Një Babadimër gjigant i bërë me rërë dhe mollë u bë qendra e vëmendjes këtë Krishtlindje në një plazh në Odisha të Indisë.
Vepra artistike nuk ishte vetëm festive, por edhe rekordthyese, duke sjellë gëzim dhe një mesazh të fortë paqeje për vizitorët.
Artisti i njohur i rërës dhe fituesi i çmimit Padma Shri, Sudarsan Pattnaik, krijoi një rekord botëror me një instalacion unik arti me rërë në plazhin Niladri në Puri, Odisha.
Vepra artistike përcolli një mesazh harmonie në botë, së bashku me frymën festive të fundvitit.
Skulptura madhështore u krijua duke përdorur 1.5 ton mollë dhe rërë.
Një numër i madh vendasish dhe turistësh u dyndën për të parë instalacionin, duke bërë fotografi dhe duke vlerësuar kreativitetin e artistit. /Telegrafi/
Dimri sjell jo vetëm mot të ftohtë, por edhe sfidën e përditshme: si të ngrohësh motorin e veturës sa më shpejt.
Shumë shoferë kanë zakon të ndezin automjetin dhe të presin pa lëvizur, duke menduar se kjo do ta ngrohë motorin më shpejt.
Sipas ekspertëve, kjo praktikë nuk është më e mira.
Sekreti është thjesht: kur ndizni motorin, mos aktivizoni menjëherë ngrohjen e brendshme. Kur ventilatori i ngrohjes punon që në fillim, ai përdor lëngun ftohës për të ngrohur kabinën.
Si rezultat, motori merr më shumë kohë për të arritur temperaturën optimale të punës.
Ekspertët këshillojnë të prisni disa minuta pa ngrohje, edhe nëse ajri që del nga ventilatori është i ftohtë në fillim. Kjo mënyrë ngroh motorin më shpejt, kursen benzinë dhe mban sistemin e ftohjes më efikas.
Pra, dimri nuk është më pengesë: disa minuta durim në fillim do të bëjnë makinën tuaj të funksionojë më mirë dhe të kurseni para. /Telegrafi/
Nga: Sarah Knapton dhe Joe Pinkstone / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com
Ndërsa hetonin gjithçka, nga rastësitë e çuditshme deri te takimet e habitshme, Sarah Knapton, redaktore shkencore, dhe Joe Pinkstone, korrespondent shkencor i gazetës sonë [The Telegraph], kanë zbuluar se përvojat në dukje të mbinatyrshme priren të kenë shpjegime krejtësisht racionale.
Tani ata duan t’ju ndihmojnë edhe juve.
Në këtë seri ata zbërthejnë historitë tuaja më të çuditshme personale, duke përdorur shkencën, psikologjinë dhe paksa mendjen e shëndoshë për të gjetur logjikën prapa çmendurisë - megjithëse ndonjëherë në fund mbetet edhe një grimcë misteri.
Sot, për një botim të veçantë të Krishtlindjes, dyshja jonë peshojnë një pyetje të vjetër sa vetë koha: A ekziston Babadimri? [Is Santa Claus real?]
Të dashur Sarah dhe Joe,
“Nëse Babadimri është i vërtetë, si ia del ai të shpërndajë të gjitha dhuratat për fëmijët e botës për një natë të vetme? Mua nuk më duket e mundur, dhe asnjëherë nuk e kam parë, ndaj mendoj se është i trilluar”.
Isobel, shtatë vjeçe.
Sarah dhe Joe përgjigjen:
Sigurisht që Babadimri është i vërtetë, Isobel, por po, aventurat e tij në mbrëmjen e Krishtlindjes priren të sfidojnë fizikën, kështu që e kuptojmë pse mund të vësh në dyshim ekzistencën e tij.
Në fakt, deri vonë askush nuk e dinte se si ia dilte mbanë Babadimri të vizitonte të gjithë fëmijët e botës - derisa shkencëtarët nuk e kombinuan Teorinë e Relativitetit të Ajnshtajnit dhe mekanikën kuantike në atë që tani njihet si Teoria e Madhe e Bashkuar e Babadimrit [Grand Unified Theory of Santa] - ose shkurt, GUTS.
Në vitin 2016, Dr. Katy Sheen, fizikane në Universitetin e Ekseterit, zbuloi se Babadimri dhe drerët e tij udhëtojnë nëpër botë me një shpejtësi aq të lartë saqë ata tkurren, duke mundësuar që Babadimri dhe thesi i tij i madh i dhuratave të futen edhe në oxhaqet më të ngushta.
Dr. Sheen zbuloi gjithashtu një shpjegim shkencor përse Babadimri rrallëherë shihet nga fëmijët - edhe pse miliona prej tyre përpiqen të qëndrojnë zgjuar, në Natën e Krishtlindjes, për të kapur një pamje të kostumit të tij të kuq.
Është aq i shpejtë saqë bëhet i padukshëm
Fizikania përllogariti se Babdimri do të duhej të udhëtonte me rreth 10 milionë kilometra në orë, për të dorëzuar dhuratat për çdo fëmijë që pritet të festojë Krishtlindjet brenda 31 orëve - duke marrë parasysh zonat kohore në botë.
Një shpejtësi e tillë do ta bënte atë të ndryshonte nga ngjyra e kuqe në të gjelbër dhe, me rritjen e shpejtësisë, përfundimisht do të zhdukej plotësisht. Në këtë rast, është efekti i Doplerit ai që e bën Babadimri të ndryshojë ngjyrën, sepse valët e dritës që reflektohen mbi të shtrydhen në një shpejtësi kaq të madhe.
Efekti i Doplerit gjithashtu shpjegon se pse fëmijët nuk e dëgjojnë Babadimri kur ai mbërrin.
Teksa Babadimri dhe saja e tij afrohen, tingulli i zileve dhe “ho, ho, ho”-ja e thellë do të ngrihen gjithnjë e më lartë në tonalitet derisa bëhen të padëgjueshme, sepse zëri i tij lëviz përtej diapazonit të dëgjimit njerëzor.
Dhe, nëse fëmijët dëgjojnë një zhurmë të fortë Natën e Krishtlindjes, mund të jetë ndonjë dre i Babadimrit që ka thyer murin e zërit, duke krijuar një bum sonik.
Dr. Sheen ka thënë: “Ndodhin disa gjëra të çuditshme, pasi fillon të udhëtosh kaq shpejt. Së pari, koha ngadalësohet. Së dyti, Babadimri ngjeshët, që do të thotë se ai mund të futet më lehtë në një oxhak”.
Ekspertët gjithashtu besojnë se Babadimri ndonjëherë përdor ndërlidhjen kuantike për të qenë i sigurt se të gjithë fëmijët do ta marrin dhuratën në kohë.
Mekanika kuantike merret me sjelljen e grimcave shumë të vogla, dhe ato mund të ekzistojnë në një gjendje të ndërlidhur - që do të thotë se mund të jenë të lidhura, pavarësisht se sa larg ndodhen në botë.
