Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 February 2026Main stream

Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

7 February 2026 at 00:37
Sapo vendimi të hyjë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, Belinda Balluku nuk do të ushtrojë më funksionet e saj publike si zëvendëskryeministre dhe ministre. Vendimi u mor pasi tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i ndanë votat në mënyrë të barabartë, katër me katër, në shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga kryeministri, Edi Rama, …
Before yesterdayMain stream

Udhëtimi në Izrael/ Rama me avionin privat të ish-miliarderit të kriptovalutave

6 February 2026 at 04:37
Avionët privatë reaktivë për distanca të gjata, të cilët përdoren nga elitat globale të biznesit dhe politikës, nuk janë thjesht mjete udhëtimi. Ata shërbejnë si një metaforë e hendekut midis njerëzve të pasur dhe të pushtetshëm dhe pjesës tjetër të shoqërisë, e cila pret me durim në terminal për të marrë aeroplanin e linjës. Në …

Lëkundje sizmike të njëpasnjëshme në juglindje të vendit, regjistrohet një tjetër tërmet në qarkun e Korçës, ja sa ishte magnituda

6 February 2026 at 03:21
Vazhdojnë lëkundjet e njëpasnjëshme në juglindje të vendit. Një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 19:10 në qarkun e Korçës. Tërmeti me magnitudë 3.9, e pati epiqendrën në fshatin Desmirë. Ndërkohë fatmirësisht nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar. Rreth orës 16:00 u regjistrua një tjetër tërmet, me manitudë 3.2 ballë me epiqendër fshati Hoçisht …

Çarja e argjinaturës së Erzenit përmbyti Durrësin/ Prokuroria zbarkon në bashki

6 February 2026 at 03:19
Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar një ditë më parë sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me tenderin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen nga Bashkia e Durresit. Ky veprim vjen pas përmbytjeve të rënda që goditën Durrësin muajin e kaluar, duke shkaktuar pasoja të mëdha materiale dhe humbjen e një jete njerëzore. Në këto kushte, …

Kryemadhi: Relacion përsëritës, prova nga shkrime gazetash

6 February 2026 at 01:42
Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, reagoi pas seancës paraprake në çështjen penale ndaj saj dhe ish-Presidentit Ilir Meta. Para mediave, ajo deklaroi se relacioni i prokurorit ishte përsëritës dhe i mbështetur kryesisht në shkrime mediatike, duke e krahasuar qasjen me praktikat e kohës së diktaturës. “Janë intervista, shkrime gazete që edhe në …

Koçiu: Nuk ka vendim për heqjen e ndalimit të monopatinave

6 February 2026 at 01:37
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka sqaruar se udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina vijon të mbetet në fuqi dhe nuk ka asnjë vendim për heqjen e kësaj mase. “Udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi. Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm. Policia e Shtetit …

Mbetjet e Kurum, Prokuroria: Pluhur nga filtrimi i gazrave të furrave elektrike të çelikut, rrezik për njerëzit

4 February 2026 at 17:41
Ekspertimi laboratorik ka provuar se mbetjet e transportuara me anijen “Moliva XA443A” janë të rrezikshme dhe toksike, duke zbuluar një skandal mjedisor. Pas këtij përfundimi, Prokuroria e Durrësit ka kërkuar masa sigurimi për 33 persona, ndërsa deri më tani janë ekzekutuar 20 prej tyre. Hetimet nisën në korrik 2024, pas një njoftimi nga OLAF, që …

Nika mohon vrasjen e argjentinases, prokuroria paraqet prova nga hoteli

3 February 2026 at 18:54


Në Gjykatën Themelore ne Prishtinë, është mbajtur sot seanca e radhës gjyqësore ndaj Endrit Nikës, i akuzuari për vrasjen e argjentinases Maria Clara në Fushë Kosove, dy vite më parë.

Gjatë seancës prokuroria ka paraqitur fotografi nga dhoma e hotelit ku kishin qëndruar, duke theksuar se nga pamjet shihej një ambient i çrregulluar dhe elemente të thyera.

Prokurori Armend Hamiti, duke u bazuar në fotografi, tha se dhoma shfaqej me njolla dhe dëmtime, teksa e pyeti Nikën se si kishin ndodhur thyerjet dhe zhvendosjet e objekteve.

