Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 December 2025Main stream

Ja cili është urimi i veçantë i Gjergj Lucës për Krishtlindje, këtë Natë të Madhe të ardhjes së Shpëtimtarit

By: berti
24 December 2025 at 17:50

Nga Albert Vataj Në çdo prag Krishtlindjeje, shoqëria jonë pret jo vetëm urime formale, por ftesa që nxisin ndërgjegje, reflektim dhe përgjegjësi. Këtë herë, sipërmarrësi Gjergj Luca zgjodhi të mos e reduktojë kremtimin në një rit ceremonial, por ta shndërrojë atë në një mesazh të drejtpërdrejtë për besimtarët dhe për gjithë shqiptarët, një thirrje për t’u kthyer te kuptimi i thellë i Lindjes së…

Source

Krishtlindjet, fluks në Kapshticë/ Shqiptarët kthehen nga Greqia për festat e fundvitit

By: Rovena
24 December 2025 at 15:41

Në vigjilje të Krishtlindjeve është shënuar një fluks i shtuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas informacioneve nga autoritetet doganore, fluksi është kryesisht në hyrje të territorit shqiptar, pasi shumë shtetas shqiptarë po kthehen në atdhe për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjarëve të tyre.

Aktualisht po punohet me tre sportele në hyrje dhe dy sportele në dalje, ndërsa janë në funksion edhe dy sportele të posaçme për autobusët.

Sipas të dhënave zyrtare, ka nisur edhe regjistrimi me procedurë të përshpejtuar për mjetet me targa greke.

Pavarësisht fluksit të mjeteve, situata po menaxhohet nga Policia Kufitare me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe reduktimin e kohës së pritjes për udhëtarët.

Nga data 19 deri në 23 dhjetor, në Kapshticë kanë hyrë afro 25 mijë qytetarë dhe kanë dalë përmes kësaj pike kufitare 11 mijë e 844 të huaj e shqiptarë.

Berisha: Krishtlindjen e ardhshme ta festojmë në liri dhe dinjitet

24 December 2025 at 12:58

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një konferencë për mediat, ku përcolli një mesazh urimi me rastin e Krishtlindjeve.

Berisha uroi besimtarët shqiptarë që kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit, duke e përshkruar atë si figurë që, me mësimet dhe udhëzimet e tij, ka kontribuar në vlerat e qytetërimit perëndimor dhe të mbarë njerëzimit.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për klerin e besimit të krishterë, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e vlerave shpirtërore dhe morale.

Në përfundim, Berisha u shpreh se shpreson që Krishtlindjet e ardhshme të festohen në liri, dinjitet, shpresë dhe besim tek e ardhmja, duke theksuar rëndësinë e një atmosfere paqësore dhe harmonike për të gjithë qytetarët.

/gj.m/a.f/

The post Berisha: Krishtlindjen e ardhshme ta festojmë në liri dhe dinjitet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përgatitjet për tryezën e Krishtlindjeve, çfarë duhet të kushtoni vëmendje gjatë blerjes së ushqimit…

By: D Marku
24 December 2025 at 12:52

Periudha e Krishtlindjeve lidhet tradicionalisht me tryeza familjare e shoqërore, dalje festive dhe vakte të bollshme.

Gjatë këtyre ditëve vihet re një rritje e konsumit të ushqimeve si mishi, shpendët dhe ëmbëlsirat, gjë që shpesh shoqërohet me më shumë raste të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi, por edhe me humbje dhe shpërdorim të konsiderueshëm të produkteve ushqimore.

Për këtë arsye, nevojiten disa udhëzime dhe këshilla bazë, me qëllim që konsumatorët të shijojnë vakte të sigurta për veten, familjen dhe miqtë e tyre, të mbrohen nga praktikat mashtruese dhe të reduktojnë shpërdorimin e ushqimit.

Planifikojmë paraprakisht listën e produkteve që na nevojiten, për të shmangur blerjet impulsive.

Nëse përdorim çanta për blerje, sigurohemi të kemi disa të ndara, në mënyrë që ushqimet e pagatuara (p.sh. mishi) të vendosen veçmas nga produktet e gatshme për konsum (si sallatat), për të shmangur ndotjen e kryqëzuar mikrobike.

Blerjet i bëjmë vetëm në pika të kontrolluara tregtare dhe shmangim shitësit ambulantë pa leje.

I kushtojmë vëmendje kushteve të higjienës së personelit, pajisjeve dhe ambienteve të shitjes.

Kontrollojmë me kujdes etiketat e produkteve, veçanërisht datën e skadencës.

Ushqimet që kërkojnë ftohje ose ngrirje i blejmë në fund, për t’i futur sa më shpejt në frigorifer.

Kategori të veçanta ushqimesh

Mish viçi, derri, qengji/dashi dhe shpendësh

Mishi shitet i freskët ose i ngrirë, por kurrë jashtë kushteve të ftohjes.

Në pikat e shitjes duhet të ketë informacion të qartë për origjinën e mishit, i cili duhet të shënohet edhe në etiketën e fiskalizuar.

Gjelat e detit të paketuar duhet të kenë vulë identifikimi të thertores ose laboratorit të përpunimit dhe datë skadence të lexueshme.

Kufomat e kafshëve duhet të kenë vulë përshtatshmërie nga shërbimet veterinare.

