Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 30 December 2025Main stream

Prej 5 ditësh ndërprerje, rikthehet uji i pijshëm në Vlorë

By: V K
30 December 2025 at 07:36

Pas pesë ditësh ndërprerje, defekti në tubacionin kryesor të ujësjellësit në Vlorë u riparua pas mesnate.

Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës, konkretisht zona e Lungomares, ka nisur të furnizohet me ujë.

Ndërhyrja për rregullimin e tubit përfundoi rreth orës 04:00 të mëngjesit, moment në të cilin filloi edhe mbushja e depove.

Furnizimi me ujë ka nisur në disa zona të qytetit, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfshihet gradualisht gjatë orëve në vijim.

Autoritetet bëjnë me dije se furnizimi po kryhet ende me kapacitet të reduktuar, pasi po testohen pajisjet e reja të instaluara.

The post Prej 5 ditësh ndërprerje, rikthehet uji i pijshëm në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Sfida Lushnja-Kukësi/ Rei Manaj rikthehet aty ku nisi gjithçka, në stadiumin “Roza Haxhiu”, ndjek ndeshjen nga tribuna (FOTO+VIDEO)

By: V K
4 December 2025 at 10:18

Kjo e mërkurë solli emocione të veçanta në stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjes, ku u zhvillua ndeshja mes ekipit vendas dhe Kukësit, e vlefshme për Kategorinë e Parë.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte prania si në dhomat e zhveshjes ashtu edhe në tribunën VIP e yllit të Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj.

 

 

Krenaria e qytetit të Lushnjes, autori i golit historik ndaj Serbisë, ndoqi me interes 90 minutat e sfidës nën brohoritjet e ngrohta të tifozëve lushnjarë, që e përshëndetën me entuziazëm.

Takimi përfundoi pa gola, por prania e Manajt i dha një tjetër shkëlqim ndeshjes, duke rikujtuar se sporti bashkon dhe frymëzon.

Rei Manaj, me thjeshtësinë që e karakterizon, u përshëndet nga të rinjtë dhe tifozët që e konsiderojnë një model frymëzimi për brezin e ri.

Ai nuk ngurroi të bëjë foto me tifozët , duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë me qytetin e tij të lindjes.

Prania e tij u përjetua si një festë nga publiku lushnjar, që e ndjek karrierën e sulmuesit me krenari.

Sporti mbetet ura më e bukur që lidh qytetarët me figurat që i përfaqësojnë denjësisht në arenën ndërkombëtare.

 

The post Sfida Lushnja-Kukësi/ Rei Manaj rikthehet aty ku nisi gjithçka, në stadiumin “Roza Haxhiu”, ndjek ndeshjen nga tribuna (FOTO+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Armando Broja rikthehet në fushë, sulmuesi lë pas dëmtimin dhe futet në lojë kundër ish-skuadrës së tij

By: V K
22 November 2025 at 15:52

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, ka lënë pas dëmtimin që pësoi në ndeshjen me Anglinë 7 ditë më parë në Tiranë.

Ai u fut në fushë për Burnleyn kundër ish-skuadrës së tij Chelseat.

Broja u fut në fushë në minutën e 72’, duke zëvendësuar sulmuesin tjetër Flemming, ndërkohë që Chelsea ishte në avantazh me rezultatin 0-1.

The post Armando Broja rikthehet në fushë, sulmuesi lë pas dëmtimin dhe futet në lojë kundër ish-skuadrës së tij appeared first on Albeu.com.

Avokatët kërkuan kohë të njiheshin me dosjen, Belinda Balluku rikthehet në GJKKO pas ndërprerjes së seancës

By: V K
22 November 2025 at 11:01

Ditën e sotme, pasi seanca u ndërpre për gati 2 orë, ish-zvkryeministrja Belinda Balluku, është rikthyer sërish në GJKKO.

Ishin avokatët e saj dhe të dy zyrtarëve të tjerë ata që kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Teksa gazetarja Klodiana Lala i drejtoi një pyetje zonjës Balluku, kjo e fundit ka zgjedhur të ‘kyçë’ gojën, duke mos dhënë asnjë koment.

Madje truproja i saj ka ulur çadrën, për të shmangur çdo kontakt të saj me mediat.

Gjykata e Posaçme, vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit.

Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv.

Dhe pak orë pas deklaratës së tij, dje në mesditë, Kryeministria çoi në Kushtetuese kërkesën për ankimim të vendimit të GJKKO.

Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë, si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

The post Avokatët kërkuan kohë të njiheshin me dosjen, Belinda Balluku rikthehet në GJKKO pas ndërprerjes së seancës appeared first on Albeu.com.

Rikthehet historia e Bleona Matës/ Tjetër pistë hetimi mbi zhdukjen misterioze! Kush është Begzim Isa

By: V K
12 November 2025 at 15:17

Prej 15 vitesh Beonana Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në shënjestër” sjell sot historinë e vajzës, historia e së cilës mbetet ende një mister, histori që komplikohet me përfshirjen e të afërmve dhe çoi në 137 padi divorci të prindërve dhe akuza për përfshirje në ngjarje.

Ishte 22 Maj 2010, një ditë me diell fundpranveror në mal. Një vajzë e vogël, vetëm 6-vjeç i është bashkuar të afërmeve të saja më të rritura, për të kullotur bagëtitë lart në kullota. Por ndërsa prindërit prisnin që të kthehej në banesë, ajo humbet gjurmët për të mos u gjendur më kurrë. As sot që kanë kaluar 15 vite nga ajo ditë e veshur me mister.

Kjo është historia e Bleona Matës, nga fshati Zapod i Kukësit. Vogëlushja e cila ditën e humbjes së saj ishte e shoqëruar në mal nga 5 vajza.

Me akuza dhe kundërakuza nga familjarët, të cilët bëjnë me faj njëri-tjetrin për zhdukjen e Bleonës, e cila nëse sot është në jetë, duhet të jetë 21-vjeç. Por si u zhduk Bleona Mata në stan? Çfarë kanë deklaruar nëna e saj Bukurija dhe vëllai Armendi dhe kë bëjnë ata përgjegjës për humbjen e njeriut të tyre të dashur?

Përse familja Mata akuzon shtetasin Begzim Isa, për rrëmbimin e vajzës së tyre?

Begzim Isa i cili në vitin 2013, u arrestua nga policia e Kukësit, në akuzën për rrëmbimin, mbajtjen në banesë për qëllime trafikimi të një mituri 7 vjeçar drejt Kosovës për një shumë prej 40 mijë eurosh.