Shkencëtarët mendojnë se Babadimri ndonjëherë i vendos dhuratat në një gjendje të veçantë “të ndërlidhur”, që do të thotë se kur fëmija i parë hap dhuratën në mëngjesin e Krishtlindjes, të gjithë fëmijët marrin dhuratën e tyre në të njëjtën kohë.
Për shkak se ndërlidhja është e brishtë, Babadimri shqetësohet nëse ajo mund të prishet, që do të thotë se do të humbasë lidhja speciale që garanton shpërndarjen e dhuratave. Kjo është arsyeja se pse fëmijët duhet të jenë në shtrat dhe në gjumë - herët në Natën e Krishtlindjes.
Pamja e konfirmuar
Ekzistenca e Babadimri u konfirmua në vitin 2023, kur një video rrodhi nga një bisedë mes zonjës Angela McClean, këshilltare kryesore shkencore e Qeverisë, dhe Michelle Donelanit që ishte ministre e Shkencës në atë kohë.
- YouTube Sekreti i fuqisë magjike të Babadimrit zbulohet nga këshilltarja kryesore shkencore e Qeverisë ...
Zonja Angela, duke menduar se kamerat ishin fikur, u xhirua duke thënë se ishte thelbësore që fëmijët të binin herët në gjumë në Natën e Krishtlindjes, për të mos e prishur metodën shkencore të Babadimrit.
E pyetur nëse ajo e dinte se si ia del mbanë Babadimri të futet në të gjithë oxhaqet e botës, ajo tha: “Është e qartë që ai nuk mund të shkelë ligjet e fizikës, por ka disa gjëra që mendojmë se ai mund të jetë duke i përdorur për ta ndihmuar në atë punë të rëndësishme, për të dorëzuar dhuratat për çdo fëmijë në gjithë botën. Pra, ajo që mendojmë se ai bën është se ai merr lodrat që ka prodhuar në Polin e Veriut dhe i vendos ato në një gjendje të veçantë - që quhet gjendje e ndërlidhur - dhe kjo do të thotë se kur fëmija i parë hap dhuratën në mëngjesin e Krishtlindjes, kjo siguron që çdo fëmijë në botë do të marrë një dhuratë. Kjo ndodh sepse ai përdor këtë lidhje shumë të veçantë midis gjërave, gjë që dimë se mund të ndodhë sipas fizikës kuantike dhe që quhet ndërlidhje”.
Shkenca funksionon vetëm nëse fëmijët janë në kohën e duhur në gjumë
E pyetur nëse kjo metodë shkencore funksionon vetëm nëse fëmijët flenë me kohë, zonja Angela shtoi: “Oh, absolutisht po, nëse dikush do ta shihte Babadimrin, kjo do të prishte gjendjen e ndërlidhur. Kjo është arsyeja se pse ne duhet të këmbëngulim që fëmijët të jenë me kohë në shtrat në Natën e Krishtlindjes”.
Në atë kohë, Departamenti për Shkencë, Inovacion dhe Teknologji (DSIT) tha se ishte “i zhgënjyer” që pamjet e një bisede private ishin bërë publike dhe fajësoi elfët e Babadimrit të cilët nuk komentuan për akuzën kur u kontaktuan nga ditorja The Telegraph.
Në vitin 2017, Universiteti i Uorikut sugjeroi gjithashtu se Babadimri mund të përdorë "tunelin kuantik" për të hyrë dhe për të dalë nga shtëpitë.
Dr. George Knee, fizikan teorik, argumentoi se duke ngrënë shumë ëmbëlsira me fruta, Babadimri është shëndoshur shumë për të hyrë nëpër oxhaqe, ndaj ka nevojë të përdorë mekanikën kuantike.
“Sipas fizikës kuantike, atomet në trupin e Babadimrit kanë një pozicion të pasigurt - një lloj mjegulle që mund të lëvizë si lëng”, tha ai. “Megjithëse tingëllon absurde, është plotësisht e mundur që pasiguria e trupit të Babadimrit të rrëshqasë përmes hapësirave të cilat përndryshe janë të pamundura. Kjo do të thotë që, në teori, Babadimri kuantik mund të shfaqet drejtpërdrejt në oxhak. Kjo teori shpjegon gjithashtu se si arrin Babadimri te njerëzit që nuk kanë oxhak. Ai thjesht përdor tunelin kuantik për të rrëshqitur poshtë derës ose përmes deriçkës së maceve”.
Babadimri dhe drerët e tij janë larguar nga Poli i Veriut ndërsa nisin një mision epik rreth botës për t'u shpërndarë dhurata fëmijëve në të gjithë globin.
Kushdo që dëshiron të ndjekë sajën e Shën Nikollës ose që pyet veten se kur duhet të lërë jashtë byrekët me mish të grirë dhe karotat, mund të monitorojë lëvizjet e tij me NORAD Babagjyshi Gjurmues vjetor, transmeton Telegrafi.
NORAD, i njohur ndryshe si Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut, e ka ndjekur Babagjyshin për 70 vitet e fundit duke përdorur teknologji të përparuar radari dhe sateliti.
Familjet mund të vizitojnë faqen zyrtare të internetit NORAD Tracks Babadimri ose të përdorin aplikacione të dedikuara për të ndjekur udhëtimin e tij në kohë reale. /Telegrafi/
Si ta përgatisni fëmijën për një takim festiv pa stres dhe lot
Në periudhën para festave, është pothuajse e pamundur të shmanget fakti që fëmija ta shohë diku Babadimrin - në reklama, në billboarde apo ndoshta në kopsht.
Tek shumë fëmijë, plaku simpatik me mjekër të bardhë shkakton entuziazëm, por tek disa të tjerë mund të shkaktojë edhe frikë.
Psikologët kanë shpjeguar pse është normale që fëmijët të kenë frikë nga Babadimri, si dhe çfarë duhet të bëni nëse ndodh kjo, në mënyrë që ta ndihmoni fëmijën të kapërcejë frikën.
Frika nga Babadimri është normale
Psikologët thonë se nga pikëpamja zhvillimore është krejtësisht normale që fëmijët e vegjël të hezitojnë dhe të ndiejnë ankth kur duhet t’i afrohen ose të krijojnë kontakt me një të rritur që nuk e njohin mirë.
- Ndjenja natyrore e vetëmbrojtjes tek fëmijët shpesh aktivizohet kur ata detyrohen të ulen pranë një personi që nuk e njohin, sidomos nëse ai person ka mjekër të dendur të bardhë, zë depërtues dhe vesh një kostum të çuditshëm të kuq, thotë psikologia nga organizata Kids First, Amy Jensen-Sturgeon.
- Ironikisht, ne u mësojmë fëmijëve për “rrezikun nga të panjohurit”, vetëm për ta përmbysur këtë mësim gjatë festave, duke i nxitur të tregojnë sekrete një personi të panjohur, vetëm që të bëjmë një fotografi për album, shton ajo.
Ajo thekson se ka disa gjëra që mund t’i bëni për ta përgatitur fëmijën për takimin me Babadimrin dhe për ta qetësuar, në mënyrë që ky takim të kalojë më i relaksuar.
