Personi i cili u plagos e armë zjarri sot në Pejë, aktualisht ndodhet në Qendrën Emergjente në reanimacion ku po vazhdon trajtimi mjekësor dhe po kryhen ekzaminime shtesë.
Doktoresha Vlora Podvorica ka bërë të ditur për Telegrafin se pacienti është nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga stafi mjekësor dhe se po zhvillohen konsulta të nevojshme mjekësore për vlerësimin e mëtejmë të gjendjes shëndetësore.
âPacienti ndodhet nĂ« QendrĂ«n Emergjente, nĂ« Reanimacion, duke bĂ«rĂ« ekzaminimet shtesĂ« dhe konsultat e nevojshme. Gjendja e pĂ«rgjithshme pĂ«r momentin Ă«shtĂ« stabileâ, ka deklaruar doktoresha Podvorica.
Ajo ka shtuar se ekipi mjekësor po vepron sipas protokolleve dhe se pacienti po monitorohet nga afër për çdo ndryshim eventual të gjendjes shëndetësore.
Lidhur me rastin policia ka njoftuar se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetimet janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë incident. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Hetimet për shkaqet e vdekjes janë në zhvillim. /Telegrafi/
Mjekimi Intensiv Qendror në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po përballet me mungesë të theksuar të anesteziologëve dhe infermierëve.
Kjo njësi e Klinikës së Anesteziologjisë, e cila pothuajse gjithmonë funksionon me kapacitet të plotë, vitin e kaluar trajtoi rreth 500 pacientë në gjendje të rënduar.
Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, Shaqir Uka, deklaron për KosovaPress se nëntori 2025 ka qenë sfidues, pasi numri i pacientëve të pranuar ka shënuar rritje të trefishtë. Njësia, e cila ka në dispozicion vetëm 21 shtretër, gjatë gjithë periudhës së vitit paraprak ka funksionuar me shfrytëzim prej 99 për qind.
âMjekimi Intensiv Qendror nĂ« QendrĂ«n Klinike Universitare disponon me 21 shtretĂ«r aktiv, tĂ« cilĂ«t nĂ« 99 pĂ«r qind tĂ« kohĂ«s janĂ« gjithmonĂ« tĂ« zĂ«nĂ«. Neve gjatĂ« kĂ«tij viti, nga janari deri nĂ« kĂ«tĂ« moment kur jemi duke biseduar, kemi pasur 495 pacientĂ« tĂ« pranuar dhe tĂ« trajtuar nĂ« njĂ«sinĂ« e Mjekimit Intensiv Qendror... GjatĂ« nĂ«ntorit tĂ« kĂ«tij viti, befasishĂ«m kemi pasur 62 pacientĂ« tĂ« pranuar nĂ« mjekimin intensiv, çka Ă«shtĂ« trefishi i kapaciteteve tonaâ, thotĂ« Uka.
Ai shton se në këto raste është shumë e vështirë të menaxhohen, pasi ata pacientë kanë nevojë për trajtim.
"Neve na Ă«shtĂ« dashur tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« menaxhim tĂ« situatĂ«s me pacientĂ«t tĂ« cilĂ«t i kemi pasur... Kjo pastaj rĂ«ndohet edhe mĂ« tepĂ«r, kur kemi parasysh numrin e paktĂ« tĂ« anesteziologĂ«ve qĂ« e disponon klinika jonĂ«â, shprehet Uka.
Sipas tij, numri i pacientëve të referuar në këtë klinikë mbetet pothuajse i pandryshuar nga viti në vit, ndërsa veçanti e vitit 2025 është gjendja e rënduar e pacientëve për trajtim.
Në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK nga janari deri në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar rreth 120 pacientë kanë vdekur, kryesisht nga lëndime të rënda në aksidente trafiku dhe rrëzime në vendin e punës, ndërsa rastet e vdekjeve nga arma e zjarrit shënuan rënie.
âKanĂ« qenĂ« pacientĂ« tĂ« cilĂ«t kanĂ« pasur sĂ«mundje tĂ« cilat kanĂ« qenĂ« tĂ« pamundshme me u menaxhuar nga aspekti mjekĂ«sor, lĂ«ndime shumĂ« tĂ« rĂ«nda, dĂ«mtime shumĂ« tĂ« rĂ«nda, qoftĂ« tĂ« indit trunor, shumica e tyre, lĂ«ndime nĂ« aksidentet e komunikacionit. Kemi pasur shumĂ« kĂ«tĂ« vit rrĂ«zime nga lartĂ«sia tĂ« punĂ«torĂ«ve tĂ« cilĂ«t kanĂ« humbur jetĂ«n pĂ«r shkak tĂ« lĂ«ndimit qĂ« e kanĂ« marrĂ« nĂ« vendet e tyre tĂ« punĂ«s. Pastaj, janĂ« lĂ«ndimet me armĂ« zjarri, me lĂ«ndimet me armĂ« tĂ« ftohta, tĂ« cilat fatmirĂ«sisht, po them fatmirĂ«sisht, janĂ« nĂ« zvogĂ«lim e sipĂ«r pĂ«r çdo vitâ, thotĂ« Uka.
Ai thotë se për një funksion më të mirë në Mjekimin Intensiv nevojitet trefishim i numrit të stafit.
âPĂ«r momentin ne disponojmĂ« me gjashtĂ« ekipe, nga dy anesteziologĂ«, tĂ« cilĂ«t kryejnĂ« punĂ«n nĂ« mjekimin intensiv, gjegjĂ«sisht, mbajnĂ« kujdestaritĂ« 24-orĂ«sh nĂ« mjekimin intensiv. Kjo vĂ«shtirĂ«sohet edhe mĂ« tepĂ«r, domethĂ«nĂ« na mbetet neve qĂ« kujdestaritĂ« t'i mbajmĂ« nĂ« çdo tĂ« gjashtĂ«n ditë⊠Kjo, pĂ«rveç lodhjes fizike, jashtĂ«zakonisht shumĂ« ka reperkusione tĂ« mĂ«dha nĂ« aspektin emocional, psikik e tĂ« tjera⊠TashmĂ« jemi nĂ« fazĂ«n kur kolegĂ«t e rinj janĂ« nĂ« pĂ«rfundim tĂ« specializimit", thotĂ« Uka.
Ai thekson se pritet së shpejti të bëhet publik edhe konkursi për pranimin e tyre, dhe kjo sadopak do ta zbusë situatën përgjithësisht të rënduar në Klinikën e Anesteziologjisë dhe mjekimit intensiv.
"MirĂ«po, edhe me kĂ«tĂ« numĂ«r tĂ« cilĂ«t do tĂ« pranohen tash, kjo mund ta zbusĂ« pak situatĂ«n, por pĂ«r tĂ« qenĂ« plotĂ«sisht komod dhe pĂ«r tĂ« kryer punĂ« normale ishte dashur qĂ« numri i anesteziologĂ«ve tĂ« trefishohet nga numri tĂ« cilin ne e kemi tash pĂ«r tash⊠Tani janĂ« diku nĂ« QendrĂ«n Klinike janĂ« diku rreth 45-47 anesteziologĂ« nĂ« total. KĂ«tu te ne janĂ« 12 janĂ« gjashtĂ« ekipe me nga dy anesteziologĂ«â, thotĂ« Uka.