“Shihet qartë se dhoma është e çrregulluar me gjëra të zhvendosura edhe elemente të thyera. Duke parë këto pamje, qysh kanë ndodhur ato thyerje, ato zhvendosje në dhomë. Qysh kanë ndodhur këto, në momentin kur ia ke kapur duart apo?”, pyeti prokurori.

Nika u përgjigj se ka mundur te ndodhë teksa ishte në gjumë, teksa duke thënë se nuk kanë ndodhur nga ana e tij.

“Kanë ndodhur kur ka fjetur ose më parë, sepse ne kemi qenë në hotel dhe nuk e kemi rregulluar. Ato thyerje që shihen aty të gjësendeve nga ana ime nuk kanë ndodhur”, tha Nika.

I pyetur nëse një xham statik mund të bie pa forcë, i akuzuari u përgjigj se as me veprim nuk guxon të bie “As me veprim as pa veprim nuk guxon me ra”.

Gjatë marrjes në pyetje, prokurori kishte kërkuar sqarime për raportet mes të akuzuarit dhe viktimës para ngjarjes. Ai e pyeti nëse kishte pasur xhelozi apo mosmarrëveshje gjatë ahengut para dasmës apo në veturë.

Nika u përgjigj se e ka vërejtur ne veturë kur është kthyer tek hoteli.

“Unë e kam diktuar vetëm në kerr kur është kthyer në hotel, se tërë kohën nuk kam pasur kohë të merrem me të”.

Prokurori e pyeti edhe nëse kjo xhelozi ishte shfaqur më herët në Zvicër, ndërsa i akuzuari tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Tutje, Hamiti e pyeti nëse kishte tentuar ta qetësonte viktimën gjatë përplasjes.

“Aty jam munduar që fillimisht ta qetësoj me fjalë dhe, kur ka filluar që të më qëllojë me duar, e kam afruar afër vetes dhe e kam ulur në tokë, jemi ulur të dy në tokë. Jemi ulur para krevatit të dhomës”, tha ai.

I pyetur nëse kishte pasur dhunë fizike mes tyre, Nika deklaroi se pasi që ishin ngritur në këmbë ka filluar ta godas me duar.

“Në ato momente jo, pastaj kur jemi ngritur që të dy që ishim ulur aty, ja nisi me goditur me duar. Ia kam kthyer shpinën edhe kam prit deri sa të ndalet”.

Ai shtoi se ishte nisur drejt derës për t’u larguar nga hoteli.

“Pasi e diktova që u ndal, fillova me ecë ka dera dhe i thash po shkoj në Gllanasell. Nuk e kam parë dhe nuk e di a ka folur diçka. Në atë moment me atë mendim u nisa. Taman kam mbërritur te dera, kam dëgjuar krismën. Sa kam arritur te dera e banjos”, deklaroi Nika.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari Endrit Nika, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me viktimën, me dashje për ta privuar nga jeta, kishte nxjerrë kornizën e dritares dhe e kishte hedhur atë nga dritarja e dhomës së hotelit, nga kati i gjashtë.

Si pasojë, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht trajtimit mjekësor, kishte ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Prokuroria vazhdon të mbrojë qëndrimin se Endrit Nika e ka hedhur viktimën nga kati i gjashtë i hotelit, duke e cilësuar rastin si vrasje të kryer me dashje.

Gjatë seancës se Nika ka lexuar edhe një letër drejtuar prindërve të Maria Clares, të dashurës së tij, per të ciln akuzohet Nika ta ketë shtyer nga dritarja e një hoteli në Fushë Kosovë.

Nika drejtuar prindërve të saj u shpreh se edhe pse e fajsojnë, shpreson që ta besojnë, pask që edhe ai humbi një person të shtrenjtë për të.

“Së pari dua të ju drejtohem prindërve të Klarës me do fjalë, me thyhet zemra që jam para jush jo si personi që e dashuroj ciken e juaj por mes kësaj tragjedi të rënd me krejt shpirti ju shpreh ngushëllimet e mia me të thella. E di që më shihni ndryshe dhe më fajësoni, por ju lutem të më besoni se edhe unë e humba një gjë më të shtrenjtë që kam pasur në jetë. Dhimbja është e njëjta. Ju uroj shumë forcë dhe unë si ju dëshiroj vetëm drejtësi për Klarën”, tha ai.