5 këshilla se si takimi me Babadimrin të jetë argëtues
Flisni me fëmijët për atë që ka gjasa të ndodhë gjatë takimit me Babadimrin. Kur fëmijët e dinë çfarë të presin kur takojnë një njeri me kostum të kuq, e kanë më të lehtë të përballen me ankthin e tyre. Shpjegojini se çfarë do të ndodhë gjatë takimit dhe sigurojini se do të jeni aty për t’i mbështetur.
1. Kërkoni ndihmën e një fëmije më të madh
Shumë fëmijë mësojnë duke vëzhguar të tjerët, prandaj inkurajoni fëmijën tuaj të frikësuar të shikojë nga larg se si një vëlla, motër apo shok i tyre ulet pranë Babadimrit. Kur fëmija e kupton se vizita te Babadimri është në fakt diçka argëtuese, ndoshta do të dëshirojë të marrë pjesë edhe vetë.
2. Njoftojeni fëmijën me Babadimrin paraprakisht
Para se ta çoni fëmijën në një qendër tregtare të mbushur me njerëz për të takuar një njeri të çuditshëm me kostum të kuq, tregojini histori për Babadimrin, në mënyrë që ta njohë këtë personazh dhe ta shohë si miqësor dhe të gëzuar, e jo si dikë të ri dhe potencialisht frikësues. Librat me tregime, videot, madje edhe prezantimet online të Babadimrit, mund ta ndihmojnë fëmijën të përgatitet më mirë për këtë takim.
3. Jini të durueshëm
Kur e çoni fëmijën për ta takuar Babadimrin, filloni nga larg dhe gradualisht inkurajojeni të afrohet, ashtu siç ndihet më rehat. Mund të jetë e nevojshme të bëni dy ose tre “kalime” pranë Babadimrit përpara se fëmija të mbledhë guximin t’i afrohet vërtet. Kjo është plotësisht normale!
4. Nëse nuk funksionon - gjithmonë ka një vit tjetër!
Nëse asgjë nga këto nuk arrin ta qetësojë fëmijën, mos këmbëngulni. Është krejtësisht normale që fëmijët e vegjël të kenë frikë nga Babadimri, ashtu si edhe nga personazhe të tjerë të veshur me kostume. Shumica e fëmijëve e kapërcejnë këtë frikë me kalimin e kohës dhe ka edhe mënyra të tjera për t’i shënuar festat. Në vend të kësaj, provoni të bëni fotografi pranë bredhit të Vitit të Ri. Fëmija do të ndihet më rehat, ndërsa ju do të keni gjithsesi një kujtim të bukur për ta ruajtur dhe për ta ndarë me gjyshërit, familjarët dhe miqtë.
5. Ndihma profesionale
Nëse ju duket se ankthi i fëmijës suaj është më i theksuar sesa tek bashkëmoshatarët e tij, mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga një psikolog për fëmijë, i cili mund ta ndihmojë vogëlushin ta kapërcejë këtë frikë dhe të shijojë më qetë festat. /Telegrafi/
Dimri është një periudhë kur shtëpia bëhet qendra e jetës së përditshme, prandaj është e rëndësishme të dini si të qëndroni ngrohtë dhe të krijoni një atmosferë të këndshme pa shpenzime të panevojshme, dhe këtë mund ta bëni me truke të thjeshta.
Ditët e dimrit shpesh sjellin temperatura të ulëta dhe nevojën për më shumë ngrohje, por një shtëpi e ngrohtë nuk do të thotë domosdoshmërisht fatura të larta. Me disa këshilla praktike dhe zakone të zgjuara, është e mundur të ruani nxehtësinë në hapësirën tuaj dhe të rrisni rehatinë gjatë gjithë dimrit.
Me këto rekomandime, do ta ruani nxehtësinë në shtëpi dhe mund t’i aplikoni lehtësisht në çdo shtëpi.
Parandaloni humbjen e nxehtësisë
Armiku më i madh i një shtëpie të ngrohtë janë dritaret dhe dyert e izoluara dobët. Kontrolloni për rrjedhje të ajrit të ftohtë dhe vendosni guarnicione ose shirit vetëngjitës nëse është e nevojshme. Mbyllni perdet dhe hapni perdet sapo të errësohet - kjo krijon një shtresë shtesë izolimi dhe zvogëlon humbjen e nxehtësisë.
Përdoreni ngrohjen me mençuri
Nuk është e nevojshme t’i ngrohni të gjitha dhomat në mënyrë të barabartë. Përqendrohuni te dhomat ku kaloni më shumë kohë, ndërsa në të tjerat mund ta ulni temperaturën. Temperatura ideale për një dhomë ndenjeje është rreth 20–22 gradë, ndërsa për dhomat e gjumit shpesh mjafton pak më e ulët. Mirëmbajtja e rregullt e sistemit të ngrohjes siguron efikasitet më të mirë dhe ngrohje të njëtrajtshme.
Përfitoni nga nxehtësia natyrore
Në ditët me diell, hapni perdet dhe lërini rrezet e diellit të ngrohin natyrshëm hapësirën. Sapo perëndon dielli, mbyllini përsëri perdet për të mbajtur nxehtësinë brenda shtëpisë. Ky truk i thjeshtë mund të kontribuojë ndjeshëm në një temperaturë më të rehatshme pa asnjë kosto shtesë.
Përmirësoni cilësinë e ajrit
Ajri i thatë mund të rrisë ndjesinë e të ftohtit. Lagështuesit ose enët e thjeshta me ujë të vendosura pranë burimeve të nxehtësisë mund të ndihmojnë në ruajtjen e një klime të rehatshme. Ajrosjet e shkurtra por të rregullta janë të rëndësishme për ajër të pastër, pa e ftohur ndjeshëm dhomën.
Mbyllni dyert midis dhomave të ngrohta dhe të ftohta, vishni rroba më të ngrohta dhe përdorni pantofla të ngrohta. Këto zakone të thjeshta mund t'ju ndihmojnë të ndiheni më rehat pa e rritur vazhdimisht nxehtësinë.
Një shtëpi e ngrohtë gjatë dimrit nuk varet vetëm nga fuqia e ngrohjes, por nga një kombinim i zgjuar i izolimit, përdorimit të duhur të energjisë dhe zakoneve të vogla të përditshme. Me këto këshilla, ditët e dimrit në shtëpinë tuaj mund të jenë të këndshme, të ngrohta dhe efikase nga ana e energjisë.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë javës së kaluar në këtë institucion kanë lindur 16 fëmijë, nga të cilët 12 janë vajza dhe 4 djem.
Sipas të dhënave të spitalit, gjatë javës së kaluar janë kryer gjithashtu edhe shërbime të tjera mjekësore në volum të konsiderueshëm:
2,601 vizita specialistike;
211 pranime pacientësh;
164 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë;
1,606 pacientë kanë kryer gjithsej 19,296 analiza laboratorike;
61 operacione të suksesshme;
210 dializa;
509 Rëntgen, 252 Eho, 73 MRI, 19 Mamografi;
30 ergometri dhe 34 ehokardiografi;
4 kollonoskopi dhe 23 gastroskopi;
286 shërbime fiziatrike.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës thekson se ky statistika tregon angazhimin e stafit mjekësor për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të gjithanshme për qytetarët. /Telegrafi/
Kur vjen dimri dhe temperaturat bien, për shumë njerëz vrapimi nuk është tërheqës, por ekspertët pohojnë se ky aktivitet ka shumë përfitime.