Gjelat vendas të pa paketuar duhet të jenë të pastruar dhe pa pupla.

Gjuetia e egër ose e kultivuar që shitet e tërë duhet të ketë vulë përshtatshmërie.

Produktet e standardizuara duhet të kenë vulë identifikimi të vendit të origjinës dhe datë skadence. Duhet të jenë të pastruara nga të brendshmet.

Çdo vezë duhet të ketë kod prodhuesi të shënuar qartë në lëvozhgë.

Paketimet duhet të tregojnë qendrën e kontrollit, kategorinë e cilësisë, peshën dhe datën e përdorimit minimal.

Vezët ruhen në vend të freskët, me hije ose në frigorifer.

Nuk konsumojmë vezë të gjalla.

Nuk përdorim vezë me lëvozhgë të ndotur, të çarë ose jo normale.

Nuk konsumojmë vezë me njolla gjaku, me erë të keqe ose me të bardhë të turbullt.

Djathërat ruhen në frigorifer ose në vitrina të ftohta.

Djathërat e paketuar duhet të kenë vulë identifikimi dhe datë skadence.

Produktet me yndyrna bimore nuk janë produkte bulmeti dhe duhet të shiten veçmas prej tyre.

Ushqimet e pagatuara (mish, peshk) vendosen në raftet e poshtme të frigoriferit, ndërsa ushqimet e gatshme në raftet e sipërme, për të shmangur ndotjen.

Temperatura e frigoriferit nuk duhet të kalojë 5°C.

Mishi i ngrirë duhet të shkrihet plotësisht në frigorifer, i mbuluar dhe në enë të posaçme.

Nuk lajmë mishin (as gjelin e detit apo pulën), pasi përhap mikrobe në kuzhinë.

Respektojmë kohën dhe temperaturën e pjekjes. Për gjelin e detit rekomandohen:

45 minuta për kg për gjela nën 4,5 kg

35–40 minuta për kg për gjela mbi 4,5 kg

Pas gatimit – menaxhimi i mbetjeve

Mbetjet i mbulojmë dhe i fusim në frigorifer ose ngrirje brenda 2 orëve.

I ndajmë në porcione më të vogla për ruajtje më praktike.

Nuk i lëmë ushqimet e gatuara për shumë kohë në temperaturë ambienti.

Ushqimi i gatuar dhe i ngrirë mund të përdoret për vakte të reja.

Nëse gatuajmë për familjarë ose miq, i pyesim paraprakisht nëse kanë alergji ushqimore. Në rast shqetësimi apo reaksioni alergjik pas konsumit të një ushqimi, duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore.

Sipas të dhënave globale, alergjitë më të shpeshta lidhen me qumështin, vezët, peshkun dhe frutat e detit, arrat dhe kikirikët, sojën, farat dhe grurin.

Bashkimi Europian ka identifikuar 14 substanca kryesore alergjene, të cilat duhet të shënohen qartë në etiketat e ushqimeve të paketuara. Në ushqimet e papaketuara dhe në restorante, konsumatorët duhet të informohen nëpërmjet menusë, tabelave ose verbalisht, me dokumentacion përkatës.

The post Përgatitjet për tryezën e Krishtlindjeve, çfarë duhet të kushtoni vëmendje gjatë blerjes së ushqimit… appeared first on Albeu.com.

Imzot Dodaj: Krishtlindja, përvoja e daljes nga errësira

24 December 2025 at 11:57

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Kjo Krishtlindje ka bërë bashkë, në një frymë vëllazërore, gjithe ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri, të cilët iu drejtuan popullit shqiptar me një mesazh dashurie dhe shprese.

Mesazhi i kësaj Krishtlindjeje u përcoll nga ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, arqipeshkvi i Shkodër-Pult, imzot Giovanni Peragine, imzot Arjan Dodaj, arqipeshkvi i Tiranë-Durrës dhe imzot Ottavio Vitale, ipeshkvi i Lezhës.

“Populli që ecte në errësirë pa një dritë të madhe dhe mbi këtë luginë të errët shndriti drita e fuqishme. E ke shumuar gëzimin, e ke rritur harenë”, me këto vargje të profetit Isaia, kapitulli 9, arqipeshkvi Arjan Dodaj, nisi mesazhin e tij drejtuar besimtarëve katolikë në këtë prag Krishtlindjeje.

Për imzot Dodaj, përvoja e Krishtlindjes është përvoja e daljes nga një errësirë.

“Zoti nëpërmjet ofertës së tij, shndrit në jetën tonë dhe përballë këtij grazhdi në Betlehem, ku jemi të gjithë të ftuar të kremtojmë e festojmë, le të sodisim këtë Zot që shndrit në errësirat e ekzistencës tonë”, tha arqipeshkvi Dodaj.

Kreu i Kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, ftoi besimtarët të bëjnë të mundur që, “edhe Kisha jonë të mbushet me dritën hyjnore të Jezusit, populli ynë të dalë nga fryma e errët e çdo distance, çdo shkurajimi e çdo mungese shprese”.

Në mesazhin e përbashkët të ipeshkvijve kujtohet edhe imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Sapës i cili u nda nga jeta së fundmi. Simon Kulli ishte një ndër katër priftërinjtë e parë shqiptarë të shuguruar pas diktaturës komuniste në Shqipëri.

