Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Japonia pritet të miratojë rifillimin e centralit më të madh në botë, 15 vite pas katastrofës së Fukushimës

22 December 2025 at 10:20

Japonisë pritet të miratojë rifillimin e centralit bërthamor Kashiwazaki-Kariwa, më i madhi në botë, në një vendim historik në rikthimin gradual të Japonisë në energjinë bërthamore pas katastrofës së Fukushimës.

Centrali, i vendosur rreth 220 kilometra në veriperëndim të Tokios, u mbyll së bashku me dhjetëra reaktorë të tjerë pas tërmetit dhe cunamit të vitit 2011 që shkaktuan aksidentin më të rëndë bërthamor që nga Çernobili.

Që atëherë, Japonia ka rifilluar 14 nga 33 reaktorët e saj që mbeten teknikisht të zbatueshëm, ndërsa kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga lëndët djegëse fosile të importuara.

Kashiwazaki-Kariëa do të jetë centrali i parë që do të rihapet nën menaxhimin e Tokyo Electric Power Company (TEPCO), kompanisë që operoi centralin e Fukushimës, gjë që po rrit shqetësimet e banorëve.

Qeveria e Kryeministrit Sanae Takaichi e mbështet hapur rinisjen, duke përmendur sigurinë energjetike, koston e lartë të importeve të LNG-së dhe qymyrit dhe kërkesën në rritje për energji elektrike nga qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale.

Në këtë kontekst, Japonia ka vendosur një objektiv për të dyfishuar pjesën e energjisë bërthamore në përzierjen e saj të energjisë në 20% deri në vitin 2040, pavarësisht reagimeve të vazhdueshme shoqërore.

/abcnews.al/

Pjesë e klaneve mafioze/ Kush është “Shabani” që drejtonte trafikun e drogës në Itali! Zbardhet roli kyç

By: Brisi
16 December 2025 at 22:44

“Figurat e mëdha të Foggias po më kërkojnë, ju po lexoni lajmet, të gjithë po më luten, dhëndri i Pasquales, njerëz nga klani Trisciuoglio … ajo që po ndodh në Cerignola është vërtet e neveritshme”. Këto janë disa nga bisedat e përgjuara dhe të publikuara në mediat italiane për ‘bosin’ shqiptar që drejtonte kartelin shqipfolës […]

The post Pjesë e klaneve mafioze/ Kush është “Shabani” që drejtonte trafikun e drogës në Itali! Zbardhet roli kyç appeared first on BoldNews.al.

Zënia në djep dhe tabuja e martesës shqiptare brenda fisit

16 December 2025 at 15:06


Nga: Dorin Xhima

Në Shqipëri, deri në vitin 1929 (ky është viti kur u vendos Kodi i parë Civil) martesat lidheshin sipas normave të së drejtës zakonore. Këto norma në krahina dhe zona të viseve të ndryshme shqiptare nuk zbatoheshin njësoj.

Në zonat malore ato ishin më të forta, ndërsa në zonat e ulëta dhe në qytete erdhën duke u dobësuar mjaft, duke u zëvendësuar me norma të reja që i përgjigjeshin zhvillimit ekonomik e shoqëror të tyre.

Lexo po ashtu:
- Këngët e shekullit XIX, për nuset në veri të Shqipërisë
- Besëtytnitë shqiptare, për miqtë dhe miqësitë
- Pse shqiptarët e krahasojnë dhëndrin me qiparisin?
- Si bëhej propozimi për fejesë, në Korçën tradicionale?

Por, deri në vitet ‘40 të shekullit XX, martesa në Shqipëri ruajti, në përgjithësi, karakterin e lidhjeve të vjetra të saj: një marrëveshje midis dy familjesh ose midis prindërish, pa pyetur ata që do të martoheshin.

“Zënia” në adoleshencë

Në të kaluarën, për fejesën e dy të rinjve përdoreshin fjalët: zënie, mblesë, mbulesë, vlesë. Vajza quhej e zënë (e nxanë, e zanë), e vluar, e mbuluar, ndërsa djali i zënë (i nxanë, i zanë) i vluar, i mbuluar. Por, termi më i përdorur ishte i zënë dhe e zënë.