Seanca e radhës do të jetë me 16 shkurt ku pritet fjala përfundimtare.

Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njeh dosjen! Si mund të flasë në emrin tim?

1 February 2026 at 15:58
Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht në kërkesën për zëvendësimin e masës “arrest në burg”. Veliaj ka refuzuar avokaten e caktuar kryesisht nga gjykata dhe ka kundërshtuar çdo formë mbrojtjeje të realizuar prej saj, duke argumentuar se ajo nuk ka njohje …

Rritet siguria për ish-kreun e SPAK dhe disa prokurorë

31 January 2026 at 17:28
Ish-kreu i SPAK, Altin Dumani dhe disa prokurorë të tjerë të kësaj strukture do të lëvizin nën masa të rrepta sigurie. Kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka bërë një kërkesë në KLP për të rritur numrin e truprojave për Dumanin dhe disa prokurorë të tjerë, përfshirë prokurorin Dritan Prençi. Mësohet se …

Ilir Beqja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese: Vendimi për masën e sigurisë u mor me vonesë dhe mbi akuza të pabazuara

31 January 2026 at 17:07
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja i ka drejtuar një letër publike anëtarëve të Gjykata Kushtetuese, pas vendimit të shpallur më 28 janar 2026 për rrëzimin e kërkesës së tij që kundërshtonte masën e sigurisë “arrest në burg”, vendosur nga GJKKO në korrik 2024. Në letër, Beqja kritikon ashpër vonesat e gjykimit, duke e cilësuar shqyrtimin …

Shqiperia ne emailet e Epstein: aty ka vajza te jashtezakonshme

31 January 2026 at 17:03
Një email i datës 25 maj 2012 tregon se Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë periudhë, i ka dërguar një mesazh Jeffrey Epstein, një ditë pas një vizite zyrtare në Shqipëri. Në komunikimin elektronik, Jagland shkruan shkurt: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”  Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012, sipas axhendave dhe …

Gjykimi për vrasjen e argjentinases, i akuzuari jep versionin e tij për ngjarjen

22 January 2026 at 23:45


Endrit Nika, i akuzuar se ka hedhur nga kati i gjashtë të një hoteli në Fushë-Kosovë të dashurën e tij argjentinase, sot më 22.01.2026 ka dhënë versionin e tij lidhur me këtë ngjarje.

Endrit Nika nga Prokuroria akuzohet se pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dashurën e tij M.K.U., me dashje që ta privojë nga jeta, e kishte nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur tanimë të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë, me ç’rast viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe, përkundër trajtimit mjekësor, ajo kishte ndërruar jetë në QKUK.

I akuzuari Endrit Nika tha se tani të ndjerën për herë të parë e kishte takuar në Barcelonë gjatë kohës sa ai kishte qenë në pushime me shoqërinë e tij.

Ai tha se kur kishte takuar tani të ndjerën për herë të parë, ai ishte ndjerë sikur e kishte takuar shpirtin binjak.

Ai tha se disa herë kishte shkuar në Barcelonë për ta takuar tani të ndjerën, dhe pas 1 muaji e gjysmë që ishin njoftuar e ndjera kishte shkuar te ai në Zvicër për të bashkëjetuar më të.

Sipas Nikës, raporti i tij dhe tani të ndjerës kishte qenë shumë i mirë, dhe ata verën e vitit 2023 kishin ardhur bashkë në Kosovë për dasmën e vëllait të tij.

Ai raportet mes tij dhe tani të ndjerës i përshkroi si shumë të mira, ndërsa tha se në ditën kritike, konflikti mes tyre kishte filluar për shkak të xhelozisë së të ndjerës.

Ai tha se pas ahengut që kishte qenë në shtëpinë e tyre në Gllanasellë ata ishin nisur për të shkuar në hotelin ku kishin qëndruar në Fushë-Kosovë.

Nika tha se kur kishin mbërritur në parking para hotelit në Fushë-Kosovë tanimë e ndjera në veturë ia kishte derdhur një pije në kokë.

I akuzuari tha sa pas kësaj ishte munduar t’ia heqë nga dora pijen dhe të dytë kishin dalë nga vetura. Sipas Nikës tashmë e ndjera gjatë kohës kur kishin dalë nga vetura e kishte ofenduar, dhe më pas ai e kishte shtyrë me derë.

