetën. Pacientët që nuk kategorizohen si urgjentë do të orientohen drejt QMF-ve apo specialistëve përkatës, përcjell Telegrafi.

Emergjenca do të fokusohet ekskluzivisht në trajtimin e rasteve akute dhe gjendjeve kritike, ndërsa hyrja në këtë shërbim do të lejohet vetëm për pacientët dhe një përcjellës, kur është e domosdoshme. Të afërmit apo personat e tjerë nuk do të lejohen të hyjnë në hapësirat e emergjencës.

Spitali paralajmëron se referimi i pacientëve pa indikacion emergjent nga mjekët e kujdesit parësor konsiderohet shkelje profesionale dhe mund të pasojë me masa disiplinore. Po ashtu, mosrespektimi i rregullave nga qytetarët ose personeli do të sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi.

Sipas institucionit shëndetësor, këto masa synojnë krijimin e një shërbimi emergjent më efikas, më të sigurt dhe më profesional, duke garantuar trajtim të menjëhershëm për rastet me rrezik jete. /Telegrafi/


Vdekja e fëmijës një vjeçare në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet si "Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor"

7 November 2025 at 09:54


Një person ka njoftuar se fëmija i tij (rreth një vit e gjysmë), pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:50 në rrugën “Nënë Tereza”, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi”, thuhet në raport.

Ndërkaq, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/

Ndryshe, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për vdekjen e një fëmije 1.5-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar.

Në komunikatën e spitalit thuhet se fëmija ishte pranuar fillimisht më 5 nëntor, rreth orës 22:15, me ankesa për të vjella. Pas trajtimit të ofruar, gjendja e tij ishte stabilizuar, ndaj ishte liruar nga spitali, me rekomandimin për monitorim nga afër dhe kthim për kontroll në rast përkeqësimi, përcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit, në mëngjesin e datës 6 nëntor, rreth orës 07:00, fëmija është sjellë sërish në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje. Ai është trajtuar menjëherë nga ekipi mjekësor me oksigjen dhe terapi mbështetëse, ndërsa ekipi i anesteziologëve ka kryer intubimin për shkak të përkeqësimit të gjendjes.

“Pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Vdes foshnja njëvjeçare, Spitali i Pejës del me njoftim

7 November 2025 at 09:44


Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për vdekjen e një fëmije 1.5-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e datës 6 nëntor 2025, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për ta shpëtuar.

Në komunikatën e spitalit thuhet se fëmija ishte pranuar fillimisht më 5 nëntor, rreth orës 22:15, me ankesa për të vjella. Pas trajtimit të ofruar, gjendja e tij ishte stabilizuar, ndaj ishte liruar nga spitali, me rekomandimin për monitorim nga afër dhe kthim për kontroll në rast përkeqësimi, përcjell Telegrafi.

Sipas njoftimit, në mëngjesin e datës 6 nëntor, rreth orës 07:00, fëmija është sjellë sërish në gjendje të rëndë, me çrregullime të vetëdijes dhe probleme në frymëmarrje. Ai është trajtuar menjëherë nga ekipi mjekësor me oksigjen dhe terapi mbështetëse, ndërsa ekipi i anesteziologëve ka kryer intubimin për shkak të përkeqësimit të gjendjes.

“Pavarësisht masave reanimatore të ndërmarra me përkushtim dhe sipas protokolleve mjekësore, fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në orën 08:50”, thuhet në njoftim.

Spitali ka bërë të ditur se, në përputhje me procedurat ligjore, ka njoftuar menjëherë Policinë e Kosovës në orën 09:13, si dhe organet e tjera kompetente për zhvillimin e hetimeve zyrtare.

Në fund të reagimit, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e fëmijës, duke theksuar se mbetet në dispozicion të autoriteteve për çdo sqarim shtesë, në respekt të dhimbjes dhe privatësisë së familjes. /Telegrafi/


Spitali i Përgjithshëm i Pejës publikon të dhënat javore: 206 seanca dialize dhe 65 operime të suksesshme

3 November 2025 at 09:50


Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka bërë të ditur statistikat e punës për javën e kaluar, duke theksuar se janë kryer 206 seanca dialize për pacientët që trajtohen në këtë njësi.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë javës janë realizuar gjithsej 2,648 vizita te mjekët specialistë, ndërsa janë pranuar 248 pacientë të rinj në spital, me një mesatare prej 182 pacientësh të shtrirë në ditë, njofton Telegrafi.

Në laboratorin e spitalit janë kryer 1,842 analiza laboratorike për 20,363 pacientë, ndërsa në repartin e Gjinekologjisë kanë ndodhur 20 lindje — prej tyre 5 djem dhe 15 vajza.

