Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Ora 19” në SYRI TV, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, hetimet e SPAK dhe ndikimin e tyre në qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kreu i qeverisë ndodhet në një fazë pasigurie përballë goditjeve që po vijnë ndaj kabinetit të tij. Sipas Bushatit, […]
Nga Andi Bushati Të gjithë ata që u habitën me Diellën sot e kanë një përgjigje. Përtjej bujës së ministres së parë virtuale në histori, që zaptoi në mënyrë sensacionale faqet e shumë mediave të mëdha të botës, fshihej një plan meskin për të vjedhur. Duke prezantuar të parën anëtare të kabinetit, jo prej mishi […]
Analisti Andi Bushati ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me dosjen e AKSHI, duke deklaruar se ajo dëshmon jo vetëm vjedhjen e miliona eurove përmes tenderëve të paracaktuar, por edhe funksionimin e shtetit mbi baza mafioze. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, Bushati u shpreh se përmbajtja e dosjes tregon se […]
TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati zhvilloi një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.
Ndërsa ndau foton e rastit, ambasadori Bushati u shpreh se “Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane. Nga një vend i izoluar komunist, me ndihmën e SHBA-ve u shndërruam dhe u rritëm si aleatët më të mirë. Sot, Shqipëria është vendi më pro-amerikan në botë”.
Sipas tij, Sekretari Rubio u shpreh me kënaqësi dakord se ky është një rast miqësie e vërtetë mes vendeve tona dhe se kjo është një “vlerësim i shkëlqyer” në aspektin e politikës dhe diplomacisë.
Gjithashtu, Bushati theksoi se “Shqipëria është vendi i Nënë Terezës dhe një simbol i paqes dhe bashkëjetesës për botën tonë”.
Në një shënim personal, Bushati u shpreh jashtëzakonisht i gëzuar dhe krenar teksa mësoi se Nënë Tereza është shenjtorja e familjes Rubio.
Ambasadori Bushati ftoi Sekretarin Rubio, në emër të Kryeministrit Edi Rama, të vizitojë Shqipërinë për të ndërtuar më tej miqësinë e madhe mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Bushati u shpreh se ky ishte një takim i paharrueshëm me një mik të madh të lirisë dhe demokracisë në botë.
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka folur për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, në mënyrë që të kërkojë një masë arresti ndaj saj. Bushati tha se nuk ka gjasa që Rama ta dorëzojë imunitetin e Ballukut, ndërsa shtoi se në PS mendojnë vetëm […]
Analisti Andi Bushati, ka komentuar aksionin e SPAK për tenderat e AKSHI-t, teksa ka hedhur akuza se grupet kriminale, policia dhe biznesmenë, janë të përfshirë të gjithë për të vjedhur paratë e taksapaguesve.
Bushati tha gjatë një interviste mediatike se kur plani vjedhjes me tender nuk funksionon, atëherë në lojë futen edhe grupe kriminale që shantazhonjnë për ta cuar përpara projektin.
“Kur plani i vjedhjes me tender nuk realizohet, futet në pjesë edhe një grup kriminal, që të shantazhon për të çuar përpara projektin. Kur grupi kriminal mund të mos ketë sukses të plotë, ka mbështetjen e policisë, një njeri pyet, si mund të bësh tendera fallco, të vjedhësh lekët, të merresh me banda rrëmbyese, të kesh suportin e policisë?
Këtu vijmë te intervista e Ahmetajt, që tha është Agasi koordinator i krimit me Ramën dhe kjo shpjegon si vepron sahati pa u prekur. Vjedh me tendera, rrëmben, ke policinë suport në rrëmbim. Pa një pushtet të paimagjinueshëm askush nuk e bën dot”, tha Bushati.
