Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

9 January 2026 at 07:15

Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë priten sot reshje mesatare deri lokalisht intensive ndërsa në Dibër priten reshje mesatare.

Në qarqet Durrës, Tiranë, Elbasan priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë, në vendet e ulëta: -2 / 9 °C, në vendet malore: -6 / 6 °C. Ndërsa era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

7 January 2026 at 07:00

Dashi

Sot Hëna të fton të ngadalësosh ritmin, edhe pse Marsi brenda teje të nxit të veprosh. Kjo është një ditë për të menduar më shumë përpara se të ndërmarrësh veprime të nxituara, sidomos në dashuri. Lidhjet afatgjata mund të kenë nevojë për më shumë mirëkuptim. Nëse ndihesh i pavlerësuar, mos reagosh menjëherë – qetësia është arma më e mirë sot. Në punë, shmang polemikat dhe sqarimet e nxituara: Mërkuri në pozicion të pafavorshëm sjell keqkuptime. Një shëtitje në natyrë ose pranë perëndimit të diellit mund të të ndihmojë të rifitosh qartësi. Mos i detyro gjërat të ndodhin – lëri të piqen në kohën e duhur.

Demi

Venusi të mbron dhe të mbështet emocionalisht – sot është një ditë për të shijuar gjërat e vogla: një përqafim, një fjalë e ngrohtë, një kujtim që kthehet. Në dashuri, mund të ndodhë një afrim ose një deklaratë e papritur – është moment i mirë për të falur ose për të dashuruar më lirshëm. Në punë, kujdes me ofertat që duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Përdor këtë ditë për të planifikuar dhe jo për të vendosur. Shëndeti përmirësohet nëse i lejon vetes pak më shumë heshtje dhe kontakt me natyrën. Vlerëso emocionet që të vijnë – ndonjë mesazh nga e kaluara mund të mbajë një domethënie të veçantë.

Binjakët

Hëna në pozicion kritik mund të sjellë tensione, veçanërisht në komunikim. Rrezikon të keqkuptohesh ose të keqinterpretohesh, sidomos nga njerëz të afërt. Në dashuri, mos thuaj fjalë që mund të lëndojnë – edhe nëse ke të drejtë. Shmang debatet e panevojshme. Në punë, mund të shfaqet një mundësi interesante, por edhe ndonjë përplasje me kolegët ose eprorët. Saturni të kërkon disiplinë dhe maturi. Në aspektin shëndetësor, do të të bëjë mirë ndonjë aktivitet i lehtë apo një moment për meditacion. Mos merr vendime të mëdha sot – prit derisa emocionet të qetësohen.

Gaforrja

Sot je nën ndikimin pozitiv të Hënës dhe kjo të jep ndjeshmëri të shtuar, intuitë të mprehtë dhe një lidhje më të fortë me njerëzit që ke pranë. Në dashuri, është e lehtë të ndjesh se çfarë kërkon partneri, ose nëse je vetëm, të kapësh sinjale të vogla por të qarta nga dikush që të intereson. Kujdes mos idealizosh shumë – ruaj këmbët në tokë. Në punë, ndihesh më i gatshëm për të shprehur idetë dhe për të përfshirë të tjerët në projektet e tua. Një iniciativë e vjetër mund të rifillojë. Shëndeti përmirësohet me gjumë të mirë dhe kujdes ndaj vetes. Sot, ndjesitë janë të rëndësishme – beso instinktit, por ruaj kthjelltësinë.

Luani

Sot ndihesh i fuqishëm, por njëkohësisht i shqetësuar. Dielli në shenjën tënde të jep dritë dhe karizëm, por Hëna sjell një ndjenjë padurimi dhe tensioni të brendshëm. Në dashuri, ndjenjat janë të forta, por mund të bëhesh kërkues ose posesiv pa dashje. Kujdes të mos humbasësh ndjeshmërinë ndaj nevojave të partnerit. Në punë, idetë janë të shumta dhe frymëzuese – por pa zbatim praktik, mbeten thjesht ide. Bëhu më selektiv me kë i ndan projektet. Në aspektin personal, të duhet një orë për veten, larg telefonit dhe detyrimeve. Mos harro që edhe luani ka nevojë për pushim për të ruajtur madhështinë e tij.

Virgjëresha

Sot është një ditë për qartësi mendore dhe reflektim. Më shumë se kurrë, ke nevojë të kuptosh çfarë po ndodh brenda teje. Në dashuri, është momenti për të komunikuar qetësisht: nëse ka keqkuptime, është dita për t’i sqaruar. Në punë, mund të zgjidhësh një çështje që të tjerët e shmangin – ke mendje të kthjellët dhe je praktik. Shëndeti ndikohet pak nga stresi i akumuluar – mos harro pushimet e vogla gjatë ditës. Sot mund të ndjesh një lloj tërheqjeje nga bota – dëshirën për të kuptuar më thellë veten. Mos e refuzo këtë ndjesi – është pjesë e procesit tënd të rritjes.