/a.f/

The post Imzot Dodaj: Krishtlindja, përvoja e daljes nga errësira appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kisha Katolike e Shqipërisë uron besimtarët për festën e Krishtlindjes: Gëzuar, Zoti ju bekoftë!

By: lindita
24 December 2025 at 11:19

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike të Shqipërisë kanë uruar bashkërisht besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes. Të bashkuar e në një frymë vëllazërore ata kanë vendosur që këtë vit, të gjithë bashkë ti drejtohen popullit shqiptar me një mesazh dashurie dhe shprese. Imzot Gjergj Meta: Të dashur vëllezër dhe motra këtë urim Krishtlindjesh duam tua bëjmë së bashku me Ipeshkvit e Shqipërisë.

Source

Kisha Katolike e Shqipërisë uron besimtarët për festën e Krishtlindjes

By: gaze tare
24 December 2025 at 11:14

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike të Shqipërisë kanë uruar bashkërisht besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes. Të bashkuar e në një frymë vëllazërore ata kanë vendosur që këtë vit, të gjithë bashkë ti drejtohen popullit shqiptar me një mesazh dashurie dhe shprese.

Imzot Gjergj Meta: Të dashur vëllezër dhe motra këtë urim Krishtlindjesh duam tua bëjmë së bashku me Ipeshkvit e Shqipërisë. do të kishim dashur që në këtë urim të ishte pjesë dhe imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Safës, por jem itë sgirusë ai na i uron krsh nga qielli dhe lutet për ne. Secili nga ne ka një fjalë për t’iu drejtuar popullit të zotit që është në Shqipëri.

Imzot Giovanne Peragine: Krishtlindja na kujton që zoti është pranë nesh. Ai bëhet i veçanërisht pranishëm atje ku ka vështirësi pasiguri dhe vuajtje. Kremtimi I krishtlindjes është të ndiesh praninë e zotit. Mos mendoni vetëm për veteveten, jo vetëm të marrim por mbi të gjitha të japin jo të fitojmë gjithçka për vete, por të hapim dyert e zemrve ndaj të tjerëve.

Imzot Arjan Dodaj: Krishtlindja është dalja nga errësira. Populli ynë të dalë nga fryma errët e çdo distance e çdo mungese shprese.

Imzot Ottavio Vitale: Të begatisimi familjet tona, të pranojmë me lutje e gëzim atë që po vjen. Ndryshoni dhe kthehuni tek unë thotë zoti. Nëse ne nuk jemi njerëzit e paqes si mund të themi e duam zotin nëse nuk jemi të gatshëm të falim atë që na bën një ofendim.

Për çdo 25 dhjetor, besimtarët e krishterë festojnë lindjen e Jezus Krishtit, një datë që kremtohet me familjen e bashkuar në lutje, dashuri dhe paqe. Krishtlindja sjell mesazhin e shpresës dhe të dritës, duke ftuar njerëzit të jenë më pranë njëri-tjetrit, të falin dhe të ndajnë gëzimin me ata që kanë më shumë nevojë.

The post Kisha Katolike e Shqipërisë uron besimtarët për festën e Krishtlindjes appeared first on iconstyle.al.

Krishtlindja tek arbëreshët, nga festa tek gatimet dhe liturgjia në dy gjuhë

24 December 2025 at 09:06

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Komuniteti arbëresh në Itali, ashtu siç ka ruajtur gjuhën për më tepër se 500 vjet, ka ruajtur edhe traditat e zakonet, sa i përket festave tradicionale dhe atyre fetare.

Krishtlindja, për këtë komunitet të krishterësh, është një nga festat më të rëndësishme të vitit.

Lucia Martino, një aktiviste e komunitetit arbëresh, shkrimtare dhe promovuese e e kuzhinës arbëreshe në botë, rrëfeu për ATSH-në traditën e pritjes së Krishtlindjes nga ky komunitet.

“Për ne Krishtlindja është një festë shumë e rëndësishme. Fillimisht bëjmë pemën, skenën e lindjes së Krishtit me grazhdin. Me këtë rast komuniteti merr pjesë në lutjet e përsëritura 9-ditore, (le novene) përmes të cilave i kërkohet Zotit të të plotësojë një dëshirë. Krishtlindja është edhe një rast për t’u lidhur më shumë mes arbëreshëve”, thote Lucia.

Këto ditë që i paraprijnë festës, këndohen këngët për Krishtin e sapolindur, në mënyrë rigoroze vetëm në gjuhën arbëreshe. Duke filluar nga data 23 dhjetor, veçanërisht në familjet e mëdha, njerëzit mblidhen për të përgatitur ëmbëlsirat e Krishtlindjes (scalette, crustuli etj). Lucia rrëfen se, kryesisht, ëmbëlsirat e Krishtlindjes përgatiten përmes skuqjes në vaj, ndërsa ato të Pashkës piqen në furrë.

“Natën që i paraprin Krishtlindjes, përgatitet tryeza duke u bazuar tek tradita, sipas të cilës duhen ngrënë 9 asortimente të ndryshme. Në këtë natë, gjithçka duhet të jetë pa mish. Dikur përgatiteshin spagetit me thërrmija buke dhe açuge, një kuzhinë e varfër por plot shije, e cila ndiqet edhe sot e kësaj dite”, shpjegon Lucia Martino e cila është mjeshtre e gastronomisë arbëreshe dhe ka shkruar disa libra në mënyrë që kultura e gatimit arbëresh të mos humbasë.