Konkretisht, ekspertët pohojnë se vrapimi në të ftohtë është më i shëndetshëm për trupin sesa në vapë, dhe disa nga përfitimet përfshijnë djegien e më shumë kalorive dhe luftimin e çrregullimit afektiv sezonal, i njohur më mirë si trishtimi i dimrit.
Edhe pse trupi nxehet gjatë vrapimit, ekspertët sugjerojnë se qëndrimi në temperatura të ulëta mund të stimulojë një formë specifike të termogjenezës, pra një rritje të metabolizmit, e cila arrihet duke aktivizuar një ind të veçantë, dhjamin kafe, pra llojin e dhjamit përgjegjës për djegien e kalorive.
Gjithashtu, "runner's eufori", një term që përshkruan gjendjen euforike që vrapuesit ndiejnë pasi vrapojnë disa kilometra, ndodh për shkak të çlirimit të endorfinave dhe endokanabinoideve, të cilat zvogëlojnë stresin dhe nxisin një ndjenjë lumturie. Kjo ndjenjë ndodh pavarësisht nga stina, dhe në muajt e dimrit mund të ketë një efekt më pozitiv.
Ekspozimi më i shpeshtë ndaj të ftohtit e ndihmon trupin të mësohet me të, gjë që gradualisht do të zvogëlojë reagimin ndaj stresit ndaj kushteve të motit të dimrit. Kur vraponi në dimër, është e rëndësishme të visheni me shtresa sepse kjo mbron trupin tuaj duke lejuar lëvizjen dhe frymëmarrjen.
Ekspertët theksojnë se bluzat prej pambuku nuk janë opsioni më i mirë sepse thithin djersën, gjë që do t'ju freskojë më tej. Është gjithashtu e rëndësishme të vishni doreza ose një bluzë që mbulon pëllëmbët, pasi i ftohti ndihet më shumë në ekstremitete.
Dimri shpesh sjell ndryshime në dietë dhe zakone të përditshme. Moti i ftohtë, ditët më të shkurtra dhe mungesa e motivimit për t’u ushtruar mund t’i inkurajojnë njerëzit të hanë ushqime më kalorike dhe të ushtrojnë më pak, gjë që shpesh rezulton në shtim të padëshiruar në peshë.
Megjithatë, me disa rregullime të thjeshta, është e mundur të ruani një peshë të shëndetshme edhe gjatë pjesës më të ftohtë të vitit.
Mishi i lehtë si gjoksi i pulës është një zgjedhje e shkëlqyer për ditët e dimrit, ashtu si edhe vaktet me bazë thjerrëzash ose perimesh. Sallatat dimërore me erëza, perime të ngrohta dhe bishtajore ofrojnë shumë lëndë ushqyese dhe sigurojnë ngopje afatgjatë, gjë që mund të ndihmojë në ruajtjen e një diete të ekuilibruar.
Pijet e nxehta janë më të zakonshme në dimër, por ato shpesh përmbajnë shumë sheqer, veçanërisht çokollata e nxehtë, kafeja e shijshme ose çajrat me aromë. Pije të tilla mund të rrisin ndjeshëm marrjen totale të kalorive. Alternativa më të shëndetshme janë çajrat pa sheqer ose kafeja e zezë pa aditivë.
Edhe pse është më e vështirë të jesh aktiv në dimër, është e rëndësishme të mbash të paktën një minimum lëvizjeje. Nuk kërkohet stërvitje intensive - edhe 15 minuta ecje e shpejtë në ditë mund të kontribuojnë ndjeshëm në shëndet. Nëse dita juaj është plot me detyrime, një shëtitje e shkurtër gjatë pushimit të drekës mund të jetë mjaft e mjaftueshme. Përveç ndihmës në kontrollin e peshës, ushtrimet kanë një efekt pozitiv në humor dhe ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të vitaminës D, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në muajt e dimrit.
Mëngjesi është i rëndësishëm për ruajtjen e energjisë gjatë gjithë ditës, dhe është veçanërisht e rëndësishme të shmangni vaktet e mëngjesit që janë të pasura me sheqer dhe karbohidrate të thjeshta. Në vend të ëmbëlsirave dhe ushqimit të shpejtë, rekomandohet të hani një mëngjes të pasur me proteina, siç janë vezët, avokado ose djathi me pak yndyrë. Ky lloj vakti ofron një ndjesi ngopjeje afatgjatë, zvogëlon nevojën për ushqime të lehta dhe ndihmon në ruajtjen e një oreksi të qëndrueshëm.
Vrapimi në të ftohtë djeg më shumë kalori, përmirëson humorin dhe e forcon metabolizmin
Kur temperaturat afrohen zeros, mbathja e atleteve, veshja e xhaketës, kapelës dhe dalja për vrapim në mbrëmje për shumicën prej nesh nuk duket aspak ide tërheqëse.
Nëse përjashtojmë vrapuesit pasionantë, të cilët nuk heqin dorë nga aktiviteti i tyre i preferuar as gjatë muajve të dimrit, stërvitja në shtëpi ose në palestër duket padyshim si opsion më i mirë.
Megjithatë, vrapimi në të ftohtë ka disa përfitime të papritura për organizmin tonë. Edhe pse në shikim të parë mund të mos jetë ndjesia më e këndshme, ka disa arsye pse pikërisht dimri mund të jetë momenti ideal për t’i shtuar jogging-un rutinës suaj të fitnesit.
Për më tepër, ekspertët pohojnë se vrapimi në të ftohtë është në fakt më i shëndetshëm për trupin tonë sesa vrapimi në vapë, ndërsa disa nga përfitimet përfshijnë djegie më të madhe të kalorive dhe luftimin e çrregullimit afektiv sezonal.
Vrapimi në të ftohtë mund të përshpejtojë metabolizmin
Edhe pse trupi ynë ngrohet ndërsa vrapojmë, hulumtimet sugjerojnë se ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta mund të nxisë një formë specifike termogjeneze, rritje të metabolizmit që realizohet kryesisht përmes aktivizimit të një indi të veçantë, një lloj yndyre që është përgjegjëse për djegien e kalorive, transmeton Telegrafi.
Efekt pozitiv në shëndetin mendor
"Runner’s high", një shprehje që përshkruan gjendjen euforike që vrapuesit e ndiejnë gjatë dhe pas disa kilometrave të vrapuar, shfaqet për shkak të çlirimit të endorfinave dhe endokanabinoidëve që ulin stresin dhe nxisin ndjenjën e lumturisë. Ky efekt paraqitet pavarësisht stinës, por në muajt e dimrit mund të ketë ndikim edhe më pozitiv, sidomos te ata që vuajnë nga bluzi dimëror.
Gjithashtu, ekspozimi më i shpeshtë ndaj të ftohtit e ndihmon organizmin tonë të përshtatet, duke bërë që trupi gradualisht të ulë reagimin stresues ndaj kushteve të dimrit.