Peshorja

Sot do të të kërkohet të gjesh ekuilibrin, ashtu siç të mëson vetë shenja jote. Horoskopi të paralajmëron se mund të përfshihesh në diskutime familjare ose profesionale që kërkojnë diplomaci. Venusi ndodhet në një aspekt të mirë: në dashuri hapet një dritare ëmbëlsie, sidomos për ata që kanë kaluar kohë me tensione. Kartat e tarotit nxjerrin “Drejtësinë”: mendo mirë fjalët dhe veprimet. Në punë, është momenti për të vendosur kufij të shëndetshëm. Ke dhënë shumë, tani është radha jote të marrësh. Shëndeti është i mirë, por ki kujdes me gjumin: ëndrrat e turbullta mund të tregojnë ankth të fshehur.

Akrepi

Hëna nxit anën tënde më të thellë dhe të ndjeshme, i dashur Akrep. Horoskopi për sot parashikon një të mërkurë me reflektime të rëndësishme. Në dashuri, nëse po jeton një marrëdhënie të komplikuar, mund të ndjesh nevojën për të sqaruar gjërat. Për beqarët, e kaluara mund të rikthehet, por pyes veten nëse ia vlen vërtet të hapësh ato dyer sërish. Kartat e tarotit nxjerrin “Djallin”: bëj kujdes me tundimet apo me gjëra që duken shumë perfekte për të qenë të vërteta. Në punë, është koha për të luajtur me strategji. Një ofertë mund të fshehë një çmim për t’u paguar. Shëndeti ka nevojë për pastrim emocional: lëre pas atë që nuk të shërben më.

Shigjetari

Sot mendja jote do të jetë e ndezur dhe krijuese, Shigjetar. Horoskopi ditor të shikon plot ide dhe dëshirë për të vepruar, por yjet të këshillojnë të mos nxitosh. Në dashuri, është një ditë pozitive për çiftet: rikthehet harmonia edhe në gjërat e vogla. Për beqarët, një takim i rastësishëm mund të ndezë një shkëndijë. Kartat e tarotit nxjerrin “Rrotën e Fatit”: diçka mund të ndryshojë papritur. Në punë, përpiqu të mos shpërqendrohesh nga shumë stimuj: zgjidh një drejtim dhe ndiqe. Shëndeti është i mirë, por ki kujdes me lodhjen mendore.

Bricjapi

Qielli yt është i qëndrueshëm, por Saturni të bën pak më të ashpër me veten. Horoskopi për sot të sugjeron të heqësh dorë nga perfeksionizmi: jo gjithçka duhet të jetë nën kontroll. Në dashuri, lirohu pak më shumë: ai që të do, ka nevojë të të shohë edhe të brishtë. Kartat e tarotit nxjerrin “Botën”: një cikël përfundon dhe një tjetër fillon. Në punë, është një ditë e mirë për të finalizuar një projekt ose për të kërkuar një njohje që e meriton. Shëndeti është i mirë nëse nuk e mbingarkon veten me përgjegjësi të panevojshme. Një banjë e ngrohtë, një çaj me erëza, një moment vetëm për veten – mund të bëjnë mrekulli.

Ujori

Sot do të jetë një ditë zgjimi shpirtëror për ty, Ujor. Horoskopi ditor të fton të dëgjosh intuita të befasishme: ajo që sot duket si një ide e çmendur, sot mund të bëhet revolucion. Në dashuri, përpiqu të komunikosh më mirë: ai që është pranë teje ka nevojë për qartësi. Kartat e tarotit nxjerrin “Të Marrin”: lëre veten të udhëhiqet nga autenticiteti yt, por mos humb kontaktin me realitetin. Në punë, është momenti për të eksploruar horizonte të reja. Mund të ndjesh një thirrje për të ndryshuar rrugë ose për të nisur një udhëtim të ri. Shëndeti përmirësohet nëse i përkushtohesh aktiviteteve krijuese apo artistike.

Peshqit

Ti sot do të jesh si një radar emocional i ndjeshëm. Horoskopi për ditën tregon një e mërkurë ku ndjenjat flasin më fort se arsyeja. Në dashuri, ai që të do mund të ndihet i mbingarkuar nga intensiteti yt: menaxhoje me kujdes. Nëse je vetëm, ki kujdes nga iluzionet. Kartat e tarotit nxjerrin “Yllin”: një dëshirë e thellë mund të realizohet së shpejti, por fillimisht zemra duhet pastruar. Në punë, ndiq instinktin, por mos harro anën praktike. Ke shumë për të dhënë, por duhet më shumë strukturë. Shëndeti ndikohet nga energjitë e të tjerëve: mbrohu me meditim ose me kontakt me ujin.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

4 January 2026 at 08:10

Ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 24m/s.

