Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 December 2025Main stream

E enjte 25 dhjetor, reshje shiu me intensitet të ulët

25 December 2025 at 07:30

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme.

Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të jenë të pranishme me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në verilindje e juglindje e pjesërisht në zonën perëndimore kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Gjatë orëve të pasdites reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në jug, ndërsa në verilindje në lartësitë mbi 800-1000metër reshje bore me intensitet të ulët në juglindje në relievet malorë  reshje të borës me intensitet kryesisht të ulët.

Era me drejtim kryesor verilindje me shpejtësi 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet e kryesisht atë fiton shpejtësi deri 12m/s, me valëzimin në det të forcës 2-3 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

0/4

Re diell

Kukës

4/11

Re shi/borë diell

Lezhë

4/13

Re diell

Dibër

0/2

Re shi/borë diell

Durrës

7/17

Re diell

Tiranë

7/17

Re diell

Elbasan

6/16

Re diell

Berat

6/16

Re diell

Vlorë

9/17

Re diell shi

Korçë

3/7

Re shi/borë diell

Gjirokastër

4/13

Re diell shi

Sarandë

8/14

Re diell shi

 

The post E enjte 25 dhjetor, reshje shiu me intensitet të ulët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Temperatura deri në -4 gradë, parashikimi i motit për sot

By: Elva
21 December 2025 at 08:02

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare. Mjegulla do të jetë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek. Valëzimi në […]

The post Temperatura deri në -4 gradë, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Plazh në dhjetor në Durrës, nuk mungojnë as ata që lahen në det

14 December 2025 at 19:50


Diell, temperatura të larta për stinën si dhe një det i qetë kanë tërhequr shumë vizitorë drejt bregdetit të Durrësit.

Natyrisht shumica shijojnë ecjet buzë detit dhe baret përgjatë shëtirores, por nuk mungojnë as ata që lahen, shkruan A2 CNN.

Ky diell dhe këto temperatura kanë sjellë në bregdetin e Durrësit edhe emigrantët që kanë vite që janë larguar nga vendi.

Prej ditësh temperaturat mbi mesataren sezonale kanë gjallëruar bregdetin e Durrësit, duke e kthyer atë në një zgjedhje të preferuar për fundjavë, edhe gjatë muajve të dimrit./Tv Klan

E diele me diell, si pritet të jetë moti sot

14 December 2025 at 08:36


Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek, e cila hera-herës në bregdet e kryesisht në atë jugperëndimorë dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. /TCH/

Temperatura deri në -3 gradë Celsius, moti për sot

By: Elva
13 December 2025 at 08:02

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore kryesisht në juglindje. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës […]

The post Temperatura deri në -3 gradë Celsius, moti për sot appeared first on BoldNews.al.

E premte 12 dhjetor, mot me diell në të gjithë vendin

12 December 2025 at 07:30

TIRANË, 12 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 14 m/sek.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

1 nga 2

/r.e/

The post E premte 12 dhjetor, mot me diell në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E diel me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu në veri dhe borë në zonat malore

7 December 2025 at 07:30

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e dielë vendi ynë parashikohet me mot të relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira mesatare deri të dendura në pjesën tjetër të territorit.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në relievet malore në veri. Gjatë ditës reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht prej orëve të mesditës e pasdite .

Në Alpe dhe në relievet malore në verilindje e juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 14m/sek, me valëzimin në dete i forcës  1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat

Shkodër

6/17

Diell re

Kukës

3/10

Diell re shi

Lezhë

8/15

Diell re

Dibër

5/8

Diell re shi

Durrës

8/15

Diell re

Tiranë

9/16

Diell re

Elbasan

8/16

Diell re shi

Berat

7/15

Diell re

Vlorë

10/15

Re shi diell

Korçë

5/12

Diell re shi

Gjirokastër

6/16

Re shi diell

Sarandë

8/16

Diell re shi

The post E diel me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu në veri dhe borë në zonat malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të shtunën mot me reshje shiu, borë në verilindje dhe juglindje

6 December 2025 at 07:30

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e shtunë vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe alternime kthjellimesh.
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës, reshjet humbasin në territor dhe intensitet, duke mbetur me intensitet kryesisht të ulët në jug dhe juglindje.