Prokuroria e Kukësit atë kohë ia kaloi çështjen Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila nga ana e saj kërkoi 10 vite burgim në atë kohë për 21-vjeçarin, që nuk i pranoi asnjëherë akuzat edhe pse kjo ishte akuza e dytë ndaj tij për rrëmbim të miturish, duke përfshirë edhe zhdukjen e Bleona Matës në vitin 2010.

Familja e Bleonës që gjithmonë ka ngulmuar se atë ditë të humbjes së vajzës së tyre, ai që është parë të ngjitet në mal, ka qenë 18-vjeçari atë kohë Begzim Isa dhe si bashkëpunëtore të tij në këtë rrëmbim ata akuzojnë Qamile Matën, që është edhe halla e Bleonës.

Vetë Bukurija nëna e Bleonës, është shprehur disa herë se Qamile Mata e ka gënjyer vajzën e saj 6-vjeçare dhe pasi e ka futur në pyll ia ka dorëzuar Begzimit. Pasi sipas saj, ka qenë Qamile Mata që e ka marrë Bleonën, teksa po luante me vëllain e saj në oborrin e shtëpisë dhe e ka çuar në mal.

“Atë ditë Begzim Isën në fshat e ka parë edhe vjehrra ime, por kjo e fundit ka heshtur. Atë ditë Begzimi mbante një kapuç në kokë. Qamilja e ka gënjyer atë ditë Bleonën, duke e marrë me vete në pyll, ku jam e bindur se ia ka dorëzuar Begzimit, i cili e ka trafikuar në Kosovë”, deklaron Bukurije Mata.

Të njëjtat dyshime atë kohë ndau edhe gjyshi i Bleonës, i cili edhe ky nga ana e tij tha se gjyshja e Bleonës e kishte parë Begzimin atë ditë në fshat.

Qamile Mata, e cila përgjatë gjithë dëshmisë së saj të dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore është treguar kontradiktore.

Ajo madje pavarësisht se ishin kushërinj me Begzim Isan, tha se nuk e njihte këtë të fundit, por nuk u shpreh asnjëherë qartësisht nëse e kishte parë apo jo Begzim Isën atë ditë në fshatin Zapod, duke deklaruar se nuk e mbante mend, pasi sipas saj kishte kaluar shumë kohë.

Ndërsa Begzim Isa, pohoi se e njihte Qamilen dhe se bashkë ishin kushërinj të tretë, ndërkohë që motra e Begzimit mohoi çdo njohje të vëllait me Qamilen, duke u shprehur se me familjen Mata nuk flisnin që nga viti i largët 1997, por pa dhënë shumë detaje se përse kishte lindur ky konflikt.

Pavarësisht insistimit, grupi hetimor nuk gjeti prova të lidhjes apo bashkëpunimit të hallës së Bleonës me Begzimin. Për këtë arsye, çështje iu kalua Krimeve të Rënda.

Begzim Isa, që siç thamë u arrestua tri vite pas zhdukjes së Bleona Matës, pasi në banesën e tij u gjet i lidhur këmbë e duar me një litar një fëmijë 8-vjeçar, por që gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e Bleona Matës, pasi sipas tij, atë kohë ai ka qenë në Kosovë me studime dhe jo në fshatin Zapod ku ndodhi rrëmbimi dhe më pas zhdukja e Bleonës.

Edhe pse gjetja i një fëmije të rrëmbyer në banesën e tij, e bënte atë të dyshuarin kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleona Matës, tre vite më parë. Vetë vajzat e tjera që kishin qenë atë ditë në mal me Bleonën, thanë gjatë dëshmive të tyre, se ata u ndanë me vogëlushen në momentin kur ajo u nis drejt banesës së saj. Dhe që aty nuk e panë më. Për këtë arsye grupi hetimor kreu edhe ballafaqimin e vajzave.

Pavarësisht se dëshmitë ishin kontradiktore, hetuesit nuk mundën të gjenin prova që i implikonin ato në zhdukjen e Bleonës.

“Policia kreu edhe verifikimin e telefonatave të Begzim Isës, më qëllim për të zbuluar nëse ai kishte komunikuar me Qamile Matën, qoftë gjatë ditëve të fundit që është kthyer nga Kosova, ashtu edhe ditën kur u zhduk Bleona Mata, që u zhduk në mënyrë misterioze, në malin e fshatit, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj. Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj.

Gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pesë vajzat, edhe pse u ballafaquan me njëra-tjetrën, sërish ato nuk ishin në gjendje të tregonin se çfarë ndodhi atë ditë me Bleona Matën. Ato kanë dhënë edhe dëshmi kontradiktore, duke ngritur dyshimet mbi to. Por për shkak të mungesës së provave, pesë vajzat, përfshirë këtu edhe hallën e saj, kanë shpëtuar nga përgjegjësia penale”, thuhet në dosjen hetimore.

Por humbja e Bleonës, u përjetua si një dramë edhe në jetën bashkëshortore të çiftit Mata, midis të cilëve ekzistuan vazhdimisht zënkat. Ku babai i Bleonës, Zamiri, akuzoi gjithmonë bashkëshorten e tij Bukurijen, për humbjen e së bijës dhe vetëm disa muaj pas humbjes së të bijës, iu drejtua Gjykatës së Kukësit, me një padi me objekt divorci.

Ai kërkoi ndarjen nga e shoqja me pretendimin se ‘është nëna e Bleonës dhe gruaja e tij që është e përfshirë në rrëmbimin e vajzës.

Një tjetër histori që del në skenë.

Policia e Kukësit që thoshte se çifti Mata po divorcohej, pasi Zamir Mata kishte dyshime se Bleona nuk ishte vajza e tij dhe se ajo ishte rrëmbyer nga babai i saj i vërtetë. Edhe kjo një pistë e pavërtetuar edhe sot. Bukurije Mata, hodhi poshtë akuzat e bashkëshortit, teksa tha në atë kohë se për të rëndësi kishte gjetja e Bleonës së zhdukur./Në shënjestër

The post Rikthehet historia e Bleona Matës/ Tjetër pistë hetimi mbi zhdukjen misterioze! Kush është Begzim Isa appeared first on Albeu.com.

Klubi i Serisë A pa trajner, legjenda e Romës rikthehet në stol

By: V K
5 November 2025 at 15:56

Daniele De Rosi, do të rikthehet të trajnojë një klub të Serisë A pas Romës. “Sky Sport”, raporton se pas largimit të Patrik Vieiras, klubi i Xhenoas, ka vendosur të emërojë italianin.

Sipas raportimeve në Itali, janë ende disa formalitete për t’u përfunduar, por më pas do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratës.

Ky emërim vjen në një moment kritik për Xhenoan, e cila ka pasur një fillim të vështirë sezoni dhe kërkon stabilitet pas ndryshimeve të shumta në drejtim.