Duke i konsideruar si heronj e kësaj klinike, Uka thotë se Mjekimi Intensiv Qendror lëngon edhe nga mungesa e infermierëve të cilët nuk janë të mjaftueshëm. Ai thotë se kërkesat për shtimin e stafit infermieror janë vazhdimisht për 20-25 infermierë, por që zakonisht pranohen vetëm 4-5.
âProblematikĂ« kronike, e cila vazhdon me vite tĂ« tĂ«ra, e pazgjidhur edhe mĂ« tutje, Ă«shtĂ« mungesa e stafit tĂ« mesĂ«m, po edhe stafit ndihmĂ«s, posaçërisht stafit tĂ« mesĂ«m. NĂ« standarde ish dashur qĂ« njĂ« infermier pĂ«r shembull tĂ« ketĂ« aktivitetin e vet punues me dy pacientĂ« mĂ« sĂ« shumti, ose dy infermierĂ« me tre pacientĂ«. E neve shumicĂ«n e kohĂ«s njĂ« infermier duhet tĂ« kryejĂ« punĂ«n e vet me tre pacientĂ«, nganjĂ«herĂ« edhe me katĂ«r pacientĂ«â, thekson Uka pĂ«r KosovaPress.
Shefi i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK, konsideron se nuk është e nevojshme rritja e kapaciteteve në këtë klinikë, por funksionalizimi i njësive të kujdesit intensiv në klinikat e tjera. Sipas Ukës, mbi 30 për qind e pacientëve janë trajtuar në këtë klinikë për shkak të mungesës së njësive të tjera intensive.
âRealisht, nuk ishte dashur qĂ« kapacitetet tona tĂ« shtohen mĂ« tepĂ«r. Ishte dashur tĂ« aktivizohen njĂ«sitĂ« intensive nĂ«pĂ«r klinikat e tjera, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« edhe Klinika e NeurologjisĂ« tĂ« ketĂ« mundĂ«si tâi trajtojĂ« pacientĂ«t tĂ« cilĂ«t marrin frymĂ« me ventilator. Klinika e Infektives ka njĂ« njĂ«si intensive, por ka pak shtretĂ«r, edhe ata hezitojnĂ« tĂ« marrin njĂ« pacient i cili ka nevojĂ« pĂ«r trajtim me ventilator. Klinika Interne nuk ka asnjĂ« njĂ«si intensive dhe ne kemi shumĂ« pacientĂ«, diku rreth 18% pacientĂ«ve qĂ« ne i trajtojmĂ« kĂ«tu janĂ« pacientĂ« tĂ« tyre, tĂ« cilĂ«t ishte dashur tĂ« marrin trajtim atje. KĂ«shtu, nĂ« pĂ«rpjekjet tona nĂ« nivel tĂ« drejtorisĂ« qendrore, nga ana e drejtorisĂ« sĂ« KlinikĂ«s sĂ« AnesteziologjisĂ«, janĂ« tĂ« drejtuar nĂ« atĂ« kuptim qĂ« tĂ« mund tĂ« funksionalizohen intensivet e tyreâ, deklaron Uka.
Nga Mjekimi Intensiv Qendror thonë se janë të pajisur me aparaturë mjekësore bashkëkohore, përfshirë ventilatorë dhe pajisje për monitorim, të cilat janë fjala e fundit e teknologjisë mjekësore. Edhe sa i takon furnizimit me barna dhe material mjekësore gjatë vitit 2025 kjo klinikë qëndroi mirë, ndonëse u theksuan se kishte mungesa të herëpashershme. /KP/
Viti 2025 ka qenë jashtëzakonisht i ngarkuar për Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku janë trajtuar rreth 100 mijë pacientë, me një rritje të dukshme krahasuar me 2024.
Drejtori i kësaj Klinike, Naser Syla në një intervistë për KosovaPress thekson se ngarkesa e madhe vjen jo vetëm nga numri i lartë i pacientëve, por edhe nga natyra e ndryshme e sëmundjeve, duke përfshirë rastet e rënda emergjente.
Sfidë për këtë klinikë mbetet numri i vogël i specialistëve të mjekësisë emergjente dhe interesimi i ulët i mjekëve për këtë specializim.
Syla nënvizon domosdoshmërinë e ndërtimit të një objekti të ri për Klinikën Emergjente, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve dhe ofrimin e trajtimit adekuat për pacientët emergjentë.
âKy vit pĂ«r QendrĂ«n Emergjente ka qenĂ« njĂ« vit si kur krejt tĂ« tjerĂ«t, domethĂ«nĂ« i stĂ«rngarkuar pĂ«r stafin qĂ« Ă«shtĂ« aktualisht nĂ« QendrĂ«n Emergjente, si ata tĂ« lartĂ«, domethĂ«nĂ« pĂ«r specialistĂ«t e mjekĂ«sisĂ« emergjente, pĂ«r specializantĂ«t dhe stafin e mesĂ«m dhe atĂ« tjetrin shoqĂ«rues ndihmĂ«s. DomethĂ«nĂ« ka qenĂ« njĂ« vit tejet, tejet i ngarkuar me numĂ«r tĂ« madh tĂ« pacientĂ«ve. ĂshtĂ« shumĂ« interesant se qendra emergjente domethĂ«nĂ« bĂ«n pjesĂ« nĂ« atĂ«, bĂ«n pjesĂ« nĂ« grupin apo nivelin e trajtimit terciar nĂ« shĂ«ndetĂ«sinĂ« e KosovĂ«s. Dhe nĂ«se, nĂ«se bĂ«hen krahasimet pĂ«r shembull me qendra tĂ« tjera tĂ« EvropĂ«s, ku atje de-fakto vazhdimisht bie numri i pacientĂ«ve, te ne pĂ«rkundrazi kemi ngritje tĂ« numrit tĂ« pacientĂ«veâ, thotĂ« ai.
Nga janari deri në mesin e dhjetorit 2025, rreth 100 mijë pacientë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente, duke shënuar një rritje të numrit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
âDeri nĂ« kĂ«tĂ« moment janĂ« 99 mijĂ« e 17 pacientĂ«. DomethĂ«nĂ« Ă«shtĂ« numĂ«r jashtĂ«zakonisht i madh. Krahasim me vitin e kaluar ku kanĂ« qenĂ« 96 mijĂ« e 294 pacientĂ«. DomethĂ«nĂ« 4 mijĂ« pacientĂ« mĂ« shumĂ«. DomethĂ«nĂ« njĂ« numĂ«r jashtĂ«zakonisht i madh i pacientĂ«ve qĂ« kanĂ« kĂ«rkuar trajtim nĂ« QendrĂ«n Emergjente... Natyrat e sĂ«mundjeve tĂ« pacientĂ«ve qĂ« kĂ«rkojnĂ« trajtim, janĂ« prej mĂ« tĂ« ndryshmeve, prej atyre mĂ« tĂ« rĂ«nda, deri te komunikacioni, lĂ«ndimet e ndryshme si suicidale, si me armĂ« tĂ« ndryshme tĂ« zjarrit, me mjete tĂ« mprehta, sĂ«mundjet internistike tĂ« llojeve tĂ« ndryshme, prej atyre kardiovaskulare, cerebrovaskulare, domethĂ«nĂ«, tĂ« gjitha llojet e sĂ«mundjeve tĂ« mundshme qĂ« ekzistojnĂ« trajtohen nĂ« QendrĂ«n Emergjenteâ, deklaron Syla.