Analisti Andi Bushati ka ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë e SPAK-ut dhe aftësinë e tij për të hetuar çështje që prekin nivelet e larta të politikës, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Gjatë emisionit “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ai deklaroi se skepticizmi publik ndaj drejtësisë së re mbetet i thellë, ndërsa “asnjë prokuror nuk e imagjinon […]
Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së mori vëmendje më të madhe ndërkombëtare se në të shkuarën. Ajo është një raport presidencial për Kongresin që përshkruan vizionin, interesat, qëllimet dhe politikat e ShBA-së për sigurinë kombëtare, duke detajuar se si të përdoren instrumentet e fuqisë kombëtare për të mbrojtur kombin, promovuar prosperitetin dhe ruajtur stabilitetin.
Nëse do të ishte produkt i një administrate tjetër amerikane, strategjia do të ishte temë e debatit kryesisht mes profesionistëve. Mirëpo, vëmendja e madhe vjen për shkak të faktit se ky dokument paraqet një ndryshim rrënjësor në riorientimin e politikës së jashtme të ShBA-së që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, duke përcaktuar një doktrinë të re të politikës së jashtme: “Amerika e Para”. Në një mënyrë a tjetër, strategjia konfirmon qëndrimet e mbajtura nga administrata Trump gjatë këtij viti.
Strategjia e Sigurisë Kombëtare nuk ka të bëjë me vlerat. Nuk ka të bëjë me promovimin e demokracisë. As me mbrojtjen e parimeve që aleatët evropianë i kanë marrë si të mirëqena që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ajo ka të bëjë me projektimin e fuqisë dhe interesave amerikane. Projektimi i fuqisë bazohet në një premisë transaksionale, që duhet t’u sjellë dobi amerikanëve dhe jo domosdoshmërish parimeve që duhen ndjekur për përmbushjen e objektivit. Në të njëjtën kohë, strategjia na kujton se marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ndryshojnë shumë nga marrëdhëniet njerëzore, ku jo gjithçka e çdo gjë vlen njësoj.
Strategjia përcakton parametrat e përgjithshëm se si administrata Trump e sheh botën duke u përqendruar në kërcënime dhe prioritete strategjike si aleancat, mbrojtja, tregtia dhe avantazhi teknologjik. Nga dokumenti del qartë se prioritetet e administratës Trump janë: (i) siguria kufitare, lufta kundër krimit ndërkombëtar me theks të veçantë ndaj narko-terrorizmit dhe karteleve të drogës; (ii) çimentimi i përparësisë amerikane në hemisferën perëndimore, duke riafirmuar “doktrinën Monroe”, sipas të cilës çdo ndërhyrje nga fuqi të tjera të huaja në politikat e kontinentit amerikan është një akt potencialisht armiqësor kundër ShBA-së; (iii) ballafaqimi me Kinën për të fituar të ardhmen ekonomike dhe parandaluar përballjen ushtarake, me theks të veçantë mbrojtjen e Tajvanit; (iv) ripërcaktimi i kushteve për stabilitet brenda Evropës dhe stabilitet strategjik me Rusinë; (v) paqja në Lindjen e Mesme, duke respektuar traditat, fetë dhe kulturat e tyre, për sa kohë që ato nuk kërcënojnë ShBA-në.
Mjedisi gjeopolitik asgjësues
Tërheqja apo racionalizimi i veprimit amerikan në botë nuk është një dukuri e re. Pas shkëlqimit në planin ndërkombëtar të Woodrow Wilson, ShBA-ja u tërhoq në njëfarë izolacionizmi gjatë viteve 1920-1930, duke refuzuar Lidhjen e Kombeve dhe duke miratuar akte të neutralitetit për të shmangur përfshirjet ndërkombëtare, të nxitura nga lodhja e luftës dhe depresioni ekonomik, deri në sulmin e papritur në Përl Harbër në vitin 1941, që detyroi SHBA-në të përfshihej në Luftën e Dytë Botërore.
Strategjia e Sigurisë Kombëtare paraqitet në një moment gjeopolitik asgjësues. Sipas ShBA-së, qasja “e njëjta madhësi u përshtatet të gjithëve anembanë botës” nuk funksionon më. Në të vërtetë, ndryshimi në rrafshin botëror nuk është më teorik, teksa jemi dëshmitarë të fronteve kryesore të luftës në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, raportit të trazuar ndërmjet ShBA-së dhe Evropës, mungesës së një udhëheqjeje të fortë në nivel evropian, si rezultat i shkërmoqjes së qendrës demokratike, formësimit të aleancave alternative ndaj perëndimit nga vendet me një gjeografi dhe popullsi të konsiderueshme, dhe një arkitekturë ndërkombëtare më komplekse dhe konkurruese.
