Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 December 2025Main stream

Dosja e AKSHI-t/ Bushati: Nuk jemi më shtet, ligjin e bën mafia

By: Elva
22 December 2025 at 21:59

Analisti Andi Bushati ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me dosjen e AKSHI, duke deklaruar se ajo dëshmon jo vetëm vjedhjen e miliona eurove përmes tenderëve të paracaktuar, por edhe funksionimin e shtetit mbi baza mafioze. I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, Bushati u shpreh se përmbajtja e dosjes tregon se […]

The post Dosja e AKSHI-t/ Bushati: Nuk jemi më shtet, ligjin e bën mafia appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Bushati: PS ka si nen të parë të statutit vjedhjen, imuniteti i Ballukut nuk preket

By: armand
18 December 2025 at 22:01

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV, ka folur për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, në mënyrë që të kërkojë një masë arresti ndaj saj. Bushati tha se nuk ka gjasa që Rama ta dorëzojë imunitetin e Ballukut, ndërsa shtoi se në PS mendojnë vetëm […]

The post Bushati: PS ka si nen të parë të statutit vjedhjen, imuniteti i Ballukut nuk preket appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Kreu i ri i SPAK s’mund të prekë Ramën, ka mbyllur dosjet e Dibrës dhe inceneratorëve

By: Elva
15 December 2025 at 22:20

Analisti Andi Bushati ka ngritur pikëpyetje mbi pavarësinë e SPAK-ut dhe aftësinë e tij për të hetuar çështje që prekin nivelet e larta të politikës, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Gjatë emisionit “Çim Peka LIVE” në SYRI TV, ai deklaroi se skepticizmi publik ndaj drejtësisë së re mbetet i thellë, ndërsa “asnjë prokuror nuk e imagjinon […]

The post Bushati: Kreu i ri i SPAK s’mund të prekë Ramën, ka mbyllur dosjet e Dibrës dhe inceneratorëve appeared first on BoldNews.al.

Ç’mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Kushtetuesja?

By: Elva
13 December 2025 at 14:29

Nga Andi Bushati Sado që SPAK duket se ka dështuar, sëpaku përkohësisht, me Belinda Ballukun, pas vendimit të kushtetueses për ta rikthyer atë në zyrë, ai i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet për të dëshmuar se nuk bën një drejtësi kalkuluar. Pasi në fakt, në 20 nëntor, kur prokurori Dritan Prençi mori nga gjykatësi i […]

The post Ç’mund të bëjë SPAK, pas shfryrjes që i bëri Kushtetuesja? appeared first on BoldNews.al.

Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO-së, Andi Bushati: SPAK duhet të kërkojë heqjen e imunitetit të Ballukut në Parlament

By: V K
13 December 2025 at 08:24

Gazetari i njohur Andi Bushati, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit të GJKKO-së për Belinda Ballukun, deklaroi se SPAK duhet të kërkojë heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.

Gazetari deklaroi se Prokuroria e Posaçme, duhet të t’i dërgojë Parlamentit kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku nga e hëna, duke shtuar se; “në qoftë se prokurori beson apo ka bindjen se është e rrezikshme të qëndrojë në poltronin e ministres, veprimi i detyrueshëm do të ishte ky”.

“SPAK t’ia lërë në dorë Ramës dhe mazhorancës vetë, të rimbledhë prapë Partinë Socialiste për të votuar kundër heqjes së imunitetit të të Belinda Ballukut”, deklaroi ai.

“Tani kur Kushtetuesja me ndikimin e Ramës ja hodhi poshtë këtë artificin që gjeti SPAK-u, SPAK-u është i dënuar, në qoftë se i qëndron bindjes së tij, që të hënën po qe e mundur t’i çojë parlamentit kërkesën për heqje imunitetit Belinda Ballukut.

Pra, në qoftë se për të rrezikshmëria mbi të cilën kërkoi pezullim qëndron dhe është e vlefshme akoma, hapi automatik i SPAK-ut duhet të jetë kërkesa për heqje imuniteti. Pra, në qoftë se prokurori beson apo ka bindjen që Belinda Balluku është e rrezikshme të qëndrojë në poltronin e ministres, veprimi i detyrueshëm do të ishte ky.

Dhe prandaj në këtë prapë po e përdor me ironi, Kushtetuesja na dha mundësinë që SPAK-u të riprovojë vetveten dhe pavarësinë e tij dhe t’ia lërë në dorë Ramës dhe mazhorancës vetë, që ashtu siç e mblodhi Partinë Socialiste për ta çuar te barku i inceneratorit, ashtu ta rimbledhë prapë Partinë Socialiste për të votuar kundër heqjes së imunitetit të të Belinda Ballukut.