Tutje, Nika tha se pasi kanë shkuar në dhomë ai i kishte thënë të ndjerës që të qëndrojë në hotel ndërsa ai dëshiron të shkojë në shtëpinë e tij në Gllanasellë, por ai tha se tashmë e ndjera i kishte thënë të qëndrojnë bashkë.

I akuzuari tha se në momentin kritik kur ka ndodhur ngjarja ai kishte qenë në korridor, dhe tha se e kishte dëgjuar një zhurmë dhe pasi ishte kthyer në dhomë e kishte parë që xhami statik dhe tashmë e ndjera nuk janë.

“U nisa me marrë ni maicë dhe para derës së hymjes e nijta një zhurmë, tri zhurma kenë si me gjujtë najsen në tokë dhe u nal, s’u ni kurrgjë në dhomë. U ktheva prapë edhe e pash që xhami statik nuk është aty mo, nuk ishte në vendin e vet, pastaj e hapa një dritare këqyra poshtë dhe e pash që Clara është në tokë, ka ra”- deklaroi i akuzuari.

Pas kësaj i akuzuari tha se ka pësuar atak paniku.

“Prej atyshit m’kapi panika, ia nisi frymëmarrja dhe pisikita dy-tri herë: “Clara, Clara, Clara” dhe sapo e mbledha forcën u ula në krevat se m’u dok krejt si film, si andërr e keqe se qaty ke deri sa e mblodha veten”- tha i akuzuari.

Tutje, i akuzuari tha se ishte nisur për të shkuar poshtë te tani e ndjera.

“Shkova te Clara edhe aty shkova iu afrova ngat edhe do ujë ia qitsha mbi kry se e dijsha që s’guxoj me e prekë, tani unë fola me Clarën, m’tha: Thuju prindërve të mi se ju dua, edhe unë i thash: O zemër vet ki me ju thanë, veç mbledhe veten, bonu e fortë”- tha i akuzuari.

Nika tha se ai i ishte drejtuar recepsionistes së hotelit duke i thënë se si është e mundur që të shkëputet xhami statik dhe të bjerë një njeri.

Ai tha se në momentin kur ishte arrestuar nga Policia kishte qenë shumë i shqetësuar për gjendjen e tani të ndjerës.

Paraprakisht në seancën e sotme në cilësi të dëshmitares është dëgjuar doktoresha Blerina Gashi, e cila kishte qenë doktoresha në ekipin e urgjencës që kishte shkuar të vendi i ngjarjes për t’i ofruar ndihmë tani të ndjerës.

Ajo tha se më të pranuar telefonatën ajo bashkë me dy infermiere dhe me shoferin e autoambulancës ishin nisur për të shkuar te vendi i ngjarjes.

Gashi tha se kur kishte arritur ajo me ekipin e urgjencës në vendin e ngjarjes tani e ndjera kishte qenë në parking anash një veture e shtrirë dhe përreth saj kishte pasur xhama të thyer.

Ajo tha se kur ishte afruar te tani e ndjera ajo kishte pasur vetëdije, dhe pasi e kishin vendosur në autoambulancë ajo i kishte bërë disa pyetje tani të ndjerës.

“Gjatë rrugës kam biseduar me të ndjerën fillmisht e kam pyetur për emër dhe mbiemër në gjuhën angleze dhe më është përgjigjur, e kam pyetut sa vjet i ka, pas këtyre dy pyetjeve e kam pyetur se a ke dashtë me u hedh vetë? Më është përgjigjë veç me “jo” në gjuhën angleze. E kam pyetur pastaj: Atë ka shtyrë dikush? Prapë më është përgjigjur me: “Jo”” – tha dëshmitarja.

Ajo tha se veprimet e tyre kanë qenë monitorimi vazhdimisht në frymëmarrjen e viktimës dhe se a ka puls në mënyrë të vazhdueshme.

Dëshmitarja tha se nuk i kujtohet se çka i kanë dhënë si medikamente tani të ndjerës gjatë kohës sa kanë qenë në autoambulancë.

