Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Spitali në Skoci djeg trupin e gabuar, nisin hetimet

27 December 2025 at 19:00


Një spital në Glasgow, Skoci, ka nisur një hetim pasi kanë djegur trupin e personit të gabuar.

Gabimi serioz e la një familje pa marrë mbetjet e të dashurit të saj në funeral, ndërsa një tjetër duhet të përballet me faktin se trupi i anëtarit të familjes së saj iu dorëzua gabimisht firmave të varrimeve dhe u dogj, raporton The Guardian.

Spitali Universitar Queen Elizabeth në Glasgow, spitali më i madh i Skocisë, u ka kërkuar falje dy familjeve të prekura nga ky gabim.

NHS Greater Glasgow dhe Clyde, i cili drejton spitalin, konfirmoi se një hetim i plotë është nisur për incidentin muajin e kaluar dhe stafi përgjegjës është pezulluar.

Shkaku u përmend si "gabim njerëzor", me spitalin që pranoi se nuk ishin ndjekur procedurat për identifikimin dhe shënimin e trupave para dorëzimit të tyre nga morgu.

Dr. Scott Davidson, drejtor mjekësor i NHS Greater Glasgow dhe Clyde, u ofroi falje të sinqerta të dyja familjeve.

"Ne kemi procese shumë rigoroze në vend për identifikimin dhe shënimin e trupave që nga mbërritja e tyre në morgjet tona deri në dorëzimin e tyre nën kujdesin e ndërmarrjes së varrimeve", tha ai.

"Na vjen shumë keq që këto procese nuk u ndoqën në këtë rast dhe si rezultat, u shkaktuan shqetësime të konsiderueshme shtesë dy familjeve në një kohë tashmë shumë të vështirë", shtoi Davidson. /Telegrafi/

Standard i ri në mjekësi/ Rama: Kryhet me sukses rikonstruksioni i Ligamentit Cruciat Posterior në Spitalin Memorial të Fierit

27 November 2025 at 15:11

FIER- Në Spitalin Memorial të Fierit, është kryer me sukses rikonstruksioni i Ligamentit Cruciat Posterior (PCL Reconstruction),  e para ndërhyrje e këtij lloji në një spital publik në vend.

Lajmi u bë publik nga kryeministri Edi Rama, me anë të një shënimi në rrjetet e tij sociale.


“Në Spitalin Memorial të Fierit, është kryer me sukses rikonstruksioni i Ligamentit Cruciat Posterior (PCL Reconstruction), e para ndërhyrje e këtij lloji në një spital publik në vend.

Kjo ndërhyrje përfaqëson një standard të ri të teknologjisë së avancuar, të mundësuar falë përdorimit të artroskopit. Mirënjohje ekipit shqiptaro–turk:mjekëve kirurgë ortopedë Dr. Gökhan Sayer, Dr. Arsel Dizdari dhe Dr. Mehmet Ali Yayla, si edhe ekipit anesteziologjik të drejtuar nga Dr. Edison Taraj, infermierit Renato Zeneli dhe teknikës së anestezisë Migena Danaj.”, shkruan Rama.

Rrihen tre persona mes vete në Novobërdë, njëri dërgohet në spital

27 October 2025 at 09:54


Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në një rrahje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 25.10.2025 rreth orës 23:00, në Novobërdë.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje. Si pasojë, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve

17 October 2025 at 20:05

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, në lidhje me aktin normativ të Qeverisë për “Urdhrin e ri të Mjekut”. Më konkretisht, gjyqtarët e Kushtetueses kanë rrëzuar si antikushtetuese pikat 1, 3, 5, 7 dhe 9 të nenit 8/a, që kufizonin të drejtën e mjekëve për të punuar në […]

The post Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve appeared first on BoldNews.al.

Vetëm gjatë javës së kaluar, 31 lindje dhe mbi 18 mijë analiza të realizuara në Spitalin e Pejës

6 October 2025 at 10:41


Gjatë javës së kaluar, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë regjistruar gjithsej 31 lindje, prej tyre 18 djem dhe 13 vajza, njofton institucioni shëndetësor.