Specialisti i mjekimit emergjent, Naser Syla në një intervistë për KosovaPress ngreh alarmin se në të ardhmen vendi të mbetet pa specialist të mjekimit emergjent.
Kjo njësi shëndetësore aktualisht ka 23 specialistë të mjekësisë familjare dhe 68 infermierë.
âDo tĂ« thotĂ«, pĂ«rveç asaj qĂ« nuk kemi staf tĂ« mjaftueshĂ«m si nĂ« qendĂ«r kĂ«tu, si nĂ« periferi, do me thĂ«nĂ« qĂ« kuadri apo stafi i lartĂ« i mjekĂ«sisĂ« emergjente domethĂ«nĂ« Ă«shtĂ« duke u mplakur. Kur them duke u plakur, domethĂ«nĂ« Ă«shtĂ« mosha mesatare diku mbi 55-vjeç e stafit tĂ« lartĂ« qĂ« merren me trajtimin e pacientĂ«ve, po flas pĂ«r specialistĂ«t e mjekĂ«sisĂ« emergjente. Kurse sa i pĂ«rket kuadrit tĂ« mesĂ«m mirĂ« qĂ«ndrojmĂ«... NĂ« fund tĂ« janarit presim qĂ« tĂ« dalin diku 17 specializantĂ« tĂ« rinj. DomethĂ«nĂ« qĂ« Ă«shtĂ« minimumi i krejt, i krejt minimumeve prej atyre çka neve na nevojiten. NĂ« dy konkurset e fundit qĂ« i ka shpallur Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, kanĂ« marrĂ« specializimin njĂ«ri tre specializantĂ«, kurse njĂ«ri katĂ«r, ndĂ«rsa ne kemi kĂ«rkuar nĂ« tĂ« dy konkurset nga 15 specializantĂ«. DomethĂ«nĂ« Ă«shtĂ« njĂ« nivel jashtĂ«zakonisht i ulĂ«t. Arsye nuk i di. NĂ«se vazhdon kĂ«shtu edhe nĂ«se nuk mund tĂ« gjejmĂ« ndonjĂ« zgjidhje, pĂ«r momentin, atĂ«herĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e vĂ«rtetĂ« qĂ« rrezikon shteti jonĂ« pĂ«r tĂ« mbetur pa specialistĂ« tĂ« mjekĂ«sisĂ« emergjenteâ, thotĂ« ai.
Syla thotë se një numër i madh i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor mund të trajtohen në nivelet tjera shëndetësore qoftë sekondar apo primar, por që Emergjenca po vazhdon të jetë referencë nga spitalet regjionale dhe qendrat e mjekësisë familjare.
Ai potencon se nga 330 pacientë që kërkojnë trajtim brenda 24 orëve në këtë njësi, një e treta e tyre nuk janë për nivelin terciar.
âNjĂ« numĂ«r i madh i kĂ«tyre pacientĂ«ve vijnĂ« pa pasur nevojĂ« pĂ«r trajtim nĂ« njĂ« qendĂ«r terciare. ĂshtĂ« pĂ«r tâu çuditur se numĂ«r shumĂ« i madh i pacientĂ«ve vijnĂ« edhe pa udhĂ«zime nga mjekĂ«sia primare dhe ajo sekondare... Mund tĂ« them se njĂ« numĂ«r i madh prej numrit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« kĂ«tyre pacientĂ«ve, nuk kanĂ« nevojĂ« tĂ« sillen ose tĂ« dĂ«rgohen pĂ«r trajtim nĂ« QendrĂ«n Emergjente dhe nĂ« QendrĂ«n Klinike Universitare tĂ« KosovĂ«s. Prej kĂ«tyre pacientĂ«ve, nĂ«se e marrim njĂ« mesatare kĂ«tĂ« vit, domethĂ«nĂ« diku 330 pacientĂ« brenda 24 orĂ«ve, lirisht mund tĂ« themi se njĂ« e treta e tyre nuk janĂ« pĂ«r QendrĂ«n Emergjente dhe pĂ«r nivelin terciarâ, deklaron ai.
Nënvizon se ndërtimi i një objekti të ri për Klinikën Emergjente është domosdoshmëri dhe i nevojshëm për trajtimin e pacientëve emergjentë.
âNjĂ« objekt i tillĂ« Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m. Edhe do tĂ« ishte njĂ« satisfaksion pĂ«r punĂ«n qĂ« e bĂ«jmĂ«. Ky objekt Ă«shtĂ« de-fakto projekt kombĂ«tar, shtetĂ«ror, edhe Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m pĂ«r popullin dhe pacientĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« trajtim emergjent nĂ« QendrĂ«n Emergjenteâ, deklaron Syla.
I pari i Klinikës Emergjente pranë QKUK-së, thotë se të gjitha barnat kruciale për mjekësinë emergjente janë në dispozicion, ndërsa problemet shfaqen vetëm në rastet kur pacientët qëndrojnë më gjatë se sa parashihet, për shkak të mungesës së shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.
Sa i përket aparaturës, ai ka vlerëson se gjendja është përmirësuar dukshëm pas renovimit të vitit të kaluar. Qendra Emergjente është pajisur me aparate të reja, përfshirë skanerin, laparoskop, aparat për autotransfuzion dhe instrumente të ndryshme kirurgjikale për sallat e operacionit.
Në natën e ndërrimit të moteve në Klinikën Emergjente pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar trajtim 55 qytetarë për shkak të lëndimeve që kanë marr nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Dy prej këtyre pacientëve u lënduan nga plumbat qorr.
Nga kjo Klinik për KosovaPress thonë se gjendja e mbrëmshme në Emergjencë ka qenë alarmante dhe se të gjitha lëndimet kanë qenë serioze, madje dy pacientë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike.
Specialisti i Mjekësisë Emergjente në Klinikën e Emergjencës në QKUK, Ejup Govori deklaroi se tashmë shumica e pacientëve janë liruar pas trajtimit mjekësor, por tregoi se dy pacientë për shkak të lëndimeve që kanë marr në regjionin e barkut është dashur të operohen.
Govori tha se pacientët që u operuan i takojnë moshën rreth 40 vjeç.