Një pjatë që nuk mungon në vigjilje të festës, është merluci i tharë (baccala’), gjithashtu rrepka, brokoli dhe peshq të vegjël të fërguar, por jo të kushtueshëm, duke bërë një lidhje me familjen e Nazaretit dhe Krishtin që lindi në varfëri. Gjithashtu vihen në tavolinë edhe ëmbëlsirat të cilat do të shoqërojnë të gjithë periudhën festive.

“Në familjen time, për Krishtlindje nuk kanë munguar kurrë petullat, të cilat i keni edhe ju”, rrëfen Lucia Martino. Më tej, ajo vijon me ëmbëlsirën tipike që hahet në vigjilje dhe quhet giuggiulena (ëmbëlsira të ngjashme me karamelet me fara susami, bajame e mjaltë).

Ndërkohë dreka e Krishtlindjes përgatitet me makarona shtëpie, kec me patate në furrë, fruta dhe ëmbëlsirat që ishin përgatitur më herët. Ndërsa panettone ka hyrë më vonë në traditën e tryezës arbëreshe.

E pyetur mbi besimin fetar, Lucia tregon se, arbëreshët janë katolikë, në kuptimin që varen nga papa. “Por ne ndjekim ritin bizantin dhe Eparkia jonë e Ungrës (Eparchia di Lungro) është njohur që në vitin 1919. Ne kremtojmë me liturgjinë tonë në gjuhën arbëreshe ose greqisht”, thotë Lucia Martino.

Në fakt, më shumë se 1 shekull më parë, Vatikani i kushtoi vëmendje më të madhe situatës së besimtarëve të ritit bizantin për shkak të kërkesave të tyre të vazhdueshme për emërimin e një peshkopi në Kalabri dhe një tjetër në Siçili, me kompetenca të plota territoriale.

1 nga 4
Lucia Martino - Aktiviste e komunitetit arbëresh

/a.f/

The post Krishtlindja tek arbëreshët, nga festa tek gatimet dhe liturgjia në dy gjuhë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nuk ndalet lufta në Ukrainë/ Valë sulmesh para Krishtlindjeve

By: Brisi
24 December 2025 at 08:12

Të paktën tre vetë u vranë nga sulmet e përsëritura ajrore ruse në Ukrainë. Një fëmijë katërvjeçar u vra në rajonin Zhytomyr në perëndim të kryeqytetit, Kiev, kur një dron goditi një ndërtesë banimi, njoftoi Presidenti Zelenski përmes mediave sociale. Sipas autoriteteve në rajon u plagosën edhe gjashtë persona të tjerë, ndër ta dy fëmijë. […]

The post Nuk ndalet lufta në Ukrainë/ Valë sulmesh para Krishtlindjeve appeared first on BoldNews.al.

Sulme të reja në Ukrainë para Krishtlindjeve, Papa Leoni XIV: Të respektohet armëpushimi

24 December 2025 at 07:51

Të paktën tre vetë u vranë nga sulmet e përsëritura ajrore ruse në Ukrainë. Një fëmijë katërvjeçar u vra në rajonin Zhytomyr në perëndim të kryeqytetit, Kiev, kur një dron goditi një ndërtesë banimi, njoftoi Presidenti Zelensky përmes mediave sociale.

Sipas autoriteteve në rajon u plagosën edhe gjashtë persona të tjerë, ndër ta dy fëmijë. Zelenski deklaroi gjithashtu se nga një sulm me dron rus në rajonin e Kievit u vra një grua. Një viktimë pati edhe në rajonin Khmelnytsky. Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitshko, u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimet kundërajrore.

Në një kohë kur temperaturat në Ukrainë janë shumë të ulëta, Moska ka vënë në shënjestër dhe po godet gjithnjë e më shumë infrastrukturën energjetike.

Presidenti ukrainas deklaroi se Rusia kishte përdorur në sulmet e saj të fundit 650 dronë dhe mjaft raketa të telekomanduara. Njësitë e mbrojtjes kundërajrore rrëzuan shumë prej dronëve dhe raketave, por pati edhe dëme.

“Këto sulme bëhen para Krishtlindjeve, kur njerëzit duan të jenë të sigurt në shtëpi me familjet e tyre”, tha Zelenski. Ai shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin po tregon se nuk do t’u japë fund vrasjeve. Bota duhet të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës, tha Zelenski, i cili postoi në mediat sociale fotografi të shumta prej shkatërrimeve të fundit nga sulmet ruse.

Papa Leo XIV i kërkoi Rusisë një armëpushim 24-orësh për festën e Krishtlindjes në Ukrainë. Sipas Vatican News Papa tha: “Më trishton vërtet fakti që Rusia me sa duket e ka refuzuar armëpushimin për Krishtlindje. E përsëris thirrjen time për të gjithë njerëzit me vullnet të mirë që të respektojnë të paktën një armëpushim 24-orësh në Festën e Lindjes së Jezusit. Në Ukrainë dhe në të gjithë botën.”

Yesterday — 23 December 2025Main stream

Dubai shkëlqen nga dritat festive

By: Rovena
23 December 2025 at 16:54

Dubai ka veshur petkun festiv, duke shndërruar disa prej pikave më turistike të qytetit në hapësira magjike për festat e Krishtlindjes.