“Nuk më kujtohet se a i kam dhanë diçka, urdhëri ka qenë i tillë nëse gjindet vija venoze,.. I kam urdhëruar infermieret që të gjendet vija venoze të vendoset kanilla me medikamente, sipas protokollit i jepim tramadoll dhe metokloparmil,.. Nuk më kujtohet a është vendosë a jo diçka urdhrat kanë qenë po tani nuk po më kujtohet” – deklaroi dëshmitarja.

Ajo tha se pasi tani të ndjerën e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë, e ka shkruar raportin dhe më pas janë larguar.

Ajo tha se ka menduar se do të thirret nga Policia apo nga Prokuroria që të japë dëshmi lidhur me rastin por meqë nuk ishte thirrur për këtë arsye nuk kishte shkuar që të japë dëshmi në mënyrë vullnetare lidhur me rastin

Trupi gjykues refuzoi propozimin e mbrojtjes për dëgjimin e dy infermiereve që kishin qenë me doktoreshën Blerina Gashi në ekipin e urgjencës me arsyetimin se dëshmitarja Blerina Gashi i ka dhënë të gjitha përgjigjjet.

Me propozim të prokurorit Armend Hamiti, seanca e sotme (22.01.2026) u ndërpre dhe e radhës u caktua për në muajin shkurt 2026, ku i akuzuari Endrit Nika pritet të vazhdojë mbrojtjen e tij.

Aktakuza në këtë rast po përfaqësohet nga prokurori Armend Hamiti.

Kjo çështje është duke u trajtuar në Departamentin e Krimeve të Rënda nga trupi gjykues i përbërë nga Gazmend Bahtiri (kryetar i trupit gjykues) dhe dy anëtarët, Gëzim Ademi dhe Alltëne Murseli.

DOSJA E PROKURORISË

Sipas aktakuzës së datës 11.02.2025, i pandehuri Endrit Nika po akuzohet se më 01.08.2023 në Fushë-Kosovë, në hotel “Sonoma”, pas një mosmarrëveshjeje paraprake me të dashurën e tij, tani të ndjerën M.K.U., paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë te parkingu jashtë hotelit, dhe pasi që hynë në hotelin – dhomën ku ishin duke qëndruar, i pandehuri Endrit Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet e dëmtuara dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës i pandehuri Nika e ka nxjerrë kornizën e dritares duke e hedhur nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë, me ç’rast tani e ndjera M.K.U. ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe përkundër trajtimit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë në QKUK.

Andaj për shkak veprimeve të lartpërmendura Endrit Nika nga Prokuroria po akuzohet se ka kryer veprën penale – vrasje e rëndë, raporton Kallxo.

“Ilirin e kam dashur më shumë se ai mua”, Monika Kryemadhi tregon se a ka gjetur dashurinë e re pas ndarjes nga Meta

By: D Marku
22 January 2026 at 13:37

E drejtpërdrejtë dhe pa hezitim në deklarata, Monika Kryemadhi po shfaqet para publikut edhe në rolin e opinionistes në Big Brother VIP Albania, ku komentet e saj kanë tërhequr vëmendje për sinqeritetin dhe mungesën e filtrave.

Në një intervistë për emisionin Ftesë në 5, Kryemadhi ka theksuar se gjithmonë ka qenë e tillë, edhe në jetën personale. “Unë edhe kur kam qenë e martuar, nuk kam pasur filtra për deklaratat. Nuk kam mentalitetin se çfarë do të thonë të tjerët. Tani aq më pak”, u shpreh ajo, duke qeshur.

E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo nëse beson ende te dashuria pas divorcit, Kryemadhi u përgjigj pa ekuivok: “Besoj te dashuria, është kryesore, ngroh shpirtin”.

Megjithatë, ajo la të kuptohet se emocionalisht mbetet e lidhur me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si dashurinë e saj të parë dhe të fundit. Sipas Kryemadhit, edhe pse një marrëdhënie mund të përfundojë, ndjenjat jo domosdoshmërisht zhduken nga të dyja palët në të njëjtën kohë.

“Nuk mendoj se jam në një fazë për të dashuruar dikë tjetër. Unë e kam dashurinë time. Ajo ka kaluar në shumë sfida dhe, edhe kur vjen momenti që mbaron, nuk do të thotë që mbaron nga ana tjetër”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi se politika ka qenë faktori që i ka bashkuar dhe ndarë njëkohësisht. “E gjithë jeta ime politike ka filluar me Metën në krahë. Politika na bashkoi dhe politika na ndau”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se nuk e ka parë kurrë marrëdhënien e tyre si një barrë për karrierën politike.