âNjĂ« pjesĂ« e madhe janĂ« liruar pas trajtimit nga kirurgĂ«t plastik dhe ortopedĂ«t, disa janĂ« pranuar nĂ«pĂ«r reparte kryesisht nĂ« ortopedi dhe dy prej tyre janĂ« hyrĂ« nĂ« sallĂ« tĂ« operimit pĂ«r shkak tĂ« lĂ«ndimeve nĂ« pjesĂ«n e abdomenit (barkut)âŠ..KanĂ« qenĂ« mĂ« moshĂ« tĂ« shtyrĂ« faktikisht moshĂ« mesatare 40 vjeç...kĂ«to dy rastet qĂ« kanĂ« hyrĂ« nĂ« operacion se kanĂ« pas lĂ«ndime serioze nĂ« bark qĂ« ka prekur zorrĂ«tâ, tha ai.
31 dhjetorin dhe fillimin e 1 janarit 2025 teksa e konsideron si situatë sfiduese p[r Klinik[n Emergjente, Govori tha se si pasojë e lëndimeve nga përdorimi i mjeteve piroteknike lëndimet kanë qenë serioze.
Specialisti i emergjencës në QKUK deklaroi se krahasuar me vitin e kaluar në festën e ndërrimit të moteve mbrëmë është rritur shumë numri i pacientëve që kërkuan trajtim.
âMoshat kanĂ« qenĂ« tĂ« ndryshme prej fĂ«mijĂ«ve, prej 10,12, 14 vjeçar moshĂ«n mĂ« tĂ« rritur20-25 e deri nĂ« moshĂ« me thanĂ« mestarĂ« 40-tĂ«... Pjesa dĂ«rrmuese jo e konsiderueshme, pjesa dĂ«rrmuese kanĂ« qenĂ« me fatalitet domethĂ«nĂ« me lĂ«ndime serioze tĂ« gjymtyrĂ«ve kryesisht tĂ« shuplakave tĂ« duarve me amputime tĂ« gishtĂ«rinjve , me lĂ«ndime serioze tĂ« kĂ«tyre regjioneve.. GjatĂ« kĂ«saj nate ka qenĂ« numĂ«r jashtĂ«zakonisht i madh pĂ«r ndryshim nga viti e kaluara... Numri ka qenĂ« jashtĂ«zakonisht i madh mĂ« kujtohet nga 2005-2004 atĂ«herĂ« ka pas shumĂ« raste andaj ka qenĂ« edhe ky vit. HerĂ«n e kaluar diku kanĂ« qenĂ« 8-10 raste mĂ« sĂ« shumit 15 raste ama kĂ«tĂ« vit ka qenĂ« gjendje alarmanteâ, deklaroi Govori.
Specialisti i Mjekësisë Emergjente, Ejup Govori bëri thirrje që të ndalohet përdorimi dhe importimi i mjeteve piroteknike.
âJashtĂ«zakonisht njĂ« gjendje pĂ«r keqardhje, se si Ă«shtĂ« e mundur ky popull festĂ«n me kthye ne tragjedi... Ădo herĂ« po pĂ«rsĂ«ritet e njĂ«jta gjĂ« herĂ« me raste mĂ« pak, e herĂ« me raste mĂ« shumĂ« qĂ« tĂ« apeloni qĂ« kĂ«to mjete piroteknike tĂ« ndalohenâ ,deklaroi specialisti i mjekĂ«sisĂ« emergjente.
Mbrëmë deri rreth orës 02:00 pas mesnatës si pasojë e lëndimeve nga mjetet piroteknike u raportuar të lënduar 35 persona./KP/
Shefi i ndërrimit në Klinikën Emergjente, Ejup Govori, ka bërë të ditur se vetëm nga ora 22:40 ishin regjistruar gjithsej 35 raste të lëndimeve si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.
Sipas tij, një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve janë me lëndime serioze, të cilat mund të shkaktojnë pasoja afatgjata dhe madje invaliditet të përjetshëm.
Ai ka theksuar se në mesin e të lënduarve ka edhe raste me dëmtime të rënda të syrit. Një nga pacientët është transferuar në repartin e Oftalmologjisë, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
"Mund të konsideroj që gjendja është alarmante, prej orës 22:40 numri ka arrit nga lëndimet me mjete piroteknike 35. Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me lëndime serioze, me lëndime që mund të lënë edhe invaliditet të përjetshëm. Kemi edhe me lëndime të syrit, është një që është transferu në repartin e Oftamologjisë dhe atje është nënshtru operacionit. Kjo është një gjendje e cila është shumë e rëndë. Mosha e të lënduarve është e ndryshme, kryesisht dominojnë mosha fëmijërore, por ka edhe mosha më të vjetra, por kryesisht janë mosha të reja dhe më të vegjël. Ka 10 vjet, 12 vjeçar, 15 vjet, 17 vjeçar, por edhe mosha më të vjetra.
Govori tha se lëndime të tilla mund të lënë pasoja permanente tek të lënduarit.
"Lëndimet me mjete piroteknike nuk japin rrezik për jetë, mirëpo janë lëndime serioze që lënë invaliditet të përjetshëm. Mund të ketë amputime të gishtave, për shkak të lëndimeve, mirëpo edhe këta që janë me lëndime të syve ekziston mundësia që do të mbesin domethënë me njërin sy me lëndim serioz që nuk do të funksionojë të pamurit", tha Govori. /KP/
Lindja e parë e vitit 2026 në Kosovë ka ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku në orët e para të vitit të ri kanë ardhur në jetë trenjakë, tre djem.
Sipas stafit mjekësor, lindja është realizuar me sukses nga ekipi i Klinikës së Gjinekologjisë, ndërsa si nëna ashtu edhe foshnjat janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore, nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor.
E kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ka uruar lindjen e parë të vitit 2026.
Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i SHSKUK-së, u prit nga stafi mjekësor, përfshirë doktor Zef Ndrejaj dhe doktor Naser Rafuna.
Ai vizitoi nĂ«nĂ«n e re, e cila Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« nĂ«nĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« dhe njĂ«kohĂ«sisht ka sjellĂ« nĂ« jetĂ« lindjen e parĂ« tĂ« vitit 2026 nĂ« KosovĂ« â tre djem.
"Jemi këtu në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë me drejtorin e SHSKUK ku na mirëpritën, doktor Zef Ndrejaj dhe doktor Naser Rafuna, meqë rast vizituam zonjën që është bërë nënë për herë të parë, por njëkohësisht është edhe lindja e parë e vitit 2026 e uruam i dëshiruam shëndet dhe kishte një rrethanë shumë të veçantë meqë ka lindur trenjakë, tre djem tri foshnje të gjinisë mashkullore.
Ky ishte gëzim i posaçëm për të gjithë ne në vitin 2026, urojmë familjen, në veçanti nënën e cila vjen nga rajoni i Gjilanit dhe i dëshirojmë të gjithë të mirat në jetën e mëtutjeshme. Orën e fundit të vitit 2025 e kalova në qendrat e Policisë së Kosovës, ndërkaq takimin e fundit për vitin 2025 dhe takimin e parë për vitin 2026 e kisha në ushtrinë tonë në FSK, ndërkaq orën e parë të vitit 2026 po e kaloi këtu në spital me kolegë, dashamirë me njerëz të cilët sjellin jetë në jetë", tha Kurti.