Përveç lindjeve, spitali ka vazhduar të ofrojë një gamë të gjerë shërbimesh për pacientët, duke përfshirë 2,685 vizita specialistike dhe 244 pranime në repartet e ndryshme.

Sipas raportit javor, mesatarisht 208 pacientë kanë qenë të shtrirë çdo ditë, ndërsa 1,678 pacientë kanë kryer gjithsej 18,688 analiza laboratorike, përcjell Telegrafi.



Në këtë periudhë, janë realizuar 69 operacione të suksesshme, si dhe 199 seanca dialize. Po ashtu, shërbimet diagnostikuese përfshijnë 496 ekzaminime me Rëntgen, 277 me ultrazë (Eho), 129 me CT dhe 56 me MRI.

Në kuadër të kujdesit kardiologjik janë kryer 30 ergometri dhe 60 ekokardiografi, ndërsa në endoskopi janë realizuar 11 kolonoskopi dhe 22 gastroskopi.

Në fushën e rehabilitimit fizik, spitali ka ofruar gjithsej 294 shërbime fiziatrike.

Spitali i Pejës ka theksuar se angazhimi i stafit mjekësor dhe profesional do të vazhdojë me përkushtim, me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore për çdo pacient. /Telegrafi/

Lajm i mirë, ish-presidenti i Interit Masimo Morati del nga spitali dhe kthehet në shtëpi

By: V K
28 September 2025 at 10:08

Ish-presidenti i Interit, fitues i tripletës, ishte shtruar në spital për më shumë se një muaj, 32 ditë për të qenë të saktë, në Institutin Humanitas në Rozzano me një rast të rëndë pneumonie.

Më 26 gusht, ai u shtrua në kujdes intensiv dhe pas një periudhe fillestare shqetësimi, Morati filloi të përmirësohej ngadalë.

Numri i sotëm i Gazzetta dello Sport, raporton se Morati ka dalë nga klinika dhe është kthyer në shtëpi.

Ai ka pasur në krah gruan e tij Milly, fëmijët e tij dhe motrën e tij Bedi dhe gjithmonë ka qenë në gjendje të ndjekë ngjarjet e Interit të tij të dashur, një dashuri për futbollin që nuk është zbehur kurrë edhe pasi ai u largua nga presidenca.

The post Lajm i mirë, ish-presidenti i Interit Masimo Morati del nga spitali dhe kthehet në shtëpi appeared first on Albeu.com.

Sherr mes punonjësve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, 32-vjeçari godet me mjet prerës kolegun dhe arratiset

By: V K
23 September 2025 at 12:30

Ditën e sotme rreth orës 11:20, në ambientet e Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, një konflikt mes dy punonjësve, ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës.

Dyshohet se shtetasi D. Ç., 32-vjeç, ka goditur me thikë kolegun e tij, M. O., 37-vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor po heton rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.

Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

The post Sherr mes punonjësve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, 32-vjeçari godet me mjet prerës kolegun dhe arratiset appeared first on Albeu.com.

Sherr me thika mes infermierëve te "Shefqet Ndroqi" në Tiranë

23 September 2025 at 12:29


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë. A2 CNN mëson se një therje me thikë ka ndodhur pas një sherri ndërmjet dy infermierëve në këtë spital.

Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta raporton se infermierët kanë qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. dhe janë konfliktuar brenda spitalit.

Mësohet se i plagosuri ndodhet te trauma jashtë rrezikut për jetën. /A2/

“Situata në Onkologjik skandaloze”/ Gazetari: Pacientët nuk marrin terapi, se nuk është bërë tenderi

20 September 2025 at 15:24

Gazetari Osman Stafa duke folur në Mcn, e konsideroi situatën në Spitalin Onkologjik si skandaloze. Ai theksoi se gratë që vuajnë nga kanceri gjinekologjik nuk marrin imunoterapinë pembrolizumab.  Po ashtu Stafa bën me dije se është jashtë funksionit pajisja e pazëvendësueshme brakiterapi, pasi s’është bërë tenderi i mirëmbajtjes. Gazetari tha se ministrja e re e Shëndetësisë, […]

The post “Situata në Onkologjik skandaloze”/ Gazetari: Pacientët nuk marrin terapi, se nuk është bërë tenderi appeared first on BoldNews.al.