Si të përgatiteni për vrapim në të ftohtë
Para së gjithash, kontrolloni parashikimin e motit, vrapimi në shi ose borë, sidomos nëse jeni fillestar, nuk do të jetë përvojë e këndshme, ndërsa rrezikoni edhe lëndime nëse nuk keni këpucë të përshtatshme. Për siguri, më së miri është të zgjidhni ditë pa reshje.
Ekspertët këshillojnë: nëse dilni për vrapim, nuk keni nevojë për veshje aq të trasha sa për një shëtitje të lehtë. Vishuni sikur temperatura të ishte rreth dhjetë gradë më e lartë se sa është në realitet, sepse organizmi juaj do të ngrohet natyrshëm gjatë aktivitetit. Po ashtu, bëni një nxehje të shkurtër para se të dilni nga shtëpia.
Sa i përket veshjes, e rëndësishme është veshja me shtresa, që mbron trupin por njëkohësisht lejon lëvizjen dhe ajrosjen. Tutat termike të ngushta për vrapim, një bluzë me mëngë të gjata që nuk përthith djersën dhe një xhaketë e papërshkueshme nga uji dhe era do të jenë të domosdoshme. Edhe pse zakonisht pambuku është material i mirë, bluzat e pambukut nuk janë zgjedhja më e mirë sepse përthithin djersën që mund t’ju ftohë më shumë.
Gjithashtu është e rëndësishme të mbani doreza ose një bluzë që mbulon pëllëmbët, sepse në ekstremitete ndjejmë më së shumti të ftohtin. Ide e mirë është edhe një maskë e veçantë për fytyrën, meqë ajri i ftohtë mund të shkaktojë kollë dhe tharje të fytit. /Telegrafi/
Netët e ftohta dhe ditët më të shkurtra dhe më të errëta sjellin më shumë dëshirë për ushqim, veçanërisht për ushqim që të ngushëllon.
Nëse e gjeni veten duke konsumuar më shpesh makarona, bukë, çokollatë dhe ushqime të tjera të pasura me karbohidrate gjatë dimrit, nuk jeni vetëm.
Ekspertët shpjegojnë se ka një arsye të mirë për këtë dhe nuk ka nevojë për panik - është një përgjigje biologjike natyrale e trupit që kërkon më shumë karburant për të qëndruar ngrohtë.
Pse jemi më të uritur në dimër?
Dietologia Karine Patel e Dietitian Fit shpjegon shkencën që qëndron pas këtij fenomeni. "Në dimër, trupi juaj punon më shumë për të ruajtur një temperaturë të brendshme të qëndrueshme. Kjo mund të rrisë oreksin tuaj, veçanërisht për ushqimet që ofrojnë energji të shpejtë. Është gjithashtu arsyeja pse mund të keni dëshirë për karbohidrate sapo të dilni nga i ftohti."
Përveç nevojës për energji, edhe hormonet luajnë një rol të rëndësishëm. Gjatë dimrit, nivelet e serotoninës, e njohur si "hormoni i lumturisë", bien. Marrja e karbohidrateve mund të rrisë përkohësisht nivelet e saj, gjë që shpjegon pse ushqime të tilla na japin një ndjesi mirëqenieje.
Në të njëjtën kohë, nivelet e grelinës, i ashtuquajturi "hormoni i urisë", rriten. Kjo rritje, e cila ndodh si tek kafshët ashtu edhe tek njerëzit si një përgatitje për ruajtjen e energjisë, mund të krijojë një ndjenjë të rreme urie. Kjo mund t'ju bëjë të ndiheni të ngopur edhe nëse keni ngrënë kohët e fundit, duke çuar në ngrënie më të shpeshta të ushqimeve të lehta.
Si ta menaxhojmë oreksin?
Ndërsa rritja e oreksit është e natyrshme, ka mënyra për ta mbajtur atë nën kontroll. Patel këshillon përfshirjen e ushqimeve të caktuara në dietën tuaj për të zvogëluar ndjenjën e vazhdueshme të urisë.
Supa të ngrohta dhe ushqyese
Një nga sugjerimet e saj kryesore janë supat e nxehta dhe të pasura me proteina. "Mund të bëni një supë nga një tas me çdo gjë, nga thjerrëzat te pula, fasulet e domatet, pastaj shtoni quinoa", thotë Patel. "Nxehtësia dhe proteinat janë fituese kur bëhet fjalë për urinë e dimrit. Kjo nxehtësi gjithashtu ndihmon në relaksimin e reagimit të trupit ndaj stresit, gjë që natyrshëm zvogëlon dëshirat."
Filloni ditën me proteina
Një mëngjes i pasur me proteina mund t'ju mbajë të ngopur më gjatë dhe të parandalojë urinë në mëngjes. Kosi grek me manaferra dhe kanellë është një zgjedhje e shkëlqyer. "I pasur me proteina me karbohidrate me çlirim të ngadaltë. Kanella stabilizon kontrollin e sheqerit në gjak, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme për ndalimin e dëshirave të dimrit. Kjo përzierje ruan nivelet e energjisë, duke shmangur rënien e urisë së pasdites nga e cila vuajnë shumë njerëz gjatë muajve të ftohtë", thekson dietologu. Djathi i gjizës, i pasur me acide yndyrore omega-3, është gjithashtu i listuar si një opsion i mirë.
Hidratimi është çelësi
Së fundmi, mos harroni të qëndroni të hidratuar. Zëvendësimi i pijeve të ftohta me çajra bimorë të ngrohtë mund të jetë një ndihmë e madhe. "Pijet e ngrohta ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar më rregullisht, duke zvogëluar urinë e shkaktuar nga dehidratimi dhe duke ofruar gjithashtu rehati", përfundon Patel.
Sebi Alla Në fazën e parë të përzgjedhjeve të kandidaturave për postin e Avokatit të Popullit, Komisioni Parlamentar i Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike dha idenë e një procesi “serioz”, por në hapin e fundit, kaluan për procesin final gjashtë emra për të cilin fillimisht opozita i kishte mbështetur me firma, por më pas i tërhoqën.
Në nisje të mbledhjes në Komisionin Parlamentar, anëtari i saj deputeti i PD-së Gent Strazimiri i kërkoi kreut të komisionit Ulsi Manja që të merrej në konsideratë fakti që opozita kishte tërhequr nga Parlamenti propozimin me emrat që mbështesnin.
“Grupi PD ka tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidatët. Kthehemi në pikën zero asnjë nuk plotëson kushtet”, tha Strazimiri.
Emrat
Pas disa diskutimesh, në fund me nëntë vota pro të mazhorancës dhe tre kundër nga opozita, kaluan për në seancë parlamentare për votim gjashtë emra; Ardiana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endri Shabani, Skënder Haluca dhe Tartar Bazaj.
Mes emrave të dërguar në Parlament për momentin më i kuotuar është Endri Shabani, i cili edhe sipas Berishës, gëzon mbështetjen e së majtës.