Në vendin tonë, në përgjithësi, mosha për zënien e dy të rinjve ka qenë: për vajzat 12-14 vjeç dhe, për djem, 16-18 vjeç. Kjo nuk do të thoshte që prindërit të mos kujdeseshin për zënien e tyre edhe përpara kësaj moshe.

Këtë të drejtë ua jepnin prindërve zakone sipas të cilave, babait i njihej e drejta e pakufizuar mbi fëmijët, pra, edhe e drejta për “zënien” e tyre në çdo moshë e, ngandonjëherë, edhe para lindjes.

Zënia e fëmijëve që në vogëli, që në djep dhe, në ndonjë rast që pa lindur, praktikohej në shtresat e pasura. Por, nën ndikimin e tyre, u shtri edhe në shtresat e tjera të popullsisë, megjithëse ajo praktikohej rrallë.

Ndodhte shpesh që të fejuarit të mos dinë se i janë premtuar njeri-tjetrit. Një rregull i tillë është e drejta dhe e fshehta e prindërve të tyre, të cilët ua bëjnë të njohur kur dëshirojnë ata vetë. Kur mbaron kjo kohë, vajzat zakonisht janë 12 vjeç dhe djemtë 16-18 vjeç.

Kujtimet e Durhamit

Duke folur për bajraqet e Pultit (Shalën, Shoshin, Krinin dhe Toplanën, si dhe për Rrëzën e Tepelenës), “fejesat e bebeve qenë thuajse krejt të zakonshme” - nënvizon Durham. Në shtresat e mesme dhe të varfra të popullsisë zënia në djep ose pa lindur fëmijët bëhej me qëllim që të forcohej miqësia ndërmjet dy shtëpive.

Marrëveshja bëhej drejtpërdrejt, me marrëveshjen e dy të zotëve të shtëpisë ose të dy prindërve të fëmijëve. Kur dy gra nga shtëpia e tyre ishin me barrë, ata shfaqnin dëshirën që, po qe se lindnin njëra djalë e tjetra vajzë, të porsalindurit do të quheshin të zënë ndërmjet tyre.

Në ndonjë krahinë bëhej edhe ndonjë ceremoni e vogël dhe, kur lindnin fëmijët me gjini të kundërt, lajmërohej me të shtëna pushke se të dy familjet u lidhën me miqësi. Për ligjësimin e kësaj “shkëmbehej edhe buka”, domethënë, organizoheshin gosti në të dy familjet.

Vajza e “zënë” në Jug

Që vajza të quhej e zënë, duhej pa tjetër një ceremoni e rastit, e cila zhvillohej në shtëpinë e vajzës ose në shtëpinë e një të treti (të afërm ose miku të shtëpisë së vajzës). Kjo vizitë në Korçë quhej “të shkelat”.

Zakonisht, të dy palët rreth gjashtë ose tetë vetë (nga 3-4 për secilën palë), pasi mbaronin qerasjen, shkëmbenin nishanet ose dorëzonin shenjën (“hejin”, thuhej në Veri). Në përgjithësi, shenjën që ia lëshonin në dorë të atit të vajzës e dorëzonte një i afërt i djalit, nganjëherë edhe i zoti i shtëpisë ose shkuesi. Së bashku me shenjën dorëzoheshin edhe të hollat.

Vajza e “zënë” në Veri

Kanuni i Lekë Dukagjinit e përcaktonte shenjën të përbërë prej “nji unazë të remët a t’argjanët (tash vonë). Unaza e dhetë grosh janë me kanun”. Në Kosovë vinin në tryezë unazën, dhe një koronë argjendi që ishte shenja se u dha fjala.

Kjo tregonte që vajza ishte lidhur e nuk mund të jepej gjetiu. Edhe në Jug të Shqipërisë jepej një shenjë e tillë. “Nishani zakonisht është një pare e vjetër floriri ose sermi, e cila nuk qarkullon në treg”.

Në shumë krahina të Shqipërisë, veçanërisht në Veri, së bashku me unazën jepej edhe një shami. Shamia është shenjë rituale që tregonte se vajza ishte e “mbuluar” apo e “zënë”.

Në zonat malore dhënia e shenjës ishte një farë kapari, që pala e djalit i jepte asaj të vajzës. Mbas shenjës askush tjetër s’kishte të drejtë të vinte dorë mbi atë vajzë, “ndryshe do të binte në gjak”.