Në QKUK shërbimet kanë funksionuar pa ndërprerje edhe gjatë festave të Vitit të Ri. /Telegrafi/
Gjashtë persona po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike, gjatë natës së ndërrimit të motmoteve.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se dy nga të lënduarit kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe në organet e të pamurit, ndërsa gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.
Sipas tij, katër persona të tjerë janë paraqitur me lëndime në ekstremitetet e sipërme, kryesisht në duar.
Syla ka theksuar se përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë kësaj nate ka qenë në sasi të madhe, duke rritur ndjeshëm rrezikun për lëndime serioze tek qytetarët.
Për herë të parë te tri paciente është kryer transferimi embrional dhe tani ato janë në pritje të konfirmimit të shtatzënisë. Këto tri gra i kanë kryer procedurat në repartin e Infertilizimit të Asistuar Mjekësor pranë Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjisë, i cili është përuruar para një viti.
NdĂ«rsa, kjo klinikĂ« po vazhdon tĂ« ketĂ« mungesĂ« tĂ« dy medikamenteve, tĂ« cilat pacientet qĂ« tashmĂ« kanĂ« kryer transferimin embrional, Ă«shtĂ« dashur tâi sigurojnĂ« ato vetĂ«.
Përgjatë vitit 2025 në këtë repart rreth dy mijë paciente janë trajtuar, duke përfshirë analiza dhe procedura paraprake.
Udhëheqësi i Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj njofton se procedurat e IVF-it në këtë klinikë vazhdojnë normalisht pavarësisht vështirësive në furnizimin me disa preparate.
Ai thotë se krahas tri pacienteve që po presin konfirmimin e shtatzënisë, ka edhe paciente të tjera në listën e pritjes.
âProcedurat e IVF vazhdojnĂ« me ritĂ«m normal. Ato ndoshta janĂ« zvogĂ«luar, por jo sa kemi pritur. Deri mĂ« tash janĂ« diku dy mijĂ« paciente qĂ« kanĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« ose pĂ«r nevojat e infertilitetit dhe kanĂ« kryer shĂ«rbimet. Prej janarit e deri mĂ« tash janĂ« 2 mijĂ« paciente qĂ« kanĂ« kaluar nĂ«pĂ«r duart e mjekĂ«ve tanĂ« edhe janĂ« pĂ«rgatitur, me njĂ« fjalĂ«, janĂ« pĂ«rgatitur me analiza, me procedurat e nevojshme paraprake tĂ« cilat kanĂ« nevojĂ« pĂ«r tâiu nĂ«nshtruar procedurĂ«s IVF. Disa janĂ« klasifikuar dhe ndodhen nĂ« listĂ«n e pritjes, por ka pasur intervenim te disa tĂ« tjera tĂ« cilat janĂ« mĂ« me prioritet. JanĂ« bĂ«rĂ« tri transfere te pacientet pas stimulimit dhe jemi nĂ« pritje tĂ« konfirmimit tĂ« shtatzĂ«nive tĂ« para. Kemi pritur njĂ« fluks mĂ« tĂ« madh, por nuk kemi mundĂ«si pĂ«r momentin pĂ«r shkak tĂ« problemeve nĂ« tenderim dhe furnizim me preparateâ, tha ai.
Ndrejaj thotë se tashmë janë bërë specifikimet e reja dhe pritet hapja e tenderit për të vazhduar procedurat.
E tri gratĂ« tĂ« cilat tashmĂ« vetĂ«m pritet tĂ« konfirmojnĂ« shtatzĂ«ninĂ« medikamentet nĂ« mungesĂ« i detyruan tâi siguronin vetĂ«.
âShumica e preparateve janĂ« nĂ« barnatoren qendrore, ku Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« furnizimi dhe i kanĂ« pĂ«rdorur pacientĂ«t. NdĂ«rsa, dy preparatet tĂ« cilat presin tĂ« hapet tenderi, ato preparate ka mundĂ«si qĂ« i kanĂ« siguruar vetĂ« pacientĂ«t. JanĂ« dy preparate me kosto shumĂ« tĂ« ulĂ«t, por pĂ«r shkak qĂ« tĂ« mos ngecĂ« puna, ato kanĂ« shprehur vetĂ« dĂ«shirĂ« dhe i kanĂ« siguruar. NdĂ«rsa, shumica e preparateve janĂ« siguruar nga QKUK-sĂ«â, tha ai.
Drejtori i Klinikës së Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, thotë se të gjitha aparaturat dhe procedurat janë funksionale, dhe mjekët janë të përgatitur për çdo intervenim.
âĂdo aparaturĂ« Ă«shtĂ« nĂ« funksion. Ădo procedurĂ« e cila duhet tĂ« bĂ«het Ă«shtĂ« nĂ« funksion, kryhet nga mjekĂ«t e KlinikĂ«s Obstetrike. MjekĂ«t janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« gjitha procedurat, pĂ«r tĂ« gjitha intervenimet tĂ« cilat duhet tĂ« bĂ«hen nĂ« gjinekologjiâ, tha ai.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se IVF nuk ishte ofruar më herët dhe se investimi në laboratorin dhe repartin e IVF është unik në Kosovë. Ai tha se sistemi është funksional dhe nuk ka kthim prapa, duke siguruar që çiftet të përfitojnë nga ky shërbim brenda vendit.
âIVF-i nuk Ă«shtĂ« realizuar asnjĂ«herĂ« nĂ« sistemin publik. Ka qenĂ« njĂ« vullnet, jo vetĂ«m politik, por edhe njĂ« punĂ« e madhe qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me profesionistĂ«t shĂ«ndetĂ«sorĂ« qĂ« kĂ«tĂ« shĂ«rbim, qytetarĂ«t, çiftet tona, tĂ« mos tĂ« shkojnĂ« nĂ« shtetet e tjera dhe nĂ« klinikat private, por ta marrin nĂ« sistemin publik. Laboratori dhe investimi i bĂ«rĂ« nĂ« repartin e IVF-it Ă«shtĂ« njĂ« prej investimeve qĂ« asnjĂ« spital privat sot nĂ« KosovĂ« nuk i ka. Dhe tĂ« gjitha shĂ«rbimet e para kur fillojnĂ«, natyrisht janĂ« edhe gjĂ«ra tĂ« paparashikueshme. Por, ajo qĂ« ka ndodhur Ă«shtĂ« se sistemi ka filluar punĂ«n dhe nuk ka mĂ« kthim prapaâ, tha Vitia.
Në dhjetor të vitit të kaluar u përurua reparti i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor. Deri tani në Kosovë shërbimi i IVF-të është ofruar vetëm në spitalet private.
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është realizuar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale tejet komplekse për largimin e një tumori intratorakal me përmasa të mëdha, rreth 13 me 10 centimetra.