Valëzimi në det do jetë i forcës 5-6 ballë.

 

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

27 December 2025 at 07:20

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Mjegull e dendur / mjegullinë përgjatë zonaveluginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veri me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det pritet të jetë forcës 1-3 ballë.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

21 December 2025 at 07:20

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare.

Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.

Valëzimi në det pritet të jetë i forcës 1 ballë.

 

Moti sot, diell dhe rënie e lehtë e temperaturave

20 December 2025 at 07:30

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë moti parashikohet kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë në krahasim me ditët e fundit. Vlerat minimale pritet të regjistrohen në Dibër, Korçë dhe Gjirokastër, duke zbritur deri në -2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 17 gradë Celsius në Berat dhe Elbasan.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në dete parashikohet valëzim i ulët, i forcës 1 ballë.

/a.f/r.e/

The post Moti sot, diell dhe rënie e lehtë e temperaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

11 December 2025 at 07:15

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

 

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

10 December 2025 at 07:15

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, vranësira të pakta kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek.

Valëzimi në det pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.

 

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

9 December 2025 at 07:15

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare, në formën e reve të mesme e të larta transparente.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek.

 

Temperaturat deri në -1 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot

By: Elva
1 December 2025 at 08:02

Të hënën, vendi do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Parashikohet që gjatë ditës të ketë edhe alternime të lehta vranësirash, por pa reshje. Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi deri në 7 m/sek, ndërsa deti në të dy basenet, […]

The post Temperaturat deri në -1 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Reshje shiu në zonat veriperëndimore dhe dëborë në Alpe

24 November 2025 at 07:30

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/  Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë ditën e hënë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime të herëpashershme. Në orët e pasdites pritet riaktivizim i reshjeve të shiut në zonat veriperëndimore dhe perëndimore, me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve reshjet do të jenë në formë dëbore, me intensitet të ulët gjatë pasdites dhe mbrëmjes. Shikimi parashikohet i reduktuar në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore si dhe gjatë momenteve të reshjeve.

Në jug, pas mesditës, reshjet e shiut pritet të ndërpriten.

Era do të fryjë nga jugperëndimi – juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore hera-herës do të arrijë deri në 20 m/sek. Valëzimi në det parashikohet 3–4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 4/15 Diell re shi
Kukës 0/10 Diell re
Lezhë 4/12 Diell re shi
Dibër -1/9 Diell re
Durrës 5/15 Diell re
Tiranë 5/16 Diell re
Elbasan 4/14 Diell re
Berat 3/16 Diell re
Vlorë 5/15 Diell re
Korçë -1/9 Diell re
Gjirokastër 2/15 Diell re
Sarandë 4/16 Diell re

The post Reshje shiu në zonat veriperëndimore dhe dëborë në Alpe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

By: Elva
15 November 2025 at 08:04

Vendi paraqitet sot nën kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë një ditë kryesisht me diell dhe me vranësira të larta e të holla, që do të shfaqen vetëm herë pas here në zonat e ndryshme. Sipas parashikimeve, moti do të mbetet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, pa reshje dhe me një […]

The post Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte

By: armand
14 November 2025 at 07:57

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe […]

The post Njihuni me parashikimin e motit për këtë të premte appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

14 November 2025 at 07:15
SHQIPËRI– Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 9 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë./abcnews.al

Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot

By: Elva
8 November 2025 at 07:57

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në […]

The post Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

1 November 2025 at 08:14

Ditën e sotme, e shtunë, 1 nëntor, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës. Sipas shërbimeve meteorologjike, mëngjesi do të jetë i ftohtë, me temperatura rreth 8‑10 °C dhe disa re […]

The post Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

31 October 2025 at 23:03

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025 Dashi Do të keni një ditë aktive dhe plot iniciativa. Yjet mbështesin projekte ambicioze dhe zgjedhje të guximshme në fushën e punës. Në dashuri, komunikimi i hapur dhe i sinqertë do të forcojë marrëdhëniet. Kujdesuni gjithashtu për energjinë tuaj, që të shmangni lodhjen dhe tensionet e panevojshme. Demi Do […]

The post Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

31 October 2025 at 07:15

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare e hera-herës të dendura kryesisht në relievet malore në jug nga orët e mesditës.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në relievet malore në jug të territorit në orët e mesditës e pasdite.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s.

 

 

 

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

30 October 2025 at 07:10

Ditën e enjte Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 15m/s.

Dallgëzimi në det parashikohet nga 2-3 ballë.

 

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 October 2025 at 07:10

SHQIPËRI- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 9m/s.

 

 

❌
❌