Strategjia synon të reflektojë deficitin e krijuar në raportin mes pushtetit dhe pritshmërive të opinionit publik. Shumica dërrmuese e amerikanëve nuk duan të paguajnë për politikën e jashtme dhe nuk mbështesin pozicionimin e ShBA-së si “zjarrfikëse” të konflikteve në cepa të ndryshëm të botës.
Vjet amerikanët votuan për më pak politikë të jashtme, çka nuk përbën përjashtim nga zgjedhjet presidenciale gjatë dekadave të fundit. Në vitin 1992, amerikanët votuan për Clintonin që vinte nga një eksperiencë modeste si guvernator i Arkansasit, e pakrahasueshme me atë të presidentit Bush, i cili ishte protagonist i rënies së Murit të Berlinit dhe ndryshimeve epokale. E njëjta gjë mund të thuhet për vitin 2000, kur amerikanët zgjodhën Bushin përkundrejt Al Goreit, një personalitet i angazhuar në marrëdhëniet ndërkombëtare teksa shërbente për dy mandate si zëvendës president; në vitin 2008, kur zgjodhën senatorin e ri Obama përkundrejt senatorit të sprovuar në arenën ndërkombëtare dhe veteranit të luftës McCain; apo në vitin 2016, kur zgjodhën Trumpin përkundrejt Clintonit që vinte pas eksperiencës si senatore e Nju-Jorkut dhe më pas sekretare Shteti.
E përbashkëta e presidentëve të sipërpërmendur është se janë zgjedhur mbi bazën e premtimit për një politikë të jashtme më të kufizuar, por që u përfshinë më shumë në politikën e jashtme gjatë ushtrimit të detyrës. Trumpi nuk përbën përjashtim nga ky rregull. Fakti që gjatë vitit të parë të këtij mandati presidencial, ai flet për ndryshimin e regjimit në Venezuelë, ndërhyrjen humanitare në Nigeri, ndërtimin e Gazës dhe nevojën për përfundimin e luftës në Evropë tregon se ai nuk i përket shkollës së ndërhyejeve të kufizuara në politikën e jashtme. Përkundrazi! Ndaj, dilema kryesore për ShBA-në sot nuk është thjesht se çfarë nuk mund të bëjnë, por të shmangin atë që nuk mund ta bëjnë.
Karakteri i sigurisë evropiane
Strategjia e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së konfirmon një prirje të vënë re që nga koha e administratës Obama, sipas së cilës ShBA-ja sheh Azinë si skenën qendrore, ndërsa Evropa nuk ka më të njëjtën rëndësi, qoftë strategjikisht apo kulturalisht për to. Eksperienca ime gjatë këtyre muajve në Universitetin e Harvardit ka qenë një surprizë në vetvete për faktin se kontinenti ynë është pak në vëmendje krahasuar me Amerikën Latine, Indo-Paqësorin apo Lindjen e Mesme, edhe në botën e mendimit e jo veç atë të politikës. Horizontet strategjike të Indo-Paqësorit kanë fituar përparësi në raport me lidhjet transatlantike. Pavarësisht ndryshimit të administratave nga Biden te Trump dhe qasjeve të ndryshme që këto administrata kanë në raport me Evropën, duhet pranuar se amerikanët nuk ndihen në gjendje luftë me Rusinë, për dallim nga Evropa ku pasojat e luftës janë evidente.