Sipas njoftimit, pacientja R.B., e lindur më 1974, kishte qenë më herët nën trajtim nga kardiologët për probleme kardiake, të cilat më pas u vërtetua se ishin shkaktuar nga presioni i masës tumorale mbi zemrën, duke ndikuar drejtpërdrejt në funksionimin e saj normal, përcjell Telegrafi.
Pas kryerjes së ekzaminimeve të detajuara radiologjike dhe vlerësimeve të shumta mjekësore, ekipet shëndetësore vendosën që rasti të trajtohej përmes ndërhyrjes kirurgjikale.
Operacioni u realizua me sukses nga ekipi i specializuar i kirurgëve torakalë, në bashkëpunim të ngushtë me anesteziologët, instrumentarët dhe stafin mbështetës të klinikës.
Tumori, i cili kishte penguar funksionimin normal të mushkërive dhe zemrës, u hoq plotësisht gjatë ndërhyrjes kirurgjikale. Gjendja shëndetësore e pacientes pas operacionit është stabile, ndërsa ajo po vazhdon të monitorohet nga stafi mjekësor në përputhje me protokollet standarde të kujdesit post-operativ.
Nga QKUK theksohet se ky rast dëshmon nivelin profesional dhe kapacitetet e Klinikës së Kirurgjisë Torakale për trajtimin e rasteve të ndërlikuara, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit multidisiplinar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore. /Telegrafi/
Dy ditĂ« nĂ« javĂ«, korridoret e KlinikĂ«s sĂ« KardiologjisĂ« nĂ« QendrĂ«n Klinike Universitare tĂ« KosovĂ«s (QKUK) mbushen me dhjetĂ«ra pacientĂ« qĂ« presin njĂ« vendim mjekĂ«sor me rĂ«ndĂ«si jetike pĂ«r ta - nĂ«se do tâu kryhet koronarografia apo do tâu vendoset stenti.
Përpara tyre është një komision i përbërë nga mjekë dhe infermierë, i cili shqyrton dokumentacionin mjekësor, analizat dhe, kur është e nevojshme, kërkon ekzaminime shtesë, para se pacientët të përfshihen në listat e pritjes.
Koronarografia shërben për të identifikuar ngushtimet ose bllokimet në arteriet që furnizojnë zemrën me gjak, ndërsa stenti është një tub i vogël metalik që vendoset për të mbajtur arteriet e hapura dhe për të rikthyer qarkullimin normal të gjakut.
Sipas stafit të Klinikës së Kardiologjisë, aktualisht janë rreth 2 mijë pacientë që presin për këto shërbime, përfshirë edhe raste të regjistruara në muajt e parë të vitit 2024.
Një nga arsyet kryesore të këtij grumbullimi, sipas mjekëve dhe infermierëve me të cilët bisedoi REL-i, është mosfunksionimi i disa aparaturave për së paku dy muaj gjatë këtij viti.
Ngarkesën e ka shtuar edhe fluksi i madh i pacientëve nga komunat e Kosovës, përfshirë ato ku më herët janë kryer ekzaminime të tilla, si dhe numri i madh i referimeve nga klinikat e tjera brenda QKUK-së.
Stafi, megjithatë, siguron se rastet urgjente trajtohen menjëherë dhe nuk mbeten në listat e pritjes.
R. Shala nga Mitrovica e Jugut ishte më 18 dhjetor në mesin e pacientëve që prisnin në korridoret e Kardiologjisë për një termin për vendosjen e stentit.
âI kam vendosur 12 stenta - njĂ«herĂ« katĂ«r, njĂ«herĂ« gjashtĂ« dhe njĂ«herĂ« dy. KatĂ«r i kam vendosur nĂ« spital privat, tĂ« tjerat kĂ«tu, nĂ« QKUK. Terminin pĂ«r koronarografi e kam bĂ«rĂ« para mĂ« shumĂ« se njĂ« viti dhe ende nuk mĂ« kanĂ« thirrur. Erdha tĂ« interesohem, sepse kam probleme dhe nuk jam mirĂ«â, tha Shala pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, teksa mbante njĂ« grumbull dokumentesh nĂ« duar.
Edhe pacientë të tjerë thanë se nuk kishin marrë një datë të saktë për procedurën.
âJo, nuk mĂ« caktuan datĂ«. VetĂ«m mĂ« thanĂ« se do tĂ« mĂ« thĂ«rrasin nĂ« telefonâ, tha njĂ« burrĂ« nĂ« tĂ« 40-at.
Pritjet e pacientëve për shërbime mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës - Fotografi ilustruese nga arkivi.
Në Klinikën e Kardiologjisë punojnë rreth 40 kardiologë, prej të cilëve afërsisht 12 janë kardiologë invazivë.
Ata kryejnë ekzaminime për identifikimin e ngushtimeve dhe bllokimeve në arteriet e zemrës, ndërhyrje për hapjen e arterieve të bllokuara, si dhe vendosjen e stentave.
Sipas të dhënave të klinikës, çdo ditë realizohen 10 deri në 13 koronarografi.
Këto procedura kryhen edhe në disa spitale private në Kosovë, por janë ndjeshëm më të kushtueshme krahasuar me sektorin publik.
Gjatë viteve të fundit, në QKUK janë realizuar investime në disa klinika, përmes fondeve qeveritare dhe donacioneve.
Për shembull, në Klinikën e Kardiokirurgjisë, për renovim, shtretër dhe hapësira të reja janë investuar vitin e kaluar 750 mijë euro, ndërsa në Klinikën Emergjente rreth 800 mijë euro.
Janë siguruar edhe aparatura të reja, përfshirë skanerin PET/CT për herë të parë, për diagnostikimin dhe menaxhimin e llojeve të ndryshme të kancerit dhe disa sëmundjeve të tjera.
Në Klinikën e Kardiologjisë, sipas mjekëve, investimet kanë qenë kryesisht infrastrukturore, pa blerje të pajisjeve të reja.
MegjithatĂ«, ata thonĂ« se materialet dhe barnat janĂ« tĂ« mjaftueshme dhe se pacientĂ«t nuk kanĂ« nevojĂ« tâi sigurojnĂ« vetĂ«.
Problemi i listave të pritjes nuk kufizohet vetëm në Kardiologji.
Në Klinikën e Ortopedisë, pavarësisht ndërtimit të një objekti të ri dhe renovimeve, pritja për një protezë gjuri mund të zgjasë mbi tre vjet.
Pacientët, ndërkohë, detyrohen të blejnë shumicën e barnave dhe implanteve.
âNuk kemi asnjĂ« nga protezat e nevojshme, prandaj kemi numĂ«r tĂ« madh pacientĂ«sh. Aktualisht, ky numĂ«r shkon mbi njĂ« mijĂ«â, tha njĂ« ortoped pĂ«r REL-in, nĂ« kushte anonimiteti.
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pritja për trajtimin e problemeve me venat tejkalon dy vjet e gjysmë, për shkak të mungesës së anesteziologëve dhe vendeve për hospitalizim, ndonëse gjatë vitit janë kryer rreth 500 ndërhyrje.