Gjatë javës janë kryer gjithashtu 65 operime të suksesshme, si dhe një numër i lartë ekzaminimesh diagnostike: 423 Rëntgen, 279 ultrazëra, 58 rezonanca magnetike (MRI) dhe 19 mamografi.

Në repartin e Kardiologjisë janë realizuar 23 ergometri dhe 57 ekokardiografi, ndërsa në atë të Gastroenterologjisë 10 kolonoskopi dhe 26 gastroskopi.

Në kuadër të trajtimeve rehabilituese, ekipi i Fizioterapisë ka kryer 261 trajtime fiziatrike, me qëllim përmirësimin e shëndetit dhe rikuperimin e pacientëve.

Nga Spitali i Pejës kanë falënderuar qytetarët për besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se shërbimet zhvillohen pandërprerë, 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit. /Telegrafi/

Operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, hiqet me sukses cista gjigante tek një 16 vjeçare

24 October 2025 at 12:09


Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka regjistruar një rast të rrallë kirurgjikal, ku një paciente 16-vjeçare u operua me sukses për një cistë gjigante të shpretkës.

Vajza, e lindur në vitin 2009, u paraqit në spital me dhimbje të barkut dhe një prominim nën harkun brinjor të majtë, raporton Telegrafi.

Ekografia e abdomenit zbuloi një formacion cistik tumoral me përmbajtje jo homogjene, i cili u konfirmua më pas nga tomografia kompjuterike (CT) si një masë 20x20 cm në shpretkë.



Pas përgatitjeve preoperative dhe analizave laboratorike, u krye ndërhyrja kirurgjikale nën anestezion të përgjithshëm.

Gjatë operacionit, masa cistike u izolua dhe u hoq së bashku me shpretkën, pa dëmtuar organet përreth si lukthi, pankreasi, kolon, veshka e majtë, apo diafragmën.

Pacientja e përballoi mirë operacionin dhe periudhën post-operative në njësinë e kujdesit intensiv.

Materiali i hequr është dërguar për ekzaminim histopatologjik për verifikim të mëtejshëm të natyrës së lezionit.

Ky rast tregon përgatitjen dhe profesionalizmin e stafit kirurgjikal në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës dhe përfaqëson një shembull të suksesshëm në trajtimin e patologjive të rralla kirurgjikale. /Telegrafi/

Spitali i Pejës: 35 pacientë iu nënshtruan seancave të dializës gjatë ditës së djeshme

15 October 2025 at 14:33


Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë realizuar 35 seanca dialize për 35 pacientë, që vijnë nga disa komuna të rajonit.

Sipas njoftimit zyrtar, 10 pacientë ishin nga Peja, 13 nga Istogu, 9 nga Deçani, 2 nga Klina dhe 1 pacient nga diaspora, përcjell Telegrafi.



Përveç trajtimeve të dializës, në këtë institucion janë zhvilluar edhe shërbime të shumta mjekësore gjatë ditës së djeshme:

346 vizita te specialistët e spitalit;

31 pranime të reja në spital;

186 pacientë aktualisht të shtrirë nën kujdes të vazhdueshëm;

3,447 analiza laboratorike për 314 pacientë;

2 lindje – në jetë erdhën 2 djem;

13 operime të suksesshme;

107 Rëntgen, 67 ultrazëra, 16 skanime CT, 10 MRI dhe 11 mamografi;

8 ergometri, 10 ekokardiografi dhe 8 gastroskopi;

54 trajtime fiziatrike për një rikuperim më të shpejtë dhe më të sigurt.

Nga Spitali i Pejës është theksuar se stafi mjekësor vazhdon të ofrojë kujdes të pandërprerë, me përkushtim maksimal ndaj çdo pacienti. /Telegrafi/

Spitali i Pejës pajiset me depo moderne për barnat

10 October 2025 at 10:39


Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Spitali i Përgjithshëm në Pejë është pajisur me një depo të re moderne për ruajtjen e barnave, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës farmaceutike në nivel vendi, përcjell Telegrafi.

Depoja e re, me një sipërfaqe prej 400 m² dhe një investim mbi 300 mijë euro, ofron kushte sipas standardeve më të larta për ruajtjen dhe menaxhimin e barnave, duke siguruar që shërbimet farmaceutike të jenë më të sigurta dhe efikase për qytetarët.



Ministri Vitia ka bërë të ditur se së shpejti pritet funksionalizimi edhe i Depojës Qendrore të Barnave në Fushë Kosovë, duke vazhduar modernizimin e infrastrukturës së ruajtjes dhe shpërndarjes së barnave në gjithë vendin. /Telegrafi/

Vetëm gjatë javës së kaluar, 31 lindje dhe mbi 18 mijë analiza të realizuara në Spitalin e Pejës

6 October 2025 at 10:41


Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë regjistruar gjithsej 31 lindje, prej tyre 18 djem dhe 13 vajza, njofton institucioni shëndetësor.