Prokurori duhet ta bëjë se s’bën automatikisht kërkesën drejtuar parlamentit për heqjen e imunitetit të zonjës Balluku. Në qoftë se prokurori nuk ka ndërruar mendje. Pastaj e dyta që lidhet me atë që jo kuptonte, po nënkuptonte pyetja juaj, a do kemi një SPAK më të drejtë me Klodian Brahon dhe kryeministri mund të ndihet i kërcënuar?

Nuk besoj. Pavarësisht se drejtuesi i ri i SPAK-ut u shit si një njeri, i cili mbështetet nga të gjithë aleatët tanë perëndimorë. Në dosjet e tij konkrete, Klodian Braho është një prokuror që i ka mbyllur Edi Ramës dosjen e Dibrës. Që mbarë bota e dëgjoi me zë se si blinte votat nga Edi Rama, Sajmir Tahiri, Ulsi Manja e kështu me radhë.

Klodian Braho është nga ata prokurorë i cili për çështjen e inceneratorit nuk ka shkuar dot më lart se Lefter Koka apo Alqi Bllako, duke injoruar 17 vendimet e marra në një ditë, që gjë që mund ta bënte vetëm Edi Rama. Kështu që unë nuk besoj që SPAK-u i Klodian Brahos do jetë një kërcënim për Ramën, që në fakt kontrollon dhe SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese siç e pamë sot”, u shpreh gazetari Andi Bushati në SYRI TV.

The post Gjykata Kushtetuese pezulloi vendimin e GJKKO-së, Andi Bushati: SPAK duhet të kërkojë heqjen e imunitetit të Ballukut në Parlament appeared first on Albeu.com.

Zgjedhja e Brahos në krye të SPAK, Bushati: Kryeprokuror i ambasadorëve, jo i dalë nga KLP

By: redi
11 December 2025 at 21:30

Kreu i ri i SPAK-ut është zgjedhur Klodjan Braho me 7 vota pro. Analisti Andi Bushati në emisionin ”Të Paekspozuarit”, thotë se zgjedhja e Brahos ishte e paracaktuar, një proces që ai e cilësoi bufonadë, dhe për të Braho është kryeprokuror i ambasadorëve, jo i dalë nga sistemi dhe nga KLP. ”Unë e kam quajtur ‘kryeprokuror i ambasadorëve’, jo i dalë nga sistemi dhe nga KLP. Mirë këta njerëz që e…

Source

Zgjedhja e Brahos, një teatër mediokër

By: Elva
11 December 2025 at 16:56

Nga Andi Bushati  Duke qenë se emri i kreut të ri të SPAK, ishte vendosur jashtë asaj salle ku të katër kandidatët paraqitën platformat dhe iu përgjigjën pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, interesi i seancës së zhvilluar këtë të enjte, më shumë sesa tek fituesi ishte i fokusuar tek cilësia e procesit. Duhet thënë pa […]

The post Zgjedhja e Brahos, një teatër mediokër appeared first on BoldNews.al.

Kush është pro “grushtit të shtetit”?

By: Ela
26 November 2025 at 08:32

Nga Andi Bushati Pezullimi nga detyra i zv/kryeministets Belinda Balluku, menjëherë pasi ajo u mor e pandehur nga SPAK për tenderat e tunelit të Llogarasë dhe atij të unazës së Tiranës, po përcillet me tone alarmiste nga mbështetësit e qeverisë, që po nxitojnë ta përshkruajnë atë si një “grusht shteti”. Në themel të argumenteve të […]

The post Kush është pro “grushtit të shtetit”? appeared first on BoldNews.al.

Dosja Balluku, Bushati: Hera e parë që SPAK heton një tender të lidhur direkt me Ramën

By: Elva
24 November 2025 at 22:01

Gazetari Andi Bushati, në një intervistë për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar rastin e Ballukut dhe hetimin e SPAK-ut për tenderin e Llogarasë, duke e cilësuar si të veçantë për shkak se lidhet direkt me kryeministrin Edi Rama. Sipas Bushatit, rastet e mëparshme që kishin përfshirë zyrtarë të tjerë si Ahmetaj, Beqja […]

The post Dosja Balluku, Bushati: Hera e parë që SPAK heton një tender të lidhur direkt me Ramën appeared first on BoldNews.al.

“Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës

By: armand
17 November 2025 at 22:50

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, analisti Andi Bushati komentoi kontrastin mes zhvillimeve, ku nga njëra anë kryeministri Edi Rama shfaqet si drejtues i procesit të integrimit europian, ndërsa nga ana tjetër Sali Berisha paraqitet para SPAK-ut. Bushati tha se problemi nuk qëndron te hetimi ndaj Berishës, por te fakti që, sipas tij, drejtësia godet […]

The post “Drejtësi me dy standarde”/ Bushati: SPAK po përdoret për të goditur kundërshtarin e Ramës appeared first on BoldNews.al.

Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

13 November 2025 at 07:21

Lajmi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme u prit fillimisht me heshtje, më pas me shmangie dhe së fundmi me shfaqjen se asgjë nuk ka ndodhur. Dhjetë ditë pas zyrtarizimit të akuzës, kryeministri Edi Rama dhe Balluku u shfaqën krah për krah në një aktivitet rutinë të titulluar “OSHEE […]

The post Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë appeared first on Reporter.al.

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

By: Elva
10 November 2025 at 21:42

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, ka komentuar zhvillimet mbi aferën e dyshuar korruptive të tunelit të Llogarasë me vlerë 190 milionë euro. Ai deklaroi se ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është përdorur si “mashë” ekzekutuese, ndërsa fijet e aferës i ka lëvizur vetë kryeministri Edi Rama. “Duket […]

The post Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën

By: Brisi
6 November 2025 at 21:19

Analisti Andi Bushati, ka folur për dosjen Balluku, për të cilën tha se SPAK për herë të parë ka prekur edhe Edi Ramën. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati u shpesh se është hera e parë në një dosje të SPAK, ku tregohet se si një funksionar i lartë, është përfshirë […]

The post Bushati: Dosja Balluku, e para ku SPAK prek edhe Edi Ramën appeared first on BoldNews.al.

Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë

By: Elva
4 November 2025 at 19:44

Nga Andi Bushati Dy ngjarje të ditëve të fundit, ku në të dyja përfshihen personazhet më të larta të qeverisjes së Edi Ramës në vitet e fundit, kanë ringritur edhe njëherë pikpyetjen nëse sistemi i drejtësisë ka arritur ti shpëtojë zgjedhës së kryeministrit. Fjala është për përballjen e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, ku ai […]

The post Bela & Lali, a e ka humbur Rama pushtetin mbi drejtësinë appeared first on BoldNews.al.

Standard i dyfishtë? Bushati: Ndaj Belinda Ballukut ka një kujdes për mos ta prekur

By: Elva
3 November 2025 at 21:22

Analisti Andi Bushati ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet e SPAK, duke theksuar se megjithëse po vërehet një ndryshim në marrëdhënien mes drejtësisë dhe pushtetit, ende mbeten shenja të forta dyshimi për mënyrën e trajtimit të zyrtarëve të lartë. Në një analizë të bërë në ‘Çim Peka Live’ në SYRI TV, Bushati u […]

The post Standard i dyfishtë? Bushati: Ndaj Belinda Ballukut ka një kujdes për mos ta prekur appeared first on BoldNews.al.

Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë

By: armand
31 October 2025 at 20:12

Nga Andi Bushati Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lëngimi të gjatë, duke iu nënshtruar edhe vdekjes fizike, pasi kishte zgjedhur, me vullnet të plotë, atë politike, këtu e shumë vite më parë. I tërhequr prej kohësh në privacinë e tij, lideri historik i PS-së është një ndër figurat më simbol të […]

The post Lamtumirë Fatos, (anti)heroi i kohës sonë appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Po nuk u arratis, SPAK do e diskreditojë Ballukun me vibratorë, tanga dhe dashnorët

27 October 2025 at 22:36

Analisti, Andi Bushati ngre pikëpyetje të mëdha se cili është interesi i Edi Rama për të dorëzuar në SPAK, zëvendësen e tij, Belinda Ballukun. Duke folur në Syri Tv, Bushati tha se Balluku nuk është asgjë, krahasuar me tre shtyllat kryesore në të cilat mbështetet Rama për të mbajtur pushtetin, paratë e drogës, vjedhja e […]

The post Bushati: Po nuk u arratis, SPAK do e diskreditojë Ballukun me vibratorë, tanga dhe dashnorët appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

23 October 2025 at 22:52

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit, evidenton vetëm 10% të problematikave, megjithatë ai tha se pika kryesore e raportit, është evidentimi për “ndarjen e papërfillshme midis partisë dhe shtetit”. “Me atë çka ndodh me zgjedhjet në Shqipëri, raporti ka nxjerrë vetëm majën […]

The post Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti appeared first on BoldNews.al.

“Aferë e pastër qeveritare”, Bushati: Tenderi i aeroportit të Vlorës, “gropë” për përfitime private

By: Elva
20 October 2025 at 21:58

Analisti Andi Bushati në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, e quajti tenderin e aeroportit të Vlorës një abuzim të madh që fsheh interesa private dhe përfitime qeveritare. Sipas Bushatit, debati për aeroportin nuk duhet parë si një konflikt mes biznesmenësh, por si një çështje që prek interesin publik dhe parimet e shtetit ligjor. […]

The post “Aferë e pastër qeveritare”, Bushati: Tenderi i aeroportit të Vlorës, “gropë” për përfitime private appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

17 October 2025 at 20:35

Analisti politik Andi Bushati ka deklaruar se protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë, rrezikon të kthehet në një bumerang politik. Gjatë një interviste në Syri tv, Bushati theksoi se nëse ky tubim përdoret për politikat meskine të ditës, i bën më shumë dëm ish-drejtuesve të […]

The post Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