Me drita shumëngjyrëshe, pemë gjigante dhe aktivitete festive, qyteti po tërheq mijëra turistë nga e gjithë bota.

Në Global Village, shtatorët janë ndriçuar me drita vezulluese, ndërsa pavijonet që përfaqësojnë kultura të ndryshme botërore ofrojnë ushqime tradicionale, suvenire dhe dekorime tipike të Krishtlindjes. Vizitorët shetisin mes dekorimeve festive, duke shijuar atmosferën dhe performancat artistike.

“Kur dal në këto vende, ndiej sikur po festohet vërtet tradita e Krishtlindjes dhe kjo më pëlqen shumë. Është një mënyrë shumë e bukur për të përhapur mirësinë dhe gëzimin e Krishtlindjes”, u shpreh një banore.

Atmosfera festive ka impresionuar edhe turistët e huaj. Pemët e mëdha të Krishtlindjes, dhuratat dekorative dhe bora artificiale e bëjnë përvojën edhe më të veçantë.

“Është vërtet shumë ‘christmassy’. Gjithçka ka drita, ka një pemë të madhe Krishtlindjeje me dhurata dhe dekorime shumë të bukura. Mendoj se është fantastike. Kanë bërë shumë përpjekje për Krishtlindjet në Dubai”, tha një turist.

Festimet vazhdojnë edhe në Madinat Jumeirah, ku vizitorët shëtisin me varka përgjatë kanaleve, ndërsa muzika festive dhe performancat live krijojnë një atmosferë unike.

Rikthehen Krishtlindjet në Bethlehem/ Atmosferë festive pas dy vitesh luftë në Gaza, rigjallërohet ekonomia

By: xhir jeta
23 December 2025 at 15:25

Gjatë dy viteve të fundit, teksa lufta në Gaza vazhdonte, Krishtlindjet në Betlehem kanë qenë një ngjarje e zymtë, pa festimet, dekorimet dhe muzikën tradicionale.

Por këtë vit, familjet po mblidhen përsëri në sheshe dhe hapësira publike, duke sinjalizuar shpresën për armëpushimin e brishtë dhe duke i dhënë një nxitje ekonomike shumë të nevojshme qytetit të Bregut Perëndimor.

Krishtlindjet dhe pelegrinët fetarë kanë qenë gjithmonë një motor kryesor ekonomik për Betlehemin.

Rreth 80% e banorëve të qytetit me shumicë myslimane varen nga bizneset e lidhura me turizmin.

Gjatë kohërave të mira, të ardhurat e tyre shkojnë në komunitete në të gjithë Bregun Perëndimor, një territor i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967 që ka luftuar prej kohësh me varfërinë.

Por gjatë luftës së Gazës, shkalla e papunësisë në qytet u rrit nga 14% në 65%. Dhe në vitet e mëparshme, si një akt proteste, disa kisha krijuan skena të Lindjes së Krishtit me Jezusin si foshnjë të rrethuar nga rrënojat dhe telat me gjemba.

Pavarësisht armëpushimit që filloi në tetor, tensionet mbeten të larta në pjesën më të madhe të Bregut Perëndimor.

Ushtria izraelite ka thënë se po godet militantët në territor dhe po kryen bastisje të shpeshta.

Sulmet nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor këtë vit arritën nivelin e tyre më të lartë që kur zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara filloi të mbledhë të dhëna në vitin 2006.

Por për familjet, pas armëpushimit, rikthimi I turistëve ishte një frymëmarrje. Në nëntor, vizitat turistike në qytet arritën nivelet më të larta që nga fillimi i luftës dhe rezervimet sugjerojnë se hotelet do të jenë rreth 70% të mbushura gjatë Krishtlindjeve.

Before yesterdayMain stream

SOFT NEWS – Harry dhe Meghan përqafojnë fëmijët e tyre në mesazhin e Krishtlindjeve

19 December 2025 at 22:20

LONDËR, 19 dhjetor /ATSH/ – Dukesha e Sussex ka ndarë një foto familjare, të bërë me dukën e Sussex dhe dy fëmijët e tyre, së bashku me një mesazh Krishtlindjesh, sipas BBC.

Në foton e ndarë në Instagram, princi Archie shihet duke përqafuar të atin, ndërsa Meghan është e përkulur dhe duke mbajtur duart me princeshën Lilibet. Ata qëndrojnë në një urë të vogël prej druri në një pyll.

“Gëzuar festat! Nga familja jonë për tuajën”, thuhet në mesazhin e saj.

Veçmas, duka dhe dukesha kanë publikuar gjithashtu një kartolinë Krishtlindjesh dhe një video të fundvitit që nxjerr në pah përpjekjet e tyre bamirëse.

Princi gjashtëvjeçar Archie dhe princesha Lilibet, katër vjeçe, shfaqen gjithashtu në videon gati dyminutëshe, duke ndihmuar prindërit e tyre të pjekin biskota përpara Ditës së Falënderimeve me një organizatë bamirëse lokale.

Videoja përshkruan punën që duka dhe dukesha kanë bërë nën fondacionin e tyre ”Archewell”, i cili tani ka ndryshuar emrin në ”Archewell Philanthropies”.