Cilët janë personalitetet që u martuan brenda fisit

Në disa vende, martesa mes kushërinjve të parë është e ligjshme, në disa të tjera jo. Përgjatë historisë, shumë njerëz të famshëm janë martuar me kushërinjtë tyre, për arsye nga më të ndryshmet.

Në kohët e hershme, martesa mes kushërinjve ishte më se e zakonshme. Duke qenë se njerëzit nuk lëviznin shumë nga vendi, ku lindnin, personat që kishin në dispozicion për t’u martuar ishin zakonisht kushërinj. Martesa mes kushërinjve gjithashtu do të thoshte dhe mbajtjen e pronës dhe tokës brenda familjes.

Në Shqipëri, ka gjithashtu norma për martesat brenda fisit. Në varësi të krahinave etnografike, tradita etnokulturore ndryshon. Në zonat e thella malore, për shembull, akoma ruhet deri në një masë jo plotësisht martesa jashtë fisit, do të thotë pa marrë parasysh sa breza janë saktësisht, cilit fis i përkasin. Pra, Krasniq, Grudë, Hot etj, nuk bëhen krushqi. Por, në 20 vitet e fundit kjo barrierë është thyer dhe ka zbritur në shtatë breza. Po të jenë të brezit të shtatë mund të lidhin krushqi.

Tani, në zonat rurale dhe urbane martohen brenda një fisi, por që nuk jetojnë në të njëjtin territor. Pra, mund të lidhet një Krasniq me një Krasniq tjetër, por që jetojnë në krahina të ndryshme.

“Në krahinat e thella, martesat brenda fisit kryhen midis brezit të shtatë dhe të katërt”, thotë Ukë Xhemaj, studiues i fenomenit. “Gjithmonë merret parasysh hapësira, pra territori. Nëse është i njëjti fis, por i një territori tjetër, kohët e fundit është toleruar martesa. Në trevat shqiptare martesat midis kushërinjve janë shumë të rralla. Këto quhen incest në shkencë. Megjithatë, ka, por siç e thashë janë të rralla. Këto lidhje edhe pse të rralla vijnë si rezultat i mungesës së arsimit dhe janë të papranueshme”.

“Daniel Shimën e morën peng, urdhri ishte ta groposnin”/ Berisha për AKSHI-n: Janë organizatë kriminale

By: armand
16 December 2025 at 13:25

Me urdhër të SPAK (Struktura e Posaçme AntiKorrupsion), agjentët e BKH-së (Byroja Kombëtare e Hetimit) kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm, 16 dhjetor, në zonën e Kodrës së Diellit dhe janë lëshuar disa urdhër-arreste për zyrtarë e biznesmenë, për abuzim me tenderat e AKSHI-t. Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar në deklaratë për mediat, edhe […]

The post “Daniel Shimën e morën peng, urdhri ishte ta groposnin”/ Berisha për AKSHI-n: Janë organizatë kriminale appeared first on BoldNews.al.

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

By: Elva
5 December 2025 at 23:07

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë deklarata të forta lidhur me institucionin e AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), duke e cilësuar atë si një strukturë të kontrolluar nga “banda kriminale”. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lala tha se hetimi për zhdukjen për 10 orë të zyrtarit të lartë të AKSH-it, Daniel Shima, në […]

The post Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale appeared first on BoldNews.al.

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik denoncon: Po intimidohen votuesit

9 November 2025 at 14:33


Kandidati i “Shqipëria Bëhet”, Oligert Hima ka denoncuar parregullsi në qendrat e votimit në Bashkinë e Cërrikut ku po votohet për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një deklaratë për mediat Hima u shpreh se ka konstatuar që në çdo QV ka persona qe intimidojnë votuesit dhe ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve.

“Duhet të largohet në gjithë personat që rrinë përballë qendrave të votimit dhe nuk kanë asnjë lidhje, i bëj thirrje policisë të marrë të gjitha masat që të lejojnë që vota të jetë e lirë dhe jo me ndere dhe favore që iu është bërë nga drejtorët dhe çdo punonjës i administratës. Kam bërë një xhiro sot nëpër QV dhe në çdo hyrje kam konstatuar persona që nuk kanë asnjë lloj funksioni që rrinë dhe intimidojnë votuesit”, tha ai. /euronews/

- YouTube www.youtube.com

Voton kandidati i “Shqipëria Bëhet” në Cërrik/ Eligert Hima: Vota i vetmi mjet që do vërë bashkinë në punë

By: Rovena
9 November 2025 at 09:43

CËRRIK – Kandidati i Partisë Socialiste në Cërrik, Eligert Hima teksa ushtroi të drejtën e votës, ftoi bashkëqytetarët e tij të dalin në votime.