Në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë kryesisht nga veri–verilindja, me shpejtësi mesatare 6 m/sek, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 16 m/sek. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 8/14 Diell re shi
Kukës 5/11 Diell re shi
Lezhë 10/15 Diell re shi
Dibër 7/10 Diell re shi
Durrës 10/17 Diell re shi
Tiranë 11/15 Diell re shi
Elbasan 10/18 Diell re shi
Berat 10/15 Diell re shi
Vlorë 12/15 Diell re shi
Korçë 8/11 Diell re shi
Gjirokastër 9/14 Diell re shi
Sarandë 11/15 Diell re shi

/r.e/

The post Të shtunën mot me reshje shiu, borë në verilindje dhe juglindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Alaska në errësirë totale, qyteti ku dielli do të mungojë deri vitin e ardhshëm

By: gaze tare
20 November 2025 at 19:18

Banorët e qytetit të Utqiagvik, Alaskë, panë dje lindjen e fundit të diellit për vitin 2025, duke shënuar fillimin e një periudhe 64-ditore errësire të vazhdueshme për pikën më veriore të kontinentit amerikan. Lindja e ardhshme e diellit pritet më 22 janar 2026, sipas Fox News, kur Antarktida do të jetë në fazën e kundërt sezonale, duke shijuar ditën polare që vazhdon deri në shkurt.

Nata polare në Rrethin Arktik, e cila “prek” Utqiagvik, fillon me lindjen e fundit të diellit të vitit 2025, ndërsa banorët e dinë se lindja e ardhshme e diellit do të vijë në janar të vitit të ri. Ndërkohë, në Polin e Jugut, Antarktida hyn në ditën polare, me diell të pandërprerë deri në shkurt të vitit 2026.

A stunning timelapse captures the final sunrise and sunset of the year in Utqiaġvik, Alaska, as the northernmost U.S. town enters 65 days of polar night. 🌅 pic.twitter.com/5vkxKehhFb

— AccuWeather (@accuweather) November 19, 2025

Sipas shkencëtarëve, mungesa e dritës së diellit në Utqiagvik gjatë dimrit është pasojë e pjerrësisë së boshtit të Tokës, e cila krijon variacione të mëdha sezonale. Në të kundërt, në verë, zona gëzon rreth tre muaj, “e larë” në dritë.

Pjerrësia prej 23.5 gradësh e boshtit të Tokës bën që Hemisfera Veriore të largohet nga Dielli në vjeshtë dhe dimër, duke rezultuar në rajonet në veri të Rrethit Arktik që zhyten në muzg të zgjatur.

Për 4,400 banorët e Utqiagvikut, nata polare nuk do të thotë vetëm errësirë, por edhe një rënie të ndjeshme të temperaturës. Mungesa e dritës së diellit kontribuon në krijimin e Vorbullës Polare, një zonë me presion të ulët në stratosferë që shtyn ajrin arktik në atmosferë, duke intensifikuar të ftohtin tashmë të athët.

THE FINAL SUNSET! 🌅 This is what the last sunset of 2025 looked like for #Utqiaġvik, Alaska (formerly Barrow) this afternoon before Polar Night began. 64 days straight of no sun is ahead with their next sunrise on January 22nd! Credit: Erik Johnson @stormhour pic.twitter.com/mtzAsbRfmA

— Matt Devitt (@MattDevittWX) November 19, 2025

The post Alaska në errësirë totale, qyteti ku dielli do të mungojë deri vitin e ardhshëm appeared first on iconstyle.al.

Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

By: Elva
15 November 2025 at 08:04

Vendi paraqitet sot nën kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë një ditë kryesisht me diell dhe me vranësira të larta e të holla, që do të shfaqen vetëm herë pas here në zonat e ndryshme. Sipas parashikimeve, moti do të mbetet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, pa reshje dhe me një […]

The post Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot appeared first on BoldNews.al.