Përveç lindjeve, spitali ka vazhduar të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh për pacientët, duke përfshirë 2,685 vizita specialistike dhe 244 pranime në repartet e ndryshme.

Sipas raportit javor, mesatarisht 208 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë, ndërsa 1,678 pacientë kanë kryer gjithsej 18,688 analiza laboratorike, përcjell Telegrafi.



Në këtë periudhë, janë realizuar 69 operacione të suksesshme, si dhe 199 seanca dialize. Po ashtu, shërbimet diagnostikuese përfshijnë 496 ekzaminime me Rëntgen, 277 me ultrazë (Eho), 129 me CT dhe 56 me MRI.

Në kuadër të kujdesit kardiologjik janë kryer 30 ergometri dhe 60 ekokardiografi, ndërsa në endoskopi janë realizuar 11 kolonoskopi dhe 22 gastroskopi.

Në fushën e rehabilitimit fizik, spitali ka ofruar gjithsej 294 shërbime fiziatrike.

Spitali i Pejës ka theksuar se angazhimi i stafit mjekësor dhe profesional do të vazhdojë me përkushtim, me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore për çdo pacient. /Telegrafi/

Aksidenti në Komoran, autoambulanca e Pejës u godit nga vetura e familjarëve të pacientit

2 October 2025 at 15:47


Një autoambulancë e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është përfshirë sot në një aksident trafiku gjatë transportimit të një pacienti për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas njoftimit të spitalit, autoambulanca, në të cilën ndodheshin pacienti, një mjek, një infermiere dhe shoferi, është goditur nga prapa nga një veturë ku gjendeshin familjarë të pacientit, përcjell Telegrafi.



Nga aksidenti, mjeku ka pësuar një frakturë në dorë dhe po trajtohet në QKUK, ndërsa infermierja dhe shoferi kanë marrë lëndime të lehta.

Pacienti, fatmirësisht, nuk ka pësuar lëndime dhe është transferuar me sukses drejt QKUK-së nga një ekip tjetër mjekësor me autoambulancë tjetër.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka uruar shërim të shpejtë për stafin e lënduar dhe ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e personelit shëndetësor, i cili edhe në situata të vështira vazhdon të ofrojë shërbime me përgjegjësi dhe profesionalizëm. /Telegrafi/

Mbi 200 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

2 October 2025 at 11:50


Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur statistikat e punës për ditën e djeshme, ku nga gjithsej 459 vizita specialistike, janë pranuar për trajtim të mëtejmë 38 pacientë të rinj.

Aktualisht në këtë institucion janë të shtrirë dhe po marrin kujdes shëndetësor 212 pacientë, përcjell Telegrafi.



Gjatë ditës së djeshme, sipas raportit, janë realizuar edhe:

3,814 analiza laboratorike për 316 pacientë;

4 lindje (1 djalë dhe 1 vajzë);

14 operime të suksesshme;

34 seanca dialize;

76 ekzaminime me rëntgen, 44 ultrazëra, 31 CT, dhe 11 MRI;

12 echokardiografi, 9 ergometri, 9 kolonoskopi;

57 shërbime fiziatrike.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë vazhdon të ofrojë shërbime të shumanshme për pacientët, duke garantuar kujdes cilësor dhe trajtim të specializuar për çdo rast. /Telegrafi/

Në Spitalin e Pejës lindin 11 foshnja në një ditë – 7 vajza dhe 4 djem

30 September 2025 at 09:53


Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës të hënën kanë ardhur në jetë 11 foshnja, 7 vajza dhe 4 djem.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Tutje në njoftim thuhet se pos lindjeve në këtë spital janë ofruar dhe shërbime të tjera në çdo repart.

“Dje në Spitalin tonë kanë ardhur në jetë 11 foshnja – 4 djem dhe 7 vajza. Përveç lindjeve, me përkushtim dhe profesionalizëm kemi ofruar edhe shumë shërbime të tjera në çdo repart të spitalit: 602 vizita specialistike, 71 pranime të reja, 214 pacientë të shtrirë aktualisht, 332 pacientë kanë kryer gjithsej 3,880 analiza laboratorike, 11 operacione të kryera me sukses, 40 dializa, 103 Rëntgen, 53 Ultrazëra, 24 CT, 15 MRI. 16 Echokardiografi, 2 Kollonoskopi, 2 Gastroskopi, 4 Ergometri dhe 68 shërbime fiziatrike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





Realizohen 19 lindje dhe mbi 21 mijë analiza laboratorike në spitalin e Pejës gjatë javës së kaluar

29 September 2025 at 09:20


Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar statistikat e shërbimeve të ofruara gjatë javës së kaluar, ku përveç 19 lindjeve të kryera – prej tyre 12 djem dhe 8 vajza, përfshirë një lindje binjake – janë realizuar edhe një numër i madh intervenimesh dhe trajtimesh mjekësore.