“Kam një mesazh për të gjithë banorët e qytetit të Cërrikut që të dalin të gjithë të votojnë sepse vota është i vetmi mjet që mund të vërë këtë bashki në punë. I ftoj që të votojnë masivisht”, tha Eligert Hima.

Në Cërrik garon Florenc Doka (PS), Eligert Hima (“Shqipëria Bëhet”), Amarildo Hoxha (i pavarur, mbështetur nga opozita).

Hima: Të dielën votoni për një Cërrik që punon

7 November 2025 at 22:35

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Kandidati i pavarur për kryetar të bashkisë Cërrik, Eligert Hima, i mbështetur nga Partia Demokratike dhe Nisma Shqipëria Bëhet, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve për mbështetjen gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

Në një videomesazh, Hima falënderoi të gjithë qytetarët që e kanë pritur dhe dëgjuar gjatë ditëve të fushatës, duke theksuar se ndjehet tashmë fitues nga mbështetja dhe dashamirësia e treguar.

“Ju falënderoj të gjithëve ju që në këtë periudhë të shkurtër fushate pata mundësinë të bisedoj, të debatoj dhe të parashtroj problemet dhe zgjidhjet e mia për qytetin. Faleminderit për çdo dorë të shtrënguar, për çdo fjalë inkurajuese dhe për të gjithë mbështetjen. Ndihem i fituar që tani, sepse në qytetin ku jam rritur, rrethohem nga njerëz që më vlerësojnë”, u shpreh Hima.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 9 nëntor të votojnë me përgjegjësi, jo për partitë, por për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Mos votoni si partizanë të një partie apo një tjetre, por me laps në dorë për fëmijët tuaj. Nëse ata që kanë qenë në drejtim ua kanë justifikuar taksat me punë, atëherë mbështetini. Por nëse, siç kemi konstatuar bashkë, jeni të pakënaqur me infrastrukturën e rrënuar, me shkolla pa kushte dhe me mungesë investimesh e pune, atëherë ju ftoj të më votoni dhe të më provoni”, tha kandidati demokrat.

Hima e përmbylli mesazhin e tij me thirrjen: “Vota për mua është votë për një Cërrik që do të punojë”.

/e.xh/r.e/

The post Hima: Të dielën votoni për një Cërrik që punon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hima: Kthejmë Cërrikun në kantier pune

4 November 2025 at 13:20

TIRANË, 4 nëntor /ATSH/ Eligert Hima kandidat për kryetar të bashkisë Cërrik, i mbështetur nga Partia Demokratike dhe Nisma “Shqipëria Bëhet” për zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit, përmes një videomesazhi u ka bërë thirrje fermerëve të zonës të votojnë për ndryshim.

Ai u ndal tek problematika e kanaleve vaditëse dhe kulluese, të cilat sipas tij prej vitesh janë jashtë funksionit, ndërsa akuzoi pushtetin lokal për keqpërdorim të fondeve që mblidhen përmes taksave.

Hima u shpreh se “në datën 9 nëntor fermerët kanë një mundësi të vadisin me votë fushat e tyre, duke mos mbështetur ata që u vjedhin lekët e taksave”, duke theksuar se nëse merr drejtimin e bashkisë do të punojë me përgjegjësi për vënien në funksion të kanaleve vaditëse dhe për ta kthyer Cërrikun në një kantier pune”.

“Lekët që ju mbahen sa herë që blini apo shisni mallra, një pjesë duhet t’i dedikoheshin kanaleve vaditëse apo kulluese”, deklaroi Hima.