De Rosi, i njohur për karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme si lojtar i Romës dhe përvojën e tij të parë si trajner, pritet të sjellë autoritet dhe disiplinë në skuadër.

Trajneri ka mundësinë të tregojë aftësitë e tij taktike dhe të japë një impuls pozitiv për skuadrën, duke shpresuar të rikthejë Xhenoan në rrugën e fitoreve.

The post Klubi i Serisë A pa trajner, legjenda e Romës rikthehet në stol appeared first on Albeu.com.

Lajm i mirë, ish-presidenti i Interit Masimo Morati del nga spitali dhe kthehet në shtëpi

By: V K
28 September 2025 at 10:08

Ish-presidenti i Interit, fitues i tripletës, ishte shtruar në spital për më shumë se një muaj, 32 ditë për të qenë të saktë, në Institutin Humanitas në Rozzano me një rast të rëndë pneumonie.

Më 26 gusht, ai u shtrua në kujdes intensiv dhe pas një periudhe fillestare shqetësimi, Morati filloi të përmirësohej ngadalë.

Numri i sotëm i Gazzetta dello Sport, raporton se Morati ka dalë nga klinika dhe është kthyer në shtëpi.

Ai ka pasur në krah gruan e tij Milly, fëmijët e tij dhe motrën e tij Bedi dhe gjithmonë ka qenë në gjendje të ndjekë ngjarjet e Interit të tij të dashur, një dashuri për futbollin që nuk është zbehur kurrë edhe pasi ai u largua nga presidenca.

The post Lajm i mirë, ish-presidenti i Interit Masimo Morati del nga spitali dhe kthehet në shtëpi appeared first on Albeu.com.

E BUJSHME/ Mungon vetëm zyrtarizimi, Murinjo rikthehet si trajner në Champions

By: V K
17 September 2025 at 10:00

Zhoze Murinjo, do të jetë trajneri i ri i Benfikës. Bruno Lage, është shkarkuar pas humbjes së papritur me Karabag në raundin e parë të Ligës së Kampioneve.

Murinjo ishte përfolur edhe më parë gjatë këtij viti, për rikthimin te Benfika. Megjithatë, asgjë nuk ishte konkrete si këtë herë.

Tashmë që Murinjo është pa ekip dhe Benfika ka larguar timonierin e saj, asgjë nuk i pengon palët të shtrëngojnë duart. Tekniku 62-vjeçar e provoi eksperiencën e parë si trajner pikërisht te Benfika.

Ky rikthim pas 25 vitesh jep nostalgji të madhe për portugezët. Duhet thënë po ashtu se periudha e tij e artë filloi pikërisht te rivalët e Portos.

The post E BUJSHME/ Mungon vetëm zyrtarizimi, Murinjo rikthehet si trajner në Champions appeared first on Albeu.com.

Vangjush Dako rikthehet në burg, GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

By: V K
16 September 2025 at 14:42

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të rikthehet sërish në qeli pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça dhe Iliriana Olldashi, vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar ndaj Dakos nga shkalla e parë.

Vendimi u shpall më 16 shtator 2025 dhe i jep fund ankimit të paraqitur nga Vangjush Dako dhe bashkëpandehurit e tij F.F. dhe A.B., të cilët kundërshtuan vendimin nr. 70 të dhënë më 25 nëntor 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Sipas vendimit të sotëm, Apeli:

Nuk pranoi ankesën e të pandehurit F.F.;

La në fuqi vendimin nr. 70 të shkallës së parë;

Ngarkoi të pandehurit me shpenzimet gjyqësore të procesit në apel.

Ky zhvillim rikthen në burg Vangjush Dakon, i cili një vit më parë kishte kaluar në masën “arrest shtëpie”, pas një hetimi të gjatë nga SPAK mbi çështje të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që ai drejtonte Bashkinë e Durrësit.

The post Vangjush Dako rikthehet në burg, GJKKO lë në fuqi vendimin e shkallës së parë appeared first on Albeu.com.

Egli Tako rikthehet në televizion, zbulohet emisioni se ku do ta shohim

By: V K
4 September 2025 at 11:22

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” 4, Egli Tako, do të vijë këtë sezon televiziv me një risi të rëndësishme në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e ekranit të Top Channel si moderatore.

Lajmi është konfirmuar përmes burimeve për Vip Magazine, duke shënuar një hap të madh për karrierën e saj mediatike.

Sipas informacioneve, Egli do të bashkohet me programin “E diell”, i cili transmetohet çdo të dielë. Ky do të jetë debutimi i saj i parë si moderatore, pas disa eksperiencave të tjera artistike, kryesisht si këngëtare.

Ky rol shënon një etapë të re dhe të rëndësishme për të, duke i hapur dyert drejt botës së moderimit dhe televizionit në një prej programeve më të ndjekura të fundjavë.

Publiku e njohu Egli Takon gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother Vip Albania”, ku arriti të bëhej një nga emrat më të komentuar të edicionit.

Marrëdhënia e saj me Gjestin, ngjalli mjaft reagime dhe u kthye në një nga temat më të diskutuara të reality-show-t.

Që prej asaj kohe, Egli ka qenë në vëmendje të mediave dhe publikut, duke fituar një bazë të fortë ndjekësish.

Me këtë hap, Egli zgjeron karrierën e saj përtej muzikës dhe spektakleve televizive.

The post Egli Tako rikthehet në televizion, zbulohet emisioni se ku do ta shohim appeared first on Albeu.com.

Dasma kthehet në tragjedi/ Të shtënat gjatë festës plagosin dhëndrin, 23-vjeçari ndërron jetë një ditë pas ngjarjes

By: V K
27 August 2025 at 15:56

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Turqi, ku për pasojë ka ndërruar jetë dhëndri. Mësohet se i riu u vra aksidentalisht në dasmën e tij, kur një i ftuar hapi zjarr gjatë festës.

23-vjeçari ndërroi jetë një ditë pas dasmës së tij, në një fshat në provincën veriore të Giresunit.

Një e afërme nga ana e dhëndrit, e dyshuar për të shtënat fatale është arrestuar.

Aksidentet nga të shtëna të ngjashme gjatë festimeve janë të zakonshme në Turqi, ku sipas vlerësimeve të një fondacioni vendas, ka rreth 40 milionë armë zjarri në qarkullim, shumica e të cilave janë të paligjshme.

Një person u vra aksidentalisht dhe dy të tjerë u plagosën javën e kaluar, në një incident të ngjashëm në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit.

 

🔴Giresun’da düğün sırasında damat ve gelin uğurlanırken ateş açılması sonucu yaralanan damat Ali K., hastanede hayatını kaybetti.