Të mërkurën pritet përmirësim i kushteve atmosferike

5 November 2025 at 07:30

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot kushtet atmosferike do të jenë të qendrueshme, duke patur përmirësim nga dy ditët e para të javës

“Vendi ynë do të ndikohet të mërkurën nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta në relievet malore në lindje e juglindje të territorit në pjesën e parë të ditës”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë në orët e mëngjesit.

Pas orëve të mëngjesit intensiteti i erës bëhet 5m/s përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10m/s, shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET    
Shkodër 10/20 Diell
Kukës 8/16 Diell
Lezhë 9/19 Diell
Dibër 6/16 Diell
Durrës 11/22 Diell
Tiranë 12/23 Diell
Elbasan 11/22 Diell
Berat 12/23 Diell
Vlorë 11/23 Diell pak re
Korçë 7/14 Diell pak re
Gjirokastër 11/23 Diell pak re
Sarandë 12/22 Diell pak re

/a.f/

 

The post Të mërkurën pritet përmirësim i kushteve atmosferike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

1 November 2025 at 08:14

Ditën e sotme, e shtunë, 1 nëntor, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës. Sipas shërbimeve meteorologjike, mëngjesi do të jetë i ftohtë, me temperatura rreth 8‑10 °C dhe disa re […]

The post Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme appeared first on BoldNews.al.

Moti dhe stina pa lidhje mes tyre/ Nëntori nis me temperatura të larta, në fundjavë do të arrijnë deri në 26°C

By: D Marku
31 October 2025 at 22:02

Kjo fundjavë, e cila përkon edhe me nisjen e muajit nëntor, do të jetë e ngrohtë dhe me temperatura deri në 5 gradë mbi vlerat mesatare të muajit.

“Të shtunën dhe të dielën termometri në disa zona do të ngjitet në 26 gradë Celsius, temperatura këto shumë të larta. Nëse do të bënim një krahasim me tetorin, janë rreth 5-6 gradë më të larta se ç’duhet të jenë. Parashikohet që të dielën në mbrëmje të kemi zhvillim të vranësirave duke bërë që java tjetër të nisë disi më e paqëndrueshme”, u shpreh Lajda Porja.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ndryshe nga tetori, nëntori pritet të jetë një muaj i thatë.

“Muaji nëntor, i cili duhej të ishte në fakt i lagësht, pasi është ndër muajit më të lagësht të klimës shqiptare, parashikohet të jetë relativisht i thatë. Pjesa e parë e nëntorit, deri më 14-15 nëntor, do të ketë reshje, por shumë të pakta dhe parashikohet të ketë më shumë ditë me diell”, tha Porja për Klan News.

Në fundjavë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.

The post Moti dhe stina pa lidhje mes tyre/ Nëntori nis me temperatura të larta, në fundjavë do të arrijnë deri në 26°C appeared first on Albeu.com.

Temperaturat sot deri në 19 gradë Celsius

31 October 2025 at 06:56


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në njoftim thuhet se temperaturat minimale do të sillen rreth 2–5°C. Kurse, maksimalet: 16–19°C.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit./Telegrafi/

“Science Alert”: Zbulohet më në fund misteri i shiut në Diell

26 October 2025 at 06:48

TIRANË, 26 /ATSH/ – Shkencëtarët kanë hedhur dritë mbi një fenomen spektakolar që ndodh në Diell: “shiu koronal”, një lloj reshjeje që nuk ka ujë, por plazmë të mbinxehur, sipas “Science Alert”.

Ky shi bie nga korona diellore, shtresa më e jashtme e atmosferës së Diellit, dhe rrëshqet përgjatë vijave të fushës magnetike, duke formuar harqe gjigante në hapësirë.

Ndryshe nga shiu në Tokë, këto pika janë grimca plazme me temperatura miliona gradë, por që ftohen mjaftueshëm për t’u bërë më të dendura dhe për të rënë përsëri drejt sipërfaqes së Diellit.

Harkimet magnetike ku ato udhëtojnë janë aq të mëdha, sa mund të jenë pesë herë më të larta se Toka.

Prej vitesh, shkencëtarët nuk arrinin të shpjegonin si formohej kaq shpejt ky shi. Modelet e mëparshme llogaritnin se duheshin orë ose ditë ngrohjeje, ndërsa vëzhgimet e teleskopëve tregonin se fenomeni shfaqej brenda pak dhjetëra minutash, veçanërisht pas shpërthimeve të forta diellore.