Plagosen 3 persona nga përplasja e 2 mjeteve turistike, transportohen në spital

14 September 2025 at 19:43

Plagosen 3 persona nga përplasja e 2 mjeteve turistike, transportohen në spital   Një përplasje mes dy mjeteve lundruese turistike ka ndodhur mesditën e sotme në ujërat pranë gjirit të Kakomesë, në Sarandë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:10, në rrethana që ende nuk janë bërë të ditura.   Si pasojë e aksidentit kanë mbetur […]

The post Plagosen 3 persona nga përplasja e 2 mjeteve turistike, transportohen në spital appeared first on Saranda Web.

Bllokohet spitali “Sante Plus”/ Nuk deklaroi fitimet dhe përdorte ilaçe të skaduara, në kërkim pronarët

4 September 2025 at 12:44

Policia e Tiranës ka bllokuar spitalin privat “Sante Plus Albania”, i ndodhur pranë Zogut të Zi në kryeqytet, pasi ka rezultuar se kryente një sërë veprash penale, duke shkaktuar dëm ekonomik dhe shëndetësore. Ky spital në QKR rezulton me emrin tregtar, Internacional Medicare Hospital. Më konkretisht, sipas autoriteteve, nga hetimet dhe kontrollet ka rezultuar se: […]

The post Bllokohet spitali “Sante Plus”/ Nuk deklaroi fitimet dhe përdorte ilaçe të skaduara, në kërkim pronarët appeared first on BoldNews.al.

Daja i vdiq në spital, mbesa akuza mjekut: Neglizhoi trajtimin mjekësor! Vihet nën hetim

3 September 2025 at 12:23

Një mjek i spitalit të Librazhdit është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi një një pacient ka ndërruar jetë në spital. Bëhet fjalë për shtetasin A. I., 69 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Ndërkohë, viktima është shtetasi M. D., 52 vjeç, i cili ka ndërruar jetë më 31 […]

The post Daja i vdiq në spital, mbesa akuza mjekut: Neglizhoi trajtimin mjekësor! Vihet nën hetim appeared first on BoldNews.al.

Spitali i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare pothuajse gati/ Rama: Një nga investimet më të rëndësishme në sistemin shëndetësor

21 August 2025 at 11:09

TIRANË- Ndërtimi i Spitalit të Kirurgjisë Kardiovaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shkon drejt fundit.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamjet në rrjetet e tij sociale.

Shefi i qeverisë thotë se ky spital është një nga investimet më të rëndësishme në sistemin shëndetësor në Shqipëri.

“QSUT – ku po punohet për detajet e fundit të Spitalit të ri të Kirurgjisë Kardiovaskulare, një nga investimet më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, shkruan kryeministri.

Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO)

12 August 2025 at 23:15

Zjarri në Delvinë ka marrë përmasa dramatike, ku flakët u janë afruar disa lagjeve të qytetit, vendburimit të naftës dhe gazit të menaxhuar nga “Delvina Gas”, si dhe spitalit të qytetit. Siç shihet edhe në foton e mëspërme, pacientët e spitalit janë transferuar përkohësisht në ambientet e Pallatit të Kulturës, i cili ndodhet më larg […]

The post Zjarri në Delvinë/ Pacientët e spitalit dërgohen te Pallati i Kulturës, banorët braktisin banesat (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit

By: Elva
10 August 2025 at 22:40

Situata e zjarreve në Poliçan po rëndohet çdo orë e më shumë. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, po përparojnë shpejt drejt qytetit, i cili tashmë është mbuluar nga tym i dendur. Gjatë mbrëmjes, flakët iu afruan edhe spitalit të qytetit, duke rritur shqetësimet. Për shkak të rrezikut të lartë, janë evakuuar të moshuarit […]

The post Zjarri në Poliçan, flakët afrohen pranë spitalit të qytetit appeared first on BoldNews.al.

Çfarë ka ndodhur? Morena Taraku me mesazh nga spitali: Jetoni pa stres, jeta është e bukur… (FOTO)

By: V K
6 August 2025 at 10:00

Këngëtarja Morena Taraku, ka ndarë një moment personal dhe emocional me ndjekësit, duke postuar një foto nga spitali, ku shfaqet me fashë në zonën e barkut, pas një ndërhyrjeje të paqartë.