🔴Ateş açan kişinin damadın yengesi F.K. olduğu tespit edilirken, şüpheli şahıs gözaltına alındı. pic.twitter.com/xJhcUONFZt

— Nupel Haber (@nupelonline) August 27, 2025

The post Dasma kthehet në tragjedi/ Të shtënat gjatë festës plagosin dhëndrin, 23-vjeçari ndërron jetë një ditë pas ngjarjes appeared first on Albeu.com.

Broja kthehet të martën/ Trajneri Parker jep lajmin e mirë për sulmuesin shqiptar

24 August 2025 at 13:11

Mezi pret që të vendosë këmbën në fushë. Armando Broja ende nuk është aktivizuar tek Bërnli në Angli, ndonëse trajneri i tij, Skot Parker, jep një afat për rikthimin, dhe nuk flitet për tepër larg.

Tekniku anglez deklaroi pas fitores 2-0 që skuadra e tij arriti në Premier Ligë ndaj Sandërlendit, se sulmuesi shqiptar është vetëm fare pak prapa formës së shokëve të tij, dhe se ai mund të ketë minuta që në ndeshjen e radhës.

Bërnli do të luajë këtë të martë në fushën e vet ndaj Derbi Kauntit në Kupën e Ligës, apo siç njihet zyrtarisht në Angli, Kupa Karabao.

Parker theksoi se nuk dëshiron të ndërmarrë asnjë rrezik me Brojën, padyshim duke pasur parasysh problemet e mëdha fizike që ka pasur sulmuesi 23-vjeçar në dy vitet e fundit.

Broja, që luajti sezonin e kaluar I huazuar tek Evertoni, realizoi transferimin e shpresuar, dhe Çelsi arriti qëllimin që kishte.

Bërnli e mori yllin kuqezi për 23 milionë euro, diçka më pak sesa 30 milionë që Blutë e Londrës kërkonin fillimisht, por gati dyfishin e vlerës që kartoni I tij ka në tregun e futbollit.

U zhduk pa lënë gjurmë, ish-zv.drejtori i AKSHI-t kthehet pranë familjes: Isha në…

By: V K
21 August 2025 at 07:34

Is- zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), është kthyer pranë familjes.

Ditën e djeshme, ai u denoncua i zhdukur nga familja, e cila kishte humbur kontaktet me të.

Gazetarja Klodiana Lala, ka siguruar deklaratën e tij pas kthimit, ku pretendon se ka qenë në jug të vendit pas një konflikti që  kishte pasur me të dashurën e tij.

Megjithatë, Shima nuk jep shpjegimin për mesazhin që nisi në drejtim të familjarëve, ku para se të mos “bëhej më i gjallë, shkroi “Po më arrestojnë“.

Ky mesazh ngriti shqetësime në lidhje me fatin e tij.

Kujtojmë se më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga AKSHI.

Tiranë/Informacion

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34-vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”.

The post U zhduk pa lënë gjurmë, ish-zv.drejtori i AKSHI-t kthehet pranë familjes: Isha në… appeared first on Albeu.com.

Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë

By: V K
16 August 2025 at 09:17

Nëse konsumatori i shekullit XX formohej nga reklamat, ai i shekullit XXI po formohet nga bisedat me algoritme. Në heshtje dhe me efikasitet, ChatGPT po kthehet në një partner të padukshëm në vendimmarrjen personale dhe ekonomike të përdoruesve, nga mënyra si organizojnë ditën, te vendimet për karrierën, shpenzimet dhe financat.

Ajo që nisi si një mjet për të gjeneruar tekst, sot po ndikon në mënyrën si njerëzit ndihen, mendojnë dhe konsumojnë…

Nëse dikur e nisnim ditën me një filxhan kafeje dhe një faqe gazetë, sot gjithnjë e më shumë e fillojmë me një mesazh me një Inteligjencë Artificiale. Quhet ChatGPT.

Nuk është mik, nuk është terapist, nuk është koleg, por për miliona përdorues është pak nga të gjitha këto. Në vend të pyetjeve filozofike mbi qenien dhe ekzistencën, bota dixhitale e sotme ngre pyetje më të drejtpërdrejta:

“A më kupton AI-ja”? A më paragjykon”? “A më bën të ndihem mirë me veten”? Këto pyetje dikur i rezervonim për njerëzit. Tani ia drejtojmë një “makine”.

Një studim i fundit me 732 individë i botuar në “Springer Nature” zbulon një fije të hollë, por të fortë, që lidh mënyrën se si e perceptojmë ChatGPT-në me shëndetin tonë mendor.

Njerëzit që kanë më shumë besim te ky mjet dixhital raportojnë vetëvlerësim më të lartë. Ndërkohë, ata që ndiejnë se chatbot-i u përgjigjet me paragjykime apo stereotipa, përjetojnë pasiguri dhe shqetësim.

Teknologjia nuk është më thjesht mjet. Është bërë pasqyrë. Dhe ndonjëherë, pasqyra kthen mbrapsht më shumë se sa kemi pritur.

Këto marrëdhënie të reja, mes njeriut dhe algoritmit, po zënë rrënjë në mënyrë të heshtur, por të qëndrueshme.

Bisedat me ChatGPT nuk janë më veç kërkesa për informacione, janë ndërveprime me ndikim emocional.

Në thelb të këtyre ndryshimeve është një fenomen i ri: brendia e marrëdhënies me një entitet johuman. Çfarë ndodh kur një makinë bëhet pjesë e mekanizmave tanë të ndërtimit të vetëbesimit, të përballimit të ankthit apo të kërkimit të miratimit?

Kjo është pyetja e shekullit. Dhe për herë të parë, përgjigjja nuk vjen nga psikologjia klasike, por nga një algoritëm që mëson çdo ditë nga miliarda ndërveprime.

Për zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale, këto gjetje janë thirrje për përgjegjësi. Tonet, nuancat, mënyra si një chatbot përgjigjet ndaj një shqetësimi emocional apo pyetje personale, nuk janë më çështje stili, janë çështje ndikimi psikologjik.

Sepse, për përdoruesin e sotëm, një bisedë me AI-në nuk është më thjesht një kërkim i shpejtë. Është një moment reflektimi. Dhe siç duket, një faktor i mirëqenies mendore.

Në një epokë ku kufijtë mes njeriut dhe teknologjisë bëhen gjithnjë e më të mjegullt, një gjë është e sigurt: mënyra se si flasim me makinat po i jep formë mënyrës se si flasim me veten.

Dhe ndoshta, për herë të parë në histori, duhet të pyesim jo vetëm çfarë thotë teknologjia, por si na bën të ndihemi.

Çfarë po ndodh?