Fondacioni u krijua në vitin 2020 pasi çifti hoqi dorë nga detyrat mbretërore dhe u zhvendos në SHBA.

Ndërkohë, mesazhi i kartolinës së Krishtlindjeve të çiftit thotë “Në emër të Zyrës së Princit Harry dhe Meghan, Dukës dhe Dukeshës së Sussex, dhe Archewell, ju urojmë një sezon festash shumë të lumtur dhe një vit të ri të gëzuar”./ a.jor.

The post SOFT NEWS – Harry dhe Meghan përqafojnë fëmijët e tyre në mesazhin e Krishtlindjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Matematikë dhe proporcione/ Zbuloni sekretin e pemës perfekte të Krishtlindjes

By: Brisi
17 December 2025 at 15:49

Dekorimi i pemës së Krishtlindjes është një nga momentet më të bukura të festave. Topa me ngjyra, drita vezulluese dhe shiritë që mbështillen me kujdes, por sa janë “mjaftueshëm” dhe kur dekorimi kthehet në tepri? Sipas shkencëtarëve, sekreti i një peme perfekte nuk fshihet vetëm te shija personale, por edhe te… matematika. Studiues nga Universiteti […]

The post Matematikë dhe proporcione/ Zbuloni sekretin e pemës perfekte të Krishtlindjes appeared first on BoldNews.al.

Shenjat e zodiakut që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

By: gaze tare
17 December 2025 at 12:21

Krishtlindjet e vitit 2025 nuk do të jenë të lehta për të gjithë, sipas parashikimeve astrologjike. Dhjetori karakterizohet nga një kontrast i mprehtë midis entuziazmit dhe nevojës për disiplinë: nga njëra anë, prania e fortë e planetëve në Shigjetar rrit optimizmin dhe ekstraversionin, nga ana tjetër, Saturni në Peshq na kujton se pa kufij, pjekuri dhe përgjegjësi emocionale, asgjë nuk mund të qëndrojë mbi themele të forta.

Ndryshime të rëndësishme regjistrohen në mes të muajit. Marsi lëviz në Bricjap, duke e transformuar pasionin në punë të palodhur dhe vendime praktike, ndërsa kthimi i Mërkurit në Shigjetar, pas fazave retrograde, ndihmon në sqarimin e keqkuptimeve dhe çështjeve të pazgjidhura në lidhje me komunikimin dhe marrëdhëniet në të gjitha shenjat. Sidomos pas datës 15 të muajit, përpjekja fillon të shpërblehet, duke inkurajuar autenticitetin, qëndrueshmërinë dhe zgjedhje më të pjekura si në marrëdhënie ashtu edhe në qëllimet personale.

Megjithatë, për disa shenja të zodiakut , festat shoqërohen me mësime më të vështira.

Luani

Për Luanët, sezoni i festave ngre pyetje më të thella në lidhje me besimin dhe ekspozimin emocional në marrëdhëniet romantike. Aspektet e Marsit me Saturnin vënë në provë dinamikën e dashurisë, duke kërkuar më pak shkëlqim dhe më shumë ndershmëri. Për të ndërtuar diçka kuptimplote dhe të qëndrueshme, kërkohet autenticitet, edhe nëse kjo do të thotë të lëshosh poshtë mbrojtjet e tua.

Akrepi

Saturni aktivizon frikërat e thella për Akrepët, duke nxjerrë në sipërfaqe çështjet me të cilat ata kanë shmangur përballjen. Sezoni i festave vepron si një pasqyrë, duke i detyruar ata të përballen me mësimet e vjetra dhe barrën emocionale. Ndërsa procesi mund të jetë i vështirë, ai mbart potencialin për rritje të konsiderueshme.

The post Shenjat e zodiakut që do të kenë një Krishtlindje të vështirë appeared first on iconstyle.al.

BERLIN – Merz: Putin të ndalojë luftimet në Ukrainë për Krishtlindje

15 December 2025 at 21:48

BERLIN, 15 dhjetor /ATSH–DPA/ – Kancelari gjerman, Friedrich Merz i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin të ndalojë luftimet në Ukrainë gjatë Krishtlindjeve.

“Ndoshta udhëheqjes ruse i ka mbetur një fije mirësjelljeje njerëzore dhe të paktën do ta lërë popullsinë në paqe nga ky terror për disa ditë gjatë Krishtlindjeve”, tha Merz në Berlin sonte në një konferencë shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në përgjigje të vërejtjeve të Merz për mirësjelljen njerëzore, Zelensky shtoi, sipas një përkthimi zyrtar se “nuk kishte asgjë të tillë (mirësjellje) por gjithçka është e mundur”.

Merz i përshkroi sulmet ruse ndaj kopshteve, spitaleve dhe furnizimeve me energji si “terror kundër popullsisë civile”.

Ai shtoi se ndoshta një armëpushim gjatë Krishtlindjeve “mund të jetë gjithashtu fillimi i bisedimeve të arsyeshme dhe konstruktive për të arritur paqe të qëndrueshme në Ukrainë”.

Kur u pyet nëse priste një armëpushim deri në Krishtlindje, kancelari gjerman u shpreh i kujdesshëm.

“Tani kjo varet tërësisht nga pala ruse”, tha ai.

“Gjatë dy ditëve të negociatave në Berlin janë zhvilluar propozime të përbashkëta evropiane, ukrainase dhe amerikane”, tha Merz.