Kundërshtitë
Më herët kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca nuk ka një kandidaturë të përvetçëm që mbështesin, pasi në këtë fazë gjithçka është në përzgjedhje të opozitës. “Nuk ka sot një emër për ta mbështetur. Jemi në fazën e vlerësimit të atyre që kanë shprehur interes dhe që mendojnë se mund të japin kontribut. Fokusi sot duhet të jetë te tre grupet parlamentare të opozitës,” u shpreh Balla deklarata të cilit rezultoi e vërtetë.
PS nuk depozitoi asnjë kandidaturë zyrtare duke e lënë lëmshin brenda opozitës.
Opozita
Tashmë duket se PD pas angazhimit për mbështetjen e disa kandidaturave është tërhequr dhe pretendon se procesi nuk mund të vijojë në Parlament, duke treguar ligjin por çeduar në pjesën morale, ç’ka pranohet nga deputeti i PD-së Arjan Doja. “Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike (shënim: i referohet tërheqja nga firmat), por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma”, tha Ndoja.
Prapaskenat
Për kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i gjithë procesi është farsë, duke akuzuar mazhorancën se e ka paracaktuar kë do të mbështesin, teksa përmendi emrin e Endri Shabanit, deri pak kohë më parë, drejtues i Partisë Nisma Thurje. “Ne paraqitëm disa kandidatura, ata shtuan edhe kandidaturat e tyre. Është Endri Shabani. PD tërhiqet nga procesi, nuk marrim pjesë në proces. Kjo është një turp i tyre”, tha Berisha.
Ndryshe nga sa tha kryetari i PD, kandidatura e Shabanit u zyrtarizua me 35 vota deputetësh opozitarë, ku shumica ishin firma nga deputetë të Partisë Demokratike
Votim i cilësuar
Pavarësisht se PD ka lajmëruar se nuk do të marrë pjesë në votim, duket se mazhoranca është në gjendje të zgjedhë Avokatin e Popullit i cili kërkon që të votohet në jo më pak se 84 vota.
Partia Socialiste ka fituar 83 mandate deputetësh dhe në rast të zgjedhjes së Avokatit të Popullit do i duhet qoftë edhe një votë më shumë nga subjektet e tjera parlamentare politike. Ndonëse PSD nuk ka zyrtarisht një marrëveshje me PS-së, tre deputetët e saj shpesh në nisma ligjore që kanë kërkuar shumicë të cilësuar kanë bashkuar votat me mazhorancë. Gjithashtu duhet parë në vijim edhe qëndrimi i Partisë “Mundësia” me dy deputetë nëse do të mbështesin ose jo kandidaturën më të kuotuar e cila për momentin është ajo e Endri Shabanit.
Edhe pse i ftohtë, kontinenti ofron udhëtime të paharrueshme: nga dritat veriore mbi peizazhet me borë të Laplandit, te arratisjet në diell në plazhet e Fuerteventurës. Sezoni i ulët sjell më pak turma dhe mundësi më të qeta eksplorimi.
Cappadocia është magjike nën borë, ku shkëmbinjtë e butë dhe qytetet nëntokësore marrin një dimension tjetër, me më pak vizitorë dhe çmime më të ulëta. Fuerteventura ofron temperaturat më të ngrohta të Evropës në dimër dhe plazhe të gjera me rërë e duna të mbrojtura, ideale për pushime pranë detit.
Eryri (Snowdonia) në Uells mbetet një parajsë për aventurierët, me male, liqene dhe aktivitete ekstreme që zhvillohen edhe në dimër, nga ecjet me pajisje dimërore te sportet nën tokë në minierat e vjetra.
Bilbao, me klimë të freskët, shkëlqen me muzeume, tregje dhe gastronominë baske. Madeira ruan pranverën gjatë gjithë vitit, me temperatura të buta dhe një kryeqytet plot jetë si Funchal.
Riviera franceze ofron shkëlqim pa turma, një rikthim te atmosfera historike e vizitorëve të shekullit XIX që kërkonin klimë të butë. Alpet Bavareze janë një kartolinë dimërore me liqene të ngrira e kështjella përrallore si Neuschwanstein.
Santorini, pa turmat e verës, kthehet në një përvojë të qetë me fshatra të bardhë dhe perëndime të paharrueshme, edhe pse me pak shërbime të hapura.
Alentejo në Portugali është ideal për adhuruesit e verës, me kodra, pyje lisash dhe qytetin e bukur Évora me kuzhinë dhe bodrume verërash.
Lyon mbetet kryeqyteti botëror i gastronomisë, i mbushur me tregje, bistro tradicionale dhe shkolla gatimi.
Cinque Terre, zakonisht e mbingarkuar, në dimër është pothuajse bosh. Do të gjeni bukuri dramatike nën qiellin me stuhi.
Budapesti ngroh trupin e shpirtin me banjat e tij termale historike, arkitekturën madhështore dhe jetën e natës.
Lapland finlandeze është vendi ideal për aurora borealis, me peizazhe arktike, aktivitete si shëtitje me slitë të tërhequr nga qentë e borës, motorrë bore, ski dhe sauna tradicionale. Dritat veriore janë më të dukshme nga shkurt–prill dhe shtator–tetor.
Destinacionet më të mira për të vizituar në Europë gjatë dimrit:
Sipas meteorologëve, e ashtuquajtura “vorbull polare” do të jetë më e dobët se zakonisht këtë dimër.
Dhe për Gjermaninë, për shembull, kjo ka shumë të ngjarë të nënkuptojë një dimër të ftohtë me periudha të ftohta arktike, sipas ekspertëve.
Herën e fundit që një model moti meridional çoi në një dimër të shekullit në Gjermani ishte në vitin 1978/79.
Atëherë, njerëzit përjetuan reshje të dendura dëbore, stuhi dëbore dhe temperatura jashtëzakonisht të ulëta.
Çfarë pritet rreth Krishtlindjeve?
Modelet aktuale të motit paraqesin një pamje përgjithësisht të butë për ditët rreth Krishtlindjeve, megjithëse me raste të izoluara të ftohta. Kjo thuhet se konfirmohet edhe nga trendi 42-ditor nga wetter.de.
Modeli afatgjatë i Qendrës Evropiane të Motit tregon gjithashtu një ftohje, por vetëm pas festave.
Vetëm Administrata Kombëtare Amerikane Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) pret temperatura dukshëm më të larta mesatarisht për muajin.
Megjithatë, meqenëse kjo mesatare ndikohet fuqimisht nga dy javët e ardhshme, kjo nuk bie ndesh me një ftohje të mundshme pasuese, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Janari: i ftohti acar apo pranverë e hershme?
Në janar, ekspertët kryesisht tregojnë tendenca të ndryshueshme, mjaft të buta, pak dimër dhe shumë gri.
Kjo e vendos modelin NOAA në të njëjtën rrugë, megjithëse llogaritjet e tij kohët e fundit janë luhatur ndjeshëm.
Modelet e Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) janë interesante: ato tregojnë një janar që mund të jetë pak më i freskët dhe më i thatë se mesataret afatgjata.
Kushte të tilla moti do të tregonin një presion të lartë të qëndrueshëm mbi Evropën Qendrore.