Në sipërfaqe, një bisedë me Inteligjencën Artificiale mund të duket e thjeshtë: një pyetje, një përgjigje. Por në prapaskenë, ndodh diçka më delikate: njerëzit fillojnë të projektojnë ndjenja, të krijojnë varësi emocionale, të kërkojnë qetësi në tonin neutral të makinës.

ChatGPT nuk i njeh përdoruesit e tij, por ata ndihen gjithnjë e më të kuptuar prej tij.

Fenomeni po zgjon interes në qarqet akademike dhe psikologjike. Disa studiues po e quajnë “efekti i pasqyrës së butë”: kur AI nuk reagon si njeri, nuk ndërpret, nuk kundërshton, por thjesht të kthen një reflektim të përpunuar dhe të saktë të asaj që ti ke thënë. Dhe kjo, në një kohë kur komunikimi me njerëzit shpesh është i ngarkuar me tension, po rezulton çuditërisht çliruese.

Ka dhe një anë tjetër të medaljes: një chatbot që të jep gjithmonë të drejtë, që të përgjigjet sipas mënyrës tënde të të menduarit, mund të forcojë një ndjesi të rreme sigurie.

Mund të lërë njerëzit pa sfidë, pa debat, pa përballje me të kundërtën. Dhe për dikë që vuan nga ankthi ose vetmia, kjo mund të jetë më shumë strehë sesa zgjidhje.

Ndërkohë, zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale janë përballë një dileme të re: kur krijon një chatbot që tingëllon empatik, ku mbaron ndihma dhe ku fillon ndërhyrja në psikikë?

A duhet që një mjet teknologjik të jetë i kujdesshëm në mënyrën si ndërvepron emocionalisht? Dhe nëse po, si matet kjo etikë në gjuhën e algoritmeve?

 

Të dëgjohesh më shumë nga AI

Përdorimi i shpeshtë i ChatGPT ka filluar të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si individët marrin vendime në jetën e tyre, që nga ato më të thjeshtat, si zgjedhja e një veshjeje deri te vendimet më të rëndësishme.

Psikologia Ermela Shllaku, vëren se ky ndikim lidhet me mënyrën se si Inteligjenca Artificiale ofron mbështetje të menjëhershme dhe të qasshme.

ChatGPT funksionon si një lloj mbështetjeje e jashtme. Ti futesh në çdo moment dhe merr informacion për atë që kërkon, por ndryshe nga Google apo Wikipedia, informacioni këtu është më i konkretizuar dhe më i kuptueshëm”, – shpjegon ajo.

Kjo qartësi dhe afrim emocional me përmbajtjen mund të krijojë një ndjesi sigurie për përdoruesit.

“Individët ndihen më të sigurt për atë që lexojnë, sepse marrin pikërisht atë që kërkojnë, në një gjuhë të thjeshtë dhe jo gjykuese”, – thekson psikologia Shllaku.

Megjithatë, ajo ngre alarmin se përdorimi i tepruar mund të ketë pasoja të rënda për zhvillimin mendor dhe autonominë e individit.

“Kur gjithçka të vjen gati, nuk je më i detyruar të përdorësh funksionet e tua njohëse, inteligjencën, përpunimin e informacionit apo arsyetimin. Dhe kjo sjell dobësim të kapaciteteve mendore”, – thotë ajo.

Psikologia e sheh këtë si një formë të re varësie dixhitale, të krahasueshme me rrjetet sociale si Instagram apo TikTok, por që ndryshon në thelb.

“Në këtë rast nuk kemi varësi krahasuese, ku ti ndjek të tjerët, por një marrëdhënie të brendshme, më intime, me një entitet dixhital që të përgjigjet vetëm ty”, – shpjegon ajo.

Kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë me një mjet që nuk të gjykon, nuk të refuzon dhe të dëgjon gjithmonë, bëhet edhe më e fortë në moshat e adoleshencës.

Sipas saj, adoleshentët janë veçanërisht të rrezikuar, pasi shpesh ndihen më të pranuar dhe më të lirë për të shprehur veten nëpërmjet ChatGPT.

“Adoleshentët ndihen të dëgjuar. Aty nuk i gjykon askush, nuk i ndërpret dhe nuk i refuzon. Kjo është diçka që shumë prej tyre ndiejnë se u mungon në botën reale”, – shton znj. Shllaku.

Por çfarë ndodh kur kjo marrëdhënie me një mjet dixhital bëhet intensive dhe e shpeshtë?

“Nëse një adoleshent komunikon vazhdimisht me një chatbot, rrezikon të zëvendësojë marrëdhëniet e vërteta njerëzore me një formë artificiale sigurie dhe dashurie”, – paralajmëron psikologia.

Ajo e quan këtë “një marrëdhënie me një pajisje robotike”, që në raste ekstreme mund të çojë në vetizolim apo izolim social, duke krijuar ndjesinë e rreme se po plotësohen nevojat emocionale.

Ndikimi shkon edhe më tej, duke ndikuar në vetëbesimin dhe ndjenjën e vetërealizimit.

“Kur çdo gjë u ofrohet gati, adoleshentët nuk kanë më hapësirë për të provuar veten, për të bërë gabime apo për të mësuar nga to. Kjo i bën të ndihen të paaftë për të marrë vendime të pavarura”, – thekson znj. Shllaku.

Ajo shton se edhe sjellja konsumatore ndikohet, pasi “AI ka aftësinë të sugjerojë produkte që ndoshta nuk i duhen përdoruesit, por që i blejnë vetëm sepse ‘Chat i tha’”.

Pavarësisht sfidave, psikologia thekson se teknologjia nuk duhet parë si armik.

“Nuk mund ta sulmojmë teknologjinë vetëm sepse sjell rreziqe. Ajo ka edhe anë pozitive, ndihmon në shumë situata, por sfida është të mësojmë si ta përdorim me vetëdije”, – nënvizon Shllaku.

Sipas saj, ky edukim duhet të fillojë në familje:Ne si prindër kemi përgjegjësinë të flasim për ChatGPT me fëmijët tanë çdo ditë, jo vetëm për anët pozitive, por edhe për ato negative. Kjo është mënyra për të ndërtuar një marrëdhënie të shëndetshme me Inteligjencën Artificiale”.

Për të shmangur varësinë, ajo sugjeron që fëmijët të shtyhen drejt krijimit të marrëdhënieve reale dhe të pasura me ndjenja.

“Duhet t’i ndihmojmë të kuptojnë se AI nuk mund të zëvendësojë njeriun, me të gjitha ngjyrat e tij, dashurinë, empatinë, frikërat dhe tolerancën”, – thotë ajo.