Strategjia, e cila i bën thirrje Evropës që të marrë “përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e vet, pa u dominuar nga ndonjë fuqi kundërshtare”, duhet lexuar edhe si një thirrje zgjimi. Për një kohë të gjatë Evropa ishte mësuar me “doktrinën Truman”, sipas së cilës amerikanët garantonin sigurinë në kontinent dhe ndihmonin tranzicionin demokratik në Evropë. Pas rënies së Murit të Berlinit, amerikanët u përfshinë në garantimin e sigurisë në kontinent, përfundimin e luftës në ish-Jugosllavi, dhe gjithashtu procesin e zgjerimit të NATO-s.
Për thuajse tetë dekada, politika e jashtme amerikane u formësua nga mendësia e Luftës së Ftohtë dhe pasojave të saj. Personalitete si Kissinger, Brzezinski, Albright, të cilët erdhën si refugjatë nga Evropa bashkë me historitë e tyre personale ndikuan në forcimin e lidhjeve ndërmjet ShBA-së dhe Evropës, përgjatë formulimit dhe ekzekutimit të politikës së jashtme amerikane.
Sot, realiteti demografik në ShBA është tjetër nga ai i Luftës së Ftohtë dhe periudhës që e pasoi atë. Është kjo arsyeja që për herë të parë Strategjia e Sigurisë Kombëtare shkaktoi hidhërim e tronditje mes botës së mendimit në Evropë, për shkak të gjuhës së drejtpërdrejtë, e në disa raste të ashpër ndaj projektit evropian. Thënë troç, ShBA-ja po kërkojn që Evropa të mbikëqyrë pjesën e saj të botës. Dhe ç’është më e rëndësishmja, të paguajë vetë për të. Udhëheqësit amerikanë që nga koha e presidentit Kennedy në vitin 1963 kanë kërkuar më shumë nga Evropa për të ndarë barrën në NATO. Thirrje që janë injoruar sistematikisht nga Evropa. Administrata Trump dallon nga administratat e mëparshme, në këmbënguljen për ta bërë realitet një gjë të tillë.
Natyrisht, dobësimi i marrëdhënieve euroatlantike nuk është një ogur i mirë për Evropën, ku ShBA-ja është konsideruar si garantues të perimetrit të sigurisë. Edhe më kritike paraqitet situata në rajonin tonë ku ndërhyrja amerikane ka qenë vendimtare në ndalimin e gjenocidit dhe krimeve të luftës dhe në kushtet kur BE-ja ka dështuar të adresojë projektet e papërfunduara të shtetësisë. Dobësimi i marrëdhënieve euro-atlantike nuk është një ogur i mirë as për ShBA-në, pasi Evropa është aleati natyral i tyre në ballafaqimin me fuqitë e tjera.
Insistimi ndaj Evropës për të “qëndruar në këmbët e veta” është treguesi kryesor i një ndarjeje me qasjen tradicionale të ShBA-së ndaj garantimit të mbrojtjes në kontinentin tonë. Por, edhe në një klimë politike më miqësore, ndryshimet strukturore do të sfidonin besueshmërinë e angazhimeve të sigurisë së ShBA-së, ndërsa përgatiten për konkurrencë me dy fuqitë bërthamorë, Kinën dhe Rusinë. Multipolariteti bërthamor në zhvillim e bën modelin e dikurshëm të mbrojtjes më të vështirë dhe më të rrezikshëm për t’u garantuar pambarimisht.
Strategjia e Sigurisë Kombëtare zbulon edhe një kundërshti të madhe midis këndvështrimit të Evropës për veten dhe vizionit të administratës Trump për të ardhmen e Evropës, teksa bëhet dallimi mes Evropës dhe Bashkimit Evropian, duke e kritikuar këtë të fundit si shkaktare të humbjes së karakterit të vërtetë e të dikurshëm të Evropës. Po në dokument bëhet një referencë e qartë për mbështetjen amerikane ndaj vendeve të Evropës Qendrore, Lindore e Jugore, duke ricikluar kategorizimin e ish-sekretarit amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld për Evropën e “re” dhe të “vjetër”, gjatë ndërhyrjes amerikane në Irak, e cila nuk u mbështet nga aleatët evropianë si Franca dhe Gjermania.