Sipas njoftimit, në këtë periudhë janë kryer 2,837 vizita specialistike dhe janë pranuar 233 pacientë, me një mesatare prej 212 pacientësh të shtrirë çdo ditë, përcjell Telegrafi.



Laboratori ka trajtuar 1,884 pacientë, duke realizuar gjithsej 21,085 analiza.

Ndër shërbimet tjera mjekësore përfshihen 52 operacione të suksesshme, 215 dializa, 526 ekzaminime me rëntgen, 268 eho, 118 skanime CT dhe 61 MRI.

Po ashtu, janë kryer 13 ergometri, 30 ekokardiografi, 9 kolonoskopi dhe 15 gastroskopi.

Në kuadër të shërbimeve fiziatrike, gjatë javës së kaluar janë ofruar gjithsej 288 trajtime për pacientët.

Spitali ka theksuar se këto shifra pasqyrojnë përkushtimin e stafit mjekësor për të ofruar shërbime cilësore për qytetarët e rajonit. /Telegrafi/

Bashkëpunim për shëndetin: Spitali i Pejës falënderon Korporatën “Dukagjini” për mbështetjen

25 September 2025 at 12:54


Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Fahri Hasani, priti sot Krenare Lluka Gashi, përfaqësuese e Korporatës “Dukagjini”, në një takim falënderimi për donacionin e dhënë, përcjell Telegrafi.

Korporata dhuroi 10 klima të dedikuara për Ambulancën Specialistike të spitalit, një mbështetje kyçe për krijimin e kushteve më të mira për pacientët dhe stafin mjekësor.



Me këtë rast, Spitali i Pejës i dorëzoi Korporatës “Dukagjini” një mirënjohje si shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e dhënë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit publik dhe atij privat në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. /Telegrafi/

Spitali i Përgjithshëm i Pejës: Mbi 3,700 analiza vetëm brenda një dite

24 September 2025 at 09:39


Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka publikuar statistikat e shërbimeve të ofruara gjatë 24 orëve të fundit, duke treguar volum të lartë pune dhe kujdes të vazhdueshëm për pacientët. Vetëm dje janë kryer 3,703 analiza për 326 pacientë, përcjell Telegrafi.

Përveç tyre, spitali raportoi edhe:

476 vizita specialistike;

25 pacientë të shtruar gjatë ditës së djeshme;

228 pacientë aktualisht të shtrirë;

11 operime të kryera;

32 dializa;

77 rëntgen, 50 ultrazëra, 16 CT dhe 12 MRI;

11 ekokardiografi, 4 ergometri dhe 5 gastroskopi;

55 shërbime fiziatrike. /Telegrafi/


Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës realizohen 19 operime brenda një dite

19 September 2025 at 10:26


Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme janë kryer 19 operime të suksesshme, si dhe një sërë shërbimesh të tjera për pacientët.

Sipas të dhënave zyrtare të spitalit, aktiviteti i djeshëm përfshin:

  • 403 vizita specialistike;
  • 43 pranimet e pacientëve të rinj;
  • 213 pacientë të shtrirë aktualisht;
  • 317 analiza laboratorike, duke e çuar totalin e analizave të kryera në 3,696;
  • 4 lindje, përkatësisht 2 djem dhe 2 vajza;
  • 27 dializa;
  • Kryerjen e procedurave diagnostike: 77 rëntgen, 24 ultra zëra, 25 CT, 13 MRI, 1 ergometri, 8 gastroskopi;
  • 48 shërbime fiziatrike.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës thekson se ky ritëm i punës reflekton angazhimin e stafit mjekësor dhe administrativ për të ofruar shërbime cilësore dhe të menjëhershme për qytetarët. /Telegrafi/


Shërbimet e logopedisë nisin për herë të parë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

19 September 2025 at 08:14


Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se ka zgjeruar gamën e shërbimeve shëndetësore me hapjen e shërbimit të logopedisë, i cili do të ofrohet për herë të parë në këtë institucion.

Ekipit të spitalit i është bashkuar logopedi Aldemir Kallaq, i cili do të ofrojë trajtim dhe mbështetje profesionale për fëmijët me nevoja në fushën e të folurit dhe komunikimit.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë bëhet e ditur se të gjithë qytetarët që kanë nevojë për terapi logopedike mund të drejtohen në Repartin e Pediatrisë.

Sipas këtij institucioni, ofrimi i logopedisë shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve shëndetësore për komunitetin lokal. /Telegrafi/


❌
❌