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Hauait zbuloi çelësin që mungonte: përqendrimet e elementeve në koronë nuk janë të qëndrueshme.

Në simulimet e reja ku u lejuan ndryshime të elementeve si hekuri, magnezi dhe silici, “shiut” iu deshën vetëm rreth 35 minuta të formohej, duke përputhur modelin me realitetin.

Këto ndryshime ndikojnë te humbja e nxehtësisë, duke ftohur papritur majat e harkut magnetik. Si pasojë, materiali ngrihet, ftohet me shpejtësi dhe më pas bie si “shi” plazme.

Sipas studiuesve, ky proces mund të jetë një element kyç për të kuptuar dinamikën e koronës dhe energjinë e saj.

Zbulimi jo vetëm shpjegon më në fund këtë fenomen kurioz, por i detyron shkencëtarët të rishikojnë teoritë mbi ngrohjen e koronës, një nga misteret më të mëdha të fizikës diellore.

Studimi u botua në revistën “The Astrophysical Journal” dhe pritet të ndikojë kërkimet e ardhshme mbi sjelljen e Diellit dhe stuhitë diellore që mund të prekin edhe Tokën. /Ad.Ab./

The post “Science Alert”: Zbulohet më në fund misteri i shiut në Diell appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mot stabil gjatë kësaj jave me temperatura pranverore

20 October 2025 at 07:09


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se këtë javë në vend do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm dhe me temperatura të buta për këtë periudhë të vitit.

Sipas IHMK-së, java do të karakterizohet me mot të qetë, me intervale të gjata me diell dhe kthjellime.

Të mërkurën parashihen riga të dobëta lokale shiu në disa zona, ndërsa në pjesën tjetër të ditëve nuk priten reshje.

Në mëngjesin e së hënës priten ngrica të lehta, veçanërisht në zonat malore dhe në disa vise mesatare.

Gjatë ditës, megjithatë, temperaturat do të ngrihen ndjeshëm, duke krijuar kushte agrometeorologjike të favorshme për bujqësinë.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, ndërsa temperaturat maksimale ditore parashihen të jenë nga 13°C deri në 22°C.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi nga 1 deri 7 m/s. /Telegrafi/

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë të diel

19 October 2025 at 08:33


Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë ultësirës perëndimore ndërsa në relievet malore në lindje mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme, afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-3 ballë. /TCH/

E martë 14 tetor, mot i kthjellët me vranësira të pakta

14 October 2025 at 07:30

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët  si dhe vranësira të pakta deri mesatare nga orët e mesditës përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa me dallgëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët  i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 10/23

Diell pak re

Kukës 6/19

Diell re

Lezhë 11/23

Diell pak re

Dibër 6/18

Diell re

Durrës 10/23

Diell pak re

Tiranë 12/24

Diell pak re

Elbasan 10/24

Diell  re

Berat 8/25

Diell pak re

Vlorë 11/23

Diell pak re

Korçë 5/16

Diell re

Gjirokastër 6/23

Diell pak re

Sarandë 10/24

Diell pak re

 

 

The post E martë 14 tetor, mot i kthjellët me vranësira të pakta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

By: Elva
12 October 2025 at 08:06

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore – malore. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe […]

The post Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot appeared first on BoldNews.al.

E diel 12 tetor, temperatura deri në 26°C

12 October 2025 at 07:30

TIRANË, 12 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta hera-herës deri mesatare kalimtare.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET    
Shkodër 11/24 Diell pak re
Kukës 7/16 Diell pak re
Lezhë 12/24 Diell pak re
Dibër 7/17 Diell pak re
Durrës 12/25 Diell pak re
Tiranë 12/26 Diell pak re
Elbasan 12/25 Diell pak re
Berat 9/26 Diell pak re
Vlorë 12/24 Diell pak re
Korçë 6/17 Diell pak re
Gjirokastër 7/25 Diell pak re
Sarandë 12/25 Diell pak re

 

 

 

The post E diel 12 tetor, temperatura deri në 26°C appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