Në maj të këtij viti është përuruar rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, ku trajtohen pacientët me lloje të ndryshme të kancerit, por me vetëm 60 shtretër, edhe aty ka shpesh pritje të gjata, ose mjekim të pacientëve në salla të improvizuara.
Në Klinikën e Oftalmologjisë, pritja për ndërhyrje kirurgjikale mund të zgjasë deri në nëntë muaj, varësisht nga lloji i operacionit.
Haki Hoti nga Gjilani, që kreu një operacion për katarakt më 18 dhjetor, i tha REL-it se kishte pritur rreth pesë muaj për këtë intervenim.
Në fillim të këtij muaji, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) kërkoi një raport të detajuar për listat e pritjes.
Drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, tha se tashmë ekzistojnë kushte, aparatura dhe medikamente për trajtimin e rasteve dhe se është caktuar një zyrë e veçantë për përpilimin e këtij raporti.
PĂ«r Bujar VitinĂ«, kryeredaktor i gazetĂ«s âShnetaâ, qĂ« mbulon shĂ«ndetĂ«sinĂ« nĂ« KosovĂ«, situata mbetet shqetĂ«suese.
âInvestimet milionĂ«she nuk i kanĂ« ulur listat e pritjes. Duhet identifikim i pengesave reale dhe shpĂ«rndarje mĂ« e mirĂ« e stafit, pĂ«rfshirĂ« orĂ«t shtesĂ« tĂ« anesteziologĂ«veâ, tha ai pĂ«r REL-in.
Sipas raportit të Zyrës së Auditorit Kombëtar, vitin e kaluar, QKUK-ja ka qenë e mbingarkuar me rreth 10 mijë pacientë në lista pritjeje, ndërsa pritja mesatare e tyre ka arritur në gati tre vjet.
Auditorët kanë vlerësuar se situatës i ka kontribuar mungesa kritike e personelit mjekësor, sidomos e anesteziologëve, që ka çuar në shtyrjen e operacioneve.
Me ankesat për kushtet e punës dhe pagat, mbi 100 mjekë largohen nga Kosova çdo vit, sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë, e pyetur nga Radio Evropa e Lirë për listat e pritjes në QKUK, tha se menaxhimi i tyre është në kompetencë të SHSKUK-së.
Ndërkohë, tollovitë në QKUK nuk shkaktohen vetëm nga pacientët, por edhe nga shoqëruesit e tyre, të cilët shpesh, në mungesë të infermierëve, kryejnë edhe punë që nuk u takojnë.
Në disa reparte, mungesa e furnizimeve bazike - si sapunët apo çarçafët - mbetet gjithashtu e dukshme, duke nxjerrë në pah boshllëqe elementare në organizimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve.
E, këto probleme nuk janë të reja. Ato e shoqërojnë sistemin shëndetësor të Kosovës që nga paslufta, pavarësisht investimeve të herëpashershme, ndërrimit të qeverive dhe premtimeve të vazhdueshme për reforma.
Në vlerësimin e shumë profesionistëve të shëndetësisë, kjo nuk buron vetëm nga mungesa e resurseve, por edhe nga menaxhimi joefikas i kapaciteteve ekzistuese dhe planifikimi i dobët i shërbimeve. /REL/
Edhe personi i dytĂ« qĂ« mori lĂ«ndime tĂ« rĂ«nda nga aksidenti i cili ndodhi sot rreth orĂ«s 07:40 nĂ« autostradĂ«n âIbrahim Rugovaâ ka ndĂ«rruar jetĂ« rrugĂ«s pĂ«r nĂ« QKUK.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Emergjencës së QKUK-së, Naser Syla. E njëjta ishte dërguar nga Spitali i Prizrenit për trajtim në QKUK, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
âĂshtĂ« sjellĂ« nga spitali i Prizrenit nĂ« QendrĂ«n Emergjente pa shenja jeteâ, ka thĂ«nĂ« Syla.
Për Telegrafin nga Spitali i Prizrenit kanë bërë të ditur se nga ky aksident dy persona kanë shkuar për trajtim.
Mirëpo, siç thanë gruaja ishte në gjendje të rëndë dhe në intubim dhe e njëjta është dërguar për në QKUK.
Në këtë aksident, që ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni në vend ngjarje ka vdekur edhe një grua.
âSot, rreth orĂ«s 07:40, nĂ« autostradĂ«n "Ibrahim Rugova" nĂ« kilometrin e 26-tĂ« ka ndodhur njĂ« aksident trafiku me pasoja fatale. NĂ« kĂ«tĂ« aksident kanĂ« qenĂ« tĂ« pĂ«rfshira njĂ« mjet i rĂ«ndĂ« transportues-kamion, me targa vendore dhe njĂ« veturĂ« me targa tĂ« huaja. Si pasojĂ« e aksidentit drejtuesja e veturĂ«s ka humbur jetĂ«n, ndĂ«rsa drejtuesi i kamionit ka pĂ«suar lĂ«ndimeâ, kishte thĂ«nĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«si i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, Baki Kelani nĂ« orĂ«t e mĂ«ngjesit.
Përveç dy grave, viktima në aksident, edhe një burrë ka mbetur i lënduar. I njëjti po trajtohet në Spitalin e Prizrenit. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka ndërruar jetë në QKUK, ndërkaq me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti ka ndodhur të premten, në 04:10.
âQKUK, PrishtinĂ« 05.12.2025 â 04:10. Raportohet se nĂ« QKUK ka ndĂ«rruar jetĂ« viktima mashkull kosovar. Me vendim tĂ« prokurorit, trupi i pajetĂ« Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« IML pĂ«r obduksionâ, bĂ«het e ditur nĂ« raport. /Telegrafi/
GjatĂ« podcastit âShĂ«ndeti nĂ« rend tĂ« parĂ«â, e mbĂ«shtetur nga United Hospital, specialistja e radiologjisĂ«, ShkĂ«ndije Nuza ka sqaruar disa keqkuptime tĂ« pĂ«rhapura lidhur me mamografinĂ«, radiografinĂ« (rĂ«ntgenin) dhe ekzaminimet CT, sidomos pĂ«rsa i pĂ«rket rrezatimit dhe sigurisĂ« sĂ« kĂ«tyre metodave diagnostike.
Sipas NuzĂ«s, si radiografia ashtu edhe skaneri (CT) funksionojnĂ« me rrezatim jonizues. Po ashtu edhe mamografia pĂ«rdor rrezatim, por ajo thekson se: âMamografia ka njĂ« dozĂ« jashtĂ«zakonisht tĂ« ulĂ«t ekspozimi, shumĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«t se CT-ja dhe rĂ«ntgeni klasikâ.
Nuza sqaroi se rrezet absorbohen kryesisht nga kockat, pasi ato përmbajnë më shumë kalcium.
âIndet e gjirit nuk kanĂ« strukturĂ« kockore, prandaj edhe doza e nevojshme pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« mamografinĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e ulĂ«tâ.