“Këto do t’u prezantohen tani palës ruse”, shtoi  ai./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post BERLIN – Merz: Putin të ndalojë luftimet në Ukrainë për Krishtlindje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ku do t’i kalojnë pushimet e këtij viti gjenerata Z dhe Millennials

By: gaze tare
15 December 2025 at 16:44

Festa, ushqim, shëtitje, udhëtime. Ky do të ishte skenari ideal për shumëkënd, por realiteti është më kompleks  dhe ndoshta më i bukur  sesa një recetë e vetme festive. Krishtlindjet dhe fundviti nuk kanë të njëjtin kuptim për të gjithë, as nuk duhet ta kenë.

Për disa, festat janë ngrohtësia e shtëpisë ku u rritën. Për të tjerë, shëtitje në qytetin e tyre të dekoruar. Për shumëkënd, janë ditë udhëtimesh brenda ose jashtë vendit, ndërsa për të tjerë, janë momentet e rralla kur takojnë prindërit, të afërmit dhe miqtë.

Një pyetje e thjeshtë “Cilat janë planet tuaja për festat e këtij viti?” solli dhjetë përgjigje krejtësisht të ndryshme.

Lamia, aty ku kthehen kujtimet

Për P.V., festat nuk janë destinacion, por ndjenjë. Çdo vit, zemra e saj kthehet natyrshëm në Lamia, qytetin ku lindi dhe u rrit. Aty ku familja dhe miqtë e fëmijërisë janë ende të njëjtët, ku aroma e melomakarona-s përzihet me dritat e rrugëve dhe shëtitjet në sheshin Eleftherias.

“Krishtlindjet në Lamia më mbushin me dashuri,” thotë ajo. “Përqafimet, të qeshurat rreth tryezës, bisedat e pafundme me njerëzit që më njohin që nga fëmijëria. Nuk janë thjesht festa, janë shtëpi.”

Ikje nga dimri, drejt diellit

Në anën tjetër të spektrit është E.A., e cila refuzon çdo klishe dimërore. Me bazë në Nafplio, ajo zgjedh të largohet nga i ftohti dhe këtë vit e gjen veten në Aqaba, Jordani.

“Kur të gjithë ëndërrojnë borë dhe oxhaqe, unë kërkoj diell,” thotë ajo. Një arratisje drejt ngrohtësisë, larg palltove të trasha dhe qiellit gri një hap më afër “verës së përjetshme” që e ndjen si frymëmarrje të brendshme.

Krishtlindje mes natyrës dhe qetësisë

Për F.D., festat janë lidhje me natyrën. Me çanta shpine, makinë me katër rrota aktive dhe gjërat thelbësore, ajo dhe partneri i saj nisen drejt Maqedonisë së Veriut. Pelisteri, Liqeni i Ohrit dhe Prespa e Madhe janë ndalesat e tyre.

Ditë me shëtitje në shtigje pyjore, vëzhgim zogjsh, çaj të ngrohtë nën batanije dhe biseda për jetën që po ndërtojnë së bashku. “Do të jemi të lumtur duke bërë atë që duam më shumë: të eksplorojmë, të jetojmë, të ndajmë.”

Qytet, familje dhe male në një festë të vetme

M.D. i kombinon të gjitha. Krishtlindjet e gjejnë në Athinë, mes dritave dhe shëtitjeve festive, ndërsa Viti i Ri e çon në Korinthinë malore me miqtë.

Tavolina familjare, shtëpi mes bredhave, ski në Zirias ose Kalavryta dhe shije të kuzhinës vendase një program i ngjeshur, por i përkryer për të.

Festat janë njerëzit

Për G.H., kuptimi i Krishtlindjeve nuk është një atraksion turistik, por njerëzit. Trikala është qyteti ku muzika rebetike, miqtë e vjetër, shëtitjet në Varousi dhe Mulliri i Elfëve krijojnë një përqafim të ngrohtë.

“Dhe cili është kuptimi i Krishtlindjeve, nëse jo kjo?” pyet ai.

Qytete që janë bërë sinonim i festave

Për disa, Krishtlindjet lidhen me qytete si Praga, Vjena apo Londra. F.Th. shpjegon pse Praga mbetet një zgjedhje magjepsëse: histori mesjetare, birra çeke, bare alternative dhe një jetë nate që nuk fle as në dimër.

Krishtlindje në ishull, ndryshe nga çdo herë tjetër

Zakynthos në dimër është zgjedhja e pazakontë, por e ndjerë. Një ishull i qetë, i egër, me detin që përplaset në shkëmbinj dhe natyrën që të përballon vetëm me veten.

Nuk jam shumë festive,” thotë ajo, “por ky peizazh i ftohtë më krijon një ndjenjë unike lumturie dhe pritjeje.”

I njëjti qytet, dy perspektiva

Dy miq, i njëjti destinacion: Selaniku. Për E.D., është qyteti që “vjedh zemrën”, me ushqim të shkëlqyer, lagje përrallore dhe jetë që pulson edhe në dimër. Për H.M., Selaniku është familje, shëtitje buzë detit, kafe të ngrohta dhe netë që zgjasin deri në agim.

Dhjetë histori, një mesazh

Dhjetë njerëz, dhjetë mënyra për të jetuar festat. Qytete, ishuj, familje, miq, qetësi, vetmi, udhëtime dhe rikthime.