Rrëfimi i saj është pritur me interes nga publiku, duke nxitur diskutime rreth ndarjes, dashurisë afatgjatë dhe mënyrës se si emocionet personale ndërthuren me jetën publike dhe politike.

The post “Ilirin e kam dashur më shumë se ai mua”, Monika Kryemadhi tregon se a ka gjetur dashurinë e re pas ndarjes nga Meta appeared first on Albeu.com.

Mark Nika në SPAK: Të përshpejtohet hetimi për “21 Janarin”, dëshmitarët kanë presion dhe frikë

21 January 2026 at 12:54

TIRANË, 21 janar /ATSh/ Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej viktimave të protestës së 21 janarit të vitit 2011 është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas përfundimit të ceremonisë së homazheve për përkujtimin e katër të vrarëve në protestën e 21 Janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Nika zhvilloi një takim me prokurorin e çështjes, Alfred Shehu.

Në një prononcim për gazetarët, jashtë godinës së SPAK, Nika kërkoi përshpejtimin e hetimeve, duke theksuar se dëshmitarët ndodhen nën presion dhe frikë.

“Kërkojmë që hetimi për “21 Janarin” të përshpejtohet. Dëshmitarët kanë presion dhe frikë”, u shpreh ai.

“Drejtësinë e kemi kërkuar nga drejtësia e re nga SPAK. Nuk është përgjegjësia e mazhorancës, nuk kemi as komunikim për këtë punë”, tha Mark Nika.

Sipas tij, drejtësinë e pret nga SPAK dhe jo nga qeveria. “Nuk kam kërkuar kurrë nga Rama për drejtësi, drejtësinë e dua nga SPAK. Prokurori i çështjes më tha që janë kryer veprime që të restaurohet dosja e vjetër. Hollësira nuk më dha”, tha Nika.

Nika tha se fajtore “në planin politik dihet është Partia Demokratike, Berisha”.

“Ai (Sali Berisha – shën. i red.) ka qenë kryeministër, ministër i Brendshëm ka qenë Lulzim Basha. Po të jenë trima le të thonë “e kemi bërë ne”. Ata e fshehin. Pse e fshehin kur nuk ke faj? Pse ikën dhe fshihesh? Pse bën manipulimin e provave?”, tha Nika.

Sot, u zhvillua një ceremoni përkujtimore në nder të katër viktimave që u vranë në protestën e 21 Janarit 2011. Në ceremoninë e zhvilluar në Kryeministri, mbajti fjalën e rastit kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa të pranishëm ishin ministra të kabinetit qeveritar dhe familjarë të Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt.

Më pas, ceremonia përkujtimore vazhdoi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku u vendosën karafila në kujtim të katër viktimave të kësaj ngjarjeje.

/e.i/a.f/

The post Mark Nika në SPAK: Të përshpejtohet hetimi për “21 Janarin”, dëshmitarët kanë presion dhe frikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

21 janari, Mark Nika del nga SPAK: Të shpejtohen hetimet, prokurori më tha se…

21 January 2026 at 12:11

TIRANË- Xhaxhai i Aleks Nikës, i cili u vra me 21 janar të 2011, Mark Nika ishte sot në SPAK ku u takua me prokurorin e çështjes Alfred Shehun për t’u njohur me ecurinë e hetimeve.

Ai foli me gazetarët, ndërsa tha se prokurori i ka konfirmuar se hetimet po ecin dhe kanë përparuar.

Mark Nika theksoi se pret që drejtësinë për nipin e tij ta japë SPAK sa më shpejt të jetë e mundur.

“Erdha për të mësuar ecurinë e hetimeve, sepse jemi palë në proces. Takova prokurorin e çështjes Alfred Shehun. Ai më shpjegoi se hetimet po ecin, kanë përparim. Së kur do të përfundojnë, kjo është një çështje e tyre.