Dhe presioni i lartë në janar mund të jetë mashtrues: gjatë ditës, gjithçka duket miqësore, por mjegulla dhe ftohja çojnë shpejt në ngricë të përhershme dhe ngricë.
Pastaj është faktori i vorbullës polare.
Sidomos në kulmin e dimrit, ai tenton të shkaktojë shqetësime që mund të drejtojnë ajrin e ftohtë arktik drejt Evropës.
La Niña dhe El Niño
Qendra e Parashikimit të Klimës e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike ka konfirmuar gjithashtu se kushtet e La Niña janë të pranishme këtë vit dhe pritet të vazhdojnë deri në dhjetor 2025 - shkurt 2026.
Në përgjithësi, La Niña çon në temperatura më të ftohta se normalet në Evropën Perëndimore.
La Niña është pjesë e një cikli natyror klimatik, por, ashtu si El Niño, mund të shkaktojë mot ekstrem në të gjithë botën.
Ai ndodh kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor bien nën mesataren.
Andaj, është e kundërta e fazës së ngrohtë të El Niño.
Si La Niña ashtu edhe El Niño mund të kenë efekte të gjera në modelet globale të motit, duke përfshirë edhe Evropën, por sa më larg një vendndodhje të jetë nga Oqeani Paqësor, aq më të forta mund të jenë këto efekte.
Si rregull, La Niña sjell gjithashtu kushte më të lagështa dhe më të ftohta në Alpe, të cilat mund të çojnë në reshje dëbore më të shpeshta dhe më të dendura.
Pra, për skiatorët, perspektiva e një dimri të shekullit ndoshta mund të jetë një lajm i mirëpritur. /Telegrafi/
Me ardhjen e dimrit dhe temperaturave të ftohta, shumë po e ndiejnë tashmë goditjen e të ftohtit dhe kostot e larta të energjisë.
Për shkak të faturave në rritje, njerëzit po këshillohen të provojnë një veprim shumë të thjeshtë që mund ta bëjë shtëpinë më të ngrohtë.
Në vend të investimeve të kushtueshme ose rritjes së ngrohjes, ky truk i shpejtë mund të përmirësojë ndjeshëm ndjesinë e nxehtësisë— dhe nuk kushton asgjë.
Cila është zgjidhja?
Ekspertët thonë se një ndryshim i vogël në rutinën e mbylljes së perdeve mund të ndikojë pozitivisht në ruajtjen e nxehtësisë.
Duke i mbyllur në kohën e duhur, mund të mbani më shumë nxehtësi brenda dhe të pengoni të ftohtin të hyjë.
Duke folur për Ideal Homes, Gordon Wallis nga Your NRG tha:
“Roletat ulin humbjen e nxehtësisë me 13–14%, perdet me 15–17%, dhe perdet termike të instaluara siç duhet e rrisin izolimin deri në 25%”.
Për të përfituar sa më shumë, ai sugjeron të mbyllni perdet në muzg, menjëherë pas perëndimit të diellit. Në dimër kjo mund të jetë që në orën 16:00.
Kjo ndihmon të mbani nxehtësinë brenda dhe të ndaloni të ftohtin të hyjë. Po ashtu, ai paralajmëron të mos lini perdet të varen përpara radiatorëve, sepse kjo bllokon nxehtësinë dhe nuk lejon që nxehtësia të përhapet në dhomë.
Në mëngjes, sapo lind dielli, këshillohet t’i hapni menjëherë perdet për të futur sa më shumë nxehtësi natyrale dhe për të reduktuar nevojën për ngrohje qendrore.
LONDËR, 2 dhjetor /ATSH/ – Veza e Dimrit nga ”Fabergé”, një vepër e jashtëzakonshme nga argjendari i familjes perandorake ruse, e bërë nga kristal shkëmbi transparent, e skalitur me mjeshtëri me gravura të brendshme që imitojnë kristale akulli, u shit sot për 26 milionë dollarë, nga ”Christie’s” në Londër, sipas CNN.
Veza u skalit në vitin 1913 me kërkesë të carit Nikolla II të Rusisë.
Ky objekt, me vlerë pothuajse të paçmueshme, iu dha nga cari nënës së tij, perandoreshës Maria Feodorovna, për Pashkë.
Sipas ARTnews, kjo dhuratë iu dha asaj për të shënuar 300-vjetorin e dinastisë Romanov.
Veza, e krijuar nga stilistja e re Alma Pihl për Carl Fabergé, argjendar i familjes perandorake ruse, është bërë nga kristal shkëmbi transparent i skalitur me mjeshtëri me gravura të brendshme që imitojnë kristale akulli.
Efekti i ngrirë është për shkak të më shumë se 4 000 diamanteve të vegjël të shpërndarë kudo.
Një surprizë është vendosur brenda vezës: një shportë me lule që simbolizon rilindjen e lidhur me Pashkët.
Shtëpia ”Fabergé” krijoi 50 Vezë Perandorake midis viteve 1885 dhe 1916, shumica e të cilave ndodhen në Kremlin ose i përkasin Mbretëreshës së Anglisë, sipas ekspertëve.
Fillimisht, ajo u shit në vitin 1994 për 9,1 milionë dollarë dhe përsëri për 9,6 milionë dollarë në vitin 2002.
Rekordi i ankandit për ”Fabergé” mbahet nga Veza Rothschild, e cila u shit për 11,9 milionë dollarë në ”Christie’s” në Londër në vitin 2007.
Kjo vezë përmban një gjel miniaturë të zbukuruar me diamante që del për të shënuar çdo orë duke tundur krahët, duke tundur kokën dhe duke hapur sqepin për të kënduar./ /Ad.Ab./
Me ardhjen e dimrit, shumë prej nesh po kërkojnë mënyra për t'u ngrohur, shpesh duke u mbështetur në veshje me shumë shtresa dhe pije të nxehta.
Por a e dinit se zgjidhja mund të qëndrojë edhe në dietën tonë? Një përbërës i thjeshtë mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut dhe kështu të ngrohë trupin natyrshëm.
Ndjenja e të ftohtit në duar dhe këmbë shpesh lidhet drejtpërdrejt me qarkullimin e gjakut. Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, të gjitha indet e trupit kanë nevojë për një furnizim të vazhdueshëm me oksigjen dhe lëndë ushqyese për të funksionuar siç duhet, dhe rrjedha e kufizuar e gjakut mund të çojë në gjymtyrë të ftohta.
Trupi ynë e rregullon temperaturën në mënyrë inteligjente: kur jemi të nxehtë, enët e gjakut pranë lëkurës zgjerohen (vazodilatacion) për të çliruar nxehtësinë e tepërt. Anasjelltas, kur jemi të ftohtë, enët e gjakut ngushtohen (vazokonstriksion) për të ruajtur nxehtësinë më thellë në trup dhe për të parandaluar humbjen e saj.
Zgjidhja e natyrës për qarkullim më të mirë të gjakut
Për të mbajtur duart dhe këmbët ngrohtë, është thelbësore të përmirësoni funksionin e enëve të gjakut. Një nga mënyrat më efektive për ta bërë këtë është të hani një dietë të pasur me nitrate. Trupi i shndërron nitratet nga ushqimi në oksid nitrik, një përbërës që relakson dhe zgjeron enët e gjakut. Ky proces rrit rrjedhjen e gjakut dhe përmirëson furnizimin me oksigjen të indeve, gjë që është jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular.