Sido që t’i kaloni festat këtë vit, urojmë të jenë ashtu siç ju nevojiten pa presion, pa krahasime. Vetëm me ndjenja të vërteta dhe kujtime që zgjasin më shumë se një sezon.

The post Ku do t’i kalojnë pushimet e këtij viti gjenerata Z dhe Millennials appeared first on iconstyle.al.

Krishtlindjet dhe ankthi i padukshëm i festave

By: gaze tare
15 December 2025 at 11:51

Teksa Krishtlindjet afrohen, vitrinat ndriçohen dhe rrjetet sociale mbushen me imazhe festash “perfekte”, për shumë njerëz rriten edhe detyrimet, pritshmëritë dhe presioni emocional. Edhe pse konsiderohet periudha më e bukur e vitit, për një pjesë të madhe të shoqërisë festat shoqërohen me stres, lodhje dhe ankth.

Sipas të dhënave, periudha festive përjetohet ndryshe nga individë të ndryshëm. Në Britani, një numër i konsiderueshëm qytetarësh raportojnë nivele të larta stresi gjatë Krishtlindjeve, veçanërisht gratë dhe nënat, të cilat shpesh mbajnë barrën kryesore të organizimit familjar, kujdesit për fëmijët dhe menaxhimit financiar.

Specialistët theksojnë se stresi nuk lidhet vetëm me lodhjen fizike, por edhe me pritshmëritë shoqërore, tensionet familjare dhe presionin për “festë perfekte”. Megjithatë, disa hapa të thjeshtë mund të ndihmojnë në zbutjen e këtij ankthi.

Ruajtja e një rutine bazë – gjumë i rregullt, ushqyerje e balancuar dhe aktivitet fizik – ndihmon ndjeshëm shëndetin mendor. Po aq e rëndësishme është vendosja e kufijve: të thuash “jo” kur është e nevojshme dhe të mos tejkalosh limitet personale.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu uljen e pritshmërive dhe fokusimin te lidhjet njerëzore, jo te perfeksioni. Festat nuk maten me numrin e dhuratave, por me praninë, qetësinë dhe mirëkuptimin.

Nëse lodhja emocionale vazhdon, kërkimi i ndihmës profesionale është një hap i shëndetshëm. Sepse Krishtlindjet nuk janë një provë force, por një mundësi për reflektim, thjeshtësi dhe kujdes ndaj vetes.

The post Krishtlindjet dhe ankthi i padukshëm i festave appeared first on iconstyle.al.

Tre shenjat e zodiakut që mund të gjejnë dashurinë këtë Krishtlindje

By: Brisi
14 December 2025 at 22:41

Disa shenja të zodiakut kanë një shans më të lartë për të gjetur dashurinë gjatë festave. Atmosfera e sezonit, takimet nën veshtullën dhe atmosfera për shoqëri krijojnë ambientin ideal, ndërsa aspektet astrologjike favorizojnë njohje të reja dhe takime të rastësishme që kujtojnë momente kinematografike. Siç shpjegpjnë astrologët, pozicioni i Venusit, planetit të dashurisë, dhe Marsit, […]

The post Tre shenjat e zodiakut që mund të gjejnë dashurinë këtë Krishtlindje appeared first on BoldNews.al.

E dinit? Ky vend ka pemën më të madhe të Krishtlindjeve në botë!

By: gaze tare
1 December 2025 at 17:49

Gjermania vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara të sezonit dimëror, jo vetëm për tregjet e Krishtlindjeve, por edhe për një atraksion të jashtëzakonshëm që tërheq mijëra vizitorë çdo vit: pemën më të madhe të Krishtlindjeve në botë. Në qendër të Dortmundit, në sheshin Hansaplatz, ngrihet Dortmunder Weihnachtsbaum, një strukturë gjigante që është shndërruar në simbol të festave për qytetin dhe gjithë rajonin.

Pema, e cila arrin një lartësi mbresëlënëse prej 45 metrash, ndërtohet çdo vit duke përdorur rreth 1,200 bredha norvegjezë, të renditur me kujdes për të krijuar pamjen e një peme të vetme kolosale. Në majë vendoset një engjëll 4-metërsh, i cili ndriçon fuqishëm mbi shesh dhe është bërë një nga elementet më të fotografuara nga turistët.

Me një peshë prej 40 tonësh dhe të pajisur me më shumë se 140,000 drita LED, kjo pemë gjigante e kthen Hansaplatz në një skenë magjie, duke e ndezur atmosferën festive të qytetit që në ditët e para të dhjetorit. Ndriçimi i saj është një event më vete, i ndjekur nga banorë vendas dhe vizitorë që mblidhen për të përjetuar ndjesinë e fillimit të sezonit të festave.

Dortmunder Weihnachtsbaum nuk është vetëm një atraksion vizual, ai përfaqëson një traditë të dashur, që prej vitesh sjell gëzim dhe emocion për familjet, çiftet dhe turistët që e vizitojnë. Për shumë njerëz, një udhëtim dimëror në Gjermani nuk do të ishte i plotë pa një ndalesë pranë kësaj peme rekord.

The post E dinit? Ky vend ka pemën më të madhe të Krishtlindjeve në botë! appeared first on iconstyle.al.

❌
❌