Megjithatë, siç konfirmon vetë Strategjia e Sigurisë Kombëtare, qëllimi i saj është të ndihmojë Evropën për ta bërë atë më të fortë, për të parandaluar çdo kundërshtar që përpiqet të dominojë Evropën. Gjuha e drejtpërdrejtë duhet të shërbejë si mundësi për të forcuar karakterin e sigurisë evropiane.
Karakteri i sigurisë së ardhshme evropiane dhe marrëdhëniet me Rusinë do të përcaktohen nga mënyra se si përfundon lufta në Ukrainë. Evropa duhet të kombinojnë reflekset reaguese me nevojën për të pasur një plan të qartë për mënyrën se si duhet të përfundojë lufta e sotme dhe ndërtohet paqja e nesërme në kontinent. Evropa duhet të përshpejtojë procesin e ndërtimit të kapaciteteve të mbrojtjes. Pa shpejtësi, thjeshtëzim procedurash dhe vendosmëri politike, Evropa rrezikon të kthehet në një aktor të parëndësishëm gjeopolitik.
Për këtë, Evropës i nevojitet aleanca me ShBA-në, sidomos në fushën e inteligjencës dhe mbrojtjes nukleare. “Stabiliteti strategjik me Rusinë” që kërkohet nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare nuk mund të lexohet si një fitore e Rusisë në Evropë, çka do të kishte pasoja në planin afatgjatë edhe për vetë ShBA-në. Por, duhet lexuar nën dritën konkluzioneve të Samitit të NATO-s në Hagë, të qershorit të këtij viti, ku Rusia konsiderohet si “kërcënim për sigurinë euro-atlantike”.
Ndërkohë që dokumenti duhet të shqyrtohet në mënyrë kritike është e rëndësishme të evitohen vlerësimet dogmatike. Për një kohë të gjatë kemi jetuar nën thundrën e “besimtarëve të tregut”, të cilët nuk pranonin asnjë kritikë ndaj magjisë së tregut dhe kapitalizmit. “Besimtarët liberalë” po shfaqin të njëjtat simptoma si “besimtarët e tregut” dikur. Ata hedhin poshtë çdo ide të kundërt me botëkuptimin e tyre, pa qenë në gjendje të shqyrtojnë realitetin dhe alternativat në mënyrë kritike, të shoqëruar me mungesë mendësie të orientuar për nga suksesi. Duke harruar se në kohën që jetojmë politika e jashtme ngjan më shumë me sfidat e një atleti, me përgatitjen fizike që nevojitet, fitoret, rrëzimet e shtyrjet në kërkim të fitimit të garës, sesa me një ushtrim akademik, ku më i miri vlerësohet me notën më të lartë.
Në vend të predikimit të së djeshmes që nuk do të kthehet më ia vlen të paguhen kostot e duhura afatshkurtra për përfitimin afatgjatë të periudhës post Pax Americana në Evropë. Një Evropë më strategjike, me kapacitete të plota mbrojtëse, e aftë për të vepruar si e barabartë me fuqitë e tjera gjeopolitike. /Analiza është botim i Fondacionit “Friedrich Ebert”/
Nga Andi Bushati Sado që SPAK duket se ka dështuar, sëpaku përkohësisht, me Belinda Ballukun, pas vendimit të kushtetueses për ta rikthyer atë në zyrë, ai i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet për të dëshmuar se nuk bën një drejtësi kalkuluar. Pasi në fakt, në 20 nëntor, kur prokurori Dritan Prençi mori nga gjykatësi i […]
Gazetari i njohur Andi Bushati, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Belinda Ballukun, deklaroi se SPAK duhet të kërkojë heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.
Gazetari deklaroi se Prokuroria e Posaçme, duhet të t’i dërgojë Parlamentit kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku nga e hëna, duke shtuar se; “në qoftë se prokurori beson apo ka bindjen se është e rrezikshme të qëndrojë në poltronin e ministres, veprimi i detyrueshëm do të ishte ky”.
“SPAK t’ia lërë në dorë Ramës dhe mazhorancës vetë, të rimbledhë prapë Partinë Socialiste për të votuar kundër heqjes së imunitetit të të Belinda Ballukut”, deklaroi ai.