Panxhari si një aleat i shëndetit në dimër
Panxhari është një ushqim që shquhet për përmbajtjen e tij të jashtëzakonshme të nitrateve. Ai është gjithashtu një burim i vlefshëm kaliumi dhe hekuri - minerale që së bashku mbështesin rrjedhën e shëndetshme të gjakut dhe ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Kjo perime rrënjore është në sezon gjatë dimrit dhe përfitimet e saj shëndetësore janë të disponueshme gjatë gjithë vitit. Shoqata Amerikane e Zemrës gjithashtu thekson se panxhari është plot me antioksidantë që ndihmojnë në riparimin e ADN-së dhe ruajtjen e shëndetit të qelizave.
Donald Trump tha se do të publikojë rezultatet e një skanimi me rezonancë magnetike (MRI) të kryer gjatë "vizitës së tij" të papritur në tetor - por nuk ishte në gjendje t'u tregonte gazetarëve se cila pjesë e trupit të tij ishte “nën hetim”.
Presidenti më i vjetër i SHBA-së u përball me pyetje në lidhje me procedurën në Air Force One ndërsa udhëtonte për t'u kthyer në Uashington DC të dielën në mbrëmje pas një pushimi për Ditën e Falënderimeve në Florida, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ky është episodi i fundit i shqetësimit të përsëritur në lidhje me aftësitë njohëse dhe gjendjen mendore të 79-vjeçarit, i cili këmbënguli se kishte "kaluar me sukses" testet e mëparshme në lidhje me funksionimin e trurit të tij.
I pyetur nëse do ta bënte publik rezultatin e skanimit, Trump tha: "Nëse doni të publikohet, do ta publikoj".
Ai pohoi se rezultati ishte "perfekt" edhe pse pranoi përsëri se "nuk kishte ide" se cila pjesë e trupit të tij ishte skanuar.
"Ishte vetëm një MRI," tha ai. "Cila pjesë e trupit? Nuk ishte truri sepse bëra një test njohës dhe e kalova me sukses".
Siç theksojnë mediat, Trump ishte po aq i paqartë në lidhje me skanimin pas vizitës së tij më 10 tetor në qendrën mjekësore ushtarake kombëtare Walter Reed, e cila u portretizua nga Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, në atë kohë si një "kontroll rutinë vjetor", edhe pse ai bëri kontrollin e tij vjetor mjekësor në prill.
"Nuk kam idenë se çfarë analizojnë, por çfarëdo që analizojnë, e analizuan mirë dhe thanë se pata rezultatin më të mirë që kanë parë ndonjëherë", tha ai në nëntor. "Mjeku tha se ishte rezultati më i mirë që ka parë ndonjëherë si mjek". /Telegrafi/
Çmime të larta dhe kushte të vështira ekonomike janë problemet kryesore me të cilat po përballen për ngrohje qytetarët gjatë sezonit dimëror.
Rritja e kostos së jetesës ka ndikuar që qytetarët të shprehin shqetësime varësisht nga mënyra e ngrohjes dhe situata e tyre financiare. Disa përballen me vështirësi serioze ekonomike, ndërsa të tjerë vërejnë sfidat e përgjithshme që po kalon shoqëria.
Ramadan Sylejmani thotë se burim të ngrohjes gjatë sezonit dimëror përdorë ngrohjen qendrore nga rrjeti i Termokos. Ai tregon se ende nuk e di sa do të kostoja e pagesës pasi ende nuk kanë ardhur faturat.
“Me Termokos... Ende nuk na kanë ardhur faturat, nuk po di sa mund të jetë shtrenjtë. Jo, nuk kemi pasur ndërprerje, vetëm me ujë kemi ndërprerje, me Termokosin jemi në rregull”, tha ai.
Qytetari Ahmet Krasniqi thotë se fatura e rrymës i vjen mesatarisht rreth 200 euro, pasi punon me ngrohje termike.
“Me rrymë, të them të drejtën njësoj... Mesatarisht më vjen 200 euro, sepse kam me punë termike... Nuk është shumë, sepse më të gjitha çka i kemi në banesë, me shporet të rrymës e me të gjitha, me bojler, 200 euro nuk është shumë”, tha ai.
Ilmi Musliu ankohet se çmimet e druve sivjet janë të larta, pasi kanë arritur shifrën 70 euro për metër. Sipas tij, me vështirësi ka arritur t’i sigurojë drutë para një jave, pasi është i vetmi që punon për një familje prej tetë anëtarësh.
“Me dru, 70 euro metri i drurëve, po çmimet e larta janë... Shumë me zor, para një jave i kam siguruar, se nuk kam pasur me çka. Punoj me një rrogë pastrimi 500 euro. Çfarë të bëjë me to, pasi jam vetë i teti në familje... Çmimet duhet të jenë më të ulëta, sepse katastrofë janë çmimet me një rrogë nuk po mund të bëjmë asgjë”, tha ai.
Qytetari Franklin Sedaj thotë se fatura e rrymës i vjen rreth 150 euro, duke theksuar se vetë qëndron mirë financiarisht pasi punon avokat. Megjithatë ai shprehet i shqetësuar për gjendjen ekonomike të shumë qytetarëve.
“Me rrymë... 150 euro më duket (fatura e rrymës). Unë qëndroj mirë, por më dhimbset populli shqiptar, sepse ka njerëz që vuajnë për bukë, ka njerëz të varfër... Unë qëndroj mesatarisht mirë, nuk kam probleme financiare. Merrem me profesionin tim - jam avokat”, tha Sedaj./KosovaPress
Ne tashmë kemi shkruar se fëmijët në automjete nuk duhet të transportohen me xhaketa dimri dhe tani do të rikthehemi tek një studim i klubit gjerman të automobilave (ADAC), i cili sugjeron se as të rriturit nuk duhet të jenë në automjete me xhaketa dimri.
Mbajtja e rripave të sigurisë është e detyrueshme dhe nuk ka dyshim se ato parandalojnë dëmtime më të rënda në aksidente.
Megjithatë, nëse nuk hiqni xhaketat dimërore në automjet, humbet funksionaliteti i tyre dhe lind një problem i madh.
ADAC ka kryer një test përplasjeje me shpejtësi 16 km/h, që është një vlerë mesatare kur një automjet tjetër godet pjesën e pasme të makinës.
Për shkak të veshjes dimërore, rripat e sigurisë lëvizen (nuk vendosen direkt mbi trup), nuk janë në pozicion optimal dhe kështu, edhe në shpejtësi të ulët, mund të shkaktojnë dëmtime.
Pjesa e poshtme e rripit nuk fikshet mbi zonën e ijeve, por pak më lart, dhe për këtë arsye mund të shkaktohen dëmtime në mëlçi, shlezë…
Nëse është e mundur, shmangni udhëtimin me xhaketa të trasha dimërore dhe përdorni rripat e sigurisë. /Telegrafi/