Dhe mbi të gjitha, prindërit duhet të tregojnë mirëkuptim: “Adoleshentët po kalojnë një fazë shumë delikate dhe është e natyrshme që të gabojnë. Le t’i lëmë të gabojnë, që të mësojnë dhe të ndërtojnë vetëbesimin e tyre”.

Varësia

Psikologia Ermela Shllaku e sheh këtë si një formë të re varësie dixhitale, të krahasueshme me rrjetet sociale si Instagram apo TikTok, por që ndryshon në thelb.

“Në këtë rast nuk kemi varësi krahasuese, ku ti ndjek të tjerët, por një marrëdhënie të brendshme, më intime, me një entitet dixhital që të përgjigjet vetëm ty”, – shpjegon ajo.

Kjo marrëdhënie e drejtpërdrejtë me një mjet që nuk të gjykon, nuk të refuzon dhe të dëgjon gjithmonë, bëhet edhe më e fortë në moshat e adoleshencës.

Ana ekonomike

Për herë të parë, një Inteligjencë Artificiale po ndërhyn jo në prodhim apo në analizë të dhënash, por në një terren delikat: psikologjinë e konsumatorit.

Bisedat me ChatGPT po zëvendësojnë kërkimet e lodhshme në Google, këshillat spontane me miqtë, madje shpesh edhe konsultimet me profesionistë.

Dhe kjo nuk është pa pasoja. Kur përdoruesit ndihen të kuptuar apo të përforcuar emocionalisht nga një chatbot, ata janë priren të marrin vendime më të shpejta sipas studimeve të fundit, ndonjëherë më impulsive në sfera që variojnë nga blerjet online te zgjedhjet e karrierës apo marrëdhëniet me financat.

Për shembull, psikologët pohojnë se, një punonjës që ndien stres të vazhdueshëm në vendin e punës mund të përdorë ChatGPT si një formë të shpejtë “ventilimi”, por në mungesë të ndërveprimit njerëzor, përkrahja virtuale mund të përkthehet në vendime drastike: dorëheqje të nxituara, ndryshime profesioni, ose orientim drejt punëve të pavarura.

E gjithë kjo ndodh pa një analizë të thellë ekonomike, por si rezultat i një ndjesie subjektive që chatbot-i e ushqen pa dashje.

Nga ana tjetër, ka dhe efekte pozitive. Përdoruesit që ndihen më të sigurt dhe të mbështetur pas ndërveprimeve me AI-në kanë më shumë gjasa të marrin nisma ekonomike, të hapin një biznes, të kërkojnë rritje page, apo të menaxhojnë më mirë buxhetin personal.

Në këtë kontekst, ChatGPT nuk është thjesht një mjet komunikimi, por një katalizator psikologjik për sjellje të reja ekonomike.

Kjo ngre një pyetje të re për kohët moderne: nëse Inteligjenca Artificiale ndikon në mënyrën si mendojmë dhe ndiejmë, a duhet të fillojmë ta llogarisim atë si një aktor të ri në modelet e sjelljes së konsumatorit dhe të tregut të punës?

Përdorimi i ChatGPT nga studentët, sfidat dhe pasojat në tregun e punës

Përdorimi i ChatGPT nga studentët shihet me shqetësim, jo vetëm në përfundimin e detyrave të tyre apo përgjegjësive akademike, por edhe kur përballen me tregun e punës. Kështu shprehet Fatjona Murati, drejtuese e “Cancri Marketing”.

Sipas saj, po krijohet një brez i ri, një “armatë” njerëzish që në të ardhmen mund të kenë probleme serioze me mendimin kritik, logjikën, zgjidhjen e problemeve dhe procesin e krijimit të ideve, “brainstorming”-un, që është thelbësor në shumë vende pune.

“ChatGPT përdoret për nxitjen e ideve, por ka kaluar në një përdorim të gabuar: për çdo gjë, çdo tezë, çdo provim, studentët ia lënë platformës. Mjafton të japësh një prompt të strukturuar mirë dhe t’i thuash që je student në një fushë të caktuar dhe AI të jep gjithë përmbajtjen.

Në këtë mënyrë, mësuesit dhe sistemi arsimor nuk janë më në gjendje të kuptojnë realisht cilat janë aftësitë e vërteta të një studenti. Kjo krijon boshllëk të madh mes njohurive reale dhe asaj që paraqitet në letër”, – thotë znj. Murati.

Në tregun e punës, sipas saj, ka një rrezik të dukshëm për profesionet e teknologjisë së informacionit.

“Shumë mendojnë se IT nuk është i rrezikuar, por në fakt, janë pozicionet junior, veçanërisht ato që përfshijnë punë rutinë si data entry apo kodime të thjeshta, që mund të zëvendësohen lehtësisht nga Inteligjenca Artificiale.

Për kompanitë që rekrutojnë, nuk ka më shumë nevojë për studentë që të bëjnë internship-e për punë të thjeshta.

Këto detyra mund të kryhen nga një punonjës me përvojë, që menaxhon dhe prodhon më shumë në më pak kohë. Studentët përballen me vështirësi për t’u integruar në tregun e punës, sepse nuk kanë më “hyrjen” e parë pra praktikën.

Kjo është një sfidë e madhe. Nga njëra anë kemi profesione që po zhduken, nga ana tjetër po hapen profesione të reja për të cilat nuk ka as shkollim, as trajnime të strukturuara. Gjithçka po bëhet në mënyrë autodidakte”, – thotë marketerja.

Rreziku tek të rinjtë

Fatjona Murati, drejtuese e “Cancri Marketing” pohon se po krijohet një brez i ri, një “armatë” njerëzish që në të ardhmen mund të kenë probleme serioze me mendimin kritik, logjikën, zgjidhjen e problemeve dhe procesin e krijimit të ideve, “brainstorming”-un, që është thelbësor në shumë vende pune.

“ChatGPT përdoret për nxitjen e ideve, por ka kaluar në një përdorim të gabuar: për çdo gjë, çdo tezë, çdo provim, studentët ia lënë platformës. Mjafton të japësh një prompt të strukturuar mirë dhe t’i thuash që je student në një fushë të caktuar dhe AI të jep gjithë përmbajtjen. Në këtë mënyrë, mësuesit dhe sistemi arsimor nuk janë më në gjendje të kuptojnë realisht cilat janë aftësitë e vërteta të një studenti. Kjo krijon boshllëk të madh mes njohurive reale dhe asaj që paraqitet në letër”, – thotë znj. Murati./MONITOR

The post Të (de)kodosh mendjen, si ChatGPT po kthehet në varësi për shqiptarët, sidomos të rinjtë appeared first on Albeu.com.