“Tani kur Kushtetuesja me ndikimin e Ramës ja hodhi poshtë këtë artificin që gjeti SPAK-u, SPAK-u është i dënuar, në qoftë se i qëndron bindjes së tij, që të hënën po qe e mundur t’i çojë parlamentit kërkesën për heqje imunitetit Belinda Ballukut.
Pra, në qoftë se për të rrezikshmëria mbi të cilën kërkoi pezullim qëndron dhe është e vlefshme akoma, hapi automatik i SPAK-ut duhet të jetë kërkesa për heqje imuniteti. Pra, në qoftë se prokurori beson apo ka bindjen që Belinda Balluku është e rrezikshme të qëndrojë në poltronin e ministres, veprimi i detyrueshëm do të ishte ky.
Dhe prandaj në këtë prapë po e përdor me ironi, Kushtetuesja na dha mundësinë që SPAK-u të riprovojë vetveten dhe pavarësinë e tij dhe t’ia lërë në dorë Ramës dhe mazhorancës vetë, që ashtu siç e mblodhi Partinë Socialiste për ta çuar te barku i inceneratorit, ashtu ta rimbledhë prapë Partinë Socialiste për të votuar kundër heqjes së imunitetit të të Belinda Ballukut.
Prokurori duhet ta bëjë se s’bën automatikisht kërkesën drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Në qoftë se prokurori nuk ka ndërruar mendje. Pastaj e dyta që lidhet me atë që jo kuptonte, po nënkuptonte pyetja juaj, a do kemi një SPAK më të drejtë me Klodian Brahon dhe kryeministri mund të ndihet i kërcënuar?
Nuk besoj. Pavarësisht se drejtuesi i ri i SPAK-ut u shit si një njeri, i cili mbështetet nga të gjithë aleatët tanë perëndimorë. Në dosjet e tij konkrete, Klodian Braho është një prokuror që i ka mbyllur Edi Ramës dosjen e Dibrës. Që mbarë bota e dëgjoi me zë se si blinte votat nga Edi Rama, Sajmir Tahiri, Ulsi Manja e kështu me radhë.
Klodian Braho është nga ata prokurorë i cili për çështjen e inceneratorit nuk ka shkuar dot më lart se Lefter Koka apo Alqi Bllako, duke injoruar 17 vendimet e marra në një ditë, që gjë që mund ta bënte vetëm Edi Rama. Kështu që unë nuk besoj që SPAK-u i Klodian Brahos do jetë një kërcënim për Ramën, që në fakt kontrollon dhe SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese siç e pamë sot”, u shpreh gazetari Andi Bushati në SYRI TV.
Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe ndikimin e ambasadës së SHBA-ve në zgjedhjen e Brahos.
Bushati tha se ambasadorët nuk mbajnë përgjegjësi për ato që bëjnë në vendin tonë, ndaj më mirë drejtësia të jetë e paaftë ose e kapur nga politikanët tanë, derisa të reformohet vërtetë, sesa të kapet nga ambasadorët.
I pyetur nga Ergys Mërtiri, se ç’do të bënte Bushati nëse do të ishte ai ambasador amerikan, analisti u përgjigj me batutë se më kollaj ndërron seksin, sesa të bëhet ambasador amerikan…
Biseda:
Andi Bushati: Në këta rast ata bënë falsifikatorin. Unë thashë, midis dy të këqijave zgjedh që SPAK ta kontrolljë siç e kontrollon Edi Rama, sa ta kontrollojnë ca njerëz pa përgjegjësi, si. Yuri Kimi. Nëse Dumanin e nxjerr nga xhepi Yuri Kim dhe Yuri Kim lobon për të sjellë me Ballukun dy tigrat që kushtojnë 90 mijë euro në ditë, kujtoni se ka prokuror që heton Yuri Kimin? Mendoni se po të kishte Klod Braho ose Duman mbi kokë Rama, ditën që do të merrte vendimin për të kundërshtuar armët kimike, do të guxonte ta bënte?