Kandidati demokrat u zotua se, nëse do të fitojë drejtimin e bashkisë, do të punojë “me përgjegjësi dhe dashuri për të vënë në funksion kanalet vaditëse dhe për ta kthyer Cërrikun në një kantier pune”. e.xh/j.p/

The post Hima: Kthejmë Cërrikun në kantier pune appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

By: Elva
3 November 2025 at 21:10

Bashkia e Cërrikut po shkon drejt zgjedhjeve të pjesshme të dielën e 9 nëntorit, por në qendrën e qytetit nuk dallohet asnjë entuziazëm. Mes një grupi pensionistësh, pak të rinjve dhe punëtorëve vigjilentë të bashkisë, klima elektorale përjetohet më shumë si kuriozitet. “Nuk është se kemi ndonjë entuziazëm të madh. Duam që kushdo që fiton, […]

The post ‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut appeared first on BoldNews.al.

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

3 November 2025 at 18:09

Bashkia e Cërrikut po shkon drejt zgjedhjeve të pjesshme të dielën e 9 nëntorit, por në qendrën e qytetit nuk dallohet asnjë entuziazëm. Mes një grupi pensionistësh, pak të rinjve dhe punëtorëve vigjilentë të bashkisë, klima elektorale përjetohet më shumë si kuriozitet. “Nuk është se kemi ndonjë entuziazëm të madh. Duam që kushdo që fiton, […]

The post ‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut appeared first on Reporter.al.

Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

21 October 2025 at 13:58

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi të martën dhjetëra amendamente që fshijnë referencat si “identitet gjinor”, “shprehje gjinore”, “orientim seksual” dhe “karakteristika të seksit” nga projektligji i qeverisë “Për barazinë gjinore” – në një lëvizje që kritikohet si një hap pas në përpjekjet për luftën kundër diskriminimit gjinor nga organizatat e shoqërisë civile. Me […]

The post Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore” appeared first on Reporter.al.

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ prezanton kandidatin për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Cërrikut

By: Ela
7 October 2025 at 11:30

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ ka prezantuar në Cërrik kandidatin për zgjedhjet e pjesshme në këtë bashki, Eligert Himën. Eligert Hima, i lindur në Gramsh në vitin 1986 dhe banues në Cërrik që prej vitit 1996, është prind i dy fëmijëve dhe jeton në Romë, ku ka përfunduar studimet e larta për Hetuesi dhe Kriminologji pranë Universita […]

The post Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ prezanton kandidatin për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Cërrikut appeared first on BoldNews.al.

Mozaiku i kujtesës: Lufta për të mbajtur gjallë historinë e institucioneve në Durrës

21 September 2025 at 07:19

Mjeku Bashkim Habibi, sot 83 vjeç, vazhdon të mbajë të veshur bluzën e bardhë, ndërsa paralelisht gjen kohë për një tjetër pasion të shkruarit e historisë së shëndetësisë në qytetin e tij. Gjatë 17 viteve ai ka botuar tre libra, më i fundit me titull: “Historiku i Spitalit të Durrësit”, një vepër që u mirëprit […]

The post Mozaiku i kujtesës: Lufta për të mbajtur gjallë historinë e institucioneve në Durrës appeared first on Reporter.al.

Besa Kokëdhima ndan për herë të parë fotografi me bashkëshortin

20 September 2025 at 20:30


Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka publikuar për herë të parë një fotografi pranë bashkëshortit të saj, Tedit, pas martesës së tyre private që u zhvillua javën e kaluar.

Ceremonia intime shënoi fillimin e një kapitulli të ri në jetën e çiftit.

Në fotografinë e ndarë në InstaStory, Besa shfaqet e buzëqeshur dhe e lumtur, duke reflektuar qartë gëzimin e ditëve të para të martesës.

Foto: Screenshot

Megjithatë, ajo ka zgjedhur të ruajë privatësinë e partnerit të saj, duke mos zbuluar fytyrën e tij të plotë, një mënyrë për të ndarë lumturinë pa hequr dorë nga intimiteti i jetës së përbashkët.

Postimi i saj ka marrë një valë urimesh dhe komplimentesh nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar me entuziazëm për këtë moment të veçantë.

Ndërkohë, ceremonia private dhe postimi i fundit tregojnë se Besa dhe Tedi synojnë të ruajnë ekuilibrin mes jetës publike dhe asaj personale, duke i dhënë fansave një shije të lumturisë së tyre, pa zbuluar çdo detaj.