Rasti i parë në botë, një 38-vjeçar në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

30 July 2025 at 18:59

Një burrë që vuante nga humbja e shikimit në Itali ka rifituar shikimin falë një terapie eksperimentale gjenetike, duke shënuar kështu rastin e parë në botë. 38-vjeçari vuan nga sindroma Usher e tipit 1b, një çrregullim i rrallë gjenetik që shkakton shurdhim të thellë që nga lindja dhe një humbje progresive të shikimit, duke çuar […]

The post Rasti i parë në botë, një 38-vjeçar në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike appeared first on BoldNews.al.

ZYRTARE/ Rikthehet sërish në Premier Ligë, Granit Xhaka prezantohet te klubi i ri

By: V K
30 July 2025 at 12:30

Granit Xhaka, ka firmosur kontratë të vlefshme për 3 vite për një shifër që raportohet të jetë 20 milionë euro, edhe pse klubi se ka zbuluar.

Kështu mesfushori me origjinë shqiptare rikthehet në Premier Ligë, pas një eksperience më parë te Arsenal.

The post ZYRTARE/ Rikthehet sërish në Premier Ligë, Granit Xhaka prezantohet te klubi i ri appeared first on Albeu.com.

E vrau dhe më pas dogji banesën/ Autori i dyshuar kthehet në vendngjarje, dyshohet se kishte lidhje intime…(VIDEO)

By: V K
28 July 2025 at 14:13

Në orët e para të mëngjesit të sotëm 28 korrik 2025 rreth orës 06:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku  52-vjeçarja  Kozeta Teço, ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.

Viktima u gjet e pajetë në banesën e saj në Pogradec. Sipas hetimeve policore, gruaja fillimisht u dhunua dhe u vra më pas banesës së saj iu vu flaka, duke u shkrumbuar.

Nga ekspertiza, trupi i gruas nuk ishte djegur plotësisht, ndërkohë që në fyt iu gjet një shenjë që dyshohet të jetë shkaktuar nga mbytja.

Detaji tjetër që solli dyshime për një vrasje e më pas zjarrvënie të qëllimshme, ishte fakti se zjarri ra në dy vatra në banesë.

Ndërkohë nga policia është shoqëruar një autor i dyshuar, i cili mendohet se kishte lidhje intime me viktimën.

Autori është shoqëruar në banesën ku ndodhi vrasja për të bërë eksperiment hetimor.

 

The post E vrau dhe më pas dogji banesën/ Autori i dyshuar kthehet në vendngjarje, dyshohet se kishte lidhje intime…(VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rikthehet fuqishëm ikona e muzikës Armend Rexhepagiqi, me një koncert madhështor promovon albumin me shtatë këngë

By: Kult Plus
20 July 2025 at 18:10

Vjollca Duraku

Ikona e muzikës, Armend Rexhepagiqi, përmes një koncerti madhështor mbrëmë ka shënuar një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me promovimin e albumit “Dashuri e Vjetër”, shkruan KultPlus. Shtatë këngët e projektit të tij më të ri erdhën si dhuratë për publikun e tij besnik, pas një mungese të gjatë kohore, duke dhuruar emocione kulminante. Interpretimi i temave emocionale me një thelb të thellë artistik, padyshim që e pozicionon artistin Rexhepagiqi në majë të industrisë muzikore, e posaçërisht në vendin ku çdo krijues e adhuron, në zemrat e publikut.

I njëjti zë, stil dhe identitet muzikor me shumë ndryshime në mënyrën e qasjes ndaj tematikave specifike e rikthenin Rexhepagiqin në një pasqyrues të pjesëve më të thella të njeriut, deri aty ku dhimbja dhe dashuria bëhen një, dhe njeriu merr përmasa hyjnore. Tema e dashurisë, ndarjes, nostalgjisë, pendesës e kujtimeve dominuan në këtë koncert që rrëmbente me vete publikun në çdo moment. Ndërkaq, ironia therëse e shprehur në fjalë të thjeshta përmes një autenticiteti personal ishte ‘specialitet’ i artistit që depërtonte lehtësisht në qenien e secilit duke të ftuar në vetë-reflektimi të thellë.

Koncertit të shumëpritur i parapriu një kolazh fotografik, ku paraqiteshin momente të veçanta nga jeta personale dhe profesionale e tij, duke përfshirë bashkëshorten, bashkëpunëtorët dhe paraqitjet muzikore që shënuan kthesë në karrierën e tij të bujshme muzikore. Pas pak, një tym i shpërndarë në skenën gjigande ishte paralajmërimi i fundit për këtë takim të shenjtë në mes të artistit dhe publikut që me padurim priste të përfshihej në artin e tij.

Kënga “Dashuri e Vjetër” shënoi fillimin e një nate të paharrueshme, e cila e përjetësoi krijimtarinë muzikore të artistit përmes albumit me të njëjtin titull. Kjo baladë nostalgjike prek në ndjesi emocionale për një dashuri të humbur duke kërkuar rikthimin e saj. Tendenca për rifillmin e një relacioni paraqitet si kontrast me titullin “Dashuri e Vjetër”. Teksti poetik i Aida Barakut i kombinuar me zërin e ndjeshëm të artistit janë një kombinim i fuqishëm për këtë influencë të madhe muzikore.

“Ti nuk më meriton”- një projekt i mëhershëm muzikor ishte pjesë e mbrëmjes po ashtu, duke paraqitur elementet e pasojave të një dashurie të njëanshme që dërgon në përpjekje sfilitëse, vuajtje, depresion dhe ndërtim të karakterit të brendshëm duke e rikthyer njeriun përsëri te vetja dhe te fuqia e tij. Ndërsa, këngët “A don hala” dhe “Tavolina e mërzisë” me tekst të Aida Barakut ishin këngë ‘mysafire’ në këtë promovim perlash. Të kënduara në stilin unik të këngëtarit Rexhepagiqi, këngët nga ana e publikut që përbëhej nga të gjitha moshat përjetoheshin si krijime krejtësisht të reja.

“Thuhet që pas një burri të sukseshëm qëndron një grua e mençur. Te unë kjo nuk vlen. Ajo është shumë para meje, dua t’i them nga këtu faleminderit, të dua shumë. Një duartokitje të madhe për Aida Barakun. Të dua zemër”, është shprehur Armend Rexhepagiqi.

Ndërsa, kënga “Boll m’ke dal” që shprehte lodhje emocionale nga një lidhje dashurie, në mënyrë të veçantë shpërfaqte përpëlitjet shpirtërore për tu larguar nga kjo gjendje. Balada të përthithte me një ndjeshmëri të madhe, po aq sa teksti i këngës “Kutia e zezë” që përcjellte ndjenja të thella intime përmes alegorisë së kutisë së zezë. Kurse kënga “Edhe një herë” erdh si homazh për të gjithë të dashurit e këngëtarit të cilët nuk jetojnë në këtë dimension, këngë kjo që preku thellë edhe audiencën.