Është rreziku i prokurorëve, që janë vegla të ambasadorëve, të cilët mbajnë punët e tyre, ikin dhe nuk mbajnë përgjegjësi.
Më mirë prokuroria e Llallës, që e tërhiqte nga një ana Berisha dhe tjetra Rama, sesa me njerëz të tillë, që i promovuam në emër të konsolidimit të institucioneve, por pamë se i kemi institucionet me brekë nëpër këmbë?
Ergys Mërtiri: Nëse do të ishe ambasador amerikan ti Bushat sot, çfarë do të bëje? Për të penguar kapjen e SPAK nga Berisha dhe Rama?
Andi Bushati: Më përpara kisha imagjinuar të ndërroj seksin sesa të bëhem amabsador amerikan… Po çfarë do të bëja? Do të vija kambanat e alarmit, kut vettingun e bënte motra e Ballukut. Do të vija kambanat kur kapën në gjenezë reformën. Nuk do të përshëndesja anëtarë të GJK që betohet te Lana, të thosha kjo po çon para reformën. Këta shkallmuan sistemin dhe duan të zgjidhin me njerëz që i nxjerrin nga xhepi. Ne nuk duhet të presim zgjidhje deus ex machina, duke lënë të gjithë çelësat që duhet të mbajmë vetë, të huajve.
Kreu i ri i SPAK-ut është zgjedhur Klodjan Braho me 7 vota pro. Analisti Andi Bushati në emisionin ”Të Paekspozuarit”, thotë se zgjedhja e Brahos ishte e paracaktuar, një proces që ai e cilësoi bufonadë, dhe për të Braho është kryeprokuror i ambasadorëve, jo i dalë nga sistemi dhe nga KLP. ”Unë e kam quajtur ‘kryeprokuror i ambasadorëve’, jo i dalë nga sistemi dhe nga KLP. Mirë këta njerëz që e…
Nga Andi Bushati Duke qenë se emri i kreut të ri të SPAK, ishte vendosur jashtë asaj salle ku të katër kandidatët paraqitën platformat dhe iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, interesi i seancës së zhvilluar këtë të enjte, më shumë sesa tek fituesi ishte i fokusuar tek cilësia e procesit. Duhet thënë pa […]
Analisti Andi Bushati ka reaguar pas njoftimit zyrtar të KLP-së, e cila lajmëroi se gazetarët nuk do të jenë të pranishëm gjatë procedurës së votimit për Kreun e ri të SPAK. Kjo për shkak të pjesëmarrjes së lartë përfaqësuesëve të ambasadave.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Bushati shkruan se sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Analisti u shpreh se vendet e gazetarëve do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë.
“Republikë bananesh, jo prokurorësh,. KLP-ja, që voton nesër kreun e ri të SPAK, ka njoftuar gazetarët të mos jenë nesër në sallë, pasi vendet e tyre do zihen nga ambasadorët, prej të cilëve ka pasur kërkesë të lartë për të qenë spektatorë. Pra, sipas “shefave” të “republikës së prokurorëve”, më tepër rëndësi se ata që do informojnë publikun shqiptar, kanë ata që do shkruajnë raportet për vendet e tyre. Gazetarët u udhëzuan ta shohin përmes ekranit të RTSh.” shkruan Bushati.
Personat që shikoni në foton e mësipërme janë, Marvin Bushati dhe Agim Nina dy prej anëtarëve të grupit kriminal, të arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK. Sipas informacioneve, Bushati dhe Nina, bashkë me anëtarët e tjerë të grupit bisedonin përmes aplikacionit “SKY ECC”, ku janë provuar disa episode të trafikut të […]
Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për disa shenja që tregojnë se ka një thyerje mes Ramës dhe administratës aktuale në SHBA.
Bushati tha se opozita nuk duhet të gëzohet nga kjo, pasi amerikanët nuk do ti “dhurojnë” pushtetin, ndërsa deklaroi se një goditje e mundshme e Ramës, për qëllime biznesi dhe jo parimore si demokracia, do të ishte më e dëmshme për vendin tonë.