Sipas saj nuk ekziston asnjë punim shkencor zyrtar në botë që vërteton se mamografia shkakton kancer të gjirit.
Ajo po ashtu tregoi se sipas protokolleve mjekësore mamografia bëhet zakonisht pas moshës 40 vjeç.
âNuk rekomandohet mĂ« shpesh se njĂ« herĂ« nĂ« vit nĂ« rast se nuk ka gjetje patologjike. NĂ« rastet e zakonshme nĂ« çdo dy vjet Ă«shtĂ« e mjaftueshme. NĂ«n moshĂ«n 40 vjeç, mamografia nuk rekomandohet, pĂ«rveç nĂ« raste tĂ« veçanta, kur ekziston njĂ« anamnezĂ« familjare shumĂ« e fortĂ« pĂ«r kancer gjiri (p.sh. nĂ«na, motra, gjyshja, tezja). VetĂ«m gratĂ« me zinxhir tĂ« fortĂ« familjar tĂ« prekjes nga kanceri mund tĂ« bĂ«jnĂ« mamografi para moshĂ«s 40 vjeçare, pasi konsiderohen grup i rrezikut tĂ« lartĂ«â, shpjegoi Nuza. .
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është realizuar për herë të parë në vend procedura e avancuar Frozen Elephant Trunk (FET), së bashku me zëvendësimin e rrënjës së aortës përmes Bentall procedurës. Operacioni është kryer në Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë.
Pacienti, i cili dy vite më parë kishte pësuar disekacion akut të aortës dhe ishte operuar jashtë vendit për zëvendësimin e pjesës ascendente të saj, ka pasur përkeqësim të gjendjes për shkak të zgjerimit të rrënjës së aortës, harkut aortik dhe dëmtimit të valvulës aortale, duke kërkuar ri-ndërhyrje të ndërlikuar kirurgjike, përcjell Telegrafi.
Operacioni është kryer nga ekipi i udhëhequr nga Prof. Dr. Omer Xhemali, drejtor i Kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut dhe udhëheqës i Aleancës për Kardiokirurgji në Cyrih, së bashku me Dr. Petar Risteski dhe anesteziologen Dr. Bettex Dominique, në bashkëpunim me ekipin vendor të kardiokirurgëve dhe anesteziologëve të QKUK-së.
Sipas SHSKUK-së, operimet e tilla janë ndër më komplekset në fushën e Kardiokirurgjisë dhe zakonisht kryhen vetëm në qendra të nivelit të lartë ekselent.
Ky sukses vlerësohet si hap i rëndësishëm drejt avancimit të procedurave kardiokirurgjike në Kosovë, falë bashkëpunimit me klinika prestigjioze ndërkombëtare.
Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë në QKUK ka njoftuar qytetarët se të gjitha rastet që kanë nevojë për trajtim të sëmundjeve të zemrës mund të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit. /Telegrafi/
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se kanë filluar punimet për rregullimin e plotë të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas tij, me investimin prej 1.3 milion euro do tĂ« zgjidhet pĂ«rfundimisht njĂ« nga problemet mĂ« tĂ« mĂ«dha infrastrukturore tĂ« QKUK-sĂ«, pasi nĂ« kĂ«tĂ« sistem nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rhyrĂ« qĂ« nga vitet â60.
âPo nisim punimet pĂ«r rregullimin e plotĂ« tĂ« sistemit tĂ« kanalizimit fekal dhe atmosferik nĂ« QKUK. đđ» Me njĂ« investim prej 1.3 milion eurosh, po e zgjidhim pĂ«rfundimisht njĂ« nga problemet mĂ« tĂ« mĂ«dha infrastrukturore tĂ« QKUK-sĂ« , njĂ« sistem ku nuk Ă«shtĂ« ndĂ«rhyrĂ« qĂ« nga vitet â60 dhe qĂ« pĂ«r dekada ka shkaktuar pĂ«rmbytje tĂ« bodrumeve nĂ« disa klinikaâ, ka shkruar Vitia.
Mosfunksionimi i rrjetit aktual për dekada ka shkaktuar përmbytje të bodrumeve në disa klinika, duke krijuar rreziqe dhe vështirësi në funksionimin e tyre.
Projekti, i cili pritet të zgjasë tre vjet, do të modernizojë tërësisht rrjetin e kanalizimit, duke siguruar kushte më të mira, më shumë siguri dhe funksionalitet për stafin mjekësor dhe pacientët.
Vitia theksoi se ky investim është pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme brenda QKUK-së dhe garantimin e standardeve të duhura në shërbimet shëndetësore. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën, ku si pasojë ka vdekur.
Rasti ka ndodhur në Obiliq, të mërkurën në ora 13:30.
âRaportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenĂ« duke punuar afĂ«r mikserit tĂ« betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymĂ«nâ, thuhet nĂ« raport.
Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve. /Telegrafi/
Kulmi i një ndërtese është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë, ku tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi.
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 07:54.
"Ekipet menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ishte duke u djegur kulmi i përbashkët i disa banesave. Për një kohë të shkurtë, ekipet kanë arritur që zjarri te jetë nën kontroll. Tashmë, jemi në përfundim. Sipas informatave, një banor ka marrë ndihmën e parë për shkak të tymit", deklaroi Gashi.
Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.
"Sot, rreth orĂ«s 08:00, policia ka pranuar informatĂ«n pĂ«r njĂ« zjarr aktiv nĂ« njĂ« objekt banesor nĂ« rrugĂ«n âShtjefĂ«n Gjeçoviâ, nĂ« FushĂ« KosovĂ«. NjĂ«sitĂ« policore kanĂ« dalĂ« menjĂ«herĂ« nĂ« vendin e ngjarjes, po ashtu janĂ« angazhuar edhe zjarrfikĂ«sit dhe ekipi mjekĂ«sor emergjent. Sipas tĂ« dhĂ«nave fillestare, tre persona janĂ« dĂ«rguar nĂ« QKUK pĂ«r trajtim mjekĂ«sor. Zjarri Ă«shtĂ« lokalizuar, ndĂ«rsa hetimet pĂ«r shkaqet e tij janĂ« nĂ« vijim", konfirmoi ai pĂ«r Telegrafin. /Telegrafi/
I dyshuari A.I për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve në fshatin Golluboc të Malishevës, ndodhet aktualisht në gjendje stabile.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili ka treguar se i dyshuari është sjellë për trajtim nga policia dhe po i nënshtrohet të gjitha ekzaminimeve mjekësore të nevojshme.
âGjendja e tĂ« plagosurit Ă«shtĂ« stabile. Ai Ă«shtĂ« sjellĂ« pĂ«r trajtim nga policia, do tĂ« kryhen tĂ« gjitha ekzaminimet e nevojshme, dhe mĂ« pas do tĂ« transferohet nĂ« KlinikĂ«n Abdominale", ka deklaruar Syla.
Hetimet për vrasjen e dyfishtë vazhdojnë, ndërsa i dyshuari mbetet nën mbikëqyrje mjekësore dhe në koordinim të plotë me organet e drejtësisë. /Telegrafi/