Nuk u futa në hollësi. Ne kërkojmë me insistim që çështja të avancojë. Drejtësinë e kemi kërkuar nga drejtësia, jo nga e vjetra, por tani nga SPAK. Drejtësinë e duam vetëm nga SPAK.”, tha ai/abcnews.al

Hakërimi i SPAK/ Merret në pyetje Dritan Palnika, i afërm i Agim Ismailit

By: Brisi
21 January 2026 at 09:08

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje, Dritan Palnikën, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Bujqësisë, në kuadër të hetimeve për sulmin kibernetik ndaj këtij institucioni. Sipas News 24, Palnika ka lidhje të afërta familjare me Agim Ismailin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili akuzohet si anëtar i grupit […]

The post Hakërimi i SPAK/ Merret në pyetje Dritan Palnika, i afërm i Agim Ismailit appeared first on BoldNews.al.

Xhaxhai i Aleks Nikës: Shoqëria pret që drejtësia të funksionojë! Kujtesa nuk duhet të zbehet

By: xhir jeta
21 January 2026 at 10:20

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika: Shoqëria pret që drejtësia të funksionojë realisht. Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi, nuk kërkojmë përjashtime por barazi para ligjit. Kujtesa nuk duhet të zbehet, ne qëndrojmë me besim te SPAK dhe gjykata e Strasburgut për drejtësi

Sot shënohen 15 vite nga “21 Janari”, çështja në rihetim nga SPAK

21 January 2026 at 08:38

TIRANË, 21 janar /ATSH/ Sot shënohen 15 vite nga 21 janari 2011, kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, u vranë katër protestues.

Gjatë protestës u vranë Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Katër viktimat e 21 Janarit 2011 u shpallën Dëshmorë të Atdheut.

Në korrik të vitit 2024 Prokuroria e Posaçme (SPAK) rinisi zyrtarisht hetimet për 21 Janarin, pasi Gjykata e Strasburgut urdhëroi Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, ish-kryeministër, Lulzim Bashës, ish-ministër i Brendshëm dhe Ndrea Prendit, ish-kreu i Gardës së Republikës.

Gjykata e Strasburgut e ka cilësuar vrasjen e katër protestuesve si “krim shtetëror që duhej zbardhur”.

Drejtues të Partisë Socialiste kanë kërkuar zbatimin e vendimit të GJEDNJ-së për ngjarjen e “21 janarit”. Disa ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, kreu i grupit Taulant Balla vuri në dukje se presin nga drejtësia, veçanërisht nga Prokuroria e Posaçme, zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, lidhur me plot aspekte të asaj ngjarjeje.

“Ne nuk kemi hyrë asnjëherë në meritën apo përmbajtjen e dosjeve penale, por Kuvendi i Shqipërisë ka përgjegjësi në kontrollin e zbatimit të vendimeve të GJEDNJ-së bashkë me Ministrinë e Drejtësisë”, theksoi Balla.

/gj.m/j.p/

The post Sot shënohen 15 vite nga “21 Janari”, çështja në rihetim nga SPAK appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK thellon hetimet për hakerimin/ Merret në pyetje Dritan Palnika, i afërm i të pandehurit Agim Ismaili

By: V K
21 January 2026 at 08:16

Dritan Palnika, ish-Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Bujqësisë, është një nga personat e pyetur nga SPAK në kuadër të hetimeve për sulmin kibernetik ndaj këtij institucioni.

Burimet konfirmojnë se Palnika ka lidhje të afërta familjare me Agim Ismailin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, i cili akuzohet si anëtar i grupit kriminal që dyshohet se qëndron pas hakerimit të SPAK dhe nxjerrjes së materialeve hetimore të lidhura me figura të politikës dhe biznesit.

SPAK dyshon se Ismaili materialet e siguruara nga hakerimi ia ka kaluar kushëririt të tij, Dritan Palnika.

Për Agim Ismailin, GJKKO ka nisur tashmë procesin gjyqësor. Ai akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale të strukturuar, ndërhyrje të paligjshme në sisteme kompjuterike dhe sigurim e shpërndarje të të dhënave hetimore, akuza që SPAK i konsideron pjesë të një skeme të organizuar për goditjen e institucioneve të drejtësisë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rolin e personave të përfshirë, si dhe çdo lidhje të mundshme që mund të ketë ndikuar në realizimin dhe pasojat e këtij sulmi të rëndë ndaj sistemit të drejtësisë.

The post SPAK thellon hetimet për hakerimin/ Merret në pyetje Dritan Palnika, i afërm i të pandehurit Agim Ismaili appeared first on Albeu.com.

❌
❌