“SPAK mund të jetë mashë amerikane, edhe mund të bie dakord, por është mashë amerikane për të rregulluar demokracinë në Shqipëri, apo për të zgjidhur problemet e familjes Turmp, siç është përdorur në të gjithë botën presioni i kësaj administrate?
E para, politikisht a ka ndërruar raportet e SHBA-ve me regjimin e Ramës pas ndërrimit të pushtetit në Amerikë? Kjo është evidente. Jemi nga qëndrimi i administratës Biden, që tha Sekretari Shtetit sa të lumtur jeni që keni lider si Rama, në një administratë, që bëhen zgjedhje dhe Ramën nuk e uron, në një administratë që të uron për pavarësinë dhe për themelimin e Shqipërisë, të kujton kartelet e drogës dhe grupet kriminale. Edhe sot, pyeteshin për Ballukun por thoshin grupet kriminale.
Pra, që ka një thyerje ka, që duket. Problemi është, kjo thyerje, po të shohësh opozitën e ka ngritur në qiell. Kujtojnë se do të shkojë një emisar në PD dhe do të thotë do t’ju bëjmë dhuratë heqjen e Ramës. Intrumenti që kanë në duar është SPAK. Duke dalë përtej Shqipërisë, kujtojmë ne apo na është dhënë shenja, që administrate e kaubojsëve të Trump, është promovuese e demokracisë edhe në vendet aleate? Vërtetë po e duartrokasin për paqe në Palestinë, por nuk e di a është fshirë ai plani për ta bërë Gazën rivierë për kulla.
Pra, ku jam kundër këtij entuziasmi të PD? Mos ndoshta ky presion ndaj Ramës, nuk është në të mirë të shqiptarëve? Nuk është në të mirë të demokracisë? Por po i bëjnë presion për ti thënë na ke dhënë shumë pak me Sazanin… Kjo është logjika e kësaj administrate kaubojse. Ka ardhur një administratë që do të shfrytëzojë botën për të pasuaruar familjen Trump, administratën Trump, biznesmenët që çon për të negociuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës. Pra kemi evidencë që nuk ka më përkrahje për Ramën. Frika ime e pavërtetuar, është se mos ky presion apo shatanzh ndaj Ramës, nuk është në të mirë të demokracisë shqiptare, por për të rrëmbyer më shumë ndaj një Rame të korruptuar, të dobët dhe kollaj të shantazhueshëm. E njëjta gjë po ndodh me Vuçiç.
Ndoshta mund të vijë dita të themi ishalla forcohet Rama për ti rezistuar amerikanëve…”, tha Bushati.
Nga Andi Bushati Pezullimi nga detyra i zv/kryeministets Belinda Balluku, menjëherë pasi ajo u mor e pandehur nga SPAK për tenderat e tunelit të Llogarasë dhe atij të unazës së Tiranës, po përcillet me tone alarmiste nga mbështetësit e qeverisë, që po nxitojnë ta përshkruajnë atë si një “grusht shteti”. Në themel të argumenteve të […]
TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati.
Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i përbërë nga Rezarta Schuetz (kryesuese), Albana Shtylla (relatore), si dhe anëtarët Mimoza Tasi, Natasha Mulaj dhe Sokol Çomo.
KPA bëri të ditur se ky vendim lidhet me shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas vlerësimit të çështjes, Kolegji vendosi ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e Agron Bushatit nga detyra.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 25 nëntor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës, Agron Bushati. Ashtu si drejtuesi i SPAK, edhe Kolegji vlerësoi se prokurori Agron Bushati ka cënuar besimin e publikut, lidhur me qëndrimet në dy çështje të hetuara prej tij dhe për një video ku ai […]
Gazetari Andi Bushati, në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar rastin e Ballukut dhe hetimin e SPAK-ut për tenderin e Llogarasë, duke e cilësuar si të veçantë për shkak se lidhet direkt me kryeministrin Edi Rama. Sipas Bushatit, rastet e mëparshme që kishin përfshirë zyrtarë të tjerë si Ahmetaj, Beqja […]