Në përshkrimin që shoqëron imazhin, këngëtarja rrëfen se muajt e fundit kanë qenë të vështirë për të, të mbushur me ulje-ngritje emocionale, shqetësime shëndetësore dhe nivel të lartë stresi, por edhe me momente të bukura dhe mbështetje nga të afërmit.

Përmes këtij postimi, ajo ndan një mesazh të fortë dhe të ndjerë:

“Ju lutem, jetoni jetën pa stres dhe pa zemërim. Jeta është e bukur dhe nuk duhet të marrim asnjë minutë të saj të mirëqenë”.

 

 

Morena thekson se lumturia e vërtetë nuk gjendet në arritjet materiale apo statusin, por te njerëzit që na qëndrojnë pranë:

“Kaloni jetën me ata që ju duan dhe që i doni. Kjo është lumturia e vërtetë”.

Postimi ka marrë reagime të shumta dhe mbështetje nga ndjekësit e saj në rrjete sociale. Gjendja e saj shëndetësore mbetet ende e paqartë.

The post Çfarë ka ndodhur? Morena Taraku me mesazh nga spitali: Jetoni pa stres, jeta është e bukur… (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

14 July 2025 at 15:53

Pesë mjekë të spitalit të Durrësit janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Qytetit bregdetar. Ky vendim është marrë pas kallëzimit të një 48-vjeçari, të cilit i ka ndërruar jetë e ëma 69 vjeçe dhe pretendon se bluzat e bardh nuk i ka dhënë shërbimin e duhur mjekësor. Mjekët që janë vënë […]

The post Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës appeared first on BoldNews.al.

Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës

12 July 2025 at 13:48

Në spitalet e vendit mungojnë medikamentet jetësore, teksa Qeveria shkurton fondet për Shëndetësinë për t’i kaluar tek Infrastruktura, ministria e drejtuar nga Belinda Balluku dhe qindra miliona euro shkojnë tek klientët e përhershëm të Qeverisë. Por, kjo po rrezikon jetën e qytetarëve, siç ka ndodhur dhe rasti i dy ditëve më parë në Përmet, ku […]

The post Spitali i Gjirokastrës pa antidot kundër pickimit të gjarprit, 26-vjeçarja rrezikon prerjen e këmbës appeared first on BoldNews.al.

Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë

10 July 2025 at 17:52

Të paktën 15  palestinezë, përfshirë 8 fëmijë dhe 2 gra, janë vrarë në një sulm izraelit në afërsi të një qendra mjekësore në qendër të Gazës.

Spitali “Martirët e Al-Aqsa” deklaroi se sulmi kishte goditur njerëz që ishin vënë në radhë për furnizime ushqimore në qytetin Deri al Balah.

Pamje të regjistruara nga vendi i ngjarjes dhe të postuara në rrjetet sociale tregonin trupat e shumë fëmijëve të vdekur të shtrirë në tokë dhe të tjerë të gjallë, teksa merrnin mjekim.

Nga ana e saj, ushtria izraelite tha se kishte goditur një terrorist të Hamasit në zonë dhe se ndjente keqardhje për lëndimin e njerëzve të pafajshëm.

Ndërkohë, 26 persona të tjerë u vranë në sulme të tjera të kryera të enjten në Gaza, në një kohë kur delegacionet e Hamasit dhe shtetit hebre vazhduan në Doha negociatat për një armëpushim të ri dhe për lirimin e pengjeve.

Por pavarësisht optimizmit të shprehur nga Shtetet e Bashkuara, që së bashku me Katarin dhe Egjiptin po shërbejnë si ndërmjetës, palët janë ende larg arritjes së një marrëveshjeje.

Natën e së mërkurës, një zyrtar i rëndësishëm izraelit u tha gazetarëve në Uashington se deri në arritjen e një akordi mund të duhen një ose dy javë.

Më herët ishte Hamas që publikoi një deklaratë, ku thoshte se bisedimet ishin të vështira për shkak të qëndrimeve kontradiktore të Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Gaza: Ishin në radhë për furnizime ushqimore pranë një spitali, vriten gra e fëmijë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