Këngët tjera të interpretuara mbrëmë ishin: “Ma ke nal”, “So dashni”, “Harrova”, “Bileta”, “Dashurinë ku e kam”, “Dudije” dhe “Bilbili”. Përderisa, kënga më ritmike e albumit të ri “Krejt Prishtinën për ditëlindje” që shpërfaqë një dedikim emocional duke kërkuar riparimin e marrëdhënies në një moment special si “Ditëlindja” shënoi fundin e koncertit, ku u prezantuan me këngë edhe këngëtaret e njohura Fifi dhe Ronela Hajati.

Duke qenë falënderues për përkrahjen e shtetit të Kosovës, këngëtari Rexhepagiqi ka thënë se me kënaqësi do të vazhdojë punën e tij prej artisti.

“Në njëfarë mënyre jam edhe më i obliguar të vazhdoj të punoj dhe të arsyetoj këtë besim. Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen. Me kënaqësi shumë të madhe i falënderoj të gjithë sponsorët e këtij koncerti”, është shpehur Rexhepagiqi, duke bërë edhe thirrje për paqe në botë.

“Muzika më parë ka një mision. Të përçojë dritë. Secili nga ju, të gjithë ne nga Prishtina, nga Kosova bëjmë apel për paqe në tërë botën përmes një duartrokitje. Bota ka nevojë për mirësi! Ju faleminderit!”, ka bërë apel artisti duke ftuar publikun për një duartrokitje të madhe.

Koncerti është vlerësuar lart edhe nga figura të shquara nga bota e artit dhe e kulturës, të cilët këngëtarin Armend Rexhepagiqi e cilësuan si artist të rrallë me një art muzikor të jashtëzakonshëm.

Drejtoresha e Mediumit KultPlus, Ardianë Pajaziti ka thënë se Rexhepagiqi është artist që ka pasur ndikim në krijimin e memories kolektive.

“Harrova” “Shkel” “Oj Dude, Dudie” ishin këngët që i këndonte publiku, edhe pa Armendin, por edhe kënga e re “Dashni e vjetër” ishte ngjizur në memorien e adhuruesve të tij, që kumbonte në hapësirën e parkingut të Prishtinës, që për një natë të vetme shndërrohet në një energji Prishtine, për tu kthyer sërish në një hapësirë pa jetë. Se nëse Armendi është brenda shijes së secilit, është vështirë të thuhet, se artistët kanë audienca të ndryshme, por se është kujtesë kolektive, definitivisht po. Mbrëmë, prindërit që luftojnë me fëmijët e tyre për çështje adoleshence, për nje moment u shndërruan po në ata adoleshentë. Burra e gra të rritur me një shpirt të rinuar!”, thënë drejtoresha Pajaziti.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila nga afër ka ndjekur koncertin ka thënë se çdo akord i artistit Rexhepagiqi ka rikthyer ndienja, emocione dhe nostagji për krijimtarinë që sipas saj që sfidon kohën.

“Një koncert magjik, ku emocioni, kujtimi dhe dashuria për muzikën u bashkuan në një natë të paharrueshme. Armend Rexhepagiqi, me zërin e tij që sfidon kohën dhe një shpirt artistik që rrëmben zemrat e shumë gjeneratave, na çoi në një udhëtim të paharrueshëm ndërmjet nostalgjisë dhe freskisë së krijimeve të reja.  Faleminderit, Armend, për çdo akord që na bëri të ndiejmë emocion e nostagji dhe për krijimtarinë që sfidon kohën”, ka shkruar presidentja Osmani.

Kurse, Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka thënë se artistët si Armend Rexhepagiqi janë të rrallë.

“Artistët si Armend Rexhepagiqi janë të rrallë. Zëri, ndjeshmëria dhe muzika e tij kanë lënë gjurmë në kulturën tonë. Koncerti i tij i mbrëmshëm ishte fantastik. Një rikthim i shumëpritur i një prej artistëve tanë më të veçantë, me albumin e ri ‘Dashni e vjetër”, ka shkruar ai në facebook.

Ndërkaq, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se koncerti i Armend Rexhepagiqit, “Dashuri e vjetër” ka ndezur shpirtin e gjithë qytetit.

“Prishtinë je ma shumë se qytet, je ndjenjë, je melodi që nuk ndalet kurrë! Armend, ky nuk ishte veç koncert, ti ndeze shpirtin e një qyteti të tërë”, ka shkruar Kryetari Rama në facebook.

Artisti Armend Rexhepagiqi pas koncerti “Dashuri e Vjetër” të mbajtur prapa Pallatit të Rinisë, do të prezantohet edhe në Shkodër, në Festivalin “ZaFest”, më 25 korrik./ KultPlus.com

Takoi Erion Veliajn në burg/ Ish-drejtori Juridik në Bashkinë e Tiranës, Alban Dokushi, rikthehet në SPAK

By: V K
18 July 2025 at 10:58

Ish-Drejtori Juridik në bashkinë e Tiranës, Alban Dokushi, një ditë më parë i është përgjigjur thirrjes së Prokurorëve të Posaçëm, duke u paraqitur në SPAK.

Mësohet se për disa minuta, ai ka ka qëndruar në zyrat e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas “Ora News”, është paraqitur për të marrë disa akte hetimore ,duke qenë pjesë e ekipit mbrojtës të Erjon Veliajt.

Por, nuk përjashtohet mundësia që ai të jëtë marrë në pyetje mbi hetimet që po kryhen.

Në muajin mars, Dokushi u paraqit në SPAK për të dëshmuar mbi hetimet e dosjes, pasi ishte personi që ka takuar Erjon Veliaj në qeli.

Lidhur me këtë ngjarje, ai u shpreh në atë kohë se: “Unë e kam takuar kryebashkiakun Erion Veliaj me autorizim të prokurorisë”.

 

The post Takoi Erion Veliajn në burg/ Ish-drejtori Juridik në Bashkinë e Tiranës, Alban Dokushi, rikthehet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 15 Korrik 2025/ Rikthehet i nxehti afrikan, ja qyteti ku temperaturat pritet të arrijnë pikun

By: V K
15 July 2025 at 07:22

Ditën e sotme, i nxehti Afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstrem priten në zonat Jugore deri në 39 gradë Celcius.

Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore, duke sjellë momenet me pika shiu.

Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër, duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërisht në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë, e cila pritet për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

The post Parashikimi i motit 15 Korrik 2025/ Rikthehet i nxehti afrikan, ja qyteti ku temperaturat pritet të arrijnë pikun appeared first on Albeu.com.

❌
❌