Kjo hapje e vogël e jetës së çiftit është një reflektim i dashurisë dhe harmonisë së tyre, ndërsa ndjekësit mezi presin të ndjekin zhvillimet e ardhshme nga kjo faqe e re në historinë e Besës Kokëdhima. /Telegrafi/

Besa ndan foton e parë me bashkëshortin

By: gaze tare
20 September 2025 at 17:10

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë javën e kaluar, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin e saj, Tedin, në një ceremoni private dhe intime. Ndërsa lajmi i martesës u bë publik, çiftit iu desh kohë për të ndarë detaje nga ky moment i veçantë me fansat.

Pas ditëve të mbushura me emocione dhe urime nga ndjekësit dhe miqtë e saj, sot Besa ka ndarë për herë të parë një pamje pranë bashkëshortit të saj në “Instagram Story”. Në foton e publikuar, këngëtarja shfaqet me një buzëqeshje të lumtur, duke treguar qartësisht gëzimin dhe kënaqësinë që po përjeton në ditët e para të martesës.

Megjithatë, Besa ka zgjedhur të ruajë privatësinë e marrëdhënies së saj. Në postimin e bërë, portreti i Tedit nuk është zbuluar i plotë, duke i lënë fansat të shijojnë momentin e lumturisë së çiftit, pa u njohur çdo detaj nga pamja e bashkëshortit. Kjo tregon se këngëtarja vazhdon të mbajë një ekuilibër mes jetës publike dhe asaj private, edhe pse martesa e saj tashmë është konfirmuar për publikun.

Ceremonia private dhe postimi i fundit i Besës tregojnë se martesa e çiftit nuk është vetëm një rast për të festuar dashurinë, por edhe për të ruajtur momentet e veçanta të intimitetit familjar. Ndjekësit kanë reaguar me entuziazëm dhe urime të shumta në rrjetet sociale, duke treguar mbështetjen dhe gëzimin për këtë kapitull të ri në jetën e Besës Kokëdhima.

Momenti i ndarë me publikun reflekton lumturinë dhe harmoninë e çiftit, ndërsa fansat mezi presin të ndjekin zhvillimet e ardhshme nga jeta private e këngëtarës.

The post Besa ndan foton e parë me bashkëshortin appeared first on iconstyle.al.

Martohet Besa Kokëdhima

16 September 2025 at 08:58


Këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partnerin e saj, Tedin.

Çifti ka organizuar një ceremoni private në Tiranë, e cila është mbajtur larg syrit të mediave dhe publikut.

Martesa e Besës ka qenë një surprizë e këndshme për shumë fansa, pasi ka ditur gjithmonë të mbajë jetën e saj personale diskrete dhe të fokusohet më shumë te karriera muzikore.

Martohet BesaFoto: Instagram

Për vite me radhë ajo ka sjellë projekte të suksesshme në tregun shqiptar e atë ndërkombëtar, duke ruajtur një imazh të fortë artistik e profesional.

Në lidhje me këtë ngjarje të veçantë, Besa ka zgjedhur një mënyrë shumë të thjeshtë për ta ndarë me ndjekësit e saj.

Në InstaStory, ajo ka publikuar vetëm një imazh të unazave të martesës, një gjest simbolik që flet shumë më tepër se çdo fjalë tjetër.

Ky postim i shkurtër është bërë menjëherë viral dhe ka ngjallur urime të shumta nga fansa, kolegë e miq të saj.

Ky hap i rëndësishëm në jetën e Besës shënon një kapitull të ri për këngëtaren, e cila duket se ka gjetur qetësinë dhe lumturinë përkrah Tedit. /Telegrafi/

Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë (FOTO)

By: V K
16 September 2025 at 08:55

Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, ka hyrë në një kapitull të ri të jetës së saj personale, duke i dhënë fund beqarisë.

Ajo u martua më 14 shtator, në një ceremoni intime pranë Tiranës, ku i tha “po” partnerit të saj, Tedit, portreti i të cilit ende nuk është bërë publik.

Dasma u zhvillua larg vëmendjes së mediave, në një atmosferë të ngrohtë familjare, me një rreth të ngushtë të ftuarish.

Megjithatë, Besa vetë ka lënë disa “gjurmë” për këtë hap të madh në rrjetet e saj sociale, ku ka ndarë momente simbolike, duke rritur edhe më shumë kureshtjen e fansave.

 

The post Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë (FOTO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